Freitag, 29. November 2024


Nga libri: Prenda Sejdia; ARTI I POEZISË DHE FILOZOFIA, 
(Studim letrarë nga vepra e Gëzim Ajgerajt)

 

ARTI I HERMETIZMIT DHE POEZIA

 

- Koha është lënda prej së cilës unë jam bërë. Koha është një lum që më merr mua me vete, por unë jam lumi; është një tigër ai që më përlan mua, por unë jam tigri; është një zjarr ai që më shkrumbon mua; 

por unë jam zjarri.           Borges

 

- Fuqia e fjalës dhe orientimi i nevojshëm në përdorimin hermetik.

 

Nevoja e përdorimit të fjalës hermetike, është njëlloj reflektimi shoqërorë, në përpjekje të rrëfimit në mënyrë të tërthortë, duke shtuar masat e sigurisë ndaj fenomeneve të ndryshme, por me përdorimin e elementeve të ndryshme që me zhvillimet shoqërore u quajtën "marifete apo dredhi" e më pas me kalimin e kohërave u emërtuan Metafora, ndonëse besonin shumë në fuqi të fjalës për ta parathënë të ardhmen, apo diçka të rëndësishme që mund të ndodhte. Njerëzit për arsye të ndryshme, ishin më të konservuar në të shprehur, mateshin disa herë dhe flisnin një herë, dhe nga të pranishmit dëgjohej folësi në mënyrë të veçantë pasi jo vetëm fjalët që secili i regjistronte në memorien e tij, por ata lexonin me kujdes çdo lëvizje nga mimika a gjuha e trupit për të kuptuar seç po ndodhte apo mund të ndodhë në të ardhmen. 

Përdoreshin simbolikat e të shprehurit, por aq "stërviteshin" njerëzit në leximin e shenjave psh;

Gjatë një bisede nëse mbyll syrin, mund të kishte sinjale për pritë, rrahje a vrasje.....

Kjo kuptohej nga të gjithë ndonëse nuk përmendej fjala armë, vrasje,  luftë, rrahje a djegie etj.

Kështu që shenjat ishin nga më të ndryshmet por ama kishte dhe të sofistikuara nga njerëzit e mençur e fjalët aq të koduara. 

Ndonëse ishin të pa shkolluar në ato kohë të largëta, zgjuarsia natyrale te njeriu ishte e fuqishme pasi lidhja kozmike e njeriut tokë - qiell apo energjitë kuptoheshin e besoheshin  më shumë nga njerëzit pasi kishin njohuritë mbi fenomene natyrore dhe besimet shpirtërore. Kështu përcillnin mesazhet kryesore përmes komunikimit verbal e joverbal  në tërësinë e elementeve kryesore dhe analizoheshin secila dhe qëllimi ishte të neutralizonin mundësitë e reagimeve kundërshtuese në momente të caktuara.

 

- Fjala "Hermetizmi" ka kuptimin e mbylljes, errësirës, diçka që nuk rrjedh apo pikon në e kemi për të mbyllur qoftë një enë a bisedë.

Pra, nga rrodhi ai muhabet psh...

Pastaj kjo shprehje ka gjetur vend në bisedat gojore në popuj, e rrjedhimisht janë formuar fjali, dhe vargje e poezi gjithashtu, por zhvilluar biseda. Njerëzit e zgjuar edhe mes odave kur ishin të mbushura plot burra, "të zgjuarit" kuptoheshin me njëri tjetrin përmes shenjave dhe shumica nuk kuptonin pse ju devijoi biseda. P.sh, thoshte dikush unë nuk kam duhan, kuptohej se ai muhabet mbetet pa ndonjë vlerë, etj shembuj të tillë, si metaforë mendimi.

 

- Kur futesh në poetikën e Ajgeraj - t, befasohesh me fjalën, vargun apo materialin poetik me shprehje aq të veçanta, ndonëse e sublimuar nga figuracioni mitik me rrënjë deri në antikitet, dhe ravijëzon kuptime simbolike, por dhe ndërthurjen e argumenteve me karakter mitologjik. 

- Marrim një shembull, pse Bibla fillon me shkronjën B, askush nga ne se di, le të parafrazojmë e ta marrim si bekim.

- Autori është një studiues i përkryer i poezisë dhe stileve të saj dhe ky stil mitik i vie aq për shtat në ndërtimin e vargut dhe poezisë, pasi në Kosovë ky stil poetik është përdorur përgjatë dekadave edhe për vetë faktin se okupimi serb  ka bërë 'të detyrueshme' shprehjet hermetike në opsion përdorimi dhe guximshëm përdorë shumë termat mitologjike. 

Kështu që për shumicën "Vargu mbete mit", dhe këto lloj vargjesh shkaktojnë reagime të fuqishme deri institucionale e sidomos të kritikëve të poezisë.

E them këtë për vetë faktin se jo rrallë ka ndodhur hataja me poetët e realizimit në Shqipëri që jo vetëm janë kritikuar për interpolimin e informacioneve të tepërta të fushave të shkencave apo trajnimeve të etnogjenezës, por, dhe janë goditur me perifrazime apo analogji hermetike të ndikuar nga këto shpërthime që citova më lart, pra duke krijuar pole të kundërta raportesh mes historisë letrare dhe realitetit, sa të frikshme aq dhe absurde që vinin nga ideologjia e urrejtjes dhe politizimit apo doktrinizimi delirant. 

Ah fjala e lirë...

 

- Për fjalën e lirë e kemi shembullin e poetit atdhetarë Havzi Nela, mendimi e fjala e lirë dhe të Drejtat e Njeriut...

Çfarë kërkonte Havziu përveç rinisë tij dhe fjalës lirë..?!

 

- Ai krijoi edhe brenda burgut, madje kam një vëllim e titullohet "7 FLETORET" ka shumë poezi që gjenden të botuara ashtu siç edhe i shkroi ai përballë hekurave të kryqëzuara rishpikte emocionet e krijimit vargut...

Havziut i vritet ëndërra për Shqipëri të lirë.

 

- Ç'barbarizëm, trill....

 

- Dihet se, klikat shtetërore nuk kanë lejuar vargëzimin poetik, dhe ky është një arsye e fortë që poetët shqiptarë pothuajse kanë ngelur tek Rima si stil i vjetër pra, ky stil rus pasi elitë e letersisë realizimit janë arsimuar në Moskë pjesa më e madhe e tyre por dhe varg trasnsparent, pra varg i kuptueshëm për këdo.

Kjo është mëse e padrejtë të ngelet në këtë stad duke mos u praktikuar stilet e poezisë.

Kur studjon poezinë tonë të duket se kemi ngelë tek vargëzimi i Naimit madh, i bie diku 120 vite më herët. Atëherë kur as alfabetin nuk e kishim.

Jam e bindur që ka nga ata që do më kundërshtojnë e për këtë as më vjen keq aspak, sepse do mendojnë në formë të pa mirë'menduar pasi duhet të njohim dhe jo vetëm por, të përdorim gjithë stilet poetike, me përsosmëri të fjalës, thellësi mendimi e diapazonin e gjërë të njohurive. 

Jo kushdo mund të përfundojë poet.

Por, o je, o s'je......

Vetëm njëra ka vlerësim të merituar. 

 

- Të ndalosh që mos të bëhet letërsi dhe art, të përsekutosh për urtësinë, atëherë do të thotë se me historinë nuk mundesh me bërë paqe kurrë. 

E në mund t'i referohesh thënies Biblike;

- "Kryqi dhe Ringjallja "

Ajgeraj jetoi kohët e përndjekjes në Kosovë, ndonëse u bë pjesë e lojës në mënyrë të drejtpërdrejtë ku mrekullisht thotë ai i'u vodha kohës e gjëndjes, e kërkonim lirinë se së paku është kulturë, mjerimit e përndjekjes diktatoriale nga sunduesi shekullorë, por, ai thotë se letërsia shqiptare është e denjë dhe e pasur e, detyra ime dhe e jona thotë ai, është të tregojmë në mënyrë formale se Pena tona të stërvitura janë pjesë e penave europiane e botërore po'ashtu.

Kam krijuar që në shkollë thotë Gëzimi, botoja në Rilindje në Prishtinë. Ishte tepër e vështirë sidomos kur e shoh sot nga ky këndi i largët, por vështirësive u bëja ballë. Njoha shumë figura të letërisë dhe vargut. Kanë qënë të ndjerët Iljaz Prokshi a Ali Podrimja e shumë të tjerë që jemi takuar në Kosovë e Zvicër e kemi bërë shumë biseda të vlefshme letrare që mbesin në kujtimet mia.

Nga programet shkollore, jemi edukuar me vjershëtorët për fëmijë: Rexhep Hoxha, Rifat Kukaj, pastaj për të rritur ka qënë Esad Mekuli, Din Mehmeti, Rexhep Qosja, Ismail Kadare, Fatos Arapi, Lasgush Poradeci, Sterjo Spase, Skënder Drini, Sylejman Krasniqi, Dritëro Agolli, Adem Demaqi, etj. Nga të huajt edhe në programe shkollore edhe kështu pastaj: Niçe, Stefan Zvajg, Frans Kafka, Shekspiri, Paulo Coelho, Borges, etj. Me duhet ti kujtoj e plotësoj këta emra, sepse tani kam kokën plot me punë thotë Ajgeraj.

 

- Autori tashmë jo vetëm ka punuar me vargun e poezinë a stilet, por ka shkruar e lëvruar gjithë stilet e poezisë dhe zhanret letrare për fëmijë e të rritur dhe deri tashmë ka botuar plot 220 libra e vëllime dhe mbi 50 numra Reviste Metafora e Vërrini, dhe lapsi i autorit duket aq i stërvitur dhe nuk njeh stoping. 

Përkundrazi.....

 

- Thelbi i hermetizmit është vetë krijesi..

 

- I vetëdijshëm për potencialin e tij intelektual dhe artistik është vetëm një vështrim, por që, shoqëruar me informim e njohje elementesh.

Ky poet vjen me format të çlirët kundër totalitarizmit, kudo e në çdo kohë.

Poeti dallohet për rregullsinë, vizionet, njohuritë e thella a diapazonin e gjërë, dhe mbi të gjitha nuk i lë asgjë rastësisë.

Ai duket se ndjehet mirë brenda vargut ndaj jeton me të, pasi zbulon ndjesitë, përjetimet, sekretet a misteret e pikërisht për këtë ka përdorur siç duket, mjaftueshëm hermetizmin se koha ja ka diktuar si referenca, ndikime etj, pasi detyrë i vë vetes të arrijë tek e pa'arritshmja, pasi hermetizmi në Kosovë e Shqipëri është dashur për mbijetesë, për të ekzistuar.

Ky element e bën të pashmangshëm, madje duhet ta zbulosh vetë këtë element të fuqishëm dhe proces të gjatë e të pa tregueshëm a kuptueshëm, madje duhet të dijsh historitë për të nën'kuptuar se për kë e çfarë krijohet, prandaj ka qënë i dhënë thotë autori ndaj librave apo autorëve që quheshin të "Ndaluar".

Më tërhiqnin thotë ai 

                 "Kështjellat e Mistershme" 

i lexoja fshehurazi se të burgosnin e namin ta humbnin në ato vite në Kosovë.

Edhe kur argëtoheshe, ishte gati trishtueshëm.

Isha lexues i mirfillit, shfrytëzoja çdo moment, qëndroja shumë edhe me pleqt nëpër oda dhe ndiqja me ëndje bisedat për të krijuar raporte reflektimi mes gjeneratave, sa e nevojshme dukej hermetizmi, bisedat me figuracione, misionet, errësira, drita, e ardhmja, fund e krye bote....

 

Ehh, kjo pjesë e kujtesës kolektive....

 

- Z. Ajgeraj hyri në letërsi që i ri, dhuntitë për të shkruar duket se kanë qënë të lindura tek autori,  sepse të shkruash që në moshë të re dhe asnjëherë mos të plogështohesh, por ka ndodhur që nga puna me orare të zgjatura dhe lodhja e stër'ngarkesa të përfundojë në spital, por, ky fakt nuk i'a ka zbehur aspak ndjenjat e autorit për dashurinë mbi krijimtarinë letrare. 

Përkundrazi. 

Ka qënë bota e tij shpirtërore, njohuritë, eksperiencat, ngjarjet mbi Atdhe, emigrimi, largësitë që e kanë zhytur këtë autor në botën e krijimtarisë eksploruese si një kontribues i drejtperdrejtë letrarë, i denjë për ta bërë më të mirën me Penën e Tij.

 

- Në romanin e tij që shkruhej e thuhej mbi regjimin serb në Kosovë, për tmerret që përjetoi populli shqiptarë i Kosovës nën pushtimin serb dhe qeverisjes së Milosheviç, për krimet e luftës kundër njerëzimit, denoncimet ishin bërë publike në këtë libër. 

Ama, edhe mund të pritej që ky autor të rrëmbehej nga agjentët e UDB - së, e ky roman përfundoi në gjyqin kundër Milosheviçit në Hagë sepse kolaboratorët gjithmonë bëjnë punën e tyre, ama denoncimet shkuan para Drejtësisë duke u vlerësuar si të vërteta të pa'mohueshme.

 

- Ndoshta janë pikërisht eksperiencat ato që të impomojnë dhe mendimet t'i sofistikosh e t'i thuash në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.

Shpesh kemi thënë që është folur apo vargëzuar në mënyrë metaforike, por në trajtimin gjërësisht të kësaj teme që thelbësore është hermetizmi unë do e përkufizoja si "Shtyllë Poetike", pasi është elementi më i fuqishëm i poezisë për të gjithë ata që kanë aftësi krijuese brenda këtyre kornizave letrare.

Kjo falë teknologjisë na ka krijuar mundësinë për njohje e aftësi krijuese të shumë autorëve që realisht të veçantë i bën fjalori.

Pra sa të pasur e ka fjalorin sepse në vargun poetik e poezi kërkohet të dalësh nga fjalori i përditshmërisë sidomos në krijimtarinë poetike. 

Dihet tashmë se krijues ka shumë dhe pak ka poet që zgjedhin fjalorin për ta pasuruar atë e për ta bërë të lexueshëm, të veçantë.

Pa folur pastaj për konkurset poetike.....

Sa lën për të dëshiruar pasi reflektohet jo' profesionalizëm. Nuk flitet për elemente e kritere por mos për.....

Veshjen ndoshta apo, se di....

Jo, jo për veshjen metaforike jo.

Por e konstatoj si fatkeqësi letrare pasi meritokracia duket në grahma..

Po institucionet e fjalës...

Të pa - aftët gjykojnë vargun, pasi nuk njohin stilet poetike, elementet, kuptimin e vargut....

Hajgare apo diçka tjetër...

Dhe në s'je Poet apo Kritik Letrarë, nuk ke të botuara nga këto si mund ta pranosh të gjykojë vargun tënd e të jesh pjesë jurie.?! Nejse...

Pse e lejojmë degradimin e niveleve letrarë apo nuk i konvenon kujt..

Është fatkeqësi letare e përsëris, por hajt ta mbyllim këtë muhabet...

Ndoshta e zgjata, por falë kritereve që kam konstatuar tek autori gjatë studimit tim në gjithë veprat e tij dhe jam krenare për punën time, "më detyron të reflektoj" sepse ndoshta mund të vlejë....

 

- Le të vazhdojmë me krijimtarinë poetiko - letrare të autorit pasi kemi seç flasim, por nuk do i biem gjatë pasi do duhej me javë të shkruajmë, por është dhe detyra jonë ta lëmë lexuesin, nxënës e studentë të gërmojnë ndër biblioteka e librari, thjeshtë sa për të kuptuar më shumë mbi artin poetik e kryesisht studimin mbi këtë element kaq lakmues dhe ngacmues për të gjithë...

Poetët janë misionarë që udhëhiqen nga fuqia e talentit që kanë.

 

- Disa nga vargjet hermetike të Ajgeraj - t

 

- Nga parzma e shpirtit e nxori fjalën e për të vdiq në logun e vargjeve 

- Në ia futin pykën e ligë fisit e nesërmja e zezë le të vijë

- Me brirët e intrigës mbi kokë të mendimit turren e hanë në pjatën e së ligës demat e zi të trungut

- Me pykën e fjalës çajmë pemën e atdheut orë e çast

- Trungu i fisit është qarë kaq keq e na fundosë orë e çast e liga 

- Rokullis gurët e kohës, tek shpalos kalanë e dekadave 

- Mosha e saj me themele të thella

- Nga ashti, nga dejet e ushqyem me qumështin e shpirtit e rritëm në gëzofin e shpirtit të mos na mërdhinte etja

- Ajo erdhi nusërore në kullën e gurtë sado pritat e shekujve ia kishin skuqur duvakun shkëlqeu e bardhë mbi Dardani

- Sa dhimbshëm pikoi qerpiku, nga dega e pemës së mërgimit

- Një nga një po zverdhen bimët e pikojnë dhimbshëm

- Ia krasitën një nga një edhe degët e rritës e nëpër kërcellin e pipave të rinj ka filluar të bie bryma e harrimit 

- Ta qepim hartën e vjetër që na copëtuan

- Me gjak e asht nëpër shekuj të thura kurorën e dritës tënde

- Shekujt kishin zbritur korba, hëna si drapër priste koka

- U desh t'i japim këngë, gjak e asht maleve për dritën tënde

- Ta nxjerrim jashtë zjarrin nga gjiri të ndezë nëpër shekuj

- E arës t'i zihet fryma nga ferrat e mungesës

- Kur qielli i zi të jetë mbytur pritjes

- Qe një shekull plisi pa kokë mbeti

- Përditë ia pinë gjakun e nga eshtrat tanë ndërtojnë perandoritë e kolltukëve

- Degëve të thyera të trungut  pipat e filizave të rinj m'pikojnë dhimbshëm 

- Medet ç'simbiozë hapësirave tona

- Eh, atdheu im, sa shpesh ta përbaltën emrin e të hedhin gurë mbi shtatin tënd, bijt e tu të sojit brishtë

- Deri kurë atdheu im kjo farë e ligë do të bimojë arave tua

- Kur sheh gjakprishurit e etnisë kah lëpijnë pjatave të huaja të krimit

- Mos i thënçin kohë shekullit të korbës kur na digjej toka nën këmbë

- Kjo hije e zezë a iluminat (x) iksat mbi koka tek përkufizon

- Në bindje kopeshë na shndërruan mendimin

- Mbi shpresën për dritën një zhgënjim i marrë na bie mbi fazat e mendimit zbehtë

- Herë tjetër u shkrofsh pa zhurma e shishurima nëpër ditët e ardhjeve të bardha

- Monumente të ngritura mendimit, ndërtuam kupolat e rrejshme, gdhendëm gurë ëndërrash

- Ndërgjegje skllavëruam pas miteve të rrejshme e mitologjinë e etjes ngritëm në piedestal 

- Shoh fytyrën e satanait prapa makiazhit engjëllit

- Është fytyra e bishës, mos ia besoni engjëllin

- Ruaju zemërimi im, kthe gjuhën në shpatë e mendjen në vizion të dritës 

- Jam bindur se loja juaj e skileve, rrënjët i ka në skllavëri e kolonializëm

- Memories shpejt po ia ndërrojmë pllakat

- Jemi bërë hije korb dritës sonë

- Sikur ia gërryejmë lëkurën atdheut dhe diellin e bardhë

- Mos ia ngushtoni qiellin e shpendit s'ka ku t'i shtrijë flaturat

- Mos ia ngrysni shkëlqimin e bebëzës së gjakut se s'ka ku t'i shtrijë flatërat

- E zbehën qysh në zanafillë a - trapët e shëmtisë së majave tek fronti 

- Aty ku prekën me dorën e zezë s'pipoi më fyti mbi lule 

- Dielli nuk ngrohu më pemën e dritës 

- Nga bregu tjetër emrat na janë shndërruar në hi

- Ia ngacmuam dhe dhimbjen heshtjes se mos na mbyt heshtja

- Mos mbytej në dhimbje vargu, derisa pritjes mi kanë zënë pritë

- Mos u bëj krah dallëndysheje në qiellin e erërave

- Për ta çliruar rrezen e diellit nga eklipsi shekullorë

- Frengjisë s'i ndahem se s'i ndahem tek ruaj amanetin e gjyshit në thumb 

- Eh, sa e kuqe ishte velloja e saj në ditën e dasmës

- Ka një jetë që më bën hije gjoksit të Atdheut e i'a nxë frymën mos t'i rrahë pulsi i zemrës

- Mbeten dy dhimbje këndej e andej guri në mes

- Ëndërra mbi Pashtrik rënkon

- Ujqit në këmbë, Europa roje na i bën plagës

- Këngët na u thanë në fyt nga klithma e gurit

- Etje e zgjuar na mbeti dëshira malli na përvëloi

- Gjëmë dëgjohen mbi Pashtrik, rënkon zemra e qarë e Atdheut 

- E kuqja e mbuloi gurin atje në majë është gjaku i dëshmorëve 

- U skuq dhe rrjedha e Drinit, është rrjedha e gjakut që s'ka të ndalë

- Guri i saj më rëndon në shpirt, diç s'mi shkon fluturimit zogut

- A bëhet atdheu me bajraqe katundi

- Lis i vetmuar majë guximi, fjala kushtrim drite për etje të bardha

- Mbete kandil i fjalës, roje në portën e lirisë atdheut 

- Me notat e dhimbjes i këndonte atdheut tek ia flladiste dhimbjes plagën

- Kush thotë se vaji burrit nuk është kënga

- Strofullit kthimeve ta kanë zënë diellin e së ardhmes, vendi s'u mbeti.

 

Do të sjell vetëm disa nga tigujt e vëllimeve poetike mjaft të veçanta e hermetike;

 

- Magma e shpirtit

 

- Portën lëre hapur

 

- Vegimet e heshtjes

 

- Etje në fjalë

 

- Stinët e udhëve të mia

 

- Agmia e fjalës 

 

- Regëtim në horizont

 

- Ëndërra për parajsë

 

- Qiellit po digjem

 

- Kthimit furtunat m'i  bëjnë pritë

 

- Gjëmba në vargje, etj, e dhjetëra të tjera po kaq interesante gjenden në bibliotekën e autorit të cilat janë vlerë për studim.

 

Në poetikën moderne të Ajgeraj, gjen padiskutim atë dukurinë e fuqishme me përmasa kombëtare dhe europiane,  pasi autori mbi tre dekada vepron në Zvicër dhe krijon për mëmëdheun.

Poezia e tij është krahas poetikës Shkrelit a Podrimes, pa dashur të flasim tashmë për numrin e lartë të vëllimeve pasi në këtë studim qëllimi është për nivel e cilësi reale. 

Kritika letrare shqiptare është marrë pak ose aspak me studimin e veprës autorit, e kjo ndoshta se letërsia jonë qan zëshëm për mungesë të kritikës esenciale (profesionale).

Stili poetik i autorit ka një nivel të lartë krijues, e në të shumtën e poezive është e dukshme "errësimi i vargut" e cila i tregon qartë se i përket modernitetit,  pasi veçantia është kur lexuesi thotë se poezia e këtij autori është e ndërtuar aq e fuqishme sa ti mos ta kuptosh. Madje në biseda letrare autori shprehet;

 

"Mos harxho kohë të krijosh për të të kuptuar të gjithë se ajo nuk është poezi, krijo për elitat".

 

Madje lexuesi e ka për detyrë 'të shfletojë' që të kuptojë.

Pra logjikisht nëse dikush nuk kupton vargun tënd, aty është bukuria letrare. 

Kështu që, për të kuptuar vargun, duhet të eksplorosh për të kuptuar fjalën e 

"vargun e mbyllur" që e mbështjell atë lirikën moderne, dhe energjitë drejtohen tërësisht drejt stilit.

Kur lexon vargjet poetike të autorit, mendja të shkon tek dekodimi i tyre, pasi janë aq komplekse, dhe pasioni mbi qasjen poetike dhe lirikat e formuluara me fjalor të mirë studjuar vijnë si konglomerat hermetizmi brenda kontinuitetit logjik dhe zhvillimit të motiveve, ndaj shkruaj me kompetencë për kredon e tij letraro - artistike.

Ndonëse kjo temë i përket totalisht "Hermetizmit" mbi të cilën lidhet një pjesë e  madhe e krijimtarisë tij poetike dhe jo vetëm, pasi edhe mbi librat e Etnosit Kulturorë gjenden shprehje të tilla të fuqishme që i përkasin këtij stili. Kështu që hermetizmi duhet shpjeguar se nuk është trill, ky stil është profesionalizëm, është aftësi e pasuri fjalori dhe vjen si shprehje e lirë poetike që ka ndodhur kudo në botën e lirë, por ndryshe tek ne rrjedhimisht ka lindur si nevojë e shprehjes në mënyrë të konservuar, ndaj autori që kur ka filluar të krijojë mjaft herët në rininë e tij e deri vonë e solli me synimin e ruajtjes së vërtetësisë dhe gjakimeve kombëtare por dhe lidhshmëri me ngjarjet politike në vend për arsyen e thjeshtë se nuk guxonin të shprehnin çështjet kombëtare me gjuhën e transparencës a realitetit.

 

Poezia e Ajgeraj, i ngjan një shkolle të munguar e sidomos stili i hermetikës poetike, proces krijues ku autori e lëvron në dekada, pasi prirjet për këtë stil nuk mund të jenë të lindura për të arritur pa studjuar fort e për të punuar me fjalor të mirë'studjuar, pos prirjes a talentit që e karakterizon, por as e vë në diskutim se është i ndikuar dhe nga kritika, ndonëse është i afirmuar që nga Rilindja.

Ama, është uni personal i autorit aq kërkues ku dhe vetes i vë kritere e standarte për të sjellë vërtetë vlerë, pra duke krijuar brenda vetes standartin artistik e  duke e ngritur në përmasa më tej se kombëtare....

 

"Mbi kokën tënde shkarkuan rrufetë e shekujve

 

E lisat e tu rrëzuar s'ti kanë furtunat

 

Mbi gjoksin tënd të skuqur shkarkuan apokalipsit 

 

Thyer i kanë kokat nëpër betejat e humbura

 

Mbi ecjen tënde ballëlartë ulën kokën motet

 

E u thyen lashtësisë ku nis toka e shkëlqen dielli''

 

                     ''Vargu për ty Atdhe''

 

Drithëruese janë vargjet që trajtohen përmes tyre një jetë mënxyrë e tëra, ku një komb gjendet i copëtuar dhe nën kthetrat e bishës që na damkosi historinë aq trishtueshëm, e në sy të botës bëhej sehirë, ndaj fjalori i ashpër i autorit del nga guvat e shpirtit të tejmbushur pelin, aty ku dhimbje merr fjala, dritëhije mendimi, vargje trishtuese ku në pak vargje flet për histori të fuqishme e ngjarje që i kanë ndodhur mëmëdheut. Vargjet janë aq të fuqishme dhe të veshura forcërisht me metaforë pasi me vargun e bërë mburojë fjalën kthen në plumb pasi ashti e gjaku janë një thotë autori sepse ngulitën kafkat e veta dhe ikën betejave, ndaj si në ditën e poezisë e nusëron në vargje, eh po, sepse në ditën e poezisë kurorën e vargut e thur për ty atdhe ndaj i sharton në pipat e fjalës ndonëse damarëve lulëzon plot dhimbje e krenari për t'i ruajtur në arkën e mos'harrimeve, nëpër dëshirat e etjeve kërkon shkëlqimin e diellit duke i dhënë dritë mendimit forcë e trimërisë, por autori flet dhe për anti - simbiozën shekullore i cilli flet aq figurshëm, gjoksin e skuqur, apokalipsit dhe shprehjet vijnë në mënyrë krejt simbolike dhe në formë mitike sjell të vargëzuar në mënyrë hermetike, dhe me synimin që ky stil të të gjejë shtrirje letrare e artistike më të gjërë në letersinë tonë. 

Këto vargje mbartin rezistencën e brendshme me një revoltë aq të athtë por me kuptim në aspektin estetik dhe krijon impakt sepse shkruan për të vërtetat, kushtimisht hermetike, mbetet në e kap lexuesi thirrjen e brendshme dhe reflekset filozofike.

Varet nga vullneti i lirë, gjërat egzistojnë edhe në mesin tonë ndonëse janë të fshehura dhe detyra jonë është të t'i zbulojmë.

Hermetizëm, metaforë e filozofi e gjithë ashti a boshti poetik, është zë, ndaj shpërthen përsosmërisht, artistikisht dhe depërton përmes fjalorit.

A nuk janë këto vargje sa disa dekada përvalimi....

Sa imazhe po aq dhe mesazhe që përcjell për lexuesin por që mbetet në komunikim me memorjen e njeriut por dhe formimin e shoqërisë, ama i bën nderë letërsisë shqipe duke ngritur vlerat e artit letrarë dhe poezinë e ngre në majat e saj më të larta për vlerat, cilësinë, nivelin e fuqinë që krijon përmes fjalës dhe mendimit, diapazonit prej vizionari që sjell standat vlerash, freski, vepër serioze ndaj unë si studiuese që tashmë kam mbi 12 vepra studimore dhe kam studiuar e ghithë veprën e autorit, e kam quajtur poet të kombit pikërisht për këto arsye pasi nervi i tij letraro - poetik është për të kapur vlerat dhe nuancat artistike.

Ndonëse ky stil nuk është i ri dhe e kemi trajtuar kështu pasi i tillë është, ende për ne mbetet varg i mbyllur, i errë, i largët, i pa'kuptueshëm kjo për arsye se ky stil është i vështirë qoftë në ndërtim dhe në kuptim, por mendoj se duhet të jetë në konsolidim pasi brezave ju del detyrë ta zhvillojnë nga kjo etapë ku është sot poezia hermetike si egzistencë në etninë shqiptare. 

 Kur je poet sjell maja të fjalës ndonëse autori është i mobilizuar......

                    

                 ''Kot ia kishin prangosur ëndërrën 

                  ajo veç sa ishte rritur

                  në strofullën e netëve pa gjumë

                  një ditë e çau terrin''

 

      - Eh, kur bëhet fjalë për ëndërrën...

Për të arritur deri në majat e letërsisë shqiptare autori ka bërë një jetë punë në zhvillimin e ëndërrës për ta bërë atë realitet, ndonëse vërtetë atij në moshë të re ia prangosën ëndërrën, ai u përpoq dhe gjeti shtigjet e duhura për t'u ngjitur në majë.

E në është fjala për ëndërrën e madhe akoma më e shtjelluar do jetë në brendi, por besoj se kur ëndërrat bashkohen akoma më mirë gjejnë shtigjet e përbashkëta sa për të fluturuar mbi qiellin blu, sa herë vritet dielli thotë autori e derdhim pikëllim sepse këngë i bëjmë vargjet për emrin Kosovë dhe ëndërrën e madhe sepse nuk portreton dot guernikën e Kosovës pasi ngjyra e gjakut duhej me çisterna e pëlhura sa qielli i Kosovës. 

Ç'do të thotë ëndërr...

Ëndërrat na i vrau gjarpëri i veriut zi ankohet autori e na vrau lirinë, prangosi dritën e fjalës duke i ngarkuar në strajcën e ëndërrave...

Jo vetëm të meditosh, të mendohesh por, ta vizatosh gjeografive të etnisë. 

E në fakt kur kujton dy herë pengmarrjen e babait, gjakun e gjyshes majonetave se di a u prish ëndërra apo mbeti ende ëndërr.

Eh, mashtrimit iu zhaguat ëndërrat nëpër vite pritjeje. Gjithë ky hermetizëm veçse na shpie në hamendësim, sepse duke qënë i tillë na jep mundësinë të bëjmë një zgjidhje ose disa të mundshme, prandaj përmes hermetizmit kuptohet se zhvillohet mësimi i fshehtë mbi egzistencën.

Duket një tjetër rend letrarë, një tjetër rend bote, një tjetër trendi...

Të prangosësh ëndërrën.......

Autori si poet që qëndron aq besnik i vargut të lidhur me forma, dhe poet i klasikës moderne por dhe i strukturës mbyllur, është ekuivalent i poetëve si; Rilke, Saint - Johns Perse, Frederiko Garcia Lorca, etj.

Ndaj vjen si vibrim energjishë mbi varg, ndaj priremi të mësojmë mbi misteret egzistenciale  përmes simboleve.

Mes netëve të errëta lëvron në fjalë ashtu sikurse thirrja për qëndresë jehon për kushtrim.

Kështu që fuqia e vërtetë krijuese i abstragon duke tejkaluar rastisjet, koinçidencat e ngjashme si dhe nxitjeve nga të njëjtat fenomene.

Ama stili poetik që po trajtojmë, zgjon kërshërinë intelektuale të studiuesit a lexuesit tij. 

 

      ''Kob Zogynë, kob korbat po kërkojnë që t'i hanë zogjtë

       Skajit të arës t'i kanë ngritur shatorret dhe mbi copat e zaptuara 

        Kërkojnë varre të reja ende pa i mbyllur të parat

        Mbi kokën tënde mbi trupin tënde mbi vërragët e pa shëruara

        Mbi kulla tua ende të pa ndërtuara erë flake po frynë''

        Duhmë e veriut zi ende ka erën e shkrumbit

        Uri e tij për zogjt e tu e për tokat s'ka të ngopur 

 

Reflekse dhe impulse në këtë lidhje direkte të kob korbave të Kalamegdanit dhe zogjve edhe të parritur mirë të Atdheut mbi fshetësinë e poezisë lidhen me qëllimin e këtij shqyrtimi. 

Janë vargjet që valojnë impulse të kësaj natyre, me karakteristika evidence e të rëndësishme dhe duhet sikur në këtë fshehtësi poetike autori manovron krejt lehtë e natyrshëm ama veçohet si zë i kulluar. 

Ky laborator krijues, sjell pangopësinë e satanait.

Kjo lirikë moderne është dhe karakteristikë thelbësore që vjen nga errësira e padyshim krijon konfuzion dhe si e tillë vjen në shpreje poetike. 

Ama për ta zbërthyer këtë stil poetik tek poeti nuk është e lehtë ama lexuesi duhet ta pranojë këtë lloj komunikimi.

Poezia nuk mësohet, ajo ndihet...

E duke iu përmbajtur faktit estetik s'ka nevojë të ketë një përkufizim.

 

                 ''Nga një dashuri e dhimbshme

                  doli e uruara fjalë

                  e këputi prangat

                  për të nesërmet e bardha

                           për lirinë'' 

 

Letërsia është formë e lumturisë dhe pasuria e vargjeve është dy'kuptimshmëria. 

Përshtatja e qëndrimit të kësaj poezie e pasuron strukturalisht. Ndonëse kjo poezi i përket hermetizmit duket se ka shumë mundësi trajtimi pasi errësirën e ka si veshje të brëndshme, kjo e dyta për shkak të formave që merr na ndihmon edhe në dekodifikimin e vargjeve duke interpretuar identitetin e tij në një kontekst të gjërë pra brenda identitetit tij kombëtare dhe e ndërton në rregullin hapësirorë por dhe shpirtërorë e marrë si shembull nga kultura kombëtare të cilat lënë gjurmë në botën shqiptare.

Nuk mundet me u integruar në kontekstin historiko - shoqërorë gjuha e tekstit tek poezia hermetike, pasi hermetizmi është ky një relacion i vështirë në komunikim mes autorit - tekstit dhe lexuesit. 

Mbyllja kjo enigmë mitike, është ekuivalente në kuptim si element i diskursit poetik.

 

''Ju kot përpiqeni të hidhni farën tuaj në arën time 

E po më flisni për hise ju fara e furtunave shekullore

Arës sime s'rritet bima e furtunave shekullore

As pema e shartuar me pipat ballkanik

Se si duron toka e skuqur nga damarët e plisit''

 

Këto vargje historike ndihmojnë për ta kuptuar Letërsinë, pasi është transmetuar në mënyrën e vet të komunikimit ndaj ndodh fenomen i zbulimit e rizbulimit të vazhdueshëm brenda rrethanave që na paraqiten dhe çështja është edhe kohore edhe personale dhe vjen si një bashkësi kushtesh psikologjike, shoqërore e kulturore, ama në raport me bashkësinë dhe kërkojnë vlera të përcaktuara dhe në mënyra tjera poetike. Padiskutim është një kompleks i diskutueshëm dhe mbi këtë metodë interpretuese pasi çdo studiues e sheh nga këndvështrimi i tij këtë stil poetik si disiplinë pasi nuk vlerësohet në bazë të një rregulli a parimi por janë të gdhendura në mënyrë të pashlyer në paraqitjen artistike. 

E në fakt, toka që të ka lindur është Atdheu si shtëpi e përbashkët, vjen si zë bashkëkohës e thellësisht tronditës, impresionues pasi shkruan me vlagën e zemrës dhe shpirtit, impresion i thellë i poezisë jep shijen dhe forcën emocionuese.

E gjejmë në kritikën e ashpër me filozofi të goditjes në nivelin e lartë të mendësisë së intelektit. 

Atdheu është esenca ku brenda çdo sistemi ai është koka, trupi dhe këmbët, qeliza, gjeneza, gjithësia, e gjithë qëndrueshmëria, vitaliteti...

 

                     ''Në postën e mendimit

                     ka zbritur një muzë plot shpresë 

                     drite më bën të nesermëve të bardha''

 

Muza është frymëzim, dhe poeti është në kërkim të përsosjes shprehjes ndaj dëshmon fuqi poetike. 

Ti shkruash errësirës me gjuhën moderne është dhunti.

Edhe mund t'i detyrohesh, ashtu si dhe autori në rininë e tij, përfitoi nga errësira disa copëza që kur i mblodhi, formoi globin që mban në duar. Ecuria e poetit të ngjan se a mos i përket sektit Zen, e në fakt nuk jam e sigurt se ka apo jo njohuri mbi budizmin, por sekti Zen kanë zbuluar një ecuri shpirtërore që shpie në ndriçim, sepse edhe autori ka ngulmuar ta gjej përndritjen, kjo intuitë e befasishme që sjell të vërtetat. 

Është mirë që lexuesi të kapet pas rrëfimit, e kjo kuptohet lehtë.

 

Edhe sa kohë na duhet ta mësojmë

Artin e dashurisë vargut

T'ia shohim bukurinë diellit.....

Po, i tillë është dhe funksioni që kryen libri.