Gëzim AJGERAJ
NË DITËLINDJEN E ARUSHIT
(Përralla për fëmijë të vegjël)
HYRJE
Të dashur fëmijë,
Brenda këtij libri,
jua sjell disa nga përrallat që xhaxhi poeti i ka krijuar për moshën tuaj, duke
ndarë çaste të bukura edhe me ju. Kënaqësia që kam ndier gjersa i kam krijuar
ato, më ka sjellë gjithmonë pranë jush duke përjetuar gëzimet, emocionet dhe
kuriozitetin tuaj, të gjitha, duke i perceptuar së bashku me ju.
Shpeshherë, në
imagjinatën time, derisa po krijoja këto përralla, kam përjetuar botën tuaj,
dhe edhe unë i kam kujtuar ditët e fëmijërisë sime, kur ulesha pranë gjyshes
sime dhe mezi prisja të dëgjoja përrallat e saj. Dhe, nga ky perceptim, edhe
unë jam ndier, paksa, fëmijë si ju, dhe kënaqesha derisa po i shijoja në
imagjinatën time. Kemi shkuar në ditëlindjen e arushit dhe i kemi ndarë disa
çaste të bukura edhe ne aty në kopshtet e pyllit dhe kemi udhëtuar imagjinatës
së ëndrrave tona, duke nuhatur kënaqësinë e botës që e përjetoni ju sot.
Kemi takuar iriqin,
miun, bufët e pyllit, ketrin, mollëkuqen, milingonën, dhelprën, mizën e qenin
dhe kemi shkëputur pjesëza nga jeta e tyre, për t’i sjellë ato në përrallëza
për ju. Dhe tani, kur këto përralla po jua sjellim në formën e një libri,
sigurisht se ndiheni shumë të gëzuar, që përmes zërit tonë po vijmë edhe në
mesin tuaj për të kënaqur dëshirat tuaja dhe ndjenjat që jua ka ënda për
përrallat. Xhaxhi Gëzimi, uron për ju që të kënaqeni sa më shumë kur t’i lexoni
dhe të mësoni së paku diçka të bukur nga ky lloj i krijimtarisë.
Suksese e lexim të
këndshëm për ju, të dashur fëmijë!
Autori
DY BUFËT E VEGJËL
DHE VJESHTA
Dy bufët e vegjël
rrinin strukur mbi një degë. Ata shikonin nga dega të gjitha lëvizjet që po
bëheshin brenda në pyll. Ndihej një qetësi që bufët e vegjël i kënaqte dhe nuk
i trembte askush. Ata po shikonin gjethet e pyllit përreth sesi po e ndryshonin
ngjyrën e tyre, dhe ashtu, me shumë habi, po bisedonin mes vete.
- Sa e çuditshme, -
i tha njëri buf tjetrit. - I sheh se si gjethet i ndërrojnë ngjyrat e veta e po
bëjnë makijazhe?
- Ndoshta po
festojnë ndonjë festë karnavalesh, apo edhe mund të bëjnë ndonjë lojë mes vete,
- shtoi tjetri.
- Apo, ndoshta edhe
po provojnë lojën me erën. - E shikon si kërcejnë, duke rënë atje poshtë, - tha
i dyti.
- Ndoshta po shkojnë
për të fjetur atje poshtë në tokë, - shtoi i dyti buf.
Qetësinë e tyre e
prishi kërcimi i një ketri, i cili u pa pranë tyre. Ai po kërcente me fletët e
gjetheve që po flatronin teposhtë tokës, bashkë me erën e vjeshtës.
Sa budalla, qenka ky
ketri! - tha njëri nga bufët.
Edhe ky mund të ketë
ndonjë festë a gëzim.
Ndërsa loja dhe
kërcimi i ketrit vazhdoi tutje pyllit, dy bufët po e ndiqnin me kuriozitet
kërcimin e tij.
KETRI DHE MIU
Kishte disa ditë që
bora kishte mbuluar edhe pyllin. Ketri bishtgjatë që nuk ishte përgatitur për
kohë dimri, as me ushqime e rezerva dhe as me shtëpizë, kishte mbetur degëve të
lisave. Dhe, bora që binte, po binte edhe mbi të. Ai po ndihej shumë keq,
kishte të ftohtë, ishte lagur dhe po mërdhinte. Aq më keq, kishte edhe uri dhe
që prej ditësh s’po gjente ushqime për të ngrënë. I lodhur nga uria dhe barku i
zbrazur, po e ndiente edhe më tepër të ftohtin.
Kërcente nga dega në
degë e herë zbriste edhe poshtë lisave, duke trokitur nëpër portat e miqve të
tij në pyll. Askush nuk e pranonte as brenda dhe as nuk po i jepnin ushqime.
Ariu e flaki me
forcë nga porta e shpellës. Ujku e kërcënoi, dhe po të mos ishte një degë lisi
ku ai kërceu, sa s’përfundoi në gojën e ujkut. Te dhelpra as që provoi të
shkonte. Vetëm miu i vogël, Coli, u tregua i mëshirshëm.
Ai e pa me dhimbje
ketrin, dhe i tha: - Eja në shtëpinë time, aty te rrënja e një lisi, aty kam
edhe ushqime, por edhe vend që t’i ta kalosh dimrin.
Edhe ketri ofertën e
miut e pranoi me padurim dhe shkoi bashkë me miun te shtëpia e tij.
Miu i dha ushqime,
dhe kështu së bashku, ketri dhe miu e kaluan të ftohtit e dimrit.
IRIQI I URITUR
Në një lagje buzë
një pylli dhe një rrjedhe të vogël uji, jetonte një iriq. Ai jetonte prej
kohësh aty pranë shtëpive dhe kush nuk e ngacmonte. Falë kësaj qetësie,
nganjëherë shihej edhe ditën kopshteve pranë shtëpive dhe aty te rrjedha e
lumit. Ndihej i qetë dhe gjithçka që i duhej i kishte rreth vetes.
Një natë, iriqi po
ndiente uri, dhe nga barku i zbrazur, nuk po mund as edhe të flinte. U struk
disa herë te strofulli i tij dhe po provonte, por assesi ta zinte gjumi.
Kur e pa që s`po
mund të flinte, doli nga strofulli dhe po shikonte gjithandej se, ç`të gjente
për të ngrënë. Kërkoi përreth rrjedhës së ujit, ndonjë bretkosë, ndoshta mos e
zinte në gjumë, apo ndonjë krimb, por nuk gjeti asgjë. Nata ishte shumë e errët
dhe nuk dukej asgjë.
Iu afrua një shtëpie
aty pranë, dhe aty pranë një qoshku, gjeti një pjatë të mbushur me ushqime për
macet. U gëzua shumë. Shikoi gjithandej dhe s`dukej askush. I hëngri të gjitha
ushqimet e bëra gati për macet, deri sa e mbaroi gjithë pjatën, dhe iku drejt
strofullit të vet për të fjetur.
Ngaqë e kishte
mbushur barkun me ushqime, ai fjeti menjëherë.
MOLLËKUQJA DHE
MILINGONA
Një mollëkuqe dhe
një milingonë ishin ndalur përpara hartës së botës dhe po shikonin. Milingona
ngaqë ishte kurioze, e pyeti mollëkuqen se, çfarë po mendonte.
Mollëkuqja, pak me
një lloj krenarie, iu përgjigj: - dua të bëj një udhëtim rreth globit, kështu
që po e shikoj rrugën se nga dua të shkoj.
Uaaa! - tha
milingona. - Pranon që edhe unë të vij me ty.
Mollëkuqja e shikoi
e i tha: - po ti nuk ke krahë, ke vetëm këmbë, si do të fluturosh?
Unë do të eci në
këmbë, - u përgjigj milingona.
Pasi u mendua pak,
mollëkuqja e pranoi kërkesën e milingonës, dhe që të dy u nisën në udhëtimin e
tyre rreth globit. Ecnin e ecnin me ditë të tëra, dhe aty ku i zinte nata,
pushonin e flinin pranë ndonjë peme. Kishin kaluar fusha, kodra e bjeshkë, deri
në skajin e detit. Dhe për të dyja shoqet, noti ishte sfidë, se s`do të mund ta
kalonin detin. Menduan, e menduan gjithë ditën se si të kalonin detin, por zgjidhje
nuk gjetën, Dhe në fund, kishin vendosur të ktheheshin nga kishin ardhur.
Kësisoj, udhëtimi rreth globit, milingonës e mollëkuqes u kishte dështuar, për
më tepër për fajin e milingonës, sepse ajo nuk kishte krahë të fluturonte e ta
kalonin detin.
MIU PA BISHT
Sa herë kalonte një karvan i minjve aty pranë një rrënje lisi, zogjtë lart në
strofull ia merrnin të qeshurave, dhe s`ndaleshin për një kohë të gjatë, deri
sa turma e minjve futej diku nën rrënjët e një lisi.
Në turmën e minjve ishte një mi pa bisht. Miu bishtin e kishte humbur në një
shtëpizë derisa kishte hyrë të vidhte djathin e një fermeri. Por, historia e
miut fillonte ndryshe.
I pari i minjve e
kishte caktuar njërin nga minjtë, për të hyrë në shtëpinë e fermerit që të
hulumtonte nëse kishte djathë, por kishte rrezik. Minjtë e kishin zakon, që
fillimisht të çonin një parahulumtues për njohjen e terrenit dhe rrezikut.
Kështu, miu që ishte caktuar për këtë detyrë, kishte hyrë në bulmetin e
fermerit.
Këtë mision të minjve e kishin dëgjuar zogjtë, dhe njëri nga ata e kishte
ndjekur miun nga pas pa e hetuar ai fare.
Kështu, miu sapo
kishte hyrë në bulmet, kishte rënë në kurthin me tela që kishte ngritur
fermeri.
Për fatin e miut,
kurthi ia kishte kapur vetëm bishtin prapa dhe ia kishte këputur në vend. Dhe
ashtu, pa
bishtin, miu kishte ikur e ishte kthyer te turma e minjve e i kishte treguar
për rrezikun dhe ngjarjen me bishtin e tij.
Zogu që e kishte
parë ngjarjen, erdhi te shokët e tij dhe ua rrëfeu një për një historinë e
miut.
Morën vesh të gjitha shpezët e kafshët e pyllit, për ngjarjen me bishtin e
miut, dhe tanimë të gjithë qeshnin sa herë kalonte andej miu pa bisht. Të
gjithë i thoshin: - miu hajdut, hajni, vjedhësi, e plot nofka të tjera që ia
kishin ngjitur zogjtë e pyllit.
Miu ikte i turpëruar aty në strofullin te rrënjët e një lisi.
U KALL BOTA
Njëherë një dhelpër e pyllit bënte shumë dëme nëpër kotecet e fshatarëve. Për
çdo ditë, fermerëve të fshatit u mungonin pula dhe për çdo mëngjes kishte
ankesa te gjahtarët.
Dhelpra që ishte
shumë dinake, artin e vjedhjes e njihte mirë, dhe aty ku i jepej mundësia,
futen në kotece pulash dhe i vidhte ato një nga një.
U bënë shumë dëme në fshat, dhe u mbush kupa
me të ligat e dhelprës që u sillte fermerëve.
Një natë, fermerët, vendosën ta ruajnë dhelprën, dhe i kishin caktuar edhe
dënimin. Tanimë ishte çështja se kur dhelpra do të binte nën syrin e
gjahtarëve, dhe gjithçka do të mbyllej me të.
Pas mesit të natës,
dhelpra u ndie e sigurt dhe po hynte në fshat fshehurazi. Në të hyrë nëpër
errësirë, një rrebesh pushkësh shkrepi, - bam, bam.
Ulërima e dhelprës u
dëgjua gjatë nëpër errësirë, përpjetë pyllit, por vrapin s’e ndali. Siç
duket ajo kishte pasur fat, sepse në errësirë nuk e kishin parë mirë gjahtarët,
dhe e kishin goditur vetëm bishtin e sajë, i cili po digjej vazhdimisht nga
flakët e pushkës.
Kur hyri në pyll, pa kafshët e tjera, si arushin e ujkun, dhe në dhimbje e
sipër thoshte pa ndërprerë:
- U kall bota, u
kall bota, u kall bota! - Arushi duke e parë me përbuzje, i tha:
- Jo moj dhelpër, nuk është kallur bota, por
vetëm bishti yt po digjet.
Dhelpra e turpëruar,
iku përpjetë pyllit me bishtin e saj duke u djegur.
MIZA DHE QENI
Një qen po ngrohej në diell aty para hyrjes së shtëpizës së vet. I pëlqente ngrohja
në diell dhe qetësia edhe për pak gjumë në sy.
Ai herë pas here po
i mbyllte sytë e po kotej. Nata që
kishte ikur duke bërë roje rreth shtëpisë, e kishte lodhur edhe për
gjumë, kështu që kishte nevojë të flinte.
- Një mizë xinxare i sillej rreth
e rrotull kokës së tij dhe herë pas here e ngacmonte te turinjtë qenin. Pastaj
ngrihej përsëri, dhe vazhdonte fluturimin rreth veshit.
Ziu-ziu-ziu, i
fishkëllente te veshi me fluturimin e saj të bezdisshëm.
- Qeni, herë pas here hapte
njërin sy dhe e shikonte plot zemërim e inat. Nganjëherë lëvizte edhe kokën e
veshin, sa për ta trazuar xinzaren e bezdisshme.
Miza vazhdonte pa u ndalur fluturimit, e herë
pas here lëshohej mbi kokën e qenit dhe ia shtonte bezdinë.
- Qeni u mërzit shumë, ndaj iu drejtua plot zemërim: - hiqmu nga
këtu moj mizë e bezdisshme, e lërmë të qetë, ndryshe do të të gjejë ndonjë e
keqe.
- Por
miza as nuk donte ta dëgjonte qenin.
Ziu-ziu-ziu, - vazhdonte rreth kokës së tij, e
herë pas here me feçkën e saj të hollë e ngacmonte në turi, derisa qeni u
bezdis shumë.
- Ai po
e mbante në sy mizën, dhe derisa xinxarka po fluturonte rreth gojës së tij, pa
një pa dy, hapi gojën dhe me dhëmbët e tij të mprehtë e zuri mes dhëmbëve dhe e
copëtoi atë.
Zukama e mizës u
shua dhe qetësia për gjumin e qenit e arriti kulmin.
EDHE KAFSHËT E SHPEZËT FLENË NË GJUMË
Në një pyll diku në alpet e Zvicrës, gjyshi me nipin e tij, Sundin e vogël,
ishin zgjuar herët dhe kishin dalë në shëtitje pranë një pylli të madh.
Mëngjesi i hershëm, gjyshit të Sundit, shëtitja në natyrë
i ofronte shumë frymëzim dhe dëfrim për shëndetin e tij. Gjyshi i Sundit ishte
edhe poet, dhe dalja e shëtitja në natyrë i jepte frymëzim për artin e tij.
- Të dy, gjysh e nip po ecnin rrugës përskaj pyllit dhe një rreze
dielli po e pushtonte ngadalë natyrën e bukur përreth pyllit.
Gjyshi po ecte në qetësi dhe po vështronte
gjithandej natyrën. Ndërsa Sundi i
vogël bënte hapa përpara, herë pas here thirrte me zë të lartë:
- Gjyshi! - Jehona e zërit përcillej gjithandej
pyllit, kështu që kjo jehonë po e tërhiqte vogëlushin.
Ai po thërriste
vazhdimisht me zë, kështu që jehona që shpërndahej pyllit, po e gëzonte Sundin
e vogël. Derisa vogëlushi po vazhdonte, një drenushë aty skaj pyllit, u tremb
dhe iku përpjetë pyllit. Pastaj, disa zogj u ngritën në fluturim.
Kjo e gëzonte edhe
më shumë Sundin e vogël, tek po shihte kafshët dhe shpendët e pyllit që po
trembeshin nga ai.
Pak më tutje u tremb
edhe një lepur dhe vazhdoi të ikë përpjetë pyllit.
Gjyshi e afroi Sundin
e vogël afër vetes dhe po e këshillonte: - dëgjo nipçe:
- Jehona e zërit tënd po i tremb kafshët dhe
shpendët e pyllit.
Edhe ato gjatë
natës flenë ndonjëherë dhe herë pas here i zë edhe mëngjesi, prandaj edhe
ne nuk duhet t’i shqetësojmë ato. Sundi i vogël e kuptoi këshillën e gjyshit,
dhe kështu i ndali thirrjet e zëshme, dhe me zë të ulët vazhdoi bisedën dhe
shëtitjen me gjyshin e tij përskaj pyllit.
NË DITËLINDJEN E ARUSHIT
Arushi i pyllit e kishte ditëlindjen dhe kishte vendosur të festonte.
Ai kishte shumë miq
në pyll, kështu që gëzimin e tij do ta ndante me gjithë miqtë e pyllit.
Nuk kishte bërë fare
dallime, kështu që i kishte ftuar të gjithë, por edhe ndonjë që e kishte
harruar, kishte ardhur pa e ftuar fare.
-
Dhelpra kishte ardhur e para që në pasditen e hershme. Ajo i kishte sjellë një
kokë pule si dhuratë, për mezen e ditëlindjes së arushit, dhe një shishe me
verë nga rrushi i vreshtave të Vërrinit.
- Edhe
ujku erdhi pas dhelprës. Dhe, sikur kishte marr mësim nga dhelpra, për arushin
solli një kokë qengji nga qengjat e Sharrit dhe një shishe raki Rahoveci.
- Në
ditëlindjen e arushit, kishte ardhur edhe gjeli, i cili kishte sjellë ca kokrra
misri për mezen e arushit. Pula kishte inat me dhelprën dhe e dinte se ajo
është aty, nuk erdhi fare.
- Derri
solli ca kakërdhi, ndërsa miu kishte sjellë djathë të majmë Sharri që ia kishte
vjedhur nga bulmeti një fermeri atje në Sharr.
Edhe milingona nuk
mungoi. Për mikun, arushin, kishte sjellë ca krimba të thatë, që e kishte terur
atje në bulmetin e shtëpisë.
- Kishin ardhur edhe shumë miq të tjerë, si lepuri, drenusha,
sorra, qukapiku, zogu i pyllit, ketri e shumë të tjerë.
Më e zëshme në
ditëlindjen e arushit ishte dhelpra. Ajo shpesh e ngrinte dollinë me gotat e
rakisë, dhe thirrte;
- Për shëndetin e arushit!
- Pinin
të gjithë, arushi, ujku, gjeli, ndërsa dhelpra vetëm sa i vinte në buzë dhe nuk
pinte as një gllënjkë. Nga mëngjesi të gjithë u dehën, vetëm dhelpra po ndihej
e kthjelltë.
-
Arushi i madh ishte bërë tapë. Ujku ishte shtrirë e s’po e dinte veten ku
është. Edhe derri e kishte futur turirin nën një rrënjë lisi dhe s’po ndihej i
gjallë.
Gjeli po ndiente
turbullira në kokë dhe s’po e mbanin këmbët.
Ky ishte çasti i
bukur për dhelprën, dhe pa një pa dy, koka e gjelit u gjend mënjanë.
-
Pasditen e vonë, kur u zgjua arushi, gjeti vetëm gjurmët e gjakut të gjelit,
por jo edhe gjelin dhe dhelprën. Ajo kishte ikur diku pyllit e s’u pa më kund.
HAJNI
KETËR
Njëherë në një lagje kishte shumë fëmijë. Ata luanin së bashku, pothuaj se çdo
ditë aty mes lagjes së tyre. Ishte një shesh i vogël dhe të gjithë e kalonin
kohën e lirë bashkë.
Po aty në mesin e lagjes kishte një pemë
shumë të lartë, e cila gjatë stinës së verës e vjeshtës mbushej me kokrra
arrash. Arra ishte shumë e madhe dhe për fëmijët e lagjes, u shërbente më shumë
për hije kur
nxeheshin nga dielli, por se kokrrat e arrës, kurrë nuk i preknin në pemë.
Ishin fëmijë të sjellshëm dhe nuk i
preknin kurrë gjërat e huaja në pronat e fermerëve.
Për çudi, një ditë në lagje ishte përhapur
fjalë se dikush po i dëmtonte kokrrat e arrave, kështu që fëmijëve u kishte
rënë në vesh. Aq më keq, dikush edhe kishte akuzuar, se fëmijët po e dëmtonin
pemën dhe frutat e saj.
U mërzitën të gjithë, dhe një ditë u
mblodhën te mesi i lagjes dhe vendosën që të gjithë së bashku, do ta gjenin
fajtorin e dëmtimit të pemës.
Tek po rrinin poshtë nën hijen e arrës
dhe po bënin planin e kapjes së hajnit, ca kokrra arrash ranë pranë tyre. Arrat
ishin të shpuara vrima-vrima dhe të dëmtuara brenda.
Fëmijët u bënë shumë merak, kështu që
filluan të shikonin përpjetë pemës, se nga po vinin ato kokrra arrash.
Njëri nga fëmijët, pa ketrin me një kokërr arre tek po përpiqej që ta hapte
atë.
E gjeta! - thirri A. - Ky qenka hajni i
kokrrave të arrës, - dhe bëri me gisht përpjetë pemës.
Fëmijët u alarmuan të gjithë, dhe ashtu
siç ishin në grup, shkuan te pronari i pemës dhe e njoftuan atë, se kush po ia
dëmtonte pemën e tij.
Ai u falënderua te fëmijët, duke i
përgëzuar ata për kujdesin që treguan për pemën e tij.
Më në fund, e vërteta doli në dritë dhe
fëmijët u ndien shumë të çliruar nga pafajësia e tyre.
MARRËVESHJA
E DHELPRËS ME KËNDESIN
Njëherë në një kohë bënte rrëmujë dhe kohë
pasigurie për shpezët e shtëpisë. Në veçanti për pulat dhe për gjelat,
që shpesh i sulmonte dhelpra e pyllit.
Duke e ndjerë rrezikun, gjeli i kotecit të
pulave iu lut dhelprës që të bënin një marrëveshje.
Ky propozim i konvenoi dhelprës, sepse
tanimë nuk duhej të vidhte pula, por të vinte çdo natë dhe të merrte vetë nga
një pulë që ia ofronte gjeli, edhe atë, pa rrezikuar se dikush edhe do ta
godiste dhelprën.
Kështu vazhdoi marrësesh dhe dhelpra
vinte çdo natë, ndërsa gjeli ia ofronte vetë pulën asaj.
Kjo marrëveshje zgjati deri sa i gjithë
koteci u zbraz dhe nuk mbeti asnjë pulë. Kishte mbetur gjeli i vetëm në kotec.
Kur erdhi dhelpra për ta marrë pulën, pa
vetëm gjelin aty, e i tha:
- Mblidh këmbët
gjel, se të erdhi radha ty.
- Nuk jemi marrë vesh kështu, - tha gjeli.
E po, meqë pulat janë sosur, radha
është te ti, - dhe pa një, pa dy, dhelpra e pyllit e hëngri edhe gjelin, duke e
shkelur marrëveshjen.
P A S T H Ë N I E
Prenda Sejdia
Libri: NË DITËLINDJEN E ARUSHIT
nga Gëzim Ajgeraj
Çdo jetë është bërë nga një moment i
vetëm, moment në të cilin njeriu gjen, një herë e përgjithmonë, kush është.
E nis pikërisht me një thënie të Borgesit, pasi autori e
ka idhull këtë shkrimtar botëror për vetë faktin e origjinalitetit dhe
madhështisë.
Jetojmë në një botë komplekse dhe si e tillë secili kemi
detyrë të japim nga vetja çfarë të mundemi për arsye se mjediseve tona iu
kërkohet ngritje e vetëdijes dhe përgatitje për sfidat që kërkon jeta, dhe
impenjimin duhet filluar me moshat e reja që në fëmijërinë e hershme.
Kush u rrit në
një çast pa kaluar etapat e moshës, dhe çdo moshë kërkon përkujdesjen e
nevojshme jo vetëm nga prindërit që e lindën, por dhe elemente të tjera që
formojnë karakterin e njeriut në tërësinë e saj.
Fëmijëve që në djep, nënat u këndojnë ninulla, më pas u
tregojnë përralla a tregime për moshën. Pastaj, kohërat moderne kanë treguar se
çerdhet e kopshtet fatmirësisht kanë qenë e janë efektive me disiplina pozitive ku fillon ndërtimi i marrëdhënieve
ndërnjerëzore, mësojnë, aftësohen, marrin përgjegjësi apo dhe vetëdisiplinohen
më kalimin e kohës, inkurajohen me sjellje të mira e deri te konkurrenca me
qëllim përforcim dijesh e njohurish, në pritje reale e cila është edhe
thelbësore në këtë proces të rritjes e zhvillimit të brezave pasi edukimi
parashkollor apo fillor është edhe bazamenti i jetës.
Ndihmesë
të jashtëzakonshme në formimin e tyre japin edhe shkrimtarë e poetë që krijojnë
enkas për këta lloj moshash.
Ndonëse
ka plot shkrimtarë e poetë, por për të krijuar konkretisht për këtë kontigjent
moshe, edhe krijuesit duhet të jenë të përzgjedhur se jo kushdo e përmbush atë
mision pasi kërkohet preciz e përkushtim të qëndrojë brenda kornizës së moshës.
Unë mendoj se shkrimtarët për fëmijë janë vlerë e
shtuar e letërsisë.
Të
tillë janë, sepse ata ulen këmbëkryq me ta e futen thellë brenda botës së tyre
të paimagjinueshme.
Flet e bisedon shtruar me ta si prej të rrituri.
Askush më mirë se ata mund të kuptohen.
E kam
parë me sytë e mendjes këtë veprimtari të tillë që të magjeps.
Më kanë
rënë në dorë shumë libra e krijime për fëmijë të autorit Gëzim Ajgeraj.
Është
aftësi të gjendesh dorë për dorë me vogëlushët e t’i mësosh së si duhet
përgatitur për jetën, i edukon, i formon.
Libri
me përralla ka kafshë e shpendë, pastaj krahasimi vjen me moshat e rritën e
tyre duke vënë në pah më tej problemet jetësore.
Autori Gëzim Ajgeraj vjen me këtë libër me përralla
për fëmijë që titullohet:
“NË DITËLINDJEN E ARUSHIT”
Autori i pasionuar i letërsisë shqipe, kohët e
fundit ka sjellë një sërë librash poezi (vjersha), përralla e tregime dhe
fabul, për fëmijë e të rinj dhe është progresive mendoj unë, pasi
plotëson mozaikun në tërësinë e krijimtarisë dhe artit letrar, ky personalitet
i letërsisë shqipe që ushqen mendim e ndjeshmëri dhe sigurisht meriton
vëmendjen e kritikën vlerësuese për temat edukative që sjell.
Ky libër përmban tema të këndshme, interesante që
zgjojnë kureshtjen e fëmijëve.
- Dy bufët e vegjël dhe dhelpra
- Ketri dhe miu
- Iriqi i uritur
- Mollëkuqja e milingona
- Në ditëlindjen e ARUSHIT
- Hajni ketër
- Marrëveshja e dhelprës me këndesin etj.
NË DITËLINDJEN E ARUSHIT
Një krijim jashtëzakonisht i bukur plot personazhe
dhe tejet edukativ dhe me përmbajtje mjaft domethënëse.
Autori e sjell përrallën në formën më atraktive të
mundshme me brendi që të mahnit për mënyrën e organizimit, për vlerat e larta
formuese dhe artistike.
• Arushi i pyllit vendosi të festonte ditëlindjen
dhe ftoi pa dallim gjithë miqtë e pyllit.
• Dhelpra i solli si dhuratë një kokë pule dhe një
shishe vere nga rrushi i vreshtave të Vërrinit.
• Ujku solli një kokë qengji nga qengjat e Sharrit
dhe një shishe raki Rahoveci.
• Gjeli i solli ca kokrra misri për meze Arushit.
• Pula për inat të dhelprës nuk erdhi fare.
• Derri solli ca kakërdhi.
• Miu solli djathë të majmë që ia kishte vjedhur
një fermeri në Sharr.
• Milingona solli ca krimba të thatë.
Hëngrën e pinë derisa u dehën e s'dinin seç bënin,
i zu gjumi të gjithë, veç dhelprës.
Ajo si dinake që është shfrytëzon rastin për të
rrëmbyer gjelin dhe largohet.
- Klasikja dhelpër ia doli mrekullisht misionit të
hershëm të mashtrimit.
Autorin
e shohim në lartësinë e duhur të krijimtarisë për fëmijë që kërkohet maturi e
kujdes deri në perfeksion për përshtatjen me moshën.
Ajgeraj
është padyshim misionar që dëshmon çiltërsi dhe ligësitë i lufton në mënyrë të
figurshme dhe kjo padyshim është aftësi t’i mësosh fëmijët të mendojnë e në
këtë mënyrë edhe të flasin për karakteret njerëzore me anë të krahasimit të
veprimeve dhe duke hyrë në psikologjinë e vogëlushëve organizon në analizë
ngjarjet, personazhet përmes imazheve, por dhe zhvillimeve në shoqërinë
njerëzore, ndaj nxit dialog.
- Kjo përrallë e të tjera që përmban ky libër, veç
të qeshurave, të gjitha pas tyre e kanë dhe një moral njerëzor.
Ama janë shumë argëtuese e mjaft edukative pasi
nxjerrin mjaft mësime për jetën, duke përdorur inteligjencën në shqyrtimet e
figurave.
Kjo përrallë që ishte edhe si shtyllë e librit na
mëson se në çdo mjedis ekziston engjëlli dhe djalli.
• DY BUFËT E VEGJËL DHE DHELPRA
Dy bufët gjendeshin në degë të pemës dhe ndiqnin
lojën e gjetheve tek i hidhte era poshtë në drejtim të tokës.
Çuditeshin me ndërrimin e ngjyrave të gjetheve. Kërcimi i një ketri
prishi qetësinë e bufëve, dhe ata menduan se ai po luan e mund të kishte ndonjë
festë a gëzim.
- Autori
sjell një tjetër mënyrë bisede dhe tjetër zhvillimi mendor, supozuar në
krahasim njerëzor pasi është edhe qëllimi kryesor i autorit, ndaj mendohet që
fëmijët edhe mund të bëjnë ndonjë ngjashmëri me karakteret e shokëve apo të të
njohurve të tyre pasi majmunët kanë simbolikë mungese të theksuar zgjuarsie,
ndaj dhe shprehjet kanë ndjeshmëri të lartë.
Krijuesi
duket se është në kërkim të hulumtimeve të formave dhe mënyrave të
ngjarjeve me strukturën dhe ndërtimin e fjalës, por dhe zgjedhjen e saj, pasi
moshat e vogla kërkon t'i trajtojë me delikatesë nga shpirti i tij universal.
• KETRI DHE MIU
Ketri gjendej degëve të lisave gjatë fillimdimrit
pasi s'kishte ku ta kalonte acarin ngase nuk kishte shtëpizë as
ushqim.
Miu u tregua zemërgjerë si askush tjetër.
Ai i
propozoi që ta kalonte dimrin pranë miut në shtëpinë e tij. Pra miu donte t'i
bënte këtë nder të madh ketrit fatkeq, pasi miu kishte siguruar mjaft ushqim
për atë periudhë të të ftohtit dhe ketri e priti me padurim ftesën e
miut.
Autori
është mjaft fin në këtë përrallë që u sjell vogëlushëve, ngase ua paraqet një
botë krejt reale të njerëzores por dhe njerëzishmes.
Jo më kot e thonë:
-
"Më mirë një mik i mirë se të kesh shumë e për lumë".
Autori
në këtë rast shkrin identitetin njerëzor brenda krahasimit, duke e rrotulluar
në sfera të ndryshme.
- Autori i librit vjen si engjëlli i ajrit, që
sjell çlirimin e ajrit nga vibracionet negative e krijon mjedis të
këndshëm e plot mirësi dhe vjen si një teknikë e fuqishme, e cila ndryshon
gjendjen shpirtërore të njeriut me pozitivitet.
Ky libër
është një prezantim i ndjeshëm edhe në rrafshin estetik. Luan me figurat e
fjalët ndër gurrat e pashtershme të mendimit dhe vijnë si gurë kristali në
mendimet e vogëlushëve.
Aftësia
krijuese e shkrimtarit shumëdimensional z. Gëzim Ajgeraj, kalon limitet e
parashikimit të kujtdo, pasi ka lëvruar të gjithë zhanret letrare e madje me
dhjetëra libra e tituj në çdo zhanër.
Ajo që
dua të theksoj, më mahnit krijimtaria për fëmijë, e them kështu, ngaqë kam
studiuar krijimtarinë e tij, ndaj aftësitë janë të jashtëzakonshme që krijon
për grupmoshat dhe ky fenomen e bën akoma më të veçantë autorin.
Është
ëndërr, madje ekselencë të arrish majat e krijimtarisë letrare dhe kjo do të
thotë të jesh gjithnjë ajo makineria e pandalur dhe e mirë menaxhuar, pasi
gërmon thellësitë e kohës dhe gërsheton krijimtarinë letrare plot vlera
artistike e stilistike, duke nxjerrë në pah vlerat e larta dhe virtytet
njerëzore.
Kështu kthehet në burim frymëzimi për brezat.
E mbi
këtë bazë, autori operon me materien në sisteme letrare, dhe idetë e tij
përqafohen me dëshirë por dhe shpresë.
Uroj që libri të vijë sa më këndshëm për
vogëlushët e t'i mbushullojë shpirtrat e tyre.
Urime e suksese autorit.
Udhë të mbarë librit.
Lezhë, 28 tetor 2022
------------------------------------------------------------------------
Gëzim
Ajgeraj
U lind më 1967 në Malësinë e
Vërrinit.
Shkollimin e mbaroi në
vendlindje, kurse të mesmen e të lartën në Prizren. Studimet për
elektronikë në Zvicër (1990-95). Është anëtar i Lidhjes së
Shkrimtarëve të Kosovës, në Prishtinë.
Që nga 23 marsi 2002 është anëtar i Lidhjes
së Shkrimtarëve të Zvicrës (SSV). Është anëtar i Shoqatës së Krijuesve
Shqiptarë në Zvicër. Jeton dhe krijon në Zvicër.
Ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon
me të gjitha gazetat dhe revistat e kohës, si: “Rilindja”, Zvicër – Prishtinë;
“Bujku” – Prishtinë; “Zëri i Kosovës”, Zvicër – Prishtinë; “Bota sot” – Zvicër;
“Koha ditore” – Prishtinë; “Epoka e re” – Prishtinë; “Zëri”- Prishtinë; “Fakti”
– Shkup; “Ars” – Tiranë; “Pena shqiptare” – Prishtinë; “Pionieri” – Prishtinë;
“Zogu i mëngjesit” - Prishtinë, etj. Nga janari i vitit 2004, editon revistën “Metafora”.
Së fundi, editon edhe revistën “Vërrini”..
Jeton
dhe vepron në Zvicër mbi tre dekada e gjysmë.
VEPRAT LETRARE
I – POEZI
1. Poezi: ”Klithmë malli”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1997;
2. Poezi: ”Ëndrra për parajsë”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1998;
3. Poezi: ”Qiellit po digjem”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1998;
4. Poezi: ”Flakë në plagë”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1998;
5. Poezi:
“Mallëngjimi”, poezi,
“Rilindja”, 2000;
6. Poezi: “Balada e Vërrinit”, (Poemë), KL. “F.
S. Noli”, Prizren, 2001;
7. Poezi:
“Degë e thyer”, poezi, “Metafora”, Prizren, 2007;
8. Poezi: “Etje në fjalë”, poezi, Prizren, 2013;
9. Poezi: “Kthimit furtunat
m’i bëjnë prita”, poezi, Prizren, 2013;
10. Poezi: “Nxitoj të kthehem
me dritë”,
poezi, Prizren, 2013;
11. Poezi: “Kënga e zogut”,
“Metafora”, Prizren, 2020;
12.. Poezi: “Diellnxënësit”,
“Metafora”, Prizren, 2020;
13. Poezi: “Kronikë e udhëve”,
“Metafora”, Prizren, 2020;
14. Poezi: “Në karantinën alpine”,
“Metafora”, Prizren, 2020;
15. Poezi: “Nostalgji e mall”,
“Metafora”, Prizren, 2020;
16. Poezi: “Dritëhijet e fjalës”, “Metafora”, Prizren, 2020;
17. Poezi: “Drithërimë mendimi”,
“Metafora”, Prizren, 2020;
18. Poezi: “Eh, guri”, “7 Days”, Prizren, 2021;
19. Poezi: “Strehët pikojnë mall”, “7 Days”, Prizren, 2021;
20.
Poezi: “Antisimbiozë”, “7 Days”, Prizren, 2021
21. Poezi: “Magma e shpirtit”, “7
Days”, Prizren, 2022;
22. Poezi: “Vegimet e heshtjes”, “7 Days”, Prizren, 2022;
23. Poezi: “Agmia e fjalës”, “7 Days”, Prizren, 2022;
24. Poezi:
“Zemërimi i fjalës”, “Metafora”, 2019, Prizren;
25. Poezi: “Fjalë e mall”, “Metafora”,
Prizren, 2016;
26. Poezi:
“Notesi i poetit mërgimtar”, “Metafora”, Prizren, 2016
27. Poezi: “Gjemba në fjalë”,
poezi për fëmijë e të rinj, botoi “Metafora”, Prizren, 2016;
28. Poezi: “Larg pikon malli”, poezi, botoi “Metafora”, Prizren, 2015;
29. Poezi: “Mbi rima bie shi”, poezi, botoi “Metafora”, Prizren, 2015;
30.
Poezi: “Buzëqeshja e vrarë“, 7 Days”,
Prizren, 2021
31. Poezi: "Art
metafora", poezi 460 faqe, “Metafora”, Prizren, 2014;
32. Poezi: "Çaste
alpike", poezi, “Metafora”, Prizren, 2014;
33. Poezi: "Duhemi
sikur...", lirika dashurie, “Metafora”, Prizren, 2014;
34. Poezi: “Regëtim në horizont“, 7
Days”, Prizren, 2018
35. Poezi: “Nostalgjia“, 7 Days”, Prizren,
2020
36. Poezi: “Stinët e udhëve të mia“, 7 Days”,
Prizren, 2021
37. Poezi: “Reliktet e hpirtit “, 7 Days”,
Prizren, 2021
38. Poezi: “Regëtim në horizont“, 7 Days”,
Prizren, 2021
39. Poezi: “Mendim i gurtë“, 7 Days”, Prizren,
2021
40. Poezi: “Dhembje
malli”, Poezi të zgjedhura nga Bedri Halimi, SHKYP, 2022.
II – Romane
1. Roman: “Misioni i kriminelit”, roman, Prizren, 2009;
2. Roman: “Serboarmatosja”, roman, Prizren, 2012;
3. Roman:
"Studentët", roman, “Metafora”, Prizren, 2014
4. Roman:
“Rrëfimet e doktorit”, botoi, SKYP, Prizren, 2019
5. Romani: “Giti”, “Metafora”, Prizren, 2017;
6. Roman: “Ditari i ushtarit
të lirisë”, SHKYP,
Prizren, 2016;
7. Roman: “Copëzat e
idealizmit”, “Metafora”, Prizren, 2016;
8. Roman: “Trëndafilat
e pranverave të kuqe”, botoi “Metafora”, 2016;
9. Roman: “Rob”, roman, botoi “Metafora”,
Prizren, 2016;
10. Roman: “Helmimi”, roman, “Metafora”, Prizren, 2014;
III - Tregime
1. Tregime:
“Stinët e udhëve të mia”, “Metafora”,
Prizren, 2018;
2. Tregime: “Parullat”, “Metafora”, Prizren, 2017;
IV – Dramë
1. Dramë: “Rruga e lirisë”, dramë,
“Meshari”, Prishtinë, 2001;
2. Dramë: “Plaga e lirisë”, “Metafora”,
Prizren, 2017;
3. Dramë: “Dhembjet e epokës së
kuqe”, “Metafora”, Prizren, 2017;
V - NOVELA
1. Novela: "Shtigjet e
bardha", novelë letrare, (Ribotim), “Metafora”, Prizren, 2014
VI – Baladë
1.
Baladë: “Lulëkuqet e Vërrinit”, Edicioni “Metafora”, poezi,
Zvicër 2005
VII – ETNOS KULTUROR
1. Urti popullore: “Urti popullore të Vërrinit 1”, (bashkautorësi), “Apolonia” 1997,
Prishtinë;
2. Etnos: “Tregime e anekdota
nga odat e Vërrinit-2, “Metafora”,
2019, Prizren;
3. Etnos: “Tregime e anekdota
nga odat e Vërrinit-3, “Metafora”,
2019, Prizren;
4. Etnos: “Tregime e anekdota
nga odat e Vërrinit- 4”, “Metafora”, 2019, Prizren;
5. Etnos: “Tregime e anekdota
nga odat e Vërrinit-5, “Metafora”,
2019, Prizren;
6. Etnos: “Tregime e anekdota
nga odat e Vërrinit-6, “Metafora”,
2020, Prizren;
7. Etnos: “Tregime e anekdota
nga odat e Vërrinit-7”, “Metafora”, 2020, Prizren;
8. Etnos: “Tregime e anekdota
nga odat e Vërrinit-8”, “Metafora”, 2021, Prizren;
9. Etnos: “Tregime e anekdota
nga odat e Vërrinit-9”, “Metafora”, 2021, Prizren;
10. Etnos: “Tregime e anekdota
nga odat e Vërrinit-10”, “Metafora”, 2021, Prizren;
11. Etnos: “Tregime e anekdota
nga odat e Vërrinit-11”, “Metafora”, 2020, Prizren;
12. Etnos: “Tregime e anekdota
nga odat e Vërrinit-12”, “Metafora”, 2020, Prizren;
13. Etnos: “Tregime e anekdota
nga odat e Vërrinit-13”, “Metafora”, 2020, Prizren;
14. Etnos: Katundi e bon luftën,
shehri e ngre bajrakin, Metafora, 2007
15. Etnos kulturor: “Festat
dhe ahengjet në këngët e vajzave të Vërrinit”, (Etnos kulturor), “Metafora”, Prizren, 2017;
16.
Etnos kulturor: “Unë po e thej qafën, po shkoj n`darsëm”, tregime popullore vërrinase, “Metafora”, Prizren, 2017
VIII – Monografi
1. Monografi: “Rruga e lirisë” -intervistë
me Zafir Berishën, botoi
Asociacioni
i Veteranëve të ish- UÇK-së – Prizren, 2002;
2. Monografi: “Masakra e Tuzsuzit”,
Monografi, (bashkautorësi
me
Ilam Berishën), “Metafora”, Prizren, 2007;
3. Monografi: “Xhevat Berisha –
Legjenda e Vërrinit”, monografi, Prizren, 2013;
4.
Monografi: “Publicistika në luftë e në paqe dhe arti poetik i Qazim Thaçit”, (Monografi përmes shkrimeve
autoriale), SHKYP,
Prizren, 2016/17;
5. Monografi: “Periodiku i kohës për luftën në Vërri e Prizren – 1”, publicistikë, botoi “Metafora”, Prizren,
2014;
6. Monografi: “Për të gjallë kullat nuk i lëshojmë – Sadedin Hasani –
Militanti i UÇK-së”, monografi, “7 Days”, Prizren, 2021.
7. Monografi: “Malësia e Vërrinit”, monografi, “7 Days”, Prizren, 2022.
IX – Poezi për fëmijë
1. Poezi: ”Kënga e
babait”, poezi për
fëmijë, “Apolonia”, Prishtinë, 1998
2. Poezi:
“Zana në mërgim” (poezi për
fëmijë), “Metafora”, Prizren, 2007;
3. Poezi: “Huqet e Benit”, (poezi për fëmijë), “Metafora”,
Zvicër, 2007;
4. Poezi:
“Dallëndyshja në Vërri” (poezi për
fëmijë), “Metafora”, Prizren, 2007;
5. Poezi:
“Kroi i qytetit tim”, (poezi për
fëmijë), ”Metafora”, Prizren, 2007
6. Poezi: “Bashkimi
bën fuqinë”, (poezi për fëmijë), Edicioni i revistës “Fidani”, Prizren,
2013;
7. Poezi për fëmijë e të rinj: “Bufi
i pemës sonë”, “7 Days”, Prizren, 2022;
8. Poezi për fëmijë e të rinj: “Strofulli
i dallëndyshes”, “7 Days”, Prizren, 2022;
9. Poezi për
fëmijë e të rinj: “Krekosja e dordolecit”, “7 Days”, Prizren, 2022;
10. Poezi
për fëmijë e të rinj: “Gjemba në vargje”, “7 Days”, Prizren, 2021;
11. Poezi për
fëmijë: “Hajni ketër”, “Metafora”, 2018, Prizren;
12. Poezi:
“Gjuha e Lonës”, poezi për fëmijë, botoi “Metafora”, Prizren, 2017;
13. Poezi: “Kukulla Elonë”, poezi për fëmijë, botoi “Metafora”, Prizren,
2015;
14. Poezi: “Teatri Lona”, poezi për fëmijë, botoi “Metafora”, Prizren,
2016;
15. Poezi: “Libri është porta e botës”, poezi për fëmijë e të rinj, botoi
“Metafora”, Prizren, 2016;
16. Poezi: "Piktura në mur",
poezi për fëmijë e të rinj, “Metafora”, Prizren, 2014;
17. Poezi: “Piktura në mur“, 7
Days”, Prizren, 2018
18. Poezi: “Në kopshtin e gjyshit“, 7 Days”,
Prizren, 2020
19. Poezi: “Lona shkon në
shkollë”, 7 Days”, Prizren, 2022
20. Poezi: Kush e solli lirinë, 7 Days”, Prizren, 2023
X – Romane për fëmijë
1. Roman për fëmijë: “Pëllumbat e lirisë”, novelë për
fëmijë,
Edicioni i
revistës “Fidani”, Prizren, 2004;
2. Roman për
fëmijë: “Ditët e
bardha”, novelë për fëmijë,
Edicioni i
revistës “Fidani”, Prizren 2004
XI - Fabula
1. Fabula: “Bosi lepurushi”, fabula, ”Metafora”, Zvicër,
2006;
2. Poezi për
fëmijë: “Kot inat ia kemi fabulës”, “Metafora”, Prizren 2018;
3. Poezi për
fëmijë: “Sot as ditën nuk të njohin”, “Metafora”, Prizren 2017;
4. Poezi për
fëmijë: “Bosi lepurushi”, “Metafora”, Prizren 2014 .
XII – Gjëegjëza
1. Gjëegjëzë:
“Gjëegjëza”, Metafora, Zvicër, 2006.
XIII – Poema për
fëmijë
1. Poemë: “Dita me
Tonin” (poemë),
”Metafora”, Zvicër, 2006;
2. Poemë: “Muajt e
vitit me Ardin” (Poemë),
”Metafora”, Zvicër, 2006;
XIV - Tregime për
fëmijë
1. Tregime për
fëmijë: “Tregimet
e gjyshit”, “7 Days”, Prizren, 2021;
2. Tregime për
fëmijë: “Në
botën e hileve”, “7 Days”,
Prizren, 2021;
3. Tregime për
fëmijë: “Qershia
e stërgjyshit”, “7 Days”,
Prizren, 2021;
4. Tregime për fëmijë: “Lona shkon në shkollë”, “7 Days”, Prizren, 2022;
5. Tregime për fëmijë: “Trenat dhe toni”, “Metafora”, Prizren, 2017;
6. Tregime për fëmijë: “Buka e gjyshes”, “Metafora”, Prizren, 2017.
XV - PËRRALLA PËR
FËMIJË
1. Përralla: “Gjashtë picimulët në olimpiadë”, përralla për fëmijë, botoi “Metafora”, Prizren, 2016;
2. Përralla: “Kësulëkuqja Koni kërkon një shtëpizë” (Përralla
për fëmijë), botoi “Metafora”, Prizren,
2016;
XVI – Studime letrare
1. Studime: "Arti poetik i Ibrahim
Skënderit nën optikën e rivlerësimit",
kritikë letrare,
“Metafora”, Prizren, 2014;
2. Studime: "Të jesh shkrimtar...!1",
ese letrare, “Metafora”, Prizren, 2014;
3. Studime: "Ah, ky art i shkrimit...
2", ese letrare,
“Metafora”, Prizren, 2014;
4. Studime:
"Arti e metafora 3", ese letrare,
“Metafora”, Prizren, 2014
5. Studime:
„Metafora e lirisë“ - Vështrim rreth krijimtarisë
së Bedri Halimit
Shoqata Kulturore
“Ymer Prizreni”, 2014;
6. Studime letrare: “Metafora e poezisë”,
“7 Days”, Prizren 2021.
XVII – KRITIKË LETRARE
1. Kritikë letrare: “Poetët për poetin”, “Metafora”, Prizren, 2018;
2. Studime:
“Metafora e fjalës”- Studime letrare,
botoi “Metafora”, Prizren, 2015;
XVIII – ANTOLOGJI
1. Antologji: Cikël me poezi, “Atdheu në trastë”,
botoi
revista letrare
"Jeta e re" nr. 4, korrik-gusht 2002, viti LIV, Prishtinë;
2. Antologji: Cikël me poezi, “Atdheu i copëtuar”, në librin “Pikoi molla gjak” (Lirikë me motive arvanitase), botoi
MKRSÇJR-Departamenti i Çështjeve Jorezidente,
Prishtinë, 2004;
3. Antologji: Cikël me poezi, “Udhë e zjarrmi”, në
librin “Muzat i bien lyrës”,
Edicioni i
revistës “Fidani”, Prizren, 2005;
4. Antologji:
“Momente” (Grup autorësh
nga Letërsia botërore në gjermanisht);
(Augenblicke), Zvicër, 2007;
5. Antologji: Grup autorësh, “Shkreptimë në horizont”,
(Krijime artistike kushtuar 100 vjetorit të pavarësisë), botoi Biblioteka
Ndërkomunale e Prizrenit, dhjetor, 2012, Prizren;
6. Antologji: Grup autorësh, “Një shekull dritë”, botoi "Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve
dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani", nëntor, 2012, për nder të 100 -
vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Tiranë, 2012;
7. Antologji: Grup autorësh, “Çamëri zemra ime”,
përgatitur nga Fatime Kulli / Kolec Traboini, Pantheon Books, 220 faqe,
Tiranë-Prishtinë, 2014;
8. Antologji: Grup autorësh, “Lulëkuqet e lirisë” –
“Çdo shesh një përmendore”,
Dibran Fylli, SHB.“Meshari“, Prishtinë, 2015;
9. Antologji poetike: “Zemra prindërore”, Shoqata
e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë: Agim Bacelli, Këze (Kozeta) Zylo dhe
Kostaq Duka, Amerikë, 2011;
10. Antologji: Grup autorësh, botoi Biblioteka
Ndërkomunale e Prizrenit, dhjetor, 2015, Prizren;
11. Antologji; Grup autorësh, “Ëndrra, shpresa dhe
iluzione”, Luan Maloku,
Amanda Edit Verlag, Bukuresht, Rumani, janar
2016;
12. Antologji, Selatin Novosela: “Demaçi
aromë atdheu”, Shoqata e të
Burgosurve Politik e Kosovës, Prishtinë, 2015;
13. Leksikon: “Leksikoni i autorëve shqiptarë në
Zvicër”, Besnik Camaj dhe Shefqet Dibrani, botoi: “Faik Konica”, Prishtinë,
2016;
14. Antologji: “Revista albanezul –
Shqiptari”, Nr. 137/2007,tema:
Fati i botës varet nga Zoti dhe Kosova”, Bukuresht,
kryeredaktor: Baki Ymeri, themelues
Fondi Nikolla Naço 1888, Bukuresht;
15. Antologji: “Antologji e poezisë moderne shqipe”,
përgatitur nga Adem Zaplluzha, 2016, Kosovë;
16. Antologji: “Alepo”, Antologji e poezisë shqipe, Përgatiti Tyran
Spahiu, Prizren, 2016;
17. Antologji: “Shkrimtarët për Havzi Nelën”- Shpirti
i lirë i Lumës, përgatiti Rexhep Shahu, botoi Klubi i poezisë, Tiranë,
2018.
18. Antologji:”Pranvera poetike në Vërri”,
Metafora, Prizren, 2015;
19. Antologji: “Një kafe me miqtë e
metaforës”, “Metafora”, Prizren,
2014;
20. Antologji: “Në rrjedhën e Drinit”, “Metafora”,
Prizren, 2014;
21. Monografi
nga Çerkin Bytyçi: Prim.
Dr. Daut Mustafa: poezi nga Gëzim Ajgeraj: Mantelbardhi zemërbardhë (Dr.
Daut Mustafa mjek dhe humanist), fq. 123, viti i botimit 2001;
22. Antologji
në gjuhën Suedeze, « Cikël me poezi »,
Suedi, 2022
23. Monografi:
Një krismë pushke për liri (Poezi nga autor të ndryshëm për dëeshmorin
Selim Berisha), Milazim F. Kadriu,
Prishtinë;
24. 20. Antologji: “Ku sofra e
kuvendit rri shtruar”, Bibloteka ndërkomunale e Prizrenit (grup autorësh) Prizren, 2013;
25. Demir Behluli, “Portrete shkrimtarësh”,
Prishtinë, 2002;
26. Jeta e re / Revistë letrare Nr: 4,
viti LIV, “Cikël me poezi”, Prishtinë, 2002;
XIX – REVISTA
1. ( 22 Numra).
Revistat: “Metafora”,
Nr. 1, (2004), deri Nr.
22 - (2023).
2. ( 5
Numra)
Revista: “Vërrini”- 1, viti 2014;
Revista: “Vërrini”- 2, viti 2015;
Revista: “Vërrini”- 3, viti 2016;
Revista: “Vërrini”- 4, viti 2017;
Revista: “Vërrini”- 5, viti 2017.
3. Penda e artë: Bashkë/editor me poeten
Prenda Sejsia; Editore për Shqipëri.
1. Penda e artë 1, dhjetor 2022
2. Penda e artë 2, janar 2023
3. Penda e artë 3, shkurt 2023
4. Revista;
ROZAFA, / Shkodër, Edicion i Klubit të shkrimtarëve, poetëve dhe artistëve të
Veriut të Shqipërisë, me seli në Shkodër.
(Ideator,
bashkopuntor, pregaditjen, dizajnin e deri në publikimin e revistës). / Anëtar nderi i klubit dhe revistës.
1. Rozafa 1, Shkodër 2023.
XX - Vlerësime kritike për veprën e Gëzim
Ajgerajt;
1. Kritikë letrare nga Ilam Berisha,
“Gëzim Ajgeraj – poet i mallit dhe i krenarisë
kombëtare” -“Metafora”, Prizren, 2012;
2. Kritikë letrare nga Ilam Berisha, “Gëzim Ajgeraj - një zë origjinal i vlerave të artit letrar” “Metafora”, Prizren, 2012.
5 - Libra studimor
nga Prenda Sejdia:
1. - POEZIA E AJGERAJT NË DIOPTRINË E ANALIZËS
DHE TË KRITIKËS LETRARE - Studime letrare
2. - DIVERSITETI I PENËS SË AJGERAJT NËN
DIOPTRINË E ANALIZËS DHE TË KRITIKËS LETRARE - Studime letrare
3. - METAFORA E MALLIT (Përzgjedhje poetike
nga poezia e Ajgerajt)
4. - POETI I METAFORAVE – Studime letrare
5. - ROMANI I AJGERAJT NËN OPTIKËN E ANALIZËS
DHE TË KRITIKËS LETRARE - Studime letrare
6. PENA E
AJGERAJ NË LETERSINË PËR FËMIJË (Studim Letrarë), , “7 Days”, Prizren, 2023.
XXI – ENCIKLOPEDI
1. Si krijues e studiues u
përfshi në: Fjalorin Enciklopedik të Kosovës, Akademia e Shkencave dhe Arteve
të Kosovës, 2018; Leksikon Enciklopedik i Akademisë Shqiptare.
XXII - PARAPSIKOLOGJI
1. Psikologji: “Ndërgjegjësimi i
individit - vlerë e së ardhmes”, “Metafora”, Prizren, 2017;
2. Psikologji:
“Pikëpamje për jetën dhe përvojat”, botoi “Metafora”, 2019,
Prizren;
3, Parapsikologji: Refleksione dhe
uni personal, “7 Days”, Prizren, 2022.
XXIII - BASHKAUTORËSI NË GJUHË TË HUAJA
1. Poezi: “Në krahët e dritës” (Botim në bashkautorësi me Mariana
Grigore), Rumanisht – shqip, Amanda Edi Verlag, (përkthyer nga Baki Ymeri),
Bukuresht, 2021.
XXIV – PËRZGJEDHJE ME
POEZI PËR TË TJERËT
1.
Poezi: “Malësisë i këndoi në vargje”, poezi nga poeti Ilmi Kurti
(Mjeshtër i madh),
Malësi
e madhe, Shqipëri. Botoi: 7DAYS, Prizren, 2023.
XXV – LEKSIKON
1, LEKSIKON: Leksikon i autorëve shqiptarë në
Zvicër, nga autorët: Besnik
Camaj e Shefqet Dibrani
XXVI - ÇMIMET
1 - Çmimin: Shkrimtari më mirë i vitit 2014,
nga Drejtoria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit, komuna e Prizrenit, 2014.
2. Çmimi i 1-rë : “Abdullah Thaçi”,
Bibloteka Mdërkomunale Prizren, 2020

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen