FESTAT DHE AHENGJET NË GOJËN E VAJZAVE TË VËRRINIT
Nga: Gëzim
Ajgeraj
Ndryshimet historiko shoqërore na obligojnë që ti qasemi
një teme të tillë në lëmin e folklorit popullorë, e në veçanti në një lëmi jo
fortë të dokumentuar në kronikat e letrave tona shqipe, për çfarë do të sjellim
në këtë shënim. Ndryshimet që kanë ndodhur si dhe ato që po ndodhin , kanë
ndikuar dhe po ndikojnë që në traditat kulturore të popullit tonë, të
gërshetohen edhe rrymimet e kohëve dhe periudhave të caktuara nëpër traditat
tona, të cilat janë ruajtur në zemrën e popullit, por që një pjesë e tyre me
kohën edhe po zhduken fare. Prandaj duke qenë të bindur se një pjesë të kësaj
kulture popullore e ka ruajtur edhe kënga e dalë nga goja e nënave tona duke u
bartë nëpër gjeneratat e reja, kemi këtu parasysh vajzat, ne do të shkëpusim
shumë këngë nga folklori i vajzave të Vërrinit (regjion afër Prizrenit),
të cilat edhe sot e kësaj dite këndohen në: lindje, festa, ahengje, fejesa,
dasma etj. Duke qenë të bindur se tema do të sjellë diçka nga kultura e jonë që
do ti mundësojë edhe ardhmërisë një studim më të thellë në këtë drejtim, me
përkushtim kemi bërë mbledhjen e tyre dhe paraqitjen në gjuhën origjinale e
cila përdoret në këtë regjion nga goja e vajzave.
GRUPI I VAJZAVE
Zakonisht këngët ne
festa, ahengje, dasma, gëzime familjare etj, këndohen në grupe vajzash, të
lagjes, farefisit, fshatit etj,duke e përshtatur zërin dhe metodën e
vallëzimit. Pra ato përbëjnë një korë muzikorë të larmishëm në stilin e zërave
dhe kombinacionin e tyre duke e nxjerrë një tonë shumë të këndshëm për veshin e
dëgjuesit, njëkohësisht duke e paraqitur një larmi kulturore që rrallë popuj
mundë ta kenë në botë. Të habitë përshtatshmëria e zërave edhe në ato momente
kur grupi përbëhet nga vajzat e fshatrave të ndryshëm, por që koordinimi i
zërave bëhet shumë shpejtë pa kurrfarë pregaditje paraprake, e që kjo të bënë
të kuptosh se kjo kulturë jeton në shpirtin e vajzave dhe buron nga ai. Veshjet
e vajzave janë shumë të larmishme dhe ato paraqesin një kulturë në
kombinacionin e veshjeve dhe ngjyrave që krijojnë një estetik të shkëlqyeshme
të grupit të vajzave. Këngët zakonisht këndohen nga grupi i vajzave, që për
vegël përcjellëse e përdorin defin (një instrument i ndërtuar nga një rreth
druri, që për mbulojë e mbanë një lëkurë dhie e terur mirë dhe e tërhequr për
skajet e rrethit. Ndërsa këngëve u prinë njëra nga vajzat e cila dinë këngë më
tepër. Herë herë ato këndojnë në një rreth në pozitën e qëndrimit në vend, e
nga një herë edhe vallëzojnë. Vallet udhëhiqen nga njëra prej vajzave që e njeh
më bukur vallëzimin, e tjerat kapen pas sajë dorë për dorë apo në mesë. Defin e
interpreton ajo që i prinë valles, njëkohësisht u prinë edhe këngëve, të cilat
pastaj e shoqërojnë edhe vajzat tjera mbrapa.
VESHJET
Kostumet e vajzave në
Vërri kanë pësuar ndryshime të mëdha me kohën dhe modernitetin e sajë e në
veçanti në këto vitet e fundit duke qenë faktor kryesorë kurbeti dhe migrimi i
madh i Vërrinasve. Veshja më herët njihet veshja tradicionale shqiptare, gjatë
kohës së sundimit osman bëhet një gërshetim në kulturën e veshjeve tona , duke
pasur ndikim të fortë edhe feja në këtë drejtim, ndërsa meshkujt prej kohësh e
kanë ruajtur veshjen kombëtare shqiptare. Por me rrjedhën e viteve dhe me
ndryshimin e kohërave edhe veshjet u transformuan në forma të ndryshme,
kuptohet këtu ndikojnë edhe zhvillimet ekonomike të shoqërisë në ndryshimin e
veshjeve. E veçantë e veshjeve është se pjesërisht ruhen motive nga kultura
jonë e lashtë (duke aluduar në dimija, kostume plakash, bofshe ose përparse,
jelekë, këmisha të bardha, shami, çorapë prej leshi të dhenve etj). Pjesërisht
këto veshje mundë ti gjen edhe sot në
Vërri. Pra veshja e sotme e vajzave Vërrinase është e larmishme duke përfunduar deri në veshjet moderne evropiane.
LINDJA E FËMIJËS
Lindja e fëmijës për
kullat tona gjithmonë ka qenë një gëzim i veçantë, sepse prej aty fillon
trashëgimia e qiftit dhe jeta ka kuptim
siç thonë vërrinasit. Në veçanti lindja e djalit në këto treva gjithmonë
ka qenë më e privilegjuar, sepse ai do të jetë shtyllë e shtëpisë dhe shpresë e
një pleqërie të ardhme i cili do të kujdeset për prindërit e vetë, njëherëshdo
të jetë trashëgimtarë i gjithë asaj pasurie të cilën e posedojnë prindërit.
Këto këngë fillojnë qysh para lindjes, në fazën e shtatëzanisë, pastaj pas
lindjes duke vazhduar në festa e ahengje tjera. Por ne këtu do të ndalemi pakë
edhe në festën e cila organizohet pas lindjes, të cilën e festojnë gratë e afërta të familjes,
fisit, miqësis së ngushtë, vajzat e lagjes etj,e që mblidhen një ditë të
caktuar për ta gëzuar lindjen e fëmijës, e kjo ditë në vërri quhet: dita
e babinës, ose dita e përgimit.
Ni oxhak po qet tim, për Valbonën po bajmë
përgim
Synin e zi, ore V....... synin e zi, na për
ty po bajmë gosti
Na kofsh me jetë, ti ore V....... na kofsh me
jetë, na për ty po bajm ziafet
Na ka lind V...... në vakt të iqinis, na jan
gëzue drunat e shpis
Po shtohet Kosova për çdo dakik, se po i
lindin trima çdo ditë
Me gëzim kishim knue mu pas kan liria, se
fmit tanë po na i vret serbia
NINULLAT
Ato zakonishtë
këndohen vetëm, pranë djepit dhe zakonishtë nga nëna, por shpeshë kur ato
këndohen nga motra, xhyshja apo dikush tjetër vetëm bëhet përshtatja e tyre,
mvarsishtë nga kush këndohen ato.
Nina nana birin nër hije të mollës, mu bafsh
ore bir luftar i Kosovës
Nina nana birin në djep të ri, tëta
rriti nana luftar për liri
Pe përkundi Durimin nuk pe lodhi dorën, se po
e rriti trim për Kosovën
Ore D....... fli me nanën ti, u rritsh ore
bir jetofsh në liri
Ore D...... rritu ma shpet, po të rriten
Kosovë trimat në djep
Në djep të hekrit, nina D....... në djep të
hekrit ne të na baet plak i miletit
SYNETI
Edhe festa e synetit
në vërri bëhet në shumë frma, mvarsishtë nga pasuria e individit dhe rëndësia
që i kushton asajë. Ka raste kur ajo i afrohet një dasme të vërtet, janë ato
arsyet kur një familje një kohë të gjatë nuk ka pasur gëzime në atë shtëpi, raste
tjera kryhen në mënyra më të pa zëshme (pa ndonjë ceremoni të veqantë) etj, por
kryesishtë ato festohen, pastaj kryen vizita nga të afërmit duke shkuar
paralelishtë edhe urimet e dhurata për fëmijën.
Peshku i detit, ore Durim peshku i detit, gji
po ti veshim petkat e synetit
Kur të vjen gjerati, mos u tut D...... kur të
vjen gjerati, se e kije loken e të rri te shtrati
Për hajr syneti ore D....... për hajr syneti,
të prift hajri edhe shëneti
Dorën e leht, na e past berberi dorën e leht,
na baft D..... tepërpjet
FEJESA
Me rastin e fejesës së
djalit, në vërri kjo ngjarje festohet duke organizuar ceremoni të veqantë në
një ditë të caktuar ku mblidhen të gjithë të afërmit, rrethi i ngushtë etj,
ndërsa vajzat që nga dita e fejesës e deri në ditën e ceremonisë mblidhen çdo mbrëmje
dhe këndojnë në shtëpin e djalit që është fejuar.
Këngët për ditën e
fejesës janë këto:
Kur të ka lidhë nana
në djep për Valonin të ka ba nijet
Nana në beshik kur të
ka lidh nana në beshik, për V....... të ka porosit
E lishoj kovën edhe
Valbona i lishoj kovën duël V....... ja dha dorën
E lishoj lesën edhe
kjo V........ e lishoj lesën, duël V........ ja dha besën,
ja dha besën me besa
besë, jam e jotja deri të vdes.
S`deshti dukat ni nana
nuses sdeshti dukat, deshti vajzën me ba rahat
Mik ish kann, baba i
nuses mik ish kann, me të parën fjalë vajzën na ka dhanë
Mik me lira, nuk jemi
ba mik me lira, jemi ba mik me fjal të mira
Kur të na vjen shkusi
i ri, tëti bajm shum sojgi
Kur të na vjen shkusi
fushës, eshëmllëki i E..... nuses
Kret të lypën nuse sun
ta gjetën shpin, dole A....... ja lujte shamin
CAKTIMI I VADES PËR MARTESË OSE KËPUTJA PUNË
(MARRJA E PENIT)
Ekzistojnë disa terme
për këtë ditë në Vërri, kjo bënë të kuptohet edhe nga vetë titulli dhe
nëntitujt e kësaj dite. Caktimi i kohës së dasmës nga një herë bëhet një vit
përpara, gjashtë muaj apo edhe më shkurtë, kjo nuk ka aqë rëndësi shumë,
mvarsishtë nga kushtet e miqëve se kurë mundë të gjenden në shtëpi(sepse pjesa
dërmese e Vërrinasve ndodhen në kurbet), ndaj gjithmonë planifikohet kur të
jenë kyrbetqarët në shtëpi. Kjo ceremoni organizohet te babai i vajzës i cili u
pregaditë pritjen e mikut, i cili vjenë me pesë- gjashtë burra tjerë më të
afërm të fisit, ku merren veshë për të gjitha qështjet miqësore. Ndërsa ajo qka
neve më tepër na intereson është kënga e vajzave, të cilat mblidhen në shtëpin
e djalit dy a tri mbrëmje përpara dhe ditën e caktuar dhe gjatë gjithë kohës që
burrat gjenden te miku, ato këndojnë e luajnë, pra është kjo një ditë që
paralajmëronë një gëzim të afërt në familje.
Këngët janë këto:
Ori V...... del lidhe qenin, se të erdhi koha
me ta marr peni
I morëm i shitëm ja dy sheka grun, i tham
babës nuses ajde presim punë
Thoni babës nuses pare mos na ha, thoni për
A...... le tët vjen gjynah
Mos i lyp moj nuse shtat par petka se po na
shesish arën te reka
Mos e lyp moj nuse pesëshen me zingjir, se po
na shesish arën në zidin
Mos na lyp moj nuse, sandokan, mos i korit
babë edhe nanë
Mos na shkrui letër, e ori V....... mos na
shkrui letër, se na e dim ti bina ma tepër
Plas tuj vajtue,ori nana nuses plas tuj
vajtue, vadja e qikës tu ka caktue
Ore baba i nuses ha, sa të hash pare, sun e
koritish derën e madhe
Mjeri ti gji je korit, derën tonë sun e ke
fikë
Mjeri ti gji je marrue, se për ni muji kemi
met pague
Baba i djalit po vjen tej kesh, paret e mikit
si ka marr veshë
SHTATË DITË PARA DASMËS
(Krisja e pushkës ose me qirue)
Zakonisht kjo ditë
bëhet shtat ditë para dasmës, e që në Vërri quhet me qirue, quhet kështu sepse atë ditë vajzat e lagjes së
dhëndrit mblidhen dhe në një shoshë drithi të mbushur me grurë, ku përzihen
edhe para të metalta, të cilat pastaj nxirren një nga një dhe ky grurë ruhet
për ditën e dasmës, që kur të kthehen
krushqit me nusen hidhet mbi ta, e që aludohet që nusja po vjen
me bereqet. Termi i dytë, krisja e pushkës: paralajmëron se dasma filloi, dhe
prej asaj dite, dyert e shtëpisë së djalit janë të hapura për urime, ndërsa më
të afërmet,motrat dhe të gjitha ato që shprehin dëshirën për me ardh më përpara
nisin e vijnë, deri në ditën e fundit të dasmës, ku pastaj për çdo ditë dhe
natë deri rreth mëngjesit këndojnë dhe luajnë vajzat e lagjes dhe mikeshat.
Sipas një tradite të vjetër po atë ditë rreth pasdites, vajzat shkojnë për fier
në ara, livadhe apo pyje ku gjendet kjo bimë, e cila dikur ka shërbye për ta
shtruar në oborre, lama të shirjes së grurit, apo diku tjetër, varësisht ku
është planifikuar vendosja e dasmorëve në ditë vere, sepse në kohë të mirë gjatë
ditës deri në mbrëmjen e vonë miqtë rrinin ulur mbi fier të mbuluar me qilima.
Edhe sot e kësaj dite nga vajzat kjo traditë ruhet.
Disa nga
këngët që këndohen këtë ditë janë këto:
Kur na krisi pushka e parë, babës djalit i
koft për hajr
Te A...... u nis dasma, babës nuses ju ba
plasja
Te A...... u nis loja, nanës nuses ju farkue
goja
Shkrui me ni letër, ori V...... shkrui me ni
letër, edhe ni jav ma shum stë kan metën
Mos bjer me pulat, ori V..... mos bjer me
pulat, rri e qitjo qarapve lulat
Ajde mori shoqe për fiër të shkojmë, se edhe
A...... po e martojmë
Nana e nuses kur ti nijën lodrat, tët i dalin
ment,tët i përlan kodrat
Kur të na bajn lodrat me ardh, ori nana nuses
mytu në bunar
Kur të na rrehin lodrat në kodër, au bane
gati ori lira e vogël
Topi panamës, ori V..... topi panamës, mjera
nana e jote për natën e kanës
Nana e nuses kur e njeu pushkën, i dolën mend
e përlau fushën
Na për fiër gji po shkojmë, dasmën e A.......
të ja heshojmë
Po ta fikim shpin, ori nana nuses po ta fikim
shpin, po ta marrim rrushin po ta lamë hardhinë
Po ta fikim derën, ori nana e nuses po ta
fikim derën, po ta marrim lulën, po ta lam ferrën
DITA E PETKAVE
Dy ditë para se të vjen
nusja, dërgohen rrobat e nuses të blera nga familja e djalit për nusen dhe
dhuratat për familjen e nuses. Katër ose pesë nga burrat e fisit shkojnë te
familja e nuses, duke i marrë të gjitha ato rroba që janë blerë për nusen dhe
dhuratat, e i qojnë te miku, e pas një dreke që ua jep miku, atac merren veshë
për kohën e ardhjes së krushqve ditën e dasmës dhe për çështje tjera. Gjatë
kësaj kohe vajzat që presin derisa të kthehen petkaxhinjtë, ato këndojnë, vallëzojnë
dhe luajnë.
Një pjesë nga
këto këngë janë:
Kur ti nisim petkaxhit malit, eshëmllëki i
A....... djalit
Kur ti nisim petkagjit fushës, eshëmllëki i
V....... nuses
Edhe mori nuse, fshiu mas dere, thui vjerrit
a un erdhe
Ori nuse del te dera, del kqyri teshat, gji
po ti bjer vjerra
Ori nana e nuses, ae bane nërpetën, se i zoti
shpis nuk po vjen vetën
Ori nana e nuses, ae bane bakllavën, se i
zoti shpis po ta bjer llavën
Del te dera shpis, ore baba i nuses del te
dera shpis, del e pritja petkagjit e bis
Del te dera votrës, ore vllai nuses del te
dera votrës, del e pritja petkagjit e motrës
Edhe mori nuse, lula e ferrës, a të pylqyën
teshat e vjerrës
Baba i djalit, kur të hi në kurt, mos ja qit
moj nuse, maramën e shkurt
Ori nana e nuses ori dilingje, gjeth ato pare
për telegjie
KANAGJEGJJA
(Dita e kanës)
Është dita e fundit e
vajzëris së vajzës te babai. Kjo ditë në Vërri nisë një ditë para se vajza të
shkonë nuse, ku i mblidhen shoqet e vajzërisë, të afërmit e familjes dhe
farefisi.Atë ditë pra edhe shoqet e vajzërisë, duke vazhduar edhe natën deri
vonë e edhe nesër, e këndojnë shoqen e
tyre, duke evokuar kujtimet e vajzërisë në këngë, duke e shprehë mërzinë që e
kanë për largimin e shoqes nga rrethi i tyre, e deri te nxitja e shoqes, që ajo
të ja merrë vajit.
Disa nga
motivet e këtyre këngëve janë:
Kaj ori V.......
hijen edhe hain, ku ke nejtë verës me vllain
E ori V..... gji të
kum than dje, jelekin e burrit, vërvite qatje
Ulu oj V......
përmi arkë, mlidhi shoqet me hangër
darkë
Ulu oj V...... përmi
qekmegje, mlidhi shoqet për kanagjegje
E ori V..... kalle
llamën, edhe sonte rri me nanën
Ori nana e nuses
kalle aletrikën, edhe sonte rri me qikën
Kur të ta ze gjumi
vllain në qardak, nuk je oj V...... me que në shtrat
E ori V...... kai e
plas, se vajzënia stë njek përmas
Vazhdon ne numrin 2, të revistës Vërrini

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen