Samstag, 29. Januar 2022




MES DY KULTURAVE

 

Hapat e Lonës, kemi ndjekur plot shtatë vite  dhe në shoqërimin që i kemi bërë  rritës e rrugëtimit të sajë, kemi krijuar personazhin më të  bukur të krijimtarisë time për fëmijë, si një shembull i mirë i njohjes për mes artit të botës fëmijërore. 

    Kjo ide më ka tërhequr në vazhdimësi për të qënë brenda botës reale të fëmijës, siç është konkretisht rrita e Lonës, personazhit të disa librave të mij për fëmijë, deri këtu ku kemi arritur, pra tek fillimi i sajë në klasën e parë.

    Përmes botës së brendshme të Lonës, një gocë e lindur dhe e rritur në Zvicër, por me rrënjë familjare nga Kosova, neve në vazhdimësi jemi përpjekur të sjellim copëza nga rrita e veprimtaritë e një fëmije shqiptarë, në mes dy kulturave dhe dy vendeve, siq është Zvicra dhe Kosova për bashkëmoshatarët e saj kudo që ndodhen e sidomos në emigrim.

    Ky synim dhe ky mision i yni, gjithmonë ka patur për qëllim, ti sjellë lexuesit, jo vetëm të vegjëlve, por edhe të rriturve, botën e një fëmije të rritur mes këtyre dy kulturave dhe ndjenjën e tyre dhe misionin që ajo ndërmerr.

Pra kjo botë sa e pa zbërthyer dhe e pa lëvruar në pamjen e parë, ka atë kompleksitetin e vet nëse zbërthehet në brendi, dhe sigurishtë ka edhe peshën dhe rëndësinë e të kuptuarit nga të rriturit, siq janë prindërit, mësuesit, e tërë shoqëria në përgjithësi. 

    Mesazhi ynë, ka qëllim të shkojë tej librave dhe shtrohet si detyrë dhe kërkesë për ta kuptuar më thellë këtë botë (botën mes dy kulturave), dhe për ta akceptuar drejtë atë si nga prindërit ashtu dhe nga shoqëria, në Atdheun tonë të dashur Kosovë e Shqipëri por edhe në vendet ku lindin, rriten, edukohen e  shkollohen fëmijët tanë shqiptarë. 

    Kjo hyrje shërben që në pika të shkurta të zbërthejmë mesazhin e tematikës së këtij libri dhe asajë që duam të përçojmë tek lexuesi ynë. 

    E për ju, të dashur fëmijë po sjellim tregimet tona për Lonën, si një voglushe e rritur në Zvicër, por duke u kthyer me tregime e imazhe edhe në At'dheun e prindërve e gjyshit të sajë, për ta prezantuar ndjenjën dhe dashurinë, që ajo ka fituar gjatë rritës deri në moshën që po i referohemi tani. 

    Pra, tregimet për Lonën, herë vijnë nga imazhet e Zvicrës e herë nga ato Kosovare, ashtu siç shëtit ajo nëpër pushimet e saja, që në tregimet tona vijnë plotë ngjyrime, dashuri, diversitet i një bukurie që për ndjenjat e fëmijës mbjellë dashuri, kuriozitet dhe ëndërron për një të ardhme plot frymëzim në rritën e sajë dhe zhvillimet drejt së ardhmes. Fëmijë të dashur, Lona po rritet bashkë me ju, në mesin tuaj dhe me kujtimet tuaja, prandaj jam shumë i bindur, se secili nga ju, ngapak do ta gjej veten brenda këtyre tregimeve dhe do të ndjehet në brendinë e librit, si një personazh, bashkë me Lonën. 

    Pra Lona, është një personazh plot imazhe i atyre qindra mijëra fëmijëve, që patën fatin e tillë të lindin në vende të huaja e jo në At'dheun e fisit e gjakut të tyre, dhe ky fat jo gjithmonë duhet të shihet si fat i mirë, por si dhimbje e degës sonë të thyer të Kombit, siç është mërgata shqiptare e degëdisur nëpër botë.

    Juve fëmijë të dashur, ju uroi lexim të këndëshëm, plotë frymëzim e dashuri nga ajo që ne kemi sjellë në këto tregime për kënaqësinë tuaj.

 

                             Autori, Zvicër 28 nëntor 2021


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen