Dienstag, 17. November 2020












ORË E NDALUR

 

Orë e ndalur shqiptare s’bën përpara

Mbi sheshet tona ka rënë shëmti

e dekadave të brishta

Kullën moti e ka nëpërkëmbur jo njerëzorja

Virtytet e liga na i kanë pushtuar hapësirat

 

Parisë tek oxhaku moti i ka rënë hije e ligë

Çdo ditë tek ia përbaltin ballin e atdheut

 

E me etje të ligë përpiqen ta ndërtojnë kolltukun e lakmisë

Me urinë e ushunjzave

nëpër damarët e atdheut

Mbjellin mallkimin e të nesërmeve të zeza

 

Rrahagjokset i nxjerrin te sheshi pa fije turpi

Tek e trazojnë mizat e sokakut

Me përrallat e pallateve të brishta

 

E ora jonë s’bën se s’bën përpara

 

E ç’t’i japin udhëve filizave të ikjes

Pos kopallave të liga dhe popullzimit për kosh

Me lavdinë e rrejshme tek ia servojnë vetes

 

Harrojnë se kush ishin dje e në ç’pjata lëpinë

Heu, Dardani se në ç’duar të liga ke rënë!

 

Mjeshtrit tënd ju paska ndryshkur koka

Ndaj të ka zënë mallkimi i kësaj zallahie

Vaj halli për ty e për të ardhmen, Atdhe


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen