Gëzim Ajgeraj,
Zvicër
VEGIMET E
HESHTJES
Janari me të ftohtit janë
bërë një mbi Alpe
në degën e thatë kanë çelur
lulet e acarit
ditës ia ngrinë edhe frymën
e fundit të shpirtit
të djeshmen e motit të
përtejmë s’dua ta kujtoj
ka ngrirë diku në acarin e
ditës së parë të janarit
bashkë me dhimbjet e lëna
diku në retrospektivë
me dy duar mbi heshtjen
shtrydhim imazhet e
kristalta
tek ia numërojmë motet e
udhëve të përmallta
përtej vegimet e mallit
ikin tinëzisht
pa lejen time e as
pasaportë s’marrin me vete
kryq e tërthor i bien
kthimeve
me agimin e përtejmë të
imazheve
ngrohim shpresat e motit të
saponisur
se e nesërmja e fundstinës
na pret diku larg
nisja nëpër vegime të
përmallta
seç më ngrohu çastet e
kësaj heshtjeje vrastare
dita mori imazhet e kristalta
përtej xhami
VEGIMET NË EPITAFIN
E FUNDDITËS
Mallin e nisëm pak para se të pikonte terri
mbrëmja po zbret ngadalë përtej dritares
dita ia numëron rreshtat e fundit fletës alpike
asgjë për shënim as për epitaf s’pikoi sot
e mërkura iku e u bë ditë tregu buzë Lumëbardhit
me pak aromë grilli na i mbushulloi vegimet
dhe pak freski Sharri i dha mallit mbi ballë
miqve të m’i u përcolli shumë përshëndetje
aty tek Ura e Gurit nostalgjia frymoi thellë
e ngrohu shpirtin me aromën që po zbriste nga kalaja
dita e bë një çast e na i mbështolli dëshirat
malli me terrin ikën diku në kulla ndër Vërri
neve na la të harruar pranë një dritareje diku në Alpe
KTHIMET PO
VONOJNË
Tej përtej harrimi na i ra
vonimit
motet që mërguan e më s’u
kthyen
për një këmbë mbathcash nuk
erdhi kthimi
mbeti hije malli udhë e
mallkimit
mbeti ikje udhë ëndërr e
mashtruar
kujtim i asaj dite kur e
morën ikjet
në mos lamtumirë o Zot i
bekuar
dekadat që shkuan e
s’erdhën kthimet
mbeti pritja dhimbje e lot
atje tek strehët
ëndrrat që u ndryshkën tek
portë e avllisë
u shkretuan këngët kush as
zë s’u nxjerrë
ç’shëmti e trishtë i zu
frymë shtëpisë
mallin përtej larg e zuri
harrimi
udhët, ikjet, ëndrrat,
kthimet që nuk erdhën
mes për mes ëndrrat i zuri
mallkimi
vatërshkretat presin
kthimet s’dinë ku mbetën

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen