Gëzim Ajgeraj
PËR DEMAGOGËT DHE DEMAGOGJINË
Fjala si nocion dhe kuptimi
Nëse merremi me historinë e fjalës, fillimisht ajo u përdor në një
konotacion pozitiv. Pra demagogu ishte një orator dhe një udhëheqës i
respektuar nga populli në vendime politike. Për Perikliun përshembull; ishte
një titull nderi. Tukiditi e përdorë në mënyrën poshtëruese për Kleonin. Por si
ta përdorim ne sot, në këtë hallakamë demagogësh, që koha ka prodhuar me
bollëk, por se jo edhe suksese.?.
Përshembull: në shekullin e
19-të, folësit e talentuar vlerësoheshin ende si “demagog”. Megjithatë,
rezultatet e Carlsbad në vitin 1819 sollën zbatimin e një koncepti demagogjie
me një konotacion qartësisht negativ.
Në shekullin e 20-të, demagogjia
u bë më e përhapur si një mjet për ideologjizimin e masave, me përparimin në
media që luajti një rol të rëndësishëm. Në të njëjtën kohë, koncepti i
demagogjisë u mohua plotësisht.
Në epokën e absolutizmit,
demagogjia në kuptimin e nxitjes së popullit shihej si një kërcënim për
stabilitetin e shtetit.
Ideologët e fashizmit dhe
nacional'socializmit metodën e tyre e quajtën propagandë politike, ndërsa
përfaqësuesit e ideologjive socialiste dhe komuniste kryesisht e quajtën
agjitacion.
Një definim
fjalorësh, do të ishte ky: mashtrimi
i masave punonjëse, duke i joshur me fjalë të bukura e me premtime të rreme për
t'i bërë për vete për qëllime e synime të caktuara politike; qëndrim i
politikanëve me dy faqe, që ndryshe flasin e ndryshe veprojnë; fjalë të bukura
e të zbrazëta që kanë për qëllim të mbulojnë e të shtrembërojnë të vërtetën. Demagogji politike
(borgjeze, revizioniste). Demagogji e stërholluar. Demagogjia e kishës (e
klerit). Bën demagogji, etj*.
Ndërsa një përkufizim pak më filozofik
vjen kështu; “Kushdo
që, kur të krijohet mundësia, promovon publikisht një qëllim politik duke
lajkatuar masat, duke u bërë thirrje ndjenjave, instinkteve dhe paragjykimeve
të tyre, është gjithashtu fajtor për nxitje dhe gënjeshtra, dhe e tepron të
vërtetën ose e paraqet atë në mënyrë të thjeshtuar, angazhohet. në demagogji ai
dëshiron ta zbatojë atë, e shpenzon për kauzën e të gjithë njerëzve me qëllim
të mirë dhe e paraqet mënyrën se si e zbaton ose propozon ta zbatojë atë si të
vetmen e mundshme”. **
----------------
*
Definimi sipas fjalorit.
**Një
përkufizim tjetër për demagogët sipas Martin Marlokut më 1977
Demagogjia si mjet për qëllime
Demagogët nuk kërkojnë më të
mirën për të gjithë, jo të vërtetën, jo drejtësinë, por vetëm mjete të
përshtatshme për të paraqitur interesat e tyre personale (apo interesat e atyre
që përfaqësojnë) si universale dhe vendimet e tyre si të vetmet të drejta.
Taktikat e tyre të diskutimit: dështime
skandaloze, kundërsulme, pretendime të paprovueshme për gjërat thelbësore.
Metoda e tyre: Interpretoni gjithçka për
të mirën e tyre dhe në dëm të kundërshtarit, deri në gënjeshtrën e dukshme,
flagrante, në mënyrë që të ruajnë pozicionin e tyre në mosmarrëveshje dhe të
mos dorëzohen.
Synimi i tyre: Jo dialog
konstruktiv, jo bashkëjetesë paqësore, por armiqësi ndaj gjithçkaje që është
ndryshe, e nxitur nga provokimet e vazhdueshme, argumentimi goditës si shprehje
proteste ndaj ankesave (për të mos pasur nevojë për t'i përmirësuar ato) dhe
një paraqitje propagandistike kur ajo vjen në zbatimin e vullnetit të tyre.
Një kompromis mund të arrihet vetëm me
demagogët nëse ata e shohin atë si mbrojtje të interesave të tyre, të cilat më
pas mund t'i paraqesin si fitore të tyre.
Termi demagogji përshkruan
jo vetëm manifestime teorike, politiko-morale, por edhe politiko-praktike.
Filozofi gjuhësore dhe politologu Paul
Sailer-Wlasits e dallon populizmin nga demagogjia: "Një aspekt qendrorë përmes
të cilit populizmi dhe demagogjia ndryshojnë është se demagogët në politikë
kanë fuqi të lartë mobilizimi sistematik që është për rrjedhojë një kërcënim
për demokracinë." Një shenjë e pagabueshme e demagogjisë është në
praktikën politike edhe kur “… personi, partia dhe programi politik shkrihen me
njëri-tjetrin për t'u materializuar si mbi identifikimin dhe mbi personalizimin
në një figurë udhëheqëse”.
Në formën kriminale të
kryengritjes, ajo shihet si vepër penale dhe e dënueshme.
Demagogu
i të djeshmes dhe i të sotmes
Kur mashtruesit kanë zotësinë e dekorit
të fjalës, bëhen rrezik i shoqërisë
Zbukurimi i fjalës, është art, art që i shton peshën,
rëndësinë dhe influencën. Dhe ky zbukurim, kjo mjeshtri, i shtyn njerëzit të
besojnë në atë, të klepsen për të, fillimisht për fjalën duke e besuar më
pastaj atë mjeshtrinë e saj. Dhe pastaj pason ndikimi tek masa e cila do të
klepset pas atyre njerëzve, që dijnë e zotrojnë këtë lloj arti. Pra ne
gjithmonë po flasim për njerëzit e rremë, që për art kanë veshjen e fjalës me
artin e të bukurës, ndërsa veprimet e tyre dhe synimet i kanë të fshehta dhe djallëzore.
Aty kanë synime personale, duke i vënë në lojë masat e gjëra, për të arritur
deri në majën ku duan ata.
Në
plan të parë ata kanë një art të rrezikshëm sidomos pra, kur atë i zotrojnë
njerëzit e gabuar apo siç preferojmë ti quajmë ne; mashtruesit. Ata vijnë me
fjalë të bukura, magjepsëse, e depërtojnë thellë në ndjenjat e njerëzve, përmes
aftësisë së zotrimit të retorikës, duke prekur pikat e ndjeshme edhe për
auditorin e vet, duke u futur thellë e për ta sjellë atë në gjendje euforie.
Dhe e gjithë kjo lojë më pastaj bëhet çështje kohe që Ai (pra; demagogu i
rremë) i vë në lojë masat dhe fillon t'i manipulojë ato. Sigurisht se ai
përdorë “brengat e shoqërisë”, mirëqënien, gjendjen sociale, ekonominë,
politikën, dhe gjithmonë duke u kujdesur që fjalët e tij, të kenë efekt
influencues, të kenë edhe motiv etik. E gjithë kjo deri tek synimi i realizimit
të qëllimit të tij, që ka për mision. Ne po flasim për demagog si tërsi në të
gjitha sferat e jetës, por ajo çfarë është më e rëndësishmja dhe më e
rrezikshma, është tek politika ku vihen në kurthin e manipulimit masat e gjëra
të shoqërisë.
Demagogu i lashtësisë, njeri i arsimuar që flisnin nga shpirti i
popullit
Në demokracitë e lashta
demagog është quajtur një udhëheqës i popullit, apo personalitet që vepronte si
këshilltar, i cili përmes aftësive oratorike shpaloste ngjarjet politike.
Njëkohësisht ata shpalosnin edhe argumentet e tyre për çështjet e caktuara, për
të ndikuar e influencuar tek njerëzit e tjerë.
Sigurisht se këta njerëz kanë bërë edhe
trajnime të ndryshme për t'i pasuaruar përvojat e tyre dhe përsosmërinë e
fjalës dhe veshjes së saj me bukuri ndikimi për të tjerët. Dhe këtë lloj arti,
jo secili mund të jetë i prirur për ta bërë, prandaj folësit e trajnuar vinin
më së tepërmi nga familjet fisnike, që kishin kryesisht përvoja folëse dhe
përvoja me njerëz të shtresave të larta, të trajnuar në kujdesin e fjalës.
Pra, folësi i kohës kishte gjithmonë
nevojë për talent dhe trajnim të vazhdueshëm, duke qënë në gjendje që çështjet
ti trajtonte sa më shkurt me vendime të shkurtëra e të sakta. I gjithë ky
trajnim, kjo shkollë, kishte një kosto të lartë që mund ta përballonin vetëm
familjet aristokrate apo ato të pasura, të cilat ishin në gjendje t'i
përballonin kostot e këtij lloj shkollimi. Pra këtë privilegj e gëzonte vetëm
grupi i shoqërisë aristokrate apo ajo elitare e kohës. Sigurisht se një
aristokrat i tillë duhet të ishte një person që ishte i afërt me popullin, për
t'u bërë thirrje atyre për ato çështje që mund ti shtroheshin si detyrë. Ai më
pastaj me mjeshtrinë e tij, si orator i pregatitur e i s'provuar, u fliste
njerëzve, njëkohësisht duke e mbrojtur turmën por edhe duke e këshilluar, për
të siguruar një ndikim dhe unitet sa më të madh tek të tjerët.
Edhe në lashtësi demagogët merrnin kritika si hipokrit e
lajkatarë
Për shembull; në lashtësi
Aristoteli e tha; për një situatë ku ligjet nuk sundojnë, është një formë
demagogjike e qeverisjes. Në këtë situatë, populli bëhet sundimtarë i vetëm,
nuk sundojnë ligjet, prandaj populli i adhuron lajkatarët. Pra demagogu është
dikush që nuk vepron sipas ligjit, por sipas referendumit për gjatë të cilit ai
manipulon opinionin e turmës, pra një mënyrë despotike e qeverisjes, e cila ka
për bazë vetëm interesin e vet.
Aristoteli e sheh shfaqjen e
tiranisë në demagogji, për të cilën janë tre arsye vendimtare:
1 zhvillimi i oratorisë,
2. transferimi i pushtetit të madh te zyrtarët shtetërorë dhe
3 fitimi i besimit të popullit nëpërmjet urrejtjes së të pasurit.
Pavarësisht kritikave, duket
se demagogu ishte një pjesë e rëndësishme e sistemit demokratik të kohës që po
i referohemi më lart, duke vepruar si një ekspert me një nivel të caktuar
ekspertize për të diskutuar dhe përafruar mes njerëzve e popullit. Pra, në
antikitet ata ishin pjesë përbërëse e demokracisë.
Ama, kishte edhe tallje e
humor për ta, nuk mohohet. Për shembull Aristofani me humorin e tij i quante
si; të korruptuar dhe të pa aftë, me arsim të ulët, kontestues dhe se ia
kalonin njëri tjetrit në shprehje hipokrite të besnikërisë ndaj popullit, e që
në fakt ata ishin besnik të xhepave të tyre.
Joshësit e turmave dhe joshësi
E definuam kështu, për faktin
se është më se e vërtetë se turmat kërkojnë joshje dhe u pëlqen ajo madje, dhe
për këtë, ata janë këtu për t'i joshur. Është më se e sigurtë që secili individ
brenda turmës, ka dëshirë të dëgjojë diçka të bukur, që do t'i shkojë për qejfi
dhe për interesin e tij. E pikërisht për këtë, ata janë nuhatës të mirë, të
dresuar e të trajnuar, për të prekur pikat e ndjeshme të individëve e masave,
dhe për t'i pasur pranë vetes dhe interesit të tyre primarë.
Pra secili nga ata që i dëgjon, i lidhë
interesat e veta me të atyre, dhe se këta janë më se të vetëdijshëm për artin
dhe misionin që përfaqësojnë. Dhe këtu lindë sikur një marëveshje në ndjenja
duke qënë përtej arsyes. Pra, turma e pëlqen joshjen dhe duke i qëndruar pranë
pikës së ndjenjave, ajo e lejon të ndodhë, dhe se ai, pra demagogu përfiton nga
këto situata dhe kërkon ta joshë atë. Gjithsesi se folësi e ndanë shqetësimin
apo pakënaqësinë me masën, kundrejt një rendi egzistues, për ta dobësuar sa më
shumë atë.
Në këtë gjuhë të përbashkët, humbin edhe
shumë arsye e argumente, dhe ato shëndrrohen në lidhje ndjenjash të
përbashkëta, kundër një rendi a politike egzistuese. Dhe brenda kësaj
për'afrie, ata synojnë drejt një qëllimi, siç mund të jetë pretendim pushteti,
deri në shpërfilljen e rregullave dhe ligjeve të një rendi shoqërorë.
Pra, tani më nuk janë ligjet që do të
përcaktonin rrugën, por do të ngritet dëshira e tyre me turmën e joshur, mbi
ligjet. Thuaj'se demagogjia e sotme ka më së shumti këto shenja dhe veprime,
kur i shohim zhvillimet politike dhe përpjekjet e grupacioneve, partive që
synojnë marrje pushteti me forma dhe mjete nga më të ndryshmet. Le të mos
përcaktohemi në emra e shembuj vendesh e shtetesh, por pasi të kemi lexuar e
kuptuar mirë, le ti klasifikojmë vetë ato, për vizionin dhe bindjen personale,
për ta ruajtur të shëndetshme atë.
Demagogji do të thotë; marrje e pushtetit pa dhunë
Pra, kur një demagog e merr
pushtetin, nuk do të thotë se gjithçka është arritur nëpërmjet tij, por se atij
i'a kanë mundësuar ata që e kanë dëgjuar, e joshur nga ai, pra dëgjuesit e tij
që i kanë mundësuar e lejuar pushtet edhe mbi ata. Por le të kthehemi tek
referenca jonë.
Pra, kur demagogu në përkrahjen e
dëgjuesve të tij arrin në qëllimin e marrjes së pushtetit, nuk është marrje me
forcë por se atij i janë bashkuar edhe ata që i ka joshur e kanë dëgjuar dhe
janë bashkuar me të, për të bërë një shumicë, pra ai i'a ka arritur që duke
dhënë dhe marrë me demagogjinë e tij në raport me masat popullore. Kuptohet se
ai me demagogjinë e tij, ua ka joshë ndjenjat dhe jo të i'u ketë dhënë diçka
tjetër, pra gjithmonë mbetemi tek demagogjia e tij, pa menduar në të mira të
tjera, pos joshjes psikologjike, duke llogaritur se jemi veç te filli i marrjes
së pushtetit.
Por, le të dalim përsëri tek çështja jonë.
Për ndryshim nga demagogu, dëgjuesit e tij dhe masat, kanë nevojë të edukohen,
të kthjellen për të kuptuar mundësit dhe ato që ai po u premton. Dhe në këtë
pikë, dëgjuesi duhet të jetë i kthjellët, për t'i bërë lajka mendjeve të tilla,
në mënyrë që folësi apo demagogu mos të arrijë në qëllimin e tij, për t'u
mbjellë interesin e tij personal.
Ndaj si preventiv parandalues do të ishte
kthjellja e turmës dhe masave për të mos u vënë në lojën e demagogëve. Dhe shih
për këtë, një individ i kthjellët, me një mendje të qytetëruar dhe demokratike,
nuk joshet lehtë, sepse ai është i vetëdijshëm se duhet të njohë e respektojë
ligjet, derisa tjetri synon e kërkon në qëllimet e veta dhe në drejtimin e
turmës prapa tij.
Ndërsa demagogu përpiqet t'i flasë masës a
popullit, si një njeri i edukuar me ata që i sheh poshtë vetes, si të pa
ngritur, të pa shkolluar, të pa dijshëm dhe të manipuluar, por jo ata me edukim
të qytetëruar e të kthjellët në raport me rrethanat dhe kohën. Dhe kur shohim
këtë që e thamë pak më parë, sikur nxjerrim në konkludim që do ta definonim si
një raport mes; “bariut dhe deles”, sepse të lejosh veten të drejtohesh apo të
të drejtojë ty, mendjen tënde, logjikën, një demagog, sikur tingëllon kështu
apo jo.
Dhe ky raport mes “bariut dhe deles”, në
njëfarë mënyre edhe egziston. Pikërisht për këtë, kërkohet vetëdije më e lartë
e qytetarit, për ta hedhur si të vjetruar dhe shpërfillshëm të injoruar, një
tendencë të tillë.
A do ishte një folës karizmatik një demagog.?.
Le ta kuptojmë fillimisht
karizmën. Njeriu karizmatik është njeri dinamikisht me pasion dhe entuziazëm
duke shfaqur gjuhë pozitive të pamjes së tij. Ai të japi imazhin të mendosh
pozitivisht, të kesh optimizëm e vetëbesim duke qënë bindës dhe duke e ndërtuar
respektin dhe besimin tek të tjerët. Dhe kjo fuqi, gjithmonë është e bazuar në
aftësitë e tij.
Pra fjala karizëm i
referohet një tipari të rrallë të shfaqur në personalitete të caktuara të
njerëzve, që zakonisht përfaqësohen nga një hijeshi ekstreme dhe një cilësi
magjepsëse (magnetike), të personalitetit tij bashkë me komunikueshmërinë.
Të jesh karizmatik,
domethënë të dijsh të komunikosh, duke e magjepsur tjetrin, për ta bindur apo
edhe hipnotizuar me fuqinë e personalitetit që ke.
Një udhëheqës karizmatik nuk
mund të ketë autoritet të bazuar në asgjë përveçse aftësisë për të bindur dhe
sharmuar.
Le të kthehemi tani më tek tema. Zotësia e artit të të folurit është
cilësia më e rëndësishme e një demagogu, dhe kjo tani më dihet. Por shtrohet
pyetja se a është demagog secili që ka dhunti për të folur në publik.?.
Sigurisht se dallojnë dukshëm dhe gjithmonë nga qëllimi i çdo personi.
Sigurisht se ka interesa personale, por gjithmonë duhet të parë se çfar është
në planin e parë të tyre. Një demagog do të kishte në plan të parë interesin
vetjak, , duke e përdorur gjithmonë të mirën e përbashkët si iluzion, për
qëllimet e tij. Pra fillimisht ai zgjedh mjetin për të arritur deri tek motivi
i tij aktual. Sigurisht se me mjeshtri, përmes kësaj paraqitjeje ai do të rrisë
fuqinë e tij ndikuese, pasi shumë gjëra i zhvillon në fshehtësi.
Nuk mund të themi a të
hamendësojmë se cilat do të ishin interesat sekrete dhe ku synojnë ato, por se
i duhet një vështrim të kaluarës së tij, për ta shpalosur të paktën një
para'vizion për të. Nëse në virtytet e tij, dominon drejtësia, apo fokusi i tij
qëndron në agjitacion dhe propagandë, nëse do ta merrnim në rrafshin politik.
Pra ligjet udhëheqin një shtet, dhe se ato janë mëse të rëndësishme. Por se
demagogu beson se ndjenjat janë më të fuqishme se arsyeja, ndaj edhe synimet e
tij janë ndikimi dhe përvetësimi i masave për t'i frustuar pas vetes. Ndërsa
kur jemi tek demokracia, ajo ka nevojë për arsye dhe logjikë të pastruar nga
interesat e saj. Zakonisht këta lloj demagogësh fjalimet e tyre i mbajnë në
hapësira të hapura, ku zakonisht masat e popullit janë në numër më të madh,
duke u përpjekur në formësimin e tyre, duke i promovuar dhe zhvilluar idetë e
tyre përpara masave. Dhe krejtë në fundë, kur karizma e individit është e
mishëruar edhe me demagogjinë, atëherë demagogu ka dy mjete të fuqishme, për të
u vënë para masave të gjëra a grupeve të caktuara, për t'i përpunuar ata dhe
tërhequr në qëllimet që i ka vënë vetes.
Shtirja si art i qëllimit
Sigurisht se metodat e një
demagogu përpara masave ka shumë forma dhe metoda që në njëfarë forme i ngjanë
një aktrimi mjeshtërorë deri në shtirje si dikush që nuk është. Pra, ata
shtiren sikur të gjitha çështjet e ngritura vetëm nuk mund t'i përballojnë, se
u duhet përkrahja dhe mbështetja, deri në qëllime. Dhe falë këtyre metodave që
përdorë përpara masave, ai arrinë deri tek përkrahja dhe mobilizimi i tyre. Ai
gjithmonë sipas bindjeve dhe mendimit të tij, por ajo që bën, nëse mund të jetë
vërtetë e mirë, por se në fund pa bërë ndonjë të mirë fare. Pra Ai, demagogu e
ndjek një mirazh, një hije që mund t'i shërbej vetëm atij dhe askujt tjetër.
Edhe në këtë pikë, masa apo ata që ndjekin hapin e tij, duhet ta shohin, ta
kuptojnë artin me të cilin ai shërbehet, për të mos u vënë në lojën a ndikimin
e tij.
Demagogët e të sotmes
Sigurisht që sot ka mjaft
shumë demagog. Jo si dikur nga ata që vetëm i takonin aristokracisë, por se
janë krijuar rrugë dhe mundësi që pjella e tyre të shtohet e stërshtohet në
tregun e sistemeve shumë partiake, politikave dhe mundësive tjera. Retorika e
tyre sot, sa është e shtuar, është edhe aq bajate, sa njeriu i sotëm, sikur ka
ecur për drejt zhvillimit dhe shkollimi, dhe
kupton më lehtë demagogjinë dhe demagogun. Megjithatë, nuk duhet thënë
se nuk shiten “përrallat”, po, po, bile me bollëk tek një pjesë e shoqërisë.
Megjithatë, ne nuk do të
ndalemi edhe aq rreth kësaj problematike, duke i lënë secilit të kuptojë,
vlerësojë apo edhe të ndijojë demagogët.
Demagogu i sotëm, për të
pasur një fjalim efektiv dhe aftësi retorike, për të fituar ndikimin tek
njerëzit. Edhe sot si dikur, Ai duhet të vijë nga familjet fisnike, me bagazh e
të kaluar të shëndetshme, për t'u vënë para masave. Ndryshe, teknologjia dhe
zhvillimi, ka avancuar aq shumë sa shumë lehtë edhe mundë t'i ç'veshë e t'i
djegë si figura përpara masave të popullit. Sigurisht se nga Ai sot kërkohen
njohuri të shumta dhe tema që kanë rëndësi emocionale për auditorin e tyre. Dhe
shih për këtë sot, në sistemet pluraliste, kemi lloj lloj temash, e pa fije
turpi edhe intriga për kundërshtarët, vetëm për të arritur deri tek qëllimi,
apo edhe për të përfituar masën. Sigurisht se demagogëve të sotëm, do të duhej
t'u bëhej edhe një krahasueshmëri me intrigën, por mendojmë se edhe këtë që e
thamë, do t'i mjaftonte si problematikë a mjet i demagogut.
Le të konkludojmë, se
zhvillimi intelektual i shoqërive, sikur e ka zbehur në masë të madhe artin e
demagogut, dhe i ka ç'veshur ata, në përballje me masat e shkolluara
intelektuale e qytetare.
Zvicër, Gusht, 2024
