KUSHNINI - FSHATI QË SHEKULLI XXI E GJETI TËZHDUKUR
Fshati Kushnin, në hartën gjeografike të atdheut, i takon regjionit të
Vërrinit, të Prizrenit. Rrëzë kodrës se Cfilenit (Kryekodër), i kufizuar me
Fshatin Malësi e Vërrinit, Lezin, Arbërinë, dhe në veri me regjionin e Zhupës
së Prizrenit, rrëzë kodrës së Cfilenit, shtrihet fshati Kushnin. Pozita jo edhe
e përshtatshme gjeografike, me brigje dhe lugina, që shtrihet përmes fshatit,
ka bërë që ky fshat, mos të rritet edhe aq shumë nëpër historinë e egzistencës
së tij.
Fshati
nga se mbahet në mend në këtë gjysëm shekullin e fundit (të shekullit të
kaluar), afërsisht sillej në njëzet deri njëzet e pesë shtëpi, kryesisht
familje malësore që jetonin nga bujqësia, blegtoria por edhe nga kurbeti nëpër
vende të ndryshme. Dy mbiemrat që i bartin familjet Kushnin-ase janë: Shala dhe
Thaqi. Por neve do të hulumtojmë nëpër dokumente të hershme, nëse mundë të
gjejmë diç edhe mbi lashtësinë e këtij fshati, pamvarësisht se historiografia e
këtij fshati dhe e zonës në tërsi, është ruajtur shumë pak e shkruar, apo
fare. Nëpër dokumentet ku flitet për
katundet e regjionit që sotë neve e quajmë Vërri, si numër katundesh mendohet
dhe aludohet edhe në vendbanimin e Kushninit, por rrallë e gjejmë të përmendur.
Por supozohet se fshati është shumë i vjetër, edhe për kundër lëvizjeve dhe
erupcioneve vërshuese të tokës në këtë fshat, ai ka mbijetuar nëpër këto
lëvizje. Japim këtu një të dhënë, të një
Ambasadori Rus; I. Jastrebov, i cili rreth vitit 1879, Kushtendilin (Kushninin, - sh. i yni), e shënonë me emrin Qustendil, dhe thotë se në atë kohë
kishte rreth 50 shtëpi, me popullsi shqiptare. Ai përmendë këtu edhe Lybeqevën
me 138 shtëpi, dhe Jeshkovën me 15 shtëpi, (pra popullatë shqiptare, të besimit
musliman - islam). Në kujtesën e banorëve të Lybeqevës të bartur ndër breza,
thuhej se në këtë lokalitet kanë egzistuar varreza të vjetra, mirëpo për shkak
të rrëshqitjes së terenit, që është karakteristikë në këtë lokalitet, janë
dëmtuar. Dhe thuhet se është themeluar pas fshatit të afërt Lez. Do të japim
këtu edhe disa të dhëna, për Kushninin, e periudhës mes luftës së parë dhe asaj
të dytë botrore; Atëherë Kushnini (Kushtendili), i takonte Komunës së
Lybeqevës, së bashku me Lezin, dhe Leskovecin, dhe numronte 17 shtëpi, me 112
banorë, popullsi shqiptare, musliman. (shënim: Ramadan Muja; Prizreni midis dy
luftrave botrore, 1918 - 1941, fq. 42). Kushninin afërsishtë e gjejmë në këto
rrethana edhe pas luftës së dytë botrore, me popullsi e cila kryesisht jetonte
nga bujqësia dhe blektoria. Megjithatë, rritja e popullsisë dhe pozita e
ngushtë gjeografike e fshatit, ka bërë që popullata në faza të caktuara,
pjesërishtë të migroi në qytet, apo edhe në fshatrat e rrafshit siq është
Nasheci, ku sotë ka familje të ardhura nga Kushnini, por edhe në vetë qytetin e
Prisrenit. Në dekadat e vonshme të shekullit XX, në Kushni, u hap edhe shkolla
katërvjeqare, si paralele e shkollës fillore në Lybeqevë, deri në luftën e UÇK-së
(1998/99). Kemi arritur kështu deri në
fillimin e luftës së armatosur të UÇK-së, kundër okupimit serbë, dhe në këtë
kohë edhe djemt nga Kushnini i gjejmë të kyqur si Ushtarë të Ushtrisë
çlirimtare të Kosovës, në zonën e Vërrinit. Gjat këtyre oranizimve të UÇK-së në
Vërri, rinia e këtijë fshati ka dhënë kontribut shum të çmuar, ndërsa liris së
Kosovës, i ka dhënë edhe disa dëshmorë dhe martirë, që u flijuan në votrat e
tyre shekullore. Ofenziva sebe e 1-5
shtatorë 1998, e forcave të okupatorit serbë, djemt e Kushninit i gjeti të
mobilizuar në kuadër të UÇK-së, në zonën e lirë të shpallur nga UÇK-ja, në
Vërri. Ndërsa pozita gjeografike e Kushninit, ishte aq e pa favorshme për
ushtarët e UÇK-së dhe për banorët e sajë, sa që qysh mbrëmjen e parë të 31
gushtit popullata civile duhej të mobilizohej për largim nga fshati. Kjo për
faktin se tanket e ushtrisë serbe që kishin ardhur nga prapa *Cfilenit, nga
regjioni i Zhupës, ishin vendosur vetëm pak qindra metra mbi Kushnin, dhe këtu
ishte e pa mundur të mbrohej diq. Ndërsa dita dhe nata e 1 shtatoit, djemt e
mobilizuar të Kushninit, i gjeti nëpër vijat e frontit, dhe pikërishtë këtë
natë bien edhe këta ushtarë të UÇK-së, djem nga Kushnini: Tamil Beqir Shala (1956), Milaim
Xhemali Thaqi ( 1971) dhe Refki Gani Shala (1970). Ndërsa popullata
civile, tani më ishte larguar më herët nga fshati, dhe kishte shpëtuar nga
ndonjë masakër e mundëshme, që zakonisht i kryenin forcat serbe në atë kohë.
Për banorët e rikthyer të Kushninit historia përsëri ripërsëritet, edhe atë në
ofenzivën e dytë të 11 marsit 1999, të ndërmarrë nga forcat serbe, kundër zonës
së Vërrinit. Po më 11 marsë, 1999, një pjesë e popullatës lëvizë drejtë fshatit
Lybeqevë, për tu strehuar nëpër pyje në drejtim të qytetit. Dhe pikërishtë këtë
ditë vritet edhe i riu nga Kushnini: Shemsidin Tamil Shala (babai i të
cilit ishte vrarë në ofenzivën e shtatorit), kufoma e të cilit edhe sot e kësaj
dite, mëton të jetë e zhdukur. Për Kushninim dhe banorët e tijë, kalvari i
vuajtjeve dhe dhimbjeve nuk pushon, dhe me fillimin e sulmeve të NATO-s kundër
pozicioneve serbe, dhuna e ushtrisë serbe vazhdonte mb popullatën shqiptare. Në
marsin e prillin 1999, ushtria serbe filloi dëbimin e popullatës, edhe në
Vërri, dhe disa banor nga Kushnini, largohen në drejtim të fshatit të afër
Jabllanicë. Por në rrugëtim e sipër, hasin në forcat serbe të cilat gjuajnë pa
kurrfar lajmërimi, me këtë rastë e vrasin; Ramadan Rasim Thaqi e Sejdi Shani Shalaj
dhe plagoset rëndë Ismail Beqir Thaqin. Fundi i luftës Kushninin e gjeti me pak
banorë të rikthyer, të cilët më vonë edhe ata e braktisën dhe u dyndën ë qytet në kërkim të një jete më të
mirë. Sot në këtë fshat, me shtëpi të braktisura dhe gërmadha që i la lufta,
nuk jeton askush në to. Pas luftës, për dëshmorët dhe martirët e këtij fshati,
në rrafshin që ndanë Vërrinin dhe Zhupën, rrëzë kodrës së Cfilenit, është ngritur një lapidar, në kujtim të veprës
sublime që e bënë dëshmorët dhe martirëte fshatit Kushnin të Vërrinit.
Gëzim Ajgeraj,
Zvicër, 2014

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen