Libri: Krekosja e dordolecit, poezi për fëmijë...!
IKJA E
DIMRIT
Ngadalë
edhe dielli nis e zemërohet
Me plot
shkëlqim rrezet mbi borë lëshon
Me pika
loti dimri largohet
Në
rrjedhë lumi përfundon
Me
rrezet e diellit bashkohen erërat
Dhe si
me fshesë mbi borën bie
I fshinë
gjurmët si herët e tjera
Me lule
të reja pranvera vjen
Dhe pika
- pika loton nga kulmet
I urtë,
i qetë me lot në sy
Hap
krahët pranvera mbulon me lule
Pa
gjurmë, pa fjalë iku dhe ky
2022,
Vërri
KREKOSJA
E DORDOLECIT
Një
dordolec
Qanë tek
oborri
Është i
zemëruar
Se
dielli doli
Lotët
për faqe
Rrjedhë
i shkojnë
Ngadalë
dhe barku
Po i
zvogëlon
Dhe
lotët çurg
Rrjedhë
duke qarë
U shkri
i tëri
E
s’mbeti gjë
Dielli i
buzëqeshur
E plot
zemërim
Kurrë
mos u krekos
Para
shkëlqimit tim
2022,
Vërri
DËSHIRA E LISËS
Në krahët e bletës
E mbolla një dëshirë
Që të bëhem
Punëtore e mirë
Në zërin e kanarinës
Një merak më shkoj
Këngët më të bukura
Atdheut t’i këndoj
Një flutur e bukur
Përmbi lule ra
Bukurisë së saj
Dua me i ngja
Një rreze e diellit
Dritaren e pushtoi
Dua t’i ngjaj asaj
Botën ta ndriçoj
2022
E DREJTA DHE E PADREJTA
Thonë e drejta nuk pranoi
Kur padrejtësia kurth i ngriti
Ra në tokë, por nuk lakoi
Kokën lart përsëri e ngriti
Edhe kur udhët ia kurthuan
E intriga i ngritën plot
Asnjëherë nuk e nënshtruan
Eci drejt e s’u thye dot
Dhe kur në shesh doli e drejta
Edhe hilet u zbuluan
Gjithmonë fiton e vërteta
E të padrejtën e gjykuan
SMIRA
Tek një pemë e panë smirën
Kah po grindej plot inat
Kur e pyetën pse pështynte
Pemët e degëve atje lart
Janë të tharta s’kanë lezet
Foli smira plot zemërim
Qeshën pemët lart mbi degë
S’na arrin ndaj ke trishtim
Iku smira e turpëruar
Kokën ulur plot hidhërim
Por më shumë e qeshi bota
Plot përbuzje e nënçmim
2022
SHTËPIA E MËRGIMTARIT
Nga parmaku i dritares
deri te doreza e një porte
rriten rrjetat e merimangës
kush s’ua prishë lojën ndër mote
Ngritën murit drejt çatisë
plot shkëlqim tela mëndafshi
janë bërë zonjat e shtëpisë
kush s’i tremb as s’ua prish rrathët
Thonë i zoti i shtëpisë
në mërgim diku ka ikur
deri tek portat e avllisë
merimangat duke pritur
2022
GJYSH MË THUAJ KU E GJEN
FRYMËZIMIN?
Gjysh më thuaj: Ç’është frymëzimi?
Ku e merr që në vargje e sjell
Pyeti mbesa gjysh Gëzimin
Që aq shumë vjersha na sjell
Në gojë të fëmijëve kur këndojnë
Fytyrëqeshur kur i shoh
E në shkollë sa herë shkojnë
Nëpër libra kur mësojnë
E gjej në krahë të dallëndyshes
Në vende të ngrohta kah flatron
Njerëzve të mi që i kam mërgimit
Të fala vargjesh kah u çon
Në atdheun plot liri
E në kopshtet e gjelbëruara
E gjej në qiellin plot kaltërsi
Nëpër sheshe të gumëzhuara
E gjej bjeshkëve plot me borë
Nëpër pyjet e bleruara
E gjej fushave plot me lule
Nën burime në rrjedhë të gurrave
Në plis të gjyshit bardh si bora
Në frëngji të kullës plot qëndresë
Nëpër breza që rriti koha
Mbrojtën nderë e ruajtën besë
Në qëndresën për atdhe
Në lapidarin e dëshmorit
Për ditë të bardha që gëzojmë ne
Dhe në luftërat për fitore
Në aromë të lules aty në kopsht
Në krah fluture kah fluturon
Rritën tuaj kur e shoh
Gjithçka gjyshin e frymëzon
Ky frymëzim që marr në jetë
E rritë gjyshi nëpër vargje
Aty fjalës i jap jetë
Dritë për ju shpërndajë pa u ndalë
2022
KË DO MË SHUMË GJYSHI?
Gjysh o gjysh pa më thuaj
Cilën e do nga ne më shumë
Pyeti Lisa e zemëruar
Është Lona apo unë
Gjyshi qeshi i pushuar
I vë dorën përmbi flokë
U kam mbesa shumë ju dua
E asnjërën s’e dalloj
Shiko gishtat në një dorë
Të dhemb njëri po e preve
Ashtu dhemb tjetri njësoj
Të një dore të dy janë
Edhe ju mbesat e mia
Gjyshi zemër juve ju ka
Që të dyja jeni të mira
Ju për gjyshin jeni një
Lojën mbesat e vazhduan
Edhe grindje më nuk pati
Nga ajo ditë u pajtuan
Si dy pëllumbesha lozin bashkë
2022
MËNGJESI,
RREZJA DHE VOGËLUSHI
Erdhi mëngjesi në dritare
Bashkë me rrezen plot shkëlqim
Mbuloi fusha edhe male
Mbi faqe të vogëlushit plot ledhatim
Por ky çuni s’qenka zgjuar
Qeshi rrezja hahaha
Ih, ç’dembelë paska bota
Dhe mëngjesi një fjalë e tha
Edhe pak pse nuk vonuat
U tha vogëlushi me zemërim
S’ndjehem mjaft i pushuar
Ju ma prishët gjumin tim
Duke qeshur hahaha
Iku rrezja poshtë oborrit
Ky vogëlush qenka gjumash
Me mëngjesin duke folur
Plot inat vogëlushi u zgjua
Shpejt e shpejt u vesh e u mbath
Uh, në shkollë qenkam vonuar
Me të drejtë gjumash më thanë!
2022
VJERSHA DHE TONI
Zihen vjershat nëpër libra
Cila është nga ne më e mira
Unë në rima di të vallëzoj
Edhe në këngë bukur shkoj
Zënkën Toni kur e pa
Me kujdes i dëgjoi e u tha
Unë pa hile ju tregoj
Cila është nga ju më e mira
Nga ajo që më së shumti
Do të më flas e më mësoj
2022
ERDHI PRANVERA
Erdhi pranvera plot freski
Dhe natyrën mbushulloi
Dilni jashtë ju fëmijë
Ajri i pastër t’ju freskojë
Mbyllni vesh e mbyllni sy
Për rreth teje dëgjo erën
Ajo tek të ledhaton
Me aromën e pranverës
Shiko qiellin lart përpjetë
Rrezet të diellit si ndriçojnë
Faqes suaj tek rrëshqet
Lehtë e lehtë ju ledhaton
Pa shikoni njëherë natyrën
Dhe blerimi si gjelbëron
Erdh pranvera, erdh pranvera
Jetës ngjyra na i dhuron
Prill, 2022, Vërri
DIELLI I VERËS
Dielli verës i buzëqesh
Plot shkëlqim në fytyrë
Plot ngrohtësi hapësirën ia veshë
Ngrohtësi
e mbush natyrën
E mbushë lulen me balsam
Plot aromë e bukuri
Mbi lëndina pikturon
Plot aromë e hijeshi
Sa shumë detit i buzëqesh
Dritë, shkëlqim e ngrohtësi
Edhe plazhin plot ia veshë
Me gumëzhima e fëmijë
2022-6-21
VJESHTA
Sa shumë ngjyra marrin gjethet
vjeshta vjen me brushë në dorë
për çdo ditë natyrën veshë
është më i miri piktor
Dhe kur gjethet nisin bien
vjeshta zhvishet dalëngadalë
erërat nisin e tërbohen
dhe furtunat s’kanë të ndalë
Dhe kur gjethet i vishen tokës
vjeshta vjen ngadalë e ftohtë
kafshët pyllit në strofull mbrohen
të ftohtit zbret dhe përmbi tokë
Kur të gjitha gjethet të kenë rënë
edhe vjeshta pranë ka ardhur
dhe të ngrohtit të na ketë lënë
vjeshta tek dera ka ardhur
2022
DIMRI
Flluska
bore po vijnë qetë - qetë
Nga
rruga e gjatë dhe e ftohtë
Kërkojnë
qetësi e pushim pranë nesh
Dhe
tokën e zbardhëllojnë
Pema tek
oborri bëhet plisa - plisa
Tufa të
bardha e plot shkëlqim
Mbi
kokat e tyre orë e çast rrita
Tek po
bie borë pa pushim
Qetë e
qetë bie mbi lëndina
Për sajë
e ski pista po bëhet gati
Vishuni
ju fëmijë, vishuni si për dimër
Ejani të
rrëshqasim nga maja e atij shpati!
2022
XHELOZIA
Një natë
pylli në dritë hëne
Ecte
ujku plot trishtim
Prapa
hija i ishte vënë
Po e
ndiqte plot zemërim
Sa andej
e sa këndej
Hija
trupin shpesh e zmadhon
Shtyhej
ujku sa përtej
Hija
lojën s’e ndalon
Xhelozinë
ujku e ndezi
Përtej
hijen tek shikon
Iu duk
hija se përqeshi
I
krekoset e xhelozon
Mori
ikën ujku nga pylli
Shpejtoi
hapat e vrapon
Sa më larg
nga pylli
Ku edhe
hija të xhelozon
BARSOLETAT
E DHELPRËS
Tregoi
dhelpra një barsoletë
I foli
pyllit për drejtësi
Ariu i
tha ç’flet moj dhelpër
Për këtë
pikë na flet ti?!
Mos tek
unë do ta gjuash
Hundën
tënde plot ndyrësirë
Të pashë
unë kur haja mjaltin
Pranë
kotecit duke ngrirë
E na
flet për drejtësi
Fjalë me
rrotulla kritikon
Po të
mos kishe emrin dhelpër
Ndoshta
fjala të peshon.
2016
NË
PYLLIN ME LISA NJË DHELPËR DINAKE
Në pyllin buzë lumit, të sosur s’kanë intrigat
Ndërskamcat
e huqet, rrënjë kanë zënë të ligat
Ujku qysh moti sherrin e kishte vërejtur
Në
heshtje po e shikonte, veç punën e vet
Njësoj dhe arusha, shumëçka po përpinte
Injoronte
çështjen, pak dembele që ishte
Për derrin e egër, problem s’ishte fare
As që
qante kokën, çështjes t’i gjejë qare
Intrigat vazhduan mbi pëllumbin e bardhë
Nuk kish
faj i gjori, radha i kishte ardhë
Korbat për të zeza, s’e kishin mërzi
Ndonjë
kockë u mbetej, sa për ta lëpirë
Lojërat dolën në dritë, kur iu ngjit bilbilit
Për
këngën e bukur, pse ishte më i miri
S’ ish problem i sotëm, gjithë kjo grindje në pyll
Ish
problem i vjetër, qysh kur shoqata u mbyll
Për grindjet në pyll të gjithë tregojnë
Një
dhelpër dinake, shumë e akuzojnë
Çështja u përhap, fjala mori dhenë
Tani as
pesë para, lëkura s’i vlen
ANKESA
Breshka
me samar ngriti një ankesë
Shoferët
e makinave për ne të kenë kujdes
Kur
shkojmë trotuarit, rrugës kur kalojmë
Shpejtësinë
e as makinën fare s’e ndalojnë
Mirë e
tha breshka, iriqi pajtoi
Këto
udhë pa zebra s’ kem si t’i kalojmë
Drenusha
këmbëgjatë dhe unë tha pajtoj
Përndryshe
mbi xham shoferin e kaloj
Bualli:
sa për mua, mos i lutni fare
Kur të
më dalin para shpejt u bëj qare
Ariu
tha: Ja ku jam, për trimëri s’e kam
Pajtohem
me ju, shoferët t’i denoncojmë
Peticioni
u nënshkrua, në polici u dërgua
Rreziqet
u pakësuan kur dënimet filluan
2015
Ç’
THANË?
Ç’tha
një arush për hamamin e vjetër
Sa saçi
mbi të flija duke pjekur
Ç’tha
një dhelpërushe për pulën në skarë
Ajo
është e coftë ndaj s’dua ta marr
Ç’tha
një ujk për plisat e bardhë
Sa shumë
qengja paska atje në pazar
Ç’tha
një dhi e egër bregut nën kala
Bar i
mrekullueshëm që askund s’e kam parë
Papritmas
u trembën, pyllit u larguan
Krisma
fishekzjarrësh qytetit kur dëgjuan
Prizren, 2016
PËRRALLËZA ABSURDE
Një arushë me veshë të gjatë
Hante mjaltë me lopatë
Një lejlek në një hendek
Zinte peshq me grep
Një elefant nga një breg
Do ta futë detin në feçkë
Milingona mbi një lëndinë
I shpalli arushës dyluftim
Ujë me sqep nxjerr një lejlek
Tha se Drinin do ta shtjerrë
E një peshk nga uji ta nxjerrë
Bënte sehir një magjistare
Do ta qesë tha botën fare
Me një dhëmbë në dhëmballë
Po e hante plot një skarë
Tha një deve shumë meskine
E fus detin maje shpine
Skaji liqenit në një qosh
Një plakë mbushte ujë me shoshë
Këto askush nuk i besoi
Këtu përralla përfundoi
NJË
LEJLEK NË POSLISHT
Në Gurrë të Poslishtit një lejlek
Hante
peshq te një hendek
Vidhte peshq, mbushte sqepin
Në
*Hudhër të peshkut të një fermeri
E një ditë ai benë ia bëri
Vuri
kurthe dhe e zuri
I lidhi këmbë e sqep
Ushqim
dy ditë s’i jep
Të tretën ditë kur e liroi
Iku
lejleku fushës shkoi
Nga ajo ditë në *Hudhër s’vjen
Poshtë
tek lumi peshq merr
Poslisht, 2015
KËSHILLA NGA URTIA
Nga një etje a dëshirë
Mos e humb njeriun e mirë
Nga një dëshirë a pasion
Kujdes tjetrin mos dëmton
Mbaj kujdes në katër qoshe
Të mos hedhësh fjalë boshe
Miku i mirë për ditë të vështira
Duhet ruajtur në ditë të mira
Mos u mëso kurrë me smirë
Se të prishë me mik më të mirë
Nëse dikë me fjalë lëndon
Ti do të humbësh e tjetri fiton
Pastro veten nga ligësia
Të të përcjellë në jetë e mira
VOTA E DHELPRËS
Dhelpra që mirë e njihte mashtrimin
S’e kish për hall ditën e votimit
Se kujt kokrrën do t’ia hidhte
Në mos sekretin kush do t’ia vidhte
Në mos ndokush dekonspironte
Votën e saj t’ia zbulonte
E kish mjeshtri dhe s’e kish hall
Të gjithëve u thoshte votë të kam dhënë
S’e kishte halë e as frikë
Me të gjithë mirë në politikë
Shkonin e vinin, vinin e shkonin
Dhelprës mustakun kurrë s’ia trazonin
Prizren, 2021
KUR VJEN PRANVERA
Kur fushës lulen në dorë i kapim
e mbi gjelbërim e hedhim hapin
Kur mbi lëndina bari mbulon
bujku mbi ara tokën lëvron
Kur pema në degë lulet i çelë
e plot aromë tek ne na sjellë
Kur manushaqet plot bukuri
sjellin aromë ...
E kur bilbili mbi degë këndon
pylli oshtimë plot mbushullon
E kur gurrat gurgullojnë
shtatin stinës ia freskojnë
Kur në blerim gjithçka buzëqesh
pranvera rrobat
i ka vesh
KUR ZHVESH RROBAT VJESHTA
Piqet pema në oborr
kokrrat gjyshi i vjel me dorë
Edhe rrushi në hardhi
i mbledh gjyshja një nga një
Misri arave kokrrat i poqi
ndaj fermeri e mbush koshin
Lakrat kopshtit mos t’i zërë borë
i mbledh babi ...
Shtëpinë vjeshta na e mbushulloi
bylmet për dimër na dhuroi
Vjeshta zhveshi gjithçka gjet
zhveshur dimrin po e pret
veç se neve na dha jetë
DIELL KA PËR TË GJITHË
Shkrepi rrezja plot shkëlqim
Përmbi gjethe shkoi e ra
Fleta ngrohej pa pushim
Më bën hije shoqja i tha
Dielli eci me shpejtësi
Ndërroi polin e s’u ndal
Gjethit tjetër plot ngrohtësi
Dhe shkëlqim plot i falë
Shtyhej gjethja e proteston
Shkoi tek dega plot ankesa
Motra diellin ma e vodhi
Unë nën hije tani mbeta
Shikoi dega plot dëshpërim
S’e duronte dot ankesën
Diell ka për të gjithë
Larg egos me njëra - tjetrën
2021, Zvicër
HËNA DHE GONI
Përmbi Sharr hëna buzëqesh
Tek dritarja plot shkëlqim
Goni i vogël nuk po fle
Duart mbi faqe plot shqetësim
Nata pikon qetësisë
Dritë e hënës plot shkëlqim
Goni i vogël ka një hall
Vallë, ku është tani babi im?
Përmbi xham hëna ndriçon
Pranë dritares rri menduar
Vija malli tek vizaton
Në mërgim babi ka shkuar
Hëna s’fjeti deri vonë
Bashkë me Gonin natën ndanë
Njëri babin e kërkon
Tjetra natës dritë i bënë
2022, Prizren
GURRAT NË VËRRI
Ku ka ujë të bardhë si bora
Dhe burime e gurra plot
Kur e prek të mërdhinë dora
Ndër Vërrina ujë të ftohtë
Ndër flladishte atje ndër lisa
Gurgullojnë e s’kanë të ndalë
Në mes verës plot me vapë
Plotë freski Vërrinit i falë
Gurgullimës plot freski
Rrjedh teposhtë e s’ka të ndalë
Në çdo vatër e shtëpi
Na jep jetë e freski falë
Ku ka ujë e plot burime
E ku jeta merr freski
Nëpër gurrat e Vërrinit
Shtatit të Vërrinit plot bukuri
2021, Malësi e Vërrinit
BOTA E HILEVE
Ikë një stinë e erdhi një tjetër
S’i ndërroi rrobat dhelpër e vjetër
Erdhi pranvera, dimri shkoi
Ujku qimen shpejt e ndërroi
Por zanatin s’e harroi
Kur u zgjua ariu nga gjumi
Kishte marrë fund katundi
Gjithë kotecet dhelpra i shkundi
Kur të gjejnë për gomar
Përtej lumi sa për të dalë
Pastaj thupër në kthesë të parë
Nga shumë hile bota çalon
Ndaj shumëçka për mbarë nuk shkon
2021
ARDHMËRISË SIME
Ç’ NGJYRA
T’ I DHUROJ?
Gjysh pa më thuaj
Me ç’ngjyra të vizatoj
Të ardhmes sime
Ç’ngjyra t’i dhuroj?
E kuqja më ngjanë
Në ngjyrën e gjakut
Janë gjithë këto luftëra
Që po i skuqin pragjet
Ashtu flakë e zjarrit
Kuq me shkrumb e hi
Sa herë që i shoh
Tek digjen shtëpi
E verdha më ngjanë
Pamje për skamnorë
Buka që mungon
E në varfëri jetojnë
Ç’të them mbesa ime
Për këtë botë të krisur
E mira njerëzore
Shumë na ka braktisur
Ngjyrat më të bukura
Janë paqja dhe liria
Kështu duhet të jetojnë
Në botë e gjithë njerëzia
Shkurt, 2022 (Në fillimet e luftës në
Ukrainë).
SE KËTU
Nga të
pathënat doli e thëna
dikush e
hodhi jo për shaka
se si
këtu pjell edhe e pabëra
e ai që
nxori dert nuk e ka
Se këtu
pjell dosa e rosa
pa çka
se dosa nuk pjell kurrë
nga goja
vetë del e pabëra
në ditë
me diell e shpik një burrë
Thonë e
pathëna paska ligësinë
atje nga
doli adresën ka
po për
adresë ka parë njerinë
ves ka
të ligën, virtyt nuk ka
Për të
pathënën rron e vërteta
një ditë
tek sheshe del faqebardhë
por
ç’t’i bësh tjetri që pjell të tjera
abortin
gojës si me ia ndalë?
2022
TË JESH DALLËNDYSHE
Të jesh dallëndyshe nuk është dhe aq keq
Kalëron gjithë botën vizën kush s’ta heq
As në ambasada s’duhet pritur radhë
Eja sot e nesër se viza s’ka dalë
As për aeroplan biletë kush s’kërkon
A ç’më bën për mjegull e s’po fluturon
Se për doganier s’e kemi dert fare
Bartim ç’të duam kalimi pa pare
Në rrugë policia kurrë s’na ndalon
S’na bën për dënime as nuk na qorton
Të jesh dallëndyshe shumëkush e lakmon
Nuk të duhet vizë ku të do të shtegton
2016
ATDHEU
Fusha e brigje i bashkon
I mbledh
zogjtë në një gëzof
Është adresë kudo që shkon
Pasaportë
në medaljon
Kur errësira mbi të tërbohet
Për të
vdiset e flijohet
Është i shtrenjtë nuk ka çmim
As për
ar as për shpërblim
Ndaj e duam shumë e çmojmë
Bashkë
të ardhmen e ndërtojmë
2016