Gëzim Ajgeraj
LONA SHKON NË SHKOLLË
(TREGIME PËR FËMIJË)
MES DY KULTURAVE
Hapat e Lonës, kemi ndjekur plot shtatë vite dhe në
shoqërimin që i kemi bërë rritës e rrugëtimit të sajë, kemi krijuar
personazhin më të bukur të krijimtarisë time për fëmijë, si një shembull
i mirë i njohjes për mes artit të botës fëmijërore.
Kjo ide më ka
tërhequr në vazhdimësi për të qënë brenda botës reale të fëmijës, siç është
konkretisht rrita e Lonës, personazhit të disa librave të mij për fëmijë, deri
këtu ku kemi arritur, pra tek fillimi i sajë në klasën e parë.
Përmes botës së
brendshme të Lonës, një gocë e lindur dhe e rritur në Zvicër, por me rrënjë
familjare nga Kosova, neve në vazhdimësi jemi përpjekur të sjellim copëza nga
rrita e veprimtaritë e një fëmije shqiptarë, në mes dy kulturave dhe dy
vendeve, siq është Zvicra dhe Kosova për bashkëmoshatarët e saj kudo që ndodhen
e sidomos në emigrim.
Ky synim dhe ky
mision i yni, gjithmonë ka patur për qëllim, ti sjellë lexuesit, jo vetëm të
vegjëlve, por edhe të rriturve, botën e një fëmije të rritur mes këtyre dy
kulturave dhe ndjenjën e tyre dhe misionin që ajo ndërmerr.
Pra kjo botë sa e pa zbërthyer dhe e pa lëvruar në pamjen
e parë, ka atë kompleksitetin e vet nëse zbërthehet në brendi, dhe sigurishtë
ka edhe peshën dhe rëndësinë e të kuptuarit nga të rriturit, siq janë
prindërit, mësuesit, e tërë shoqëria në përgjithësi.
Mesazhi ynë, ka
qëllim të shkojë tej librave dhe shtrohet si detyrë dhe kërkesë për ta kuptuar
më thellë këtë botë (botën mes dy kulturave), dhe për ta akceptuar drejtë atë
si nga prindërit ashtu dhe nga shoqëria, në Atdheun tonë të dashur Kosovë e
Shqipëri por edhe në vendet ku lindin, rriten, edukohen e shkollohen
fëmijët tanë shqiptarë.
Kjo hyrje
shërben që në pika të shkurta të zbërthejmë mesazhin e tematikës së këtij libri
dhe asajë që duam të përçojmë tek lexuesi ynë.
E për ju, të
dashur fëmijë po sjellim tregimet tona për Lonën, si një voglushe e rritur në
Zvicër, por duke u kthyer me tregime e imazhe edhe në At'dheun e prindërve e gjyshit
të sajë, për ta prezantuar ndjenjën dhe dashurinë, që ajo ka fituar gjatë
rritës deri në moshën që po i referohemi tani.
Pra, tregimet
për Lonën, herë vijnë nga imazhet e Zvicrës e herë nga ato Kosovare, ashtu siç
shëtit ajo nëpër pushimet e saja, që në tregimet tona vijnë plotë ngjyrime,
dashuri, diversitet i një bukurie që për ndjenjat e fëmijës mbjellë dashuri,
kuriozitet dhe ëndërron për një të ardhme plot frymëzim në rritën e sajë dhe
zhvillimet drejt së ardhmes. Fëmijë të dashur, Lona po rritet bashkë me ju, në
mesin tuaj dhe me kujtimet tuaja, prandaj jam shumë i bindur, se secili nga ju,
ngapak do ta gjej veten brenda këtyre tregimeve dhe do të ndjehet në brendinë e
librit, si një personazh, bashkë me Lonën.
Pra Lona, është
një personazh plot imazhe i atyre qindra mijëra fëmijëve, që patën fatin e
tillë të lindin në vende të huaja e jo në At'dheun e fisit e gjakut të tyre,
dhe ky fat jo gjithmonë duhet të shihet si fat i mirë, por si dhimbje e degës
sonë të thyer të Kombit, siç është mërgata shqiptare e degëdisur nëpër botë.
Juve fëmijë të
dashur, ju uroi lexim të këndëshëm, plotë frymëzim e dashuri nga ajo që ne kemi
sjellë në këto tregime për kënaqësinë tuaj.
Autori, Zvicër 28 nëntor 2021
LONA SHKON NË SHKOLLË
Ajo u lind në një qytet të vogël të Zvicrës. Prindërit e
sajë kishin emigruar prej shumë vitesh atje.
Madje babai i
Lonës qysh nga klasa e pestë kishte emigruar bashkë me të jëmën dhe vëllain e
tij më të madh pasi gjyshi kishte goxha vite që punonte e jetonte në Alpe.
Ndërsa Lona tani më, që mbushte shtatë vjeçe, pasi kishte mbaruar dy klasat në
foshnjore dhe në kopësht, po fillonte në klasën e parë të arsimit të
detyrueshëm.
Gjuha që
flitej në familjen e Lonës ishte gjuha shqipe pasi gjithnjë e përdorin si
traditë, dhe ajo kishte mësuar ta fliste bukur, ku shqiptonte fjalët, dhe bëhej
kureshtare për fjalët e reja t’ua mësonte kuptimin.
Nuk i
shpëtonte as një fjalë e vetme. Por krahas gjuhës shqipe, gjatë dy viteve në
foshnjore e në kopsht, ajo kishte mësuar edhe gjermanishten që e kuptonte dhe e
fliste bukur dhe është mjaft e kujdes’shme në përdorim.
Dhe tashmë që po fillonte në klasën e parë, ku do të
mësonte në gjuhën gjermane, nuk e kishte fare shqetësim mësimin në shkollë.
Edhe gjyshi i
Lonës që prej shumë dekadash jeton në Zvicër, ndihet shumë i lumtur dhe i
kënaqur me përvetësimin e dy gjuhëve, që tashmë i flet Lona dhe me talentin që
ajo ka dhe e demostron fuqishëm për moshën që ajo ka.
Ai çdo ditë i
rri pranë Lonës, e motivon dhe e ndihmon që ajo sa më mirë të integrohet me
shokët dhe shoqet në klasë, mjedisin që e rrethon, të mësojë se si të i
respektojë nacionalitetet e ndryshme, që këtu janë të shumtë.
Ajo zgjohet
herët çdo mëngjes, lanë fytyrën, dhembët dhe vishet, dhe shumë e gëzuar shkon
në shkollë, ku nuk harron ta përqafoj mamin, gjyshen e vëllain Sundin.
Në Klasën ku
shkon Lona ka shumë shokë e shoqe të lagjes.
Shkolla ku
shkon ajo, është fare pranë shtëpisë ku banojmë dhe ajo ndihet me fat.
Kishin kaluar disa javë që ajo po shkonte në shkollë dhe
një ditë Lona tek po dilte nga oborri i shkollës, ku po e priste gjyshi, u
afrua dhe mësuesja e sajë.
Pasi u përshëndet mësuesja me gjyshin, ai e
pyeti se; - si po shkon Lona me mësime.?!
Mësuesja e Lonës, me shumë dashamirësi, tha; - Lona duket
shumë e afërt me shoqe e shokë, por është edhe nga nxënëset më të sjellshme në
klasë.
Është shumë e dashur dhe ka sjellje të mrekullueshme edhe
me mua, - shtoi mësuesja.
Gjyshi i Lonës
ndihej shumë i kënaqur nga fjalët e mësueses, dhe vazhdoi ta pyeste atë: - Po
me mësime si është?
Bukur shumë, - shtoi mësuesja. Duket si i kap bukur e
shpejtë mësimet, këtë e kam vërejtë si në germat e alfabetit por edhe numrat në
matematikë dhe ushtrimet e mësimin e shenjave tjera didaktike po ashtu.
Më gëzoni
shumë, - i tha gjyshi i Lonës. Edhe Lona pranë tij ndjehej plot motivim dhe i
gëzohej fjalëve që ia thoshte mësuesja, gjyshit të sajë.
Unë ju
falemënderoi shumë për kujdesin dhe fjalët e bukura, që na i thoni për Lonën, -
iu drejtua gjyshi mësueses saj, por nuk pretendoj që Lonën ta përkëdhelim më
shumë seç duhet dhe pasi u përshëndetën, duke i uruar shumë suksese në punë e
kudo, Gjyshi e Lona u nisën drejtë shtëpisë.
Të lumtë, bijë
e gjyshit, - i uroi gjyshi Lonës, - dhe unë do të jem i lumtur shumë kur dëgjoi
fjalë të bukura për ty e mësimet e tua.
Por, a do kesh ndonjë premtim për gjyshin ti Lona.?!
Po gjysh,
patjeter që kam dhe unë premtimet e mija.
Gjysh, të
premtoi se unë do të mësoi dhe një ditë do të bëhem si ti, - premtoi Lona.
Të Lumtë,
bijë e gjyshit, unë dua që ti të rritesh e të shkollohesh, që nesër të jesh,
krenaria e gjyshit.
Të premtoi gjysh, - tha Lona, plotë entuziazëm e gëzim.
Grabs, Zvicër, shtator,
2021
DETYRAT E SHTËPISË
Lona shkon në klasën e parë në një shkollë të një qyteti
të vogël në Zvicër.
Me plot
vullnet dhe dashuri, ajo zgjohet çdo mëngjes, dhe pasi lahet, vishet e bëhet
gati, ushqehet me vitaminat e duhura, dhe më pas merr çantën e sigurohet
në i ka mjetet e nevojshme, përshëndetet me pjestarët e familjes dhe pastaj ajo
shkon në shkollë. Kthehet me kohën e drekës, ku është mjaft e kujdes’shme dhe
mjaft e përpiktë në oraret e pasdites pasi ndjek regjimin ditorë, dhe pasdite
përsëri ka mësime në shkollë.
Ajo ka filluar
të mësojë shumë mirë ashtu si shkronjat e alfabetit të gjuhës gjermane, dhe
shqiptimin e tyre, por edhe gjuhën e shenjave që mësohen njëkohësisht për çdo
shkronjë, ama i shkruan saktë dhe bukur ato.
Edhe në
matematikë ka mësuar numrat dhe i shkruan saktë e bukur.
Vizatimet
metodike gjithashtu i ka përvetësuar ndonëse kërkojnë koncentrim dhe përgjigjie
logjike, ajo përkushtimisht i ka përvetësuar.
Për çdo mbrëmje, ajo ulet pranë gjyshit të saj dhe
shpalosë detyrat e shtëpisë për ti zgjidhur ato, e më saktë për ti treguar me
takt atij se sa bukur shkon në mësime.
Edhe gjyshi me kujdes e pyet; - ke detyrë shtëpie sot,
Lona?
Ajo i përgjigjet me shumë çiltërsi ashtu siç e kanë
karakter fëmijët; - po gjysh, dhe shpalosë një nga një fletët mbi tavolinë,
deri në zgjidhjen e tyre.
Një ditë gjyshi i sajë, nuk ndihej mirë dhe kishte dhimbje
koke, dhe as Lona nuk po i hapte detyrat e shtëpisë. Gjyshi, pasi u qetësua dhe
dhimbja e kokës i pushoi, iu drejtua mbesës: - Ke detyra sot, Lona?
Po, gjysh, - u përgjigj Ajo.
Po pse nuk po
i merr për ti zgjidhur ato, - pyeti gjyshi , përsëri.
Gjysh, nuk dua
të të rëndoi edhe ty, dua të jesh mirë e pastaj do ti tregoj detyrat pasi unë i
kam përfunduar ato, kohë më parë.
Gjyshit i
erdhi keq, nga brenga që kishte Lona, dhe duke i lëmuar flokun mbi kokë, i tha;
- jo mbesë e gjyshit, më kaloi dhimbja e kokës e tani ndjehem mjaft mirë,
ndaj ti më qetëson akoma më shumë bija ime.
Ajo, pa folur
asnjë fjalë, u ngrit, mori çantën e librave dhe hapi fletën e detyrave, aty mbi
tavolinë përpara gjyshit. – Sot gjysh, kam një detyrë ku përgjigjet jepen me
figura, por që kërkon logjikë, - kështu më tha edhe mësuesja.
Përpara Lonës
ishte një fletë, ku ishte i vizatuar një krokodil, dhe poshtë tijë ishin shpezë
e kafshë, që duhej ti hante krokodili i pa ngopshëm. Kafshët që ishin në krahun
e majtë dhe ato në të djathtë, ndaheshin me shenjën e vogël matematikore dhe
atë të madhen.
Dhe aty
përpara gjyshit, Lona, një nga një filloi ti shpjegojë zgjidhjen me laps.
Gjyshi, vetëm po e shikonte dhe po e ndiqte rezultatin e
saktësisë së përgjigjieve që po i jepte Lona, me shenjat e mëdha dhe të vogla
të matematikës.
Pasi mbaroi
detyrën, iu drejtua gjyshit dhe i tha; - mbarova Gjysh.
Gjyshi,
që kishte përcjellë veprimet e Lonës gjatë gjith kohës, pa folur asnjë
fjalë, po befasohej me përdorimin e logjikës që i bënte Lona, në përgjigjet e
kërkuara dhe rezultatin e saktë.
Gjyshi iu drejtua mbesës dhe i tha; - Të lumtë, mbesa e
gjyshit. Unë të ndoqa gjatë zgjidhjes së detyrës, dhe jam shumë i kënaqur me
zgjidhjen që po u bën detyrave dhe arritjet e rezultatet e kënaqshme.
Ke qënë shumë
e saktë, dhe kështu duhet të vazhdosh të mësosh.
Lona, u
lumturua shumë dhe ashtu e gëzuar, tha; - Falemënderit gjysh, që më qëndron
pranë dhe më vlerëson për punën që bëj.
Është detyrë e
jona gjyshi, që si gjyshër që jemi, tu përkrahim e t'ju ndihmojmë.
Lona, pasi
mbaroi detyrat dhe fletët i futi në çantë, që të nesërmen të paraqitej në
mësim, sërish pasditen e kaloi pranë gjyshit.
Kështu që, mbesë e gjysh vazhduan të shikonin një film
në televizor aty tek salloni i ditës.
Zvicër, nëntor 2021
NJË PLIS EDHE PËR MUA
Prej disa ditësh Lona pushimet e vjeshtës po i kalonte në
vendlindjen e gjyshit të sajë në Prizren.
Ajo po kënaqej gjat këtyre pushimeve, sepse gjyshi gjatë
gjithë ditës po e shëtiste gjithandej qytetit.
Ishte afruar
mbrëmja dhe koha ishte pothuajse për darkë.
Duke shëtitur
shesheve të qytetit, pranë një restoranti që në vitranat e dekorit, kishte të
ekspozuara veshtje dhe mjete të tjera amvisërie e pune, nga tradita e jonë e
vjetër, Lonës sikur i mbeten sytë atje.
Tek po shihte
në vitrinë, Lona thirri me zë; - Uaaa, sa bukur. Gjysh, e shikon sa bukur këto
veshje e gjësende aty në lokal.
Paska edhe plisa të bardhë, tamam sikur ai i stërgjyshit,
atje tek fotografia.
Po bijë e
gjyshit, - foli gjyshi plotë mirësi e urti, - aty është një restorant tradite,
por ka të ekspozuara edhe veshjet tona të vjetra kombëtare dhe instrumente
poashtu.
Vaaa, - Sa kam
dëshirë ti shoh, - bërtiti Lona me sa zë kishte.
E po hyjmë, -
propozoi gjyshja e sajë, - edhe ashtu është mbrëmje dhe kohë darke.
Hyjmë, -
plotësoi gjyshi, - dhe vazhdoi ecjen drejtë derës së restorantit.
Që të tre hynë
brenda, dhe pasi shikuan se ku do të uleshin, zgjodhën një vend më të
përshtatshëm prej nga dukeshin të gjitha gjërat e ekspozuara në hollin e
restorantit të traditës.
Me të shpejtë aty erdhi edhe e zonja e servisit, dhe
gjyshi pasi i shikoi menytë e ushqimeve, nga përzgjedhjet dhe dëshirat e secilit
veq e veq, bënë edhe porosinë.
Lona nuk
rehatohej në vendin ku ishte ulur, ajo u ngrit dhe filloi të shikoi gjithandej
vitrinave dhe mureve, ku ishin të ekspozuara veshjet dhe instrumentet e tjera
nga tradita e vjetër shqiptare.
Ndërkohë, u ngrit edhe gjyshi i sajë dhe duke e shoqëruar
Lonën kurioze, filloi një nga një të i spjegonte për të gjithçka që gjindeshin
aty.
I tregoi për
veshjet që jan përdorur dikur, pastaj për mjetet e gatimit të lokeve tona që
kan përdorur, si; sofrën, palërenë, gatimin dhe pjekjen e bukës, etj.
Ai i foli edhe
për veglat e instrumentet muzikore që ishin aty, si: Çiftelia, Lahuta, Fyelli,
Gajdja, etj.
Interesimi i
Lonës ishte i madh edhe për Plisin. Gjyshi i kishte folur dikur për Plisin e
stërgjyshit që e kishte mbajtur gjithë jetën mbi kokë, por edhe vet kur kishte
qënë i ri, me shokë e kishte bartur në dasma dhe ahengje. Pastaj gjyshi filloi
ti fliste edhe për historinë e Plisin dhe bartjen e tij nëpër shekuj, deri në
ditët e sotme.
Lona tek po e
dëgjonte gjyshin, ajo mori një Plis dhe e vuri mbi kokë, - gjysh, - a më rri
bukur mua.?!
Shumë bukur
mbesa e gjyshit, - dhe për një çast gjyshi shkrepi edhe një fotografi ku Lona
ta kishte si kujtim.
Unë e kam parë
Shote Galicën, në ato librat e tua, dhe dua që ti ngjajë asajë o gjysh, -
vazhdoi Lona, derisa po e mbante plisin mbi kokë dhe gërshetin e hedhur anash.
Ehhh, të pastë
gjyshi, e u rritshi me të mirat e botës e me liri.
Edhe gjyshi,
mori njërin nga plisat dhe e vendosi mbi kokë.
Ua, sa bukur të rrin gjysh, - tha Lona e mahnitur nga
gjithçka që mësoi.
Faleminderit ,
- tha gjyshi, tek po nxirrte ca fotografi. Do ta blej, - tha gjyshi, që ta kem
në shtëpi.
Gjysh, edhe
unë e dua një plis, - kërkoi Lona.
Pa tjetër, - tha gjyshi, dhe që të dy i mbajtën me shumë
dashuri nga një plis mbi kokë.
Ata, gati
kishin harruar që darka nga ushqimet tradicionale, po i priste mbi tavolinë,
deri sa po shikonin të ekspozuara gjithandej hollit të restorantit.
Vetëm gjyshja
ua kujtoi se po u ftohej ushqimi mbi tavolinë dhe duhej të afroheshin për të
ngrënë.
Edhe këtë mbrëmje Lona u nda shumë e lumtur dhe mësoi
shumë e shumë gjëra nga tradita jonë e vjetër kombëtare.
Ata u kthyen
në mbrëmjen e vonë në shtëpi, të lumtur e të gëzuar, dhe të mbushur me plotë
kujtime e premtime se në pushimet e tjera do riktheheshin sërish atje.
Prizren,
tetor 2021
“NATA E SHTRIGAVE”
Ajo është një
festë shumë e vjetër që njihet me emrin “halove” dhe zakonishtë festohet në
ditën e fundit të muajit Tetor.
Ajo fillon në
mbrëmjen e fund Tetorit dhe përdoren veshje e kostume nga më të ndryshmet dhe
sa më të shëmtuara e të frikshme, ku përdoren shumë maskat e ndryshme .
Kjo festë e
vjetër vjen nga populli i Keltëve të vjetër që kan jetuar shumë herët dhe janë
zhdukur.
Pra besimi i
tyre ishte se të vdekurit mundë të ecnin në mesin e të gjallëve dhe në këtë
rast të gjallët visheshin me këto kostume në mënyrë që shpirtrat e të vdekurve
ti ngatërronin në mesin e tyre dhe ti linin rehat ata.
Pra kjo ishte
historia e shkurtër që gjyshi i Lonës i kishte treguar asaj, kur ajo e
pyeti.
Gjysh, pse festohet kjo festë këtu në Zvicër meqënëse
s’ka qënë festa e tyre.?!- tha ajo.
Në mbrëmjen e
fund Tetorit, thuajse të gjithë fëmijët e lagjeve të qytezës së vogël Alpike,
vishen me kostume nga më të ndryshmet dhe dalin shtëpi për shtëpi, duke i
shqetësuar njerëzit në shtëpitë e tyre, me zilen në kohët e mbrëmjes,
megjithëse ata e ndjejnë për kënaqësi ardhjen e vogëlushëve në raste të tilla.
Por qytetarët
e njohin ritin e festës dhe ata kur dalin në derë, fëmijëve të maskuar me maska
të ndryshme, u japin sheqerka, ëmbëlsira dhe të qërasura nga më të ndryshmet,
si dhurata për ti gëzuar ata.
Edhe Lona, ka
shumë dëshirë që së bashku me motrën e sajë Elisën dhe vëllain e vogël Sundin,
të dalin buzëmbrëmjes të maskuar dhe të shëtitin e vizitojnë fqinjët e lagjes,
pasi duan të jenë si bashkëmoshatarët e tyre.
Për këtë qëllim, gjyshi, u ka blerë edhe veshjet nga më
të bukurat që i shkojnë asaj mbrëmjeje.
Dy motrat e
vogla; Lona e Lisa bashkë me vëllain ishin veshur dhe kush më shumë nga njëri
tjetri, duan ti ngjajnë shtrigave.
Si dukemi gjysh?, - pyeti Lona.
Jeni shtriga
të vërteta, - ironizoi gjyshi me humor, dhe shkrepi një fotografi, deri sa ata
po bëheshin gati të dilnin nëpër lagje.
Me të rënë muzgu, nën shoqërimin e njëri- tjetrit, ata
dolën nëpër lagje, dhe kur shtypnin zilen, dilte dikush nga brendia e shtëpisë,
ato shqiptonin fjalët; Ëmbël apo thartë.
Dhe tek të
gjithë ata që i vizitonin, u jepnin ëmbëlsira, bonbone, çokollata e gjësende të
tjera.
Pasi i mbaruan
të gjitha shtëpitë ku i kishin vizituar, Lona, Lisa e Sundi, u kthyen në
shtëpi, me nga një qeskë najloni të mbushura me ëmbëlsira e gjësende të
ndryshme.
Ata ishin
gëzuar shumë nga shëtitja dhe pritja që u kishin bërë banorët e lagjes dhe
gjësendet e ëmbla që u kishin dhënë.
Pyetja e tyre
ishte, gjysh sa fëmijë erdhën këtu dhe a i keni nderuar ashtu siç na kanë
nderuar dhe ne familjet e lagjes tonë.?!
Po, patjeter u
përgjigj gjyshi, erdhën disa por gjyshja juaj ishte shumë e dashur e bujare me
ta.
Kështu ata vazhduan tregimet e asaj dite me plot të
qeshura.
Fundëtetor, 2021, Zvicër
KËNGA E LONËS
Në njërën nga lokalet e qytetit ku kishte dhe shumë gjëra
interesante nga lashtësia shqiptare, kishte Çiftelia të vogla, e deri tek ato
më të mëdhatë që përdoreshin nga këngëtarët e folklorit nëpër koncerte e
festivale të ndryshme.
Në këtë
ekspozitë që ishte pronë e hotelit, por nga stili i vjetër i traditës, ndaj aty
kishte dhe veshje të ndryshme popullore dhe vegla pune po ashtu për amvisërinë
e vjetër të traditës, ndonëse aty gjendeshin edhe vegla nga artizanet si
përshembull veku që dikur e kanë praktikuar gjyshet tona.
Të gjitha këto
veshje e vegla të ndryshme, gjyshi i Lonës po ja shpjegonte një nga një
vogëlushes që ishte e lindur në Zvicër, por që kishte ardhur në vendlindjen e gjyshit,
në qytetin e Prizrenit.
Lona kur iu
afrua pranë çiftelive, i pa të gjitha një e nga një, dhe njërën që padyshim më
të voglën e mori ndër duar.
Vaaa,- thirri
ajo, gjysh sa më pëlqen kjo Çiftelia, është e vogël, dhe më rrin tamam në duar.
Vërtetë e bukur dhe të rrin shumë mirë,
mbesa e gjyshit.
Unë do ta blej
një të tillë, por unë kam një kërkesë..
Dua që ti ta mësosh të interpretosh me të.
Do ta mësoj
gjysh, unë e dua muzikën tonë shqiptare, madje shpesh e dëgjoj edhe në YouTube
nga telefoni,- shtoi Lona.
Ajo sapo mori Çiftelinë në dorë e vendosi në pozitën
horizontale përpara vetes dhe me njërën dorë po i binte mbi tela, dhe lart tek
notat kishte vënë gishtërinjtë e saj të hollë.
Ja kështu gjysh, duhet të mbahet çiftelia.
Të lumtë mbesë e gjyshit, vazhdoi gjyshi.
Pikërisht aty mbahet.
Gjyshi dikurë e
ka interpretuar edhe vetë çiftelinë e madje ka organizuar shumë koncerte, e ka
qënë pjesë edhe ndër Festivale.
Ama jeta i dha
rrugë të tjera si ajo e krijimtarisë, dhe koha nuk i ka mjaftuar të eksplorojë
mbi muzikën.
Përderisa
gjyshi po i fliste për veten, Lona me shumë habi po e dëgjonte.
Dhe gjyshi kur
e mbaroi tregimin, ajo iu lut gjyshit që të interpretonte më çiftelinë.
Me kënaqësi
gjyshi e mori çiftelinë në duar dhe pasi rregulloi akordin instrumentit,
interpretoi disa valle nga folklori i traditës shqiptare.
Ç’kënaqësi qe
për Lonën, kur gjyshi interpretonte vallet me këtë instrument.
Gjyshi,-
thirri Lona, unë e di një këngë të bukur e dua ta interpretojmë bashkë,- iu lut
Lona.
Po, mbesë e
gjyshit, veçse ma thuaj cila është ajo këngë,- pyeti gjyshi.
Nënë, nënë,
duam dritë.- tregoi Lona.
Hëëë, e di,-
foli gjyshi dhe vazhdoi
interpretimin më çifteli.
Të dy sëbashku
nën shoqërimin e muzikës dhe tingujve
brilante të çiftelisë vazhduan këngën sëbashku.
Nënë, nënë, duam dritë
Duam Kosovën tonë të lirë
Me miliona jemi shqiponja
Se Kosova është e jona
Teksa këngën
këndonin gjysh e mbesë aty në hollin e restorantit të traditës, personeli i
hotelit kënaqeshin me mysafirët që ngrohën atmosferën.
Për dëshirën e
Lonës, gjyshi bleu një çifteli, që ajo ta kishte në shtëpi dhe në kohë të lirë
ta mësonte interpretimin e saj.
Sa entuziaste
dhe e gëzuar u ndje Lona, atë mbrëmje të bukur Tetori.
Tetor, Prizren, 2021
ALFABETI I GJERMANISHTES
Ajo shkon në klasën e parë në një shkollë të një qyteze
Alipke dhe mësimet që i merr atje, janë në gjuhën gjermane.
E lindur dhe e rritur nga një familje shqiptare e ardhur
para tre katër dekadave nga Kosova, Lona e fletë bukur gjuhën shqipe, por
krahas sajë që nga foshnjorja dhe kopshti, ajo ka mësuar bukur edhe gjuhën
gjermane.
Dhe tani që shkon në klasën e parë, ajo flet rrjedhshëm
të dy gjuhët, bile për gjyshen e vet shpeshë edhe i përkthen, kur i paraqitet
nevoja.
Ajo me shumë dashuri dhe vullnet, shkon në shkollë në
klasën e parë dhe tani më që ka bërë mbi tre muaj në mësime, alfabetin e gjuhës
Gjermane, gati e ka mësuar plotësisht dhe ka filluar edhe të shkruaj.
Por ajo që shumë
i bënë përshtypje gjyshit të Lonës, është metoda e mësimit të Alfabetit, që
mësohet në shkollat gjermanofone.
Dhe Lona
metodikën e mësimit të Alfabetit, nga ato që ka mësuar, është e shkëlqyeshme.
Ky Alfabet, dallon me mënyrën e të mësuarit, dhe didaktikat e mësimit në
shkollat tona në Kosovë, prandaj gjyshi i Lonës, e respekton shumë këtë
metodikë të të mësuarit, dhe të arriturat e Lonës, e gëzojnë shumë.
Lona që tani i
ka mësuar shkronjat ti lexojë e ti shkruajë, ajo edhe përmes shqiptimit dhe
pamjes se si shqiptohet të duket gjatë shqiptimit të shkronjës, por dhe
germëzimit të fjalës që del nga goja e njeriut, arrinë ta dallojë bukur.
Gjithashtu, ajo
ka aftësi që për çdo shkronjë, të tregoi edhe përmes gishtrinjëve, që eshtë një
formë e të lexuarit për personat me dëgjim të kufizuar e memecë, të gjitha
zhvillohen njëkohësisht.
Dhe këto tri forma të mësimit paralel të Afabetit, ajo i
ka përvetësuar shkëlqyeshëm.
Për çdo mbrëmje,
ajo ulet pranë gjyshit të sajë dhe i mbaron detyrat e shtëpisë që ia jep
mësuesja në librin e gjuhës.
Por tani që ajo
i shqipton bukur në të tri format e shqiptimit, sa me dëshirë gjyshi i sajë i
rri pranë dhe gëzohet, kur ajo shqipton germat e Alfabetit.
Një mbrëmje gjyshi i Lonës, tek po fliste për alfabetin e
gjuhës gjermane, tregoi se Alfabeti i gjuhës shqipe, kishte tridhjet e gjashtë
shkronja, pra kishte më shumë nga ai i gjermanishtes.
Tek po e
dëgjonte gjyshin e sajë, Lona u shqetësua, dhe ashtu e mëzitur, iu drejtua
gjyshit: - Gjysh, unë dua ti mësoj edhe germat e gjuhës tonë të bukur shqipe,
ku do të mundë ti gjej ato.?!- pyeti Lona.
Ehh, moj mbesë e
gjyshit, - ofshau gjyshi, - njëherë duhet të mësosh mirë këtë alfabet në
gjermanishtë, dhe pas disa muajve, unë do të të jap edhe një Abetare shqipe,
dhe ti do të mësosh nga aty.
Por unë dua ti
mësoj përnjëherësh gjysh, - shtoi Lona.
Nuk do të
nxitohemi, - tha gjyshi, - sa të kesh përvetësuar bukur këtë Alfabet, do ta
mësosh edhe atë të shqipes, dhe gjyshi do të të dërgoi edhe në shkollën shqipe,
të mësimit plotësues.
Atje do të kesh
mundësi që ti mësosh edhe shumë gjëra të tjera nga kultura, tradita, historia
dhe gjithçka nga Atdheu i ynë.
Të faleminderit
gjysh, - falenderoi Lona.
Pa tjetër, - tha gjyshi, - gjithçka me kohë dhe në kohë
ke për ta mësuar, por ngadal dhe sigurtë.
Nuk duam të të ngarkojmë shumë me fillim, por ngadal duke
i mësuar të gjitha.
Edhe mësimet në gjuhën gjermane, por edhe ato
shqiptare.
Dhe ti do të bëhesh një nxënëse shumë më e ditur me
mësimet në të dy gjuhët.
Faleminderit
Gjysh, unë të premtoi se do të jem nxënësja më e mirë në klasën time, - premtoi
Lona.
Të pastë gjyshi, e paq të mira e shëndet, - uroi gjyshi i
sajë.
Gjysh e mbesë,
vazhduan bisedën dhe ndejen në sallonin e ditës, dhe po e ndiqnin një film për
fëmijë, në ekranin e televizionit.
Grabs, nëntor, 2021
NË FESTËN; VJESHTA E FËMIJËVE
Për cdo vit, në vjeshtën e vonë në qytezën e vogël Alpike
të Buchsit, mbahet festa; festa e fëmijëve.
Në parkingun e
madh të shtruar me rërë aty buzë liqenit të vogël përskaj kodrave, mblidhen
shumë dyqane mobile të cilët shesin ëmbëlsira nga më të ndryshmet.
Gjithashtu, aty sjellin edhe lojëra të ndryshme për tu
argëtuar fëmijët dhe të rinjët e qytezës së vogël.
Lojrat nga më të ndryshmet, janë mundësi e mirë për tu
argëtuar e relaksuar fëmijët e moshave të ndryshme.
Në pistën e madhe skaj liqenit, janë vendosur edhe makina
të vogla me rrymë, në një pistë të metaltë.
Ku mund të
argëtohen fëmijët e të rinjët. Gjithashtu një tufë e kuajve, përbën lojën e një
cirku aty tek këndi i lojrave.
Lona dhe motra e
saj më e vogël Lisa, vijnë për cdo vit në këtë festë fëmijësh.
Dhe tani që Lona i ka mbushur shtatë vjet, ajo i njeh e i
kupton të gjitha, edhe magjinë e lojrave në këtë festë.
Ajo sivjetë ka
ardhur me gjyshin e gjyshen, dhe motrën Lisën dhe gjat shëtitjes nëpër këndin e
lojrave dhe dyqaneve mobile, gjyshi u ka blerë shumë ëmbëlsira.
Tek po shëtitnin
brenda fushës së lojrave, gjyshi i kërkoi atyre të shprehnin dëshirat,
pra Lonës dhe Lisës; - Cila është dëshira e juaj dhe ku deshironi të
argëtoheni .?!, - pyeti Ai.
Gjysh, unë dua
që bashkë me Lisën, të hipim në krahët e oktapodit, - kërkoi Lona
Se mos ju merren mendë, kur ajo ti rrotullojë krahët?, -
ju tha gjyshi.
Jo gjysh, mua
nuk më krijon fare marramendje – siguroi Lona.
As mua gjysh, - shtoi Lisa.
Pasi u bindë
gjyshi, se rrotullimi i krahëve të oktapodit, nuk do të u sjellë marramendje,
Ai mori dy bileta në biletarinë e lojrave, dhe ua dha mbesave të tij.
Pasi hipën në
njërin nga krahët e oktapodit, u ulën në ulëset e një makine të vogël në majë
krahut, dhe makina e oktapodit filloi të rrotullohej me shpejtësi.
Krahët e oktapodit gjatë gjithë rrotullimit
ngriheshin e uleshin poshtë e lart.
Rrotullimi i krahëve të oktapodit, Lonës e Lisës i
krijonte shumë emocione dhe gëzoheshin shumë.
Ato po sa
zbritën, ndjeheshin të lumtura dhe i falenderoheshin gjyshit të tyre, për
mundësinë e krijuar dhe gjësendet e ëmbëlsirat që u bleu atë ditë.
Të gjithë së
bashku, rreth orëve të mbrëmjes u kthyen përplotë me mbresa e kujtime të
bukura, në shtëpi, duke i sjellë ëmbëlsira edhe vëllait të vogël Sundit që
kishte munguar në festë.
Nëntor, 2021
DITËLINDJA E SHTATË E LONËS
Tetori është muaji i ditëlindjes të Lonës.
Ajo ka dy muaj që ka filluar mësim si nxënëse në klasën e
parë një një shkollë fillore të një qyteze të vogël në Zvicër.
Me mësimet e ka
filluar shumë bukur pasi dhe mësuesja nga mësimet e saja është e kënaqur.
Por tani që kan
kaluar mbi dy muaj, në shkollën ku mëson ajo, kanë filluar pushimet e
vjeshtës.
Ajo së bashku me gjyshin dhe gjyshen e vet, kanë ardhur
në Kosovë, për ti kaluar pushimet atje pasi dëshira ishte e madhe.
Dëshira e sajë,
që vazhdimisht i kërkonte gjyshit; - pushimet e vjeshtës dua ti kaloi në
Kosovë, dhe ditëlindjen do ta festoi atje me shoqet në vendëlindjen e gjyshit e
të babit tim.
Kjo kërkesë e
Lonës, e kishte ngacmuar thellë në shpirt, gjyshin e Lonës, dhe Ai i kishte
premtuar se do t’ia plotësonte dëshirën, dhe se në pushimet e vjeshtës do të
ktheheshin në Kosovë.
Ashtu u tha, ashtu edhe u bë.
Ata tani janë
kthyer në shtëpinë e tyre, në qytetin e bukur të Prizrenit, por se ditëlindjen
do ta festonin në Malësi, tek pushimorja e gjyshit, bashkë me shoqet e lagjes.
Kështu kishte kërkuar Lona, dhe gjyshi i kishte plotësuar
dëshirën.
Data e njëzet e dy tetorit, gjyshin, gjyshen e Lonën i
gjeti në Malësi.
Ata kishin blerë plotë ëmbëlsira, një tortë të veçantë
për Lonën dhe shumë dekore, që të zbukuronin ambientin e dhomës, ku do të
festonin.
Torta e ditëlindjes, ishte nga më të bukurat që gjyshi i
kishte porostur.
Mbi të shkruante emri i Elonës dhe numri shtatë që
tregonte vitet e sajë.
Kishte edhe
disa lojëra të vendosura mbi të, që Lona kishte vendosur, që kur të kthehej në
Zvicër, do të ua sillte nga një motrës Elisës dhe vëllait të saj Sundit.
Në ditëlindjen e Lonës, kishin ardhur edhe
moshataret e saja nga lagjia, që të uronin e të festonin së bashku me të.
Ajo ndihej shumë e lumtur dhe e gëzuar, pasi dëshira e
saj po plotësohej.
Me të gëzonte
shumë edhe AAAAA,,, një kushërirë e Lonës. Ajo i gëzohej shumë ditëlindjes së
Lonës sikur të ishte e saja.
Gjyshi e
gjyshja i kishin bërë shumë dhurata, e bashkë me to edhe një libër, që
sapo të mësonte alfabetin, të lexonte edhe atë libër.
Festa e
ditëlindjes së Lonës, mbaroi diku rreth orëve të mbrëmjes, kur ata po
ktheheshin përsëri në qytet, për të festuar edhe me shoqet e lagjes, atje.
Ditëlindja e
sajë, i mbeti një kujtim i bukur, të cilin ajo vazhdoi të ua rrëfente edhe
prindërve të vet e motrës Lisa, kur u kthye nga pushimet, ku shprehej se si
ditelindja në vendin më të dashur nuk mund të ketë.
Si Kosova tha Lona,- jo, nuk ka më tjetër:
22
tetor 2021, Malësi e Vërrinit
NË MUZEUN E LIDHJES
Ajo ishte nxënëse në klasën e parë, në një shkollë në
Zvicër.
Gjatë vitit
mësimorë, me kurrikulën mësimore dhe sistemin e punës të shkollave në
Zvicër, pushimet për nxënësit janë të shpeshta.
Tani më kan
filluar pushimet e vjeshtës, që zakonisht bëhen në muajin Tetor.
Për Lonën në
sistemin shkollorë ishin pushimet e para e ajo mezi po i priste që të udhëtonte
jashtë Zvicrës.
Dhe këtë pushim
vjeshte, Lona ka vendosur ta kalojë në vendlindjen e gjyshit në Prizren, bashkë
me gjyshin dhe gjyshen e sajë.
Dita erdhi dhe sëbashku shumë të gëzuar pas shumë
orësh udhëtimin, arritën në vendlindjen e gjyshit.
Në një ditë të
bukur vjeshte, plot me diell, ku rrezet e arta kishin depertuar deri në
thellësi të shpirtit, ajo iu lut gjyshit, që të ndante kohë, për të
shkuar në Muzeun e Lidhjes së Prizrenit, ku mund të vizitonin atë.
Ata kishin qenë
një vit më herët dhe atëherë Lona ishte ende e vogël dhe mbante pak në kujtesë.
Por tani që ishte më e vetëdijshme dhe po i
kuptonte gjërat mirë, kishte kërkuar që të vizitonin brendinë e Muzeut.
Dhe gjyshi, pa ia prishur fare dëshirën, bashkë me
gjyshen e Lonën, u nisën për tek Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Me pak rrugë
nga qendra e qytetit, rrugës buzë Lumbardhit, ata u gjendën shpejtë në arealin
e Lidhjes.
Tek oborri
përpara shtëpisë së Lidhjes, takuan edhe xhaxhi Parimin.
Xhaxhi Parimi
ishte një mik i vjetër i gjyshit të Lonës.
Ai ishte edhe
drejtor i muzeut dhe profesor i historisë.
Kështu po e
prezantonte gjyshi i sajë, mikun e vet përpara Lonës dhe gjyshes, tek po
përshëndeteshin.
Për pak çaste,
gjyshi i Lonës, vazhdoi bisedën me mikun e vet, ndërsa Lona dhe gjyshja, ikën
në brendinë e muzeut, për të parë se ç`kishte brenda.
Për pak çaste u kthye dhe gjyshi i Lonës, dhe iu bashkua
atyre, për të parë se ç´kishte në muze.
Ata i vizituan
një nga një gjithë holin e Muzeut dhe panë shumë gjëra interesante të që ishin
ruajtur nga koha e Lidhjes dhe gjërat e tjera që ishin krijuar më vonë, për ta
pasuruar Muzeun e Lidhjes Shqiptare.
Ajo që i bëri më shum përshtypje Lonës, ishin bustet e
katër kolosëve të Lidhjes së Prizrenit.
Gjysh, a më thua, kush janë këta njerëz në këto buste të
bronzit.?! - pyeti Lona.
Po, - tha gjyshi me shumë kënaqësi, dhe vazhdoi:
Në këto buste të gdhendur në bronzë janë: Ymer Prizreni,
Sylejman Vokshi dhe vëllezërit Frashëri; Abdyli e Samiu.
Këta njihen si
udhëheqës dhe themelues të lidhjes së Prizrenit. Por duhet të dijshë se ka
pasur edhe shumë të tjerë, që nuk janë këtu, sepse edhe ata e kanë ndihmuar e
kanë kontribuar që të mbahet Kuvendi
i Lidhjes, dhe të merren vendimet e të ardhmes.
Gjysh a ka
pasur shumë njerëz këtu në atë kohë kur është mbajtur Kuvendi i Lidhjes?, -
vazhdoi të interesohej Lona.
Po, mbesa e
gjyshit, ka patur shumë edhe këtu për rreth vendit ku është mbajtur Kuvendi,
dhe të gjithë ata kanë qënë njerëz liridashës, që kanë luftuar për të mirën e
kombit e atdheut tonë.
Por kur të
rritesh, do të mësosh më shumë në histori edhe për Lidhjen e Prizrenit. Tani,
ne po vazhdojmë të shohim në të gjitha hollet e Muzeut, dhe do të mësojmë edhe
shumë gjëra të reja, dhe histori të vjetra.
Faleminderit
gjysh, je shumë i mirë, - tha Lona, dhe plot entuziazëm, po shikonte gjithçka
që ishte ekspozuar brenda Muzeut.
Lona, gjyshi e gjyshja, të tre së bashku, vazhduan
vizitën në të gjitha ambientet e muzeut, duke i parë veç e veç, gjithçka që
kishte brenda Muzeut.
Pasi mbaruan vizitën, ata vazhduan shëtitjet rrugëve të
qytetit, duke vizituar edhe objekte të tjera të monumenteve të kulturës me
rëndësi historike.
Dita e Lonës në
qytetin e Lidhjes, ishte plotë aktivitete por dhe kujtime e njohuri të reja, që
atë e mbushnin plotë emocione e dashuri për qytetin e saj, pra vendlindjen e
prinderve dhe gjyshit të sa të dashur që i gjendet pranë kudo.
Prizren, tetor, 2021
R E C E N S I O N
Libri; LONA SHKON
NË SHKOLLË nga Gëzim Ajgeraj.
Mendimet janë si farat.
Nëse do kujdeseni do të mbijnë.
Pasuria thonë
se jo gjithmonë sjell lumturi, por një njeri i lumtur është gjithmonë i pasur,
pra s’varet nga ajo që ke, por nga ajo çka je.
Nisem nga kjo
thënje me kuptim të thellë pasi ka një lidhshmëri hyjnore mes autorit dhe
brezit të tij të tretë, që për autorin është kthyer në një meteor shprese pasi
përkujdesja është në nivelin më të lartë të të njerëzishmes.
E tillë duhet
të jetë jeta njerëzore, pasi marëdhëniet e ngushta ndër- familjare e
farefisnore kanë jetuar përgjatë shekujve që me lindjen e njerëzimit.
Edhe asokohe,
kur njerëzit jetonin në kope mes tyre egzistonin mardhëniet ndër- njerëzore.
Në shpirtin e
autorit, lexuesi e gjen kopshtin e bukur të mbjellë me trëndafila të freskët e
me to tek i ledhaton lehtë- lehtë si me mëndafsh kolopuçët e fëmijët e vegjël
apo të rinjtë.
Ama kësaj radhe
vjen me një tufë tregimesh për të vegjlit.
Është Lona
(Elona) qershia mbi tortën e gjyshit që e ngacmon gjithmonë përmes imazheve
brilante, të cilat bëhen idol i krijimeve letrare me butësinë e moshës e
dashurinë e pamasë, që të magjeps përkujdesja, vëmëndja, përkushtimi, mbjellja
e dashurisë tek mbesa, duke i falur engjëllit vogël gjithë atë dashurinë e tij
me qëllim formimin e saj ashtu siç i takon një bije të shqipes që fati desh të
lindte në emigrim.
Në librin për fëmijë;
“LONA SHKON NË SHKOLLË”
nga autori Gëzim Ajgeraj, padyshim që brenda këtij libri
gjenden plot imazhe, ndonëse ka si përsonazh mbesën Lona.
Por, përmes
tregimeve me imazhin më të bukur e të këndshëm e mjaft të admirueshëm Lonën,
autori fton në sofrën e madhe të edukimit e formimit, të gjithë
bashkëmoshatarët e mbesës Lona, jo vetëm për ta lexuar këtë libër mjaft
interesante për fëmijët e vegjël të shkollës fillore, por dhe për të mësuar
rreth ngjarjeve, historive e ç’ka është më interesantja, përshtatja me kultura
të tjera europiane krahas asaj shqiptare.
E rëndësishme
thotë autori ruajtja e vlerave të gjuhës dhe traditës shqiptare, prej andej nga
kanë dhe rrënjët, pasi autori vjen si mësues i madh që inspiron përmes Penës.
“Një Plis edhe
për mua”, është njëri nga tregimet e këtij libri për fëmijë.
Uaaa sa bukur.
Gjysh a shikon sa bukur këto veshje.?!
Paska edhe plisa të bardhë, tamam sikur ai i stërgjyshit
atje tek fotografia.
Po bijë e
gjyshit, aty është restorant tradite, por brenda xhamave ka të ekspozuara edhe
veshjet tona popullore (kombëtare), shtoi gjyshi.
Uhhh, sa dëshirë kam të t’i shoh,- tha Lona.
Epo, hyjmë tha gjyshja e Lonës, hyjmë plotësoi gjyshi.
Zgjodhën një
vend të përshtatshëm aty ku dhe shiheshin veshjet e ekspozuara.
Lona nuk rehatohej në vendin ku ishte ulur.
U ngrit dhe shikonte vitrinave e mureve, e gjyshi tek
shihte Lonën kurioze, filloi ti shpjegonte një e nga një instrumentet muzikore
pasi aty ishin si çiftelia, lahuta, fyelli, gajdja etj.
Interesimi i
Lonës ishte i madh edhe për Plisin, për të cilin gjyshi i kishte folur dikur,
pasi kur kishte qënë i ri e kishte mbajtur në dasma e ahengje, Lona tek
dëgjonte gjyshin e mori një plis dhe e vendosi mbi kokë.
Gjyshi, a më rri bukur mua.?!
Ehhh, Lona
donte ti ngjante Shote Galicës që e kishte parë diku në librat e gjyshit.
Do ta blej tha gjyshi që ta kem në shtëpi.
Edhe unë e dua një Plis kërkoi Lona.
Që të dy mbajtën nga një Plis mbi kokë.
U kthyen
mbrëmjen vonë në shtëpi, të lumtur e të gëzuar e me plot kujtime.
Së pari kemi Lonën një personazh mjaft interesante që
kërkon të mësojë por dhe dashuron traditën e bukur shqiptare krahas asaj
tradite e kulture ku ka lindur e po rritet në vend të huaj.
Bie në sy
zgjuarsia e Lonës që pretendon ti ngjajnë një figure kombëtare si Shote Galica.
Apo ti njohë veglat muzikore.
Ajo e demostron
me krenari kombësinë e saj, e të thotë jam shqiptare e ka për nder.
Ajo don e njeh mirë gjuhën, mëson mbi veshjet, traditat,
simbolet, instrumentet muzikore , heronjtë etj.
Ndonëse veçse
fëmijë 7- vjeçare, ajo kërkon ti mësojë por dhe dëshiron ti ketë këto thesare
falë dashurisë që i është mbjellur mbi Atdheun e dashur Kosovë.
Në këtë libër
për fëmijë gjenden tregime të bukura ku flitet mbi shkollën, alfabetin e
gjermanishtes, detyrat e shtëpisë, këngët, festa e fëmijëve apo ditelindja,
vizita në Muzeun e Lidhjes etj, mjaft i bukur për bashkëmoshatarët e Lonës.
Autori shumë dimensional Gëzim Ajgeraj lëvron gjithë
zhanret e letersisë.
Mjaft
këndshëm e bukur vjen në çdo zhaner e stil në krijimet për fëmijë, por ky libër
vjen me tregime të bukura, me fjalor të kuptueshëm dhe shumë edukativ ku ka dhe
larmi temash.
I trajton mjaft
bukur e bëhen shumë atraktiv për bashkëmoshatarët e Lonës.
Por edhe mësim mjaft i mirë për fëmijët emigrantë ku përcillen
mjaft mesazhe, e jo vetëm për fëmijë por një ndihmesë edhe për prindër e
familjarë të tyre pasi kërkesa është të impenjohen ndaj fëmijëve.
E atyre t’ju
mbjellin dashurinë për gjuhën, traditën, kulturën, e vendin e të parëve si e
vetmja strehëz që gjithmonë është e tyre, e raporti mes imazheve, ndjenjës e
mendimeve të krijohet brenda nuancave të Atdhe- dashurisë e duke kombinuar
raportin prind- fëmijë .
Autori me
ndjenjën e lartë humane e dhuron si trashëgimi të fisnikërisë atdhetare përmes
fjalës shkruar, ta ndriçojë Atdheun përmes brezave ti japë kuptim, dritë dhe
refleksion të ardhmes.
Njerëzit vital
formojnë personalitet, e kështu lënë gjurmë në historinë njerëzore si misionarë
për tokën amtare.
Ama, lindin për
të qënë të tillë e për ta sfiduar këtë nën- qiell.
Kështu që të
fitosh duke dhënë, me siguri ky mision është zgjedhje.
Sa më shumë dritë dhe reflesion për Penën e autorit, e sa
më lehtë për lexuesin e gjërë.
Udhë të mbarë librit.
Prenda Sejdia
Lezhë 29 Nëntor 2021
