Mittwoch, 19. Februar 2025



Prenda Sejdia 

 

“BUKA E GJYSHES” nga Gëzim Ajgeraj 

 

*DHIMBJE QË PIKON

 

Autori vjen me një libër me tregime për fëmijë ku brendia e këtyre tregimeve është fuqishme dhe e bukur dhe arrirë në lexim. Të shkruash për 

gjeneratat e reja është investim që bëhet tek brezat që vijnë dhe të trajtosh tema ku mbjellin kulturë dhe formim është detyrë që jo kushdo e bën ndonëse fëmijët janë filizat tanë, kanë lulet e Atdheut që, dhe fundja është detyrë njerëzore.

- Në këtë libër vjen një tregim rrënqethës që është edhe si shtyllë e librit tregimi Buka e Gjyshes.

Ndonëse është tregim për fëmijë shërben edhe për të rriturit dhe mos të harrojnë se gjyshet ishin, janë e mbeten shtyllë në familje për shkak të sakrificave të panumërta si eksperiencat më të mëdha në jetë. E për familjen mbeten simbol.

Buka e gjyshes është gjithmonë diçka speciale, ndoshta më shumë për shkak të dashurisë dhe kujdesit që ajo e përgatit. Ajo shpesh ka një shije të veçantë, si një aromë ngushëlluese që mbush shtëpinë. Qe bukë e përgatitur me miell, ujë dhe pak kripë, por përmban një sekret, një dashuri e shtuar në çdo hap të procesit të përgatitjes, ndaj buka e gjyshes ka një qëndrueshmëri e shije që është më e theksuar dhe me përkushtim.

Kujtimet e gjyshes në ditët e luftës shpesh janë të mbushura me një lloj trishtimi, forcë dhe qëndresë. Ajo ka kaluar momente të vështira, të cilat e kanë formësuar e bërë të veçantë në mënyrën si shkruhet kjo histori. Shpesh, ato kujtime janë të mbushura me detaje të vogla, të cilat e bëjnë më të prekshme luftën dhe vuajtjet që ka përjetuar e aq kujdes’shëm i’u vjen vogëlushëve në këtë libër sa i bukur aq dhe vlerë e ndjenjë e fuqishme përjetimi. 

Le të rriten fëmijë tanë me të vërtetat historike që sado rrënqethëse të jenë pse jo, të bëhen albanologët e së nesërmes.

 

- Gjyshja kishte folur për ditët kur u detyrua të mbante familjen të sigurt ndërsa kishte frikë për jetën e të dashurve të saj. Ajo me pak ushqim dhe shumë mundim, përpiqej të gatuante çdo ditë, duke përdorur çdo gjë që kishte në shtëpi për të mbajtur familjen të ngopur. Buka mbetet simboli i asaj që ishte më e çmuar në ato kohëra – diçka që e ndihmonte familjen të mbijetonte dhe të ruante shpresën.

 

- Në ditët e luftës, ajo e përjetoi gjithashtu se si shikonte shtëpitë të granatoheshin e digjeshin me shpejtësi dhe si fshihej bashkë me fëmijët dhe të afërmit në bunkere të improvizuara ose dhoma të fshehta dhe se si ajo mes flakësh u kthye të gatuante nipërve. Kujtimet kanë të bëjnë me dhimbjen e humbjes, por gjithashtu me forcën për të vazhduar, për të mbajtur familjen të bashkuar dhe për të ruajtur një farë normaliteti, për aq sa mundej, në kohët më të errëta por kujtimet e gjyshes mbeten një kujtesë e qëndresës, se si njerëzit e thjeshtë, pa pasur shumë mundësi, mund të ruanin njerëzimin dhe dashurinë për njëri-tjetrin edhe në mes të tragjedisë ndaj autori e sjell përmes dhimbjes e mallit këtë tregim rrënqethës.

Ky është një kujtim shumë i rëndë dhe i ngarkuar me dhimbje. Fjalët “ndërsa nipërit në mal hane bukën e gjyshes, gjyshja u vra nga ushtria pushtuese” përshkruajnë një skenë tragjike, një kontrast të thellë mes mbijetesës dhe humbjes, mes një akti të përditshëm si ngrënia e bukës dhe një tragjedie që trondit gjithçka.

 

- Imagjinoni nipërit, të strehuar në mal, duke shijuar bukën që ndoshta ishte përgatitur me dashuri dhe sakrificë nga gjyshja, duke u përpjekur të mbijetojnë në kushte të vështira, ndoshta me frikën e çdo tingulli apo lëvizjeje që mund të sinjalizonte rrezik. Në të njëjtën kohë, gjyshja si simbol i forcës dhe qëndrueshmërisë për të gjithë familjen, nuk është më, e humbur në një moment të tmerrshëm të dhunës dhe luftës.

Kjo histori përshkruan jo vetëm dhimbjen e humbjes, por edhe pasojat e luftës mbi njerëzit që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në beteja, por që paguajnë me jetën e tyre për shkak të konflikteve të jashtme. Kjo ngjarje është dëshmi e përpjekjes për të mbajtur gjallë traditat dhe kujtimet e njerëzve të dashur, ndërsa, nga ana tjetër, edhe një thirrje për të mos harruar dhimbjen që ka sjellë lufta, duke i dhënë zë atyre që kanë vuajtur në heshtje.

Kujtimet e kësaj natyre janë të thella, përmbushin të kaluarën dhe ndikojnë në identitetin dhe histori të ardhshme të një familjeje dhe një kombi. Ata që kanë kaluar dhe kanë dëshmuar dhimbjen e luftës, si nipërit që ndoshta tani e mbajnë bukën e gjyshes si një simbol të forcës dhe kujtimit, ndoshta përpiqen të mbajnë të gjallë jo vetëm ngushëllimin, por edhe historinë e asaj që ka ndodhur, për ta ndarë dhe për të mësuar të tjerët.

 

- Në libër ka disa tregime por do veçoj disa nga ato..

 

1. Gjyshi i sëmurë

2. Dëshira e Valbonës

3. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtëra

4. Prindërit e mij gjithmonë kanë të drejtë

5. Lule për nënën e sëmurë etj.

 

- Nisur edhe nga temat që lexuam kuptohet se ky libër me tregime ka vlera të larta kulturore e Atdhetare që mbeten thellë në mendjet e lexuesve të vegjël. Ndaj i jemi mirënjohës për prurjen inetresante pasi kohërat bëjnë shtegëtimin bashkë me historitë.

 

Udhë e mbarë librit 

Suksese të reja autorit

 

                     Lezhë më; 01. 02. 2025


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen