JESHKOVA - NËPËR SHEKUJ, DERI MË SOTË
Nga: Gëzim Ajgeraj
Jeshkova, ky fshat në regjionin e Vërrinit të sotëm, gjeografikisht shtrihet në pjesën jugore të Prizrenit. Historikisht një fshat i vogël që kryesisht hapësira gjeografike e territorit ku gjindet, sikur e ka kufizuar shtrirjen dhe zgjerimin ashtu si dhe shumë fshatra të Vërrinit.
Jeshkova e sotme, në përkufzimin gjeografik
të fshatrave për rreth, gjendet në pjesën kadastrale mes fshatit Hoqë e
Qytetit, Lybeqevë, Billushë dhe një pjesë bukur e madhe e maleve mbi të, e
ndanë me teritorin e Opojës. Brenda kësaj vije gjeografike, shtrihet territori
i Jeshkovës, ndërsa vet fshati përgjatë disa fushave të vogla (bashqe, ara) dhe
shpatit përskaj pyjeve që ngriten përpjetë, mbi fshat. Mes dy lumenjëve të
vegjël të cilët kalojnë përmes e skaj fshatit, por që nuk shterren kurrë. Ky
ishte një përkufizim në vija të trasha, i Jeshkovës (Gjeq-it) të sotëm. Por
synimi i ynë është të prezantojmë nga lashtësia këtë fshatë, nga ato pak të
dhëna që posedojmë. Dihet fare mirë historikishtë se Dardania, për shekuj me
radhë ishte nën pushtimin Bizantin, ashtu edhe zona e sotme e Vërrinit. ‘‘Ndërsa
në kohën e Stefan Pervovenqanit iu
bashkua shtetit serbë Prizreni dhe gjithë regjioni i tijë, pra edhe Vërrini, që
për një kohë të shkurtër (në fillim të shek XIII), ishte nën pushtimin Bullgar.
Edh pse historiografia sllave, e në veçanti ajo serbe, periudhën e sundimit të Nemanjiqëve
mundohet ta tregoi kur kjo trevë bën hapa përpara në zhvillimin politik,
ekonomik, kulturor, etj. Megjithatë, faktet tregojnë të kundërtën, sepse
popullsia e kësaj ane, në këto kohë pësoi periudhën më të errët të ekzistimit
të vetë. Dëmet më të mëdha gjatë sundimit të Nemanjiqëve, rajoni i pësoi në
pronat e tyre që ua morën dhe i kaluan në prona të manastireve të veta. Ndërsa
banorët u ngarkuan me taksa dhe punë të detyruar, që duhet ta bënin në interesa
të pushtuesit. Banorët ishin të ngarkuar të siguronin drithin dhe bylmetin, për
Manastiririn e Shën Arhangjejve. Edhe në fushën e besmit, gjuhës dhe kulturës,
në këtë trevë u bënë ndryshime të dhunshme dhe të mëdha. Qendra kishtare në
Ulinë e cila tubonte rreth vetes të gjitha kishat e regjionit të Prizrenit:
(Vërrinit, Opojës, Gorës e Sredckës), dhe një pjesë të fshatrave të Tetovës, u
la pas dore shtresa e ngritur feudale shqiptare, për të u favorizuar ajo
shkizmatike, në mënyrë që përmes kësaj metode të bëhet pastaj sllavizimi i
kësaj treve të pastër Iliro-Shqiptare, ku u bë edhe ndërrimi i dhunshëm i
emrave të banorëve, si dh mikro dhe makro toponomisë, etj. Prekëm këtë element
për Vërinin si tërsi e atëhershme, për të hyrë më pastajë më lehtë në bërthamën
e studimit tonë.
Nga një defterë i vtit 1591, nëpër fshatrat e nahijes së Prizrenit, kryefamiljarët mbanin thuajse krejtësishtë emra shqip dhe islam, dhe emri i Jeshkovës gjindet si; Peshkova (jeshkova). *Selami Pulaha: Të dhëna ekonomike dhe demografike për krahinën e Opoljes (Opojës), në gjysmën e dytë të shek. XVI, Studime historike 1975, fq. 104, 105; ku jepen të dhëna edhe për fshatrat e tjerë të kësaj zone. Jeshkova përmendet në dokumentet e shkruara në vitin 1348, në kartën e shënjëtorëve Gabriel dhe Mihal, afër Prizrenit si Elhova, Elhavec, nga e cila është krijuar Jeshkova e sotme. Jeshkova përmendet edhe në librin e kujtimeve të Manastirit të Shën Trinës të Mushtishtit, që e ka regjistruar si vendbanim me emrin Jeshkova (Peshkova) me 18 shtëpi. Thuhet se katundi i moçëm, është shtrirë në jug të fshatit, në Rrajëmadh, te Reka e Gjeqit, te Guri i Kallugjerit, në pjesën më të lartë të fshatit. Këtu edhe sot e kësaj dite kur shkruajmë, vërehen bazamentet e vendbanimeve. Dhe afër fshatit, kanë ekzistuar edhe varrezat e vjetra. Na duhet përmendur faktin se shënime përgjatë sundimit të perandorisë osmane, për kohën që po shkruajmë, nuk kemi mundur të sigurojmë, dhe kjo kohë na ngelet pandriçuar dhe si detyrë për hulumtimet tona në të ardhmen. Pra, është një periudhë pesë shekullore, kur brenda vendeve Ballkanike, por edhe regjionit të Vërrinit, ka pasur ndryshime te mëdha, sidomos në çështjen e besimit. Përmes një shënimi që kemi në dorë, vijmë në gjysmën e parë të shekullit të XX-të, kur Jeshkovën së bashku me Billushën dhe Poslishtin, i gjejmë në komunën e Hoqës së Qytetit, dhe në atë kohë kishte 22 shtëpi, me 143 banorë, me përbërjen e popullsisë; shqiptarë. *Ramadan Muja: Prizreni midis dy luftrave Ballkanike 1918 - 1941. Pas luftës së dytë Botrore, flasim për periudhën pas 1945-tës, Jeshkova si gjithë fshatrat e Vërrinit psonë një rritje në numrin e shtëpive, por edhe të banorëve. Fundi i shekullit të XX-të, atë e gjeti me diku 50 shtëpi, ndërsa numri i banorëve gjithmonë i ndryshëm, mvarësishtë nga dyndjet e her pas hershme të familjeve Jeshkovase, drejtë qytetit. Fillimi i luftës së UÇK-së kundër okupimit serbë mbi Kosovë, rininë Jeshkova e gjeti në gjendje gatishmërie për një luftë të ardhëshme që do të vie. Shumica e rinisë së këtijë fshati, si dhe djemve të kthyer nga mërgimi, u mobilizuan në radhët e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, në zonën e Vërrinit. Në këtë organizim, Jeshkova i dha shum UÇK-së dhe luftës së Kosovës, pa kursyer asgjë. Pikërishtë në Jeshkovë, u vendosë edhe selia qendrore e shtabit lokal të UÇK-së për Prizren. Dhe kësisoj, fshatrat e Vërrinit, u bënë qerdhe kryesore e UÇK-së dhe arenë e luftrave që do të ndodhin në këto kohë.
Ofenziva serbe e 1 - 5 shtatorit, e vitit
1998, kundër fshatrave në kuadër të Zonës së Vërrinit, edhe Jeshkovën dhe djemt
e sajë i gjeti në këmbë, në mbrojtje të trjeve të veta shekullore. Data e 1 dhe
2 shtatorit, të këtijë viti, ishte tepër e përgjakshme edhe për Jeshkovën. Më
datën 1 shtatorë, në luftime e sipër plagoset rëndë; Fatmir Berisha nga
Prizreni (Leskovec - Arbëri), i cili po gjatë asajë mbrëmje nga plagët e marra,
vdesë. Dita e dytë, e 2 shtatorit, ishte edhe më e përgjakshme në Jeshkovë;
Gjat luftës së asaj dite mes UÇK-së dhe forcave okupatore (që kishin numër
tepër të madh forcash dhe arsenal ushtarak), në luftime e sipër bien
heroikishtë: Avdi Fazli Shala (1949), Agim Avdi Shala (1975) dhe Besim Ryshen
Shala (1963). Por krimet serbe kishin vazduar edhe më tejë, duke vrarë edhe
popullatë civile në këtë fshatë, dhe po atë ditë u vranë edhe: Merxhan Shala
(1925), Kadishe Berisha (1926), Fatime Shala (1944), Myrvete Shala (1968).
Ndërsa fshati Jeshkovë, u plaqkit dhe dogj tërsishtë nga apokalipsa ushtarake
serbe. Por krimet e ushtrisë serbe nuk përfundojnë me kaq në Jeshkovë. Pak muaj
më vonë, pikërishtë më 11 mars 1999, ushtria okupatore e serbis merr përsëri
ofenzivë ushtarake kundër zonës së Vërrinit, dhe dihej fare mirë se në Jeshkovë
ishte e vendosur njësia speciale e UÇK-së. Po gjat kësaj dite në mes të forcave
të UÇK-së dhe ushtrisë armike, pati luftime të përgjakshme, ku u vranë shum
ushtarë të UÇK-së, Si: Ymredin çengaj (1959), Alajdin Xhezairi (1974), Bashkim
Suka (1979), Hajdar Shala (1977), Feriz Susuri (1969), Hamit Thaqi (1970),
Tahir Gashi (1977), Hysen Rexhepi (1973) dhe Skender Latifi (1970), ndërsa u
zhdukën pa gjurmë; Ymer Asllan Shala (1960), Nuridin Avdi Shala (1970), Bajram
Rexhep Shala (1974), Ylmi Xhymshit Shala (1974), Liman Idriz Shala (1974),
Musli F. Gashi (1981) dhe nga Hoqa e qytetit: Fehmi P. Shala (1961) dhe Rexhep
M. Buduri (1971).
Krimet serbe në këtë fshat, nuk u ndalën, më 8 prill 1999, fallangat serbe e vranë plakun Ahmet A. Krasniqi (1917), nga Jeshkova. Në fundë të gjith këtyre krimeve serbe mbi Jeshkovën dhe banorët e sajë, konstatojmë se ky fshat i dha shum gjak liris së Kosovës, pa anashkaluar fshatin dhe dëmet materiale të rrafshuara me tokë. Jeshkova sot është plagë e dhimbjes dhe krenarisë kombëtare, në luftën çlirimtare, për çlirimin e Kosovës.
Paslufta edhe përkundër plagëve të
trashëguara e dhimbjeve të mëdha, dhe dhimbjeve për djemtë e zhdukur e të pa
kthyer, banorët e sajë e kan marrë veten dhe fshatin e kan rindërtuar
plotësishtë, mbi gërmadhat e luftës që i la shum plagë.
Zvicër, 2014

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen