Prolog
FQINJËSIA
ME SATANËN
Nga
përtej gardhi ky fqinji im
me
shajkash e gjarpër mbi kokë
ka
njëzet vjet që hije m’i bën diellit
e
lutet përditë për mortin tim
sikur
s’u ngop qe njëqind vjet me gjakun tim
që ma
piu ditë e natë, e me
eshtrat
e mi ndërtonte kalanë e
hierarkisë
atje mbi Kalamegdan
sikur
s’i mjaftojnë ato qindra mijëra varre
që m’i
mbolli kodrave, fushave e maleve
kullave
e oborreve të mia e me
dhimbjen
time ngriti të gjitha perandoritë
e krimit
të pandalshëm shekullor
As
rrita e ndërprerë në gjysmë
e
fëmijëve në varre plot
pleqve
e plakave, të rinjve pa rini
nënave
e motrave plot plagë e dhimbje
As ato
varreza masive që i ngriti
në
Batajnicë, në Rashkë e ujërave të Danubit
në
Nish, Kurshumli apo edhe gjithandej
tokës
së përgjakur Dardane
Dhe
përsëri ulërin bisha e Kalamegdanit
e
këndon orë çast himnin e krimit mbi shqiptarë
Kam
njëzet vjet që hap e mbyll varre, e shumë
ende
të hapura në pritje të të zotit
Kam
njëzet vjet që bisha me krrokamën e korbit
nga
andej përtej gardhit ndjell mortin tim
dhe
assesi ta kuptojë këtë racë njerëzore
me
shpirtin e egër prej bishe
Medet
ç`fatkeqësi për mbijetesën time
me
fqinjin satanik përtej gardhi...
FQINJI I DHUNSHËM
Ai i ngjan satanait
tinëzar, hileqar e i pangopshëm
me gjakun e fqinjëve
Ai është bisha e egërsisë
thuajse dje ka zbritur nga shpellat
dhunën mbi fqinjin ushqim shpirti
Sulmon oborret e fqinjëve
zogjtë ia mbyt me natë
e s’di të ngopur me gjak fqinji
Është qenia e mbrëmë me pamje njeriu
e shpirtin e egër prej bishe
medet për fqinjët e mjerë
Natën pi gjak fqinji
ditën ngrit dollinë e piramidës së krimit
e këngën e satanait këndon Kalamegdanit
Se si s`ngopet me gjakun e fqinjëve
tek i rri hije diellit
e ua zë dritën qe një shekull
Vaj halli Kosovë
me këtë bishë mbi kokë
DHURATA E EVROPËS
Pakkush do ta besonte
se guri në mes të arës
do ta pinte gjakun e të zotit
Se pi gjak guri
e s’lëviz nga vendi
kush as s’e kish menduar
Mbi të u shkrua historia e dhimbjeve
e rrënjët i mbetën se i mbetën
në gjak
Eh
ç’dhuratë mbolli Evropa për shqiptarët!
KY FQINJI I VERIUT TË ZI
Sa shumë i mishëruar në të kaluarën
suvenir e ruan amanetin
gjysh e stërgjysh e kish kriminel
Mbi kokarda ia kishin gravuar simbolikën e krimit
që t’ia ruante etjen hegjemoniste
ndër brezni
Me gjak njeriu e ushqen etjen çdo natë
përpara gotën e mbushur nga damarët e fqinjit
ngre dollinë e së nesërmes
Edhe kalanë e krimit e ngriti
me ashtin e fqinjit të vet
kur ia grabiti tokat
Eh, ky fqinji kanibal
ç'amanet të çuditshëm
nga gjyshi e stërgjyshi i vet mbart.
QE NJË SHEKULL
Një moti të furtuntë
erdhi me krimin
satanai i veriut të zi
Qysh kur ia grabiti tokat shqiptarit
e i ra në qafë
në oborrin e vet
Nga ai mot i hileve
Evropa ia mpreh dhëmbët
qenit të Kalamegdanit
Njëqind vjet ia kish mësuar
gjysh e stërgjysh
artin e krimit mbi fqinjin e vet
Përpara ikjes
satanai e veriut të zi
prapë kodrat me varre i mbolli
e krimin e mori me vete
Qe një shekull
plisi pa kokë më mbeti
Eh, sa shumë paskam duruar!
NJË SHEKULL ME KORBËN
MBI KOKË
Moteve të dhunshme
kur erdhi veriut të zi
mbi kokarda kishin kafkat tona
stërgjyshit ia zaptuan tokën, kullën i ndezën flakë
Mbi eshtrat tanë
ndërtuan kalanë e krimit
me dorën e Evropës
Thonë se edhe diellit harbuan si korba
e ia zunë dritën
gjyshi s'pa as rritë
Fjalës i lidhën gojë
e e cunguan me pranga diellin
babai s'pa se s'pa dritë
Shekullit ia vunë vulën e krimit
oborret na i mbushën me varre
dhe ikën veriut të zi
Eh, ç'mizori më panë sytë e mi
qe një shekull
Sa gjatë paske rrjedhur
gjaku im i breznive
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen