Mittwoch, 29. November 2023



Gëzim AJGERAJ

NË DITËLINDJEN E ARUSHIT

(Përralla për fëmijë të vegjël)

 

 

 

HYRJE

 

Të dashur fëmijë,

Brenda këtij libri, jua sjell disa nga përrallat që xhaxhi poeti i ka krijuar për moshën tuaj, duke ndarë çaste të bukura edhe me ju. Kënaqësia që kam ndier gjersa i kam krijuar ato, më ka sjellë gjithmonë pranë jush duke përjetuar gëzimet, emocionet dhe kuriozitetin tuaj, të gjitha, duke i perceptuar së bashku me ju.

Shpeshherë, në imagjinatën time, derisa po krijoja këto përralla, kam përjetuar botën tuaj, dhe edhe unë i kam kujtuar ditët e fëmijërisë sime, kur ulesha pranë gjyshes sime dhe mezi prisja të dëgjoja përrallat e saj. Dhe, nga ky perceptim, edhe unë jam ndier, paksa, fëmijë si ju, dhe kënaqesha derisa po i shijoja në imagjinatën time. Kemi shkuar në ditëlindjen e arushit dhe i kemi ndarë disa çaste të bukura edhe ne aty në kopshtet e pyllit dhe kemi udhëtuar imagjinatës së ëndrrave tona, duke nuhatur kënaqësinë e botës që e përjetoni ju sot.

Kemi takuar iriqin, miun, bufët e pyllit, ketrin, mollëkuqen, milingonën, dhelprën, mizën e qenin dhe kemi shkëputur pjesëza nga jeta e tyre, për t’i sjellë ato në përrallëza për ju. Dhe tani, kur këto përralla po jua sjellim në formën e një libri, sigurisht se ndiheni shumë të gëzuar, që përmes zërit tonë po vijmë edhe në mesin tuaj për të kënaqur dëshirat tuaja dhe ndjenjat që jua ka ënda për përrallat. Xhaxhi Gëzimi, uron për ju që të kënaqeni sa më shumë kur t’i lexoni dhe të mësoni së paku diçka të bukur nga ky lloj i krijimtarisë.

Suksese e lexim të këndshëm për ju, të dashur fëmijë!

 

                                                  Autori

 

 

 

DY BUFËT E VEGJËL DHE VJESHTA

 

Dy bufët e vegjël rrinin strukur mbi një degë. Ata shikonin nga dega të gjitha lëvizjet që po bëheshin brenda në pyll. Ndihej një qetësi që bufët e vegjël i kënaqte dhe nuk i trembte askush. Ata po shikonin gjethet e pyllit përreth sesi po e ndryshonin ngjyrën e tyre, dhe ashtu, me shumë habi, po bisedonin mes vete.

- Sa e çuditshme, - i tha njëri buf tjetrit. - I sheh se si gjethet i ndërrojnë ngjyrat e veta e po bëjnë makijazhe?

- Ndoshta po festojnë ndonjë festë karnavalesh, apo edhe mund të bëjnë ndonjë lojë mes vete, - shtoi tjetri.

- Apo, ndoshta edhe po provojnë lojën me erën. - E shikon si kërcejnë, duke rënë atje poshtë, - tha i dyti.

- Ndoshta po shkojnë për të fjetur atje poshtë në tokë, - shtoi i dyti buf.

Qetësinë e tyre e prishi kërcimi i një ketri, i cili u pa pranë tyre. Ai po kërcente me fletët e gjetheve që po flatronin teposhtë tokës, bashkë me erën e vjeshtës.

Sa budalla, qenka ky ketri! - tha njëri nga bufët.

Edhe ky mund të ketë ndonjë festë a gëzim.

Ndërsa loja dhe kërcimi i ketrit vazhdoi tutje pyllit, dy bufët po e ndiqnin me kuriozitet kërcimin e tij.

 

KETRI DHE MIU

 

Kishte disa ditë që bora kishte mbuluar edhe pyllin. Ketri bishtgjatë që nuk ishte përgatitur për kohë dimri, as me ushqime e rezerva dhe as me shtëpizë, kishte mbetur degëve të lisave. Dhe, bora që binte, po binte edhe mbi të. Ai po ndihej shumë keq, kishte të ftohtë, ishte lagur dhe po mërdhinte. Aq më keq, kishte edhe uri dhe që prej ditësh s’po gjente ushqime për të ngrënë. I lodhur nga uria dhe barku i zbrazur, po e ndiente edhe më tepër të ftohtin.

Kërcente nga dega në degë e herë zbriste edhe poshtë lisave, duke trokitur nëpër portat e miqve të tij në pyll. Askush nuk e pranonte as brenda dhe as nuk po i jepnin ushqime.

Ariu e flaki me forcë nga porta e shpellës. Ujku e kërcënoi, dhe po të mos ishte një degë lisi ku ai kërceu, sa s’përfundoi në gojën e ujkut. Te dhelpra as që provoi të shkonte. Vetëm miu i vogël, Coli, u tregua i mëshirshëm.

Ai e pa me dhimbje ketrin, dhe i tha: - Eja në shtëpinë time, aty te rrënja e një lisi, aty kam edhe ushqime, por edhe vend që t’i ta kalosh dimrin.

Edhe ketri ofertën e miut e pranoi me padurim dhe shkoi bashkë me miun te shtëpia e tij.

Miu i dha ushqime, dhe kështu së bashku, ketri dhe miu e kaluan të ftohtit e dimrit.

 

IRIQI I URITUR

 

Në një lagje buzë një pylli dhe një rrjedhe të vogël uji, jetonte një iriq. Ai jetonte prej kohësh aty pranë shtëpive dhe kush nuk e ngacmonte. Falë kësaj qetësie, nganjëherë shihej edhe ditën kopshteve pranë shtëpive dhe aty te rrjedha e lumit. Ndihej i qetë dhe gjithçka që i duhej i kishte rreth vetes.

Një natë, iriqi po ndiente uri, dhe nga barku i zbrazur, nuk po mund as edhe të flinte. U struk disa herë te strofulli i tij dhe po provonte, por assesi ta zinte gjumi.

Kur e pa që s`po mund të flinte, doli nga strofulli dhe po shikonte gjithandej se, ç`të gjente për të ngrënë. Kërkoi përreth rrjedhës së ujit, ndonjë bretkosë, ndoshta mos e zinte në gjumë, apo ndonjë krimb, por nuk gjeti asgjë. Nata ishte shumë e errët dhe nuk dukej asgjë.

Iu afrua një shtëpie aty pranë, dhe aty pranë një qoshku, gjeti një pjatë të mbushur me ushqime për macet. U gëzua shumë. Shikoi gjithandej dhe s`dukej askush. I hëngri të gjitha ushqimet e bëra gati për macet, deri sa e mbaroi gjithë pjatën, dhe iku drejt strofullit të vet për të fjetur.

Ngaqë e kishte mbushur barkun me ushqime, ai fjeti menjëherë.

 

MOLLËKUQJA DHE MILINGONA

 

Një mollëkuqe dhe një milingonë ishin ndalur përpara hartës së botës dhe po shikonin. Milingona ngaqë ishte kurioze, e pyeti mollëkuqen se, çfarë po mendonte.

Mollëkuqja, pak me një lloj krenarie, iu përgjigj: - dua të bëj një udhëtim rreth globit, kështu që po e shikoj rrugën se nga dua të shkoj.

Uaaa! - tha milingona. - Pranon që edhe unë të vij me ty.

Mollëkuqja e shikoi e i tha: - po ti nuk ke krahë, ke vetëm këmbë, si do të fluturosh?

Unë do të eci në këmbë, - u përgjigj milingona.

Pasi u mendua pak, mollëkuqja e pranoi kërkesën e milingonës, dhe që të dy u nisën në udhëtimin e tyre rreth globit. Ecnin e ecnin me ditë të tëra, dhe aty ku i zinte nata, pushonin e flinin pranë ndonjë peme. Kishin kaluar fusha, kodra e bjeshkë, deri në skajin e detit. Dhe për të dyja shoqet, noti ishte sfidë, se s`do të mund ta kalonin detin. Menduan, e menduan gjithë ditën se si të kalonin detin, por zgjidhje nuk gjetën, Dhe në fund, kishin vendosur të ktheheshin nga kishin ardhur. Kësisoj, udhëtimi rreth globit, milingonës e mollëkuqes u kishte dështuar, për më tepër për fajin e milingonës, sepse ajo nuk kishte krahë të fluturonte e ta kalonin detin.

 

 

MIU PA BISHT


Sa herë kalonte një karvan i minjve aty pranë një rrënje lisi, zogjtë lart në strofull ia merrnin të qeshurave, dhe s`ndaleshin për një kohë të gjatë, deri sa turma e minjve futej diku nën rrënjët e një lisi.
Në turmën e minjve ishte një mi pa bisht. Miu bishtin e kishte humbur në një shtëpizë derisa kishte hyrë të vidhte djathin e një fermeri. Por, historia e miut fillonte ndryshe.

I pari i minjve e kishte caktuar njërin nga minjtë, për të hyrë në shtëpinë e fermerit që të hulumtonte nëse kishte djathë, por kishte rrezik. Minjtë e kishin zakon, që fillimisht të çonin një parahulumtues për njohjen e terrenit dhe rrezikut. Kështu, miu që ishte caktuar për këtë detyrë,  kishte hyrë në bulmetin e fermerit.
Këtë mision të minjve e kishin dëgjuar zogjtë, dhe njëri nga ata e kishte ndjekur miun nga pas pa e hetuar ai fare.

Kështu, miu sapo kishte hyrë në bulmet, kishte rënë në kurthin me tela që kishte ngritur fermeri.

Për fatin e miut, kurthi ia kishte kapur vetëm bishtin prapa dhe ia kishte këputur në vend. Dhe ashtu, pa
bishtin, miu kishte ikur e ishte kthyer te turma e minjve e i kishte treguar për rrezikun dhe ngjarjen me bishtin e tij.

Zogu që e kishte parë ngjarjen, erdhi te shokët e tij dhe ua rrëfeu një për një historinë e miut.
Morën vesh të gjitha shpezët e kafshët e pyllit, për ngjarjen me bishtin e miut, dhe tanimë të gjithë qeshnin sa herë kalonte andej miu pa bisht. Të gjithë i thoshin: - miu hajdut, hajni, vjedhësi, e plot nofka të tjera që ia kishin ngjitur zogjtë e pyllit.
Miu ikte i turpëruar aty në strofullin te rrënjët e një lisi.

 

U KALL BOTA


Njëherë një dhelpër e pyllit bënte shumë dëme nëpër kotecet e fshatarëve. Për çdo ditë, fermerëve të fshatit u mungonin pula dhe për çdo mëngjes kishte ankesa te gjahtarët.

Dhelpra që ishte shumë dinake, artin e vjedhjes e njihte mirë, dhe aty ku i jepej mundësia, futen në kotece pulash dhe i vidhte ato një nga një.

 U bënë shumë dëme në fshat, dhe u mbush kupa me të ligat e dhelprës që u sillte fermerëve.
Një natë, fermerët, vendosën ta ruajnë dhelprën, dhe i kishin caktuar edhe dënimin. Tanimë ishte çështja se kur dhelpra do të binte nën syrin e gjahtarëve, dhe gjithçka do të mbyllej me të.

Pas mesit të natës, dhelpra u ndie e sigurt dhe po hynte në fshat fshehurazi. Në të hyrë nëpër errësirë, një rrebesh pushkësh shkrepi, - bam, bam.

Ulërima e dhelprës u dëgjua  gjatë nëpër errësirë, përpjetë pyllit, por vrapin s’e ndali. Siç duket ajo kishte pasur fat, sepse në errësirë nuk e kishin parë mirë gjahtarët, dhe e kishin goditur vetëm bishtin e sajë, i cili po digjej vazhdimisht nga flakët e pushkës.
Kur hyri në pyll, pa kafshët e tjera, si arushin e ujkun, dhe në dhimbje e sipër thoshte pa ndërprerë:

- U kall bota, u kall bota, u kall bota! - Arushi duke e parë me përbuzje, i tha:

 - Jo moj dhelpër, nuk është kallur bota, por vetëm bishti yt po digjet.

Dhelpra e turpëruar, iku përpjetë pyllit me bishtin e saj duke u djegur.

 

MIZA DHE QENI



Një qen po ngrohej në diell aty para hyrjes së shtëpizës së vet. I pëlqente ngrohja në diell dhe qetësia edhe për pak gjumë në sy.

Ai herë pas here po i mbyllte sytë e po kotej. Nata që  kishte ikur duke bërë roje rreth shtëpisë, e kishte lodhur edhe për gjumë, kështu që kishte nevojë të flinte.

    - Një mizë xinxare i sillej rreth e rrotull kokës së tij dhe herë pas here e ngacmonte te turinjtë qenin. Pastaj ngrihej përsëri, dhe vazhdonte fluturimin rreth veshit.

Ziu-ziu-ziu, i fishkëllente te veshi me fluturimin e saj të bezdisshëm.

    - Qeni, herë pas here hapte njërin sy dhe e shikonte plot zemërim e inat. Nganjëherë lëvizte edhe kokën e veshin, sa për ta trazuar xinzaren e bezdisshme.

 Miza vazhdonte pa u ndalur fluturimit, e herë pas here lëshohej mbi kokën e qenit dhe ia shtonte bezdinë.
   - Qeni u mërzit shumë, ndaj iu drejtua plot zemërim: - hiqmu nga këtu moj mizë e bezdisshme, e lërmë të qetë, ndryshe do të të gjejë ndonjë e keqe.

   - Por miza as nuk donte ta dëgjonte qenin.

 Ziu-ziu-ziu, - vazhdonte rreth kokës së tij, e herë pas here me feçkën e saj të hollë e ngacmonte në turi, derisa qeni u bezdis shumë.

   - Ai po e mbante në sy mizën, dhe derisa xinxarka po fluturonte rreth gojës së tij, pa një pa dy, hapi gojën dhe me dhëmbët e tij të mprehtë e zuri mes dhëmbëve dhe e copëtoi atë.

Zukama e mizës u shua dhe qetësia për gjumin e qenit e arriti kulmin.

 


EDHE KAFSHËT E SHPEZËT FLENË NË GJUMË



Në një pyll diku në alpet e Zvicrës, gjyshi me nipin e tij, Sundin e vogël, ishin zgjuar herët dhe kishin dalë në shëtitje pranë një pylli të madh. Mëngjesi i hershëm, gjyshit të Sundit, shëtitja në natyrë
i ofronte shumë frymëzim dhe dëfrim për shëndetin e tij. Gjyshi i Sundit ishte edhe poet, dhe dalja e shëtitja në natyrë i jepte frymëzim për artin e tij.
   - Të dy, gjysh e nip po ecnin rrugës përskaj pyllit dhe një rreze dielli po e pushtonte ngadalë natyrën e bukur përreth pyllit.

     Gjyshi po ecte në qetësi dhe po vështronte gjithandej natyrën. Ndërsa Sundi i
vogël bënte hapa përpara, herë pas here thirrte me zë të lartë:

    - Gjyshi! - Jehona e zërit përcillej gjithandej pyllit, kështu që kjo jehonë po e tërhiqte vogëlushin.

Ai po thërriste vazhdimisht me zë, kështu që jehona që shpërndahej pyllit, po e gëzonte Sundin e vogël. Derisa vogëlushi po vazhdonte, një drenushë aty skaj pyllit, u tremb dhe iku përpjetë pyllit. Pastaj, disa zogj u ngritën në fluturim.

Kjo e gëzonte edhe më shumë Sundin e vogël, tek po shihte kafshët dhe shpendët e pyllit që po trembeshin nga ai.

Pak më tutje u tremb edhe një lepur dhe vazhdoi të ikë përpjetë pyllit.

Gjyshi e afroi Sundin e vogël afër vetes dhe po e këshillonte: - dëgjo nipçe:

 - Jehona e zërit tënd po i tremb kafshët dhe shpendët e pyllit.

Edhe ato gjatë natës  flenë ndonjëherë dhe herë pas here i zë edhe mëngjesi, prandaj edhe ne nuk duhet t’i shqetësojmë ato. Sundi i vogël e kuptoi këshillën e gjyshit, dhe kështu i ndali thirrjet e zëshme, dhe me zë të ulët vazhdoi bisedën dhe shëtitjen me gjyshin e tij përskaj pyllit.

 


NË DITËLINDJEN E ARUSHIT



Arushi i pyllit e kishte ditëlindjen dhe kishte vendosur të festonte.

Ai kishte shumë miq në pyll, kështu që gëzimin e tij do ta ndante me gjithë miqtë e pyllit.

Nuk kishte bërë fare dallime, kështu që i kishte ftuar të gjithë, por edhe ndonjë që e kishte harruar, kishte ardhur pa e ftuar fare.

   - Dhelpra kishte ardhur e para që në pasditen e hershme. Ajo i kishte sjellë një kokë pule si dhuratë, për mezen e ditëlindjes së arushit, dhe një shishe me verë nga rrushi i vreshtave të Vërrinit.

   - Edhe ujku erdhi pas dhelprës. Dhe, sikur kishte marr mësim nga dhelpra, për arushin solli një kokë qengji nga qengjat e Sharrit dhe një shishe raki Rahoveci.

   - Në ditëlindjen e arushit, kishte ardhur edhe gjeli, i cili kishte sjellë ca kokrra misri për mezen e arushit. Pula kishte inat me dhelprën dhe e dinte se ajo është aty, nuk erdhi fare.

   - Derri solli ca kakërdhi, ndërsa miu kishte sjellë djathë të majmë Sharri që ia kishte vjedhur nga bulmeti një fermeri atje në Sharr.

Edhe milingona nuk mungoi. Për mikun, arushin, kishte sjellë ca krimba të thatë, që e kishte terur atje në bulmetin e shtëpisë.  
   - Kishin ardhur edhe shumë miq të tjerë, si lepuri, drenusha, sorra, qukapiku, zogu i pyllit, ketri e shumë të tjerë.

Më e zëshme në ditëlindjen e arushit ishte dhelpra. Ajo shpesh e ngrinte dollinë me gotat e rakisë, dhe thirrte;

 - Për shëndetin e arushit!

   - Pinin të gjithë, arushi, ujku, gjeli, ndërsa dhelpra vetëm sa i vinte në buzë dhe nuk pinte as një gllënjkë. Nga mëngjesi të gjithë u dehën, vetëm dhelpra po ndihej e kthjelltë.

   - Arushi i madh ishte bërë tapë. Ujku ishte shtrirë e s’po e dinte veten ku është. Edhe derri e kishte futur turirin nën një rrënjë lisi dhe s’po ndihej i gjallë.

Gjeli po ndiente turbullira në kokë dhe s’po e mbanin këmbët.

Ky ishte çasti i bukur për dhelprën, dhe pa një pa dy, koka e gjelit u gjend mënjanë.

   - Pasditen e vonë, kur u zgjua arushi, gjeti vetëm gjurmët e gjakut të gjelit, por jo edhe gjelin dhe dhelprën. Ajo kishte ikur diku pyllit e s’u pa më kund.

 

HAJNI KETËR



Njëherë në një lagje kishte shumë fëmijë. Ata luanin së bashku, pothuaj se çdo ditë aty mes lagjes së tyre. Ishte një shesh i vogël dhe të gjithë e kalonin kohën e lirë bashkë.

     Po aty në mesin e lagjes kishte një pemë shumë të lartë, e cila gjatë stinës së verës e vjeshtës mbushej me kokrra arrash. Arra ishte shumë e madhe dhe për fëmijët e lagjes, u shërbente më shumë për hije kur
nxeheshin nga dielli, por se kokrrat e arrës, kurrë nuk i preknin në pemë.

     Ishin fëmijë të sjellshëm dhe nuk i preknin kurrë gjërat e huaja në pronat e fermerëve.

     Për çudi, një ditë në lagje ishte përhapur fjalë se dikush po i dëmtonte kokrrat e arrave, kështu që fëmijëve u kishte rënë në vesh. Aq më keq, dikush edhe kishte akuzuar, se fëmijët po e dëmtonin pemën dhe frutat e saj.

      U mërzitën të gjithë, dhe një ditë u mblodhën te mesi i lagjes dhe vendosën që të gjithë së bashku, do ta gjenin fajtorin e dëmtimit të pemës.

      Tek po rrinin poshtë nën hijen e arrës dhe po bënin planin e kapjes së hajnit, ca kokrra arrash ranë pranë tyre. Arrat ishin të shpuara vrima-vrima dhe të dëmtuara brenda.

     Fëmijët u bënë shumë merak, kështu që filluan të shikonin përpjetë pemës, se nga po vinin ato kokrra arrash.
Njëri nga fëmijët, pa ketrin me një kokërr arre tek po përpiqej që ta hapte atë.

     E gjeta! - thirri A. - Ky qenka hajni i kokrrave të arrës, - dhe bëri me gisht përpjetë pemës.

     Fëmijët u alarmuan të gjithë, dhe ashtu siç ishin në grup, shkuan te pronari i pemës dhe e njoftuan atë, se kush po ia dëmtonte pemën e tij.

    Ai u falënderua te fëmijët, duke i përgëzuar ata për kujdesin që treguan për pemën e tij.

     Më në fund, e vërteta doli në dritë dhe fëmijët u ndien shumë të çliruar nga pafajësia e tyre.

 

 

 

 

 

 

 

MARRËVESHJA E DHELPRËS ME KËNDESIN

Njëherë në një kohë bënte rrëmujë dhe kohë  pasigurie për shpezët e shtëpisë. Në veçanti për pulat dhe për gjelat, që shpesh i sulmonte dhelpra e pyllit.

     Duke e ndjerë rrezikun, gjeli i kotecit të pulave iu lut dhelprës që të bënin një marrëveshje.

     Ky propozim i konvenoi dhelprës, sepse tanimë nuk duhej të vidhte pula, por të vinte çdo natë dhe të merrte vetë nga një pulë që ia ofronte gjeli, edhe atë, pa rrezikuar se dikush edhe do ta godiste dhelprën.
     Kështu vazhdoi marrësesh dhe dhelpra vinte çdo natë, ndërsa gjeli ia ofronte vetë pulën asaj.

     Kjo marrëveshje zgjati deri sa i gjithë koteci u zbraz dhe nuk mbeti asnjë pulë. Kishte mbetur gjeli i vetëm në kotec.

     Kur erdhi dhelpra për ta marrë pulën, pa vetëm gjelin aty, e i tha:

- Mblidh këmbët gjel, se të erdhi radha ty.
-     Nuk jemi marrë vesh kështu, - tha gjeli.
     E po, meqë pulat janë sosur, radha është te ti, - dhe pa një, pa dy, dhelpra e pyllit e hëngri edhe gjelin, duke e shkelur marrëveshjen.

 

 

 

P A S T H Ë N I E

 

Prenda Sejdia 

 

Libri: NË DITËLINDJEN E ARUSHIT  

nga Gëzim Ajgeraj 

 

Çdo jetë është bërë nga një moment i vetëm, moment në të cilin njeriu gjen, një herë e përgjithmonë, kush është.

E nis pikërisht me një thënie të Borgesit, pasi autori e ka idhull këtë shkrimtar botëror për vetë faktin e origjinalitetit dhe madhështisë.

Jetojmë në një botë komplekse dhe si e tillë secili kemi detyrë të japim nga vetja çfarë të mundemi për arsye se mjediseve tona iu kërkohet ngritje e vetëdijes dhe përgatitje për sfidat që kërkon jeta, dhe impenjimin duhet filluar me moshat e reja që në fëmijërinë e hershme.

     Kush u rrit në një çast pa kaluar etapat e moshës, dhe çdo moshë kërkon përkujdesjen e nevojshme jo vetëm nga prindërit që e lindën, por dhe elemente të tjera që formojnë karakterin e njeriut në tërësinë e saj.

Fëmijëve që në djep, nënat u këndojnë ninulla, më pas u tregojnë përralla a tregime për moshën. Pastaj, kohërat moderne kanë treguar se çerdhet e kopshtet fatmirësisht kanë qenë e janë efektive me disiplina pozitive ku fillon ndërtimi i marrëdhënieve ndërnjerëzore, mësojnë, aftësohen, marrin përgjegjësi apo dhe vetëdisiplinohen më kalimin e kohës, inkurajohen me sjellje të mira e deri te konkurrenca me qëllim përforcim dijesh e njohurish, në pritje reale e cila është edhe thelbësore në këtë proces të rritjes e zhvillimit të brezave pasi edukimi parashkollor apo fillor është edhe bazamenti i jetës.

     Ndihmesë të jashtëzakonshme në formimin e tyre japin edhe shkrimtarë e poetë që krijojnë enkas për këta lloj moshash.

      Ndonëse ka plot shkrimtarë e poetë, por për të krijuar konkretisht për këtë kontigjent moshe, edhe krijuesit duhet të jenë të përzgjedhur se jo kushdo e përmbush atë mision pasi kërkohet preciz e përkushtim të qëndrojë brenda kornizës së moshës.

Unë mendoj se shkrimtarët për fëmijë janë vlerë e shtuar e letërsisë.

      Të tillë janë, sepse ata ulen këmbëkryq me ta e futen thellë brenda botës së tyre të paimagjinueshme.

Flet e bisedon shtruar me ta si prej të rrituri.

Askush më mirë se ata mund të kuptohen.

      E kam parë me sytë e mendjes këtë veprimtari të tillë që të magjeps.

      Më kanë rënë në dorë shumë libra e krijime për fëmijë të autorit Gëzim Ajgeraj.

     Është aftësi të gjendesh dorë për dorë me vogëlushët e t’i mësosh së si duhet përgatitur për jetën, i edukon, i formon.

       Libri me përralla ka kafshë e shpendë, pastaj krahasimi vjen me moshat e rritën e tyre duke vënë në pah më tej problemet jetësore.

Autori Gëzim Ajgeraj vjen me këtë libër me përralla për fëmijë që titullohet:

 

“NË DITËLINDJEN E ARUSHIT”

 

Autori i pasionuar i letërsisë shqipe, kohët e fundit ka sjellë një sërë librash poezi (vjersha), përralla e tregime dhe fabul, për fëmijë e të rinj dhe është progresive mendoj unë, pasi plotëson  mozaikun në tërësinë e krijimtarisë dhe artit letrar, ky personalitet i letërsisë shqipe që ushqen mendim e ndjeshmëri dhe sigurisht meriton vëmendjen e kritikën vlerësuese për temat edukative që sjell.

Ky libër përmban tema të këndshme, interesante që zgjojnë kureshtjen e fëmijëve.

- Dy bufët e vegjël dhe dhelpra 

- Ketri dhe miu 

- Iriqi i uritur

- Mollëkuqja e milingona

- Në ditëlindjen e ARUSHIT

- Hajni ketër 

- Marrëveshja e dhelprës me këndesin etj.

 

NË DITËLINDJEN E ARUSHIT

 

Një krijim jashtëzakonisht i bukur plot personazhe dhe tejet edukativ dhe me përmbajtje mjaft domethënëse.

Autori e sjell përrallën në formën më atraktive të mundshme me brendi që të mahnit për mënyrën e organizimit, për vlerat e larta formuese dhe artistike.

• Arushi i pyllit vendosi të festonte ditëlindjen dhe ftoi pa dallim gjithë miqtë e pyllit.

• Dhelpra i solli si dhuratë një kokë pule dhe një shishe vere nga rrushi i vreshtave të Vërrinit. 

• Ujku solli një kokë qengji nga qengjat e Sharrit dhe një shishe raki Rahoveci.

• Gjeli i solli ca kokrra misri për meze Arushit.

• Pula për inat të dhelprës nuk erdhi fare.

• Derri solli ca kakërdhi.

• Miu solli djathë të majmë që ia kishte vjedhur një fermeri në Sharr.

• Milingona solli ca krimba të thatë.

Hëngrën e pinë derisa u dehën e s'dinin seç bënin, i zu gjumi të gjithë, veç dhelprës. 

Ajo si dinake që është shfrytëzon rastin për të rrëmbyer gjelin dhe largohet.

- Klasikja dhelpër ia doli mrekullisht misionit të hershëm të mashtrimit.

      Autorin e shohim në lartësinë e duhur të krijimtarisë për fëmijë që kërkohet maturi e kujdes deri në perfeksion për përshtatjen me moshën.

    Ajgeraj është padyshim misionar që dëshmon çiltërsi dhe ligësitë i lufton në mënyrë të figurshme dhe kjo padyshim është aftësi t’i mësosh fëmijët të mendojnë e në këtë mënyrë edhe të flasin për karakteret njerëzore me anë të krahasimit të veprimeve dhe duke hyrë në psikologjinë e vogëlushëve organizon në analizë ngjarjet, personazhet përmes imazheve,  por dhe zhvillimeve në shoqërinë njerëzore, ndaj nxit dialog.

- Kjo përrallë e të tjera që përmban ky libër, veç të qeshurave,  të gjitha pas tyre e kanë dhe një moral njerëzor.

Ama janë shumë argëtuese e mjaft edukative pasi nxjerrin mjaft mësime për jetën, duke përdorur inteligjencën në shqyrtimet e figurave.

Kjo përrallë që ishte edhe si shtyllë e librit na mëson se në çdo mjedis ekziston engjëlli dhe djalli.

 

• DY BUFËT E VEGJËL DHE DHELPRA

 

Dy bufët gjendeshin në degë të pemës dhe ndiqnin lojën e gjetheve tek i hidhte era poshtë në drejtim të tokës.

      Çuditeshin me ndërrimin e ngjyrave të gjetheve. Kërcimi i një ketri prishi qetësinë e bufëve, dhe ata menduan se ai po luan e mund të kishte ndonjë festë a gëzim. 

     - Autori sjell një tjetër mënyrë bisede dhe tjetër zhvillimi mendor, supozuar në krahasim njerëzor pasi është edhe qëllimi kryesor i autorit, ndaj mendohet që fëmijët edhe mund të bëjnë ndonjë ngjashmëri me karakteret e shokëve apo të të njohurve të tyre pasi majmunët kanë simbolikë mungese të theksuar zgjuarsie, ndaj dhe shprehjet kanë ndjeshmëri të lartë.

     Krijuesi duket se është në kërkim të  hulumtimeve të formave dhe mënyrave të ngjarjeve me strukturën dhe ndërtimin e fjalës, por dhe zgjedhjen e saj, pasi moshat e vogla kërkon t'i trajtojë me delikatesë nga shpirti i tij universal.

 

• KETRI DHE MIU

 

Ketri gjendej degëve të lisave gjatë fillimdimrit  pasi s'kishte ku ta kalonte acarin  ngase nuk kishte shtëpizë as ushqim. 

Miu u tregua zemërgjerë si askush tjetër.

     Ai i propozoi që ta kalonte dimrin pranë miut në shtëpinë e tij. Pra miu donte t'i bënte këtë nder të madh ketrit fatkeq, pasi miu kishte siguruar mjaft ushqim për atë periudhë të të ftohtit  dhe ketri e priti me padurim ftesën e miut.

     Autori është mjaft fin në këtë përrallë që u sjell vogëlushëve, ngase ua paraqet një botë krejt reale të njerëzores por dhe njerëzishmes.

Jo më kot e thonë:

     - "Më mirë një mik i mirë se të kesh shumë e për lumë".

     Autori në këtë rast shkrin identitetin njerëzor brenda krahasimit, duke e rrotulluar në sfera të ndryshme. 

- Autori i librit vjen si engjëlli i ajrit, që sjell çlirimin e ajrit nga vibracionet negative e krijon  mjedis të këndshëm e plot mirësi dhe vjen si një teknikë e fuqishme, e cila ndryshon gjendjen shpirtërore të njeriut me pozitivitet.

     Ky libër është një prezantim i ndjeshëm edhe në rrafshin estetik. Luan me figurat e fjalët ndër gurrat e pashtershme të mendimit dhe vijnë si gurë kristali në mendimet e vogëlushëve. 

     Aftësia krijuese e shkrimtarit shumëdimensional z. Gëzim Ajgeraj,  kalon limitet e parashikimit të kujtdo, pasi ka lëvruar të gjithë zhanret letrare e madje me dhjetëra libra e tituj në çdo zhanër.

     Ajo që dua të theksoj, më mahnit krijimtaria për fëmijë, e them kështu, ngaqë kam studiuar krijimtarinë e tij, ndaj aftësitë janë të jashtëzakonshme që krijon për grupmoshat dhe ky fenomen e bën akoma më të veçantë autorin.

     Është ëndërr, madje ekselencë të arrish majat e krijimtarisë letrare dhe kjo do të thotë të jesh gjithnjë ajo makineria e pandalur dhe e mirë menaxhuar, pasi gërmon thellësitë e kohës dhe gërsheton krijimtarinë letrare plot vlera artistike e stilistike, duke nxjerrë në pah vlerat e larta dhe virtytet njerëzore. 

Kështu kthehet në burim frymëzimi për brezat.

     E mbi këtë bazë, autori operon me materien në sisteme letrare, dhe idetë e tij përqafohen me dëshirë por dhe shpresë.

     Uroj që libri të vijë sa më këndshëm për vogëlushët e t'i mbushullojë shpirtrat e tyre.

Urime e suksese autorit.

Udhë të mbarë librit.

                Lezhë, 28 tetor 2022

 

------------------------------------------------------------------------

 

 

 

Gëzim Ajgeraj

U lind më 1967 në Malësinë e Vërrinit.

Shkollimin e mbaroi në vendlindje, kurse të mesmen e të lartën në Prizren. Studimet për elektronikë  në  Zvicër (1990-95). Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, në Prishtinë.

Që nga 23 marsi 2002 është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Zvicrës (SSV). Është anëtar i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë në Zvicër. Jeton dhe krijon në Zvicër.

Ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me të gjitha gazetat dhe revistat e kohës, si: “Rilindja”, Zvicër – Prishtinë; “Bujku” – Prishtinë; “Zëri i Kosovës”, Zvicër – Prishtinë; “Bota sot” – Zvicër; “Koha ditore” – Prishtinë; “Epoka e re” – Prishtinë; “Zëri”- Prishtinë; “Fakti” – Shkup; “Ars” – Tiranë; “Pena shqiptare” – Prishtinë; “Pionieri” – Prishtinë; “Zogu i mëngjesit” - Prishtinë, etj. Nga janari i vitit 2004, editon revistën “Metafora”. Së fundi, editon edhe revistën “Vërrini”..

Jeton dhe vepron në Zvicër mbi tre dekada e gjysmë.

 

VEPRAT LETRARE

 

I – POEZI

 

1. Poezi: ”Klithmë malli”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1997;

2. Poezi: ”Ëndrra për parajsë”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1998;

3. Poezi: ”Qiellit po digjem”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1998;

4. Poezi: ”Flakë në plagë”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1998;

5. Poezi:  “Mallëngjimi”, poezi, “Rilindja”, 2000;

6. Poezi:  “Balada e Vërrinit”, (Poemë), KL. “F. S. Noli”, Prizren, 2001;

7. Poezi: “Degë e thyer”, poezi, “Metafora”, Prizren, 2007;

8. Poezi: “Etje në fjalë”, poezi, Prizren, 2013;

9. Poezi: “Kthimit furtunat m’i bëjnë prita”, poezi, Prizren, 2013;

10. Poezi: “Nxitoj të kthehem me dritë”, poezi, Prizren, 2013;

11. Poezi: “Kënga e zogut”, “Metafora”, Prizren, 2020;

12.. Poezi: “Diellnxënësit”, “Metafora”, Prizren, 2020;

13. Poezi: “Kronikë e udhëve”, “Metafora”, Prizren, 2020;

14. Poezi: “Në karantinën alpine”, “Metafora”, Prizren, 2020;

15. Poezi: “Nostalgji e mall”, “Metafora”, Prizren, 2020;

16. Poezi: “Dritëhijet e  fjalës”, “Metafora”, Prizren, 2020;

17. Poezi: “Drithërimë mendimi”, “Metafora”, Prizren, 2020;

18. Poezi: “Eh, guri”, “7 Days”, Prizren, 2021;

19. Poezi: “Strehët pikojnë mall”,  “7 Days”, Prizren, 2021;

20. Poezi: “Antisimbiozë”,  “7 Days”, Prizren, 2021

21. Poezi: “Magma e shpirtit”,  “7 Days”, Prizren, 2022;

22. Poezi: “Vegimet e heshtjes”,  “7 Days”, Prizren, 2022;

23. Poezi: “Agmia e fjalës”,  “7 Days”, Prizren, 2022;

24. Poezi: “Zemërimi i fjalës”, “Metafora”, 2019, Prizren;

25. Poezi: “Fjalë e mall”, “Metafora”, Prizren, 2016;

26. Poezi: “Notesi i poetit mërgimtar”, “Metafora”, Prizren, 2016

27. Poezi: “Gjemba në fjalë”, poezi për fëmijë e të rinj, botoi “Metafora”, Prizren, 2016;

28. Poezi: “Larg pikon malli”, poezi, botoi “Metafora”, Prizren, 2015;

29. Poezi: “Mbi rima bie shi”, poezi, botoi “Metafora”, Prizren, 2015;

30. Poezi: “Buzëqeshja e vrarë“, 7 Days”, Prizren, 2021

31. Poezi: "Art metafora", poezi 460 faqe, “Metafora”, Prizren, 2014;

32. Poezi: "Çaste alpike", poezi, “Metafora”, Prizren, 2014;

33. Poezi: "Duhemi sikur...", lirika dashurie, “Metafora”, Prizren, 2014;

34. Poezi: “Regëtim në horizont“, 7 Days”, Prizren, 2018

35. Poezi: “Nostalgjia“, 7 Days”, Prizren, 2020

36. Poezi: “Stinët e udhëve të mia“, 7 Days”, Prizren, 2021

37. Poezi: “Reliktet e hpirtit “, 7 Days”, Prizren, 2021

38. Poezi: “Regëtim në horizont“, 7 Days”, Prizren, 2021

39. Poezi: “Mendim i gurtë“, 7 Days”, Prizren, 2021

40. Poezi: “Dhembje malli”, Poezi të zgjedhura nga Bedri Halimi, SHKYP, 2022.

 

II – Romane

 

1. Roman: “Misioni i kriminelit”, roman, Prizren, 2009;

2. Roman: “Serboarmatosja”, roman, Prizren, 2012;

3. Roman: "Studentët", roman, “Metafora”, Prizren, 2014

4. Roman: “Rrëfimet e doktorit”, botoi, SKYP, Prizren, 2019

5. Romani: “Giti”, “Metafora”, Prizren, 2017;

6. Roman: “Ditari i ushtarit të lirisë”, SHKYP, Prizren, 2016;

7. Roman: “Copëzat e idealizmit”, “Metafora”, Prizren, 2016;

8. Roman: “Trëndafilat e pranverave të kuqe”, botoi “Metafora”, 2016;

9. Roman: “Rob”, roman, botoi “Metafora”, Prizren, 2016;

10. Roman: “Helmimi”, roman, “Metafora”, Prizren, 2014;

 

III - Tregime

 

1. Tregime: “Stinët e udhëve të mia”, “Metafora”, Prizren, 2018;

2. Tregime: “Parullat”, “Metafora”, Prizren, 2017;

 

IV – Dramë

 

1. Dramë: “Rruga e lirisë”, dramë,  “Meshari”, Prishtinë, 2001;

2. Dramë: “Plaga e lirisë”, “Metafora”, Prizren, 2017;

3. Dramë: “Dhembjet e epokës së kuqe”, “Metafora”, Prizren, 2017;

 

V - NOVELA

 

1. Novela: "Shtigjet e bardha", novelë letrare, (Ribotim), “Metafora”, Prizren, 2014

 

VI – Baladë

 

1. Baladë:  “Lulëkuqet e Vërrinit”, Edicioni “Metafora”, poezi, Zvicër 2005

 

VII – ETNOS KULTUROR

 

1. Urti popullore: “Urti popullore të Vërrinit 1”, (bashkautorësi), “Apolonia” 1997, Prishtinë;

2. Etnos: “Tregime e anekdota nga odat e Vërrinit-2, “Metafora”, 2019, Prizren;

3. Etnos: “Tregime e anekdota nga odat e Vërrinit-3, “Metafora”, 2019, Prizren;

4. Etnos: “Tregime e anekdota nga odat e Vërrinit- 4”, “Metafora”, 2019, Prizren;

5. Etnos: “Tregime e anekdota nga odat e Vërrinit-5, “Metafora”, 2019, Prizren;

6. Etnos: “Tregime e anekdota nga odat e Vërrinit-6, “Metafora”, 2020, Prizren;

7. Etnos: “Tregime e anekdota nga odat e Vërrinit-7”, “Metafora”, 2020, Prizren;

8. Etnos: “Tregime e anekdota nga odat e Vërrinit-8”, “Metafora”, 2021, Prizren;

9. Etnos: “Tregime e anekdota nga odat e Vërrinit-9”, “Metafora”, 2021, Prizren;

10. Etnos: “Tregime e anekdota nga odat e Vërrinit-10”, “Metafora”, 2021, Prizren;

11. Etnos: “Tregime e anekdota nga odat e Vërrinit-11”, “Metafora”, 2020, Prizren;

12. Etnos: “Tregime e anekdota nga odat e Vërrinit-12”, “Metafora”, 2020, Prizren;

13. Etnos: “Tregime e anekdota nga odat e Vërrinit-13”, “Metafora”, 2020, Prizren;

14. Etnos: Katundi e bon luftën, shehri e ngre bajrakin, Metafora, 2007

15. Etnos kulturor: “Festat dhe ahengjet në këngët e vajzave të Vërrinit”,  (Etnos kulturor), “Metafora”, Prizren, 2017;

16. Etnos kulturor: “Unë po e thej qafën, po shkoj  n`darsëm”, tregime popullore vërrinase, “Metafora”, Prizren, 2017

 

VIII – Monografi

 

1. Monografi: “Rruga e lirisë” -intervistë me Zafir Berishën, botoi

Asociacioni i Veteranëve të ish- UÇK-së – Prizren, 2002;

2. Monografi: “Masakra e Tuzsuzit”, Monografi, (bashkautorësi

me Ilam Berishën), “Metafora”, Prizren, 2007;

3. Monografi: “Xhevat Berisha – Legjenda e Vërrinit”, monografi, Prizren, 2013;

4. Monografi: “Publicistika në luftë e në paqe dhe arti poetik i  Qazim Thaçit”, (Monografi përmes shkrimeve autoriale), SHKYP, Prizren, 2016/17;

5. Monografi: “Periodiku i kohës për luftën në Vërri e Prizren – 1”,  publicistikë, botoi “Metafora”, Prizren, 2014;

6. Monografi: “Për të gjallë kullat nuk i lëshojmë – Sadedin Hasani – Militanti i UÇK-së”, monografi, “7 Days”, Prizren, 2021.

7. Monografi: “Malësia e Vërrinit”, monografi, “7 Days”, Prizren, 2022.

 

 

IX – Poezi për fëmijë

 

1. Poezi: ”Kënga e babait”, poezi për fëmijë, “Apolonia”, Prishtinë, 1998

2. Poezi:  “Zana në mërgim” (poezi për fëmijë), “Metafora”, Prizren, 2007;

3. Poezi:  “Huqet e Benit”, (poezi për fëmijë), “Metafora”, Zvicër, 2007;

4. Poezi:  “Dallëndyshja në Vërri” (poezi për fëmijë), “Metafora”, Prizren, 2007;

5. Poezi:  “Kroi i qytetit tim”, (poezi për fëmijë), ”Metafora”, Prizren, 2007

6. Poezi: “Bashkimi bën fuqinë”, (poezi për fëmijë), Edicioni i revistës “Fidani”, Prizren, 2013;

7. Poezi për fëmijë e të rinj: “Bufi i pemës sonë”, “7 Days”, Prizren, 2022;

8. Poezi për fëmijë e të rinj: “Strofulli i dallëndyshes”, “7 Days”, Prizren, 2022;

9. Poezi për fëmijë e të rinj: “Krekosja e dordolecit”, “7 Days”, Prizren, 2022;

10. Poezi për fëmijë e të rinj: “Gjemba në vargje”,  “7 Days”, Prizren, 2021;

11. Poezi për fëmijë: “Hajni ketër”, “Metafora”, 2018, Prizren;

12. Poezi: “Gjuha e Lonës”, poezi për fëmijë, botoi “Metafora”, Prizren, 2017;

13. Poezi: “Kukulla Elonë”, poezi për fëmijë, botoi “Metafora”, Prizren, 2015;

14. Poezi: “Teatri Lona”, poezi për fëmijë, botoi “Metafora”, Prizren, 2016;

15. Poezi: “Libri është porta e botës”, poezi për fëmijë e të rinj, botoi “Metafora”, Prizren, 2016;

16. Poezi: "Piktura në mur", poezi për fëmijë e të rinj, “Metafora”, Prizren, 2014;

17. Poezi: “Piktura në mur“, 7 Days”, Prizren, 2018

18. Poezi: “Në kopshtin e gjyshit“, 7 Days”, Prizren, 2020

19. Poezi: “Lona shkon në shkollë”, 7 Days”, Prizren, 2022

20. Poezi: Kush e solli lirinë, 7 Days”, Prizren, 2023

 

 

X – Romane për fëmijë

 

1. Roman për fëmijë: “Pëllumbat e lirisë”, novelë për fëmijë,

Edicioni i revistës “Fidani”, Prizren, 2004;

2. Roman për fëmijë: “Ditët e bardha”, novelë për fëmijë,

Edicioni i revistës “Fidani”, Prizren 2004

 

XI - Fabula

 

1. Fabula:  “Bosi lepurushi”,  fabula, ”Metafora”, Zvicër, 2006;

2. Poezi për fëmijë: “Kot inat ia kemi fabulës”, “Metafora”, Prizren 2018;

3. Poezi për fëmijë: “Sot as ditën nuk të njohin”, “Metafora”, Prizren 2017;

4. Poezi për fëmijë: “Bosi lepurushi”, “Metafora”, Prizren 2014 .

 

XII – Gjëegjëza

 

1. Gjëegjëzë: “Gjëegjëza”,  Metafora, Zvicër, 2006.

 

XIII – Poema për fëmijë

 

1. Poemë: “Dita me Tonin” (poemë), ”Metafora”, Zvicër, 2006;

2. Poemë: “Muajt e vitit me Ardin” (Poemë), ”Metafora”, Zvicër, 2006;

 

XIV - Tregime për fëmijë

 

1. Tregime për fëmijë: “Tregimet e gjyshit”,  “7 Days”, Prizren, 2021;

2. Tregime për fëmijë: “Në botën e hileve”,  “7 Days”, Prizren, 2021;

3. Tregime për fëmijë: “Qershia e stërgjyshit”,  “7 Days”, Prizren, 2021;

4. Tregime për fëmijë: “Lona shkon në shkollë”,  “7 Days”, Prizren, 2022;

5. Tregime për fëmijë: “Trenat dhe toni”,  “Metafora”, Prizren, 2017;

6. Tregime për fëmijë: “Buka e gjyshes”, “Metafora”, Prizren, 2017.

 

XV - PËRRALLA PËR FËMIJË

 

1. Përralla: “Gjashtë picimulët në olimpiadë”, përralla për fëmijë, botoi  “Metafora”, Prizren, 2016;

2. Përralla: “Kësulëkuqja Koni kërkon një shtëpizë” (Përralla për fëmijë),  botoi “Metafora”, Prizren, 2016;

 

XVI – Studime letrare

 

1. Studime: "Arti poetik i Ibrahim Skënderit nën optikën e rivlerësimit",

kritikë letrare, “Metafora”, Prizren, 2014;

2. Studime: "Të jesh shkrimtar...!1", ese letrare, “Metafora”, Prizren, 2014;

3. Studime: "Ah, ky art i shkrimit... 2", ese letrare, “Metafora”, Prizren, 2014;

4. Studime: "Arti e metafora 3", ese letrare, “Metafora”, Prizren, 2014

5. Studime: „Metafora e lirisë“ - Vështrim rreth krijimtarisë së Bedri Halimit

Shoqata Kulturore “Ymer Prizreni”, 2014;

6. Studime letrare: “Metafora e poezisë”,  “7 Days”, Prizren 2021.

 

XVII – KRITIKË LETRARE

 

1. Kritikë letrare: “Poetët për poetin”, “Metafora”, Prizren, 2018;

2. Studime: “Metafora e fjalës”- Studime letrare, botoi “Metafora”, Prizren, 2015;

 

XVIII – ANTOLOGJI

 

1. Antologji: Cikël me poezi, “Atdheu në trastë”, botoi

revista letrare "Jeta e re" nr. 4, korrik-gusht 2002, viti LIV, Prishtinë;

2. Antologji: Cikël me poezi, “Atdheu i copëtuar”,  në librin “Pikoi molla gjak”  (Lirikë me motive arvanitase), botoi MKRSÇJR-Departamenti i Çështjeve Jorezidente,

Prishtinë, 2004;

3. Antologji: Cikël me poezi, “Udhë e zjarrmi”, në librin “Muzat i bien lyrës”,

Edicioni i revistës “Fidani”, Prizren, 2005;

4. Antologji: “Momente” (Grup autorësh nga Letërsia botërore në gjermanisht);  (Augenblicke), Zvicër, 2007;

5. Antologji: Grup autorësh, “Shkreptimë në horizont”, (Krijime artistike kushtuar 100 vjetorit të pavarësisë), botoi Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit, dhjetor, 2012, Prizren;

6. Antologji: Grup autorësh,  “Një shekull dritë”,  botoi "Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani", nëntor, 2012, për nder të 100 - vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Tiranë, 2012;

7. Antologji: Grup autorësh, “Çamëri zemra ime”, përgatitur nga Fatime Kulli / Kolec Traboini, Pantheon Books, 220 faqe, Tiranë-Prishtinë, 2014;

8. Antologji: Grup autorësh, “Lulëkuqet e lirisë” – “Çdo shesh një përmendore”,

Dibran Fylli, SHB.“Meshari“, Prishtinë, 2015;

9. Antologji poetike: “Zemra prindërore”, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë: Agim Bacelli, Këze (Kozeta) Zylo dhe Kostaq Duka, Amerikë, 2011;

10. Antologji: Grup autorësh, botoi Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit, dhjetor, 2015, Prizren;

11. Antologji; Grup autorësh, “Ëndrra, shpresa dhe iluzione”, Luan Maloku,

Amanda Edit Verlag, Bukuresht, Rumani, janar 2016;

12. Antologji, Selatin Novosela: “Demaçi aromë atdheu”, Shoqata e të Burgosurve Politik e Kosovës, Prishtinë, 2015;

13. Leksikon: “Leksikoni i autorëve shqiptarë në Zvicër”, Besnik Camaj dhe Shefqet Dibrani, botoi: “Faik Konica”, Prishtinë, 2016;

14. Antologji: “Revista albanezul – Shqiptari”, Nr. 137/2007,tema: Fati i botës varet nga Zoti dhe Kosova”, Bukuresht, kryeredaktor: Baki Ymeri, themelues

Fondi Nikolla Naço 1888, Bukuresht;

15. Antologji: “Antologji e poezisë moderne shqipe”, përgatitur nga Adem Zaplluzha, 2016, Kosovë;

16. Antologji: “Alepo”, Antologji e poezisë shqipe, Përgatiti Tyran Spahiu, Prizren, 2016;

17. Antologji: “Shkrimtarët për Havzi Nelën”- Shpirti i lirë i Lumës, përgatiti Rexhep Shahu, botoi Klubi i poezisë, Tiranë, 2018.

18. Antologji:”Pranvera poetike në Vërri”, Metafora, Prizren, 2015;

19. Antologji: “Një kafe me miqtë e metaforës”, “Metafora”, Prizren, 2014;

20. Antologji: “Në rrjedhën e Drinit”, “Metafora”, Prizren, 2014;

21. Monografi nga Çerkin Bytyçi: Prim. Dr. Daut Mustafa: poezi nga Gëzim Ajgeraj: Mantelbardhi zemërbardhë (Dr. Daut Mustafa mjek dhe humanist), fq. 123, viti i botimit 2001;

22. Antologji në gjuhën Suedeze, « Cikël me poezi », Suedi, 2022

23. Monografi: Një krismë pushke për liri (Poezi nga autor të ndryshëm për dëeshmorin Selim Berisha), Milazim F. Kadriu, Prishtinë;

24. 20. Antologji: “Ku sofra e kuvendit rri shtruar”, Bibloteka ndërkomunale e Prizrenit (grup autorësh) Prizren, 2013;

25. Demir Behluli, “Portrete shkrimtarësh”, Prishtinë, 2002;

26. Jeta e re / Revistë letrare Nr: 4, viti LIV, “Cikël me poezi”, Prishtinë, 2002;

 

 

XIX – REVISTA

 

1.  ( 22 Numra).

Revistat: “Metafora”, Nr. 1, (2004),  deri Nr. 22 - (2023).

 

2.  ( 5 Numra)

 

Revista: “Vërrini”- 1, viti 2014;

Revista: “Vërrini”- 2, viti 2015;

Revista: “Vërrini”- 3, viti 2016;

Revista: “Vërrini”- 4, viti 2017;

Revista: “Vërrini”- 5, viti 2017.

 

3. Penda e artë: Bashkë/editor me poeten Prenda Sejsia; Editore për Shqipëri.

 

1. Penda e artë 1, dhjetor 2022

2. Penda e artë 2, janar  2023

3. Penda e artë 3, shkurt  2023

 

4. Revista; ROZAFA, / Shkodër, Edicion i Klubit të shkrimtarëve, poetëve dhe artistëve të Veriut të Shqipërisë, me seli në Shkodër.

(Ideator, bashkopuntor, pregaditjen, dizajnin e deri në publikimin e revistës).  / Anëtar nderi i klubit dhe revistës.

 

1. Rozafa 1, Shkodër 2023.

 

XX - Vlerësime kritike për veprën e Gëzim Ajgerajt;

 

1. Kritikë letrare nga Ilam Berisha,  “Gëzim Ajgeraj – poet i mallit dhe i krenarisë kombëtare” -“Metafora”, Prizren, 2012;

2. Kritikë letrare nga Ilam Berisha, “Gëzim Ajgeraj  -  një zë origjinal i vlerave të artit letrar”  “Metafora”, Prizren, 2012.

 

5 - Libra studimor nga Prenda Sejdia:

 

1. - POEZIA E AJGERAJT NË DIOPTRINË E ANALIZËS DHE TË KRITIKËS LETRARE - Studime letrare

2. - DIVERSITETI I PENËS SË AJGERAJT NËN DIOPTRINË E ANALIZËS DHE TË KRITIKËS LETRARE - Studime letrare

3. - METAFORA E MALLIT (Përzgjedhje poetike nga poezia e Ajgerajt)

4. - POETI I METAFORAVE – Studime letrare

5. - ROMANI I AJGERAJT NËN OPTIKËN E ANALIZËS DHE TË KRITIKËS LETRARE - Studime letrare

6. PENA E AJGERAJ NË LETERSINË PËR FËMIJË (Studim Letrarë), , “7 Days”, Prizren, 2023.

 

XXI – ENCIKLOPEDI

 

1. Si krijues e studiues u përfshi në: Fjalorin Enciklopedik të Kosovës, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, 2018; Leksikon Enciklopedik i Akademisë Shqiptare.

 

XXII - PARAPSIKOLOGJI

 

1. Psikologji: “Ndërgjegjësimi i individit  - vlerë e së ardhmes”, “Metafora”, Prizren, 2017;

2. Psikologji: “Pikëpamje për jetën dhe përvojat”, botoi “Metafora”, 2019, Prizren;

3, Parapsikologji: Refleksione dhe uni personal, “7 Days”, Prizren, 2022.

 

 

XXIII - BASHKAUTORËSI NË  GJUHË TË HUAJA

 

1. Poezi: “Në krahët e dritës” (Botim në bashkautorësi me Mariana Grigore), Rumanisht – shqip, Amanda Edi Verlag, (përkthyer nga Baki Ymeri), Bukuresht, 2021.

 

XXIV – PËRZGJEDHJE ME POEZI PËR TË TJERËT

 

1. Poezi: “Malësisë i këndoi në vargje”, poezi nga poeti Ilmi Kurti (Mjeshtër i madh),

Malësi e madhe, Shqipëri. Botoi: 7DAYS, Prizren, 2023.

 

XXV – LEKSIKON

 

1, LEKSIKON: Leksikon i autorëve shqiptarë në Zvicër, nga autorët: Besnik Camaj e  Shefqet Dibrani

 

 

XXVI -  ÇMIMET

 

1 -  Çmimin: Shkrimtari më mirë i vitit 2014, nga Drejtoria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit, komuna e Prizrenit, 2014.

 

2. Çmimi i 1-rë : “Abdullah Thaçi”, Bibloteka Mdërkomunale Prizren, 2020