Dienstag, 22. September 2020
Trishtimi dhe gezimi pranë një “Dege të thyer”
Përsiatje rreth vëllimit poetik të autorit Gëzim Ajegraj
1.
Kur nisa të pi, të shuaj
etjen e jo më pak të dehem në vargun gatim magjik të gëzimit të këtij
prizrenasi- zviceran në të njëtën kohë pata dy ndjesi. Nga ato që të litarojnë
fort në fyt e nuk të lëshojnë lehtë se duhen disa duar të forta , të veçanta,
të mistershmeqë ta heqin. E pra, kështu ndodh kur poezia ka fabulën e Puthjes
së Parë apo të Pëllëmbës së Parë që mbahen fort mirë mend në vite. Po, para
kësaj ndjesie unë vendosa që të vë fshehurazi duart paksa të rrudhura në fytyrë
kur, si fajtori i pafajshëm nuk po dija se këtë të bëja fajtori për kohën kur
unë nuk njihja poezitë e tij . Të hyja në Odën e dritëzuar e tërë mentari të
një poeti paksa të burrëruar me halle e dritë shpirti. E kur them unë, as mos
më pyesni se a e njohin nxënësit e mi në vite këtë fjalë të mençur që nuk hynte
dot mes gardhimit të dikurshëm e të gardhimit të sotëm që nuk dallon në
përmbajtje nga i pari.Shkurt, një poet, një studiues një mik i fjalës shqipe
nuk njihet në të gjithë trojet . E aspak për fajin e tij. Po të gjithë jemi
fajtorë. E s’dihet se sa do mëkatojmë për këtë gjë. Ndjesa e dytë që më erdhi
në këtë rrëfim vullkanor ishte riti i shkëmbimit të byrekëve mes fqinjëve në
Çamëri. Gati çdo mbrëmje, fqinjët shkëmbenin mes njëri-tjerit me duart e grave
gjellët më të mira që ata gatuanin. E natyrisht pjata që vinte me ëmbëlsirë, me
byrek, nuk mund të kthehej bosh . JO dhe jo. Vihej diçka. E pra, kjo traditë
nga më të bukurat e një kombi mund të ketë lidhje edhe me këtë “ gjellë“ që ne
nuk e kemi parë. Ne nuk mund të mburremi me të gjithë të mirat e botës (si
ndodh rëndom edhe sot) Po këtë kod të bukur mund ta përtërijmë sa më shumë .
Unë duhet të isha pjesë e këtij Kodi edhe me Gëzimin, më këtë motiv jete që ia
vlen për t’u jetuar qoftë edhe mes krismave, qoftë edhe mes udhëve që fort mirë
i përshkuan poetikisht Gëzim Ajgeraj në librin “Dega e Thyer “ Pra duhet të
jetosh edhe per të lexuar pak ose shumë nga 25 librat e këtij poeti të urtë në
atë dallgë të madhe që ka përjetuar në jetë.
2.
Poezia e Gëzim Ajgerajt, poezia e
dhimbjes dhe e identitetit tonë kombëtar. Poezia e Gëzimit ka frymë të dukshme
atdhetare. Ajo është një poezi që mban në të njëjtën kohë edhe mallin edhe
nostalgjinë, por edhe identitetitn. Ai e ka të qartë së shumë libra të tij i
kanë në duar së pari shumë fëmijë mërgimtarësh që e duan këtë “pasaportë”
identiteti shkronjor dhe letrar. Në pamje të parë ai ka varg jo të matur që në
plan të parë duket paksa spontan i shkruar në lëvizje e sipër por po ta shohësh
me kujdes ajo është e mbajtur fort në truallin e madh e të begatë poetik të
letërsisë sonë kryesisht të poetëve të kombit tonë Azem Shkrelit të Din
Mehmetit, Anton Pashku, Ali Podrimja, etj Gëzimi ka një fjalor shumë të pasur.
Në të gjithë vëllimet e tij poetikë e sidomos ai “Dega e Thyer” nuk bie në
grackën e mërgimit ku gjuha e poezisë bëhet shumë e rëndomtë, e varfër, aq më
shumë edhe me gabime të shumta drejtshkrimore. Madje është shumë me vlerë që ai e mbron shumë
gjuhën shqipe që sot po sulmohet nga
gjuhët e huaja
Ah
mik, - anija e fjalës shqipe po mbytet
në
detin e fjalëve të huaja
Mik!
Më mbytën këto plagë.
Të bie në sy edhe një i folur
alegorik që është shumë herë edhe një nga tiparet e rrëfimit poetik të Gëzimit Diku
në poezinë “FARAONËT E PALLATEVE TË RREJSHME” ai shkruan
Me fjalorin blu
Na i flasin paqes
Nga pallatet e rrejshme shesin përralla
Gjumit tonë shekullor
Herë herë në pikë të ditës
Na
e vizatojnë lirinë e ëndrrave
Tek
kolltukojnë mbi lëkurën tonë
E
na hedhin hi syve
Një alegori e tillë duket edhe te poezitë me
temën atdhetare ku qëndrimi i poetit është mjaft i qartë. Atdhe, Ti e njeh më
mirë "mëshirën" e të ligës. Shtatit tënd të copëtuar plot plagë,
shuajnë etjen. Duan të ta shuajnë emrin e zogut, copëtuar të kanë. Kujdes shkaba
ime, mbërthyer të duan korbat. Në kryqin e harrimeve natyrisht gërshetimi i
lirkës me epikën është një nga “sekretet ‘ e suksesit të poezisë së tij. E në
të gjithë këto pamje poetike Gëzim Ajgeraj është shumë qartë për mesazhet që ai
kërkon të japë. Ndoshta do të ishte mirë që të punohej edhe me titujt e poezive
që sheh të përsëriten edhe ose mesazhet e tyre ndryshojnë nga njëra-tjetra. Ndoshta
do të ishte shumë mirë që në ndihmë të mendimit tim të citoja edhe një mendim
të bashkëkombasit të tij Ilam Berisha që ka bërë një analizë të veçantë dhe
shumë serioze të krijimtarisë së tij. Ndër të tjera ai shkruan: “Është universi
poetik i vargut të Ajgerajt, i cili tërheq lexuesin për ta njohur nga brenda
klithmën e thyerjes së kësaj dege të kombit. Vargu fjalëpak, mbërthen në vete
shumëkuptimësinë e fjalës brenda së cilës fshihet filozofia metaforike e
poezisë së sotme shqipe. Ai nuk ndjek pararendës, përkundrazi krijon një stil
të veçantë me një përkushtim brenda temës së mallit, që rrallëkund mund ta
hasim, dhe e gjithë kjo, i ngjason maksimës: “Balta në atdhe, më ëmbël është se
mjalti në dhe të huaj”. Vargut të poetit i prin një ideal i lartë, që me
fanatizëm e ruan në poezinë e tij. Nëse dega e thyer është detaji i një dege që
i mungon rritja, frytëzimi, do të thoja me plot gojë se poezia e Gëzim Ajgerajt
është një risi në letërsinë tonë të diasporës. Për fat të keq, kjo poezi mbetet
në disa sinorë të panjohur. Nuk dua të them të harresës se ajo tashmë e ka
pasaportën e saj që, në mos sot, nesër do të njihet nga të gjithë të brezat. Më
vjen keq që të këto vlera sot nuk qarkullojnë si duhet në të gjithë trojet me
vlerat që ajo përcjell. Ekranët internetikë, në takimet që jo rrallë bëhen në
qytet të ndryshme te Evropës apo edhe në Kosovë bëhet diçka e mirë. Po nuk janë
të mjaftushme për ta bërë sa më të njohur këtë vlerë, për ta masivizuar atë te
brezat e rinj të shteteve tona e pse jo edhe botimi i disa përmbledhjeve
poetike me krijimtarinë e tyre. Këto përmbledhje mund të shpërndahen në
shkollat e mesme të qyteteve shqiptare në ato të Kosovës, të Maqedonisë e të
Malit të Zi do të ishte një mënyrë e mirë për njohjen e kësaj letërsie.
Mars, 2013
PRENDA SEJDIA
AUTOKTONIA
Trojet jan të atyre
Që aty i gjetën shekujt
Nëpër rrënjët e moqme
Të mbjella ndër breza
Ndaj askush s`mund ti
shkulë
Bimën e lashtësisë
Synim i huaj
Smundi të shkulë bimëm
ilirike
Kot provuan Sulltan e
anadolle
Shekujt ia nxiu Ballkanit
Asgjë të mirë nuk solli
Pos dhimbjes e plagëve
Që shqiptarëve u solli
Kot provuan të tjerë
Farën e bimës të na e
shuajnë
Bimojmë në trollin e
t`parëve
Ejo në tokë huaj
Ky nënqiell është i yni
KJO BOTË E
NDEZUR PRUSH
Njerëzit ëndërrojnë se
Të përjetosh dashurinë
Është përjetimi më i bukur që egziston
E poshtëruar nga tradhëtia
Në je i gatshëm ti kapërdish të gjitha.
Kushdo dëshiron të jet i fuqishëm shpirtërisht
Por as të kalojë të tilla situata
Eh, askush nuk shpëton kategorikisht
Jeta jo nuk qenka shakara e gallata
Heshtja është përgjigja më e bukur
Nëse një njeri se gjen dot veten tek ne
Duhet pranuar të gjitha edhe sikur
Në vendin e tij të jemi ne
Fjalët e njerëzve janë krejt të kota
Seç bëjnë një masë në shpirtin tim
Të trazojnë ujërat me dashje s’lejon
Të hidhnin fjalë kot, të gjithë vërtiteshin
Nga luftëra të ndryshme
Jeta bëhet akoma më e vështirë
Eh luftëtarë jo, nuk mund të bëhet çdokush
Si më të keq, edhe më të mirë
Eh kjo botë, e ndezur prush
Nuk të njihja se kush ishe
Nëpër qytet as të kisha parë
Aty erdhe të bisedoje me mua
Thoje fjalë të ëmbla
Kurrë s`ishin thënë më parë
Sjellja jote më bëri kurioze
Edhe pse unë kisha
Shumë siklet brenda
Heshtja e dëgjoja fjalët me vëmendje
Tē flisje pafund, unë dëgjoja me ëndje
Ti në dorë mbaje një libër
E mua zor më vinte ta kërkoja
Por në fund e mora guximin
Dhe u bëra ‘lypëse’për librin ta kërkoja
Pa mëdyshje e hape atë dritare
Dhe ngadalë fillove ta lexoje
Të dëgjoja qe herë e parë
Kështu mendoja
Ç’të jetë ky vallë
E kur dëgjon vetëm hapat e tua
Dhe shpirti kumbon në heshtjen e tij
Rrëke shiu nën shtigjet e zëna ndër fjalë
Eh, e verdha bëhet gri
Misteri i mjegullnajës ndër lugina
Grumbull ëndrrash të thyera shndërrohen
Brishtësia i thyen copa copa
Dashuri e brishtë e dhimbjes ajo
Trishtimi i natës
Pëshpërima fjalësh tek caku i dikurshëm
Muzgu bie atje mbi çatinë e vjetër
Kërcitje e trungjeve të pemëve
Nga hijet e natës
BOTA E MËKATIT
Sa shumë udhëtoja dikur
Udhëtoja në shoqërinë e ëndërrave
Në një botë pa mashtrime
Pa ego smirë e xhelozi
Ëndërrat e mia të pafajshme
Shëtitëm botën skaj më skaj
Duke dhuruar shpresë dhe besim
Por me realitetin e egër
Në përballje
Eh luftën filluan
Gjithçka mjegull përreth
Me kalimin e kohës
Forca vyshket, besimi zbehet
Bota e njeriu bashkjetojnë
Pasardhësit e Adamit e Evës
Duam a nuk duam
Në këtë botë mëkatojmë


