Freitag, 29. September 2023



ANALISTËT NË KORNIZË
Në kornizat e bollshme
të broqkullave
dita qel e verdhë orë e çast
në atdheun tim
(lista e analistave të përrallave të qarshisë,
ta humb udhën edhe në oborr)
mos pordht kush
në Prishtinë a Tiranë
në kafenenë e çthurur të pazarit
me kokrra të thyera fjalësh
ngrisin piramidën e përrallës
e mbremjeve na e servojnë
në kornizën e përqarjeve
si helm i natës
atdheun e shesin orê e çast
për nevojat e xhepit
dhe për pjatën e vjetër
që e lëpijnë diku largë
tek bodrumet e amanetit
të baballarëve
i strukin nostalgjite
medet atdhe
... se kush hip e zbret
mbi diellin tëndë
të zbehtë

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen