R e c e n s i o n
Prenda Sejdia, Lezhë
Sfidat e ndërrimit epokës
Romani : “NËN FLAKËT E LUFTËS”, nga Gëzim Ajgeraj
Ç’kërkon ky gjarpër
në oborrin e shtëpisë sime, pritjani udhën
Ka njëqind vjet m’i ha zogjt
dhe rritën e luleve në kopësht
Lisat e atdheut m’i thanë
furtunë e tij dhe këngën ndër kulla vret
Hej ti plis’bardhi im pa zgjohu njëherë e shih
Si të janë katandisur vëllezërit e motrat
hartave copa - copa
Tregohu zot në arën tënde se ti ishe këtu
Edhe kur të tjerët stepeshin lisave
- Thuhet se jeta në robëri edhe nën qiell të hapur qenka burg...! Mbrojtja e kullave stërgjyshore dhe e Atdheut qe detyrë e popullit mbarë të Kosovës.! Ngjarjet e njëpasnjëshme përbëjnë gamën e madhe me fuqi të pamatur në luftën shekullore dhe nxjerrjen në pah të forcës, traditës e të besës së shqiptarit të pathyeshëm përpara vështirësive, por dhe përpara armikut më të përbetuar që pati dheu, me bëmat e historitë dypalëshe nuk mund të t’i përshkruajë as Pena më e stërvitur, por... Pena e shkrimtarit, poetit, dramaturgut, tregimtarit të etnosit publicistit romancierit etj., përfundimisht njeriut që di të sjellë risi, gjithnjë e më fine në letërsinë shqiptare e pasuron atë çdo ditë me informacione të reja, të cilat do t’i shërbejnë brezave të ardhshëm, përmes informacionit mbi ngjarjet e rrethanat dhe ndodhitë e së shkuarës, të popullit më të vuajtur në Evropën Juglindore, siç është populli trim, heroik e atdhedashës - ai i Dardanisë dhe i Kosovës martire. Zjarri i pushkës vazhdoi udhëtimin njëshekullor të plotë “o vdekje o liri”, por vendosmëria e tyre nuk llogariti dëme materiale. Nuk njohu paqe me të paudhin, nuk i shkeli virtytet, por qëndroi krenar ashtu si vërtet janë shqiponjat. Ndaj, populli i Kosovës dardane meriton çmimin më të lartë të universit, por, gjithashtu, edhe Pena e të madhit, Gëzim Ajgeraj. Plaku trim Tafë Vërrini u ngrit herët atë mëngjes, vizitoi dhomat nëse kishin ardhur djemtë atë natë. Me të dalë në oborrin e kullës, arriti Shpendi dhe i udhëzoi familjarët që ta braktisnin shtëpinë. Shpendi mori gjyshen mbi supe e të atin dhe iu drejtuan pyllit, atje majë kodrës në strehimore, ku nëna me pjesën tjetër të familjes morën rrugën e luginës së fshatit për t’u bashkuar me pjesën tjetër të popullatës, kështu do të largoheshin nga zona e luftës. - Zoti qoftë me ju pëshpëriti nëna e pushka top iu bëftë, - tha ajo dhe u larguar e zhytur në pikëllim, por i ndiqte me bisht të syrit. Eh, lufta mendoi ajo! Mendonte kohën kur i shoqi pati marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore pasi kujtonte fjalët e Tafë Vërrinit, që kishte thënë: më mirë të vriteshim aso kohe se sa të jetonim në komunizmin serb. Bjeshkët gjëmonin e jehona përhapej fuqishëm. Tafë Vërrini bisedonte me nënën e tij mes gjithë atyre gjëmimeve e mendja i fluturonte te djemtë. Besonin në fjalët e Shpendit dhe lirinë. Ushtria serbe nuk kursente pozicionet e ushtrisë. Ushtria serbe nuk kursente pozicionet e ushtrisë, shtëpitë e fshatit, lëvizjet e njerëzve, bagëtitë e gjithçka të gjallë mbi dhe. Plakut Tafë iu kujtua një varg për lirinë: “Ajo e ka shkëlqimin e diellit”, ndoshta në këso kohe do të ishte shkruar ai varg. Drithmë e ankth ia përshkonin trupin Tafë Vërrinit për gjithçka që po ndodhte, por mendja i shkonte te Shpendi e Shpëtimi, që gjendeshin në vijat e frontit, në luftë kundër armikut. Kujtonte porosinë e Shpëtimit: Kujdesuni për vete, ne kemi armët në dorë, do të vazhdojmë luftën, kemi menduar edhe rënien. Lufta për atdhe kërkon gjak, dhe Kosovën do ta ndërtojmë. - Do sjell në vëmëndje një thënie të MIGUEL DE CERVANTES: “Mbi majat më të larta godet rrufeja, e ku i bëhet më shumë rezistencë bën dëme më të mëdha”. - Kështu ndodhi me Vërrinin,- thotë Ajgeraj, ama me Penën e tij sjell çaste tejet tronditëse për ato ditë të vështira në gjithë brendinë e tyre, ngjarje origjinale e tejet rrëqethëse, ku del në pah dëshira e madhe e lufta e pashoqe për liri të Atdheut, ku nuk kursyen asgjë. Autori sjell hollësisht mendimet që silleshin në mendjen e trazuar të Tafë Vërrinit mbi pjesëtarë të familjes e fshatarët, por dhe themelet e fshatit që po dridheshin nga artileria e rëndë e forcave armike apo edhe trimat e UÇK- së, në ditë të vështira, e gjithë komplekset që sillte situata, por plaku Tafë Vërrini vetëngushëllohej, kur mendonte se dy djem i dha Kosovës, por edhe një djalë që kontribuonte nga mërgimi. Mes zjarrmisë dhe etjes, Tafë Vërrini, iu drejtua ujit atje në përroskë, tregohej i kujdesshëm në vëzhgim, por ato çaste të shtënat nga një grup ushtarësh serbë tek kthehej mes lëndinës gjysmë metri e ndan nga plumbat. Ai dinte rregullat në raste të tilla dhe i vuri në zbatim më së miri - në vetëmbrojtje. Luftë e ashpër zhvillohej mes bjeshkëve. Fshati qe mbushur me tym. “Kur njeriu përjeton ankthin,- tha Tafë Vërrini nuk paska kohë të mendojë për të, edhe kur kalon - frika mbetet, - tha plaku Tafë dhe udhëtonte ndër mendime, ama ngjarjen e rrezikshme ia rrëfen nënës. Dita u mbyll mes krismash e ankthesh e dielli e kishte kaluar Pashtrikun e dukej si një topth i kuq në sosje - atje prapa bjeshkëve. Nata e veshi mantelin e zi. Hëna e vazhdoi udhëtimin, yjet ndriçonin. Nëna shqetësohej që Shpendi s’po dukej. -Luftë është, - tha Tafë Vërrini, tek ngushëllonte të ëmën dhe lëvizjet duken të rrezikshme. Autori tregon se këta dy njerëz, pra, Tafë Vërrini e nëna e tij ishin dy njerëz që shpirtrat e tyre i përkasin Lavdisë së Perëndisë, pasi asaj mbrëmjeje mes qindra bisedash flisnin edhe për fisnikërinë që ishin këta engjëjt e Zotit, ku besonin se shpirtrat e tyre i përkisnin asaj mbretërie. Tre luftëra kishte përjetuar nëna e Tafë Vërrinit: atë bullgare, Luftën e Dytë Botërore dhe atë të Serbisë, ama kishte shumë për të thënë. -Të zitë e ullirit pamë,- tha nëna - na merrej mielli në magje, gruri, misri, besa dhe toka. Pamë e ç’pamë! Po kur pushteti udbash kërkoi armë: - E ke s’e ke, do ta pjellësh, - thoshin ata. Kobi ra mbi kulla. Gjurmët e krimit dukeshin kudo, flamurin nuk na lejuan e demonstratat kurrë s’pushuan,- thoshe ajo. Përjetimet e kohës, - thotë Ajgeraj i ngjajnë agimeve të ngrysura e moteve të vërejtura, që ndodh të mbulojnë diellin. Diku pritej për një ëndërr. Diku ka kapluar zymtësia për atë muranë që ish ngritur, jo vetëm në terren, por edhe në shpirt, mendësitë e ngulitura nëpër kokë, apo botë të ndara dhe brenda njeriut në vazhdimësi, ku vijon njëri pas tjetrit në seri, kod të njëjtë e dimension të njëjtë. Autori nuk sjell dëshmi tkurrjeje, por, arsye të proceseve të formateve letrare dhe historike të vërteta. Ai e sjell kaq këndshëm imagjinatën ndërthurur me realen, dhe gjithë atë univers e mbështjell në kornizat letrare dhe traditën popullore të rrëfimit. Një roman me performancë të shkëlqyer krijimi me vlera të larta përmbajtjeje dhe leximi. Rikonstruktimi i ngjarjeve të rikthen në histori, sepse vendlindja është motiv mjaft frekuent. Si ndikime naimjane vërejmë motivet e shpeshta të përshkruara me kolorit romantik. Në këtë linjë është ligjërimi letrar në roman, duke ndërtuar një komunikim të drejtpërdrejtë me lexuesin. Prania e fjalëve: luftë, demonstratë, të shtëna, zjarr e flakë, përmbledhin ndjenjat e frikës e të urrejtjes mbi këndvështrime të caktuara. “Atdheu ynë është Kosova, Tjetër Atdhe nuk kemi”. Fitorja është e jona kot e ka Serbia. Çdo popull që ka luftuar për liri e ka fituar atë. -Edhe ne do ta fitojmë atë,- tha Tafë Vërrini. -Amaneti i carëve të Rusisë do të përfundojë si mos më keq, pikërisht në luftën tonë, luftën e lavdishme të djemve të UÇK-së, - fliste nëna e Tafë Vërrinit plot krenari. Sa më keq duket aq më mirë do të bëhet për ne. -Bota po e mbështet luftën tonë,- tha nëna, se u bindën për luftën e drejtë që po bëjmë ne. Serbia ishte vetëm okupator. -Gryka e pushkës i ndan punët me Serbinë,- thoshte plaku. -Armiku sulmon me artileri të rënda e djemtë tanë me nga një pushkë në dorë, por me moralin e çeliktë për luftë,- thoshte plaku Tafë. Ligësia e serbëve hidhet mbi pleq e plaka. Përballje me një makineri e barbarizëm serb. Ata marrin drogë dhe injeksione përpara fillimit të çdo ofensive. Ushtri banditësh. Të burgosur, kriminelë, hajdutë e dhunues i sollën nga burgjet e Serbisë, i kanë përfshirë në armatën e tyre e nëpër Kosovë bëjnë krime të papara. Kjo është ushtria e Millosheviqit, e Sheshelit, e Arkanit, e Drashkoviqit dhe e Koshtunicës. Kur Shpendi i citonte këto fjalë, damarët e gjakut mbi ballë donin të pëlcitnin nga urrejtja. Krimet e tyre nuk përshkruhen me fjalë dhe shpesh e kanë mashtruar botën, sepse me para e blejnë diplomacinë botërore. Fundja jemi në atdheun tonë e s’kemi ku të shkojmë, jemi nën qiellin tonë, në tokën tonë, Atdheun tonë. Atdheu ynë është Kosova, tjetër Atdhe nuk kemi. Shpendi dukej i mllefosur: Çdo Serbia në Kosovë, vetëm plumba pushke, kjo i ndan hesapet me ta,- thoshte. - Në simbiozë me diturinë dhe elegancën e stilit, që sjell Gëzim Ajgeraj, përmes kthjelltësisë së argumentit, të qëndrimit kritik ndaj fenomeneve shqyrtohet optika krejt origjinale e komunikimit me lexuesin e gjerë. Fryma e idealit, si ëndërr dhe vizion lirie, autori përfaqëson mundësinë e romanit, si një cak letrar i përsosur. Refleksi intelektual i autorit është pjesë e dialogut, e kontaktit të lexuesit, duke bërë që të kemi kohezion në aktet tona letrare, teksa bashkëshoqëron imagjinatën dhe realen me perspektivën e krijon një univers, duke u mbështjellë fuqimisht në atë letërsi dhe traditë popullore rrëfimi. Vorbulla magjike e stilit të autorit mbërthehet fort mes historisë reale, si dhe lashtësisë së vet kulturore. Stili oratorik në tisin romantik shkon deri në modelin e gjendjes së madhe shpirtërore, duke argumentuar qasje të forta e prekëse, të cilat vlerësohen në përflakje energjish. Romani gjallon në kontinuitet, në trajtimin e motiveve të qëndresës, kulturës dhe traditës. Çdo mendim i ndërthurur në këtë mënyrë i jep të drejtë studiuesit të romanit të inkuadrohet me parimin letrar- historik - kritik. Koha me përmasat e saj moderne, është koha e lexuesit. Kohën e kuptojmë atëherë kur ta kuptojmë njeriun. Gëzim Ajgeraj është shpirti i letërsisë bashkëkohore shqiptare, ku krijon aftësinë botëkrijuese dhe ndryshimeve te lexuesi. Lëvizjet e forcave serbe në kryekodër linin të kuptohej, që ripozicionoheshin, ku ushtarët e UÇK- së ishin të pozicionuar. Një krismë nga blinda e ushtrisë armike, filloi ditën e dytë të luftimeve. Fshatarët kishin braktisur shtëpitë e zgjidhur kafshët nëpër haure. Hapa të rëndë po rrapëllinin në gjithë anët e lagjes. Tafë Vërrinit iu rrëqeth trupi kur në derë pa tre ushtarë serbë, që hynë brenda dhe po e thyenin e derën e po ngjiteshin kateve të saj, ku dëgjoheshin zhurma tek përplasnin orenditë brenda shtëpisë tjetër. Tjetër turmë ushtarësh u dyndën në shtëpi tek boshatisnin kullën, gjithë bazën materiale e morën e po shkonin oborrit. Nënën e zu ankthi dhe vdekja po i vërdallosej, tek lutej t’i vinte sa më e lehtë. Tafë Vërrini mallkonte fuqinë që e kishte lënë. Shpërthimi u ndje brenda shtëpisë, kullën e ndezën banditët. Ankthi u shtua kur ushtarët u dukën në dhomën e shtëpisë tjetër, ku gjendeshin ata. Tek lexon Romanin “Nën flatrat e luftës” ethet veçse shtohen dhe pret histori që zhvillohen nën qytat e armëve dhe tymnajën zymtë të bombave dhe shushurimën e plumbave të armikut. Të veshur me skafandra e helmeta, fytyra të ngjyrosura me bojë. -Ka njerëz këtu brenda?! U ndje një zë, por me serbishte të ashpër, që plaku Tafë e njihte mirë. -Qenka dikush brenda, - foli oficeri, duke ia drejtuar tytën plakut, Tafë. -Ju ç’bëni këtu? - pyeti oficeri. -Jemi strehuar në shtëpinë tonë,- tha plaku Tafë e dridhmat reflektoheshin kudo. -Nga kush? Nga ju, - foli Tafë Vërrini me një serbishte që e njihte prej 35 vitesh. -Pse nga ne? - plaku heshti. Ushtari fliste me radiolidhje me komandën serbe. Këtu korbat, kemi dy pleq ta kryejmë këtu?- foli ushtari. -Jo, i përdorim për mburoja në rast sulmi nga UÇK-ja. Zemërimi e mundi frikën tek Tafë Vërrini. Plaku qe sulmuar keq më pas njëri ushtar i vë revolverin në ballë e një tjetër i vuri thikën pas koke. -Ku i ke djemtë e tu?! -Në male, - tha Tafë Vërrini. Pyetjet e sulmet shkonin shumë gjatë e në çdo detaj, por ama përgjigjet qenë alla- shqiptarçe, se nuk kishte gjë për të humbur se fundin po priste. Edhe nëna gojën e kishte brisk. Paratë që kishte ruajtur nëna, ia kishte marrë policia. Por, ata çuditshëm pyetën pse i ke gjithë këto para, ti oj plakë?! -Për ditën e vdekjes,- u përgjigj nëna e Tafë Vërrinit. -Na fol për djemtë, plaku Tafë! -Ç’të them? - tha ai. -Janë në mal po ta mbajti shko atje, jo këtu me ne. Tek po dilnin të gjithë nga shtëpia nëna lëshoi mallkimin mbi ta. Dielli verbohej nga tymnajat që ngriheshin qiellit. Nëna s’lëshonte dot hap nga mosha. Nëpër peizazhe të makabritetit barbarë. Plaku e ndiente ligështinë e trupit. Hapat e vogla të nënës e ndiqnin pas. Vdekja ishte më e ëmbël se ato tortura. -Sikur ta dija që do të kem një varr, tani do vdisja! - thoshte nëna. Tafë Vërrinit dhe nënës së tij, në atë segment rruge nga shtëpia e tyre e ndezur flakë nga bandillët e deri në mes fshati, sytë ju panë ngjarje makabre. U gjendën para një burri trupmadh me dy thika të gjata në duar, kapelë ushtarake mbi kokë. - Do t’ju ther, - ju tha. Thikat fërshëllenin njëra me tjetrën. Do të vriteshin kush gjendet nëpër shtëpi, - qe urdhri. Autori e sjell personazhin e Tafë Vërrinit një burrë vital dhe energjik, që s’i dridhej syri dhe i sinqertë deri në naivitet dhe trim. Me një fjalë është vetvetja, origjinal i natyrës njerëzore, që kalon përmes vijës së zjarrit. Masakra nga më të padëgjuarat po ndodhnin në fshat. Para çdo ofensive, ushtarët urdhëroheshin të gëlltitnin “bonbonet” apo drogë siç i thonë. Kasapi që mbante thikat iu drejtua: - Hej, ti plak do të vdesësh nga thikat se vdes më kollaj! Por, ndërhyrja e oficerit vendosën që t’i mbyllin në një bodrum atypari, disa pleq. Të gjithë i zunë rob. Tafë Vërrini mbante pranë të ëmën, mendonte për djemtë, familjen, shqetësimi harbonte dika. Pleqtë e zënë rob i morën të shoqëruar dhe po i çonin në krye fshatit, sërish në një tjetër bodrum. Së fundi, fati i shoqëroi pleqtë pasi i mbyllën në xhami dhe nga aty hoxha bashkë me ta e morën udhën. Në këtë roman, që për nga niveli artistik dhe letrar, ka vlera të jashtëzakonshme me shumë ngjarje e sakrifica, ku Vërrini është një luftë e ashpër, por dhe ferr i vërtetë, udhëton përmes shtigjeve të panjohura, galaktikash pa u shkëputur asnjë çast realitetit të hidhur, por në trojet e veta amtare. Por, nuk harron se mbi të gjitha njeriu i jep kuptimin jetës e vdekjes, por kur duket se nuk ka më rikthim ajo zgjat dorën dhe... Na thonë se poet lind e nuk bëhesh, por Gëzim Ajgeraj ka lindur shkrimtar, matematikisht i ka lindur shpirti i tillë. Është e veçantë në këndvështrim, pasi përjeton ngjarjet e historitë e i mbështjell në finesën e tyre. Harmonia midis mendimit dhe strukturës janë gurë të vlefshëm e të qëndrueshëm në themelet krijuese të shkrimtarit, Gëzim Ajgeraj. Udhë e mbarë librit e sa më lehtë e këndshëm tek lexuesi Suksese të reja autorit.
29. 01. 2025

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen