DHE PO TË KTHEHESHA
Dhe po t’i kthehesha moshës ende pa vënë brisk në fytyrë
Këngët për Atdheun ndër V'rrina do t’i tundnin malet
Për dritën e së nesërmes edhe pionier do të hyja në ilegale
Me daullen e guximit do t’i tundoja katundet deri në sheshin e Avdylit
Për amanetin e bashkimit kandilin e idealizmit ndezur do
ta mbaja
Dhe asnjë hap nga udha e ndjekur s’do ta kisha ndryshuar
Eh, po t’i ktheheshim bankave të dijes e dritës
Diellin e majës së fjalës do ta kisha kërkuar ditë e natë
Me të do të ndërtoja kështjellat ma të larta të vargut e të mendimit
Atdheut do t’i thurja kurorën e vargjeve të dritës
Dhe me brumin e tyre do të gatuaja bukën e pathyer të së nesërmes
Me fjalë do t’i shkundja bjeshkët deri në majën e
Pashtrikut
Me ujkun e zi në arenën e sheshit do të ndesheshim përditë
E s’kish skafandër e helmetë që do të na e trembte guximin
Zjarrin në gji për vorbullën e pazier të Atdheut kush
s’do ta shuante
As etjen e madhe për diellin e lirë korbat s’do t’i
duroja
Ditë e natë zgjimit thirrje e pamflete do t’i shkruaja atje në internate
E me shokët e ilegales deri te sheshi i Lidhjes do ta
zbukuroja
Me udhët e ikjes kurrë nuk u pajtuam as me harrimet larg
Por, jo edhe me prangat e kafazit të na mbyllin e te ndrydhemi të harruar
Me dëshirë as lulja kurrë nuk do të thahej në kopsht
As edhe terri s’do t’ia lëshonte dritën e diellit në mëngjes
As zogu s’do ta braktiste folenë e tij kur i turret gjarpëri i zi
Ndaj domosdoshmërisht na zgjodhi për pikë ikja
Jo se udhët na hodhën harrimeve e me harrimet u harruam
Me vete morën shkëndijat e idealit e në mal idealesh e shndërruam
E me kushtrimin e tij sheshet e botës në jehona kumbuan:
Gjeneva, Berni, Cyrihu, Parisi, Berlini... kujtimet në kronika na i ruajnë
Gjurmët e kërkesave tona kujdestarojnë kancelarive deri
në zyrat e OKB-së
Dhe po t’i kthehem dekadave përsëri do ta ndiqja të
njëjtën udhë
Dhe ora e maleve të atdheut domosdoshmërisht erdhi me flakët
Jo se e kishim kërkuar, por liria nuk po vinte me lule e pëllumba
Ujkut të veriut të zi i duhej zënë prita e përzënë nga
oborret e kullës sonë
Dhe jo se na gjeti pritjeve të kota, por e kishim pritur
gjatë ditën e flakëve
Pa më të voglën mëdyshje ishim e mbetëm logjistika e
maleve edhe nga larg
E kullat në atdhe i kishim bërë strehë dhe sofër për
bartësit e dritës
E dita e bardhë që mbushi kullat, dritë na gjeti
faqebardhë
Gjithmonë në ballë të detyrave për ditën e ardhë
S’na përkuli korba e veriut me skafandra e helmeta
As motet e liga që na i sollën të tjerët me misionet e veta
As bajraqet e ulëta të fiseve e të katundeve me politikat e veta
Mbetem ideal i kombit e i atdheut, se jemi bijtë e
shqipes, heu tungjatjeta!

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen