Gëzim Ajgeraj
Etje në fjalë
ETJE
NË FJALË
Thatësi në fjalë, në shpirt në mungesën tuaj
Silueta
të trazuara në kolonën e mallit dhe orën e prishur
I huaj
mes të huajve dhe damkën e përbuzjes prapa shpine
Me se ta
zbukuroj fjalën, ç`t’i jap vargut, në këtë thatësi alpesh
Ku
fjala shkrumbohet buzëve nga zjarrmi e mungesës suaj
Ku kënga
digjet thatësisë së mallit, ende pa i vënë notat në
pentagramin
e udhëve e shkrihen në lot, e dita bëhet pelin
Mungesës
vizatojmë portretin e mallit etjes ledhatojmë ngjyrat
Me
tingujt e dhimbjes i i ngushëllojmë vargjet që të mos na i
zërë
Harrimi i mallkimit të udhëve në kolonat e ikjes pa
arbitër
Himnit të largësive ngrij flamurin e ylbereve të
fjalës
Largësitë tek i lidh nëpër jehonën dhe krismën e
saj
Që na nxjerr nga harrimi e më kthen atje ndër lisa
Mes
dashurisë tuaj mes ëndrrave mes kullave të shkreta
Ku
përhyjnojmë ecjet tona e ditës i vëmë një emër
Me netët
e vona gëzojmë edhe kupën e qiellit e atdheun
Ku breznive u
vëmë ebra burimesh lumenjsh e malesh
E na shtohet kënga jonë
nëpër ecjen plot dritë për të nesërmet
Që do të vijnë
të bardha si rrezja mbi Sharr
Për Vërrinin ku ruaj këngët e
pakënduara të moteve barbare
Dashurinë për lirinë të bërë
shkrumb nëpër kulla
Qëndresën nëpër mote dhe besimin për
dritën e së nesërmes
Rritën time në kulla e porosinë e
plisbardhit pranë oxhaku
Për besën e ruajt ndër shekuj
traditën kullës
Ç`t’i jap më shumë vargut në këtë
udhëtim alpesh
Kur ikja mbytet zjarrmisë e kolona e mallit më
lë vetëm
Pos ngushëllimit se një ditë do mbathim mbathcat e
do nisemi
Zvicër,
janar
2013
MOTET
E ETJES SË MADHE
Na mbyti etja e fjalës e u thamë në
mall
Për pak burim vendlindje e këngë atdheu
Ikjes po i
zbardhet mendimi koha po i plaket
Udhët kryq e tërthor dhe
gjeografi e ikjes
Metropolet Evropa dhe ëndrrat shpresat e
vrara
Që s`na u fikën, dhe daullja e harrimit që na ndjek
këtë udhëtim
Mik i mirë ti atje mes mallit, m’i këndo
bukur mungesës
Ikjes, largësisë, kullave të shkreta, gurit
të vetmuar para derës,
Oborreve të gjelbëruara e barishteve
lëvjerë teposhtë strehëve
Folmju shqip kullave me gjuhën e
fjalës së përmalltë
Ndiz njëherë oxhaqet të na e djegësh
mallin
E merr një këngë ndër oda të na e shuajë etjen
Të
paktën mungesën time mos ta mbytë bar i harrimit
Mik,
ç`mallkim na ka zënë me këtë anatemë mallit
Me se t’i
shuajmë etjet kur gurrat shterojnë atdheut
Me se t’i
mbushullojmë këngët kur fjala digjet largësive
Kujt t’i
flasim shqip a t’ ia themi njëherë vargut
Kur gjithçka e
huaj ma zë frymën përreth
E çfarë ujë t’i jap fjalës
kur flaka e mallit m’i ka zhuritur muzat
mik i dashur, vaj
halli për vargun dhe ne
Zvicër, 2013
JU,
FRESKIA E VARGUT TIM
Nëpër etjen e mungesës suaj i kam shtjerrë krojet e
mallit
Gjithçka u kam falur me fjalën, dashurinë dhe këngët
e dritës
Pa çka se mua më vodhën udhët e më tret
gjeografive
Frymoj mes jush mes rrjedhës së gjakut tuaj në
damarë
Me ju përhyjnojë ditët motet dekadat arratisë sime
harrimit
Me këngët tuaja i zbukuroj ditët e dhimbjeve të
zjarrmishme
Me fjalën tuaj e freskoj vargun e shkrumbuar nga
zhurinë e Alpeve
Edhe kur digjem zjarrmisë mes jush ndër lisa
ia freskoj ballin mallit
E me këngën e bilbilit i shëroj
kohët e dhimbjeve të mëdha
Në burimet tuaja etjes i jap
freski krojeve të Vërrinit në Sharr
S`ju ndaj në varg ju
përhyjnoj në fjalë në këngë
Nëpër alikimin e mendimit ju
përherë mbeteni rrezja e frymëzimit
Në lutjet e mia për të
nesërmet e bardha për dritën diellin
Që dua t`ju ngroh çdo
ditë o ju fisi im plotë plagë
Dhe ju më, kujtoni se më
mbyti harrimi nëpër kolonën e udhëve
Jo, o jo, ju lartësoj
në këngët e mia ju lartësoj në fjalë
Me shkrumbin e
kandilit tim dritë dua t’ju fal
Të nesërmeve tua të bardha
dritën e fjalës ua fal
Ju dua o ju të uruar ju dua ndaj
këngën s’e ndal
Mes jush frymoj çdo ditë në çdo muzë të
mendimit
Ju përhyjnoj në këngë ju përhyjnoj në fjalë
Ju
më jeni burimi freskia e këngës sime në mall
Zvicër, 2013
PLAGË
NË FJALË
Udhët, gjeografitë plot me ju, hartat, vetëm atdheun në gji
dhe ikjet
Ngado e kudo ku bredh ju kam pranë udhëtimit tim dhe
tuaj
Prapa jush rrjedh loti, digjet malli dhe kënga e lënë
diku në kulla
Jemi bërë kronikë e ikjeve gjaku im i
shprishur nëpër botë
Ecim shkrumbit të mallit, nëpër
mallkimin e harrimit të huaj kudo
Jemi bërë hije e sokaqeve
të fustanshqyerës, ja mbushëm me kopilë portat
Vaj halli për
kullat tona të shkreta, zot ç`mallkim na ke vënë mbi shpinë
Nëpër
këngët tuaja çdo ditë e shtrydhi ajkën e fjalës e më del
lot
Ikjeve tuaja çdo ditë ia shpalos dashurinë, e zjarri i
mallit më djeg në ballë
Portave tuaja përditë hyji, më
verbojnë merimangat e pritjes së kthimeve
Nëpër ecjen tuaj
vizatoj udhët, gjeografia e planetit përditë më zvogëlohet
Ti
fisi im i shkapërderdhur, medet ç`dhimbje m’i jep shpirtit
Vargun
ma ndizni e lirika tërbohet mallit, me se t’ia shuaj etjen
Zogu
im krahëprerë ç`të të jap nga këto udhë malli
Të
lartësoj në fjalë, të ushqej në shpresën për kthimet e zogjve
të tu
Pranë shtrofullës sate të çarë, të copëtuar nga
bishat rreth teje
Zogjve të tu nëpër gjeografinë e udhëve u
flas çdo ditë
Me dhembjen e shpirtit, me zjarrin në ballë
dritë përpiqem t`ju ofroj
Për një ditë të bardhë, për të
nesërmen tënde plot dritë
Të vijmë në sofër ne zogjtë e
tu, e të gjithë së bashku
Pranë teje, krahëve t’u
gëzohemi për kthimet tona, për ty
Zvicër, 2013
ANATEMA
E FJALËS SË PËRMALLTË
Fjalë e pathënë, hap portat e shpresës, thuaj
Përtej
largësive të përmallta, përtej gjeografive, udhëve
Ndërto
shtrofullën e mendimit, ngacmo muzën, atje
Ku zotat e mallit
prehen, ku flenë dashuritë, kënga
Ku rrit djepat, ku gëzohen
kulla ndër breza, nëna
Përkund nipat si lisa, ka kthehen e
zbukurojnë ditët, nuset
Arbërore sa mirë u rrinë për
krahu, si flutura oborrit, peshë
Ku të ka emri, rrit mendimi i
së nesërmes, dritë
Të ka e thëna, dritë mendimi, kuptimësi
ecja, mjaltë
Ku është balta, plot dashuri ku shtrohet
kënga
Ngrit shtrofullën e mendimit, mes dashurive pushto
hapësirat
Dritë jepi të nesërmes, brezave së ardhmes hap
portat
Se drita jote ka shkëlqim, është rrezja ku ngrohet, e
nesërmja
E bardhë, plot dritë, plot shpresë, plot vizion
2013
VARGJE
PLOT ZEMRIM
Kush
na i vodhi ëndrrat e së bardhës kohë
Apo e vramë veten
kotësisë së mashtrimit
Njerëzit e bëjnë kokën koha
s`pjell kohë
Pse s’i sjellim kokës t’i thërrasim
pendimit
Me
këto ecjet tona shumëherë po gabojmë
Kot i rrahim gjokset e
i thërrasim trimërisë
Në emër të atdheut dritën po e
rrotullojmë
Me gisht shpuam gjokset në emër të lavdisë
Të
mirat lulëkuqet moti kanë lulëzuar
Me dorën në zemër
respekt përjetësisht
Për këso far të sotme ata nuk
flijuan
Për dritën e brezave ranë trimërisht
Jo
për këso të sotme jo për këso të nesërme
Dikush vdes urie
e dikush ngopur s`di
Në emër të atdheut në emër
trimërie
Kush çfarë mund të kapë për luksin e tij
Kur
vidhej atdheu një moti dikur...
Apo kur armiku na gërryente në
shtëpi
Po ç`u gjeti juve të sotmëve, more burrë
Njësoj
si ata, mbaruam për drejtësi
Tani
kot më thirreni e kot shponi gjokset
Ju që po ma rripni
atdheun për së gjalli
Me ju kam mbaruar, besa qysh moti
Për
ju ngroh ky diell...?! të mjerët ne, vaj halli!!!
2013
MOTIV
ME MALL
Vonesës sonë ç`na u shëmtua dhuntia
Fjala e përmalltë
ra si pikë shiu
Dhe fjalën në varg e zu arratia
Metafora
rima zjarrmi i përpiu
ç`pikoi pema e fjalës vesës së
mendimit
Dhe ngriu në varg si një kokërr vese
Zjarrmi e
përmalltë ma shkriu pendimin
Mbetën metaforat pa pikë e pa
presje
Dhe ra pema e fjalës etjes përvëluar
Shpuploi
mendimet vargut vuri strofull
Ngushëlloi udhët s`na la të
harruar
Vargje edhe rima mblodhi rreth e rrotull
S`na
la të harruar kokrrën e mendimit
Tek pëlciti etjes fjalës së
pathënë
Dritë mi bën vargut udhëve të zhgënjimit
M’i
nxjerr nga errësira këtij dielli të nxënë
2013
MOS
QOFTË E THËNË
Mos na qoftë e thënë të na thahet mendimi
Apo ikjes
sonë të na ha malli fjalë
Një kronikë mbi letër fletë
mosharrimi
Një varg për të nesërmen për ditën e bardhë
Mos na qoftë e thënë të na mbytin harrimet
Apo udhët
tona të na i djegin këto fjalë
Ndryshe ikjen s`do ta zërë
pendimi
Kjo mungesa jonë le të mbytet në mall
Mos
na qoftë e thënë udhët të na djegin
Ëndrrat e kthimeve dhe
shpresën mbi ballë
Le t’i thërrasim mallit çdo ditë edhe
kthimeve
Të lutemi për ditën të vijë e bardhë
Mos
na qoftë e thënë të na humbin kronikat
E ditëve të etshme
udhëve nëpër mall
Kolonën e mallit të mos e vrasë
harrimi
Të paktën lëvruar le të themi në fjalë
Zvicër, 2013
ÇAST
ALPIK
Shiu alpin m’i lag çastet e vetmisë
Mbi kokë të mbaj
qiell i shpuar
E udhëve të Buchs-it bluaj me mallin
Jam
bërë hije e këtij qyteti
Tavernat e tij më verbuan
shkëlqimit
Dhe vargjet mbi letrën e bardhë
Mallit
ia numëroi dekadat
Tek përshëndes brezat e kolonës
sime
Shesheve të këtij qyteti
Kush s'na thotë më,
të huaj
Jemi bërë numër katër në Helveti
Këtu edhe
muret kanë filluar të flasin shqip
Zot ç'mallkim mbi
lisin e atdheut
Degët e tij po thyhen përditë
E ne jemi
bërë gjethe mbi degët e thyera
... E unë vazhdoj të
bredh udhëve
Këtij mëngjesi alpin
Të falat mbi letër
ia nis Sharrit
Buchs CH, 24 shtator 2012
ÇAST
Në prehrin e vetmisë sime dimri ka zënë
strofull
Stalakmiteve të pritjes është lëvjerë largësia
T’i
djeg diku mallit nëpër shkrumbin pritjes
Me lëvozhgat
e mallit a kam mbështjellë mungesën
Që të mos e mërdhijnë
dimrat e acartë alpin
Me pushin e pritjes e ngroh shpresën e
kthimeve
Udhëve u kam lëvjerrë në qafë kalaveshët e
shpresës së kthimeve
Që t’i mbëltoj çasteve të hidhura
alpine nëpër vetmi
Nëpër vonesat e kthimeve
mosharrimeve i shkruajmë kronika
Dhe me këngët e mallit
zbukurojmë ditët e arratisë nëpër gjeografi
Dhe me
këngët e së nesërmeve të bardha
Brezave ia vizatojmë udhët
e ikjeve tona
Harrimit i ndezim kandilin e dritës
2013
JU
GITHMONË MË MUNGONI, MIQTË E MI
Ditë për ditë mes vargjesh mes rimash te ju zbres
Atje
buzë Lumëbardhi e u takoj përmallshëm, ju të mirë
Ç`më
keni humbur më mungoni tepër për besë
Këtij malli alpin,
ç`më ngacmon kjo dëshirë
U zbres në metafora ju ajka
e frymëzimit tim
Tek i flladisim ditët e kthimeve të
përmallta buzë Lumëbardhi
Ç`më keni humbur, eh sa më
mungoni,mungesa më ndjell trishtim
Këtyre udhëve të mia
nëpër alpe, ç`më dogji malli
Vargjeve të mia këndoj
këngët e bardha për ju
Mallit numëroj hapat buzë
Lumëbardhit, nën hije bliri
Dhe freskoj ballin nën hije,
bashkë me ju
Sa mungoni kësaj largësie miqtë e mi, ç`ju ka
hipur zemërimi
Ju kërkoj mes vargjesh ju zbres në mall
e gjithandej
Tek tjerr muzat e ngacmimit nëpër metafora
Ju
dua shumë, më mungoni, sinqerisht ju rrëfej
Edhe atëherë
kur ju më harroni, e u ndalet ora
Buchs, 2013
ME
EMRIN TËND NËNË, SHPIRTIN E SHËROJ
Nëpër
këngët e jetës ti je vetë burimi
Ku s`të thyhet fjala e
merr frymë jeta
Nëpër emrin tënd lumë rrjedh frymëzimi
Më
merr udhë vargu kuptim merr jeta
Nëpër ecjen tënde
fryma jote më priu
Ku shkel e lëshoi hapin e ngado ku
shkoi
Porosive tua dielli rreze ndrin
Ku është fjala jote
ngado kah marshoi
Dashuria jote në çdo hap më prin
Ku
nis merr frymë jeta e ku do të mbarojë
Shpirti yt i ëmbël
gjithmonë më ndrin
Thirrja e zemrës sate mirësi buron
Emër më të ëmbël ku ka nënë, se ti
Ku më pushojnë
ëndrrat ku shpirti shëron
Përpos teje në botë ku gjen
dashuri
Ky emri yt: Nënë, sa ëmbël tingëllon
Tani
që jam larg me të djegshmin mall
Këtyre udhëve të botës e
shumë larg nga ti
Pos lotit të përmallshëm dhe vargut plot
zjarr
Të më falësh nënë se shumë kam mërzi
Sa
më dhemb shpirti etja më trazon
Në këtë ditën tënde të
fal dashuri
S`më lëshojnë këto ikje udhët s`më lëshojnë
Të
paktën një lule të ta sjell te ti
Ndaj po t’i fal
vargut frymën e shpirtit tim
Të më kesh më pranë pak fllad
të freskoj
Unë po digjem mallit të djegshmin mërgim
Me
mallin tënd Nënë, shpirtin e shëroj
SA
S`ËSHTË VONË
Polli koha udhë e u ndamë në dysh
Ikjet e largësitë u
bënë gjeografi
Degëve tona të thyera nuk u shkon kurrqysh
Ky
lisi ynë pemë në arrati
Çfarë t’i bëjmë ikjeve e
çfarë mendimit
Mbeti fara jonë farë për gjeografi
E
kjo ikja jonë na kërkon pendim
T’i mblidhemi trungut t’i
falemi atij
E t’i biem kokës ende sa s`është
vonë
Pos degës pranë trungut s`rritet askund tjetër
T’i
shartojmë pipat atje në degën tonë
Ku fruton më bukur pema
jonë e vjetër
T’i thërrasim pendimit se na vajti
vonë
Të mos na mbytë harrimi gjeografive të botës
S’ka
strofull më të bukur sikur Nëna jonë
Se mbetëm të humbur
udhëve arratisë
Zvicër,
2013
KTHIMIT
PO VONOJMË
Digjet diku një mall e ma ndez etjen
Dhe
një fllad mendimi na i thirr mos`harrimit
Një shpresë plot
dritë më frymëzon për jetën
Këtij aktit të udhëve m’i
duhet kthimi
Në ato kulla të kuqe ku gurët ma ruajnë
emrin
Këngën e vegjëlisë që më gëzon përherë
Atje
fjala ime vetëm atje e gjen vendin
Ma mbushullon frymëzimin
fjala ku ka vlerë
E në ato burime ku më flladitet
fjala
E ky mall në alpe plot me zjarrmi
Atje etjes sime ia
flladis ballin
Dhe ia marrim këngës me plot dashuri
E
nën ato hije përplot me flladi
Dal i freskoj çastet dhe këtë
mallin tim
Këto udhë të gjata nëpër arrati
Më duan
vëlla i dashur, sa më parë një kthim
Ndryshe mallit
tonë digjemi harruar
Apo kthimet tona si shumë po vonojnë
Ta
hedhim këtë zjarr malli ta nëmojmë mallkuar
E me mallin tonë
kthimet t’i gëzojmë
Lichtenshtajn,
2013
NËPËR
MALL, PËRVËLUAR
1.
Nëpër mall i
përvëluar, digjet shkrumbi i shpirtit tim
Nëpër udhë i
harruar, larg alpeve në mërgim
Rroj ma mall e rroj me
shpresë, për të djegshmin vendin tim
Se këtu s`dua të vdes,
atje shpirti më gjen shërim
Ai që udhët ka provuar,
ia di shkrumbin shpirtit tim
Se si digjem përvëluar, për pak
fllad të vendit tim
Kur ju flas ju flas plot mall, ju të
dashur njerëz të mi
Më mungoni në çdo fjalë, ju përcjell
plot dashuri
Dhe nga larg këtu ku jemi, shpirtin tim te
ju e kam
Në gji ju mbaj e kurrë s’ju nxjerr, t’ju mbaj
ngrohtë sa më pranë
Të mos mbeteni të harruar, as
dhe mua të mos më harroni
Shpirtit tim të përvëluar, ah sa
shumë ju më mungoni
Dhe një ditë plot dashuri, do të
kthehem përmalluar
Përgjithmonë mes jush të vij, afër
vatrës të bashkuar
2.
Nëpër vargje tek
këndoj, është dhembje e shpirtit tim
Nëpër mall tek
kalëroj, t’ju sjell juve pak mërgim
Shpirti im ndjen
vetëm dhembje, këtij malli përvëluar
Qysh se e mora
arratinë, udhëve mbeta i mërguar
Kur djeg malli me
vetminë, kur mungoni të uruar
Ju përcjell dashurinë, përmes
fjalës letërshkruar
Dhe kur malli më pushton, përmbi
vargje ndez zjarrmi
Mbi buzë fjala nis shkrumbon, digjet rima
në poezi
Ju që udhët nuk i dini, as dhe mallin mos
provoni
Në vendin tuaj atje rrini, udhët e ikjes mos lakmoni
3.
Këtij qyteti i mërguar, ku ngroh dielli nëpër
mall
Herë herë ndihem i harruar, më djeg udhëve nji ky
zjarr
Nga këto udhë të mallkimit, vetëm fjala më
shëron
E më nxjerr nga harrimi, pranë jush më ofron
M’i lehtëson dhimbjet e mia, e më sjell në mesin tuaj
Nuk
më lë këtij mallkimi, shpirti im të mos vuajë
Të
mos ndihem i vetmuar, pranë meje s`më largon
Unë kurrë
s`ndihem i harruar, deri sa vargu më shoqëron
Buchs,
2013
LUMË
AI QË EMRIT I LEN DRITËN
Po i lëmë shumë fjalë kësaj bote e s`do marrim asgjë me
vete
Dhe do të iki duarthatë pa asgjë në gji e asgjë në
xhep
Le të themi se fjalët e mira janë drita e kësaj bote,
ti hapësirave trete
E të themi se i dhashë gjithçka pata,
asaj që quhet jetë
Po i lëmë emrin dhe hijen që na
ndoqi nga pas
Me vete s’po e marrim vetëm deri te guri mbi
dhe
Lum ai që i la dritë emrit kandil hijes që s`ju nda
Dhe
iku, plot dhimbje nga ne
Me ikjen secili një ditë ka
për t’u takuar
Lum ai që të mirat i lë mbi këtë dhe
Me
veten do t’i marrë dy këmbë e dy duar
E emrit një kandil
që t’i bëjë dritë përherë
Prizren,
2000
KRONIKAT
E UDHËVE
Ikjelarg udhë mallkuara ku është maja e
dëlirësisë
Udhëharrimeve të mërguar peng marr arratisë
Nëpër këmbë e të nëmuar në dhera t`huaja rob nxënë
Të
përbuzur mallverbuar pa atdhe babë e nënë
Tha mallit
e vetmisë degë e thyer nëpër botë
Pema jonë arratisë ky
mallkim ç`është me ne, Zot?!
Mbetëm udhëve të
harruar fara jonë mish për furtuna
Pse ky kod i mallkuar na ra
hise në troje e kulla
Le të thirremi gjeografisë ikje
kthimet e t’i ftojmë
Të mallkojmë udhët e arratisë
mbathcat kthimeve t’i bashkojmë
Zvicër,
2013
VARGUN
PËR TY ATËDHE
Në ditën e poezisë kurorën e vargut e thura për ty
Të
të hijeshoj bukur nëpër dashurinë e vargut
Ardhjeve të
bardha ditëve të tua nusërore
Mbi kokën tënde
shkarkuan rrufetë e shekujve
E lisat e tu rrëzuar s`ti kanë
furtunat
Mbi gjoksin tënd të skuqur shkarkuan
apokalipsit
Thyer i kanë kokat nëpër betejat e humbura
Mbi
ecjen tënde ballëlartë ulën kokën motet
E u thyen
lashtësisë ku nis toka e shkëlqen dielli
S`të thyen
rrebeshet as Azi e Karpate
Kot ngulën bajraqe e shtiza të të
nusërojnë
I ngulën kafkat e veta dhe ikën betejave të
humbura
Ti mbete përherë nusërore shekujve pa kurorë
Ti,
e bukura e dheut
Dhe pikërisht në ditën e poezisë të
nusëroi në vargje
Të të thur kurorën e dashurisë në
fjalë
E të them se të dua, ty e bukura e dheut
Unë
biri yt ballëlartë nëpër furtuna
Me vargun e bërë mburoja
e fjalën plumba
Si përherë do të më kesh pranë
Se
ashti yt dhe gjaku im janë një
E një do të mbeten...
Zvicër,
2013
ZGJOHU
ZOGYNË
Kob Zogynë kob korbat po kërkojnë të t’i hanë
zogjtë
Skajit të arës t’i kanë ngritur shatorret dhe mbi
copat e zaptuara
Kërkojnë varre të reja ende pa i mbyllur të
parat
Mbi kokën tënde mbi trupin tënd mbi vrragët e
pashëruara
Mbi kullat tua ende të pa rindërtuara erë flake
po frynë
Duhmë e veriut të zi ka aromën e shkrumbit
Uri
e tij për zogjtë e tu për tokat s`ka të ngopur
As për arën
në veri të oborrit as për luginën e zanave
Pa çka se trupit
tënd plot me njolla të zeza rëndon
Vetëm unë ta njoh
klithmën zogynë ta njoh dhimbjen si ther në shtat
Dhe
rrjedhën e plagëve nëpër shekuj dhe kullat e shkreta
Djepat
e rrapëlluar me sungi në mes e nënat që s`lindën kurrë
Motrat
që s’e panë ditën e nusërisë e djemtë që t’u bënë lule
për ditën e bardhë
Pleqtë e plakat që tu dogjën kullave
duke j bërë roje lashtësisë
Oborret të mbushura shkrumb e
hi e oxhaqet që s`u rrëzuan kurrë
Si statuja u rrinë
përballë gjurmëve të barbarisë
Vetëm unë ta njoh plagën
zogynë ta njoh rritën
Që s`ta lanë të shumëzohet nëpër
shekuj
Ah ky veriu i zi zogynë ky veriu i zi karpatik
ç`kërkon
mbi qiellin tënd mbi trupin tënd mbi arën tënde
Zgjohu
njëherë o shqiptarë, trego grushtin, shtypja kokën njëherë e
përgjithmonë
Këtij gjarpri me etjen e pangopshme nëpër
shekuj
Janar,
2013
UNË
I BËJ ROJË LASHTËSISË
Fol plisbardhi im, mos mbyll gojë, fol me gjuhën e
shekujve
Unë isha këtu e dielli këtu më gjeti i lashtë sa
toka
Shekujve mbijetesës i bëra rojë të më rritej fara
Që
mbi bimën time të mos më bie thatësi e moteve
Me gjakun tim
ia ujita rrënjët që të më lulëzonin pipat
Shqip u
fola maleve shqip bjeshkës shqip fushave
Me këngën time
mbushullova kullat jetën djepat
Mbijetesës sime u
shkarkuan furtunat shekujve
Azi e Karpate ranë këtej pari e
s`mi shkulën lisat
Se bima ime rrënjët i ka në zemrën e
tokës
E kokën deri në kupë të qiellit
Pema ime
nuk shartohet me pipat e huaj
Se rrënjët i ka në gjak e degët
plot me dhimbje
Vetëm unë ia njoh rrjedhën e damarëve
Kot e kanë furtunat duan të na e shkelin lashtësinë
Të
na i nëpërkëmbin motet mbijetesën
E mbi kokat tona të na
mbjellin farën e huaj
Unë s`luaj nga këtu se këtu i
kam varret gjakun rrënjët
Se mua dielli këtu më gjeti e këtu
do të mbetem
Prizren,
2012
MBI
ARËN TIME MOS HIDHNI FARËN
E SJELLË NËPËR FURTUNA
Unë jam këtu qysh kur puthej toka me diellin
Rrënjët i
kam thellë në zemrën e tokës e kokën kah qielli
Rojë i bëj
shekujve kah parakalojnë furtunshëm këtejpari
I bëj roje
tokës kullave lashtësisë stërgjyshore
Dhe shqip i flas dheut
shqip bjeshkës të m’i ruajë këngët
Moteve sa herë
bën furtunë Veriu Azia a Mesdheu
I sfidoj pritave furtunave ia
pres kokën
Ju kot përpiqeni të hidhni farën tuaj në
arën time
E po më flisni për hise ju fara e furtunave
shekullore
Arës sime s`rritet bima e veriut karpatik
As
pema e shartuar me pipat ballkanik
Se si duron toka e skuqur nga
damarët e plisit
Unë jam këtu qysh ku puthej toka me
diellin
Kot kërkoni të ma shartoni bimën
E të ma
përzieni farën me farë ardhacakësh nëpër furtuna
Se
rrënjët i kam në tokë e kokën te dielli
Qysh kur shkrepi
drita mbi këtë topth
E ngrohu dielli
2013
TI FARA E SJELLË NËPËR FURTUNA
Ti me atë farën e sjellë nëpër furtuna
Ç`mi kërkon vend bimës nëpër arën time
Ti
fara e dreqit me atë bimën e pashartuar
Këtu isha unë me
diellin e me këto burime
Ty që të sollën furtunat e moteve të tërbuara
Nga malet e egra të acarta të veriut
Më erdhe pranë gardhit besa dhe oborrit
mëkat që s`të përzura
Më erdhi keq, po ti më dole gjarpër me
këmbë të njeriut
Ty që të hapa portën e të bëra vend në kullën time
I rritur egërsisht karpateve në malet e veriut
Të dhashë bukë, ujë, të ngroha, e ti me thikën prapa shpine
Ti gjarpër i gjarprit i mbështjellë me lëkurën e njeriut
Ty që të ula në sofër me fëmijën tim e gruan edhe bukë të dhashë
Më re në besë e besën për mikun ne e kemi të shenjtë
Ti fara e keqe me thikën prapa shpine keq më re nga pas
O farë ardhacakësh nëpër furtuna, gjarpër me fytyrë njeriu, përjetë
2013
MOS
HARRONI
Të djeshmen e dhimbshme mos e harroni ecjes nëpër të
nesërmen
As apokalipsës së veriut mos ia falni shekullin plot
plagë
Që e nesërmja mos të rikthehet kobëzezë mallkimit
Pa shihni kodrat si ndrydhen varret mbuluar me lulëkuqe
Sa
nëna motra e fëmijë derdhin lot mbi varret e thata
Mureve të
shkrumbuara shkruhet epoka e dhimbjeve
Pa shihni lulet
mbi lapidarë dhe emrat e artë
Krenaria e të djeshmes pushon
me ata
Mos t’ju pushtojë terri i harrimit se ju mallkon
historia
Dikush na i frynë harrimeve të djeshmes, të
mjerë janë ata
Na duan të ulemi në një sofër me satanën
të pimë ujë nën një krua
O Zot! as edhe nën një diell nuk
dua të ngrohem me të
Dhe ju kujtoj se unë po flas
përçart më është tërbuar vargu
Seç më dhemb një plagë
e madhe në zemër e më kullon përditë
M’i skuqi edhe
vargjet rrjedhë e saj si ta ndal këtë dhimbje
Dhe
prapë m’i thirrni harrimit, mashtroheni ju o të mashtruar,
ooooo...
Janar, 2013
FQINJI
I PABESË
Ky fqinji çdo natë i mpreh shpatën fërshëllimën ia dëgjoi
çdo mëngjes
Në skaj të oborrit përtej mezhdës kah i
numëron kokat e fqinjëve
Kujt t’ia ndal orën në cilën
mezhdë të këput një copëz
Medet ç`lakmitarë
gjarpri me gjarpër në kokë
E ka trashëgim nga stërgjyshi
gjarprin, të rritë në oborr
Fërshëllimën e shpatës
ia dëgjoi çdo mëngjes ka pret koka fqinjësh
Besa dhe
rrjedhën e gjakut kah rrjedhin lumenjtë
Ka një shekull që më
rri mbi kokë e m’i ha zogjtë në oborr
S`më la të
më shtohet fara ka një shekull që hap varre arave të mia
S`më
la gurë e dru në kullë shkrumb e hi ma mbushi oborrin
Më
dëboi edhe nga shtëpia deshi të ma zaptojë edhe diellin
Prapë na kërkon hise besa edhe vend në sofrën tonë në
kullë
Luan lojën e dhelprës bashkë me atë zonjën plakë
bënë kurthe
Medet ç`fqinj i keq ky fqinji i veriut
grabitqar
Kujdes plisbardhi im fërshëllimës së
shpatave kujdes
Kujdes frëngjinë kullën dhe gjarprin e veriut
mos m’i lësho nga syri
Janar,
2013
POROSIA
Mos i beso gjithkujt plisbardhi im
Jo të gjithë janë miq të së nesërmes sate të bardhë
Kujto dredhitë e moçme dhe mashtrimet e dhelprës plakë
Kujdes puthjes së të pafytyrëve se mos të përgjakin
Lëmimit të të pabesit ruaju mu aty ta futë thikën pas shpine
Dhe ti s`do të kesh kohë as për pendim më pastaj
Vonë do të jetë shumë vonë të kujtohet urtia e plakut
Ruaju mashtrimit biro, të pabesit zemrën mos ia hap
I sheh si na kanë hyrë shtëpisë e na bredhin oborrit
T’i hanë zogjtë në pikë të ditës pa nam e nishan
Besa edhe bukën në sofër e gardhin skaj oborri
Ruaju biri im ruaju lëmimit të tyre edhe puthjes
Sa herë ta rrahin shpinën kujdes gjoksin
Pabesia e tyre një herë të plandosë e s`ngrihesh kurrë më
Në shtëpinë tënde bëhu zot i saj, as birën e gardhit mos ia hap kujt
Se syri i lig shiton edhe kalatë besa i prish edhe urat
Janar, 2013
MOS
U ULNI NË SOFËR ME SATANËN
"Fqinji" i veriut
tonë çdo ditë na fton në sofrën e mashtrimit
Harron gjarpri
i veriut epokën e kuqe apokalipsi dorëzi
Kërkon
ta futë bishtin në skaj të oborrit tonë
Me thikën
prapa shpine po vjen e me buzëqeshje mashtruese
E shihni
Evropës si ia rrah shpatullat kurvërisht e përqafon
E majën
e thikës e mban gati përtej mezhdës sonë
Harron
lulëkuqet mbi varret tona e varret pa arkivole
Dhe kolonat
biblike dhe kullat shkrumb e hi
Dora barbare satana e veriut të
zi
S`ka ç`na duhet fqinjësia me satanën e
pabesë
Fytyra e re ende i ka njollat e freskëta të krimit
Me
kriminelin nuk ulet në një sofër
E shihni si shtiret
as pendimit nuk i thirr
Duart i ka plot gjak i fsheh prapa
luleve
Vetëm shikojeni kur ia dhuron zonjës plakë
Ti
plisbardhi im atje te oxhaku e bëhu zot shtëpie!
Njëherë e
përgjithmonë tregoja vendin "fqinjit" e zonjës
plakë
Digjja bishtin te mezhda gjarprit të veriut
Dhe
thuaj zonjës plakë njëherë e përgjithmonë
Në kullën
time, zot shtëpie jam vetë!
Janar, 2013
Ç`KËRKON
KY GJARPËR NË OBORRIN TIM
Ç`kërkon ky gjarpër në
oborrin e shtëpisë sime, pritjani udhën
Ka njëqind vjet m’i
ha zogjtë dhe rritën e luleve në kopsht
Lisat e atdheut m’i
than furtunë e tij dhe këngën ndër kulla ma vret
Rritën e
fëmijës ndër djepa buzëqeshjen e vogëlushit
Shtypjani kokën
te gardhi të mos na e përbalt gurin e mezhdës
Pse heshtni
hapave të tij, flisni me gjuhën e zjarrit, gjuhë tjetër
s`njeh
Ikjes së tij pas njëqind vjeçe ende plagët na
pikojnë
Ende kullat tona mbyten shkrumbit e pritjes ata që
s`po kthehen
Kodrat tona janë të mbushura lulëkuqe a s`i
shihni si ndrydhen varret
Nënat shamizeza tek rrisin jetimët
me bukë e pa bukë
Vashat që s’e pritën ditën e nusërisë
e djemtë që s`u bënë kurrë dhëndër
Pleqtë e djegur në
kullë tek i bënë roje lashtësisë
E djemtë që u bënë
lulëkuqe në legjendat e atdheut
Dhe kujton se ia kemi harruar
të bëmat e zeza, përpara ikjes veriut
Mos m’i lëndoi
plagët që sa po më kanë zënë cipë
Mos m’i trazoni
dhimbjet e moteve barbare
Shtypjani kokën atje te guri s`dua ta
shoh në oborr
Ma thuaj vëlla i dashur, a jetohet me gjarprin
nën një çati
Dhe ti më thua se vargu yt ka plagë e
plagë
Por mua plaga ende më kullon në gji...
Janar, 2013
FQINJËT
GRABITQARË
Arës
së ngushtuar të atdheut na ndrydhin përditë
Arnojnë
dhunshëm hartat e tyre me copëzat e zaptuara
E na e skuqin
këmishën çdo ditë me gjakun tonë fqinjët grabitqarë
Poshtë
arën e gjyshit dhe detin m’i vodhi satana e jugut
Në lindje
as dielli s’po lind me natën e zezë verbon
Pa shih gjarprin
e veriut grabitqar ku kërkon ta shtrijë bishtin
Perëndimit
korbat i nxinë malet ujqit duan mjegull
E
ne sillemi fitimtarë nëpër arën e copëtuar të katragjyshit
Fqinjët
tanë të parë mos i paçim kurrë
ç`të duhet grabitqari kur
çdo ditë në skaj të arës ta shtyn mezhdën
E me thikë
prapa shpine ta vret diellin e lirisë
E s`ngopen, e s`ngopen, e
s`ngopen
Hej
ti plisbardhi im, pa zgjohu njëherë e shih
Si të janë
katandisur vëllezërit e motrat hartave copa-copa
Tregohu zot
në arën tënde e thuaj se ti ishe këtu
Edhe kur të tjerët
stepeshin lisave...
Prapë
arës tënde kërkojnë hise bishat e karpateve
E të sillen
vërdallë mezhdës së atdheut
Medet ç`fqinj të pangopshëm
rrethojnë gardhit tënd
Ngrihu
dhe njëherë, plisbardhi im, ngrihu
Për mikun bukë e kripë e
zemër, për armikun... p!
Kjo është gjuha e historisë,
fatkeqësisht në Ballkan...
Dhjetor,
2012
POROSI
PËR ATA
Edhe
ashtu nëpër hartën e copëtuar kanë harbuar bishat
Tërësia
gjeografike është ndrydhur nëpër mezhdën e fqinjëve
E ne
kot së koti i biem me thika prapa shpine njëri tjetrit
Hapim
gropa arave tona të copëtuara historisë
I zgjerojmë hendeqet
e dhimbjeve të së djeshmes
Kot i flasim së nesërmes për
dritë e diell mbi qiellin tonë
Ecja
jonë kërkon dritë e nesërmja na do të zgjuar
Verbëria juaj
na mbyti me terr na i verboi edhe ëndrrat
Ju kot më flisni
ç`shkëlqim ka drita kur përditë pëllumbave i vritni
qiellin
***
Nëna na do të zgjuar bijtë e mi
faqebardhë?
Mos më turpëroni emrin mos ma njollosni
Haram
ju qoftë rrita ime, nëse ecni ligësive
***
Në tregun e plaçkave nuk nxirret atdheu as në pazarin e
fqinjëve
Edhe sikur të ishte ara e babait me gjak duhet
mbrojtur
Njëherë e humb e s`të kthehet më as mezhda
Gurin
mos i hidhni në pusin e mashtrimit, thotë urtia
Se kurrë s`do
të mund ta nxjerrim as edhe një popull
E juve do t’u
mallkojë historia me faqen e zezë do të shkruhet
Në
varg hyri porosia se më trazoi dhimbja e shpirtit
Plaga ime e
hapur që ende po kullon gjak pranë shtëpisë shkrumb e hi
E
s`më lë të hesht kësaj kohe bizare
Në
fund të fundit atdheu nuk është veç yti...
Zvicër,
2013
QELËSIN E PORTËS TE OBORRI, MOS IA BESO ASKUJT
Bëhu zot shtëpie plisbardhi im besën mos ia fal gjithkujt
Për bijtë e tu për arën e copëtuar për fushën plot lule e diellin
Mos lejo të t’i nëpërkëmbë i huaji as fqinji yt grabitqari i përtej gardhit
E djeshmja e mashtrimeve dhe Evropa dhe fqinji kriminel përtej gardhi
S`të lanë mezhdën në një vend oborrin copëtuar ta deshi dhe hise kërkoi
Zogjtë e tu t’i degdis gjeografitë e Evropës t’i mbush me kolona malli
Besa edhe t’i vrau e t’i sakatoi nëpër qiellin tënd të nxirë nëpër shekuj
Kthe kokën mbrapa pa shih edhe njëherë hartave Ilirisë
Trupit tënd të copëtuar dhe këmishën e kuqe plot plagë
Nga Molla e Kuqe e deri në Çamëri trupi yt po tkurret, deri kurë?!
Shtrëngo grushtin e tregoju të tjerëve këtu jam unë
Den baba den e zot i kësaj toke këtu unë do të jem
Tokë për të falur e atdhe tjetër nuk kam
Zot shtëpie këtu unë isha e shekujve do të jem
Prizren, 2013
UNË S`IA FAL AS VETES MË ATË GABIM
Qysh ditën kur më erdhe ti te gardhi, në besë
Besa dhe në oborr kur të ula dhe në sofër
Kullës sime i ra perde e zezë
Dritë nuk pashë më, në timen vatër
Oxhaqet m’u nxinë, e vatrën ma mbuloi tymi
Rrita e vogëlushit u ndal, vaji te djepat u shtua
Kjo murtajë e zezë, bashkë me ty se nga na hyri
E s`na u nda shekujve, shpeshherë edhe vatra m’u shua
Orëliga me ty seç na erdhi, krrokama e korbave në oborr
U bënë të zeza motet, vaj halli ç`na gjeti
Qysh prej atij moti veç korba na këndon
Fusha e kodra u mbushën me varre, e s`na u nda gazepi
Prapa hijes sate erdhi dhe nata për mua
E ti erdhe me thikën e fshehur pas shpine
Na e nxure diellin, na preve në besë, satanë e veriut të harbuar
Ti bisha e karpateve, që nëpër shekuj dritën ma nxive
Të të fal nuk mundem, s`më lënë shekujt dhe gjaku mbi kodra
Dhe besa e prerë moteve, sa herë më godite prapa shpine
Tani më ta njoh fytyrën, ty gjarpër me lëkurë njeriu, ti kobra
Mësova nëpër shekuj tradhtinë tënde, nuk ia fal vetes më atë gabim...
Prizren, 2013
GJURMË
NË KULLË
Qysh ditën kur hyri
Gjarpri i veriut në oborr
Qoshet
e shtëpisë na u helmuan
Shtëpisë ligësitë na
harbuan
E shpirtrat e ligë
Hapësirat na i pushtuan
Medet ç`kob ra në kullë
Nata me ditën ritmin e
harruan
As dielli më s`shndrinte
Në oborrin tonë
U bëmë rob në kullën tonë
Ruajuni nga gjarpri
Na
thoshte nëna
Po ne s`u bindëm
Se s`u bindëm
Ia
shtypëm kokën
Tani më
Veç bishti lëviz nëpër
oborr
Një ditë edhe pa të
2012
NËN
SHËNJESTRËN E ARMIQVE, NËPËR SHEKUJ TË GJETA
Nëpër notesin e miqve ty askund nuk munda të të gjeja
vend
Të kërkova edhe shekujve nëpër ecjen e plisit të
bardhë
Të gjeta netëve të mia me thikë në dorë tek
rend
Po haje zogjtë e mi një nga një ti, i pabesi barbar
Dikur të hapa portën miqësisht të prita të dhashë dhe
bukë
Ti m’u shite engjëll e nëpër mote më dole djall
ç`ti
bëj këtij mashtrimi tim, e di mirë kur erdhe, tani të them
humb
Ti më hyre nëpër oborr, plot hile e m’i dogje shekujt,
dhe dritën e bardhë
Në shënjestër të armiqve, gjysh
e stërgjysh, ty përherë të gjeta
Ty që po krrokatje si
korba fushave, maleve, oborreve e kullave të mia
Ti vendin ia
ke bërë vetvetes, s`të kam faj unë, t’u shkurtoftë jeta
Ti
gjarpër i veriut, të vraftë nata, ty s`ta paguan as drejtësia
Dhe sërish m’i përvëluake kullë e çati e kodrat m’i
mbushe varre
Ti gjarpër i veriut të zi, bir i gjarprit i
rritur me gjarpër nëpër shekuj
Edhe sot e kësaj dite me plot
faje e krime, s`kërkon falje
Të paktën plaga në zemër të
më pushojë, se s`a gjak që t’i lanë,
krimet e tua mbi mua, ty satanë karpatike e egër
Dikush
më thotë se: poezia jote ka dhimbje helm e vrer
Metaforat më
janë tërbuar pa ndalur më kullojnë gjak
Është gjaku i
brezave, i plisbardhit tim nëpër shekuj
E rimat e mia, nën
shënjestrën e armiqve, nën rafal,
përherë të mbajnë
2013
PUTHJA
ME GJARPRIN, DO T’JU VRASË
Na kërkojnë të mbyllim gojën të puthemi me gjarprin
Të
hamë e të pimë bashkë besa edhe në një shtrat
Ec e besoji
bishtit të tij kur të mbushet helm në diell
Pakkush i
ruhet kafshimit të tij unë si besoj
Ai
ka fshehur vetëm dhëmbët pas buzëqeshjes tinëzare
E shihni
si lëviz bishtin mashtrim e ka për ju
Një ditë do t’ia
shihni helmin ah sa vonë
Ilaç s`do t’i gjini vetes as
edhe vend për varr
Se hile e tij fshihet pas këmbëve rrathë
rrathë
Ia keni parë ndonjëherë as kurrë s`do t’ia shihni
Ruajuni gjumit mashtrues të tij ai nuk fle
Kërkon t’ju
vë juve në gjumë e mbi kokat tuaja
ta ngritë nga një kryq
harrimi për të nesërmet e zeza
Unë s`dua të
ulem me gjarprin në sofër
Në hisen e oborrit tim nuk ia dua
as bishtin
Ju po deshët puthuni me të o të mashtruar
Një ditë s`do të mund të më shikoni në sy
Mashtrimi
juaj do t’ju vrasë
2013
KUMT
PËR NJË KRONIKË
Mesjetë e vonuar Ballkanit harbuan bishat karpatike
Me
zjarr e hekur skafandra të tërbuara mbi Kosovë
Shkrumb fusha
e male kulla kodra me varre
Ç`bisha me lëkurë njeriu e me
shpirt djalli
Me tërbim korbash ranë bishat e
veriut
Vranë prenë e dogjën gjithçka rrotulluan së
prapthi
Medet ç`egërsirë është njeriu fatkeqësia e kësaj
toke
T’i shihni gjurmët mbi kullën time t’i thua
bishat ranë këtejpari
Shkrumb hi kudo as edhe gozhdë mbi
muret e nxira
Dhe gjaku i gjyshes mbi muret pranë portës
Medet
ç`apokalips veriu ra këtejpari
Ta portretoi nuk mundem
këtë guernikë Kosove
Se ngjyrë gjaku do më duhej me
cisterna
E pëlhurë sa qielli i Kosovës
Zot! më
jep durimin kësaj katrahure
E ruami mendtë e kokës, zotynë!
Malësi e Vërrinit, 1999
PREDIKËT
BLU
Predikëve blu moti u ka dalë boja kot thirren të shkuarës
së mashtrimeve
Me orën e prishur nuk matet koha as dielli nuk
rrotullohet mbrapa
Ju kot së koti nxirrni dhëmbët përjashta
e thirreni të shkuarës
Ju që fshiheshit pas
skafandrave blu koha ua çjerri maskat
E djeshmja mallkon e
sotmja gjykon mashtrimin tonë
Ju kot na flisnit me zërin e
lirisë tek na verbonit me natë
Mashtrimit tonë ju na i
zhaguat ëndrrat nëpër vitet e pritjes
Dëshirat na i vonuat
shpesh edhe na i përflakët nëpër mote
Vite të humbura
populli im deri në ditën e bardhë
Jo rrallë na i
përgjakët dëshirat të kaluarën na e burgosët
Edhe na
damkosët siç deshi satana e veriut
Na hodhët edhe hi syve
kujtuat se ne po hamë bar
Ne më mirë se ju e njohim
peshën e lirisë ngjyrën e gjakut
Dhe dashurinë për atdheun
që i skuqëm çdo gur
Ata që na e përbaltin lirinë nuk e
kanë vendin këtu
Dardani,
2008
PËR
TY KA VETËM NJË DIELL
Zgjimit tonë himnizojmë e nesërmja zgjuar të na
gjejë
Mashtrimeve tona të shkuara harrimeve t`ua rrëfejmë
Të sotmen plot dritë mbushulluar se zgjuar na gjeti
orëbardha
Të djeshmes copëtimit mashtruar si t’ia qepim
këto harta
Në copëzat e trupit të ndarë etjet e
fqinjëve shkarkojnë
Ti zogynë plot plagë me se dhimbjet të
t’i mëkoj
Dhimbjet e tua mbi shtat ç`më rëndojnë
dhimbshëm mbi shpinë
Ah ty zogynë trupndarë të vrarë ma ke
gjeografinë
Nëpër dëshirat e etjeve tua diellit tënd
tek kërkoj
Pos qepjes së hartave tua dritë tjetër s`shikoi
Koha na do të zgjuar zgjimit t’i himnizojmë
Trupit
tënd të copëtuar zogynë këngën e bashkimit ta këndojmë
Nëntor,
2012
VARGJET
E MIA
Ju shartoj nëpër pipat e fjalës
E ju më lulëzoni
plot dhimbje damarëve
Edhe kur malli përvëlon
Ju
vadis nëpër brazdat e fjalës
Të mos t’ju mbyt zjarrmi e
largësive
Ju më trazoni në mall
Ju mbushulloi
dritë nga rrezet e mallit
Të mos ju mbyt hije e largësive
Edhe
kur harrimi verbon
Dhe nëpër bukurinë e luleve të
fjalës
I palos pranverat e mallit
T’i ruaj në arkën e
mosharrimeve
U rritsh pema ime e vargut
Përherë
ballëlartë
Zvicër, janar 2013
KRIZA E VARGJEVE
Janë turbulluar lumenjtë e fjalës
Metaforat janë zhveshur lakuriq
Si mbeti as aromë as bukuri vargut
Lum narracioni është bërë fjala
S’i ngjan më as poezisë
Urata, dialog, sharje e pështymje
Besa edhe arenë e fjalës politike
A mund të themi, frazës i ngjason
Por poezisë shumëherë jo
Miq, arti i fjalës e do daltën e mprehtë
Fjala e gdhendur mos të dalë gungaçe
E vargu si litari në thes
Alegoria e fjalëve të përditshmërisë
Fërfëllon faqeve virtuale
E na vijnë te dritarja edhe të paftuar
Medet sa poshtë ka rënë metafora
As llafeve të odave si ngjason
Krizë në fjalë e në poezi,
Lum miku...!
Zvicër, 2013
KLITHMA E LIRISË
(Poetit Din Mehmeti)
Një pishtar drite shkëlqen errësirës
E ndizet mes vargut me të bardhën fjalë
Shkreptimë në furtuna për kohë trimërie
Kalluar mes fjalëve për ditën e bardhë
Nën regëtimë fjalësh në mes të furtunës
Dritë i jep mendimit forcë trimërisë
Tek pëlcasin vargjet m`i thërret guximit
Për ditën e bardhë brezave ardhmërisë
Me këngën e fjalës mbushullon në kulla
Gurë i bën vargjet në themel të lavdisë
Me thirrmën e vargut trimëron dhe burra
Në “Vargjet e pëlcitura” i këndon lirisë
Mbi qiellin e vrarë flatron me guxim
Plumb e bënë shkronjat e fjalët jehonë
Sa herë vritet dielli e derdhim pikëllim
Këngë i bënë vargjet për emrin Kosovë
“Për ballin e blertë, për emrin e saj”
Klithmë e lirisë atje në Dukagjin
Mes netëve të errëta lëvron në fjalë
Thirrja për qëndresë jehon për kushtrim
Zvicër, 1998
*Vargjet të pëlcitura”, është një poemë e Din Mehmetit, e cila u recitua shumë herë nëpër tubimet e shqiptarëve nëpër Evropë, si thirrje dhe kushtrim për liri. “Varg i poetit” Din Mehmeti.
*Kjo poemë, për mua ka mbetur emblemë e kushtrimit për liri, gjatë rinisë sime. E shkruar shumë herët dhe me përkushtim, e ripërpunuar në vitin 2008. *Kjo poezi, është botuar në revistën
“Metafora” nr. 8, që e nxjerr autori i kësaj poezie në Zvicër, më 2008 (me pak ndryshime të vogla). Poezi e nxjerrë nga “Albumi i poetit të arratisur”. Zvicër 2009.
VARGJE
MES MALLIT
Një etje e moçme më fton mes fjalës
Ngacmimi i muzës
m’i bie me daltë mendimit
Këngët e pakëndueme zbresin
fletëve, të bardhës
Metaforat mbushullojnë akte të
përmallimit
Aromë Evrope mbushullojnë mall
Udhëve
tek zbresin me plot udhëtarë
Zjarrmisë tek shkrumbohen e
digjen mbi ballë
Ç `m’i zhuritin vargjet me aktin e parë
Ç `gjëmim pende e zjarrmi mbi ballë
Marrin vargjet
rimat tërbohen në varg
S`kam faj unë as ti pena ime
Ah
këto udhë dhe ty të lanë vrragë
Përditë mes
vargjesh mendim tjerr
E freskoi me mall kupën e mendimit
Ti
varg e di se të djeg ky ballë
Por muzën s`do ta ndal edhe kur
më zë pikëllimi
Zvicër,
2012
KTHEHU
TI
Ti që ike atje larg derë më derë e shesh më shesh
Ti
i huaj në çdo hap ti largësitë që ke peshë
Që të djeg
balli përherë e kurrë buza nuk të qeshë
I zhuritur në çdo
hap gëzof mallin që ke veshur
Ti vetmia e harruar që
të mbytën largësitë
Ti që dherave perënduar grisë dekadat
e mërzitë
Dherave të huaj perënduar që errësirës kërkon
dritë
Mbete mallit ballëshkrumbuar në kërkim të t’bardhës
ditë
Ti që shkele det e fusha udhëtarë plot
përmallim
Ti që mbete në dhera të huaja ruaju kobit
harrim
Ruaju udhëve në harrim mbete etje e dheut tim
Kthehu
këngëve ku pret kulla e ku shpirti gjen shërim
Kthehu
ti atje ndër kulla mbushullo dritë vendin tim
Zvicër,
2012
KTHIMIT MOS VONO
Nëpër ikjen tonë ka zënë koha erë
Apo udhët tona i shitoi mallkimi
Ylbereve largësive fjala krah merr
Njat mungesën tonë mos ta mbysë harrimi
Kthimet që na thirrin mbathcat u mungojnë
Apo kësaj zjarrmie i mungon një shpresë
Shpresat e kthimeve për çdo ditë na ftojnë
Na prijnë në mendime na ftojnë në pendesë
Kjo pendesë jona malli që na zuri
Apo udhët tona që s`u sosën kurrë
Kur të na thinjet mosha të pëlcasë dhe guri
Kthimi do të jetë vonë, shumë vonë, për një gur
Korrik, 2012
PORTA
E MORINES
Eh
sa ëndrra u vranë e sa dëshira s`të kaluan
Etje e moçme e
këngës së babait
Vërrinit jehoi dëshira për diellin tënd
përtej
Ah, moj portë e Morinës
Për
hapin përtej pragut tënd të vënë nga një dorë e
hekurt
Dekadave e ushqeva shpresën pritjes
Plisbardhi im
dhunshëm eksodit biblik ta kapërcej pragun
Mua m’u desh t’i
shkurtoja kokën gjarprit të veriut
Që biri im të kalojë
lirshëm
Po
ty, eh ç`burg të zi ruajte ti andej
Muret e tua panë kobin e
tmerrit
Portë
moj mallkuar pragun
Nëpër
pragun tënd u nda historia e dhimbjes
E u shkruan plagë të
kuqe andej e këndej
Ah, portë moj portë në Morinë
E
unë sot të kaloj i lirë e krenar të dy krahëve të tu
Po
ç`na duhesh sot trupit të trungut të copëtuar
Apo të duhen
ende plagë flijimi
Portë
e Morinës moj mallkuar qofsh
Vërmicë,
Prizren, maj 2012
JU
ECNI BALLËLARTË BIJTË E MI
Edhe
nëse do të më kërkoni një ditë nën gurë bijtë e mi
Apo
të vraponi kërkimit të emrit tim nëpër botë
Ecni rrugëve
dritë atje do të më gjeni
Nëpër
gjakun e pendës më kërkoni se aty do të ma gjeni rrjedhën
Më
kërkoni në fjalë se aty prehet emri im
Kam
ecur një jetë në këmbë udhëve të idealit ditë e natë
Me
furtuna karpatesh jam ndeshur në arenën e dritës
Për të
nesërmen e bardhë të Kosovës
Me
skafandër e helmete na e vritnin diellin
Gjarpri i veriut na
kish rënë në oborr
Nëpër teh shpate e përbiruam idealin e
së nesërmes
Toka
u shtrua me lulëkuqet
Malet i mbushulluan me dritë
Për
diellin e Kosovës
Udha
e mbijetesës kaloi nëpër maja thikash
Por s`na theu kurrë
ecjes sonë
Derisa gjarprin e veriut e përzumë nga oborri
Sot
ju jeni zogj të lirë në lirinë e atdheut
Gëzoni ballëlartë
përpara brezave
Edhe për rininë tonë që ia falëm atdheut
E
si kërkuam asgjë
Edhe
për idealin që s`na e thyen furtunat
As etjet e pushteteve të
buta
Përherë besnik në idealin e kombit
Gusht, 2012
ZGJOHU
Zgjohu, o ti Shqiptar i nëpërkëmbur
Zgjohu bëji dritë
emrit të bardhë
Zgjohu, mos lejo dikush të ta rrjepë
lëkurën
Të të vrasë me natë, e me ditë të qajë
Zgjohu o plisbardhi im i vrarë ndër shekuj
Zgjohu se
dita jote ka ardhur
Mos lejo që edhe nga goja bukën të ta
heqin
Vajtojcat e kolltuqeve, që s`të lanë edhe djersë në
ballë
Zgjohu o ti i uruar, plisbardhi im
Mos lejo
mbi shpinë, kush qohet më parë
Pa zgjohu edhe njëherë e
shtrëngo grushtin
Lëkurë për të shitur nuk ke, as tokë për
të falur
Zgjohu njëherë e përgjithmonë, o
Shqiptar
Zgjohu, hapi sytë e shiko
Mos të të hedhë
kush hi syve, të të mashtrojë
Drejt dritës, drejt fitoreve
të reja marsho
Zgjohu o plisbardhi im, zgjohu
Se
koha të ka ardhur...
Gusht,
2012
DIKUSH
KËRKON...!
Dikush
kërkon rënien time çdo ditë
Fjalës m’i bën prita
Prapa
shpine m’i vret engjëjt e vargut
Dikush
kërkon nëpër degën e fjalës
Pëlcitjen ku mund ta thyejë
atë pabesisht
Që pipat e vargut të mos pipojnë më
Dikush
me pushkë të zbrazur
M’i gjuan thneglat e vargjeve prapa
shpine
Me
shkopin e urrejtjes
Kërkon të m’i groposë muzat e
fjalës
Dielli nuk eklipsohet me dorë
Dikë
e ka verbuar smira
E s`mund ta shikojë shkëlqimin e vargut tim
Dikush
nga gropa ku ka rënë
Përpiqet të na e tërheq këmbën e
fjalës
O zot sa poshtë paska mbetur
Kohë
me furtuna , lum miku
Vaj halli për njeriun me emër dhe fjalën
Edhe
sa kohë na duhet ta mësojmë
Artin e dashurisë së
vargut
T’ia shohim bukurinë e diellit
Mbetëm
të verbër, Oooooh...
Zvicër,
2012
RISHPALOSJE
E PLAGËS
Jua mora në qafë ëndrrat bijtë e mi, shpresat
Jua
ngarkova në strajcën e mallit e ju dhashë udhëve
ç`mallkim
ju zuri pas ikjes sime
Jam lutur përherë kam
ëndërruar
Me ju e kam ndërtuar kullën e shpresës për të
nesërmen
S`kam dashur kurrë t’ju prek mallkimi i fatit tim
E liga të godet aty ku dhemb më së shumti
Kjo është
filozofia e jetës
Ëndrrat tona na i vrau gjarpri i
veriut të zi
Na e ndoqi fjalën këngët, na e vrau lirinë
tonë
Na hodhi përtej harrimit të udhëve
Ma zuri
frymën e mendimit diellin e fjalës
M’i ndoqi hapat e idealit
tim, më prangosi dritën e fjalës
Edhe bukë në sofër s`na
la
Ç`t’ju jepja juve, bijtë e mi
pos mishit nga
ashti im
Të gjitha shtigjet e jetës mbyllur na i kishin
U ngarkova në strajcën e ëndrrave të mia
Të mos
vuanit emrit tim të përndjekur nga dorë e zezë
Të paktën
t`jua shpëtoja kokat
Ju mësova si të ecni në jetë
Të
dalloni të bardhën nga e zeza,
Të gjykoni vetë në rrugët e
jetës
Të doni e kurrë mos të urreni,
Me syrin e
vigjilencës ta vështroni jetën
Ta doni atdheun edhe atëherë
kur jeni larg
... e të, ... e të,... e të,....
Udhët
janë tepër të gjata bijtë e mi
Tepër shkrumbuese,
përvëluese
Mos ju zëntë mallkimi i tyre
Se hi ju bën
flaka e harrimit
Alkimia e udhëve tona kërkon
kthime
Xhevahiri i paqes na pret në Kosovë
Kot i kemi
hipur lundrës së udhëve
E bredhim Evropës
Më
falni bijtë e mi
Nuk ju kam mashtruar kur ju flisja për të
mirat e Evropës
S`kishit moshë t’ju flisja për ligësitë
As
për skllavërinë moderne të civilizimit
Ç`farë t`ju
thosha në atë moshë?!
S`doja t’jua lëndoja ëndrrat
e njoma plot shpresë
As këngët e rritës s`desha t`jua
plagosja
Vetëm rritën jua ushqeja
Sot më jeni
bërë dhimbje e këtij monologu të udhëve
Plagë e
borëbardhave të mallit mbi kokën time
Bashkudhëtarë të
udhëve
Gjethe
e degës së thyer të fisit
Bijtë e mi
Do të vijë
koha kur këto dhimbje malli do t’i shpalosni
E mbi to do të
gjeni kërkimfaljen time
Dhimbjen e shpirtit tim për udhët që
jua dhashë
Po s`pata qare
Se gjarpri i veriut na kish rënë
në kullë
E edhe kripën nuk na e la me bollëk
Tani
m’u sosën fjalët se më mbyti dhimbja
Dekadat e mallit më
kanë rënduar në shpirt
E edhe loti po më tradhton
Ç`të them tjetër në këto çaste zjarrmie
Mallkuar
qofshin udhët që na morën e s`na kthyen më
Ikni bijtë
e mi, ikni drejt alkimisë së rrënjëve
Atje do ta gjeni
xhevahirin e paqes
Zvicër, 2012
KOHË
E LIGË PËR VARGUN DHE MIKUN TIM POET
Ta
lexoj dhimbjen mes vargut, lum miku
Kronikat e kohës të
mbytura në dhimbje
Me çfarë ta mëkoj plagën e diellit
tënd
Sheshet
të janë mbushur politikë
Parti e kaos është bërë
pushteti
Erë
e përçarjes po i vjen kohëligës
Me gur gënjeshtre po
ngrihen kalatë
Ka harbuar ligësia ballkanisë
Medet
ç'kundërmim po i vjen kohës
Sharlatanizmi
na i ka pushtuar hapësirat
Gazetat janë mbushur me
kokëdhembje
Medet ç'surrat, alamet portrete, m’u verbuan
sytë
Fjalës
tënde mik i pendës ia kanë zënë frymën
Kot ti e unë e
tjerrim trurin për fjalën e shenjtë
Njeriut tonë ia tregojmë
diellin
E
shihni si e ka verbuar pluhuri i kohës
Ia kanë zënë frymën
bukën nga goja ia vjedhin
A lexohen libra me barkun bosh
Kohë
e ligë për vargun dhe mikun tim poet
Prizren,
2 shtator 2012
KOT
MË FLISNI
Kot më flisni ju ulur nga kolltukët
Përralla
për mizat e sokakut tim
Popullizmin Evropa moti e ka hedhur në
shportë
Kot ndërtoni dinasti të rrejshme
Përrallat
e faraonëve janë shembur me piramidat
Mbretëritë e hekurta i
thyen grusht i popullit
Kot
më restauroni pallate për lutjet e minjve
Me objekte kulti
s`mbushet barku i të varfrit
"Faleminderit", qytetin
ma bëtë copa copa
Kot më flisni ju për qytetin e
krenarisë
Besën Abdylit e Ymerit çdo ditë po ia
shkelni
Shesheve të tij harroi se i takoi shumicës
Kot
më flisni ju për idealizmën e djeshme
Fraza populiste e kam
mbushur Lumëbardhin
Kjo e sotmja shumë keq po u rri
Kot
më flisni për dashurinë e atdheut
Për ëndrrën e madhe për
bashkim
Ju, çdo ditë ma copëtoni zemrën e qytetit tim!
Prizren,
2012
UNË
E MALLI
Nganjëherë mallit i vë pikë
Dhe eci udhëve pa u
ndalur
Se si më merr s`më lë të iki
Kudo që të ikësh
pas kam për të ardhur
Dhe iki unë vërdallë
planetit
Flatroj mbi kodra hiq pa u ndalur
Kot fshihem
udhëve brigjeve e detit
Kudo që ikën pas kam për të ardhur
Dhe
ikën mosha as vetë s’e shoh
Unë gjeografive hiq pa u
ndalur
Ngado që shkoj ai s`më largon
Kudo që të ìkësh
pas kam për të ardhur
Tek m`vizaton rrudha mbi ballë
Deshëm e s`deshëm miqësuar jam
E mbaj në gji më djeg
në ballë
Udhëve pandalshëm këtë mik e kam
S`më lë
kurrë vetëm i djegshmi mall
Haag,
2012
SA HERË PËR TY UNË KAM ZJARRMI
Nën hijet e tua e freskoj mallin
Dhe ia marr këngës plot dashuri
Mes vargjeve e rimave e freskoj ballin
Të sjell të falat me plot zjarrmi
Krojeve të tua i laj sytë mallit
Sa herë verbohem e kam mërzi
Mes vargjeve e rimave e freskoj ballin
Të sjell të falat me plot zjarrmi
Kullave të tua e pushoi mallin
Çdoherë kur lodhem e kam mërzi
Mes vargjeve e rimave e freskoj ballin
Të sjell të falat me plot zjarrmi
Bodense, 2012
MALLKUAR UDHËT
Këto nënat tona ç`i përvëluam
Me ikjen tonë në arrati
Ato mallin tonë me lot e shuajnë
Mallkuar qoftë kurbeti i zi
Këto nënat tona ç`i dogjëm krejt
Me ikjet tona udhëve pa kthim
Ai malli ynë lot u ka mbetur
Mallkuar qoftë udhë e mërgim
Këto nënat tona seç i verbuam
Me ikjet tona udhëve në botë
Mungesën tonë me lot e shuajnë
Mallkuar udhëve për jetë e mot
Si nënat tona kush njeh aq mall
Për djemtë e saj ikur nëpër botë
O nënë shqiptare shpirtin ma kall
Mallkuar udhët për jetë e mot
Gjenevë, 2012
MË FAL PËR LOTËT, TI NËNA IME
Më fal të lutem për lotët e tu
Ti nëna ime atje ndër kulla
Ti vet më thoshe nëpër urime
Kurbeti biro është për burra
Dhe ndër ninulla kur na këndoje
Mua e vëllezërve pranë te vatra
Ti e di vetë a s`na uroje
Për udhë kurbeti u paçin motrat
Dhe ikën vitet e ikën motet
Për dorën tënde m`përvëlon ky ballë
Seç më zuri malli më dolën lotët
Për lotët e tu ti nënë më fal
As vargun më s`po mund ta shkruaj
Se malli yt sytë m’i verboi
Nuk i shoh germat rimat më luajnë
Ai loti yt ç`më përvëloi
Zvicër, 2012
DHE
JU SA HERË TË MË KËRKONI
Kur një ditë ju të më keni harruar
Unë në mes
këngëve do të këndoj
Këtij mallit tim shkrumbi
përvëlon
Mëngjeseve tua do t’ju zgjoj
Si një
bilbil atje ndër lisa
Cicërimën time kur ta kujtoni
Me
mallin tim shkrumbi përvëlon
Aty mes vargjesh hyni kërkoni
Dhe do të më gjeni duke kënduar
Mëngjeseve të tua
bashkë me diellin
Mbushur plot mall shkrumb përvëluar
Aty
mes librave pranë kandilit
Dhe sa herë vargu të marrë
jehonë
Mbi qiellin tuaj plot shkëlqim
Kujtoni vargjet
shkrumb përvëluar
Në biblioteka aty jam mirë
St. Gallen, 2012
SIKUR NËNAT TONA,
NUK
KA KUND NË BOTË
Vajta në gjithë botën e askund s`takova
Nëna që
nxjerrin nga shpirti lot
Dhe aq mall që të djeg zjarrmi
Sikur
nënat tona s`ka askund në botë
Kaq mall për bijtë e
kaq dashuri
Sa të shkrumbon loti i saj kur rrjedh
Takova
një nënë diku në Itali
Ardhur pas të birit, ikur prej shumë
vjetësh
Pak djathë Shqipërie e pak mall Kukësi
Ato
duar të saja më mbushën me lot
Pak do zarzavate këtu për
djalin tim
U bënë shtatë vjet se kam parë dot
Për
orë të tëra aty brenda portit
Kjo nënë e shkretë djalin
duke pritur
Prapa receptorit më thotë gjatë të pres
Se
kjo italianja derisa të gatit
Dhe pret nënë e shkreta
e pret me orë
Atë djalin e saj sheshit nëpër portë
Duart
e saj nga puna përplot me të çara
Nëpër sytë e mi seç më
nxjerrin lot
Iku gjithë dita e vajti shumë vonë
Ata
krahë të saj kurrë nuk i harroi
Si flatra në flatrime sikur
një shqiponjë
Atë djalin e vet tek e përqafoi
Dhe
puthja e saj që i dha në ballë
Mu duk se Gjallica peshën e
shkarkoi
Ah, lotët e saj të djegshëm në mall
Djalin e
saj tek e përqafoi
E ku ka në botë sikur nënat
tona
Na qajnë me lot edhe për së gjalli
Janë më të
mirat këto krahë shqiponja
Ah moj nëna ime, dhe mua më dogji
malli
Lugano,
2012
VARGU M’I BËN ROJË HARTAVE TË ATDHEUT
Si ushtarë të lirisë radhitur i kam vargjet
Rreshtuar hartave të copëtuara të atdheut
Porosinë që e mbaj në gji besën e Abdylit e Ymerit
Zgjuar i kam vargjet deri në fitore
Armatose me barot Drenicë
Që përjetësisht të dëgjohet krisma e tyre
Nga Molla e Kuqe e deri në Çamëri
rreshtuar i kam
Në gji ma ruajnë amanetin e Ymerit
E me martinën e Sylë Vokshit në front
Për një Shqipëri
Mos ma harroni Çamërinë
Plaga që ende më kullon gjak
As motër Preshevën
Këtë shami të kuqe në qafën e atdheut
Kot më flisni për Iliridë,
Hotë Grudë e Plavë
Edhe për Kosovën s`dua të këndoj
Se kam një plagë këtu në mes
Që vargu m’i bën rojë çdo ditë
Zgjuar pa gjumë
Hartave të shqyera të atdheut
Vargu im gjakon
Nga Molla e Kuqe deri në Çamëri
Për Shqipërinë këndon
Prizren, 2012
NJERËZVE
TË MI
Ngado që shkoj e kudo ku jam
Me mallin tuaj unë
frymoj
Ju mbaj në gji në zemër ju kam
Këto udhë Alpeve
ç`po më shkrumbojnë
Si pëllumb i vrarë kudo
vetmuar
Mbi flatra malli flatroi çdo ditë
Mbi qiellin tim
diell shkrumbuar
Territ të mallit nuk shoh as dritë
Ju
s`mund ta dini sa më mungoni
Kësaj vetmie në arrati
Vargjeve
të mia kudo frymoni
Të paktën aty bashkë me ju rri
Ah
sa ju dua s`mund ta besoni
Harroj dhe veten me ju kur rri
Me
dhimbjet e tua sa më lëndoni
Veç zemra ime mund ta di
Ngado ku shkoj ju kam në gji
Me mallin tuaj digjem çdo
ditë
Ju bëj të fala plot dashuri
Një ditë patjetër
mes jush do të vij
Felkirch-
Austri, 2012
VARGJE
E MALL, BASHKË
Në kullat e mendimit ç`më gumëzhin muza
Me zjarrmi e
mall udhë mbushulluar
Plot guxim e etje ujëvarë e gurra
Me
çfarë ta freskoj fjalën e shkrumbuar
Me frymëzim
malli kthehem tek fillimi
Këto kokat e vargut kur priste
censura
Në logun e fjalës më shpërthente guximi
Ujëvarat
e vargjeve kah rridhnin ndër gurra
Mbeti dhe e djeshmja
pergamenë në fjalë
Kronikave të vargut si statujë rri
koha
Kullave të fjalës ç`na hyri ky mall
Në muzën e
fjalës udhët dhe Evropa
Tmerrësisht muza e fjalës u
zhurit në mall
Kokat e mendimit ç`u mbytën zjarrmi
Të
më falë vargu dhe e bukura fjalë
Nuk kam faj unë ka kjo
arrati
Mbetem rrjedhës fjalës s`dua të ndaloj
Pa
le të shkrumbojë malli në këtë vargun tim
Le t’i djegë
dhe balli kurrë mos t’i pushojë
Unë poeti i mallit udhë e
mërgim
Zvicër,
2012
ABERRIM*
Çfarë
t’i japim kohës të na ndryshojë mendimin
Apo shpëlarje
truri na i duhet së ardhmes
Nëpër kokat tona t’i sjellim
pendimit
Aberrimit* tonë t’i ndjellim të bardhës
Ah
ç`pendim na i duhet kohës që na zhveshi
Shkolla e së
kaluarës vrazhdësi e mendimit
Ndoshta fati ynë rastësisht na
buzëqeshi
Ndryshe ecja jonë shpesh po i fryn zemërimit
Si sjellim dot kokës mur e kem mendimin
Apo kokat tona na
kanë marrë erë
Këtij udhëtimi i ndjellim harrimit
Pse
kësaj ecjes sonë dielli nuk po del
Dikur mbillnim kokat
për diellin e bardhë
Zogut të atdheut gjak nga ashti ynë
Sot
me duart tona njëri tjetrin hamë
Ç`mjerim për kohën,
ç`pikëllim zogynë
Pika t’i bjerë kohës dhe pika
mendimit
Këtë zemërimin tim djalli le ta marrë
Ju dua
të bardhë t’i sillni pendimit
Se ndryshe e ardhmja na i jep
kokës erë
Prizren,
2012
* Aberracion - Largim nga mendimi apo sjellja racionale.
VARGJE
PROZAIKE
Vjeshta alpine veç sa i ka mbuluar hapat e njëzetepesta
Njëzet
e pesa një e katërta e shekullit në matematikë
Po si t’i
numërojmë vitet ndryshe udhëve tona
Me një fletore në dorë
i mbledhim çastet e ikjeve tona
Kronikat e mendimit i vjelim
një nga një si kokrra rrushi
E mbëltimit të tyre e shtrydhim
thartirën e mallit
Medet ç`përzierje mes fjalëve kjo dhimbja
jonë
Askund nuk duket fundi i udhës nëpër gjeografi
Gjethet
e saj zverdhen vjeshtave pikojnë një nga një harrimit
Kujtimi
më kthen nëpër historinë e brezave
S`qenkam as brezi i parë
as i fundit i kësaj kolone
E m’i vë prita shpesës së
kthimeve në Vërri
Miku im atje ndezi një qiri mungesës
sime
Se gjethet tona po i zverdh vjeshtë e harrimeve alpine
Se
derisa ne t’i mbathim mbathcat e t’i hipim kthimeve
Moteve
pa arbitër nuk u dihet as udhëve
Një ditë sa s`mbeta
sandviç mes një hekurishte në rrugë
Po ku i dihet detit e
qiellit pa prekur këmbë në tokë
Ikjet tona shpesh janë
tragjike bash si udhët
Ndaj ta mëkoj me këtë varg mungesën
time
E kronikave të mendimit ta lë fjalën si shërim
shpirti
Vetëm ti di të ma ruash emrin dhe ky varg plot
mall
Ndaj mos më gjyko nëse të paktën të kam trazuar
dhimbje
Ty që rri vertikalisht atje mes Sharri e m’i bën
rojë atdheut
Buchs,
2012
PEZULL
Këto udhët tona na i kërkojnë harrimet
Një kronikë
në vargje na nxjerr nga kujtesa
Një dëshirë e vjetër
mbathcat dhe kthimet
Çfarë
t’i jap vargut e mbyti pendesa
Kthehem nëpër mall
udhët nuk i ndal
Ylbere largësish verbërisht më
ngacmojnë
Këtu buzë Rajnës vargun nuk e ndal
Kronikat e
udhëve harrimet m’i zgjojnë
Dhe më kthejnë ndër
kulla ikja ime zgjuar
Vargjet e shkrumbuara harbojnë e
tërbohen
Hijeve në Vërri më kërkojnë mua
Ulur
këmbëkryq gjithë ditën harrohem
Kot i bie mallit e
marr me të mirë
Apo ikjes sime një strofull kërkoj
Vetëm
fjala në varg më nxjerr nga ky harrim
Mbi letrën e bardhë
shpirtin e shëroj
Estetikë e zezë shpesh m’i bie
mendimit
Dhe fjalën në varg sa shumë ma lëndon
Ku ta
gjej një strofull të mbytem harrimit
Këtë mallin në varg me
çfarë ta zbukuroj
Zvicër,
2012
POROSIA
E BREZAVE
Mos e lë të sotmen të gjykojë e nesërmja
Ligësive
të kohës mos nënshkruaj nënshtrimin
Në ecjen ballëlartë
në frontin e fjalës
Ni kjo ecja jonë na e kërkon guximin
Mos lejo të nesërmes të mbajë kokën ulur
Gjykimi i
saj të të përbaltë ndër gojë
Më mirë ecjes tënde të të
flasë trimëria
Ndryshe ardhmëria rëndë do të gjykojë
Në sheshin e atdheut ka vetëm dy udhë
Njëra është e
bardhë e kjo tjetra zi
Ec udhës së diellit mos në të
paudhë
Pasqyra e së nesërmes përpara të rri
Te
udhët e së djeshmes u ngjitën lavdisë
E për të paudhët
mbolli koha turp
Ju bijtë e të sotmes ecni bardhësisë
Të
nesërmen e ardhur të mos hani bukën me turp
Kosovë,
2012
ÇASTEVE
TË ARRATISË
Ti vetë je bërë malli, ai mall i djegshëm mes Alpeve
Mes
një harrimi të harruar mes ikjesh
Ikja që të mori, t’i
njeh të njoma kujtimet e lëna kullave
Dhe sa herë të zë
malli ti mbytesh mes kujtimesh
E mes fjalësh i shtrydh kujtimet
metaforave
Ti mbetesh ikja e kënga jote i mbath kthimet
Dhe
nga ajo që e shtrydh mendimit pikon malli
Këngëve të tua
nëpër lirika pikon etja e largësive
Dhe kroi i mendimit të
marrë zjarrmi zot ç`përvëlim
Me ç`ta ushqejmë fjalën e
t’i freskojmë ballin
Ikjes që na vodhi e na mbyti
harrimeve
Vetëm një shpresë ti ruan kthimet e tua
Një
gur dhe një dru diku nën lisa, ta pret kthimin
Zvicër, 2012
VARGJE
MES MALLIT
Një etje e moçme më fton mes fjalës
Ngacmimi i muzës
m’i bie me daltë mendimit
Këngë te pakënduara zbresin
fletëve, të bardhës
Metaforat mbushullojnë akte të
përmallimit
Aromë Evrope mbushullojnë mall
Udhëve tek zbresin me
plot udhëtarë
Zjarrmisë tek shkrumbohen digjen mbi
ballë
Ç`m’i zhuritin vargjet me aktin e parë
Ç`gjëmim pende e zjarrmi mbi ballë
Marrin vargjet rimat
tërbohen në varg
S`kam faj unë as ti pena ime
Ah këto
udhë dhe ty të lanë vrragë
Përditë mes vargjesh
mendim tjerrë
E freskoj me mall kupën e mendimit
Ti varg
e di se të djegë ky ballë
Por muzën s`do ta ndal edhe kur më
zë pikëllimi
Zvicër,
2012
VARGJE PLOT ZJARMI
I.
Largësisë tënde digjet sa e sa mall
E hijeve të tua flladiten ylberet e shpresave
Brezat që t’i vodhën udhët
Ti tani je bërë dhimbje e shpirtit
Vargut kudo që na ndjek
Zjarrmi e fjalës, këngë e lënë përgjysmë
Kullat e krenarisë i shkretoi pritja
Për ikjet që ende s`po kthehen
Gjeografive të botës
Ti tani më je bërë anatemë e mallit
Ylbereve të largësive në mes
Digjen shpresat e moteve pa arbitër
Tek presin kthimet e udhëve
II.
Ikjeve kërkoj flladin tënd
Po asnjë hije se gjej Alpeve
Ku t’i strehoj ëndrrat shpresave
Tani është bërë vonë shumë vonë
Malli i ka zhuritur të gjitha
Dy dekada e gjysmë zjarrit të udhëve
Ora e mbrapshtë dhe koha prishur janë
Janë prishur këtij udhëtimi
Udhët pamëshirshëm brejnë kujtimet
Mik, si të të qaj hallin
Kur ti s’e njeh gjeografinë e udhëve
Edhe vargun ma dogji zjarrmia
III.
Shpeshherë natën e marr me të keq
E zemërimin ia shtrydh terrin deri në pikën e fundit
Me lapsin i ushqejmë shpresat
Çmallemi me mallin, atdheun
I ndriçojmë me ylberet e shpresës
Mes fjalëve në varg, atdheut
I thurim këngët e pritjes
Kolonave të ikjes ia flladisim ballin
Me shaminë shpresave të kthimit
Ia fshijmë shkrumbin e mallit
E me gjuhën e vargut ia freskojmë buzët etjes
Me gjuhën Naimiane netët i ndezim
E me këngët e atdheut ia shërojmë plagët mallit
IV.
Miku im, sa më larg që jam
Aq më shumë ju dua
E ke vënë re se kur dikë e do e të mungon,
Dhe sa më shumë që të mungon, etja shtohet
Unë këtu i kam të gjitha pos juve dhe atdheun në gji
Me vete i kam udhët, mallin, zjarrminë, udhët
Për mua ju e atdheu jeni të gjitha
Ah, ç`mall ra mbi varg
E ma dogji poezinë
V.
Me kolonën tënde udhët gjarpërojnë gjeografive
E të shkrumbon pika e mallit mbi ballë
Kosova numëron ikjet kullave të shkreta
Ikja i ka rënë si mortajë e mallkimit të saj,
Malli bëhet anatemë e përjetshme
Kënga hyn notave të vajit në pentagramin e atdheut
Jo kot thuhet: mërgimi vaj i ka këngët
Malli bëhet ylber i ikjeve
Përtej teje, ti një statujë e harruar
Mes udhëve, mallkimit të harrimit
VI.
Çdo çast këngët i kthej në atdhe
Flladeve të Vërrinit ndër lisa
(Pse gjithë ky mall për vendlindjen)
Dhe i flladis ato me mallin
Me njerëzit e mi në kulla merr oshtimë kënga
Vërrinit mbushet dritë gëzimi prek kupën e qiellit
Adem e Hamëz Jashari flatrojnë si shqiponja atdheut
Qiellit të atdheut shkëlqim marrin grykëhollat
Shtohen kullat Vërrini mbytet jehonave
Avull bëhet kënga vapa e gushtit pëlcet gëzimeve
Vërrini mbushullon dasmave
E kënga jehonë çmallshëm
Tek shtrohet në sofra ndër kulla
VII.
E kam lënë diku një etje
E çdo ditë udhëve m’i fryn me mall
M’i mbushe shpresat e udhëve me kthime
Flladit të saj shuhen vullkane malli
Mes ylbere ikjesh e kthimesh
E kam lënë diku një etje
Ku kënga rritet ndër fllade
E nga oshtimë e saj
Ushqehen shpresat e mbathcave
Tek presin pritjet kullave
Kthimet që do të vijnë me ne
me gumëzhimën plot filiza e pipa
E kam lënë diku një etje
Ku frymon shpresa, frymon jeta
Ku dua të më gjejë dhe vdekja
A siç thoshte Fishta; Deka
VIII.
Më hedh harrimit pas shtatëdhjetë e shtatë bjeshkëve
Të mos i vijë as aromë malli udhëve të ikjes
Sa më larg aq më shumë ndez etja
Përcjell dhe kolona të reja
Që sa më shumë të na mallkojë harrimi
Shpendin në beze ma përgjakën
I lidhën dhe këmbë e duar me zinxhir
Të na e ndezin frikëharrimin
Dritën ia vranë me skafandër
Të na e mbytë terri shekullor
I përflakën dhe kullat shekullore
Ec e duro plisi im kryengritës
Malet në këmbë zgjuar, kolonën
Zgjuar ma gjeti kthimi në atdhe
Se ka një magji në mes
Që na i ruan pragjet e vatrat
Edhe përtej udhëve të harrimit
IX.
Ju që ma dëgjoni klithmën e shpirtit
Të përmalltë, të shtrenjtit të paharruarit
Tani jam kthyer mes jush
Si rrezja me diellin e mëngjesit në gji
Në kërkim të diellit për ju
I jap shkëlqim kohës, netëve të tua
Në mesin tuaj i kthyer
Po i çmall dëshirat e përflakta
Flladeve të Vërrinit t’ia freskoj mallit ballin
Kolonës sime ku djeg balli e digjet malli
Atje ku vaji bëhet këngë e kënga lot
Mos ndillni harrim, larg mallkimit
Flisni një fjalë të bukur për kolonën e ikjeve
Ndillni kthimet për ta
Sikur jehonës në pyll
Kur i thirr mirë dhe ta kthen mirë
Mos iu gëzoni harrimit të tyre
Se do ju zërë mallkimi dhe juve
Oh sa më ndjell kob kjo fjalë plot ironi
X.
Me gushtin sonte i cakërrojmë
Çastet e ngrohta, këngën e bëjmë avull
E dashurinë e shtrojmë përqafimeve
Koha e largësive mes nesh
Shkrihet shpërmallimit
Dhe vapa e verës flladitet Vërrinit
Sonte nata i ngjan ditës
Mua e ty zgjuar na kanë kullat
Mbushullojnë kthimet filiza e pipa
E në jehonë tupanash dridhen malet
Dasmë në Vërri, shtohen brezat
Vallet bëhen avull ballit të plisbardhit
Sonte unë e ti mëngjes do ta bëjmë
Nën cakërrime gotash gëzuar do t’i bëjmë
Kthimit të kolonës së përmalltë
Vërrinit mbushullojnë kullat
Gusht, 2011
DIKUSH..., PO I BËN GROPA LIRISË
Ju që të djeshmen po e dërgoni në gjykatë
Mos i gëzoni të sotmes
E nesërmja do t’ju hakmerret
Vërtet, kanë ndërruar faqet e historisë
Liria ende të freskët e ka aromën e luleve
E rrënjët plot gjak
Plot njëqind vjet i dhamë gjak nga bonca jonë
Gjymtyrë e mish nga ashti
E ushqyem me çka patëm, të shtrenjtën
Dhe ju prapë si bini kokës
Liria e ka ngjyrën e gjakut
Blu, është ngjyrë e huaja
Ju që po ma dërgoni kohëkuqen në gjykatë
E m’i vini pikëpyetje faqeve mbi histori
Mallkimi i gjakut do t’ju zërë
Lum ata, që lirinë e shikojnë në sy
*Disa vite më vonë, pas një lufte të përgjakshme në Kosovë.
MBIJETESË
Tehut të shpatës e përbiruam fjalën
Që të mos i pritej gjuha mendimit
Kohë e dhunshme karpatesh pat rënë mbi ne
Nëpër teh shpate e përbiruam mendimin
Që të mos i këputej koka shpresës
Kohë thikash karpatike patën rënë mbi atdhe
Nëpër teh shpate i përbiruam këngët
Që të mos i vritej motivi shpresës
Kohë shtrigash karpatike ia lidhnin gojën atdheut
Tehut të shpatës e përbiruam mbijetesën
Me qëndresë e besim në të ardhmen
Gjarprit të veriut ia këputëm kokën
Mbijetesë, ishte koha jonë
Prizren, 2001
NOKTURNO PËR IKJEN
E lashë të djeshmen duke kënduar nën lisa
Me vete e mora këngën e pakënduar dhe mallin
Ika dhe pa u përshëndetur s`më la loti
Dhe shkrumbi i nënës tek më puthi mes ballit
E lashë të djeshmen të m’i freskojë kujtimet mes këngëve
Me vete i mora ëndrrat dhe strajcën plot mall
Ika pa u përshëndetur pa i dhënë lamtumirën
Seç m’u hap në zemër atë ditë dhe një plagë
E lashë të djeshmen të ma ruajë ditën e kthimit
Me vete i mora shpresat dhe mbathcat në strajcë
Nuk i dhashë lamtumirën shumëkujt që i dua
Më pritni thashë, se kthimi një ditë ka për të ardhur
Zvicër, 2011
VARGJE PËR DUART E NËNËS DHE VRESHTAT
Rrushin që na e shtroi përpara në tryezë
Ruajtur nga dorë e nënës për të shtrenjtin mall
Ky fillim marsi na ktheu në vjeshtë
Në jam në ëndërr apo në përrallë
Ruajtur e kam këtë rrush me kujdes
Nëpër pritën tënde kthimin nga mërgimi
Është rrush i *kodrës nga tonat vreshta
Dhe plot mollë e dardhë që mbëltojmë këtij dimri
E fali natyra bëri mrekulli
Si rrushi sivjet s'mbahet mend ndër mote
Kalaveshë të plotë rëndonin hardhitë
Ah moj nëna e ime,
është djersë e ballit dhe dora jote
* * *
Kujtimet m’i ktheu, ballin tek më lëmonte
Kur kisha zjarrmi e llastohesha kot
Me dorën e saj dhimbjen ma shëronte
Ah dorë e nënës, kjo dorë magjiplotë
Dhe kur vreshta jonë zverdhej e lëngonte
Në fletë të hardhisë dhimbjen ia lexonte
Me duart e saj vetë e punonte
Në çdo kalavesh plagët ia shëronte
Sërish rikujtoj kur isha fëmijë
Mbushullonin në vreshta rrush mollë e pjeshka
Por si vreshta jonë s'kish rrush në Vërri
Dorë e nënës sime i rrit tonat vreshta
* * *
Ah ty nëna ime sot unë të kam faj
Në dorë shaminë përlotur peng mallin ta mbaj
Të më falësh nënë por unë nuk kam faj
Ka faj ky mërgim që motet i ndaj
Malësi e Vërrinit, mars 2008
* Vërri-regjion në jug të Prizrenit
* Pas kthimit nga mërgimi
IKJE PA LAMTUMIRË
(Poetit të ndjerë, Rexhep Smajlaj)
Dy ditë para ikjes
Më dha ngushëllimin për babanë
Ah, sa më lehtësove dhimbjen mik...
E dy ditë më pas,
S`di pse të pëlqeu ajo ditë tetori
Apo e zgjodhe vetë, Ti i pari
Dy ditë përpara ikjes
Ma fale ngushëllimin për babanë
Mik, i gjakut të pendës
Sa m’u lehtësua dhimbja
E dy ditë më pas...
Nuk e di
Në e zgjodhe vetë
Atë ditë të bukur tetori
A të zgjodhi ajo Ty
Sa pak fjalë ndërruam
Brenda ngushëllimit
Të paktën të mbajta krahun tek të përcolla
Rrugës s`më tregove për ikjen
Të paktën edhe një lamtumirë të ta thosha
... sot, më vjen të plas
Unë, ende s`pajtohem me ikjen
Ajo ditë tetori po më bën të plas
Ah, sa pak fjalë ndërruam
Brenda atij ngushëllimi
Të paktën dhe një herë për vargun
Ndonjë fjalë ta çmallnim
Unë ende nuk pajtohem me ikjen
Shpresa më mban diku të pres
Të paktën dy tri fjalë të t’i thosha për Vërrinin
Për luftën, për trimat....
Për bukuritë që të kishin magjepsur...
Ah, mik i pendës
Kjo po më bën të plas
Unë nuk pajtohem me ikjen
Ndaj lamtumirën s`ta kam dhënë
Një ngushëllim për mua e vargun
Një kujtim për ty, e vargun tënd
Tetor, 2010, Zvicër
(Vetëm dy ditë më parë, poeti Rexhep Smajlaj, bashkë me miqtë Berat Batiun dhe poetin Ilam Berisha, më patën vizituar në shtëpinë time në Malësi të Vërrinit, për të më dhënë ngushëllime për babanë tim. Dy ditë më vonë, lajmi për ikjen aq të papritur të poetit, më vjen në Zvicër).
NA HODHËN PËRTEJ ATDHEUT
Në binarët e trenit të ikjeve i varëm shpresat
Që e nesërmja të mos na gjejë pa bukë në sofër
Me se t’i ushqejmë zogjtë e së ardhmes
Kur zot i tokës sonë ishte bërë ardhacaku
Arën tonë e korrte xhandari i veriut
As edhe qiranë e tokës s`na e jepte
Me pushkë i ruante sheshet
Që rrezja e diellit mos të zbriste në tokë
Ëndrrat na i vriste me natën e na i vajtonte ditën
Herë herë edhe nga një pushkë te koka na e linte
Për ta dëshmuar para botës emrin e ri
Nëpër teh shpate e grykë tytash e përbiruam jetën
Që të mos na hante mishi hekur, morëm dhe udhët në sy
Që dritën e së nesërmes ta ruanim ndër breza
Na hodhën dhe përtej atdheut
Që lulet e mendimit të lirë mos të rriteshin
E shihni pse kaq larg juve u treta
E udhëve të mallit përjetësisht mbeta
Tetor, 2011
UDHËT
Udhët janë
Trashëgimia e mallkuar
E ditëve tona
Bartur
Me strajcën e shekujve
Të mbushura plot ëndrra
E mashtrime
Kolonës së të nëmurve
Me të nesërmen
E vrarë në gjoks
Pritave të ikjes
Ëndërr e trishtuar
Në shtratin e harrimit
Njëherë
Të vjedhin ato
E të shpijnë mallkimit
UDHËT II
Udhët rrjedhin si lumi
E s`ndalen
Gjeografive të botës
Vërshojnë shpesh
Shkulin dhe lisa
E të humbin
Pa shenjë e pa dukje*
Bubullimës së tyre
Shkarkohen motet pa arbitër
Tek mbarset koha
Me farën e humbur
Shumë vonë e kupton
Se ti je mbytur
Në detin e harrimit
UDHËT III
Ato prehen
Nën shkrumbin e mallit
Kur të përpin
Flakë e tyre
Largësia bëhet
Etje e shkrumbuar
Ato shkarkohen
Ylbereve të mallit
E mbyten në shi
Mos vënçi kokë
Në prehrin e tyre
Se të djeg balli
UDHËT IV
Ato rrjedhin
Me dhimbjen e lotit
Pikojnë
Kur pikojnë strehët
Barit të lëvjerë
Strehëve
Kur pikon kulla
E shuhet zjarri në vatër
Pikat e tyre
Groposin dhembjes
Me vrullin e mallit
UDHËT V
Buka e tyre
Ka shijen e pelinit
Buka e përditshmërisë
së tyre
Është e gatuar
me lot
Tharbi i tyre
Moti është prishur
në vapën
e moteve pa arbitër
Me se t’i gatuajmë ato
kur gjithçka është prishur
në magjen tonë
PËRPJEKJA PËR TA ZBUTUR METAFORËN E MENDIMIT
Nëpër frëngjinë e mendimit çelikoset vigjilenca e idealizmës, duke i qëndruar gjithmonë besnik dritës për qiellin e lirë brenda hapësirave tona. Kësaj pathyeshmërie, vizioni arriti ta ruajë pikën kulmore të ecjes drejt dritës. Rrugëtimi kërkonte vizion, vendosmëri guxim dhe sakrificë.
Ecejaket nëpër lirinë e cunguar, sigurisht se kanë krijuar edhe mjegullnaja në përhapjen e dritës e cila sikur një furtunë edhe sot na ndjek nga pas si në pikëpamje tematike, ashtu edhe nga arti i fjalës, që me vrazhdësinë e kohëve të cilat ateruan mbi ne, u munduan të vrasin gjuhën e bukur të mendimit e të fjalës.
Me barotin e guximit e ndezëm muzën
Mendimit të kryqëzuar e rritëm fjalën
Që të na prijë e lirë të nesërmeve të bardha
Këtij dritëmendimi, përpiqemi që me gjuhën më të butë të metaforave, ta zbusim vargun, pavarësisht se shpeshherë na egërsohen ato, sepse vetë koha nëpër të cilën kaloi edhe fjala e mendimi ynë, vetë ne ishte një ecje nëpër tehun e një mbijetese të egër.
ETJA NË FJALË
Rrita jonë me mungesën e qiellit të lirë të fjalës ka krijuar etje, e cila është e pamundshme të kalojë përmes injorancës së harrimit. Ajo kohë, nëpër varg, na tërhoqi zvarrë, për të mos na u ndarë nëpër rrjedhën e tij. Etje kjo që do të transformohet për të na sjellë deri në zjarrin e mallit, me të cilin edhe vargu do të mishërohet edhe me ikjet në largësi, në arrati e kudo në udhët e gjata
Me se ta zbukuroj fjalën, ç’ t’i jap vargut, në këtë thatësi alpesh
Ku fjala shkrumbohet buzëve nga zjarrmi e mungesës suaj
Ku kënga digjet thatësisë së mallit ende pa i vënë notat
Në pentagramin e udhëve shkrihet në lot,..
Brenda këtij udhëtimi
të përmallshëm dherave të huaja, atdheu, njerëzit, vendlindja,
... janë etje e pashuar në fjalë, të cilët në vazhdimësi
digjen brenda shpirtit të fjalës. Ylberet e mallit që na rrethojnë
e s`na ndahen gjithandej udhëve tona, transformohen në etje të
përhershme që të tërheqin brenda vetvetes në format më të
pamëshirshme të një malli plot zhurinë.
Nëpër
etjen e mungesës suaj i kam shtjerrë krojet e mallit
Gjithçka u kam falur me fjalën dashurinë dhe këngën e dritës...
...
Plaga e madhe e
kësaj etje, janë udhët, ikjet, arratia, kolonat e përmalluara të
shpërndara gjeografisë së globit si një degë e thyer nga trungu
i atdheut. Kjo plagë, jo e re për kombin, sikur po na përcjellë
në vazhdimësi, duke hapur plagë të reja, për të na bërë etje
atje, e etje këtu.
Vaj
halli për kullat tona të shkreta, Zot ç`mallkim na ke vënë mbi
shpinë
Nëpër këngët tuaja çdo ditë e shtrydhi ajkën e fjalës, e më del lot...
...
Ti fisi im i
shkapërderdhur, medet ç`dhimbje m’i jep shpirtit
Vargun ma ndizni e lirika tërbohet mallit, me se t’ia shuaj etjen...
...
Ngjyrat e këtij
udhëtimi, janë kolorit në vete, që në të vërtetë, krijohen
imazhe të papërshkrueshme malli, dhe kur ato zbresin brenda fjalës,
koloriti i tyre nuk i ndahet as vargut.
Herë vjen si anatemë, herë si zemërim, duke u shkëputur çaste të cilat na i shpalosin dhimbjet, mungesën e vendlindjes, të atdheut e të njerëzve tanë nëpër vonesën e kthimeve tona. Këtyre kronikave, atdheu është korniza e mallit dhe e etjes së kolonës së vargut.
Jo rrallëherë, plagët e atdheut, sikur e ndjekin nga pas vargun, duke u kthyer deri te rrjedha dhe burimi i problemit të kësaj ikjeje nëpër botë.
Mungesa e lirisë së atdheut, qielli i vrarë nga korbat grabitqarë të fqinjëve tanë, janë gjeneza e gjithë asaj të keqeje që mbuloi hapësirat tona, që si ndahen edhe sot e kësaj dite, kur po kërkojnë sërish të ulin në të njëjtën sofër me kobrën.
Mbijetesës
sime u shkarkuan furtunat e shekujve
Azi e Karpate ranë këtejpari e s`m’u shkulën lisat
Se bima ime rrënjët i ka në zemrën e tokës
E kokën deri në kupë të qiellit
Brenda
këtyre pak vargjeve, nëse e njohim të kaluarën tonë, do të
shpalosim nga kujtesa ecjen tonë shekullore, që përveç që na
faroi me plagë të shumta, brenda trungut tonë, veç tjerash, u
krijuan kolona ikjesh nëpër gjeografitë e botës.
Muzat e
fjalës prekin sentenca të shumëngjyrshme, duke na i ngacmuar
ndjenjat e qëndresës sonë, vendosmërisë dhe guximit, se për
tokën, vendin, atdheun, duhet qëndruar dhe sakrifikuar, për ta
ndalë këtë të ligë, që në vazhdimësi e bënin fqinjët tanë
përreth.
Të
djeshmen e dhimbshme mos e harroni ecjes për të nesërmen
As apokalipsës së veriut mos ia falni shekullin plot plagë
Që e nesërmja të mos kthehet kobzezë mallkimit
...
Edhe tani kur
ofrohet një paqe e rrejshme, nga gjarpri i veriut, besimi ynë i
vrarë nëpër shekuj për të, ecën binarëve të dyshimit. Këtë
pabesi, fqinjët tanë e kanë dëshmuar në vazhdimësi, dhe
gjithmonë nëpër furtuna e zhvillime të ndryshme, kanë harbuar
edhe vetë brenda furtunave mbi hapësirat tona për të na e vrarë
lirinë. Këtij mosbesimi, vargu i qëndron stoik, duke bërë
thirrje në vazhdimësi për kujdes dhe vigjilencë.
Dhe
ju kujtoj se unë po flas përçart më është tërbuar vargu
Seç më dhemb një plagë e madhe e në zemër më kullon përditë
M’i skuqi edhe vargjet rrjedhë e saj si ta ndal këtë dhimbje...
Mbijetesa jonë, përballë një fqinji të etshëm e barbar, për kokat e tokat tona, sigurisht se, është tepër e ndjeshme edhe në artin e fjalës. Ajo na përcjell bashkë me dhimbjet që na ndoqën si popull, duke e bërë poezinë shumë specifike, për ta ngjyrosur atë edhe me gjurmët e kohës. Është e pamundshme të dilet nga ajo katrahurë, qoftë si poet, pa qoftë edhe si varg, pa i kronikuar, pa i hapur dritën vizionit të lirisë, pa e transmetuar ndër breza, sado që mund të mendohet, se kjo sikur na e rëndon poezinë tonë.
Gjithmonë në luftë dhe nëpër ngjarje, jam përpjekur ta zbusë metaforën brenda këtyre vargjeve, sado e vrazhdë që ishte koha përball nesh, megjithatë kujtoj se misioni i vargut në të shumtën e rasteve e ka arritur efektin e vet. Në fund të fundit, misioni i artit sado universal të jetë, bazën dhe bërthamën nacionale duhet ta shërbejë dhe t’i bëjë dritë asaj.
Pa
shihni kodrat si ndrydhen varret mbuluar me lulëkuqe
Sa nëna motra e fëmijë derdhin lot mbi varret e thata
Mureve të shkrumbuara shkruhet epoka e dhimbjeve
...
Apo vargu;
...
Etja
jonë kërkon dritë ecja na do të zgjuar
Verbëria juaj na mbyti me terr na i verboi edhe ëndrrat
Ju kot më flisni ç`shkëlqim ka drita kur përditë pëllumbave i vritni qiellin
...
Ndërrimi
i epokave në atdhe hap hapësira të reja brenda vargjeve, për të
krijuar mundësi edhe për tema tjera nga përditshmëria, arti,
fjala, jeta sociale, mërgimi, etj. Kur jemi te ky i fundit, hapen
tjera kaptina shumë të gjëra, për të cilat, e kam vështirë t’i
ndaj nga hapësira e vargut. Ajo është plagë e popullit tim, është
barrë që direkt rëndon mbi shpirtin tim.
Një
etje e moçme më fton mes fjalës
Ngacmimi i muzës m’i bie me daltë mendimit
Këngë të pakëndueme fletëve, të bardhës
Metaforat mbushullojnë akte të përmallimit
...
Brenda vargjeve,
metafora mall kap hapësira të gjera, duke u bërë plagë e fjalës,
që gjithmonë lëngon nga dhimba, siç rëndon kjo plagë mbi
kolonat e mërguara të fisit tonë gjithandej gjeografisë së
botës. Vargu shpalos dhimbjen në dimensione, sa është edhe vetë
përmasa e saj, duke mos u ndier asnjëherë e tepërt brenda fjalës.
Ndoshta gjatë shpalosjes së vargjeve brenda përmbledhjes do të mund të shtonim e zbërthenim edhe shumëçka, por e ndjejmë më të arsyeshme që perceptimin e vargut ta bëjmë nga këndi individual i mendimit, që do të krijonte përjetime të ndryshme.
