Mittwoch, 5. Mai 2021



Bedri Halimi

Gëzim Ajgeraj për Opojen

Emri i Gëzim Ajgerajt është i njohur si shkrimtar në përmasa të gjithkombëtare. Ai është edhe studiues, botues e veprimtar i çeshtjes kombëtare. Ka shkruar një dyzinë librash (mbi njëqind libra) në në të gjitha zhanret e gjinitë letrare, qoftë për të rritur qoftë për fëmijë. Gëzim Ajgeraj ka ndihmuar botimin e shumë librave të autorëve të shumtë, qoftë duke u bërë redaktimin, qoftë edhe duke i ndihmuar materjalisht. Njeri jo vetëm vullnetmirë por edhe bamirës deri në parmasa ekstreme.
Gëzimi ndonëse jeton e punon në Zvicër, ai ka marrë pjesë në shumë aktivitete kulturore, letrare e shkencore në shumë vende, si pothuaj në të gjitha fshatrat e Opojës. Ai ka organizuar edhe vet aktivitete të shumta kulturore, letrare e shkencore. Ka shkruar për shumë libra të autorëve të ndryshëm. Ka shkruar pothuaj për të gjithë librat e autorëve nga Opoja si për krijimtarinë e: Abaz Çengajt, Rizan Krasniqit, Yrjet Berishes, Faik Beqajt, Ismet Lecajt, Mitat Fejzës, Demir Reshitit, Mirsad Kutelit, Ibrahim Skenderit, Bedri Halimit, Osmon Bojaxhiut. Ka shkruar libra të veçantë për krijimtarinë letrare të Ibrahim Skenderit dhe libër të veçantë për krijimtarinë letrare e shkencore të Bedri Halimit.
Gëzim Ajgeraj është botues e drejtues i dy revstave: revistës Metafora, revistë letrare, kulturore e shkencore, si dhe revistës VRRINI, që me sukses arrijti ti prezantoj shumë tema historike, etnologjike, gjuhësore, foklorike, kulturore etj nga treva e Vrrinit.
Gëzim Ajgeraj është në vlugun krijues. Ka energji të pashterrshme. Vullnet të çeliktë për punë e angazhime. Prandaj urojmë që të ketë shëndet, në mënyrë që të shkruaj e të botoj edhe libra të tjera letrare, kulturore e shkencore. 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen