SHËTITJE NË KOHË PANDEMIE
Me skafandrën e guximit
Mbështjell e kam ankthin
Makthin e apokalipsës
Përtej karantinës dua ta sfidoj
Deri kur i fshehur pas perdeve
Nga ushtri e Covidit?
Pak ajër të pastër dhe pak qiell
Dhe një freski buzë liqenit
Përtej armatës së Coronës
E kobit mediatik që terrorizon orë e çast
S’dua t’i bindem karantinës
As zagushisë që na ka mbërthyer shpirtin
Ecja buzë liqenit dhe loja e pulëbardhave
Na nxjerr përtej ankthit
Ditët e karantinës harrohen
Diku prapa perdeve si një epokë e tmerrit
E çastet buzë liqenit në Buchs
Marrin ngjyrat e pranverës alpike
Si një çlirim shpirtëror
Në kohë pandemie
Buchs, Zvicër, 31 mars 2020

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen