Prenda Sejdia
POEZIA E AJGERAJT NË DIOPTRINË E ANALIZËS DHE
TË KRITIKËS LETRARE
Kritikë letrare
Redaktore:
Marsida
Sejdia Agolli
Recensentë:
Endrijeta
Paplekaj
Almaida
Sejdia Myrtaj
Lektor:
Fikret
Ramaj
Laureta
Koci Gjoni
POEZIA E AJGERAJT NË DIOPTRINË E ANALIZËS DHE TË KRITIKËS LETRARE
Shtëpia Botuese “7 Days”
Prizren,
2021
PARATHËNIE
Ndër shekuj poetët u përpoqën të thurin
vargje e poezi e t’ua prezantojnë njerëzisë forcën e magjinë e fjalës.
Kjo traditë e shkrimit të shqipes u gjet e
dokumentuar shekuj më parë nga arbëreshi, Lekë Matrënga (1592).
Penat
u përpoqën të përsosin mjeshtërinë e tyre dhe të sjellin “ajkën” e fjalëve për
publikun, në poezi, si llojin më të vjetër të krijimtarisë deri në risinë, që
sollën disa nga poetët: Naimi, Dritëro Agolli, Azem Shkreli, Ali Podrimja etj.
Gëzim Ajgeraj vjen i shkëlqyer në poezinë bashkëkohore shqiptare dhe më
konkretisht gjatë kësaj periudhe, duke i sjellë letërsisë një frymë unike me
përdorim të elementeve të shumta, brendi të jashtëzakonshme dhe ngarkesë
emocionale e parësore është identiteti poetik, e kombinim të magjishëm të
elementeve. Edhe në poezinë e Gëzim Ajgeraj gjejmë një poezi elitare me frymë
interesante për lexuesin.
“Nuk ka rrugë më të sigurt për t’u arratisur
nga bota, se sa arti, por as nuk ka lidhje më të sigurt se sa arti,” thotë
Goethe.
Edhe
në ëndrrat më të bukura, njeriu nuk mund t’ia kalojë natyrës. Poetët ia dhanë
shkëlqimin me majën e Penës e madhështinë me forcën e fjalës, sepse të
magjishmen e përjeton në varg.
Poeti
Ajgeraj, bashkë me dekadat udhëtoi shtigjeve të dëshiruara, ndër siluetat e
kujtesës, mes brengës, mallit e dritareve të shpresës, në labirinte ëndrrash.
Poezia e Ajgeraj dhe vëllimet poetike të
këtij autori të rrëmbejnë me intensitetin e ndjenjës, fuqinë e fjalës e beftën
e imazhit, ku natyrshëm zbulohet gjithë shpirti njerëzor. Kështu që, pa dyshim,
poezia e tij lëviz në pika graviteti, të natyrshmërisë dhe spontanitetit brenda
larmisë filozofike, mrekullisht të përpunuara në laboratorin poetik të shpirtit
të autorit, që është tejet dinjitoz në këtë zhanër letrar, ku ndër dekada ka
sjellë përvoja të çmuara brenda gjithë stileve poetike.
Ndërtimi
i shprehjes me metafora, inkorporimi i figuracionit stilistik, gjuha poetike e
një standardi të mirëfilltë e bën poezinë e Ajgerajt të arrirë dhe përmbushte
elementin stilistik të veçantë, si strukturë dhe semantikë, estetikë dhe
intonacion, po ashtu.
Përshkrimet poetike përshkruajnë në ligjërime
relievin shumëngjyrëshe të shpirtit dhe të ndjenjës sublime, si përjetime të
jetës, plot formate emocionale, brenda disponimit krijues të autorit.
Ky
është përshkrimi esencial, në aspektin universal të poetikës së Gëzim Ajgeraj,
dhe partiturat e vazhdueshme poetike, ku përshtatshëm akomodohen përgjithësisht
me frymën e motiveve poetike.
Simbolikat
shpresëdhënëse e fjalët e përzgjedhura gjenden në funksion të transmetimit te
lexuesi i gjerë plot akumulim, brenda shpirtit të poetit. Vëllimet poetike të
Gëzim Ajgeraj janë me brendi të larmishme e stilet vijnë në përshtatje me
moshat e zhytet në thellësi të shprehjes poetike për të përkufizuar qëllimin,
në sfondin e modernizmit krijues. Frymëzimi poetik i këtij autori merr kolorit
të veçantë dhe përfaqëson origjinalitetin e unin e tij, plot potencial.
Nëpër vëllimet poetike të këtij autori, në
stilin për të rritur vendin kryesor e zënë poezitë e mallit, ku brengat
lëshojnë kushtrimin e klithma zapton skajet e mëmëdheut.
Ajgeraj
në zhanrin e poezisë që zë një vend tejet të rëndësishëm në krijimtarinë e tij,
ka provuar e krijuar mbi të gjitha stilet e llojet, si rrallë poet.
• Poezia për të rritur. • Poezia për fëmijë.
• Poezi sarkazma. • Poezi fabula. • Poezi
etnosi kulturor.
Janë
këto lloje e stile me tema të larmishme. Mund të numërohen me mijëra poezi plot
brendi e larushia është e shumëllojshme e plot ngjyra.
Është
stili i tij, uni i tij që të përfshin në një botë të pafundme mendimesh edhe
për shkak të diapazonit të tij të gjerë, mendimit të thellë e shpesh kritik, që
bëhet njësh me lexuesin pasi ndjenja estetike e gjuhës poetike të këtij autori,
liria relative e shprehjes që afron mjeshtëria poetike është magjia që
imagjinon e bën të fluturojë.
Harmonia
gjuhësore dhe natyra e poetit përbëjnë një thesar të çmuar, që burimi e ka në
guvat e shpirtit tij krijues.
Aftësitë
krijuese dhe menaxhuese të poetit janë të pafundme, edhe pse prej dekadash
punon e jeton në emigrim. Botimet në libra, në gazeta apo në revista, kanë qenë
të panumërta.
Poeti
tashmë botoi numrin 21 të revistës: METAFORA ( ANTOLOGJI ).
Duke
u dhënë mundësi promovimi poetëve të rinj apo poetëve të mirëfilltë, për t’i
kthyer domosdo në frymëzim për të rinjtë.
Në këtë libër do të gjeni informacione për
stilet poetike brenda këtij zhanri, pasi janë përzgjedhur nga dhjetëra e
dhjetëra vëllime për t’i sjellë për lexuesin, si një pjesë të shëndetshme të
shpirtit poetik të poetit mirëfilltë me bagazh të madh njohurish, thellësi
mendimi e diapazon të gjerë e me një gjeografi të pamat ndër kufijtë e
krijimtarisë.
Çdo
vëllim që lexon, veçse sa ta shton etjen për të lexuar vëllimet e radhës. Është
brendia e pasur që të magjeps. Janë temat e mesazhet që mbart magjinë. Janë
imazhet shoqëruese që transmetojnë unitet dhe paraqitet në një kontinuitet
artistik, duke vënë në dukje evoluimin tematik dhe stilistik në rrjedhën e
kohës, ku vend të veçantë zë artikulimin gjuhësor në botën e njeriut, me vizion
për realitetin.
Në
krijimtarinë poetike të Gëzim Ajgeraj, jo rrallë hasim poezinë hermetike, që i
bie kaq shumë për shtat e godet fuqishëm përmes metaforash fenomenet negative,
që shqetësojnë shoqërinë njerëzore. Pjesa më e madhe e krijimtarisë poetike
është me temë atdhetare, ku notat e qortimit e të kritikës, konkretisht, bien
mbi Evropën xanxare.
Dashuria
e poetit për Vërrinin, për Prizrenin e për Kosovën Legjendare është e
përjetshme dhe sublime, pasi Atdheu për Ajgerajn është dhimbje, pasi dhimbja,
malli e largësitë e pikëllon në shpirt.
Përshkrimi i Atdheut e arrin përmes mijëra
metaforave.
“Me gjak e asht nëpër shekuj të thura kurorën
e dritës tënde.
Që
në ditën e bardhë të zbukurojë bukur nga kopshtet e mallit për dritën”, të
cilat bartin në vetvete ngarkesë të madhe emocionale. Shqetësimet e tij për
mëmëdheun artikulohen e përjetësohen në të gjitha periudhat gjatë një shekulli
zymtësi e mjerim, me sens kritik, ku përmend luftë, vrasje, djegie e
shkatërrime e deri në përgjunje.
Shumë
të veçanta e mbresëlënëse janë lirikat kushtuar Vërrinit, Prizrenit, heronjve,
nënës apo fëmijëve - si e ardhmja e mëmëdheut.
Me
dhembshuri e mbështjell poeti dashurinë, pasi për të është hyjnore, e
përfaqësohet si një model tejet i arrirë, ku uni lirik mbetet feniks i
dashurive hyjnore të mëmëdheut e hartës së tij gjeografike.
Oazë
përkushtimi i ligjërimit poetik. Pra, gjejmë një botë poetike të gjerë në kohë
e hapësirë dhe ide. Të gjitha qëndrojnë në simbiozë edhe pse shpesh mendon
antisimbiozë, ku me këtë titull të veçantë vjen me një vëllim të
jashtëzakonshëm.
Diskursi
letrar i vargjeve e i ngjarjeve, ana figurative e dinamike, shprehin rrethanat
herë në dritë të qartë e herë në hije, ndaj tregohet emocional, madje, hera -
herës edhe protestues.
Shumica
e poezive dhe vëllimeve poetike të Gëzim Ajgerajt, janë të veshura me fjalorin
metaforik, ndaj, e quaj edhe si poeti i metaforave, plot fuqi filozofike të
krijuesit, talentit dhe mjeshtërisë së tij krijuese.
Elementet gërshetohen rreth artit të
ndërtimit të strukturës së poezisë, struktura e saj, muzikaliteti, etj.
Njeriu
duhet të flasë hapur me të tjerët, në një mënyrë që zbulon mendimet e veta të
brendshme përmes fytyrës së tij, që zbulon hallet e tij, direkt përmes fjalëve.
Një fjalë e themi me bindje, me sinqeritet të
plotë dhe pa hezitim, ndërkohë që e sheh tjetrin në sy, ka më shumë kuptim se
dhjetëra faqe në libër.
Ekziston një kufi në mendjen e të gjithëve,
përtej të cilave është e rrezikshme të shkosh.
Pasi
ta kesh kaluar atë rresht është e pamundur të kthehesh.”
Jo
më kot e mbylla me dy nga thëniet e Dostojevskit, pasi poeti Gëzim Ajgeraj
është ithtar i poetëve të mëdhenj, si: Naimi, Fishta, Ali Podrimja, Azem
Shkreli apo i letrari i madh, Borges, etj.
Pena
e këtij poeti të madh kontribuon për shoqërinë dhe shoqëritë.
Është gjithëpërfshirës.
Superlativët
e merituara janë bashkëshoqëruese të Penës së Ajgerajt.
Letërsia
e djepit të kulturës evropiane ndërkombëtarisht ky autoritet i letërsisë i
përfaqëson denjësisht.
RECENSION
Gëzim Ajgeraj: ETJE NË FJALË, Poezi
Nëse do t’i referohemi letërsisë së avancuar bashkëkohore, Gëzim
Ajgeraj, zë vend si poet, shkrimtar, prozator, dramaturg, kritik letrar, etj.
Ka botuar romane, monografi, tregime e ese, a vëllime të
shumta poetike të stileve të ndryshme.
Me një
kontribut të pashoq në fushën e kulturës dhe të artit letrar në tërësi dhe
veprimtarisë së botimeve.
Ndërlidhet në mënyrë të veçantë me revistën vjetore
tashmë mbi njëzetvjeçare, “Revista Metafora”, kjo revistë shumë e rëndësishme
për poetet e, madje, poetët e rinj në veçanti, pa dyshim dhe Kosovën.
Gëzim Ajgeraj gjendet në krye të atij klasifikimi me
shumë vepra e botime, duke sjellë për lexuesin e gjerë brenda e jashtë kufijve
shumë shkrime e krijime interesante.
Kështu që bota
e tij krijuese, strukturat përmes njohurive të pafund, diapazonit të gjerë dhe
dashurisë së pakufishme për artin dhe letërsinë, ku shpalos hareshëm e plot
finesë efektin stilistik figurativ dhe estetik.
ETJE NË FJALË
Vepra poetike e radhës: “ETJE NË FJALË”, e
cila përbëhet nga 78 poezi, ku dëshmon një konceptim mahnitës ky poet me vizion
e botë të madhe, që vazhdoi në gjurmët e Borgesit, ndaj dhe shprehet me
definicion se poezia është shprehje e së bukurës nëpërmjet fjalëve të thurura
me finesë dhe në mënyrë artistike. Në këtë vëllim, përmes vargut poetik,
shpërthen me trajtat e ligjërimit mbi aktet e kthimeve dhe përvëlimit të
mallit, duke shprehur ëndrrat e pafundme për atdhe, përmes forcës së fjalës, ku
fjala brenda magjisë së vet krijuan atë figuracion artistik ndër vargje dhe
kështu jep imazhet reflektuese, kur brenda muzës së mendimit lind ideja se në
vete mbërthen një kohë të gjerë, ku mbështjell vitet në mërgim.
/Ç’pikoi pena e fjalës vesës së mendimit
/Dhe ngriu në varg si një kokërr vesë
/Zjarrmi e përmalltë ma shkriu pendimin
/Mbeten metaforat pa pikë e pa presje
Nëpër këto vargje “Motiv me mall” plot
metafora, ku vargu i tretë tregon atë ndjeshmëri që fiton një farë çlirimi, ku
mendja e krijuesit shpik lëndën ku:
“Zjarrmi e përmalltë ia shkriu pendimin” me
një ndjenjë epike dhe tragjike, ku heroi na prin brenda muzës së mendimit, ku
brenda vargjeve kërkon hapësira, ku mall dhe brengë i shpreh përmes metaforave
dhe thellësisë mendimit.
Në
fakt, çdo poezi ka ndjeshmërinë dhe ritmin e saj. Që të funksionalizojë parimin
krijues është e natyrshme të parapëlqejë kodin tematik dhe estetik.
Në
krijojmë përfytyrimin dhe shpërfytyrimin e harresës, mahnitjes, ikjes, durimit,
vetmisë, mallit, plagëve, krizave, klithmës së lirisë, shënjestrës së armikut,
lashtësisë, errësirës e dritës, mungesës e shpresës, etj., të cilat janë
trajtuar ndër tema të shumta e të larmishme të këtij vëllimi.
Situatat dhe ngjarjet, detajet dhe rrëfimet
metaforike zbulojnë fuqinë e dimensionit dhe kuptimin e ndjeshmërisë së thellë
të atdhetarisë mbivendosur në relacionet midis stilit, figurës a ritmit.
Kjo
cilësi e formëson deri në ngurtësim e hera - herës botën e poetit, duke
shpërthyer në sfondin e përjetimeve, ku renditen sipas shkallës përjetimit,
pra, ku ka mall e dhimbje ka dhe shpresë.
Aty ku mendohet se ka harrim, ka më shumë
dashuri.
/Unë jam këtu qysh se puthej toka me qiellin
/Rrënjët i kam thellë në zemrën e tokës e kokën kah
qielli
/Rojë i bëj shekujve kah parakojnë furtunshëm këtejpari
/I bëj roje tokës, kullave, lashtësisë stërgjyshore
/Dhe shqip i flas dheut bjeshkës të m’i ruaj këngët
Kush
janë qirinjtë e galaktikës së Gëzim Ajgeraj në këtë vëllim poetik, ku përpiqet
të kapë ndriçimin, spërkat ndjenjat e mendimet, si autokton brenda vendit
stërgjyshor, ku ndjenjën shpirtërore e lidh me zemrën e tokës dhe qiellin si
mbulesë? Tregon krenari të pamasë për ekzistencën shumëshekullore apo bërjen
ballë të furtunave të fuqishme, që kanë përjetuar brezat, dhe forcën e pamat që
tregon kohërat, por edhe premtimin që i bën vetes për të përmbushur amanetin e
të parëve. Por, edhe dëshirën e madhe e dashurinë e pamasë ndaj kullave të
lashta stërgjyshore e ndjenjën e thellë për tokën mëmë.
Por
edhe forca e mendimit mbi ruajtjen e gjithçkaje që trashëgoi. Pra, kjo është
pikërisht fuqia filozofike e poezisë dhe majat e fjalës brenda së cilës
shkrihet e fshihet një botë e thellë mendimi, si botëkuptim i logjikës së
thellë e fuqisë intelektuale të krijuesit, ku forcën magjepsëse të tij e shohim
brenda kësaj filozofie të vargut.
Fantazia
për krijuesin është shumë e përafërt me botën reale së cilës i referohet, duke
krijuar premisa të kapshme e logjike e ndjenjat emocionale të lexuesit dhe
shpaluesit e ndjenjës së vargjeve.
Kur e them këtë, sigurisht parafytyron
lexuesin e imagjinon atë, sepse do të ishte vetëm imagjinata dhe hija që
përcjell, ndaj vargu do t’ia krijojë atij që e shpalos vargun.
/Me tërbim korbash ranë bishat e veriut
/Vranë prenë e dogjën gjithçka rrotulluan së prapthi
/Medet ç’egërsirë është njeriu fatkeqësi e kësaj toke
Kumt
i frikshëm, që përmenden shpesh ndër vargje e poezi, me mllef ndaj egërsisë së
njeriut dhe dukshëm shpreh zemërimin në fjalë se bishat e veriut u dyndën mbi
atdhe dhe përshkruan mes zemëratës maskaradën që përjetoi njerëzia.
Me
figuracion e sjell njeriun egërsirë që djeg, pjek e shkatërron ç’i del përpara,
ndaj ndjenja që përjeton poeti për njeriun e kthyer në egërsirë vjen në mënyrë
të përsëritur në tekst, por në forma të ndryshme, me frymën e trajtave
gjuhësore dhe kap efektin stilistik, figurativ dhe estetik.
Forma
më e përshtatshme për të shpalosur potencialin që mbart autori brenda vetvetes
është dhe gjendet brenda artit dhe magjisë së tij, pasi është shija njerëzore
që ngacmon njeriun, ku gjithnjë ushqen shpresën dhe frymëzimin për tokën
stërgjyshore atdhe e komb. Ndaj, brenda vargjeve gjejmë ato elemente që ngacmon
imagjinatën e reflekton në vargje.
Pra, sado e fuqishme të jetë dhe vlera të
mëdha artistike të ketë, gjithçka varet nga ndjenja e shijes që ngacmon
lexuesin.
Në
këtë vëllim poetik të stilit për të rritur s’ka se si të mos të bien në sy
poezitë e gjata plot brendi, finesë dhe hermetizëm.
Vargje,
ku flasin shumë sa një jetë e tërë me thellësi mendimi, ku përmes fantazisë
shprehet në art, duke u kthyer misionar i prirjes së zhvillimit dhe i ecjes
njerëzore me largpamësi marramendëse brenda boshtit të temës dhe poezisë. Pra,
muza e poetit është edhe burimi i artit të poezisë, ku bart shpirtin e epokës
së caktuar, ku përcaktohen vlerat, që ka ky lloj arti, siç është ky vëllim poetik.
Poeti
si një shkronjës, këngëtar, i cili të bukurën e shpirtit e transmeton përmes
fjalës, është magjia e vargut, pasi është fryma e tij e kënga e shpirtit.
Zëri
që na josh në poezi, jo vetëm me vargun, por me një krijues, ku shkrihet i
gjithë shpirti dhe mjeshtëria e artbërjes.
/Ju mbushulloi drita nga rrezet e mallit
/Të mos ju mbyt hije e largësive
/Edhe kur harrimi verbon
Vargu
nis nga individualja. Bëhet mesazh apo thirrje për një shoqëri të gjerë me të
njëjtat ndjenja, karshi mallit e largësive, rrjedhimisht, mbi interesat
kombëtare, ku vjen si shkëndijë dhe dritë që hap shtigje, ta ndjejmë, ta shohim
a ta prekim përmes vargjeve, me shkëndija dritëdhënëse, ku fjala bie mbi
auditorin e gjerë, ku qëndron magjia e vargut, ku nga një ndjenjë individuale
që ndjen poeti e përcjell te publiku i gjerë.
Magjia
e vargut ka arritur qëllimin përmes mesazheve që ka përçuar tek shoqëria e
gjerë.
Për poetin, poezia është kënga e shpirtit që
merr udhë përmes mjeshtërisë së fjalës dhe diapazonit të gjerë të tij.
Nuk
flas për klasifikim të muzikës, por shembulli përkon me afërsinë që e bën atë
dhe dëgjuesi është afër tij, duke pikasur ndjenjat që ju krijon dy palëve.
Them se mjafton përshkrimi mbi përafrimin mes
këngës dhe poezisë, gjithashtu, edhe këngëtarit e poetit.
Pra, sa më shumë ta zbërthejmë botën e
brendshme të poetit, si dhe poezisë e artit poetik, aq më brilant e gjen e plot
larmi koloriti.
Në
këtë vëllim poetik fuqia e fjalës është tejet e dukshme.
Thënia
e Robert Luis Stevenson se: “MATERIALI I POEZISË ËSHTË FJALA, E FJALA ËSHTË
DIALEKTIKA E JETËS” u kthye në motiv për Gëzim Ajgerajn, pasi rëndësia e
vendosjes saj në vendin e duhur ka shumë peshë, sepse nga mjeshtëria e
vendosjes së saj do të varej bukuria, estetika, fuqia e poezisë, mesazhi e
ndjeshmëria e saj te lexuesi. Jo gjithmonë për fjalën në varg, autori nuk e
mendon si fjalë të përditshmërisë, por atë e mendon si metaforë pasi aty ai
fsheh botën e filozofisë dhe mendimit të thellë poetik.
Ashtu si Borgesi edhe Ajgeraj thotë:
“POEZIA MUNDOHET TA SJELLË GJUHËN NË RRËNJËT
E VETA”.
Fakti
se brenda artit të poezisë ruhen, trashëgohen, por dhe krijohen fjalë, të cilat
i pasurojnë fjalorët deri në përsosmëri të tyre, duke e transformuar në
simbolikë e metaforë, që i japin kuptim
vargut apo poezisë e shndërruar atë në kuptimësi të gjerë, ku ngacmon
imagjinatën e lexuesit, pasi magjia e fuqisë së fjalës së autorit ndez
shkëndijat e shpresës përmes vargut poetik.
Pastaj
muzikaliteti te poezitë e këtij vëllimi dhe tingëllima e fuqisë së tij tek
depërton thellë brenda shpirtit të atij që e lexon atë - janë mjaft të
rëndësishme për poezinë.
/Arën tonë e korrte xhandari i veriut
/As edhe qiranë e tokës s’na jepte
/Me pushkë i ruante sheshet
/Që rrezja e diellit nis të zbriste në tokë
Një makth i thellë që gërryen ndjenjën e
autorit, për gjestin barbar të ushtruar mbi bashkëkombës, pushtimi që i bëhet
një populli a kombi të copëtuar.
Armët që janë të dukshme sheshit sa ta kall
krupën me atë egërsi sundimi, që pllakos e sjell ethshëm ndër vargje, si një
kohë e errët dhe e paharrueshme që shoqëria përjetoi.
Dhe,
në mënyrë filozofike, përmes vargjeve plot metafora, përmes ankthit shton edhe
mungesën e rrezeve të diellit, ku përmes këtyre vargjeve sjell njëmijë
kuptimësi e mesazhe më vete në formë të plotë dhe imazhin që jep në gjuhën e
shkruar, ku gjatë leximit të vargjeve ndjehen gjithnjë këto problematika.
Ndaj,
konstatojmë se në gjuhën e vet secili varg ka impulset e veta në trazimin e
ndjenjës së të konceptuarit.
Poeti
përmes këtyre vargjeve nuk flet për individualitetin, por për ndjenjën e
shumicës që arrin ta perceptojë.
Poeti ka bërë përzgjedhjen e metaforave, pasi
i njeh, identifikon dhe i jep, duke përkuar me emocionet e përzgjedhjen e tij
dhe formulon vargjet, duke krijuar ngjashmërinë e mesazhit.
Gëzim
Ajgeraj ia ka arritur që lexuesi të ndjejë atë që ka ndjerë ai si një përjetim
çasti, duke përçuar këtë ndjenjë përmes fjalëve.
Pa
dyshim, se ky libër është pjesë e letërsisë së avancuar, bërthamë e letërsisë
bashkëkohore, që këtij autori do t’i kushtojë në historinë e letërsisë, duke
qenë model frymëzimi dhe përcjell ide për studime të reja për poetët a
studiuesit, si dhe shkrimtarët bashkëkohorë, duke bërë që ky libër të meritojë
vlerësim maksimal.
Urimet
mia më të sinqerta për poetin, por edhe për lexuesin e Gëzim Ajgeraj!
Suksese librit!
Lezhë, 12.12.2020
R e c e n s i o n
Gëzim Ajgeraj: ANTISIMBIOZË, Poezi
Letërsia
i detyrohet kombit, thotë
Gëzim Ajgeraj.
Si idealist i tillë vrapoi fort, madje,
ethshëm nëpër gjurmët e figurave letrare të kombit, siç ishte: Naimi, Asdreni,
Fishta i Madh etj. Idetë e tij kaluan kufijtë, madje, shumë larg, si një
studiues i rregullt i Borgesit u mishërua akoma më tej me Atdheun e tij,
qytetin historik, Atdheun apo edhe çështje tejet delikate, siç janë ato me tema
atdhetare.
Jam
e sigurt që studiuesve të kohërave të reja u takon ta studiojnë veprimtarinë e
tij noliane, pasi e sotmja akoma s’e ka fillin. Ajgeraj, si shkrimtar, prozator
a dramaturg, kritik e poet u mishërua si mishi me kockën për çështjen
kombëtare.
Si
një i përndjekur në atdhe që në moshë të re, emigroi diku në Evropë atje rrëzë
Alpeve, për ta parë Atdheun me syrin magjik, duke ia ndjerë rrahjet e dobëta të
zemrës, vuajtjet, vrasjet e shkatërrimet, zhdukjet pa gjurmë e rënkimet e
njëpasnjëshme që lëshonte nga plagët shekullore. Duke ia ndjerë e përjetuar
dhimbjen herë me prani e herë në distancë, e kështu duke u kthyer në pjesë të
dhimbjes, por edhe të mbështetjes së fuqishme, ndonëse, të pazëshme ashtu siç
dinte më së miri ai t’ia qante hallet vendit të tij.
T’ia
mëkonte plagët, por edhe t’ia mbante krahun, pasi ai me shqiponjat nuk dinin të
heshtnin, sepse heshtjen e vlerësonte si mbështetje të okupatorit.
Pena e tij, mendja e puna e Gëzim Ajgeraj në shërbim të mëmëdheut nuk
njohu asnjëherë pushim, por ama as sot.
Vjen me vëllimin e 167 poetik të titulluar: “ANTISIMBIOZË”.
Kam pasur rastin të lexoj të gjitha vëllimet e tij poetike. Nuk ka
ndonjë vëllim që mund ta veçoj se po ta bëja do të gjendesha shumë në dilemë,
pasi secili ka shumë brendi, tema e mesazhe të shumta, që ta mbushin shpirtin
plot emocion e ndjenjë gëzimi apo edhe brejtjeje sipas situatave.
Gjithashtu, edhe poezitë e këtij vëllimi poetik që vjen me një temë
unike dhe shumë të veçantë e gjitha, ku pjesa më e madhe e poezive janë: po më
një stil akoma më të veçantë, ku realisht të kërkohet fjalor që të lexosh.
Fuqia e fjalës, thellësia e mendimit e diapazoni i gjerë i njohurive në
fjalor, histori e ngjarje, e hermetik, këtë vëllim poetik, ku të magjepsin, por
dhe ta hapin një botë plot shtigje ndër sytë e tu.
Për ta dalluar flakën mbi Atdhe, lëmshin e zjarrtë llamburitës tek
rrokullisej pragjeve apo nga njëri skaj i Atdheut drejt cepit tjetër, vështrimi
i tij kridhet tej në mjegullën e Evropës, që natyrisht ishte aso kohe, ku nuk
na jep mundësinë të nxjerrim shumë kuptime nga një vizion. Na bën thirrje të
shohim qartë, duke mos i lënë vullnet të lirë lexuesit, sepse forca e tij
krijuese dhe përshkruese e shkel këtë fantazi, duke qëndruar fuqishëm mbi këtë
optikë të pashoqe, e cila e bën poezinë e tij madhështore, të pavdekshme. Pamja
e jashtme ngjan tym, madje, e vrazhdë që vret me fjalë.
Por, ama gjeneratat që po vijnë e gjejnë aty
atë veprën e madhe të artit, ku nuk mund të masë vetëm me intensitetin e tyre,
vetëm me autorin, që i krijoi, por edhe efektin te masat.
Sikur
s’u ngop qe 100 vjet
me
gjakun tim
që ma
piu ditë e natë,
e me
eshtrat e tij
ndërtonte kalanë,
e
hierarkisë
atje
mbi Kalamegdan
Këto vargje e metafora a nuk janë e gjitha
ajo çfarë përshkruam më lart?!
Situata poetike të ndërthurura me art mbi
realitetin e skllavërimit nga pushteti i lig e pushtues serb mbi Kosovën
martire për një periudhë të gjatë shekullore.
Për gjakun e të rënëve, si dhe vlerësimi me poste e grada për të gjitha
krimet njerëzore që kryheshin mbi popullin e pambrojtur shqiptar nga kriminelët
pa shpirt e pa zemër.
Nga ngjarjet e trishta, në vrasje e djegie të trupave shqiptare e
masakra tejet çnjerëzore.
Në
tërë shtrirjen e rrafshit poetik me gjithë përmasat është ajo dhimbje e thellë
mbi gjeografinë e vendlindjes, ku lëshohet klithmë e urrejtjes për njeriun, që
humbi gjykimin njerëzor, e duke u kthyer në “kafshë mishngrënëse”.
Vargje që ta kallin terren. Pra, në këtë vëllim poetik, Gëzim Ajgeraj,
është tepër i madh dhe i pakrahasueshëm për fuqinë e fjalës, forcën e vargut
dhe të poezisë, që janë pa diskutim majat e fjalëve. Këto kritere i takon në
çdo poezi përpos temës.
Ama i gjithi ngelet, po brenda të njëjtit
stil, po kaq të veçantë që do të magjepsë lexuesin për mënyrën e botëkuptimit,
ku ai përshkruan mbi plagë e dhimbje, dhe se si orë e çast i këndojnë himnin e
krimit mbi shqiptarët, hap e mbyll varre.
Bisha
me krrokamën e korbit i ngjan satanës së pashpirt e pa gjak, ku historia e
dhimbjeve me rrënjë në gjak, seç shfryn tërë duf e mllef mbi dhuratën që Evropa
mbolli për shqiptarët.
Në
të zezë
e
kam vesh mendimin
qysh
ditën
e
pikëllimit madh
që
t’ma ruaj
fshehur
dhimbjen e shpirtit
Ashtu si Will Rogers shprehet edhe Ajgeraj:
“Vendit tonë i nevojiten thonj më të pistë e
mendje më të pastra”,sepse do t’i shërbenin, por edhe do t’i shërbejnë
së ardhmes së Atdheut.
Eh,
dija është pushtet, kështu
që edhe poeti me gjithë forcën e pushtetit krijues me thellësinë e mendimit e
forcën e fjalës e sjell të gjallë metaforën mbi varg: “Në të zezë kam vesh mendimin”.
Shpalos pikëllimet e shpirtit me të fshehtat e gjithë dhimbjet e zemërimi, që
cipën shpirtit ia zhvesh, apo plagët që pikojnë shtatit.
Por,
ai thekson edhe shënjestrën kah veriu e furtunë, si amanet i gjyshit.
Evropa
qe 100 vite
Mbyllë i ka veshë e sy
Hileve të pazareve
Gjithçka kridhet si në rrethe vicioze, duket
se i ka përfshirë bataku nga brenda.
Politika bën aktonacira të vërteta. Fjalët
vorbullohen, kërcejnë tutje, lozin me kuptimin e tyre, thumbojnë njëra -
tjetrën me romuze.
Përpiqen ta gabojnë shoqja – shoqen, një tekë e fuqishme i shtyn në
vallen e madhe.
Evropës ia palos mllefin për dredhitë
shekullore apo pazaret hileqare. Ky vullnet krijues endet tejet i magjepsur
brenda botës, krijimtarisë, por edhe brenda botës reale i një saktësie të
veçantë, si instrument i mrekullueshëm e i pagabueshëm, i paepur e vizionar,
vështrimmprehtë, mendje- ftohtë si Alpet, sy çelik.
Vërtet sy i çeliktë i ngjan kasafortës brenda së cilës gjenden e gjithë
forca, njohuritë, virtytet njerëzore që e bëjnë një Penë të Artë për Kombin,
ku asgjë nuk i shpëton. Madje, ka vrapuar koherent me kohën, ku rendit:
histori, ngjarje e mbresa, njëra pas tjetrës e me tehun e çeliktë ndan
mjegullën shekullore, pasi ngjarjet, mllefet e urrejtjet brenda këtyre poezive
janë të paanë e të pafund - si deti.
Re
të zeza stivohen në qiell, çahen, grumbullohen sërish. Ajri i gaztë e plumbat
si breshër, vërtiten si aso kohe mbi mëmëdhe nga krimi i satanës së veriut.
Njerëzia nuk e donte tmerrin, i cili ta çanë gjoksin si rrufe, e gjakun
ta ngrinë e të kallin mornicat, por ndjenin frikë nga vetë ndjenjat e tyre të
fuqishme.
Ashtu si ndër libra, bashkëkombësit dëshironin, veçse lirinë në trojet e
tyre e ndjenjën morale brenda petkut të virtytshëm.
A nuk
m’i shihni
varret tek oborri
kullat e shkrumbuara
Fëmijët e djegur në djepa
Plakun e shkrumbuar në kullë
E
varret e mbeta thatë
Ah ç’përjetim nga familja, por edhe jo vetëm!
Pyetje thumbuese plot mllef e shpirt ndër
dhëmbë për të gjitha krimet e kryera në mënyrë shfarosëse e, madje, askush
fjalë s’thotë. Klithmë e shpirtit e dhimbje e xhanit deri në përvëlim për të
drejtën njerëzore nga shpirti luftarak e njëherësh krijues, e pajis
autorin me një arkitektonikë magjepsëse.
Ajgeraj është shprehja më e lartë poetike e mishëruar në
traditën shqiptare, ku shpesh gjendet mes ëndrrës dhe realitetit, ndaj
prek majën më të lartë të përmbushjes poetike të letërsisë bashkëkohore
shqiptare, por nuk u ndje kurrë rehat brenda sferës së mëmëdheut. Madje, kurrë,
por ama nuk synon të kalojë kufirin artistik, moral apo estetik të Kosovës apo
kombit të tij. Ajo ç’ka krijon Ajgeraj qëndron e fortë, e sigurt mbi themelet e
traditës dhe të kulturës shqiptare.
Është karakteristika dalluese e këtij njeriu, gjeni si shpirt i
mishëruar i një tradite për të luftuar sikundër një bote që e rrethon, si
stërgjysh i kësaj breznie të re, e duke nxjerrë në pah gjithë djallëzitë e një
bote të marrosur, pasi koha tregon dy botë të ndara, të cilat vërtet këmbejnë
me njëra – tjetrën, dritën dhe hijen.
Ama
ato sikur rrotullohen në sfera të ndryshme, por që kërkojnë të jenë qytetarë të
lirë të botës madhe. Larg asaj zbrazëtirës së acartë e të ashpër, ku qenë të
pambrojtur nga stuhitë e rrezikshme të jetës e të sulmeve aventureske e
kriminale.
Zot
ç’trishtim
kur
sheh
gjakpirësit e etnisë
kah
lëpijnë
pjatave të huaja
të
krimit
Në këso lloj rastesh, që realisht nuk janë të
pakta, fjala mbetet e ngrirë e dora zor se shkruan, se si do e duan mbi kombin
tënd okupatorin.
Tek këto vargje vjen si piskamë a klithmë
trishtimi, tek shesin farë e fis për një thelë, ku s’ju dëgjon dot emrin, apo
s’ua dëgjon të bëmat atyre maskaradave për ata njerëz: “Pa dinë e pa iman”,
farë e ligë, që përbaltin emrin e shqiptarit, ai soj i brishtë.
Deri
kur
Atdheu im
kjo
farë e ligë
do
të bimojë arave tua...?
Kjo pyetje, që ta ngjethë mishin e poret e
kokës, t’i hapë aq sa toka e dheu nën këmbë të lëvizë. Një filozofi e thellë,
ku në kuptim metaforik, kapërthen në vete një univers të gjerë mendimi në pak
fjalë a metafora fjalësh. Këto vargje janë aq të përsosura, sa që në çdo kohë ruan kuptimësinë e freskinë
e mendimit.
Jo
më kot thuhet se nëse do të gjesh fajin real, së pari, llogarinë kërkojeni te
vetja dhe më së miri këto vargje na sjellin në kujtesë dyfytyrësinë apo
pabesinë e njeriut të pamoral, apo më saktë pa gjak njeriu, që ndër deje i
valon gjaku i satanit.
Tema e këtij vëllimi të jashtëzakonshëm është të larmishme, ku çdo
lexues e gjen veten nëpër vargje apo poezitë e ndryshme.
Poeti shpalos ndjenjat mbi ngjarjet shekullore të Atdheut të tij,
luftërat e përgjakjet, vrasjet e djegiet, tradhtitë, etj.
Nuk i shpëton Penës së krijuesit as niveli shoqëror brenda shoqërisë
shqiptare. Lufton ashpër padrejtësitë e cinizmin, duke reflektuar sedrën e
shëndetshme njerëzore dhe fisniken që buron nga shpirti, si dhe thirrja për
ndërgjegjësim të parimeve njerëzore, përballë ligësive e veprimeve monstruoze .
Gëzim
Ajgeraj - poeti me karakter të fortë e me virtyte në raport me këto zhvillime.
Sigurisht
që askush nuk pajtohet me ligësitë, që ne përcjellim a përjetojmë si shoqëri.
Lezhë, janar 2021
R e c e n s i o n
Gëzim Ajgeraj: NXITOJ TË KTHEHEM ME DRITË - Poezi
Vëllim tejet i spikatur.
Ka treguar koha që autori ka nxituar e,
madje, “kohën e ka vënë mbi shina me kohën”.
E
bëri atë të lëvizë thjesht me forcën e fjalës dhe të veprimit. Ama asnjëherë
nuk kanë munguar këshillat vetvetes, as vizioni, mbi forcën e fjalës,
thellësinë e mendimit, shtrirjen e diapazonit ta njohim atë gjeografike.
Me pak fjalë është “poet i lindur poet”.
Poeti
me zemër e shpirt atdhetari, ku gjithnjë i vargëzon dhe u këndoi atyre pa pra.
Virtytin, Gëzim Ajgeraj, e mbolli si me
parmendë dhe e ujiti me ujë jeshil perëndie.
Fjalët
i vendosi varg e lehtë si pendë, herë ëmbël si mjaltë në zgjua, herë athët prej
mërgimtari, pasi zemra rrah në Atdhe, në qytet, në fshat, atje ndër kullat e
moçme.
Pena
shkruan fuqishëm dhe zbraz mbi fletë mallin për vendin, që dikur ia pati thurur
ëndrrat, ia pati shkelur shtigjet, por hienat, siç thotë shpesh autori, nuk
dinë as të flenë, ama fjala e poezia përshkon çdo qelizë, çdo labirint a
hemisferë.
Por,
autori siç e shkruan se me vellon e dashurisë mbështjell fjalën.
Edhe
në poezitë, ku spikat mllefi, urrejtja e gjithçka që shkruan poeti për mallin,
rebelimin, brenda asaj zymtie pa diskutim, është i mbështjellë dashuria për
vendin e tij, për Atdhe e Komb.
E do atë të lirë, të pastër e të begatë, ku
rrezet e arta të diellit të bien të lira mbi katër anët e Atdheut.
/ Dhe maratonë është kjo mjeshtëri
/ Shpejt ndalet vargu po u shtore ti
/ Deri në varr kur të të shoqërojë
/ Pastaj tjerët le të vlerësojnë
/ Në je poet vargu jeton
Dija merr drejtimin e krijimit, artit.
Absolut
nuk i takon rastësisë, por ai burim frymëzimi që e ka shoqëruar që në rininë e
hershme, duke krijuar e ruajtur virtytet, e besimi ia pushton hapësirat, duke
plotësuar besimin, ndërton rrugën e jetës, si krijues dhe kalitjen në udhët e
jetës.
Përzgjedhja
që i bën literaturës e mbushullon me shkëlqim drite, larg plogështisë, ngecjes
apo zvetënimit.
Elementi
kryesor si poet është se te Gëzim Ajgeraj mbizotëron frymëzimi, por ama jo
vetëm për veten.
Kështu që në poezitë e këtij vëllimi poetik,
duket qartë krijimi i hapësirave letrare me tema të shumta, duke avancuar, ku
jetën e shikon përtej vështirësive apo edhe situatave të caktuara.
Poezitë janë tejet origjinale, me mjeshtri të
lartë artistike dhe përcjell te lexuesi emocion dhe mbresa të ndjera.
/ Kot bredh gjeografive të botës
/ Hartave të huaja s’ngrihet kala lumturie
/ As gëzofi huaj s’të ngroh
/ Me daltën e pendimeve silli kthimeve
/ Mbathja mbathcat kthimeve
/ Të t’mos mbulojë bari i harrimeve
Koha e hapësira e ndjenjave shpirtërore, ku
shpreh ndjeshmërinë dhe ritmin, natyrisht veçon kodin tematik, për të
funksionuar parimin krijues kur gjërat konkrete dhe abstrakte, rikrijojnë
përfytyrimin dhe shpërfytyrimin e ikjeve dhe pendesës, vetmisë dhe mallit,
ikjes dhe kthimeve.
Dyzohen
situatat dhe ngjarjet, megjithëse, fuqizohet dimensioni i meditimit dhe i
kuptimit.
Akti
magjeps i frymëzimit vjen si ballafaqim me letrën e bardhë, ku thuret pasioni
dhe ndjenja e trillimit të gjërave të bukura, që shpesh në ëndërrime.
Sigurisht asnjë art tjetër nuk do ta kishte
një kënaqësi të tillë të përjetimit estetik, për ta fuqizuar kaq bukur e qartë
brenda vizionit dinamik.
Malli,
brengat e mungesa e të qenit pranë mëmëdheut karakterizohen e funksionalizohen
brenda asaj ndjeshmërie lirike. Fuqizohet nga reflektimi i imazheve, të cilat
shfaqen në forma ngjyrash e trajtash poetike të emërtimeve me invencion
krijues, konkretisht, në një sfond tjetër të ekzistencës, ku poeti ndërton
pasionet e ndjenjat, ikjet dhe thirrjet për kthime, të cilat, pa dyshim, na e
zotërojnë fushën e preokupimit krijues, ku kërkon shtigje për të arritur në
pikën përfundimtare. Mendimet shtegtojnë bashkë me kohën dhe strukturohet
brenda universit komunikues.
/ Mos ik ku s’shkohet me këmbë
/ As bjeshkë as det mos kalo
/ Kthehu gjallë atje ku kullat mbushullojnë
këngë
/ Se dheu i huaj harrimit të mashtron
Vargje tejet emocionuese, frymëzim nga çaste
plot ndjenjë, ku brendia është pothuajse bosh.
Realiteti jetësor sjell shenja të veçanta
krijuese ndërlidhur me aktualitetin që vret.
Davariten gjykimet, duke ecur mbi
dallgët e jetës, shtreson të pathënat, duke i deshifruar ato dhe mbi to ngre
unin e tij, si mesazh për gjithë brezat.
Përmes
shpirtit shpërthyes të poetit prizrenas ravijëzohet me germa të arta poetike,
ky vëllim i veçantë e plot vlera artistike. Rrëfimi i tij lëshohet si klithmë,
ku shprehet me forcë të madhe dhimbjeje për vetminë që përjeton Atdheu e malli,
për bijtë e bijat, që nuk po ju shijojnë rininë apo nipër e mbesa që treten
udhëve të botës.
Arti
poetik i Gëzim Ajgeraj flet me shpirtin e atdhedashurisë dhe me zërin e
mëmëdheut, për të cilat triumfon ndjenja e dashurisë amtare.
Nëpër poezitë e këtij vëllimi poetik, vazhdon
udhëtimin e gjatë e të mundimshëm plot thirrje, shpresë dhe ëndrra, të cilat
frymojnë në zanafillën e Gëzim Ajgeraj, ku tregohet atmosfera drithëruese dhe
lëndimi që pëson shpirti për ikjet nga Atdheu.
Në fluturimin e ndjesive sikur u jep udhë
mendimeve, shpeshherë me shpirtin të vrarë për ftohtësinë, që iu krijua tokës
së Dardanisë.
Ndaj
prek herë pas here pjesë të realitetit të dhimbshëm, të asaj dhimbjeje të
përgjithshme.
Pothuajse në çdo poezi të vëllimit poetik:
“NXITOJ TË KTHEHEM ME DRITË”.
E
zotëron terrenin larushia e figuracionit poetik, duke i dhënë jetë vargjeve dhe
poezive.
Simbolika e tyre ka gjuhën e fjalëve, ku
shpesh lëshon gati - gati kushtrimin për rikthim, ku Atdheu është vendi i
realizimit të ëndrrave.
/ Stuhitë e moçme e të reja përplasen
/ Lisit të copëtuar motit pa arbitër
/ Degëve tua përplasen rrufetë
/ E ti lis i qëndresës
/ Mblidh degët gjithandej shpërndarë
/ Mbahu përballë rrufeve
Poeti
është mjaft i veçantë në këndvështrimin e tij. Në poezitë e këtij vëllimi ndjen
mendimin e mbështjellë në metaforë, jo vetëm në trup të poezisë, por edhe në
tema, e mbetesh i mahnitur me finesat.
Poeti
prek pjesët e realitetit të dhimbshëm dhe përjeton kaluarin e gjatë të
vuajtjeve të popullit të tij, që stuhitë i ka ndjerë thellë deri në palcë, por
dhe porositë që të përballojnë stuhitë e rrufeshme mbi degët e Atdheut.
Shpirti i poetit nuk hesht, i mbushur me etje
e zjarr në kaluarin e vuajtjeve të pafundme.
Gjithmonë
pret qëndresën e “lisit të mëmëdheut”. Harmonia midis mendimit dhe strukturës
së vargjeve të bën të besosh se ky vëllim poetik dhe shpirti i tij tejet i
trazuar e i ndezur flakë, stili i veçantë i të shkruarit, janë gurë qëndrese
mbi themelet e letërsisë.
Poezia
është një udhëtim letrar pa mbarim, thotë Ajgeraj, ndaj s’ka se si të jetë një
destinacion, ku në brendinë e tyre janë mesazhet se si do të jetë e ardhmja.
Poezia e Ajgeraj është pikërisht ai përjetim
konstant i përjetimeve të mëdha dhe i shqetësimeve, gjithashtu.
Madje, edhe e sfidave të mëdha të njeriut.
Pena e mjeshtrit Gëzim Ajgeraj, lëviz me
ritmin e zemrës së lexuesit.
Arti
i tij vjen mes nesh si një Merlin i kohës moderne.
Nëse lexon vëllimet nga opusi i tij krijues,
që janë në poezi dhe kanë nivel të lartë, del me tagrin e studiuesit mbi
analizën e kritikën letrare se Gëzim Ajgeraj i dalin më së miri në pah vlerat
dhe vendi që zë në letërsinë shqiptare.
Lezhë, 13.1.2021
R e c e n s i o n
Gëzim Ajgeraj: NË KUVENDIN E ARTIT, (poezi e
fabula për fëmijë e të rinj), Prizren, 2015.
Të udhëtosh nëpër botën poetike të poetit Gëzim Ajgeraj,
do të jesh i përgatitur, së paku, me afatin kohë që të ballafaqohesh me gjithë
stilet e poezisë. Por, nëse dëshiron të bësh ndonjë studim mund të depërtosh
thellë në kohë ndër vite, madje, edhe dekada.
Kam lexuar shumë nga vëllimet e tij poetike
për fëmijë e të rritur, sarkazma, fabula a epos.
Më
tërhoqi që kësaj here të lexoj vëllimin me titull: NË KUVENDIN E ARTIT.
Një vëllim poetik me fabula për fëmijë e të
rinj, që i përket letërsisë bashkëkohore shqiptare, ku shquhet për larminë e
stileve në poezi dhe prek përmes tyre majat e artit.
Cilësia e këtij vëllimi poetik e formëson botën e vet për të shpërthyer
në botën e përjetimeve.
Poezitë e këtij vëllimi brenda vetes e kanë përballjen e tundimin, si
dhe shpërthimin e vazhdueshëm të imazheve.
Për
më tepër dimensioni kuptimor parapëlqen pjekurinë e frymëzimeve me
konfiguracione e prodhon ndikim estetik dhe ndërlidhen fijet e forta të fjalës
dhe mendimit të përzgjedhjes me mjeshtëri.
Të
mrekullojnë fjalët e gdhendura, siç gdhendet guri, bazuar në motive, por edhe
në simbole. Shtatëdhjetë e dy poezi të këtij vëllimi të veçantë nga formimi dhe
mënyra se si kuptimi shpaloset në varg, pasi në përcjelljen e simboleve nuk ka
asgjë të rastit, por janë rrjedhojë e një vijimësie profesionalizmi, pasi pena
e skalitur e autorit ka treguar aftësi e përshtatje të zhanreve me moshat e
lexuesit.
Nëpër poezitë e këtij vëllimi poetik flitet për tema plot larmi, pasi
përveç fabulës, poeti ka gërshetuar edhe poezi nga “urtia popullore” dhe të
trashëguar këto karakteristika ndër breza dhe, si detyrë e të gjithëve, për ta
ruajtur e transmetuar kulturën e traditën, poeti e përcjell për gjeneratat
përmes Penës.
Poeti të magjeps me brendinë e këtij vëllimi
poetik, pasi problemet jetike që sot janë në marrëdhëniet sociale e shoqërore,
ai i sjell të vargëzuara në varg, ku figurat qendrore në poezi janë kafshët.
Në
letërsi, lexuesi zgjedh gjithnjë sipas shijes, por në këtë vëllim edhe llojet e
tij, kënaqësia që t’i lexosh është dyfish, pasi në mënyrë tejet imagjinare
figurat e kafshëve veprojnë, flasin e punojnë si njerëz. Andaj, poeti me botë
të madhe, por edhe përmes filozofisë që ai përdor arrin që krijimet e tij të
jenë të bukura e të pëlqyeshme. Kësaj i thonë të vizatosh me Penë marrëdhëniet
e brishta e dredhitë njerëzore e t’i sjellë si mozaik këngësh në pentagramin e
kohës së çudirave, por edhe realitete misterioze, herë - herë njerëzore, herë
dredharake e herë miqësore.
Yjet
e shumtë të galaktikës e kanë përshkruar gjithë rrugën e qumështit, duke u
shndërruar në drita meteorësh dhe zbresin si margaritarë në duart e të rinjve
dhe kërkojnë të ndriçojnë errësirën, të ndriçojnë zemrat, të ngre lavdi
heronjsh ndër mejdane e deri te madhështia njerëzore, por edhe besimi në Zot.
Poeti kërkon që vlera ta mundë antivlerën,
pabesinë ta vrasë besa, dritën ta ndriçojë errësirën, besimi ta bindë
mosbesimin.
Jeta ta mposhtë vdekjen, virtyti ta eliminojë
ligësinë e ta sigurojë një botë të pastër të të rinjve, ku parajsa ta shndrit
ferrin dhe errësirën.
/ Maçoku i lagjes kish marrë arratinë
/ Dasmë bënin minjtë, hallakamë
shtëpinë
Veçse ka një humor të jashtëzakonshëm, ka edhe kuptim të thellë mendimi,
ku figuracioni ngjan si fjalë e përditshme mesazhi që përcjell. Është shumë
fluid dhe sikur të relakson.
Temat në këtë vëllim poetik sikur i kanë
ardhur mu mbi gojë, që ka profilin e një poeti të lindur që të falë qetësi e
çlodhje, kur lexon krijimet e tij.
/ Shqiponja nga lart kundër me çdo kusht
/ M’i ka helmuar zogjtë kur isha më ngushtë
Në
këto vargje, poeti flet për një mot të pashpirt e mëkatare, të egër e mizore,
ku egërsia vret të bukurën.
Ndjenjën që ta krijon ajo dhe ndjenjat që të përcjell fjala në varg si
metaforë e imazhit poetik.
Përmes fjalës krijon imazhe lënduese, të cilat në raste të caktuara të
pushtojnë me ndjenjë që përcjell fjala nëpër vargje.
Vargu është shkruar në kohë delikate dhe vjen si rëndesë mbi shpirt dhe
denoncim ndaj së ligës së pamëshirshme, duke e parë të zbehur e të rezervuar
përballë leximit, si një dozë dobësie e një shtrese të caktuar të shoqërisë.
Sigurisht brenda vargjeve gjejmë ato elemente
që ngacmon e neverit imagjinatën tonë.
Fjala kërkohet në mjeshtërinë e poezisë, e zgjedh për ta vendosur në
vendin e duhur që ajo ta krijojë figurën, tonin, ngjyrën dhe estetikën e
vargut.
Përmes këtyre shembujve, sikur kemi arritur
ta kapim filozofinë e përdorimit të fjalës nga poeti, përmes shembullit të
skulptorit në ndërtim të figurave të ndryshme deri te figuracioni i kërkuar.
/ Lis në lis tek fluturojnë
/ Gjimnazistët ç’hall i bren
/ Tek dritaret vend si zë
/ Gjithsecili fërshëllen
Sigurisht se ndjenja e gjimnazistëve është e përgjithshme, ndërsa
ndjeshmëria e vargjeve bëhet aq sensibile, aq e ndjeshme, aq e kapshme, sa që
s’ka mundësi që t’i shpëtohet magjisë së vargut, pa të pushtuar ndjenja.
Secili në formën e vet sikur ndez një lloj ndjeshmërie, e cila do të
bëhet imazh i botës së brendshme, që do të prijë një lloj ngacmimi për
dashurinë dhe ndjenjën ndaj së bukurës.
Poezia
arrin në stilin e saj, e krijon ndjenjën e bukurisë, ku në këtë rast vjen si
një aventurë dashurie, duke krijuar çaste magjie e imazhe të bukura e
interesante, të cilat ndezin perceptimin tonë ndaj të bukurës dhe shijes për
to. Andaj, shpesh bëhet dritë për ndjenjën e bukur, me fuqi magjike në aspektin
psikologjik.
/ Një ditë mysafir erdhi një mik me peshë
/ Më të madhin e kopesë zgjodhi nga shumë
desh
Kur flitet mbi urtinë, si gurrë popullore, që
vërshon si lumë nga goja e popullit në etninë e shkrirë në vargje, ku trajtohet
në traditën e mikpritjes me zemër të bardhë e shpirt të madh, derën hapur për
mikun, ku të vijë në mendje thënia popullore: “Bukë, kripë e zemër”.
Edhe autori, Gëzim Ajgeraj, si një Penë e skalitur mbi të gjitha zhanret
e letërsisë, por mbi poezinë e stilet e saj eposin e urtinë, ky mbret i Penës
dhe mbledhës i përkryer i etnosit i shpërndan si rrufe në të katër anët e botës
me Penën e Tij, për t’i kultivuar deri në thellësi të kohës e në paskajë të
horizonteve. Ky poet i vlerave të jashtëzakonshme, pasi muza e poetit është e
dashuruar me traditën e kulturën kombëtare.
Një realitet i lindur, ku e pasqyron artin si realitet të epokave, ku
përcakton vlerat këtij arti.
Magjia e fuqisë së fjalës poetike të Gëzim Ajgeraj ndez shkëndija
shprese përmes vargut poetik, ndaj ky vëllim me vlera të jashtëzakonshme i
shtohet si margaritarë shkëlqimi, që ndriçon shpirtrat e të rinjve, por jo
vetëm.
Ky poet me autoritet përfaqëson denjësisht
para botës letërsinë e Djepit të Kulturës Shqiptare nga Pena e Tij plot kolorit
e vlera me tinguj e muzë kreative.
Udhë të mbarë librit!
Lezhë,
dhjetor 2020
PASTHËNIE:
DHIMBJA E SHPIRTIT I KËNDON
MALLIT
RELIKTET
E SHPIRTIT
Ky vëllim poetik me një brendi të
jashtëzakonshme, me pasuri e vlera artistike e tema të larmishme, vjen për
lexuesin si një “relikt shpirti” dhe
njëkohësisht plot bukuri krijuese, e tëra metaforë.
Një jetë
kushtuar letërsisë shqipe, njohjes dhe thellimit të njohurive në çdo gjini
letrare, ku konkretisht na jepet rasti dhe mundësia ta shfletojmë këtë vëllim
poetik, duke shprehur mendimin tonë në këtë krijimtari siç titullohet:
RELIKTET E SHPIRTIT
Të shkrimtarit, letrarit, poetit, prozatorit,
kritikut Gëzim Ajgeraj.
Bota e pasur e këtij poeti të madh, me përmasa jo veçse kombëtare, me
diapazon të gjerë e njohuri të thella e sjell në vargje atë që ndjen dhe vëren
në konceptin e tij dhe brenda rrjedhave e zhvillimeve të kohës aktuale, me plot
ngjarje e ndodhi si kolorit i dukurive që kohën identifikojnë, ku vazhdon
misionin e tij brenda botës reale, ku i jep forcë e shpresë për një të ardhme
më të paqtë. Lufton hapur arrogancën e mediokritetin, mbi të cilën bota sot
gjendet në kolaps për të dhënë dimensionet e lirisë tej përditshmërisë, ku
ngjan se krijon hapësira. Andaj, lidhet me mesazhin e qartë se gjithçka në këtë
botë është ëndërr dhe shpresë, luftë dhe paqe, humbje dhe fitore, ku pasqyron
të shkuarën e të ardhmen, duke argumentuar artistikisht ndërlidhjen mes tyre.
Në
vargjet e këtij vëllimi poetik, me një mikrobotë përgjithësuese individuale,
por edhe shoqërore, përballet me padrejtësinë në mënyrë rebele, me mëkatin e të
pavërtetat, ku përdorin me simbolika të shqetësimeve e të ekzistencës e
ardhmërisë ku, dukshëm, janë kapacitetet e formimit, formulimit e pasqyrimit të
gjërave apo ngjarjeve me maturi e thellësi mendimi, ku zë vend forca e pesha e
fjalës.
Poeti vjen me figurën e tij plot guxim e vendosmëri, ku përdor fuqishëm
armën e mirëkuptimit për t’u cilësuar triumfues mbi ligësitë në lëvizje e
zhvillim, siç është vetë jeta, ku forca e bën që vajin ta kthejë në këngë.
Ky
vëllim poetik është pjesë e bukurisë së krijimtarisë së tij, si pjesë e
mozaikut që shfaq ky autor, ndaj kthehet në pikë referimi për lexuesit e
poezisë.
Me
dinjitetin e poetit, që realisht vëllimi ia jep autoritetin tregon se letërsinë
e madhe e bëjnë shkrimtarët, por edhe poezinë e krijojnë veçse poetët
misionarë, që udhëhiqen nga fuqia dhe talenti që ka.
Ndaj, poezia e Gëzim Ajgerajt është pa mëdyshje referencë e spikatur e
poezisë shqipe dhe kohës që krijon.
Një poet mund të thotë më shumë me dy fjalë
se dyqind fjalë një njeri i zakonshëm.
/ Në qoshkun e kujtimeve
/ S’e gjeta as plakun tek oxhaku
/ T’i ndizja një cigare
/ Me gacën e prushit të vatrës
/ E t’i ndërronim do llafe
/ Për kohët e motit
/ Ai kish ikur tjetërsimit
/ Në botën e amshimit
/ E mbi postajën e dashit të bardhë
/ Nga kopeja e tij
/ Kish lënë çibuk e qelibar
/ Dhe cigaren e fikur si kujtim
RELIKTET E SHPIRTIT
Te kjo poezi plot ndjenjë e dhimbje në kërkim
të një simbolike që mund të personifikojë ikjen e përjetshme, vajin, mallin,
vendin e mbetur bosh, autori zgjedh RELIKTET, si përmallim të kohës së asaj
mungese që vret lumturinë e venitur.
Kujtimet që ndizen flakë e pikojnë mall dhe shkaktojnë dhimbje deri në
përvëlim, ndaj ky simbol jeton bashkë me njerëzimin për një aspekt të caktuar.
RELIKTET E SHPIRTIT
Kjo poezi përmban titullin e librit dhe
ngërthen në vetvete një simbolikë të rëndë jetësore, ndaj s’mund të deshifrohet
dot që nga titulli.
Poeti në këtë vëllim poetik sjell poezi dhe stile të ndryshme, ku në
mënyrë filozofike shkruan pak, duke lënë të kuptohet shumë, duke e trajtuar me
doza të lehta modestie dhe në mënyrë krejt filozofike.
/ Me ç’bukuri të krahasojmë
/ Estetikën e mendimit
/ Kjo zonjë e aristokracisë
/ Kërkon finesa
PËR POEZINË
Nëpër vargjet e kësaj poezie, që i përket
gjinisë letrare - litota, vjen si përdorim i strofës distik ( dyvargëshit ). Në
mënyrë filozofike fjalët metaforike i përdor ndryshe nga kuptimi i zakonshëm
dhe duke detyruar lexuesin të zbërthejë vargun, ku dalin në dritë guaska si
krijim i rafinuar në stil dhe plot elegancë, duke përqendruar furinë krijuese,
me vlera të larta në këtë mozaik të përditshmërisë.
E
këndshme e madhështore vjen një tjetër poezi, ku autori sjell imazhet mahnitëse
e të përshpirtshme, ku bukurinë natyrore e zbret ethshëm në varg, duke
përshkruar Valbonën mbi vrapin gjarpëror dhe madhështinë e bjeshkëve të
mbuluara me petkun e vjeshtës shumëngjyrëshe, mallin dhe dashurinë e stinës
ndërthurur në këngë e simfoni.
/ Me ujin blu
/ Ku laheshin zotat e zanave
/ Freskuam ballin e zjarrmishëm e etjes mallit
DITA E VALBONTË
Paraqet në varg lidhjen hyjnore mes tokës dhe
qiellit, asaj bukurie që Zoti i krijoi njerëzisë që t’i dhurohet ajo magji e
sjellë në varg gjithë imazhet magjikë të asaj dite, ku shpirti i poetit
shpërthen si uragan e tejet mallëngjyes, ku ndjesitë e shpirtit lidhen
harmonishëm me bukuritë natyrore të Valbonës kreshnike dhe të atyre maleve
magjepse, që takojnë kupën e qiellit.
Kjo poezi e shkruar në trevargësh ( strofa tercina ), një stil mjaft i
bukur dhe i përdorshëm, që dikur e përdori Dante.
Tek shfleton fletët e këtij vëllimi poetik e pamundur të të mos takosh
poezi me ndjenjë atdhetarie, ku mendimet i shtrydh fuqishëm mbi interesa
kombëtare. Ndarjet gjeografike ndër shekuj dhe situata me penë e shpatë a fatin
e prerë në mes, ku përjeton ndjenjë a emocion plot dhimbje që ta përshkon
shpirtin dhe nuk shuhet asnjëherë, madje, vjen si thirrje apo kërkesë për t’u
zgjuar, siç thotë populli: “çdo tepri ka mrekulli”, thërret si me megafon:
“Zgjohu o shqiptar!” Më së miri i gjejmë
te vargjet:
/ Durim i tepruar a besim i pamasë
/ Tjetri të të presë rrobat e fatit tonë
/ Zgjohu ti i mjerë zgjohu o shqiptar
/ Mos lejo të tjerët ty të të copëtojnë
ZGJOHU!
Këto katër vargje flasin për katër mijë
fjalë.
Kjo klithmë, kjo thirrje që buron nga
thellësia e shpirtit që bashkëkombësit pafund janë derdhur nëpër poezi.
Ky
stil i përdorshëm i poezisë (katërvargëshi katrena ) ABAB, që autori e ka
sjellë si stil në këtë poezi, por në pikëpamje, tregon ankth e zhgënjim, por
edhe këmbëngulje, synim e shpresë.
Po
kaq magjishëm vjen tjetër poezi, plot vitalitet e shkëlqim mbi shpatullat e
gjera të nëntorit historik, ku datat historike kanë historitë e tyre dhe
valëviten guximshëm ndër dekada e shekuj.
Shpirti poetik ndër dekada e shekuj ndjen ngazëllimin e moteve të
shoqëruara me ngjyrat kombëtarë kuq e zi.
/ Motet e kastriot’ta
/ Valëviten guximshëm kujtesës
/ Ecjes së plisbardh’të
/ Shekujve
/ Deri në Vlorë
DOLLI ME NËNTOR
Kujtimet i shpalos në varg e datat e
historisë i rikujton përmes kujtimeve madhështore, që na treguan shekujt, si
dhe udhëtimin e plisbardhëve aty nga fillimshekulli i kaluar, duke iu drejtuar
Vlorës së historisë.
Por, ky stil i veçantë vjen guximshëm, duke sjellë perceptimet karshi të
kaluarës sonë historike e realitetit deri në ditët e sotme. Kjo ndjenjë do të
sjellë në formë specifike këtë ndjenjë kombëtare në të rrëfyerit në poezi, apo
qasja ndaj metaforave dhe filozofisë, që e ndesh pothuajse në tërë poezitë, por
edhe në këtë poezi pesëvargëshe.
Tek shfleton poezitë, has një tjetër stil goxha i përdorshëm në ditët e
sotme, siç është stili i poezisë me stilin e lirë. Poeti na sjell vjeshtën e
përmallshme, ku me doza të zbehta në dukje, por të thella në realitet kërkon
motive e frymëzim sa për të dalë nga ai mall që për vendlindjen shpirti i bren.
/ Prapë stina e re si stinët e tjera
/ Vjeshtës ngadalë po i bie flaka
/ M’i duhet motivi një frymëzimi pa alpe
/ Të paktën vargu mos të zë malet
ÇASTE TË VERDHA
Poeti plot nostalgji e ngjyra ylberesh, ku në
mënyrë filozofike i këndon gjetheve të vjeshtës që fle mbi kujtime, poezi që,
nga pak fjalë - jep shumë.
Ky
vëllim vjen gjithë jetë e freski, ku dhimbja është forcë e shpresë plot dritë e
reflektim e sa më këndshëm për lexuesin.
Urime e suksese poetit Gëzim Ajgeraj!
Lezhë, nëntor 2020
R e c e n s i o n
Gëzim Ajgeraj: ÇASTE ALPIKE
“Konfuçi pati thënë: “Njeriu i zgjuar mendon para se të
flasë, dhe pastaj flet në harmoni me veprat e tij”.
Nuk ka rëndësi nëse ecën ngadalë, rëndësi ka
të mos ndalosh”, ashtu siç ndodh edhe me vëllimin poetik: “ÇASTE ALPIKE” e
autorit Gëzim Ajgeraj.
Nëse takon një njeri fisnik, përpiqu, përpiqu
që t’i ngjasosh.
Nëse takon një njeri mediokër, përpiqu të
gjesh të metat e tij te vetja jote.
Në
botën poetike të këtij autori sa më shumë që të gërmosh, aq më shumë do të
mahnitesh, me vëllime e tema interesante me brendi të jashtëzakonshme, sa që të
magjeps në tërësinë e saj.
Duke u nisur nga vetë titulli i tij tregon se poeti shpreh
ndjesitë e largësive, trazimin e dhimbjeve, etjen e largësive, si shkrumbohet
vetmia nga ndezja e kandilave të trazimeve.
Malli për strofullin e Atdheut, vendlindjes, që aq shumë poetit i mungon
dhe përjeton thellë dhimbjet e mungesës së ajrit, gurgullimave të bardha të
krojeve, gjithçkaje e gjithësinë, që i përket Vërrinit të bekuar të Gëzim
Ajgerajt.
E
zjarrmishme tregohet koha, tek pret autori mbathcat e kthimeve nga mospritja,
zbraz vargjet e tejmbushura mall e i vargëzon në varg, dhe, madje, shprehet
brenda ngazëllimit dhe ëndrrës. Poeti ëndrrën e mban zgjuar në realitetin
kohor, pasi janë përjetimet individuale, që e shtyjnë të mendojnë se rrugën e
bashkëshoqëron me ëndrrën dhe poezinë. Andaj, eksplorimi i jetës nëpërmjet
përjetimit të vetvetes përbën të magjishmen, që formon brendinë e krejt poezive
në këtë vëllim poetik.
Struktura poetike është e ndërtuar aq harmonishëm, sa ndjehet fryma
shpirtërore dhe tejet artistike, ku për lexuesin shfaqet në kohë e hapësirë.
Në
stilin e tij unik autori ligjëron në vargje e për njerëzinë i rizbulon ato.
Kështu që në këtë vëllim të mrekullueshëm poetik, poeti shpreh gjithë
ndjenjën e shpirtit mbi mallin, dashurinë për Atdhe, lagësitë, shpresën,
vetminë, frymëzimin, etjes për dritën, tokës e prodhimeve, udhëpërshkrimeve,
Vërrinit, Prizrenit, Sharrit e Pashtrikut, të ardhmes, rizgjimit, fqinjëve
grabitqarë, moteve të hidhëta, shëmtisë mbi epoka, lashtësisë, smirës, nënës,
etj.
A
s’janë këto frymëzime të poetit, imazh që përcillen te lexuesi për një thellim
të brendshëm studimi?!
Vetëdija e krijuesit nuk ndahet nga e shkuara, por dhe fruta e së
ardhmes, në dimensionet universale, me kuptim tejet të qartë, por mjaft
domethënës.
Objektiviteti i qenies artistike për jetën,
është karakteristike në poezitë e këtij vëllimi kaq madhështor, ku nëpërmjet
energjive të brendshme të autorit, poezitë shndërrohen në objekt për lexuesin e
gjerë, pasi komunikimi është direkt. Të vërtetën artistike e shpreh, duke
bartur të bukurën në estetikë.
Pothuajse të gjitha temat, pra titujt e poezive në vëllimin: “ÇASTE
ALPIKE” janë tituj metaforik, që për poetin janë stili i tij i mishëruar, që pa
metaforën në çdo varg, autori poezinë e tij do ta quante “të thatë”.
Poezitë kanë brendi të pasur e me objektin e fjalës, të cilën autori e
përfaqëson denjësisht në vargjet e tij, ku shpreh idetë për botën njerëzore.
Jep mendime e përcjell emocione, të cilat plotësojnë nga ana estetike e poezisë
bashkëkohore shqiptare, të cilën ky poet me dimensione të mëdha evropiane e ka
lëvruar në gjuhën artistike dhe ia shton madhështinë krijimtarisë poetike.
Autori e pasuron këtë botë varfanjake nga ndjenjat e mëdha, për Atdhe
dhe të ardhmen, për zellin si burim lumturie, duke i mishëruar me
karakteristikë, plot kolorit ngjyrash. Mjeshtëria e Ajgerajt, qëndron në faktin
e perceptimit dhe te larmia e mijëra gjërave, që e ndërtojnë atë.
Ngjyrat e figuracionet simbolizojnë ngjashmërinë, e bëjnë të dallueshme
dhe përcakton simpatinë e akceptimit te lexuesi.
/ Dhe me këngët e pakënduara të fjalës
/ Ia flladis dritën e mendimit
/ Për të nesërmet
/ Që të na ruajnë të freskëta
/ Orët e kthimeve
Shpresën e kthimit e ushqen me etjen e fjalës
- autori.
E
me dhimbje ndër damarë i këndon gjeografisë së mallit dhe e flladit
metaforikisht me melhemin e fjalës.
Imazhet janë të shumta e tejet të qarta. Poetin e ngacmon muza e
mendimit dhe e shpie shumë larg e, madje, në çdo skaj përpëlitet.
Por, si gjithnjë optimizmi mbushullon humnerat e thella me shpresat e
kthimit, ku vargjet ia shndrisin mendimet e ëndrrat e të ardhmeve të bardha.
Zor të jetë ndonjë vëllim poetik nga ky
autor, që nuk i këndon mallit, sepse pikëllimi e shoqëroi që moteve të largëta.
Por, as mesazhet e forta të shpresës nuk i kurseu, pasi vetëdija e shpie në
Atdhe tek ia fshin lotin, ama ia pret pipat dhe bishës, që akoma sytë mban
hapur.
Arti i këtij autori është i ushqyer me ndjenjë morali të jashtëzakonshme
dhe hasin përfilljen e lexuesit.
Ky
gjeni dhe koha e tij janë si dy botë, të cilat vërtet këmbejnë njëra- tjetrën
dritë - hijet, por sikur rrotullohen në
sfera të ndryshme.
Ajgeraj është shtruar si të thuash, këmbëkryq mbi trojet e Atdheut,
është rregulluar më së miri brenda kufijve të saj, dhe sikur ndjehet disi rehat
brenda sferës së mëmëdheut, por sikur diçka sërish e mundon. Kufirin artistik,
sikur e ruan më së miri, moral apo estetik, qoftë mbi Kosovë e troje etnike.
Shpirti i autorit është revolucionar, ku
artisti brenda tij shkon mjaftueshëm mirë.
Ajgeraj është shkrimtar e poet i madh, ideali i thellë shpirtëror, i
cili përputhet krejtësisht me nevojën e epokës së vet.
Poezia e Ajgeraj është absolut - maja e
poezisë.
Poeti është mënyra e soditjes, morali, estetika, përmbajtja shpirtërore
dhe estetike, ndjenja jetësore karakteristike
janë shpeshherë mallëngjyese, por që lufton për një botë moderne.
Forca e tij vitale duhet vlerësuar, pasi qëndresa te poeti depërton në
gjak, vepron kaq brilante dhe brenda anës tij artistike, por edhe bën luftë
brenda vetes.
/ Jemi bërë bimë që mbijmë në çdo arë
të botës
/ E me frytin e pemës të tjerët
/ Vaj halli për trungun e pemës sonë
Pena e poetit qan ndër vargjet e poetit, ku i
krahason ikjet e popullsisë me arat e botës - në mënyrë metaforike.
Vajton pemën e Atdheut, pasi ashtu duket e vetmuar, e hallin ua qanë
shërbesave që u bëhen botës, ndaj gjendet në këtë mënyrë.
Çështje fati e të duket pa rrugëdalje.
Që të shohësh ëndrra duhet që truri të punojë
edhe pas vdekjes.
Ku në formë tejet filozofike shtjellon deri
në thellësi, ama në fare pak vargje.
Me një vështrim të vëmendshëm shtegtimi
vazhdon ndër shtigjet më të skajshme të poezisë, afron gjithë potencialin
krijues, ku ngjarjet e fenomenet negative i sjell me zërin kritik.
Por, semantika e vargjeve është e kuptueshme e përcjell mesazh shumë të
qartë, e të plotë, dhe jehon me zërin, që kumbon skajeve të Atdheut, por edhe
shtigjeve të universit, ku ritmi e shoqëron, që gjithkush dëshiron të lexojë e
përcjell mesazhe të tilla e fenomene të ngjashme.
Mijëra poezi të poetit, janë po kaq
kuptimplota, të tharbëta në dukje, por me shumë domethënie, ndaj bëhen të
lexueshme e ndriçojnë mendjet, e gjenden shtigjet kah e ardhmja.
Këto nivele poetike vijnë nga mendje kreative
e trokasin fuqishëm në mendjet e njerëzisë, se ligësitë janë mbjellë në këtë
botë të ligë dhe tërheqja e vëmendjes bëhet për arsye të zgjimit.
Pema e mëmëdheut të autorit është pema e
shpirtit.
/ Prandaj për çdo ditë
/ na rruani për së thati
/ mbi lëkurën tonë pa pikë dhjami
/ dhe me atë pak yndyrë tonën
/ i lyeni rrotat e karrierës suaj
/ për hapat e së nesërmes
Poeti strategjinë poetike e ka ndërthurur
përmes muzës së ngacmimit e mendimit në ndërtimin e fjalës, ku dhimbja
shpirtërore i ngre problemet që kalon shoqëria në tërësinë e saj.
Pa
anashkaluar vargjet, ku shpreh indinjatën e shqetësimet, ku bëhet fjalë për
fenomenin e njohur të “skllavërimit”, ku vargjet bëjnë apel për “zgjim”, ku
godet fuqishëm përmes metaforave, ku me mllef të jashtëzakonshëm shprehet ndaj
dredhive, që u bëhet njerëzisë dhe padrejtësive të vazhdueshme.
Autori në mënyrë të tërthortë shkruan se shkëndija e gëzimit është
fshehur e qëndron e heshtur nën hirin e përditshmërisë, ndaj pret që të ndizen
fort shkëndijat e të kthehet në prushin gazmor e plot ëndje.
Ndër poezitë e këtij vëllimi madhështor, që vijnë plot mjeshtri
artistike, ndodh si me heroin e Balzakut që kërkon ta skllavërojë botën, kurse
heroi i Dostojevskit ta mposhtë atë, që të dalin jashtë të përditshmes, të
zakonshmes, si shigjeta të drejtuara nga pafundësia. Pra, një ndërtim dhe
brendi e pajisur me arkitektonikë magjepsëse.
Ajgeraj është në majën më të lartë të krijimtarisë, përmbushja poetike e
një epokë shqiptare, me dëshirat vibruese për vepra të reja, në hapësirat e
pamata.
Përmes mjeshtërisë së fjalës merr udhë poezia, që për poetin është kënga
e shpirtit, me njohuri të pafundme e diapazon të thellë, ku e transmeton përmes
vargut.
Në këtë vëllim poetik të stilit për të
rritur, s’ka se si mos të të bien në sy poezitë plot brendi e finesë. Muza e
poetit është burimi i artit të poezisë. E bart shpirtin e epokës së caktuar, ku
përcaktohen vlerat e artit në këtë vëllim poetik, ku është fryma e tij, kënga e
shpirtit, ku shkrihet shpirti në mjeshtërinë e artbërjes.
Sa
më shumë të zbërthejmë botën e brendshme të poetit, poezisë dhe të artit
poetik, aq më interesant dhe atraktiv të ngjan.
Në
artin e poezisë trashëgohen e krijohen fjalë, të cilat i pasurojnë fjalorët
deri në përsosmërinë e tyre.
/ Besa e bishti i gjarprit na mbeti
/ Mollë sherri në skajin e arës së
copëtuar
/ A mund të themi se diellin e lirë në
sofër
e shtruam
Poeti ka një ndjenjë të thellë dyzimi mbi
diellin e Kosovën, pasi dhimbjen e shpirtit, thotë autori mund ta shërojë veçse
një shkëlqim nëpër ecjen e shekujve plot plagë.
Ky
vëllim poetik filozofik- letrar, vjen si relikte, që mban gjallë ndjenjën,
madje, e forcon atë, për një Atdhe, që dielli e shndrit në tokën e lirinë e
tij, por ama edhe syrin ta mbajë zgjuar për bishtin e gjarprit shekullor në
skajin e Atdheut të copëtuar.
Ndaj, poetin e mundon pyetja se në sofrën
tonë dielli a mund të jetë i plotë?!
Vargje me filozofi të thellë mendimi.
Ngjyrat dhe figuracionet që simbolizojnë ngjashmërinë me bukurinë e
tyre, e bëjnë të dallueshme atë. Shija e tyre te lexuesi e përcakton simpatinë
e akceptimit, ku përdorimi i metaforave, sigurisht krijon veçanti në vargje,
duke i dhënë shansin pasurimit gjuhësor, avancimit në varg, ku aftësia krijuese
dallon autorin për krijimin e metaforave të veta për figura të ndryshme, pasi
ato nuk janë fikse.
Ajgeraj na sjell poezinë moderne me majat e fjalëve dhe e bën atë të
larmishme, jo vetëm fjala si përditshmëri, por edhe si metaforë, ku poezia
fuqizohet në dimensionet e saj, e reflekton ndjeshëm magjia e mesazhit të
vargut prej nga depërton.
Është mjaftueshëm përshkrimi që i bëmë
përafrimit mes poezisë dhe këngës, si dhe këngëtarit e poetit.
Pra, filozofi e fjalës e forca e saj i jep kuptimin e estetikën asaj, e
cila të magjeps me shkëndijat që gjenden hapësirave të artbërjes, për artin e
fjalës, për artin e së bukurës, si forcë që arrin të na pushtojë e na bën për
vete, por edhe arritja me artin e përvetësimit të lexuesit.
Tek vërejmë pikat e vargut të artbërjes dhe ndjejmë zërin, ndjenjën,
klithmën, ndjenjën e shpirtit, që paraqet motiv apo temë të caktuar për vargun.
Magjia e ndjenjave që ka për artin dhe mjeshtëria që paraqet në varg,
janë pasqyra e refleksioneve të tij, edhe për ndjenjën e akceptimit që e ndjen
lexuesi.
Floriri i shpirtit për poetin është mëmëdheu.
I
rrokë gjithë parametrat e vërtetë e i bën të matshme e të prekshme, duke
u shqetësuar për gjithçka të mëmëdheut. Inkurajues e dëshmon fisnikëri
shpirtërore. Të magjeps me madhështinë e krijimeve, ku prek majat e letërsisë
bashkëkohore shqiptare, ky idol i letrave shqipe që ka vënë norma e parime.
Është vlera që mund antivlerën, ky mjeshtër
që gdhendi historinë.
PARATHËNIE
PIKAT E MALLIT NË VARGJE
Vëllimi poetik më i ri i poetit të mirënjohur
kombëtar dhe më gjerë, Gëzim Ajgeraj që është i 163-ti në radhë:
“STREHËT PIKOJNË MALL”
Vjen si një kambanë në kohë pandemie, i
zhytur në mall ashtu, siç titullohet ky vëllim.
Të
jetosh brenda ankthit të së nesërmes, por edhe në tymnajën e paqartësinë e së
shkuarës është intensiteti i përjetimit të mallit, nostalgjisë, brengave,
mashtrimit, ëndrrave të thyera, zhgënjimet, që gjenden në një kompleksitet të
dyshimeve, shpresave të humbura të vargëzuara deri në perfeksion mjeshtërinë e
krijimit dhe aftësinë e jashtëzakonshme të jetës, që e përmbledh mes bukurisë
së stinës dhe mashtrimit të kohës dhe blozës së mungesës, apo ikjet dhe mallkimet,
dëshirat që kurrë nuk plotësohen.
Ky
autor i dimensioneve të mëdha në krijimtari, por edhe larushi të madhe brenda
lëmit të letërsisë vjen me një vëllim poetik mjaft të veçantë, ku shpalos në
varg gjithë pritjet, makthet, mosrealizimet, mashtrimet, moskthimet, zhgënjimet
ndër dekada, që po përjeton populli ynë, por
konkretisht, ndjesitë personale, ku padrejtësitë shpesh kalojnë kufijtë
logjikë.
Autori, jo vetëm që mban nën kontroll peshën e rëndë të mallit e
të nostalgjisë, ankthit e shqetësimit për veten dhe botën që e rrethon. Leximi
i këtij libri të shndërron në një satisfaksion të vërtetë, pasi aftësia e
poetit bën që në të njëjtin bashkudhëtim t’i japin poezisë një natyrë
marramendëse fantazie, ndonëse, konstatohet se autori gjendet ndryshe. Pra, i
zymtë, i trishtë e shpesh deri në mosbesim apo edhe demonstrim i hapur kundër
padrejtësive, por nuk do të thotë që gjaku nuk i qarkullon trishtimet, por edhe
mesazhet e forta të shpresës dhe besimit të krijuar mbi artin, optikën
apo mënyrën se si iu afrohet dhe komunikon me njerëzit dhe mënyra se si i
prek ata, duke e përcjellë lehtë e këndshëm, por me brendi të fortë shijen e
pendës.
E
tillë është poezia e poetit, e kritikut, e shkrimtarit, Gëzim Ajgeraj. Për
miqtë që e njohin Gëzimin, kjo është pritshmëri.
Vargjet e këtij vëllimi poetik, që trajton temën e mallit, vjen si një
stil mjaft i veçantë. Andaj, zë një vend në majat e krijimtarisë letrare me një
dinamikë e dimension të pashtershëm, ku pohon mbi të vërtetën se tashmë
njerëzimi është i qytetëruar, i vetëdijesuar, zotërojnë vizion e duan të
ardhme.
Ky
vëllim poetik është model i artë letrar, i përkryer në lartësi metafore.
Depërtimi në thellësi i intuitës dhe i
imagjinatës krijuese, por në këtë perspektivë del i një dhuntie përmasash
madhështore.
Çdo dekadë për autorin është një tregues pozitiv i lëvizjeve të veçanta
të ecjes përpara me përsosjen artistike dhe estetike të diskursit letrar në të
gjitha sferat e letërsisë, ku vuan krizën e vlerave shpirtërore e njerëzore.
Modeli i lirisë njerëzore e trondit poetin, pasi e vuan tkurrjen e
vlerave shpirtërore e, gjithashtu, e acarojnë veprimet e protagonistëve. Pena e tij bie si kamxhik, si çekan rrufeshëm
mbi fletë, ku e cilëson këtë poet, si poetin e formatit të madh me qëndrim e
vizion tërësisht i formuar ndaj njeriut, kohës dhe botës, ku i cili jeton prore
nën tundimin e sinjaleve, ndaj, kuptohet struktura e botës shpirtërore e autorit,
hapësira e trualli, ku rritet e zhvillohet letërsia e tij.
Dhuntitë e këtij poeti të madh dhe universal me dhembshuri humane për
botën që e rrethon.
Dhe më së miri i sjell të vargëzuara në poezi idetë e tij, ku do të
trajtojmë vargjet:
/Kullave mbeten mbyllur pritjet/
/Merimangat i dubluan mburojat te portat/
/Oxhaku i pikëlluar pikon blozën e mungesës/
ATA S’ U KTHYEN SIVJET
Nëpër vargjet e kësaj poezie, Ajgeraj, shpreh gjithë ndjenjat e mallit,
zhgënjimet, harresën, mungesën, ëndrrat e thyera, kufizimi i hapësirave dhe i
lirive.
Brengën e madhe që brejnë vatrat dhe vatanit
për mungesën e bijve dhe të bijave e për zërat e munguar ndër mote.
Zymtësia që përjeton atdheu, por dhe zë kritik që i drejtohet Evropës
për padrejtësitë njerëzore që na kanosin, lidhur me pengesat e stërzgjatura
ndërkufitare, ku përplasjet përmbajnë ankth e mall.
Gjithashtu, një tjetër poezi, që pikon mall
dhe përcillet më shumë ndjenjë:
Vera po ikën diku larg-larg mallit tim
Në një vend të tretë ku kripa pëlcet në pikë të diellit
Biletat e prera përplot zhgënjim
Mbeten në sirtarë duke pritur atje përtej kufirit
VERA PO IKËN PA NE
Vargjet e kësaj poezie shprehin thellë trishtimin, ankthin e mosbesimin
a zhgënjimet përcëlluese në një vend të tretë. Pra, atje ku kalojnë pushimet e
detyruara, të cilat nuk falin asgjë veçse djeg e nxi në mërzi, në mes të kësaj
pandemie, ku vjen si zë kritik mbi vendimet e Evropës për izolimin dhe
pikësynimet që bien si çekan mbi Ballkanin.
Në
këtë vëllim poetik gjenden stile të ndryshme poetike, ku rrjedhimisht vjen
poezia:
Mbetem mes largësive
Duke i kënduar mallit
UDHË
Në të cilën është përdorur strofa distike
(dyvargëshi).
Nëpër vargjet e kësaj poezie tek gjejmë botën e gjerë të poetit e
thelluar në gjithë hemisferat e pafundme të mallit e nostalgjisë, si nocione,
ku poeti ndjehet peng derisa mallkon largësitë, ku gjendet i arratisur në botën
e pashuar të mallit.
Nëpër poezitë e këtij vëllimi poetik nuk i shpëton dot mallit për
Vërrinin, pra vendin e lindjes, ku i vargëzon më shumë ndjenjë:
Dhe në mbrëmje
E ngrys vetminë në gji
Bashkë me terrin
Që m’i verbon shpresat e kthimeve
Që presin diku në Vërri
DITA PA TY
Perceptimi prek çdo skaj të vendlindjes me mall e zhgënjim, ku ndjen
shpresën e humbur të kthimeve, duke i kthyer ato në verbim e duke shprehur
përmes ndjenjave gjithë arkivin e shpirtit e mbushur mall e dhimbje për
mungesën e gjatë ndër mote dhe sërish zë fillin e protestës, ndaj largësive që
mbolli Evropa.
Gjithsesi vetmia e malli i ngrysin shpirtin.
Një tjetër poezi e një tjetër stil i ngjashëm me de Radën apo Gavril
Darën e Ri, nëpërmjet vargjeve të bardha, i flet sërish me klithmë e zë mallit,
mungesës e zhgënjimit:
Nën pyjet e zbritura
deri buzë kullave
s’i ka mbetur gjë fushave
mbushur me dëllinja
shëmti e brishtë
mbi zhgënjim
KUJTIMET MBETËN PA GJURMË
Nëpërmjet këtij vargu të lirë, poeti sjell gjithë zbrazëtinë e shpirtit.
Shpresat e thyera apo davaritja udhëve të botës e dekadat e ikura, ku koha
ngelet apo gjendet veçse mes kujtimesh dhe nostalgjisë mbi këtë mall.
Ajgeraj sjell trishtueshëm zbrazëtinë e trojeve, ku asgjë s’është më si
më parë, veçse shëmti e brishtë mbi zhgënjimin dhe portat e pritjes.
Dhe, së fundmi, poeti vjen krejt ndryshe në poezinë përmbyllëse:
DO TA SHUAJMË KËTË ETJE - MALLI IM!
Ku
mban një qëndrim si bir i denjë i atdheut. Ku synon të forcojë ndjenjën e
shpresës dhe të besimit për veten e gjeneratat, duke mos i dhënë shpresë
aktualitetit, por të ndezë dritën jeshile të shpresës, e duke ushqyer me ditët
e bardha të kthimeve për të shuar zjarrminë e mallit e etjet e rikthimit.
Kështu që, çdo poezi e ka ndjeshmërinë e ritmin e saj.
Poezitë e këtij vëllimi poetik janë thurur mjeshtërisht e plot motive
dhe frymëzime e shtruar në gjerësinë dhe thellësinë e artit poetik, e lëvruar
brenda gjithë hemisferave të imagjinatës, por e perceptuar mbi realitetin e
kohës. I afron lexuesit botën reale, si një ëndërr e keqe, brenda karantinës së
imponuar, gjithashtu, kronologjinë e ndjeshmërisë, ku nxitet demonstrimi, pasi
vargjet poetike zotërojnë kapacitete, që mbartin rëndesat e tilla emocionale.
Ky
kolorit dukurish, që identifikon kohën ndër gubet reale të mallit, ku mashtrimi
njerëzor shpaloset gradualisht
Ndaj, vargu i këtij poeti, rrjedh si burim, që përshkon thellësisht
botën emocionale, por ku shijohet artistikisht.
Suksese poetit, Gëzim Ajgeraj, në krijimet e radhës dhe uroj të vijë sa
më lehtë për lexuesin!
Lezhë, nëntor 2020
R E C E N S I O N
TESTAMENTI I DASHURISË
(Gëzim
Ajgeraj: Në kopshtin e gjyshit, poezi për fëmijë)
Të studiosh rreth botimeve të një autori, të një
shkrimtari apo të një poeti, është e pamundur që të mos e hasësh botën e
dukshme e të padukshme, me hemisfera të shumta e në fusha të ndryshme të
letërsisë dhe të artit.
Ama, kur lexon e studion për veprimtarinë letrare të shkrimtarit,
poetit, prozatorit, kritikut - Gëzim Ajgeraj, prek një botë tejet magjepsëse,
plot larmi ngjyrash, si të ylberit, një botë të pasur me thellësi mendimi,
njohurish të pafundme, ku forca e fjalës të magjepsë, me kthjelltësi mendimi të
kristaltë dhe i afron lexuesit vlera, që rrjedhin nga shpirti artistik.
Potenciali i tij krijues, i nxitur nga motive, identifikojnë kohën si
kolor plot dukuri e ngjarje.
Por, kësaj radhe, ky poet me potencial e me vlera të larta, që nderon
letërsinë tonë kombëtare me dimension të gjerë evropian, vjen me vëllimin e tij
të 162-të, kushtuar tërësisht e kryekëput bartësve të së ardhmes, ku ngjall
shpresa, si askush tjetër.
Përshkon hapësira e dhuron freski, si aroma e trëndafilit, ku shpirti i
tij rrezaton plot ndjesi e nota muzikore, ku thellësisht përkëdhel botën
emocionale plot shije artistike me harmoninë e kultivuar të fjalës së vargëzuar
të këtij vëllimi poetik të titulluar: “NË KOPSHTIN E GJYSHIT”.
Përmbledhja poetike e Gëzim Ajgeraj ka vlera të qëndrueshme, pasi ngulit
në mendjen e lexuesit me plot variacione e ngjyra, kompleksitetin e dashurisë
njerëzore, që trajtohet për pasardhësit, ku aspiron dhe e njëson poezinë.
Ambicia për të trajtuar gjithësinë universale të shpirtit poetik të
shkrirë, tashmë, në brendinë e gjeneratave më të reja dhe përmes tyre ndër
dritat e shpresës e ndriçon çdo skutë, kthinë a hemisferë të njomësisë së
filizave të rinj.
Tek udhëton në këtë vëllim poetik dëshmohet përkushtimi ndaj pasardhësve
- nipit apo mbesave, afër e larg, duke shpalosur ndjenjat e dashurisë së
vogëlushëve, ndaj më të rriturve në familje, shkollës apo botës që i rrethon,
gjithashtu, edhe shprehjen e dashurisë për vendlindjen e tyre - Kosovën.
Poeti herë - herë tregohet i brishtë, madje, në ndonjë rast bëhet
moshatarë me ta, që të krijohet tek ata emocion e kënaqësi apo hapësira, që
edhe ata të ndjehen të rritur e të vlerësuar për idetë e tyre brilante, duke
ndikuar dukshëm në formimin dhe edukimin e tyre, deri në përmasa atdhetarie.
Kjo ndjenjë, që përçon tejpërtej shpirtin njerëzor, kthehet në shembull
të shkëlqyer të formimit në nivelin e kërkuar të brezave, në kohë moderne, ku
njerëzia është në reformim e sipër. Prandaj, mesazhet e këtyre poezive janë të
qarta për lexuesit e vegjël, ku secili e gjen veten.
Poeti shkruan për dashurinë, mallin, xhelozinë, surprizat, shpresën,
ditëlindjet, formimin, natyrën, djepin, këngët, dilemat, pandeminë, atdheun.
Ndaj, poezitë e këtij vëllimi janë, gjithashtu, intimizimi dhe
shpirtëzimi i dashurisë njerëzore, por dhe vlerësimi i jetës, për ta bërë atë
sa më të pasur e sa më tërheqëse, ku aq këndshëm e sjell te këto vargje:
“Kopshti i shtëpisë plot gumëzhinë
Me ta dhe gjyshi e djeg mërzinë.”
NË
KOPSHTIN E GJYSHIT
Kjo poezi, sa njëmijë fjalë, shpreh dashurinë për nipin e mbesat,
lojërat që ata zhvillojnë, këngët që dëgjojnë, “zhurmën” që sajojnë në ambiente
të shtëpisë. Ndaj, gjithë mesazhi i poezisë përcillet për dashurinë, që gjyshi
ju fal këtyre engjëjve të dashurisë, të sjellë me fjalë e varg dhe mbi të
gjitha një dashuri hyjnore shfaq, sepse për të janë pasuri e jashtëzakonshme
ato bimë zemre, që çdo ditë i falin jetë.
Në
këtë poezi, bota e fëmijëve është reale dhe është shtjelluar ëmbëlsisht në
relievin poetik, me gjithë intensitetin e përjetimit dhe ngjyrat që i
karakterizon.
Po aq bukur na vjen një tjetër poezi:
“Ndjen mall Lona e Lisa, gjyshit i kërkojnë
Që në çdo fundjavë te Luna të
shkojnë.”
GJYSHI KA TRI
MBESA
Vargjet e kësaj poezie spikatin qartë
dashurinë e motrave për kushërirën e tyre, por edhe dashurinë e madhe që gjyshi
ka për tri mbesat e dashura.
Lona e Lisa lumturohen për ardhjen në jetë të kushërirës më të re,
Lunës, ndaj duan që dashurinë e tyre të pamasë t’ia dhurojnë asaj me prezencën
e tyre në çdo fundjavë, pa marrë parasysh largësinë.
Ndaj, gjyshi, si figura kryesore mbështetëse
dhe i papërtuari për t’ua plotësuar dëshirat, ju premton në realizimin e
ëndrrës së tyre dhe duke bërë pjesën e tyre të pandarë.
Dhe, kjo dhunti e bën poetin kaq madhështor të çiltërsisë dhe të
modestisë në krijimtarinë poetike, duke e shpënë në majat e virtytit, ku prek
hareshëm horizontet e ndritura të shpirtit, e ku mjeshtëria krijuese është
shndërruar në stil të sjelljes e raporteve.
Po kaq interesante vjen poezia:
“Flakmëni nga këto pranga të vogla
Që këmbët e mia m’i mbajnë peng
Dua të ec i lirë
Se ky vend s’më zë, kjo tutelë.”
TUTELA E SUNDIT
Është instinkti njerëzor për të qenë i lirë
dhe i pavarur. Ndaj, edhe te kjo poezi, poeti e portretizon mundësinë ofertuese
të Sundit, ku për këtë, lexuesi ndjehet atraktiv, pasi poeti sjell këndshëm
rrjedhën e fjalës së shpirtit, duke ngulitur thellë në mendjet e lexuesve të
vegjël, se kërkesat për mbrojtjen e të drejtave të tyre, krahas, përgjegjësive,
duhet të jenë të vazhdueshme.
Poeti vazhdon me përballjen e realitetit, lutjet, kërkesat, sugjerimet
në formën e protestës e shpirtit luftarak të sjellë artistikisht në varg, ku me
tërësinë e kapacitetit vë në lëvizje ndjesitë dhe imagjinatën, për të kënaqur
lexuesin e vogël, e jo vetëm.
Në
një tjetër poezi, poeti sjell imagjinatën e fëmijëve dhe kureshtjen për të
panjohurën, ku pyetjet bëhen gjithnjë e më interesante, sa të shpien thellë në
gurrën e mendimeve.
“Gjyshi më thotë Lona
Jam shumë merak
Pse nuk mban plis
Sikur gjyshi plak.”
PSE GJYSHI NUK MBAN PLIS?
Kureshtja e Lonës, pse gjyshi nuk mban plis,
poeti e shpjegon arsyen në mënyrë bindëse: Sepse nuk jetojmë në Atdhe!
Pikërisht, aty vazhdon rituali i pyetjeve kureshtare: Pse ne jemi larg? Përmes
kësaj pyetjeje dëshiron ta gjejë zanafillën dhe arsyet e emigrimit.
Këtu del në pah konsiderata e gjyshit për mbesën, respektimin e
mendimit, përcjelljen e informacionit në kohë reale, si pikë motivimi të lartë
e përkushtimi të pamasë ndaj mbesës për botën e pazbuluar prej saj, e për të
mësuar mbi të panjohurat, që i rrethon, ku përmes shpjegimit të shuajë
kureshtjen, duke depërtuar thellë në botën e vogëlushes.
Poeti (në këtë rast gjyshi) mbresëlënës shfaqet kudo nëpër poezi, tejet
i ndjeshëm ndaj botës së vogëlushëve dhe frymëzon e nxit ndjenjat dhe
imagjinatën e fëmijëve, për të qëndruar brenda një bote, ku është akomoduar me
kohë e shpirtërisht.
Në
këtë vepër, bota e fëmijëve është reale. Është tejet e këndshme dhe e sistemuar
në relievin e shpirtit poetik me hartë gjeografike nga Alpet deri në Atdhe. Me
personazhe pozitive, ku ndikojnë, gjithashtu, pozitivisht edukimi dhe formimi i
brezit të ri për dashurinë, për gjithësinë, duke shprehur potencialin
mjeshtëror, plot intelekt, duke dhënë më të mirën e gjithë pasurinë shpirtërore
plot vlera e art, e përcjellë në çdo fjalë e varg plot jetë dhe ngjyrat e
duhura të kompozicionit me këngë e intonime, nëpër vargje a fotografi
harmonizohen në strofat poetike, ku këto gërshetime ideojnë suksesshëm
marrëdhëniet e gjyshit me nipër e mbesa.
Gjithashtu, suksesi i shtjellimit artistik të krejt kësaj tematike
arrihet në sajimet poetike të këtij formati.
Thelbi i këtij vëllimi poetik për fëmijë
është: TESTAMENTI I DASHURISË,
për bartësit pasardhës, si dhe për gjeneratat
që vijnë.
Ndaj, i uroj poetit jetëgjatësi, penës së tij sa më shumë krijime kaq të
arta në të gjitha sferat e letërsisë! Lumturi të pafund pranë nipërve e
mbesave!
Lezhë, 9.9.2020
R e c e n s i o n
Gëzim Ajgeraj: PIKTURA NË MURË (Vëllim Poetik )
Vuajtja është prodhim dijesh.
I vetmi shpëtim i njeriut është dashuria. Eh, nëse disa e
kanë banalizuar këtë pohim, thotë Emil Cioran është, sepse, ata nuk kanë dashur
kurrë.
Kështu që shkrimtari, tregimtari, eseisti,
prozatori e poeti madh, Gëzim Ajgeraj, shihet qartë dhe lexohet nga të gjithë
se dashurinë për poezinë e ka përqafuar që në moshë fare të re.
Kufiri i çdo dhimbjeje është një dhimbje më e madhe e si i tillë, aq më
shumë i këndon mallit e dhimbjes në varg. Dashuria dhe etja për poezinë, thotë
ai, nuk mund të përfundojë kurrë, por aty është gëzimi e hareja, smira e
ligësia, drita e shpresa, fatkeqësi e virtyte, luftë e paqe, harmoni e prapësi,
intrigë e dashamirësi. Cilësi të pafundme e situata të ndryshme të vargëzuara
me majën e Penës, duke sjellë shqetësime në forma të ndryshme mbi zhvillimet e
herëpashershme, qofshin ato pozitive a negative.
Duke sjellë te lexuesi ato perla shpirti, që rrjedhin e burojnë përmes
fjalës dhe transmetohen te lexuesi.
Shkrimtarë e poet kanë bërë revolucion nëpërmjet Penës, pasi në situata
të caktuara ndodh shpesh që reagimet janë ndikuese, pasi hedhin dritë mbi të
djeshmen, e të sotmen, por ama nëpër mesazhe përcjellëse janë shpesh vendimtare
të së nesërmes.
Kështu që poeti Gëzim Ajgeraj vjen tashmë me 176 tituj librash nga
zhanre të ndryshme e më i kompletuar se kurrë.
Dhe, me zërin e tij kumton njerëzisht nëpërmjet profilit të ndërtuar
ndër dekada me vargje të spikatura.
Poezia, thotë Ajgeraj është bërë për majat e fjalëve, për majat e
letërsisë, ndaj është gjithnjë vital në përzgjedhje.
Françesk Asizi pati thënë:
Kush punon me duar është punëtor.
Kush punon me duar e mendje është zejtar.
Kush punon me duar, mendje e zemër është artist. Kjo thënie e zbërthen
më së miri artin letrar të këtij vëllimi poetik për fëmijë dhe të rinj, pasi
vetë autori ka sjellë në varg të domosdoshëm, pastaj të mundshmen, por
gradualisht e plot vitalitet sjell të pamundshmen, të cilën jo çdo poet e bën,
jo çdo kush guxon të lëvrojë gjithë stilet e poezisë e, madje, aq më shumë atë
për fëmijë, që është tepër e domosdoshme. Pra, ka realizuar më së miri urat
lidhëse të bashkimit, duke i sjellë hareshëm tek bashkëkohorja.
/ Sa herë na kënduan ninullën e dritës
/ Trim si Skënderbeu t’i bëhemi rritës
/ T’i dalim zot Atdheut kur na e kërkon
/ Liria e tij është drita jonë
Poeti sjell atë dashuri nga zemrat e nënave, të cilat ushqyen rritën,
duke iu thelluar atyre dashurinë për Atdhe, për vendlindje e trojet
stërgjyshore. I krahason ata me trimat e figurave historike, ashtu siç është
Skënderbeu - heroi ynë kombëtar, ama duke ushtruar mësim e duke nxitur
kureshtjen fëmijëve, të mësojnë për historitë e Atdheut dhe të Kombit.
Është ndjenja e thellë e poetit e brumosur dekada më parë në idealizmin
atdhetar, që ishte ushqyer nga familja dhe rrethanat e Atdheut, i cili nuk
resht e nuk resht së shkruari për brezat e sotëm e të nesërm, e sikur i mbjell
me parmendë Atdhedashurinë, pasi si ndjenja për Atdhe s’ka asgjë mbi dhe.
Poeti
ka ndërtuar strategjinë poetike, përmes muzës së mendimit brendapërbrenda
shpirtit deri te ndërtimi i fjalës, për ta krijuar kështu vargun e lirë.
Lloji i forcës dhe i ndjenjës së pastër
poetike vërehet te të gjitha poezitë e vëllimit poetik: “PIKTURA NË MUR.”
Kureshtja si një prej karakteristikave më të dallueshme dhe më të
sigurta të një intelekti aktiv, Gëzim Ajgeraj gjithnjë na i shuan përmes
zhanreve të tjera të letërsisë.
Ky
krijues dinjitoz dhe mjaft universal me vlera në krijimtari, plot përkushtim e
profesionalizëm zotëron mjaft instrument letrar, filozofik, historik, gjuhësor
e letrar plot literaturë të kohës, duke i qëndruar besnik poezisë shqipe në të
gjitha stilet e saj si një përkushtim i rrallë si askush tjetër. Edhe pse prej
dekadash në mërgim, sjell një botë të pasur shpirtrash dhe artistikisht të
mishëruara brenda letërsisë shqipe, duke prekur majat e saj e duke i dhënë
posaçërisht shkëlqimin e ylbereve.
/ Mbushullon fshati kah shkojnë në shkollë
/ Dritë për të ardhmen ata kërkojnë
/ Dhe pse mërgimi na hedh harrimit
/ Nuk harrojmë emrin e xhaxhi Gëzimit
/ Vjersha e libra sa herë lexojmë
/ Xhaxhi poetin gjithmonë kujtojmë
A nuk janë këto vargje që pikojnë ndjenjë
malli për fëmijët e fshatit, ku autori vargëzon për ta me krenari, pasi e
ardhmja e Atdheut i pret?!
Lindur në kohë të ndryshme dhe lëvizur në plane të ndryshme, ama
drejtimi i jetës dhe dashuria për vendlindje dhe Atdhe troket, klith fort,
bërtet a këndon po njësoj.
Dashuria njerëzore dhe malli për vendlindjen shprehet spontanisht, ku
pasqyrohet si nocion dimensional e shprehet katërçipërisht në këtë paraqitje, e
cila, prek tematikë, kahe, detaje, horizont të largët, plot botë shpirtërore,
pasi vjen si produkt i saj, ndez shpirtrat duke zbehur e larguar harrimin.
Në
këtë dashuri vepron fjala, ku matet në termostate ndjenjash. Optimizmi, shpresa
dhe besimi janë virtyte ndër deje të poetit, ndaj, ka mbjellë dhe vazhdon të
mbjellë horizonteve të pafundme, ku hemisferat ia mundësojnë larminë. Shpirti i
poetit nga larg flet me Atdheun, që e dëshiron me gjithçka që e posedon Atdheu.
Madje, fëmijët, thotë poeti janë lulet më të vyera. Pikëpamjet dhe meditimet
janë kredhjet për të ndriçuar të vërtetën e kësaj bote.
/ Dy brigjet e lumit kush na i bashkon
/ Ç’është ai drapër kush di e tregon
/ Ç’janë gjithë ato saçe mbi atë çati
/ Askush aty brenda nuk na gatuan fli
/ Kush ma thotë i pari: cili është ky qytet
/ Që në histori e quajnë të shenjtë
Poeti di të bëhet njësh me fëmijët dhe
zbërthen natyrën e tyre dhe njohuritë me të cilat janë të pajisur, i fut ata në
një botë të thellë mendimi, për të gjetur “guaskën e fshehur” dhe natyrshëm tek
ata ua cek sedrën, që e ardhmja për ta të jetë më e begatë. Ata të fitojnë
aftësi e zgjuarsi, të përgatiten me njohuri të nevojshme e t’i bëjnë ballë
sfidave të jetës e problemeve të kohës.
I sjell kështu përmes filozofisë letrare, e
gjitha për ta vënë në punë logjikën, në përshkrimin e tërthortë, por në varg.
Poeti përcjell vlera të shumta dialektike dhe
edukative.
Kështu që autori me mënyrën e organizimit gjuhësor të poezisë krijon
folklor, pasqyron dhe kulturën e botëkuptim e nxënësve.
Vjershat e gjëzat e këtij vëllimi tregojnë stil argëtimi për edukimin e
brezave.
Mënyra se si e interpreton botën e fëmijëve poeti ndikon direkt në
bindjet e tyre dhe në mënyrën se si e perceptojnë dhe e jetojnë jetën.
Ai
krijon mundësi e premisa që realiteti, të jetë i gjerë dhe me thellësi mendimi.
Sipas Ajgerajt, të mësuarit dhe të zbuluarit është ajo që bëjmë ne. Ama,
gjithsesi, është gjithmonë më vështirë ta kuptosh atë që nuk e kupton. Atëherë
si ta mësoni atë që nuk e dini?! Filloni duke pyetur veten: “Çfarë nuk di
unë?! Ç’të mësoj më shtyu?!
Më
e rëndësishmja është të kuptoni se të gabosh është normale. Pas çdo gabimi ka
rritje.
Autori sjell shembuj se: njohja e vlerës së plotë është thelbësore për
të vlerësuar sakrificat. Po aq e rëndësishme të jesh i përulur, të jesh
mirënjohës për gëzimet që sjell jeta.
Poeti mbledh energjitë për të reflektuar dhe
kapërcyer vështirësitë, pozicionohet për të arritur qëllimet dhe sukseset.
/ Kot kur flasim kush s’dëgjon
/ Fjalë për tepër ti harxhon
/ Ku gumëzhijnë e nuk ka vesh
/ Kot me fjalën grin përshesh
/ Mos fol kot për politikë
/ Në një kopsht zoologjik
Vargje arkaike, ku poeti vjen aq vital, ku harbutërisë i këndon në
stilin e sarkazmës në mënyrë ironizuese me aq përbuzje të thellë e nënçmim,
ndaj “thumbon me fjalën”, ku demaskon
e godet fuqishëm në mënyrë metaforike mbi ligësitë e mosmarrëveshjet apo
zhurmat si llomotitje, ku përdor një mjeshtri të spikatur, ashtu si: Fan Noli,
Çajupi a Migjeni.
Eksplorizma të tilla rafinohen në mënyrë stilistike arti të
pakrahasueshme, si ndjenjë a impulsivitet, por si përjetim konkret përçohet te
të pranishmit.
Poetët e tillë janë të veçantë, ku krijon konvencën e tij specifike dhe
përfaqëson origjinalitetin si individ e si poet. Është mënyra, forma, estetika
dhe stili, që e diferencojnë këtë konvencë, si dhe potenciali i një poeti që e
trazon deri në thellësi motivin.
Botën e fëmijëve poeti e sheh plot admirim, ku dhuron plot mesazhe që
përçojnë dritë dhe shpresë.
Ai i veçon ata, duke krijuar e sjellë perla
mbi gjithë horizontet e jetës, përpos me doza të lehta për moshën, duke i
ndihmuar për formimin e tyre në kohë. Në këtë vëllim spikatin larmi temash, që
nga ninullat, ku nënat ju këndojnë në djep fëmijëve të tyre, madje, duke dhënë
mësimet e para, si puhiza të lehta mëngjesi për moshën e tyre.
Por, ama edhe tema edukative, ku me ndjenjë
të lartë atdhetarie, por edhe deri te moshat e rritura të fëmijëve.
Temat e këtij vëllimi poetik janë të
larmishme, ku i përfshin bota letrare.
Ky vëllim, ndonëse, për fëmijë, vorbulla të
fuqishme imagjinate të përfshijnë pa e kuptuar në lirizmin e tij, ku
ravijëzohet logjika e modestia.
Sigurisht të shprehura shumë bukur artistikisht, që ia rritin vlerat
artit poetik, ku brenda tyre gjenden energji pozitive me gjithë magjinë e
universit.
Gjeniu i letrave, Gëzim Ajgeraj, sjell plot mesazhe për lexuesit e
vegjël dhe, jo vetëm nga dy shpirtra: ai i poetit që hedh në letrën e bardhë,
por edhe ai i lexuesit.
Të dyja bëjnë një të tërë unike që shfaq
mrekullinë, pikërisht ky binom, që theksova më lart.
Gëzim Ajgeraj, ky shkrimtar i madh i botës shqiptare, që kontribuon me
Penë për Kombin e tij, por jo vetëm është gjithëpërfshirës.
Idol i letërsisë bashkëkohore shqiptare.
Nuk mungojnë për të superlativët e merituara, pasi Pena e Tij e
stërvitur mirë gdhend fjalën.
Plot autoritet përfaqëson denjësisht ndërkombëtarisht Letërsinë e Djepit
të Kulturës Evropiane.
Lezhë, 24.1.2021
R e c e n s i o n
Gëzim Ajgeraj: LARG PIKON MALLI, Poezi
“Njeriu që nuk ka dështuar kurrë, nuk mund të jetë i
madh. Dështimi është testi i vërtetë i madhështisë, pati thënë, Herman
Melville.”
Kështu ka ndodhur edhe me autorin Ajgeraj, pasi kënaqësia
e dëshiruar e ka zhytur thellë në hemisferat e mallit ndaj e shoh që zor të
depërtojë që aty.
Kështu që, qe moti është quajtur poeti i
mallit.
Ai
thur pa pushim e në çdo stil dhe version, madje, me doza të theksuara malli si
ndjenjë pushtimi për Atdheun, qytetin, Vërrinin, brezat që nuk po i shijojnë
rritën e tyre tek vrapojnë përgjatë Atdheut. Malli për Kosovën, Prizrenin,
historitë e qytetit a heronjtë e Atdheut, pra për gjithçka e gjithësinë. I
shpreh plot ndjenja e i sjell në varg brenda poezive dhe vëllimit.
Me
shumë peripeci e gjykim për kohët e vështira të mëmëdheut, ecejaket nëpër
dekada.
Vëllimi që bën bujë, të privon ndjenja dhe shkakton emocion kur thotë:
më mirë është t’i japim fjalës kot qiellin, sesa të mbytemi qetësisë së
mendimit. Vajton në varg se paqen do ta mbytë harrimi, seç e pushton ndjenja e
ankthit e zemërimi, ku kohën e quan të ndarë më dysh. Apo tingujve të pakënduar
siç i quan vetë ai bëhen moto e kërkimit. Apo kur poeti bën thirrje për lexim
të librit, që brezat të pajisen me njohuri për jetën e të aftësohen në
përballimin e sfidave.
“Mund të kuptoj fëmijën që ka frikë nga errësira, por i rrituri që ka
frikë nga drita, kjo është tragjedi e vërtetë, pati thënë Platoni. “Ashtu
sikundër thotë edhe Ajgeraj, unë thotë ai: - kam frikë nga ata njerëz që kanë
frikë librin e dijen, kam frikë mosmirënjohësit apo ata që nuk njohin mallin e
dhimbjen.
Pasi pa këto virtyte zor të mund të quhesh
njeri.
Pas ikjes ai kërkon mes fjalësh, aty ku dikur i la këngët, ku i
vargëzon plot mall e etje për rikthim. Vetmia është zjarri, ku i djeg largësitë
e poetit, i përhumbur ndrydh vargun e dekadat mbush me mall e nostalgji për atë
që iku e s’kthehet kurrë.
/ Kohë e ndarë më dysh ma ndez përmallimin
/ Për ata që vanë e s’vajtën harrimit
/ Mbush udhët me pipa e filiza plot
/ Iku kohë e kuqe e mbushur me lot
Etja dhe malli harbon dhimbjen, kujtimet, ngacmon moti e ther shpirtin
në mungesë. Përmes vargjeve, poeti përcjell mesazhe shprese dhe lirie në mënyrë
metaforike, ndër poezitë e mallit janë veshur me shpirt e ndjenja, aq sa digjet
durimi dhe zemërimi ndizet e shkrumbohet nga largësia e dhimbjet plot mall për
një botë mbi mëmëdheun, ku e lartëson dhe e
ngre në piedestalin e kohës, përmes ylberesh. “Vetëm ai që e ka zemrën të
thyer e njeh të vërtetën mbi dashurinë, kështu thotë Mason Cooley”. Kështu që ndjenjën
e poetit sa do që e lexojmë dhe rilexojmë vargjet, paksa e vështirë t’i
kuptojmë sa duhet poetët e mëmëdheut.
Pra, dashuria e pakufishme për gjeografinë e mëmëdheut dhe tërësinë e
tij e bën autorin kaq të thyeshëm brenda kësaj ndjenje të bukur e brilante,
tepër atraktive për lexuesin.
Ndaj, ky është edhe fakti, që në këtë zhanër letrar, që e posedon kaq
fuqishëm si askush tjetër gjenden mijëra poezi kushtuar mallit për Atdhe dhe
gjithçka që kanë trojet shqiptare.
Në
këtë vëllim poetik gjen dhjetëra poezi me qindra metafora.
I
rrallë ndër poetët që i përdor kaq shumë metaforat në poezi, që i kushton kaq
shumë rëndësi forcës së fjalës e thellësisë së mendimit.
Ndaj, është dhe mbetet ndër breza si poeti i
gjithë gjeneratave.
/ Plot ideal pranë flamurit
/ Mbushullonim këngët shpresa të bardha
/ Lirisë së prangosur fjalën e burrit
/ Besnik Atdheut netëve të bardha
Poeti me varg ju këndon nëntorëve të bashkimit, ndaj, pushtohet nga kjo
ndjenjë e fuqishme kombëtare.
Ndërgjegjja e frymëzon, shtrirja ndër kohë e shtyn të frymojë
atdhetarizëm.
Shpirti i qan për lirinë e prangosur dhe
fjalën, gjithashtu, që mbeti udhëve.
Por, edhe rënkon për netët e vrara e
besnikërinë ndaj Atdheut.
Mesazhet e së tashmes i përcjell me varg plot madhështi, dritë e
shpresë.
Poeti flet për besnikërinë e popullit
shqiptar ndaj Atdheut edhe në ditët më të vështira.
Pasi ashtu siç ju ka hije shqiptarëve, luftuan heroikisht për flamurin
kombëtar, ku zgjati plot 600 - vite. Pra, Pena e Ajgerajt spontanisht flet për
heroizmin e pashoq të shqipeve ndër shekuj deri në ditët tona.
Pluhuri i zi i robërisë nuk e veniti moralin tonë dhe as nuk lejuan të
luhet me simbolet tona kombëtare, vargëzon ai. Gjenocidet e spastrimet etnike,
pa çka se të vegjël në numër u mbijetuan me forcën e shpirtit, përmes stuhive e
rrebesheve të egra, për ta rindërtuar të ardhmen mbi trojet arbërore.
Madhërishëm vijnë vargjet plot ndjenjë dhe emocion, ku dominon
atdhetarizmi, si askund në botë.
Universi është vetë Atdhe,u thotë Ajgeraj.
Brenda vargjeve e poezive, aq fuqishëm tingëllojnë metaforat, sa që
krenaria si metaforë lartëson dritën e lirisë dhe Flamurin si gjënë më të
shtrenjtë.
Kuptimi metaforik simbolizon heroizmin,
trimërinë, besën, traditën, kulturën, qëndresën, lirinë dhe shpresën.
Ky kaplim i muzës së mendimit qe stërzgjatur
ndër dekada.
/ Një lëng boronice Sharri më mbëlton
herëpashere
/ Me kafenë në Sheherzade qyteti buzë
Lumbardhi
/ Pritjes mikut për takim
Vargje relaksi e me ndjenjë kënaqësie, e ku ka më mirë se të presësh a
të pret miku për takim, kur koha e dëshmon llojin e miqësisë.
I
jep a të jep vlerat njerëzore. Hap zemrën e shndërron fjalën, ku fjala është
besimi, është ajri, është gjithësia, është burimi i jetës.
Fjala të bëhet virtyt, të jep krahë, merr forcë, kur pritja është e
gjatë e ka dy kahe, por pozitiviteti të mbërthen tek ajo miqësi, që ka
ringjallje, ta shton etjen për jetën e gjithësinë.
Më
mirë një mik se një çiflig, ka thënë populli, ajo gurra që kurrë s’gabon. Ajo
botë ku gjithçka është e plotë e ndjenja nuk vdes kurrë.
Sa fuqishëm pikon fjala ndër vargje e forca e
saj të magjeps tek vjen plot art, ku jeta merr krahë e fluturon.
Me
një botë të pasur shpirtërore, me ndjenja artistike për miqësinë e botën dhe
paraqitja e tij me ndjenja poetike.
Ndjenja ekziston gjithmonë brenda nesh, por u deshën këto vargje për të
na trazuar e bashkëndjerë vargun. Kështu që muza e poetit është e dashuruar me
realitetin. Ky është pikërisht realiteti. Këto vargje harmonisht vijnë si
këngë, e ndërsa poeti pret mikun buzë Lumëbardhit, ku zemra i këndon e mendimet
udhëtojnë ndër labirinte të kohës, përmes shtigjeve të largëta shoqëruar e
lidhur ngushtë me diapazonin, që zotëron dhe mjeshtërinë e gdhendjes së fjalës
që krijon e vargëzon.
Ndaj, brenda e këtij vëllimi poetik sjell larmi temash e brendi
magjepsëse, forcë fjale e thellësi mendimi të peshuara mirë, duke përdorur,
madje, kaleidoskop, ku përcjell mesazhe të qarta e dritëdhënëse.
/ Përmallshëm më pret Malësia krahëhapur
/ E zbehtë në fytyrë jo si përherë
/ Seç i ndjeva dhimbjen mespërmes udhëve
/ Për djemtë që po ikin e s’po kthehen.
Ç’të them për mallin e poetit pasi dora tek i shkruan, buza i dridhet
nga malli për Vërrinin.
Për vitet e ikura, për ditët e bardha që nuk i shijon dot në Atdhe.
Vërrini e pret krahëhapur Gëzim Ajgerajn, si
bir i truallit, për vizionin e idealizmit, veprues e kontribuues në mërgim,
pasi pakkush ia di veprimtarinë, që ia prezantoi Atdheut, si bir i devotshëm i
tokës Dardane.
As miqtë e shokët jo, por koha i korri frytet
e veta.
E
ardhmja i takon të flasë për figurat që i dhanë Atdheut e Kombit. Ama Pena e
autorit s’ reshti së shkruari për historitë e ngjarjet historike e rrethana të
shumta, që do të mbeten pjesë e historisë, por edhe letërsisë bashkëkohore
shqiptare, madje, edhe në arenën ndërkombëtare.
Poeti i mallit me ndjenjë dhe përkushtim i thuri vargje Atdheut. Ky vëllim e shumë të tjerë do të jenë pasuri
e çmuar e Bibliotekës Kombëtare, ku brezat do t’i studiojnë këto perla të
letërsisë.
/ Në gji ma ruajnë amanetin e Ymerit
/ E me martinën e Sylë Vokshit
/ Për një Shqipëri
/ Mos ma harroni Çamërinë
/ Plaga që ende më kullon gjak
Përmes këtyre vargjeve të prek thellë ndjenja atdhetare e amaneti i
heronjve dhe i të parëve, vjen si thirrje e fuqishme.
“Ernest Koliqi në shkrimet e tij citon: se sidomos kultura është arma më
e përshtatur për t’ia thyer hovin shkulmit, parimeve shkombëtarizuese, që
mërzisin e molisin popullin e Shqipërisë së mjerë. “Kështu vijon, Gëzim
Ajgeraj, duke cekur trojet shqiptare nga Mollë e Kuqe e deri në Çamëri, ndaj
poeti flet thekshëm e thukshëm.
Në vazhdën e këtij meteori, sikur qiellit i
duket se u davaritën retë, ama dhimbja duket diku e strukur në qoshe. Dhimbja
për mëmëdhe plagë, që s’di të shëruar.
Ama vargu godet fort, pasi fuqishëm është i veshur me gëzofin metaforik,
ku në pak vargje trajton një histori të madhe, ku brengat s’të lënë rehat.
Në
mënyrë të figurshme e plot simbolika, ndizen zjarret e fjalës, kujton amanete e
plagë që akoma s’kanë gjetur shërim.
Aq
i thellë është mendimi, aq i thellë edhe shqetësimi e, madje, ulëritës, drastik
e trumbetues, ku dominon ndjenja e thellë për mëmëdheun e copëtuar ndër kohëra.
Autori e kujton gjeografinë etnike, si gjeografi e dhimbjes dhe e plagëve të
pashërueshme.
Mes klithmash u gjend membrana e jetës e piskama u ndje deri në kupolën
qiellore.
Nëpërmjet paraqitjes të këtij peizazhi plot
dhimbje njerëzore, ku ndërthuren dhe gërshetohen, zjarr e akull, ndjenjë e
dëshirë, prag dhimbjeje e dëshpërimi, ujqëri e dhelpëri, drithërim e hidhërim,
gënjeshtër e çudi, miks ndjenjash që të mbërthejnë aq fort.
Me
vëllimin poetik: “LARG PIKON MALLI” ka sjellë një duzinë mendimesh, larmish,
problematikash, shqetësimesh, ka kompletuar dialektikën e vetëvlerësimit, pasi
ky poet ka shumë krijime mbi mallin e Atdheun.
Lartësia e profesionalizmi e bën Ajgerajn, poetin e majave të fjalëve
dhe letërsisë bashkëkohore shqiptare, si një Penë e skalitur mbi gjithë zhanret
e letërsisë, për t’i kultivuar ato deri në thellësi të kohërave.
Porsi margaritar shkëlqimi që ndriçon hemisferat e horizontet, e Atdheut
e Kombit, vjen ky vëllim me vlera të jashtëzakonshme poetike, sepse magjia e
fuqisë së fjalës poetike të Gëzim Ajgerajt, ndez shkëndijat e shpresës përmes
vargut poetik nga kjo galeri që posedon poeti.
Lezhë,
më 25.1.2021
R e c e n s i o n
Gëzim Ajgeraj: MBI
RIMA BIE SHI, Poezi
Shi dhe shkronja.
Një jetë me Penën.
Që në rininë e hershme u brumos me librin.
Madje, idhujt e tij ishin dhe mbeten: Naimi,
Mjeda, De Rada, Fishta etj.
Me poezinë u mishërua si mishi me kockën.
Për ta përsosur ndërtimin e poezisë punoi një
jetë të tërë.
Kur Ghenti foli për kënaqësinë që i afronte
aftësia e sapo fituar e fjalimit të pamasë, përmendi diçka që i kontribuoi
fuqishëm suksesit të tij. Saktësisht i është përmbajtur rregullave dhe me
kujdes i ka kryer detyrat, por jam e sigurt se e kishte bërë veçse dëshironte
kështu, ngase paraprakisht kishte paramenduar se ishte i suksesshëm.
U
hodh në ardhmëri e pastaj u përpoq se këtë ta sjellë në realitet.
Pikërisht këtë e bëri edhe Ajgeraj.
Gëzim
Ajgeraj është pafundësisht i pandarë me poezinë, fjalën, vargun, imazhin,
situatën.
Çdo
situatë e përshkruan me finesa estetike mahnitëse, me detaje brenda vargut,
enden në vorbullën e jetës, i përjeton
vrushkujt e saj.
Ajgeraj
shkruan pa pra, për një art të kulluar letrar, si një poet i klasit të lartë.
Poezia e tij e shkruar përmallshëm, për
tokën, për mëmëdheun.
Ajo
filloi në kushte të egra ideologjike e vazhdoi shtigjeve të kohës, që lexuesin
e endin në një botë të pafundme imagjinare.
Gëzim
Ajgeraj është shkrimtar, poet, dramaturg, kritik letrar, studiues me shije të
kultivuar letrare, ku njihet si një nga poetët e mallit. Në këtë paraqitje të
thukët të jetës, në rrafshin kombëtarë vjen edhe me këtë vëllim poetik, për
vetë gamën e fushës që zë misioni i tij është i qartë pasi synon të mbjellë te
brezat atdhedashurinë, besnikërinë, paqen, por edhe aftësitë e përgatitjes për
jetën e njohjen e rrjedhave jetësore, nga faktorë të brendshëm e të jashtëm. E
gjitha kjo, sfidë që i bëhet kohës, i etur është gjithnjë poeti, sepse e shpreh
me fjalë atë, ama uni i tij tejet human e bën atë që ta shohë gjithnjë gotën
gjysmë plot.
Ky
poet zoton pasuri e vlera humane, kulturore, të larmishme, sa të impresionon,
që shfaq potencialin e tij shumëdimensional.
/ Dikur fillove të m’i rrotulloje edhe pjatat
e fjalës
/ Fillove të bëheshe i padurueshëm
/ Mollë e pashartuar
/ Fjala e jote
/ As për uthull nuk bënte
Në horizontin e hapësirave të jetës dritë ju
bëhesh shtigjeve të motmotit, me krahë e zemër, seç i bëhesh siluetë veprimi.
Poezia
është pikturë e gjallë, që i bëhet veprimeve njerëzore, përpjekjeve dhe
zhgënjimeve.
Me
anë të metaforave të goditura, që të befasojnë, por, përkojnë me raste të
shpeshta në mjedise të ndryshme.
Poeti
fshikullon injorancën e tepruar apo edhe dinakërinë e smirën. Model vjershërimi
interesant në shqetësime dhe në mjeshtërinë letrare, gjithashtu, çliron poezinë
nga fryma e gënjeshtërt, shton madhështinë poetike për arsye të mënyrës
kreative të shtjellimit, ku paraqet motivet e përditshmërisë së jetës.
Vëmendjen e njeriut e kthen te këshillat apo
edhe tërheqja e vëmendjes me një shpirtëzim plot gjallesë, me horizont të gjerë
botëkuptimi.
Kontakti
me librin ka funksion të gjerë drejtpeshimi dhe emancipimi.
Autori
flet për sofrën e fjalës, fjalën e shpirtit, hapja e shtigjeve në gjithë sferat
e jetës, me një shprehje të bukur, e qartë, estetike dhe thumbuese si bleta,
nga një mendje e zgjuar e plot ndjenjë, ndaj muza e ngacmimit e bën
metaforikisht të fuqishme, por edhe shfaq skena të lehta pikëllimi.
Kur
e pyetën shkrimtarin pse ishe aq i sjellshëm me budallenjtë: U përgjigj:
“Sjelljen
e mirë unë e mbaj si të vetmin shkop, që i mban larg budallenjtë, sepse
përndryshe do të më kërcente tundimi t’i rrah.
Edhe
në këto vargje tregon qartë përvujtërinë e poetit e shoqëruar me sjellje, ku
paraqiten vlera të mëdha si mishërim i traditës shqiptare.
/ Emri yt ruajt m’i ka rrënjët
/ Që të mos shuhej fara e bimës sonë
/ Ah, sa më dogji malli
/ Për qiellin tënd - Kosovë
Përmes vargjeve, paraqet dritën e
pashtershme, përmes këngës, që i këndon vendit të tij më të dashur, aty ku
shpresa dhe ëndrrat flasin me gjuhën e tyre, ndaj i thur himne, që i burojnë
nga shpirti me një dashuri të pamasë.
Poeti
përdor figuracionin e përcjell mesazhe drite, shprese, kënaqësie, deri në
lumturim për Kosovën e shtrenjtë. Vargje ku shquhen për thellësi, ndjenjë dhe
sinqeritet.
Këto
vargje flasin shumë, fjalë pak, por metaforikisht e mbushur plot larmi. Jo më
kot quhet “poeti i metaforave”. Autori vazhdon të ushtrojë ndikim te lexuesi
dhe të nxisë emancipimin e njerëzor.
Thyen tabu e hap horizonte të reja në jetë.
Ndihmon
njerëzit të zhvillojë aftësitë e tyre për të artikuluar më bukur mendimet,
madje, edhe më qartë duke depërtuar lehtësitë, deri te historitë e detajuara.
Vazhdon
të hulumtojë ekzistencën njerëzore dhe shqetësimet madhore të së shkuarës, por
edhe të tashmes dhe i sjell në varg.
Poezia
është mbretëresha e letërsisë, por bëje të tillë, thotë shpesh autori.
/ Miku im, poezia është art i së bukurës
/ Por, jo art i të shkruarit për gjithkënd
/ Atë në shpirt duhet kuptuar
/ Në shpirtin e saj për të hyrë
Autori
flet pafund për mbretëreshën e letrave artin, mbi të cilën krijohet poezia,
sepse poezia, thotë autori kërkon majat e mendjeve të mprehta.
Kthehemi
sërish te fjala, si brumë për vargun, muzës së idesë, fuqisë psiko-filozofike
të krijuesit, talenti i mjeshtërisë së tij.
Këto
elemente gërshetohen rreth artit të ndërtimit të strukturës së poezisë, pa dalë
te forma, struktura e saj, metafora, muzikaliteti.
Pra, cilat nivele të poezisë synojmë të
arrijmë? Ashtu sikundër vargjet janë kritere të bazuara në krijimtarinë
aktuale, ku ka plot libra pa dobi e krijojnë stok brenda lëmit të letërsisë.
Grafomania
- për t’u bërë shkrimtar dhe
Faqomania
- për të nxirë letra, jo vetëm lëshojnë llum mbi letërsinë, por tregu
varfërohet nga cilësia, në këtë krijimtari pa fre.
Ama
në këto vargje shprehet tejet i prerë, madje, hedh vrer mbi paaftësinë.
Pak
fjalë, por ama me një botëkuptim universal.
Franc
Kafka, shkrimtari i madh ka pohuar se nuk ka letërsi të mëdha, pa të vërtetën
dhe moralin, pa të cilat shoqëria mund të shndërrohet në gërmadhë të njerëzve
të çorientuar.
/ Përmallshëm më pret Malësia krahëhapur
/ E zbehtë në fytyrë, jo si përherë
/ Seç i ndjeva dhimbjen përmes rrugicave
/ Për djemtë që po ikin e s’po kthehen
Poezia vjen si një pikturë e gjallë e
Malësisë së Vërrinit, në tokën më të
dashur të poetit, Kosovën.
Dashuri
e ndjenjë shpirti plot mall, deri në përvëlim.
Stili i veçantë i këtij vëllimi poetik plot
frymëzim shpreh ndjenjat në strukturën e vargut dhe e mbështjellë me kujdes, ku
nuk mungon mallëngjimi deri në përlotje, dhe gjendet në përshtatje me motivet.
Këto korale ndjenjash i përcjell plot
nostalgji te lexuesi, ky poet mendjehapur, personalitet, që ka pjekuri të
gjenialit dhe plot modesti përpara opinionit të letrave.
Në
këtë vëllim poetik, e veçanta fillon që nga titulli metaforik: “MBI RIMA BIE
SHI” , por edhe në çdo poezi të tij gjenden tema të larmishme e tejet
interesante me stil e shumë botë brenda, ku dominojnë: malli, largësia, brenga
e nostalgjia.
Poet
me botë të pasur shpirtërore që bëhet ushtar i Penës dhe letërsisë.
I
këndon vargut e mallit, duke i shtrydhur damarët e dhimbjes.
Etja
për fjalën e mendimin e mbushullon.
Ai
dëshiron të shpëtojë ato gonxhe të grimcave të gëzueshme, të cilat dikur qenë
venitur në gjoksin e tij e ta prekin sërish atë vesën e mirësisë. Dëshiron t’i
zbusë fenomenet e padrejtësive, madje, ku gjembi ka depërtuar thellë e me
dhimbje të plotë në mish, e shqiptarët akoma e kanë plagë.
Tek Ajgeraj mbizotëron ndjenja e fortë e
dashurisë për Kosovën legjendare.
“MBI RIMA BIE SHI” ky vëllim pa diskutim na
solli shiun poetik, si shi pranvere që hap gonxhe, që flladit shpirtra, që
lulëzon, madje, horizontet me larminë dhe fuqinë që ka dhe forca e emocioneve
që përcjell.
Abraham
Lincholn ka thënë: “Gjëja më e mirë e së ardhmes është se vjen nga një ditë
përherë.
Nuk
janë vitet e jetës sate që kanë rëndësi, por jeta në vitet tuaja”.
Ashtu
e sjell vëllimin autori, krejt laboratorin e gjallë të shpirtit të tij e
gjithë këtë teknologji poetike.
Urat lidhëse me konstitucionin shpirtëror
poet- lexues, ndjen thellë emocione, por ama vjen si një shandan drite dhe
shpresë për gjithësinë - universin.
Lezhë 17.1.2021
METAFORA E MALLIT
(Përzgjedhje poetike nga poezia e Ajgerajt)
Në çdo epokë dhe në çdo kohë, njerëzia kanë bërë
përpjekje të vazhdueshme në përmirësimin dhe forcimin e njohurive, dhe dukurive
të ndryshme, pa çka se u janë përkushtuar fushave të ndryshme, por edhe në
situata të ndryshme.
Edhe
kohërat e njerëzit kanë pasur uljet e ngritjet e tyre, pra zbaticë e baticë në
udhëtimet e tyre të gjata, në periudhat e ndryshme historike. Por, njerëzit e
suksesshëm kanë bërë epokë. Kanë krijuar botën e tyre universale. E gjithë
universin e kanë zbritur nga mendjet elitë në duart e tyre të stërvitura dhe
“globin” e dhuruan me vullnet të patundur, duke dhuruar shpirtin e tyre plot
dritë e dije, plot mesazhe shpresëdhënëse, duke u kthyer në meteor të ndriçimit
të mendjeve që bota të pasurohet me paqen shpirtërore, larg abstraktes,
mediokritetit, demagogjisë, duke demaskuar pushtetet totalitare, tradhtitë,
egoizmin, si shembull primitiv, fshehjen e së keqes dhe ligësisë, djallëzitë,
imoralitetin, barbarizmin, vlerësimet e pamerituara, e plot elemente negative
që i hasim shpesh.
Penat
janë gjendur gjithmonë përballë sfidave, por edhe kanë qenë prijësit për të
thelluar te popujt vetëdijen për realitetin në kombet e tyre.
Penat kanë bërë dhe bëjnë “revolucione” që
janë dhe aq vendimtare për të ardhmen e kombeve, për demokracitë, për
mirëqenien, ruajtjen e gjuhës, traditës e kulturës, si dhe zhvillimin e
njohurive te gjeneratat.
Është
detyrë e gjithsecilit nga ne të reflektojmë për figurat e ndritura të Penës.
T’i
njohim më mirë ata. T’ua njohim veprimtaritë, aftësitë e kapacitetet, në raport
me fushat dhe zhanret, të cilët kanë kontribuar për kombin, me vullnetin e tyre
të hekurt, me pasion e përkushtim, në të mirën kombëtare, për një shoqëri të
zhvilluar në mënyrë demokratike, me botë dhe vizion për një të ardhme më të
bukur, që i shërben gjithsecilit. Për të edukuar e formuar brezat, për të
mbjellë frymëzim e virtyt, për t’u distancuar nga antivlera.
Ideja
e këtij libri me përzgjedhje poetike nga shkrimtari prizrenas, me punë e
qëndrim dhe aktivitet në emigrim, por ndër dekada dora i shkroi e shpirti i
këndoi, veçse shqip, plot intonacion e muzikalitet për Kosovën e popullin
shqiptar.
Gëzim
Ajgeraj, ky shkrimtar, dramaturg, kritik letrar, prozator, poet etj., shkroi pa
pushim për të gjitha zhanret e letërsisë, ku pata fatin të studioj mbi të
gjitha zhanret dhe krijimtarinë e tij.
Jo
që, jo vetëm nuk të zhgënjen, por bota e tij e pasur e krijimtarisë të magjeps,
me madhështinë formuese dhe mënyrën se si i trajton krijimet e tij në këtë lëmë
të madhe të letërsisë shqiptare, por dhe më gjerë.
Zemërgjerësia,
aftësia krijuese, mënyra se si punon në grup apo aktivitete të përbashkëta, për
të mbështetur miqtë në art, e veçon Ajgerajn, si njeri plot botë, për finesat,
në raport me të bërit sot letërsia plot efekte domino, e sidomos në letërsinë
shqiptare, ku dozat e zbehta të aftësisë së ushtrimit profesional të
shkrimtarit, janë të dukshme, në raport me kërkesat e letërsisë dhe elementet
përbërëse të saj.
Nga
ç’kam studiuar për letërsinë e Ajgerajt, ku konkretisht, ky zhanër i letërsisë
shqiptare, siç është “POEZIA” është “Gama dhe Omega” e këtij poeti.
Poezia te ky poet është pasion i lindur.
Është dhunti e dhuruar nga Zoti, si rrjedhshmëri e epokave nëpër të cilat
udhëtuan shqiptarët dhe vazhdojnë të bëjnë udhëtimet e tyre. Pena e palodhur e
poetit ka bërë historinë e saj, duke i dhuruar letërsisë dhe botës shqiptare
mijëra poezi, me stile të ndryshme, që u takon gjeneratave ta lexojnë e të
përfitojnë nga kjo gamë e madhe, pasi në çdo stil të saj gjenden brenda kësaj
miniere të pafundme.
Ndaj
ndjehem me fat që e kam studiuar këtë zhanër poetik.
Larmia
e poezisë ka një bazë të gjerë krijuese dhe përfshin gjithë stilet dhe format e
poezisë.
Poeti ka lëvruar stilet:
• Poezi për të rritur.
• Poezia për fëmijë.
• Poezia sarkazmë.
• Poezia fabul.
•Poezia etnos kulturor.
Është
ky poet, ndër të paktët, në rrafshin letrar e poetik, që përfshihet në çdo
stil, ku sjell larmi temash e tematikash brenda secilit stil poetik.
Ajo
çka e bën tejet atraktiv, autorin, brenda sferës poetike është fakti se, poeti,
quhet, madje, poeti i metaforave. Kjo më së miri e gjen në gjithë lëmin poetik
të autorit. Është dhunti e tij që ta veshë fjalën me metafora të fuqishme e,
rrjedhimisht, vjen edhe magjia në varg, duke e bërë superlative.
Është
pikërisht kjo arsyeja e titullit përzgjedhës, lidhur me metaforën, ndaj është
titull i spikatur.
Pasuria
poetike e poetit Gëzim Ajgeraj zë vend të veçantë në letërsinë shqipe, për
shkak të forcës krijuese, shumëllojshmërisë në tema dhe brendive të
jashtëzakonshme. Poeti që i shkroi e i këndoi Atdheut - kombit të robëruar ndër
shekuj, vendlindjes, qytetit historik, ngjarjeve të ndryshme, duke i trajtuar
në varg, luftës për çlirim, vrasjeve, burgimeve, pengjeve, djegieve e
shkatërrimeve, fëmijëve, që i quan lulet që zbukurojnë mëmëdheun - e ardhmja e
Atdheut.
Largësitë
që aq shumë e mundojnë e plot tematika të tjera për gjithçka e gjithësinë.
Është
detyrë e kuadrit arsimor të Republikës së Kosovës, që krijimtaria e mirëfilltë
e këtij personaliteti të letërsisë shqipe të studiohet në shkollat shqipe, si
vlerë e artë, për të ndritur mendjet në mënyrë progresive dhe për të
zëvendësuar në ato poezi shkollore, që nuk përcillet asnjë lloj mesazhi.
Me qëllim, brezat që do të vijnë, të
përfitojnë njohuritë e nevojshme për këto studime nga mjeshtri i madh i letrave
shqipe, këtij idoli të letërsisë bashkëkohore shqiptare me dimension
ndërkombëtar.
Rreth
katër dekada më parë, Atdheu rënkonte nga plagët e shumta.
Të
riun e asaj kohe e ngacmonte muza e mendimit për gjithçka, që rëndonte mbi
Atdheun e tij, dhe hallet që ai popull po i përjetonte.
Vargjet e para ( notica ) i shkroi për
mëmëdheun, për vendlindjen, për popullin e tij.
Kështu
që shpejt u njoh si interpretues i shkëlqyer, më pas krijues nëpër rrethet
letrare.
Udha e gjatë dhe e pandërprerë, e ka bërë që
Pena e tij, dashuria për botën shqiptare, të jetë ndër Penat më të pëlqyera në
botën shqiptare.
Ai
mblodhi historitë, i vargëzoi, i ndriçoi e bëri me krahë, duke ju dhënë
shkëlqimin e duhur.
Nga gjokset e lexuesve nxori gjithë atë mori
ndjenjash. I përgjoi me kujdes të madh, ua rregulloi ingranazhet deri edhe
tik-takun e tyre të gjallë e rinisën sërish.
Zukama
e lehtë e ndjenjave e lëshon befas fërgëllimën e një kënge të shtruar nga më të
moçmet e kullave. Zukatja pranë vatrës së mëmëdheut është shndërruar në
krijimtari të majave të letërsisë shqiptare.
• Vendin kryesor në krijimtarinë poetike të
Gëzim Ajgeraj e zë Poezia për të rritur.
Jo më kot e kam quajtur si poet i metaforave.
Megjithëse i tillë është poeti.
Jo
vetëm që e njeh mirë metaforën, por ka shkruar leksione për të, ndaj veshë
fjalën e vargun, i jep hapësirat filozofisë së krijimit të poezisë.
Përzgjedh
fjalën, si brumë e duke përdorur elementet, pra: idenë, muzën e mendimit, muzën
e ngacmimit, fuqinë psikologjike, talentin, mjeshtërinë, gdhendjen e fjalës,
etj.
Përdorimi
i këtyre elementeve e bën gërshetimin rreth artit të ndërtimit të strukturës së
poezisë, aq të fuqishme dhe jetëgjatë dhe do t’i shoqërojë brezat.
Forma, zëri e substanca në muzikë nuk ndahen,
ashtu si poeti në poezi e bën atë.
Autori njihet edhe me një tjetër epitet, që
dominon në pjesën më të madhe të poezive -
“poeti i mallit”.
Brenda
këtij stili poetik, ai sjell plot të tilla dhe i shpalos në dimension real, me
shpirtin e ndjeshëm e njerëzor. Ka përjetuar dekadave dhimbjen e tmerrshme të
mëmëdheut, luftërat, vrasjet, zhdukjet, sakrificat e popullit të tij, vuan
largësitë e mallin gërryes, për nënën e shtrenjtë,vendlindjen e dashur, e
gjithçka që la pas.
“Të
zgjon jehona, klithma, thirrjet e vazhdueshme drejtuar bashkëkombësve për
vetëdijesim. Por, poeti mes vargëzimit nuk i kursen kritikat as ndaj
ndërkombëtarëve, në momente e çështje të caktuara i vë në dije e bën thirrje
për drejtësi, demokraci e paqe.
Thirrjet e poetit janë të vazhdueshme nëpër
poezi, për ndëshkim ndaj keqqeverisjes së kthyer në pushtues e vrastarë të
qytetarëve e të bashkëkombësve të tij.
Poezia e Ajgerajt ka gjithë forcën e fjalës,
fuqinë e thellësinë e mendimit, ku gjeografia e njohjes së realitetit e
pasqyrimit te publiku i gjerë është i pafundmë.
Dora
i shkruante vazhdimisht dhe shpirti i qante përmes Penës për vendlindjen e
robëruar, që ishte kthyer në ferrin e vërtetë, që dikur as mund ta imagjinonte.
Realitetin
e gjen të vargëzuara në vëllimet e pafundme poetike e mijëra e mijëra poezi.
Ky
poet i pashtershëm, që hallet e dertet e Atdheut ia qëndisi kohërave historinë
dhe i la në mënyrë periodike të arkivuara për brezat në botimet e shumta, si
dëshmi e kohës për gjeneratat.
Ende e bren malli i largësive, tek mendon për
mirazhin e praruar nga dielli i Kosovës, ku frymëmarrja e një oksigjeni e
shenjtëron atë. Ndjenja e të qenit shqiptar i Kosovës, ku punon pareshtur për të marrë vlera e virtyte me një
krenari sublime.
Lirshmëria
e të shprehurit ka qenë tipari kryesor i stilit të Ajgerajt, që në fillimet e
hershme të krijimtarisë.
Nëse
mund të veçoj disa nga vëllimet poetike të këtij stili, nuk është aq e lehtë,
pasi lexon një vëllim dhe mendon se është ajka, kur lexon tjetrin, sërish të
rrëmben e të bën për vete.
Epo në do të veçojmë ndonjë:
•
Etje në fjalë. • Çaste Alpike. • Eh, Guri! • Antisimbiozë. • Strehët pikojnë
mall. • Mendim i Gurtë. • Regetim në horizont • Nostalgjia. • Kronikë e udhëve,
e dhjetëra e dhjetëra të tjera, po kaq formuese, kaq interesante, kaq brilante,
që dhurojnë, veçse emocion për lexuesin.
Brendia
poetike e vëllimeve për të rritur është e jashtëzakonshme.
Leximet
e këtyre vëllimeve të shndërrojnë në një satisfaksion të jashtëzakonshëm.
Është
aftësia e autorit që bashkudhëton me lexuesin dhe poezisë i jep një natyrë
marramendëse fantazie, pa çka se bota e trazuar e autorit, lexohet në vargje,
sepse shpirti i tij i çlirët nuk duron dot padrejtësinë.
Mesazhet
e forta të shpresës dhe të besimit, të kurajës dhe energjive pozitive të
krijuar mbi artin, optikën dhe mënyrën e komunikimit me njerëzit dhe lexuesin e
gjerë, me brendi të fortë dhe shije të Penës, i përcjell gjithnjë lehtë e
këndshëm.
Magjepse është poezia e poetit, ku për miqtë
është më se e pritshme.
Modele
të arta letrare, të përkryer në lartësi metafore, janë gjithë vëllimet poetike
të Gëzim Ajgeraj, ku depërtimi i vazhdueshëm në thellësi mendimi, intuite e
imagjinate krijuese, gjithnjë në perspektivë, është pa dyshim poet me dhunti të
përmasave madhështore.
Dekadat
kanë qenë për autorin tregues pozitiv i lëvizjeve tejet të veçanta, me
përsosjen artistike dhe estetike, mbi diskursin letrar, mbi gjithë stilet e
poezisë.
Për
botën që e rrethon e përmbushin Gëzimin, dhuntitë e këtij poeti të madh dhe
universal, ku i shpreh përmes ndjenjave gjithë arkivin e shpirtit.
Vëllimet
poetike të autorit, që përmbajnë tema të jashtëzakonshme e plot larmi, sjell
plot motive e frymëzime nga bota që e rrethon, të shtruara në rrafshin poetik,
në gjerësi e thellësi të këtij arti të bukur, të lëvruar në të gjitha sferat e
imagjinatës, duke i perceptuar qartë me realitetin e kohës. Aty lexuesi gjen
botën reale, gjithashtu, edhe kronologjinë e ndjeshmërisë, ku demonstrimi mund
të nxitet.
Vëllimet
poetike plot kapacitete bartin rëndesat e tyre emocionale.
Plot
kolorit dukurish identifikon kohën ndër guvat reale të shpirtit dhe të
realitetit. Përshkon thellësisht botën emocionale dhe shijohet artistikisht në
sinkron me trajektoret e së ardhmes nëpërmjet majave të fjalës.
• Një tjetër stil, po kaq i rëndësishëm,
poeti sjell poezinë për fëmijë me dhjetëra vëllime poetike që jo çdo kush mund
të guxojë të provojë. Me këtë stil për shkak të delikatesës.
Ama
krijimtaria në stil, formë dhe përmbajtje ka vlera të veçanta edukative e
formuese, me plot larmi temash dhe brendi të mrekullueshme të trajtuara me
kujdes të veçantë, ku prek një botë tejet magjepsëse plot larmi ngjyrash, si
ato ylberet pas shiut, kthjelltësi e kristaltë mendimi, forca e fjalës, imazhet
dhe mesazhi që përcillet, ia shton vlerat vëllimeve dhe komunikimeve. I
drejtpërdrejtë me fëmijët e bën akoma më atraktiv.
Aftësia
e poetit është se ai bëhet njësh me fëmijët, pasi tregohet aq luajal dhe i
brishtë hera- herës. Sikur shtron biseda e ua këndon këngët e bukura që ua
thur.
Madje,
ata shpesh ndjehen si të rritur nga privilegji, përjetojnë emocione, ndjejnë
kënaqësi e gjejnë hapësirat e nevojshme për të shprehur edhe idetë e tyre mbi
krijimet.
E
gjithë relievin poetik e shtjellon ëmbëlsisht për shkak të botës reale dhe të
padjallëzuar të fëmijëve.
Dhunti që poetin e bën aq madhështor të
modestive e çiltërsisë poetike në krijimtari.
Dashurinë njerëzore, poeti e do konkrete,
brenda botës së fëmijëve në përtëritje e ajo të jetë e pastër si prej qielli.
Gëzim
Ajgeraj është poeti i gjithë moshave.
Ai
i këndon qiellit e tokës, lumenjve e deteve, i luftës për liri e paqes dhe
harmonisë, i dijes dhe i dritës, ku gjithnjë përcjell mesazhe shprese.
Me simbolikën e guximit dhe të shprehjes, me
ritmin dhe metaforën, si pikë të fuqishme në poezi, në disa nga vëllimet pikon
dhimbje e mall për tokën mëmë.
Dekada më parë fëmijët e Atdheut përjetuan
luftën bashkë me pasojat e saj, ndaj, pa dyshim, janë fëmijët e atëhershëm
dëshmia e gjallë e kohës.
Pati
bashkëmoshatarë, që lufta i mori, ku për hir të historisë poeti i sjell të
vargëzuara, për t’ua dhuruar gjeneratave të reja, si shqetësime, që kombi i
tyre i pati përjetuar.
Lot
e dhimbje të atyre fëmijëve që në kohë lufte vuajtën pushtimin serb.
Gjeneratat
e reja do t’i përjetojnë ato ndjenja, përmes vargjeve, e për t’i ruajtur si
kujtime të hidhura të brezave të mëparshëm.
Mesazhet
ndër vëllime janë tejet edukative.
Por,
edhe porosi, kujdes e vigjilencë brezave, sepse veriu është afër.
“Charles
Bukowski ka thënë: “Mënyra për të krijuar art është të djegësh dhe të
shkatërrosh koncepte të zakonshme, duke i zëvendësuar me të vërteta të reja, që
zbresin nga mendja e dalin nga zemra.
Bota
është si një libër, kush nuk udhëton, njeh vetëm një faqe.”
Në
këtë stil poetik vëllimet janë me dhjetëra, por në do të veçoj:
•
Kroi i qytetit tim. • Libri është porta e botës. • Në kopshtin e gjyshit. •
Fjalë e mall. • Gjuha e Lonës. • Kënga e zogut, etj.
Përmes brendive, vëllimeve falë temave të
ndryshme, ju dhurohet shumë dashuri njerëzore, mesazhe të shumta për botën e
tyre të mbushur me imazhe shpresëdhënëse për rritën, edukimin dhe formimin, por
edhe përgatitjen, për të përballuar sfidat e jetës.
• Në mund të citoj disa tituj mbi fabulën dhe
sarkazmin siç janë: • Hajni ketër. • Në kuvendin e artit, e plot të tjera të
këtij lloji, janë vëllime poetike që te fëmijët sjellin shumë hare, por edhe
formohen përmes këtyre formave poetike në këtë stil të veçantë dhe tërheqës për
fëmijë, ku instikti futet në botën e artit, përmes vargut poetik.
Cilësia
në këtë stil poetik bën që të shpërthejnë në botën e përjetimeve. Tundimi
dhe shpërthimi i imazheve përballen fuqishëm.
Pjekuria
e frymëzimeve me konfiguracionet parapëlqen më tepër dimensionin kuptimor.
Përzgjedhja me mjeshtri i bën poezitë në këto stile të prodhojnë ndikim estetik
dhe të ndërlidhë fije të forta të fjalës dhe të mendimit. Vijnë si rrjedhojë në
vijimësi profesionalizmi, sepse Pena e skalitur e autorit përshtatet në stilet
e këtij zhanri me moshat e lexuesit.
“Urtia
popullore karakteristikë e trashëguar ndër breza, mbetet detyrë e të gjithëve,
për ta ruajtur e transmetuar kulturën e traditën, ndërsa poeti e përcjell këtë
dukuri përmes Penës te gjeneratat e reja.”
Si
margaritarë shkëlqimi zbresin dritat e meteorëve në duart e të rinjve, teksa
ndriçojnë errësirën, ashtu si galaktikat në udhën e bardhë të qumështit.
Ndër këto vëllime poetike për fëmijë, poeti
kërkon që vlera ta mundë antivlerën, jeta ta mposhtë vdekjen, drita ta ndriçojë
errësirën, virtyti ta eliminojë ligësinë, besimi ta mundë mosbesimin.
Poezitë
ndër vëllime arrijnë në stilin tyre, krijojnë ndjenjën e bukurisë, plot imazhe,
ku ndizen perceptimet, bëhen dritë për ndjenjën e bukur me fuqi magjike në
aspektin filozofik.
Autori, Gëzim Ajgeraj, si mjeshtër i artit të
Penës, zotëron çdo stil të poezisë, brenda këtij zhanri, me vlera të
jashtëzakonshme, pasi muza e poetit është e mishëruar me traditën dhe kulturën
kombëtare. Artin e pasqyron si realitet i epokave, ku përcaktohen vlerat e
këtij arti, magjia e fuqisë, e fjalës poetike ndez shkëndija shprese përmes
vargut poetik. Ja që këto vëllime për fëmijë vijnë si margaritarë, që shndrisin
shpirtrat e fëmijëve, të rinjve, e jo vetëm.
• Etnosi kulturor.
Në
krijimet për etnosin, do të gjeni një krijimtari me bazë të gjerë e brilante
plot larmi, ku përfshin: lindjet, ditëlindjet, ninullat, festat familjare,
fejesa apo martesa dhe gjithçka që i përket etnosit kulturor të zonës.
Vëllimet
përfshijnë fjalë plot muzikalitet të grumbulluar nga ajo minierë kulturore e
popullit dhe traditën e ruajtur e kultivuar ndër breza. Në këtë maratonë të
gjatë, ku artin e ka përkushtim jetësor. Me këto frymëzime është mishëruar ndër
dekada.
Me
kënaqësi e përcjell për lexuesin, por edhe për t’u arkivuar, si dokument i
kohës për brezat që do të pasojnë. Ky përafrim i poetit, me artin e poezinë, do
të na bënte të ndjeheshim njësoj.
Këto
lloj poezish ndër vëllime, vijnë si këngë plot intonacione e muzikalitet e
rrjedhin natyrshëm nga shpirti, ku përçon labirintet, ku merr udhën përmes
diapazonit dhe mjeshtërisë së fjalës që krijon.
Fenomeni:
magji e vargut në poezi të këtij stili, arrin, pa dyshim, efektin dhe qëllimin
përmes mesazheve, që përcjellin te shoqëria e gjerë, pasi poeti të bukurën e të
magjishmen, e përcjell përmes fjalës. Dialektin e vetëvlerësimit e ka
kompletuar, në nivelet më të larta.
Ata njerëz që të mahnitin me vlera të larta
tradicionale, që dëshmohet më së miri në “Etnosin Kulturor”, ku vjen këndshëm
për lexuesin e gjerë kultivimi i këtij arti poetik kaq të dashur për njerëzinë.
Ky
poet bën pjesë në grupin “CLEAR” të poetëve me gamë të madhe krijuese.
Në
gjithë këtë poetikë, që kemi sjellë me përzgjedhje, autori pa më të voglin
dyshim e ka nga Gëzim Ajgeraj me gjithë unin e profilin e tij.
Idol
i vërtetë i poezisë shqipe që e ka ngrit poezinë në majat më të larta të
letërsisë, me autoritetin e tij të formuar përgjatë dekadave - ndaj mbetet
referencë e spikatur.
Mjafton
të lexosh disa nga vëllimet, për të kuptuar se sa madhështore dhe magjepsëse
është e gjithë gjuha e shkruar dhe e vargëzuar në varg. Seç bukuri e imponon,
transmeton apo mbart fjala! Ç’dije universale ka brenda botës së tij magjike,
plot filozofi, histori, letërsi e art, ku përcjell kumte njerëzore dhe
përfaqëson me modesti e dinjitet në arenën ndërkombëtare.
PRENDA SEJDIA
![]()
E lindur në fshatin e bukur Bugjon (PUKË).
Rrënjët e saj janë të thella sa vetë jeta, ku atje flet fisnikëria e gjuhës e
zonës së Bajrakut madhështor të Thaçit.
Në
moshë shumë të njomë, familja e saj u vendos në Tropojën kreshnike, ku veçon
mirësinë që ka komuniteti i asaj ane, si malësorë të Malësisë së Gjakovës. Ajo
u pajis me plot virtyte humane e njerëzore, që e përcjellin gjatë gjithë rritës
e jetës së saj.
Atje mbaroi mësimet fillore e të mesme.
U
diplomua në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Kreu Fakultetin e
Mësuesisë.
Që nga viti 1993 punon e vepron në Lezhën e
Besëlidhjes, këtë qytet model me tradita
kulturore, patriotike e atdhetare.
Marrëdhëniet e shkëlqyera me familjarë, miq e të afërm kanë qenë çelësi
i suksesit dhe gjithë botëkuptimi i saj,
që e përcjell si personalitet.
Puka
-Tropoja - Lezha është ky trekëndëshi, që i jep botëkuptim punës, jetës e
veprimtarive, por dhe krijimtarisë së saj poetike.
Ajo, tanimë përveç kontributit arsimor të shpërndarë ndër breza, në
vitet e demokracisë i shërbeu vendit e popullit të saj brenda aktiviteteve
politike, si femër e dëshmuar për suksese në këto anë.
Dhe, tanimë duke e dëshmuar veten e saj edhe në art: në veçanti në lëmin
e poezisë, si dhe të përgatitjes së
monografisë historike, që do të dalin së shpejti.
Librat e publikuar:
1. “Memoaret e shpirtit”,
2. “Profecia e mëkatit”,
3. “Kur të jesh mërzitur”.
4. “Këmbanat bien”,
5. “Puhizat e mëngjesit”,
6. “Frymëzimi je ti”,
7. “Imazhet e stinës”,
8. “Qiejt e ëndrrave”,
9. “Qiejt e shpirtit”,
10. “Dhimbje largësishë”,
11.” Eklipsi i stinëve”,
Në shtyp, librat studimor;
12. POEZIA E AJGERAJT NË DIOPTRINË E ANALIZËS
DHE TË KRITIKËS LETRARE - Studime letrare
13. DIVERSITETI
I PENËS SË AJGERAJT NËN DIOPTRINË E ANALIZËS DHE TË KRITIKËS LETRARE -
Studime letrare
14. METAFORA
E MALLIT (Përzgjedhje poetike nga poezia e Ajgerajt)
15. POETI
I METAFORAVE – Studime letrare
16. ROMANI
I AJGERAJT NËN OPTIKËN E ANALIZËS DHE TË KRITIKËS LETRARE - Studime
letrare
Antologji: “NA
BASHKOI POEZIA 7”, Dibra ime, poezi, 2020.
Revista: “METAFORA 20”, Prizren,
2020.
Revista: “METAFORA 21”, Prizren,
2021.
Urojmë që penda e saj, ashtu siç ka filluar vrullshëm, të rrjedhë në
vazhdimësi melhemin e fjalës, me të cilat do të shijojnë e frymëzohen brezat e
së ardhmes!
Ky është libri i gjashtëmbëdhjetë i saj.
PËRMBAJTJA:
5… PARATHËNIE
12.. RECENSION - Gëzim Ajgeraj: ETJE NË
FJALË, Poezi
20.. R e c e n s i o n - Gëzim Ajgeraj:
ANTISIMBIOZË, Poezi
28.. R e c e n s i o n - Gëzim Ajgeraj:
NXITOJ TË KTHEHEM ME DRITË - Poezi
34.. R e c e n s i o n - Gëzim Ajgeraj: NË
KUVENDIN E ARTIT, (poezi e fabula për fëmijë e të rinj), Prizren, 2015.
40.. PASTHËNIE - DHIMBJA E SHPIRTIT I KËNDON MALLIT
48.. R e c e n s i o n - Gëzim Ajgeraj: ÇASTE
ALPIKE
58.. PARATHËNIE - PIKAT E MALLIT NË VARGJE
64.. R E C E N S I O N - TESTAMENTI I
DASHURISË
70.. R e c e n s i o n - Gëzim Ajgeraj:
PIKTURA NË MURË (Vëllim Poetik )
78.. R e c e n s i o n - Gëzim Ajgeraj: LARG
PIKON MALLI, Poezi
86.. R e c e n s i o n - Gëzim Ajgeraj: MBI
RIMA BIE SHI, Poezi
94.. METAFORA E MALLIT - (Përzgjedhje poetike
nga poezia e Ajgerajt)
107.BIOGRAFIA
Shtëpia
Botuese “7 Days”
Prizren,
2021
Prenda
Sejdia
POEZIA E
AJGERAJT NË DIOPTRINË E ANALIZËS DHE TË KRITIKËS LETRARE
Kritikë
letrare
Faqe; 110

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen