Prenda Sejdia
NJERIU
KJO QËNJE E VËSHTIRË
Parapsikologji
Redaktor:
Gëzim Ajgeraj
Recensente:
Marsida Sejdia Agolli
Almaida Myrtaj Sejdia
Lektore:
Endrijeta Gjini
PRENDA SEJDIA
NJERIU
KJO
QËNJE E
VËSHTIRË
Parapsikologji
Shtëpia Botuese “7 Days”
Prizren,
2023
P R O L O G
Mes
freskisë e gjelbërimit krijohet etje
Në
detë krihet dielli i përskuqur
Zogjt
e fjalës frymëzohen rrezeve të vargut
Mendimit
të mirë udhët t’ia ndriçojmë
Se
engjëjt e ndreqin botën nga e para
(P. S)
Erdhëm
në këtë botë si krijesa të veçanta pasi vetë natyra na krijoi ndryshe nga
frymorët e tjerë të këtij planeti, dhe le të përqafojmë këtë dhunti që na është
falur.
Si qënje
sociale që jemi, zhvillimet e ndryshme që nga krijimi i njerëzimit e deri në
ditët e sotme pësuan transformime të mëdha dhe të herëpas'hershme.
Komunikimi që na u dha si një nga virtytet e larta njerëzore bëri që njerëzit
të krijojnë dhe ndërtojnë epokë, dhe kjo bën diferencimet mes kohërave apo
përmes elementeve të ndryshme, a parimeve po'ashtu bëhet dhe diferencimi mes
njerëzve dhe kjo ka ndodhur që nga ndarja e grupeve shoqërore që në lashtësi e
deri në ditët e sotme.
Zhvillimet
kanë njohur rritje në përmasa të gjëra popullsie dhe në nivele të ndryshme. Për
të arritur ku jemi sot është dashur shumë punë e studim, prandaj janë caktuar
rregulla, ligje, parime, rregullore, kode etike a kode pune etj.
Po i sjell në
vëmendje pasi temat e librit janë mjaft interesante për shkak të temave të
përzgjedhura dhe ilustruar me shembuj konkret për të kompletuar atë e për ta
sjellë në formën e një libri parapsikologjik që ka efekte qetësuese në lexim,
dhe formuese sidomos për moshat e reja. Secila temë ka rëndësinë e saj
dhe me mbarimin e leximit temës apo librit, puna për lexuesin veçse sapo ka
filluar pasi gjithmonë ka vend për të përzgjedhur materiale që formojnë
personalitetin e karakterin e tyre, por dhe përfituar njohuritë e nevojshme për
të cilat bazohen mbi rregulla e parime të cilat shpesh veçse sa i admirojmë por
nuk i zbatojmë ato.
Në një
familje, grup shoqërorë, kolektiv apo shoqëria në tërësi, zbatimi i rregullave
veçse sa zbukuron ambjentin e ngroh atmosferën në këto mjedise duke e bërë
"çehren" më të këndshme dhe njerëzit bëhen më të pranueshëm. Njerëzit
inteligjente marrin vendimet e shprehin dëshirat e tyre duke vendosur kufinjë
aty ku preket interesi i përgjithshëm, nuk manipulohet as shantazhohet, por
analizojnë e diskutojnë për gjithçka që sjell përparim.
Rregullat dhe
zbatimi i tyre të bën lider sepse të mëson të drejtat themelore për qënjen
njeri, pa lukse a privilegje, të pranojmë fajet e të marrim përsipër
përgjegjësitë e duhura.
Përpara se të
ankohemi për dikënd, duhet të analizojmë veten tonë;
A jam unë në
standartin e duhur që kërkohet për një shoqëri bashkëkohore.?!
A U T
O R J A
P A R A T H Ë N J E
Libri;
“NJERIU KJO QËNJE E VËSHTIRË”
nga
Prenda Sejdia
Prenda Sejdia ka bashkëpunuar me mua gjatë gjithë këtyre
viteve të krijimtarisë saj në lëmin e letersisë që nga libri i saj i parë e
deri më sot dhe jam ndjerë mjaft mirë falë fryteve që dha ky bashkëpunim.
Kam parë që në
fillim atë forcë të brendshme, pregaditje intelektuale dhe aftësitë e që vinin
gjithmonë në shpalosje njohurishë duke qënë edhe shum produktive në gjithçka që
ajo ka sjellë me penën e saj, deri më sot.
- Njeriu jeton
për të krijuar, për të ndërtuar por dhe realizuar projektet të cilat i vën
detyrë vetes ashtu sikurse edhe kjo shkrimtare që solli vlera të mirfillta që
nga fillimet e saj dhe ende vazhdon ta bëjë me plot pasion, frymëzim dhe
inspirim edhe tek lexuesit, dhe më bën të ndjehem mirë pasi ka ecur bukur dhe
në shtim vlerash reale duke përçuar diversitet në fushën e letersisë, brenda
gjithë zhanreve letrare dhe tani vjen aq këndshëm me një libër parapsikologjik
me tema mjaft interesante, me brendi të mrekullueshme aq fryt-dhënëse dhe ka
arritur ku ka vënë piketat e temave, për ta bërë të këndëshëm këtë libër.
Prenda, është
ajo shkrimtare që ecën në traditën e shëndoshë me tipare të fuqishme në
përputhje me kushtet konkrete aktuale në koherencë me zhvillimet aktuale.
Letërsia të
cilën ajo po lëvron, është i gjithë evoluimi i saj ideologjik dhe artistik, që është
karakteristikë për intelektin e saj. Qëndrimi kritik, ndjenja e lirisë dhe së
drejtës shprehen hapur që nga krijimet e saj të para.
- Botkuptimi i saj evoluon në përputhje me mënyrën
se si e lëvron artin letrarë gjithnjë në kërkim dhe rritje vlerash, dhe
afirmimin e saj si poete, shkrimtare, publiciste, kritike letrare etj.
Prenda Sejdia
është vlerë e mirfilltë letrare dhe një personalitet që i nevojitet kohës,
krijimtaria letrare që lëvron ajo, zgjoi diellin që flinte brenda zgavrave të
shpirtit saj njerëzorë për ta sjellë si rreze drite edhe për brezat.
- Në këtë libër
parapsikologjik shkrimtarja na sjell tema mjaft interesante dhe e rrallë në
still, e lehtë në kuptim, mjaft edukativ dhe formues e inspirues tek lexuesit
pasi që temat hapin horizonte për bashkëbisedime, e që ineteresi është i
shumëfishtë për shkak të larmisë dhe gërshetimit që përmban.
- Ajo i jep
jetë fjalës, e bukuri artistike vargut, ngjyra tregimit, dhe larmia që
sjell brenda librait me ese, tregime të autores por dhe ato të huazuara, vargje
të ndryshme, e gjitha ilustrim për ta përmbushur më së miri brendinë e librit
por, mbi të gjitha për të përmbushur misionin, që letërsia ka nevojë për mëndje
të tilla për të zbulohen magjitë e fshehta të artit të fjalës dhe të mendimit.
Siguria që
autorja ka në vetvete padyshim që i buron nga shpirti i plazmuar aq hijshëm me
një gjuhë mjaft solide, por edhe pregaditja psiko/filozofike që bartë ajo.
- Kjo vepër
vjen plot stil dhe elegancë dhe orjenton për në një botë me horizonte të hapura
dhe kërkon të harmonizojë mardhëniet e njeriut me natyrën dhe rregullat e saj
por dhe gjithçka që e rrethon.
Temat në këtë libër janë pak, por me vlera të mëdha për
shkak të natyrshmërisë që kanë temat dhe diapazoni i tyre.
- Aty gjenden
tema që flitet për Etikën dhe Anti - etikën, vlerat e anti - vlerat, për rininë
apo gruan shqiptare si dy shtylla të fuqishme të shoqërisë, për nënën natyrë
apo mjrënjohjen si element i madhështisë njerëzimit, por dhe gjykimet a
paragjykimet.
Tema kryesore
është edhe shtylla që përmban titullin e librit;
• NJERIU KJO QËNJE E VËSHTIRË
"A jemi vërtetë qënja më komplekse.?
Në mund të shprehja një dëshirë e "sikur të më
realizohej" por ja që kurrë nuk do marrin udhën e realizimit final për
arsye që dihen lehtësisht, por "sikur të ndodhte " do shuhej
kureshtja e botës për pyetjen e mësipërme.
- Një luan apo
një ujk, si kafshë mjaft të veçanta, pra luani si mbreti i pyllit ose ujku si
kafsha më inteligjente, çfarë do mendonin për njeriun pasi mua, do më shtynte
kureshtja ta dija përgjigjen, pasi ne njerëzimit nuk na mungojnë opinionet,
vlerësimet, epitetet ndaj të çmueshmit njeri.
- Ndonëse njeriu
u krijua si qënje sociale por dhe shpirtërorë pasi u përzgjodh nga perendia për
të qënë i tillë dhe shumë i privilegjuar nga gjitha gjallesat, pasi njeriut i
dha si dhuratë komunikimin që është elementi më i çmuar, ndonëse a e din njeriu
që për këtë element duhet të jemi falenderues, por dhe veprues më të
përgjegjshëm në gjithçka që na rrethon.
Ne si qënie
biologjike që jetojmë në këtë diversitet biologjik mendoj se nuk i kushtojmë aq
sa duhet vëmëndjen e duhur asaj që na mundësohet, si psh;
Ne lindim,
rritemi, ushqehemi, vishemi, shkollohemi, edukohemi, përzgjedhim profesione,
ndërtojmë shtëpi e jetojmë brenda tyre, rregullojmë a përkeqësojmë kushtet e
jetesës apo rrethit tonë shoqërorë etj.
Gjithsesi jemi pjesë e pandarë e gjithë këtij diversiteti
brilant".
Autorja,
a nuk është e tëra diversitet.?!
Ajo
sjell një larmi pyetjesh e pikëpyetjesh.
Karakteret njerëzore, a jemi vërtetë qënja më
komplekse.?!
Brendia të grish e të bën për vete, po aq dhe
inteligjenca e autores që nuk resht së menduari dhe duket sikur i ka
premtuar shumë vetes, ndaj për mua udhëtimi ndër temat e librit ka qënë mbresë -
lënës, pasi nuk më shqitet ajo panoramë e njeriut në gjithë krahasimet që bën
autorja, por në gjithë brendinë e librit autorja është mjaft e harmonishme ndaj
ushqehet me punë dhe përkushtim brenda vitalitetit kohës.
- Ajo është plot
energji dhe përcjell emocione ndaj meriton shprehjet përgëzuese.
Autorja është
me mëndje e shpirt ndritës dhe mjaft modeste në gjithçka që përcjell e
pikërisht motivon edhe përmes kësaj vepre.
Kjo temë shumë
interesante vjen e ilustruar edhe me tregime të huazuara që japin botkuptim
temës me anën e të cilave kuptojmë më së miri karakteret njerëzore por, dhe
ç'njerëzore po'ashtu, ndaj kam besim se çdo lexues e gjen veten ngapak brenda
kësaj teme.
- Brenda temës
flitet për mësuesin e nxënësin si pjesë edukative e brezave, apo kur
neglizhenca flet në gjuhën e pa'mundësive apo mos kthimit, kur mund të
frymëzosh apo dhe trishtimet e tejskajshme që i dëgjojmë në jetën e përditshme.
- Njeriu thotë
autorja, është në gjëndje të bëjë nga më të pa'parashikueshmet pozitive a
negative qofshin ato.
Prandaj njeriu, pa'diskutim është kapitali më i shquar i
universit.
• VLERAT DHE ANTIVLERAT
Një
tjetër temë mjaft fine
Vlerat, antivlerat, egoizmi, dhuna, tradhëtia, pabarazia,
zilia, arroganca, janë nën- temat që gjenden brenda kësaj teme që duket
jo vetëm aktuale por me siguri ju mbijeton kohërave
- Do sjell disa nga vlerat që vërtetë të dallojnë në
shoqëri.
-
Vlerat personale
-
vlerat familjare
-
Vlerat njerëzore
-
Vlerat sociokultutore
-
Vlerat universale
-
Vlerat morale
-
Vlerat shpirtërore
-
Vlerat intelektuale
-
Vlerat profesionale
-
Vlerat materiale etj.
Kemi aq shumë lloj vlerash të qënësishme për secilin
person dhe ndihmojnë në bashkëpunimin mes njerëzve dhe drejtojnë jetën në
familje a shoqëri të ndryshme.
Në ndërtimin e karakterit ka shumë elemente të cilat
përbëjnë plotësimin thelbësorë të vlerave cilësuese.
I
sjell pasi janë të listuara në libër
Autorja duket se e ka përmbushur si moto dhe duket se ka
shkuar hapësirave duke gërmuar hemisferat psikologjike por dhe argumentuese
ama, dhe gjurmët e hershme i zbulon për krahasimet ndër kohë, por dhe
bën thirrje njerëzisë për reflektim dhe duket mjaft produktive. Disa gjëra
duhet rishkruar, pasi autorja duket shkrimtare e angazhuar në të vërtetat
artistike dhe faktike.
- Ky libër është
shkruar me prirje të qarta edukative, ku kërkon rregull e disiplinë, duke
kërkuar shuarjen e dredhive, dhe parapri për një botë më të mirë e të paqtë
pasi duket qartë kundër jetës artificiale dhe estetikës e dinakërisë pasi ajo
duket shumë "me këmbë në tokë e mendjen në kokë", thotë populli.
Vepra le shteg
edhe për vërejtje kritike; pasi autorja ka të drejtë kur thotë se
"Antivlerat na i servirin si vlera reale" duke dalur hapur mashtrim
publik. Ajo nxjerr në pah edhe aspekte të rëndësishme të problemeve lidhur me
modernizmin e kohës ndonëse jemi gjeneratat e transformimeve të mëdha.
Por, në këtë
libër të veçantë në stilin vet, ka frymë e ngjyrë, është vetvetja dhe përcjell
mjaft emocion tek lexuesi.
Fjala dhe
vepra e saj artistike padyshim meritojnë vlerësim pasi aty gjen freskinë e
fjalës dhe mendimit efikas.
U përpoqa ta
sjell sa më thjeshtë këtë parathënje pasi është dëshira që lexuesi ta
përceptojë në formën që gjen vetveten.
Ky libër është
vlerë për letersinë, arsimin e brezat dhe uroj që letërsia të ketë sa më shumë
pena të këndshme.
Uroj udhë të mbarë librit dhe sa më lehtë dhe këndshëm
për lexuesin.
Suksese të tjera autores.
Gëzim Ajgeraj
Zvicër Grabs, 08. Nëntor
2023A
1.
●
ETIKA DHE ANTIETIKA SI FENOMEN APO MASË E KEQ PËRDORIMIT
- Çdo shoqëri ka rregulla e përgjegjësi, ama rregullator
i tyre janë Etika apo Kodi i Etikës dhe kjo fillon me institucionet qofshin
shtetërore apo private qofshin ato, pra që nga shkolla ku secili detyrimisht
jemi apo kemi qënë frekuentues dhe si vend edukimi aty fillon edhe mësimi e
praktikimi i Etikës apo 'Kodit të Etikës' i cili përcakton rregulla por dhe
sjelljet në mjediset shoqërore e cila do zbatohet nga çdokush.
Pra Kodi i
Etikës, është udhërrëfyesi perfekt për një shoqëri të shëndetshme e cila
reflekton brenda standartit në veprimet e përditshme, dhe kthehet në mision që
paraprinë mbajtjes së përgjegjësive, parimeve, vlerave e referimeve të
paracaktuara.
Kod Etike
përmban çdo institucion si Shkolla të çdo niveli shtërorë a privat, Inspektoriate
shtetërore, Televizione a media të ndryshme, Korporata, Sisteme
gjyqësore, Banka, Biznes, Gazetari, Shëndeti publik, Shoqatat, Ministri e
Qeveri, Kodi i Etikës dhe deontologji e Psikologëve etj.
- Çfarë përcaktohet në Kodet e Etikës dhe sa efikas janë
ato për edukimin e shoqërisë, pra pyetja është;
- A është
funksional dhe a zbatohen ato kritere të caktuara në institucionet përkatëse me
të cilën çdo punonjës kur ka pranuar nën- shkrimin është pajtuar edhe me
kushtet e rregullat e paracaktuara qoftë Kodin e Etikës apo Rregulloren e
Brendshme të institucionit që fillon nga veshja, pra paraqitja e jashtme,
fjalët e veprimet etj.
- Kodi i Etikës, përcakton parime të përgjithshme të
mirësjelljes njerëzore, shërben formimit personal dhe mardhënieve të mira
ndër njerëzore por dhe institucioneve, mes kolegëve, vartësve apo eprorëve që
kjo përkthehet në shërbim efikas në mardhëniet me publikun.
Kjo tërësi
rregullash e veprimesh që në synim ka ngritjen e standarteve bashkëkohore në
shoqërinë tonë demokratike, me norma morale, bazuar në Traditën e bukur
shqiptare mbi të cilën udhëheq morali, përgjegjësia, ndershmëria e humanizmi e
plot vlera e virtyte të tjera bashkë- ngjitur, e mbi të gjitha i
përmbledh sjellja e kulturuar.
Duhet përçuar
parimet përmes moralit, nxitjes së përgjegjshmërisë si fillim ndaj vetes,
publikut apo eprorëve duke evituar padrejtësitë a mungesën e respektit
apo të qënurit indiferent, rast kur duhet të përballesh me ndonjë nga elementet
e ndryshme etike.
Mendoj që
etika duhet të funksionojë në parim që nga familja, ndonëse ka një sërë
rregullash familjare, etika ka vënd të rëndësishëm pasi është institucioni më i
rëndësishëm i edukimit pasi fëmijët pregatiten nga prindërit për një sërë
informacionesh apo praktikash jetësore, se si duhet t'i përballojnë sfidat e
jetës.
Pra,
keqpërdorimi i Etikës në familje pregatit atë kontigjent fëmijësh sot, nesër
qytarë i këtij vendit që mund ta shpreh në gjuhën popullore se bëhen
"bastardët" që veprimet e liga i bëjnë nga arroganca që është pjellë
e pafuqisë mendore dhe intelektit njerëzorë, dhe këtij boshti vet- rrotullues,
e cila vjen nga keq- menaxhimi ndaj duhet të prevalojë Etika si kusht i
domosdoshëm dhe rregullator në shoqëri përmes mekanzimave stimulues duke
filluar e gjitha nga familja dhe trasferohet në grupet e ndryshme shoqërore që
përfshin në mënyrë automatike në shkenca komunikimi duke treguar vetveten sa
aftësi ke.
Kohët evulojnë, karakteret janë të ndryshme, shembujt
pozitiv dhe negativ janë kudo rreth nesh, ndaj shpesh pyesim veten;
- A janë pjesë e
kësaj shoqërie ky kontigjent që vepron kaq negativisht jo veçse për komunitetin
por dhe vetveten.
- A respektohet
Kodi i Etikës së të shprehurit në mjediset familjare, institucionale, shoqërore
etj.?
- A i vlerësojnë
fëmijët prindërit e tyre dhe mundin e sakrificat që një jetë bënë për edukimin
dhe arsimimin, veshjen e ushqyerjen e shumë realizime të tjera qoftë dhe
projektet pas arsimore.?
- A ka prindër
që ju mungon koncepti i të qënurit prind, ku nuk ndjen përgjegjësi për mbajtjen
e familjes.?
- A merren
institucionet me praktikimin e Etikës me punonjësit e tyre qoftë për mënyrën e
veshjes e cila është e përcaktuar mbi normat morale apo përdorimin e
fjalës e cila të vendoset në vendin e duhur, a qortohen për fjalorin e
papërshtatshëm etj, dhe kësaj pyetjeje duhet t'i kthejë përgjigje publiku apo
më saktë lexuesi.
• Ne cekëm disa nga pikat e domosdoshme të Kodit të
Etikës të cilat bëjnë që të quhesh njeri.
- Nëse deri më tani folëm për Etikën si koncept dhe
rregullat e saj, dhe ajo përkufizohet si një sistem vlerash në një komunitet të
caktuar apo edhe në tërësi, besoj që ka vend për të folur edhe për të kundërtën
e saj.
Çdo shoqëri ka mënyrën dhe formën e vet të menaxhimit dhe
kjo nën- kupton se nuk egzistojnë rregulla strikte, prandaj dhe funksionon bota
brenda kësaj larmie.
Kështu që, ashtu si në gjuhën shqipe egzistojnë sinonimet
dhe antonimet, edhe në psikologji egziston pothuajse e përafërta pra
Etika dhe Anti- Etika.
Po, kujt i shërben njëra apo tjetra mund të pyesim.
- Atëherë, për
Etikën kemi folur pak, një çik më lart por në sensin pozitiv të mardhënieve
njerëzore dhe "bashkëjetesa në institucione" por dhe rrethe shoqërore
ku paraqet rregullsi për një qytetari të denjë dhe bashkëkohore.
- A zbatohet me
përpikmëri Kodi i Etikës dhe nëse jo çfarë ndodhë.
- Kemi koshiencë
të plotë se jo vetëm në shoqërinë tonë të trazuar, por në asnjë shoqëri
Kodi i Etikës nuk zbatohet me përpikmëri, ndaj duhet të flitet pak për Anti-
Etikën.
• Anti - Etika ky fenomen që prek
qelizat e shoqërive në tërësi, vjen si shkak i një gjëndjeje të pa- kontrolluar
të sjelljes personale, dhe ky defekt rëndon edhe në mardhëniet ndër- njerëzore,
ku ndoshta të diferencojnë nga rrethi ku bën pjesë.
Shpesh e themi
apo përdorim fjalën "degradim", një fjalë e rëndomtë që në paraqitje
apo më saktë aq shqetësuese e cila sjell pretekstin e keq- menaxhimit të fjalës
e veprës qoftë me një person tjetër apo edhe në një grup njerëzish.
- Anti- Etika
është konkretisht thyerja e rregullave të vëna brenda një grupi shoqërorë, ku
bën pjesë smira, xhelozia, inati, frika, mosbesimi apo apatia a humbja e
ekuilibrave, dhe veset më të liga të njerëzimit. Janë konkretisht ato çfarë
kemi folur për Etikën dhe mos realizimi i tyre apo e kundërta sjell mos-
marveshjet apo keq menaxhimin në mardhëniet ndër- njerëzore.
- Anti - etika përmbys arsyet humane, ajo shfrenon egot e
mund të shpien drejt katastrofave deri tej mendimit përmes zhgënjimeve, ndaj
shprehen shqetësime ndaj situatave të papërshtatshme me Etikën dhe ato duhet
vënë në pah në kohën e duhur.
- Pra studimet dhe eksperiencat, zbulojnë sferë të gjërë
të çështjeve përsa i përket Etikës dhe Anti- Etikës si procese sa të përafërta
po aq dhe të kundërta në qëndrime dhe ndikime poashtu, afron një sërë
opinionesh dhe refleksionesh mbi ndikimet që ndodhin brenda këtyre
proceseve.
•
Deri ku arrin keqpërdorimi i Etikës?
Në ç'shkallë arrin dëmi i shkaktuar nga keq- menaxhim apo
keq- interpretimet.
- Janë fakte dhe
fenomene që i dëgjojmë në jetën e përditshme dhe mjaft të prekshme që vijnë si
burim infesksioni Anti- Etikën.
Nuk ka asnjë ditë të mos shohim që në TV të ndryshme a
Portale të shumta mediatike shohim zënka, ngatërresa të shumta, përndjekje,
humbje jete etj.
Shumë nga këto që citova pak më lart vijnë nga një zënkë
e çastit, pra, një fjalë a batutë të lëshuar pa kujdes, si një e sharë apo një
vënje në lojë a tallje për një veshje, apo mënyra e pirjes një lëngu apo të
ushqyeri, mund të jenë zanafilla çasti që përfundon në përleshje a përndjekje
gjë të cilën shoku nuk ia pranon dhe çështja më pas agravon mes tyre.
- Faktet dhe
faktorët janë të shumtë qoftë edhe pse X ka bërë para apo ka blerë një makinë
të bukur. Në errësirën e natës ia gërvisht dikund qoftë një vend X (parking
apo..) ç'rëndësi ka derisa ka gjetur mundësinë dhe dëmin e ka bërë në një formë
a në një tjetër qoftë përmes rekrutimeve të të tjerëve.
- Fenomene këto që ndodhin në shumë shoqëri e vende të
ndryshme dhe vjen nga një gabim i çastit dhe shkon deri në agravim gjë të cilën
shpesh mbetet për të vënë dorë institucionet e shtetit mbi rastet e cituara.
Meritokracia është armë e shëndetshme për çdo njeri, por
kur institucionet ç'vishen nga angazhimi kthehen në mosbesim, ndaj qytetaria
shndërrohet në pasivitet që realisht kthehen në rreziqe reale.
Njeriu i denjë, njëherë i lindur dhe i papërsëritshëm,
kërkon dritën e shpresës për një jetë plot lavdi ku të prevalojë
autoriteti dhe mbi të gjitha e njerezishmja humane.
2.
● NJERIU KJO QËNJE E VËSHTIRË
•
KARAKTERET NJERËZORE
- Njeriu padyshim
është kapitali më i çmuar në univers, por dhe krijesa më e vështirë dhe e
mundimshme e perendisë, dallohet për detajet nga gjithë gjallesat e tjera.
E gjitha kompleksitet i padiskutueshëm, por dhe vepër
artistike e pakrahasueshme.
Por do ishte e
mrekullueshme e madje e mahnitshme sikur ta dinim seç mund të ishim në të
vërtetë, apo nga vijmë e sa për vlerat nuk ia humbim kollaj vetes, madje shpesh
i shumfishojmë përmes imagjinatës, ndonëse pyetjet se kush jemi e nga vijmë
është pyetje që na shoqëron shpesh..
Shumë njerëz vihen në dilemë për pyetjen se;
- A jemi vërtetë qënja më komplekse.?
Në mund të shprehja një dëshirë e "sikur të më
realizohej" por ja që kurrë nuk do marrin udhën e realizimit final për
arsye që dihen lehtësisht, por "sikur të ndodhte " do shuhej
kureshtja e botës për pyetjen e mësipërme.
- Një luan apo
një ujk, si kafshë mjaft të veçanta pra luani si mbreti i pyllit ose ujku si
kafsha më inteligjente, çfarë do mendonin për njeriun pasi mua, do më shtynte
kureshtja ta dija përgjigjen, pasi ne njerëzimit nuk na mungojnë opinionet,
vlerësimet, epitetet ndaj të çmueshmit njeri.
- Ndonëse njeriu
u krijua si qënje sociale por dhe shpirtërorë pasi u përzgjodh nga perendia për
të qënë i tillë dhe shumë i privilegjuar nga gjitha gjallesat, pasi njeriut i
dha si dhuratë komunikimin që është elementi më i çmuar, ndonëse a e din njeriu
që për këtë element duhet të jemi falenderues, por dhe veprues më të
përgjegjshëm në gjithçka që na rrethon.
Ne si qënie
biologjike që jetojmë në këtë diversitet biologjik mendoj se nuk i kushtojmë aq
sa duhet vëmëndjen e duhur asaj që na mundësohet, si psh;
Ne lindim,
rritemi, ushqehemi, vishemi, shkollohemi, edukohemi, përzgjedhim profesione,
ndërtojmë shtëpi e jetojmë brenda tyre, rregullojmë a përkeqësojmë kushtet e
jetesës apo rrethit tonë shoqërorë etj.
Gjithsesi jemi
pjesë e pandarë e gjithë këtij diversiteti brilant.
Njëherë i
lindur dhe i papërsëritshëm në formën aktuale ndonëse dihet që shpirti i
njeriut është i përjetshëm, ndonëse në dimensione të tjera.
- Shpirti nuk vdes kurrë pasi ai pas vdekjes veçse sa
ndërron dimension ashtu siç themi psh, "shpirti i gjyshes jeton atje lart
në qiell" dhe është engjëlli ynë mbrojtës etj, e plot shprehje të ngjashme
si kjo.
Gjithsesi unë e besoj jetën pas vdekjes, sepse vetë
perëndia e bëri të veçantë njeriun, ndaj i dha pesë shpirtra dhe i prin shpirti
primordial.
Ashtu si dhe
zemra, fryma dhe mendja pasi të trija bëjnë trininë e shenjtë.(Ati, Biri,
Shpirti).
- Ati- është
mëndja, ndaj kur bëjmë kryq dora shkon mbi ballë.
- Biri- është
fryma, ndaj dora lëviz e vihet mbi zgrof ( mbi stomak).
- Shpirti
Shenjtë- është zemra, dhe dora bën lëvizjen e tretë, dhe shkon majtas e ndalon
mbi zemër, dhe kjo është pikërisht trina shenjtë.
Ndaj janë këto
dimensione sa njerëzore aq dhe hyjnore të bashkuara brenda kësaj qënjeje
njerëzore që veçohet nga çdo specie tjetër mbi gjithë këtë rruzull e nga çdo
materie tjetër, dhe kështu që punon pa reshtur duke eksploruar të panjohurat që
i jep universi nga bujaria e saj.
- Për të gjithë njerëzinë nëse janë të njohur apo
thjeshtë të rastësishëm qofshin ata, gjithkush kalon nëpër situata të
vështira në një moment të caktuar. Jeta nuk është aq e lehtë.
Vetëm diçka të kemi parasysh;
- A e dinit
se:
- Njerëzit që
janë (duken) më të fortë janë gjithashtu dhe njerëzit më të ndjeshëm.?!
Njerëzit që shfaqin më shumë mirësi janë më të keqtrajtuarit dhe kjo
fatkeqësisht ndodhë rëndom.
Ata që
kujdesen për të tjerët janë pikërisht ata që zakonisht kanë nevojë për këtë
kujdesje më shumë se askush tjetër në gjithë këtë botë.
- A e dinit se
katër gjërat më të vështira për t’u thënë janë:
-
Të dua;
-
Më vjen keq;
-
Të lutem;
-
Më ndihmo;
Ama, zor t'ia dimë arsyen kësaj pengese.
- Shpesh herë
vetëm sepse një njeri duket i lumtur, ju duhet të shikoni pas buzëqeshjes së
tyre sa shumë dhimbje mund të ketë aty për të kuptuar qartë lumturinë e
vërtetë. Për të gjithë njerëzit që janë duke kaluar vështirësi në këtë moment,
le të fillojmë tani ta rrisim qëllimin tonë për efikasitet më të plotë.
Ne të gjithë
kemi nevojë për ndjesi dhe tërheqje pozitive, tani dhe këtu po e po.
- A mund ta bëjmë
këtë për të gjithë njerëzimin, për të rritur imunitetin dhe dashurinë për
njëri- tjetrin si pasurinë më të madhe shpirtërore, dhe duhet kuptuar që do
shoqërojnë edhe nëpër dimensione ku ndodhemi.?!
- Në këtë botë,
njerëzimi përmban të gjitha karakteret, diversitet e gjitha.
Ashtu sikurse
historitë njerëzore janë jo vetëm të shumta, por të shumëllojshme, dhe ato i
kemi ngado, e madje duke filluar nga vetja.
Ka nga ato që
- na kënaqin, - na bezdisin, - na inkurajojnë, - na habitin, - na trishtojnë a
na bëjnë të buzëqeshim etj.
Dhe ja, do
sjell copëza tregimesh thjeshtë për ilustrim, por dhe shembuj të ndryshëm
ndodhishë po’ashtu, pasi janë shembuj që tregojnë numrin e shumtë të
karaktereve por dhe seç mund të jenë në gjëndje për të bërë njerëzia, por dhe
përfundimet shpesh të pa’parashikueshme.
•
MËSUESI DHE NXËNËSI
1. Një ditë, një i ri takon një të moshuar dhe i
thotë:
- Më mbani mend profesor?
- Jo.
- Kam qënë nxënësi juaj.
- Gëzohem. Si je? Me çfarë meresh tani?
- Tani ushtroj detyrën e mësuesit.
- E gjykon se je i mirë në punën tënde?
- E vërteta është se PO. Ju më frymëzuat dhe doja t'ju
ngjaja.
Kureshtarë i
moshuari, pyet të mësojë se çfarë i mbeti në mendje që e frymëzoi kaq shumë, sa
të donte ti ngjante. Dhe i riu i rrëfeu historinë e mëposhtme:
- Një ditë një
nxënës i klasës që ishte dhe shoku im, erdhi në klasë dhe më tregoi një orë të
re shumë të bukur që mbante në xhep. Nuk ju përmbajtja tundimit dhe e
vodha. Pas pak vuri re që i mungonte ora tek xhepi dhe menjëherë njoftoi
profesorin që na jepte mësim atë moment në klasë dhe ishit Ju. Ju në vazhdim,
iu drejtuat klasës dhe thatë:
- Ora e një
nxënësi të kësaj klase u vodh në këtë orë mësimi. Kush e vodhi, ju lutem ta
kthejë menjëherë.
- Kur mendova
turpin e poshtërimit përpara gjithë shokëve të mi të klasës, nuk guxova ta
dorëzoja. Pastaj ju mbyllët derën, na thatë të qëndrojmë të gjithë në këmbë
sepse do kontrollonit xhepat e gjithë nxënësve derisa ta gjenit. Por vendosët
një kusht.
Të gjithë
duhet ti kemi sytë mbyllur të mos shikonim fajtorin. Dhe kështu u bë. Kur
arritët tek unë, e gjetët në xhepin tim dhe e morët. Por vazhduat të kërkonit
në xhepat e të gjithëve dhe kur mbaruat thatë: «Dhe tani mund të hapni sytë,
Ora u gjend!»
Nuk zutë emrin
tim në gojë dhe as më tërhoqët vërejtje menjanë. Prisja të më qortonit dhe të
më bënit moral, por as këto nuk ndodhën. Atë ditë, ju shpëtuat dinjitetin
tim. Ajo ditë, ishte dita më e turpshme e jetës sime dhe më dhatë me mënyrën
tuaj një mësim të fortë. E kujtuat tani rastin z. Profesor?
- Po, duke të
dëgjuar, i kujtova të gjitha. Por ka dicka që nuk më kujtohet, dhe ai je ti,
sepse dhe unë i kisha sytë e mi mbyllur kur ju kontrolloja të gjithëve.
Nëse duhet të
poshtërosh një nxënës në sytë e gjithë nxënësve për ta dënuar, atëhere jo vetëm
që nuk quhesh Mësues, por dhe nuk je Njeri. Mësues të tillë çjerrin shpirtra,
që mbeten të gdhendura gjithmonë në kujtesën tonë.
E huazuar!
- A nuk është ky
profesor një shembull i veçantë i njerëzve të rrallë që i duhen çdo lloj
shoqërie, por dhe i ndjekur nga ish- nxënësi i tij si shembull konkret i
vullnetit të mirë i ardhur përmes dinamikave, por edukimi është themeli i
shëndetshëm që rrit filiza qytetarie me ndjenjën më të lartë njerëzore dhe
kthyer në devotshmëri për jetën.
Ne rrëzohemi, por bukuria është në gjejmë forcë për të
ecur përpara si në rastin konkret.
- A nuk janë profesori dhe mësuesi pjesa më e lartë
e edukimit dhe elitë e shoqërisë qytetare të mbarë njerëzimit.?!
- A janë ata shembulli më i mirë për çdo njeri.?!
• 2. DJALI DHE NËNA
(Neglizhenca flet gjuhën e mos kthimit)
- Një djalë
tregon.
Kur isha shumë i ri vija vonë në shtëpi, luaja me shokët
jashtë e nuk haja në tryezë më familjen time pasi asnjëherë nuk arrija të vija
në kohë.
- Gjithmonë i
gjeja në gjumë, dhe kjo gjë e mërziste shumë mamanë time pasi nuk vija herët të
bisedoja me nënën pasi kur vija ajo gjithmonë ishte në gjumë.
Në mëngjes largohej shumë herët nga shtëpia për në punë
ndërsa unë zgjohesha shumë vonë.
- Nuk kishte
zgjidhje tjetër përveçse të më shkruante notica e të më linte porositë që donte
të më jepte dhe e ngjiste letrën në frigorifer.
- Ajo shkruante
se ku e kisha ushqimin apo gjërat që kishte pregatitur për të ngrënë, dhe me
kalimin e kohës, porositë në letër filluan të shtoheshin goxha.
Ajo më
tregonte se ku i kisha rrobat e lara a më jepte porosi se ku t’i vendosja ato
të palarat e po ashtu më shkruante së kë të takoja apo ç’punë do bëja të
nesërmen.
Një pjesë e rinisë time shkoi në atë mënyrë me vonesat
dhe mungesat e mia.
- Ndihesha i
lodhur dhe u bë e mërzitshme dhe rutinë leximi i letrave të përditshme, dhe një
mbrëmje përtova dhe letrën as e lexova fare por shkova dhe u shtriva në shtrat.
- U ngrita vonë
të nesermen dhe shtëpia ishte e tëra rrëmujë, krejt papastruar dhe rrëmujë.
U habita në fakt.
- Nëna ime ngrihej
herët që me natë dhe çdo gjë linte në rregull e sistemonte para se të shkonte
në punë.
- U drejtova për
te dhoma e saj dhe ajo ishte ende duke fjetur.
- E thirra, mami
u bë shumë vonë, a nuk je në punë sot.?!
- Ajo nuk po më
përgjigjej.
E thirra e më kot të lëvizte.
Ishte në gjumë të thellë.
- I thirra më
fort por, nuk lëvizte, e preka por, ishte bërë akull e tëra, ajo kishte
ndërruar jetë.
- Një dhimbje e
fortë më depërtoi thellë në trup e shpirt, trishtim i pamasë.
- Pikëllim e
keqardhje.
Tavani më ra mbi kokë.
- Njoftova të
afërmit dhe organizuam ceremoninë e varrimit.
- E përcollëm
për në banesën e fundit dhe i dhamë lamtumirën.
- Pas asaj dite
të gjatë vajit e trishtimit, shkova pranë shtratit të rrëmuar e të pa shpresë u
shtriva.
- Sytë i kisha
të ngulur në tavan.
Mendja ishte tek mami im.
- Shtëpia ishte
bosh, e ftohtë, dhe çdo gjë më dukej e pabesueshme.
- Papritur mu
kujtua letra e mamit e ngjitur në frigorifer që mbrëmë nuk e lexova.
- U ngrita
menjëherë dhe shkova në kuzhinë, dhe nisa ta lexoj.
- Këtë herë
letra ishte ndryshe, jo me të njëjtat këshilla si gjithmonë.
- Nuk shkruante
se ku kisha ushqimin a ku kisha rrobat e lara a se ku duhej t’i lija rrobat e
pa lara.
- Në letër shkruhej vetëm kaq;- biri im të kërkoj ndjesë
që nuk ta pregatita ushqimin dhe të të laja rrobat.
- Diçka nuk
shkon me trupin tim, nuk ndjehem mirë sot.
- Të lutem;- kur
të kthehesh më zgjo që të më dërgosh në spital.
- Ky djalosh e
humbi mundësinë që t’i gjendej pranë nënës tij në momentin më delikat.
- Por ti rri
pranë prindërve tuaj e ndihmoji, se ata udhëtojnë për të kaluar në botën tjetër
dhe atëherë nuk i gjen më pasi, dhe mua më mungojnë e shpirti më dhemb çdo ditë
për mungesën e thellë që ndjej.
Një ditë nuk do jenë aty, e mos të mbeten pengu i
shpirtit.....
- Ç'ndjesi na
ngjall ky tregim për NËNËN dhe kush është nëna për ne.
I jemi
falenderues perendisë shenjtë që na ka dhënë statusin NJERI dhe pas kësaj na
dha nënën,pra ajo që na dha frymën dhe ajo ka një përmbajtje aq të madhe.
Ajo është shkolla dhe edukimi për fëmijët e saj,
kraharori ku gjithmonë aty mbështesim kokën, ajo qe e djeshmja, e sotmja dhe e
nesermja.
Nëna është
drita e shkëlqimi, dashuria e edukimi, ngrohtësia e ushqimi i shpirtit, është
gjithësia. Nëna jep gjithmonë e asgjë nuk pret në këmbim. Nëna është fanari që
na ndriçon zemrat që në momentin e parë që ne vijmë në këtë dynja.
Nëna është
gjithësia, inspirimi, motivi për të jetuar, dhe burimi i jetës.
Ne erdhëm nga
dashuria prandaj dashuria e la emrin NËNË.
Nëna është e
forta grua, kjo shtyllë e fuqishme e shoqërisë, bashkëshorte e devotshme, motër, teze, shoqe a
kolege dhe mbi të gjitha më e mira mike.
- Ajo meriton
mirësitë e universit.
- Po sjell
njërën nga poezitë e mia për nënën sa për ta ilustruar këtë Ese por konkretisht
për nënën që as fjalët e fjalorit të gjitha në i përdorë, akoma ne i mbetemi
borxh nënës.
•
MADHËSHTIA E KA EMRIN NËNË
Në çerdhen e shpirtit tënd gjej folenë
Oqeani ndjenjave hyjnore zbret si ujvarë
Nektarë ledhatimesh ashtu si nënë e bijë
Gjendem e mbështjellë në mëndafshin
e lëkurës sate bija e mirë mërturase
Aromë ëngjëllore ka shpirti i nënës
Brishtësia bëhet dritë e qiellin
ndriçon
Kohën që sot forcërisht dua ta ndaloj
Nuk e di, por sikur kam frikë
Dua pafund të zgjasë përjetimi si në ëndërra
E të qëndroj heshturazi mbi qerpik
Dhe këngë të intonuar për ty të këndoj
Gjithë zotave të qiellit do ju lutem për ty
E dielli i agut të na i ngrohë zemrat
Për hirësinë e fjalëve të gdhendura
Që na dhuroje nga baticat e shpirtit
Në mund t’i freskoj ëndërrat
Deri pas diellit kularë dua t’i
mbështjell
me lutjet e mia safi për ty shpirt i
ëmbël
Bahçen e dëshirave ta bëj kurorë
të butë prej mëndafshi për të mirën e
kësaj
bote që ngroh si diell e ndrit si hënë
Lumturia e pafundme quhet nënë
Zoti e bekoftë e mëshiroftë nënën time.
Zoti bekoftë e mëshiroftë të gjitha
nënat.
- Nëna mendon
për veten dhe fëmijët.
Nëna i tha fëmijës,
- Nëse bëhesh
ushtarë, do të arrish të bëhesh gjeneral.
- Në bëhesh
murg, do të bëhesh prift.
- Përfundimisht
u bëra piktor dhe arrita të bëhem Picasso.
3. NË BËHESH FRYMËZIM
• ERLINDA DHE FRANKO
“Erlinda erdhi në jetë nga nëna e saj dhe gëzonte shëndet
të plotë.
Filloi të rritej
dalengadalë bashkë me ditët dhe po zhvillohej normalisht e çdo ditë ajo gëzonte
dashurinë e madhe të nënës e familjes, po bëhej një fëmijë gjithnjë e më e
bukur.
Me kalimin e kohës ajo filloi të ecte e fliste.
E donin të
gjithë për ëmbëlsinë që ju dhuronte të tjerëve.
U rrit e u shkollua.
Mirëpo, jo
gjithmonë natyra është bujare me ne. Erlinda, vajza flokëkuqe kaçurrelëse sapo
kishte mbushur të njëzetat dhe dallonte për sharmin, bukurinë, kulturën
dhe edukatën që tregonte. Papritmas, në një ditë nga ato të njëzetave të saj,
fati i keq i servuar për të i mori asaj shikimin për të mos ia kthyer më kurrë.
Bota iu nxi terr e gjitha. Asgjë për Erlindën nuk bëhej si më parë, asaj iu
privuan të drejta të shumta nga ajo fatkeqësi famëkeqe. Ajo kishte frikë tashmë
për jetën, se si ajo do arrinte të bënte gjërat e duhura të jetës së
përditshme, si të lahej, të krihej, të vishej, të gatuante a ushqehej, të
gjente shoqet e shumë gjëra të tjera. Mirëpo, Erlindën filloi ta
shqetësonte dhe një hall tjetër si ajo e gjetjes së një shoku për jetën pasi
kjo i dukej mjaft e vështirë dhe shumë e largët për të. Ditët kalonin dhe
Erlinda si një vajzë e zgjuar dhe e dashur nuk linte pasdore pa vizituar
mikeshat e saj herëpas'here.
Universi i
gjithësisë e kishte rezervuar një surprizë edhe për vajzën bukuroshe. Një mikja
e saj e mirë ia prezanton Erlindës mikun e saj që ishte veçse dy vite më
i madh në moshe se Erlinda. Djaloshi quhej Franko dhe ai ishte në karrocë pasi
kishte dëmtuar dy këmbët në një aksident automobilistik por ishte natyrë shumë
kurajoz, i dashur, i bukur e i zgjuar.
Ata filluan
njohjen miqësore që zgjati dikund rreth pesë vite shkëmbime idesh e mendimesh
dhe shprehnin vizionet e tyre për jetën e të ardhmen.
Mirëpo,
siç thonë "kurr s'i dihet", mendimet e tyre ishin aq të njëjta
sa kaluan në fejesë e më pas në martesë.
Ata e deshën dhe
e duan njëri- tjetrin siç duan njerëzia rrezet e para të diellit të
mëngjesit.
Janë gjithmonë aty për njëri-tjetrin në çdo aspekt për ta
ndihmuar.
Erlinda dhe
Franko janë çifti më i lumtur në qytet. Ata i shpehin me të madhe ndjenjat e
dashurisë për njëri-tjetrin.
Madje Erlinda thotë;
Franko është "SYTË E MIJ".
Unë jam "KËMBËT E FRANKOS".
- A nuk është frymëzim historia që sapo lexuam, dhe të
bën ta shikosh jetën me më shumë optimizëm dhe falenderues zotit të
gjithësisë.?!
- Unë vlerësoj shpirtërat e tyre të ndjeshëm dhe moralin
që e mbajnë aq lart përmes dashurisë për Zotin që i bashkoi në çift dhe
ndjenjës humane që i karakterizon në pafundësi, për realizimin e
ëndërrave, por dhe m'poshtjen e vështirësive e përballjen e sfidave më të pa
parashikueshme.
Njerëz të tillë bëhen burim drite e frymëzimi për të
mësuar se si ecet përpara.
Zoti nuk ju ka dhënë sy për të parë apo këmbët për të
ecur, por ju ka dhënë kurajon për të përmbushur ambicien e tyre e për të
tejkaluar kufizimet, dhe mbajtur ndezuar shpresat.
Ndaj funksionon.
4. AMERIKANËT JANË POPULL MIKPRITËS
(Çuditesh me rregullat e tyre strikte)
- Disa nga zakonet e tyre që na habisin.
Miliona turistë vizitojnë amerikën pasi i tërheqin nga
kultura e vendit, jeta e natës dhe metropoli i madh dhe ndikon në sistemin
financiarë.
- Të njohësh të
vërtetat e zakoneve a stilin e jetës amerikane;
1. Amerikanët bëjnë dush e lajnë flokët para çdo ditë
pune.
2. Ata përdorin fjalë të ndyra por nuk shajnë kurrë në
Zot.
3. Janë shumë të hapur e falenderojnë dhe kërkojnë falje
gjithmonë.
4. Shumica e autostradave janë pa pagesë.
5. Mund të blejnë rroba në dyqan dhe i veshin për disa
ditë, e nëse nuk ju pëlqejnë mund t’i kthejnë dhe ju kthehen paratë e
shpenzuara.
6. Nuk ndjekin modën si në Shqipëri, por veshin ç’ju del
përpara.
7. Gratë amerikane kanë flokët dhe thonjtë e përsosur dhe
nuk shkojnë kurrë në dyqan me pishama.
8. Nuk ka parkues të paligjshëm.
9. Respektojnë radhën, orarin e takimit, orarin e punës
dhe shkollës.
10. Për qeratë e vonuara, qeragjinjtë mund t’i nxjerrin
jashtë për vonesën e pagesës.
11. Nuk konsumohet kafe në orarin e punës.
12. Fëmijët punojnë që gjashtëmbëdhjetë vjeç për të
përballuar shpenzimet shkollore.
13. Ata nuk bërtasin por flasin më zë të lartë.
14. Fejohen zyrtarisht si në Shqipëri, por shpenzimet e
dasmës i paguan familja e nuses.
15. Divorcet janë të larta sa agjensitë janë në garë.
16. Amerikanët nuk paguajnë taksa makine as transformim
pronësie.
17. Janë efikas në punë, pasi vonesa nuk tolerohet.
18. Meshkujt amerikanë nuk ngacmojnë femrat në rrugë,
pasi ligji i dënon për gjestet.
19. Në shkolla këndohet çdo ditë himni kombëtarë.
20. Ata nuk urinojnë rrugëve madje as fëmijët.
21. Amerikanët paguajnë ligjërisht bakshishe
pasi ka rroga që bazohen në bakshishe.
- Çështja është
se, po ne sa i njohim dhe zbatojmë rregullat në shoqëri, institucione
etj.
Çfarë standarti kemi në këtë (pa)pajtueshmëri
kriteresh.
- A janë ato
rregullator në mjedise tona dhe çdo qelizë të shoqërisë, po kultura e sjelljes
publike, për të treguar ndjeshmëri ndaj të tjerëve në çfarë niveli është.
- Mendoj që në
shoqërinë tonë ka vend për të diskutuar.
"Mirësjellja dhe Mirënjohja" janë madhështia e
njerëzimit, ndaj pa to nuk mund të kemi vlerat e qytetarisë.
5. - TRAGJEDIA E BLANKËS
(Trishtim njerëzorë i tejskajshëm)
- Blanka një vajzë e brishtë por e bukur dhe e dashur
njihet në internet me Juan dhe dashurohet marrëzisht me të, por ai e copëtoi
pjesë- pjesë (ndoshta nga dashuria).
- Ajo udhëtoi
nga Meksika në Lima Peru për të takuar njeriun që kishte dashuruar në një
aplikacion në internet ku qëndruan bashkë dy javë, e gjatë atyre ditëve Blanka
i tregon mbesës saj se ishte e dashuruar dhe se ku ndodhej ndonëse pas asaj
telefonate ajo u zhduk fare.
- Miku i saj
ishte student për mjeksinë ligjore dhe teknologjisë.
- Pasi mbesa dhe
familja nuk komunikonte dot me vajzën e tyre udhëtuan për në Peru dhe takuan
dhe Juan, i cili nuk pranonte se mund të kishte informacion për Blankën.
- Megjithëse
filluan kontrollet për Blankën, pas dy javësh u gjetën pjesët e trupit saj ku
mungonin organet jetësore.
- Ndonëse
autoritetet por dhe personi që supozohej që ishte miku i Blankës nuk jepnin
version se kush mund ta këtë bërë atë akt makabër që kushton jetë njeriu.
(Çfarë nuk është njeriu në gjendje për të bërë).?!
- Shpesh ndjejmë
përgjegjësi sociale ndaj keqbërësve dhe jo ndaj viktimës psh, pasi duhet bërë
përpjekje të ndjejmë e marrim përgjegjësi pë viktimat, apo dhe ato që jetojnë
por janë të viktimizuara, duhet imagjinuar trauma që ju shkaktohet.
Më e
tmerrshmja është mungesa totale e ndjeshmërisë, të tallesh, ti hedhësh në rrugë
si leckë a ti kërcënosh është mungesa totale e njerëzimit.
Të përfundosh
në një masakër është zgjedhja e saktë dhe e kthjellët, e të mbulosh provat
është makabritet.
Kur nuk funksion fuqia edukuese dhe arsimimi i duhur nga
familja, atëherë duhet të funksionojë fuqia e ligjit, mbi këta qënjet
eksperimentale që mos të përsëriten çmenditë dhe të paguajnë kostot për dëmin e
shkaktuar.
E kur janë të
arsimuar dhe veprojnë aq djallëzisht, janë elementet më të dëmshëm e më të
frikshëm të shoqërisë, prandaj ndaj tyre duhet treguar kujdes i veçantë nga
organet shtetërore dhe njerëzit duhet treguar më vigjilent ndaj përsonave
qofshin dhe të njohur.
6. EKZEKUTIMI I TARTARINIT
(Epo, ç'na duhen historitë e errëta botërore)
“Tartarin” ishte një qen, por ishte dhe i burgosur ifatit
lig. Nuk dihet se kush e kishte sjellë në kampin – burg të Spaçit. Dikush
thoshte për një shofer që ngarkonte mineral bakri.
Dikush tjetër
tregonte se qeni kishte ardhur nga një fshat aty afër, fare i vogël. Në të
vërtetë askush s’e dinte, se si ai qen ishte futur në kampin e të burgosurve,
të ruajtur aq mirë nga dhjetëra truproje dhe të rrethuar me tela me gjëmba të
dyfishtë. Veçse një gjë dihej me siguri: emrin “Tartarin” ia kishte vënë një i
burgosur marinarë, një “Xhek London” shqiptarë, i quajtur Fiqiri Muho.
“Tartarini”
nuk i ndahej Fiqiriut, në galeri, në plan të pjerrët, në mensë, kudo që
shkonte. “Tartarini” ishte i dashur, jo vetëm me Figon, por me të gjithë të
burgosurit. Ai u lëpinte duart dhe rrobat e tyre të leckosura. Kurrë nuk i
kishte ngrënë ndonjë të burgosuri racionin e bukës, gjellën, ose diçka tjetër,
pa ia dhënë vetë i dënuari. Sa i dashur ishte me të burgosurit “Tartarini”, aq
i egër ishte me gardianët dhe kapterët e kampit. Sapo shihte një të tillë, ai
egërsohej e skërmiste dhëmbët. Policët sa e shihnin “Tartarinin”, e qëllonin me
shqelma dhe me çdo gjë, që i zinte dora.
- Disa herë ata ishin përpjekur ta nxirrnin jashtë
kampit, por “Tartarini” bëhej erë e fshihej nën shtretërit e të burgosurve. Ata
që urrente më tepër “Tartarini”, ishin qentë – ujqër të komandës. Kur shikonte
ndonjë të tillë, tërbohej së lehuri. Për të gjitha këto veprime, “Tartarini”
ishte i dashuri i të gjithë të dënuarve. Një lëpirje e tij, u hiqte atyre një
pjesë të brengave. Ata e përkëdhelnin, e puthnin, e përqafonin, si një vëlla të
vogël.
- Në ditët e
revoltës, kur të burgosurit e Spaçit u ngritën për të drejtat e tyre humane,
“Tartarini”, ishte së bashku me ta. Ai qëndronte në rreshtat e parë, ku
hidheshin parullat antikomuniste dhe këndoheshin këngë atdhetare.
- Nuhaste se
diçka e jashtëzakonshme po ndodhte në kamp. Lëvizte shumë i shqetësuar nga një
kapanon në tjetrin. I shihte të burgosurit në sy, sikur të donte të mësonte se
ç’po ndodhte. Kur kampi u sulmua nga qindra policë dhe trupa speciale,
“Tartarini” ishte në ballë të përleshjes. Ai kafshonte me dhëmbët e tij të
mprehtë, policët dhe trupat speciale.
- Pas shuarjes
së revoltës, u dënuan pesë vetë me vdekje. Katër ishin të burgosur, i pesti,
ishte “Tartarini”. Atë, e ekzekutuan jo me plumb, por në një mënyrë mizore. E
lidhën me dy zinxhirë në një shtyllë, për të mos lëvizur. Katër policë, nën
mbikëqyrjen e dy oficerëve, e goditnin pa ndërprerje me bishta lopate.
“Tartarini” kuiste sa të dridhej mishi. Ata vazhdonin ta goditnin, deri sa i
thyen kockat dhe kafkën.
- Kështu ishte
vendosur ekzekutimi i “Tartarinit”. Në errësirën e natës, dikush nga të
burgosurit e mori kufomën e “Tartarinit” dhe e groposi në një skaj të kampit.
- A nuk është kjo histori trishtuese madje e pa
imagjinueshme se si mendjet njerëzore kthehen në përbindësha që trondisin çdo
njeri dhe çdo mëndje kur mëson faktin se edhe një qen e dënon me vdekje makabre
dhe mundësisht e bën shembull sikur të ishte krimineli që mund të shuante
botën.?!
- Kështu unë solla disa tregime të huazuara, ndaj nuk
zgjodha tregime personale pasi as’sesi nuk mund të plotësohej ai mozaik i
shumëllojshëm i ngjarjeve emocionale apo përjetimeve të ndryshme edhe nga
ato të dhimbshmet a çuditshmet, por dhe të bukurat e frymëzueset, që përcjellin
mesazhe dhe realitet poashtu.
Ndaj qëllimi ishte të sillja histori të ndryshme nga
shumë karaktere për të parë se sa të barabartë jemi por, dhe aq të ndryshëm,
ama, dhe nga anë e skaje të ndryshme të botës dhe kulturave gjithsesi,
dhe ka shumë për të thënë për njeriun, pra për ta plotësuar gjithë mozaikun e
udhëtimeve jetësore të karaktereve njerëzore.
Njeriu është në gjëndje të bëjë nga më të pa
parashikueshmet, pozitive apo negative qofshin ato.
Prandaj është padisktim edhe kapitali më i çmuar i
universit.
3.
● VLERAT DHE ANTIVLERAT
•
MORALI DHE FALSITETI
- Dy fjalë janë Morali e Falsiteti por kanë rëndësi të
veçantë në përdorim por dhe epitete poashtu.
Është kjo, pikërisht jeta aktuale që ne po jetojmë, dhe
mendimet tona janë padyshim rezultatet që kemi pasi jetën e jetojmë çdo ditë
mes shumë paragjykimeve ndaj jeta nuk është e lehtë në gjitha aspektet e saj
ndaj veprojmë siç vepron Ligji i Tërheqjes.
Njëri virtyt e tjetri e kundërta e saj.
Sa fjalë të
thjeshta në dukje pasi në përdorimin e përditshëm apo veprime sikur bëhen aq
vulgare, në pikpyetje dinjiteti i moralit apo falsiteti sikur të qe diçka krejt
normale ky absurditet i kohës.
Populli
shqiptarë ka trashëguar virtytet më të larta njerëzore pasi ishin aq të pastra
e të vërteta porsa drita e diellit.
Shquheshin besa e bujaria, trimëria e fisnikëria si
virtyte nderi e pa to nuk kishe asnjë derë të hapur siç i thonë dhe
vlerësoheshin si vlerat më të larta e për to cilësoheshe në çdo sofër a odë,
fshat a krahinë pasi burrat mblidheshin dhe diskutimet e ndryshme i nxirrnin në
pah këto veti të larta të malësorit të paepur.
Në bazë të
këtyre vlerësimeve dallohej njeriu prej njeriut a fshati prej fshatit apo edhe
krahina prej krahinave tjera e kështu me radhë.
Ishte arsyeja
dhe ndërgjegjësimi që ngrenin virtytet e larta njerëzore apo dhe e kundërta që
të çonin në dis- avantazh si antivlerat apo e kundërta e vlerave të lart-
përmendura.
Ishin veprimet ato që të çonin në vlerësime reale të
vlerave apo anti- vlerave njerëzore pasi dilnin në pah.
Ama, vlera njerëzore matet me edukim, kulturë dhe dituri,
aktivitet, ndaj veçon kreativen dhe në mënyrën më efikase, dhe kërkon atë
autonominë intelektuale në rrafshin disiplinorë për të mbushulluar brenda
teje si energji pozitive, larg dogmave për të qënë shembulli konkret i suksesit
dhe për të arritur konkluzione.
• ANTIVLERAT
-Antivlerat
njerëzore janë ato elementet negative që brumosen në karakterin e njeriut të
dobët, që nuk mban dot ekuilibrat, dhe veprojnë negativisht në përputhje me
gjithë qënjen, pasi ka njerëz të prirur të veprojnë në drejtimin e kundërt të
erës, dhe në këtë rast vepron mendja, zemra e shpirti, pasi aty zë vend mendja
e ligë dhe djallëzore.
Karakteristikat
e antivlerave janë të shumtë, por do sjell disa shembuj të veçuar të vlerave
dhe antivlerave të cilat i hasim në jetën e përditshme si elemente pozitive a
negative e bëhen mjaft komplekse, që shpesh ndodh për shkak të atyre
elementeve, të humbim diçka nga vetja jonë në ndonjë përballje të padëshiruar a
naive mes palësh.
• EGOIZMI
- A nuk është
Egoizmi njëri nga elementet mjaft nënçmuese që për këtë shkak ndodhin ngjarje
deri nga më të shëmtuarat në jetën e përditshme.?!
- A nuk janë
prishur familje për hirë të egoizmit kryeneç që me fjalën e pa'thënë a veprën e
pa'bërë ka ngjarë që njerëzit kanë bërë vite burgim apo dhe janë ndëshkuar në
forma të ndryshme deri në humbje jete dhe ky fenomen është ndjekur më pas
zingjirë së këqijash.?!
- Njërit i shkoi
për drekë një shoku i tij në shtëpi dhe familja e gostiti me ushqimet më të
mira që kishin, ashtu siç malësori e ka zakon.
Dreka zgjati
ca, dhe me tu afruar pasditja ai ju dha lamtumirën familjes së shokut ku
drekoi.
Ata e
përcollën deri tek rruga që merrte për në fshat. Pasi u përshëndetën, ai ju tha
se kam një rrugë të gjatë për të bërë dhe kthehem pas dy ditëve, shoku nuk u
largua shpejt sepse po e ndiqte mikun me sy teksa po largohej.
Atij po i
ngjante sikur shoku i tij do i mungonte dhe sikur ju krijua një boshllëk në
zgavër.
Por, me të
dalë përballë fshatit ku dëgjohej nga shumica, çuditërisht e thërret shoku i
vet me sa fuqi pati;
- O filani,
(shokut që i hëngri bukën gjysmë ore më oarë) a po vjen e shkojmë atje ku e
patëm bërë muhabet, aq dhe vazhdoi rrugën.
Me të errur
nata, ai kalon kufirin dhe futet në ish- Jugosllavi.
Njerëzit që
kishin dëgjuar të thërrasë shokun e padisin në organet e drejtësisë dhe shtetit
e tregojnë për ngjarjen se dhe X person kështu ka qënë historia se X aty hëngri
drekë dhe duhet ta ketë ditur se miku i tij do largoheshin sëbashku, dhe mund
të kishte dezertuar partinë dhe njeriun e pafajshëm e arrestuan dhe hoqi vite
të tepërta burgimi, por dhe familja vuante pasojat, e ngjarje të tilla fatkeqe
ndodhën e ndodhin përditë në një formë historike apo në një tjetër.
- Një miku im,
që i ri ndihmoi çështjen kombëtare në Kosovë, shpërndante trakte, grumbullonte
shokë për në tubime, të shkruanin prulla natën mureve nëpër Prizren, pra kudo
që mundeshin. Me mbarimin e shkollës ai iu fut akoma më shumë punës.
Ndihmonte
çetat dhe ilegalen. Mirëpo nuk i shpëtoi dot syrit vigjilent të armikut serb.
Mirëpo vendosin arrestimin e tij. Pasi bie nata dikush i vie në shtëpi (gjoja
për t'u siguruar se X person gjendet në shtëpi).
Sigurisht që 'miku' duhej të raportonte dikund që isha
dhe ai ishte apo jo.
Kështu që
përsoni që do pikaste në do gjendej në shtëpi djali patriot, thotë se erdha për
të parë në ka dyqan këtu. Megjithëse pyet ku është X se shpejt do e arrestojnë
pë ndihmën që ka dhënë ilegalitetit.
Kështu që
brenda natës ai gjen mënyrën e shpëtimit dhe madje e ndihmoi atdheun akoma më
shumë nga vendi që zgjodhi të shkonte.
Kështu që edhe
egoizmi ka anën pozitive dhe negative, mvaret pozicioni ku gjendesh por dhe
rrethanat a njerëzit me të cilët bashkëpunon a ke të bësh, e kjo nderë edhe pse
hyn tek egoizmi ka të veçantën e saj ndaj, pikërisht ky tis i artë që përshkon
ndjenjën njerëzore pikas njerëzit e thjeshtë me zemër të madhe e mund ta quash
kollaj hero, pasi përshkohet ajo bota e përhimtë përmes peripecive, dhe asaj
jetës vazhdueshme të asaj mugëtire të plumtë e dinake.
Jo më kot thonë dinakëri dhe madhështi.
Është proces i
veçantë ngritja e vetëdijes, pasi kur ke mundësi që diçka të mbrosh, në sferën
e gjitha mundësive gjenden pafundësi përzgjedhjesh por duke qënë absolut
vetvetja, kjo është mjaft e rëndësishme pasi aty gjen dhe unin tënd origjinal
pa lënë pas dore gërshetimin me botën e egër që të rrethon.
• DHUNA
- Dhuna, në flitet për dhunën, akoma më komplekse si
fjalë dhe shprehje, dhunë verbale, dhunë psikologjike, dhunë fizike etj.
Secila në
formën e vet ka anën e saj negative e të rëndomtë, por a mos është shpesh e
egzagjeruar si fjalë të përdoret vend e pa vend apo....
Le të marrim një shembull të thjeshtë nga aspekti
shkollorë.
Të gjithë kemi kaluar nga dyert e shkollave, me profesorë
të lëndëve a fushave të ndryshme, shkolla të ndryshme e rregulla të ndryshme
etj.
Por, të gjithë u njohëm me rregulla, detyra, të drejta e
përgjegjësi.
Pyetja është;
- Çfarë po ndodhë me ne dhe gjeneratat në kohërat e sotme
dhe (dhunën) më shumë si zhurmë se fakt dhe kthyer në fenomenin më të
rëndësishëm.?!
- Nxënësi shkon pa pregatitur dhe pa detyra të
përfunduara, dhe në i kërkohet llogari plasin fyerjet se Zysha a Profi ose
Mësuesja po më bën presion psikologjik dhe ofendojnë me shprehje të ndryshme
mësuesin që ta çakordojnë, pastaj t'i bëhet video e kjo dhuna psikologjike plas
sheshit dhe pason nëpër televizione, portale a aplikacione të ndryshme e
komentet e pafundme japin opinionet sipas qejfit.
- Vallë, përgjegjësia dhe detyrat o njerëz a ndjehen dhe
ku vajtën.?!
A mos na ngjan pak si hipnotizim i ajrit apo...
• TRADHËTIA
- Tradhëtia- ky fenomen kaq i prekur në kohërat e sotme
ku përfshin një sërë elementesh negative si zilinë, shfrytëzimin, luftën në
forma të ndryshme, lëndimin, intolerancën, pandershmërinë, gënjeshtrën,
hipokrizinë, pabesi, papërgjegjshmëri etj.
Pse
tradhëtojmë ne njerëzit?
Pse kërkojmë
më shumë se meritojmë, apo pse jemi të prirur mos të zbatojmë 'rregullat'
dhe detyrat që janë kushtet kryesorë që të çojnë në tradhëti.
- Secili nga ne
e kemi provuar njëherë tradhëtinë në një formë a në një tjetër, po ta
marrim në aspektin politik ngjarjet e fenomenet në shumë rrethana i kemi para
syve, pa dashur t'i shkruajmë fenomenet, sepse bashkë trazojnë horizontet por
me t'u prishur interesat pa një pa dy ia plas lules ballit sherin e shamatën
ballë përballë njerëzisë.
- Kurse në aspektin historik nuk ka nevojë për fjalë pasi
fakti tregon se kombi ynë është ndarë në plot gjashtë shtete, dhe e gjitha kjo
produkt i ligësisë a djallëzisë njerëzore që filloi me Kongresin e Berlinit dhe
si shpërblim i kaloi Malit Zi, Plava dhe Gucia, Tivari dhe Podgorica me
popullsi shqiptare.
Kurse Serbisë Toplica, Prokuples, Kurshumli, Nish,
Vranje dhe Leskovac dhe popullsua u përzu me dhunë.
Si rezultat i pabesive të huaja dhe deri dikund edhe
ndonjë element vendas Shqipërisë i ndodhë copëtimi i dytë ku u aneksuan Kosova
dhe Çamëria.
Çfarë ju
mungoi shqiptarëve për të qënë më të bashkuar, më të përgjegjshëm më të
devotshëm e të vullnetshëm apo pse mungoi konsolidimi në gjithpërfshirje
për të qënë konsistent ndaj bashkëkombasve që gjendeshin jashtë kufinjëve
aktual të Shqipërisë.?!
Apo periudha e
përfundimit të mbretërisë që shteti mbeti mes katër rrugëve.?!
Tradhëti është
mohimi i njërit apo tjetrit në një çift të martuar kur besnikëria e betimet
mbeten udhëve si fëmijët jetimë dhe kjo mendjelehtësi sjell shkatërrimin e
familjes por dhe jetëve të gjithsecilit brenda asaj familje.
Asgjë dhe për
askënd nuk mund të jetë më, si më parë.
Shumë gjëra
ndryshojnë, shumë të tjera shkatërrohen e bëhen të pakthyeshme, e nëse diçka
rikthehet seç duket sikur ato xhamat e krisura që mendja të shkon se në çdo
moment mund të bien dhe e gjitha kjo la zhargonin e rëndë tradhëti.
Mençuria zë
fill në e shfrytëzon me kritere sepse fuqia tregon vetdije, dhe kjo vjen
si përplasje në fushën e psikologjisë atëhere kur nuk gjendet e boshatisur
skena intelektuale pasi fiton eksperiencat në fushatat eksperimentale të
eksplorimit dhe përshtatje mjedisore.
•
PABARAZIA
- Pabarazia, ky diferencim në pikpamje sociale, dhe
njihet pika kulmore në themelin e shtresave të shoqërive njerëzore dhe krijon
shpërndarjen e individëve në grupe e shtresa të ndryshme sociale.
E po ti rendisim pabarazitë janë disa.
- Pabarazia gjinore
- Pabarazia raciale
- Pabarazia ekonomike
- Pabarazia sociale,
- Pabarazia arsimore etj.
Po t'i analizosh secilën nga ato elemente do na duheshin
leksione të tëra, por ne vetëm do citojmë pak nga ato ashtu siç i shkruam më
lart.
Pra vetë fjala
'pabarazi' do thotë se askush nuk mund të jetë njësoj si ai që e mendon apo
ëndërron.
Dy fēmijë nuk
mund të jenë shkolluar në të njëjtën shkollë ndonëse kanë të njëjtën moshë, apo
kanë shtëpitë pranë e pranë, dhe arsyeja është niveli ekonomik i familjeve,
mundësitë, formimi, vizioni etj.
Dhe secili
aspekt ka pothuajse afësitë, mundësitë, meritokracitë e ndodhë që dhe
padrejtësia ndikon apo mosrespektimi, njëanshmëria, hipokrizia,
papërgjegjshmëria, injoranca etj.
•
ZILIA
- Zilia kjo pjellë e ligësisë, dëshirë e pështirë e
djallit, që dominon në karakterin e njerëzve të ligj, ia ka lakmi fitimtarit,
dhe kthehet në cilësi të forta sherresh deri në kasaphanë.
Zilia si
cilësi e djallit, bëri që t'i viheshin gjurmë për gjurmë ta vrisnin Jezus
Krishtin dhe madje zilia e djallëzia arriti deri aty ku e përndoqën, e rrahën,
e kryqëzuan dhe vdiq për Shpirtin e Shenjtë e fjalën Zotit si plotësim i
profecisë.
- A s'u kryqëzua
Jezus si shpëtimtari i botës nga zilia e djallëzia e tejskajshme që kishte
pllakosur mbi botën.
A nuk u
zhvillua luftë, lëndim, mosrespekt e arrogancë, gënjeshër, urrejtje,
padrejtësi, pabesi, intolerancë e pandershmëri me ndëshkimin më të madh
ndaj shumicës.?!
Sa shumë elemente negative ka zilia.
Zilia është
pa'aftësi, frikë por ashtu siç e ka quajtur Aristoteli apo më saktë e ka
përkufizuar "zilinë si dhimbje" në shikimin e fatit të tjetrit.
Pra ziliqari
thjeshtë dëshiron të ketë atë që ke ti dhe ky fenomen negativ i ka
ndodhur gjithsecilit në një formë a në një tjetër.
Madje, ka
patur raste ku ka përfunduar në format më të liga si vrasje apo zhdukje
personi, thjeshtë e shtyn zilia dhe kërkon t'ja grabisë.
Pra, mendja e djallëzuar njerëzore ndodh të mos ketë
limite.
•
ARROGANCA
- Arroganca kjo pjellë e përbuzjes, mendjemadhësisë e
sjelljes pa kulturuar e fyes.
Ndryshimi është i madh e i dukshëm " të kesh
karakter a të jesh arrogant".
Arroganca si
bindje e superiorit ku egzagjerimi në vetvlerësim nuk njeh limite. Kularë i
bëhen diellit me fryrje artificiale dhe demostrohet fort përmes
deklaratave të shumta e të tepërta me një mëndjelehtësi apo mendjemadhësi sepse
mendon se ai posedon ato vlera që të tjerët duhet t'i vijnë rrotull dhe e
ngrenë siparin e tyre deri atje ku bashkë me grupin as e arrin dot përmes
lavdeve boshe.
- Pyetja është se; a jemi të gjithë ne arrogantë në një
formë apo në një tjetër.?!
Studjuesit i ndjanë në kategori arrogantët apo
arrogancën.
1- Kemi
arrogancën krahasuese si klasifikim të egzagjeruar të aftësive ose dhe
rezultateve gjithnjë në mënyrën krahasuese me dikënd tjetër dhe nuk ka limit në
egzagjerimin e imazheve duke shtrembëruar fakte apo të dhëna.
2 - Kështu që
kur flitet për arrogancën antagoniste nënkuptojmë kulmin e arrogancës apo
denigrimin ndaj të tjerëve duke hedhur hipotezat superiore, dhe personat që
kamë këtë lloj karakteri është fjalë lig, poshtërues dhe injorues ndaj tjerëve
në rastet më të shumta.
3 - Pa dashur
të anashkalojmë arrogancën individuale ka të bëjë me të ashtuquajturën mendim i
egzagjeruar që ka lidhje me realitetin në zmadhimin e rezultateve apo dhe
aftësive qofshin ato dhe së fundmi shtrembëron imazhin e vetvetes.
Elementet
negative të cilat gjenden brenda zilisë janë disa si psh. hipokrizia,
gënjeshtrën, papërkulja, indiferenca, papërgjegjshmëria, injoranca, urrejtja,
etj.
Në rastet kur
arroganca njeh rritje, ajo kthehet në mekanizmëm që fsheh shumë pasiguri.
• Në kemi krenari të shëndetshme, ajo përfaqëson
dinjitetin tonë vital.
Kurse krenaria
negative është ana superiore e individit që era kundërmon mendjemadhësi si
mëkat i thellë që mbjellim nga mendjelehtësia e joproduktiviteti.
• Nëse më lart folëm shumë për antivlerat, kjo botë u
ndërtua përmes vlerave që mbart njeriu.
Njeriu punon një jetë të tërë për formimin e vlerave
njerëzore, mëson si formohen ato por dhe se si vetmenaxhohen.
- Do sjell disa nga vlerat që vërtetë të dallojnë në
shoqëri.
-
Vlerat personale
-
vlerat familjare
-
Vlerat njerëzore
-
Vlerat sociokultutore
-
Vlerat universale
-
Vlerat morale
-
Vlerat shpirtërore
-
Vlerat intelektuale
-
Vlerat profesionale
-
Vlerat materiale etj.
Kemi aq shumë lloj vlerash të qënësishme për secilin
person dhe ndihmojnë në bashkëpunimin mes njerëzve dhe drejtojnë jetën në
familje a shoqëri të ndryshme.
Në ndërtimin e
karakterit ka shumë elemente të cilat përbëjnë plotësimin thelbësorë të vlerave
cilësuese.
Si p.sh,
ndjeshmëria, mirësia, solidatiteti a toleranca, besnikëria etj, si
komponentë mjaft të rëndësishëm në bashkëudhëtimin me vetveten dhe të
tjerët.
Janë shumë
njerëzorë njerëzit që posedojnë këto vlera dhe i shërbejnë një jete të paqtë e
një shoqërie pa probleme.
- Ama,
përgjegjësia duhet kërkuar e filluar nga vetja, për ta ndërtuar e udhëhequr
jetën, ndaj përvoja unike krijon veti a elemente të mrekullueshme si
mirënjohjen, durimin a qëndrushmërinë, këmbëngulja a besnikëria,
disiplina a të kuptuarit etj, dhe këto vlera formohen e kërkohen që nga
familja, ku dominon respekti për të moshuarit apo sinqeriteti e solidariteti në
familje e shoqëri.
- Janë vlerat patriotike ato që të identifikojnë si Komb,
dhe dominojnë ato vlera universale dhe konsolidim i mardhënieve dhe
bashkëpunimit atdhetarë ku i japin rëndësi unike bashkimit ideve inovatore,
solidaritetit, lirisë së shprehjes, tolerances, besnikëria a sinqeriteti
mbrojtja teritoriale etj.
- Janë vlerat
materiale ato elementet konkrete që ndihmojnë njerëzit në bashkëjetesë, dhe
ndihmojnë për një jetë të rehatshme, dhe mbulojnë nevojat themelore si ushqim a
veshje por nga organizma të ndryshëm ndihmojnë deri në dhurim shtëpie
etj.
Ndaj kështu që
dominojnë vlerat intelektuale të cilat përmirësojnë njeriun përsa i përket
kujtesës dhe intelektit përmes shembujve si urtësia apo kurioziteti.
Ama, kuptohet
se vlerat kanë rëndësi të madhe pasi ndihmojnë njerëzit se çfarë do vendosin të
bëjnë në jetën e tyre dhe ndaj janë thelbësore për një bashkëjetesë në një
shoqëri.
Janë vlerat
ato, që të bëjnë të arrirë, vital e të devotshëm.
Ndaj duhet trajtuar me kujdes dhe kuruar me delikatesë si
gjënë më të shtrenjtë e fisnike.
●
RINIA SHQIPTARE DHE PREMISAT E SË ARDHMES
- Njeriu lind dhe rritet në gjithë periodikët e kohës,
dhe evulon në çdo proces të saj deri në perëndim. Çdokush, në çdo
proces jete, kthehet në introspektivë, analizon, vlerëson a kritikon veprime
nga jeta e tij apo dhe shpesh ndodhë të bëhet nostalgjik për pjesët më të
bukura të jetës, si mosha apo realizimet ne fusha të ndryshme si rritja,
arsimi, edukimi e formimi, eksperiencat, karriera etj.
Është e pa'kontestueshme që arritjet më të mëdha ndër
këto procese ku zënë fill këto formate që përshkruam më lart, janë mosha e
hershme dhe e vonë e rinisë, pasi flet vetë mosha e saj, por dhe projektet të
cilat ata përfshihen, dhe kjo mvaret seç kërkon apo jep personi, apo më saktë
ku e gjen vetveten.
Në je nxënës,
sa kërkon të mësosh apo formohesh, sa merr pjesë në kurse të ndryshme, ç'degë
fakulteti zgjedh.
Sa bashkëpunues je në mbarë- vajtjen e punëve të
shtëpisë, apo zgjidhjen e problemeve që ka familja etj.
- Si e menaxhon
mbrëmjen e maturës, a synoni që të arrini pikun e kënaqësisë edhe përmes
gjërave të thjeshta apo duhet blerë kostumi a fustani me çmimin e tavanit duke
përzgjedhur firmat, ose duke shkuar me makinën dy- treqind mijë
euro të babait në mbrëmjen e shumë- pritur të maturës, jo se nuk është ndër
momentet mjaft të bukura, ku për herë të fundit (ndoshta) mund të ndodhë një
festë si kjo, pasi studentët marrin drejtime tjera dhe shtegëtimet e tyre janë
të ndryshme padyshim.
Por për vetë
faktin se, ajo moshë e re, madje ndjehen të rritur dhe kanë fituar njohuritë
bazë për jetën, ama, akoma nuk kanë arritur ta bëjnë asnjë ditë pune në jetën e
tyre si shkak i impenjineve të mëdha për të mësuar e formuar dhe kuptohet se
arsyeja është vetë mosha e tyre, dhe kjo bëhet fjalë për vendin tonë që
mundësitë janë të pakta.
- Po me mbarimin e shkollës mesme apo fillimin e një
fakulteti....
A kërkon punë për të përballuar shpenzimet apo pret
kontributin familjarë, apo në merr shtëpi me qera gjatë studimeve a pretendon
ta ndash me miq apo vetëm, ky një indikator matës i bashkëpunimit në
grup, por dhe sa kursimtarë je në jetë apo kërkon kënaqësi të momentit. Pra, në
ç'këndvështrime e parasheh të ardhmen tënde dhe ç'vizion ke për jetën.
- Janë një sërë pyetjesh, jo për fakt pyetsori, por
qëllimi është në mësimin sa më efikas nga të rinjtë për gjetjen e shtigjeve më
të përshtatshme për të përballuar sfidat e jetës të cilat kthehen në edukatë
qytetarie personale që shërben formimit por dhe ndërtimit të së ardhmes.
- Pos së gjithash, rinia është stadi më i bukur i jetës
mbi- tokësore, pasi sfidon lodhjen e vështirësitë, sakrifikon për të
"ngritur kalanë" e së ardhmes duke shpenzuar energjitë, mbi bazën e
vullnetit e dëshirës madhe për të krijuar bazat e shëndetshme për një familje
të bukur si realizim të ëndërrave rinore.
Mirëpo rinisë
dhe moshës saj të bukur gjithmonë i është kushtuar vëmëndje e veçantë pasi
gjeneratat e sotme janë e ardhmja dhe liderët e së nesërmes.
Janë kapacitete që me forcën që ju dhuron mosha,
realizojnë pritshmëritë.
Kështu që për
arritjet e tyre në aspkte të ndryshme duhet që të përballen me sfida të shumta,
dhe kjo bën t'ju kthehen përgjigje disa pyetjeve që gjenden më lart dhe kjo
ndodhë në çdo sistem, dhe puna është elementi kryesorë si rregullator i jetës
së të rinjëve.
- A janë
institucionet shtetërore përgjegjësit kryesorë për investime në fusha e
projekte të ndryshme, por dhe të rinjtë duhet të marrin iniciativa e të jenë
produktivë e kreativ poashtu.
- A është
mungesa e lëvizjes lirë pengesë e zhvillimeve mbi fuqizimin e të drejtave në
jetën gjeo- politike në rangun global, dhe a ndikon mungesa e perspektivës dhe
papunësia si faktorët kyq në shtimin e problemeve mbi të rinjtë të cilët
po përjetojnë enigmën.
Ligjërisht
njihet fuqizimi i rinisë, ama edhe në parim po, por çështja është se a ju
krijohet pozita sociale në shoqëri në mënyrë esenciale, edhe në lidhje me
formimin e arsimimin, dhe sa favorit do jenë që situatat të ndryshojnë në të
ardhmen në vendin tonë.
•
Rinia shtylla më e fuqishme e shoqërisë shqiptare
- A i gëzohet rinia Ditës Kombëtare apo Botërore të
Rinisë apo të të rinjëve.?!
Më dymbëdhjetë Gusht, Njëmijë e nëntë qind e nëntëdhjetë
e nëntë, Kombet e Bashkuara në Rezolutën 54/120, caktuan Ditën Ndërkombëtare të
Rinisë.
Gjithashtu me Tetë Dhjetor Njëmijë e nëntëqind e
nëntëdhjetë në Shqipëri u caktua Dita Kombëtare e Rinisë e cila festohet
kombëtarisht si festë zyrtare, megjithëse kjo ditë është simbol, ku qeveria
mund të tërheqë vëmëndjen për çështjen e rinisë.
Ata përfshihen në seminare, takime zyrtare
Kombëtare e Ndërkombëtare, koncerte apo ngjarje kulturore, e jo vetëm
pasi ku mungon dora e rinisë duket qartë zvetnimi.
Por, do sjell një nga këngët e vjetra shqiptare që është
kënduar nga këngëtari shqiptarë pasi ka jetëzuar moshën e bukur të rinisë
përmes vargjeve të tij këngëtari Sabri Fejzullahu dhe titullohet;
“Kënga e Rinisë”.
- Rini, thuaja kangës ma të bukur që di!
Thuaja këngës sate që të vlon në gji.
Nxirre gëzimin tand’ të shpërthejë me vrull
Mos e freno kangën!
Le të marri udhë.
Thuaja kangës, rini, pash sytë e tu
Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini… Dhe të na mbysi dallga
prej ndjenjash të shkumbzueme q’i turbullon
kanga.
Rini, thuaja këngës dhe qeshu si fëmijë
Kumbi i zanit të përplaset për qiell
dhe të kthejë prapë te na, se hyjt ta kanë zili
e na të duem fort si të duem një diell.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës
gëzimplote!
Qeshu rini qeshu, bota është e jote.!
- Sa e bukur dhe
shpresë- dhënëse, frymëzim, energji e tëra.
Por sidomos këto dekada, a e përmbushin misionin e moshës
më të bukur të jetës dhe pjesës më vitale të shoqërisë siç është mosha rinore,
ku është shpresa, fuqia, dinamizmi, vlera a vitaliteti.
- Rinia është
ajo që bashkë me moshën e saj të papërsëritshme ruan si vitatlitet
"shpresën" edhe në çastet apo kohërat më të vështira pasi dinamika e
tyre është faktor për ritme të reja e të fuqishme për ndryshime ndaj quhet
shtylla kurrizore e vendit që jetës i jep pulse të reja arti e kulture, arsimi
e inteligjence.
Rinia shqiptare janë bijt e denjë të Shqipërisë.
Jetojmë në demokraci, dhe pyetja është;
- A po bëhet
vlerësim subjektiv me "shtyllën kurrizore të Shqipërisë" dhe
përllogaritjet e marifetshme që përdorimi i mekanizmave më të frikshëm janë në
qarkullim dhe faktet flasin me gjuhën e mashtrimit dhe informalitetit dhe
shembujt po i paraqesim më poshtë pasi rinia jonë e bukur mbeti sokakeve të
Facebook duke dëgjuar mrekulli që mbeten veçse në plane e projekte e siç i
thonë në këto kohëra moderne duket sheshazi se zhytur janë në heshtjen biblike.
- Papunësia për
rininë pra të rinjët e këtij vendi kap shifrat nga më të lartat në rajon, ndaj
shfaqen të nginjur në mos'besim, pasi ata nga librat sytë i mbajnë tek puna,
ndonëse shfaqen xhingla- mingla nga fronte të pështira ku humori dhe tersi janë
bërë si lojë shahu.
- Me pagat e
vogla që ka vendi ynë nuk përballon as kostot ditore në Shqipëri.
- Kushtet e
jetesës minimale sidomos në zonat rurale, por pa përjashtuar edhe në qytetet më
të zhvilluara.
- Mungesa e
interesit nga institucione shtetërore për të punësuar të rinjtë e talentuar në
vëndet ku ata mund të japin nga energjia e tyre por dhe njohuritë që kanë
fituar gjatë shkollimit apo eksperiencave të ndryshme.
- Mungesa e
Programeve për realizimin e kontratave të punës ku të përfshihet jo vetëm rroga
por edhe banesa, kopshti, apo çerdhja, lëvizja me makinë për personin që do të
punësohet jashtë vëndit ku banon, kjo e vlefshme për Bashkitë e të gjithë
vëndit.
- Mungesa e
perspektivës në zonat rurale e cila ka shkaktuar lëvizje demografike jo vetëm
jashtë vendit por edhe brënda vëndit e kështu zonat rurale pothuajse janë të
boshatisura duke i vënë "flakën" bujqësisë e blegtorisë apo turizmit
malorë që është shumë pak i zhvilluar.
- Mungesa e
stabiliteti politik pasi përplasjet politike reflektohen tek të rinjtë si një
pasiguri për jetën dhe të ardhmen e tyre pasi gjestet, faktet, provat e
dëshmitë janë kudo para syve të rinisë dhe brezave.
- Korrupsioni i
lartë gjë ka shkaktuar një Sistem shëndetësorë publik të dobët ku pacientët nuk
marrin kujdesin e mjaftueshëm shëndetësorë e për pasojë duhet të paguajnë para
nëpër xhepa me shuma të mëdha për medikamente, shtrime në spital, apo
qoftë edhe për punësime, pasi këto fakte i kanë kudo ata fatkeqësisht largohen
me diplomën në dorë drejt perëndimit.
- Probleme të
Arsimit kryeisht të lartë dhe profesional ku Programet dhe Kurrikulat nuk janë
të njëjta me ato të BE gjë që shkaktojnë uljen e cilësisë së mësim- dhënies dhe
praktikave në Universitete.
- Problemet janë
të shumta gjë që reflektojnë vendimmarrjen për largim nga vëndi të rinisë sonë,
pasi fatkeqësisht gjatë këtyre tre dekadave nuk funksionuan siç duhet shkollat
profesionale ku rinia të pregatitjej me aftësitë e duhura dhe profesionin që
mund të japë më shumë nga vetja dhe prirjet.
- Tashmë edhe
një pyetje e ka vendin për këtë katrahurë ku gjendemi.
- A do ketë
ndonjë program qeverisës ku rinisë t'i krijohen kushtet në vendin e tyre të
bekuar, që vërtetë ta dashurojnë Shqipërinë.?!
- Çështjet janë aq të ndjeshme si;
- Të kenë shkollim të kualifikuar e cilësorë.
- T'ju mundësohet punësimi duke zhvilluar vendin përmes
proceseve integruese.
- Shkollimi pa pagesa që të zënë frymën.
- Të mos ketë nevojë emigrimi.
- Të jenë në proceset e vendimmarrjes dhe të njihen
kualifikimet etj, që të ndjehen njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në Europë a
botë.
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.
4.
●
MIRËNJOHJA KY ELEMENT I MADHËSHTISË NJERËZIMIT
"Mirënjohja
si koncept është padyshim ndriçim i rrezeve të shpirtit tënd që arrin të
ngrohësh me mendjen dhe gjuhën e cila rrënjët i ka thellë në zemër dhe tek çdo
njeri me të cilët ke krijuar raporte, por dhe mesazhet që botës i përcjell falë
vizionit dhe diapazonit që ke,
ndaj
kërkohet elasticitet".
P. S.
E nis me thënjen time pasi eksperiencat e shumta jetësore
nuk të paraqesin kufizime, përkundrazi të hapin shtigje.
Rrënja e çdo të mire rritet në tokën e mirënjohjes pati
thënë "Dalai Lama".
Nëse kemi thënë se miqësia është lulja më e bukur edhe
mirënjohja është pasqyrimi më e bukur e plot freski që buron prej shpirtit tonë
të butë e të pastër, por a e mendojmë ndonjëherë se shpesh marrim më shumë se
sa mund të japim, ndonëse jo gjithçka është mrekulli, por duhet të besojmë se
kjo është gjithçka e mundshme.
•
Kujt dhe kur duhet t'i jemi mirënjohës,dhe a është mirënjohja vlerësim dy
palësh apo....
-
A mundet ta hamendësojmë për të shkuar tej mjeksisë apo.?!
- A mund ta imagjinojmë për pak çaste se a ja vlen të
mbështesim një njeri që nuk komunikon dot me botën e jashtme, apo a mund ta
imagjinojmë se si ndjehet ai person.?!
- Gjithmonë
flitet për dilemat ku ndodhen familjarët, miqt apo të afërmit e X- person,
sidomos kur gjendet në kushte të tilla, a mund të përcaktohen kushtet e
shpresës në një kohë që kushdo mban gjallë shpresat, së paku ajo duket si
shpëtim dhe ndikimi mund të ketë dobi për perspektivën pasi ajo ka rëndësi të
veçantë për palët.
Pa dashur të
hymë në proceset mjeksore dhe shkaqet "pasi i përkasin profesionalizmit
mjekësorë" ne po flasim për faktet, kushtet, vështirësitë e sfidat.
- Një nënë ishte
shumë e lumtur për bijën e saj Merylin, pasi ishte një fëmijë e bukur, e
zgjuar, e dashur dhe mjaft e shkathët e lozonjare.
Ajo po rritej në sytë e nënës e cila u përkushtua një
jetë për Merylin.
- Nëna nuk
duronte as t'i largohej nga sytë qoftë për një çast. E shoqëronte për në
shkollë dhe priste që ajo të mbaronte dhe sërish e merrte për në shtëpi,
shëtitjet i bënin sëbashku, e shoqëronte për në kurset pas shkollës,
shkonin sëbashku në palester, kinema a teatër. Ajo mbaroi shkollën e
mesme dhe cilësohej nga autoritet shkollore tek studentet ekselente, dhe ky
fakt e lumturonte së tepërmi Kalyan, mamanë e Merylin.
- Kjo e fundit
e dashuronte së tepërmi aktrimin, pasi kishte ndjekur plot kurse me
profesioniste dhe shpesh ajo luante në skenat shkollore dhe me grupe të
ndryshme ku shkëlqente në shesh xhirimet, dhe konkuronte edhe me të mëdhenjtë
ku gjithmonë dilte fituese. Ajo premtonte se do vinte një ditë dhe do luante në
filma me metrazh të shkurtër e të gjatë, pse jo thoshte ajo, unë do bashkëpunoj
me aktorët më në zë. Ishte kurajoze, e çiltër, e aftë, punëtore dhe e zgjuar me
një edukim e formim për t'ia patur zili.
- Admironte
cilindo që dhuronte "spektalël profesional ", madje shkruante e
fliste për arritjet e tyre dhe i merrte si imazhe dhe i ktheheshin burim
frymëzimi për studim por dhe karrierë.
- Ajo ishte e
bukur dhe e shëndetshme, e përkushtuar, dëgjonte këshillat dhe i vinte në
projekte për të ardhmen pasi sigurohej që ishin të vlefshme e premtonin
progres.
- Me mbarimin e
shkollës mesme, ajo synonte për avancim në shkollim pasi formimi, forcimi e
përvetësimi i njohurive ishin primare si bazë e sigurtë për një të ardhme siç
ajo e projektonte.
- Ditët për të
shkuar në Fakultetin që ajo ëndërronte po afronin, kishte bërë të mundur
regjistrimin në kohë pasi fitoi konkursin, bëri pagesat, mori dhe një shtëpi me
qera jo shumë larg Universitetit që ajo mos të humbte shumë kohë në udhëtim,
mori me vete edhe mamin e saj Kalyan pasi nga ajo nuk ndahej dot, ku për të
ishte ajri, pra oksigjeni që merrte nga natyra, ishte jeta për të që ajo
ushqehej çdo ditë, dhe për të e gjetën dhe një punë jo larg nga
shtëpia.
- Kalyan
ndjente lumturinë e thellë, pasi atë e gjente tek vajza e saj që çdo ditë
bindej se gjithçka që ajo kishte planifikuar që kur lindi të bijën po
funksiononte perfekt.
Punët dukeshin aq për vijë sa s'thuhej, e çdo gjë shkonte
si në vaj.
Ato kishin
mbledhur ca të ardhura nga puna e tyre, pasi nëna e saj Kalyan kishte pasur
deri atëhere një punë mjaft të mirë dhe i sillte goxha përfitime, por dhe
Merylin kishte fituar ca para nga puna me kontrata të shkurtra që bënë në
xhirime filmash si një vajzë e talentuar, dhe kërkonte të aftësohej në atë
fushë.
- Ndodhë
ndonjëherë në jetën e njeriut, që hasesh në kthesa aq të fuqishme sa, as mund
ta imagjinosh as’sesi, por siç i thonë edhe po nuk e prite, e po të erdhi, nuk
ke ç'i bën veçse hapi portën, se po nuk e hape ti ajo do e shqyej nga verigët,
kjo vjen si thënje e popullit, ndaj gjithmonë zë vend.
- Ishin vetëm
pak ditë kur Merylin do startonte studimet në Fakultetin ku ishte regjistruar
dhe mezi po priste.
- Ishte mbrëmje
dhe Kalyan bashkë me Merylin po ktheheshin nga një shëtitje që bënë në parkun e
qytetit.
- Ndërsa Kalyan
filloi të pregatiste diçka për darkë, krejt papritmas Merylin sëmuret keq, aq
sa bie dyfish mbi dysheme.
E lemerisur
nëna e saj se çfarë po ndodhë me të bijën, pa e lëvizur Merylin, ajo
menjëherë njofton ambulancën dhe stafin mjeksorë.
Ambulanca dhe
stafi mjeksorë arritën në kohë rekord, dhe pas ndihmës së parë dhe vizitës,
sygjerojnë se Merylin mund të ketë probleme serioze dhe prandaj duhet shtruar
analizave e ndoshta terapive të ndryshme pasi ajo dukej në gjendje prekomatozë,
pasi kjo gjëndje kishte zhvilluar simptomat e frenimit të thellë në konteksin
cerebral. Gjithçka ishte e befasishme.
Ashtu u bë.
- Shkuan
menjëherë në spital ku u nënshtruan analizave dhe ekzaminimeve të
nevojshme për të patur rezultatet reale dhe zbulimin e sëmundjes së papritur,
bazuar mbi simptomat e saj që tashmë dukeshin mjaft delikate.
- Përgjatë
vizitave që zhvilloheshin të një pas njëshme, analizave e ekzaminimeve të
shumta a kampioneve të tyre shumë shpejt u zbulua se ajo kishte probleme aq
serioze dhe pothuajse po bëheshin gjithnjë e më të pakthyeshme pasi mjekët pas
konsultave arritën në konkluzionin se kishte shkelje të ekuilibrit acid- bazë
në indin nervorë, uria nga oksigjeni, ç'rregullimet e shkëmbimit të joneve dhe
uria e energjisë së qelizave nervore e një sërë problematikash që shkonin
zingjirë derisa përfundjoje në atë gjëndje.
- Nëna e saj Kalyan, më kot priste përgjigjet
ndonëse shpresat përpiqej t'i mbante gjallë, por ajo komunikonte me sy me
stafin mjeksorë, pasi koha nuk priste të zhvilloheshin biseda, dhe minutat po i
bëheshin të padurueshme.
Nuk dinte seç mund të bënte, veçse t'i rrinte tek koka së
bijës, e, lutjet e saj për Merylin ishin bërë zingjirë i pa këputur drejt
qiellit blu.
- Minutat e orët
kaluan disa por, përgjigja për Kalyan ishte ajo që as e priste kurrë.
- Merylin kishte
pësuar papritmas një sëmundje e cila po ia shkrinte nervin, dhe se ajo do binte
shpejt në koma, dhe ashtu u bë.
- Për nënën e
Merylin, jo vetëm që ndodhi e pa imagjinueshmja, por ju duk se toka po i
shembej pak e ngapak, qielli për të nuk e kishte më shkëlqimin e mëparshëm. As
natyra pë Kalyan nuk po kishte më atë kuptimin e magjishëm pasi nuk i bënin më
përshtypje as bukuritë përrallore të qiellit.
Asgjë nuk mund të bëhej për të si më parë.
Tashmë ajo duhej t'i rrinte ende më pranë se kurrë. Ajo
do qëndronte në ambjentet e spitalit dhe kushedi sa ditë apo se si do i shkonte
shëndeti vajzës saj të dashur Merylin që gjithë jetën ia kishte kushtuar
edukimit e formimit saj dhe priste që një ditë të bëhej me emër në fushën e
studimeve që kishte zgjedhur.
- Ditët, javët,
muajt kaluan dhe Kalyan qëndronte mbi karrige pranë shtratit të Merylin pasi
vajza nuk po arrinte të dilte nga koma.
- Vitet pasuan
njëra- tjetrën dhe Merylin kishte po të njëjtën gjëndje shëndetësore. Edhe
Kalyan kishte të pa lëkundur pritjen e gjatë. Ndonëse çdo gjë dukej e kotë dhe
e brishtë, ama shpresat as guxonte ti shuante, sepse nuk ia lejonte vetes.
Ato
komunikonin vetëm përmes aparaturave që kishte tek koka.
Sytë dhe goja
e Merylin nuk thonin asgjë, por Kalyan i qëndronte mbi kokë çdo sekonë.
- Mjekët, pas
konsultave që zhvillonin, i merrnin mendim Kalyan nëse do pranonte që një ditë
do të bindej që t'ia hiqte së bijës tubat e oksigjenit që e mundonin së tepermi
për t ia mbajtur gjallë frymën apo do e mbante ashtu pa shpresë dhe
njëkohësisht ajo provonte torturat më sfiduese mes jetës dhe vdekjes të
së bijës.
Por zemra e
nënës as’sesi nuk pranonte e as e mendonte që të jetonte pa vajzën e saj të
shtrenjtë që dergjej mbi shtrat dhe çdo ditë ishte e njëjta gjëndje apo
situatë, dhe çdo ditë ishte sfiduese dhe fillonte me mëngjes për Kalyan,
por mbante gjallë shpresat se një ditë Merylin do zgjohej.
- Mjekët nuk
shpresonin, e ëma priste ndonjë mrekulli nga Zoti, pasi i lutej çdo ditë e
thoshte me vete se do pres me durim sepse akoma jam pa përgjigje.
- Kur Merylin ra
në koma ishte veçse tetëmbëdhjetë, dhe me kalimin e viteve u bënë edhe plot
tetëmbëdhjetë të tjera në koma, pra plot tridhjetë e gjashtë vjet me
Merylin.
E pabesueshme dhe e vërtete, kjo histori e ndodhur me
gjithë peripecitë e saj, që duket se shkon deri në kufinjtë e së pamundurës,
port siç thuhet se Zoti bë mrekullitë dhe...
- Mrekullitë
ndodhin shumë rrallë, dhe kur ndodhin populli thotë se paska qënë bukë e dhënë.
Kështu ndodhi edhe me Merylin.
- Një mëngjes kur ajo kishte bërë plot tetëmbëdhjetë vjet
në koma, pas gjithë asaj kohe nëna e saj i kishte qëndruar mbi kokë,
kishte përballuar aq shumë sfida e sakrifica, diçka krejt papritur ndodhi në
prani të Kalyan dhe stafit mjekësorë që gjendeshin pranë shtratit të Merylin
për vizitën e mëngjesit.
Tek bisedohej
për gjendjen e saj aktuale, ajo krejt pa prituar as menduar hap sytë, ngrihet
në këmbë dhe njëkohësisht ajo fillon të zhvillojë bisedën me ta sikur të qe
diçka e rastësishme, apo siç qe ngritur nga një gjumë i zakonshëm.
Habia çuditi
botën e lajmin e morën gazeta e televizionet më në zë të vendit.
Kalyan besoi
se Zoti ia pati marrë për bazë zingjirin e pa shkëputur të lutjeve të pafundme
që i drejtohej orë e çast qiellit të pamatë.
Ndaj Kalyan u shpreh me një togfalësh;
- Zoti na deshi
të ishim për gjithmonë pranë njëra tjetrës, prandaj dëgjoi lutjet e mia.
Mirënjohëse e
pafundme për stafin mjeksorë që bënë maksimumin, bërtiste ndërkohë me sa fuqi
kishte Kalyan.
Ajo nuk
pushonte asnjë çast së falenderuari Zotin e saj, stafin mjeksorë, por dhe veten
e saj për durimin.
Ajo qe falenderuese e mirënjohëse Zotit që i besoi pa
ndërpre.
- Jo më kot
thonë se; një mendim i vetëm mirënjohjeje i ofruar qiellit është lutja më e
përsosur.
Kështu që, të kaluarës i jemi pafund mirënjohës për
mundësitë që na dha, entuziazmi i përket së sotmes së bardhë, pasi na hap
dritën jeshile për të nesërmen e ëndërruar.
- Besimin e kemi trashëguar me breza gjithë njerëzia,
pasi kemi një Zot që na paraprin në jetë, ndaj e kemi kudo ndodhemi, pasi i
kërkojmë mëshirën e bamirësinë mbi ne, ai ka përsosmërinë, vullnetin por dhe
fuqinë e pamatë për të vepruar.
Ndaj i jemi
falenderues e mirënjohës për gjithçka që bën në të mirën tonë.
Ai është një e
i vetëm dhe, nga makrobota në botën normale e prej kësaj në mikrobotë, ndjehet
prania e një rregulli, akordi dhe harmonie marramendase.
- Mirënjohja
është porta e hapur që ne lejojmë të hyjnë tek ne mirësitë dhe lumturia.
- Do sjell nga
dorëshkrimi (marrë në internet) mirënjohjen mjaft domethënëse që i madhi Fan
Noli iu drejtua autoriteteve amerikane.
Dhe janë pikërisht këto fjalë;
"N'emër
të Kishës Orthodoks Shqipëtarë n'Amerik dëshëroj t'ju falenderoj për derë-
hapjen të dhuratës me udhqime për popullin e Shqipërisë që vdesin prej uries.
Kjo dhuratë do të jetë e mirë- njohur prej të gjithë Shqiptarët që dinë se
Amerika duke deshiruar për liri ka qenë gnithnjë edhe akoma qëndron miku më i
mirë së tyre".
1/56
(73) ... FAN NOLI *!
Shqiptarët i janë mirënjohës të madhit të letrave e
veprave, atdhetarit shumë dimensional Fan Nolit.
Bëri që
korifenjtë më të mëdhenj botërorë të flasin shqip si p.sh. Shekspirin,
pasi qe një përkthyes i papërsëritshëm, por mbi të gjitha një ambasador
paqeje mes Amerikës dhe popullit shqiptarë dhe kontriboi shumë vite me fjalën e
tij pasionante, oratorinë brilante, e veprën e tij shumë dimensionale e ngriti
gjuhën shqipe në lartësinë e duhur, ndaj mirënjohja pë Nolin është madhëshia e
tij e merituar.
- Në Dhjetor
Dymijë e Dhjetë, hyri në fuqi marrëveshja për heqjen e regjimit të vizave, duke
lejuar qytetarët shqiptarë të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.
- Për këtë
qeveria shqiptare dhe populli shqiptarë i qe mirënjohës faktorit ndërkombëtarë
për vlerësimin e popullit shqiptarë.
Ndonëse kushdo
mendonte se do e meritonim akoma më shpejt, kur mendon që edhe sot që shkruaj
ka ende popuj në ballkan që nuk e kanë këtë të drejtë, ne ju jemi
Mirënjohës.
- Apo fakti që
Shqipëria më Dymijë e Nëntë, u anëtarësua në Organizatën e Traktatit
Atlantik të Veriut NATO, ky ratifikim na dha të drejtën e sigurisë
ndërkombëtare.
- Mirënjohës
ndaj faktorit ndërkombëtarë që mori këtë vendim, dhe ne ndjehemi më të sigurtë
ndaj synimeve grabitqare të fqinjëve të pa moralshëm.
- Gjergj Fishta
ky njeri i madh e figurë e Kombit, që punoi pa pushuar, pjesëmarrës në
Kongresin e Alfabetit Gjuhës Shqipe në Manastir, pjesëmarrës në Konferencën e
Paqes në Paris 1919, publicist, poet e shkrimtarë, ish deputet e
politikan në parlamentin shqiptarë, pjesëmarrës në Revolucionin e Qershorit
1924, e qindra aktivitete e korrespondenca me Kancelaritë më të larta në Europë
e Amerikë.
- Mirënjohja për
At'Gjergj Fishtën, shqiptarin e pathyeshëm dhe të devotshëm është veçse e
merituar dhe vjen menjëherë pas heroit të kombit Gjergj Kastrioti.
Një shqiptari e tërë i është MIRËNJOHËS poliglotit
shqiptarë, që të papërsëritshmit për vlerat e veprat që na dhuroi në
identifikimin e Kombit si Kombi i vlerave.
Mirënjohjet nuk kanë kufi, por.....
Mirënjohja më e madhe shkon për njeriun më të madh të
planetit dhe ajo është NËNA.
Faleminderit
nëna ime që ke bërë kaq shumë sakrifica për të më lundur e rritur, më edukove e
shkollove duke sakrifikuar, por dhe pa u ankuar asnjëherë. Ndërtove familjen,
rrite fëmijët, e i martove me aq dashuri e përkëdheli.
Ishte një
shenjtëreshë për ne e të afërmit, mbretëresha jonë.
Njerëzit të
kujtojnë si një grua e fortë dhe e fisme, ashtu ishe, madje më e veçantë se
shumë njerëz. Për disa nga virtytet tua do i shkruaj në një tjetër libër, pasi
ishe një bashkëshorte model që zor të gjendet ndokund. Doje shoqet, të afërmit,
e doje jetën.
MIRËNJOHJA ime
është mishëruar në mua për ty NËNA ime dhe është e përjetshme pasi
na mësove si ta duam jetën dhe si të sillem me njerezit.
GËZOFSH O KRENARIA IME
Me nektarin e
dashurisë hyjnore për ty e shtrenjta ime nënë
Dua t'i
mbështjell fort gjithë indet tua me butësi mëndafshi pikërisht në këto çaste që
ti sapo prek tetëdhjetë- vjetorin
Ujvarë
rrjedhin dëshira të ëmbla e aromën tënde engjëllore në shpirtin tim ruaj dhe
altarin e perëndisë deri në përjetësi për ty diamanti shkëlqyes që rrezaton
deri përtej kupave të qiejve
Me dashuri do
e shuaj këtë etje të thellë dashurie që kam për ty nëna ime
Pranë të kam
dhe o zot s'di pse kaq shumë po më mungon
Fantazi tua më kthyen në dashurinë time të përjetshme e
më përshkon çdo qelizë
Prushin ndezur zjarr dhe e ruaj në gji për ty e imja
dashuri tek lundrojmë në anijen e ndjenjave si nënë e bijë ti oaz
lumturie
Që dhurove gjithçka nga honet e shpirtit kësaj
rrokullie
Imazhi yt mbushullon kristale shpirti plot ngjyra
jete
Të bardha qofshin ditët e jetët për ty ëmbëlsira e
mjaltosur e shpirtit tim
Gëzofsh ti o krenaria ime e përjetshme
Thesare ti, o tis i artë lindur mes vjeshte
Të të them dhe njëqind a mos duken pak
Plot ndjenjë e dashuri vargëzuar në varg
Urime ditelindja nënë e shtrenjta nënë
Faleminderit nëna ime që ishe e tillë.
Mirënjohja për ty jeton deri në përjetësi dhe do lexohet
me gërma të arta në Kupën e Qiellit, sepse Ju nëna ime, jeni e
madhërishme.
Mirënjohje për të gjitha nënat tona që u përballën me
sakrifica të pa numërta.
Zoti të bekoftë nëna ime.
Zoti bekoftë të gjitha NËNAT.
• MIRËNJOHJA
shkon për këdo që la veprat e mira, në raport me aftësitë dhe mundësitë e
hapësirat.
Mos ta kursejmë këtë fjalë MAGJIKE që ndriçon shpirtin
përmes shprehjes, sepse është REFLEKTIM.
Vlerëso të vlerësohesh.
- Shpirtërat
kanë kategoritë e tyre, por dua të flas për shpirtërat e pasur të cilët
rafinojnë karakteret, pasurohen me vitaminat e mirënjohjes, fisnikërisë dhe
virtyteve më të larta njerëzore, pasi mirënjohja sjell paqe e vizion për të
ardhmen, falë tyre ndjen frymën tënde, pra ndjehesh i gjallë.
- Mirënjohja
njeh përuljen, virtyt i cili ta ndriçon shpirtin pasi bën të tjerët të ndjehen
mirë dhe të sigurtë, dhe kupton që ke gjithçka që kërkon apo nevojitet.
Nëse ti nuk je
mirënjohës për gjithçka që posedon, si mund të jesh mirënjohës për gjithçka që
mund të marrësh nesër në një mënyrë apo në një tjetër.?!
- Gjithçka e
bukur që ta don shpirti, është mirënjohja si burim i pashtershëm i lumturisë
dhe suksesit, por aftësia është t'i artikulosh ato emocione me aq ndjenjë
tek të tjerët, pasi ndërton urat e komunikimit drejt bollëkut pra drejt
gjithçkaje, dhe mëndjeve bujare, sepse prej tyre mëson të shikosh anën e
ndritshme të jetës.
- Aq shpesh
flasim për virtytet dhe elementet pozitive që formojnë njeriun e devotshëm, aty
ku gjërat rrjedhin më lehtë, dhe si rrjedhim vjen mirënjohja që të mban zgjuar
për t'ju gëzuar atyre ngjarjeve të bukura të jetës që na falin kënaqësinë dhe
themi se ia vlen.
- Dihet se, si
test i lumturisë rrjedhimisht vjen mirënjohja edhe si element i shpërblimit
moral dhe ushtrimit efikas të mëndjes.
- Mirënjohja,
ajo që çel lulet e zemrës, ky çelës i sukses'shëm i zhbllokimit energjive
pozitive, ky qiell i pa'anë që na bën të manifestojmë emocionet, kjo kurajuese
e ndjenjave më të thella.
5.
●
GRUAJA E VIRTYTSHME SHQIPTARE
(Ese dhe
Tregime)
- Eva është nëna
e mbarë njerëzimit pra edhe siç quhet ndryshe "Fryma e Jetës".
Kronologjitë e herë pas'hershme pasojnë njëra- tjetrën në
ndryshimet epokale si dhe formimin e personalitetit femërorë. Fetë dhe shkenca
janë në dakordësi me njëra- tjetrën se nga brinja e Adamit u krijua Eva për të
qënë edhe bashkëshortja e tij, (së paku kjo është njëra nga hipotezate mbarë
njerëzimit). Kështu që një botë u krijua e kaloi etapa të ndryshme ndërsa
"Gruaja" ka vazhduar gjithnjë shtegtimin e saj dhe betejat për jetën.
Shekujt kaluan njëri pas tjetrit dhe gruaja tregoi zgjuarsi, maturi e
përkujdesje deri në persosmëri.
- Gjyshet e
stërgjyshet dhe nënat tona, padyshim janë shëmbëlltyrat më të mira për
ne, nisur nga sjelljet e tyre ndaj nesh por dhe të gjithë atyre që na
rrethojnë.
Gruaja e dëshmoi vetveten si njëra nga shtyllat
kryesore të shoqërisë dhe forca e saj e ka zanafillën thellë në traditën
shqiptare, pasi luajti role mjaft të rëndësishme si nënë, mësuese, edukatore,
grua, dhe duke i shtrirë në çdo aspekt të jetës, me shumë impakt e
kreativitet plot vlerë dhe energji duke vënë veten përballë pengesave të shumta
e madje, edhe rrezikut për jetën.
- Gruaja
shqiptare kaloi në gjithë sferat e historisë, madje qe dhe mbetet pjesa e
rëndësishme e zhvillimeve të mëdha.
Padyshim historikisht për ato në asnjë çast nuk kishte
hapa pas, ndaj dhe ishin frymëzim, fuqi, vullnet i patundur pasi pjesëmarrja e
tyre në gjithë llojet e aktiviteteve aq sa mund ta quash të drejtë aq
është edhe domosdoshëri.
- Në kohë të
hershme e drejta zakonore e mbronte figurën e gruas të pastër si biluri.
Jo rrallë gruaja shqiptare bënte punë të rënda shtëpie,
apo punonte në procese të ndryshme në bujqësi a blegtori, gjithashtu pa lënë
mënjanë furnizimin me dru për t'u ngrohur në stinë dimri apo gjethin e dushkut
nga pylli si ushqim për bagëtinë, apo pjekjen e furrave të gëlqeres pasi pa to
nuk ndërtoheshin dot shtëpi e kulla, apo nxjerrjen e transportin e lëndëve
drusore përkrah burrave të shtëpisë ose bashkëshortit në raste të veçanta, (që
gratë e sotme as i imagjinojnë) pasi modernizmi ka pllakos mendjet.
- Ato kanë qënë
shumë të dobishme në mbrojtje të kullave apo pregatitjen e ushqimeve për
familjen por dhe në raste të veçanta kur dikush nga familja ishte kaçak kundër
sundimit apo ndonjë i afërm, se ushqimi duhej ngarkuar në kosh i cili ndërtohej
me thupra shelgji e t'ua shpinin në shpellat ku ata ishin strehuar. Kjo ecuri
ka qënë një zingjirë i pashkëputur dhe pambarimisht nga mbarë gratë shqiptare
përgjatë shekujve deri në mbarimin e Luftës Dytë Botërore.
Karakteri i
gruas shqiptare ishte i armatosur plot virtyte të larta hyjnore pasi ajo edhe e
"ç'veshur dhe e zbathur" sfidonte motmotet.
Ishte vetë
femra shqiptare që përkujdesej me aq përkushtim deri në detaje për çdo veprim
pasi ishte ajo e para që dilte që pa'zbardhur dhe kontrollonte rreth e qark
kullës në mos ndonjë kaçak apo tjetër keq- bërës priste që ndonjë mashkull
shtëpie do dilte i pari dhe kushedi seç çudi mund të ndodhte.
- Ndërsa dalja e
femrës 'pastronte pritë' pasi Kanuni mbronte femrën nga cënimi i kujtdo.
Ishte forca e karakterit të saj që gruaja i parapriu ndër
shekuj, ndaj tek ajo qe mbjellë si me parmendë, forca, bujaria, zgjuarsia
natyrale, trimëria njerëzore me shpirtin e çeliktë, vullnet, dëshirë e mbi të
gjitha tek gruaja mbizotëronte besimi në Zot dhe nderi e dashuria për familjen
e të afërmit.
Gradualisht
pas Luftës Dytë Botërore një erë e re filloi të frynte edhe për gruan shqiptare
të cilën e gjeti kokë e këmbë të veshur me kostumin e virtyteve dhe vlerave të
larta njerëzore. Modernizmi në ide e koncept ia behu me kohën. Në parim
gruaja shqiptare mbeti ajo edukatorja dhe amvisa tradicionale, sërish më
e reformuar. Thonë se pemën e pjek koha, por edhe njeriun e formon
dhe transformon efekti kohë pasi e zhvillon dhe jep mësime të reja dhe
gërsheton kohë e hapësirë.
- Historikisht
gruaja shqiptare njohu emancipimin. Teuta, gruaja mbretëreshë e Ilirisë, mbetet
ikona e përjetshme e lashtësisë, dhe është krenari për çdo grua shqiptare e
cila është përfaqësuar ndër shekuj prej saj.
- Po Nora e
Kelmendit a Shota e Galicës a nuk janë krenari që na shoqëron jo vetëm gruan
shqiptare por gjithë Kombin.
Shembujt i
kemi ende me gjakun e freskët, pra qindra gra e vajza shqiptare u flijuan në
luftën e fundit për çlirimin e Kosovës pa shfaqur pikën e mëdyshjes dhe janë
udhërrëfyeset tona se si mbrohet nderi e vatani, si mbrohen trojet etnike pa
menduar kurrë mbi paragjykimet sidomos kur gjendesh para sfidave, kohë kur kjo
shërben për të trajtuar probleme të ndryshme që koha mund të sjellë. Kështu që
gruaja shqiptare është figura që frymëzon në kuptimin e vendosmërisë për të
çuar përpara reformat.
- Kohërat
moderne e gjetën gruan shqiptare një nënë të jashtëzakonshme, bashkëshorte e
zonja, amvisë e mrekullueshme, me gjithë arsenalin e mrekullive të virtytshme.
Ç'kërkojnë
zhytësit e thellësive.?! Perlat për t'i sjellë mbi dhe.
Gruaja
shqiptare e tillë është në gjithë formësimin e saj, ndaj treguan aftësi për të
përqafuar ndryshimet që sollën epokat e duke bërë gjithmonë sfida vështirësive
e duke shfaqur personalitetin e tyre interesant përmes frymës së bashkë-
punimit me siguri duke ruajtur parimet e vlerat njerëzore me bazë familjen.
- Kështu treguan
e vazhdojnë kësi soji të tregojnë se sa të forta janë kolonat që konsoliduan
zhvillimet epokale të kësaj gjinie e duke dëshmuar kështu se gruaja ka qënë dhe
mbetet shtyllë e fuqishme dhe e domosdoshme e ndërtimit të shoqërisë njerëzore.
Ato u arsimuan dhe edukuan me trendin e kohës duke prodhuar rezultate me
intelektin e tyre të mrekullueshëm deri në përsosje, dhe përcjellin frymë
progresi e gjitha mbështjellë në një tis sigurie ku e shfaqin me karakterin e
tyre dhe dëshmojnë se janë pjesë e fuqishme e ndërtimit të historisë, dhe kjo
përcepton se gruaja shqiptare din t'i bëjë vend vetes.
- Gruaja
shqiptare ka bukuritë e saj në aparencë por, faktet kanë treguar edhe për
gjithë bukuritë shpirtërore plot maturi.
Gruan e gjen
në arsim, kulturë, shëndetësi, administratën shtetërore e private, sipërmarrëse
e drejtuese në pushtet vendorë a qendrorë, deputete a ministre apo diplomate
qoftë ajo. Pra nuk ia shton vlerat veçse vetvetes por, edhe mëmëdheut e kombit.
Aftësitë e
tyre spikaten që në moshë të re, pasi një pjesë e mirë kanë dëshmuar ekselencë
në Universitetet më të mira Europiane apo Botërore, apo veçse sa mbjellin
shpresë dhe optimizëm dhe gruaja shqiptare gëzon me meritokraci pothuajse
në gjithpërfshirje pa dashur t'ju hyjmë të dhënave statistikore.
- Rrethanat
formësojnë jetën fuqishëm, janë të vetëdijësuara se realiteti nuk ndryshon
njëherësh, ama në fund të fundit kërkojnë të kenë arritur çdo gjë që kanë
mundur të bëjnë dhe kjo nuk është vetëm zgjedhje por dhe personalitet, ndaj nuk
është vetëm interesante por dhe e vlefshme. Kështu që janë të destinuara të
vazhdojnë dhe të shpresojnë në realizimin e projekteve të nisura.
Kam dëgjuar të thonë se gratë shohin afër, prandaj ato
kuptojnë shumë shpejt, ndaj ato nuk e lëshojnë punën e tyre në dorë të të
tjerëve dhe tregon ku do arrijë, e në fakt ku është gruaja aty ka më shumë punë
sepse njeh detajet prandaj quhet forcë e madhe por janë dhe kapacitete,
indikatori matës është inkurajimi me vetveten.
- Gjithashtu
sfidat janë të pafundme.
Ama për çdo grua them se ka një pikë referuese pra një
frymëzim a pishtarë në sferat e jetës dhe çmon momentet e duhura për ta marrë
një vendim të veçantë.
Gruaja
shqiptare është e fortë dhe ndaj përfshihet në tërë proceset, negociatat
e reformat e ju bën sfidë falë emancipimit tyre, shndërrohet në faktorë për
rritje pjesëmarrjeje në politika të ndryshme punësimi, shkollimi, etj.
- Gruaja
shqiptare ka qënë, është e mbetet shembëlltyra më e mirë e kësaj gjinie, ndaj
meritojnë respektin e mirënjohjen e mbarë njerëzimit.
Do sjell një
këngë të kënduar mbi një shekull më parë si ilustrim të shkëlqyer të virtyteve
më të larta të femrës shqiptare si besa, guximi, trimërija etj.
Kur një vajze i
vriten vëllezërit dhe ajo bën gjithçka që gjaku i tyre të merret sipas traditës
shqiptare e zakoneve kanunore.
Kjo këngë është
kënduar në tel çiftelie e sharkie ndër oda burrash e kulla të malësorit
kushtuar femrës shqiptare si simbol i ruajtjes nderit e moralit njerëzorë dhe
po sjell vargjet e saj.
•
Ç KE HASIME QË MBAN ZI
- Ç'ke Hasime që mban zi
Unë po mbaj për vëllezërit mij
S'janë tri vjet që m'i kan gri
A thu ka ndonji djalë shqiptarë
Gjakun vëllezërvet me m'ja u marrë
Në qoftëse del një djal i ri
Po jap tokë bjeshkë e vrri
I jap lopë dhen e dhi
Unë bahem hyzmeqarja e tij
Demush Aga paska ndi
Po na vjen Hasimes në shpi
Na i ka mbledh do miq të ri
Çou Hasime në mujsh me u çue
Ni konak me na gatue
Probatinat më kanë ardhë mue
Për vlleznit tu për me luftue
Rrin Hasimja tu'e dëgje
Shpejt konakun ka gatue
Kanë nisë burrat me u bashkue
Dalëngadalë tu'e kuvendue
Po thonë gjaqet a mej pajtue
Shkon pas dere tu'e vëzhdue
Fjalë të çuditshme ka dëgjue
Gjak me pare me pajtue.
Ah kopila po më rrëni mue
Këto fjalë sapo ka ndigjue
Në qilar të vet shpejt paska shkue
Vesh e mbathë e qënka ndërrue
Del si burrë jo si një grue
Vesh i ka qakqirët e zi
Futë në gji të shkretën allti
Futë në xhep qatë kuti
Shpinë e hasmit e paska mësy
Drejt te gjaksi paska shkue
Nuk gjen burrë ka gjet një grue
Ku i ke mashkujt mori hallë
Në lamë i kam tu'e vu një tallë
Me dy hapa bjen në lamë
Puna e mbarë ju paska thanë
A po vini t'ndezim duhan
Me dorë të majt ka nxjerr kutinë
Me dorë të djathtë ka nxjerrë alltinë
Ka vra Gjemën dhe Sadrinë
Kuku nanë Gjema ka britë
Na ka vra na ka korit
S'qenka burrë qenka nji qikë
Gajret burra mos me u korit
S'jam kanë burrë jam kanë nji qikë
Për vëllaznit mij unë sot kam qitë.
- A nuk është
Hasimja shembulli më unik dhe model i femrës virtytshme shqiptare që për
vëllezërit e saj bëri gjithçka që duhej të bënte një motër.?!
- Femra si
Hasimja ka pasë plot shqiptaria, pasi zgjuarsia e tyre natyrale si dhunti nga
perendia ka qënë e dukshme, por dhe zakone e tradita patën vendin e vet të
rëndësishëm.
Trojet
shqiptare kanë pasë shumë nga ato femra që janë veshur si burra shtëpie, kanë
hequr dorë nga martesa, dhe janë marrë me punët madhore të shtëpisë, e sidomos
këto raste kanë qënë atëherë kur familjes i mungonin meshkujt, dilnin kaçakë,
binin në burg nga sistemi apo vrasjet, apo arsye të ndryshme.
- Dikush kishte
vëllain e vetëm në gjak dhe motra vendoste mos të martohej veçse të bëhej krah
vëllait e kthehej shtyllë shtëpie pasi femrat nuk vriteshin, pasi i mbronte
fuqishëm Kodi i Maleve, si ligji më i fuqishëm i gjithë kohërave.
- Ama, pati nga
ato femra që zgjuarsia nuk matej kollaj.
Aftësitë ishin evidente.
Do e ilustroj
një rast ku aftësitë e malësores kalonin kufinjtë e imagjinatës.
Ajo pleqnonte krah burrave më në zë të zonës.
Këmbana e
Kishës mbante emrin e saj pasi ajo e solli nga Vatikani.
Ishte e drejtë dhe e prerë.
E pavarur në shumë aspekte jetësore.
• KODI I MALEVE DHE KUNJA
(Kune Prelja)
Kune Prelja prej Mërturit
Besën të fortë sa një besë burrit
Kanunin në shpirt asnjëherë s’u përkule
Ishe pjesë nëpër kuvende
Si kushdo kuvendit i vije vulën
Si çdo femër tjetër qe në zonën tonë
Por Kodi i Maleve të bëri për vete
Ishe aq e zonja si Kune Prelja thonë
Emri yt përndriti figurën femërore
deri tej deteve
Ke pleqnuar përjrah burrave të zgjedhur
në kuvende gjake e ndodhi
Krenari për ne që të patëm ty
Nga Roma në Gralisht solle Kumonë Kishe
Progresin femërorë në shpirt e vishje
Sido qe problemi ia gjeje fillin
Bardhësive të neserme ua gjeje delirin
Për ty bija e Mërturit treva ka krenari
S’ka nevoj lëvdata të thur për ty
Femrës kulturë i mbolle në malësi
Porsi një hyjni rrezatoje kulturë
Sa të t’jetojë Mërturë Gralisht e Bugjon
Do jetosh bashkë me Kodin engjëlli jonë
Ti burrneshë malesh jetove si në zakon
Ti arkitekte e besës dhe fjalës paqësore
Lum për bijat që pati kjo toka jonë arbnore
•
PARASHQEVI QIRIAZI
- Kombi ynë njohu femra simbol që u jemi borxhli
përjetësisht.
Marrim shembull motrat Qiriazi, Sevasti dhe Parashqevi
Qiriazi.
Parashqevi merr pjesë në Kongresin e Manastirit krijimin
e Alfabetit Shqip, pasi ëndërra e saj ishte për të kontribuar për atdheun.
- Ajo shkollohet
në Kolegjin e Oberlinit në Ohaio, SHBA, dhe krijon revistën e njohur "YLLI
I MËNGJESIT".
Kërkohej përpjekje për të trokitur në çdo Kancelari për
çështjen shqiptare. Kjo çështje kërkonte njerëz besnikë të çështjes kombëtare.
Një prej tyre ishte Parashqevi Qiriazi, zonjë e ndershme dhe atdhetare e
vlejturë.
- Ajo takohet me
Presidentin e SHBA Woodrow Wilson në mëngjesin e lutjeve, dhe Parashqevi as e
humb mundësinë e artë për t'i kërkuar mbështetje për Shqipërinë e vogël, dhe ai
i drejtohet me shprehjen, në Shqipëri nuk ka protestan dhe si do i ndihmoj ata,
por ajo menjëherë pohon se ishte vetë e tillë, duke emocionuar presidentin dhe
duke fituar përkrahjen e tij për kombin shqiptarë.
- Ama, ajo qe e
vetmja grua shqiptare delegate në Konferencën e Paqes në Paris ku diskutoheshin
problemet teritoriale të Shqipërisë.
- Ajo pati qindra veprimtari plot vlera kombëtare po
ashtu dhe e motra e familja e saj që mbeten meteor i elitës shqiptare në botë.
- A nuk është e magjishme kjo bijë e shqipes por dhe
familja e saj e madhe megjithë ndjenjën e thellë atdhetare.?!
•
Musine KOKALARI
- Një vajzë e
formuar me intelekt të shëndetshëm, e aftë në organizim dhe lidhje të
gjithanshme me piksynime politike kombëtare, punon e lufton me gjithë forcat
për të mbledhur intelektualët shqiptarë me ndikim dhe nga amerikanët, por me
vizion të gjërë demokratik në vitet e Luftës Dytë Botërore apo pushtimit
fashist në Shqipëri.
Ajo u burgos
bashkë me vëllezërit që humbën jetën barbarisht në burgje, por ajo
vazhdoi akoma më fuqishëm për çështjen kombëtare duke përbuzur konjukturat
politike, dhe me përpjekje titanike ajo arrin që më 1945 të formojë të pain
grupim opozitarë anti- komunist "Bashkimi Demokrat".
Por, ajo njohu
gjitha burgjet e komunizmit, edhe burgun ferr në Burrel.
Emisarët e
pushtetit i drejtoheshin që ajo të këtkonte falje por ajo nuk thyhej.
Zhan D'Arkën-
n shqiptare inkuizatori i madh as e mundi dot veçse kundërshtimit të saj
kategorik.
Ajo u kthye
një simbol i disidencës shqiptare dhe udhëheqëse shpirtërore e grave
shqiptare.
Me një fund të dhimbshëm.
- A nuk është
kjo grua shqiptare një vlerësim i jashtëzakonshëm për kontributin dhe rolin e
madh që luajti si e para femër shqiptare lobiste me presidentin amerikan për
kombin e saj.?!
•
NËNË TEREZA
- Anjezë Gonxhe
Bojaxhiu, e admirueshme nga e gjithë bota për veprat e saj të njohura në
misionin e bamirësisë me të varfrit duke tërhequr vëmëndjen e zyrtarëve vendas
a të huaj. Ajo i ushqei të varfrit apo i shërbei në shërim sëmundjesh, strehoi
të pastrehët, kishte hapur hotele e shtëpi jetimore për fëmijët e rininë e
pastrehë.
Kongregacioni
i saj u zgjerua në shumë vende të botës dhe shërbëtoret e tyre quheshin
"Motrat e Nëna Terezë" që numri tyre arriti në katër mijë.
Ndikimi i saj
për kombin pati progres të jashtëzakonshëm.
Në një takim me Presidenin e SHBA BILL KLINTON, në fillim
dekadën e shekullit kaluar, ajo i kërkoi presidentit që të bënte diçka për
pooullin e saj e sidomos Kosovën.
- Bill Kinton e çliroi Kosovën
- Për nderin e tij e amanetin e Gonxhes.
- A nuk është madhështore kjo bijë e shqipes dhe e dyta
femër lobiste me presidentë amerikan për kërkesë dhe mbështetje të kombit
saj.?!
• - Ahtifete JAHJAGA
• - Vjosa OSMANI
Dy zonja që drejtuan Presidencën Kosovare kohët e fundit.
Falë formimit intelektual që në rini, dhe kontributit
tyre në shërbim të KOMBIT për Pavarësinë e Kosovës, drejtuan dhe ndikuan ndër
organizmat ndërkombëtare për të drejtat e mohuara dhe krimet e kryera mbi
popullsinë kosovare.
Të zonja në luftën kundër korrupsionit dhe ruajtja e
mardhënieve me shtetet e Nato-s apo shtetet e bashkuara.
Vjosa, gjithashtu dhe një letrare e devotshme e botuese e
sukses'shme, me libra, artikuj, monografi por dhe punime nga fusha e së Drejtës
Ndërkombëtare dhe Komerciale në gjuhën shqipe dhe atë angleze.
- Këto zonja, a
nuk janë vlerë e jashtëzakonshme dhe ikona të shqiptarisë falë autoritetit
personal dhe pathyeshmërisë përballë sfidave më të paparashikueshme.?!
A nuk janë
shembulli më i mirë për t'u ndjekur këto luanesha që tundën sallat e
ambasadorëve apo kancelarive e kombeve botërore.?!
- Solla disa
shembuj përfshirë mbi një shekull në kohë, nga personalitete të ndryshme mbarë
kombëtare nga jugu në veri.
Do na duheshin
qindra e mijëra fletë dhe me muaj të tërë kohë dhe hulumtime për të folur e
shkruar për aktivitetet e jashtëzakonshme të grave aktiviste dhe në fusha të
ndryshme dhe aftësitë e tyre për vetë historitë që krijuan e kontributin që
lanë pas.
Nuk lë dot pa përmendur disa femra nga fusha e artit si
p.sh;
• - Inva MULA, Sopranoja shqiptare e këngëtare klasike me famë
ndërkombëtare që zërin e shqipes e lartësoi ndër skenat më të fuqishme botëtore
me zërin e saj brilant, ku veçohet për aftësitë e jashtëzakonshme debutuese dhe
fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare kjo bukuri shqiptare.
Kënga e bëri
atë shumë të famshme dhe shumë e dashur për publikun mbarë botërorë.
• - Shkurte FEJZA, Këngëtarja që sakrifikoi ndër vitet më të vështira të
uzorpimit serbo- sllave dhe vitet 80- të. Kënga e zëri i saj trembi armiqt e
Kosovës, madje e pësoi me largim nga puna a sekuestro e pasaportës apo ndjekja
që ajo mos të këndonte, por asgjë nuk e mposhti kreshniken e madhërishme të
Dardanisë. Ajo këndonte që të frymëzonte ndër male ushtarët e lirisë me zërin e
veçantë, dhe duke arritur padiskutim suksesin e këngëve, me vokalin e
shkelqyer, tejkaluese në realizimin artistik. Ndaj është e panënshtruar.
- kam një lot pikon si arë
- se ndër shekuj jam shqiptarë
- rrugës sime për Shqipëri më ka përcjellë ai drini
zi......
Qindra e qindra këngë që bëheshin motiv për ajrin e
atdheut dhe po aq fuqishëm debuton ende sot dhe shumë e dashur për publikun dhe
estetikisht e pakontestueshme,
• -
Vaçe ZELA, artiste e madhe që hapi një epokë të re në
fushën e artit muzikorë shqiptarë dhe njëra nga nismëtaret e kulturës moderne
në fushëm e muzikës me plot shkëlqim që burimin e ka në shpirt dhe përzgjedhjen
e këngës e ngriti në kult, me vokal të shkëlqyer ku veçoritë e zërit i ka
përdorur me inteligjencë ndaj shkelqen mbi qiell si meteor.
• - Nexhmije PAGARUSHA, këngëtare klasike dhe aktore poashtu, ku debutoi qindra
këngë dhe mahniti publikun me zërin e saj dhe ka realizuar shumë koncerte.
Kushdo e dëgjon "Baresha' kush nuk e kujton të
madhen Nexhmije.
Gjithashtu ka
luajtur shumë filma si psh. Dasma e përgjakur apo Jugovizioni e plot të
tjerë.
U vlerësua me
dhjetëra çmime kombëtarë e ndër kombëtarë por dhe me “Medalje e Mirënjohjes”
nga presidenti amrikan, Donald Tramp.
• Gruaja shqiptare ka qënë e emancipuar, madje më e
hershmja ndër kombe.
A nuk patëm ne
mbretëreshën Teuta që para lindjes Krishtit.?!
A nuk qenë
femrat e gratë tona shembuj ndër shoqëritë e çdo kohe e madje shtyllë e
fuqishme e shoqërisë sonë..?!
Ndonëse
shoqëria apo shoqëritë kanë ndryshuar, por rolet e grave tona nuk janë
dobësuar, biles ato mbajnë gjallë ëndërrat derisa i realizojnë duke i bërë
realitet në mënyrën më të fisme e njerëzore, pasi errësirën e kanë mundur
përmes fuqisë vullnetshme e forcës shpirtit ndaj sfidon vështirësitë.
• Gjithmonë jemi
krenarë për rracën tonë njerëzore dhe femrën e denjë shqiptare.
● NËSE GJYKONI NJERËZIT
• Nënë Tereza pati thënë;
-
Nëse gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.
- Marr shkas nga kjo thënje mjaft kuptimplote që Nënë
Tereza e solli për njerëzinë dhe botën, ndaj e sjell në Ese. Gjuha e
komunikimi lindi si nevojë e domosdoshme që njerëzit të kuptoheshin apo të
hidhnin urat e bashkëpunimit dhe zhvillimit për të ardhme më të mirë dhe të
sigurtë, pavarësisht rrethanave ku ndodheshin apo ndodhen aktualisht. Njerëzit
si qënje njerëzore, janë frymorët më me fat në planet falë kësaj veçorie që
Zoti na ka dhënë për të qënë social për t'u kujdesur për këtë tokë e kudo në
planet.
Kjo veçori bëri që njeriu të zhvillohet dhe të jetë shumë
dimensional.
- Të mësojë, të
zhvillohet, të ndërtojë e zbulojë, të bashkëpunojë, të besojë apo të kundërtën,
të edukohet e formohet me virtytet më të mira e anasjelltas.
Kohët e zhvillimet kanë përparuar, pasi është njeriu që
ndryshon kohët, dhe, jo koha njerëzit siç pretendohet në ditët e sotme.
Ashtu edhe
njerëzit kanë karakteret e ndryshme pasi Zoti i krijoi të tillë, diversitet
brenda ekosistemit, pasi kjo është mënyra më e mirë e të funksionuarit pasi po
të ishte ndryshe as jeta nuk do kishte kuptim.
- Me anë të
komunikimit u zhvilluan miqësitë mes fiseve e me kohën edhe më gjërë, ndërtimin
e shtëpive apo qyteteve, mardhëniet ndër- shtetërore, Organizime për
Luftë dhe Konferenca për Paqe apo shkëmbime teritoreve, ngritje e Sistemeve
Bankare apo Traktate të ndryshme, etj.
Pra kjo falë gjuhës dhe komunikimit ndër- njerëzorë
zhvillimet janë në gjithë nivelet e kërkuara të zhvillimit pasi shpesh njerëzit
shkojnë deri përtej së pamundurës.
Kush do mendonte në vitet njëmijë e katërqind se do vinte
një ditë e botën do e kishe të digjitalizuar dhe atë e shihje në duart
tuaja pavarësisht vendit se ku gjendeshe.?!
E kjo a s'na mahnit, apo.?!
- Pra qe koha kur Lekë Dukagjini themeloi Kanunin si mjet
ligjvënës për të qeverisur njerëzinë përmes ligjeve të saj, dhe rritja e
përceptimit dhe influencës për të përmirësuar dhe forcuar mardhëniet ndër-
njerëzore në mënyrën më objektive.
Po, a nuk u kthye në brend kombëtarë e me kalimin e
shekujve edhe ndërkombëtarë.?!
- Komunikimi
bëri këtë botë kaq inovatore, të qëndrueshme, gjeneruese dhe rigjeneruese pot e
për plot energji.
- Aktori i
njohur Morgan Freeman, la një mesazh aq të vlefshëm për njerëzimin,
"Paraja nuk është vetë e ligë, pasi është një letër
me njëfarë vlere që e përdorim për gjërat që na duhen. Por, nëse paraja nuk
është e ligë, ju natyrisht e pyesni veten, atëhere çfarë është e ligë.?
E ligë dhe
egoiste është dëshira obsesive dhe e pa pushim që kemi dhe kërkojmë më shumë. E
ligë është të vendosësh një çmim për zemrën dhe shpirtin tënd në këmbim të
suksesit financiarë.
E, çfarë do të mbetet".?!
- Me zhvillimet
e ndryshme njerëzore si veti apo pjesë e karakterit njerëzorë u zbuluan edhe
egoizmi nga i cili shpesh evidentohen gjykimet a paragjykimet.
Është egiozmi, pra kjo 'filozofi' e jetës që të çon në
gjykime për veprime të ndryshme, ndonëse në vetvete përfshin disa të vërteta
themelore.
Ky ves është
personal, me tendenca të kundërvënies egoizmit dhe altruizmit, pra siç bëhet me
të mirën dhe të keqen.
Pra altruizmi
(egoizëm i fshehur) përmes respektit është vlerë njerëzore si dashuri a
mirëqënje apo egzistencë.
Edhe egoizmi ka anën e tij negative a pozitive, pasi
kufizimet e tyre ndërrojnë në disa pikëpamje.
Definitivisht, egoizmi nuk merr parasysh interesat e një
personi të tretë.
Ama, egoizmi
ka shumë përkufizime, pasi edhe kur flitet për punët që ka bërë, thuhet se e
bëri thjeshtë për kënaqësinë e tij/ e saj.
Njeriu është i
prirur ta dojë vetveten, dhe së fundmi është e drejtë bazike pasi është
përgjegjësi për veten e tij. Përjeton kënaqësitë, merr vendimet, zhvillon
potencialin e tij, shpreh dëshirat, kërkon mundësi.
Nietzche, e
përkufizon egoizmin në filozofinë e tij si njohuri për motivimin e brendshëm e
cila arrin nga mënyra të jashtme. Por procesi i sociologji e psikologjisë janë
të pa'evitueshme.
- Gjykimi.
Në nisemi si term, tingëllon rëndueshëm nga ana
psikologjike e njeriut pasi ngjan si proces institutional ku në thelb ka
drejtësinë dhe mund të pritet ndëshkimi (apo jo) për një vepër të kryer në
rrethana të ndryshme.
Por, ne do flasim në këtë Ese për gjykimet që rëndom
ndodhin në rastet e përditshme qoftë mes dy a më shumë njerëzve, dhe shpesh
këto dukuri ndikojnë në mardhëniet ndër - njerëzore, pasi shembujt i kemi kudo
rreth nesh, madje zor se ndokush nga ne mund t'i kemi shpëtuar nga kjo dukuri
që mund ta quajmë dhe paradoksale por dhe e pa'shmangshme për shkak të
ambjenteve dhe formimit shoqërisë në përgjithësi.
Ndodhë të kemi
'gjetur veten' padrejtësisht të përfshirë krejt spontanisht në ndonjë bisedë
apo përfshirjen në ndonjë ngjarje të ndodhur më parë, dhe kur dëgjon bisedat e
zhvilluara
mes 'miqve' shpesh 'çuditesh' me veten apo të bën të
gajasesh së qeshuri (për edukatë), pasi këto gjykime ndodhin për cektësi por
dhe për ligësi poashtu.
- Por efekti
shpesh është domino.
- A nuk është
'gjykimi' në raste të tilla konkrete, një proces i vështirë për njohjen mbi
ndërtimin e raporteve njerëzore pasi kjo temë përmban problemet më të vështira
si proces social, pasi gjykojmë dhe shpjegojmë shkaqet apo arsyet e sjelljes së
të tjerëve ndaj njëri- tjetrit dhe raportet ndër- njerëzore në tërësinë e saj.
- Për të
zgjidhur a kuptuar problemet e jetës së përditshme duhet t'i mësojmë sjelljet e
njerëzve ndaj nesh, dhe kjo kërkon që të jemi të matur dhe të duruar me ta.
Në raporte të ndryshme psh. me fqinjin, kolegun, shoqen a
shokun, punëdhënësin, apo ambjente të ndryshme e faktorë të ndryshëm, ka
faktorë të shumtë dhe elemente nga më të ndryshmit që përcaktojnë apo dhe
ndikojnë në mardhëniet e së ardhmes në krijimin e raporteve për një fqinjësi të
mirë, a miqësi të shëndetshme apo punë efikase dhe të frytshme. Njeriun duhet
ta njohësh nga ana psikologjike dhe jo nga pamja e jashtme pasi gjykimi apo
impakti i parë mund të të "gënjejë" dhe ky është procesi i mos-
njohjes apo dhe mungesa e dëshirës për të hyrë në thellësinë psikologjike dhe e
lën atë në mënyrë sipërfaqësore duke anashkaluar këtë detaj disi me mos-
kokëçarje, por dhe mund të jetë fillimi i një hendeku mes palësh.
- Cilët janë
faktorët që ndikojnë në formimin e gjykimeve ndaj njerëzve.?!
- A është besimi
faktori kryesorë.?!
- A ndikon zilia
si një element negativ në formimin e njeriut.?!
- Po, smira,
mendjelehtësia, xhelozia, mungesa e informacionit mbi individin, të cilat
përfshin individin në kategorizime a nivele të ndryshme qofshin dhe
përgjithsuese apo të veçanta sociale. E për të gjykuar mbi njerëzit
ndërton klasifikime pasi organizon informacionin që ke në kujtesë.
- Por, jo
gjithmonë gjykimet mund të jenë veçse negative, pasi ka mjek, mësues, koleg,
drejtues, artist, politikan etj, që meritojnë vlerësime e respekt dhe kjo vlerë
arrihet përmes "gjykimeve" që mund të quhen të shëndetshme dhe
efikase pasi puna e tyre ka nivel të lartë shërbimi, vizioni, përkrahjeje etj.
Kështu ndikon tek grupet e ndryshme sociale si gjykim i drejtë apo opinion që
trajton vlera përmes elementeve pozitive në ndërtimin e raporteve vlerësuese
për të vlerësuarit si personalitet që i duhen shoqërisë dhe brezave, e kthehen
në shembull mirësie që bëjnë histori.
- Sa të drejta
janë "gjykimet" tona për njerëzit derisa nuk jemi organ kompetent as
na kërkon kush dhënje opinioni për X person.
Ndodhë që
gjykimet tona mund të ndikojnë negativisht edhe kur japim opinionin tonë
pozitiv pasi mund të jemi gabim në mendime a vlerësime.
- Kemi disa
shembuj që ndikojnë në gjykimet tona që në gjuhën popullore janë
"thashetheme", dhe do sjell disa nga ato të përditshmërisë.
- Ajo vetëm
fustane të shkurtra din të veshë.!
- Ai ka më shumë
se shoqe, shoqen e ngushtë të gruas.
- Ai është veçse
një halabak i rëndomtë.
- Ajo është një
mëndjemadhe dhe tru tyryfyçkë.
- Ajo goca e
komshies, që rri natën në tik- tok, dhe flet me djemt e botës.
- Ai që gënjen
gruan se jam në punë dhe kushedi nga përfundon.!
- Ajo që mori
diplomën ashtu siç dihet, aha ashtu përfundoi pa vajtur fare në auditore.!
- Ai, ka një
telash aq të madh me kolegen sa një zot e di si do i shkojë puna me familjen.!
- A nuk janë këto gjykime lënduese të ndjenjave të të
tjerëve dhe pengues të lumturisë tyre e shpesh edhe shkatërrues të
familjes e jetës, madje biles shpesh kthehen mizore.
Prandaj duhet të
mësojmë seç duhet apo jo.
Shpedh duhet t'ju largohemi komenteve negative me qëllim
ligësie.
Le të
përcjellim më të mirat tek të tjerët, pasi na ndihmon në përcjelljen e vlerave
absolute dhe relative poashtu por dhe një tregues pozitiv i formimit të
personalitetit tënd duke ndikuar pozitivish në ndjenjat e të tjerëve, por dhe
opinionet e tyre.
Përmes gjykimit theksohen tiparet individuale të
personalitetit personit, ndërkohë mund të fokusoheshe në një situatë specifike
produktive.
- Ndaj
respektivisht, trajtojmë mirënjohjen si virtyt e shërbesë dhe zhvillim të
ndjeshmërisë përmes komplimenteve dhe këshillave të vlefshme duke u mësuar
dhembshurinë si vlerë dhe jo gjykimin si fenomenin më negativ.
Pra duhet
gjetur tema të vlefshme për të diskutuar ku mësohet dhe jo përfshirja në biseda
e tema degraduese e shpesh dhe kaotike ku fshihen djallëzitë, dhe mund të
kthehen vetshkatërruese dhe çekulibrues në shoqëri, ku shoqërohen shpesh me
skandale, ku duket në shesh i forti i pompuar çmendurisht, me
parazgjedhje aq të mangët e cunguar, apo dhe veprime shkatërruese.
Shoqëria
njerëzore kërkon njerëz të shëndetshëm me vizion për jetën dhe të ardhmen e
shoqërisë ndaj duhet forcë e guxim për të çjerrë çdo lloj maske kudo dhe kurdo
sepse vetëm atëherë del fytyra e vërtetë e mbi të gjitha vlerësim i vetvetes.
Do ish esenciale.
Të gjitha këto le të ndodhin sa ne jemi ende gjallë.
6.
● NËNA NATYRË ËSHTË VETË MJEKSIA
(Ese)
Mjeksia është fryma dhe zemra e jetës.
Pa mjeksi nuk do kishte shëndet të plotë, as zhvillim jo
e jo.
- Njerëzit
gjithmonë kanë qënë në kërkim të eksperimenteve dhe gjetjeve të reja e sa më
efikase e produktive për njerëzimin dhe kjo ka ndodhur që në kohërat e lashta,
si në Egjipt përshembull ku ata u dalluan si hulumtues që nuk reshtën së
kërkuari pasi ata për të ngritur nivelin e vetdijes vazhdimisht hapnin
njerëzite sapo vdekur dhe i ekzaminonin dhe kështu fituan aq shumë njohuri në
diagnostifikimin e sëmundjeve dhe njëkohësisht shkenca zhvillohej në
dimensione më të gjëra.
- Me anë të
këtyre provave ata fituan njohuri të mira mbi qarkullimin e gjakut dhe
arteriet, por dhe sot deklarohet se shumica e sëmundjeve vjen nga papastertia e
enëve të gjakut apo më saktë nga pakujdesia për shëndetin tonë.
- Pra, teoria e
arterjeve jo vetëm ka luajtur rol të madh në hulumtimet e hershme por ajo zu
vend deri në ditët tona si rezultat i vërtetësisë.
Duke qënë se ishin njohës të mirë të botanikës edhe
ilaçet i prodhonin prej tyre, ndonëse kjo dukuri e përdorimit të bimëve
mjeksore si ilaçe janë fakt kudo në trojet shqiptare dhe toka jonë si bujari e
natyrës ka qënë dhe është shumë e pasur.
- A ka arritur
mjeksia lartësinë e njohurive për të gjitha sëmundjet ndonëse një jetë e tërë
kërkimesh.?!
- Them se jo,
pasi gjithmonë kërkohet diçka ndryshe edhe pse historia mjeksore si nevojë ka
lindur njëherësh me njerëzimin, të cilat kanë objektiva por dhe misione.
Ngritja e kapaciteteve profesionale mbetet prioritare për
çdo mjek, por mjeksia në tërësinë e saj është një botë më vete për nga zhvillet
në çdo nivel a kërkim.
Por a ndikon ekonomia në zhvillimin profesional në raste
a zona të caktuara, absolutisht që po, padiskutim.
- A ka qënë e
lehtë që mjeksia psh. në vendin tonë të zhvillohej e të vinte deri në ditët e
sotme të zhvillimit pothuajse të një niveli konkurues me vendet e rajonit dhe
sa kanë ndikuar faktorët e jashtëm.?!
Absolut nuk ka
qënë e lehtë në asnjë mënyrë përveçse shqiptarët kanë një previlegj
e vjen si dhunti që është zgjuarsia natyrale dhe janë vet- kërkues.
Por, nuk përjashtohen faktorët e jashtëm absolut, pasi
kanë qënë shpesh favorit në ngritjen e vetëdijes profesionale qoftë në dallimin
dhe gjetjen e sëmundjeve apo pregatitjen e barnave e cila në vendin tonë
Farmacitë janë quajtur Barnatore për arsye se ilaçet janë quajtur Barna pasi
pregatiteshin nga barërat e malit apo nga Natyra.
Nonëse kohërat kanë evoluar dhe studimet kanë krijuar
përvojat e tyre gjithmonë në përsosmëri.
- Vitet e fundit
janë paisur goxha me laboratore teknologjike të avancuar për t'i ardhur në
ndihmë njerëzimit e kjo duket më e lehtësuar në shërbimin qytetarë.
Dhe kjo sjell diferencim të dukshëm ndër dekada.
- E në fakt, a i
vijnë në ndihmë njerëzimit barërat popullore që gjenden në natyrë për shërimin
e disa sëmundjeve.?!
Kjo dukuri
vjen nga lashtësia pasi nevoja shëndetësore ka detyruar njerëzimin të bëjë
prova nga barërat e natyrës për shërim plagësh apo organeve të ndryshme, pasi
duhet të luftosh me mjetet rrethanore në kushtet ku gjendesh, për të bërë më të
mirën.
Shembuj ka
kudo rreth nesh, qoftë në skamje pra përdorimi i atyre mjeteve e mundësive të
momentit, apo dhe pësimi në rast pamundësie për arsye të ndryshme.
- Do citoj një histori reale, e ndodhur në kushtet e
vështira për shkak të mungesës së aparaturave apo mjeteve të nevojshme
spitalore që sot fatmirësisht teknologjia i ka plotësuar këto nevoja të
domosdoshme që janë realizuar falë zhvillimit të shkencës botërore.
Pyetja shtrohet;
- Megjithëse sot
koha e zhvillimi ka arritur majat, a është e domosdoshme t'ju mësohet njerëzisë
përdorimi i ilaçeve bimore (primitive) qoftë për formim por dhe për
nevojë pasi qëndron larg kimikateve të shumtë që po përdoren në ditët e
sotme.?!
Po sjell një
rast të ndodhur në krahinat tona shumë vite më parë, por dhe të një shqetësimi
mbarë- popullorë për kohën dhe situata ku ndodhet bota sot, për ta kuptuar më
në thelb këtë Ese që e sjell përmes shembujsh.
- Nje burrë nga zonat tona të Pukës u sëmur rëndë.
Shkon ne Shkodër tek një mjek aso kohe dhe mjeku quhej
Doktor Borja, dikund nga vitet 1950.
Vizitohet tek ai dhe, doktori i thotë se ke ethet e zeza.
- E mbajnë
shtruar në spital dy javë por aspak ndryshim, pra përmirësimi nuk po dukej.
E sheh mjeku
dhe e vlerëson që s’ka ç’i bën dhe i mbyll dosjen dhe i thotë familjarëve që
merreni e çojeni në shtëpi, kujdesuni sa të mundeni këto kohë por se ai nuk ka
sherim, por moa i tregoni për gjëndjen që pacienti kishte.
I sëmuri kishte qënë më parë gjithmonë bari delesh.
- E marrin familja të sëmurin e shpien në shtëpi, dhe
ishin aq të mërzitur sa s’kish ku të shkojë më tej. Ata kujdeseshin shumë për
të, e ushqenin me ushqimet më të mira që mundnin, i përdornin ilaçet që ju
kishte dhënë mjeku por ai s’po shihte asnjë ndryshim.
Familjarët madje nuk e lejonin të bënte asnjë lloj pune.
Ata merreshin me çdo gjë, dhe të sëmurit po i dukej sikur
po e aneksonin, ndaj gjendja i bëhej e padurueshme.
Me sjelljet e buta e të ëmbla që i bëheshin e kupton i
sëmuri që s paska sherim veçse do numëronte ditët e jetës, kështu ai ngacmoi
dhe familjarët që të kuptonte më shumë dhe pasi mori vesh që ai as gjashtë muaj
jete nuk do i kishte mori një vendim ekstrem.
- Sapo
familjarët largohen nëpër punëra, i sëmuri merr një grusht kokrra metishë që i
kishin pregatitur në pranverë me miell gruri dhe rrezigallë (barishte helmuese)
i shtypnin dhe i ndanin në pjesëza të vogla ndoshta nga dy gramë secila dhe ua
jepnin nga një copë apo dy në bazë të peshës pra çdo deleje për të i shëruar
nga metitë.
- Metitë janë
mikrobi që ju zë mushkëritë deleve dhe i sëmurë, të cilën e marrin nga ushqimi
i mëngjesit kur hanë para se të iki vesa e mëngjesit, ndërkohë i sëmuri i
gëlltit të gjitha njëherësh me qëllim që të vdiste shpejt.
Pas kësaj ndodhie ai bie si i vdekur nga konsumimi i
tepërt i helmimit ndonëse nuk përdorej për njerëz, mirëpo kur vijnë familjarët
nuk kuptojnë seç kishte ngjarë por i vihen në shërbim një javë me më të mirat
se mendojnë se nuk do mundi ta përballojë.
Mirëpo, kur
bëhet një javë ai ngrihet dhe kërkon të lëshojë delet e ashtu bëri.
Biles në
vathin e deleve bëri dhe një shtrat të drunjtë afër tavanit stallës ku fjeti
atje plot gjashtë muaj. Ai pas kësaj shërohet plotësisht madje shumë forcë e
shendet.
- Kthehet pas
gjashtë muajve tek Doktor Borja në Shkodër (dikund rreth viteve 50 të shekullit
kaluar) dhe kërkon kartelën që ai kishte pasur më parë dhe ata përgjigjen se
ajo kartelë me atë emër është mbyllur pasi i sëmuri ka vdekur.
- Ndërkohë
pacienti kërkon të vizitohet, dhe kur jep gjeneralitetet përkonte më pacientin
e kartelës mbyllur.
Mjeku vihet në
dyshim, dhe pyet se vërtetë kush je, dhe nëse je ti dhe ende gjallë, eja na
trego si ke vepruar dhe ç’ka ngjarë më ju pasi ne ju nisëm për të mos na vdekur
në spital, e menduam dhe për ju që do ish më mirë të ishit në shtëpi.
- Pacienti më pas tregon gjithçka që kishte bërë dhe se
ishte po ai.
Kështu që
shumë ilaçe popullore janë aq të vlefshme sa vetë mjeksia, dhe sot s' është
zor t’ua gjesh anën.
Fatmirësisht, sot është një mjeksi me bazë të gjërë
popullore që punohet në përsosjen e saj më doktorë shkencash, që studimet e
tyre nuk përfundojnë asnjëherë pasi kërkojnë përsosmëri.
Është mjaft e
çuditshme në pamje të parë kur flitet për efektet pozitive mbi barërat dhe
fakti është se nuk ju kushtohet aq sa duhet vëmëndja këtyre produkteve
esenciale të të ushqyerit apo përdorimit tyre për nevoja të ndryshme të cilat
nuk kanë efekte anësore.
- Po përcjell
një shembull të thjeshtë p.sh “Hudhra” që e përdorin shumica.
- Për dyzet net
pas ngrënjes dhe para gjumit duhet të konsumosh nga një thelbi hudhre pa e
përtypur, pra veçse sa ia ç’vesh mbështjellësen e jashtme dhe rekomandohen
hudhra të vogla vendase.
- Janë
antibiotiku më i shëndetshëm.
- Apo “Gështenja e egër”
Gjysmë kilogrami gështenjë e egër, gjysmë kilogram Vaj
Ulliri, dhe gjysmë kilogram uthull rrushi.
Gështenja pastrohet dhe grihet e vihen sëbashku në një
enë dhe lihen ashtu pesëmbëdhjetë ditë.
Pastaj mund të lyesh vendet ku ndjen dhimbje
reumatizmale.
BËRTHAMAT E RRUSHIT
Kur vilet rrushi në vjeshtë dhe e shtypim në ndonjë enë
për ta pregatitur për zierjen e rakisë, i marrin bërthamat e rrushit dhe i
lajmë me lëngun e rrushit.
I vendosim në
errësirë në një tabak letre për shtatë a tetë deri në dhjetë ditë derisa ato
thahen.
Më pas i vendosim në një enë qelqi, dhe e mbushim atë më
vaj.
E mbështjellim
enën me letër varak dhe i vendosim në një vend që nuk ka dritë për njëzet e
pesë ditë dhe pastaj e përdorim për lyerjen e fytyrës dhe zëvëndëson çdo krem.
Apo bima SANZA
që gjendet në Alpet shqiptare, dhe rrënjët e saj shërbejnë për ta
vendosur në enën e rakisë, normalisht të lara e të pastra, dhe shërben si ilaç
mjekësorë. Ndikon pozitivisht tek njerëzit që kanë probleme shëndetësore me
mushkëritë, diabetin dhe prostatën.
Ka shije të
hidhur. Pihet në sasi shumë të vogla, veçse një lugë ushqimi. Pihet në pranverë
dhe në vjeshtë në mëngjes dhe mbrëmje kur don të flesh. Por, ka një
shumëllojshmëri bimësh që gjenden në natyrë dhe janë shumë shëruese, ama
thjeshtë duhet mësuar mënyra e përdorimit të tyre të cilat nuk kanë efekte
anësore,përkundrazi.
Dihet se kur
nuk funksiononte mjeksia shtetërore, ishe mjeksia popullore që shëronte çdo
sëmundje.
Ndaj Nëna Natyrë është vetë mjeksia.
Sepse mjeksi pra,është vetë Nëna Natyrë, që na shëron të
gjithëve, e për ta shëruar trupin, është detyrë parësore ta shërojmë shpirtin
dhe mendjen por me bindje.