Prenda Sejdia
P A S TH Ë N I E
Libri; "MALLKIMI I ËNDËRRËS" nga autori Gëzim Ajgeraj.
Nuk e di por, më nxiti ky vëllim poetik të recensoja me
shumë dëshirë, ndoshta si gjithnjë bëhet shkak larg'pamësia e poetit.
Sikur u mësova të them që Gëzimi është i pa'arritshëm,
por dhe e bukura është kur merresh me faktet. Nuk e di por, kur lodhem me
ndonjë material që më duhet t'a pregatis, e gjej si mundësi për t'u 'çlodhur
ama duke u lodhur', dhe kjo është një nga mënyrat e këndshme që të lexoj ndonjë
nga vëllimet poetike të këtij autori që sjell ajkën e poezive. Aty gjen
shpirtin krijues plot finesë e realizëm pasi është tejet e veçantë mënyra e të
shkruarit, dhe ky është numri një në trojet shqiptare që njeh vlerat reale të
vargut pasi autori njeh fjalën e vlerat ia nxjerr në pah, e përdorë ku duhet
përmes një përzgjedhjeje me mënyrën më të pa'parashikuar, që të mbush shpirtin
me qetësi e kënaqësi, ndaj ta imponon që ta analizosh vargun e poezinë e
autorit thjeshtë për t'i dhënë kuptim përkatësisë vargut e fjalës, ku i
sjell të gjitha mjeshtërisht plot ide e detaje që përmes filozofisë fjalës
sjell në vëmëndjen e secilit magjinë në vëllim ku shpesh ngjan me një
paralajmërim alarmi, por përmes profesionalizmit përcjell plot emocion e
zemrave ju çel udhë. Komunikimi është art, virtyt, çiltërsi dhe kthehet admirim
mes autorit dhe lexuesit kjo karakteristikë e bukur me realitet. Eh vargu, kur
i kalon kufinjtë e fantazisë, prurje të reja mendimesh e simbolikash.
Vargun që sjell autori ku pret rizgjim, udhëzim, i mungon
sot njerëzimit. Kjo është madhështi, ndaj përgëzoj përmasat ndërkombëtare
intelektuale të autorit që çdo shkronjë e shkruan me zemër, çdo fjalë me mëndje
dhe vargjet vargëzohen nga intuita e formuar brenda madhështisë krijuese.
Krijimtaria e një sërë vëllimesh poetike janë trajtesa më
e vlefshme si vargëzime të papërsëritshme, e madje nga një autor i vetëm
me dhjetëra apo mbi njëqind vëllime poetike është e jashtëzakonshme.
Nga vëllimi "MALLKIMI I ËNDËRRËS" do sjell ca
vargje e cila mban dhe shtyllën e librit.
"Një ëndërr e trishtë i ra mashtrimit
Nga gjumi etnisë abortoi e liga
E u bë udhë, udhë, e udhë"
"MALLKIMI I ËNDËRRËS "
Autori artikulon mjeshtërisht kundër shëmtisë a mjerimit
dhe goditjeve të mundshme mbi njeriun, kështu autori deklamon mbi dehumanizmin
që botën ka kapluar dhe nxit betejat për të mundur fatkeqësitë kolektive, ndaj
poezia na jep mundësinë për të vëzhguar nga kënde të ndryshme.
Vargu e fjala përcjell realitet si pjesë e egzistencës
dhe problemeve ku autori vën përballë njëra tjetrës 'forcën e egzistencës dhe
kërkesën e rizgjimit' pasi egzistenca është e pakufishme. Të fuqishme
janë vargjet në kuptimin e thellë të mendimit, pasi flet sa njëmijë fjalë
transparente, ëndërra e trishtë dhe mashtrimi, dy fenomene negative në
ekuivalencë me njëra- tjetrën që kërkon rizgjim dhe thellim të kujtesës
kolektive, kjo poezi është misionare, thellësisht tronditëse dhe e mprehtë që
kërkon mobilizim pasi ka lindur në valët e shqetësimeve ndaj vjen dhe si bartës
i dhimbjeve popullore. Ekuivalenca metaforike godet për të na zgjuar pasi poeti
sheh njeriun e vetmuar mes njerëzve dhe ky fenomen bën autorin të jetë i
pakufishëm në shprehjet e tij plot simbolika mbi izolimin e kohës sonë moderne
e cila pikas me trishtim, ëndërr, mashtrim, "abort" ku shoqëritë
njerëzore thotë autori sikur humbin fillin ndaj shprehet kaq ironikisht.
Imagjinata e fuqishme e autorit, thellësisht e arsyshme, është forcë, është
jehonë.
Në mund të flitet për ëndërrat, ndonëse ato janë të
shumëllojshme, sidomos kur flitet për 'Dritën e Atdheut' për etjen e sëmurë
populiste ndër çudirat ballkanike, hipokrizia apo majat e frontit e në mënyrë
figurativë por e lidhur ngusht me atdhetarizmin se si mund a duhet ngulur atë
bajrakun e fitores madhe, autori sikur me shpirtin në dorë sjell vargje që ta
rrënqeth krejt shpirtin;
/ Se ku ka zënë thua ky i yni fat
/ Dhe as'sesi atje tek majat e frontit
/ Të bashkuar ta ngulim bajrakun e fitores madhe
/ Kam shekuj që lidh plagë
/ Me këmishën e shqyer të etnisë
''ËNDËRRA E ZËNË PENG''
Ky është lundrim me fjalën në tërësi të saj por dhe në
rrafshin estetik, si figurë dhe si mendim plot dremitje nëpër metafora të
fuqishme, ndaj vjen disi vrazhët ky kompozim artistik.
Ama, opusi Ajgerjan, ndjen shprehjet e ndjeshmërisë lartë
ku hetohet ligjërimi përmes komunikimit tejdukshëm artistik.
Akoma më frymëzuese vjen këso here poezia e Ajgeraj- t,
pasi ëndërrat poetike gjenden në gjithë poezitë e këtij vëllimi, sepse
shumëllojshmëria e ëndërrave dhe ëndërrimeve janë tashmë në sfondin e dukshëm
të Atdheut. Ama shpirti i bren për ëndërrën e trishtë shekullore të të ndrydhur
në gji, ndaj shprehet se përtej Pashtrikut dergjet gjysma e ëndërrës, pasi
dikush i rrin mbi kokë pikërisht tek guri, atje ku flakë e shkrumb kthehen
etjet, e bëhen edhe këngë edhe shpresë mos'harrimi. Aty duket mbjellë maneti i
breznive deri tek shkrumbi i nën- qiejve nga ku u duk edhe ëndërra e
bardhë, pikërisht aty ku edhe dielli ra e ngrohu ëndërrën e poetit.
/ Tek guri i qarë dikush i rrinte mbi kokë ëndërrës
/ Pikëpyetje ish ta fundosje a t'ja jepje Drinit me vete
/ A ta varrosje nën qiellin e shpuar
''NJË DIELL I RI, RA MBI ËNDËRR''
Përmes këtyre vargjeve autori zgjon ndjenja të veçanta
por dhe formësimin e ndjenjës poetike, ndaj poezia jetësohet përmes fjalëve të
përzgjedhura aq mjeshtërisht pasi poeti e ka modeluar fuqishëm në shpirtin e
vetvetes, dhe e përbiron ndjenjën duke e përçuar në shpirtin e lexuesit.
Sado artistikisht vjen poezia, autori shkruan përmes
pikëllimit për gurin e qarë, pikëpyetjen a varrosjen nën qiellin e shpuar.
Ndjenjë dhe emocion që e përcjell nënzëshëm atë helmin e
shpirtit.
Por, figura e poetit merr përmasa azgane, për hir të
shpirtit brumosur atdhetarizëm.
Instikti i çdo njeriu është i frymëzuar për të qënë i
lirë dhe një e drejtë themelore. Problemi qëndron kur detyrimisht do ju ndodhë
ikjeve dhe lirive, apo kur ju mungon në atdheun tënd, ama shpjegon arsyet,
sepse zemra ju këndon pa pushim kandilave të lirisë që duket se kanë munguar
shekullit, por vajton se historia tjetërsohet këtu tek ne e ndaj thotë autori
se është shkruar së prapthi, ku vën në dukje kolaboratorët a media të shitura
apo lustracionet ku vet'shpallen si heronj të gjallë këta hijenat e kohërave të
reja.
Apo me vlagën e shpirtit thurë vargje për ata që ikën e
botën e përtejme për lirinë, e nuk u kthyen më.
Aq më dhimbshëm vjen në vargje kur të athtit pikon mbi
mendimin kur flitet mbi idealin dhe gjykimet njerëzore , duket se kalojnë
kufinjtë e ndjeshmërisë njerëzore kur thuhet se
''idealit tënd thonë se i është ndalur
ora'',
dhe ndjehet i turpëruar poeti deri në 'skuqje' para
sakrificës atdhetarit, aq sa duket se mish as asht nuk i mbete më fjalës as
mendimit.
/ Nuk dua aspak të të zhgënjej e as të fyej
/ Këtu shumëç'ka është e nëpërkëmbur
/ Lufta, liria, paqja, njeriu, njerëzorja, shembëlltyra
/ Nëpër mote të liga po ecim dhe fati i
atdheut
''COPËZA TË NJË LETRE''
Universi i poetit është atdheu i tij, mbi të cilin
s'duron dot robërinë pasi ia din mirë historitë e ia ndjen dhimbjen, ndaj
autori është bartës i dhimbjeve të mëmëdheut dhe sjell kaq shumë imazhe si
luftën e paqen, por dhe shembëlltyra të fuqishme. Ndjenja e poetit zbulon
fuqinë e egzistencës duke vënë përballë fatet e popullit tij dhe kërkon mundësi
të reja me qëllim që të përmbyset gjëndja aktuale dhe le të dëgjohet në tërë
trojet e etnisë.
Padyshim që poeti Gëzim Ajgeraj është ndër të paktët që
përdorë gjithë stilet poetike apo llojet e vargjeve, thyerjet, elementet
poetike që jo vetëm për t'i njohur por, i përdorë në forma të shkëlqyera duke
të lënë mbresa në lexim.
Stili që i shkon aq për shtat dhe e lëvron pothuajse gati
në shumicën e vëllimeve është hermetizmi, ndonëse edhe për t'u kuptuar, nuk
është dhe aq i lehtë,por është profesionalizëm, është talent, arritje, është
vlerë e padiskutueshme poetike dhe letrare.
Kjo lloj filozofie lëvrohet shumë rrallë në ditët e
sotme, dhe sidomos pas poetëve të mëdhenj Azem Shkreli e Ali Podrimja.
Hermetizmi në poezinë e Ajgeraj- t, ka ardhur krejt
natyrshëm dhe ashtu qëndron plot dhunti, por dhe peshë e rëndë për poezinë
gjithashtu e veshur mjaftueshëm me metaforat e fuqishme që bëhen pasuri e
jashtëzakonshme në fjalë, varg e poezi.
Poezia e Ajgeraj- t, as nuk mund të përkthehet aq e bukur
sa është në një gjuhën shqipe, pasi mungojnë fjalët e duhura për t' i
përshtatur në gjuhë të huaja, dukuri kjo që vërteton pasurimin që autori i bën
poetikës dhe Letërsisë Shqipe. Kjo dukuri është reale dhe e them me bindje pasi
dihet se veprës së autorit i kam bërë një studim të plotë, ndaj rezulton e
tillë e besoj në vërtetësi.
/ Një ditë miku im e kishte gjetur enigmën
/ Erdhi tek unë e më tha
/ Gjuhën që ti përdorë herë pas here
/ Nuk e kupton lehtë pusheti as përkthyesit
/ Që punonë për të
/ Qoftë i shenjtë ky hermetizmi në
vargje
/ Shpesh'herë na i ka shpëtuar kokat
/ Nga hijenat e qiellit fjalës
''PËR
HERMETIZMIN NË VARGJE''
Gjithçka që u fol më lart, a nuk është
vitalitetit i shpirtit krijues të autorit që forca e fjalës, diapazoni dhe
estetika në varg, japin kuptimin ku të magjeps me shkëndijimet e art- bërjes,
pasi përcjell mall e ndjenjë, mllef e guxim, forcë e durim, i ndjerë
thellësisht dhe mendimet i shtrin skaj më skaj ndonëse as’sesi nuk ndjehet
rehat kurrë dhe asnjëherë brenda sferës mëmëdheut pasi problematikat e mëdha
janë aty këmbëkryq. Inteligjenca e poetit përfshin aftësitë dhe prirjet por dhe
thellimin psiko- filozofik megjithatë dallohet natyra e poetit ‘rebel’ ndonëse
ngacmueshmëria e karakterit e bën të pa’pajtueshëm me realitetin dhe orbitën që
e rrethon ndaj e shpreh në vargjet e vëllimit
“MALLKIMI I ËNDËRRËS”.
Eh libri, libri ia kalon çdo ilaçi
farmacie, prandaj autori vjen si melhem me fjalën për të shëruar plagët e
shpirtit plagosur ndër kohërat e vështira, por kështu vjen ky poet i përmasave
universale në këtë vëllim thellësisht tronditës që 'ëndërron mbi ëndërrat' për
të qënë bashkë'mendimtarë me atdheun e nevojat që parandjen vendi dhe bashkë-
kohësit.
Gëzim Ajgeraj, poeti ekzemplarë i rrallë
virtytesh në ditët e sotme, kërkon që pema e Atdheut të ketë frutat më të
begata në gjithë këtë univers.
Le të shijojmë vargjet e bukura të këtij
vëllimi mjaft të veçantë nga stili i përdorur me një gërshetim perfekt të të
folurës vjetër dhe të re ku finesat mund t’i dallojnë veç profesionistët, ndaj
ky motiv e ngre në piedestalin e krijimtarisë poetike.
Poet të tillë paqin sa më shumë trojet
shqiptare.
Sa më lehtë e këndshëm për lexuesin.
Suksese autorit Gëzim Ajgeraj
Udhë e mbarë librit.
Lezhë më

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen