Dienstag, 10. Dezember 2024

 


TUBIMI NË DITËN E RIEMËRTIMIT TË ARBËRI-së

VËRRINI SI NË PËLLËMBË TË DORËS

Nga: Gëzim Ajgeraj

Nga “kodra e trimave”, - siq quhet tani, dikurë: "Kodra e Levunit”, Vërrini më vie si në pëllëmbë të dorës. Pas shpinës së kodrës, vishet mali që në pranverën e këtijë viti, ishte bërë kështjellë e ushtarëve të UÇK-së, në luftë kundër okupatorit serbë. Majtas ngritet fshati Arbëri, i rrënuar deri në themel, që kanë mbetur vetëm oxhaqet i ngritura e që i bëjnë roje rrënojave të kullave. Janë simbolika e qëndresës nëpër shekuj, se këtu prapë vazhdonë jeta. Tek hedhim shikimin përtej, Vërrini më vie si në pëllëmbë të dorës.

Shtati i tijë fillonë poshtë në fundë të fushës së fshati Gurrë, në kryqëzimin e Lumbardhit dhe shiritit të asfaltit Prizren - Kukës, vashdonë përpjetë shtatit të fshatit Gurrë, deri në Hoqë të qytetit ku fillon dydegëzimi i grykës, njëra përfundonë në fshatin Gjeq (ish Jeshkovë), ndërsa tjetra vazhdonë nëpër Malësin e Vërrinit, ku prapë dy degëzohet, njëra mbaron në Lez e tjetra në Kushtendil. Kushtrimi ngrihet atje mbi kodër, përmbi fshatin Gurrë dhe Hoqë e Qytetit. Arbëria është pika e vështrimit tonë shtatit të Vërrinit, që na vie si në pëllëmbë të dorës. I gjithë ky përshkrim i grykës së Vërriit, përshkohet me kodrinat e vogla në mes dhe rrugëve gjarpërore që i lidhin fshatrat njëri me tjetrin. Ku dhembë dhëmbi, shkonë gjuha, - thotë një urti vërrinase. Kujtimet harbojnë tek lufta çlirimtare, që sa po ka përfunduar në këto troje. Një copëz liri, i ka përshkuar dhe ato tani frymojnë më lirshëm. Megjithatë plagët ende janë të freskëta dhe ato duken kudo. Kullave të rrënuara, njerzve që mungojnë, djemve të rënë për liri, e ku jo tjetër. Deri sa po udhëtoja kujtimeve, djemt e qëndresës, që ngriheshin lavdis së atdheut, më ishin të pa ndarë. Xhevati, Selajdini, Shefqeti, Hasimi, Bekimi, Alajdini, Naipi, Nehati, Besimi, Agimi, Avdi-a, Fatmiri, Milaimi, Tamili, Refkiu, Astreti e Arsimi…,  dhe sa e sa djem tjerë, që ranë luftrave nëpër Vërri. Ata hyjnë si pjesë e dhembjes dhe e krenarisë kombëtare në mua, për të hyrë faqeve të ndritshme të historisë. Deri shikimin po e derdhja grykës përtej, m'u kujtua "Gjenerali" i lexuar dikurë. Historia po përsëritet, i them vehtes. Imagjinata ikën tek gjeneralët serbë, po ç'deshën ata, këtej në Vërri?, pyes vehte. Barbarët e karpateve kishin ikur veriut të zi, por shumica nga ta, i kishin lënë eshtrat këtyre kodrave. Në parafytyrimi tim, më vie gjenerali serbë, tek po mblidhte eshtra kodrave të vërrinit, për të ua dërguar "dhuratë" eshtrat e të bijëve, sorrëshkinave të zeza, që për qdo ditë i turrëkapen fytit të gjeneralit, për sojëshkijet që s'u kthyen të gjallë. Ironia e ime për gjeneralin, shpërtheu në buzëqeshje. Po q'e solli gjeneralin këtu në Vërri, në tokën  e të parëve të mi. Ndërsa bukuria e kodrave të vërrinit, ma vjedhë përsëri shikimin përtej dhe më vie si në pëllëmbë të dorës, si një dhuratë e etjes dhe e mallit timë, të grumbulluar mërgimit.

POPULLI-TOPOGRAF MË I MIRË

Zëri i fuqishëm, prapa altoparlantëve i spikerit oficier; Ilam Berisha, paralajmëroi hapjen e programit, ndërsa për historikun e fshatit dhe luftën çlirimtare, prezantoi historiani, prof. Mujë Berisha. Deri sa rrjedha e programit po vazhdonte, dikush nga krahu më përshpëriti; Sa keq, që sotë nuk e kemi një topograf, ndoshta do të na fliste më tepër për toponimet. Një buzëqeshje e lehtë që m'u përvodhë, më kujoi librat e djegur, bibliotekën, shtëpitë e shkollat, pyjet e fushat, të djegura nga dora barbare. Por nuk kishte mundur të i digjte toponimet, historinë, gjuhën e ëmbël të Arbërit. Po kush mundë të jetë topograf më i ditur se populli, - i thashë mikut. Hë, po të lumtë goja, - tha ai. Shpresat dhe kujtimet e tija, sikur u ngjallën. Nga albumi i memorjes së tijë, filloi të shpalosë tregimet e pleqëve në oda, kah flisnin për hisorikun e fshatit, fortunat e luftrave që i kishte mbijetuar ai. Ishin këto, tregimet e mbijetesës sonë nëpër shekuj. Edhe pse, armiku në periudha të caktuara, kishte ndërruar emra, kishin vënë emra sllavë në tokat e shqiptarëve, kishte djegur dokumenta e libra, fshatra, megjithatë, kujtesën e këtijë populli, kurrë nuk kishte mundur ta fshinte. Edhe toponimet ishin ruajtur në shpirtin e këtijë populli. Dhe ja erdhi dita, që nga mbijetesa e tijë, të rikthehen në vendin e vetë edhee toponimet, të cilat këto troje i kishin pasur përpara sundimit sllavë. Edhe Arbërisë, tani po i rikthehet drita, shpresa e jeta, po i kthehet emri, që për shekuj e ruajti në gjirin e vetë.

 

TUBIMI

 

Zëri i spikerit oficier që u shpërnda fuqishëm kodrave, përtej jehonës së altoparlantëve, sinjalizoi fillimin e tubimit. Tubimi do të udhëhiqet nga mësuesi Ilam Berisha, ndërsa një rezyme rreth biografisë së fshatit dhe historikut të tijë deri në ditët e sotme e bëri prof. Mujë Berisha, Historian. Masa e popullatës, dikush ulur e dikush në këmbë gjendej përballë binës së zbukuruar me flamuj kombëtarë dhe fotografitë e dëshmorëve të vendosur në ballë të sajë. Pati dhe recitime nga fëmijët e shkollës së fshatit. U kënduan këngë për dëshmorët. Surpizë ishin këngëtaret; motrat Mustafa. Ndërsa në tubim, prezantuan edhe komandant Drini, Basha, Zafir Barisha, Naser Berisha, Xhemshit Krasniqi,etj, dhe  mysafirë nga Kukësi dhe nga strukturat e qeverisë së përkohshme të Kosovës. Do të prezantoni dhe ju, më thonë Naseri dhe Ilami. Ka mjaftë tjerë, u them! Do të na mbetej hatri, po nuk pranuat, shtoi Naseri. Fjala e jote, peshon ar, pastajë kush i kënduar Vërrinit, më bukur se ti, deri më sot, vazhdoi Ilami. Poezin për Arbërinë, që sa po e kisha mbaruar, bashkë me librin; Flakë në Plagë, e mbaja në qantën me librat e tjerë, që i kisha pregaditur për miqtë e mi. Do të dalë u thashë, por më radhitë atje nga fundi. Ashtu edhe u bë. Prezantimi imë u mirëpritë me aplauzë edhe në fillim. Nuk e kisha besuar një mikëpritje të tillë dhe një mirëpritje me aqë dashuri nga Vërrinasit e mi. Prezantimi nxorri lotë. Nga libri Flakë në plagë, e lexova poezinë e dëshmorot të kombit; Remzi Ademaj-Petriti, poezi me të cilën u mundova të ngjallë kujtimet për gjithë dëshmorët e kombit, që prehen në amshimin e përjetësisë. Shumë nga masa e njerzëve, i shihja se nxirrni lotë. Me këtë doja të nderoja dëshmorët dhe luftë që sa po kishte përfunduar. Ndërsa poezi e dytë për Arbërinë, dëshiroja të i uroja riemëtimin e fshatit. Ishin çaste emocionante, që mbetën të pa harruara, në kujtesën time. Pas mbarimit të tubimit, njerzit turma turma, u drejtuan në drejtim  të fshatit, për vizita tek miqtë dhe të afërmit e tyre.

POEZIA

Pejsazhet e bukura, po më krijonin emocione, tek po qmallesha bukurive të shtatit të Vërrinit, harbonin vargut timë, kërkonin vendë rreshtave për të hyrë në një kronikë me ditën e riemërtimit të arbërisë. Vargjet që po i ruaja në xhep, e të cilat i kisha filluar rrugës, deri sa po vija në tubim dhe i kisha bërë vargë, deri sa po vështroja mbi kodër, tani më e kishin marrë qiellin e bardhë të letrës.

Riemërtimi i fshatit

 

(Arbërisë)

 

Në zemrën e maleve në Vërri

Fshati e riktheu emrin

Lashtësinë, origjinën, toponimin

barit të harrimit e mbolli

Barbarizmën e ikjeve të dhunshme

Ikjeve të zeza

Mes të sotmes dhe të djeshmes

Dhunshëm rëndoi emrimi

Deri në ardhjet e bardha

Vërrini i hapi krahët për agun e ri

I hapi zemrat e i mbushi malet

Kodrat u mbushën pëllumba

Per ditën e bardhë me emrin e ri

Dita hyri përjetësisë në ARBËRI.

 

                   E diel, 17.tetor 1999.

 

 

KUJTIMET NGA LUFTA

 

Takohem me rendë me të gjithë shokët. Shumica e tyre kan qenë bartës të  luftës dhe kishte kohë që nuk ishim parë. Mua më kishte marrë kurbeti. Zafiri, Naseri, Xhemshiti, Selimi, Drini, Basha,  Dr. Sherifi, Muja, Ilami, Isufi, Feimi, Isa, Sefidini e shumë tjerë ishin ata që u afruan atyre çasteve. Kishte shumë, por me që ka ikur një kohë e gjatë deri në përpunimin e këtyre kujtimeve (nga humbja e fletës së ditarit), disa emra më kan dalë nga kujtesa. Tregimet vazhdojnë. Secili ka dëshirë të rrëfej diq nga e kaluara luftë. Janë mbi një vit e gjysmë, kujtime lufte dhe secili nga ta, ka kujtime të cilat shpeshë janë të dhembshme. Dr, Sherifi, rrëfenë për spitalin ushtarak të UÇK-së në Malësi të Vërrinit, organizimi, për ushtarët e plagosur, shokët e rënë dhe shumë ngjarje tjera që nuk do të mundë të përfshiheshin këtu. Naseri fletë për luftën, organizimin e brendshëm, betejat me armikun, pozicionet e bataljonit të parë, etj. Zafiri fletë për bataljonin e dytë që ishte nën komandën e  tijë, betejat, pastaj për pjesën e dytë të luftës, për pranverën e betejave të përgjakshme të vitit '99, deri në çlirimin e Prizrenit. Xhemshiti i cili me qindra herë kishte udhëtuar përtej kufirit e shqipërinë, për sigurimin e armatimit për UÇK-në, ndanë shumë kujtim m ne. Feimi e Isufi, na flasin për betejën e Lez-it të '98-tës. Rëjen e Xhevat Berishës, Selajdinit,  sa e sa shokëve tjerë. Esati, na fletë për operacionet e UÇK-së në koshare, prishjen e kufirit, luftën e përgjakshme mbi Pashtrik. Për luftrat dhe trimërit e dëshmorit Selver Maqkaj, që ra heroikishtë mbi Pashtrik etj. Kujtimet vazhdojnë, deri në hyrjen e fshatit, ku shkonim për urimin e martesës së njërit nga luftëtarët e kësaj ane, pikërishtë atë ditë. Nën shoqërimin e shokut timë, që një pjesë bukur të gjatë të shkollimit e bëmë bashkë, Sefedin Ponikut, polic i policis së re të Kosovës dhe Xhemshit Krasniqit, oficier në TMK, vazhduam udhëtimin tonë drejtë qytetit të Besës.

 

PASLUFTA NË KOSOVË

Rrugës, shokët më pyetën; Ç'mendim dhe vizion mbajë për rrugëtimin që duhet ta bëjë Kosova, deri ë shtetësi? Ka shum punë e mundë. Kërkohet vendosmëri, qëndresë dhe vizion. Pengesat nëpër të cilat do të kaloi Kosova, do të jenë jo edhe aq të lehta, për të u kaluar. Jo vetëm nga Serbia, që do të vijnë ato, por edhe nga faktori ndërkombëtarë. I shihni gjith këta ushtarë të ndryshëm këtu. Mendoni se të gjitha këto shtete na e duan të mirën. I njihni Rusët?. Kishte ushtarë Rus, në ushtrin serbe që luftonin kundër neve, ata sotë fshihen prapa helmetave të kalërta. Është ky vetëm një shembull, ka plotë të tillë. Të gjitha këto agjentura të botës, që sotë i kanë kryqëzuar shpatat në Kosovë, janë në dëm tonin, do ta paguajmë ne shqiptarët. Interesat e tyre, nuk janë Kosova. Është strategji botërore me qëllime e prapavija, që kanë plane afatgjate. Ndërsa neve, na duhet me ngutë shtetësia dhe asgjë tjetër. Tjerat i bëjmë vetë. Ne kemi potencial, si njerzor ashtu edhe ekonomok.  Pastaj kemi një kapital të madhë mërgatën shqiptare, e cila shum shpejtë do ta ngritë Kosovën. Neve le të na lënë të lirë, ne do ta bëjmë shtetin vetë. Këtu kam frikë, se do të na pengoi edhe faktori ndërkombëtarë.

Po për bashkëjetesën që po na servohet nga bashkësia ndërkombëtaret? - pyeti njëri nga shokët.

Më erdhe të qeshë një herë. Një vargë i një miku të pendës, thotë; e njohë serbin me gjarpër në kokë, gjarpër që e rritën, stërgjyshërit e serbit në oborr. Janë këto vargje që flasin shumë. Për ata që  njohin historinë e vuajtjeve tona shekullore, nga barbaria serbe, nuk duhet shumë vizion. Uë nuk dua të ia mohojë askujtë të drejtën për të jetuar në vendin e vetë. Largë asajë. Por, le të jetojë pa e ngacmuar, dëmtuar tjetrin, pra fqiun e vetë. Këso raste, historia shqiptare njehë me qindra mijëra. Dhe gjithmonë, serbi në dëm të shqiptarit, duke e shfrytëzuar edhe aparatin shtetëror, kolonialist, i ardhur nga serbia. Pra, ai pushtet, nuk do të mundë të bënte asgjë, pa ndihmën e serbëve lokal. Dhe ju e dini mire, pas '81-tës e këtej, ata u armatosën masovikisht, ndërsa në luftë u vunë në shërbim të policisë dhe ushtrisë të ardhur nga Serbia e Rusia. Unë, i dashur mik, e kam humbur besimin, se mundë të ketë serbë në Kosovë, që nuk i ka të skuqura duart me gjakun e shqiptarëve. Jan mbi një shekull dhunë. Shfleto mirë historië, vetëm këtej në vërri. Masakra më 1913-tën, vrasje në 1945-tën e këtej në vazhdim, vrasje e masakra më 1998-99-tën. Janë këto dhimbje që nuk harrohen lehtë. Është pik e nxehtë lum miku, dhe nuk dua të zgjatem shumë, se më trazohen dhembjet, e më prishet qetësia dhe emocioet e kësaj dite të bukur në Arbërin e re. Rruga na nxorri përpara hotelit “Theranda”, në qytetin buzë lumbardhit, ku gëzuam festën e riemërtimit të Arbërisë, nën cakrrimin e gotave, deri pak çaste, para orës policore të KFOR-it Gjerman, që aplikon në Prizren.

                                           Prizren, 17 tetorë 1999, e diel.

 

 


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen