Dienstag, 12. Dezember 2023



Prenda Sejdia

POETI  I METAFORAVE

Studim letrar për veprën poetike të Ajgerajt

 

Redaktore

Marsida Sejdia - Agolli

  


Recensentë:

Endrijeta Paplekaj

Almaida Sejdia - Myrtaj

 

 

Lektorë:

Fikret Ramaj

Laureta Koci - Gjoni

 

PRENDA SEJDIA

 

 

POETI I METAFORAVE

Studim letrar për veprën poetike të Ajgerajt


Shtëpia Botuese “7 Days”

Prizren, 2021

 

POETI  I METAFORAVE


PARATHËNIE

 

“Kush punon me duar është punëtor. Kush punon me duar dhe me mendje është zejtar. Kush punon me duar, me mendje dhe me zemër është artist.

Ndaj, mjafton një rreze dielli për të dëbuar shumë hije”. (Françesku i Asizit).

     Marr shkak nga kjo thënie me shumë domethënie, që në mënyrë të përkryer i përshtatet autorit, të cilit ia kam kushtuar një studim për veprën e tij letrare, për të gjitha zhanret e lëvruara dhe aludoj më së shumti për krijimtarinë e tij poetike.

     Ku të gjitha stilet dhe format e lëvruara , e që janë me dhjetëra e dhjetëra vëllime poetike.

     Autori prizrenas me origjinë nga Vërrini heroik, përfaqëson denjësisht Kosovën Legjendare, si në aktivitet kombëtar, po ashtu edhe në art e letërsi.

Pra, kështu që poeti, Gëzim Ajgeraj njihet kombëtarisht e ndërkombëtarisht, brenda lëmit të poezisë, plot ide e vizion, ku me punë ka prekur majat e letërsisë, duke përdorur majat e fjalës.

Prejardhjen, Atdheun, Kombin e fisnikëron me krijimtarinë e tij brilante e mbresëlënëse.

    Autori poezinë e bën aq të adhurueshme e jetojmë me të, ndaj, ky cikël studimor, që në radhë vjen i pesti për Gëzim Ajgerajn, është shkruar me përkushtim të talentit, që gjendet në rrugën e madhe të artit letrar.

     Poeti me dekada jeton në emigrim. Mbretëreshën e letërsisë e vlerëson, duke e ngritur në majat më të larta letrare.

     Pikëpamjet e tij letrare kanë qenë vendimtare për një poezi të studiuar mirë, ku përdorimi i elementeve brenda vargjeve e bën madhështore poezinë, ku si substancë përbërëse përdor fjalën e gjetur.

     Figuracionet artistike, ku krijohen të gjitha imazhet reflektuese, muzikaliteti, gjithashtu.

Fantazia e poetit është aq e përafërt me botën reale së cilës i referohet.

     Krijon premisa të kapshme e logjike - krijon emocion te lexuesi. Ky shkrimtar i 177 librave, tashmë të ngjanë se ka lindur me librat.

     Poeti ka lëvruar të gjitha stilet e poezisë, brenda së cilave janë përdorur elemente të shumta, ku tematika e secilit stil poetik është në përshtatje me stilin.

Brenda këtij stili kemi përfshirë elementet;

1 • Poezia - arti i frymëzimit të jetës 

2 • Metafora

3 • Estetika në poezinë e Ajgerajt 

4 • Fjala si brumi i poezisë

5 • Malli në poezi

6 • Atdheu në poezi

7 • Robëria dhe liria

8 • Vendlindja në poezi

9 • Rima në poezi

10 • Qasja studimore e poetit në Etnosin Kulturor

11 • Ndarja dhe bashkimi kombëtar.  

Të cilat kanë në brendi të tyre aq shumë finesa që në mënyrë filozofike, psikologjike, letrare e historike etj., i gjen ndër poezitë e tij.

     Muza si art i frymëzimit, ideja apo muza e ngacmimit, për të ndërtuar një poezi, kjo substancë është e pandashme dhe e favorizuar sa vetë fjala e vargëzon me ndjenjë mbi botën që e rrethon.

Është muza e ngacmimit që çel kujtesën dhe pasqyron imazhe e figura, kthehet në burim frymëzimi plot simbolika nëpër rrjedhat e kohës.

     Është mjeshtëria e poetit, ajo bota e tij krijuese me shpirt të butë, ama, ndonjëherë, edhe kallkan e tëra, pasi janë të ndryshme ngjarjet e rrethanat për uraganin e poezisë, qoftë për poetin a popullin e shumëvuajtur të Kosovës martire. Ndaj, poeti përjeton ndjenjat më sublime, ku shpalos mendime, krijon energji e ndez dritat e shpresës, mendjes dhe zemrës i japin ngrohtësi. Ndër dekada udhëton poezia e Ajgerajt dhe përcjell, gjithashtu, mesazhe të ngrohta miqësie e atdhedashurie të lindura nga shpirti.

Poeti frymëzon me këngë, pasi e ushqen dhe e kultivon brenda vargut dhe poezisë.

     Për të zbuluar gjithçka që kam shkruar për autorin ia vlen të lexosh disa nga vëllimet e tij çfarëdo stili qofshin, pasi përmasat i gjen aty e gjithë madhështinë krijuese, që i sjell për lexuesin e gjerë dhe brezat që do të vijnë.

Frymëzimi që përcjell autori është klithmë e shpirtit – Kombit, për kohën që prezanton vargun, pasi veçse shqip i këndon zemra.

     Si shërim shpirtëror për poetin vjen fjala më varg, porsi shkëndija e dritës, që ndriçon hapësirat e pamat.

     Në poezinë e tij, autori vjen si vlerë letrare për letrat shqipe. Ky misionar plot përvojë që pasuron ndjeshëm letërsinë, paraqitet në mënyrë interesante si pasojë e gërshetuar e kulturave, ku servon për lexuesin dashurinë e së bukurës.  Koloriti poetik të tërheq në vijimësi në gjithë krijimtarinë e tij poetike dhe frymëzon me stile e brendi, ndaj me këtë idol kombëtar u rrit në gjerësinë dhe lartësinë e saj.

Janë dëshmuar ndër vepra virtytet e autorit dhe mbetet përkushtim i veçantë i kohës dhe i zhvillimit në tërësinë e saj.

     Autori zotëron mendime, ku e ruan të freskët fatin e tij. Mendjen e jetën i ka zotëruar mjeshtërisht e nga gurrat e mendimeve dhe degët e shpirtit të trazuar, heshtjes mbi muzë seç i bie paqe, pasi zotëron gjithë talentin superior të shpirtit.

     Poeti është i pasur me metafora brenda vargut, e përdor si figurë letrare, ku mbart kuptimet e fjalëve me bukuri e kuptim të veçantë, plot shprehje artistike e stilistike e si ndryshim krijon këto figura me bukuri arti si domethënie e fjalës së stolisur, me karakteristikë të gjuhës letrare, si figura më e vjetër dhe figura më e përdorshme në letërsinë shqipe.

Autori është gjithnjë në kërkim të fjalëve të reja, ku në artin e kërkimit quhet metafora, e cila pasuron fjalorin, e shton bukurinë e madhështinë në varg, jep hapësirë  filozofisë së krijimit.

Ndaj, Ajgeraj është ndër poetët më produktiv dhe plot vlera në artin e fjalës poetike.

     Shpesh e kam demonstruar përmes rreshtave poetin, si poeti i metaforave. Ky është fakti që këtë cikël letrar e kam titulluar: “POETI I METAFORAVE” pasi është dhunti e meritë e tij, të krijojë e të pasurojë vargun, poezinë dhe vëllimet e tij me brendi të jashtëzakonshme.

     Ai i njeh dhe i sjell me finesë lexuesit të gjerë. Pra, është forca e fjalës, thellësia e mendimit të avancuar, muza e ngacmimit të kujtesës përmes filozofisë, që e bën të fuqishme poezinë dhe poetit i jep vlerat e padiskutueshme dhe e bën të paimagjinueshëm.

Vepra e tij dominante ndaj kohës kthehet si një testament që i shërbejnë brezave të së ardhmes.

     Porsi në këngë përmes botës së brendshme e përcjell plot emocion për lexuesin e gjerë, ku reflekton edhe përjeton ndjenjën e imazhet përmes metaforave, si figura më e shquar në poezi, sepse ngjyrat në udhëtimin poetik të poetit janë kolorit më vete.

     Është mjaft i identifikueshëm dhe interesant për shembujt deri në magjepsje, ku përmes stileve të pasura kalon herë përmes furtunave të ndryshme dhe zhvillimeve të ndryshme ndërshoqërore, ku harbon brendive të furtunave e mesazhet, që përcjell të vijnë si porosi për kujdes dhe vigjilencë e gjitha përmes metaforave tejet të fuqishme dhe mbresëlënëse.

Sentenca shumëngjyrëshe prek muzat e fjalës, ku ngacmon ndjenjat e guximit, qëndresës dhe vendosmërisë.

     Për poetin Ajgeraj, metafora bëhet një lloj kandili, që do të jetojë në imagjinatën e njerëzve, ngacmon dhuntinë e secilit pasi krijon pafund metafora të reja mjaft të fuqishme, ku i jep bukuri e shije vargut dhe të magjepsë me madhështinë e tyre.

     Besoj që kam arritur të them shumë në sajë të asaj se ç’kam shkruar më lart, për artin e poezisë dhe metaforën në varg për gjithë atë pasuri të mbledhur nga krijimtaria e tij, pasi pasqyrimi i botës së krijuesit tregon për hapat e mëdhenj të artit që përpiqet t’i japë dritë epokës.

     Pra, metafora në poezinë e Ajgerajt bëhet idol, frymëmarrje, në këtë mision të shenjtë.

• Krahas elementeve të shumta që pikas në poezinë e autorit, takon të bukurën, të magjishmen, fantastiken, pra estetiken në poezi dhe arti i fjalës sikur magjeps lexuesin.

     Vlerësimet janë për një poet CLEAR, për një poet të klasit të lartë, për një poet të majave të letërsisë.

Estetikën e has si disiplinë filozofike, e cila shton rëndësisë e komunikimit dhe ndikimit, ku secili poet ndan mendime të ndryshme, dhe këtu është e veçanta - e larmishmja.

     Estetika shpreh rëndësinë dhe rrjedhën e zhvillimit dhe pasurimit në varg. Paraqet dije e përvoja, hedh dritë mbi dukuri, histori e ngjarje të ndryshme.

Estetika poetike kërkon shteg mendimi, duke zënë fill në tërësinë e saj. Bëhet e rrallë në mjedise tona për hir të përsosmërisë së elementeve përbërëse.

Pra, mund të quhet një poet me thelb, ku vesh bukur esencën poetike, komplikimet me fjalimin e organizuar ritmikisht, si në këngë. Ndaj, Ajgeraj mbart vlerat e një poeti të vërtetë e të rrallë, ku gjithnjë e gjen në kërkim të përsosmërisë.

Instinkti artistik, intuita poetike dhe estetike, imazhet dhe krahasimet metaforike janë  shumëdimensionale, ku në libër e kam quajtur dimension të ri (jo vetëm në poezi, por të gjitha zhanret letrare).

     Piskamën e zërin në standardet e sotme poetike, ironizon xhelozitë apo zilinë, padrejtësitë gjithashtu, me synime të qarta drejt majave të letërsisë, pra tejet estetik dhe i pasur në literaturë.

Në mënyrë permanente e pasuron letërsinë ky idol i saj.

     Lehtësisht kam shkruar për poezinë e poetit pasi pata fatin t’i lexoj të gjitha vëllimet, për të prekur dhe ajkën e krijimtarisë poetike shqiptare.

Vlerësimi estetik- filozofik, si përcaktues i një varg elementesh kanë dhënë, pa dyshim, ndikim në derivimin e talentit të poetit, si dhe perceptimin e vlerësimin e poezisë në tërësinë e saj.

• Fjala si brumi për vargun gërsheton gjithë elementet e artit brenda ndërtimit të strukturës së poezisë, pra flasim për gjithë strukturën e saj.

“Materiali i poezisë është e ëmbël fjala, e fjala është dialektika e jetës”. (Stevenson)

Edhe në mjeshtërinë e poezisë kërkohet fjala. Pra, ajo fjala e zgjedhur për ta vënë në vendin e duhur, në mënyrë që ajo ta krijojë figurën, tonin, ngjyrën, por edhe estetikën e vargut si element përbërës në varg.

Ka shumë peshë vendosja e fjalës në vendin e duhur, sepse mjeshtëria e vendosjes së saj varet nga bukuria e fuqia e poezisë, gjithashtu, edhe mesazhi, që ajo përcjell te lexuesit, pra kështu prek dhe filozofinë e përdorimit të fjalës nga poeti.

     Fjala jo gjithmonë për fjalën në varg e përdorur si metaforë, por përmes fjalës së çiltër e komunikuese është arritur të përcillen mesazhe përmes imazheve të krijuara, përmes çiltërsisë së fjalëve.

Fjala bie për fjalë dhe brumë në varg.

     Madje, poeti shprehet dhe me tituj vëllimesh plot metafora, ku po veçoj më pikanten e fjalës: “Etje në Fjalë” një shembull i jashtëzakonshëm, ku të magjepsë brendia, imazhet e mesazhet përcjellëse.

Synon të hapë botën e komunikimit në kuptimin metaforik, duke ndikuar në përsosmëri të fjalës, kuptimit dhe mendimit.

     Mesazhe e ide të reja e novatore me objektiv të avancimit logjik të të menduarit e të komunikuarit përmes vargut poetik.

     Fjala si magji, forcë, dominancë krijon imazhet e një bote madhështore përmes bukurisë së fjalës.

     Përcjell magjinë te lexuesi gjetja e fjalës e përcaktimi i saj në varg, ku del në pah bota e magjishme e bukuria e mendimit, josh lexuesin përmes fjalës tij dhe  këngës së shpirtit.

Poeti i metaforave, por edhe poeti i mallit, shkaku i largësive dhe udhëve janë, pa dyshim, mbjellja e mallit.

     Shkaku i idealizmit të hershëm qe domosdoshmëri, që poeti u këndoi ikjeve, largësive, kthimeve e moskthimeve.

     Vargu e vajton njësoj si Naimi (pasi përjetuan të njëjtin fat ) ashtu siç intonohen në tingujt e mallit.

Brenda artit poetik, autori ka krijuar një univers të mbështetur fuqishëm në letërsinë e traditën popullore të rrëfimit. Përmes vargut të forcuar konsolidoi fuqishëm idetë, ngjarjet, por edhe kulturën e vetëdijes.

     Kujtimet pikojnë mall, ndizen flakë e shkaktojnë dhimbje deri në përvëlim me ashpërsinë e ajrit të fjalës. Ky simbol i gjallë që jeton brenda shpirtit të autorit, simbolikë e rëndë jetësore, seç djeg e dhemb zjarrmia në varg. Edhe vetë fjala e djeg mallin. Eh, seç kërkon shtigje arratie!

     Temperaturat e larta të mallit janë zhytur brenda zjarrit të përmalltë, por forca e ngurtëson.

Seç e përndjek poetin ndjenja e mallit e flet përmes imazheve në poezi, ndaj poetin e mban zgjuar, e mban peng, pa çka se nuk është fizikisht, mendjen e ka te gjeografia e mëmëdheut.

     Në poezinë e Ajgerajt përjeton ndjenjë dhe emocion, mall dhe brengë plot nostalgji. Është ai modeli i veçantë, ku nga zbrazëtia gjen forcë të përcjell plot mesazhe drite e shprese.

Ditët e gjata i mbushullon me shpresën e kthimeve, në raport me krahasimin metaforik dhe ngjashmërinë që i jep vargut me simbolikën e synuar.

     Ky poet i rrallë i sfidave kombëtare, ku përshkruan hyjnueshëm, që i jep vargut me simbolikën e synuar.

Ky poet i rrallë i sfidave kombëtare, ku përshkruan hyjnueshëm historinë e Kosovës plot risi në gjuhën shqipe.

• Atdheu në poezinë e Ajgerajt. 

Nuk mburret në çastet solemne atdhetare, por ai që punon, lufton, mendon dhe vepron për raste më të mira e të vështira.

     Autori me shpatën e Penës i ra përgjatë gjithë gjeografisë së mëmëdheut, pasi që herët u dallua  për atdhedashurinë e pamat, i etur për të mësuar e vepruar, i zgjuar, i mprehtë e besnik, dhe mbi të gjitha shumë njerëzor e komunikues, gjithçka që shpirti ia përjetoi. Shumë nga veprat e tij atdhetare i vargëzoi për lexuesin, ku përcjell kujtimet, tradhtitë e krimet, pasqyrimin ndërkulturor.

     Potenciali e bën të dëshmojë forcën krijuese, që buron nga guvat e shpirtit dhe vjen si mbret i letrave.

     Me shpirtin atdhetar trajton problemet e shumta shumëshekullore, plot histori të përjetuara populli i tij.

     Është Atdheu, ku heronjtë i ka në gji, si dëshmi e gjallë e kohës, ku gjokset ia kthyen armikut të egër për Kosovën e shtrenjtë, këtyre legjendarëve të pavdekshëm, që do të jetojnë përmes vargjeve.

• Robëria dhe Liria mbi tokën dardane qe e gjatë dhe rraskapitëse.

     Trimëria brenda kullave dardane pati mburojë ata burra trima e djem azganë dhe gra e vajza me shpirt luaneshe. Poeti flet për luftën e shkatërrimet, djegiet, zhgënjimet, mashtrimin, pësimet, tradhtitë, vrasjet, zhdukjet, pabesitë, ka krijuar pafund e limite, por edhe për lirinë e Atdheut.

     Populli shqiptar i Kosovës ka përjetuar qeverisjen më brutale që mund të kenë përjetuar ndonjëherë popujt, ndaj përmes poezisë qan hallet e një populli të tërë, që vuajtën djallëzitë e popujve të Karpateve.

     Thirrja e autorit vjen si zgjim, pasi nuk durohet ai gjarpri i veriut, pasi robëria është e padurueshme.

     Ka shkruar me mijëra poezi dhe muza e shpie në çdo skaj të mëmëdheut, madje, përjeton çdo brengë.

     Poezia për të është kënga e shpirtit, ndaj e këndon me pika loti edhe sot e kësaj dite, por edhe sa të ketë frymëmarrje.

     Magjia në varg, përmes mesazhit, që përcjell, arrin qëllimin e përçon te shoqëria e gjerë dhe lexuesi i tij.

     Makthi i thellë e gërryen ndjenjën e autorit për ligësitë që ia gjetën Atdheun, për ngjarje të ndodhura në kohë të ndryshme, të dhimbshme, të trishta, ku thellohet deri në shpërfytyrim për shkak të konstatimit të krimeve të vazhdueshme, ku synim qe shfarosja, ndaj autori vjen me vargje e poezi të jashtëzakonshme.

Filozofia e artit të këtij autori, në proporcion me diskutimin e tij personal, simbolik, historik e metaforik më shoqëron ndër poezi e vëllime poetike.

• Vendlindja në poezinë e Ajgerajt është ndjenja më e thellë e atyre sakrificave të mëdha mbi kaluarin e vuajtjeve të të rinjve, që burgoseshin apo vriteshin për shkak të veprimtarive të tyre atdhetare.

     Kujton skamjen që përjetuan dhe dinjitetin e pathyer me moralin e lartë.

     Vargëzuan e shkruan mbi masakrat e popullsisë vërrinase e kosovare në kohë lufte. Kujtimet i ruan si perla shpirti, ku krijimtaria e tij njeh dekada të tëra.

Nëse do të futesh në galerinë poetike të vendlindjes së autorit, me gjithë vërtetësinë e ngjarjeve as që mund ta mendosh poezinë e tij pa filozofinë e metaforën e bollshme, ku jep kuptimin dhe estetikën, që buron nga shpirti dhe mjeshtëria e krijuesit.

     E vlerëson plot admirim botën interesante e mendjegjerësinë dhe kulturën e tij për librin, poezinë dhe zhanret e ndryshme letrare.

Përdorin teknikat liderët e mëdhenj për t’u ngjitur në majë të malit, kurse poeti Ajgeraj përdor fort Penën, ngjarjet historike, vendlindjen, mëmëdheun, për ta arritur majën e suksesit - ky idol i letërsisë shqiptare me dimension ndërkombëtar.

     • Rima në poezinë e Ajgerajt, metaforat, imazhet, krahasimet, janë komplekse e  shumëdimensionale, krijon për natyrën, Atdheun, njeriun, luftën e egër dhe paqen, nënën, vendlindjen, tokën arbërore, diellin, yjet, ujin, gjithçka  e gjithësinë.

Vargu i tij vjen i freskët, natyrshëm, kuptueshëm, ashtu si një ekuacion matematikor me zgjidhje të plotë.

     Strofa katrena, me shumë elemente përbërëse e metafora të fuqishme, jep kuptim e tregon forcë fjale e thellësi mendimi dhe rimë të alternuar.

Lehtësisht them që vargjet janë majat e fjalëve, ku shkrihet ajo botë mendimi dhe filozofie, si një botëkuptim i logjikës së thellë të fuqisë intelektuale të krijuesit.

     Autori shpalos botën emocionale dhe vizioni i tij nga bagazhi i memories së vet, ai tis i artë mbi jetën e zakonet vërrinase, idol i gjërave të thjeshta, i njerëzve të thjeshtë - idol i Kosovës.

Edhe fjalori që përmban autori është  një oqean i pashtershëm, ku rimën e përdor në të gjitha format e saj të mundura.

     Potenciali e bën të dëshmojë forcën krijuese me këtë element, ashtu siç dinë mbretërit e Penës.

     • Etnosi kulturor në Penën e tij, të magjepsë, kur hulumton brenda zhanrit poetik, dhe stileve të shumta të lëvruara. Ky stil bëhet mjaft atraktiv për lexuesin e zbulon aq shumë bukuri shpirtërore, të magjepsë fjala e vargu, tema, brumi në poezi, metafora që i shton bukurinë vargut.

     Krijimtari me bazë të gjerë e të larmishme, ku përfshin: festat familjare, fejesa a martesa, ninullat, festat e zonës e gjithçka për etnosin kulturor. Poezi, të cilat i gjen ndër vëllime të shumta, vijnë si këngë plot intonacione e muzikalitet.

Figuracionet, imazhet, mesazhet që përcjell, të cilat do t’i gjeni, jo vetëm në këtë libër studimor, por realiteti janë në vëllimet e pafundme.

     Autori brenda kësaj teme ka kryer studime e ka sjellë botime të shumta dhe përkushtimi ka qenë maksimal, ndaj është modeli me prirje dhe prurje pasuruese gjithnjë novatore, i matur, mjaft punëtor dhe energjik.

     Plot imazhe të këndshme dhe tejet ngacmuese, që përcjell emocion, sjell hulumtuesi që ripërtërin etnosin kulturor për gjithçka që ka e përcjell Pena e poetit.

     • Ndarja e bashkimi kombëtar, në poezinë e Ajgerajt zënë një vend tejet të rëndësishëm, e i dhuron letërsisë vlera të shumëfishta estetike e tematike, si një figurë e ndritur letrare. Ndaj, është ngjizur në raport me universalen, në fushën stilistike të temave, motiveve e kulturën estetike në tërësinë e saj.

Mllefi e urrejtja në vargje është e dukshme.

     Trajtimi gjithëpërfshirës është rafinimi i eksplorimit të përkushtuar, të vëmendshëm, madje, tejet i përqendruar e thellohet brenda sferave të përjetimit, në rrjedhat e historisë, të cilat lanë vragë në ndjeshmërinë ndaj çështjes atdhetare.

     Vajton mallkimin që zuri Dardaninë. Mallkon gurin që s’lëviz mbi majën e Pashtrikut.

Ndaj, brenda kësaj teme gjendet gjithë shpirti poetik i Gëzim Ajgerajt.

Poeti i METAFORAVE të Mallit, që poezinë e vesh me metaforë, edhe në tituj apo vëllime.

Poeti shumëdimensional sjell finesa të shumta për artin poetik e çdo element përbërës. 

     Për poetin, poezia është kënga e ndjenjave shpirtërore, e cila përmes fjalës metaforike shpreh ndjenjën e muzës krijuese përmes vargjeve.

     Krijuesi vihet në kërkim dhe hulumtim të formave e vargjeve, strukturës e ndërtimit të fjalës dhe përzgjedhjes së saj, pastaj metafora si element esencial i letërsisë e ndërtimit të vargut.

     Ndërkaq, që unë bëja studimin e veprave të autorit numëronte plot 165 libra e vëllime, ndërsa sot që

po i afrohem fundit ka arritur plot 177 krijime.

Është mendja e ndritur që nuk njeh përgjumje dhe sprovon veten për artin poetik e letrar, duke përsosur gjithnjë atë.

     Pa dyshim, që brenda këtij libri do të gjenden shumë finesa për krijimtarinë brilante të autorit.

     Ashtu si Neitzche, Ajgeraj përmes vargut transformon botën e artit, duke e ngritur një nivel më lart, me një trashëgimi me krijime të shkëlqyera, ku mbron në mënyrë filozofike botën e mbinjeriut, pra njeriu gjeni, ku beson në progres vlerash, sidomos ato morale.

     Në mënyrë irracionale e tejet kontradiktore, thotë Ajgeraj, bota ecën përpara, megjithëse mbetet mjaft kritik në shumë aspekte jetësore, sepse njeriu duhet të bëhet protagonist për jetën e tij, por edhe shoqërisë në tërësinë e saj.

Do të citoj një thënie nga Neitzche:

“Individit i është dashur gjithmonë të luftojë për të mos u vënë poshtë prej fisit.

Nëse  provon do të jesh shpesh i vetmuar dhe ndonjëherë i frikësuar.

     Por, asnjë çmim nuk është asnjëherë shumë i lartë për privilegjin e zotërimit të vetvetes.

     O diell, po të mos ishin njerëzit, që i ngroh e ju jep jetë, ç’kuptim do të kishte lindja jote?!

 

                      AUTORJA

 

POEZIA

 

Për Ajgerajn, poezia është filozofia e bukur e fjalës së shkruar artistikisht e veshur me metaforë. Megjithatë, në kërkimet dhe në definimet që i jep brenda librit studimor: Metafora e poezisë, ai lë hapësirë edhe për  definimet e tjera që i bëhen poezisë. Ai e thotë: përvojat e bëjnë të ndryshosh mendim, sepse zhvillimi i poezisë dhe prurjet që e kanë përcjellë atë,  hapin rrugë edhe për definime të tjera, por definimet që tani ligjërohen e mësohen nëpër plane shkollore, sikur janë zbehur karshi ecjes dhe zhvillimit të poezisë. Pra, poezia për Ajgerajn s’mund të jetë absolute, ka një lloj relevance që secili i jep nga eksperienca e tij.

Janë aftësitë profesionale të poetit se në ç’formë e lëvron poezinë. Poeti i ka qëndruar besnik stilit poetik dhe metaforës, si zhanri më i vjetër letrar, ama mendja dhe Pena e Tij, gjithnjë është në kërkim të përsosmërisë.

     Poezia është filozofia e bukur e fjalës së shkruar artistikisht e veshur me metaforën, por nëse është poezi. Ajo shpesh na vjen si një varg, dy e më shumë vargje, e si strofa që e ndërtojnë strukturën e poezisë. Nga këndi ynë, metafora, është gjithmonë një filozofi më vete, e cila sigurisht e ngre vlerën e një poezie. Pra, në rastin tonë të definimit të poezisë, jemi më shumë kërkues, duke mos u ndalur vetëm te shprehja e bukur e shprehur në mënyrë artistike, por brenda saj kërkojmë filozofinë e një mendimi më të përsosur, e cila fshihet brenda metaforave.

     Nuk duam t’i mëshojmë stileve, formave, veshjet e prurjet që bëhen në poezi, por mendojmë se e bukura i mbështjell me metaforë, gjithmonë ka finesa më të përsosura dhe një poezi e bëjnë më artistike.

     Kjo për faktin se gërshetohen më shumë elemente filozofike e psikologjike brenda vetes, pasi për lexuesin bëhet më tërheqëse dhe më provokuese.

 

 

 

 

1 • POEZIA - ARTI I FRYMËZIMIT TË JETËS

 

“Arsyet e veprimeve njerëzore janë gjithmonë më komplekse nga ç’mund të shpjegohen dhe rrallëherë mund të përshkruhen në mënyrë të saktë. 

E vërteta e kulluar është gjithmonë e pabesueshme. Njerëzimi mund të jetojë pa shkencë, mund të jetojë pa bukë, por nuk jeton dot pa bukurinë.”

                                                         (Destojevski).

     Edhe Ajgeraj s’jeton dot pa bukurinë shpirtërore. Madje, bukuria letrare përmes vargëzimit në poezi, mbetet objekt studimi deri në përsosmëri, pasi poezia është arti i frymëzimit të jetës, ku jep një varg shpjegimesh mbi këtë gjini letrare si manifestim i ndijimeve, që poeti ka brenda vetes së tij.

     Bota e brendshme e poetit përjeton ndjenjat më sublime, të cilat shprehen përmes shkronjave, ku krijon vargje, ku shpalos mendime, ku krijon energji e ndez dritat e dijes e zemrës i japin ngrohtësinë e mendjes e shpirtit, por dhe kuptim jetës, duke hedhur farën e dijes, duke kultivuar me dashurinë e çiltër në shpirtin e pastër. Është arti ai që i jep kuptim ëndrrës, ku flet e të relakson, pasi lë gjurmë  në shtigjet e jetës dhe shëron sëmundje, duke u bërë ilaç i përhershëm.

     Me artin poetik bëjnë pjesë një varg elementesh, të cilat krijojnë mundësinë e ndërtimit dhe strukturimit të poezisë, në lidhshmëri me fjalën, si mjeshtri në varg.

     Muza, si art i frymëzimit, ideja apo edhe muza e ngacmimit për të ndërtuar një poezi. Pra, kjo substancë është e pandashme, po aq e favorizuar sa vetë fjala, sepse fjala vargëzon me ndjenjë mbi botën që e rrethon dhe koncepton brenda poezisë, ku ndjenja ngacmon shpirtin që reflekton karshi rrethit shoqëror, por edhe botës që e rrethon e vargu frymëzon si në këngë.

     Poezia e këtij poeti udhëton ndër dekada me mesazhe të ngrohta miqësie.

     Rrjedha e idesë, si fazë fillestare, si burim, krijon mundësinë e ndërtimit e strukturimit të poezisë në lidhshmëri me fjalën, perceptimet, emocionet, por edhe zhvillimet e ndryshme që e rrethojnë autorin, kalojnë shumë faza të akceptimit psikologjik deri tek ideja e formulimit të mendimit.

     Frymëzimi, ky element, që shpesh vjen instinktivisht e, ndoshta, pahetueshëm në mendjen e krijuesit dhe e pushton atë, pa çka se si poeti e percepton botën që e rrethon apo zhvillimet e ndryshme.

Parafytyrimet, lëvizjet i prijnë ngacmimit të muzës.

Zhvillimet psikologjike a skena të ndryshme të shpien tek ideja e formulimit të frymëzimit.

Ideja gjithnjë shkon duke u përsosur derisa gjen perfeksion në veprën e autorit, por mund të ndryshojë në raste të caktuara.

     Përmes këtyre vëllimeve poetike (poezive ) shpalos frymëzimet e idealit, i kalitur në virtytet e këtij autori të dëshmuara përgjatë dekadave, pasi indikacionet iu bënë frymëzime e si të tilla u shpërthyen si gonxhet në pranverë në vargje poetike.

     E, sidomos, energjikisht përcillet frymëzimi nga vargu te lexuesi i gjerë dhe i vendosur për të qenë nën tutelën e etjes dhe e dëshmon atë në gjithë stilet e krijimtarisë letrare, ndonëse larg Atdheut, por gjithnjë këmbëkryq në sofrën e mëmëdheut.

     Është muza e ngacmimit që i cek kujtesën dhe pikturon figura apo imazhe e i kthen burim frymëzimi në simbolika nëpër rrjedhat e kohës, duke i bart për brezat e rinj.

     Mjeshtëria e (shkrimtarit ) poetit brenda botës së tij krijuese, duke pasqyruar atë shpirtin e butë e herë të brishtë apo dhe kallkan ndonjëherë, pasi ngjarjet dhe rrethanat për uraganin e poezisë gjithnjë janë të ndryshme, edhe situatat po ashtu, si ato vetjake apo edhe të popullit të tij të shumëvuajtur.

     Por, mjeshtëria artistike e frymëzimit, aftësinë në përshkrim e dallojnë këtë poet shumëdimensional nga poetët e tjerë gjumashë, por për Ajgerajn kuptohet se nuk ka përgjumje. Nuk mund të konceptohet ndryshe shpirti human i këtij poeti që frymëzimin e ka në gjen. Ndaj, shpirti poetik buron si uji i burimit apo krojet e bjeshkëve të Sharrit, ku jep udhë shpresave, kandilat e shpirtit i ndez për t’i dhënë dritë epokës së artë dhe zjarrminë e kallur për ta fikur me ujin jeshil. E gjithë drita, që përçon pena e poetit, është bota poetike e vargut që shoqëron thellësia e mendimit me diapazonin e gjerë e forca e fjalës që ushqen vargun, ku brumi ndër poezi është madhështia që të magjepsë.

     Është bota e pasur e poetit që i jep shkëlqimin krijimtarisë poetike në gjithë stilet brenda këtij zhanri të lëvruar ndër dekada, por edhe mesazhet frymëzuese që përcjell për lexuesin, ku ndriçojnë hapësirat.

     Poeti frymëzon me këngën, ku e ushqen edhe kultivon brenda vargut të poezisë.

     Është forca e tij e brendshme, që pa dyshim, kthehet në oazë të letërsisë bashkëkohore shqiptare, ku pikas simbolika e qëndresës, për të cilën edhe sakrifikoi populli shqiptar, ku autori s’reshti kurrë apelin që cituam më lart.

     Është ky idol i letërsisë bashkëkohore shqiptare, që lexuesit i ka krijuar hapësirë të krijojë konceptin mbi lëvrimin e poezisë së tij. Vlerësohet se poezia e këtij autori tashmë pa pikën e dyshimit ka prekur majat më të larta të letërsisë shqiptare, pasi në studimet që kam kryer rreth veprës letrare të Gëzim Ajgeraj kemi vërejtur dhe përshkruar këto cilësi e virtyte të larta, si poet i atij niveli me vlera maksimale, gjithnjë në perfeksion, ku këndi ynë i vëzhgimit është i pagabueshëm.

     Vlen të lexosh disa nga vëllimet e tij dhe do të gjesh pikë për pikë atë se çka kam shkruar më lart.

E, poeti gjithnjë flet për majat e poezisë, duke sjellë gjithnjë forma të reja e hulumtim stilesh brenda profilit të tij modern.

     Nuk ka ndonjë rregull të prerë për poezinë, thotë poeti, por larminë e stileve e arsyeton me faktin e dëshirave dhe shtresave të ndryshme të lexuesit, pra përzgjedhjen.

     “Skocezët, deri në vdekje për çdo frymë njeriu, mesatarisht lexojnë deri në njëmijë libra”, - thotë Ajgeraj.

    Fakti që e brengos është se libri në vendin tonë po lexohet pak. Dhe, ky fakt e detyron autorin të gjejë forma të reja frymëzimi, motivi i komunikimit për të qenë pranë lexuesit, pasi dëshiron një Atdhe të pasur dhe të avancuar me mendje elite, sepse poezia kërkon kulturë dhe njohuri të lartë të të kuptuarit në lexim, dhe të kuptuarit në thelb, nga shtresa të caktuara.

     Autori poezinë e trajton si ushqim për shpirtin, apo si një qetësues.

     Frymëzimi që përcjell autori është klithma e shpirtit të kombit për kohën që prezanton vargun, sepse zemra i këndon veçse shqip. Ashtu, si: Naimi, Fishta etj., vulosën rrënjët e letërsisë shqiptare, Ajgeraj prek majat e saj në poezi dhe zhanre të tjera.

     Gjatë dekadave u kthye burim frymëzimi dhe si ushqim i idealizmit të tij kombëtar, pasi ka përkuar me zhvillimet e kohës e realitetit, kështu që është aq besnik edhe në varg. Pa dyshim, poezia është arti që frymëzon shpirtin nëpërmjet fjalës merr jetë, e në vargun e tij ndjen frymën e kohës.

Aftësitë komunikuese me lexuesin e bëjnë poetin aq atraktiv, aq pranë me lexuesin, aq të adhurueshëm për gjithçka që ai sjell për shkak të finesave që trajton në varg, forcën e fjalës dhe thellësinë e mendimit të vargëzuara në varg. Vjen aq madhërishëm ndër vëllime gjithnjë në perfeksion, pasi vargu i këtij poeti vjen tamam porsi shigjetë dhe godet fuqishëm me forcën e vërtetësisë fenomenet e ndryshme negative, duke qarë hallet përmes filozofisë, por nuk kufizon hapësirat e tij, por afirmohet si mbrojtës i interesave të përgjithshme, ndaj, frymëzon me fjalën e lirë, por dhe korrë suksese në këtë fushë të krijimtarisë, që është e vjetër sa vetë jeta.

     Por, edhe për kultivimin në formën më të shkëlqyer nga ky autor, që Pena e Tij nuk njeh pushim. Arti i tij është i ushqyer me moral të lartë njerëzor dhe pas veprave të tij është ajo forca e jashtëzakonshme poetike, ku humori nxjerr anën e brendshme, duke gjetur përfilljen e lexuesin.

     Në shpirtin e autorit është e ngritur foleja e krijimtarisë.

     Vullneti i tejskajshëm i këtij autori është i gatshëm për të bërë gjyq me perënditë, edhe nëse bota e tij hidhet poshtë. Ajgeraj sërish është i gatshëm për t’ia nisur nga e para, gjithçka rrjedh nga shpirti kallkan, ama lufta e tij vazhdon për drejtësinë njerëzore.

Frymëzimi është aty. Si drita me hijen këmbejnë njëra- tjetrën, autori dhe koha e tij, ama rrotullohen në kohë të ndryshme.

Zot ç’pasuri të jashtëzakonshme fali dora e këtij autori dhe mendja e tij modeste, për gjithë njerëzinë!

     Autorin e vlerësoj ndër (shkrimtarët ) poetët e mëdhenj të një shekulli, disponon idealin e thellë të shpirtit të brumosur në idealizëm, në përputhje të plotë me nevojat, sipas periudhave gjatë dekadave. Poezia e Ajgerajt është identike me shijen shqiptare, plot finesa, ku trajton mënyrat e soditjes, moralin njerëzor e kombëtar, estetikën në varg, si dhe përmbajtjen artistike dhe shpirtërore, me ndjenjën jetësore, karakteristike, herë mallëngjyese, herë provokuese e herë si klithmë a kushtrim.

     Prandaj, kështu bëhet i preferuar nga lexuesit, duke u kthyer në frymëzim për brezat. Është poeti që krijon veprën mbi traditën e mëmëdheut tejet e fuqishme, tejet e pasur dhe njëkohësisht, duke kultivuar kulturën moderne, si dhe duke vlerësuar forcën vitale, pasi tradita kulturore dhe krijuese ka depërtuar thellë në nëntokën e shpirtit, sepse kërkon të shkulë mediokritetin ndërshoqëror.

     Nëpër shtigjet e ngushta të Atdheut autori i përshkon me dritën jeshile e gjithë kthinat i përshkon shkëndija magjike e shpresës, ku depërton në çdo qelizë të mëmëdheut. Për poetin mërgimtar, fjala në varg vjen si shërim shpirtëror për të, por ajo shkëndija e dritës që ndriçon të tjerët, pasi paraqet sfidat dhe i hap dritë mendimit për poezinë.

     Autori frymëzon e përcjell mesazhe brenda atyre hapësirave për sfida të reja në Atdheun e lirë, sepse shpresat që do të ngrohë dielli i lirisë së fjalës dhe mendimit frymon me mendje e shpirt në zemrën e mëmëdheut, doemos përmes horizonteve të reja edhe për veten edhe për artin e fjalës, që vazhdimisht ndoqi suksesin.

     Ndryshmet i solli vetë kontributi e koha e hapën portat e veprimit dhe shprehjes së lirë e vetveten ta dëshmojë secili.

     Poeti di se si ta servojë poezinë e mëmëdheut të gërshetuar me natyrën në tërësinë e saj, por ama kudo që udhëton e jeton.

Poezia e tij përbën thelbin poetik në krijimtarinë popullore shqiptare, ku në qendër ka figurën e bukur plot imazhe dhe gjithnjë përcjell mesazhe shprese dhe personifikim i botës sikur të tërheq vëmendjen, me pikturat në vargje.

     Autori frymon me mjetet që shprehet, duke i njohur mirë ato edhe me pasuri gjuhësore. Kjo begati i vjen si vrull nga natyra dhe përqafon imazhin artistik, ku në mënyrë tejet artistike e filozofike bëhet përcjellja e mesazheve humane, e lexuesit, e poezisë së tij, më të ndjeshëm ndaj vetës e të tjerëve, ndaj së shkuarës, të sotmes dhe të ardhmes.

     Në këtë këndvështrim do të theksoja vlerat e jashtëzakonshme, që i jep poezisë së Ajgerajt, një ton të fortë kombëtar e mjaft produktiv në artin e fjalës poetike.

     Si margaritar që sjell gjithmonë freski, frymëzim dritë e vizion, në rrugën e gjatë të krijimtarisë dhe qasjen me lexuesin, me vizion për dritën, për të ardhmen, por edhe idealin kombëtar.

Autori me poezinë e tij vjen si vlerë letrare në letrat shqipe dhe në opusin letrar, si pasuri e autorit, ku bartin mesazhe edukative. Ndaj, ky misionar plot përvojë pasuron ndjeshëm letërsinë, ku vjen në mënyrë interesante si pasojë e gërshetimit të kulturave dhe servon për lexuesin dashurinë e së bukurës.

Dikush thoshte:

“Poezia është arti i dembelëve”

E, pe e thoshte?!

Ajo nuk do shumë kohë.

Një fletë dhe një laps e pak çaste.

     Por, jo edhe aq punë e lehtë sa ç’duket në aparencë.

“Poezia,- thotë Ajgeraj është mbretëresha e letërsisë.

Por, që të jetë e tillë bëje atë.”

    Poezia është arti i jetës siç thuhet dhe lexohet nga shtresa të ndryshme lexuesish.

     Ajgeraj është hulumtues stilesh, ndaj gjithmonë frymëzon me risi në varg, duke kompletuar dialektikën e vetëvlerësimit, ku koha solli të arritura në letërsi.

     Koloriti poetik të tërheq në vazhdimësi gjatë gjithë krijimtarisë së tij poetike, ku frymëzon me brendi të pasur, forcën e fjalës e thellësinë e mendimit. U rrit me këtë ideal kombëtar, ku përmes idealit shpalos frymëzim.

     Ideal ky i gdhendur në virtytet e këtij autori të dëshmuara ndër vepra.

     Ajgeraj me mbi 175 tituj librash, tashmë, mbetet përkushtim i veçantë i kohës, si dhe i zhvillimeve të saj, duke u bërë sfidë brenda artit të fjalës letrare. Duke uruar të kemi sa më shumë krijime e krijues që sjellin oazën e tyre në letërsinë bashkëkohore shqiptare me të njëjtin formë, stil, por kryesisht edhe frymëzim.

 

 

METAFORA 

 

Gëte pati thënë:

“Gjithë popujt, shërbëtorët dhe perandorët e çdo kohe, e dinë për bijtë e tokës se personaliteti është e mira më e madhe.”

     Ndaj, sipas Ajgerajt, mos u nis drejt majës më të lartë të të shohin bota, por udhëto për në majën më të lartë që ta shohësh botën.

     Kështu që pikasim një imazh të zotë, i fortë dhe i disiplinuar, i qetë dhe i ndershëm brenda këtij individi, por edhe balancën vendimtare, që kërkohet të punosh mbi imazhin e projektuar, por edhe karakterin e brendshëm.

     Tek udhëton në atë botën poetike të autorit, zbulon strategjitë dhe aspiratat, ndaj shpejt vëren talentin e Penës, sepse mendimi i mirëpeshuar dhe finesat e përdorura, bën që gjërat të bëhen e të duken të kapshme.

     Ndërtimi i karakterit në veprën e tij të bën të kuptosh se ka jetuar një jetë plot me parime të larta njerëzore.

     Nga një ide i jep jetë një imazhi mendor, që gjeneron një zakon mendor, nga i cili më në fund një tipar mendor lind.

     Autori zotëron mendimet, mendjen e jetën, por mjeshtërisht ka zotëruar fatin e tij, duke e kthyer në burime drite nga gjithë krojet e mendimeve dhe me degët e shpirtit të trazuar i bie paç heshtjes mbi muzë, ku vargut i jep fjalë, i freskon këngët e ecjes, se kushtrimi i dhimbjes ia hedh harrimit.

     Nëpër shkëlqimin e shpresave, greminë e udhëve i copëton mallkimet e kompromisin e bashkëdyzimit ndërtojnë.

     Seç na duhet më shumë talent, madje, gjenialitet.

Dhe i përket vlerave, pasi nuk ka lodhje, as studim, që të përballet me gjeniun, pasi zotëron gjithë talentin superior të shpirtit.

     Epërsia qëndron në faktin se lavdia i përgjigjet gjithmonë vetëm vështirësive të kapërcyera për arritjet gjeniale dhe origjinale.

Le të citoj ca vargje nga SCHOPENHAUER:

“Kushdo që zgjedh mediokritetin e artë

shmang koliben e ndyrë të mjerimit

por mençurisht heq dorë nga mbretërimi

sado i denjë për zili

më shpesh rreh era pishat e dendura

Kullat e larta shemben në një shkatërrim të frikshëm

mbi majat e thikta të maleve shumë shpesh bien rrufetë”.

     Duke u nisur nga teoritë e ndryshme metaforike mbi imazhet e fjalët ku pikas gjithë stolitë poetike.

     Metafora si figurë letrare bart kuptimet e fjalëve me bukuri e kuptim të veçantë nga jeta e përditshmërisë në shprehjen artistike, por edhe stilistike. Ndaj, këto figura krijohen si ndryshim në domethënie të fjalës e stolisur me bukuri arti, me karakteristikë të veçantë të gjuhës letrare, ku është figura më e njohur në letërsinë shqiptare.

Lehtësisht mund të themi se poeti mërgimtar, Gëzim Ajgeraj, është poeti i metaforave. Aftësitë e tij krijuese janë të jashtëzakonshme, tema të larmishme në mijëra e mijëra poezi që gjenden të botuara në dhjetëra e dhjetëra vëllime, ku vendin kryesor e zënë metaforat, ku sjellin larmi, kuptim e mesazhe të pafundme plot imazhe, ku joshin lexuesin dhe e magjepsin me brendinë e tyre, por për artin poetik shpesh përballesh edhe me debate.

     Si lind ideja për poezinë? Cila do të ishte lënda e parë që i nevojitet krijuesit dhe ajo të jetë e përkryer, që të na emocionojë, pra, që të arrijë të prekë ndjenjën e publikut të gjerë? Por, sigurisht në poet të ndryshëm gjen definime të ndryshme, pasi në artin poetik nuk ka rregulla fikse apo strikte , lirshmëria gjendet në profilin e secilit.

     Por, dhe mjeshtëria e artit të krijimit nuk do të ishte aq e komplikuar sa  vetë logjika apo filozofia e të bërit art.

“Nëpër etjen e madhe për dritën 

Shkëmb e bëmë dhimbjen

Malet i mbushulluam me dritë 

Tek kërkonim rrezen e diellit.”

    Eh, nëse flasim për fjalën si brumë për vargun, kjo tregon një dyndje të metaforave në varg, ku triumfon fuqia filozofike në këto vargje, mjeshtëria dhe talenti gërsheton gjithë këto elemente rreth artit të ndërtimit të strukturës së poezisë, pasi muza e ideve është tejet e fuqishme. Pra, fjala është brumi i poezisë nga e cila do të ndërtohej.

Gjithnjë autori është në kërkim të fjalëve të reja, si pasuri në fjalor e në artin e frymëzimit dhe krijimit që quhet METAFORA.

I jep hapësirat filozofisë së krijimit të poezisë e gjithë ç’shkruam më lart.

     Ky poet i dekadave radhitet ndër poetët më produktiv dhe plot vlera në artin e fjalës poetike, ku vjen si margaritar shkëlqimi plot dritë e vizion, frymëzim e freski dhe një pasuri e pamat ju transmetohet brezave  e gjeneratave që vijnë.

     Krijimet me cilësi të lartë letrare dhe botimet e mbi 175 titujve, ky poet e shkrimtar i të gjithë zhanreve hyn, pa dyshim, ndër Penat e Mëdha të kombit, përkrah kolosëve të letrave shqipe, tejet produktiv e me vlera të larta në artin e fjalës poetike.

     Temat që poeti i trajton ndër vëllime simbolikat a figurat në vargje na vijnë si thirrje për çlirim, sepse energjitë e tendosura të transmetuara përmes metaforave, ku në pak vargje ka shumë kuptim e përcjell shumë mesazhe për gjithë atë makth të përjetuar.

“Nëpër etjen e madhe për dritën”.

Një varg e gjitha metaforë, ku shpreh izolimin e Atdheut, por edhe përcjell mesazhe shprese.

Thuhet që shpresa vdes e fundit, madje, ka lindur për të mos vdekur kurrë.

“Shkëmb e bëmë dhimbjen”.

Zot, ç’forcë tregon autori, gjithë forcën e brendshme, por edhe vërtetësinë që një popull si ai i Kosovës kreshnike me zemrën prej guri e shpirtin fisnik, trim e atdhetar nuk mjaftojnë fjalët, por ama vargu tregon fuqinë që e karakterizon, ndaj e sjell edhe për botën e lexuesit.

     “Malet i mbushulluam me dritë” - një metaforë e jashtëzakonshme, ashtu siç di ky poet t’i sjellë ato hareshëm në varg, duke gjallëruar fjalën, i jep jetë vargut dhe e bën atë të ndriçojë gjithësinë.

Tek kërkonim rrezen e diellit, një varg mjaft i fuqishëm që, përmes metaforës, poeti kërkon të shumëdëshiruarën – LIRI!

     Jo më kot, Gëzim Ajgeraj, quhet poet i metaforave. Poeti që di të krijojë e të pasurojë vargun, poezinë dhe vëllimet. Di se si t’ia sjell atë lexuesit të gjerë, por forca e fjalës, thellësia e mendimit, muza e ngacmimit dhe kujtesës përmes filozofisë e bën të fuqishme poezinë dhe i jep vlera poetit, duke e bërë atë të paimagjinueshëm dhe vepra e tij i dominon kohës e mbetet si testament për brezat, pasi ndjenja që krijon dhe reflekton, si dhe leximin që bën lexuesi, përcjell plot emocione përmes botës së brendshme, porsi në këngë.

     Kështu, pra, po flasim në tërësinë poetike të autorit, pasi krijuesi e shpik nga mendja e tij, e vjen si burim për vargun.

     Pra, ideja që vjen si burim për vargun është po aq e rëndësishme sa fjala .

     Nëse nuk mund të ndahen forma, zëri dhe substanca në një farë mënyre ngjan edhe në poezi. Ne kemi formën, muzikalitetin e fjalës, ama edhe fjalën si substancë, që e përbën atë është krahasim mes poezisë dhe këngës, të përafërt e të kapshëm për mënyrën e perceptimit.

Brumi i poezisë është fjala, pa dashur që të aludojmë për fjalën në varg, sepse ato kanë natyrë konkrete, kështu që, sigurisht, aludojmë në atë poetike, si fjalë që ndërton vargun.

Po të sjellim shembuj e forma krahasuese gradualisht do të kalohet në metafora a fjalë metaforike.

“As pema e shartuar me pipa ballkanik

Se s’i duron toka e skuqur nga damarët e plisit”

Fjalë, metafora apo fjalë metaforike?

     Është aftësia e jashtëzakonshme e krijuesit që në poezinë e tij dominon metafora. Prandaj, e bën kaq të veçantë e të larmishme, por dhe dominuese poezinë e tij, ama që ka edhe efekt për studim të thellë e të detajuar që gjithnjë ka seç lexon, interpreton apo shkruan mbi këtë mëndje elite, që do t’i falënderohet studiuesi apo lexuesi i gjerë, për mbjelljen e fjalës apo dhe delikatesën që ai përdor plot finesë e domethënie me forcën e jashtëzakonshme të fjalës e thellësi të paimagjinueshme mendimi, ku gjithnjë, përmes imazheve të pafundme, përmes metaforave, si figura më e shquar në poezi, pasi ngjyrat në udhëtimin poetik janë kolorit më vete.

“E ma përzieni farën me farë ardhacakësh nëpër furtuna”.

     Muza e ngacmimit e përvëlon autorin dhe në vargun metaforik, që sollën si kujtesë seç pasqyron ndjeshmërinë e thellë për nëpërkëmbjen që provon Atdheu. Nëpër këtë substancë krijon mendësinë e ndërtimit të strukturës në poezi.

Ne mbetemi te ndjenja e aspektit psikologjik, në raport me një vepër artistike, shpalos akceptueshmërinë e shijes për atë lloj vepre.

     Megjithëse, sa do e fuqishme dhe e bukur apo vlera të larta artistike të ketë, gjithçka do të varej nga ndjenja e shijes së atij që lexon.

     Përmes metaforave, autori sjell shembuj mjaft interesant, që të magjepsë. Në këtë stil është mjaft i identifikueshëm, për shkak të stileve të pasura, herë kalon përmes furtunave të ndryshme a zhvillimeve të shumta ndërshoqërore a harbon brendive të furtunave, apo hapësirave, ku mesazhet përcjellëse janë për vigjilencë dhe kujdes.

Shpesh mbijetesa dhe përballja me fqinjin barbar për artin e fjalës është tepër e ndjeshme.

Muzat e fjalës prekin sentenca shumëngjyrëshe, e ngacmon ndjenjat e guximit, qëndresës a vendosmërisë.

“Në çiltërsinë e saj

Kërko fshehtësinë e mendimit metaforik

Që është fshehur brenda fjalëve”

Arti është për të gjithë dhe i të gjithëve, po ashtu edhe fronti i hapur për krijimin dhe identifikimin e metaforave.

     Pra, edhe metafora ecën në zhvillimin e saj, krahas arteve dhe metaforave të kulturave të ndryshme. Kjo më bën të ndalem brenda artit të metaforave të krijuara nga ky poet, pasi vërteton synimin e lartësimit te metafora dhe filozofia identifikuese e saj, si shprehje e së bukurës në artin poetik.

Metaforat e robërisë, që shpesh identifikohen me errësirën, si lloj krahasimi identifikues, vrazhdësinë që ka robëria e zbërthen si krahasim i identifikimit, si verbuese e dritës.

     Për autorin, Ajgeraj, metaforat bëhen një lloj kandili, që do të mbetet gjatë në imagjinatën e njerëzve, kështu që sikur ngacmon dhuntinë e secilit, që hynë në botën e tyre, duke krijuar pafund metafora të reja e të fuqishme, p.sh.: Hijet e ligësisë, mendim i gurtë, zotat e guximit, pluhurit të harrimit, gurët e dhimbjes, udhëharrimeve të përmallta , trotuaret e mendimit, pemën e mallit, pema e mendimit, frytin e mendimit, kokën e mendimit, krojet e mendimit, zbritur verbimi, gardhiqet e Evropës, damarët e mendimit, vajtojcat e mjerimit, flatrat e muzave, magjet e sitave blu, helmi i zemërimit, lisat e fjalës, imazhi i vargut, pusi i mendimit, shtëllunga reshë, vorbulla derdh mallin, bajlozi i veriut zi, puplat e muzës, uji i melhemit, prangosje e heshtjes, shtizat e bajraqeve, përralla për miza, armatë e apokalipses, ajkës e fjalës, e pranvertë të mendimit, e valbontë, dallëndyshet e mallit, nxitësin e pafajësisë, krismën e emrit, vetëkritika e fjalës, melhem malli, portat e guximit, pajën e qëndresës, yjeta e uratave, me peshën e bjeshkës, shpresën e kthimeve, mbathcat e kthimeve, mendimit të përmalltë, kandilat e dritës, satana apokaliptike, përbiruam fjalën, agimet e bardha, largësive të përmallta, përtypet zemërimi, pentagrami i gjeografive, qelizat e vargut, 

     Në dritaret e Atdheut, mbathca daltë m’i bie mendimit, vesa e harrimeve, përvëlo vargun, motet e përdala, e djeshmja e verbër, muza e motiveve, kupën e mendimeve, shkëlqimet e kristalta të fjalës, dhimbje malli, hapësira e fjalës, mbi qiellin e njomë, pulpëzojmë shpresën, timbret e mallit, përtypet zemërimi, digjet në mall, mbi qiellin e frymëzimit, kalanë e baladës, kthetrat e përgjakura, ashtin e kombit, stërgjyshërit e gjarprit, shpina e Pashtrikut.

Duam të konstatojmë se ekzistojnë aq shumë lloje të metaforave, ashtu siç janë edhe kombinimet e numrave në matematikë, që japin mijëra e miliona, ashtu janë edhe llojet e metaforave - janë të pafundme.

Kështu që edhe ky autor ka krijuar e përdor qindra e mijëra metafora të mrekullueshme, ku solla disa nga ato që i japin bukuri e shije vargut dhe të magjepsin me madhështinë e tyre.

     Metafora si figurë gjenetikisht është e vjetër sa vetë jeta e njerëzimit dhe të evolucionit të komunikimit të njerëzve, logjikisht bëjmë zbërthimin e saj, se komunikimi ndërnjerëzor, sepse çdo fjalë që është përdorur mund të shihet si metaforë.

     U është gjetur gjërave një lloj krahasimi në bazë dhe fjalë të ngjashmërisë së asaj figure apo sendi.

     Kjo për të gjithë nuk ka qenë e kuptueshme, ndaj i takon evolucionit të zhvillimit të shoqërive njerëzore dhe zhvillimit të gjuhëve, pra kjo teori qëndron edhe për metaforën.

     Kështu që kur përdorim fjalën METAFORË, kujtojmë se i takon vetëm artit dhe e identifikojnë me artin. Në jetën praktike të komunikimit zë vend të caktuar në shtrirje të gjerë në të gjitha fushat e artbërjes dhe të jetës në përgjithësi, ku metafora ka shumëllojshmërinë saj.

     Por, gjithmonë mbetemi në kërkim të simbolikave të reja metaforike. Fiton një lloj transparence në kuptimin e saj të përgjithshëm, zhvendoset në llojin e metaforave të kuptueshme, ku brenda fjalisë krijojnë simbolika metaforike, prandaj mbeten të rëndësishme.

     Ajo që kuptohet si metaforë brenda vargjeve, që simbolizojnë një lloj ngjashmërie me simbolikën që synohet në vargje, ku përcjell dritë artistike.

Me gjithë këto ngjyra metaforash, poeti shpalos ndjenjën e shpirtit, në raport me kohën, duke kronologjikuar me Penën e Tij të ndritshme, ku mbi fletë vibron magjishëm, ndaj studiuesi e lexuesi ndeshet me risi të jashtëzakonshme.

     “Askush nuk duhet të lexojë poezi, të shohë piktura apo statuja, nëse nuk është i aftë të shohë më tepër nga ç’ka shprehur autori i tyre”. (NATHANIEL).

“Arti është shprehja e mendimit më të thellë në mënyrën më të thjeshtë”. (EINSTEIN).

     Gjithçka shkruam më lart për artin e poezisë edhe metaforën në varg, si pasuri e mbledhur apo krijuar nga autori, mendoj që kam arritur të them shumëçka, sepse gjithmonë pasqyron atë që ndjejmë nga bota e një krijuesi, i cili synon hapa të mëdhenj. Por, në këtë art përpiqet të japë dritë kësaj epoke, ku lehtësisht ndjehet kjo me plot profesionalizëm të këtij mjeshtri të madh, por edhe përcjell përmes tyre imazhet e dëshiruara. Ky fenomen vjen si ushqim shpirtëror, por edhe i trurit.

Kjo ide të ngacmon, mënyra e leximit dhe përzgjedhja, merr formë tjetër interesimi dhe në lexim, sepse bota e thellë e krijimit të artit, stilet, format, metodat, jo vetëm lexuesi, ku mesazhi i vargut seç bie si shkëndijë drite.

     Metafora në poezinë e këtij poeti bëhet idol, bëhet frymëmarrja, në këtë mision të bukur.

     Kjo frymë në poezinë e Ajgerajt, ka krijuar shtigje artistike në përdorimin e metaforave, ka sjellë reflektim epokal të shpresës se poezia në letërsinë bashkëkohore shqiptare është me identitet të plotë, vetëdija e autorit i ka prirë dekadave, duke paralajmëruar kujdesshëm në çdo formë a stil se me anijen e Noas do t’i çajë ujërat e turbullta, e fjala do t’i qëndisë hapësirat e pamat.

     Sepse format vitale e filozofike veçse formëzohen për ta prekur majën e lartë atje, ku varka të akordohet në stacionin hapësinor.

     Eh, ky magjistar i fjalës, ky mjeshtër i metaforës, që krijon e shkruan me dashuri për artin dhe gjithësinë.

     Me shpirt të madh e tejet të thellë poetik, vjen plot dimensione të reja në letrat shqipe, me nostalgji krejt pranueshëm, ku përdor metafora të llojeve të ndryshme.  Ky autor jeton në emigrim dhe Atdheut i drejtohet në largësi, gjithnjë në mënyrë tejet metaforike. Ky personalitet i kohës e tejet tradicional, por i ndërthurur mes modernes, ku të zgjon mendimet me gjithë ato vokacione të fuqishme, por mban ekuilibrat mes tyre dhe i sjell në sinkron me kohën.

 

 

 

 

ESTETIKA NË POEZINË E AJGERAJT 

 

Estetika, kjo disiplinë filozofike vjen me shprehjen e së bukurës në art, si teori e vlerësimit, si gjykim i shijes.

     Autori i shumë e shumë vëllimeve poetike shqiptare, që pasuron nga Evropa letërsinë shqiptare, është njëri nga poetët e paktë të ditëve tona, që në poezinë e tij përcjell gjithë elementet poetik, ku më së miri i vjen për shtati estetika në poezi, ku vëllimet e tij vijnë aq interesante e me vlera të jashtëzakonshme e me motive të shumta.

     Poezia e këtij autori në gjithë krijimtarinë e tij, ndriçon mendjet me argumente e mendësi të thelluar. Estetika në poezinë e Ajgerajt vjen si disiplinë filozofike, por dhe si studim letrar e duke ngritur nivelin artistik, brenda saj në nivelet më të larta të letërsisë, jep dritë, duke krijuar mundësinë e ndriçimit të së vërtetës, ku lë të kuptosh studimin e së bukurës e të madhërishmes në poezi, mënyrat e funksionimit të saj apo format, mundësitë e ndikimit në veprat artit, por edhe ndikimi estetik te lexuesi.

     Ashtu si Jeronim De Rada, Fishta, etj., që në kohë të tyre e studiuan estetikën dhe e praktikuan në krijimtarinë e tyre, edhe në botimet e autorit has kudo ndër vëllime, pasi brendia e tyre ka të bëjë me nivelin e lartë estetik e filozofik, pasi krijuesi përdor vizionin e tij për qëllimin dhe objektivin, që lexuesi, jo vetëm të lexojë për kënaqësi, por ai shkon akoma më tej, që në poezinë e tij të vlerësohet e bukura ( çfarëdo stili qoftë ) edhe estetika në varg, pasi poezia në një farë mënyre shërben edhe si edukim për brezat, deri te gjeneratat më të reja.

     Pra, krahas elementeve të shumtë që gjenden në poezitë e vëllimeve të këtij autori, absolutisht takon të bukurën, të magjishmen, fantastiken, pra estetikën në poezi, e cila bën që të magjepsë lexuesin në vargun e poezisë së tij - si art i fjalës.

     Estetika në vëllimet e këtij poeti shton rëndësinë e komunikimit dhe ndikimit, ku secili poet mund të japë mendime të ndryshme.

     Por, në poezinë e autorit më së shumti kam hasur estetikën, si disiplinë filozofike, ku shpreh rëndësinë dhe rrjedhën e zhvillimit dhe pasurimit në varg , ku paraqet dijen e përvojat, duke hedhur dritë mbi dukuri, histori e ngjarje të ndryshme. Ama në mijëra e mijëra poezi, edhe estetika poetike veçse sa gjen çdo shteg mendimi dhe zë fill në tërësinë e saj, pothuajse bëhet e rrallë në mjedise tona për hir të përsosmërisë së elementit përbërës të saj. Kështu që në këtë botë madhe përsos, pa dyshim, pavdekësinë e shpirtit poetik, ku këtë art e përsos me sukses, pasi ëndrra e tij e dikurshme përmes artit të krijimit poetik ka marrë jetë.

     Mund të quhet lehtësisht një poet me thelb, që vesh esencën poetike dhe bukur zbërthen komplikimet me fjalimin e organizuar ritmikisht, si në këngë, ndaj vlerësohet poeti  - si një poet i vërtetë, i rrallë dhe gjithnjë në perfeksion.

Shohim në poezinë e këtij poeti, pasi bën pjesë  në poetët CLEAR, si poet që prej thelbit, është i bazuar në përmasat e vargut të tij ritmit apo muzikalitetit, që kam folur shpesh për të, kuptimit të thellë dhe natyrisht krijon atmosferën e poezisë. Ky poet i lindur, e rrënjët poetike janë si deje, që depërtojnë gjakun shpirtëror nëpërmjet ndijimeve shqisore.

Instinkti artistik, estetika, intuita poetike, metafora, mesazhet dhe krahasimet janë shumëdimensionale, ndaj e kam quajtur dimension të ri (madje, gjithë zhanret).

Aty gjen gjithë botën e tij shpirtërore.

     “Ku ta gjej guximin e t’i jap muzës mendimin e mirë”?

     Një varg në cilësinë e lartë krijimi estetik e filozofik me shumë elemente, ku lexuesin e magjeps me bukurinë estetike, fjalën, thellësinë e mendimit, metaforën, ndaj forca e fjalës të magjepsë, është kjo arsyeja që poeti vlerësohet si poet thelbi apo poet elite, që lë gjurmë në letërsinë shqiptare.

     Ku sjell gjithë tempullin e shpirtit, që me tullat e kristalta ka ndërtuar njohuritë dhe na dhuron përvojat, sepse njeriut që mendon e punon, pa dyshim, i shkëlqen personaliteti, pasi e përjetojmë në të lexuar, poetin kërkimtar, që duket se është i lidhur me të kuptuarit filozofik të botës që e rrethon, ku jep kuptimin e thelbit të shpirtit nëpërmjet fjalës dhe rëndësi të veçantë e gjuhës dhe artit të mirëfilltë poetik, pra shpesh sillet si gjuhëtar, duke sjellë prurje të reja gjuhësore në poezi.

      Kushdo që çmon lirinë e shpirtit e gjen veten nëpër përshkrimet e përvojat, por edhe lirisë krijuese.

Ne do të nisemi nga zanafilla e saj, nga e bukura e saj, muza e mendimit të krijuesit, bukuria shpirtërore dhe estetike, që ai e jep për ta përçuar përmes fjalës te lexuesi.

      Ne kemi arritur ta sjellim atë botën e magjishme dhe bukurinë e mendimit e fjalës, ku krijon imazhet e një botë interesante për lexuesin, sigurisht arrijmë artin e përvetësimit të lexuesit, apo fuqia e joshjes së tij.

     Poeti, sigurisht si këngëtar, i cili të bukurën e shpirtit e transmeton përmes fjalës, është magjia e vargut, sepse është fryma e tij, kënga e shpirtit e zëri i tij, që na joshin në poezi, gjithçka që në mënyrë artistike i jep nga vetja për artin, si formë, që do të na bëjë ta ndjejmë, ku në mënyrë artistike shkrihet i gjithë shpirti dhe mjeshtëria e artbërjes.

     Po të vërejmë punët e vargut të artbërjes, domosdo ndjejmë zërin, ndjenjën, klithmën, ndjenjën e shpirtit, që sjell një motiv a temë të caktuar për vargun.

     Magjia e ndjenjave, që ka për artin poetik dhe mjeshtëria, që paraqet në varg, janë pasqyra e refleksionit dhe ndjenja e akceptimit që e ndjen lexuesi.

     Në standardet e sotme poetike, Ajgeraj, e ka zërin piskamë, sepse nuk i duron dot padrejtësitë dhe ironizon xhelozitë apo zilinë. Korrekt e human, me synime të qarta, si drita e diellit se rrugëtimin drejt majës më të lartë të letërsisë, as që mendon ta ndalojë ky idol i letërsisë shqiptare, duke pasuruar në mënyrë permanente, pra tejet estetike e pasur në literaturë, e ndjeshme në tërësinë e saj.

Poezia si zhanri më misterioz quhet edhe si mbretëresha e letërsisë, por që të jetë e tillë bëje thotë Ajgeraj.

     Ndaj, në poezinë e tij është shpesh edhe filozofik dhe i trajton me finesë në varg e forca e saj dhe brumi në poezi është e magjishmja, që mund ta prekësh e mbështjell në surprizat e saj. Këtë e bëjnë poetët e thelluar të letërsisë, që përhap njohuri të pafundme, plot risi, ku risia është të prekësh majat si një rrugë e mprehtë e letërsisë sonë në përgjithësi.

Për ta bërë një studim të plotë të veprës poetike të Gëzim Ajgeraj nevojitej e gjithë 

     krijimet, gjë që pata rastin t’i kem, pas studimit të tyre, mendoj që do jetë fatlum cilido që do të ketë mundësi t’i studiojë, pasi janë vlerë dhe pasuri e jashtëzakonshme.

     Krijimet e tij janë me dhjetëra vëllime poetike, që nëse do të japësh një mendim estetik duhet jo një përkufizim, pasi nuk mjafton për shkak të botës së gjerë të mendimit, sepse gjeografia e tij është e pafundme, me tema e vëllime të larmishme e tejet brilante.

     Zhvillimet letrare janë të shtrira ndër dekada, ku fillesat janë që në moshë fare të hershme.

Pra, krijimtaria mbi 35- vjeçare ka bërë shtegtimin e saj dhe revolucion, gjithashtu, e parë në këtë këndvështrim të lë mbresa të jashtëzakonshme.

Pozicioni dhe investimi estetik- filozofik, si përcaktues i një varg elementesh kanë dhënë, pa dyshim, ndikimin e tyre në derivimin e talentit të tij, si dhe perceptimin e vlerësimin e poezisë, pasi është i ushqyer nga letrarët më të mëdhenj të kohërave, por edhe këndvështrimi se në ç’kushte Ajgeraj e ka krijuar poezinë e tij, por edhe letërsinë në tërësi, pasi idealizmi e pati kushtëzuar nga dukuri e ngjarje konkrete të kohës okupimit nga pushteti serb në Kosovë, ku u trumbetua edhe përndjekja që u bë.

     Edhe në ato kushte poezia e gjeti rrugëtimin e saj, jo vetëm që të mbijetojë, por për t’i zhvilluar vlerat e konsiderueshme poetike, ku reagon estetikisht.

     Në udhëtimin studimor hulumton ecurinë artistike, ku has në shumë forma e stile poetike. Edhe pse në emigrim ai kurrë nuk pranoi të mbyllej në guaskën vetjake, por Pena e Tij luhatet mes stileve gjithnjë në perfeksion, midis entuziazmit dhe kritikut, luhatet midis ndikimit të poezisë më të mirë shqiptare dhe asaj moderne botërore.

Kështu i bie që është një zë në botë.

     Ky konstatim vjen si analizë e detajuar, që procedon organizimin e lëndës artistike, të konceptit poetik , gjithashtu, edhe teknikave e mjeteve shprehëse, që autori ka përdorur, ku vlerësohet imazhi i lirizmit spontan në ndërtimin e figurave si vlerë estetike në poezi, por edhe reflektimi që i bën dhe ka një aktivitet të dendur në estetikë.

     Mbi raportet e poezisë me filozofinë, kompozicioni modern, mbi stilin e sistemit figurativ, gjenden prurje të pohimit të elementeve moderne.

Marrëdhëniet me eksplorimin e botës që e rrethon, të koshiencës e subkoshiencës, si rrugë e mundimshme drejt arritjeve kanë në thelb përjetimin personal, ku ka treguar se di të bëjë zgjedhje estetike individuale tejet të veçanta e krejt origjinale, duke krijuar universin e tij estetik në formë tematike, e sidomos në strukturën e brendshme të poezisë, pasi çdo figurë a mendim të mirë, me veçantinë që sjell Pena.

     Me intuitë e dije letrare ka krijuar modelin e vet cilësor dhe origjinal të ligjërimit poetik.

“Dhe ku ta shtrojmë fjalën një sy gjumë 

Nën ato pllaja ku malli fle në ditët e vetmisë 

T’ia themi këngës e t’ia shuajmë këtë etje të bardhë 

Eja dhe ti vargu im nën hijet e qetësisë”.

     Estetika filozofike zë vend këmbëkryq mbi këto vargje kaq të bukura e të veçanta, por edhe plot elemente, vjen plot magji te lexuesi, ku nxit e provokon përjetime të forta emocionale dhe impresionuese, plot intelekt, ku për lexuesin hap horizonte të reja e duhet përdorur intuita për të kuptuar fenomenet e jetës.

     Poezinë e trajton me dashuri të madhe e inteligjencë të pashembullt. Krijimtarinë e përjeton me impulse të forta artistike dhe me mendime të thella filozofike, ku kapacitetet e poezive dukshëm prekin majat e letërsisë.

    Për të sendërtuar poetikën, autori përdor mjeshtërinë e elemente në varg, ndaj i veçoj si vargje të forta filozofike, por dhe si intonime në këngë.

Vetëdija e tij e shtrin intelektin e tij në kuptimin letrar filozofik në kuptimin e së cilës jeta shtrihet në tërësinë e saj, pra aty ku kërkohet pak mundësi edhe dëshirat hyjnë në rrafshin e lirisë imagjinare dhe tingëllojnë bukur si dëshirat estetike, si në ato vargje. Thirrja shpreh trajtën dëshirore, por përballë një botë të shurdhër, kërkesa dhe dimensioni shtrihet në çdo varg.

     Në poezitë e vëllimeve të tij, autori artikulon qëllimet e veta poetike dhe përçon mesazhet intelektuale.

     Autori me vetëdije krijuese stilistike ka ndjekur si idhuj poetët më në zë: Paolo Choelo apo Borges.

“Ai krijon një botë të fantazuar të cilën e merr shumë seriozisht, d.m.th, e trajton me pasion të madh duke e ndarë qartë nga realiteti”. (FROJDI).

Një përkufizim ky mbi letërsinë dhe artin.

     Në mënyrë tejet estetike, poeti me poezinë e tij të bën të përjetosh ndjenja të shumëllojshme, të gëzosh apo të hidhërohesh, të përjetosh frikë apo të prekësh ylberet ndër hapësirat qiellore, të shtegtosh gjer në ferr apo të fluturosh drejt qiejve të parajsës, ku udhërrëfyesi është Pena e poetit të madh Ajgeraj.

Lexuesit e tij i ndjejnë dimensionet e poezisë në udhëtimet e gjata dhe imagjinare, që ka ngjarë gjatë nëpër dekada.

     Stili dhe gjuha janë madhështia në poezinë e këtij autori, pasi në brendi paraqet fenomenologjinë e jetës, që qëndron në thelbin e gjërave, për të cilat gjithnjë aspiron arti e vazhdon shtegtimin.

     Në poezi, Ajgeraj mishëron simbiozën unike, ku më kujton vëllimin poetik  antisimbiozë, ku figura letrare shkrihet me mendimin poetik e filozofik. Ai ka krijuar art me pjekuri estetike dhe artistike, duke mëkuar qetësinë sublime të shpirtit njerëzor, duke zbehur vogëlsirat, duke i dhënë frymëzim lirisë së shpirtit.

     Merita e poezisë së këtij autori është, pa dyshim, thelbi dhe forca civilizuese e artit të tij, i cili është shmangur me elegancë qasjes ku rëndon  “fryhen shumica e poetëve”, por ai ka përqafuar mendimin njerëzor e shoqëror dhe zhvillimin e perspektivës në art e në letërsi.

     Poezitë e tij tregojnë nivel, dije, kulturë e me nerv të ethshëm, që rrallë e gjen, sjell të pathënat e shpirtit e trurit njerëzor nga eksplorimet e herëpashershme. Ky poet i kërkimit të gjallë artistik e filozofik është, pa dyshim, mjeshtëria e tij natyrale.

     Ai është mjeshtër i kërkimit, i domethënies, i kuptimit i e zbërthimit të sistemit filozofik të shpirtit, jetës, raporteve ndërnjerëzore, të shoqërisë sotme, e cila në raport me shtetin nuk ka gjetur ekuilibrin e duhur.

Poezia e tij, seç artikulon vetë poeti në vëllimet e tij, ku shpirti i hyn njeriut nën lëkurë apo mbi lëkurë.

     Poeti rend pas befasisë apo figurës artistike dhe idesë a vargut poetik, ndaj rreshtohet ndër individualitetet më të spikatura të poetikës së kohës, ku nuk u ndërpre kurrë komunikimi i brendshëm shpirtëror dhe artistik me fjalën dhe artin e tij.

     Në kuptimin e dinamikës dhe vazhdimësisë në gjithë krijimtarinë e tij poetike, duke vendosur çdo fjalë në mozaikun e krijimtarisë tij, duke na afruar klasë e finesë, natyrshëm e me spontanitet aq sa për t’u pasur zili, një gjuhë poetike e figuracion modern, duke qenë jo vetëm mishërimi më i mirë i kohezionit poetik kombëtar me dimension evropian, me gradën më të lartë të cilësisë vet, ku bëhet urë lidhëse me universin poetik, e në sintoni të plotë me frekuencën e një universi, ku secila poezi mund të jetë pjesë e saj.

Ai ka përsosur qenien poetike brenda vetes, në stilin e poezisë moderne, ku është një kontribuues i radhës së parë me misionin për ta përsosur deri në infinit.

 

 

FJALA SI BRUMË I POEZISË 

 

“Fjala është e vogël shumë 

Disa shkronja disa rrokje

Ajo është si mjaltë a qumësht

Midis miqve midis shokëve”.

     E nis me këto vargje kaq të thjeshta për fjalët, por me një domethënje të jashtëzakonshme për njerëzinë. Fjala është ajo që jep e merr, ajo që krijon e ndërton, vret e ringjallë apo ngre në piedestal.

Origjina e fjalës e largët sa vetë jeta.

Përdoruesit e saj janë e gjithë njerëzia.

     Ata që e përdorën dhe u kujdesën për të, ajo o formësua, mori jetë e dhuroi frymëzim njerëzisë, ju solli atyre shumë mirëqenie apo të mira materiale. Por, ajo çka është më kryesorja ia solli njeriut, brenda shpirtit gjithë universin, e bëri atë me dije, kulturë, dinjitet, e mbushi me virtyte dhe e ktheu në promotor të dijes dhe shpërndarjes së saj, në gjithë universin, duke krijuar brenda universit të gjithësisë, universin e tij, duke i dhënë dritë dhe ndriçim, duke hapur shtigje me vizione të reja.

     Ja kush është forca e fuqia e fjalës, siç rëndom bën edhe të kundërtën e negativen, që për këtë as dua ta mendoj, sepse është puna jonë, është detyra jonë dhe në nderin tonë që t’i shërbejmë fjalës, ta ruajmë me shumë përkujdesje, ta përcjellim bukur e këndshëm te gjeneratat, sepse tek ata duhet mbjellë mirësia e fjalës si pemë e jetës, dinjiteti e kultura, sepse janë, pa dyshim, pasqyra jonë e madhe, janë pavdekësia, janë trashëgimtarët tanë dhe të kësaj toke arbërore.

     Ne jemi borxhli ndaj tyre. Pa humbur kohë duhet ta përcjellim tek ata si trashëgimtarë pasurinë më të shtrenjtë që kemi në gjithë mjediset tona, familje e shoqëri, shkollë, këngë, libra e poezi.

Si testament i shpirtit dhe i mendjes e dalë nga ajo ndjenja e pastër që shndrit porsi rrezet e diellit.

     Kur radha vjen të flitet për librat, shkrimtarë a poetë, në këtë studim kam vendosur të shkruaj për një nga Penat më të spikatura të kombit, i cili ndërkombëtarisht na përfaqëson, ku gjatë dekadave e mbolli fjalën, si formën më permanente.

E mbolli në dhjetëra e dhjetëra vëllime poetike.

Ku për fjalën e shkruar tha e ç’nuk tha.

     Gëzim Ajgeraj, autori i mbi 175 tituj librash, fjalën e zgjedh si një gurë të mirë për ta gdhendur atë më së miri, e për ta vendosur në kalanë e fjalës, atje ku merr dritë përjetësia.

Le ta marrim fjalën apo më saktë vargun: “Data e Valbontë”, ku loja me fjalën krijon bukurinë dhe imazhe metaforike, që i japin krejt tjetër kuptim vargjeve.

     Pra, loja me burimin e fjalës për poetin është filozofia e krijimit të imazheve të ndryshme metaforike, në bukurinë e vargut.

     Fjala si brumë për vargun, megjithëse, përgjigjja sikurse nuk mjafton përballë mungesës së idesë, muzës së idesë, fuqisë psikologjike të krijuesit, talentit apo edhe mjeshtërisë së tij.

Gërshetohen të gjitha këto elemente arti brenda ndërtimit të strukturës së poezisë, flasim, gjithashtu, edhe për formën, metaforën, muzikalitetin, pra gjithë strukturën e saj.

     Nuk trumbetohet mbi vështirësitë e artbërjes në poezi, por mund të themi apo pretendojmë se është e lehtë, aq sa trajtohet në ditët e sotme se gjithkush ka talent apo aftësi (jo që jam kundër krijimtarisë, por kërkoj përgjegjësi në ngritjen profesionale dhe aftësi cilësore).

     Kështu që në këto kushte synojmë se cilat nivele të poezisë do t’i arrijmë, megjithëse po flasim për poezinë në tërësinë e saj .

     Poezia për autorin është kënga e ndjenjave shpirtërore, përmes fjalës metaforike shpreh ndjenjën e muzës së krijuesit përmes vargjeve.

Pra, ndjenja që krijon e reflekton, si dhe leximin, që i bëjnë të tjerët, është ndjenja e botës së brendshme emocionale, ashtu si dhe kënga.

    Por, flas edhe për poezinë në përgjithësi - pra poezinë e lirë, ku lëndën krijuesi e shpik nga mendja e tij.

Edhe ideja që vjen si brumë për vargun është po aq e rëndësishme sa fjala në varg.

     Nëse do të ktheheshim sërish te fjala: “Borges poezinë e krahason me zërin e muzikantit. Fjalët përdoren për qëllimet e jetës së përditshme dhe janë material i poetit, ashtu siç është zëri material i muzikantit”.

Vjen kjo thënie e Borges, për të sqaruar më së miri fjalën, në raport me muzikën dhe poezinë, apo poetin dhe muzikantin.

Përafrimi i artit e bën të ndjehem kaq pranë, ndaj poezia është kënga e shpirtit dhe pikas ndjenjat që përjeton dhe merr udhë përmes diapazonit, mjeshtërisë së fjalës së krijuesit, por edhe ndjenjën që i jep poetit.

      Poeti që transmeton poezinë te publiku apo lexuesi i tij, krijohet e njëjta situatë dypalëshe.

     Assesi nuk e mendojmë atë dot pa filozofinë e fjalës se poezia do të avanconte, pa metaforën që do t’i jepte kuptimin dhe estetikën filozofike, e cila burimin e ka te mjeshtëria e krijuesit të saj.

     “Materiali i poezisë është fjala, ku fjala është dialektika e jetës” ka thënë Robert Luis Stevenson.

Edhe në mjeshtërinë e poezisë kërkohet fjala, fjala e zgjedhur për t’u vendosur në vendin e duhur, në mënyrë që ajo pastaj të krijojë figurën, tonin, ngjyrën dhe estetikën e vargut, si elemente përbërëse në varg.

Rëndësia vendosjes së fjalës në vendin e duhur ka shumë peshë, pasi mjeshtëria e vendosjes së saj varej nga bukuria dhe fuqia e poezisë. Por, edhe mesazhi që përcjell te publiku i gjerë, besoj që përmes shembullit arrihet sadopak ta prekim filozofinë e përdorimit të fjalës nga poeti.

     Nëse nuk kemi ditur ta përzgjedhim materialin e duhur edhe imazhet nuk do të ishin të duhurat.

     Në krahasimet e mësipërme më bie pesha dhe rëndesa e përdorimit të fjalës në varg.

     Shumë krijues, përmes fjalës së çiltër e komunikuese, kanë arritur të përcjellin mesazhe përmes imazheve të krijuara e përmes çiltërsisë së fjalëve.

Më vjen ndër mend një vëllim i autorit Ajgeraj: “ETJE NË FJALË”, ku autori në këtë vëllim sjell gjithë hapësirat e tij ndër shtigjet e fjalës dhe të fjalëve.

Një togfjalësh metaforik me kuptim tejet të gjerë dhe thellësi mendimi, le të sjellë ca tema nga libri që më kanë tërhequr vëmendjen pasi “fjala” ka zënë vendin e saj.

• ETJE NË FJALË • PLAGË NË FJALË 

• ANATEMIA E FJALËS SË PËRMALLTË, etj.

“Për Vërrinin ku ruaj këngët e pakënduara të moteve barbare

Dashurinë për liri të bëra shkrumb nëpër kulla

Qëndresën nëpër mote besimin për dritën e së nesërmes

Rriten time në kulla e porosinë e plisbardhit pranë oxhakut

Për besën e ruaj ndër shekuj traditën e kullës

Ç’t’i jap më shumë vargut në këtë udhëtim alpesh

Kur ikja mbytet zjarrmisë e kolona e mallit më lë vetëm

Pos ngushëllimit se një ditë do mbathim mbathcat e do të nisem.

     Shkëpus këto vargje për t’i sjellë si fjalë dhe brumë në varg, por edhe një vëllim që përkon me këtë nëntitull të fjalës dhe peshës së saj, ku qartë shihet mjeshtëria dhe, pa dyshim, gdhendja e fjalës me daltën e fuqishme, ku i shton zë vargut përmes imazheve. Imazhet përcillen udhëve të mëmëdheut, pasi fjala si mesazh flet shumë, aq shumë sa nuk e përçojnë miliona njerëz, sepse buçet fuqishëm dhe zë fill filozofi e fjalës. Ndaj, aq shumë mesazhe që kanë këto vargje, janë dritë shprese dhe ndriçojnë si yjet në qiellin pa re.

      • ETJE NË FJALË: zë i fuqishëm që s’ka të shuar, aq shumë janë thirrjet nga brendia e shpirtit për gjithçka që e shqetëson poetin dhe kombin e tij. Në mënyrë filozofike qan hallet, brengat e padrejtësitë, që dyndur duken sheshit ndaj qirinjtë e galaktikës së Ajgeraj, spërkat ndjenjat e mendimit brenda vendit stërgjyshor, ku aktual merr pjesë si imazh plisbardhi, zemra e tokës e qielli lart janë mburoja e tij aktuale,

forca e mendimit mbi gjithçka që shkrihet në një botë të thellë mendimi si logjikë dhe botëkuptim.

Krijuesi fantazon brenda botës reale. Krijon premisa e përjeton ndjenja emocionale, si formë e përshtatshme që përmes fjalës ta shpalosë potencialin, që autori mbart brenda vetvetes.

     Vlerat e mëdha artistike sa do të fuqishme që të jenë, varet gjithçka nga ndjenja e shijes që përjeton lexuesi.

     • FJALË DHE PLAGË: dhimbja që bren palcën e kushtrimi ka lëshuar piskamën e shpirtit dhe kërkon shërim, që mëmëdheu të jetë i lirë, po ashtu shërimi i fjalës në gjithë aspektin e saj të gjerë, por vargje me shumë brumë e brendi që i identifikon me poezi të avancuar, si bërthamë e letërsisë bashkëkohore shqiptare.

• ANATEMIA E FJALËS SË PËRMALLTË 

“Fjalë e pathënë hap portat e shpresës, thuaj

Se drita jote ka shkëlqim, është rrezja ku ngrohet e nesërmja

E bardhë, plot dritë, plot shpresë, plot vizion”.

Mesazhi dhe synimi i poezisë kërkon ta hapë botën e komunikimit në kuptimin metaforik, duke e ndihmuar në përsosmëri të fjalës, kuptimit dhe mendimit, duke përsosur gjithnjë me fjalë, mesazhe dhe ide të reja, me objektiv të avancimit logjik të të menduarit dhe të komunikuarit, përmes vargut poetik, metodologjia e fjalës, filozofi e ndërtimit, ku selekton dhe hulumton me fjalë të reja dhe metaforike. Synimi i autorit është të sjellë fjalë të reja, si dhe të pasurojë fjalorin, si prurje gjuhësore, pse jo dhe fjalorë nga lashtësia, si fjalë të të parëve, që në një farë mënyre kanë humbur ca fillin, pra ide dhe vizion për të sjellë risi. Ta thurë atë në varg, ashtu siç mund të luhet në një lojë shahu kur gurin që s’vendoset në vendin e vet e humbet kuptimin.

     Pra, edhe poeti thotë nëse fjalën nuk e vendos në vendin e duhur ajo e humb hijeshinë, forcën e bukurinë.

     Le ta ilustrojmë me një shembull, që ngjall interes dhe ka një bukuri të veçantë edhe në dëgjim e përdorim.

• DITA E VALBONTË

“Me ujin blu

Ku laheshin zotat e zanave

Freskuam ballin e zjarrmishëm të etjes mallit 

Te bjeshka e gjësë

Ku bjeshka e shtrydh shpirtin

Ta pimë qumështin e kaltër të zanave

Dita e Valbontë

Hyri nusërore në vargun tim.

Përmes pikave të artbërjes, seç ndjejmë jehonën e bjeshkës, por edhe të lumit të kristaltë të Valbonës, ku poeti i sjell kaq këndshëm dhe në mënyrë metaforike, si fjalë të padëgjuar: “Dita e Valbontë” , që tingëllon me aq veçanti e bukuri shpirtërore, ku ndjenja e pasionit të krijimit ka pushtuar qenien e krijuesit, por edhe lexuesit të gjerë që magjeps me fjalën në varg.

     Fjala si magji, si forcë, ndaj bëhet dominuese përmes bukurisë së fjalës, krijon imazhet e një bote të madhërishme, pasi gjetja e fjalës dhe përcaktimi i saj në varg përcjell magjinë për te lexuesi. Pra, nga burimet e saj del bota e magjishme dhe gjitha bukuria e mendimit.

    Përmes frymës së tij dhe kësaj kënge të shpirtit lexuesin e josh me poezi.

     Roli i këtij krijuesi misionar vë në thelb të vargut, duke ia ngritur madhështinë përmes fjalës, zjarrminë e mallit, bjeshkën e gjësë, bjeshka shtrydh shpirtin, qumështi i kaltër i zanave, hyri nusërore në vargun tim, plot fjalë të reja, duke pasuruar gjuhën në fjalor me hapa galop. Me vizion dhe përkushtim për Penën dhe gjuhën e kombit nga gjeneza e tij, nga ky elitar e largpamës.

     Kështu, pra, përjetojnë atë ndjenjën e magjishme të gjithë ata që kuptojnë mesazhin e poezisë.

Shikuar në këtë këndvështrim zgjerimi i fjalorit është pretendim individual i zgjerimit dhe i formimit të brezave, larg tkurrjes aktuale, pasi autori i metaforave fjala thotë është çelësi për realizimin e veprës letrare, me fjalën e zgjedhur dhe e vendos në vendin e duhur si pasqyrë e mendimit.

     Ky konstatim është zhvillimi intelektual nga që, pikërisht, ky vizion është vizioni i shikimit drejt letërsisë botërore.

     Ajgeraj njihet si autor i fjalës së lirë pasi me shpatën e Penës ka guxuar vrullshëm që fjala nis të tundohet, por vërshon si lumë mbi vargje, përmes filozofisë dhe metodologjisë së fjalës, ilustroj me fakte e fjalë problemet.

     Ndoshta, këtij autori i ka buzëqeshur fati në kohë, sepse thuhet se pas çdo stuhie bie dielli. Ai pas përpjekjeve të hershme në rrugën e idealizmit, emigroi, ama emigroi bashkë me Penën e fjalën e mori me vete, e përdori fjalën kujdesshëm, ku me të e ndërtoi kalanë e letërsisë shqiptare në portën e Evropës.

     Qe fjala, pa dyshim, që e veçoi nga të tjerët dhe fjala eci me shpejtësinë e kohës, e vendosi fjalën e forcën e saj në tehun e Penës dhe me të vrau ligësitë, dogmën, vrau zilitë dhe xhelozitë. Fjala buron natyrshëm nga frymëzimet e poetit e gjen shprehjet adekuate përmes kthjelltësisë së fjalës me përmasa të gjëra filozofike.

     Ndërgjegjja e poetit në gjithë këtë botë të trazuar, lyp të gjejë shpirtmadhësinë njeriut aty brenda kombit të vet, sepse etja në fjalë e frymëzon dhe optimizmi, jo vetëm në fjalë, por në gjithë hemisferën gërmon deri në honet e lashtësisë. Kështu Pena e tij s’njeh pushim, nuk ka përgjumje, çmonton mitet me kokrrën e fjalës, apo lufton mbretin kapricioz.

     Fjala me Penën rrok parametrat e pamasë. I bën ato të matshme e të prekshme në gjithë hapësirat e fjalës, ku me fjalën shkrin shumë akuj, sepse më parë, se për idetë, autori mendon për njerëzit dhe këtë e bëjnë veçse njerëzit vitalë dhe shpirtdiell.

Me vrapin hyjnor drejt së mirës dhe së bukurës, ku refleksioni thotë shumë dhe gjithmonë është emocionuese.

     Nëpërmjet fjalës, autori flet përmes personazheve, por dhe fateve njerëzore.

Sa duket i afërt, aq duket edhe i pakapshëm.

Magjistar i fjalës.

Të shkruash do të thotë të jetosh.

Duhet dashuruar çdo krijesë e universit, çdo kokërr rëre, çdo pllajë a florë, qoftë apo çdo rreze e artë dielli.

“Ndoshta vetëm dashuruat përnjëmend gjithçka e gjithësinë, mund të kuptohet mister i jetës”. (Dostojevski).

Pena e poetit është dashuruar thellë me letërsinë.

“Për fjalën e ligë

E nxorën atë

Nga bardhësi e mendimit

E i dhanë edhe bojë

Gjakut të pastër të misionit 

Të saj

Ia helmuan edhe venat

E i zunë frymën.

     Në këtë prezantim poeti shigjeton mbi fjalën e ligë, por, fjala si brumë në poezi është tejet e pikasur. Në kuptimin metaforik simbolizon zhgënjimin e poetit, sepse thellë e kalon muzën e mendimit dhe ngjan ca kritik nga rëndësia dhe pesha që ndjen poeti, ama vargu si tërësi përbën metaforë.

     Me këto vargje që solla, sikur kapim filozofinë e përdorimit të fjalës nga poeti.

Ligjërimi poetik përshkon një reliev të zymtë, të ravijëzuar ndjenjat e së shëmtuarës dhe të ligësisë.

     Përjetimet i ngjajnë atyre mbrëmjeve të ngrysura, ashtu si dielli, që ikën dhe të lë, pasi venat helmohen e i zihet fryma, aq sa arrijnë të ngjyrosin mendimet e tjetërsojnë atë, e dyllosur në vrazhdësinë e veprimeve pasi togfjalësha metaforikë, bardhësi mendimi, gjaku i pastër të misionit të saj, helmuan venat e nxë frymën.

     Autori sjell hollësitë dhe mendimet që vërtiten në mendje të autorit, duke i konvertuar ato në muzë mendimesh e fjalë në varg.

     Vargje prekëse, prapësie dhe pabesie, madje, vrastare.

E përmendim si fenomen të ndrojtjes, frikës a pabesisë.

     Kur përmendim këto fenomene, sigurisht kishin parasysh një arsye shqetësuese për epokën.

     Me shumëllojshmërinë e stileve dhe formave në poezi, forcën e fjalës, thellësi mendimi, diapazon të gjerë e një gjeografi të pafundme sjell larmi në letërsinë shqiptare, ndaj, është thjesht - fleksibël.

Autori vjen gjithnjë me porosinë: “Silluni si i fortë dhe i tillë do të jeni. Keni guxim dhe frymëzojini të tjerët me veprimet tuaja!

Por, jini gjithmonë të matur...!

 

MALLI NË POEZI 

 

Eh, malli, kjo ndjenjë që kaplon kur je larg vendit a njerëzve më të dashur. Janë drithërimat që përshkojnë. Është ai syri që s’fle kurrë. Është ankthi që të zapton edhe shtigjet e syrit. Është loti që bie për nënën, kullën, qytetin a mëmëdheun dhe të djegë nga brenda - fare në heshtje.

     Është mungesa e miqve dhe e shokëve apo e atyre që ikën e s’kthehen më kurrë. Është vuajtja e tokës arbërore, për bijtë e degdisur udhëve të botës.

     Është dhe ç’nuk është malli, ky përbindësh që s’e prek në padukshmërinë e tij, por që fuqia e tij është djegëse e heshtur nga brendia e individit.

     Le të shkruajmë tani për atë që quhet poeti i mallit. E quaj kështu, sepse në shumicën e vëllimeve që kam lexuar dhe ka, pa dyshim, me dhjetëra poezi që janë të jashtëzakonshme nga formimi, stili, brumi, cilësia, forca e fjalës e thellësia e mendimit, e gjerësi gjeografike të pakufishme, ku të ngjan me një vullkan që s’i gjendet fundi, ku vargjet me dhimbje i ngushëllon përmes metaforave të mallit, me mundësinë që secili nga ne të ndjejmë shkrumbin e mallit.

     Ky poet që mallin dhe metaforën i ka binom të poezisë, ndaj, poezitë edhe vëllimet përjetojnë madhështinë e pashoqe nëpërmjet elementeve të komunikimit që janë përbërës të tekstit. Por, nëpër vargje has forcën e kundërshtive apo mospajtimet me realitetin e kohës, pasi pena e tij, lufton ashpër mizoritë, dredhitë apo pabesitë, bën thirrje për vetëdijesim, zgjim, kujdes e vigjilencë dhe përpjekje për ta shuar atë të vargjeve.

     Është malli që e djeg për Atdheun, tokën ku u lind dhe u rrit, largimi nga trojet, distanca e largësitë, udhët e gjata e moskthimet, etja për liri e dritë dhe zhvillim, për të mirën e Atdheut, për të mirën e përbashkët.

     Udhët, shkaku i largësive janë mbjellja e mallit, por dhe domosdoshmëri si shkak i idealizmit të hershëm, seç iu këndoi poeti ikjeve, largësive, kthimeve e moskthimeve, ashtu siç intonohen këngët me tinguj malli, edhe vargu i vajton njësoj si Naimi në kohën naimjane.

     Fjala si dialekt i poezisë gjendet në vendin e duhur në çdo varg e mallin e zgjon, aq sa jehojnë malet, shtigjet, udhët e hapësirat e poetit në vargje.

Artin krijues e gërshetohen fuqia filozofike dhe talenti, që ka autori, duke e njohur nga brenda fenomenin - mall.

     Autori ka krijuar një univers, duke u mbështetur fuqishëm në artin poetik, në letërsi dhe në traditën popullore të rrëfimit përmes vargut, duke forcuar e konsoliduar fuqishëm idetë, ngjarjet dhe kulturën e vetëdijes.

“Vonesës sonë ç’na u shëmtua dhuntia

Fjala e përmalltë ra si pikë shiu

Dhe fjalën në varg e zu arratia

Metafora rima zjarrmi i përpiu

Zjarrmi e përmalltë ma shkriu pendimi”.

     Si pelini i hidhët fjala e malli, se dhuntia iu shëmtua vonesës së autorit, se fjala e malli kanë zënë vend të rëndësishëm në ligjërim, se mungesa, jo vetëm përmallim, por element që vret në mënyrë të heshtur lumturinë.

     Pikojnë mall kujtimet, shkaktojnë dhimbje, ndizen flakë e të përvëlojnë me ashpërsinë e ajrit e fjalës, simbolika që jeton brenda autorit, simbolikë e rëndë jetësore.

     Zjarrmia në varg djeg çdo fjalë, ama ajo sikur djeg edhe vetë mallin, duket sikur kërkon shtigje arratie.

      Ah, “zjarrmi e përmalltë” ka arritur aq lart ajo “temperatura e mallit” sa shkrin pendimin, pra sërish forca e ngurtëson.

     Porti në mënyrë filozofike përdor fjalët metaforike, ndryshe nga e zakonshmja, ndaj kjo filozofi e mbështjellë e tëra në mall e bën lexuesin të zbërthejë vargun edhe nga guaskat  e mbyllura metaforike të gjejnë perlat e mallit plot elegancë dhe stil.

     Fuqia krijuese përqendrohet në finesat e vargut, ku malli zë vendin kryesor si element, pra çdo fjalë në varg vjen e veshur me petkun e mallit.

“Një merimangë vizaton udhët e veta

Aty para te pragu

Qysh ditën që më përcolli

Malli i vjerrë diku

Më thirr orë e çast

Më nxjerr nga harrimi”

Edhe si impakt të vret vargu, me realitet të thellë mendimi, ku veç sa do me dalë nga ai mall, ai orë e çast e kujton “merimangën”, sepse ajo e pret te pragu i shtëpisë.

     Ndjenja e mallit e përndjek poetin, pasi flet përmes imazheve në poezi. Edhe merimanga në rastin konkret, në mënyrën e vet e ka vizatuar mallin aty te pragu dhe i bën roje kthimit të të zotit, ku i qëndron i gjallë imazhi deri në rikthim.

     Malli që ndjen poeti, e mban zgjuar, e mban peng, paçka se nuk është me trup, autori mendjen e ka te “merimanga”, që i ka zaptuar hyrjen në kullë.

     Është malli për kullën, vatrën, pragun, gurin dhe gjithçka që la mbrapa në Malësi.

     Zëri i poetit buçet mall mbi qiejt e Kosovës, udhëve të mëmëdheut, aq sa trondit themelet përmes fjalëve, ama gurgullon porsi lumi, mbushullon dhimbje e shkarkohet në vargje.

     Por, fuqia e brendshme e autorit guximshëm ka trokitur dhe është brumosur në “themelet e poezisë”, sepse ky poet i mallit plot furi kapi trungun e saj dhe i dha krahë, madje, krahë sa do të prekë mbarë hapësirat deri në pikën më të largët të horizontit të atdheut.

Fatlum kush e lexon dhe pasurohet nga brendia në stile e tematikë, apo dhe teknikat e përdorura.

    Një vend të rëndësishëm në poezinë për të rritur e fëmijë e zënë temat e mallit dhe nostalgjia. Ama është një poet origjinal në gjithë unin e tij. Madje, tejet premtues, ku artprofilin martir e ndërtoi ndër dekada për Kosovën Legjendare, me plot ndërgjegje në misionin e tij poetik, ku theksoj vokacionin tejet shprehës e të veçantë, ku poezinë e ndërton në ngjyrime metaforike plot finesë në varg me shpirt të madh e të bukur poetik dhe tejet njerëzor, me dritëzime ëndrre dhe shprese, ku i shton madhështinë vargut e të magjepsë me bukurinë, që duket në gjithë aspektet e poezisë.

     Ky poet i mallit e i nostalgjisë, që këndon për Atdhe e Komb, ku ligësitë i vret me tehun e mprehtë të penës, meriton vlerësim, nderim e respekt, ky intelektual, atdhetar e poet, që mbi të gjitha vlerësohet për shpirtin njerëzor, profesional e komunikues - i jashtëzakonshëm me mendjen elitë.

     Në poezinë e Ajgerajt përjeton ndjenjë dhe emocion, mall e brengë, plot nostalgji për gjithçka. Është ai modeli i poetit të veçantë, ku nga zbrazëtia gjen forcë të përcjellë mesazhe drite e shprese, ndonëse, ditët duken të gjata, por gjen forcën dhe i mbushullon me shpresën e kthimeve në raport me krahasimin metaforik dhe ngjashmërinë, që i jep vargut me simbolikën e synuar.

     Pra, përjeton atë ndjenjën, që rri diku larg, ku ngjan si i marrë peng prej mallit. Simbolika qëndron edhe në faktin se me leximin e vargut e zbërthen atë, shpalos metaforën në varg dhe simbolikën e krahasimit të tyre me mallin e poetit në metaforë.

“Vera po ikën diku larg- larg mallit tim”

     Thellë duket një gjendje ankthi, ku shpreh zhgënjim, mosbesim, një vapë përcëlluese brenda shpirtit.

Është zymtia mbi Atdhe, ajo që ia pllakos shpirtin e poetit, tymnaja mbi univers dhe vera që ikën bashkë me shpresën.

     Malli pikon pikë - pikë mbi muzë.

     Mbyllja atje në gardhiqet e Evropës e bën poetin, që t’i pëlcasë muza e kujtimeve si kokrra e kripës në pikën e diellit.

     Kështu e gjen vera poetin të thelluar në mendimet në gjithë hemisferat e pafundme të mallit e nostalgjisë, si nocione, ku poeti ndjehet i zënë peng dhe gjendet i izoluar në botën e pafundme të mallit, e zëshëm mallkon largësitë dhe fatet e etnisë së tij.

     Eh, kjo nostalgjia, kjo dhimbje e moskthimeve, ndjenja që poetin e pushton tërësisht, gjithë përjetimet, vuajtja dhe ëndrra për t’u rikthyer e përshkruan peripeci në formë krejt filozofike. Për këtë lloj stili dhe frymëzimi është poeti më excellent që ka letërsia shqiptare.

     Nostalgjia - pra dhimbja e kthimit, ky element gjendet në pjesën më të madhe të poezive ndër dhjetëra vëllime.

     Poeti Gëzim Ajgeraj është ndër të paktët, që i këndon apo i thurë rikthimeve, mallit e nostalgjisë, pasi me shekuj jemi mësuar t’ju thurim e t’ju këndojmë ikjeve dhe largësive. Madje, nga distanca të largëta, i kemi kënduar me pikën e lotit ndër sy që kurrë s’u bë jona, ama nënat dhe familjarët ju duket se më shpejt ju ikin se sa ju vijnë.

     Eh, ardhja, ardhja numëron ditët mbrapsht, ama me valixhe në dorë!

Autori mendon se edhe udhëtimi i tij në rikthim po zgjat më shumë se sa qëndrimi i Skënderbeut, që të rikthehej nga Turqia, që i pati zgjatur me dekada.

Eh, kjo sëmundja e mallit që i ka kapluar vargjet!

“Shkojnë e vijnë motet si uji nën lumë

Dhe mosha ikën e plakemi çdo herë

Harrojmë miqtë gjithnjë e më shumë 

Se s’do të takoheshim në ndonjë botë tjetër asnjëherë”.

     Nostalgjia nuk është vetëm për autorin që mall ka për kthimin, por edhe për miqtë, shokët e familjarët, që me lot e ankth presin kthimet.

     Por, forca e brendshme e poetit bazuar në mesazhe dhe imazhe, duket paksa e zymtë, sepse malli ia ka mundur ndjenjën e shpresës, pasi poeti është tip që e ndjen mallin thellë në shpirt.

     I kthen kujtimet në kohë, duke pranuar se kthim pas nuk ka  e shkuara dhe koha e bën punën e saj.

     Poeti rijeton me momentet e së shkuarës dhe është karakteristike kjo lloj nostalgjie për natyrën e poetit.

“Ti e di se ma kupton shpirtin e m’i gjen vend

Brengës e mendimit për të nesërmen e bardhë”.

     Ama, optimizmin për të ardhmen shpesh e rrit nostalgjia, ashtu porsi këngët që prodhojnë nostalgji, pa dyshim, e nxisin optimizmin. Edhe malli e nostalgjia mund të ruhen, ashtu siç ndodh me poetin e mallit, që i këndoi dekadave ama edhe mesazhin që përcjell përmes filozofisë plot shpresë për të nesërmet e bardha.

Shkencërisht poeti duket lart, ku spikat përmes vargut, pasi natyra e tij optimiste sheh horizontet në pikat më të largëta, mundëson zbutjen e mallit e nostalgjisë, duke drejtuar shigjetat nga e ardhmja.

     Por, pikërisht malli e nostalgjia janë çelësi i suksesit, që autori ka aspiruar, duke kontribuar thellësisht në lëmin e letërsisë e, madje, poezinë si zhanër e spikat dhe i bëhet idol i saj dhe udhërrëfyes për brezat.

    Të flasim për mallin në poezinë e Ajgerajt, me siguri do të na duhen me javë a muaj ta përshkruajmë domethënien.

     Kur dikush i afërt është larg fizikisht, një pjesë e botës të mungon, ndjen vetminë, ku bota nuk ekziston e dhimbja shpirtit të gërmon.

     Kështu që bota e autorit, duket e zymtë dhe shpesh e thatë, sepse qielli i Kosovës i mungon, e ç’mund të shprehë për të që aq shumë e përvëlon.

     Poezia e autorit si rrallë poet shqiptarë, është poezi e sfidave të mëdha të Kombit, ku përshkruhet hyjnueshëm historia e Kosovës, përmes dashurisë e mallit në vargjet e tij.

     Pena e Tij e Artë ka lëvruar në gjithë zhanret e letërsisë, duke sjellë risi e dimensione në letërsinë bashkëkohore shqiptare.

     Përjetimet e poetit vizionar për shekullin e ri përbëjnë thelbin e kësaj risie edhe përmes artit të mallit në poezi.

     Me poezi origjinale, në koncepte të reja e vizion, të fuqishme në brendinë e tyre, ku forca e fjalës dhe thellësia e mendimit i japin frymë dhe dimensione bashkëkohore poezisë, e bën jo vetëm të qëndrueshme, por edhe jetëgjatë aq sa do t’i dominojnë shekujve.

Mendoj se ca vargje malli do të jenë freskia e këtij nëntitulli:

Malli i djeg frymëzimet

Pema e mallit i mbuloi udhët 

Ylberet e ndaluara mbeten mallit

Plot mall të lë varrë mbi qerpik

Malli lëvarrë diku

Gatuaj bukën e shpresës së kthimeve çasteve plot mall

Ti qajmë hallet e t’i ndërrojmë dy- tri llafe të përmalltë

Për ndoshta hera tjera kur të digjem përmallimit

E ne mbytemi udhëve të përmallimit

Dhe malli trazuar

Freskuam ballin zjarrmishëm etjes e mallit

Malli se si ia ngre metaforën e fjalëve

Krenarë zbresin mallit

Kujtimet zbresin përmallshëm për dollinë e mbrëmjes dhe mallin Alpin.

Seç përmallosej

Malli etjes për Atdhe

Edhe pikat e mallit pikojnë

Ka kohë që këngën s’ia kam dëgjuar mallit.

Motet kanë zënë zjarrmi e digjem mallshëm

Mbi heshtjen çukit malli

Të sotmen e djegin udhët e mallit

Kish rënë mbi përmallim

Përtej reve e përmbi mall

Etja e mallit u dogj

Po flatronte mallit

E një kthim që u dogj mallit

Që gurgullojnë largësive të përmallta 

Pos mallit që ka ngrirë degëve

Unë i mërdhirë dekadave të përmallta Alpeve

Se kush flladitet nën aromën e vargjeve të përmallta

Nga malli i ikjeve e udhëve të gjata 

Mureve të heshtjes dridhen timrat e mallit

Si ta shërojmë klithmën e largësive të përmallta

Me heshtje në pentagramin e udhëve digjet në mall

E më kot përpiqem t’i jap melhemin e shpresës së mallit 

E mbi mall ka harbuar brishtësi e zbehtë ballkanike 

Pos udhëve të mallit e moteve plot zjarrmi

Si ta ushqej fjalën nëpër këtë vrazhdësi malli im këtu në Alpe 

Mote pa arbitër sërish mbi kokën e mallit

Çile mall gojën e na sjell një haber të mirë 

Po ikin edhe zogjtë e fundit ikjes së përmalltë

Zjarrshuar tërësisht në mallkimin e mallit

Cucërr mes vetmisë digjet ulur malli

Me arratinë më dhanë dhe mallin

Mbi gurin e zjarrtë të mallit

Kam mbet mbërthyer mbi grilat e mallit

Pa etje, pa ikje e udhë plot mall

Vjeshta e përmallshme 

Janë mbytur tymnajave të mallit

I nis dallëndyshet e mallit qiellit të kaltër, tek ti.

Etja jonë le të përmallshëm kësaj pritjeje.

Malli flladitet largësive nën lisin e thatë.

Na shaluan ikjet mbi shpinën e shpresës dhe mallin

Harrimin na ngarkuan mbi shpinën e mallit.

Me ç’t’i veshim kthimet kur malli harruar na ka

Harrimi prapa shpinës së tyre përmallshëm kotet

Mall i pashuar në dëshirat e kthimeve tona

Apo fjalën në mall ta djegim në gji.

Herë bie si dhimbje e herë si mall

Digjet vargu si dhimbje malli

Nga puhi e zjarrmisë së mallit

Me atë etje të zjarrtë të mallit.

Ndonëse të zhuritura nëpër mall

Përpëlitem furtunave të mallit

Mbi krahë të dallëndysheve të mallit

Ne e shërojmë klithmën e largësive të përmallta

Zjarrshuar tërësisht në mallkimin e mallit 

Ju mbushulloni dritë nga rrezet e mallit

Metaforat mbushullojnë akte të përmallta

Ata mallin tonë me lot e shuajnë

Malli yt sytë m’i verboi

Ah, moj nëna ime dhe mua më dogji malli

Ah, lotët e saj të djegshëm në mall

Kolonës  sime ku djeg balli e digjet malli

Larg mallit tim

Ylberet e mallit po veniten një nga një

Kur e sotmja po digjet malli largësive 

Malli tërbohet largësive

Malli flatroi e iku si një shpend shtegtar

Ferr i ylbereve të mallit

Tek pëlcet malli

Gjithçka po digjet malli

Mallin assesi s’e ndal

Largësia në mes rrjedh mallit

Ku shkrumbi i mallit

Mëngjese të përmalltë

Mbase mos e djeg përmallimi

Ylber malli është bërë largësia

Mbi ylberet e mallit

Këto udhë malli

Me zjarrmi malli

Mallit ia freskojmë mallin

Të djegura nëpër udhët e mallit

I them mikut me buzëqeshje me plot mall

Na paskan mbytur mallit i them mikut

E me brengën që flatrojmë të dy mallit

Medet ç’përmallim ndamë unë e malli

Plot mall e ankth edhe për ty atje

Me flakën e përmalltë

E largësia i shkruan letër mallit

Nëse ju më pyetni se ç’të lidh aq shumë me mallin

Dhe vargu do të digjet mes shkrumbit në mall 

Kur digjemi të dy mes udhëve të mallit

E tani kur malli

Me mallin që larg të pret

Malli djeg dhe atëherë 

Fjalës ia freskojmë etjen e mallit

I bardhi varg ikim bashkë mallit

I gris copëzat e mallit udhëve

Me flluskat e mallit që bien një nga një 

Brigjeve të mallit

Me valixhet e mallit

Me trastën e plot mall

Alpet s’na shuajnë mallin as dhimbjet

Me vete e morëm mallin e një grusht me dhe

Kthehem sa më parë se dua abortin e mallit 

Nuk e di pse aq shumë jam i lidhur me mall

E më kot mundohem t’i jap melhemin e shpresës mallit

Me ç’ta ushqej fjalën malli im këtu në Alpe

Mote pa arbitër sërish mbi kokën e mallit 

Largësia dhe ky malli përvëlues mes nesh.

Nuk është e lehtë ta bartësh mallin, as qëllimin që mbart poezia në brendinë e saj. Nuk përshkruhet dot as në këto faqe libri e mbi këtë nëntemë, sepse malli prej shumë dekadash ka mbetur udhëve, ende është atje, si plagë mbi shpinën e kombit tonë.

     Marrëdhëniet krijuese e ndjenjat e poetit, logjika njerëzore e marrëdhëniet me vargun e poezinë janë një univers i dyzuar, shoqëron punën dhe ndjenjën e jashtëzakonshme të autorit, por krijuesit e vërtetë janë ata që transformojnë mallin e largësitë dhe e kthejnë në unitet atdhetar.

     Vargjet e spikatura me mjeshtri të madhe, të cilat i kam shkëputur nga mijëra të tjerë ndër vëllime, janë ato perlat e mallit dhe të shpirtit të autorit të mbjella me penë në zemër të gurit dhe të tokës. Por, për mall shpirtrat e njerëzinë do të ruhen e veçohen, si gurë i çmuar xhevahiri, paçka se pa dyshim, kujtojnë pikëllimi të shpirtit të poetit, por edhe dekadave që shkuan brenda atij universi artistik e mjaft dinamik.

     Mendoj që kam sjellë një pjesë të vogël nga krijimtaria mbi mallin e poetit, aq sa të krijohet ideja e  njohjes nga brenda të një pjese të vogël, nga ajo që trajton ky poet, në poezinë e tij.

Vëllimet e Ajgerajt, mendoj, se meritojnë vlerësim për t’u lexuar, për shkak të stilit që përdor, por edhe ndjeshmërinë e lartë qytetare, që plagën kombëtare ta përjetosh nga brendia e saj.

     Malli dhe brenga në poezinë e Ajgerajt zënë një pjesë të madhe të krijimtarisë. Ai rrëfen përmes vargjeve, ku një pjesë të vogël të shembujve i solla të vargëzuara, të cilat janë edhe një dëshmi e gjallë dhe e fortë e këtij kontribuuesi të gjuhës shqipe, ku e pasuron me forma të reja, duke ua dhënë mundësinë studiuesve të gjuhës për përpunimin e fjalëve të reja dhe përdorimin e tyre në fjalorin e gjuhës shqipe.    

     Ama detyrën që ka kryer autori e ka sjellë edhe si objekt studimi përmes metaforave, siç e kemi thënë edhe më parë, e që e nxis që pena e tij të mos reshtë kurrë në krijim e mëtejshëm të veprave të artit, sepse e bukura dhe e madhërishmja kurrë nuk i kanë mjaftuar njeriut.

     Fillimisht, autori i mallit i këndoi për vete vargjet, duke u kthyer shpejt në art për lexuesin dhe në shpalosje për mes artit plagën gjithëkombëtare.

Ky poet i befasisë së këndshme në rrugën e ndritshme e në lartësinë e duhur të krijimit letrar, më bukur në të gjithë, ka sjellë në poezinë shqipe plagët shekullore të mallit, që i ndoqi e po i ndjek shqiptarët.

 

ATDHEU NË POEZI 

 

Atdheu është shpirti, zëri, frymëmarrja, damarët e trupit që tejpërtej në çdo ind gjakun, është çdo rrahje zemre, çdo impuls që tregon se shpirti ende frymon, ndaj këto janë motivet për të cilat për Atdhe shpirti robërohet dhe ky fakt ekziston se Atdheu nuk do dashuri gjysmake, ndaj Atdheu do çdo gjë, pa të s’ke asgjë.

     Malli për Atdheun është ndjenja më fisnike që përjeton njeriu.

     E kaluara e Atdheut, por edhe e ardhmja të përket ty.

Atdhetari nuk është ai që mburret në çastet solemne, por ai që mendon, lufton, punon e vepron për të në raste të mira a të vështira.

     Nacionalizmi e shpreh për Atdhe kur e do mbi çdo gjë tjetër, sepse është shtëpia jonë e madhe.

Heronjtë ranë për Atdhe dhe rilindën për lirinë.

“Aty ku është balta më e ëmbël se mjalti, në Shqipëri”. (Andon Zako Çajupi).

Eh, patjetër që vlerën ia di, atëherë, kur je larg, sepse e ndjen se Atdheu është familja jote e madhe, pasuria më e vlefshme.

“Fati i popullit tim është fati im” - pati thënë Pjetër Bogdani.

     Po në të njëjtën mënyrë ka vepruar e punuar përgjatë dekadave edhe autori i disa librave e vëllimeve, ku tashmë numërohen mbi 175 tituj, por edhe i qindra artikujve të shkruara nëpër faqet e gazetave a revistave në periudha të ndryshme.

Ky autor dallohet edhe më herët për qëndrimet e tij të idealizmit. Ky biri i Dardanisë, Gëzim Ajgeraj ku me shpatën e Penës i ra Atdheut në gjithë gjeografinë e saj.

Autori u dallua që herët për atdhedashurinë e pamat, i etur për të mësuar dhe vepruar, i sigurt e besnik, zgjuarsi të mprehtë si tehu i shpatës, e mbi të gjitha shumë njerëzor dhe komunikues, duke mos pranuar asimilimin. Përkundrazi një luftëtar i paepur ndaj padrejtësive, gjithmonë motivit i gjen mjetin dhe alternativën më të mirë, plot energji për të dhënë më të mirën.

     Plot energji për të dhënë më të mirën nga vetja, por edhe si burim frymëzimi për lexuesin e gjerë.

Shumë ambicioz për të realizuar planet a objektivat e paracaktuara.

     Shumë bujar për të dhënë gjithçka dhe pa u kursyer në udhëtimin e gjatë për të mirën e përbashkët  - siç ish Atdheu.

     Shumë i drejtë në gjykim, vendimmarrje a veprim.

     Gjithçka që shpirti ia ndjeu, përjetoi, apo edhe shumë nga veprimtaritë e tij atdhetare i ka vargëzuar e sjellë për publikun dhe për lexuesin e gjerë.

     Ai vjen porsi një engjëll i besnikërisë që ndihmon të mos biesh në kurthet e pabesisë.

     Si engjëll i dëshpërimit që ndihmon në zgjidhjen e problemeve e që kanë hedhur rrënjët e thella.

Si engjëll i çlirimit që ndihmon në çlirimin e shpirtrave nga frika dhe nga zemërimi apo dhe nga plagët e zhgënjimit.

     Ndër vëllimet poetike të autorit përcjell imazhe nga Atdheu, malli e brengat, plagët e kujtimet, tradhtitë e krimet, pasqyrimi ndërkulturor.

Madhështinë ia shton kompozicioni dhe kështu që potenciali e bën të dëshmojë forcën krijuese, të cilat burojnë nga guvat e shpirtit e vjen si mbret i letrave.

     Pena e Ajgerajt sjell krejt shpirtin atdhetar, por dhe problemet e shumta shumëshekullore, gjithashtu, edhe trysnia e ndikimi negativ a pozitiv qoftë.

“Stuhitë e moçme a të reja përplasen

Lisit të copëtuar motit pa arbitër 

Degëve tua përplaset rrufetë Atdheu im”.

     Brenda shpirtit atdhetar janë, pa dyshim, edhe dy shpirtra të tjerë: ai i autorit, por edhe shpirti i lexuesit, ama kthehet në një unike, pasi shpirti ju vajton përmes vargjeve, për Atdheun e dashur, përplasja e stuhive të reja e të vjetra mbi trupin e mëmëdheut e luftërat e vazhdueshme, ndaj fuqishëm vijnë vargjet si rikujtuese e gjithçkaje, që sollën kohërat e liga për copëtimin e trupit ndër shekuj moteve pa arbitër.

     Mendja e mprehtë dhe Pena e stërvitur i bie moteve pa arbitër, sepse ndër vargje vajtohet mungesa e një burrë shteti dhe si pasojë vjen dhe copëtimi i mëmëdheut si këmisha e shqyer e shqipes, pasi toka tona janë shpërndarë ndër fqinjët tanë grabitqarë, si rrjedhojë e dobësisë së lëshimit pa kriter e shpesh për interesa të ngushta a lojëra që vetëm nder e dinjitet nuk duket.

     Kështu që degëve të copëtuara përplasen rrufetë dhe s’patën të ndaluar synimet e fqinjëve apo edhe dallaveraxhinjve ndër portat e Evropës së djallëzuar.

     Tek autori, origjinaliteti i shpirtit atdhetar është aq i dukshëm, aq sa edhe rrezet e diellit të mëngjesit pranveror.

Në shpirtin e këtij poeti është dhe mbeti një botë e gjerë.

     Ky mjeshtër i Penës, me një univers të pashtershëm njohurish, pasi në gjithë format e saj e sjell atë formulën, si krijues standardesh me mjeshtri e norma.

Madhështia te poeti qëndron brenda honeve të shpirtit atdhetar, pasi që i ri u dallua për virtyte të larta njerëzore, por pakica ia njeh virtytet.

     Idealizmi, ky binom i shpirtit që jetë i dha nëna, mbetet përgjithmonë në brendinë e tij si një shpirt binjak që lundrojnë njëkohësisht nëpër hemisferat e mëmëdheut, qajnë halle apo derte, ama me shpatën e Penës, përcjell opsionet që Atdheu i tij të jetë më i bukur, më i paqtë, më i denjë dhe i bashkuar, ashtu siç dikur e pati parashikuar Zoti.

“Pikat e mallit për mëmëdhe 

Pikojnë një nga një 

Nga melhemi i zemrës

E dhimbja bëhej këngë”.

     Kur të mungon Atdheu, autori e gjen në bibliotekën e shpirtit, sepse mungesa e ka përndjekur dekadash dhe tek i shpalos fletëve të munguara pikat e mallit i lagin kujtimet me shërimin, që kthehet melhem i fjalës, pasi zbardhin vitet diku larg.

     Eh, mungesa ia trazon dhimbjet e shpirtit ndër dekadat e gjata e dhimbjen e vargëzon në varg!

     Malli i etjes për Atdheun pikon përmallshëm mbi fletë, pasi nga memoaret e shpirtit i shpalos kujtimet e ndjen peshën e dhimbjes së Atdheut, ku përjetimet janë aty...

Është gjithnjë në kërkim të simbolikave dhe i mungon vendi më i shtrenjtë që ka universi, ndaj kujtimet ndizen flakë dhe pikojnë mall e dhimbje që shpirtin ia përvëlojnë.s

     Autori Ajgeraj është, pa dyshim, referencë që spikat thellësi mendimi me gjeografi të pafundme krijimi dhe origjinaliteti.

     Tek autori spikat energjia e përjetshme nëpërmjet së cilës frymon imagjinata dhe vorbulla  e fuqishme, që përfshin mjeshtrin e majave të letërsisë shqiptare në çdo hemisferë të mëmëdheut dhe lundron në ujërat e rrëmbyeshëm, që as mund të parashikoheshin. Por, ndodhitë janë e vërteta e hidhur, që shqiptarët kanë përjetuar ndër shekuj dhe vijnë të vargëzuara në varg me majën e Penës ndër vëllime a poezi me mijëra e mijëra dhe ndjesi të jashtëzakonshme dhimbjeje .

Në krejt botën shpirtërore ku përcjell imazhe dhe mesazhe kuptimplote ashtu si dikur: Asdreni, Fishta, Naimi, Migjeni, Agolli, etj...

     Kam zgjedhur ca nga vargjet, ku autori i drejtohet Atdheut të dashur.

     Siç shihen te vargjet, spikat metafora dhe e mbështjell në magjinë e saj, duke i dhënë dimensionet Atdheut, ashtu siç e meriton në të vërtetë.

     Vargjet e poezitë e Atdheut kanë brendi të jashtëzakonshme e të lënë pa tekst.

Aty gjendet magjia, dhe madhështia e Atdheut.

Por s’mund të jetë ndryshe Pena dhe mendja e ndriçuar e këtij autori shumëdimensional, që vargut e poezisë, letërsisë dhe Atdheut e Kombit ia shton vlerat ndërkombëtarisht.

Degëve të tua përplasen rrufetë Atdheu im

Kur lufta digjte flakë e luftohej për mëmëdheun

Që rrjedh zemrës së mëmëdheut

Mbi degë gjithandej shpërndarë mëmëdheu im

Filiza e pipa mos t’ia thyejnë furtunat Atdheut tim

Ti s’ke Atdhe, i thanë i thanë

Atdheun harruan t’ia shkulnin nga gjoksi

Pikat e mallit për mëmëdhe pikojnë një nga një

Mungesave të Atdheut ish palosur si librat

Më mungon mëmëdheu e më dogji malli i tij

Më mungon Atdheu e malli nëpër udhë

Sa kam mall për Atdheun si ta shuaj këtë zjarrmi

E fjalën ta lidhte me zinxhirë mbi Atdhe

Mallin e lamë roje portave të Atdheut

Pipat e pemës Arbrit po zverdhen një e nga një i imi mëmëdhe

Eh, sa shëmtueshëm zverdhen degët e Arbrit

Zgjuar ma gjeti kthimi në Atdhe

Qiellit të Atdheut shkëlqim marrin grykëhollat

Flatrojnë si shqiponja të Atdheut

Atdheu mbushet dritë gëzimi prek kupën e qiellit

Hënës po ia shijojnë shkëlqimin mbi Atdhe

Deri natën vonë me hallin e Atdheut

Si t’i mbrojmë vatrat e ta duam Atdheun

Malli ikën diku flladeve në Atdhe

Dritë e errësirave të mia nëpër udhët plot mall të Atdheut

Mbi Prevallë e Sharr e zgjat kokën dielli e të ma ngrohë Atdheun

 Mbetet lapidar i vargjeve të lavdisë së mëmëdheut

Gjithmonë nëpër shekuj Atdheut i dhanë burra

Fara jonë pipon kudo, por jo nëpër Atdhe

Trungu i fisit degët e shpresës i lëshoi mbi Atdhe

Me besimin se frytin e pemës së Atdheut

Me shpresat e dëshiruara të kthimit në Atdhe

E pastaj t’ia themi këngës plot jehonë grykave të Atdheut

Dritën e Atdheut me skafandër na e vranë

Adem e Hamëz Jashari flatrojnë si shqiponjat Atdheut

Kënga hyn notave të vajit në pentagramin e Atdheut

Unë këtu i kam të gjitha pos juve dhe Atdheun në gji

Çdo çast këngët i kthej në Atdhe

Gazetat janë mbushur me kokëdhimbje për ty Atdhe

Xhevahiri i paqes na pret në Atdhe

E për rininë tonë që ia falëm Atdheut

Sot ju jeni zogj të lirë në lirinë e Atdheut

E për idealin tonë që s’na thyen furtunat mbi Atdhe

Plumb e bënë shkronjat e fjalët jehonën ia dhanë Atdheut

Engjëlli i vendosmërisë, pa dyshim, luan rol në jetën e njeriut në tokë i largon konfuzitetin, mpirjen shqetësimin.

Ashtu edhe mjeshtri bëhet i dobishëm për veten e të tjerët.

Engjëlli që qëndron pranë në e ke humbur besimin...

     Ashtu poeti thurë vargje e i këndon Atdheut, ku përmes thirrjeve për t’u bashkuar apo vetëdijesuar, e sidomos, atëherë kur Kosova kishte nevojë më shumë se kurrë nëpër periudhat historike.

      Dekada e fundshekullit 20, pra koha e aparteidit në Kosovë, qeverisja okupuese serbe kishte shuar rezistencën e popullsisë vendase, duke përdorur levat e pushtetit e duke uzurpuar me çdo kusht hapësirat e frymëmarrjen e shqiptarëve, ku gjuha zyrtare ishte ajo serbe, mbyllja e shkollave dhe universiteteve nga Kalamegdani, mospagesat e pagave të shtetasve me kombësi shqiptare, dhuna verbale apo vrasjet e fshehta e kthyen Kosovën në një popull që po e humbte identitetin kombëtar.

Kohë kjo që nga popullsia vendase nuk po durohej më dhe rinisë shqiptare po i valonte gjaku ndër deje. Po i pllakoste shpirti për politikat vrastare që po kollundriseshin mbi Atdheun e popullsinë shqiptare në Kosovë.

     Njëri nga ata të rinj, organizator e pjesëmarrës në protesta falë idealizmit në shpirt qe dhe Gëzim Ajgeraj.

Kjo ideologji studentore që, herë pas here, ndërmorën veprime atdhetarie u përkrah nga masa e gjerë e popullsisë shqiptare.

     Ama Pena e poetit filloi të shkruajë e të vargëzojë përmes furtunave të fuqishme që po përjetonte mëmëdheu e shqiptarët e Kosovës.

     Zgjuarsia e tij nuk lejoi të binte në grackën e policisë serbe, ndonëse, u largua plot zhgënjim nga vendi për në një vend më të sigurt. Ai e mori me vete një pjesë të mëmëdheut dhe idealizmin, për ta vazhduar luftën e tij me metoda më efikase nga mërgimi, me ç’rast formoi e drejtoi shoqata shqiptare, ku brenda shpirtrave të tyre kishte veçse dritë. Dritën do ta përçonin nga honet e tyre drejt Atdheut për çlirim nga okupatori serb dhe gjakatarë me mbledhjen e ndihmave për forcimin e një ushtrie, që Kosovës do t’ia sillnin pavarësinë.

Ajgeraj nuk pushoi për asnjë çast, pasi krahas gjithë kontributeve ndriçoi mendjet përmes Penës, pasi aparteidi i kishte futur në qorrsokak.

Aktivistët ndiqeshin edhe në perëndim ashtu siç ndodhi edhe me Jusuf Gërvallën, njërin prej aktivistëve të mëdhenj kombëtar e më në zë të kohës, që këto krime mbi kokat e zgjuara veprimtare kryheshin nga shërbime sekrete serbe.

     Megjithatë, Ajgeraj s’reshti asnjëherë së shkruari, ndër gazetat dhe revistat më në zë të kohës, por edhe duke i përcjellë perëndimit mesazhet e duhura dhe vërtetësinë, që kishte sundimi okupator serb mbi Kosovën martire dhe popullsisë shqiptare të saj.

     Ajgeraj u vu në shërbim të Kosovës me Penën e Tij të Artë, si kolosët që moti, duke bërë revolucion në shtypin e kohës.

     Vargjet, poezitë, artikujt e ndryshëm, patën ndikim të thellë në ngritjen e vetëdijes popullore në Kosovë, por dhe në agjencitë e huaja në Gjenevë e gjetkë, ku faktet e rëndësishme po gjendeshin brenda vërtetësisë, gjë e cila pati ndikim të padiskutueshëm tek organizmat ndërkombëtar.

     “Eh, sa shëmtueshëm zverdhen degët e arbrit”.

     Varg i shkëputur nga vëllimet e hershme, që kuptimi i tyre ka kuptim sa njëmijë fjalë, mbi njërin sy hapur mbi Atdhe edhe atëherë kur gjendej në gjumë, tek ia ndjente rrahjet e dobëta të zemrës, i shihte vuajtjet, vrasjet, zhdukjet, a djegiet e shkatërrimet, ndjente klithmën e Atdheut të robëruar, por ndjente rënkimet e njëpasnjëshme të plagëve shumë shekullore. Ndaj, kjo pjesë e madhe e dhimbjes u kthye, pa dyshim, me mbështetje të fuqishme për bashkatdhetarët -për Atdhe e Komb.

“Qiellit të Atdheut shkëlqim marrin grykëhollat

Avull bëhet kënga

Adem Hamëz Jashari

Flatrojnë si shqiponja të Atdheut”.

A nuk janë këto vargje emocion që ta ngjeth mishtë?!

Gjithçka ilustrova me fjalë më lart rrjedh si uji prej burimi andej nga dynden ndjenjat e atdhetarizmit, mespërmes flakësh, edhe kur trimi vritet rilind për liri të mëmëdheut. Është kënga e të rënëve. Është lufta e trimave. Është Atdheu që heronjtë i ka në gji, si dëshmi e gjallë e kohës e gjokset ia kthyen armikut të egër, për Kosovën e shtrenjtë këta legjendarë të pavdekësisë që përjetësisht jetojnë përmes vargjeve, përmes këngëve.

Poezitë e Ajgerajt për mëmëdheun janë të shumëllojshme, pasi ka krijuar në situata të ndryshme dhe, po ashtu, aspirata të ndryshme e deri në ditët e sotme.

      Ai vargëzon për luftën e paqen, dritën dhe errësirën, skamjen e pasurinë, edhe për tërbim e fitore, ku një pjesë e përcjell përmallshëm, pasi ndjenja për Atdheun sikur ka qenë prezent në të mirë e në të keq.

     Nuk ia ka zbehur largësia ndjenjën e idealizmit, patriotizmit, dashurisë së pakufishme, që Atdheun ta shohë të bukur, porsi lule maji.

     Është po ajo ndjenja që ka triumfuar brenda shpirtit të tij porsi oazë, apo guvë vjershërimi, që përmes vargjesh, qan hallin e bashkëkombësve, Atdheut e Kombit.

Duke goditur fort ata që kënduan himnin e krimit mbi shqiptarët, ku historia e krimit ende rrënjët i ka në gjak.

     Tepër i madh e i pakrahasueshëm është ky poet, për fuqinë e fjalës në varg, e brumin në poezi. Në mënyrë metaforike godet fort monstruozët, por ama i vargëzon fatlum kurorës së lirisë.

Ajgeraj përmes Penës sjell realitetin e dhimbshëm, por përcjell edhe mesazhe drite a shprese plot vizion për të ardhmen e ndritshme.

     Konsistenca shpreh simbolikën e qëndrueshmërisë ndaj sakrificës së lirisë, ku Atdheut i përcillet si kurorë lirie, që lexuesit i shërben si udhëzim:

     Ajgeraj e do lirinë e paqen, ndaj luftoi për të drejtën e dijen, arsimimin si tempull dije, për brezat, ku ndërtohet e ardhmja, ku Diellin e kërkon që t’ia ngrohë dhe ndriçojë Atdheun...

 

ROBËRIA DHE LIRIA NË POEZI 

 

Vitet e robërisë në atdheun e poetit ishin të gjata e sa përpjekja për mbijetesë përpëlitej gjithmonë tehut të dorës së hekurt të armikut serb, i cili gjithmonë synonte shfarosjen e elementit kombëtar shqiptar atje.  Përballjen me armikun e kishte pushtuar çdo sferë të jetës dhe si pjesë e një etnie autoktone, si intelektual e si poet, ishte e pamundur heshtja apo pajtimi me robërinë.

     Aq më tepër për poetin Ajgeraj, i cili i mishëruar qysh ndër breza, dhe duke u kyçur e brumosur qysh në rininë e hershme me çështjen e kombit, asnjëherë nuk diti të heshtë. Për më tepër përpjekja e tij për t’u vënë në shërbim të kombit kap shumë forma të aktivitetit, e deri te lufta me pendë, për t’i dalë zot çështjes së popullit të tij.

     Mendjen vigjilente dhe largpamëse e vuri herët në shërbim të çështjes madhore kombëtare, duke i paraprirë e shërbyer me vizionin e tij, në shërbim të ngritjes së vetëdijes ndër masat e gjëra popullore në Kosovë.  Pena e tij, si në atdhe, por edhe nga jashtë në emigrim (në Zvicër), kurrë nuk pushoi, duke u vënë shërbim të kombit e atdheut, pa u kursyer fare.

Në poezinë e tij, këtu e tre dekada më herët, atdheu vjen nga të gjitha ngjyrat, format e sfidat, që ai i kaloi, si në robëri, gjatë luftës, por edhe në ndërtimin e lirisë.

     Gëzim Ajgeraj, në poezinë e tij flet për luftën, shkatërrimin, djegiet, zhgënjimet, pësimet, tradhtitë, pabesitë, vrasjet e zhdukjet, por edhe për lirinë dhe ndërtimin e shtetit, për të cilin Ai dhe brezi i shokëve të idealit të tij kishin punuar, vepruar e sakrifikuar shumë, derisa e kishin sjellë atë në atdheun e tyre.

     Një ndër Penat e Kombit që s’reshti së shkruari rreth Kosovës martire e gjithçka që e ka shqetësuar atdheun dhe popullin e tij, është poeti i madh prizrenas, që për idealizëm punoi e veproi një jetë të tërë, të cilën e nisi në vendlindje, që në rininë e hershme dhe më pas e vijoi në emigrim.

     Ai përmes Penës, qau hallet e një populli të tërë, ndër dekada e deri në ditët e sotme.

     Populli shqiptar i Kosovës ka përjetuar qeverisjen më brutale që mund të kenë përjetuar ndonjë popull në Ballkan këto dymijë vjet nga sunduesi më i egër - pjellë e  ardhur nga Karpatet.

“Ti rrënjët i ke në gjakun e trojeve tua

Përkundrazi fqinjët grabitqarë t’i krasitën degët e pemës

E s’të lanë degët tua të rriten lirshëm

E ç’të duhet fqinji grabitqar me gjarpër nën kokë”.

     Vargje të dhimbshme e plot pikëllim. Është ajo dhimbja e madhe që përjetoi një popull i tërë, ku tregon e rrëfen për zhbërjen e kombit, mëmëdheut, vajton për trojet e copëtuara apo grabitjen e tyre.

Pikëllimi të trazon ndjenjën e shpirtit dhe bart kështu dhimbjen e fortë kombëtare, sepse gjaku ynë tjetërsohet atje tej në trojet etnike, e kësaj ligësie t’i bëhen prita bishës së egër.

     Thirrja e tij vjen si zgjim, sepse gjarpri i veriut nuk durohet, nuk durohet robëria dhe bisha mbi kokë.

Vargu magjik plot zemëratë, kohë që helmi pikonte mbi plagë dhe sërish kur e kujtoj të njëjtën ndjesi përjeton ankthin, frikën, mashtrimin.

     Figura më e shquar ndër vargje për Gëzim Ajgeraj është metafora, pikërisht fuqia filozofike e poezisë dhe majat e fjalës, si botëkuptim i logjikës së thellë dhe fuqisë intelektuale të krijuesit, shkrihet brenda botës së thellë të mendimit të si mllef dhe pakënaqësi ndaj asaj, që i rrinte si korb mbi kokë, atdheut të tij.

“Ëndrrat na i vriste me natën e na i vajtonte ditën

Nëpër teh shpate e grykë topash e përbiruam jetën

Që lulet e mendimit të mirë mis të rriteshin”.

     Gjithë atë dhunën shekullore, që shqiptarët përjetuan, autori e sjell përmes vargjeve që kanë shumë kuptim, domethënie, rikujtesë të historisë së madhe, që gjeneratat të mësojnë mbi ndodhitë e vendit të tyre.

Epo, shkruhen të mos harrohen!

     Por, edhe përcaktohen vlerat e një populli, pa çka se në një robëri të tejskajshme, gjithnjë shqiptari trimërinë e pati zakon, e për mbrojtjen e trojeve nuk e vunë në dyshim as jetën.

Muza e poetit është edhe burimi i artit të poezisë.

Poeti Gëzim Ajgeraj ka shkruar me mijëra e mijëra poezi dhe muza e shpie në çdo skaj të Atdheut, madje, edhe deri në çdo brengë e sfidë që kaloi Ai dhe etnia e tij.

Poezia e tij është kënga e shpirtit, ndaj e këndon me pika loti e dhimbje edhe sot e kësaj dite e i krijon mëmëdheut, që t’i japë frymëmarrje nga vargu i tij.

     Është lufta për mëmëdhe. Është interesi i përgjithshëm kombëtar. Është gjaku i atyre që u flijuan. Janë fëmijët, lulet e Atdheut që u masakruan ndër djepa pa e shijuar rritën e jetën. 

     Magjia në varg përmes mesazheve që përcjell e arrin qëllimin, e i përçon ato te shoqëria e gjerë e lexuesi i tij.

“Orëliga me ty seç na erdhi, krrokama e korbave në oborr

U bënë të zeza motet, vajhalli ç’na gjeti

Qysh prej atij moti veç korba këndon

Fusha e kodra u mbushën me varre e s’na u nda gazepi”.

A nuk janë këto vargje, që sjellim gjithë kohët ogurzezë, që me shekuj dominoi mbi shpirtin e shqiptar dhe mbi atdheun e poetit?

A nuk janë shqiptarët kombi me pasurinë më të madhe shpirtërore në botë?!

A nuk është mbi gjithçka forca e brendshme e tyre, virtyti më gjenial i njeriut?!

     Makthi i thellë e gërryen ndjenjën e autorit për ligësitë që ia gjetëm Atdheun. E stigmatizon orligën serbe, që shkeli në trojet e mëmëdheut, ku si rrjedhojë erdhi edhe pushtimi e copëtimi i trojeve shqiptare, gjë e cila qëndron edhe sot që shkruajmë, pas plot 22 vitesh çlirim. Trojet shqiptare vajtojnë ndarjet. Pra, kjo nëntemë: Robëria dhe Liria në poezi, mund të flitet, jo me një  nëntemë, por me vëllime e histori të pafundme, të cilat, veçse sa shpalosin ngjarje të ndodhura në kohë të ndryshme, të dhimbshme, të trishta. Këto kohë e bëjnë autorin të vijë me vargje, poezi e vëllime të jashtëzakonshme, që mbeten si dëshmi e gjallë e kohës dhe sjell kuptimësi të ndryshme me shumë imazhe dhe mesazhe, të cilat përmes vargjeve e arrin qëllimin, duke përçuar ndjenjën te lexuesi përmes fjalës.

     Si një mjeshtër i jashtëzakonshëm i poezisë, brenda zhanrit poetik i ka përsosur stilet dhe elementet e tyre, duke e bërë të arrirë poezinë drejt majave të letërsisë bashkëkohore shqiptare.

“Për hapin përtej pragut tënd të vënë nga një derë e hekurt

Dekadave ia ushqeva shpresën pritjes

Plisbardhi im dhunshëm eksodit biblik ta kapërcej pragun

Mua m’u desh t’ia shkurtoj kokën gjarprit të veriut

Që biri im të kalojë lirshëm

Ah, portë moj portë në Morinë

Portë moj, mallkuar pragun”.

     Zot seç ndjenjë përjeton autori dhe shpërthen gjithë zemërimi në vargje, e i përcjellë në mesazhe te lexuesi.

     Është e thellë dhe e madhe ajo ndjenja e ndarjes, aq sa shpirtin ia trazon të tërin, por edhe kufirin në Morinë, gjë e cila ua shtoi robërinë, por edhe zemëratën, madje, deri në mallkim të portës së hekurt.

     Pena e pashtershme e Ajgerajt, në poezinë e sistemit totalitar dhe të aparteidit serb, vjen mjaft e pasuruar me imazhe e mesazhe të shumta, ku ngacmon opinioni publik me ngjarjet e historitë reale të ndodhura brenda mjediseve shqiptare, me vazhdimësinë e krijuesit dhe unin e tij origjinal.

Në dimensionin e materies poetik-letrare nuk lë anash elementet kërkimore, ku me elegancë i ndërthur në varg e në poezi, në tërësinë e konceptimit të saj krijues.

     Muzikaliteti i Penës, harmonia, lakonizmi mes ngjarjeve të shumta reale i gërsheton në varg, bën të besosh se në këtë zhanër shpirti i ndezur flakë i poetit, janë ata gurët e kristaltë plot vlerë te themelet krijuese.

     Filozofia e artit të këtij autori, në proporcion me diskursin e tij personal, simbolik, historik, a metaforik na shoqëron në poezi e vëllime të larmishme brenda asaj bote magjike të artit poetik - letrar-historik, plot patriotizëm me qendër Atdhedashurinë.

     Në këtë nëntitull mund të vargëzojmë me mijëra e mijëra ngjarje në mënyrë kronologjike, ku realiteti ndahet në dy korniza në të njëjtën kohë robërimi nga pushtuesit serbë dhe, nga ana tjetër, qëndresa e fortë, që bënë shqiptarët përballë pushtetit më të egër gjakatar, për mbrojtjen e trojeve stërgjyshore.

     Autori krijon një univers, duke bashkëshoqëruar realen, dhe fuqimisht e mbështet vargun në traditën popullore të rrëfimit.

“Mbi rrezen e dëshirave tona renduan retë e moteve të zeza 

Tinëzisht ushqyen etjen e mendimit të lirë

Me shpresën e së nesërmeve të bardha qiellit tonë”.

     Ky togvargësh me brendi të jashtëzakonshme, ku shkruhet për kohëra të vështira me potencial të fuqishëm për mënyrën dhe stilin e të shkruarit.

Në këtë rrjedhë të poezisë autori sjell përplasje mendimesh e idesh, ku bashkohen tragjikja dhe dëshira për liri e mbushur me mesazhe shprese.    

     Pasqyron ambientin e Kosovës në vitet e vështira të pushtimit dhe dyluftimit, por edhe botën shpirtërore të krijuesit.

Këto vargje, veçse sa përshkruhen me shenja historike në mënyrë figurative a në formën e imazheve të fshehura brenda metaforave.

     Këto vargje të magjepsin, ndaj, të bëjnë të jetosh me to, ta prekësh atë fundin e ferrit, aty ku djalli është i veshur me petkun e njeriut e lufton djallëzisht në troje të huaja.  Lexuesi e ndjen këtë dimension të vargut e të poezisë në këtë stil, përgjatë udhëtimeve në kohërat më të errëta të robërisë së Kosovës.

     Stili dhe gjuha janë madhështia, përkundër faktit se autori shkruan përmes ankthit, trishtimit e zemëratës popullore, ku kuraja po hidhte shkëndija të fuqishme dëshirash dhe shpresash, për të nesërmet e bardha, pra lirinë e shumëpritur, për të cilën luftuan me shekuj.

     I këndon shpresës për liri. E do lirinë, popullin e tij, që përjetoi katrahurat më të egra, nën robëri të fashizmit sllavo-serb.

     Paraqet fuqishëm individualitetin dhe thellësinë e mendimit të konsoliduar. Me vargjet e tij pasurohet historia letrare, ku shndërrohet si një zë i fuqishëm i kushtrimit metaforik, me këngë për lirinë e atdheun.

     Etja për dritë e liri i ushqen vargjet e këtij autori. Mesazhet e shpresës në vargun e tij bëhen imazh në sytë e liridashjes.

Një poet që sprovon dhe eksploron veten e tij mbi artin e bën përsosmërisht të çmuar, hulumton format e vargjeve ndërtimit të fjalës e strukturës.

“Kam ecur një jetë në këmbë, udhëve të idealit ditë e natë

Me furtuna karpatesh jam ndeshur në aromën e dritës

Për të nesërmen e bardhë të Kosovës”.

     Vargje, ku flasin për dekada të tëra me thellësi mendimi, e ku shprehet në art dhe kthehet në misionar të pritjes së zhvillimeve dhe ecjes njerëzore përpara. Kështu që muza e ngacmimit e bën krijuesin një burim të artit poetik dhe përcaktohen vlerat që ka ky lloj arti.

     Ama, bëhet fanar për shoqërinë e gjerë pasi mes kohërave të vështira, përpiqen e gjejnë forcën brenda vetes, për ta luftuar furtunën me gjithë shpirtin e tyre, duke e mbjellë idealin e tij në varg, gjithandej hapësirave, ku kishte nevojë koha.

     Atë dritën e shumëdëshiruar ndër shekuj, që vetëm një popull trim e fisnik, siç është populli dardan, mund të t’i kishte bërë ballë epokave të ferrit.

     Autori e ka njohur mirë rrezikun mbi Atdheun e tij, edhe mbi të personalisht, sepse të ngrihesh kundër furtunës, doemos ajo do të synojë të të përpijë e të të zhdukë.

     Liria për shqiptarët që dukej udhëkryqeve, pas shumë peripecive erdhi si triumf i guximit, i luftës dhe i sakrificës që bëri populli i Kosovës në përgjithësi.

     Si burim force nga ai burim i pashtershëm energjisë, që  patën e dhanë bijtë më të mirë të shqiptarisë.

     Mua më kanë ngacmuar dy pyetje, që diku i kam lexuar:

A jemi mjaftueshëm të mirë për liri?!

A besojmë në liri mjaftueshëm, për të qenë të mirë?!

Janë pyetje që kërkojnë përgjigje precize, që mua nuk më pëlqen t’i jap. E para, nuk i kam formuluar unë dhe e dyta më kanë ngacmuar idenë po të jepja ndonjë definim, por zgjedh lexuesin si këshilluesin më të mirë të të gjitha kohërave për t’u përgjigjur.

     Besoj që lirinë do ta donim mjaftueshëm si filozofi dhe në jetë ta përqafonim atë, ashtu si autori ndër vargje, poezi e vëllime, që pareshtur i krijoi e i këndoi Atdheut, popullit, Kombit, lirisë, bashkimit, duke u mbështetur në merita me perceptime të plota. Jo i shkurtër dhe sipërfaqësor, por rrënjos ide dhe sjellje inspiruese, relevante që janë tërësisht të drejta. Kjo e bën autorin të kujtohet konsistenca e tij dhe shembujt që i ka dhënë Atdheut, si model që ia vlen të

të punohet e krijohet për të.

“Pra, ai bën që parimet themelore të fluturojnë”.

     Ky poet ia kushtoi një jetë Penës, idealizmit, çlirimit të Atdheut dhe lirisë dhe se përkushtimi ka qenë për të i gjithanshëm, si një parim i tij i brendshëm. Ai ka qenë i ndarë në dy kategorizime dhe gjithnjë në përsosmëri me njëra - tjetrën.

     Së pari, ai vëzhgon veten në brendësi dhe, komponenti i dytë, se si ai e ka parë e vlerësuar shoqërinë në zhvillim, drejt qasjes liridashëse.

“Këndova edhe atëherë kur s’më këndohej në vargje.

Edhe kur hënën na nxinin e diellin e përgjaknin.

Që ta ushqenin shpresën e të nesërmeve të bardha”.

     Kështu që faqen e dritës, autori e hodhi përmes fjalës, ku fjalët e bukura që rrjedhin nga shpirti qelibar, sikur kanë madhështinë brenda tyre. E shpresa rritet, sepse edhe netët e errëta t’ua ndriçojë me dritën e shpresës së lirë, e hidhërimin e ditëve t’ua mbushullojë në udhëtimet e tyre të gjata. Fjalët në mënyrë filozofike i mbështjell metaforikisht me ajkën e mallit, që furtunat të mos vrasin vargun, por fjala e dhimbja të kthehen në udhërrëfim kah drita. 

     Eh, ai këndoi edhe atëherë kur si këndohej, sepse shpirti ndez shkëndija shprese për ditët e bardha, edhe atëherë kur rrëketë gjak pikonin gjak.

    Udhët në art ishin shkëndija prej nga ndizej kandili i lirisë.

     E udhëve me prita s’ua mbyllën portat, sepse donin që dritën ta përqafonim e diellin ta kapnin dhe me rrezet e tij ta ngrohnin trupin e Kosovës.

Guximit s’ia ndalëm dot rritën, ndaj thotë autori.

“Ndaj, sot faqebardhë rritet kjo pema e vargut tim”

Implikim i bindjes vjen si mjeti i parë për autorin.

     Me guxim e vet disiplinë, me durim e respekt reciprok me ndershmëri e ndjeshmëri të lartë atdhetarie, përulësi intelektuale u përmbajt standardeve të larta, si tërësi e saj në botëkuptim.

     Virtyte të karakterit tij iu besoi aq shumë dhe vërtet qëndroi besnik, bashkë me idealin kombëtar, të cilin, pa dyshim, e brumosi me artin e poezisë së tij.

     Si pasionant i lirisë, qe ndritës e përkrahës i veprimeve ndryshe, që suksesi e fitorja të ishin kolektive. Si shpërblim për autorin vlen mirënjohja, pasi kurrë autori nuk u pajtua me motivet e gabuara, përkundrazi, sa do të ketë kaluar sfidave e rreziqeve që e ndoqën në çdo hap.

     Ai është i mishëruar në idenë se me lirinë tënde të brendshme, krijon edhe ndezë kandil edhe për etninë e tij e kësisoj edhe bota bëhet më e mirë e më lirë.

     Ai nuk synoi që liria të mbetej në kufij filozofik, por bashkëkombësit të jenë qytetarë të denjë të një shteti sovran, të një Evrope të përparuar dhe që i përkasin një bote në zhvillim dhe si rrethanë lumturie në atë vatër të përbashkët.

 

 

VENDLINDJA NË POEZI 

 

... Edhe  mijëra herë do t’i ndez kandilat e shpirtit
E do t’i shtrydh deri në palcë muzat e mendimit
E do të betohem në shkëlqimin e diellit
Deri në fitilat e fundit të shpirtit të përmalluar
Dritën për ty s’do ta ndalë...

Ndjenja dhe madhështia  e vendit, ku u lind dhe u rrit e ndjekin gjithandej nga tretë udha e poetit, për atje, ku hodhi hapat e para, shqiptoi fjalët e para. Ai vend madhështor buzë maleve kreshnike të Sharrit e mes njerëzve aq të fisëm, trima e besnikë siç janë vërrinasit. Malësorët plisbardhë, që ju pati hije fjala, që ju pati besë kuvendi ndër kullat e moçme, ku mblidheshin burrat e kuvendonin për problemet e tyre familjare e deri tek ato më madhoret, siç ishin problemet e idealizmit a të mbrojtjes kombëtare.

     Është dashuria për kullën e familjarët, ndonëse, të përziera me dhimbjen e mallin e atyre që nuk jetojnë, apo gjyshen që lufta e mori si mos më keq. Kujton e krijon për luftën e pengmarrjen e disa nga familjarët dhe bashkëfshatarët, që u morën peng apo të atyre pleqve që u masakruan te pragu, e fëmijët e vrarë nga dora e hienave të Kalamegdanit. Kujton e krijon për kaluarin e vuajtjeve të të rinjve, që burgosën a ndonëse dhe vriteshin për shkak të veprimtarive të tyre atdhetare.

Kujton skamjen që përjetuan bashkëfshatarët, por edhe dinjitetin e pathyer e moralin e lartë, që bartën e trashëguan breznive.

     Kujton sakrificat e mëdha për mbijetesë të bashkëfshatarëve e të bashkëkombësve dhe kujdesin për fëmijë, familjarë e mbrojtjen e trojeve stërgjyshore.

Kujton masakrat mbi popullsinë vërrinase e shqiptare në kohë lufte, por Vërrini mbi të gjitha e kujton me poezi. Kujtimet i ruan si perla të çmuara brenda shpirtit brilant, ku për vendlindjen ka shkruar me vite e dekada të tëra.

     Nëse do të futesh në sfondin e poetikës për vendlindjen të autorit Ajgeraj, sigurisht që me gjithë vërtetësinë e ngjarjeve, as që mund ta mendoj poezinë e këtij autori pa filozofinë, metaforën që në poezinë e tij jep kuptimin dhe estetikën që buron nga shpirti dhe mjeshtëria e krijuesit, ama edhe pa mallin, që e karakterizon autorin, vështirë që mund ta imagjinoj poezinë e tij.

Këtë art të mirëfilltë autori e sjell si maratonë ndër dekada, i cili e përjeton si art jetësor e me përkushtim.

“Te rafti i odës

Plisi i bardhë po i ruante kujtimet

E rendit të odës

Dhe porositë e pleqve të Malësisë

Neve në mos na i harroni 

Eh, ç’dhimbje

Trazuan atyre çasteve kujtimet”.

Trazon dhimbja në kërkim të simbolikave, ndaj, personifikon ikjen e përjetshme, mallin për njeriun e zemrës, që e pushton, por edhe ai vend i madh i mbetur bosh që pas lë, veçse kujtimet.

Me porositë që “mos të harrohen varret” është një vragë e mbetur diku, ndaj trazohen kujtimet, ku e kaluara ndikon fuqishëm në botën e poetit e shpërthen në botën e përjetimeve. Pra, aty ka aq shumë mall e dhimbje për ata që i mungojnë e në rastin konkret - babai.

     Brenda këtyre vargjeve, gjen gjithë ato elemente që ngacmon imagjinatën e i vargëzon në varg, si forma më e përshtatshme për të shpalosur potencialin që bart autori brenda vetes.

     Ajgeraj është një ndër autorët e njohur që i shkruan mallit, ashtu si në këto vargje, ku shpreh nostalgjinë e mallin për babanë “plisbardhin”, që një jetë ia kushtuan njëri – tjetrit. Ndaj, s’pushon në botën metaforike të menduar e peshuar mirë, ku përçon plot mesazhe e ku vargjeve ju jep dimensionet e duhura dhe vendimtare për cilësi të lartë krijuese e shkruar me gjak zemre e ndjenja të forta shpirti. Arti i tij është i ushqyer me moralin e lartë qytetar, ku brenda tij është një forcë e jashtëzakonshme poetike.

     Ndjenjat e brendshme për vendlindjen, xixëllojnë si floriri, por vlerat e tij krijuese absolutisht e kanë ndaluar veçse brenda këtij përkufizimi, por veprat e tij mendoj që do të kenë përfilljen e secilit, kryesisht, mbështetjen e duhur të personaliteteve, e jo vetëm lokale. Admirohet mendjegjerësia dhe kultura e tij mbi librin, poezinë dhe zhanret e ndryshme letrare. Pra, mund ta vlerësosh plot admirim gjeninë e këtij njeriu, si një botë interesante, pothuajse, simpatike, pasi autori çdo lloj ngjarje e historie e përshkoi me penën e tij, ama poezinë e ka arritur në nivelet e saj më të larta. Ai ka qenë, është dhe mbetet misioni i tij, në përputhshmëri të plotë me interesat lojale e atdhetare, ku i paraprinë kulturës e vizionit të tij njerëzor.

Obligohet t’i shërbejë artit letrar e  kombëtar me përsosjen e poezisë tij dhe ngritjen e nivelit në majat e larta të letërsisë.

     I inspiruar nga ndjenja e dashurisë për vendlindjen përcjell emocion, ndjen mall dhe fal shumë dashuri për vendin e tij të lindjes. Folenë më të ngrohtë, që e mban gjithnjë në shpirt aq sa për ta zbutur acarin e shpirtit që e krijuan dekadat e largësive. Ky bir i Vërrinit, që me përkushtim, jo vetëm shkroi dhe i krijoi vendlindjes, por e nderoi atë që në moshë fare të re. Koha e idealizmit, por edhe nga mërgimi sytë i mbajti nga vendi i lindjes: Vërrini e Kosova. Pra, mëmëdheu e mendja i punoi me shumë përkushtim për atdheun, por edhe sot pena e tij, s’resht së shkruari për mëmëdheun, si ndjenjën më reale të shpirtit poetik.

“Kep më kep shtegtoj Vërrinin

Në hije të Lezit flladit shpirtin

Mbi Kushnin shtegtoj shkrepave

E numëroj kullat e shkreta në Cylen

Nëpër Gjeq s’kam ku i lëshoj dhimbjet

Në fushat Hoçës pushoj hijeve 

Mbi kodër të Arbërisë ngre dorën mbi ballë 

Heu sa i dhimbshëm ky shtegtim

Plot plagë lufte Vërrini im”.

     Fantazia e tij e mahnitshme fluturon porsi shqiponjat përmbi atë botë të madhe në gjithë hapësirat e mëdha të vendlindjes, ku çdo cep e shëtit mespërmes dhimbjes a plagëve të moçme, që kanë lënë vragë në shpirtin e autorit , kur numëron kullat e shkreta të Vërrinit, të cilat i shkrumbuan flakët e luftës.

Ama edhe malli për fshatrat, udhët, kodrat, lëndinat, shtegtimet skaj më skaj të vendlindjes është shpirti i penës së poetit. Thuhet se tradicionalja e gjenialja si uji me zjarrin veprojnë ndaj njëri- tjetrit, por në këtë rast bëjnë një të plotë.

Është karakteristikë dalluese e autorit si shpirt i mishëruar i një tradite të lashtë, të cilën sikur e bartë brenda vetes, me fanatizëm, por ta risjellë atë edhe në art.

Ky gjeni dhe koha e tij vjen si një botë e madhe me dimensione të shumta, por mendja e shpirti janë të përbërë e gjitha atdhetarizëm, edhe pse koha rrotullohej në sfera të ndryshme, ama vizioni i tij për të qenë qytetar i lirë i botës.

“Nuk mund të besoj se Zoti që na ka pajisur me shqisa , arsye dhe intelekt, të dëshirojë, që ne të heqim dorë nga përdorimi i tyre”. (GALILEO)

     Kurse, Ajgeraj, thotë nëse je i fortë, tregoju i butë dhe paqësor, në mënyrë që kush të rrijë afër të ketë më shumë respekt e jo frikë. Autori duket se çdo gjë e përdor me modelim, në mënyrë që mungesën e dhimbjen ta përmbushë, duke ju treguar njerëzve se jetën dhe iluzionin ua ka dedikuar atyre.

Autori lëvron në botën letrare prej dekadave, pa çka se bota shqiptare ka qenë e pambrojtur nga stuhitë e rrezikshme të jetës, por kjo botë miqësore e bujare

( shqiptare ) e mishëron autorin me çdo gjë që e gëzon a e shqetëson vendin e lindjes, Atdheun, pra, për të është bota dhe ëndja më e thellë e të cilit është udhëtimi nëpër shtigje të mëmëdheut, lumturi plotë, por edhe aventura në periudha të ndryshme të kohës.

     Le të sjellim disa nga vargjet e shkëputura nëpër poezi a vëllime të ndryshme:

Hënës po ia shijonte shkëlqimin mbi Vërri.

Etjes i jap ujë nga gurrat e vendlindjes me frymën e flladeve në Vërri.

Flladeve të Vërrinit ndër lisa.

Pse gjithë ky mall për vendlindjen?

Me njerëzit e mi në kulla merr oshtimë kënga.

Vërrini mbushet dritë gëzimi, prek kupën e qiellit Adem e Hamëz Jashari.

Qiellit të Atdheut shkëlqim marrin grykëhollat.

Shtohen kullat Vërrini mbytet jehonave.

Flladeve të Vërrinit t’ia freskoj mallit ballin e kolonës sime malldjegur.

Dhe vapa e verës flladitet Vërrinit.

Mua e ty zgjuar na kanë kullat.

Dasmë në Vërri, shtohen brezat.

Nën cakërrime gotash gëzuar shpërmallimit.

Vërrinit mbushullojnë kullat.

Lumëbardhit s’i jep Sharri ujë e iu tha fyti Drinit.

Kësaj pasditeje në Prizren.

Nën hijet e flladeve të Vërrinit tek presin këngën e mbathcave të kthimit.

Ditë për ditë kuvendoj me ty te sheshi i Lidhjes së Prizrenit.

Në gji të Vërrinit.

Me gjethet e lisave të Vërrinit.

Ti bishë karpatesh që ma vrave diellin e m’i nxive shekujt nëpër oborrin tim.

Pse kaq i shkretë Vërrini im, pse?!

Diellin tënd Vërrini im korbat ta paskan zënë e qiellin shpuar me plumba ta paskan.

Lagjja ime e shkretë, ku i ke fëmijët, gratë e pleqtë?!

Zot, ç’mallkim paska rënë mbi Vërri.

Kodrat të mbytura me varre kush iu shpëtoi?!

Po si ato të qytetit tim buzë Lumëbardhit, asnjë.

Ah, ato që rriten nën burimet e Sharrit, s’i ka kush.

S’ka si ato buzë Lumëbardhit dhe pikë.

Përmbi kodrat tua i kam lënë kujtimet.

Të m’i ruani të blerta nëpër stinë e mote.

Shpresat e kthimeve, i freskoj në Sharr, ardhjet.

Seç m’i kujtoi shirat e vjeshtës në Vërri.

Në rrafsh të Opojës i mblodha peizazhet e ditës.

Te hotel “Dasma” e shtruam Sofrën Opojare.

Ç’mjaltë e ëmbël i luleve të Sharrit.

Mik i dashur, dil një ditë në Opojë.

Dhe lokja e fundit e lagjes sime në Malësi.

Sot iku dhe lokja e fundit e lagjes sime në Malësi,

të pikëlluar na la kujtimeve.

Ti mbi Sharr e unë mbi Alpe i biem fjalës me daltën e mendimit.

Mik,ti atje mbi Sharr, e unë Alpeve plot mall.

Zbresin mbi Sharr.

Kep më kep shtegtoj Vërrinin.

Mbi Sharr freskoj ballin me zanat.

Në Malësi bukuri të natyrës i mbledh në varg.

Tek thurë këngë për vendlindjen.

Në hije të Lezit e flladit shpirtin, këngëve të dhimbjes krenare.

Mbi Kushnin shtegtoj shkrepave.

E i numëroj kullat e shkreta nën Cylen.

E në kodër të Lezit kuvendoj me heshtjen, për kullat e rrënuara.

Nëpër Gjeq s’kam ku t’i lëshoj dhimbjet nga larg e plumba.

Mbi Kushtrim i mbledh këngët, e i freskoj në gurrë.

Në fushat Hoçës pushoj hijeve, lodhjen e këtij shtegtimi plot dhimbje.

Fluturoj si zog mbi kodër të Arbërisë.

Ti mbushullojmë kullat e të valojë bajraku.

E t’i gëzojmë kullat tek i përtërijmë vatrat.

E qielli nxihej buzë Lumëbardhit.

Idealizmin e ngurtësova në gji e këngët e vendlindjes dhe vargun.

Nga Kaçaniku deri në Vërri t’i përqafova plagët një për një.

Ikjes së largësive po i zbardhet mendimi koha po i plaket.

Folu shqip kullave me gjuhën e fjalës së përmalltë.

E merr një këngë ndër oda të na e shuaj etjen e mos të na mbytë barë i harrimit.

Çfarë t’i jap fjalës kur flaka e mallit m’i ka zhuritur muzat mik i dashur,

vajhalli për vargun dhe ne vendlindja ime.

Në burimet tuaja etjes i jap freski, krojeve të Vërrinit në Sharr.

Pa çka se mua më vodhën udhët e më tretën gjeografive, e me këngë tuaja i zbukuroj ditët e mia të zjarrmishte - Malësia ime.

Vajhalli për kullat tona të shkreta, Zot ç’mallkim na ke vënë mbi shpinë.

Nëpër këngët tuaja e shtrydh ajkën e fjalës e më del lot.

Të falat mbi letër ia nis Sharrit.

Buzë Lumëbardhit iu takoj përmallshëm ju të mirë.

Tek i flladisim ditët e kthimeve të përmalltë buzë Lumëbardhit.

     Pra, Ajgeraj është shtruar këmbëkryq përmbi traditën shqiptare, me nder e moral, për mbrojtjen e ndërtimin dhe gjendet më së miri i integruar brenda këtij kuadri dhe sferave të mëmëdheut, por me shpirt luftarak e i paepur, me vizion e plot dritë për të ardhmen e Kosovës. Pasi idetë i japin jetë imazhit mendor, që i gjeneron zakonin mendor nga i cili në fund lind një tipar mendor, zotëron mendjen e mendimet, zotëron jetën dhe fatin e tij, sepse dija është fuqi, inteligjencë, ku e shpreh etjen e dijes, madje, gjendet dhe vëllim: “Etje në Fjalë”, etj.

     Liderët e mëdhenj kanë teknika, që i lejojnë të arrijnë në majat, kurse Gëzim Ajgeraj përdor penën, ngjarjet historike, vendlindjen, mëmëdheun, për të arritur majën e suksesit e duke zgjedhur fuqinë e fjalës, gjeografinë krijuese, thellësinë e mendimit me diapazon të gjerë e që me tema të larmishme ka prekur, tashmë, majat e letërsisë dhe me vëllime të shumta të 175 titujve. Ky idol i letërsisë shqiptare me dimensione ndërkombëtare dhe menaxhim të suksesshëm, por librat e Atdheu për Ajgerajn janë të shenjtë, ku ky melhem e shenjtërisë së mendimit, zbret përmes metaforave në varg.

“I kam shtrydhur edhe damarët e dhimbjes

Me lot Kosovë të kam larë faqet”.

     Poeti i mallit e i dhimbjes vargëzon sa shpirti thellë ta ndjen emocionin, ankthin e mërzinë, për vendlindjen. Poezia për Ajgerajn është kënga e shpirtit, e cila merr udhën përmes diapazonit dhe mjeshtërisë së fjalës, që ai krijon e nuk e mendon dot pa filozofinë e fjalës, pa metaforën që jep kuptim e estetikë filozofike, e cila buron nga mjeshtëria e këtij krijuesi. Falë këtyre elementeve trazon ndjenjën shpirtërore të krijuesit dhe te lexuesi i gjerë përcjell emocion.

     Në mjeshtërinë e poetit zë vend fjala, pasi e vendos në vendin e duhur e zë shumë peshë. Mjeshtëria varet nga bukuria, estetika, fuqia e poezisë, mesazhi dhe ndjeshmëria e saj te publiku. Madhështinë që gjen në poezinë e poetit vjen nga përdorimi i fjalëve dhe i metaforave adekuate në vargje, ku fshihet bota e filozofisë së mendimit sa më të thellë poetik.

     Letërsinë e madhe e bëjnë shkrimtarët e mëdhenj, ama poezinë e krijojnë, veçse, poetët misionarë që i udhëheq fuqia e Penës, talenti dhe mjeshtëria gjenetike e shpirtit krijues.

Kjo referencë e spikatur e poezisë shqipe, që sjell apo krijon autori, Gëzim Ajgeraj vjen plot dashuri dhe ndjenjë për Vërrinin, Prizrenin e Kosovën, si foleja më e ngrohtë e shpirtit të poetit, që ndjenja i fle veçse me Atdheun.

Pena e Ajgerajt vjen plot jetë dhe freski mendimi, ku dhimbja është forcë dhe shpresë plot dritë dhe reflektim ku dhuron emocion ndaj e bën më të këndshëm për lexuesin. Poezia për vendlindjen në krijimtarinë e tij, poeti ka ndërthurur me art mbi realitetin e luftës për liri e pavarësi.

“Edhe pse shkëlqimin ende e vrasin korbat”.

Vërrini e Kosova martire, si tempull i përjetshëm i etjes për lirie është brenda shpirtit të Ajgerajt, por edhe popullit trim, fisnik e hero të Kosovës Legjendare e Kombit mbarë.

Në tërë shtrirjen e rrafshit poetik është ajo gjeografia e vendlindjes, që herë pas here vargëzohet e këndon me gjithë forcën e shpirtit, me ndjenjë malli e dashurie, që sjell madhështinë në kohë e hapësirë, bujari e fisnikëri, e mbi gjithçka - shpirtin atdhetar.

Nderi, besa e trimëria, që kthehen në magji, e gjithçka që magjeps, nostalgjia e ikjeve a e moskthimeve a brengën, që e shfaq përmes metaforave, plot finesë poetike, frymëzime filozofike, figura reale, perceptime individuale të botës madhështore të poetit. Pasuria e gjerë janë metaforat e shumta që poezia e tij na mbështjell në magjinë e tyre.

     Ky arkitekt poetik plot dekor, me lokomotiva të tejmbushura plot ide e vizion, ku pasqyrohet jo vetëm e shkuara e hidhur, por edhe e tashmja dhe e ardhmja me plot mesazhe drite e besimi. Vështrimin nuk e largon lehtë nga poetika dhe krijimtaria e tij brilante, ku ruajmë dhe kujtojmë atë esencën me shpirtin e kulluar e plot virtyte njerëzore.

     Ky etalon i rrallë që është idol i letërsisë bashkëkohore shqiptare, hyjnisht e me shumë forcë e transformon trishtimin, te lexuesi e përçon si mesazh për njohje edhe kultivim të historisë së vendlindjes, por rrezaton edhe rrugët e jetës.

Plot madhështi vjen poeti nga gjithë ai kompleksiteti njerëzor. Inteligjenca krijuese dhe koherenca nga gjithë gjeneratat e bën kërkues, pasi bukuria artistike është thellë brenda shpirtit të tij. Lehtësisht mund të studiohen këto vlera të koncentruar, si vlera të larta atdhetare, si thesare të vërteta.

     Si një poet i përmasave të gjëra kombëtare, ndërkombëtare, por edhe evropiane.

Poezitë atdhetare që sjell Gëzim Ajgeraj janë kontribut i fuqishëm për brezat.

Madhështia te njerëzit është fjala, mençuria dhe shpirti plot flakërima poetike.

Kjo minierë e bukur shpirtërore le të triumfojë e pena e tij e artë  ta qëndisë historinë, që të rrojë ndër shekuj.

 

 

RIMA NË POEZI 

 

“Koha është lënda prej së cilës unë jam bërë. Koha është një lumë që më merr mua me vete, por unë jam lumi.  Është një tigër ai që më përlan mua, por unë jam tigri, është një zjarr ai që më shkrumbon mua, por unë jam zjarri”.  (Borges)

Edhe bota shpirtërore e poetit të mirënjohur shqiptar, Gëzim Ajgeraj, por edhe bota e tij krijuese është kaq e ngjashme me thënien e bukur të njeriut të famshëm të letërsisë botërore - Borgesit.

     Kështu që brenda shpirtit të tij është plogështia e fuqia, urrejtja e dashuria, malli e forca. Por, mbi të gjitha gjen një dinamikë të jashtëzakonshme tek eksploron botën e tij letrare dhe gjendesh brenda galerive poetike, ku humbësh i tëri ndër stile e forma të shumta, pasi poezia, si zhanri më i vjetër i letërsisë, ku edhe Gëzim Ajgeraj, pa dyshim, që e ka lëvruar në formën më të mirë, duke sjellë me shumë finesë.

     Ndaj këtij lloji letrar i qaset nëpër terrenin e pasosur të këtij lloj sfondi. E rafinon natyrshëm burimin në rrjedhën e drejtpërdrejtë, këtë përzgjedhje e bëri aq atraktive për lexuesin.

Poeti ka lëvruar gjithë stilet e poezisë, si p.sh:

• Poezia për të rritur

• Poezia për fëmijë 

• Poezia sarkazëm

• Poezia fabul

• Poezia etnos kulturor.

Për përsosjen e tyre brenda çdo stili ka përdorur forma të ndryshme dhe elemente, po ashtu, duke vendosur fjalën në vendin e duhur, duke përzgjedhur metaforën si të domosdoshme apo brumin në poezi dhe plot finesë sjell esencën poetike, si fjalim të organizuar ritmik, ndaj poezinë e sjell si të vërtetë me bukurinë estetike dhe origjinale të poezisë së mirëfilltë.

      Metaforat, imazhet e krahasimet në poezinë e Ajgeraj janë komplekse e shumëdimensionale. Autori krijon për njeriun, natyrën, Atdheun, luftën e egër, vendlindjen, nënën, tokën, diellin, yjet, ujin, gjithësinë. Vargu i tij vjen natyrshëm, i freskët, i kuptueshëm, ashtu si një ekuacion matematike.

     Do të flasim për llojin e poezisë, ku përdoret rima, si lloji më i përdorur nga krijuesi i gjerë në këtë zhanër letrar, ku respektivisht është përputhja e plotë e rrokjeve të fundit të dy a më shumë vargjeve, duke filluar nga zanorja e theksuar, rimë e mbyllur, rimë e një strofe katërshe, ku vargu i parë përkon me të katërtin dhe i dyti me të tretin, etj.

Le të shohim një strofë ku rima është.

“Ç’t’i jap mallit me vete veç uratën për ty, more mik

E ç’të mbaj për fjalën që s’po hyn në varg assesi

Është tërbuar nga këto udhë nuk lidhet ndër rima, veç ik

Ka filluar të m’i hajë fjalët kjo udhë nëpër gjeografi.”

     Kjo strofë e llojit “katrena” me shumë elemente përbërëse e metafora të fuqishme, ku jep kuptim e tregon forcë fjale e thellësi mendimi me rimë të alternuar.

     Ne kthehemi sërish te fjala, si brumë për vargun, nuk do t’i mjaftonte as përgjigjes së vargut. Pra, muza, ideja e poetit, fuqia filozofike e krijuesit, talenti dhe mjeshtëria e tij, elemente, të cilat gërshetohen rreth artit të ndërtimit të strukturës së poezisë, pa çka pastaj forma, metafora, muzikaliteti, etj.

     Vargjet janë ndërtuar bukur estetikisht dhe rima vjen (ABAB). Kjo lloj rime tingëllon aq bukur, dhe synoj të pasqyrojë atë që e ndjejmë nga bota e një krijuesi që është gjithnjë në perfeksion.

     Te krijuesi, kjo mjeshtri dallohet me talentin e tij, mjeshtrinë dhe botën e gjerë psiko- filozofike, të cilën do ta përdorë në elaborimin e idesë brenda fjalëve në vargje.

     Kështu që mund të flasim lehtësisht se vargjet janë majat e fjalëve, ku shtrihet ajo botë mendimi dhe filozofie, si një botëkuptim të logjikës së thellë dhe fuqisë intelektuale të krijuesit, ku brenda kësaj filozofie të vargut, sigurisht, shohim edhe forcën magjepse të tij, ku na pushton ndjenjën dhe na bën të ndjehemi si lexues brenda botës tij krijuese.

     Këto vargje vijnë si shprehje e botës emocionale të krijuesit.

 Autori e ka shpalosur botën emocionale e vizionin e tij nga bagazhi i memories së tij.

“Dhe kur vreshta jonë zverdhej e lëngonte

Në fletët e hardhisë dhimbjet i lexonte

Me duart e saj vetë e punonte

Në çdo kalavesh plagët ia shëronte”

Në këtë strofë, katrena rima është e tingëllon bukur dhe e përdorur ( AAAA ), ku secili varg është me rimë të puthitur. E veçanta e kësaj strofe është se përmban edhe vargun e thyer apo vargun e bardhë.

“Në fletë të hardhisë dhimbjen ia lexonte,

me duart e saj vetë e punonte”.

Poeti përjeton ndjenjën e dhimbjes së hardhisë.

Meqë, këtu përmendet fjala ndjenjë, kur e lexojmë në ndonjë poezi të bukur e na zgjon atë, dua të jap edhe gjykimin tim në atë pikë. Ndjenja ekziston gjithmonë brenda nesh dhe i duhet një pikë e caktuar për ta trazuar, ndaj kjo është një poezi që na ngacmon, për ta bashkëndjerë vargun. Ama ndjenja në aspektin psikologjik, e në këtë raport shpalos akceptueshmërinë e shijes poetike.

     Nuk po zgjatem për ndjenjën në art, pasi kujtoj që kam folur edhe herëve të tjera, siç janë vlerësimet për artin, ku gërshetohet ky fenomen.

     Katërvargëshi ose katrena, është një nga llojet më të përhapura të  strofës poetike, që ka katër vargje të lidhura me rimë.

     Del në pah përvoja, e cila me kohën dhe punën individuale të krijuesit, kështu që krijohet brenda artit të tij.

     Autori e njeh mirë fenomenin e selektimit të literaturës së leximit, sigurisht secili ka shijen e vet, dhe merr atë që i përgjigjet atij dhe kërkon dritën brenda artit poetik.

Poeti është pikërisht ai tis i artë mbi jetën dhe zakonet vërrinase, idol i gjërave të thjeshta e njerëzve të thjeshtë - idol i Kosovës.

Fatet e veta ai i pati kërkuar nëpër rrugët e ngushta e periferike të qytetit me udhët e kalldrëmta të Prizrenit bukur, në të cilat shkrimtarët e tjerë kalonin me mospërfillje të plotë. Poeti që ka çarë vetë në jetë, por ama ruan për këto ambiente nderim prekës, ashtu edhe siç ia ndjen hardhisë dhimbjen e plogështinë apo ia shikon zverdhjen e lëngimin, pra është imagjinata e krijuesit.

Ai bëri që puna ta tejpërshkëndijonte atë botë të përhime e të nemitur.

“Çdo poezi është misterioze, askush nuk e di në tërësi atë që i është dhënë për të shkruar”. (Borges)

A mund të themi se gjithçka e bukur po sillet rreth saj

E ta gëzojmë me bukurinë e kënaqësinë e kësaj kohe

Tani kur shumëçka e ka humbur kuptimin, boja i ka dalë

E shëmtia e gjërave hapësirat e bukura kudo i ka vrarë 

Nocioni qendror i stilistikës është stili.

Kurse në traditën e lashtë fjala ka pasur kuptime të ndryshme, ku sot përdoret dendur në gjithë artet. Autori në artin poetik stilet e tij i ka përkufizuar plot finesë, si veçori themeltare artistike, ku ndërthur bukur  artin gjuhësor. Edhe fjalori që përdor autori është një oqean i pafund me pasuri e mundësi të pashtershme, por edhe aftësia e mënyra e shfrytëzimit të kësaj pasurie siç është shumëllojshmëria.

     Në vargjet e mësipërme rima gjendet e puthitur në dy vargjet e fundit ose thënë më saktë janë ( ABAA ) ama bukuria e vargut është fjala, stili dhe metafora që sjell madhështinë në tërësinë e saj. Poeti kërkon t’ua mësojë poezinë e së përditshmes gjithë atyre që janë mbyllur në rrethin e ngushtë të përditshmërisë.

     Njerëzisë u rrëfen deri në kufirin e përjetësisë, pra në jetën e tyre dhe bukurinë e vrarë, pasi fshehur është shkëndija e gëzimit të heshtur nën tymnajën e mjegulluar të së përditshmes.

    Gjithçka do të nxjerrë jashtë kuadrit të jetës së rëndomtë, e cila vritet shpirtërisht.

Sigurisht në strukturën e këtyre vargjeve ka diçka të bukur, që ngacmon imagjinatën tonë, për të na afruar me leximin. Ky fakt na bën më të ndjeshëm, ndaj gjendjes dhe situatës, ku gjendeshim si shoqëri, por edhe lloj shfryrjeje në raport me kohën.

Por, ama edhe si protestë që duhet t’i kundërvihet kohës, ku autori e bën të fuqishme poezinë përmes metaforave.

     Vargjet bëjnë ta ushqesh shpresën dhe frymëzimin dhe të mos pushtojë ndjenja e dëshpërimit, që na rrinte si mjegull mbi kokë. Por, mos ta harrojmë traditën e pasur popullore të zonës prej nga vjen autori dhe folklorin burimor të popullit, që është bazamenti i krijimit të personalitetit të tij.

Metafora që sjell poeti është magjia në varg:

Ah, ç’shëmti e zezë i paska rënë lagjes

Dhe odat në kulla shkretuar qenkan tharë 

Paskan ikur nga kjo botë gjithë pleqtë në Malësi

Ç’mungesë ndjeva të ndërroja ca llafe për mall.

Një formë tjetër brenda këtij stili, ku rima bie në vargjet dy dhe katër, por bukuria në varg është e dukshme. Metaforat zënë vend të veçantë dhe vargjet vijnë plot stil e art. Vargun e bën të veçantë fuqia e fjalës e thellësi e mendimit, e përcjell emocion ama edhe ndjen mall, e mallin e shpreh në zymtësinë e fjalës.

     Autori njihet si poet i mallit. Shprehjet dhe mendimet e konceptet pasqyrojnë atë shëmti imagjinare, që i ka rënë lagjes, pasi gjithçka duket shkret dhe e zbrazët, ku përmbajtja i qëndron besnike zhanrit letrar dhe atij historik.

     Potenciali e bën të dëshmojë forcën krijuese, ashtu siç tregojnë mbretërit e penave, ku frymon vorbulla e fuqishme dhe imagjinata. Rrëfimi mbetet origjinal dhe funksional.

     Poeti përmes vargjeve përcjell plot mesazhe.

     Temat që trajton poeti, figurat në vargje, simbolikat vijnë si thirrje, si kushtrim, si porosi, por udhëtimi i jetës, herë - herë poeti na jep forma të ndryshme vargjesh, por vjen edhe si dhimbje e heshtur, ku dominon malli.

     Simbolika e Vërrinit është simbolika e Atdheut, qëndresa, sakrifica, lufta, paqja, një botë e tërë e rrethuar dhe si një preokupim i përhershëm i poetit, ku e has në shumë analiza e vlerësime në vargje, ku me krijime të tilla hap shtigje të reja artistike .

     Shpreh përjetime me figurat stilistike, me metafora artistike. Është pikërisht ai magjistar i fjalës që të magjepsë në varg, ndaj në letrat shqipe shënon dimension të ri. Është mjeshtri i madh dhe i vërtetë i metaforës me shpirt të thellë e të madh poetik, natyrshëm përcjell begati poetike i mishëruar në imazhin artistik dhe mesazhe njerëzore.

     Poeti që përcjell emocione përmes vargut e poezisë e sidomos poezive, që brendia e tyre e pasur flet për Vërrinin madhështor, Prizrenin historik, Kosovën Legjendare, plot nostalgji të pranueshme sa tradicionale, po aq dhe moderne, pasuri e padiskutueshme për artin poetik të letërsisë shqiptare.

Mishërim për brezat.

Strofa distik.

Strofa distik është dyvargëshi që në poezinë e autorit është goxha e përdorshme.

“Mbi altar të këtij qielli, fjala mbledh qëndresë

Se këtu pra shkëmb e male kanë veç  një besë”

Ky varg pesëmbëdhjetërrokësh është një nga vargjet e rrallë të përdorur në gjuhën shqipe, ku e gjejmë në poezinë popullore, por ashtu dhe në poezinë e shkruar.

Mbi altar, të këtij qielli, fjala mbledh, qëndresë.

 3+3+3+3+3= 15 rrokëshe.

Se këtu, pra shkëmb, e male, kanë veç, një besë.      

 3+3+3+3+3= 15 rrokëshe. 

Kështu që për emërimin e strofave merret për bazë numri i vargjeve që e përmbajnë atë. Situata mund të jetë e ndryshme, dy vargje që mes tyre lidhen me rimë të puthitur, por edhe me intonacion.

     Kështu që dyvargëshi ka qenë i përhapur edhe në letërsinë e vjetër antike, kurse në letërsinë orientale quhet bejte, por e hasim shpesh edhe në proverbat popullore.

Këto lloj strofash gjenden shpesh në poezinë e Ajgerajt.

Këto vargje, për nga ndërtimi kanë bukuri të veçantë, ku fuqia filozofike e fjalës vjen përmes metaforave, që gjenetikisht është e vjetër sa vetë jeta, e të mbështjell në magjinë e tyre.

“Mbi altar të këtij qielli” vargu është i ndërtuar me çiltërsinë e fjalëve, ku kuptimi në tërësinë e saj në këtë rast mund të akceptohet si metaforë.

“Fjala mbledh qëndresë”, edhe këtu e kemi rastin kur kuptimi i fjalisë mund të përcaktohet si metaforë.

Dhe, jo më kot gjithnjë e kam quajtur poeti i metaforave.

Kështu që bëhet e rëndësishme për metaforën, për vetë faktin se prej lexuesit përjetohet si metaforë në raport me krahasimin dhe ngjashmërinë që i jep krijuesi vargut me simbolikën e synuar. Pra, përmes metaforave poeti ngre në lartësinë qiellore fjalën, e cila mbledh qëndresë e tregon forcë.

     Për ata që e duan poezinë, ajo bëhet kënaqësi shpirtërore e lexuesi lundron në anijen e fjalës. Brenda këtij meditimi, bredh imazheve e vargjeve, por edhe filozofisë psikologjike si një ndjenjë dhe nevojë për zhvillimin dhe avancimin e mendimit e mendjes njerëzore.

     Mjaft i përdorshëm në poezinë e Ajgerajt është strofa tercina e përbërë me nga tre vargje.

Strofa TERCINA ose TERCETI ( trevargëshi ).

Strofa e përbërë prej tre vargjeve, të shkruara rëndom me 11 rrokje, e cila është përdorur nga Dante dhe komedia hyjnore.

“Dhe ikën miqtë e treten diku në heshtje

Dhe neve përsëri na marrin udhët e mërgimit

Dhe shpresën e lëvarim diku përplot me kureshtje”.

Ky varg është njëri nga format brenda stileve të shumta, që përdor poeti, i cili gjithnjë është në kërkim të perfeksionit, por edhe shpreh përmes vargjeve impaktin, që i krijon heshtja e miqve apo stepja e tyre. Pra, brenda pak fjalëve dhe vargjeve krijon skena dhe imazhe dhimbjeje e një nocion të tillë, ashtu siç e ndjejmë ne shqiptarët, ku plaga e largësive dhe mërgimit është në çdo vatër a shtëpi, e përpiqet ta shpërndajë dhimbjen, si virus në shtëpi tona.

     Këtu zë vend edhe ndjeshmëria e mesazhit që jep vargu, duke e bërë të kapshëm për çdo shtresë të shoqërisë.  Ndjeshëm reflekton magjia e mesazhit të vargut, e depërton në mendjen tonë e atë shpresën e lëvarim diku me përplot me kureshtje.

     Në poezinë e Ajgerajt rima zë një vend të veçantë.

Në këtë stil poezie me tema të larmishme me fjalë të zgjedhura e të vendosura në vendin e duhur, përdor gjithë elementet e poezisë, gjen madhështinë në varg e poezi. Me mjeshtri e profesionalizëm vjen si interpretim i ndërsjellë kompakt i autorit me lexuesin, ku rrëfimi mbetet funksional.

     Në themel të krijimtarisë së Ajgerajt, gurët e vlefshëm e të qëndrueshëm janë harmonia midis mendimit dhe strukturës, ku është i veçantë në këndvështrimin e tij. Shpirti i poetit nuk hesht, ai është i mbushur “etje për fjalën”, ndonëse...

Opusi i tij krijues në poezi ka nivel të lartë natyrshëm del me tagrin e studiuesit mbi vlerësimet kritike e analizën letrare.

Më së miri del në pah vendi dhe niveli që zë në letërsinë shqiptare.

 

 

QASJA STUDIMORE E POETIT

NË ETNOSIN KULTUROR

 

Ndër këto dekada zhvillimet, kërkimet apo risitë mbi etnosin kulturor kanë qenë, pothuajse, të pakta, ndoshta vëmendja e shtetit ka munguar disi për sa i përket rritjes së vlerave apo më saktë zhvillimit të këtyre lloj traditave apo kultivimi i tyre. Mungojnë në një farë forme programe apo projekte konkrete të këtyre lloj proceseve, të cilat janë të rëndësisë  së veçantë për sa i takon ruajtjes së kulturës dhe traditës së një populli, që e kanë ruajtur me fanatizëm gjatë shekujve apo epokave.

Duke i bartur ato gojë më gojë ndër breza.

Kronologjikisht kultura e vjetër shqiptare dhe traditat e kanë zanafillën e tyre shumë të hershme deri në mileniume më parë dhe populli i ka trashëguar nga brezi në brez deri në ditët e sotme, sa të ngjashme, ndoshta, edhe të ndryshme nga krahina në krahinë.

Ruajtja dhe trashëgimia e traditave është mjaft interesante, pa dyshim, meritojnë shumë vëmendje pasi përfshihen veshjet gjithnjë sipas krahinave, këngët, dasmat, festat e ahengjet.

Nëse etnografia është pjesa shpirtërore, kulturore dhe historike, nuk e kemi të shpalosur. Pra, brezat nuk e njohin aq sa duhet atë, ndaj edhe mund të krijohet ai boshllëku i padëshiruar e ndodhin teori sipas egove të njerëzve, nga më të ndryshmet plot deformime, ndaj demonstrohet dhimbshëm në veshjet tona kombëtare, siç është xhubleta apo veglat muzikore: çiftelia apo lahuta, fatkeqësisht që fati i tyre për t’u ruajtur e kultivuar po zbehet.

Floubert e ka thënë:

“Kur një varg është i bukur, është më shumë se sa stil.”

Kështu që edhe në etnosin kulturor na vijnë plot vargje popullore nga ajo gamë e madhe e krijimtarisë popullore të krijuar ndër breza në zonën e Vërrinit dhe të mbledhura me kujdes nga autori Gëzim Ajgeraj, ndaj vargjet më e mira as kërkojnë ndërmjetësim, por mjafton të kapen detajet.

Eh, kjo botë!

Kjo botë është bërë për të pagjumët, derisa ka të pagjumë, edhe botën do ta ndriçojnë rrezet e shpresës.

Është bota e pasur e krijimtarisë popullore dhe ndjenja e lartë shpirtërore e autorit e gjithë madhështia që të magjepsë, pasi pasuria popullore për të janë qiejt, që e rrethojnë dhe galaktikat, që i japin udhë këtij universi të pashtershëm, sidomos, kur hulumton brenda zhanrit të etnosit kulturor dhe stileve të shumta të lëvruara nga autori.

Një nga ato është: “Etnosi Kulturorë” , madje tejet atraktiv e tërheqës për lexuesin e gjerë, ku zbulon aq shumë bukuri shpirtërore, të magjepsë fjala e vargu, temat, brumi ndër vargjet që përzgjedh, metaforat e popullit, që u shtojnë bukurinë vargjeve.

Kjo krijimtari me bazë të gjerë e tejet të larmishme, ku përfshin festat familjare, fejesa e martesa, ninullat që nënat u këndojnë fëmijëve të tyre, ditëlindjet, festat e zonës, të mbjellat a të korrat, apo gjithçka që i përket etnosit kulturor.

Është meritë e këtij mbledhësi të Etnosit, që sjell larmi temash, imazhesh, virtyte, traditë e kulturë përmes pasurisë së Etnosit Kulturor të popullit.

Vargjet popullore, të cilat i gjen ndër vëllime të shumta e vijnë si këngë plot intonacione e muzikalitet e udhëton gjatë nëpër gjeografi përmes diapazonit e mjeshtërisë së popullit dhe gdhendjes së fjalës popullore nëpër shekuj e mileniume.

Mbledhësi i folklorit të magjepsë me stilin e veçantë, larminë e temave, brendinë e jashtëzakonshme, figuracionet dhe mesazhet, që përcjell përmes folklorit popullor, ku siç kemi shkruar edhe më lart se dokumentet apo kronika të këtij lëmi nuk gjenden aq sa mund të pretendohet, pasi ndryshimet që ndodhin, duam apo nuk duam, ndikojnë në zbehjen e njohurive dhe ruajtjes së traditës dhe të kulturës tonë. Ama të kujtojmë se janë pikërisht nënat tona, që me këngët që këndonin e kanë ruajtur një pjesë të kësaj tradite gojore, pra, sidomos, këngën apo ninullat,

këngët e vajzave, etj.

Është drita e meteorëve që ka depërtuar thellë deri te madhështia njerëzore, por edhe te besimet fetare apo bashkëjetesa ndërfetare.

Besa le ta ndëshkojë pabesinë dhe errësirën, le të ndriçojë drita e të përcjellë mesazhet e bukura të shpresës dhe të besimit!

Mbi këtë temë, poeti i kombit, Gëzim Ajgeraj është marrë edhe me studime të shumta, ku i ngjan një fakulteti të letërsisë, ku përkushtimi ka qenë maksimal  mbi etnosin kulturor.

Tradita e kultura dhe gjithçka mbi etnosin kulturor kanë qenë për shkrimtarin dhe poetin ajo vlerë e jashtëzakonshme, e cila duhet të dokumentohet e të ruhet si relikte shpirti dhe si rezistencë përballë kohës dhe trendit nëpër të cilën po kalon shoqëria jonë (një dokumentim vlerash për të mos u harruar), ndaj vjen si model, si referencë plot fisnikëri, që e bartin misionarët e vërtetë e me virtyte të veçanta.

Kush nuk do të dëshironte të ishte në lartësinë e tij?

Pasi një shembull si ju përmes urtisë, traditës dhe kulturës personale, lartëson kulturën e një populli të tërë, përmes mirësisë tuaj dhe integritetit që pasqyron dhe e zotëron atë me shumë dinjitet, duke e ndërthurur me ndërgjegjen qytetare dhe kombëtare, duke qenë besnik i realizimit të kërkesave të shumta ndaj misionit që ka arti dhe letërsia.

Talent me fuqi të rrallë, madhështia është në përdorimin e gjuhës shqipe, ku spikatin zbatimi i kritereve, por edhe zgjerimi e pasurimi i fjalorit, duke rikujtuar e përdorur edhe fjalë lokale, që janë pasuri e të folurit popullor.

Si personalitet i shkëlqyer i letërsisë bashkëkohore shqiptare, me urtësi e thellësi mendimi, diapazon të gjerë në gjithë aspektet letrare, ky shkrimtar e poet i mirëfilltë, ku imagjinatën e shndërron në gjeneratorë të fuqishëm e duke ruajtur qasjen ndaj tekstit, kulturës dhe traditës, ndaj zë fill mes krijuesve modern.

Themelin realist e përbën konkretisht ky perceptim.

Estetika, mendimi, emocioni, janë ndërthurur së bashku brenda një labirinti.

Ka plot shkrimtarë dhe poet në gjithë zhanret, por që prekin majat, janë të pakët.

Ama ata që prekin majat janë të rrallë. Akoma më të rrallë janë misionarët që ndalojnë në stacionin popullor të fjalës, por ndikimi dhe personaliteti krijues kthehet në trend, ku përcakton edhe misionin që përmbush.

Në këtë hierarki vlerash renditet poeti prizrenas, idoli i letërsisë shqiptare, Gëzim Ajgeraj.

Autoritetin ia japin veprat, ku ka shkruar plot 15 libra mbi Etnosin Kulturor, ku provoi dhe tregoi se letërsinë e madhe e bëjnë shkrimtarët misionarë, që e ndajnë prerazi nga politika, apo nuk kushtëzohen nga regjimet apo sistemet politike, por i paraprin fuqia e talentit dhe e përjetimeve të shpirtit, duke e përkthyer në fuqi të krijimit.

Autori është modeli me prurje pasuruese, gjithnjë novatore, i matur, punëtor, që nuk njeh përgjumje, me dashuri të madhe për vendlindjen.

Njeriu zbukurohet nga virtytet dhe talentet, sepse janë xhevahiret më të çmuara.

Në lëmin krijues mbi Etnosin e autorit, pa dyshim, që gjetjet janë të shumta, ashtu sikur edhe format, stilet, brenditë, temat etj.

Por, në Etnosin  Kulturor ka plot larmi , ku dominon filozofia brenda poezive të etnosit.

Brenda përmbledhjeve për etnosin gjen plot studime për zonën e Vërrinit, ndaj i mbledh me kujdes dhe i kthen në këngë të zonës, ku kujton kohërat dhe traditën e bukur. Prek krijimtarinë brilante mbi këngët e etnosit, ahengje, fejesa e martesa, apo festat e zonës, si: Shëngjergji, Jeremia a Bajrami, si dhe prodhimet vjetore a bereqeti.

Përkushtim e ka artin kjo maratonë e gjatë e poetit, ku para lexuesit të gjerë e arsyeton dhe  argumenton në formë e përmbajtje perfektë. Autori i ka mbledhur ato vargje dhe gjallë e mban pishtarin e kohës dhe rikujton traditën e bukur vërrinase.

Përshtatje e jashtëzakonshme me atë kolorit e larmi krijimtarie plot mjeshtri.

Autori ka lënë gjurmë të pashlyeshme në këtë stil mjaft të veçantë, madje i ka mbledhur plot mjeshtri e profesionalizëm e mjaft fin e përcjell këtë dukuri përmes Penës te gjeneratat e reja.

Le të sjellim një strofë kënge nga ato këngët popullore të vajzave malësore vërrinase:

“U solle u solle ka kotari i dhenve

E zgjodhe Hasanin midis djemve

U solle u solle ka kotari i lopëve

E zgjodhe Hasanin në midis shokëve”.

Vargje të bukura që i këndohen vajzës kur fejohet, nga shoqet, të afërmit, etj., të cilët janë mbledhur për të festuar, ku përmes vargjeve autori përcjell emocion, pasi muza e ngacmimit dhe ndjenja e gëzimit e transmetojnë përmes fjalës, magjinë e vargut dhe na josh me zërin e tij, këngën e shpirtit.

Gjithmonë kemi parasysh krijuesin popull dhe kulturën e tij, kur mendojmë për këngën dhe magjinë e saj e gjithçka, që jep për artin popullor dhe bën që ne ta ndjejmë, ta përjetojmë, me gjithë ato finesat dhe bukuritë, na bën t’i kujtojmë thellë brenda vetes dhe sigurisht i ruajnë porsi xhevahire shumë të çmuara.

Shembujt përkojnë me aftësinë krijuese të popullit dhe mbledhjen e tyre nga autori dhe ndjenjën e ndërsjellë që përcjell te lexuesi.

Sjellim sërish ca vargje me këngë të martesës së vajzës vërrinase:

“Ore baba i nuses del te dera e shpisë

Del e pritja krushqit e së bijës

Gji po shkojmë te nusja me kerra krejt

Ori nana nuses të të dalin mentë”.

Autori sjell këngën popullore folklorike, si imazh për lexuesin, ku atë e bën ta ndjejë sikur të jetë pjesë e asaj tradite, ku përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit. Autori na kujton se folklori muzikor është pasuri e jashtëzakonshme.

Qaste kur familja mbërrin në shtëpi të nuses dhe prindërit e nuses ngacmohen përmes vargjeve të këngës.

Së pari, babai do t’i presë krushqit e së bijës dhe, së dyti, ngacmohet e ëma në këngën e vajzave vërrinase.

Sepse krushqit me kerra do t’ia marrin të bijën (si një ndarje e dhimbshme e njeriut të dashur e largohet nga shtëpia për një jetë të re).

Dhe nëna do t’i përjetojë çastet e vështira të kësaj ndarjeje nga vajza e saj.

Janë vargje që të rrëqethin e të dhurojnë emocion, njëkohësisht.

Forma, zëri, substanca në muzikë nuk ndahen, ashtu po të njëjtën bën edhe në këngët popullore. Kështu që shpalos dimension real dhe përcjell emocion e ndjenjë te lexuesi, sepse të zgjon jehona e vargjeve.

Dora i shkruan dhe shpirti i qesh për gjithë pasurinë që dokumenton mbi etnosin kulturor dhe traditën e vjetër popullore vërrinase. Pra, për lindjet, rriten, fejesën e martesën, festat popullore a bashkëjetesën fetare, ku krijimtarinë e gjen në bazë të gjerë.

Këto lloj vargjesh ndër vëllime vijnë si këngë plot intonacione e muzikalitet dhe udhën e merr përmes diapazonit e mjeshtërisë së fjalës.

Përpunimi i pareshtur i vargut dhe kërkimi këmbëngulës deri në përsosmëri  i studimit të tij brenda këtij stili u ngrit deri në majat më të larta të artit mbi etnosin kulturor.

Vetëdija e mbron të ardhmen, thotë autori, duke e shndërruar në radar të tashmen.

Plot imazhe të këndshme dhe ngacmuese që përcjell emocion sjell hulumtuesi, që ripërtërinë etnosin kulturor, për gjithçka që e ka përcjell Pena e poetit.

Ndaj sjellim një poezi mbi etnosin nga autori:

“Janë do burra e do gra

Për mashalla jonë m’i pa

 

Me kumonë ditën ecin

Thu s’e shkelin as buburrecin

 

E kur t’bjer terri e nata

Nuk lon gjo pa bo t’prapa

 

Do melaqe përjashta shiten

Thu s’e shkeli as dhe mizën.

 

Ky shkrimtar e poet, që ka lëvruar gjithë stilet e poezisë dhe, në veçanti, ky stil që të ngjallë interes të veçantë, si një stil që të frymëzon, të ngjallë ndjenja atdhetare, ku del më së miri në pah ajo urtia popullore e vargëzuar në varg.

Autori përmes vargjeve sjell në atë finesë popullore të folurën në dialektikën krahinore, ku ndryshimi ndër dekada është më se e dukshme, si dhe studimi i karakterit përmes vargjeve në mënyrë krahasuese dhe hulumtuese, ndaj kjo arsye bëhet shtysë që i qaset këtij stili kaq të bukur e interesant.

Me qëllim që kjo pjesë e etnosit mos të mbetet në harresë, duhet të dokumentohen ndryshimet kulturore, si dhe zhvillimet e gjuhës e avancimi i saj në kohë të ndryshme, ku shpaloset gjuha popullore dhe vjetërsia e saj në sisteme të ndryshme kohore, si pjesë e rëndësisë së veçantë, se aty autori sjell lashtësinë, traditën, kulturën, doket e zakonet, ku synimi i autorit është të ruhen e barten ndër breza.

Pra, këtu kemi të bëjmë me shpikjen e lëndës nga mjeshtëria e krijuesit dhe na ngacmon ndjenja e brendshme dhe e vë në kërkim të fjalëve më të bukura poetike, me të cilat mund të përshkruajmë idenë përmes fjalëve. Fjala brenda magjisë së vet krijon figuracionin artistik nëpër vargje, duke dhënë imazhe reflektuese, por edhe mesazhe të vlefshme se si ta njohësh njeriun.

Dua të ndalem edhe te fuqia e fjalës - e vargut.

Një fenomen tjetër në varg, që për mua ka shumë peshë në vlerën dhe forcën magjike të poezisë.

Por, edhe mjeshtërinë, që tema është mbështjellë brenda vargut.

Kjo mjeshtri dallon edhe më e spikatur te ky krijues, duke pasur gjithnjë parasysh talentin, mjeshtërinë, botën e tij psiko-filozofike, të cilën e ka përdorur në elaborimin e idesë brenda fjalëve në vargje.

Pikërisht fuqia filozofike e poezisë është faktori, i cili më bën që të ndihem e rezervuar në gjykimin për poezinë në përgjithësi e, madje, më jep satisfaksion të veçantë.

Le të sjellim disa vargje nga këngë të ndryshme të festave, që vajzat, si shtojzovalle vërrinase i këndojnë edhe sot në festa e ahengje:

“Kur po vjen Shëngjergji gjethi po del

Kur po vjen Shëmitri gjethi po na bjer

——

Shënkolli i gëzuet ore Shënkoll

Shënkoll i gëzuet, dita jote s’ka t’paguet

——

Na ka ardh Bajrami festa ma e mira

i kemi mbush dyert me trëndafila

——

Gji e korrin grunin në mulli ta qojmë

për dasmë t’djali somuna ta bajmë”.

 

Morali i poetit është i ushqyer mbi artin dhe krijimet e tij janë një forcë e jashtëzakonshme.

I xixëllon humori e ia ndez flakë shpirtin poetik dhe i ngre lart vlerat, të cilat janë formuar brenda shpirtit tij e gjithë ajo botë e madhe.

Vlerësim dhe admirim për “gjeniun”, që gjendet brenda autorit, ku traditën e vjetër vërrinase e shqiptare e shndërroi në poezi dhe, ashtu, si babaxhanët nxiton me hapa të gjata për në majat e letërsisë, për t’ia çuar sa më shpejt “Trofeun Kombit”, ashtu siç e meriton mëmëdheu, madje, e gjithë bota shqiptare që gjendet shpërndarë në kontinente të ndryshme.

Nëse mund të flas pak edhe për vargjet, që pak më parë i solla, si një larmi e vërtetë, si një simbiozë reale në Vërrinin Legjendar, fisnik e atdhetar, plot traditë e kulturë.

Shohim një bashkëjetesë të jashtëzakonshme: të vjetrën me të renë e, sidomos, festat fetare edhe ato pagane, mrekulli mes mrekullive.

Akoma fshati feston festat e vjetra ndërfetare, pra të paraardhësve të  tyre, si trashëgimi ndër breza që para erës së re.

Pra, ky shembull i jashtëzakonshëm qytetarie dhe ndjenjën e lartë njerëzore e ruajnë si gjënë më të shtrenjtë.

Kjo kryevepër letrare arrihet nëpërmjet asaj shkrirjeje fort të rrallë të dy elementeve, që zakonisht e kundërshtojnë njëra- tjetrën.

Pra, shkrirja e identitetit të këtij njeriu gjenial me traditën e kohës së vet pasi tradicionalja dhe gjenialja veprojnë ndaj njëra- tjetrës.

Ky autor i 176 teksteve, tashmë është ndër Penat e Arta të letërsisë bashkëkohore shqiptare.

Galeria poetike e Ajgerajt përmban fuqinë magjepse të poezisë.

Ky idol i letërsisë shqiptare.

 

 

NDARJA DHE BASHKIMI KOMBËTAR

NË POEZI 

 

Populli shqiptar në gjithë trevat e tyre apo jashtë kufijve, mbartin mbi supe një histori të trishtë, të fuqishme në gjithë aspektet e saj, ama dhe heroike si rrallë popull në Ballkan apo edhe në Evropën e Lindjes.

Luftërat, përballjet, pabesitë, intrigat, pazaret politike ndërshtetërore, sundimi serb, çlirimi i Kosovës, çështja e bashkimit kombëtar e plot dilema të tjera, që përjetoi populli shqiptarë i Kosovës, sidomos përgjatë shekullit XX.

     Copëtimi i Shqipërisë rrodhi si proces i ndarjes së trojeve shqiptare, si vendim nga Kongresi i Berlinit deri në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, më 1913.

     Kohë kur ndodhi edhe tragjedia më e rëndë e popullit shqiptar, ku pasojë e atij copëtimi, vazhdojnë të rëndojnë mbi popullsinë shqiptare e mbarë kombin.

Kjo tkurrje e madhe.

     Evropa sa për ta gudulis Malin e Zi, në Kongresin e Berlinit e qerasi me Plavën e Gucinë, qytetin e Tivarit e Podgoricën, me popullsi shqiptare.

Kurse Serbisë i dhanë zonat e Toplicës, Prokupljen, Pazarin i Ri apo edhe  Kurshumlinë, Nishin, Vranjën dhe Leskovcin, Ulqinin dhe disa territore në Çamëri.

     Për mbrojtjen e trojeve lindi nevoja e organizimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pra për t’i bërë ballë copëtimit të trojeve shqiptare me tërësinë e tyre.

Konferenca  e Ambasadorëve në Londër, aleanca politike dhe ushtarake që lidhën: Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia, vepruan me shpejtësi për copëtimin e trojeve shqiptare, fill pas kryengritjes popullore të shqiptarëve në vitet 1910-1912, ku i shpallën luftë Perandorisë Osmane, në tetor 1912, duke shënuar edhe fillimin e Luftës Parë Ballkanike.

Shtetet fqinje zhvilluan luftëra të vazhdueshme mbi popullsinë shqiptare, ku si pasojë, shqiptarët mbajtën Kuvendin e Vlorës, më 28 Nëntor 1912, me ç’rast u shpall Pavarësia e Shqipërisë.

     Në trojet e Kosovës lufta zhvillohej e ashpër, ndërsa në mes nëntorit 1912 dhe janarit 1913 u vranë plot 25.000 shqiptarë.

Përgjatë kufirit Serbi-Shkup shihje veçse zjarre dhe plaçkitje.

     Më 29 korrik 1913, u vendos që Shqipëria të shpallej principatë autonome, sovrane dhe e trashëgueshme nën garancinë e Fuqive të Mëdha. Ama Kosova dhe Çamëria mbeten jashtë kufirit të Shqipërisë.

     Masakra të mëdha u kryen në të gjitha trojet shqiptare mbi popullsinë civile si spastrim etnik dhe  me qëllim përzënien ose eliminimin e popullsisë shqiptare, ku jashtë kufijve mbeten mbi gjysma e trojeve shqiptare.

     Në Kosovë trupat serbe ushtruan terror, duke u munduar për të ndërruar përbërjen e popullsisë, ku shpërnguljet shoqëroheshin me dhunë. Gjuha shqipe u ndalua, ndaj dhe mijëra e mijëra kolonë serbë u vendosën në tokat e shqiptarëve, që më parë ishin vrarë dhe përzënë nga trojet e tyre etnike.

     Nga 1912- 1920 mbi 150.000 shqiptarë e lanë Kosovën dhe shumica u vendosën në Shqipëri, ku edhe sot ato zona njihen si zona të kosovarëve, pra si zonat e Fierit, të Lushnjës, të Durrësit a të Kukësit.

     Edhe popullsia çame u spastrua në përmasa tejet të mëdha. Pasojat e këtij copëtimi ndjehen edhe sot në kombin tonë të shumëvuajtur.

     Është e qartë si drita e diellit, shembulli më i fundit: Lufta e Kosovës, më 1998-1999 apo kryengritja e armatosur e shqiptarëve në Maqedoni, më 2001.

     Trojet e copëtuara vajtojnë ende dhe janë barrë e rëndë e kombit.

     Për këtë shkak atdhetarë të shumtë kanë punuar politikisht pas copëtimit. Kanë organizuar përpjekje të armatosura. Çështja mbetet për ribashkim të popullit shqiptar nga gjithë trojet etnike, që kanë një gjuhë, një traditë dhe një kulturë.

    Ribashkimit nuk i mungon vullneti, sepse rreth 95% e kosovarëve janë shqiptarë.

Kjo ide e lidhur me konceptin e bashkimit të trojeve tashmë është në mendjen dhe gojën e çdo shqiptari, pavarësisht vendndodhjes.

     Bashkëpunimi ndërshtetëror, në fusha të ndryshme, si: arsimi, policia, koordinimi i politikës së jashtme, trashëgimia kulturore apo bashkëpunimi tregtar, kanë ndikuar më së shumti në bashkimin mes dy shteteve - Shqipëri- Kosovë.

Nga pikëpamja emocionale, çdo shqiptar ndjehet njësoj i lënduar nga këto padrejtësi, ama sikur ndjehet një erë e re në zhvillimet gjeopolitike në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Studime të shumta hedhin dritë mbi dy shtetet shqiptare, ku shoqërohet ndjenja e atdhedashurisë, bashkim- vëllazërimit, ashtu siç ju takon vëllezërve të një gjaku.

Le të shpresojmë që “shpresa të kthehet në besim” dhe idetë t’ia lënë vendin realizimit të programeve, planeve, platformave dhe strategjive afatshkurtra e afatgjata në rrugën e bashkimit.

Në planin strategjik, politik, kulturor dhe civilizues duhen ide të qarta e novatore se bashkimi i kombit duhet të ndodhë, në kuadër të proceseve të reja integruese kombëtare, por dhe evropiane.

Megjithëse ngjan një kaluar sfidash përpara, por drita s’do të jetë e largët.

Në këtë kuadër të ndarjes dhe të bashkimit, Penat e kanë zhvilluar me forcë “luftën” e tyre ndër dekada e shekuj, madje.

Epo, cila Penë e ka lëvruar ndarjen e bashkimin e kombit, si poeti i metaforave?

Është konkretisht poeti prizrenas, atdhetari i devotshëm, patrioti i pathyeshëm, poeti që dora i shkruan e mëndja i punon për mëmëdheun. Përmes vargjeve dhe filozofisë i qan hallet e njerëzisë, vajton plagën shekullore për bashkëkombësit e shumëvuajtur plot mbi një shekull, ku harta pati kapluar çdo skaj e hemisferë, por dhe çdo fushë të jetës.

Ama, koha nis të na verbojë mendjen.

Poeti kërkon që mos ta prishim tregimin për shtetin tonë, por të kthjellemi ndërgjegjshëm.

    Në poezinë: “Ndarja dhe bashkimi kombëtarë”, poeti i madh, Gëzim Ajgeraj i dhuron letërsisë shqiptare vlera të shumëfishta estetike e tematike. Prandaj, vjen si një figurë e ndritur letrare, ku është ngjizur në raport me universalen, në fushën stilistike të temave, motiveve, por edhe kulturën estetike në përgjithësi.

Nevoja e zgjerimit të kulturës tradicionale dhe demokratike gjithnjë është e nevojshme, madje, e domosdoshme për risi të reja, ide dhe energji, me vëllime të thekura. Kur flitet për këtë temë të caktuar, dua të veçoj njërin nga ata dhe, së pari, sjell vargje nga vëllimi: “Eh, Guri!”

     Ku flitet për një shekull histori të ndarjes, por edhe ëndrrat e bashkimit.

Ndaj sjell vargjet:

“Nga ajo Konferencë e hileve 

Këmisha më mbeti e ngushtë

Trupit tim të copëtuar

Nga ato mote të Londërta e Berlinta

Gjysmën e diellit tim

Kanë zënë korba e zezë e Kalamegdanit”.

Përmes këtyre vargjeve të jashtëzakonshme, ku mbart një histori të trishtë të ndarjes, flet për hilen e moçme, që Evropa i sajoi copëtimin dhe e shkuara na përndjek hap pas hapi.

Nga konferenca e hileve ndodhi “copëtimi i trupit e ngushtimi i këmishës”. Plagët nuk u shëruan dhe, madje, oborret u mbushën me varre dhe kullat u shkrumbuan. 

Vajhalli ç’na panë sytë!

     Poeti godet fort përmes forcës së fjalës dhe i mbështjell me metaforë, ku sjell risi në varg me atë pjesën e trishtë të historisë.

Vorbulluan akrobacirat politike e ia palos Evropës mllefin për dredhitë shekullore, si dhe pazaret hileqare.

    Ama brenda botës reale dhe asaj të krijimtarisë vjen si instrument i pagabueshëm dhe vështrim mprehtë me mendje të hollë dhe të freskët, si e bjeshkëve alpike , plot forcë e virtyte, që e bëjnë Penën të Artë për kombin.

     Mllefi e urrejtja në këto vargje janë të paanë e të pafund. Për të drejtën njerëzore e natyrore i klith shpirti e i çahet xhani. Shpirti krijues e ka pajisur autorin me një arkitektonikë magjepsëse, që të lë pa fjalë.

     Poeti shkruan në variacione, si formë dhe si motivim, fokusohet në ideotematika, ku paraqesin realitetin.

Trajtimi gjithëpërfshirës është rafinimi i eksplorimit të përshkruar, të vëmendshëm e, madje, tejet i përqendruar, thellohet brenda sferave të përjetimit, në rrjedhat e historisë, të cilat lanë vragë në ndjeshmërinë e çështjes atdhetare.

Ndjeshmëria poetike brenda kësaj teme rrjedh si kaskadat e lumit dhe koha që kronologjizon ndodhitë, fenomenet e dukuritë dhe ngre potencialin intelektual në realitetin e artit poetik dhe të shpirtit të autorit.

“Më thanë

Edhe sa të duash të japim

e ç’të duash

Vetëm atë mos e kërko

Se ia prishim 

Qejfin Evropës (të më falni)

Shqiponja më mbeti qiellit

Assesi s’e zbrita në xhepin tim.

Ç’dhimbje përcjell autori për pasaportën e mëmëdheut.

     Eh, edhe shqiponja i mbeti qiellit, se herë Avnoian mbeti e herë Unmikistan, e sërish vajton ngjyrat e ndërrimit, herë të kuqe e herë të kaltër.

Por, shqiponja i mungon mbi pasaportë, por ajo ia mban gjallë shpresat, sepse qiellit fluturon mbi Atdhe e një ditë këmbëkryq do të ulet mbi trojet veta.

Eh, shpresa, shpresa është një forcë e madhe!

E padukshme, por e pamohueshme, ndonëse, duket si diçka iluzive, ama përvoja e thotë se shpresa ka ndikim të madh te njerëzit.

     Pra, rrethanat identike ngjasojnë ato të autorit dhe shqiponjës, që e ruan Atdheun  e saj. Pra, kjo është pikërisht shpresa e gjallë hyjnore, sepse shpresa është më e gjallë se optimizmi .

     Edhe pse Atdheu ka një thes me halle mbi kurriz, shpresa në shpirtin e autorit, që nga karakteri është tejet këmbëngulës beson se ka një bazë të fuqishme.

Zakonisht autori shprehet:

“Shpresa është dritë për mendjet e errësuara.

Ilaç për zemrat e rënduara, kurajë për të vetmuarit”.

Kur të rrethojnë vështirësitë, thotë autori, shpresa të bie përtej atyre, se një ditë do të na shërojë zemrat.

Në këto vargje, poeti shpreh dhimbjen e thellë, që shqiponja i mungon mbi pasaportën e tij, ndjenja që krijon ajo dhe ndjenjat që përcjell fjala në varg, si metaforë e imazhit poetik.

     E ndjejmë se poeti nuk na flet për individualitetin, por për ndjenjën e shumicës, atë të kombit që ai e percepton në këtë kuadër dhe e krijon figuracionin. Lojën në vargje e bën brenda imazheve, rreth figurës qendrore të shqiponjës, por edhe figurës së dytë, që është edhe bërthama e poezisë, si ajo pasaporta dykrenore.

     Arrijmë në konkluzionin se magjia e fjalës është përdorimi në vendin e duhur, ku krijon nuanca të jashtëzakonshme tërheqëse në vargje për lexuesin. Pra, magjia vjen si variacion i mjeshtërisë e përdorimit të saj, pasi që në varg marrin trajta goditëse e vargu kështu krijon një metaforë të përbashkët me plot mesazhe brenda çdo vargu.

Një moti të përdalë të Evropës

Ia prenë me gërshërë hartat

Bjeshkës i ranë me shpatë

E ia ngulën në zemër Atdheut

I ra morti kullave

Nga ajo ditë 

S’pa dritë Atdheu i shqipeve.

     Eh, ç’peshqesh i Evropës për shqiptarët që moti, se gjarpri i zi s’la të ligë pa bërë oborreve dhe kullave të gjysmës së mëmëdheut, sepse u copëtuan fushat e malet me laps, kurse fatin seç e prenë me tehun e shpatës e duke na përcaktuar atë.

Sepse shtetin e Atdheun copë- copë e bënë, mbyllur në robërinë e përjetësisë.

     Ama, përmes vargjeve, poeti e godet fort Evropën me tehun e fjalës dhe e gjëmon në mënyrë metaforike, por edhe thirrjet e vazhdueshme që i drejtohet Atdheut e bashkëkombësve, për zgjim pasi nuk duron dot copëtimin e robërinë, vajton mjerimin e ditëve të zeza që pa Atdheu.

     Poeti vjen me vargje, ku brumi në varg ka kuptim të jashtëzakonshëm, brenda një kuptimi hermetik e shumëkuptimësh. Ndaj, ky variant i përdorimit të fjalëve,që ka zgjedhur, godet fort metaforikisht me shpirtin plot ndjenja dhe zjarr. Vjen për lexuesin si një kolorit më vete, e përzgjedh dhe e përqafon stilin e vargjeve, që për nga hermetizmi a përdorimi i metaforave janë disi të komplikuara për një shtresë lexuesish, por gjithsesi secili e gjen veten brenda kufijve të vargjeve.

     Muza e ngacmimit e fut thellë poetin ndër historitë shekullore, ku e ngacmon fort idenë e tij, e vjen si shkëndijë brenda mendimit, ku krijon imazh e përmes fjalëve merr formën e duhur.

     Ky proces filozofiko- psikologjik i botës së brendshme të poetit vërehet se si percepton imazhin apo si e ndjen atë, si arrin përmes botës filozofike ta definojë me fjalë, për ta përcjellë imazhin dhe mesazhin.

     Ky proces kompleks, ku gjenialiteti njerëzor e magjia e fjalës të magjepsë.

“Të njoma i nisëm ëndrrat e bashkimit

Nëpër rrjedhën e Drinit

Eh, sa gjatë e shtrydhëm në gji

E i fshehëm nga korba që na rrinte qiellit mbi

E ushqyem me guximin e moshës

Që të piqej buka e ardhur e Atdheut”.

     Poeti gjatë e ka ushqyer ëndrrën e bashkimit, që ia ndrydhte si në kafazin e mbyllur dëshirat e uritura me anën e të cilëve zgjeroi horizontet e dritës, për t’i shumëzuar ato rreshtat e vizionarëve, për dritën e bashkimit dhe, gjithashtu, për të nesërmet e bardha.

     Ai thotë se na u thinjën ëndrrat. Bashkimit ia shkruan legjendat. Dekadat ia falën idealit kombëtar, bashkimit të kombit, që e mbanin në gji,si pjesën më të shenjtë dhe hyjnore të përjetësisë, e zjarrin që s’e shuan kurrë.

     E mbajtën si stafetë ndër brezni, për t’i ndezur dritat e shpresës dhe rrëmbyer trofeun e fitores.

Poeti përcjell plot mesazhe nga ndjeshmëria e botës së tij, pasi me dëshirën e moçme seç i ushqen ëndrrat e bashkimit, ama shekulli i zë pritë, sepse ka 100 vjet që syrin ia ka vënë “Gurit” dhe sërish s’e shkul dhe nuk e shkul as sot. Nga gjëma e bjeshkëve mbi Pashtrik shpirti i bëhet copë, e mban ai mendim i ethshëm, sepse nuk i ndahet se nuk i ndahet hija e zezë e korbit zi, që glason përditë mbi bjeshkë e mbi atë amanetin e Evropës.

“Prapë për gurin

A durohet guri i huaj

Në mes të arës së gjyshit

O ju të uruar?

Pastaj thonë se poetët janë zemërakë

Si ta shuaj këtë zjarr në gji?”

Ndjenja e autorit e mbërrin pikun se ka një shekull që i pi gjakun e majë Pashtrikut rriti rrënjët e mbijetesës.

Kush drejton më shumë pyetje se poeti?

Po si ju shua etja?

Si s’pëlciti gjerba?

Deri kur... deri kur..., etj.

Autori vajton për tokën e shenjtë që gjendet përtej gurit.

Vajton mallkimin që zu Dardaninë.

Mallkon gurin që s’lëviz nga maja e Pashtrikut .

    U mplakëm thotë ai me gurin mbi shpinë.

Brenda vargjeve, por edhe kësaj teme gjendet i gjithë shpirti poetik e atdhetar i Gëzim Ajgerajt, njeriu që idealizmin e ruajti brenda shpirtit me aq fanatizëm, por edhe e sjell me copëza brenda vargjeve të trishta e rrëqethëse, që kush më bukur i vargëzon dhe godet fenomenet metaforikisht.

     Çiltërsinë e shpirtit, poeti e ka përcjellë plot piskamë me frymë dashamirësie për Atdhe e Komb plot energji pozitive, sikur vibron brenda shpirtit, që kurrë nuk u përkul para sistemeve politike, por sjell fuqinë e talentit të rrallë, e përdorimi i gjuhës shqipe të magjepsë me madhështinë e thellësinë e mendimit.

     Ky personalitet i letërsisë kombëtare, që sjell çdo ditë risi në letërsinë bashkëkohore shqiptare me dimension të gjerë ndërkombëtar.

 

 

 

EPILOG

 

“Më pëlqejnë ndaj i vlerësoj njerëzit që lënë gjurmë e jo plagë.

Mëso të prekësh për të qenë i pjekur.

Mëso të mbledhësh për të qenë i pasur.

Mëso të zotërosh veten për të qenë i lirë”.

E nis pikërisht me këto thënie, pasi mendoj që janë mjaft të përshtatshme, në lidhje me këtë studim të kryer letrar, i ndarë në pesë cikle.

1 • Poezia e Ajgerajt nën dioptrinë e analizës dhe të kritikës letrare.

2 • Diversiteti i Penës së Ajgerajt nën dioptrinë e analizës dhe të kritikës letrare.

3 • Metafora e MALLIT (përzgjedhje poetike )

4 • Poeti i METAFORAVE (studim letrar)

5 • Romani i Ajgerajt nën optikën e analizës dhe të kritikës letrare (studime letrare).

Fillimet e mia për krijimtarinë letrare, flasin qartë mbi krijimtarinë poetike, si një zhanër mjaft i dashur nga unë, por edhe nga lexuesi i gjerë.

Nuk ndodh tek asnjë krijues të jetë i suksesshëm, pa një mbështetje a bashkëpunim me profesionist.

Ç’thuhet për profesorët a profesionistët?!

Ata, pa dyshim, janë mendjet elite, janë pikërisht ata që hapin portat e bashkëpunimit, jo më për veten e tyre, por për fisnikërinë që ju buron nga shpirti dhe si njohës të çështjeve të shumëllojshme. Janë të parët që vullneti i pashtershëm kërkon pasurimin e botës letrare në gjithë zhanret e stilet.

Madje, them me siguri dhe sugjeroj tashmë, nisur edhe nga përvoja e krijuar për këtë art dhe marrëdhëniet me librin, lexuesin a profesorët e kolegët.

Ama, nëse e gjen një bashkëpunëtor të mirëfilltë të krijimtarisë letrare, vlerësoje, respektoje dhe të jesh reciprok në marrëdhëniet e bashkëpunimit, sepse ke gjetur një thesar.

Ama, kur konstatimi të shpie në pikën kulmore të bashkëpunimit, ndjenja të mban zgjuar, apo ndjenja njerëzore, se kjo botë ka plot njerëz të mirë, por na mbetet për ta gjetur atë brenda orbitës letrare.

Ndjej emocion kur filloj të shkruaj, sikur bëj intervistë me vetveten, ama shpirti ma thotë ta shkruaj në fletë.

Fillimin i suksesit tim ia dedikoj një poezie, ku ish mes shumë të tjerave.

Vërtet e kisha krijuar me shumë ndjenjë.

Me atë ndjenjën e thellë atdhetare, sepse ne popullit shqiptar, Kosova me popullin e saj dardan na ka munguar përmbi një shekull.

Kjo mungesë qe kthyer në dhimbje dhe zhgënjim jetësor, se ndarje të tilla janë të padrejta, anti njerëzore, ama anti-hyjnore.

Një ftesë më vjen në facebook. Shoh që ishte një personalitet i letërsisë shqiptare. Them kështu, pasi kishte mbi 150 krijime e titujsh asokohe. Për bagazhin që kishte për letërsinë më bëri goxha përshtypje.

Pas disa ditësh më përshëndet me pak fjalë dhe mes tyre shprehet:

“Lexova ca poezi në profilin tënd, më pëlqyen dhe është një poezi që më ka prekur që në titull.

Titullohet: “TI KOSOVË GJYSMË E MUNGUAR”.

Unë, u shpreh ai, po përgatis një Antologji, ku titullohet: “METAFORA” dhe nëse dëshiron do ta botoj në Revistë time.

Nuk e besoja që ka njerëz që të ndihmojnë pa të njohur.

Porm njerëzit me virtyte, janë ata që, pa diskutim, në forma të thjeshta shpalosin vlera njerëzore.

E kam vlerësuar me sy të mendjes çdo këshillë të dhënë nga poeti i madh, kam kuptuar se në brendi ka një formim të jashtëzakonshëm.

Dashamirës për krijuesit gjithnjë në perfeksion. I përgjegjshëm në maksimum me veten dhe të tjerët.

I gatshëm të krijojnë premisa në rrethet shoqërore, për një formim të mirëfilltë të mendjes njerëzore. me thellim njohurish e forcim mbi ndjenjën kombëtare.

Pata fatin e mirë të studioj nga të gjitha zhanret e krijimtarisë së tij letrare e mjaft brilante me një fjalor që më ka mrekulluar.

Histori pafund e njohuri të gjithanshme. Pra, te krijuesit më elitë, që kam njohur, ama në të gjitha aspektet.

Kështu që jo më kot kam bërë këtë studim letrar të ndarë në 5 cikle, e gjitha mbi krijimtarinë e shkrimtarit të madh, poetit, dramaturgut, kritikut letrar, prozatorit, tregimtarit, romancierit, eseistit, etj.

Kam studiuar me përgjegjshmëri, por edhe me të njëjtën ndjenjë kam shkruar.

Nuk e quaj meritën time këtë sukses të arritur, pasi vlerësoj se veçse sa kam nxjerr në pah ato vlera të jashtëzakonshme të mendjes elitë të të madhit të letërsisë shqiptare, Gëzim Ajgerajt, pasi puna e tij me aq përkushtim më ka krijuar mundësinë ta kryej këtë studim, duke më dhuruar gjithë krijimtarinë e tij, me gjithë diversitetin e Penës së Ajgerajt, ku përmes shtigjeve filozofike qan hallet dhe brengat e Atdheut, ku thirrjet për zgjim nuk kanë të sosur. Fillimet e krijimtarisë i pati që në rininë e hershme të tij e i mbante të mbyllura ato, ama çdo krijim, thirrjeje e lemerisjeje e gjeti kohën e duhur.

Letërsia për Ajgerajn ka dy shpirtra.

Një i autorit që krijon e derdh në letër.

I dyti, lexuesi që e merr në letër dhe e çon në shpirt.

Format më të mira letrare i perfeksionoi.

E gjitha më ngjan një mrekulli letrare, misteri zbukuron çdo gjë.

Zbulimi grimce pas grimce është plotësimi shpirtëror.

Gëzim Ajgerajt, autoritetin dhe dinjitetin e tij krijues ia japin veprat, që ka krijuar dhe ka provuar se letërsinë e madhe e bëjnë veçse shkrimtarët dhe poetët. Si misionar në këtë udhëtim të shenjtë vjen si referenca më e spikatur e mbrojtësit të nderit mbi krijimtarinë letrare, duke bërë epokë, duke caktuar norma në letërsinë shqiptare.

Pena e autorit meriton mirënjohjen e brezave për mijëra e mijëra histori të trajtuara nga Pena e tij, për gjithçka që solli e i sjell Atdheut.

Mendoj që autoritetet e letërsisë kombëtare, si p.sh.: Komuna e Prizrenit, Ministria e Arsimit të Kosovës, t’ia kushtojnë vëmendjen e duhur për krijimtarinë e autorit, si mjaft i veçantë për shumë arsye atdhetarie ( a nuk meriton të nderohet si “Mjeshtër i Penës, apo Qytetar Nderi i Prizrenit”) dhe jo njerëzit të kujtohen e nderohen vetëm pas vdekjes.

Kjo vlerë për letërsinë, është vlerë për arsimin, për brezat e së ardhmes.

Ndjehem mjaft e kënaqur që ky studim letrar sjell vlerë të padiskutueshme për gjithçka që shkrova më lart, pasi në pak rreshta, mendoj që kam shkruar shumë.

Uroj që letërsia shqiptare të ketë sa më shumë Pena të tilla, me shpirt po kaq të madh, pasi në shërbim të Atdheut qe prijës që në kohën e idealizmit.

Asgjë nuk mbaron këtu...

“Mendimet e mëdha e kanë burimin, jo aq nga mendja e madhe, se sa nga një ndjenjë e madhe...” (Dostojevski)

                                   AUTORJA

 

DISA VLERËSIME NGA KËSHILLI I LIBRIT

 

Vetëm në mërgim kuptohet se çfarë do të thotë Atdhe, ka thënë Gustav Freytag.

E nis kështu këtë shkrim që s’di nga t’ia nis.

    Megjithatë, ndjehem me fat që pata rastin të jem redaktore në këto 5 cikle të këtij studimi letrar të një personaliteti të rrallë të letërsisë shqiptare, pasi nga emigrimi shkruan pa reshtur mbi të gjitha zhanret e letërsisë.

     Është krijimtaria e tij brilante, që shpalos një idealist të pathyeshëm, ku përkushtimi i tij është në shërbim të mëmëdheut e të kombit, pasi e ka dëshmuar edhe në krijimtarinë letrare, duke u vënë në kërkim të estetikës së vargut, të bukurës, përmes larmisë fjalës, duke sjellë befasi në vargje.

     Koloriti i poezive të tërheq në vazhdimësi, dhe thuajse, deri në fund e mban zgjuar për ta shijuar koloritin e vargjeve.

Kënaqësia që të dhurojnë seç të bën për vete.

Ashtu siç titullohet edhe ky cikël letrar: “Poeti i METAFORAVE” janë ato fjalë të gjetura që vargun e bëjnë të magjishëm e madhështinë e gjen në poezi, fjala bie konkretisht për artin me detaje.

     Gëzim Ajgeraj është shkrimtar e poet shumëdimensional, ku poezinë e sjell me shumë finesa dhe elemente, të cilat në këtë cikël është folur shumë.

Larmia që sjell të mahnit.

     Ajo që më ka bërë shumë përshtypje është fakti se poeti ka shumë dekada në emigrim dhe ka krijuar mijëra poezi me tema të larmishme në gjuhën shqipe. Ai sjell mendime esenciale, thellësisht me ndjesi dhe inovacione të pasura letrare e imazhin formues e bëjnë interesante.

     Ç’forcë magjike e frymëzim real, mjaft i denjë përcjell mesazhe kreative dhe kulmore, kështu që i shërben studiuesit të veprës së tij, pasi përdor elementet në formë të shkëlqyer me fuqi filozofike.

Poeti sprovon veten për artin dhe e bën në formën më të përsosur, shpalos potencialin krijues brenda artit e magjisë tij.

     Letërsia për Gëzim Ajgerajn është Atdheu universal i njerëzimit, pasi në udhën e gjatë të krijimit konstaton kode e principe dhe formësohet kjo figurë ndriçuese njerëzore.

     Inteligjenca krijuese dhe koherenca e bën dominues nga gjithë gjeneratat këtë idol të letërsisë bashkëkohore shqiptare me dimension ndërkombëtar.

 

                  Prof. Marsida Sejdia - Agolli

 

Si recensente e këtij studimi letrar për krijimtarinë e shkrimtarit dhe poetit të madh, Gëzim Ajgeraj shpreh mirënjohjen time që më besuan të jem pjesë e Këshillit të Librit (pesë cikleve studimore ) për këtë studim letrar nga studiuesja, Prenda Sejdia.

     Besoj që nuk ka bashkëkombës që lexon për krijimtarinë e tij në gjithë zhanret dhe të mos i shkaktohet “etja për lexim” të thelluar mbi të gjitha krijimet e tij mjaft të avancuara.

     Magjinë e universit e shpalos me botën engjëllore të fëmijëve të mëmëdheut, që aq shumë u është përkushtuar për të gjitha shtresat e lexuesve, e ku formohen me artin dhe letërsinë bashkëkohore shqiptare.

     Pa diskutim, përcjell mesazhe të shumta për gjeneratat. Poeti ndikon pozitivisht në edukimin e brezave, me dashuri për familjen, vendlindjen e mëmëdheun me potencial mjeshtëror, plot vlera dhe me art e vesh jetën me ngjyrat e duhura të kompozicionit plot gjallëri, këngë e antonime, ku harmonizohet në strofat poetike.

     Fenomeni magji e vargut brenda stileve, ka arritur efektin dhe qëllimin e mesazheve, që i përcjell lexuesit të gjerë.

     Është magji e vargut ajo këngë e shpirtit, pasi në poezinë e Ajgerajt dominon filozofia e fjalës me plot metafora të fuqishme, ku japin kuptimin dhe estetikën filozofike, ndaj burimin e ka te mjeshtëria e krijuesit, ku nuk mungon timbri, tonaliteti e muzikaliteti, kumt, që përcjell aq këndshëm e hareshëm te lexuesi vargje plot jetë.

    Vlerat artistike dhe stilistike të këtyre librave  

(cikleve) të studimit letrar nxjerrin në pah vlerat e larta dhe virtytet njerëzore të këtij lëvruesi të letërsisë mirëfilltë shqiptare me dimension evropian.

     Ai forcon, konsolidon fuqishëm idetë, ngjarjet, figuracionet, mesazhet dhe ngre kulturën e vetëdijes.

Marrëdhëniet që mban me lexuesin është vetë stili i autorit...

 

             Endrijeta Paplekaj, TIRANË

 

 

 

Të jesh pjesë e Këshillit të këtyre librave studimorë, që mund t’i quaj madhështor, konstatoj punën e madhe e studiuese të veprës, si dhe finesën që ka sjellë si brumë në ato tekste.

     Por, madhështia gjendet te shpirti i pasur e atdhetar i autorit të afro 200 librave, tashmë.

Shkruaj kështu, sepse të tillë jemi ne emigrantët plot mall e nostalgji.

    Ndaj, jam ndalur shumë te poezitë dhe vëllimet, ku flitet për mallin, nostalgjinë, emigrimin, Atdheun, vendlindjen, e plot tema që na shtojnë ndjesinë brenda atyre sferave të jetës, që ashtu si poetit na mundojnë të gjithëve ne.

     Kam lexuar me ëndje e kënaqësi të veçantë dhe shprehem me shumë përgjegjësi, pasi e ndjej peshën në shpirt.

     Veçse falënderimeve për ju që më keni bërë pjesë të Këshillit të ciklit studimor, dua të citoj me disa rreshta ndjesitë rreth krijimit, por edhe madhështisë, që autori ka sjellë për lexuesit, si pasuri për brezat.

     Me gjuhën e vargut, autori freskon zjarrminë që i sjell malli, mungesa e vendlindjes dhe Atdheut ia ngacmon muzën e kujtesës dhe të mallit, ndaj i zbret në vargje plot nostalgji mall e ndjenjë, nëpër kujtimet e së shkuarës.

     Shprehet plot shpresë se një ditë do të vijë plot dritë dhe çmallje, bëhet më e ndjeshme ndjenja e dashurisë së subjektit të mërguat.

     Epo kur i shkruan largimit, harrimeve, atyre  që dikur ke ndarë çaste të bukura jete e sot gjendesh larg.

Tepër e dhimbshme ajo korniza e mërgimit.

     E kush më mirë se poeti e qan me varg largësinë e mallin?!

Ëndrrat apo shpresat e thyera?!

Por, edhe mesazhet, që gjithnjë i kthen në pozitivitet se, drita, nuk është larg.

     Poeti i sfidave, davarit mallin e stivosur, si tis i artë sjell plot dritë e shpresë për ditë të bardha që aq shumë i dëshirojmë.

     Dielli i ngroh e ndrit zemrat, thotë poeti, plot freski, dritë. frymëzim dhe vizion në rrugën e gjatë.

E gjitha nga ky misionar i letërsisë shqiptare...

 

     Prof. Almaida Sejdia - Myrtaj

 

 

 

“Në rast se ata nuk duan në një shtet të vetëm, pasi thonë shqyptarët qenkan myslimanë, atëherë...na kristianët sot t’i shkriejmë kryqet tona dhe do t’i bajmë fishek me mrojt vllaznitë tanë muslimanë shqyptarë”. (At Gjergj Fishta).

     E njoh Gëzim Ajgerajn si mik, virtualisht, por shpreh mirënjohjen time për këtë personalitet të lartë e shumëdimensional të letërsisë bashkëkohore shqiptare, për gjithë veprën e tij krijuese, që buron nga guva e shpirtit dhe lë testament për brezat që do të vijnë.

     Jam me fat dhe mirënjohëse për ju studiuese, Prenda Sejdia, që më bëre pjesë të Këshillit të librit, ndaj vetes ia shtova përgjegjësinë dhe përkushtimin ta kryej më së miri detyrën time, por edhe dua të jap me pak rreshta vlerësimin tim për krijimtarinë me bazë studimi dhe, njëkohësisht, krijimtarisë brilante të këtij autori, që veçse na nderon.

     Të përgëzoj për punën korrekte dhe përgjegjshmërinë në saktësi e definim të këtij procesi të vështirë, por mbresëlënëse dhe definimet, po ashtu.

     Pasi të shkruash për një autor të këtyre përmasave është vërtetë përgjegjësi e përkushtim, të cilën e ke sjellë plot finesë e sukses.

     Të flas për poetin Gëzim Ajgeraj, që tashmë numëron plot 177 tituj krijimesh, është vërtet privilegj e përgjegjësi, gjithashtu.

     Më ngjan sikur jemi në sprovë, në garë, në konkurs...

Mendoj që autori i madh kombëtar na nderon me emrin e tij, punën voluminoze dhe cilësinë e lartë krijuese, pasi ka lëvruar në të gjitha zhanret e letërsisë dhe gjithë stilet e poezisë, me tema nga më të larmishmet.

     Me brendi të jashtëzakonshme, me forcë dhe bukuri të fjalës, thellësi dhe gjerësi mendimi.

Muza e shpie në gjithë gjeografinë e kombit dhe reagon shumë fort ndaj fenomeneve.

     Ai shqetësohet për gjithçka, prandaj njihet si poeti i të gjithëve.

     Mrekullohesh nga arkitektura e veçantë plot dekorime nga muzeu i larmishëm dhe lokomotivat e mbushura, plot e përplot ide e vizione, për të sotmen dhe ndërtimin e së ardhmes...

 

         Prof. Laureta Kocaj - Gjoni

 

PRENDA SEJDIA


E lindur në fshatin e bukur Bugjon (PUKË). Rrënjët e saj janë të thella sa vetë jeta, ku atje flet fisnikëria e gjuhës e zonës së Bajrakut madhështor të Thaçit.

     Në moshë shumë të njomë, familja e saj u vendos në Tropojën kreshnike, ku veçon mirësinë që ka komuniteti i asaj ane, si malësorë të Malësisë së Gjakovës. Ajo u pajis me plot virtyte humane e njerëzore, që e përcjellin gjatë gjithë rritës e jetës së saj.

Atje mbaroi mësimet fillore e të mesme.

     U diplomua në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Kreu Fakultetin e Mësuesisë.

Që nga viti 1993 punon e vepron në Lezhën e Besëlidhjes, këtë qytet model me tradita  kulturore, patriotike e atdhetare.

     Marrëdhëniet e shkëlqyera me familjarë, miq e të afërm kanë qenë çelësi i suksesit dhe gjithë botëkuptimi i saj, që e përcjell si personalitet.

 Puka -Tropoja - Lezha është ky trekëndëshi, që i jep botëkuptim punës, jetës e veprimtarive, por dhe krijimtarisë së saj poetike.

     Ajo, tanimë përveç kontributit arsimor të shpërndarë ndër breza, në vitet e demokracisë i shërbeu vendit e popullit të saj brenda aktiviteteve politike, si femër e dëshmuar për suksese në këto anë.

     Dhe, tanimë duke e dëshmuar veten e saj edhe në art: në veçanti në lëmin e poezisë, si dhe të  përgatitjes së monografisë historike, që do të dalin së shpejti.

Librat e publikuar:

1. “Memoaret e shpirtit”,

2. “Profecia e mëkatit”,

3. “Kur të jesh mërzitur”.

4. “Kambanat bien”,

5. “Puhizat e mëngjesit”, 

6. “Frymëzimi je ti”,

7. “Imazhet e stinës”,

8. “Qiejt e ëndrrave”,

9. “Qiejt e shpirtit”,

10. “Dhimbje largësish”,

11.” Eklipsi i stinëve”,

Në shtyp, librat studimorë:

12. POEZIA E AJGERAJT NË DIOPTRINË E ANALIZËS DHE TË KRITIKËS LETRARE - Studim letrar

13. DIVERSITETI I PENËS SË AJGERAJT NËN DIOPTRINË E ANALIZËS DHE TË KRITIKËS LETRARE - Studim letrar

14. METAFORA E MALLIT (Përzgjedhje poetike nga poezia e Ajgerajt)

15. POETI I METAFORAVE – Studim letrar

16. ROMANI I AJGERAJT NËN OPTIKËN E ANALIZËS DHE TË KRITIKËS LETRARE - Studim letrar

Antologji: “NA BASHKOI POEZIA 7”, Dibra ime, poezi, 2020.

Revista: “METAFORA 20”, Prizren, 2020.

Revista: “METAFORA 21”, Prizren, 2021.

     Urojmë që penda e saj, ashtu siç ka filluar vrullshëm, të rrjedhë në vazhdimësi melhemin e fjalës, me të cilat do të shijojnë e frymëzohen brezat e së ardhmes!

Ky është libri i gjashtëmbëdhjetë i saj.

PËRMBAJTJA

Shtëpia Botuese “7 Days”

Prizren, 2021

Prenda Sejdia

POETI I METAFORAVE

Studim letrar për veprën poetike të Ajgerajt

Fq. 170