PANDEMI
Në karantinën e vetizolimit
E mbyllën njerëzimin
Ia vranë ajrin, ujin e diellin
Tokën e ruajtën për mort
Në zanafillë është goditur gjeni i njeriut
Deri në shfarosje, mos o Zot!
Bota e ka humbur drejtpeshimin
Kësaj zallahie, kush s’ia di fatin!
Covid -19 është tmerri i padukshëm
Që flatron nga njëra frymë te tjetra
Pa ia parë fytyrën as shtatin
E rritën në laboratorë, thonë
Po s’u rrit se s’u rrit
Mbeti si një aziatik i vogël
Me sherr të madh
I duhej shtypur koka në zanafillë
Të mos bëhej sherr i botës
Medet, ç’mister?!
14
Mars 2020

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen