Prenda Sejdia
Pasthënie
Libri;
“TRENAT DHE TONI ” nga Gëzim Ajgeraj
IMAZH
I PËRMALLTË I NJË VOGËLUSHI
Eh,
ç’na qenka ndjenja e përmallimit, kaq komplekse dhe e thellë, shpesh e
përshkruar si një miks i nostalgjisë, mallit, dhe një ndjenje të lehtë
trishtimi për diçka që ka qenë, por që edhe mund të shoqërojë gjatë.
Shpesh lidhet me kujtime të mira të së kaluarës, njerëz, vende, ose momente të
veçanta Dhe të ngjallin nostalgji e përmallim dhe shpesh përfshin një dëshirë
për një kohë të shkuar, zakonisht një kohë që mbahet mend si më e lumtur e prek
fëmijërinë, një lidhje të dashur, një vend të veçantë siç ishte Kosovës e
Tonit.
Eh
malli, ajo ndjenjë e fortë e mungesës dhe dëshirës për të qënë pranë
vendlindjes ndaj çdo ditë ndiqte me sy trenat që shkonin në atdhe i cili
ngadalë po kthehej një një trishtim i lehtë e
përmallim
shpesh shoqëruar me ndjenjë sepse ajo për të cilën ndjehet mall nuk mund të
rikthehet. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht një trishtim të thellë,
por më tepër një ndjenjë melankolie që zapton shpirtin e vogëlushit përmes
kujtimeve të veçanta dhe shkaktohet nga kujtime të veçanta. Këto kujtime
të lidhura me ndjesi të caktuara, si aroma, shije, ose tinguj a njerëz që i
mungojnë nga atdheu.
“Babai
e ka kuptuar brengën e tij dhe ka filluar të merakoset për të.
Një
ditë tek po rrinte në dritare iu afrua pranë dhe e pyeti : - A më thua Toni
çfarë të mundon?
Ai
po hezitonte që t’i tregojë babait , por pas insistimit të dytë të babait, atij
iu mbushën sytë me lot dhe u përgjigj: - Po i shikoj trenat, baba. Njëri nga
këta me siguri shkon edhe në Kosovë, - foli Toni, - ah sikur të m’i marr edhe
dëshirat e mia me vete.
-
Do të shkojmë edhe ne një ditë me tren, Toni, - i tha babai, derisa po ia
lëmonte flokët, - bile shumë shpejt, tani për pushime verore, - foli babi me
vendosmëri.
Sa
u gëzua Toni, brofi në këmbë dhe e përqafoi babain dhe iu lut që t’i tregonte
se kur do të udhëtojnë. Pasi shikuan mirë në kalendar datën e vendosën”.
Është
e rëndësishme të theksohet se përmallimi nuk është negativ por ndjenjë e ëmbël
dhe e hidhur, që na ndihmon të vlerësojmë të kaluarën dhe të kuptojmë më mirë
të tashmen e në këtë rast është burim frymëzimi dhe motivimi.
Në
këtë libër gjen tema interesente pasi flitet për tema e tregime të bukura si
psh;
1.
Busti i Skënderbeut
2.
Fotografia e gjyshit
3.
Gabimi i Drilonit
4.
Në Gjenevë
5.
Tregimi i vogëlushëve nga Kosova
6.
Lule për Martinën etj.
Një
libër i bukur me tregime të mahnitshme për fëmijë që brenda tyre ka kulturë e
atdhetari që i mbushullon me moshën, mungesën e vendlindjes e njerëzve të
dashur që i ëndërrojnë pareshtur.
“Ai
shpesh për pushime shkon në Shqipëri, sepse në Kosovë është i përndjekur nga
okupatori serb. Kur kthehet nga Shqipëria sjell shumë simbole, ëmblema dhe
punime të tjera. Gjatë pushimit të fundit, që kishte bërë e kishte sjellë edhe
një bust të Skënderbeut të punuar nga një skulptor shqiptar.
Këtë
bust, Liridona i ka propozuar babait që ta vendosë në vitrinë dhe i kishte
thënë se për të do të kujdesem unë. Sa ishte gëzuar babai për dëshirën e
Liridonës. -E di i kujt është ky bust.?! - e kishte pyetur babai.
- Po baba, - ishte
përgjigjur ajo, - më ka folur gjyshi për trimërinë e tij, - ai është kryetrimi
ynë legjendar, Gjergj Kastrioti - Skëndërbeu, - ishte përgjigjur gojën plot.
-Të lumtë bijë! - e kishte përqafuar babai dhe e kishte puthur në faqe, ashtu si
të paska treguar gjyshi është.
-Unë këtë bust do të ta
besoj ty që të kujdesesh për të. Kështu çdo mëngjes dhe sa herë ka kohë të
lirë, Liridona e pastron bustin e Skëndërbeut, që të shkëlqejë sa më mirë dhe
gjithmonë e këndon himnin kombëtarë”.
Janë pikërisht këto
tregime që të japin impulset e forta të shpirtit atdhetarë të mbjella në
filizin e shpirtit që lulëzon pranverë. Është ndjenjë, është shpresë e frymëzim
kur një fëmijë bëhet gjak ideali.
Kur një fëmijë kujdeset
për simbolet e Gjergj Kastriotit, zhvillon atë ndjenjën e fortë lidhur me
historinë dhe identitetin kombëtar. Simbolet e Gjergj Kastriotit, si busti i
Skenderbeut përfaqëson më shumë se thjesht emrin e një njeriu – ato janë shenja
të një trashëgimie të pasur, krenarie dhe sakrifice për lirinë dhe pavarësinë.
Një fëmijë që kujdeset për
këto simbole nuk po mban vetëm një flamur ose një imazh, por po mëson rëndësinë
e luftës për liri dhe dinjitet. Ajo mëson se si figura si Gjergj Kastrioti, i
njohur si Skënderbeu, ishte një lider që luftoi për të mbrojtur tokat e tij dhe
popullin shqiptarë kundër pushtuesve. Pjesëmarrja në ruajtjen e këtyre
simboleve është një mënyrë për të pasur lidhje me të kaluarën dhe për të
kuptuar se çfarë ka ndodhur për t’u arritur liria dhe identiteti i kombit.
Ky kujdes mund të
përfshijë edhe vëmendjen ndaj mënyrës se si trajtohen këto simbole ose figura e
Skënderbeut, duke i mbajtur të pastra, të rregullta dhe të respektuara. Kjo
është një mësim i rëndësishëm për fëmijët, pasi ata jo vetëm që mësojnë rreth
historisë, por edhe zhvillojnë ndjenjën e përgjegjësisë për të ruajtur dhe
përcjellë këtë trashëgimi për brezat e ardhshëm.
Vogëlushja që kujdeset për
këto simbole tregon gjithashtu një ndjenjë respekti dhe dashurie për atdhenë
dhe për historinë e popullit të tij. Ky kujdes mund të jetë një mjet për të
mësuar rreth unitetit, krenarisë dhe përgjegjësisë që vjen me identitetin kombëtarë.
Duhet të jemi krenarë për
filizat e mëmëdheut, për të ardhmen e Atdheut vizionin që kanë plot ndjenjë e
dashuri prej fëmije.
Zoti i shtoftë brezat e
shqipes e lumturoftë ndër shekuj.
Udhë e mbarë librit për
tek lexuesit e vegjël.
Suksese të reja autorit
Lezhë më; 01. 02. 2025

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen