TË ZËNËT ROBË NGA
FORCAT SERBE NË LYBEQEVË DHE JESHKOVË
Gjatë ofenzivës së 1 shtatorit deri më 5 shtatorë 1998 të forcave serbe kundër fshatrave të Vërrinit, në Lybeqevë në pa mundësi për të ikur, kishin mbetur shumë pleqë dhe hoxha i fshatit, disa nga këta u vranë dhe u masakruan, ndërsa pjesa tjetër u rrahën dhe u maltretuan. Robërit që u zunë janë: Hamdi Berham Ajgeraj, Sylbije Ajgeraj,Tamil Ajgeraj, Hamdi Mustaf Poniku (Hoxha i Fshatit), Sylejman Azem Shabanaj, Xhyzide Shabanaj, Ramiz Kryeziu, Hyra Kryeziu, Nurë Canë Poniku dhe plaka e tijë Hane Canaj, të gjithë këta pleqë, gjatë gjithë kohës së ofenzivës, i mbajtën pengë nga forcat serbe, duke i shetitur nga një shtëpi në tjetrën, deri sa në fundë i mbyllin në xhamin e fshatit. Po nga Jeshkova i sjellin edhe tre të zënë robë dhe i mbyllin bashkë me pleqtë tjerë në xhamin e Lybeqevës, këta janë: Feriz Berisha dhe bashkëshortja e tijë Bedrije Shabanaj - Berisha, si dhe Vjollca Berisha.Të gjithë këta të zënë robë i kishin mbajtur të mbyllur në xhami, duke ju thënë: se do të ju vrasim, do të ju presim, e tjera, e tjera,dhe në fundë pakë para se ta digjnin fshatin më 4 shtatorë 1998, (e premte) në ora 10.30, u kishin thënë:“Kini kujdes nga UÇK se u vrasin, se ne po largohemi“. Kështu pra pasi e kishin plaçkitur të tërë fshatin i kishin vënë zjarrin. Dhe gjatë tërheqjes së fundit të ordive çetniko - serbe, te vendi i quajtur Furra e Sherifit (te kenimet), nga rreshti i tyre e larguan të kindapuarin Arsim Maliqajn 26 vjeçarë nga Poslishti dhe e ekzekutuan, pas largimit disa metra të kolonës së tyre, njëri nga paramilitarët nga ana tjetër qëllonë edhe disa herë mbi kufomën. (*deshmi e një dëshmitari okular M.O.). Kështu këto forca pastajë kanë vazhduar rrugën për në Jeshkovë duke kënduar këngë çetnike dhe duke i ngritur flamujt tyre. Pastaj janë bashkangjitur forcave tjera në Jeshkovë dhe kanë vazdhuar rrugën nëpër Hoçë të çytetit e deri në Prizren, e mbrapa duke lënë vrasje masakrime dhe barbari të pa parë ndonjëherë në këto anë.
Emrat e dëshmorëve dhe martirëve të Malësis
së Vërrinit, të vrarë gjatë luftës 1998/ 99; 1. Selver Maqkaj, 2.
Astret Poiku, 3. Arsim Poiku, 4. Nesim Krasniqi, 5 Bajram Thaqi, 6. Mursel
Halilaj, 7. Skender Mehmedaj, 8. Qazim Poniku, 9. Agush Kryeziu, 10. Arlind
Avdi Kryeziu (fëmijë 5 vjeqar), 11. Regjep Maqkaj, 12. Fazile Maqkaj, 13. Halil
Poniku, 14. Xhemali Poniku.
Ndërsa të zhdukur janë; Bali Qemajl Avdaj dhe Shemsedin Tamil Thaqi - nga
Kushtendili, i zhdukur po në Malësi
I vrarë në
Lybeqevë: Asim Maliqaj nga Poslishti ( sotë Gurrë) - i vrarë po këtu në
Malësi të Vërrinit.

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen