Gëzim Ajgeraj
DRAMË
Rruga e atdheut
(Radio dramë)
PER DRAMEN RRUGA E ATDHEUT
E di se shkrimi i kësaj drame, zanafillën e ka diku në një kohë tepër të rëndë
dhe të dhimbëshme për popullin tonë, por edhe për mua si krijues dhe autorë i
sajë. Arsyene shkrimit s`dua ta spjegoi, aq më tepër kur qdo fjalë që mundë ta
them, mundë ta devijoji bërthamën e sajë, e cila flet shum më bukur vetë, se sa
qdo sqarim që mundë të jepja, rreth sajë. E thashë, se kjo dramë lindi
vetvetiu, bashkë me dramën tonë si popull, të cilën e përjetuam dhimbëshëm dhe
dhunshëm mbi kurrizin tonë. Dhe me një spjegim të përthjeshtësuar, veq se sa do
ta dëmtonim, peshën dhe rëndësin e sajë.
Drama është shkruar pikërishtë në kohën edhe
kur kan ndodhë këto zhvillime, dhe ajo bartë vulën e kohës, ngjarjeve të epokës
së kuqe, siq e quajmë shpeshë kohën e luftës në Kosovë dhe zhvillimeve të atijë
aktualiteti, në ato kohë.
Viti 1998/99, ishte tepër i ngarkuar dhe i
ngjeshur me këso ngjarje, të përpjekjes sonë dhe luftës për tu Cliruar nga
thundra e okupatorit serbë, që kishte një shekull që i kishte rënë në qafë,
ppullit shqiptarë dhe Kosovës.
Fragmentet e kesaj lufte, na vijnë si një
përjetim sa i dhimshëm aq edhe krenarë, që përkonin drejtimit të lirisë, që po
e mbronte edhe me gjak, populli i ynë.
Kur ngjarjet shkruhen në kohë, apo thënë
ndryshe kur ato dokumentohen menjëherë pasi të jenë zhvilluar, kanë me vete
herë herë sentecat emocionale edhe të Castevw, të kohës për të cilën flitet.
Nuancat e sajë, vërehen herë pas here, por për ne ato i takojnë besniërisë së
krijimit dhe ngjarjes, duke dëshmuar herë herë edhe ndjenjat, me të cilat
prezantohet ajo. Megjithatë, ka kaluarë kohë dhe zhvillimet e tjera më pas,
duke pasur parasysh se kjo dramë u shkrua në mes të luftës, ndodhën edhe shumë
ngjarje dhe zhvillime tjera, bashkë me volumin e krijimeve, dhe si e tillë për
një kohë të gjatë, krijimi mbeti arkivave të mia, gati si krijm i harruar.
Ecja nëpër kohë, dhe kërkesat e tjera të
kohës për atin, më kishin bërë të thellohesha në shum zhanre të shkrimit, dhe
ne pa mundesi për botim apo edhe për ti ofruar ndonje mini trupe teatrale, për
ta luajtur atë, si radio dramë, për qka e kisha pregaditur, ndoshta ka ndikuar
si faktor i vonesës në publikim.
E di se kjo vonesë, i ka sjellur dëm veprës
dhe peshës së sajë në kohë, për tu luajtur në kohën e duhur, atëherë kur
ndjenja e akceptimit të sajë është më e madhe, por kjo kurrë nuk më ka munduar,
aq më pak nuk vuaj nga ky kompleks, mjafton që ajo po gjen dritë për tu bartë ndër
breza si një ngjarje e një kohe sa të dhimbëshme aq edhe krenare për popullin
tonë.
Ajo, që dua ta shoqëroi këtë dramë dhe
ngjarjet e sajë, është thirrja e kujtesës për kohën nëpër të cilën u përbiruam
si brez, qfarë bëmë për kombin dhe atdheun, cila ishte sakrifica e jonë, sepse
vetëm duke e kujtuar dhe nderuar të kaluarën, dotë mundë të ecim sy qelë dhe
ballë hapur nëpër të ardhëmen dhe vizionin tonë.
Edhe sotë, kur ende nuk e di se kurë
mundë të gjejë dritën e botimit, kjo dramë, nga punët e tjera të shumta ë më
presin në udhën e artit, jetoi me shpresen se në cilën do kehë që ajo do të
gjejë dritën, ka dhe do ta ketë peshën e vetë. Ajo për mua është dhe do të
mbetet pasqyra e një kohe, brenda së cilës shumkushë do ti dëshironte të ishte
pranë sajë, për ta parë vetin në portretin e lavdisë dhe krenaris së asajë
kohe.
Megjithatë, vepra nuk ishte e mbyllur
plotësishtë. Brenda kohës dhe zhvillimeve të më vonshme, u krijuan mundësi që
të paktën të publikohej në veb faqet e mia, duke i ofruar opinionit një mundësi
më shumë, që të kapet ajo si një dramë, dhe ndoshta pse jo edhe të vihej në
lojë, qoftë si radio dramë.
E themë këtë mendim, plotë nostalgji për një
kohë, kur brenda hapsirave tona, mungonte fjala e lirë, në veqanti ajo me frymë
kombëtare, unë dëgjoja Radio Kukësin apo
edhe Radi Tiranën, dhe kohën e emitimit të radiodramave, e kisha më
nostalgjiken. I dëgjoja me plot mall e dashuri, radio dramat, të cilat më
mbushëllonin plotë frymë, dashuri e ndjenjë për artin, për lirinë, për atdheun.
Ndoshta, kjo ka qenë edhe arsyeja dhe
frymëzimi i imë, që këtë ngjarje, ta trajtoi kështu dhe ta paraqes në artë, në
formën e një drame, ashtu edhe siq ishte zhvillua ajo.
Mendoj se shprehja në këtë formë, është një
pasqyrë shmë e afërt e paraqitjes së një ngjarje në art, sepse aty drejtë për
së drejti, pasqyrohet gjuha, lëvizjet, qëllimi dhe misionii një ngjarje, e në
këtë rastë kalimi i kufirit dhe kthimi në atdhe, i dy luftëtarëve të lirisë.
Dhe për mua kjo ngjarje, pos vuajtjeve,
dhembjeve dhe munit e gjakut, mbetet pjesa më e bukur, ajo maja e lules së
ngjarjeve krenare, në shërtbim të qështjes së atdheut. Misioni dhe detyra e
luftëtarit, ishte aq e shejtë, sa edhe vetë rrugëtimi për liri, për të cilën
një pjesë bukur e madhe e burrave të atdheut, vunë gjithqka edhe veten në
shërbim të atdheut. Ajo mbetet përherë, pjesë e luftës dhe krenarisë kombëtare.
2012
Personazhet;
Mërgimi
Shpendi
Sharri
Ushtari 1
Doktori
(Ecja drejtë kufirit vazhdon)
Dëgjohen rrapëllimat e hapave që vazhdojnë
rrugën për
gjatë bregut të lumit të dy
ushtarëve të UÇK-së që ecin në drejtim të kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Mërgimi: (ofshau thellë) eh, rrugë e gjatë kjo rruga e
lirisë, sonë apo jo Shpend.
Shpendi: u lodhe (e përcjellë me një qeshje shoqërore).
Mërgimi: Jo mor jo, por seç’mu kujtuan rrugëtimet e sa e
sa luftëtarëve të lirisë përpara nesh, më beso, po mendoja nuk ka libra që do
të na i nxinte këto vuajtje tona, nganjëherë njeriu pa i provuar ato nuk ua dinë
peshën – po seç më vretë kjo çantë në shpinë.
Shpendi: Je mësuar ti ke pasur punë të lehtë në fabrikë,
nuk e ke parë as diellin, ndaj të mundon rruga.
Mërgimi: Ndal o ndal se s’desha të të ankohem, por ka mbi
dhejtëvjetë që s’kam udhëtuar kund në këmbë.
Shpendi: Mjerë veturat me ty (plasi gazi, qeshën zëshëm
të dy, deri sa po vazhdonin rrugën), pastaj edhe shpinën kundë se ke
gërvishtur, vetë kërkove mbushe sa më shumë fishek i the atij ushtari në pikën furnizuese.
Mërgimi: Jo mor Shpend se s’ankohem për peshën, Kosovën
do ta arrijë pa tjetër, gjallë a vdekur, ndoshta vitet mundë të na rëndojnë,
por kur e mendojë se jemi nisur rrugës së lirisë, më bëhet sikur marrë krahë.
Shpendi: Të thashë, të ndalemi për disa ditë në ushtrime
ushtarake në Shqipëri, dua sa më parë të hyjë në Kosovë – ma preve.
Mërgimi: Eh Kosova, Kosova, ka dhjetë vite që s’ja kamë
parë gjelbrimin, si qelë lulja, si këndon bilbili në pranverë, pastaj paramendo
mor Shpend sa djem e vajza janë rritur e bërë burra, e nëna, shumincën nga ata
i lashë fëmijë, e sot kur ua dëgjoja emrat kah prinë në UÇK, më beso zemra më
bëhet mal, shpesë i themë vehtës këto dhjetë vite ora e ime ka ngelur mbrapa.
Shpendi: Ti ndoshta ke të drejtë por megjithatë, unë mendoj
se ti ke qenë gjithmonë aktiv në organizimin e mërgatës rreth çështjes
kombëtare.
Mërgimi: Ndoshta, por kemi mundur edhe më shumë (gjatë
gjithë udhëtimit i shoqërojn hapat dhe rrjedha e lumit). Kanë ujë të pastër
bjeshkët tona, i sheh si bora e maleve, pastaj edh borën e mbajnë gjatë, më kujtohet
dikur si fëmijë e pyetja babain, ç’janë ato lara të bardha atje mbi pashtrik,
është bore, biro më thoshte gjithmon kisha dëshirë të vija dhe ti mbushja grushtat
në pike të verës, nuk guxojmë të dalim matanë më thoshte dhe e ulte zërin mos
të dëgjojë kush, atje është Shqipëria, na ka ndarë Sërbia dhe Evropa, maje bjeshke
ka një gurë që quhet guri i kufirit po si mund të ndahet bjeshka e pyesja armiçt,
ata i ndajnë bjshkët e qytetet, pastaj vëllaun me vëllaun, nënën nga fëmija, çfarë
s’bëjnë ata dhe më beso o Shpend, kur e mendojë se një ditë do ta shkulim atë
gurë, seç
e marrë fuqin e bjeshkës (u ulë buzë lumit i mbushi grushtet
me ujë, piu ca dhe i lau faqet) ka ujë të ftohtë ky lum, kemi edhe shumë rrugë
deri në kufi?
Shpendi: Diku pasi të bie terri do ti afrohemi, edhe nja
katër orë së paku, ndoshta pas mesit të natës do të jemi në Kosovë.
Mërgimi: Ke kaluar edhe më parë në këto rrugë Shpend?
Shpendi Disa herë, sa herë që ka qenë nevoja dhe sa herë
që më kanë vënë detyrë shokët.
Mërgimi: Të shoh si ecën si shqiponjë e alpeve shqiptare,
ndaj edhe e zgjodhe nofkën Shpend.
Shpendi: Hee puna e nofkës ka një histori edhe ajo, kur
na paten rrethuar një here policia sërbe shtëpin, unë kasha ikur përpara, nëna
ishte merakosur se unë mos gjendesha në shtëpi, babai i kishte thënë ai iku si
shpendët, është nofkë shpëtimi apo jo Mërgim.
Mërgimi: Bukur të rrinë, po a nuk e ke edhe ecjen të lehtë
si shpendët fluturimin.
Shpendi: Mos don të thuash se kamë ecje të grave (foli me
humor) ha ha ha – plasi gazi qeshën të dy.
Mërgimi: Djall e ke mendjen o Shpend, po ti më mirë që u
shpëtove kthetrave sërbe, e na u gjende neve dhe Kosovës, se sa të thonin
pastaj, e zunë si zogun në
kafaz dhe e futën në burgë.
Shpendi: Edhe unë jam më i lumtur që u shpëtova nga duart,
të paktën u përpoqa të bëjë edhe unë një punë sa do të vogël për Kosovën. A nuk
është ashtu Mërgim.
Mërgimi: Pajtohem plotësisht me ty Shpend, pastaj ti ke
bërë shumë punë ndoshta ndonjë herë do të shkruhet ndonjë libër, e do të
ndriqohet ai kontributë i juajë dhe i shokëve të tu. Nga një here seç më shkonë
mendja mor Shpend, shumë gjëra do të bien në harresë, e din sa më brengosë kjo.
Shpendi: Po ju mbani ditar Mërgim?
Mërgimi: Kohë pas kohe, me fillimin e luftës në Kosovë
kohë pas kohe shënoj diç ndoshta do ti duhen të ardhmes.
Shpendi: Djali të është bërë burrë.
Mërgimi: Rriten fëmijët Shpend, si lisat, po ç’e do në
dhe të huaj, po ti u fejove?
Shpendi: Me pushkën po Mërgimi, një fjalë e kemi dhënë
por më tepër jo, dasmën do ta bëjmë në liri, atëherë do të kemi ndoshta kurajo
dhe zemër për tu gëzuar.
Mërgimi: Po dasmat bëhen edhe në luftë o Shpend, jemi mësuar
ne shqiptarët.
Shpendi: Po po, por atëherë do ti kishim dy gëzime, pastaj
ti e dine se unë i kam dhënë fjalën Kosovës, a nuk janë kurora më të mira këto
rrethatore dhe kjo nuse(aludon në armën që e mbante krahut).
Mërgimi: E din ç’po mendoja Shpend me djem si ju Kosova
lirinë e ka shumë afër, seç e shoh tek ju gjeneratat e reja një trimëri dhe një
vrull në shpërthim, ditën kur u nisa, djali më tha do të vijë edhe unë në luftë
babë, më beso, pyetja vehten vallë a e kamë
pasur unë një guxim të tillë?
Shpendi: Sa vjeç është tani Agroni.
Mërgimi: Katërmbëdhjet, e din ç’më tha, nxorri të gjitha
kursimet e veta nga arka këto të holla të mia tha do të i japë në fondin e
UÇK-së, që ti blejnë fishekë për ushtarët në male, ai u kishte folur edhe shokëve
të tij shqiptarë atje në shkollën e tij, më beso të gjithë e kishin veprua si
ai, shpesh më vie në mend këto ditë, fëmijët e mi, pas çlirimit të Kosovës
nuk dua ti lë në dhe të huaj, mjaftë ja kruajtëm shpinën
Evropës, ja zbukuruam sheshet e qytetet, do ta ndërtojmë Kosovën tone edhe më
të bukur se ajo.
Shpendi: Ka potencial Kosova, kur i shohë gjith ata
shqiptarë nëpër Evropë edhe mua më shkonë mëndja shpejtë do ta ndëtojmë Kosovën
edhe pse sërbi e ka dëmtuar e do ta dëmtojë ndoshta edhe shumë; gjithkah nëpër
çdo fshat zbaton taktikën e tokës së djegur.
Mërgimi: Ndoshta i ka ardhë fundi prandaj dëshironë
që sa më shumë të dëmtoj e të shkatrroj, por edhe të
vrasë e masakroj, pjesën më vitale të popullit tonë.
Shpendi: Mendon se bota do të kthehet ndonjëherë nga
ne Mërgim?
Mërgimi: Oh (ofshan thellë) atëherë kur të jetë bërë
gjaku lum, vonë ndoshta edhe shumë vonë, po neve na ndihmoftë krahu dhe pushka
e jonë bota ende nuk jep shenja mbështetjeje dhe unë druj në këtë heshtje, do të
na dëmtohet populli.
Shpendi: Edhe mua më brengosë, popullata civile më tepër,
sepse e kemi një barabar të egër përpara që sa here humbë në luftë me UÇK-në,
hakmerret në civilët e pafajshëm.
Mërgimi: E kanë nga rrënjët ata, këtë kanibalizëm, pastaj
është edhe strategji e luftës së tyre në mënyrë që të futet përqarja dhe
urrejtje kundër UÇK-së.
Shpendi: Por populli e mbanë dhe e ruan UÇK-në aty e sheh
të vetmin shpëtim, është rruga e vetme që na shpie kah liria, prandaj edhe
qëndrojnë pran sajë të pa lëkundur. Ta shohësh se si rritet ajo, çdo ditë i bashkangjen
vullnetar të rinjë. (rruga vazhdonte, hapat
e udhëtimit nëpër rrugë me gurë e rrjedha e lumit dëgjohen vazhdimisht). Mbrëmja
po afron, por edhe ne jemi afruar kufirit jemi pak herët për tu afruar, do të
pushojmë deri sa të errësohet mire.
Mërgimi: Është rruga e jote kjo Shpend, ti na prin i njeh
këto anë më mire se unë ta them të drejtën gjithmonë kamë menduar se pas kufirit
menjëherë fillojnë të duken fshatrat dhe qytete e Shqiprisë, asnjëherë nuk e
kisha besuar se kaq gjatë mbajnë këto bjeshkë.
Shpendi: Në fillim edhe unë atë mendim e pata pasur kur,
erdha përherë të parë nga Kosova, vazhdimisht pyesja kur do të arrijmë në
Kukës, një shokë i imi më tha shiko orën kur kur të mbushen dymbëdhjet orë
rrugë atje jemi pastaj edhe rrugët duhet ndrruar për shkak të pritave të
ushtarëve sërb në kufi, ato marrin edhe kohë.
Mërgimi: Ashtu është çdo thyerje rruge nëpër këto shkrepa
merrka kohë shumë.
Shpendi: E ke të mbushur armën? Jemi afër dhe gjithçka
mundë të na pret, atje nën atë gurë do të ulemi deri sa të na mbuloj nata.
Mërgimi: Gjithçka është në rregull.
Shpendi: Ke lodhje Mërgim?
Mërgimi: Jo edhe pa të rrugë e gjatë, pastaj edhe pa pregaditje
paraprake, mire më thane shokët, mbaroi ca ushtrime ushtarake këtu në Kukës,
por ta them të drejtë dëshira për të hyrë në Kosovë sa më pare nuk më la,
dhjetë vite i kam munguar asaj dhe shyqyr që erdhi ora e jonë.
Shpendi: Ndjen gëzim.
Mërgimi: Menxi e pres të shkelë edhe një here në token e
Kosovës, nuk do të ketë forcë që mundë të më shkulë më nga atje, se si është ky
megrimi ynë, sa më large atdheut, aq më tepër të shtohet dashuria për të, ishe
edhe ti ca vite apo?
Shpendi: Pesë i kalova edhe unë atje.
Mërgimi: Ikin vitet atje shpejtë, jeta është më e vrullshme
dhe lufta me jetën është shumë e vështirë ndaj edhe ikin vitet shpejtë.
Shpendi: Tamam ashtu është Shpend, tani ulemi dhe e presim
mbrëmjen këtu.
Mërgimi: (deri sa po ulej klithi me një zë të lodhshëm
oh) Kam frigë se po të pushojmë gjatë, vështirë do ta kemë të zgjohem, ndoshta
më mundonë lodhja pastaj, apo jo Shpend?
Shpendi: (deri sa po e hiqte qanten në municion nga shpina
dhe armën po zgjidhte vendë ku të ulej) Ndoshta s’do të rrimë gjatë terri sa ka
filluar, vetëm sa të erret mire dhe do të nisemi, jemi një kilometer larg kufirit,
do ta kalojmë shpejtë, duhet ta vëzhgojmë mire terenin mos ka ushtarë sërbë në
kufi.
Mërgimi: (ishte përqëndruar në një pikë prej nga dukej
gurri i kufirit dhe po mendonte) Ç’thua Shpend, do ti vijë dita ndonjëherë ta
shkulim atë gurë nga bjeshkët tona?
Shpendi: Unë jam shumë optimist në këtë pikë mërgim, ndoshta
mundë të vonoj, por për ta shkulë posepo.
Mërgimi: Mendonë se jemi shumë afër fitores?
Shpendi: Kurrë më afër, për herë të parë kemi një ushtri
që lufton në gjithë teritorin e Kosovës për një qëllim, dhe vendoshmëria e
ushtarëve të sajë është e pa thyeshme, të paktën ky është vizioni i im nga ajo se
si e përceptoj unë luftën çlirimtare nga ajo sa e njohë unë nga brenda, por
edhe morali i sëbëve dhe përkrahja e tyre në botë, po bien çdo ditë a nuk është
ky një element shpresë dhënës, pastaj ne jemi në tokën tonë, sërbët janë
kolonë, dhe sërbia hegjemoniste kërkonë tokën e huaj, a nuk përfundojn në
fitore luftra çlirimtare.
Mërgimi: Edhe unë mendoja ashtu, historikisht është dëshmuar
se luftrat çlirimtare kanë mposhtë gjithmonë okupator, pastaj një okupator që
vretë edhe gra e fëmijë humbjen e ka shumë afër, edhe unë nga sa kam mundur të
kuptoj qarqe të caktuara në botë kanë
filluar të shohin me tjetër sy, nuk u besonë më rrenave
sërbe dhe propagandas së tyre, a nuk janë marrëzira, vrajë fëmijë dhe
propagando-vranë terroristë genje botën, vetëm pushka i ndanë hesapet me sërbin
s’ka rrugë tjetër më të mire për ta.
Shpendi: Edhe ne spo ja lëmë mangu, ta shohësh se sa ushtarët
i vriten çdo ditë në Kosovë, por këta janë horra nuk nuk i pranojnë publikisht
humbjet, edhe unë mendoj ashtu vetëm kur ta largojmë sërbinë dhe atë gurë atje
lartë ka qetsi ballkani, ndryshe luftrat do të na përcjellin edhe në të
ardhmen. Sërbëve dhe sërbisë u duhet shkulë ideja hegjemoniste mbi Kosovën dhe
këtë atyre do të ua shkulë UÇK-ja niher e përgjithmonë.
Mërgimi: Më pëlqen shumë ky optimizëm i yti Shpend, me
sërbin nuk ka politik çfarë politike mund të bëhet me okupatorin, më bëjnë të
plasë nga njëherë disa
politikan kur thonë se problemet zgjidhen me politik, po
ku ka politik këtu të vret sërbi në shtëpin tënde dhe thua është problem
politik, unë nuk mendoj ashtu kjo është okupim, gjenocid i një populli mbi një tjetër
dhe këtu ndahen rrugët apo jo Shpendë.
Shpendi: Të lumtë me Sërbin politik sot për sot bënë kjo
(dhe e prekë armën). Më duket se tani u errësua mjaftë ndoshta do të ishte mire
të niseshim.
Mërgimi: Si të duash nisemi pra (u zgjuan, i hodhën çantat
shpinës dhe armët krahut e u nisëm) prijë
Shpend është errët tani shumë pak duket.
Shpendi: Nja gjysëm ore do ta kemi vështirë, deri sa të
largohemi nga zona kufitare pastaj andej matanë na presin fshatrat edhe këto
shpatije të rrëpira përfundojnë.
Mërgimi: Se si më ka pushtuar dridhmë mor Shpendë, jo nga
friga, large këtu pari por veç endjej një gëzim të pa përshkruar u gëzova mjaft
edhe në portin e Durrësit kur zbrita, sepse edhe ajo është tokë shqiptare por
tani që po hyjë në Kosovë, e kam një gëzim të veçantë vitet large e kanë bërë
të vehtën (rrafalle të automatshëve nga ushtarët sërbë në
drejtim të Shpendit dhe Mërgimit e prishën qetsinë e udhëtimit
bjeshkët u mbushën jehonë ndërsa krismat vazhdonin të pa ndërprera).
Shpendi: Ulu shpejtë Mërgim (bërtiti Shpendi), shtihu tokës
nuk na marrin plumbat.
Mërgimi: Dreqi ta marri, po si s’më shkoi mendja fare më
mbeti e ndezur, qenka thënë sherri i kësaj cigareje të na zëjë (e mbuloi me
nervozizëm nën rërë).
Shpendi: As mua s’mu kujtua fare.
Mërgimi: Do të ua kthej (dhe i dha zjarrë automatikut).
Shpendi: Ndrrojmë vend tani, ata me siguri do të garantojnë,
edhe pse është ende teritor i shqipërisë,
ata provokojnë, kalojmë andej lumin mbushe armën, por nuk
do të gjuajmë letë mendojnë se o jemi kthyer mbrapa o jemi të vrarë, ecim tani,
edhe pse lumi ka shumë ujë duhet dalim matanë jemi më të sigurtë. (Të shtërat nga ushtria sërbe s’pushojnë
Mërgimi,
Shpendi, me shumë mundë dalin matanë).
Shpendi:ka ujë të ftohtë ky lumë do të na përcjell gjithë
rrugës të ftohti i tij.
Mërgimi: Oh (u dëgjua një klithmë, të shtënat vazhdonin).
Shpendi: Ç’pate Mërgim, ç’ndodhi.
Mërgimi: Për hajrë na çoftë, më mori dreqi.
Shpendi: Mërgimi ç’ndodhi më thuajë.
Mërgimi: Jamë i plagosur Shpendë.
Shpendi: Ku më thuaj të lutem ku je keq.
Mërgimi: Jo edhe aqë,në krahun e majtë më mori, shko këtu
në qantën time Shpend kam edhe ca fasho jod.
Shpendi: (Shpendi nxjerrë nga qanta fashot, pasi i pastron
plagën fillon ta lidhë), më duhet ta shtërngojë ca por kur të dhembë tregomë,
nuk duhet të humbësh shumë gjakë je mirë Mërgim.
Mërgimi: Ndihem mirë, djeg ca por është e vogël kjo duket
se ashtin nuk e ka prekur fare vetëm mishit ka kaluar është luftë Shpendë dhe
në luftë mundë edhe të vritemi.
Shpendi: Po si thua tani më afër e kemi Kosovën, por ja
që për shërim do të ishte më mirë këtu në Shqipëri.
Mërgimi: Mirë jamë Shpend, do të shërohem edhe në Kosovë
pastaj plaga nuk është shumë serioze e siç thua ti jemi edhe më afër Kosovës ja
tani edhe krismat pushuan ne duhet të vazhdojmë.
Shpendi: Më duket se ma mshehë dhembjen ca Mërgim.
Mërgimi: Jo Shpend vërtet mire jamë, prijë përpara pastaj
edhe qantën ama mua, jemi edhe të lagur, më mire është të ecim.
Shpendi: Jo qantën s`ta japë do ta bartë unë, ecim pra, me
siguri mendojnë se jemi kthyer mbrapa, pastaj këtej lumin kësaj lugine përpjet
jemi më të sigurtë.
Mërgimi: Prijë Shpendë nëse mendonë se mundë të kalojmë
këtej.
Shpendi: Është teren më i rrëpishëm më vështirë kalohet
pastaj na mbulojnë edhe këto kaquba lisash po ti si ndihesh Mërgim.
Mërgimi: Mirë o mirë jamë tani që po i afrohem Kosovës më
duhet sikur po fluturojë djeg pakë por gjak nuk lënë fashat të rrjedhë.
Shpendi: Duket sa ata po kërkojnë matanë e dëgjove klithmën
e qenit por ne tani jemi large na ndanë edhe lumi vetëm edhe nga dhjetë minuta
na ndajnë deri në majë pastaj bjeshka fillon të zbret teposhtë deri në fshatin
e pare të Kosovës atje do të ndalemi diku. (Rruga vazhdonte në heshtje vetëm hapat e
lehta të
Shpendit dhe Mërgimit dëgjoheshin, sepse tani më ata ishin
në zonën kufitare, dhe çdo zhurmë sillte rrezik nga rojat në kufi).
Mërgimi: Shpend (folinë zë të ulët) i shoh disa drita atje
poshtë.
Shpendi: Jemi në Kosovë tani gurët e kufirit i kemi
lënë mbrapa, ke të ftohtë.
Mërgimi: Jo aspak, rruga nuk na lën të ftohemi, po ti tani
ma jepë qantën time se tu bë shumë rendë.
Shpendi: Jam mësuar unë s’është e rendë jo, fshatit do ti
afrohemi nga skaji i pyllit, atje në atë shtëpin e pare skajë fshatit. (dëgjohet
lehje e qenve nga brendia e fshatit, që përhapet në jehonë në qetsin e natës).
Mërgim ti do të më prêtë këtu skaj pullit, unë do ti afrohem
shtëpis së pare skaj fshati. (derisa Shpendi po i afrohej asaj shtëpie skaj fshatit,
Mërgimi u ulë pranë një lisi, dhe po e kontrollonte plagën që kishte rrjedhur
gjak).
Mërgimi: Eh moj e uruar (klithmë vehte, duke ju drejtuar
plagës në krah), luftë është, Kosovë i thuhet këtej, është tokë gjaku kjo tokë,
këtu maten burrat, edhe ti rrjedhë o rrjedhë, se s,më ligshtonë fare. (deri sa
Mërgimi po përshpëriste në vehte, Shpendi ishte afruar asajë shtëpie skaj
fshatit) Lehja e qenve bëhet edhe më e fuqishme dhe më e ashpër, nga kjo lehje
e qenit, një njeri e ndezë dritën dhe del në oborrë, dhe po vëzhgonte.
Shpendi: A doni miç o i zoti i shtëpisë (thirri nga errësira
diku large shtëpisë). I panjohuri: urdhnoni, e mirë se t’vini në këtë natë të
vonë (drejtohej andaj nga vinte zëri). (Shpendi po afrohej në drejtim të
oborrit)
Shpendi: Jam ushtarë i UÇK-së (i tha deri sa po afrohej).
I panjohuri: Mirëse të ka pru atëdheu o trim, po si jeni
(i zgjati dorën Shpendit).
Shpendi: Mirë o mirë jam unë, por e kam një hallë, e kam
një shokë atje skaj pylli të plagosur, sonte më duhet të arrijë patjetër deri
në spitalin më të afërt të UÇK-së.
I panjohuri: Sonte do të rrini te unë, do të pushoni e nesër
do të u përcjell edhe unë.
Shpendi: Faleminderit shumë, por rruga e jonë na pretë.
I panjohuri: Po mirë vetëm sa të marrë ca bukë dhe erdha
(Shpendi po priste në oborr, ndërsa i pa njohuri, hyri Brenda, e mori qantën me
cabukë armën e hodhi krahut dhe doli) u vonova pakë!
Shpendi: Të nxorrëm punë zotëri.
I panjohuri: A të lutem mos e thuaj atë fjalë lufta na takon
të gjithëve ashtu si edhe liria, që e gëzojnë të gjithë, po unë stë tregova për
emrin, më quajnë sharr, ma dhanë shokët këtë emër, edhe unë jamë ushtar i UÇK-së,
isha në pushim këto dy ditë, po ti nga mërgimi vjenë.
Shpendip: Mua më thonë Shpendë, unë kam qenë në megrim,
por jam kthyer që me fillimin e luftës, shokun që e kamë atje, e quajnë Mërgim,
ai kthehet nga mërgimi, për mua kjo rrugë nuk është e para herë.
Sharr-i: Është rendë i plagosur, Mërgimi.
Shpendi: Jo edhe pakë krahut e ka përshkuar plumbi, ka humbur
edhe gjak mjaftë, na zuri në kufi prita nuk ankohet fare, është i forte ai, nuk
jepet lehtë, por me gjithë atë humbja e gjakut, sjellë rrezik, prandaj na duhet
që Brenda natës së sontme të jemi në spitalin më të afërt të UÇK-së, për ti
afruar ndihmë. (rruga vazhdonte drejtë skajit të pyllit ku priste Mërgimi).
Shpendi: Mërgimi, Mërgim - thirrte me zë catë ulët Shpendi).
Mërgimi: Ja ku jamë (u dëgjua nga errësira) po ti mbarove
punë.
Shpendi: Po, Po, me mua është Sharri, ai do të na shoqrojë
për rrugë, po ti ndjehesh mirë.
Mërgimi: I fortë o i forte.
Sharri: Mirë se na vjen o trim, e sheh këtej nga ne me plumba
të presim, nuk i thuhet pa arsye tokë e gjakut Kosovës, po ty si të kemi. (i
zgjati dorën dhe u përqafuan të dy).
Mërgimi: Jo edhe aq keç, ka mundur të ndodhë edhe më keç,
një plagë e vogël në mish, për të na e kujtuar se po hujmë në Kosovën e kuqe,
mor Sharr po ju kemi të forte juve këtu brenda.
Sharri: Çdo ditë e më të forte, bashkë me ju të forte jemi
qa sa për ta mundur Sërbin.
Mërgim: Heu po të lumtë ajo gojë, do ta mundim pa tjetër
e
po tani shkojmë a ecim Shpendë.
Shpendi: Këtej e tutje tani na prinë Sharri.
Sharri: Falemnderit mor Shpendë, fshatit do ti bijmë për
rreth dhe do të ecim maleve, sepse nëpër pikat kyqe të kryqëzimit të rrugëve
dhe nëpër hyrje të fshatrave kufitare mundë të ketë ushtarë e police sërbë,
këto ditë e kishim një konfrontim (deri sa vazhduam rrugën, ai vazhdonte
tregimin), disa ushtarë tanë ishin hetuar në kufi, pastaj në hyrje të atij
fshati atje disa nga ushtarët tanë u gjenden në rrethim,
pas më shumë se katër orë luftë, ranë dy nga ushtarët tanë, ndërsa nga ata pati
shumë, në mesin e tyre u vra edhe kamandanti, një kapiten nga sërbia pastaj u
tërhoqën dhe këto ditë mbi këto fshatra është shtuar dhuna.
Mërgimi: Po si qëndron puna me armë mor Sharr, keni mjaftë?
Sharri: Tanke a topa nuk kemi por armë të tjerat i kemi të
gjitha, sa të u kemi juve në megrim, do ti kemi të gjitha, por kemi vështërsi
në bartjen e tyre nga shqipëria, sepse i kanë forcuar edhe kufijtë, me gjithë atë
kemi mjaftë e mbi të gjitha kemi moral të forte për luftë e drejta qëndron në
anën tone kjo është arma më e forte e jona.
Shpendi: Armikun do ta përzëmë apo jo mor Sharr.
Sharri: Pa tjetër kjo është bindja e çdo ushtari të UÇK-së
këtu në Kosovë, ti shohësh radhët e UÇK-së mor Mërgim çdo ditë rriten ato,
ndërsa sërbët dobësohen dezertojnë nga armata, siç thonë, por shifrat nuk i bëjnë
publike ata, sepse të gjitha mjetet e informimit i kanë në kontroll të rreptë,
dhe luftën propagandistike e udhëheqin vetë, por me gjithë atë anija sërbe ka filluar të
fundoset.
Mërgimi: Ashtu është mor Sharr edhe Amerikanët kanë filluar
të ndërrojnë mendjen për ta Hollbruk poa kthimit nga Kosova, jep shenja tjera
në politikën amerikane kundrejtë dhunës që e ushtronë sërbia mbi popullin
shqiptarë në Kosovë, dhe kjo është shenjë e mirë, se lufta jonë çlirimtare ka
filluar të shihet me një sy pozitiv, do të na duhet kjo mbështje në të ardhmen.
(udhëtimi vazhdonte pa u ndalur pas bisedës me ton të kontrolluar që të mos
dëgjohet shumë, dëgjohen edha hapat e tyre).
Sharri: Shpendë, duhet të ndrrojmë rrugë, do ta kemi ca
më vështirë, edhe Mërgimin do ta mundojmë ca më tepër por jemi të detyruar, e
shehë atë dritë cigareje atje te ai udhëkryqi vendosen serbët shpeshë aty, ka
ditë që disa tanke dhe autoblida përqëndrohen kohëpas kohe.
Shpendi: Do të binim në pritë përsëri Sharrë po të mos ishe
ti, ka ditë që se kam marrë këtë udhë, dhe këto ndrrime të pozicioneve të tyre,
mundë të na nxirrnin në pritë.
Mërgimi: Për mua, mos e keni dertë.
Sharri: Ta marri djalli po ju qenkeni edhe të lagur fare,
posi s’më tregove o Shpendë, as edhe unë nuk u vrejta fare.
Shpendi: Shkojmë tani, na prijë.
Mërgimi: Mor po si s’po mundë të orientohem se ku gjendemi
fare.
Sharri: Ka kohë që gjendeni jasht atëdheut Mërgim?
Mërgimi: Ikin vitet atje shpejtë lufta me jetën është shumë
e vrullshme, i lame eshtrat mor Sharr nëpër dhena të huaj djem të ri ikëm
flokëbardhë po kthehemi, po mirë u bë që erdhi edhe kjo ditë.
Sharri: Jemi afër edhe pakë kilometra dhe do të futemi në
zonën e lire, që kontrollohet nga UÇK-ja është edhe natë e nuk duket, prandaj e
ke të vështirë të orientohesh e shehë atë kodër atje në majen e sajë ndezur një
dritë, është repetitori i televizionit, po poshtë atje në rrafshë duken mes
lisave ca drita, janë dritat e qytetit.
Mërgimi: Po si qëndron puna me qytetin.
Sharri: Në përkrahjen e luftës mendon?
Mërgimi: Po po aty e pata!
Sharri: Haa (ofshau thellë) në disa pjesë jeta zhvillohet
normale, kuptohet atyre që u kanë
interesuar vetëm interesat personale e jo atëdheu, s’u intereson
edhe nga qyteti kemi disa paralagje që e ndajnë fatin me ne sepse shumica djemt
i kanë maleve bile janë më të rrezikuar, por kemi arritur që në një pjesë bukur
të mire edhe të qyteti të krijojmë pasiguri për armikun, pastaj kemi djem që
veprojnë brenda përbrenda në qytet është bërë një punë e madhe këtu brenda edhe
popullata ndjehet më e sigurt kur e ka UÇK-në.
Mërgimi: Po me kolaboracionistët si qëndronë puna?
Sharri: Ha ha (qeshi) ata që kanë bashkpunuar me armikun
nuk i këputin lidhjet lehtë, ndoshta e kanë forcuar bashkëpunimin edhe më
tepër, por po u vie fundi ngadal.
Mërgimi: Po me partite si qëndron puna këtu brenda?
Sharri: Do të ishte më mire mos ti kishim, po ku ka politik
me shkaun mor vëlla të vret të masakron dhe ti i thua eja të bëjmë politik kjo
është e tmershme kam frigë se më lehtë do të coptohemi.
Mërgimi: (u qeshë një herë), të njejta probleme i kemi edhe
ne atje në megrim, ndoshta atje do të kishte qenë më mirë të ishte vetëm një
lob shqiptarë se sa partite do të ishin shumë më unik, ndoshta edhe më lehtë do
ta kishim në luftë me shkaun.
Sharri: Bukur edhe shumë më lehtë do ta kishim.
Shpendi: U larguan mjaftë nga udhëkryqi.
Sharri: Je shumë vigjilent Shpend ne humbëm në biseda fare
të haruam ty.
Shpendi: Jam mësuar unë bredhë mendimeve ndonjëherë.
Mërgimi: Ndoshta për nusen po mendoje (plasi gazi, qeshën
të gjithë). (rruga vazhdonte qetsin e natës ndonjëherë e prishte fluturimi i
ndonjë shpendi dhe zhurma e hapave të tre ushtarëve të lirisë). Shpendi: Jemi
afër tani, edhe pakë dhe do të hyjmë në zonën e lirë.
Mërgimi: Ndjehem shumë i gëzuar të them të drejtën nuk mundë
ta fshehë gëzimin ta kesh një zone të lire në Kosovë, nuk mundë ta paramendoj
dikur si individ ishte e pamundur të qëndrojë diku sotë teritore të lira kemi,
kjo është guxim dhe trimëri ka djem Kosova apo jo morr Sharr.
Sharri: Ashtu është Mërgim sot ato zona vetëm sa zgjerohen
dhe ndoshta një ditë do ta kemi të lire tërë teritorin e Kosovës.
Mërgimi: Po të lumtë ajo gojë bukur e the por më beso si
si më duket kur mendoj se këmbë ushtari sërbë në ato zona nuk mund të hyjë dhe
flamuri shqiptarë ngritet i lire tek e nderojnë ushtarët me uniformën e UÇK-së,
po ku ka gëzim më të madhë se si marrë fuqi kur i mendojë këto më beso zemra më
bëhet male, ndërsa takimin me shokët që prej viteve nuk i kam pare, edhe atë në
zonën e lire dhe për uniformën e UÇK-së, më duket se po rilindë për së dyti,
tani po e ndjejë mallin e largësisë nga atëdheu dhe shokët.
Sharri: Edhe shokët do të gëzohen me siguri e ke paralajmëruar
kthimin Mërgim?
Mërgimi: Jo fare as edhe nëna nuk e din sa mallë ka ajo
dhjet vite dhjetë (ofshau njëherë) sa lotë ka derdhur e shkreta, pritje,
pritje, pritje, mire u bë që erdhi edhe kjo ditë.
Sharri: Shpendë na prijë ti tani i njehë më mirë këto anë,
pastaj mundë të na presin edhe ushtarët tanë. (për një qastë u krijua një
heshtje u bë ndërrimi i vendeve në ecje për ta vazhduar rrugën përsëri rrugëtimi
vazhdonte se cili tani më e priste hyrjen në zonën e lirë).
Ndal u dëgjua një zë nga prapa pritave.
Shpendi: Shpendi (e përshpëriti emrin me zë të lartë) jam
Shpendi (përsëriti).
Ushtari 1: Shpendi po mirësevjen o trim je vetëm.
Shpendi: Si gjithmonë me shokë.
Ushtari 1: Mirësevjen o Shpendë, (ushtari 1 del nga pozicioni
dhe afrohet) mirë se na erdhët në zonën e lire vëllezër.
Mërgimi: Mirë se u gjetëm.
Sharri: Mirë se u gjetëm.
Shpendi: Ky është Sharri ndërsa me ne është edhe Mërgimi.
Mërgimi: i kujt je morr trimë?
Ushtari 1: Edhe pse nuk po të shohë mirë unë po të njohë
bacë nga zëri, sa të kemi pritë dhe ja si erdhi puna të na kthehesh nëluftë, po
si të kemi bacë?
Mërgimi: Mirë o trim! Po ti i Frashërit je Albani?
Ushtari 1: Po bacë.
Mërgimi: Burrë qenke bërë
morr trim, pastaj edhe zëri tu qenka trashur!
Shpendi: Alban baca është i plagosur, duhet të nxitojmë
deri në spital.
Ushtari 1: Je keq bacë.
Mërgimi: Jo edhe aqë.
Sharri: I ai nuk jepet, por plaga është plagë, dikur ajo
e bënë të vetën ne duhet të nxitojmë ke humbur edhe gjak, pastaj jeni edhe të
lagur.
Ushtari 1: Duhet të nxitojmë pra, prapa pozicioneve tona
e kemi xhipin (veturë) ushtarët e tjerë do ti lë në pozicione ndërsa unë do të
u sjellë deri në spitalin ushatrak, shkojmë pra.
(Albani u dha detyrat ushtarëve nëpër pozicione, pastaj
me veturë u nisën nëpër disa rrugë malore të ndërtura nga UÇK-ja, në drejtim të
fshatit ku ishte i vendosur spitali ushtarak, terri që i shoqronte tejet diku
prapa dritave të automobilit i cili nxitonte në
drejtim të dritave që vezullonin si xixëllonja nëpër shtëpit
e fshatit edhe gjatë rrugës ata këmbyen biseda të ndryshme, ndërsa përpara
derës së një shtëpie të madhe atje në hymje të fshatit marrin katër djem të veshur
me mantela të bardha, pasi që Albani u kishte lajmëruar në radiolidhje dhe pasi
që vetura u ndalë, zbritën të katër udhëtarët).
Doktori: Mirë se vini në spitalin e Vërrinit bacë unë jamë
doktor Sherifi, dëshira e jonë është që të mos na për here të pare neve, por ja
që fati e paska dashur ashtu.
Mërgimi: Luftë është morr doctor, dhe ne jemi pjesë e asaj
lufte, edhe vritemi, liria kërkon gjakë e Kosova kërkon liri.
27.08.2001. Zvicër

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen