Gëzim AJGERAJ
PËRSE
SHARRI MBAN PLIS
Poezi për fëmijë e të rinj
Shtëpia Botuese
“7 Days”
Prizren, 2023
P A R A TH Ë N J E:
Të dashur fëmijë, të rinjë e ju lexues të nderuar, Sado
që krijojmë e shkruajmë për të rritur, botës suaj asnjëherë nuk mund ti
largohem pa i dhënë pak dritë nga dielli i fjalës sime të shkruar. Shpesh e
ndjejmë dhe ndajmë botën me moshën tuaj, sepse ajo na ndjek edhe ne të
rriturve, dhe sa do që të ikim në vite, na kthen e rikthen me atë nostalgjinë e
vet, në ato kujtime e vegime, kur ne botën e kemi përjetuar, ndjerë e jetuar,
ashtu siç e ndjeni ju sot. I kthehemi gëzimeve, lumturisë, ëndrrave ashtu siç i
keni ju, shpresave për ditët e bukura, për jetën, prindërit, natyrën, për të
ardhmen, atdheun, dashurinë dhe gjithë ato dëshira e preokupime që ju përcjellin
në rritën tuaj. Dhe sa herë që kthehemi edhe ne, ndjejmë atë nostalgjinë e
moshës, viteve, kthehemi edhe tek vargu për ju që të sjellim copëza nga ato
ndjenja edhe për ju, duke i veshur ato imazhe e petkun e moshës suaj, dhe për
ti bërë më të kapshme në poezi. Janë frymëzimet ato që i paraprijnë jetës,
ecjes sonë përpara, rritës e zhvillimit tuaj dhe zhvillimet e një shoqërie të
të ardhmes, shpresë e cila jeni ju që po rriteni e po vini si brez. Dhe jo pa
rastësi ne si autor përmes komunikimit, kujdesit dhe lidhjes që mbajmë me botën
tuaj, përcjellim gjithmonë atë më të bukurën, më të mirën për ju, për t'u bërë
shembull e shembëlltyrë e juaja, se si duhet ndërtuar jeta si tërsi, rrita e
juaj, si duhet dashur nëna, babai, gjyshi e gjyshja, atdheu, që brenda kësaj
dashurie si ndërtohet jeta dhe e ardhmja e ndritur. Është gjyshi që bashkëpunon
ngushtë me nipin, e mësojnë së bashku, për të kapur sa më fuqishëm dijen që na
e jep shkolla, libri e mësimi. Është shëmbëlltyra e gjyshit që din të ndërtojë
vepra të bukura për të ardhmen dhe bëhet shembull i brezave deri në flijim
shpirtërorë, për tu falur dritën e së ardhmes. Është natyra dhe jeta përreth
ajo që na rrethon ne, e në vargjet e këtij libri mësojmë se si të sillemi, si
të veprojmë e si ta trajtojmë dhe gjithë hapsirën dhe ambientin që ne na
rrethon. Pra, poezitë e këtij libri, sjellin të gjitha një mësim edukativ për
ju brezat e së ardhmes, për t'u bërë të denjë për një shoqëri të mirë, të
mirfilltë dhe të drejtë e të vyrtytshme, të paisur mirë me vyrtyte të shëndosha
njerëzore, si pjesë e asajë që një ditë do të jeni edhe ju vetë. Ne nuk do të
flasim më shumë në këtë hyrje, por urojmë që poezitë e këtij libri, t'u mbushin
plotë frymëzim, energji dhe pozitivitet, për t'u paisur edhe ju me dije, me
vyrtyte e me njohuri të shëndetshme, në mënyrë që nesër këto mësime dhe
frymëzime, t'u shërbejnë në jetë. Urojmë një lexim të vemendëshëm e plotë
frymëzime.
Autori, 28 tetor 2023, Zvicër
ME
LAPSIN E GJYSHIT TIM
Me
lapsin e gjyshit
dua të
shkruaj poezi
të jap
dritë e dije për të tjerët
ashtu
siç japin librat e tij
Me
lapsin e tij të artë
të
shkruaj dhe vjersha për fëmijë
të hap
shtigje të reja dije
të
ardhmen t’ua shndrijë
Me
lapsin e gjyshit tim
dhe
romane dua të shkruaj
t’ua rrëfej
të tjerëve
ngjarje
që hapin shtigjet e dritës suaj
Me
lapsin e gjyshit tim
dua të
bëhem poet e shkrimtar
ta bëj
më të bukur poezinë
të
shkruaj më të bukurin romanin letrar
Se lapsi
i gjyshit tim
nganjëherë
shkruan edhe vetë
por
gjyshja një ditë më tha
pranë
mendjen e gjyshit duhet ta ketë
SHËMBËLLTYRA
Gjysh pa me thuaj ç’është shëmbëlltyra
E pyeti gjyshin Lona tek i qeshte fytyra
E kam dëgjuar babin sa herë flet me shokë
Gjyshi yt Lona është shëmbëlltyra në botë
Shëmbëlltyra me gjyshin është shembull për
shoqëri
kur dikush bën punë të mira e shpërndanë mirësi
Njerëz të tillë janë shembull me punë e me vepër
mirësia e tyre kthehet shembull për të tjerët
Ata që japin më shumë nga vetja për shoqërinë
mirësia e tyre është shembull për të mirë
Me ty krenohem gjyshi, shembull në jetë të kam
për mua je shëmbëlltyrë, sa krenare që jam
Ç’ ËSHTË BASHKIMI?
(Dialog me mbesën time - Elonën)
Gjysh më thuaj: Ç’është bashkimi?
këtë fjalë shpesh ta dëgjoj
për Kosovën e Shqipërinë
me miqtë tuaj kur bisedon
Eh, lum gjyshi ime mbesë
është një plagë për kombin tonë
ta shpjegon gjyshi pa përtesë
mbesa ime ty - Elonë
Në kor fëmijët kur këndojnë
me një zë të bashkuar
zëri i tyre sa larg u shkon
ndryshe kur je i vetmuar
Në familjen tonë të madhe
kur të gjithë jemi të bashkuar
nuk mund kush të na përçajë
jemi të fortë, të panënshtruar
Apo kopshtin kur punojmë
të gjithë bashkë pa përtuar
edhe punën shpejt mbarojmë
ndryshe kur je e vetmuar
Kur dikush të na sulmojë
si do të ndihesh e vetmuar
të prekë kush nuk do të guxojë
kur je shumë dhe e bashkuar
Na e pati thënë edhe Skënderbeu
se bashkimi e bën fuqinë
një tubë thuprash mori shembull
si nuk thyhen, kur bashkë rrinë
dhe Kosova e Shqipëria
janë të ndara padrejtësisht
i ndau Evropa e tradhtia
kombin tonë mes kufijsh
Kombi ynë duhet të bashkohet
Një Kosovë e një Shqipëri
Dhe si komb do të forcohemi
Një atdhe të jemi një
E pra, ky mbesa ime
Është bashkimi që na thërret
Gjithë shqiptarët e bashkuar
Në një atdhe e në një shtet
Të faleminderit gjyshi im
Edhe unë do të punoj
Për atdhe e bashkim
Rrugës tënde do të shkoj
GJYSHI E
NIPI MËSOJNË MATEMATIKË
Gjyshi ka
shpalosur një dëshirë
matematikën
kërkon ta mësojë
e kam
harruar thotë nga kjo pleqëri
nipi i vet
t’i ndihmojë
Ulën pranë
njëri - tjetrit e mësojnë
tabelën e
shumëzimit thotë e kam harruar
së bashku
me nipin mbledhin e shumëzojnë
njëri -
tjetrin duke e ndihmuar
I gëzohet
gjyshi njohurive të nipit
tek hiqet
se numrat po i harron
e nipi
plot zell e dashuri
gjyshin në
detyra e ndihmon
Mësojnë
gjysh e nip në matematikë
tabelën e
shumëzimit e kanë mësuar përmendësh
edhe nota
i japin njëri – tjetrit, pesa për pikë
në fletore
se ditari në shkollë ka mbetur
2023.
NUK I KA
FAJET QERSHORI
Qershorin
nga pak e qortuan
kur i
thanë se qershitë u vonuan
ndoshta
tha fajet pak i ka edhe prilli
se me
racion ua dha diellin
Jo tha
prilli kisha një hall tjetër
se marsi
vonë ma e dha stafetën
borën në
male s’e mori se s’e mori me vete
ma la
tufa - tufa maje bjeshke
Shkurti
e marsi nuk qanë kokën fare
rrëshqitën
me sajë e me ski me fëmijët
bile
nganjëherë na përshëndetën me flluska në dritare
kur
zemëroheshin retë e shkarkonin borën mbi çati
Ndalni
tha korriku se u tregoi unë qejfin
hakun e
qershorit vëllait do t’ia nxjerri
bile
edhe nga lëkura do t’ju rrjep
derisa
të thoni, uh ç’na gjeti
Dhe
gushtit sivjet pak zemërim do t’i jap
diell sa
të do e edhe ngrohtësi
detin
për gushe të tërin do ta kapë
pa ejani
tek plazhi ta shihni, ju o fëmijë
Shtatori
e ka mbushur çantën plot me libra
është
bërë gati për në shkollë të shkojë
bile ka
vendosur të mbledhë vogëlushët e lagjes sime
e me ta
Abetaren ta mësojë
Tetorin
tha vjeshta lërmani mua
bëni
gati tryezat se fruta do t’ju sjellë
o sa
shumë kam për t’u ëmbëltuar
mollë,
dardha, rrush e të tjera pemë
Në
nëntor do t’i lutemi edhe pak vjeshtës
pak
ngrohtësi të na ruajë në rezervat e saj
se na
duhet pak mot i mirë edhe për ditët e festës
kur të
shkojmë në Vlorë ditë me diell të na mbajë
Në
dhjetor nuk ia kemi edhe aq frikën dimrit
të
ftohtit e acarin që tek pragu do të na sjelli
bile me
plot dashuri i presim dhuratat e babadimrit
dhe
pranë oxhakut bashkë me gjyshin vitin e vjetër do ta përcjellim
SHIU E
SUNDI I VOGÉL
Bie shi në qetësi
Si litar varet teposhtë
Përmbi kopsht e mbi shtëpi
Retë derdhin je me shoshé
Sundi i vogël me nxitim
Doli jashtë tek oborri
Përmbi çurg merr kërcim
E spërkatjeve u gëzohet
E kur hyri në shtëpi
Mami i vet e qortoi
Ishte lagur fare i tëri
Edhe rrobat ia nderoi
PËRSE
SHARRI MBAN PLIS
Pyetën
Sharrin në qershor
pse mban
mbi kokë atë plis me borë
në mos
stinën e ke harruar
është
verë shumë je vonuar
E mbaj
borën plis mbi kokë
nganjëherë
stinët ngatërroi
s’mund
ta pijë njëherësh tok
gurrat
Vërrinit t’i mbushullojë
T’i
mbushullojë edhe në verë
kur bën
vapë e përcëllon dielli
ndaj se
shteri asnjëherë
kur
zemërohen gushti e korriku
E ruaj
borën plis mbi kokë
që ndër
gurra mos të ketë thatësi
vij çdo
ditë me ujë të ftohtë
atje në
Vërri, në çdo shtëpi
KREKOSJA
E DORDOLECIT - 2
Po krekosej
një dordolec
në dorë
fshesë e në hundë spec
përmbi
kokë një kapelë
dhe një
shall mbi qafë hedhë
Nate me
hënë tek oborri
unë
s’kam frikë tha nga të ftohti
as nga
terri si ju fëmijë
as nga
ujku që mund të vijë
Me këto
rroba e këto armë
çdo
armiku i bëj ballë
sa për
borë e stuhi
kurrë
nuk trembem as nuk di
Këtë
krekosje e dëgjoi dielli
më prit
nesër në mëngjes
plot
zemërim i ra mbi kokë
s’i la
gjurmë pos një shall tokës e një kapelë
në vend
kurorës: i la një fshesë e një spec
KOT
AUTORIT I ZEMËROHEMI
E zuri
njërin një fabul
tek po
hante qengj e pulë
me
autorin u fjalos
veç pse
i vuri emrin lapangjoz
S’ kish
ç’t’i thoshte ndryshe fabula
kur ky
tjetri po hante qengja e pula
as
autori s’kishte ç’t’i thoshte
lapangjoz
e burrë me huqe
Por fabula
s’ kish vënë emër
as dhe
gishtin s’ kish drejtuar
ai kish
gjuajt dardhës përpjetë
ky në
dardhë kishte qëlluar
Nganjëherë
ngacmon fabula
ndoshta
të kemi ngrënë qengja e pula
por
autori s’na ka faj
pse na
shpon murrizi i saj
KUR U
TËRBUAN DITËT E VJESHTËS?
Një mot
vjeshte ditët u grindën
njëra -
tjetrës, në vend të diellit
ia dha
shiun
Nga e
hëna në të diel
shi
rrodhi ditë për ditë,
e s’u pa
as rreze dielli
Me shi e
hëna e filloi
e të
martës, si dhuratë i dhuroi
edhe
diellin ia ndaloi
Me zemërim
retë u turrën
e kapën
terr, dhe të mërkurën
sa për
diell as nuk u tkurrën
Dhe e
enjtja ashtu e mori
shi,
shi, shi iu mbush oborri
me
vërshime e përcolli
nga e
premtja në të shtunë
s’mbeti
re pa u shkund
e as
dielli s’u pa kund
Nga e
diela lumi vërshoi
doli
shtratit e shkretoi
tha unë
vjeshtë do ta emërojë
me
vërshime përfundoi
DËSHMIA
E HËNËS
Hëna e
plotë lart në qiell
i ka
vënë syrin natës
ka ndezë
llamba e kandil
ruajti
ujkun të mos vijë lagjes
Orë të
tëra e ruajti natën
dhe e
zuri nën kotare
i
lajmëroi edhe gjahtarët
unë tha
jam dëshmitare
Dhe e
vunë ujkun në kurth
pranë
një gardhi plot me qengja
i bënë
gjyq dhe e dënuan
dëshmitare
ishte hëna
Protestoi
edhe ujku vetë
nuk ke
sy ti, s’ke as vesh
i shkoi
kot edhe protesta
u besua
e vërteta
Dëshmive
të hënës
nata u
besoi
nga ajo
kohë s’fshehu gjë
se hëna
gjithmonë ia zbuloi
GJIMNASTIKA
E DIELLIT
Dielli i
mëngjesit
sa ka
çelur sytë
herë e
zgjat kokën
here pas
resë ikë
Dhe Goni
i vogël
sytë
sapo i ka çelë
koha për
në shkollë
se mos
vonë ngelë
Kur e
pyeti mamin
pse
dielli vjen e ikë
bashkë
me renë në qiell
bëjnë
gjimnastikë
Uh,
paskam harruar
dhe unë
të filloj
ushtrimet
e mëngjesit
duhet
t’i mbaroj
KUSH E
MBRON HARDHINË
Pyeti
dega e një hardhie
përse
ariut i jepni rrush
kur kap
degët gjithçka shqyen
të më
mbrojë nuk vjen askush
As
pronarin s’e zë dot
t’ia
them nja dy fjalë
t’i
kërkoj të paktën kot
që ariun
të ma ndalë
Kot
ariun s’e frikëson
as me
ankesa, as me batare
se atë
ligji e mbron
s’guxon
kush t’i thotë gjë fare
Dhe hardhia
u zemërua
kokërr
rrushi më nuk dha
trupit
të saj të dëmtuar
degë më
degë gjithçka u tha
SMIRA
E gjetën diku në shportën e mbetjeve
tek po e mbante botën nën sy
dhe po shikonte punët e të tjerëve
e po gërricej me veten pa një pa dy
Po e shihte botën me syrin e inatit
e po vlonte me zjarrin në gji
lutej për të tjerët ditë e natë
me flakën e shpirtit t’i përpijë
Harronte zjarrin gjithmonë ndezur në gji
ku do ta digjte botën plot zemërim
se digjte veten dhe shpirtin e tij
kjo kurrë s’i shkonte as në mendim
Nga syri i keq s’e merrte veten me të mirë
se mbeti shtrembër duke parë botën me inat
e me inat e helmoi shpirtin e dëlirë
dhe në helm u mbyt me shpirtin e thatë
Dhe mbeti atje ku e gjetën në shportën e mbetjeve
bashkë me ata që e përqafuan e mishëruan
se s’gjetën vendin diku tjetër
me smirë mjerë ata që u mishëruan
GJYSHI
IM KA NJË ATDHE
Gjyshi
im s’ka parti
ka atdhe
Kosovë e Shqipëri
për çdo
ditë për to këndon
në kupë
të qiellit kënga i shkon
Në gjoks
të tij dy zemra ka
që s’i ndalen
asnjëherë
dashuri
i rrjedhin pa ndalë
Ai ka
vetëm një Atdhe
Për çdo
ditë i shkruan vargje
cep më
cep me to këndon
vjershat
e tij dritë së ardhmes
dhe
frymëzime na dhuron
Gjyshi
im s’ka parti
një
Kosovë bashkë me Shqipëri
për të
një ato janë
nga mollë
e kuqe deri në Çamëri
LUMIN E
PI DETI
Një
rrjedhë lumi aty tek bregu
ka një
rrjedhë që s’di të ndalë
aty
gojën e ka deti
e pi
lumin pa asnjë fjalë
Herë -
herë lumi dhe zemërohet
ujë të
turbullt gurë e zall
por
kurrë deti nuk trishtohet
e pi
qetë pa asnjë fjalë
Se tek
bregu ka një filtër
ujin e
turbullt në skaj e ndalë
atje
poshtë në thellësi
hedh
njëherësh gurë e zall
Sado
lumi i zemëruar
hyn në
det dalëngadalë
e kur
deti është zemëruar
e pi
fytit me gjithë valë
PYETJA E
MBESËS
Mbesa
ime më pyeti e tha:
A janë
hëna e dielli, motër e vëlla
si ka
hëna pak ndriçim
e pse
dielli aq shkëlqim?
Hëna
natën na ndriçon
terri
botën mos të verbon
kur të
gjithë në gjumë ne flemë
tek
dritarja dritën ajo vjen
Ngrohtësinë
e plotë shkëlqim
ia la
diellit me të gjitha
edhe
ditën plot ndriçim
e vetë
iku diku nga hija
Dielli i
ngrohtë e zgjodhi ditën
natën
hëna tha unë e mbaj
kështu
njëherë u morën vesh
bashkërisht
motër e vëlla
Gjithmonë
hëna u kujdes
ta
zgjojë vëllain në mëngjes
me
ngrohtësi ta mbushullojë botën
e në
gjumë ta çojë të motrën
PO
DIGJET DIELLI, PO DIGJET
Po
digjet dielli, po digjet shkrumb
dhe toka
në fulteren e saj përvëlon
një saç
mbi kokë djeg e shkrumb
e vera
diku nën një hije për pak freski na fton
Po
digjet dielli e u ndez flakë
saçin
mbi kokë na e ka vënë
vetëm
deti s’e ka frikën aspak
e unë si
një guaskë kërkoj hije nën rërë
Po
digjet dielli me shkrumb
dhe mbi
vajin e palmës mbi lëkurë
dogji
ç’gjeti dhe e bëri shkrumb
as
melhem i mjekut e as uji akull s’bënë punë
Po
digjet dielli, po digjet
dhe vera
mbi shpinën e gushtit përvëlon
si
peshku në fultere në vaj kur shkrihet
edhe
dielli mbi lëkurën tonë
IKËN DHE
DALLËNDYSHET E FUNDIT
Pendlat
lëvjerrën në kujtimin e një dege
dhe
jehonën e cicërimës diku mbi tela
pushimoren
nën strehë e lanë vetëm
dhe strofullin e
thatë mbi ballkonet e shkreta
Dhe
imazhin e fluturimeve e morën me vete
kujtimin
për verën e ngrohtë dhe hijet
u zbeh
dhe bukuria e kësaj vere
nën
shkopet e strofullit të një nënçatie
Morën
edhe këngët që s’i shkruan mbi letër
dhe të
vegjlit e vet që sapo u lindën
e ikën
mbi hijet e krahëve të vet
bashkë
me mërgimtarët dhe verën sivjet
EDHE
KAFSHËT E PYLLIT
DUAN
QETËSI
Sa herë
dalim pyllit përpjetë
shohim
kafshë e shpend plot
Shohim
zogj krahëshkruar
këngë të
ndryshme duke kënduar
Tak e
tak një qukapik
ndërton
folenë tek shpon një lis
Hop
andej e hop këndej
një lojë
ketri na dëfren
I
shqetësuar ik një mi
futet
nën rrënjë në shtëpi
Iku një
lepur me shumë vrap
e kish
frikën kush mos e kapë
Mori
vrap një drenushë
e
frikësuar të mos e lëndoi kush
Të
gjitha frikë njeriut i kanë
ndaj në
pyll qetësinë e kanë
Saherë
neve pyllit shkojmë
gjithmonë
kafshët i shqetësojmë
POROSI
BIRIT TIM
Në do të
të ecë biri im mbarë e plot me sukses
në jetën
tënde përplot sfida, kthesa e brigje të rrëpira
sfido
vetveten bëhu pse jo i mbarë edhe i parë, pse jo për besë
me punë,
punë e edhe nderë arrihen të gjitha
Duaje
njerëzinë e duaj veten më shumë në jetë
hapat
bëji me syçeltësi e vetëbesim
për
asnjë muri të huaj mos u mbështet
në murin
tënd mbështetu e kërko shpëtim
Duaje
atdheun dhe kombin tënd
me
dashuri e besnikëri gjithandej nga je
mos e
jep kurrë vendin tënd për asgjë
në
gjirin e tij gjithçka je ti edhe atë e ke
Kurrë
mos i thuaj vetes ndal e kurrë mos u dorëzo
ti
mundesh dhe di t’i arrish të gjitha
për
idetë që ke në kokën tënde, puno e vepro
thuaj
jetës po, unë mundem dhe mund të bëj gjithçka
Ecë
vertikal në idealin tënd me vetëbesim
mos ia
jep kujt fatin tënd të të udhëheqë në jetë
thuaj
vetes unë jam unë, unë jam uni im
udha
jote që zgjedh është gjithçka që ti ke zgjedhur vetë
Në
arenën e jetës ndeshesh me kolaboratorë, hileqarë e renegatë
e edhe
shumë mashtrues, gënjeshtarë, hajdutë e të pabesë
botën
shiko në sy e me vetëbesim ecë udhës tënde të gjatë
e me
syçeltësi zgjidh udhën se ngado të ecësh vetë
Bota
është shumë pizeveng, po ia hape portat gjithkujt
nuk
kursejnë mjete, mundësi a vrima për të të hyrë brenda
pastaj
të të heqin një nga një si kalasë kur i heqin gurë
dhe ty
pastaj të të shkatërrojnë e gjithçka e të të shembin si një mur
Vëri
qëllime vetes e ecë përpara drejt qëllimit tënd
me dijen
tënde e njohuritë që i ke në kokën tënde, për veten
puno e
vepro, por pa e penguar e dëmtuar askënd
vepro me
forcat tua pa ju nënshtruar askujt, ndërto jetën!
KËNDOI
ME MALL
Për ato
troje e ato kulla
ku u
linda e kam lënë vajin
për
rritën time në ato lagje
ku hapat
kam rrapëlluar për herë të parë
Për odat
e mbushua me burra
ku fjala
ka peshën e gurit
ku u
burrërova përpara kohe
nën besë
e flamur
Për
burrat e besës së motit
me tirq
e plisa të bardhë
për
dasmat që gjëmonin dhe kodrat
dhe
këngët që s’dinin të ndalë
Për
këngën e fyellin ndër male
jehonën
e blegërimave mbi kodrina
për
ujërat e ftohtë ndër gurra
për hijet
e flladet në Vërrina
Për
këngën e plisbardhit në ara
dhe
fishkëllimën e kosës në livadhe
për
hingëllimën e kuajve në vrapime e gara
dhe për
këngët e zogjve e hijeve ndër male
Për
motet e njoma e plot ideal
e këngët
për atdheun dëlirë që thurnim plot shpresa
netët pa
gjumë e me shpirtin zjarr
kah
zbukuronim muret që të ndriçohet e nesërmja
Për
përqafimin e nënave
kur
ktheheshim nga shkollat e sukseset
për
gëzimet e tyre plot dashuri
kah
ndërtonim udhët e së nesërmes
Për
ditët djaloshare
dhe
këngët e dashurisë plot shpresa
për
fëshfërimat e netëve nën dritare
për
gocat me fjongo kah thurnin ëndrrat e jetës
Dhe
erdhi një ditë e papritur
gjithçka
përmbysi e i fundosi shpresat
na morën
udhë e ikëm
plot
mall u bëmë ne e udhët e jetës
Nga ajo
ditë e sot
kënga
jonë u bë vaj e u bë mall
herë -
herë u këndojmë vegimeve në lot
e herë u
këndojmë kujtimeve me këngë e fjalë
PREMTIMET
E PAREALIZUARA
TË STINËVE
Dimri mblodhi borën
E bëri topa bore
T’i ruajë për verë
Të na bëjë akullore
Pranvera me lule
një tufë e premtoi
por vera e thatë
tufën e shkretoi
Vera u premtoi luleve
se ujë do t’u jep
në ditët me vapë
ajo iku në det
Në kopshtin e frutave
gojëhapur mbeti vjeshta
s’e mori asnjë kokërr
këtë vit nga pema
2023
ARUSHË INJORANTI
Këtë herë një arushë
Tha si unë s’është askush
Jam më i fortë e i zot
kush mua s’ma kalon dot
Për të tjerët as që dëgjon
kënd në pyll s’e respekton
Strukeshin dhelpra, ujku e derri
me arushin mos t’i zërë sherri
Qeshnin morri, miza e bleta
hajt arushë heu tungjatjeta
Por një ditë në një pasqyrë
e ç’të shihte të njëjtën fytyrë
I dha grusht e grushtoi
duart e veta i copëtoi
Përballë tij ish mosrespekti
e kërkoi dhe e gjeti
Pra kur tjetrin e injoron
As vetveten s’e respekton
2023, Grabs-CH
KEQPËRDORIMI I FJALËS
Njëri
e solli në kuvend
dhe
e ndoti me grith ambient
Në
një studio e mbërthyen
analistët
desh e shqyen
Njeri
e zhvati i dha bojë
tjetri
grushte e grushtoi
Në
fushatë njëri e mashtroi
asaj
kush më s’i besoi
Njeri
ngriti me të intriga
e
mallkuan me shumë të liga
Njëri
mbrapsht e vuri në varg
e
përmbysi të bardhin art
Kush
me fjalën keqpërdor
bëhet
për gaz e veten e dëmton
MOS KËRKO
KUDO ÇMIM
E kërkoi ku s’e kërkoi
S’e la kund e ku s’e çoi
E çoi deri tek farkëtari
Ku di i gjori ç’vlerë ka ari
Nuk la kund dhe në hekurishte
Të vlerësonin se ç’vlerë kishte
As aty pazar s’i gjeti
Ku merr vesh tha ky i shkreti
E kur shkoi tek argjendari
Të vlerësonte se ç’vlerë ka
Mori çmim, një çmim prej ari
E vlerësoi hakun ia dha
Kjo ndodhi na dha një mësim
Mos kërko kudo vlerësim
Shko ku vlerës ia gjen vendin
E aty sposto dhe vetin
2023
QENI TË
ZOTIN NUK E NJEH!
Kur leh qeni në zot shtëpie
A të zotin kur sulmon
Puna keq, këtë dije
Dikush tjetër e drejton
Kur të grindet rreth tek këmbët
A vërdallë me grindje bën
Dikush tjetër ia kruan dhëmbët
Hapi sytë sa s’të ka ngrënë
Në këtë kohë plot zallahi
Qeni të zotin nuk e njeh
Veç një gjë duhet ta dimë
Dikush tjetër e ushqe
2023
NJË HALLKË NË ZINXHIR
ËSHTË JETA JONË
Pranverën e vonë
Sharri hoqi kapelë
gurrave në Vërri
gurgullimë u sjell
Pema i hoqi frutat
degët i lehtësoi
tryezën e shtëpisë
me pemë e mbushulloi
Dielli e ndezi kokën
zjarr e bëri në verë
i dha ngrohtësi detit
mbi lëkurë na djeg
Dhe vreshta e gjyshit
me rrush na mbëltoi
(m’u kujtua thosha)
unë po e mbjell
juve t’u gëzojë
Një hallkë zinxhiri
është jeta jonë
secili jep diçka
tjetri ta gëzojë
PSE?
Pse bora i druhet diellit
Sidomos marsit e prillit
Struket hijeve, sa mund fshihet
Pse lumi në korrik
Edhe shtratin e ka frikë
Struket përroskës pikë - pikë
E pse dhelpra e ka frikë
Hënën natën kur shndritë
Fshihet territ e merr ikë
Në një lumë të turbulluar
Nuk bën të hyhet për të provuar
Dhe kujdesin duhet shtuar
Ndryshe veten ke dënuar
NJË GUGAQ ATJE NË FUSHË
Një gugaq atje në fushë
Thuri këngë e vargje rrush
Ia lexuan e s’ia lexuan
Nganjëherë dhe e lavdëruan
Komplimente dhe i dhanë
E poet nganjëherë i thanë
Internetit e lavdëruan
Dhe poet e emëruan
Ikën motet, ikën vitet
Veç gugaqit s’iu pa libër
Veç poet mbeti në internet
S’botoi libër kurrë në jetë
Gugugu e gugugua
Dikur emri iu harrua
2023
KUR HARROJMË?
Nganjëherë edhe harrojmë
shohim një ngjarje a shikojmë
sa shumë shpejtë e kemi harruar
në memorie pa u regjistruar
Kemi parë e s’kemi dëgjuar
as me mendje të fiksuar
veç me sy e kemi parë
hapësirë nga mendje s’kemi ndarë
Ndaj ju shpesh kur diç shikoni
hapni veshët e dëgjoni
edhe mendjen aty fiksoni
që kurrë një ngjarje mos ta harroni
Për ju kam këtë porosi
nuk mjaftojnë vetëm sy
duhet parë e dëgjuar
atëherë s’kemi për ta harruar
LUTEN PËR
DIELLIN
MOS TË
PËRFUNDOJË
Loja e
vogëlushëve të lagjes sime
Herët në
mëngjes ajo fillon
Sa mirë të
ndalej dielli mbi kodër
E dita
kurrë mos të përfundojë
Aty buzë
mbrëmjes tek luajnë lojën
Sa shumë
për golat ata gëzojnë
Luten që
dielli mos ta fsheh kokën
Që loja e
tyre mos të mbarojë
Dhe kur
dielli e fsheh kokën
Atje pas
kodre përmbi Pashtrik
Me terr
ikin e mbarojnë lojën
Thonë edhe
pak të ishte dritë
POROSIA
Përmbi degën e një peme
ra një zog e u mbështet
i tha dega plot trishtim
s’të mbajë dot se thyhem shpejt
Jam e thatë e s’kam fuqi
s’e mbaj veten dot me zor
pastaj vjen këtu dhe ti
dega e zogu ranë në tokë
Një mësim na dha ndodhia
edhe neve të dashur fëmijë
mos u mbështetni në degë të liga
të mbajmë vath këtë porosi
2022
LAVDAQI
Bëri lavde e u krenua
ja ky Beni i klasës sonë
jam më i shkathëti s’ka me mua
shëtis botën për një orë
Nga këtu shkoi në Kinë
blej oriz e mall të lirë
pa avion e pa makinë
i sjell këtu e mbush shtëpinë
Nga këtu në Amerikë
shkoj shumë shpejt edhe kthej
as avioni super sonik
nuk më duhet për andej
Në Evropë shkoj sa herë dua
herë në këmbë, herë në makinë
blej shumë gjëra e çfarë dua
brenda orës shkoj e vij
Bëri lavde e u krenua
ja ky Beni i klasës sonë
krejt në fund u zbulua
me ç’makinë ai udhëton
*(Me
mendje e shëtit botën)
KU TA
SHPENZOJMË KOHËN?
Hopa - hopa luajmë topa
çfarë mësuam lojë kota
Me telefon luajtëm e shkruam
kush më thotë se çfarë mësuam
Humbëm kohën në lojë me borë
mërdhimë këmbë edhe dorë
Dhe tek lagjja humbëm shumë kohë
sa dhe gjyshja na qortoi
Kohën kot kur e harxhojmë
asgjë në jetë nuk mësojmë
Duhet mirë të mendojmë
kohën tonë ku ta shpenzojmë
Ku pos librit që na fton
na jep dije e na mëson
MËSIMI
NGA PEMA
Tek
oborri mbi një pemë
Mbushur
degët plot me fruta
Në merak
Goni kish ngelë
Përse
pema s’i mban gjithë frutat
Sa shumë
krimben e pikojnë
Disa të
tjera mbeten në pemë
Pyet
gjyshin si të veprojmë
Me
qetësi përgjigje i kthen
Jo
gjithmonë njësoj s’janë frutat
Disa të
forta e disa të buta
E disa
krimbi i dëmton
Pema
vetë ato i largon
Sheh nën
pemë përmbi tokë
Para
kohe kokrra pikojnë
Eh, as
pema s’i mban dot
Janë të
krimbura s’i duron
Një
mësim pema na e dha
Si të
ecim shëndoshë në jetë
Njerëzit
e ligj pranë mos i mba
Që të
jesh gjithmonë i qetë
ANTENAT E KËRMILLIT
Kështu e tha Goni
një kërmill kur e pa
dy tentakleve të kërmillit
antenë u tha
Po kushedi ç’i duhet
kuriozitetin vazhdoi
përgjigjen tek gjyshi
Ai e kërkoi
Nuk jam biolog
tha gjyshi i tij
por do ta kërkojë
në enciklopedi
Në majë të tentakleve
janë shqisat e sytë
me to e sheh botën
dhe mua e ty
U gëzua Goni
dhe këtë e mësoi
pastaj në enciklopedi
fletë për fletë shfletoi
-------
* Tantakle: Dy shqisat e
kërmillit.
* Enciklopedi: Vepër e madhe
shkencore
që përfshin të gjitha fushat e
jetës.
KUSH ËSHTË
MË I DITURI?
Kush është më i ditur
pyet mësuesi në klasë
të gjithë u shtangën
e filluan përgjigjet më pas
Sundi tha daja im
ai është profesor
e njeh gjithë gjeografinë e botës
kush nuk ia kalon
Lisa tha tezja ime
ajo është mjeke më e mira
i shëron të gjitha sëmundjet
e i di të gjitha
Lona xhaxhi im
ai është inxhinier
projekton rrokaqiej
që ngjiten lart në qiell
Kush tha e ç’ nuk tha
lavdëruan që të gjithë
por asnjëri s’e qëlloi
të japë përgjigjen më të mirë
Mësuesi tha dëgjoni
dhe kurrë mos e harroni
libri është më i dituri
aty gjithçka do ta mësoni
NË QYTETIN E BLETËS
Një bletë punëtore
e ngriti një pallat
me punë të pandalshme
e shtoi dhe shumë kate
U shtua me vite
u rritën shumë shpejt
një nga një pallatet
ngriti një qytet
Vendosi shumë rregulla
dhe hierarki
udhëheqësen e saj
një mal me ushtri
S’ kish kush e sulmonte
askujt s’i frikohej
me ushtrinë e vetë
gjithmonë ajo mbrohej
Ariu i pyllit
sa herë kish provuar
nga ushtri e bletës
e kishte pësuar
Dhe dhelpra dinake
njëherë e provoi
për muaj të tërë
në shtrat përfundoi
Për ujkun e pyllit
shpeshherë kanë treguar
se si në spital
kishte përfunduar
Një hajn i lagjes së pyllit
kurrë nuk e provonte
ia kish frikën bletës
ushtrinë ia mallkonte
Por bleta punëtore
s’ndalej, veç punonte
punët e qytetit
vetë i menaxhonte
Thonë atë qytet
askush nuk provon
se bleta punëtore
vetë e menaxhon
me ushtrinë e vet
qytetin e mbron
MËSIMI
Nga një re e zezë plot shi
zbriti lumit e vërshoi
bëri dëme e kërdi
shtratin e lumit e shëmtoi
Ky mësim i resë së zezë
sado e vogël është ajo
me zemërim kur lëshon
bën shumë dëme e shkreton
Edhe fjalës i mban kujdes
mos e nxjerr kurrë me zemërim
vrulli i saj gjithmonë më shumë vret
prish gjithçka për asnjë çmim
BRUSHA, LAPSI, PENA
DHE LETRA
Herë një ngjyrë e herë një tjetër
mbi pëlhurë a përmbi letër
i bashkoi bjeshkë e fusha
për kokë timen lavdëroi brusha
Lapsi: nga një pikë apo një vijë
përmbi fletë a fletore
lidh shkronja bëj mrekulli
për kokë timen më shkon n’dore
Pena tha unë ku jam
ndoshta mua më harruat
me një majë si gjilpërë
të gjitha mendjet mbi fletë i shkruaj
Letra tha mua më harruat
fëshfëriti plot zemërim
mbi shtat timin të gjithë shkruani
edhe unë kam çmimin tim
E po të gjitha neve bashkë
bëjmë vepra e mrekulli
puna jonë është art
kronikojmë dije për njerëzinë
KUSH E
MBRON HARDHINË?
Pyeti
dega e një hardhie
përse
ariut i jepni rrush
kur kap
degët gjithçka shqyen
të më
mbrojë nuk vjen askush
As
pronarin s’e zë dot
t’ia
them nja dy fjalë
t’i
kërkoj të paktën kot
që ariun
të ma ndalë
Kot
ariun s’e frikëson
as me
ankesa, as me batare
se atë
ligji e mbron
s’guxon
kush t’i thotë gjë fare
Dhe
hardhia u zemërua
kokërr
rrushi më nuk dha
trupit
të saj të dëmtuar
degë më
degë gjithçka u tha
P A S T H Ë N J E
Libri; "PËRSE SHARRI MBAN PLIS" nga autori
Gëzim Ajgeraj
Ç'janë këto karvane krushqish askund s'ju zë pritë
Magjishëm ndizen ëndërrat e semaforët e shpresave
Aromë e stinës motmoteve seç i bën llogarit
Në gjakun tënd le të mbillet besimi
Metereologët parashikojnë ditët me diell
Nën rrënoja të tempujve të faraonëve të rinj do të
varrosen fatkeqësitë e njerësizë. P. Sejdia.
Njerëzit e veçantë vijnë në këtë botë me misione të
paracaktuara.
Rriten me kohën, frymojnë me të dhe për të deri tek caku
i fundit që labirintet e jetës i parakaluan si në drejtëz, dhe me fuqinë e
mendimit, i dhanë dritë e forcë besimit për të përshkuar dinjitetshëm çdo
hapësirë dhe për ta ndriçuar fundin e tunelit që i mungonte drita. Janë
misionarët që universi ndrin nga mendjet e tyre, japin gjithçka nga vetja për
pasurimin e botës me virtytet që sot pikërisht po i mungojnë. Misionarët, janë
të parët në vetdijësimin e tyre që bota ka nevojë për ta më shumë se kurrë, e
sidomos në epokën e djallit, ku zjarret ndizen mes vere, atëherë kur njerësisë
aspak nuk i shërben.
Shpesh kemi folur për Mirënjohjen, si element i
rëndësishëm në jetën e njeriut prandaj shërben si mjet për t'ia arritur
qëllimit.
Kështu që edhe misionarët e përhapjes së dijes, ngacmimit
emocional tek njerëzit ndikimin për formim dhe mësim të ruajtjes së asaj çfarë
ne kishim dhe përvetësimin e dijeve inovatore, mbrojtjen dhe edukimin e artit
të fjalës për t'u kthyer shembëlltyrë e shoqërisë moderne duke ruajtur mirë dhe
tradicionalen, jo veçse janë të pakët, por, shoqëria duhet të jetë akoma më e
vëmëndshme.
Misionari i dijes që vjen me këtë libër mjaft të veçantë,
tenton fuqishëm të dalë nga kaosi ky rend i zhdërvjellët pasi arti i fjalës nuk
mund të zhytet në monopolet e non- sensit.
Autori i këtij vëllimi poetik z. Gëzim Ajgeraj është
autor tashmë me 210 libra nga gjithë zhanret e stilet, për të rritur e fëmijë
dhe të rinjë. I rrallë shumë dimensional ndër trojet etnike shqiptare për nga
cilësia dhe vlerat letrare, kjo pa ekuivok. Misionarë që përkushtimisht krijon
për çdo brez e gjeneratë, larg krekosjes, por që njeh mirë realitetin dhe e
sjell në varg e nga çdo kohë deri në ditët e sotme tek kërkon rezistencë ndaj
anti- kulturalizmit apo shëmtisë që është e dukshme e madje e prekshme në kohën
që po jetojmë. Autori ka jetuar mes shumë kohërave, prandaj lufton përparimin e
rrejshëm apo iluzionet e pa'kuptimta. Poeti Gëzim Ajgeraj, vjen kësaj
radhe me një vëllim poetik të mrekullueshëm dhe titullohet;
PËRSE SHARRI MBAN PLIS
Siç e thashë edhe më lart, misionarët lindin për të qënë
të tillë, njëri ndër ata është autori i këtij vëllimi kaq brilant që e veçanta
vjen që nga titulli që flet për shumë kohë dhe vjen pozitivisht për edukimin e
brezave.
Në këtë vëllim poetik temat janë aq të larmishme e
brilante ku përfshin një tërësi moshash e problematikash por bëhet dhe
idol i brezave, pra fëmijë e të rinj.
Janë të dukshme shqetësimet e autorit dhe gjithçka
është rreth atdheut a kombit e arshmërisë saj.
Unë sjell disa nga temat interesante që përmban vëllimi.
• ME LAPSIN E GJYSHIT
• Ç'ËSHTË BASHKIMI
• PËRSE SHARRI MBAN PLIS
• GJYSHI IM KA NJË ATDHE
• PO DIGJET DIELLI PO DIGJET
• KEQ PËRDORIMI I FJALËS
• QENI TË ZOTIN NUK E NJEH
• LUTEM PËR DIELLIN MOS TË PËRFUNDOJË
• KUSH E MBRON HARDHINË
• BRUSHA LAPSI PENA LETRA
• ANTENAT E KËRMILLIT etj.
Larmia, gjendet në çdo fjalë, varg, strofē a poezi.
/ Po digjet dielli, po digjet shkrumb
/ Dhe toka në fulteren e saj përvëlon
/ Një saç mbi kokë djegë e shkrumb
/ E vera diku nën një hije për pak freski na fton
• PO DIGJET DIELLI PO DIGJET
Autori thotë se dielli ndizet flakë, sikur saçi është
vendosur mbi kokë dhe përmes vargjeve qan hallin tokës që digjet nga rrezet
përvëluese të diellit që mëshirën thotë autori e gjen tek valët e detit që atje
mund të fshihesh si guacka nën rërë.
Ama mes kushteve të të nxehtit kërkon pak freski. Dielli
digjet shkrumb edhe mbi vajin e palmës ama, edhe mbi gjithësinë.
Autori e sjell si një këngë të intonuar këtë poezi,
tejet hareshëm me natyrën dhe detin si shprehje dëshire për të ndjerë sado pak
kënaqësi.
Në vëllim vijnë poezi me ndjenjën më të thellë të atdhe-
dashurisë
/ Gjysh më thuaj ç'është bashkimi
/ Këtë fjalë shpesh ta dëgjoj
/ Për Kosovën e Shqipëtinë
/ Me miqt tuaj kur bisedon
Kureshtja e mbesës nuk shuhet kollaj, mosha ia kërkon të
shtojë njohuritë dhe të pyesë se ç'është bashkimi dhe përse shërben.
Dhe gjyshi që shpjegon mbesën, duke ndërthurur
strategjitë poetike përmes muzës mendimit, për ta krijuar vargun e lirë dhe
përshtatje me moshën e saj dhe aftësia për të kuptuar ndodhitë përmes kohërave
përmes imazheve, ngre çështjen e ndarjes si plagë që rënkoi kombi ndër dekada,
por dhe shkaqet që akoma na mbajnë pezull si komb dhe tejet
padrejtësisht.
Ndaj autori krijon me aq dashuri për moshat e reja si
gjeneratat që duhet të pregatiten për të ardhmen e atdheut e kombit.
Në këtë poezi gjejmë shumë porosi dhe më themelorja është
bashkimi pasi vargu thotë, në kor fëmijët kur këndojnë me një zë të bashkuar,
zëri tyre sa larg shkon, ndryshe kur je i vetmuar.
A nuk është mjeshtri plot finesë e ndjenjë mënyra se si e
shpjegon gjyshi mbesën për arsyet e të qënit të bashkuar.?!
Mjafton forma trasparente në përshtatje me moshën.
/ Me lapsin e gjyshit
/ Dua të shkruaj poezi
/ Të jap dritë e dije të tjerëve
/ Ashtu siç japin librat e tij
• ME LAPSIN E GJYSHIT
Aftësitë krijuese të autorit Gëzim Ajgeraj janë të
veçanta, pasi përshtatet me çdo moshë dhe bën ata të dashurojnë lapsin e të
thellojnë mendimin se si mund ta ndriçojnë botën.
Poeti e sjell ëmbël fjalën e vargun duke
ndërgjegjësuar moralin e fëmijëve për të qënë të vetdijësuar se vetëm mësimi e
dija janë elrmentet bazë që të nxjerrin nga çdo situatë.
Ndaj kjo poezi bëhet himn për fëmijët se si ata mund të
demostrojnë dije e aftësi përmes vizionit që ata krijojnë ndaj krijohet
emocion.
/ Pyetën Sharrin në qershor
/ Pse mban mbi kokë atë plis me borë
/ Në mos stinën ke harruar
/ Është verë shumë je vonuar
/ E mbaj borën plis mbi kokë
/ Nganjëherë stinët ngatërroi
/ S’mund ta pij njëherësh tok
/ Gurrat Vërrinit t’i mbushullojë.
• PËRSE SHARRI MBAN PLIS
Kjo poezi është dhe shtylla kryesore që mban titulli i
librit, ndaj flet aq shumë në pak fjalë, pasi plisi është jo veçse pjesë e
veshjes popullore, por simbol i gjysmë vezës kozmike që na kujton lidhjen e
ngushtë tokë- qiell.
Autori thotë t’i mbushullojë edhe më vapën, e ruaj plisin
mbi kokë që ndër gurra mos të ketë thatësi dhe se çdo ditë shkon në çdo shtëpi.
Lidhja tradicionale e shpirtit autorit dhe vendlindjes
tij, atdheut a kombit është shumë e ndjerë dhe e fuqishme. Temat që trajton
kanë delikatesë dhe finesë të jashtëzakonshme pasi dalta me të cilën autori
gdhend fjalën është vetë mendimi i thelluar brenda atij sistemi të detajuar për
ta përmbushur më së miri misionin e egzistencës njerëzore dhe motiveve të
ndryshme në krejt mozaikun e përjetimeve përmes situatash a ngjyrash që
përmbush ditët.
Poeti vjen përmes përjetimesh dhe e sjell akoma më ëmbël
duke synuar të bashkojë skajet e botës fëmijëve që me kohën të arrihen
natyrshëm lartësitë duke reflektuar mbi realitetin jetik dhe atë të atdheut.
Autori finalizon formën artistike brenda realitetit,
shpalos preokupimet, duke depërtuar përmes ndjenjave të pastra tek moshat e
reja dhe bën të dëgjohet zëri tyre, por të shfaqin dhe ëndërrat që ata kanë për
jetën.
Vetëm një gjë e kam konstatuar qartë në fund të këtij
vëllimi.
Autori i këtij vëllimi poetik z. Gëzim Ajgeraj është i
pafuqishëm të qëndrojë pa shkruar e krijuar, pasi nuk rrin dot pa arritur
nivelet më të larta estetike sepse synimet i ka të qarta për të jetuar dhe se
pa poezinë moderne është vetë magjia që e tërheq, diversitet e gjitha, fuqi e
larmi me një botë të gjërë dhe të pasur krijimi.
Pena e mendja e autorit mos shteroftë kurrë dhe veprat e
tij të mrekullueshme jetofshin bashkë me kohërat.
Uroj udhë të mbarë librit e sa më lehtë e këndshëm për
gjenerat e reja.
Suksese të reja autorit.
Prenda Sejdia
Lezhë më;
---------------------------------------------------------------
Biografia
Gëzim Ajgeraj
U lind më 1967 në Malësinë e Vërrinit.
Shkollimin e mbaroi në vendlindje, kurse të mesmen e të lartën në Prizren.
Studimet për elektronikë në Zvicër (1990-95). Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës,
në Prishtinë.
Që nga 23 marsi 2002 është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të
Zvicrës (SSV). Është anëtar i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë në
Zvicër. Jeton dhe krijon në Zvicër.
Ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me të gjitha gazetat dhe revistat e kohës,
si: “Rilindja”, Zvicër – Prishtinë; “Bujku” – Prishtinë; “Zëri i Kosovës”,
Zvicër – Prishtinë; “Bota sot” – Zvicër; “Koha ditore” – Prishtinë; “Epoka e
re” – Prishtinë; “Zëri”- Prishtinë; “Fakti” – Shkup; “Ars” – Tiranë; “Pena
shqiptare” – Prishtinë; “Pionieri” – Prishtinë; “Zogu i mëngjesit” - Prishtinë,
etj. Nga janari i vitit 2004, editon revistën “Metafora”. Së fundi,
editon edhe revistën “Vërrini”..
Jeton dhe vepron në Zvicër mbi tre dekada e
gjysmë.
VEPRAT LETRARE
I – POEZI
1. Poezi: ”Klithmë malli”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1997;
2. Poezi: ”Ëndrra për parajsë”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1998;
3. Poezi: ”Qiellit po digjem”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1998;
4. Poezi: ”Flakë në plagë”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1998;
5.
Poezi: “Mallëngjimi”, poezi,
“Rilindja”, 2000;
6. Poezi:
“Balada e Vërrinit”, (Poemë), KL. “F. S. Noli”,
Prizren, 2001;
7. Poezi: “Degë e thyer”, poezi,
“Metafora”, Prizren, 2007;
8. Poezi: “Etje në fjalë”, poezi, Prizren, 2013;
9. Poezi: “Kthimit furtunat m’i bëjnë prita”, poezi,
Prizren, 2013;
10. Poezi: “Nxitoj të kthehem me dritë”, poezi,
Prizren, 2013;
11. Poezi: “Kënga e zogut”, “Metafora”,
Prizren, 2020;
12.. Poezi: “Diellnxënësit”, “Metafora”,
Prizren, 2020;
13. Poezi: “Kronikë e udhëve”,
“Metafora”, Prizren, 2020;
14. Poezi: “Në karantinën alpine”,
“Metafora”, Prizren, 2020;
15. Poezi: “Nostalgji e mall”,
“Metafora”, Prizren, 2020;
16. Poezi: “Dritëhijet e fjalës”, “Metafora”, Prizren, 2020;
17. Poezi: “Drithërimë mendimi”,
“Metafora”, Prizren, 2020;
18. Poezi: “Eh,
guri”, “7 Days”, Prizren, 2021;
19. Poezi: “Strehët pikojnë mall”, “7 Days”, Prizren, 2021;
20. Poezi: “Antisimbiozë”, “7 Days”,
Prizren, 2021
21. Poezi: “Magma e shpirtit”, “7 Days”, Prizren, 2022;
22. Poezi: “Vegimet
e heshtjes”, “7 Days”, Prizren,
2022;
23.
Poezi: “Agmia e fjalës”, “7 Days”, Prizren, 2022;
24. Poezi: “Zemërimi i fjalës”, “Metafora”,
2019, Prizren;
25. Poezi: “Fjalë e mall”, “Metafora”, Prizren, 2016;
26. Poezi: “Notesi i poetit mërgimtar”, “Metafora”,
Prizren, 2016
27. Poezi: “Gjemba në fjalë”, poezi për fëmijë e të rinj, botoi “Metafora”, Prizren, 2016;
28. Poezi: “Larg pikon malli”, poezi, botoi “Metafora”, Prizren, 2015;
29. Poezi: “Mbi rima bie shi”, poezi, botoi “Metafora”, Prizren, 2015;
30. Poezi: “Buzëqeshja e vrarë“, 7 Days”,
Prizren, 2021
31. Poezi: "Art metafora", poezi 460 faqe,
“Metafora”, Prizren, 2014;
32. Poezi: "Çaste alpike", poezi,
“Metafora”, Prizren, 2014;
33. Poezi: "Duhemi sikur...", lirika dashurie, “Metafora”,
Prizren, 2014;
34. Poezi:
“Regëtim në horizont“, 7 Days”, Prizren, 2018
35.
Poezi: “Nostalgjia“, 7 Days”, Prizren,
2020
36.
Poezi: “Stinët e udhëve të mia“, 7 Days”,
Prizren, 2021
37.
Poezi: “Reliktet e hpirtit “, 7 Days”,
Prizren, 2021
38.
Poezi: “Regëtim në horizont“, 7 Days”,
Prizren, 2021
39.
Poezi: “Mendim i gurtë“, 7 Days”, Prizren,
2021
40. Poezi: “Dhembje malli”, Poezi të zgjedhura nga Bedri Halimi,
SHKYP, 2022.
II – Romane
1. Roman: “Misioni i kriminelit”, roman, Prizren, 2009;
2. Roman: “Serboarmatosja”, roman, Prizren, 2012;
3. Roman: "Studentët",
roman, “Metafora”, Prizren, 2014
4. Roman: “Rrëfimet e doktorit”,
botoi, SKYP, Prizren, 2019
5. Romani: “Giti”, “Metafora”, Prizren, 2017;
6. Roman: “Ditari i ushtarit të lirisë”, SHKYP,
Prizren, 2016;
7. Roman: “Copëzat e idealizmit”, “Metafora”, Prizren, 2016;
8. Roman: “Trëndafilat e pranverave të kuqe”, botoi
“Metafora”, 2016;
9. Roman: “Rob”, roman, botoi “Metafora”, Prizren, 2016;
10. Roman: “Helmimi”, roman, “Metafora”, Prizren, 2014;
III - Tregime
1. Tregime: “Stinët e udhëve të mia”, “Metafora”, Prizren, 2018;
2. Tregime: “Parullat”, “Metafora”, Prizren, 2017;
IV – Dramë
1. Dramë: “Rruga e lirisë”, dramë, “Meshari”,
Prishtinë, 2001;
2. Dramë: “Plaga e lirisë”, “Metafora”, Prizren,
2017;
3. Dramë: “Dhembjet e epokës së kuqe”,
“Metafora”, Prizren, 2017;
V - NOVELA
1. Novela: "Shtigjet e bardha", novelë
letrare, (Ribotim), “Metafora”, Prizren, 2014
VI – Baladë
1. Baladë:
“Lulëkuqet e Vërrinit”, Edicioni “Metafora”, poezi, Zvicër
2005
VII – ETNOS KULTUROR
1. Urti popullore: “Urti popullore të
Vërrinit 1”, (bashkautorësi), “Apolonia” 1997, Prishtinë;
2. Etnos: “Tregime e anekdota nga odat e
Vërrinit-2, “Metafora”,
2019, Prizren;
3. Etnos: “Tregime e anekdota nga odat e
Vërrinit-3, “Metafora”,
2019, Prizren;
4. Etnos: “Tregime e anekdota nga odat e
Vërrinit- 4”, “Metafora”, 2019, Prizren;
5. Etnos: “Tregime e anekdota nga odat e
Vërrinit-5, “Metafora”,
2019, Prizren;
6. Etnos: “Tregime e anekdota nga odat e
Vërrinit-6, “Metafora”,
2020, Prizren;
7. Etnos: “Tregime e anekdota nga odat e Vërrinit-7”,
“Metafora”, 2020, Prizren;
8. Etnos: “Tregime e anekdota nga odat e
Vërrinit-8”, “Metafora”, 2021, Prizren;
9. Etnos: “Tregime e anekdota nga odat e
Vërrinit-9”, “Metafora”, 2021, Prizren;
10. Etnos: “Tregime e anekdota nga odat e
Vërrinit-10”, “Metafora”, 2021, Prizren;
11. Etnos: “Tregime e anekdota nga odat e
Vërrinit-11”, “Metafora”, 2020, Prizren;
12. Etnos: “Tregime e anekdota nga odat e
Vërrinit-12”, “Metafora”, 2020, Prizren;
13. Etnos: “Tregime e anekdota nga odat e
Vërrinit-13”, “Metafora”, 2020, Prizren;
14. Etnos: Katundi e bon luftën, shehri e ngre bajrakin, Metafora, 2007
15. Etnos kulturor: “Festat dhe ahengjet në këngët e vajzave të
Vërrinit”, (Etnos
kulturor), “Metafora”, Prizren, 2017;
16. Etnos kulturor: “Unë po e thej qafën, po
shkoj n`darsëm”, tregime popullore vërrinase, “Metafora”,
Prizren, 2017
VIII – Monografi
1. Monografi: “Rruga e
lirisë” -intervistë me Zafir Berishën, botoi
Asociacioni i Veteranëve të ish- UÇK-së –
Prizren, 2002;
2. Monografi: “Masakra e Tuzsuzit”, Monografi, (bashkautorësi
me Ilam Berishën), “Metafora”, Prizren, 2007;
3. Monografi: “Xhevat Berisha – Legjenda e Vërrinit”, monografi,
Prizren, 2013;
4. Monografi: “Publicistika në luftë e në
paqe dhe arti poetik i Qazim Thaçit”, (Monografi përmes shkrimeve autoriale), SHKYP,
Prizren, 2016/17;
5. Monografi: “Periodiku i kohës për luftën
në Vërri e Prizren – 1”,
publicistikë, botoi “Metafora”, Prizren, 2014;
6. Monografi: “Për të gjallë kullat nuk i
lëshojmë – Sadedin Hasani – Militanti i UÇK-së”,
monografi, “7 Days”, Prizren, 2021.
7. Monografi: “Malësia e Vërrinit”, monografi, “7 Days”, Prizren, 2022.
IX – Poezi për fëmijë
1. Poezi:
”Kënga e babait”, poezi për fëmijë, “Apolonia”, Prishtinë,
1998
2. Poezi:
“Zana në mërgim” (poezi për fëmijë), “Metafora”, Prizren,
2007;
3. Poezi:
“Huqet e Benit”, (poezi për fëmijë), “Metafora”,
Zvicër, 2007;
4. Poezi:
“Dallëndyshja në Vërri” (poezi për fëmijë), “Metafora”,
Prizren, 2007;
5. Poezi:
“Kroi i qytetit tim”, (poezi për fëmijë), ”Metafora”,
Prizren, 2007
6. Poezi: “Bashkimi bën fuqinë”,
(poezi për fëmijë), Edicioni i revistës “Fidani”, Prizren, 2013;
7. Poezi për fëmijë e të rinj: “Bufi i pemës sonë”, “7 Days”,
Prizren, 2022;
8. Poezi për fëmijë e të rinj: “Strofulli i dallëndyshes”, “7 Days”,
Prizren, 2022;
9. Poezi për fëmijë e të rinj: “Krekosja
e dordolecit”, “7 Days”, Prizren, 2022;
10. Poezi për fëmijë e të rinj:
“Gjemba
në vargje”, “7 Days”, Prizren,
2021;
11. Poezi për fëmijë: “Hajni ketër”, “Metafora”,
2018, Prizren;
12. Poezi: “Gjuha e Lonës”, poezi
për fëmijë, botoi “Metafora”, Prizren, 2017;
13. Poezi: “Kukulla Elonë”, poezi për fëmijë, botoi “Metafora”, Prizren,
2015;
14. Poezi: “Teatri Lona”, poezi për fëmijë, botoi
“Metafora”, Prizren, 2016;
15. Poezi: “Libri është porta e botës”, poezi për
fëmijë e të rinj, botoi “Metafora”, Prizren, 2016;
16. Poezi: "Piktura në mur", poezi për fëmijë e të rinj,
“Metafora”, Prizren, 2014;
17. Poezi:
“Piktura në mur“, 7 Days”, Prizren, 2018
18. Poezi: “Në
kopshtin e gjyshit“, 7 Days”, Prizren, 2020
19. Poezi:
“Lona shkon në shkollë”, 7 Days”,
Prizren, 2022
20.
Poezi: Kush e solli lirinë, 7 Days”, Prizren, 2023
X – Romane për fëmijë
1. Roman për fëmijë: “Pëllumbat e
lirisë”, novelë për fëmijë,
Edicioni i revistës “Fidani”, Prizren, 2004;
2. Roman për fëmijë: “Ditët
e bardha”, novelë për fëmijë,
Edicioni i revistës “Fidani”, Prizren 2004
XI - Fabula
1. Fabula:
“Bosi lepurushi”, fabula, ”Metafora”, Zvicër,
2006;
2. Poezi për fëmijë: “Kot inat ia kemi
fabulës”, “Metafora”, Prizren 2018;
3. Poezi për fëmijë: “Sot as ditën nuk të
njohin”, “Metafora”, Prizren 2017;
4. Poezi për fëmijë: “Bosi lepurushi”, “Metafora”, Prizren 2014 .
XII – Gjëegjëza
1. Gjëegjëzë:
“Gjëegjëza”, Metafora,
Zvicër, 2006.
XIII – Poema për fëmijë
1. Poemë: “Dita me Tonin” (poemë), ”Metafora”, Zvicër, 2006;
2. Poemë: “Muajt e vitit me Ardin” (Poemë), ”Metafora”, Zvicër, 2006;
XIV - Tregime për fëmijë
1. Tregime për fëmijë: “Tregimet e gjyshit”, “7
Days”, Prizren, 2021;
2. Tregime për fëmijë: “Në botën e hileve”, “7
Days”, Prizren, 2021;
3. Tregime për fëmijë: “Qershia e stërgjyshit”,
“7 Days”, Prizren, 2021;
4.
Tregime për fëmijë: “Lona shkon në shkollë”, “7 Days”, Prizren, 2022;
5. Tregime për fëmijë: “Trenat dhe toni”, “Metafora”, Prizren, 2017;
6. Tregime për fëmijë: “Buka e gjyshes”,
“Metafora”, Prizren, 2017.
XV - PËRRALLA PËR FËMIJË
1. Përralla: “Gjashtë picimulët në olimpiadë”,
përralla për fëmijë, botoi “Metafora”,
Prizren, 2016;
2. Përralla: “Kësulëkuqja Koni kërkon një shtëpizë” (Përralla
për fëmijë), botoi “Metafora”, Prizren,
2016;
3. Përralla: “Në ditëlindjen e arushit” (Përralla për fëmijë të vegjël),
botoi “7DAYS”, Prizren, 2023;
XVI – Studime letrare
1. Studime: "Arti poetik i Ibrahim Skënderit nën optikën e
rivlerësimit",
kritikë letrare, “Metafora”, Prizren, 2014;
2. Studime: "Të jesh shkrimtar...!1", ese letrare,
“Metafora”, Prizren, 2014;
3. Studime: "Ah, ky art i shkrimit... 2", ese letrare, “Metafora”, Prizren, 2014;
4. Studime: "Arti e metafora 3", ese letrare, “Metafora”, Prizren, 2014
5. Studime: „Metafora e lirisë“ - Vështrim rreth krijimtarisë së Bedri Halimit
Shoqata Kulturore “Ymer Prizreni”, 2014;
6. Studime letrare: “Metafora e poezisë”,
“7 Days”, Prizren 2021.
XVII – KRITIKË LETRARE
1. Kritikë letrare: “Poetët për poetin”, “Metafora”,
Prizren, 2018;
2. Studime: “Metafora e fjalës”- Studime letrare, botoi “Metafora”, Prizren, 2015;
XVIII – ANTOLOGJI
1. Antologji: Cikël me
poezi, “Atdheu në trastë”, botoi
revista letrare "Jeta e re" nr. 4,
korrik-gusht 2002, viti LIV, Prishtinë;
2. Antologji: Cikël
me poezi, “Atdheu i copëtuar”, në
librin “Pikoi molla gjak” (Lirikë me motive arvanitase), botoi
MKRSÇJR-Departamenti i Çështjeve Jorezidente,
Prishtinë, 2004;
3. Antologji: Cikël
me poezi, “Udhë e zjarrmi”, në librin “Muzat i bien lyrës”,
Edicioni i revistës “Fidani”, Prizren, 2005;
4. Antologji: “Momente” (Grup autorësh nga Letërsia botërore në gjermanisht); (Augenblicke), Zvicër, 2007;
5. Antologji: Grup autorësh, “Shkreptimë në horizont”,
(Krijime artistike kushtuar 100 vjetorit të pavarësisë), botoi Biblioteka
Ndërkomunale e Prizrenit, dhjetor, 2012, Prizren;
6. Antologji: Grup autorësh, “Një shekull dritë”, botoi "Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve
dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani", nëntor, 2012, për nder të 100 -
vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Tiranë, 2012;
7. Antologji: Grup autorësh, “Çamëri zemra ime”,
përgatitur nga Fatime Kulli / Kolec Traboini, Pantheon Books, 220 faqe,
Tiranë-Prishtinë, 2014;
8. Antologji: Grup autorësh, “Lulëkuqet e lirisë” –
“Çdo shesh një përmendore”,
Dibran Fylli, SHB.“Meshari“, Prishtinë, 2015;
9. Antologji poetike: “Zemra prindërore”, Shoqata
e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë: Agim Bacelli, Këze (Kozeta) Zylo dhe
Kostaq Duka, Amerikë, 2011;
10. Antologji: Grup autorësh, botoi Biblioteka Ndërkomunale
e Prizrenit, dhjetor, 2015, Prizren;
11. Antologji; Grup autorësh, “Ëndrra, shpresa dhe
iluzione”, Luan Maloku,
Amanda Edit Verlag, Bukuresht, Rumani, janar 2016;
12. Antologji, Selatin Novosela: “Demaçi aromë atdheu”, Shoqata e të Burgosurve Politik e Kosovës, Prishtinë, 2015;
13. Leksikon: “Leksikoni i autorëve shqiptarë në
Zvicër”, Besnik Camaj dhe Shefqet Dibrani, botoi: “Faik Konica”, Prishtinë,
2016;
14. Antologji: “Revista albanezul – Shqiptari”, Nr.
137/2007,tema: Fati i botës varet nga Zoti dhe Kosova”, Bukuresht,
kryeredaktor: Baki Ymeri, themelues
Fondi Nikolla Naço 1888, Bukuresht;
15. Antologji: “Antologji e poezisë moderne shqipe”,
përgatitur nga Adem Zaplluzha, 2016, Kosovë;
16. Antologji: “Alepo”, Antologji e poezisë shqipe, Përgatiti Tyran
Spahiu, Prizren, 2016;
17. Antologji: “Shkrimtarët për Havzi Nelën”- Shpirti
i lirë i Lumës, përgatiti Rexhep Shahu, botoi Klubi i poezisë, Tiranë,
2018.
18. Antologji:”Pranvera poetike në Vërri”, Metafora, Prizren,
2015;
19. Antologji: “Një kafe me miqtë e metaforës”,
“Metafora”, Prizren, 2014;
20. Antologji: “Në rrjedhën e Drinit”, “Metafora”,
Prizren, 2014;
21. Monografi nga Çerkin Bytyçi: Prim.
Dr. Daut Mustafa: poezi nga Gëzim Ajgeraj: Mantelbardhi zemërbardhë (Dr.
Daut Mustafa mjek dhe humanist), fq. 123, viti i botimit 2001;
22. Antologji në gjuhën Suedeze,
« Cikël me poezi », Suedi,
2022
23. Monografi: Një krismë pushke për liri (Poezi nga autor të ndryshëm
për dëeshmorin Selim Berisha), Milazim
F. Kadriu, Prishtinë;
24. 20. Antologji: “Ku sofra e kuvendit rri shtruar”,
Bibloteka ndërkomunale e Prizrenit (grup autorësh) Prizren, 2013;
25. Demir Behluli, “Portrete shkrimtarësh”, Prishtinë,
2002;
26. Jeta e re / Revistë letrare Nr: 4, viti LIV, “Cikël me poezi”,
Prishtinë, 2002;
XIX – REVISTA
1. ( 23
Numra).
Revistat: “Metafora”, Nr. 1, (2004), deri Nr. 23 - (2023).
2. ( 5 Numra)
Revista: “Vërrini”- 1, viti 2014;
Revista: “Vërrini”- 2, viti 2015;
Revista: “Vërrini”- 3, viti 2016;
Revista: “Vërrini”- 4, viti 2017;
Revista: “Vërrini”-
5, viti 2017.
3. Penda e artë: Bashkë/editor me poeten
Prenda Sejsia; Editore për Shqipëri.
1. Penda e artë 1, dhjetor 2022
2. Penda e artë 2, janar 2023
3. Penda e artë 3, shkurt 2023
4. Penda e artë 3, shkurt 2023
4. Revista; ROZAFA, / Shkodër, Edicion i
Klubit të shkrimtarëve, poetëve dhe artistëve të Veriut të Shqipërisë, me seli
në Shkodër.
(Ideator, bashkopuntor, pregaditjen, dizajnin
e deri në publikimin e revistës). /
Anëtar nderi i klubit dhe revistës.
1. Rozafa 1, Shkodër 2023.
XX - Vlerësime kritike për
veprën e Gëzim Ajgerajt;
1. Kritikë letrare nga Ilam
Berisha, “Gëzim Ajgeraj – poet
i mallit dhe i krenarisë kombëtare” -“Metafora”, Prizren, 2012;
2. Kritikë letrare nga Ilam
Berisha, “Gëzim Ajgeraj - një zë origjinal i vlerave të artit letrar” “Metafora”, Prizren, 2012.
5 - Libra studimor nga Prenda Sejdia:
1. - POEZIA
E AJGERAJT NË DIOPTRINË E ANALIZËS DHE TË KRITIKËS LETRARE - Studime
letrare
2. - DIVERSITETI
I PENËS SË AJGERAJT NËN DIOPTRINË E ANALIZËS DHE TË KRITIKËS LETRARE -
Studime letrare
3. - METAFORA
E MALLIT (Përzgjedhje poetike nga poezia e Ajgerajt)
4. - POETI
I METAFORAVE – Studime letrare
5. - ROMANI
I AJGERAJT NËN OPTIKËN E ANALIZËS DHE TË KRITIKËS LETRARE - Studime letrare
6. PENA
E AJGERAJ NË LETERSINË PËR FËMIJË (Studim Letrarë), , “7 Days”, Prizren, 2023.
XXI – ENCIKLOPEDI
1. Si krijues e studiues u përfshi në: Fjalorin Enciklopedik të Kosovës,
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, 2018; Leksikon Enciklopedik i
Akademisë Shqiptare.
XXII - PARAPSIKOLOGJI
1. Psikologji: “Ndërgjegjësimi i individit - vlerë e së ardhmes”, “Metafora”, Prizren, 2017;
2. Psikologji: “Pikëpamje për
jetën dhe përvojat”, botoi “Metafora”, 2019, Prizren;
3, Parapsikologji: Refleksione dhe uni personal, “7
Days”, Prizren, 2022.
XXIII - BASHKAUTORËSI NË GJUHË TË
HUAJA
1. Poezi: “Në krahët e dritës”
(Botim në bashkautorësi me Mariana Grigore), Rumanisht – shqip, Amanda Edi
Verlag, (përkthyer nga Baki Ymeri), Bukuresht, 2021.
XXIV – PËRZGJEDHJE ME POEZI PËR TË TJERËT
1. Poezi: “Malësisë i këndoi në vargje”,
poezi nga poeti Ilmi Kurti (Mjeshtër i madh),
Malësi e madhe, Shqipëri. Botoi: 7DAYS,
Prizren, 2023.
XXV – LEKSIKON
1, LEKSIKON:
Leksikon
i autorëve shqiptarë në Zvicër, nga autorët: Besnik Camaj e Shefqet Dibrani
XXVI - ÇMIMET
1 - Çmimin: Shkrimtari më mirë i
vitit 2014, nga Drejtoria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit, komuna e
Prizrenit, 2014.
2. Çmimi i 1-rë : “Abdullah Thaçi”,
Bibloteka Mdërkomunale Prizren, 2020

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen