Prenda Sejdia
VLERËSIME KRITIKE DHE ANALIZA
LETRARE-1
Redaktor:
Gëzim Ajgeraj - shkrimtar
Recensente:
Marsida Sejdia Agolli
Almaida Sejdia Myrtaj
Lektore:
Endrijeta Paplekaj
PRENDA SEJDIA
VLERËSIME KRITIKE DHE ANALIZA
LETRARE-1
Shtëpia
Botuese “7 Days”
Prizren,
202
P A R A T H Ë N I E
Jemi
përpjekur që brenda këtyre kornizave të përmbledhim ca vlerësime kritike dhe
analiza letrare, qofshin ato të miqve për krijimtarinë time apo anasjelltas,
për t’ia sjellë lexuesit edhe këtë lloj arti letrarë.
E në do i ngjesësh shkallët e hierarkisë e
ku më bukur se nëpër labirintet e letersisë.
Krijimtaria poetike e letrare për
krijuesin, sipas këndvështrimit tim nëse nuk do ishte vlerësimi kritik e
analiza letrare nuk do kishte përputhje brenda brenda realitetit të letersisë,
por do ish e mangët.
Në këtë libër me kritikë e vlerësime
letrare sjellim disa nga recensionet e krijimeve të miqve të mij krijues por
edhe opinione për krijimtarinë time nga profesionisti letrarë Agron Prebibaj.
Në brendi të recensioneve do gjenden
artikulimet mjeshtërore që krijuesit kanë sjellë ndër vëllimet e tyre poetike
përmes zërit apo këngës integrale në kohë e hapësirë, nga të thënat e pathënat
e shekullit më të vështirë për shqiptarët.
Të magjeps imagjinata e tyre që lundron në
labirintet e pafundme deri tek kodet poetike të pazbërthyera, pasi bukuria e
tyre është hermetizmi, ku përmes vargjeve në libër shfaqin zemërim e revoltë.
Ndonëse
zë i vetëm shprehin shqetësimin shpirtërorë, por guximshëm lundrojmë ndër
emisionet e mëdhe duke qënë të sigurt e plotësisht të vendosur, duke artikuluar
revoltën përmes Penës me zërin poetik, përvijojnë deri në majat e poezisë.
Shumë
nga ato krijime mbi të cilat vijnë me recensione janë poet që sjellin stile të
ndryshme plot ndjenjë atdhetarie, që përcjell përmes imazheve plot mesazhe
drite e shprese.
Poezia e këtyre autorëve përkatësisht
moshës apo botimeve, mban gjallë shpresat se dalja nga errësira është e
mundshme.
Nëpër hemisferat e kohës mbillet ritmi i
qëndresës përballë stuhive shfaqin forcë edhe në rastet më të brishta, sërish
rrëmbejnë shtizën Noliane, e vijnë në raporte mjaft specifike dhe të veçanta e
në kërkim të akordeve harmonike në kuadrin e një pogonishteje.
Natyrisht
flitet për poetikën në kërkim të vazhdueshëm të mundësive të reja dhe
origjinale drejt artikulimit emocional të filozofisë jetësore pot edhe
imagjinatës.
Kjo dëshmi vjen si kërkim i pandërprerë i
përsosjes së shprehjes poetike si dëshmi e fuqizimit në këtë zhaner të bukur e
të vështirë të letersisë.
Nëse Alberto Sejdia, Gjyler Hasani Samiu
apo Besarta Shkoza përjetojnë ëndërrën, Gëzim Ajgeraj dhe Prelë Milani e
kanë realizuar atë.
Secili brenda këtij zhanri ama por në
stile të ndryshme por secili mbetet besnik i iluzioneve të veta, universit dhe
etikës së vet.
Kështu duken asociacionet e poetëve tanë
ku shigjetat i drejtojnë deri në majat qiellore duke u pasuruar gjithnjë me
iluzione të reja.
Pra në këtë libër dhe në libra të tjerë me
recensione botohet në mënyrë paralele me vëllimet e kështu zë vend realiteti
aktual.
Metafora është e qartë dhe buron nga
universi petik në raport me realizimin e idesë dhe botëkuptimit.
Në
vizionin e poetëve ëndërrat e ëndërruara vazhdojnë të jenë dëshmitare por dhe
pjesëmarrëse të realitetit të tyre.
Janë
të vetëdijësuar se liria universale fillon nga vetvetja, ama vazhdon kur është
e vërtetë.
Këta poet kur nuk arrijnë të demaskojnë
përmes vargut të drejtpërdrejtë, me tonin narrativ arrijnë ta bëjnë përmes
diskursit të përditshëm.
Poetët
godasin me revoltën, ironinë dhe sarkazën, që gjendet në epokën egzistuese.
Thënjet e tyre vijnë si mesazhe të forta
poetike, janë të pakufijshëm në përpjekjet dhe insistimet e rrëfimeve ku i
gjejnë gjatë historive poetike.
Eh
kur fiken dritat e mbrëmja bie,poetët ndezin kujtimet e gjykimet, lind fjala e
vargu ashtu si Moxart hedhin mbi letër, ama gjithnjë në kërkim të së bukurës.
Pra
kështu janë poetët.
Shpesh’herë një mendim vazhdon të mbetet
origjinal ndonëse është shprehur shumë herë, kështu ndodh me misionarët, pasi
thuhet se mendja që hapet ndaj një ideje të re, kurrë nuk kthehet në mendimin e
mëparshëm.
Pjeter
Gjokë Marku si pjesë e rëndësishme e këtij institucioni mbart në vetvete vlera
të pakontestueshme.
‘Nëse
ju beson mjekëve asgjë nuk është e shëndeshme.
Nëse ju beson teologëve asgjë nuk është e
pafajshme.
Nëse
ju beson ushtarakëve asgjë nuk është e sigurt, ndaj është e vështirë të mbahesh
gjatë në një gjëndje të përsosur, pasi për pasojë të ligjeve natyrore çfarë nuk
shkon drejt progresit natyrisht që shkon drejt regresit.
(
Markus Pater ).
Pjetri, njeriu me kontribut e dominancë me
thellësi mendimi e forcë fjale, tek misioni që është pjesë mjaft e rëndësishme
duke u kthyer në zgjedhje të ngërçeve e problemeve, pasi koha hipokrite i ka
sajuar kaq lodhshëm e mundimshëm në këtë log dominant të fateve njerëzore që
shkaktoi plagë e dhimbje pafund.
Në këtë libër trajtohet përmes
recensioneve puna e palodhur e ‘MISIONARIT NË KËRKIM TË PAQES’ e angazhimin e
tij flet hapur me dëshirën e mirë për një botë të paqtë ashtu siç është e
shkruar në Bibel a Kuran.
Ky zbatues i ‘Kodit të Maleve’shërbëtorë i
paqes e Misionit të Shenjtë, pa rendur pas titujve siç ndodh rëndom në mungesë
të funksionit të ligjit praktikon misionin e shenjtë të Pajtimit në sinkron me
‘Kodin e Maleve’ si rregullator ndërshoqërorë në gjithë linjën e 1267 neneve.
Kryetar
i Pajtimit për Lezhën, e Nën/Kryetarë për Pajtimin Mbarëkombëtarë, kështu që
gjeografia e Pajtimit veçse Lezhës ka qënë mjaft e madhe, pra në gjithë trojet
mbarëshqiptare.
Ky pajtimtarë i pathyeshëm e argumentues
me rreze të gjërë veprimi në shoqëri.
Me bagazh e diapazon mjaft të gjërë, me
zemër të pastër ku mbjell paqe e mbron jetë, me potencë e moral të lartë dhe
plot veprimtari të tjera që do gjeni në këto recensione.
Tjetër prurje mjaft interesante madje
është mbresëlënëse nobela e Marash Tucit , për vlerat e larta artistike në
krijimtari, gjen mbështetje në moralin e lartë të dinjitetit njerëzorë që
mbart.
Novela vjen si risi për lexuesin me një
histori reale që burimin e ka tek tradita e bukur shqiptare dhe vjen hareshëm
për lexuesin si një burim i pashtershëm ku zanafilla e largët daton në epokën e
okupimit turk.
Ama, shpirti i brumosur thellë në atdhe-
dashuri për trojet etnike, besë e burrëri, karaktere të lindura në shpirtëzimin
shqiptarë e të kultivuara me kujdes deri në ditët e sotme, tregon se autori me
Penën e Tij, të hollë sjell në formë dhe stil mjaft të veçantë atë minierë të
artë artistike të shpirtit pasur shqiptarë që ju ka dominuar shekujve edhe mes
gjëmbash e duke treguar se janë të pathyeshëm dhe para besës e traditës, apo
sullit shqiptarë, nuk vlerësohej asgjë mbi këtë dhe e jeta dhe shpirti pa to
nuk vlen.
Brenda një sistemi të qëndrueshëm deri në
fund mban gjallë e vital tonusin e qëndresës, ama me tension tematik e dominues
e me refleks të nxitur nga synimet sunduese mbi shqiptarët i ushtruar nga
regjimi turk.
Ndërsa nga refleksi tjetër nën ngasjen e
ndikimit dhe besimit siç është AMANETI për shqiptarët që në momente të veçanta
obligimi e ka patur dhe ndikimin pozitiv si forcë e karakterit dhe ndjenjës
pastër njerëzore.
Në këtë konteks nuk mund të përjashtohen
ndonjë refleks sado diskret që zë fill në sferat e errëta të vetë identitetit
shqiptarë pra plotësimi i amanetit të Marash Tucit nga berberi është ajo
mburoja dhe kështjella në mënyrë simbolike ku artikulon ndjenjën e
përgjegjësisë dhe peshën e saj.
Një fjalë nuk është kristal i tejdukshëm
dhe i pandryshueshëm, por është lëkura e një mendimi të gjallë e mund të
ndërrojë shumë ngjyra dhe trajta sipas rrethanave të kohës kur
përdoret..!
Njerëzit e këtillë ngelen besnikë deri në
fund universit të vet dhe jetojnë pandërprerë me iluzionin e përtërirë edhe
atëherë kur janë në gjendje ta njohin e ta ndjejnë çmimin e madh të disfatës e
flijimit, si në këtë novelë.
Ky zë tokësorë e qiellorë, iu deshën dhe i
duhen botës për ta sfiduar këtë nënqiell robërie.
Njerëzisë
i duhen të vërtetat e mëdha, për të vazhduar fjala jetëdhënëse dhe për
fisnikërimin e botës shqiptare.
AUTORJA
NERVI POETIK I PRENDA SEJDIA
I MPREHUR NGA SHQETËSIMI SOCIAL-BASHKËKOHOR
Nga: Agron Prebibaj
Prenda Sejdia, tashmë është një poeteshë e njohur, e cila
e ka krijuar profilin e vet poetik në mënyrë këmbëngulëse; kështu vargu i saj
dallohet nga një nerv i fuqishëm ritmik, që sjell një shqetësim sa intim, aq
edhe shoqëror.
Edhe në
poezinë që *Sharlatani i Përçarjes", pas një leximi mbresëlënës që i
kemi bërë, duket kjo.
Poetesha me një stil brehtian sjell një poezi të
angazhuar, me ide të qarta, ku ajo shfaq mospëlqimin ndaj të shëmtuarës që
shfaqet me fytyrën e përçarësit, të atij njeriu që sot rëndom duket nëpër
mjediset shqiptare të politikës.
Duke e
portretizuar atë me detaje goditëse, ajo shpall hapur mesazhin dhe kundërshtinë
ndaj këtij fenomeni social-poolitik dhe këtu sjell në ndihmë fjalë si: kuisling
dhe ferr, alien, shpellarë, hipnotizues etj.
Fjalët e
gjetura e plotësojnë më mirë kuadratin e idesë dhe portretizojnë me fuqi
kreative pamjen e njeriut- monstër i cili rolin më të mirë që bën ka atë
të përçarësit.
Njerëz të
tillë nuk është vështirë të hetohen, por nuk mbetet e lehtë të
demaskohen, sepse gjuha e tyre është e kamufluar, ata fshihen pas sloganeve dhe
frazave të sheqerosura.
Këta janë
njerëz që klonohen lehtë nga fara e së keqes dhe ngjizen me të aq shumë sa nuk
mund të dalin më prej mantelit të tyre hipokrit.
Poetesha ngre
një problem dhe shtron një ide e cila duhet mbajtur mirë në mendje: nga njerëz
të tillë duhet kujdes, ata i mposht vetëm syçeltësia, solidariteti njerëzor dhe
përqafimi i së mirës, ndërgjegjësimi jonë i përditshëm për vlerat dhe vullneti
i ndezur nga pasione të forta për t`u ndërgjegjësuar.
E shkruar me
varg të çliruar, ku ritmi i brendshëm dhe fuqia e fjalës të bëjnë përshtypje
menjëherë, kjo poezi është një agjitim i hapur për njohjen e vlerave dhe
kompaktësimin e tyre, vetëm duke i ndërtuar ato me mirësinë dhe dashurinë
njerëzore.
Mesazhi i
fuqishëm që sjell e krijon bindshëm figurën e antitezës me fuqi noliane.
Tiranë, 2021
SHARLATANI I PËRÇARJES
Kuisling e shqipfolës që përçan shqiptarët
A thua se nuk janë vëllezër të një gjaku
Ngjan porsi armiq që i lyp haku
Fuqi rrallë ngërdheshja jote turbulluese përballë
njerëzisë
Bardh
e zi mbeten imazhet brenda shpellës heshtur
Ferrit
ia njeh hapësirat enkas e ndez flakë
Me
mashtrimin varfanjak shkapërderdhur
të
tërën mënxyrë
Me
shpellarët alienë gjendeni në një natyrë
Edhe
perenditë i pate mashtruar
Ty
që djalli trurin të ka klonuar
Ama
marrëzinë e bën fort mirë
Vaj
medet kur njerëzia dehet nga gjenia vet
Çmendurisht
krekosur verbuar në magji
Mister
e absurditet brumosur neveri
Ngre
spirancën e shuaj marrëzitë
Ti
hipnotizues i tmerrshëm dhe kobzi
Prenda Sejdia
R E C E N S I O N
DHIMBJA E SHPIRTIT KËNDON PADREJTËSIVE
(BUZËQESHJE E
VRARË, poezi)
Vitet kalojnë një e nga një dhe dekadat bëhen turrë.
Gëzimi, hareja, lodhja , zhgënjimi, malli e nostalgjia, bëhet palë- palë e zë
një vend të jashtëzakonshëm, në gulumerën e ngjarjeve.
Është
historiku i një jete plot larmi që zë fill, nga rinia e hershme ku vorbulluan
shumë elemente të kultivuara, pasi ndjeshmëria e episodit poetik dhe botës
shpirtërore shtrohet në relievin figurativ e ndërtohet në sfondin e ndijimit
dhe të impulseve ndijuese.
Bagazhin
krijues të autorit e vëren në gjithë përshkallëzimet eksploruese por ama në një
linjë përshkruese ku pasqyron transmetuesin e brendshëm organik e shpesh vjen
si metamorfozë e një krijuesi mistik e fluturon me krahët magjikë dhe derisa
gjendesh në brendinë e së panjohurës, demonstrimet s’kanë të ndalur, sepse
rrjedha të shpjerë deri në retrospektivë.
Poeti i
metaforave, si gjithnjë, ato i vesh në titull e trup, ama i ushqyer me ndjenjën
njerëzore dhe më bën të jem e rezervuar në gjykimin për poezinë në përgjithësi,
ngase, krijuesi, potencialin e tij, gjithmonë luan bukur me fjalën, derisa
strukturën e ndërton gjithnjë me përzgjedhjen e saj për të ardhmen te metafora
si element plot esencë brenda letërsisë por edhe ndërtimit të vargut.
Është ndjenja
e shpirtit që pena e tij e përcjell me aq emocion te lexuesi, duke ua lënë
trashëgim krijimtarinë letrare brezave që do të vijnë, këtë thesar të çmuar të
çdo biblioteke.
“Frika është gjithmonë një egërsi që rri gjithmonë në
pritë “.
Na kafshon të
gjithëve çdo ditë dhe, janë pak ata që nuk shqyhen prej saj, Oriana Fallaci...
Thuhet se bota nuk do të ligështohet kurrë për mungesë mrekullish, por ngaqë
njerëzit do të reshtin së mrekulluari.
Fantazia e
krijuesit është më se e përafërt me realen. Pra, përmes fantazisë që shprehet
në art, kthehet në misionar që i prin zhvillimit të shoqërisë njerëzore, duke
pasur parasysh largpamësinë që zotëron në vetvete ky krijues në artin letrar.
Poeti shumë
dimensional, Gëzim Ajgeraj, vjen me një vëllim poetik, në një formë e stil
mjaft të veçantë. Me tema të larmishme e interesante dhe me kuptim e brendi të
jashtëzakonshme.
Është
pikësëpari, ky titull metaforik, që të bën të mendosh, por dhe të ‘detyron’ të
futesh në brendi për të jetuar atë ndjenjë që vërtet përcjell aq emocion.
“Buzëqeshje e vrarë” kush i ngrysi fytyrat, kush i vrau buzëqeshjet, kush i zymtoi kohërat,
kush e ndoti historinë, kush gogol iu bë njerëzimit”...
Brenda këtyre
pyetjeve e dhjetëra të tjera të kësaj natyre, brenda asaj batërdie që
përmbushën dekadat, e shekulli më mynxyrë i mileniumit, përgjigjen mund ta
kuptojmë brenda atyre poezive ku flasin për mungesën e dritës apo kohën e
robit, ikjet apo fara e mallkimit, mosbindja e pritja, apo kohën e ligë dhe
ulëritëse, vonesën në kohë apo përtej realitetit apo fytyra e llahtarshme e
satanait.
I trishtueshëm duket dialogu me gjaksin e hilet
s’kanë kufi, dhe mosbesimi në mes flitet për vonesën e furtunave e emigrimin,
miti i rrejshëm a drithërima, apo dekadat e humbura, tek vajton ikjet e brezit
të artë.
Në çdo varg e poezi valon furtuna e kohërave.
Gulçon malli,
shpresat nuk duken gjëkundi e besimi i udhëve ka mbetur dhe vargu plot mall për
autorin e ‘Buzëqeshje e vrarë’.
/ Në shtëpinë e mbyllur me dry nga jashtë
/ Nën rojën e merimangës
/ Në dhimbje i vetmuar e i varur në mur
/ Një portret i një djali të ti
/ Me buzëqeshjen e vrarë
/ I mbuluar nga pluhuri i zymtë e i zbehtë
/ Me heshtjen e zverdhur assesi të nxirrte/
/ Buzëqeshjen që ia kishin vrarë
/ Hienat e veriut bashkë me shpresën për dritën...
Kjo poezi që mban mbi supe edhe titullin e librit trajton
një fenomen që ta vret shpirtin.
Ky kolorit
dukurish identifikon kohën reale të zymtësisë, që ta ngjeth mishin nga gjithë
ajo heshtje varri, boshatisje e vetmi vrastare.
Pasi ajo
shtëpi e vetmuar dhe çdo ambient i saj qe i mbuluar nga pluhuri, harresa e
vetmia.
Pa menduar se
po dalim nga boshti poetik dhe tema, po flasim për muzën e poetit, sigurisht
duke menduar faktin se burim i artit poetik është ky fenomen, e përmes
metaforave godet aq fuqishëm vargjet në këtë poezi dëshmojnë besimin në fuqinë
e fjalës për ta trasuar atë edhe në masën e gjerë të lexuesit, dhe tregon
besimin ndaj imagjinatës si bazë për artin e poetit.
Ndër pikat e
vargut dhe art-bërjes, sigurohet që vërejmë këtë fakt pasi ndjejmë zërin,
klithmën, ndjenjën e shpirtit që paraqet për një motiv a temë të caktuar për
vargun.
Pra magjia e ndjenjave të tij që ka për artin dhe
mjeshtërinë që e paraqet në varg.
Paçka se vargu
paraqet një kohë delikate e vjen si forcë dhe shtysë për të vetëdijesuar për
realitetin, njerëzinë dhe brezat, por dhe si realitet për historinë e për t’ua
mbajtur gjallë kujtesën, dhe jo vetëm, por të ndikojnë ndaj fakteve e
fenomeneve negative që kanë përjetuar ndër dekada.
Tjetër
shqetësim ngre autori lidhur me fenomenin e ikjes së brezit të artë, duke
ngritur shumë pikëpyetje për arsyet e këtij fenomeni të thjeshtë në aparencë,
por ama, shumë shqetësues për shoqërinë në tërësinë e saj, për mënyrën e
përjetimit, dhe moskuptimi i së vërtetës, gjë e cila, mendoj se larg e ka
fillin mospajtimi me realitetin dhe të padukshmen.
/ Po ikin dhe brezi i artë i pleqve
/ Ata që ngritën këtë botë me duart e vyera
/ E rritën breza e breza për të sotmen
/ Po ikin qetas e qetas një e nga një vetmisë
/ Pa i bezdisur e pa u thënë lamtumirën
/ Edhe atyre që tërë jetën ia përkushtuan
Zot, ç’ndjenjë për këtë brez të artë, ç’makth e brengë
për gjyshërit tanë!
Autori vjen në
poezi si një tis i artë për njerëzit e zakonshëm të mëmëdheut, një brerore e
gjërave të thjeshta, ama atyre që ndërtuan me sakrificë të sotmen.
Pikërisht për
brezin e shumëvuajtur, që s’u thyen kurrë nga asgjë, njerëz tejet madhështorë e
të papërsëritshëm.
Ndjenja e
thellë e autorit tregon atë dhembshuri që lëshon zërin e të shpërqendron
vëmendjen, me mesazhin përcjellës e të qartë.
Për autorin
çdo dekadë është një tregues më vete, duke e vendosur në sensin pozitiv, dhe
lëvizjet e veçanta i bën të ecin përpara, kështu, në këtë aspekt qëndron
madhështia, në atë përsosjen artistike dhe estetike të diskursit letrar brenda
sferave të letërsisë, duke e vuajtur krizën e vlerave shpirtërore e njerëzore,
dhe ky është njeriu që ka çarë vetë në jetë.
Forcën e gravitetit e kthen në substancë, ndërsa jetën e
përditshme e përkthen në poetikë.
Një tjetër
poezi, tjetër imazh, të tjera mesazhe përcjell poeti përmes thirrjeve të
njëpasnjëshme, ku klithma zë vend mu në qendrën e Evropës.
/ Më thuaj
/ Ç`Evropë të ka dërguar
/ Në mos ajo e Berlinta
/ A e Londërmadhta
/ Në mos më keq
/ Ajo prej nga vije ti
/ Shko, zotëri i nderuar, shko
/ E m’i thuaj Evropës
/ Harta për copëtim
/ E për shitje nuk kam
/ As toka nga arat e katragjyshit
/ Që i mbytët me gardhiqe
/ Kosova si përkulet askujt
/ As nuk i falet për të gjallë
/ Se është e mbytur në gjak
Poeti vjen me vargje mahnitëse që të shpon çdo venë, si
bir i Kosovës, i një shekulli plot aksion e vrer, por tejet energjik, ku përmes
forcës së fjalës godet fuqishëm dyfytyrësinë, ndërsa dredhitë, as që i duron
dot.
Madje,
porositë rrahin fort si çekan ‘mbi pikun e shitjes enigmatike’, e me tehun e
fjalës ia çan gjoksin si rrufe, e lë pa frymë e gjakun desh ia ngrin.
Ndër vargje
plot fuqi metaforike, autori sjell plot fjalë të reja gjuhësore ku do t’i
shërbejnë edhe pasurimit të fjalorit, ku të bien në sy fjalët, Berlinta apo
Londërmadhta.
Gëzim Ajgeraj,
është padyshim port i dimensioneve të mëdha me larmi temash e brendish në këtë
lëmë të madhe letrare, duke mbajtur peshën e rëndë të shqetësimeve, të ankthit
për veten dhe mjedisin që e rrethon.
Është aftësia
e poetit që poezisë i jep të njëjtin bashkudhëtim me natyrë fantazie e
realiteti ndërthurur, marramendëse e demonstrative kundër padrejtësive
sa, gjaku nuk qarkullon trishtimet. Ndonëse mesazhet tregojnë forcë, shpresë
dhe besim tek e ardhmja.
Në lartësi
metaforike është krijuar ky vëllim poetik. Thellë në intuitën e krijuesit ka
depërtuar imagjinata krijuese me dhunti të përmasave madhështore.
/ Dhimbjen nganjëherë do e ruaj për vete
/ Por edhe kur ta fal ndonjëherë
/ Ti e di se ma kupton shpirtin e m’i gjen vend
/ Brengës e mendimit për të nesërmen e bardhë
Ajgeraj,
njihet si poet i metaforave dhe i mallit ku përshkon dhimbjen e vjen si pjesë e
mozaikut, që përshfaq ky autor në këtë vëllim poetik dhe thotë me të madhe se
poetët misionarë udhëhiqen nga fuqia e talentit që kanë. Poeti përdor fjalën e
fuqinë e saj dhe e përdor mjaft bukur e me vend.
Në vargjet e
mësipërme, poeti, dhimbjen e mban për vete, pasi që, në shpirtin e tij ndër
dekada është gjetur e kamufluar mendimi, dhimbja, brenga e shqetësimi.
Në mënyrë
filozofike përdor ndryshe fjalët metaforike, nga kuptimi i zakonshëm, ndaj
lexuesit i bie ta zbërthejë vargun.
Është mjaft i
veçantë, në stil plot elegancë, i përqendruar në furinë krijuese plot vlera,
pra vlerë e shtuar brenda lëmit të madh të letërsisë.
Në poezitë e
këtij vëllimi mjaft interesant, ku larmia e temave është tejet e madhe e
bazë të gjerë dhe goditëse, i përket mendjes elitë, ndaj zë vend në majat e
letërsisë shqiptare me një dinamikë e dimension pakufi, dhe si zë prej dheut
vjen e vërteta për t’i qasur lexuesit, për të vetëdijesuar njerëzimin me vizion
për të ardhmen. Ky tis i artë letrar i përkryer në lartësi metaforike, pa
mëdyshje vjen si referencë e spikatur në poezinë shqiptare me një mikrobotë
përgjithësuese individuale e shoqërore, madje në mënyrë rebele e fare pa
kokëçarje përballet me padrejtësitë që i janë bërë Kosovës, pra atdheut të tij
e sofrës Dardane.
Përdor me simbolika shqetësimet dhe ekzistencën
shekullore, por dhe ardhmërinë.
Ndaj, poeti
vjen me guxim e vendosmëri dhe përdor figurshëm armën e mirëkuptimit porsi
triumfator në gjithë zhvillimet e lëvizjeve të njëpasnjëshme që solli rrjedha e
ngjarjeve.
Forca e tij e brendshme bën që vajin ta kthejë në këngë
për njerëzinë, ku përshkon thellësisht botën emocionale dhe shijohet
artistikisht e plot magji.
Udhë të mbarë librit e sa më këndshëm për lexuesit.
Suksese autorit!
Prenda Sejdia
Lezhë, maj
2021
R
E C E N S I O N
MISIONARI
I MISIONIT TË SHENJTË
Libri: “UDHËVE T`MISIONI”,
Pjeter MARKU,
Monografi.
“Gjëja më magjepëse në këtë botë nuk
është dhe aq vendi ku gjendemi, por në ç’drejtim po lëvizim. Për të arritur
portën e parajsës duhet të lundrojmë nganjëherë me erën e nganjëherë
kundër saj. Por ama duhet të lundrojmë e jo të qëndrojmë të ankoruar,
Oliver Holmes”.
E nis kështu pasi i bie dhe me autorin e
këtij libri që na vie në kohë pandemie, përplot ide si gjithmonë, ndaj vërtetë
nuk ka asgjë aq të zakonshme sa dëshira për të qënë I jashtëzakonshëm.
Tek shfleton librin “UDHËVE TË NJË
MISIONI” s’ka se si të mos bien në sy gjithë ajo larmi temash interesante ku
bëhet fjalë për Bajrakun, Gjenezën, Aty ku nisi udha e misionit, Kanuni një
vlerë e pakontestueshme, Përplasje e mentaliteteve, Mbi gjakmarrjen, Ngujimi i
takon së kaluarës, Mirdita etnike dhe vetqeverisja, Paluca ashti i mençurisë së
Kashnjetit, ku nuk mungon Etnosi kulturorë dhe elementet e shumta të tij,
batuta etj.
Struktura e rrëfimit historik në planin
teorik e real, gjendet hapësirë e lirë brenda së cilës materializohet
botkuptimi historik.
Pranohet
mendimi se gjërat egzistojnë përderisa flitet për to, gjithashtu bindemi se të
folurit rrëfimi historik nuk mjafton kurrë.
Mund të konceptohet ky libër si një përrua
i nëndheshëm, me rrjedhën e padukshme merr ndjenjat e fshehta të njerëzisë e
seç i nxjerr ato në sipërfaqe.
Të
flasësh për gjenezën dhe bajrakun do thotë të rikthehesh me shekuj hulumtimeve,
gojëdhënave, arkivave, faksimileve etj.
Në këtë libër monografiko- historik,
autori sjell në vëmëndjen e lexuesit përbërjen e 5 bajrakëve të Mirditës, në
mënyrë të detajuar.
Prejardhjen
e vjeter të tyre, lidhjen me bajrakët e tjerë, fshatrat e fiset brenda
bajrakut, a festa e përbashkët brenda bajrakut.
Shkruan për numrin e shtëpive apo familjen
e bajraktarit Palucë, flet për osullet apo zabitnamet.
Shpjegon
luftërat që përjetuan ndër periudhat historike por edhe figurat e kohës e
lidhjet me pjesë të tjera të mëmëdheut.
Ngelet në historinë e bajrakut “Mbledhja e
Kuvendit të Dibrit më 17 gusht 1904”, tek Kisha e ShënMëhillit ku u morën
vendime të rëndësishme ku gjykonte vrasje, djegie shtëpish, etj.
Vëllavrasja
pas kësaj pati rënie të dukshme.
Mbledhja e Besës 1928 apo “Kuvendi i
Tërthores” së Dibrit qe ogurmirë.
Ndalimi vëllavrasjes por dhe shtritja e
dorës së pajtimit gjetën mirkuptimin e plotë.
Gjithashtu gjeneza familjare e ardhur nga
Pashtriku i Gjakovës Kosovë në shekullin XV.
Mendja
e Pjeter Gjokë Markut dhe Pena e Tij sjell madhështinë e gjenezës familjare por
dhe të bajrakut që përfaqëson në këtë libër.
Pra autori sjell një gamë të gjërë
specifikash, ndaj libri bëhet jo vetëm i larmishëm, por dhe i pakontestueshëm.
Pikërisht brenda këtij fenomeni qëndron e
magjishmja dhe ndjenja individuale krijuar tek krijuesi përmes mesazheve
qëndron dhe problemi përgjithësues që e përcjell tek publiku i gjërë, nga ajo
botë e brendshme me thesare të pafundme dhe kthehet në potenciali e bëhet
vlerë, virtyt për botën përmes mesazheve të bardha.
Për vlerat që mbart në brendinë e tij ky
libër monografiko- historik në proporcion me diskursin letrarë e metaforik dhe
simbolik na bashkë shoqëron me larmi kapitujsh.
Plot patriotizëm e deri hyjnorë na shtyn
në botën magjike të artit letrarë e historik me psikologji të thelluar ku nuk
përkufizon veçse për fshatin a bajrakun, për Mirditën e më gjërë.
Për Mirditën gjenden të shkruara histori
që nga antikiteti e deri në ditët e sotme me data historike e ngjarje të shumta
për këtë trevë veriore që fjala zotëroi forcën e thellësinë e mendimit, ku
ngelen unikale dhe e vërteton historia.
Duke kronikuar përmes tablosë historike
ndjeshmërinë e vendlindjes, pasqyrohen gjithashtu dy korniza një realitet i
plotë, ama po e njëjta kohë, sundimi i teritoreve nga sulmues të huaj, por dhe
bashkimi e qëndresa mirditore nga ana tjetër mbrojtën e lartësuan trojet
stërgjyshore, të vrojtuara në dimensione e veprime të paralelizuar brenda
monografisë ku është e konkretizuar me ndërthurje reale historike me
vendimmarrje, por dhe luftën e sakrificën që Mirditën ta ruajë safi ashtu edhe
siç ka ndodhur.
I vetmi vend në Shqipëri i panënshtruar
nga Turku, e mbrojti traditë, kanun, doke ,besim dhe zakone.
Kanuni,
falja e gjakmarrja temat pikante që spikatin fort në librin “UDHËVE TË
NJË MISIONI”, ku në brendi të librit gjendet thesari i madh i të vërtetave.
Vënja në zbatim të “Kodit Zakonorë” fjalës
së urtë të popullit e bartur ndër shekuj, ku krahas veprave të shenjta të
Pajtimit përcjell njëkohësisht edhe mesazhe vitale që do i shërbejnë brezave të
sotëm por edhe së ardhmes, përmes të cilave i shërbejnë brezave në
rregullimin e mbarëvajtjen e marrdhënjeve ndërnjerëzore.
Pjetri është mjaft krenarë dhe i lumtur
dhe falenderon Zotin së pari që e pati këtë mundësi të artë për të qënë në
shërbesë të njerëzisë.
Pasi shembujt personal kanë qënë të shumtë
ndër dekada për Pjetrin e misionin e tij të Pajtimit duke vënë në zbatim këto
sentenca popullore juridike, duke u bërë pjesë e fuqishme e këtij institucioni
në parandalimin e mosmarrveshjeve dhe konflikteve të mundshme, faljes e
pajtimit mes familjeve a fiseve, në emër të Kanunit si Ligji i Maleve.
Ama me vlera të larta për njerëzimin i
cili gjeti pajtim ndërkombëtarë sepse Kanuni i Lekës studiohet në shumë
fakultete juridike në shtete të Europës e më gjërë.
Kështu që Pjetri e pajtimtarët e tjerë të
këtij institucioni të Pajtimit me të drejtë, jo vetëm që ndjehen mjaft krenarë
për Misionin e Shenjtë që kryejnë por dhe për vlerat e pakontestueshme që mbart
në vetvete Misioni me gjithë atë mori ligjesh të detajuara, por edhe rregullin
që vën mes shoqërive.
Ama autori sjell shpirtin artistik në
udhëtimin e misionit ku spikat rrjedhshmëria e komunikimit dhe mesazheve që
përcjell për brezat e së nesermes, dhe shkruan me ndjenjë për botën që e
rrethon.
Për Bibliotekën Kombetare autori sjell
këtë krijim me pika të forta plot vlera me risi interesante pasi në këtë mënyrë
përjetohen historitë.
Në
proporcion me diskursin personal e gjithë filozofia e artit historik e simbolik
na shoqëron me larmi temash.
Na shtyn brenda botës magjike plot
patriotizëm me qendër atdhe- dashurinë, plot ndjenjë të atij shpirti të pasur
ku i kushtohet njeriut, këtu në një cep bote.
Gjithnjë në kërkim të formulës duhur e të
spikatur për zgjidhje e zgjedhje, për t’i shërbyer njeriut në ditët më të
vështira, e i dedikohet ekspozimit të botës brendshme dhe ndërtimit të
rrëfimit.
Prandaj ky libër meriton vlerësim, kjo
minierë e bukur për shpirtërat njerëzorë.
Uroj të vijë sa më lehtë e këndshëm për
lexuesin por dhe kultivimin e këtij arti letrarë e historik tek brezat e sotëm
e të nesërm.
Udhë të mbarë librit.
Prenda Sejdia
Lezhë,
Qershor 2021
R
E C E N S I O N
EPIKA
E NJË REALITETI NË NOVELË
Libri; NOVELA; MARASH TUCI NDORJA SHQIPTARE
Autori Prel Milani
“Qënie që i përshtatet gjithçkaje, është përkufizimi më i
mirë që mund t’i bëhet njeriut.
Mendimet e mëdha e kanë burimin jo aq nga mendja e madhe,
se sa nga një ndjenjë e madhe.
Pra arti është një kërkesë për njeriun ashtu si të
ngrënët e të pirët” Fjodor Dostojevski”.
E nis këtë shkrim nga një mendje që ndriçoi me dritën që
përhap.
Sepse mendje
të tilla ndriçojnë epokë e Penat e stërvitura qëndisin fjalën gërshetuar me
bukurinë e shpirtit e si birë i atyre trojeve vazhdon udhëtimin mbi gjurmët e
të parëve, përsëri për të ruajtur gjurmët e tyre si një zingjirë i pashkëputur
i dijes, fisnikërisë, besës e bujarisë, traditës e kulturës.
Erërat e
maleve e lisat e moçëm sjellin gjuhë perendie, ku të ngjan se zgjojnë zërat e
lashtësisë nga drurë e gurë ku mbars mirësinë njerëzore tek kundron në mënyrë
imagjinare fisnikërinë e maleve kreshnike që shtrihen hareshëm në krah të
njëri- tjetrit, për t’u stërzgjatur deri në pikën më të lartë ku pikon
strategjia e moçme që të sotmes i përgjigjet me gjuhën e heshtjes ashtu siç
thonë se shkrimtari flet me një fjalë sa një njeri i thjeshtë se thotë as me
1.000.
Historia e
atyre maleve e mbërthyer në virtyte e endur në perla që kur ka le germëzojnë
frymëmarrjen e shpirtërave të paepur dhe profecitë lartësohen për etërit
fisnik.
Autori i
librit Prel Milani më së miri vjen në këtë gjini epike me këtë rrëfim përmes
personazheve në këtë lloj (prozë) pra një novelë me vlera të theksuara letrare
ku rrëfen me vetdije dhe respekt plagët e shqiptarit në tërësi por konkretisht
plagët e malësorit trim e besnik me stilin e zhdërvjellët e ndjeshmërinë e
lartë të qytetarisë e përmes artit rrëfen madhështinë e atyre njerëzve që
udhëhiqen nga morali, besa e parimet e larta njerëzore.
Zotërimi i
gjuhës dialektike e disiplina e tekstit dëshmojnë një pjekuri e përgjegjësi si
e ardhme e letersisë shqipe.
Me ndjeshmëri e
ndijim harmonik në ndërtimin e një rrëfimi modern.
Rrugëtimi i novelistit në përmbledhjen e
plotë të prozës me ngarje të vërtetë të epikës deri në destinacionin e novelës
është dëshmi e mendimit të kulluar të shkrimtarit.
Gjithsesi bindemi se të folurit, rrëfimi
epik është në sinkron e përmes këtij akti depërtojmë në qenësinë e thelbit a
dukurive të ndryshme ku merr formën e vet të vazhdueshme dhe në vetvete mban
mesazhin i cili i drejtohet njeriut, dhe botës.
Rrëfimi i kësaj novelë është një
“Strukturë e thellë “ që del nga një botë e krijuar e tëra reale dhe mesazhi
del tejet i plotë dhe kuptim të qëndrueshëm pasi shohim përpjekjen, insistimin
e rrëfimit të novelistit është në kërkim të një bashkëdyzimi mes idealit dhe
realitetin përsa i përket çështjes dhe kohës e në këtë shtegëtim simbolizon dhe
metaforizon virtytet e larta të atyre brezave që udhëhiqen nga parimet e larta
të guximit, besës e trimërisë.
Përmes një novelëmetafore epike që është
shembull unik në letersinë bashkëkohore krijon lidhjet njerëzore me rezultatet
dhe veten ndërton brenda kësaj bote.
Ai është i pakufijshëm në ritmin e rrëfimt
e na bën të vëmë në lëvizje mëndjen dhe qënjen tonë.
Autori i talentuar në sarkazmë e satirë,
por edhe zhanret tjera të letersisë na vjen me një Novelë ku brendia e saj
është aq e mbushur me epikë vjen si një pasuri e jashtëzakonshme brenda lëmit
të letersisë sa mund të them e rrallë në stilin e vet për në ditët e sotme.
Ndaj shkrimtari e novelisti Prel Milani
vjen si një tis i artë bashkërendur me Penën e tij e lëvron në këtë zhaner me
personazhe reale, me fjalor tejet të pasur dialektik në përshtatje me zonën, e
sjell enkas si shërbesë për gjeneratat e reja, por dhe kultivimi i gjuhës,
traditës, kulturës, mikpritjes, besës e përcjelljes së mikut, bujarisë,
guximit, trimërisë dhe virtyteteve më të larta të trashëguara ndër breza.
Ata
njerëz kreshnike që fjalën e kthyen në vepër, me energji të thellë ku spikati
gjallërisht në trevat shqiptare të veriut, më konkretisht bëhet fjalë për ato
kohë të vjetra ndër zonat e Dukagjinit e më saktë Bajraku i Shoshit.
Bashkëpunimin ndër bajrakë e mbajtën të
pastër qelibarë e të freskët si maja e bjeshkëve kreshnike.
Shoshi
si konak i mikpritjes qenë për Shalë e Nikaj- Mërturë si fortesë majë guri e
miqësitë mes tyre qenë shumë shekullore.
Ndaj kurdoherë bëhej strehë dhe e shkuara
i la mbresa të mëdha së sotmes e cila do i shoqërojë përjetësisht përmes
kujtimeve dhe Prel Milani e përcjell plot emocion tek lexuesi këtë aset të artë
popullorë.
Ai thotë mos të terhiqemi zvarrë nga
kujtimet ndaj i shpalos me ndjeshmëri të lartë si të përjetuara dhe i përdor si
përpjekje për ta nxitur të mirën në jetë.
Ndjenjat
e shpirtit krijues i përhap me shpejtësi dhe vishet me enigma ndjesish, nga
mendimet e fryma e tij.
Në Novelën; MARASH TUCI- NDORJA SHQIPTARE,
personazhet janë të shumte por nga Shoshi janë Marash Tuci e Lucë Brashta.
Ky
i dyti orêquet siç e quan autori, një burrë azgan ku zotëronte virtytet më të
larta njerëzore të malësorit.
Marash Tuci personazh tejet pozitiv dhe
qendra e novelës, djalë i ri i edukuar me traditën vendase dhe atdhetare, i
pjekur e trim , tek po ngrysnin ditën në punë sëbashku ku dhe qe filli i një
shtegtimi të papritur.
Buzë
mbrëmje.
Drejt tyre ia befën bajraktarët e Nikaj-
Merturit.
1 • Bash Vata 2 • Rac Ula 3 • Deli Meshi
4 • Deli Nika.
Për katershen
udhëtimi dukej i gjatë dhe këtë e reflektonin nga paraqitja e zymtë në fytyrë.
Pasi ndërruan
duhan e bënë muhabet darka do i priste në shtëpi të Marash Tucit, djaloshit që
dëgjoi gjithçka rreth bisedave, por shpirti i tij i dlirë dhe luftarak e bëri
që të vendoste e të kthehej në dorzani të bajraktarëve para Valisë së Shkodrës,
pasi qenë ftuar nga ai në saraje të tij.
Ama Valiu njihej si një njeri i pabesë.
Synimet e tij
ishin të qarta, sundimi i maleve nga perandoria turke.
Pas një darke
në shtënë e Marash Tucit bashkë me bajraktarët të nesermen udhëtojnë drejt
shehrit të Shkodrës për në sarajet e Valisë.
Siç e shohim
ndërtimin e ngjarjes në novelë, kompleksiteti i ngjarjes dhe vlera e saj
që përmban brenda vetes na jep të kuptojmë se mund të themi se kemi të bëjmë me
një novelist kompleks, tashmë i dëshmuar qartë në vepra cilësore artistike
kështu edhe në zhanrin e novelës me vlera artistike e stilistike, mjaft
të arrirë që prek shpirtin njerëzorë e konkretisht trevat e malësisë ku i
përket tradita, kultura, besa e bujaria që shpirtin e patën veçse atdhetarë.
Autori jeton
me përjetimin konstant të shqetësimeve e sfidave të mëdha të njeriut në kohë e
hapësira të ndryshme, ky vëzhgues emocional shpirtërorë me një pedantëri të
mprehtë krijon atmosferën e përjetimit në fushat e artit letrarë sjell vlera
cilësore me përmasa të gjëra e të thella e në mënyrë implicite përcakton stilin
e veçantë të të shkruarit, me material të bollshëm nga ngjarje reale me brendi
të pasur dhe emocionuese, por dhe të bukurën e madhërishmen si kategori e
rëndësishme estetike dhe vërtetësinë gjithashtu.
Pra kjo novelë
megjithë atributet e duhura formale e përmbajtësore që duhet t’i ketë një libër
i këtij lloji apo zhanri pretendon kulmin e piramidës.
Me novelën e
tij vazhdon të jetë konsulent me ndërtimin e tipareve të historisë si traditë e
rrëfimit, artikulimet shpirtërore ku shtresohen e gërshetohen mëtimet
historike, gjuhësore, areali gjeografik i zonës e sidomos i Shoshit.
Diapazoni
krijues i autorit të novelës ka një shtrirje të gjërë dhe nuk vuan nga pesha e
stërngarkimit figurativ, por sikundër kësaj janë aq përmbajtësore e të këndshme
në lexim dhe domethenese për kohën ku jetojmë dhe e kultivon këtë stil me
përgjegjshmëri të lartë qytetarie, ku çiltërsia patriotike e ajo kombëtare
është mjaft e theksuar, pasi dozat janë të dukshme por dhe të merituara për
figurat që përmendem në këtë novelë.
Kështu që me
këtë novelë letersia pasurohet por dhe tradita e kultura shqiptare në tërësinë
e saj.
Me arritjen e
bajraktarëve në saraj të Shkodrës Marash Tuci i bëri bujë e frikë Valisë
por burrat ishin të vendosur pë kërkesat e tyre në mbrojtje të bajraqeve që
përfaqësonin dhe kjo e bëri që Valia të ndryshonte kurs.
Kështu që
Valia kërkoi fikjen e dritave të mosbesimit dhe kërkoi pajtim me pushtetin.
Mes mos
pajtimesh Valia ngrihet në këmbë e me forcë i bie tavolinës sa forca e tij
shpon dërrasën e tavolinës.
Por, trimi Marash Tuci me forcên e fjalës e vendosmërinë
e trimit i drejtohet Valisë ;
“O të gjithë në këmbë ose të gjithë ulur”.
Valia e ndjen
rrezikun dhe u ul e ndryshoj kurs në të shprehur me të pranishmit, dhe mendoi
të t’i mashtroj me poste për fëmijët e tyre apo duke ju dhuruar nga një grusht
para, por të dorëzonin armët.
Autori nxjerr në pah maturinë dhe zgjuarsinë, durimin e
besën, për vatan e mbrojtje të drejtave të bajrakëve që përfaqësonin ndaj para
Valisë ishin të palëkundur në kërkesat e tyre.
Na boll të varfër jemi por nuk ke pare me na ble as ti as
Padishahu me tana lirat e Stambollit foli prerë Bash Vata.
Në saraj
kishte ra bomba e Deli Nika lutej për t’u nda sherri.
Kuvendi u mbyll prishaqejf.
Malësia nuk tundej se kishte provu stuhi më të fuqishme.
Turpi e mbuloi
Valinë e premtoi gjak mbi kokat e tyre me mllefin më të madh.
Frika
e Marash Tucit dhe mundêsia e përfshitjes me sherr me Shoshin e frikësonte.
Lidhja
pabesisht me litarë nga asqerët e Valisë, e krerëve të malësisë mes pazari e
çakërdisi Marashin.
Edhe
pse gjandarmaria ishte e madhe në numër dy fish u vranë gjandarë krahas me
krerët e malêsisë.
Mes
pazari pa njerëzia por dhe besa e trimëria e atyre burrave legjendarë jeton
përjetësisht në zemrën e maleve kreshnike.
Marash Tuci ky epos i përndritun.
MARASH TUCI- NDORJA SHQIPTARE
Akt qëndrese e
vendosmërie dhe element i fuqishëm kanunorë e drejtë zakonore e popullit
shqiptarë e sidomos veriut, dëshmi historike e ndërgjegjës së malësorit, janë
zbatuar normat e së drejtës zakonore në mungesë të shtetit, për rregullimin e
mardhënieve ndër- shoqërore, e në rastin konkret Marash Tuci, një djalë për
plot guxim e trimëri për fjalën e besën.
Shqiponjë u bë
mbi xhandarmëri e për ‘besë e fjalë’ me breshëri i lëshoi plumbat, e bashkë me
shokët shumë fish e paguan vetveten, burrat e malësisë gjëmë e bënë shehrin e
Shkodrës, për nderin e vatanin kurrë shpirtin se llogaritën, heronj të
pavdekshëm u kthyen për fiset e bajrakët në këtë duelarenë epike.
Autori
përshkruan një kalvarë të çuditshëm, ngjarjesh interesante, kacavjerrë
mundimshëm e gjen unin e tij të vërtetë duke hapur kater kapakë dritaren e
trimërisë, guximit e vendosmërisë dhe Prel Milani ka mbërritur në stacionin që
rrëmben shpirtin e lexuesit me krijimin brilant që del nga guva e shpirtit të
shkrimtarit që është bërë njësh me historinë reale të zonës e vjen si relikte
shpirti për brezat, si motiv dhe mesazh dashurie për vendin ku lindën e u
rritën, por dhe për fjalën apo amanetin si peshë që rëndon shpirtin e malësorit
e dheu se tret.
Valon brenda vetvetes gati në të shpërthyer dhe ai e
përcjell hovin e pashembullt.
Formimi me
pamje të gjërë të botës që na rrethon, karakterin njerëzorë si dhe adhurimi mbi
besimin në vetvete e mbajtja e fjalës së dhënë ka ndërtuar profilin e vet të
veçantë brenda krijimit me strukurë solide, figuracion të qëlluar dhe
origjinal, hapësirë e dallueshme tematike dhe frymën e theksuar realiste
ndërthurur bukur me traditën, ligjet e zakonet e kohës, dhe e sjell si busull
orientuese mbi faktet historike.
Autori në
kthinat e librit të tij më të ri ndjehet krenarë që i përket asaj zone dhe flet
për bëmat që ndërtuan histori, ama pa dallim moshe, sepse është ajo tokë që i
lindi e rriti dhe i ushqeu me traditat më të mira njerëzore ku burrat e patën
për nder të vdesin në luftë, për besën e fjalën e dhënë apo për Atdhe e Komb.
Se mohoj dot
që udhëtova përhumbshëm në brendi të librit, sepse të rrëmben emocioni, por dhe
të bën krenarë pasi gjaku i shqiptarit nuk bëhe dot ujë.
Një tjetër
pikë kanunore ndeshim në këtë novelë.
Prezantimi i femrës shqiptare prej burrneshe na paraqitet
Rudina, e fejuara e Marash Tucit.
Vendosmërinë
për të mos u martuar më kurrë, të vishej burrë e të bëhej djalë shtëpie, e
pjesëmarrja në mortin e të shoqit është një dëshmi e gjallë e vajzave burrnesha
e zakoneve kanunore e atyre zonave.
Ama, sado të shkruaj për librin e autorit më ngjan se nuk
e përshkruaj dot këtë novelë që flet aq thekshëm e me detaje për “ NDOREN” e
fisit, por dhe virtytet që mbarti malësori.
Mendoj se
është bërthama e pjesës historike të letersisë, me ngjarje të rralla e
interesante studimi, humbje a fitoreje, të bëmave a trimërive të bijve dhe
bijave të Alpeve shqiptare e në planin konkret është Fisi i Shoshit kreshnik ku
bijtë qahen por dhe këndohen në vargje në tel të lahutēs.
Autori Prel
Milani ky mjeshter i letersisë bashkëkohore shqiptare nënvizon aspekte të
veçanta nga jeta dhe vepra e tyre që ranë për besë dhe Atdhe.
Realitetin e artikulueshëm e shfaq trajta mendore me
asociacione të shumta specifike, vjen në model frymëzimi për vënje në skenë nga
Trupa Teatrale e qytetit Shkodër, ( sygjerim ky ) pasi autori ecën nëpër
vegullinë e shpirtit dhe nxjerr dritën nga errësira e viteve të errëta që
përjetuan shqiptarët, por vlerat dominuan, kështu që s’përmbledh dot shkurt
laboratorin e gjallë të shpirtit të autorit, atë zbërthim analitik të librit ku
përkon me historinë.
Unë përcjell
falenderime për novelistin pasi mundimet njerëzore janë vlera reale për
autorin.
Shpirti i ndezur flakë bën të besosh se në këtë novelë
harmonia mes ngjarjes reale dhe pasqyrimit, lakonizmi, muzikaliteti i Penës
janë gurët e qëndrueshëm me vlera të larta tek themelet krijuese.
Autorin e përkufizoj me thënjen;
“Për shkak se
egziston një forcë e cila dëshiron që ju ta realizoni ‘Legjenden Tuaj
Personale’ ajo “ lag “ oreksin tuaj me një shije të suksesit. Paulo Coelhos”.
Suksese Penës tuaj mjeshter i fjalës.
Udhë të mbarë librit.
Prenda Sejdia
Lezhë, Qershor 2021
R
E C E N S I O N
Libri;
BURRAT E MALËSISË
(Nga Ilmi Kurti)
“Bota
nuk është gjë tjetër veçse një shkollë kërkimesh. Siç është të dhuruarit
cilësi, ambicje dhe privilegji, të pranuarit është karakteristikë nënshtrimi,
ka thënë Michel Montaigne”.
Me njerëzit vërtetë të dijshëm ndodh si me
kallinjtë e grurit, ngrihen e krekosen sa janë bosh, por kurë mbushen me
kokrra, fillojnë të ulin kokën e të përulen.
Ashtu siç ndodhë edhe në vëllimet
studimore “BURRAT E MALËSISË” me histori të shumta dhe personalitete të
Malësisë Madhe plot vlera e virtyte.
Ky
studim i strukturuar në katër pjesë, secila me personazhe të ndryshme kaluar në
filtrin historik, që të magjeps me lëndën e larmishme, forcën tërheqëse të
leximit dhe bukurinë e fjalës bashkërendur nga mjedisi se ku janë zhvilluar
ngjarjet, pavarësisht kohëve por me frymën universale sjell koleksion
rrëfimesh.
Lakonizmi spikat nëpër tregimet historike
i cili i jep titullin këtij libri e krejt natyrshëm sjell ngjyrimet e fjalës si
veçori të pranishme në secilin prej tregimeve.
Mënyra se si ju qaset emrave e
personazheve të fushave të ndryshme të artit e politikës dhe më së shumti
atdhetarëve më në zë, vjen si risi nga autori me nivel të kënaqshëm artistik,
me mjeshtrinë e fjalës.
Autori e ka hipotekuar brenda
ndërgjegjes pasurinë e madhe të shpirtit të malësorit, duke i cituar një më një
virtytet e bukura të malësorit si besa, burrëria, trimëria, fisnikëria, fjala,
nderi, humanizmi, patriotizmi e atdhe- dashuria.
Malësia
thotë autori është thesari i historisë, kulturës, artit etj.
Kështu që u nderuan nga burrat e mëdhenj
të Malësisë e u pasuan nga një popull i tërë e gjithë kjo pasuri njerëzore që
nuk ka çmim.
Në librin “BURRAT E MALËSISË” me autor Ilmi
Kurti vjen me një gamë të gjërë njohurishë dhe din se si ta prezantojë tek
lexuesi Penën e Tij, në formën më të mirë letraro- historike, sepse shtyllave
të ashpra të jetës, ia del të bashkohet edhe me filigranin e brishtë por duke i
dhënë formë botëkuptimit si njeri i letrave.
MALËSIA,
TROJET E TARIKATET- ndikimi i autorit është tejet i gjallë, pasi nxjerr në pah
vlerat e malësorit dhe gjëndjen reale ndër kohëra e hapësira, gjithashtu autori
si rrallë kush trajton plagët që sistemet lanë në Malësi, por njëkohësisht
mendje- mprehtësinë e burrave, kontributin e pashembullt, krejt reale ndaj
sjell me elegancë e përsosmëri në këtë vëllim me tregime e histori të ndryshme
brenda këtij libri që vjen si panoramë e sakrificës më sublime që përjetoi ndër
shekuj populli shqiptarë që nga Gjergj Kastrioti e deri më sot, me shumë shekuj
dredhi, luftë e bëma, ngjarje historike e trille pafund ndaj tyre.
Jo më kot autori kërkon një Skenderbe dhe
një Adem Jashar, për ta krijuar një epokë të re ndryshe nga e sotmja.
Ama, shqiptari ka forcën, atdhetarizmin,
vigjilencën, i përndritur si rrallë popull ashtu si mes qiellit Ylli Algol.
Por, Kurti seç ka një lidhje ndoshta mund
të jetë hyjnore me Albinin e tej kufirit, që e duan bashkimin e Kombit, ndaj e
sjell në këtë libër me plot finesa si opsionet më të arrira që shqiptarit gjaku
i valon ndër deje për demokraci e atdhetarizëm.
Në koherencë me realitetin, Ilmi Kurti me
vetëdije të lartë artistike, trajton tema nga më të mprehtat, pasi gjatë
leximit të librit “BURRAT E MALËSISË” ndeshim fjalë e fjali me ton të fuqishëm
që na nguliten në memorie ‘Një Shqipëri e trazuar me njëmijë e një probleme
s’bashkohet dot me shtetet me demokraci të konsoliduar, ku ligji është
mbizotërues dhe Kushtetuta nuk preket as njëherë në 100 vjet, fq 27.
Autori në mënyrë spontane ndjen atë gjëmim
në shkallët hierarkike të korit servilave, dhe vlera njerëzore bie, dinjiteti
baltoset, e qenësisht nderi flakohet në erë.
Pra jo më kot Kurti në këtë libër vjen me
një kapitull mjaft interesant “Esadi shiti Shkodrën, Ismail Qemali Janinën”,
dhe autori godet fuqishëm me tehun e Penës, e për të kapur mrekullinë e
letersisë historike nuk duhen lexues specifik a kategorik, sepse interesantja
është brenda kuptimësisë e përgjigjet të vijnë në mëndje, sjellin dhe
shqetësime jetësore, trazime e reflekse meditative të njerëzve, që shprehin
brengat e thella e plagët meraforike të shekujve.
E brumosur në këtë fantazi të pashtershme
hulumtimesh vjen ky koleksion rrëfimesh me shumë botë universale dhe kreative
të harmonizuar brenda këtij studimi dhe i strukturuar në katër pjesë dhe
tejet origjinal, që dëshmon qartë nivelin e lartë mjeshtërorë brenda historisë
letrare shqiptare, që me gjasa autori vjen si një kalorës epokal që
interpretimeve ju jep frymëmarrje.
Autori këtë liri e ka zbatuar në mënyrë
permanente para lexuesit, çastet e errëta të vlerave të shoqërisë shqiptare i
ka stisur larg hipokrizisë e mediokritetit.
Ama
pas rrethimit të Shkodrës, dorëzimit të Janinës, shpalljes së Pavarësisë, tek
vuanin pasojat e Luftës Ballkanike, duke shpresuar në erë të re ndryshimesh a
plotësim ëndërrash, roli i ish- perandorisë Austro- Hungareze dhe interesi i
saj rritej dukshëm.
Përse familjet më në zë shqiptare kishin
hequr dorë nga froni për drejtimin e shqiptarëve si psh, Esad Pasha, Ismail
Qemali, Hasan Prishtina,Isa Boletini, Derbish Hima e Prenk Dodbiba të gjitha
këto gjenden në revistat vijeneze, ku referencat tregojnë vërtetësinë e kësaj
historie të rrëfyer në këtë libër.
Kështu që Fuqitë e Mëdha u dakordësuan në
unison të plotë për modelin “Mbret Gjerman për shqiptarët “.
Ku më 1913 ndodhi ndarja e madhe e
shekullit mbi trojet shqiptare.
Kurti në këtë cikël historik vjen si
misionarë në fushën e historisë së letersisë shqiptare ndaj shkrimtarë të tillë
lindin të paracaktuar për kësi rolesh, vizionarë me tërë qënien e tyre, forcën,
energjinë, kohën absolute në dispozicion për një mision kaq brilant, të lindur
nga valët e një shqetësimi të një populli të vjetër sa vetë jeta, autokton në
trojet veta.
Vjen si mburojë e shpirtërave që kërkonin
të zbulonin sferat dhe shtyllat mbrojtëse më vitale brenda oqeanit të
vuajtjeve, por përmes artit të të shkruarit duke pasqyruar burimet e shpresës
dhe qëndresës së një populli por dhe vështirësitë për të ecur nëpër gjurmë të
patriotëve pasi ndarja e Shqipërisë i përballi me goditjen më tragjike të
mundshme për njeriun në shekullin e durimit vuajtjes dhe heshtjes.
Raport që është tepër kompleks, i
paparashikueshëm pa të cilin autori do ishte i mangët nga motivet vendimtare
për mbështetje të egzistencës vet krijuese në kohë dhe përjetësinë letrare.
Mes
luftërash për Atdhe dhe saktificat sublime fati tragjik e deshi të shuhen shumë
familje shqiptare.
Ndër
familjet e Malësisë së Hotit më tipikja thotë autoti mbetet në histori deri në
kufinjtë e mitit familja e Dedë Gjon Lulit që me bij e kushërinjë u shua e
gjitha për At’dhe.
Si dëshmi e veprës sublime për flijimin
përballë forcave djallëzore bien heroikisht në mbrojtje të kullave stërgjyshore
e trojeve etnike shqiptare.
Rruga e gjatë dhe sfilitëse do ketë qënë
për autorin shkrimi i këtyre cikleve historike, por me besim tek vetja ka
mbledhur dhe përcjellur dije, ndjenjë dhe emocion e për artin letrarë e
historik fantazi e gjitha, dhe padyshim pëtfituesit më të mëdhenj janë brezat e
së ardhmes, pasi për ta dhurohet dritë e dije e gjenden mes qindëra historishë
brenda udhëtimit të gjatë të këtij cikli studimorë, dhe për personalitete të
shumtë po ashtu.
Fjala është për dëshmi në kërkim të
pandërprerë të përsosjes së shprehjes brenda reales.
Pra,
të fitosh duke dhënë, me siguri ky mision është zgjedhje..!
Një vend mjaft të rëndësishëm në këtë
libër historik me tematikë të rrallë e plot madhështi vijnë figura të mëdha që
kontribuan dhe akoma kontribojnë për Atdheun mëmë.
Ndër ta biznesmenë, politikanë, profesorë,
mjeshtër të mëdhenjë, publicistë, analistë, studiues, misionarë të paqes,
aktorë, patriotë, juristë, martirë të lirisë, kolonelë, sportistë, dëshmorë, të
persekutuar, kompozitorë etj.
Në kalkulimet kritiko- vlerësuese
rafinohen pikpamje të shumta në mënyrë graduale në leximin historik, tek gjejmë
një numër jashtëzakonisht figurash të larmishme plot pozitivitet ku dashurinë
për Komb e At’dhe e objektivizon me mendime plot ngjyra.
Ndaj
autori na len ndjenjën e lartë humane si trashëgimi të fisnikërisë malësorit
përmes fjalës së shkruar për njerëzit e ndriçuar që u gjenden përballë
vendimeve të forta e sfidave të mëdha, për të dhënë kuptim, dritë dhe
refleksion së ardhmes.
Këta njerëz vitalë që u sprovuan dhe u
formuan personalitete e për të lënë gjurmë në histori si misionarë në fusha të
ndryshme mbi këtë tokë amëtare, që lindin për t’u bërë të tillë.
Ndaj për të sfiduar këtë nënqiell robërie
i duhen botës këta zëra lirie, tokësorë a qiellorë qofshin ata, duke sfiduar të
keqen për fisnikërimin e Malësisë dhe botës shqiptare në tërësinë e saj, për të
cilën shqiptarët do frymëzohen brez pas brezi , dhe për peshën e fuqinë e madhe
të historisë së letersisë.
Ne mund të ëndërrojmë për një botë më të
mirë dhe potente, ku kthehen në referenca të forta kulture dhe morale, ku
shfaqin dije, emancipim dhe esencë.
Ky libër historik me vlera reale, ku
mbjell kulturën e dijes, konkretisht të njohjes së historive të shumta në
trojet stërgjyshore, por dhe figura të shumta të Malësisë dhe më gjërë.
Jam e mendimit se mirënjohja është arma më
e përshtatshme që kam për studimin historik i strukturuar në katër pjesë, i
shkruar me përkushtim nga hulumtuesi i këtyre historive të ndodhura ndër dekada
e shekuj më parë, dhe personaliteteve të Malësisë Madhe, pra për shkrimtarin
malësorë Ilmi Kurti, pasi kjo ndodhë rrallë e madje shumë rrallë.
Historia
që rishkruhet jeton me ne, dhe kupton se ke njohur enigmat e së shkuarës
historike.
Jemi
bijtë e këtyre trojeve.
E kemi për detyrë dhe nderë t’i gjejmë
gjurmët tona, ku lartësohen profecitë për etërit tanë fisnikë të endur në perla
historie, dhe shtjelluar virtytshëm brenda vetë historisë.
Në themelet krijuese të Ilmi Kurtit janë
gurët e vlefshëm e të qëndrueshëm si dhe harmonia midis strukturës dhe
mendimit.
Ndaj uroj sa më shumë dritë dhe refleksion
Penës së autorit, e sa më lehtë për lexuesin e gjërë.
Udhë të mbarë librit.
Prenda Sejdia
Lezhë Korrik 2021
POETJA PRENDA SEJDIA, KËNDON NË ZËRIN E VET
Nga: Agron Prebibaj
Unë e kam ndjekur me vemendje tashmë poetën magjepëse, e
cila vjen nga Bugjoni i Pukës dardane, e rritur në Tropojë e me banim në Lezhë,
ky trekëndeshi i frymëzimit të zonjës e cila sjell me plot zell e dashuri
njerëzore krijimtarinë e saj.
Ajo është
Prenda Sejdia, poetesha e cila e ka krijuar profilin e vet dhe vargu i saj
ritmon e përcjell kumte njerëzore.
Tipari kryesor i stilit të saj është lirshmëria e të
shprehurit, larg tabuve dhe vetfrenimeve dhe ndjeshmëria që përcjell botën e
kristaltë femërore.
Deri tani
poetja numëron mbi dhjetë libra poetikë të botuar, duke dëshmuar se poezia tek
ajo nuk është rastësi, por vijimësi e natyrshme e një shqetësimi të përhershëm
për të artikuluar me zërin e saj çaste në përditshmëri dhe histori, në tradita,
etnokulturë, për t'i sjellë bukur e kthjellët imazhet të cilat poetja i thur
dhe i qëndis si ato lëndinat e bjeshkëve nga lulet pranverore të Bugjonit të
Pukës apo të Tropojës, e Lezhën e beslidhjes.
*Gjendesh gjithnjë në ngrohtësinë e stinës,
Gjendesh brenda
atij qarku të kristaltë.
Qyteti e stinët më
rrëmbejnë çdo çast,
Aty ëndrrat të
gjitha jetojnë.*
Vargje të bukura, të çiltra dhe plot
sinqeritet që tregojnë se poetja është e lidhur ngushtë me jetën dhe jo vetëm
kaq, por verbi i saj merr frymë e plazmohet prej bukurive të jetës, të fshatit,
qytetit dhe të stinëve, të cilat,- por bukuria e tyre arrin të shkrijë kufijtë
në poezinë e peteshës Sejdia.
Poezia e saj të emocionon, sepse buron
natyrshëm nga frymëzimet e poetes, ajo nuk është e shtirë, nuk ka pozë, as nuk
vjen e menduar, përkundrazi, poezia e zj.Sejdia buron dhe vargu i saj e
cila gjen shprehjen adekuate përmes thjeshtësisë së fjalës, por njëherësh fiton
edhe thellësinë e nëntekstit dhe vërtetësinë e mesazhit, larg stisjeve apo
kërkimeve për modë.
Nisur
nga kjo, e them me bindje se Prenda Sejdia është poetesha e vërtetë
këmbëngulëse dhe plot pathos, ndërsa në vargjet e saj ndjejmë flladin e ditëve
me plot ndjesi, kënaqësinë që jep bukuria e jetës me harmoninë e dashurisë, por
edhe jehonën e bjeshkës dhe nderimin për kullat e larta në malësi, teksa
këndon:”Kullat e moçme seç ma shtojnë frymëzimin”,
Ngjan se ndjenjat që zgjohen brenda saj,
shpërthejnë fuqishëm për këtë shkak të jetuarit përditë me poezinë, në
dashurinë për njeriun dhe për çdo gjë të bukur që e rrethon atë ose që e
mbart ai vetiu.
Zbulim i së bukurës në përditshmëri,
adhurimi për çdo gjë të shkuar që mbart jehonën e vlerave me të mira, krenaria
për malësinë e për madhështinë e traditave janë disa tipare tematike të
poezisë së saj që gdhenden përmes vargut të spikatur dhe që të mbetet në
mendje, larg të dukurit dhe imponimit fals.
Në poezinë e saj ndjenja gurgullon
heshturazi, pa emfazë, si ato mbrëmjet verore buzë detit, ajo është e pranishme
dhe e çiltër, mbart intonacionet e buta të zërit femëror dhe mbjell shpresë dhe
bindje se jeta nuk mund të thahet nga llogaritë e ftohta meskine, të cilave
poetja u kundërvihet.
Këtë ndjenjë poetesha e shpreh duke e
infiltruar përmes një mendimi të kulturuar dhe në këtë aspekt poezia e Prenda
Sejdisë fiton mendim, përmasë filozofike, kur ajo i shpalos qëndrimet e veta
poetike krejt natyrshëm dhe besueshëm.
Vargu
i Prendës është herë i lirë e here i organizuar, por më së shumti i lirë, ku
ritmi dhe tempi i vijnë e përshkallëzohen vrullshëm, herë me fuqinë e flladit
të lehtë e herë me atë të stuhisë.
Ky varg afron modernitet të shprehuri,
pasuri figurash artistike, por njëkohësisht vjen përtej limiteve të vakëta,
ndërsa konkretizohet duke shpalosur pamje të mrekullueshme poetike.
Prenda Sejdia, me mbi dhjetë librat e saj
poetikë, tashmë e ka krijuar portretin e vet si poete serioze, me pretendime,
duke e rritur nivelin e të shprehurit poetik nga libri në libër, duke pasuruar
këndvështrimet dhe duke zgjeruar larminë tematike.
Ajo vjen si poeteshë që imponohet
natyrshëm dhe këndon me zërin e vet i cili ngjall emocion dhe të shtie në
mendime.
Poetja e cila po afron monografi e studime
për hapsirën mbarëShqitare do jetë risia e femërës e cila ushqen më mirë se
askush ndjenjën kombëtare.
TIRANË, Shkurt 2021
Për
MISIONIN e PAQES dhe misionarin e pakursyer Pjeter Gjokë Marku.
Kryetarë
i Pajtimit për Qarkun Lezhë.
Zëvëndës
Kryetarë i Pajtimit Mbarëkombëtarë.
Në
historinë e popujve ka patur,ka e do ketë lëvizje të pa evitueshme:
Arsyetimi dhe rrethanat që detyruan
intelektualët të themelojnë Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtarë të Gjaqeve qenë
lëvizjet e reja demokratike dhe ndërrimi i sistemeve tre dekada më parë pra në
vitet 90-të të shekullit kaluar, ajo kohë vendin tonë e gjeti disi të
papregatitur për sistemin e ri dhe ndryshimin e madh.
Lëvizja për faljen e Gjaqeve, Plagëve apo
dhe shuarjen e ngatërresave në vendin tonë qe inisiativë e intelektualëve por
dhe njerëz të shtresave popullore që kishin ndikim të njerëzit nga të cilët
përcillej paqe dhe siguri në komunitet.
Komiteti i Pajtimit mblodhi rreth vetes
njerëz me moral të fortë, kontribut në komunitet, bazë të gjërë njohurish ku
dominonte pesha dhe forca e fjalës dhe thellësi e mendimit e gjykimit të drejtë
e të paanshëm, dhe fuqia e tyre bëhej (t) zgjidhje e ngërçeve dhe problemeve
deri tek ato madhoret në këtë kontigjent me nevoja të veçanta ku koha
hipokrite a fati i keq ju shkaktoi plagë e dhembje pafund.
Ky
grup nismëtarësh,
“Misionarë
në kërkim të paqes”
Filluan
angazhimin me fillimin e demokracisë, kohë e cila solli ndryshimin në sfera të
jetës dhe sedra e sëmurë u zgjua duke ndikuar ndjeshëm negativisht në shtimin e
rasteve të gjakmarrjes aq sa ngjarjet tregojnë se krimi e pushka nuk kursei as
gra, fëmijë a pleq.
Pajtimtarët,këta misionarë të paqes dhe
këtij misioni të shenjtë në mungesë të funksionimit të ligjit detyrismisht vunë
në zbatin funksionimin e kanunit si ligji më dominant disa shekullore ndër
pjesën më të madhe të zonave veriore.
Si pjesë e kësaj armate jashtëzakonisht
hyjnore siç është “misioni i paqes”mund të flas për njeriun e palodhur e
korrekt pasi jam ndjerë gjithnjë me fat që pata rastin të jem bashkë-punëtore
në raste të caktuara duke dhënë kontributin tim në atë mision me misionarin
Lezhjanë Pjeter Gjokë Marku që mban ndër vite detyrën e Kryetarit të pajtimit
për Lezhën por njëkohësisht dhe Zv.Kryetarë i Pajtimit Mbarëkombëtarë, i cili
vlerësohet si njeri energjik i palodhur e dinamik dhe e çmoj jashtëzakonisht
për punën e palodhur e shumë të çmuar në kuadrin e Pajtimit të Gjaqeve e
shuarjes së ngatërresave, furnizimit të familjeve të ngujuara me ndihma nga
institucione të ndryshme, ku gjeografia e aktivitetit përveç Lezhës ka qënë
jashtëzakonisht e gjërë duke përfshirë Shqipërinë Veriore, Kosovën e mbarë
trojet shqiptare.
Si
pajtimtarë i pathyeshëm, argumentues, faktor në shoqëri me rreze të gjërë
veprimi, me bagazh njohurishë e diapazon mjaft të gjërë, me zemer të pastër e
që mbjell veçse paqe e mbron jetë, ky misionarë që jetën i kushtoi sherbimit
popullorë si një kuader i devotshëm ku me gjuhën e thjeshtësisë mbolli besimin
si virtyt plot dritë e jetë u dallua për moral të lartë njerëzorë si rezultat e
potencë në pozicione të ndryshme pune e pushteti, drejtues në organizata të
ndryshme, gëzon sot titullin;
“QYTETARË NDERI PËR LEZHËN”
Pasi
një jetë i kushtoi njerëzve në nevojë.
Aktin
e Pajtimit Pjetri e mori obligim si një akt human, njerëzorë e hyjnorë, duke
ushtruar gjithë potencialin e nevojshëm fizik e mendorë në parandalimin e
gjakmarrjes duke evituar ngatëresat apo shuar ato.
Pajtimet mes familjeve në gjakmarrje apo
dhe fëmijët e ngujuar nga ky fenomen që në Shqipëri për fat të keq ka patur
raste plot falë misionarëve me kontribut e vigjilencë, këmbëngule e përkushtim,
kanë treguar se fuqia njerëzorë bën çudira ndaj e mira mund të ligën.
Arsyeja e justifikimit të familjeve të
cilat zbatojnë hakmarrjen pasi besnikëria ndaj traditës dhe zakonit të të
parëve gjykohet (j) si vendimtare.
Bindja dhe faktet kokëforta për ruajtjen e
traditës e Kanunit si ligji më i vjetër i maleve ku ruhet ende në disa zona
ndër malësitë e Veriut madje në mënyrë fanatike .
Pjetri ka plot tregime tronditëse e
mahnitëse ku dëgjohet me heshtje e vëmëndje derisa shtrihet dora e pajtimit, ai
pregatit ambjentin, krijon qetësinë dhe sigurinë deri në detaje, ama të mahnit
me artin e komunikimit ku ke seç përjeton, dëgjon, mëson e beson.
Pjetri përcjell mesazhe të herëpashershme
ku thotë se e mira e fëmijëve dhe familjeve të ngujuara por dhe shoqërisë në
tërësi ka qënë, është dhe mbetet jeta pa armë e vrasje, pa luftë e fishekë, pa
gjakderdhje e ngatërresa.
Pjetri
ka ecur e vepruar me maturi ku përcjell mesazhe të forta për një jetë të denjë.
“Jeta
është gjeja më e çmuar thotë Pjetri
Atë
na bëri Zoti dhuratë përmes prindërve
Zoti
do të na udhëheqë askush tjeter.”
Besimi dhe obligimi moral që Pjeter Gjokë
Marku pati në vetvete dhe vazhdon ta zotërojë atë përcjell çdo ditë mesazhe
paqeje duke i frymëzuar për një jetë të paqtë e pa intriga me ndikim të
fuqishëm tek njerëzit e për njerëzit dhe duke ndihmuar interesat atdhetare e
kombëtarë ku mesazhi i radhës që ai përcjell është ;
Forcimi i unitetit kombëtarë është dhe
bazamenti i këtyre interesave të përbashkëta ku në këtë rol të rëndësishëm
kombëtarë bashkëpunon ngushtë dhe me komunitetet fetare pasi ndikimi në emër të
Zotit ka fuqi të mbinatyrshme.
Shpesh rastet e pajtimit janë bërë publike
e për këtë fakt Zoti.Pjeter Marku vlerësohet nga masa e nderohet nga miqt por
jo vetëm, pasi ky pajtimtarë ka përmasa e njohje kombëtarë ku pesha e forca e
fjalës dhe thellësi e mendimit e bëjnë Pjetrin tejet solid e një figurë publike
te admirueshme ku Pjeter Gjok Markun e vlerësojnë si një shok të devotshëm, një
mik besnik, një familjarë i përkryer, qytetarë i denjë dhe ekuilibruar, e mbi
të gjitha din të shpëtojë jetë.
Si
bashkëpunëtore ndër këto dekada dhe me një respekt maksimal i uroj Pjetrit
jetëgjatësi në këtë mision të shenjtë, të vjetër sa vetë jeta e hyjnorë sa
qielli.
Prenda Sejdia
Lezhë Nëntor 2020
NË BOTËN E HILEVE
R E C E N S I O N
TREGIME ME MESAZHE EDUKATIVE PËR FËMIJË
Fëmijët e sotëm janë mësuar me rehatinë e nuk
janë të nxitur shumë për studime. Ka njerëz që i duan brezat, zhvillimin,
jetën. Ashtu sikurse mbjell një bimë a një pemë për të gjelbëruar kopshtin,
njerëzit përdorin edhe një tjetër lloj mbjelljeje - atë të DITURISË.
Ta
mbjellësh farën e diturisë do thotë të fillosh ndërtimin nga themelet për ta
krijuar bazamentin. Këtë punë me përkushtim të plotë më së miri e bëjnë
njerëzit e mëdhenj në shpirt e në mendje.
Janë njerëzit që e duan dhe e përqafojnë
jetën.
I duan fëmijët, sepse e duan mëmëdheun.
I
duan fëmijët, sepse e duan të ardhmen e tyre dhe të kombit, po ashtu, sepse
këtë vend e zhvillojnë vetëm zogjtë e shqipes me mendjet elitë.
Ama, ata duan përkushtim, punë e vëmendje,
angazhim e mbi të gjitha mbjelljen e farës së dijes, të diturisë dhe të
kulturës.
Veçse prindërve, kush më mirë e bën këtë mision fisnik e hyjnorë, se sa
shkrimtarët, që mendja ju punon e dora ju shkruan pa mbarim për engjëjt e
vegjël, që kanë krahë shqipe, ku prania
e tyre gjallëron mjediset e hapësirat e mëmëdheut.
Penat e shkrimtarëve apo të poetëve bëjnë
ndryshim të madh në mjediset tona me prurje të larmishme në përshtatje me
moshat apo formimin.
Një shembull i mirë në këtë libër vjen me tregimet për fëmijë nga bota e
pasur e shkrimtarit prizrenas. Vjen si pjesë e bukurisë dhe e krijimtarisë së
tij, ku lexuesit e vegjël i kthen në pikë referimi dhe tregimet i sjell në
konceptin e tij plot mesazhe të qarta se gjithçka në këtë botë është ëndërr e
shpresë, humbje a fitore, luftë a paqe dhe artistikisht bën ndërlidhjen mes
tyre.
Në
këtë libër me tregime ka një brendi mjaft të pasur formulimi dhe pasqyrimi, ka
maturi e thellësi mendimi, ku zë vend njësimi me moshën, ngjarjen dhe mesazhin
përcjellës, ku për fëmijët e botën e tyre e gjitha është magji.
Në tema trajtohen:
Shqiponja dhe Sorra,
Porosia e Gjyshit,
Bima nuk rritet me bubullimë,
Ku ta ndërtojmë shkollën,
Bishti i dhelprës,
Pakti i gjelit me dhelprën,
Kori i pyllit,
e të tjera me brendi mjaft interesante.
Në
tregimin: “Shqiponja dhe Sorra” autori përcjell një mesazh mjaft
interesant dhe formues, ku sorra hipën mbi shpinën e shqiponjës dhe e godet atë
me forcë, por shqiponja me shumë takt nis fluturimin e saj drejt lartësive,
duke arritur me durim stratosferën, ku ajri është mjaft i rrallë e mungesa e
tij e mundon sorrën dhe i merren mend e bie.
Mesazhi përcjellës vjen si kumt: Punës gjej
mjetin.
Autori i librit përdor finesa plot kuptim dhe mjaft edukative, ku
paraqet bashkëjetesën qytetare, bashkë me rraqet e saj e me përzierjen pa anë e
pafund të ndjenjave në tokën apo qiellin vigan të njerëzve të thjeshtë.
Mendja e mprehtë e shkrimtarit ka zbuluar visare plot dhe i ka nxjerrë
në dritë me rrjetën e hollë e delikate të Penës.
Është autori që përtëriti traditën popullore, më të fuqishmen, më të
pasurën, më të veçantën, duke ua përcjellë kulturave moderne.
Ndaj, kjo forcë vitale duhet të vlerësohet, pasi autori bën një luftë
brenda vetes, ku as urrejtja më e thartë apo e dëshpëruar, s’është në gjendje
për ta mposhtur traditën shqiptare të tregimit dhe vjen lehtë dhe këndshëm te
fëmijët e mëmëdheut, ndonëse, me dekada të tëra në emigrim.
Thuhet se një hero i Balzakut kërkoi ta skllavërojë botën, kurse një
hero i Destojevskit ta mposhtë atë.
Kështu, pra, të dy dalin jashtë së përditshmes si shigjeta e drejtuar
nga pafundësia.
Kahe të kundërta mban autori i këtij libri me
tregime për fëmijë, ama në gjithë krijimet e tij, në të gjithë zhanret e
lëvruara letrare.
Mesazhi që përcjell autori përmes tregimit: “Ku ta ndërtojmë shkollën?” është ende më shumë se mesazh edukativ,
pasi kërkohet që njerëzit duhet bërë gjënë e duhur në veprime të ndryshme dhe,
kur fjala bie mbi interesa të përbashkëta - interesi vetjak bie.
Kështu përmes këtij tregimi godet
politikën, pasi njerëzit e politikës duhet punuar me plane urbane, projekte e
strategji për territorin dhe larg interesave vetjake, e të triumfojë e drejta
mbi gjithçka e gjithësinë.
Një tjetër tregim mjaft interesant
titullohet: “Pakti i gjelit me dhelprën.”
Seç
i përngjan mendjes së trishtë njerëzore, të marrëveshjes me “gllabëruesin tënd”
apo të...
Autori vjen me shembull e mesazh konkret, ku ndihmon gjithë fëmijët për
t’u vetëdijesuar pikësëpari me veten, të mos vetëbraktisen nga mosdija dhe
padrejtësitë, pra jo viktimat e mosdijes, të sjelljeve të vrazhda, etj.
Eh, vetë jeta i davarit me shumëçka dhe s’ka
pse të qahet më prej saj!
Pra, në njëfarë mënyre të luftohet falsiteti,
në të gjitha konvencionet.
Larg ligësive dhe më pas s’kemi pse të
vajtojmë si kukuvajka.
Larg fiksimeve dhe tekave, huqeve e vetive të liga dhe instrumenteve
mrekullisht të gabuara, pasi asgjë nuk tretet në terrin e harresës.
Asgjë s’i shpëton mendjes së autorit, që
rendit njërën mbresë pas tjetrës në hambarin e kujtesës e sjell plot larmi
lexuesve të vegjël, në mënyrë filozofike plot finesa.
Një tjetër risi për librin vjen: “Vargje nga përrallëzat e Gonit” plot
larmi, ku të kthen pas për ta rilexuar atë për larminë brenda tregimit
ndërthurur me vargje mbresëlënëse, ku vjen si një figurë mjaft pozitive - siç
është Goni.
Pra, një djalë mjaft i lexuar, dëshiron të
përcjell te miqtë e tij njohuritë e vyera që zotëron.
Autori ua picërron sytë me ndjenjë dashamirësie lexuesve të vegjël, por
edhe disi me çapkënllëk personazheve të tij. Sidoqoftë i trajton miqësisht
vogëlushët, e ata, detyrimisht, bëhen të dashur për gjithë ato trillet e tyre.
Humori e mesazhet shpërndahen mbi librin e Gëzim Ajgeraj, si një tufë e
rrezeve të diellit, ku papritur e pakujtuar, kthen peizazhin e tyre të
lezetshëm, më të çelët e jashtëzakonisht plot me larmi.
Tradicionalja dhe gjenialja veprojnë ndaj njëra- tjetrës dhe
karakteristika dalluese e gjeniut vjen si shpirt i mishëruar i një tradite, që
lufton traditën e vjetër. Ama, ky gjeni në ndryshim e ruan dhe zhvillon
bardhësinë e traditës dhe të kulturës, duke i shpallur luftë babëzisë.
Ky
gjeni e koha e tij vijnë si dy botë, ku këmbejnë njëra- tjetrën, dritën dhe
hijen, e tek rrotullohen në sfera të ndryshme.
I
gjithë ky proces është një filozofi psikologjike. Rrjedhimisht vjen nga bota e
pasur e autorit se si e percepton imazhin, si e ndjen atë, si arrin ta definojë
me fjalë për ta përcjellë imazhin dhe mesazhin e dëshiruar, që arrin nga kjo
sentencë, që nga ky proces kompleks vetëm gjenialitetin njerëzor e arrin magjia
e fjalës.
Sa më shumë krijime të tilla për brezat e
rinj e shumë suksese autorit!
Sa më lehtë e këndshëm për lexuesit e vegjël!
Udhë të mbarë librit!
Prenda Sejdia
Lezhë, maj 2021
R
E C E N S I O N
Vëllimi
poetik; ‘ZOTI RRUSH’ poeti: Prelë
Milani
Jo
më kot thonë se me tre fjalë një poet thotë më shumë se 300 një njeri i
zakonshëm.
Njerëzit avancojnë me fjalën, e përdorin me
kujdes duke e vendosur në vendin e duhur, dhe kështu formon dalengadalë globin
e fjalës në duart e tij.
Atë
glob që pasuron mendjet e zemrat e lexuesit, ndaj merr një libër me poezi,
lexoje dhe ke për të parë se do t’ju çojë tek e bukura.
Kështu
ndodh me brendinë e vëllimit poetik
“
ZOTI RRUSH “.
Ky
vëllim poetik plot sarkazëm godet në mënyrë ironike fenomenet negative në
mjediset shqiptare me poezi, sarkazmë, satirë, i cili brenda këtij vëllimi ka
lëvruar shumë stile poetike me tema e brendi të jashtëzakonshme, kështu që nuk
mungojnë metaforat pikante të cilat veçse sa ia shtojnë larminë tekstit, pasi
në çdo strofë a poezi përcjell mesazh përmes imazheve dhe simbolikave.
Strukturën e thellë e përbëjnë aspektet e
realizuara me shumë kuptim ndaj dhe mesazhi shfaqet si rezultat i asaj që
flitet mbi botën dhe mbi elementin kryesorë që është njeriu.
Rrëfimet flasin në mënyrë ndjenjore, por
përçon ironi mbi fenomene të caktuara, duke shtuar çështjen e egzistimit, në
kohën bashkëkohore dhe shohim përpjekjen, insistimin e poetit brenda rrëfimit
që nuk mbetet vetëm si koncept por e ndeshim pothuajse nëpër histori të kohës.
Për poetin Prelë Milani të folurit përmes
poezisë është akt i të rrëfyerit poetik në tërësinë e organizimit, ndaj e
folura merr formën e vazhdueshme dhe të përhershme që në vetvete i drejtohet
njeriut, i drejtohet botës, përmes strukturës së rrëfimit ndaj brenda asaj
hapësire të lirë materializohet botëkuptimi poetik në planin e zhvillimit është
e pakufishme e pambarim.
Sepse, gjërat dhe ne egzistojmë pasi po
flitet për to, kështu që nxjerrim njohje të reja nga e folura edhe brenda
rrëfimit poetik.
Prelë Milani i qaset këtij lloji letrarë
në këtë teren të pasur të sfondit popullorë plot humor dhe ushtron gjithë
potencialin krijues dhe kultivon atë duke dëshmuar qartë në letersinë
shqiptare.
Ndërtimi
i vëllimit poetik vjen si ndërthurje e materies dhe brumit sarkazmë- satirik,
dhe nuk kursen as ironinë për fenomene të cilat pikasin sadopak negativitet,
ndaj përbën një autencitet sipërfaqësorë të bagazhit të autorit, madje dhe
ironizimit që ju bën rrethanave e rrjedhave në rafinimin artistik të lëndës, që
karakterizohet pikërisht si ironizim a satirizim i rrjedhave shoqërore në
mjedise tona si elemente të padisiplinuara në skemat sistemore.
Poeti vën përballë tërë kapacitetin
komiko- satirik duke krijuar kështu terenin infra- struktutorë me mjaft
mjeshtri dhe brenda rrethanave.
Poezia e këtij poeti është arti filozofik
i egzistencës ku pikë- mbështetjen e ka tek formulimet mes ironisë e realitetit
ku dominon vërtetësia, subjektiviteti krijues udhëhiqet nga urtësia e
ligjërimit, kthjelltësia e mendimeve, të cilat ndërlidhet mes fenomeneve dhe
dukurive dhe qartësohet përceptimi i botës, si gjetje mjaft fantastike këto
formulime të mrekullueshme poetike.
Kështu që raporti mes imazheve, ndjenjës e
mendimeve sikur krijohet brenda nuancave satirike dhe filozofisë dhe fuqizon
detajet poetike.
Kush art tjetër do ta kishte kënaqësi të
tillë përjetimi estetik e fuqizuar bukur e qartë, plot vizion dhe dinamikë që
është mishërim dhe fisnikërim i shpirtit të krijuesit, fuqizon konceptin poetik
dhe estetik në rrafshin esencial për jetën e botën.
Kombinon elementet përbërëse, ritmin e
figurat brenda raporteve ligjërimore dhe përmes shumë përfytyrimeve, pra lojës
analoge dhe kundërvënies.
Ky
vëllim poetik me vargje mjaft impresionuese të frymëzuara nga çaste, momente e
fenomene të ndryshme, nga ide e fakte njerëzore, janë shenja të veçanta
krijuese që prodhojnë figurshmëri dhe realitet jetësorë, më shumë pasion për
një poetikë të mirëfilltë e të pasur.
Ky vëllim poetik “ZOTI RRUSH” shtjellon
brenda sarkazmës e satirës, ndaj duket ndryshe nga ajo e përditshmja, dhe
bindjet e standartizuara.
Pra
autori eksploron në ambjente të njohura ku shquan ngjyrat në diversitet
jetësorë dhe në atë reliev që i njeh shtigjet kështu që ka ndërtuar dhe
ideo- tematikën e vëllimit.
Shtjellimi shthuret, materia
kompozicionohet, kështu që ‘ZOTI RRUSH’ është dhe prologu që paraprin librit,
pra dhe poezia me këtë titull vjen si shtyllë për vëllimin pra fillesa e
shtjellimit, pastaj merr dhenë shtjellesa e thurjes së tematikës ndër kapituj.
Ai zbraz bagazhin e tij krijues, gjithë
talentin dhe mjeshtrinë e ndërtimit të këtij lloj sarkazmë- satirë.
Vendosë
e zhvendosë pozicionet e tyre brenda një lloj balanci të rrjedhave në varg dhe
realitetit shoqërorë, duke sajuar raporte e relacione mes tyre, me metodikë
performuese me përkushtim në afirmimin e artit letrarë e vlerës mirëfilltë
poetike.
/ Mos’kokçarës i
heshtur e fjalëpak
/ S’gjuajti kurrë
me top as me breshëri
/ Lasgushi, ka
qënë një bujk kuprrak
/ Që mbolli e
korri vetëm poezi
Vargje
satirike plot domethënje, thurur bukur dhe në formën metaforike, për këtë
karakter të veçantë ku pahëzon shpirtin satirik të shqiptarit me metodikë
performuese, me kapacitet të lartë perceptimi e ndijimit të realitetit, kështu
që vështrimi shumë dimensional pahëzon mënyrën e veçantë të ligjërimit, figurën
adapte përmes intonimit dinamik.
Një hero i Balzakut kërkon ta skllavërojë
botën, kurse një hero i Destojevskit ta mposhtë atë.
Që të dy duan të dalin jashtë të
përditshmes, të zakonshmes, që të dy janë të drejtuar si shigjeta nga
pafundësia.
Brenda atyre vargjeve të çiltra definohet
muza e ngacmimit, për ta përshkruar atë në formën më të bukur të mundshme dhe
mjeshtërisht është mbështjellë tema brenda vargut.
Pikërisht fuqia filozofike në poezi bëhet
faktor e ndihem e rezervuar në gjykimin për poezinë në tërësinë e saj dhe duke
dalë tek poezia si shprehje e botës emocionale të krijuesit, dhe fantazia për
krijuesin është e përafërt me botën reale së cilës i referohet duke
krijuar premisa të kapshme logjike për ndjenjën emocionale të lexuesit e
shpalosësit të ndjenjës së vargut.
Dua ta theksoj traditën e pasur popullore
të zonës prej nga vjen autori, folklorin burimorë të popullit, që padyshim
është bazamenti i krijimit të personalitetit.
/ Lucën e pat vra Sadria
/ Gjak për gjak shkuan trimat
/ Për një lakër që hengri dhia
/ Budallenjtë thyen kaptinat
Eh jeta, jeta luan me melodinë e saj.
Të rrëmben fakti miop e të zhytë thellë në zymtinë e
fenomenit e udhëheq në terenin e mendje- ngushtësisë, duke mos i dhënë qartësi
kuptimit të jetës.
Mirësia
venitet, inteligjenca tkurret, pasionet udhëhiqen me idiotësi.
Egoja zapton hapësirat e shpirtit.
Retorika
neveritëse pjell sherrëxhinjë e ju merr mëndjen si pjellë e pallogjikshmërisë
dhe përmbajtjes.
Sado që ironik
duket në vargje mesazhi i poezisë prek një fenomen real e tejet të rëndësishëm
të shoqërisë sonë, pa qoftë edhe ato të dhunës.
Ekuivalenca e
kësaj metaforike tregon se njeriu ikën nga kjo botë si një tufan që i bie
dimri.
Shembujt janë shkolla e qënjeve njerëzore.
Pra në këtë
shtegëtim rrëfimi defton se poeti niset nga njeriu që nuk vlerëson jetën.
Poezitë e
këtij vëllimi poetik dëshmojnë besim tek fuqia e fjalës dhe vetbesimi për ta
trasuar tek lexuesi i gjërë.
Së dyti beson
imagjinatës, si bazë për artin dhe të qënurit poet.
Poezia e Prelë
Milanit është kënga e shpirtit ndaj merr udhë përmes diapazonit dhe mjeshtrisë
së fjalës.
Kështu që mesazhi i rrëfimit i përket çështjes së njeriut
dhe logjikës së tij.
Ky poet që kultivon dhe emocionon nga fjala e gurrës
popullore të mbushullon mëndjen, ndaj bëhet shtysë që përshtypjet t’i hedhësh
në letër pasi i qëndron mjaft besnik të folurës dhe ambjentit ku e kultivon
këtë lloj poezie që në ditët e sotme janë të pakët poetët që po e mbajnë gjallë
këtë lloj stili në poezi, aq i veçantë dhe i vjetër sa vetë e folura popullore.
Në poezinë e
Prel Milanit, realisht është një dokument i historisë sonë letrare që i përket
letersisë së pasur popullore, pra folklorizmit.
Kërkon të
sintetizojë urtinë e popullit me krijimtari imagjinare dhe ngërthen hallkat e
qënësishme të historisë dhe shpirtit të tij, gjithashtu kreativiteti artistik,
metaforat, figurat a imazhet, i ngre në nivel të avancuar artistik, duke e
zgjeruar e pasuruar me ide, ndaj krijimtaria e këtij poeti, ndriçon shpirtin
dhe begaton folklorin e letersisë.
Dhuron
buzëqeshje imazheve të jetës me plot hapa të matur e mirë- menduar në udhë
optimizmi e përsosmërie, të ndjeshëm shpirtërisht, të bukura apo të hidhura
qofshin, ama të vargëzuara në poezi me metafora pikante satirike.
Epo, drita është sunduesja mbi errësirën.
Prenda Sejdia
Lezhë Maj 2021
R E C E N S I O N
AQIF BLYTA BARRIERË E REALIZIMEVE TË PLANEVE SERBE QË
PARAPRININ PËR SANXHAKUN.
Libri; “Aqif Blyta
KOLOSI I PAZARIT TË RI” nga Prof.Ismet Azizi nga Gjilani.
Në librin historik ‘Aqif Blyta Kolosi i Pazarit të Ri,
autori vjen si një lëvrues i historisë tek hedh, dhe dritë- hijet mbi një nga
figurat e njohura të fillim shekullit 20, ku përshkruan në mënyrë të detajuar
jetën dhe veprimatrinë e këtij patrioti që në moshën 10- vjeçare e deri në
flijim.
Kështu që figura e Aqif Blytës për disa dekada jo
vetëm që ju mbijetoi furtunave të shumta, por ai tregoi fuqi e gëzoi mbështetje
popullore jo vetëm në Novi Pazarin e sotëm por në shumë teritore me origjinë
shqiptare e më gjërë.
Kështu pra, Novi Pazar qe një nga qendrat e njohura
tregtare në këtë pjesë të qendrës së Gadishillit Ballkanik ku Blyta qe
organizator i kuvendit të përkrahësve të Xhemijetit, ndaj dhe të
pranishmit kërkonin bashkim të popullsisë muslimane shqiptare, dhe ndikimi qe
tek turqit e Maqedonisë dhe shqiptarët e Kosovës.
Blyta
lindi bashkë me intelektin.
Kërkoi
të drejta popullore deri në vetqeverisje të vendit e shqiptarëve, qasje në
institucione, luftonte çdo padrejtësi që buronte nga qeveria Serbe apo kushdo
qoftë me ndikim në Sanxhak dhe trojet shqiptare.
Gjithashtu
luftonte me gjithë format, dhunën, terrorin e ashpërsinë që kishin autotitete e
huaja mbi popullsinë shqiptare.
Nga
ana letrare kjo monografi zë vend të veçantë nga mënyra e të shkruarit, dhe
stilin që ka, pasi aq shumë vlera reale paraqet të asaj kohe komplekse, ndaj
gjenden brenda tij si dëshmi interesante që vetëm njerëzit elitë e kollonisin
me parime.
Autori
i kësaj monografie Ismet Azizi shkroi mbi faktet e dokumentuara duke hulumtuar
arkivat e kohës, dhe kjo dëshmon një studim me plot përgjegjësi qytetare.
Qasja
autoriale është një vrap drejt njohjeve dhe fakteve e fenomeneve historike mbi
këtë figurë që historia e njeh në këto rajone shqiptare, të atyre kohërave
shumë të vështira dhe botimi i cili do arkivohet në arkivat e kohës si
testament në procese delikate e të rëndësishme të cilat do i shërbejnë brezave
dhe njohja është vlerë e pasuri kombëtare .
Shkrimtari
në këtë libër historik me shumë ndjenjë e përkushtim sjell fakte interesante
dhe librin e bën të pakontestueshëm dhe mjaft atraktiv për masën e gjërë.
Në
kontekstin kohorë, zhvillimit dhe kronologjisë së ngjarjeve të shumta e në
situata të ndryshme Blyta merr role përcaktuese duke synuar eksplorime në
kuadrin e zhvillimeve të ngjarjeve dhe gjetjen e alternativave më të mira të
bashkë- punimit me popullsinë muslimane shqiptare, si aktivitet që do i jepte
gjallëri zonës por dhe popullit në gjithë trojet e Maqedonisë dhe
Kosovës.
Shpesh’herë
duket kontraverse në raport me interesat nacionaliste e kombëtare për mbrojtjen
dhe zhvillimin e me synime specifike të detyrave, dhe marrjen përsipër të
përgjegjësive, sidomos në ndarjen e popullsisë muslimane dhe katolike, dhe
sipas mendimit tim çështja kombëtare ka pak të çaluar në këtë aspekt, pasi
mbështetja ishte veçse për partinë e Xhemijetit, pra Turqisë.
Megjithëse..
Vlerat
stilistike e historike të këtij libri nxjerrin në pah vlerat reale të figurës
popullore e politike të Aqif Blytës.
Pena
e Ismet Azizit sjell në kornizim specifik mjaft të gjërë e i përshtatet
opinionit me ngjarjet e shumta reale dhe vjen për lexuesin me unin e tij
origjinal mjaft të gjërë e të detajuar.
Me
ngjarje dhe personazhe reale dhe ndërkohë pasuron historinë e kombit duke
hedhur dritë mbi errësirën shekullore në gjithë dekadat e shkuara të cilën do e
studjojnë vetë gjeneatat gjithë këtë larmi kapitujsh, dhe figura kryesore
qëndron Aqif Blyta një personazh i shkolluar, intelektual, me vlera shoqërore
dhe politike, me karrjerë parlamentare dhe si deputet arrin në Komisionin e
Financave në Parlament por ideator dhe veprimtarë në fusha të tjeta si
tregëtarë a bankier etj.
Blyta
qe pengesë e madhe madje shpesh bëhej barrierë e realizimeve të planeve e
projekteve serbe që paraprinin për Sanxhakun.
Mbledhja
solemne e Komitetit Shqiptarë të Pazarit Ri drejtuar nga Blyta dhe vendimet që
u morën për ndarjen nga Serbia dhe bashkimi me Shqipërinë në qershorin e 1941,
e vunë në lëvizje të madhe Drazha Mihajlloviqin, për të organizuar planin për
Kosovën dhe Sanxhakun.
Kunderveprimi
shqiptarë i udhëhequr pikërisht nga Aqif Blyta, si përgjegjës i çështjeve
ushtarake në krye të mbrojtjes, pati standart shumë të lartë patriotizmi
shqiptarë kundër forcave çetnike.
Autori
e përshkruan flakën e botës që e rrethon cep më cep Ballkanin e vogël ai lëmshi
i zjarrtë, ndonëse vështrimin e kredh brenda mjegullnajës për t’a zbërthyer
enigmën që pati mbuluar Sanxhakun e Kosovën e viteve të hershme të shekullit
kaluar.
Por,
dhe shpirtin luftarak ndër veprimtaritë atdhetare të patriotit Aqif Blyta.
Në
planin estetik krijohet ajo ndjesia se e bukura dhe tragjikja nuk qëndrojnë dot
pa njëra- tjetrën, si gjurmim në thellësinë psikologjike të njeriut.
Në
faqet e monografisë ka plot energji e atdhetarizëm, finesa e optimizëm e gjitha
këmbë e kokë deri në militantizëm.
Blyta
tregonte maturinë dhe shpirtin at’dhetarë ndaj autori vlerësohet për detajimin
e veprimeve të Blytës në tërë mënyrat e pregatitjes profesionale, shkollimit,
aktivitetit politik etj.
Por
dhe besimin që Blyta kish tek vetja e tek të tjerët në marëdhënje dy a më shumë
palëshe, duke shtuar vetëdijësimin për përballje kundër Serbisë.
Autori
bashkëshoqëron realen duke krijuar një univers të fuqishëm historik në traditën
e rrëfimit, ku thithë vorbulla magjike e ndërthurjes në stil monografik të
kompletuar e dokumente arkivore si fakte bindëse për lexuesin e tij.
Tjetër
detaj ku vjen si meteor ndriçimit të mendjeve e përhapjes së dijes me ndihmë të
drejtpërdrejtë nga Blyta, ishte hapja e shkollës shqipe “Naim Frashëri”.
Ky
devocion i shërben periudhës gjatë lLuftës së Dytë Botërore për zhvillimin e
arsimit .
E
rikujtoj thënjen e Friedrich Neitzches,
“Diell,
po të mos ishin njerëzit, që i ngroh e ju jep jetë, ç’kuptim do kish lindja
jote”.
Lidhja
e Dytë e Prizrenit shtator 1943, Blyta zgjidhet Nënkryetarë i Lidhjes.
Kjo
organizatë politike u angazhua për për bashkimin dhe mbrojtje e trojeve etnike.
Pika
kryesore e planeve të Lidhjes qe bashkimi i trojeve etnike shqiptare me Nënën
Shqipëri.
E
për pasojë ndërmarrja e këtyre veprimeve atdhetare forcat partizane jugosllave
e ekzekutojnë publikisht në qytetin e tij në Janar 1945, për lidhjet me
Komitetin Kombëtarë Shqiptarë nga Kosova dhe Dukagjini.
Filigrani
i bashkohet shtyllave të ashpra të jetës e shfaqen të pavdekshëm edhe mes
luftërave më të egra frontale.
Është
i fuqishëm potenciali i shkrimtarit për stilin e të shkruarit me cilësi të
lartë artistike, pasi në monografi thellësisht ndjehet etja për liri e me
shpirt luftarak për bashkimin e Atdheut, si ëndërra e tyre e përbotshme.
Pena
e Azizit përshkruan edhe moralin e fortë e të patundur të atdhetarit Aqif Blyta
ndër veprimtari të ndryshme në maratonën e gjatë, me përkushtim që nuk ndalon
asnjëherë, e arsyeton fuqishëm para lexuesit.
Krijimi
rindërton realitetin në prezantim, formë dhe strukturë brenda sistemit
historiko- letrarë ku e gjithë lënda ingranohet dhe dedikohet botës së
brendshme të ekspozimit dhe ndërtimit të rrëfimit në këtë libër.
Në
shtrirjen e rrafshit historik autori e sjell këtë libër monografik në simbiozë
me argumentet e qëndrimet pa kompromis, ndaj komunikon drejtpërdrejtë me
lexuesin dhe kërkon mirënjohjen e brezave për këtë studim kaq fin të figurës
Aqif Blytës.
I
urojmë Z. Ismet Azizi dhe krijimtarisë së tij historike shumë dritë dhe
reflektim, dhe , sa më ndjeshëm për lexuesin duke vazhduar më tej me kultivimin
e artit historiko- letrarë.
Udhë të mbarë librit.
Prenda Sejdia
Lezhë Qershor 2021
P A R A T H Ë N I E
GJEMBA NË
VARGJE
(Poezi
për fëmijë e të rinj)
“Jetojmë të gjithë nën të njëjtin qiell, por nuk kemi të
gjithë të njëjtin horizont, pasi inteligjencës Zoti i ka vënë kufij, por jo
idiotësisë, sepse disa persona kanë bërë radhë tre herë rresht, kur Zoti e ka
shpërndarë idiotësinë”. (Jozef Adenauer)
Përballë të pashmangshmes është mirë të shfaqemi të përgatitur, thotë
autori, për të cilin po shkruaj këtë parathënie të një libri me poezi për
fëmijë dhe të rinj.
Qytetërimet kanë qenë gjithnjë në ndryshim, ulje apo ngritje, baticë a
zbaticë. Premtimet kanë qenë gjithnjë të shumta e si rregull pritshmëritë
rrallë kanë përmbushur detyrimet, sepse rregullat e lojës afrojnë në masa të
mëdha të cilësisë së ulët të mallrave, por edhe të njerëzve.
E nis kështu, për vetë faktin se brendia e
librit, edhe pse është për fëmijë e të rritur, ka poezi të thjeshta në dukje,
ku fëmijët apo të rinjtë do t’i lexojnë për kënaqësi. Por, ka një përshtatje të
fortë me realitetin e ngjarjet, që po ndodhin dhe poezitë godasin përmes
imazheve. Shumë nga moshat e reja do ta studiojnë me kënaqësi këtë krijimtari,
pasi është gjetje shumë e veçantë brenda këtij stili e arti letrar.
Fëmijët do ta marrin si të bukurën e fjalës dhe vargut me kuptim të
drejtpërdrejtë, ama të rinjtë kuptojnë përmes imazheve e thellësisë së
mendimit, leximin e figurshëm, pasi “poeti i metaforave” s’ka se si të mos vijë
pa një vagon me metafora, pasi për poetin, poezia pa metaforë do të ishte si
skeleti pa mish.
Ky
autor i kompletuar dhe i dëshmuar ndër dekada me vepra cilësore artistike,
sidomos, në zhanrin e poezisë, ku botimet i ka me dhjetëra e dhjetëra.
Me
fjalor mjaft të pasur, estetik e shumë të arrirë, që përmes forcës së fjalës e
thellësisë së mendimit prek shpirtrat e lexuesve, ku me mprehtësi poeti krijon
atmosferë poetike, duke sjellë vlera cilësore, ku përcakton stilin e veçantë të
autorit në mënyrë eksplicite.
Duhet theksuar se poezia e Ajgerajt është përjetim konstant i
shqetësimeve e sfidave madhore të njeriut, në përshtatje me kohën e hapësirën,
për të cilën libri është shkruar.
Në
vëllimin poetik: “GJEMBA NË VARGJE”, autori shkruan poezi, ku flet përmes
figurave dhe imazheve, ku brenda stilit poetik për fëmijë ka dhe poezi fabul,
në vargje të ndryshme, si dyvargëshi apo strofa me rimë, ku fenomenet negative
goditen me anë të metaforave.
Poeti i ka thurur poezi shqiponjës, ligësisë,
mollës e krimit, drejtësisë së të fortit, bilbilave, nëntorëve të kuq,
gjarpërinjve, mosmirënjohjes, zhurmagjinjëve, për një botë të së drejtës,
zemërimi i vjeshtës, shëtitjes, pangopësisë, ambientit, politikës, gjëegjëzës,
ngatërresës së motmoteve, bashkimi bën fuqinë, etj.
Plot tema interesante, ku janë formim i
padiskutueshëm për brezat.
/ Ju fëmijë e të rinj, në thumba e gjemba kur kaloni
/ Ju jap një porosi kujdes veten mos e shponi
/ Këtij labirinti kur kaloni nëse ju jeni lënduar
/ Veseve të liga t’u largoheni porosinë s’e keni dëgjuar
Ndërsa, autori citon ndaj situatave jetësore
e ambientit shoqëror, ky meditacion poetik, artistik, filozofik, mbi dukuritë
tejet të rëndësishme dhe situata me një pafundësi figurash, pasi kur lexon zor
t’i shmangesh pa lexuar çdo varg, çdo poezi, ku vjen si një tërësi, ku së
bashku bëjnë sublimen.
Në këtë vëllim gjen atributet e duhura
formale dhe arrin kulmin e piramidës estetiko- artistike në poetikë, pasi
thekson e prezanton me kujdes çdo fjalë e varg, pa dëshiruar limitet.
Metaforat kanë përmasa artistike me vlera të
veçanta në poezinë e Ajgerajt dhe është një konsulent i shkëlqyer në ndërtimin
e tipareve poetike, artikulimeve shpirtërore.
Diapazoni krijues i shkrimtarit e poetit
Gëzim Ajgeraj ka një shtrirje të gjerë e të pasur me ide kreative.
Motivet e përshkruara me gjuhën metaforike janë shumë përmbajtjesore,
domethënëse e të këndshme.
Gjithë këtij kreativiteti i atribuohet ana e zhdërvjellët dhe
ndjeshmëria në transponimin e realitetit objektiv dhe shndërrimin e tij në
zërin metaforik, i cili bën edhe artikulimin e vargjeve në marrëdhëniet konceptuese
e harmonike të poezisë.
Ky
poet, siç e kemi thënë edhe ndër rastet e tjera, kultivon me frymë e ndjenjë
poezinë dhe me përgjegjshmëri të madhe qytetare, kultivon me çiltërsi frymën
patriotike kombëtare.
/ Me ty vishen bjeshkë e male
/ Oda e kulla plot liri
/ Me ty mbushen këngë e valle
/ Çdo nëntor zbret kuq e zi
Me dashuri e mjaft krenar i këndon nëntorëve.
I këndon dashurisë së atdheut, se si mbushullon kulla, bjeshka e mali dhe mbi
të gjitha flamuri i lirisë, për këtë pasuri kombëtare që pasuron dhe letërsinë
shqiptare, ndaj poeti gjithnjë rikonfirmon se ka lindur për t’u bërë poet. Ka
lindur letrar për ta pasuruar letërsinë e për të paraqitur gjithnjë e më
fuqishëm personalitetin e tij, formimin krijues aq të konsoliduar e unik.
Fantazia e poetit është e pakufizuar, ku sjell magjinë e fjalës,
dashurinë e pamat. Por, ka aftësi që lexuesin ta ndryjë në qiejt e shpirtit,
pasi dhe shpirti i librit është sa oqeani, e motivet brenda poezive tregojnë
raportin e njeriut me gjithësinë. Pra, frymëzimi që ka autori bëhet ngjarje dhe
përjeton lexuesi.
Kështu, pra, edhe poeti është kaq kompleks plot ngjyra që duhet jetuar.
Poeti e bën letërsinë të admirueshme e të mbarsur në liri, ndaj shpirti
i poetit mbetet opozitar i përjetshëm.
/ Nganjëherë njerëzit na ngjajnë në dhelpër
/ Kur për gjerdan hilen kanë veshur
/ Nganjëherë njerëzit në ujk na ngjajnë
/ Kur veç gllabërimin në shpirt e mbajnë
Një poezi shumë e veçantë në stil e
përmbajtje, në përsosjen artistike dhe estetike të diskursit letrar, si poet i
dëshmuar nga vëllimet e shumta e stilet e ndryshme dhe gjithë botën e artit
letrar, që në vetvete bëri epokë.
Vizioni i tij filozofik e jetësor e bën Gëzim Ajgerajn të dallueshëm për
nga vlera artistike dhe ndjeshmëria krijuese. Kështu përmes shpirtit krijues
tregon se ky udhëtim të shpie drejt së bukurës apo përsosmërisë, që jo më kot e
thonë se caku është i paarritshëm për cilindo, pra i gjithi peng i ëndrrave për
majat e larta.
Solidariteti njerëzor, ndërgjegjësimi, vigjilenca, mposht problemet e
shumta, që poeti ka ngritur ndër poezi. Pra, janë këto vlera poetike, të cilat
kërkojnë vullnet për ta përqafuar jetën me pasione të forta ndërgjegjësimi dhe
kompaktësie të padiskutueshme.
Ndër poezi gjendet e mbjellë dashuria njerëzore, ku përcjell mesazhe të
fuqishme në këtë libër të pasuruar me vlera, të angazhuara në ide të qarta, ku
lufton metaforikisht të shëmtuarën, përçarësit dhe mashtruesit, ku në mjediset
tona po janë të dukshme këto fenomene, që po e rëndojnë shoqërinë shqiptare.
Ama nuk mungojnë as njerëzit, që e duan
botën, të bukurën dhe të ardhmen jeshile.
Gjithsesi,
autori vazhdon shtegtimin madhështor, duke ngërthyer në vetvete ato shfaqjet
jetësore me bukuri a shëmti, dramë apo dhimbje, frikë a egoizëm, por mbi të
gjitha është i dukshëm shpirti human e njerëzor i autorit me atë dimension të
pashtershëm, ku parasheh të gjitha rrugët e mundshme të shpirtit e të mendjes,
duke sjellë botën shqiptare me pamje nga më interesantet, ku krijon botën e
fantazisë, por edhe reales.
Dekadat e mbushura plot janë depërtimet në thellësi të intuitës e
imagjinatës krijuese. Pra, kjo dhunti e përmasave madhore plot perspektivë për
Penën, por ama jo se nuk e vuan krizën e vlerave shpirtërore.
Ngjarjet në territoret shqiptare e tronditin poetin. Vuan bjerrjen e
vlerave shpirtërore, por edhe qytetare, veprimet e protagonistëve sikur e
acarojnë dhe, madje, e bëjnë shumë më të kujdesshëm, ku reflekton edhe ndaj
shumicës pozitivisht, ndaj i sjell në vargje.
Vargjet e Ajgerajt kanë vizion të qartë dhe të mirëpeshuar ndaj njeriut
dhe botës që e rrethon.
Temat që sjell, ndjell e përthith ndjeshmëri
dhe frymëzimin e autorit me vizionin e tij ndaj realitetit aktual, madje, edhe
përtej këtij realiteti pasi kohën e problemet reale do t’i kapërcejë me
fuqitë e vizionit përmes Penës.
Mbi gjithësinë perceptimi dhe filozofia origjinale janë kumtet e forta
dhe fryma e pastër njerëzore e dashurisë mbi urrejtjen, përbaltjes përballë
përgjegjësisë a jetës përballë vdekjes.
Pra, janë konkretisht këto virtyte të larta
të poetit, që e bëjnë të madh në sfondin letrar e njerëzor.
Të
gjithë përbërësit, personazhet, koha, hapësira metaforike dhe konkrete, të
kurorëzuara me bukuri vargëzimi në poetikën e Gëzim Ajgerajt rrezatojnë fuqi
ndikuese, magjike dhe për vetë faktin se vizioni i autorit vjen si intonim e ngjyrim, si figurë, imazh
dhe komunikim, ku mundëson gjerësi e thellësi mendimi, ushqyer me kreativitetin
e leximit në epokën e sotme të kulturës sonë.
Poezia ka qenë tradicionalisht mjeti më efikas i shqiptarëve, ndaj
arrihet të kuptohet struktura e botës shpirtërore të autorit.
Autori thotë nëse e lexojmë gotën gjysmë
plot, fobia e dritës s’mund të na përndjekë...
Uroj që libri të vijë sa më lehtë për
lexuesit e vegjël dhe jo vetëm...!
Udhë të mbarë librit!
Prenda Sejdia
Lezhë, maj 2021
R E
C E N S I O N
Nga libri i
vogëlushes poete Besarta Shkoza
“PUNËTORE SI BLETA”
Faleminderit
Shtëpia Botuese SevenDays Libraria për kohën rekord të botimit dhe
cilësinë korrektesën dhe profesionalizimin në punë.
Respekt këshillit të librit
Faleminderit për
kopërtinën
Gëzim Ajgeraj
Redaktore; Prenda Sejdia
Recensent; Endrijeta Paplekaj
Lektore;
Laoreta Koci Gjoni
R E C
E N S I O N
Të
përshkruash një poet, shkrimtarë etj, për një vëllim poetik, roman a kritikë,
nuk do më bënte përshtypje.
Ndërsa të flasësh për një vëllim poetik të një krijuesi
10-vjeçare, pra nxënëse e klasës së pestë ku guximshëm vjen me një tufë poezish
dhe ese ku eleganca dhe brishtësia janë shumë pranë njëra-tjetrës.
Kjo krijuese e re është në hapat e para të saj në krijimtarinë
poetike.
Ajo pretendon të sfidojë kohën dhe gjendet në këtë sprovë, por me
kurajo dhe dëshirë për të zbuluar rreth saj botën që e rrethon .
Ajo sjell në varg poezi ku spikat dashuria në familje.
Vogëlushja Besarta Shkoza shkruan për dashurinë njerëzore, të
afërmit, stinët, udhëtimet, largimin e shqiptarëve, natyrën dhe gjithçka e
rrethon atë, vendlindjen, flamurin, atdheun por dhe nostalgjinë që ndjen për
trojet e të parëve, bregdetin, hënën apo qiellin, dëborën, lulet, fëmijërin,
dëshirat, ditarin, artin etj.
Megjithëse në moshë fare të njomë Besarta ka një larmi temash ku
shpreh dashuri të pamatë për vëllain e vetëm, familjen, shkollën ,
mësuesen,gjithashtu edhe për artin e kulturën duke e sjellur në versionin e saj
si karakteristikë e fortë e traditës dhe familjes, ku ajo ka marrë dhe mësimet
e para bazë, si këngët, vallet, tregimet, gjëzat etj.
Gjithashtu ajo së fundmi jep një këshillë të fortë për
bashkëmoshatarët e saj ku ultimatumi është:
'‘Duhet
të mësojmë sepse sa më shumë të thellosh njohuritë, aq më pak të duket se din
në këtë botë të pafundme informacionesh.”
Ndaj duhet vlerësuar kjo këshillë nga miqt e poetes vogëlushe,
pasi është i vetmi çelës suksesi.
Tek
shfletoja poezitë e këtij vëllimi poetik
PUNËTORE SI BLETA
Më
ka prekur e çuditur poezia për gjyshen e babait dhe vargjet mbresëlënëse:
Ti gjyshja e babit
tim
Të desha për vlerat që pate
E shenjtë ishe për familjen
Në gojë kishe fjalë të ëmbla
Urtia jote më çudiste
O DRITË E PASHUAR
Tek
vargjet e kësaj poezie Besarta e quan gjyshen e babait një personazh tejet
pozitiv, të dashur dhe të paharruar për vlerat dhe dashurinë që ajo mbillte në
familjen e saj, si dhe vogëlushët dhe e quan engjull mes engjujsh.
Si këngë e melodi, Besarta ju këndon katër
stinëve duke i përshkruar në varg:
I fundit na vjen dimri
Mbushur festa plot
Ngrijmë dhe nga i ftohti
Qielli sikur derdh lot
Stinët vallëzojnë për jetë e mot
KATËR STINËT
Nje
tjeter poezi e bukur i vargëzohet ngritjet së flamurit nga Skenderbeu dhe
ringritjes nga Ismail Qemali gërshetuar atë ndër kohë:
Disa shekuj pas
atdheu rinjohu burrin
Ismail Qemali ringriti
flamurin
AH
FLAMURI YNË
Vargjet e kësaj poezie përcjellin mesazh bekimi për
flamurin dhe shqiptarët kudo.
Poezitë e këtij vëllimi poetik të titulluar
PUNËTORE SI BLETA
Poetja vogëlushe vjen vërtetë si bleta punëtore me
dëshirë në botën e krijimtarisë poetike që rezulton dhe sprova e saj e
parë në këtë përballje, ndaj i uroj poetes vogëlushe Besarta Shkoza shumë
suksese në mësime dhe në thellimin e artit poetik, ku tashmë duket se ka hedhur
gurë në themel.
Le të vijë sa më lehtë dhe këndshëm
për lexuesit e vegjël dhe jo vetëm.
Suksese në krijimtarinë e radhës duke inkurajuar të
vazhdojë më tej.
Prenda
SEJDIA, Lezhë
05.10.2020
P A R A T H Ë N J E : TË ISHA ZOG
Epo, kush nuk i do fëmijët..
Fëmijët i duam
për ëmbëlsinë që kanë, të qënurit lozonjarë, të shkathët, të zgjuar, të bëjnë
të qeshësh dhe ta harrosh lodhjen, por mbi të gjitha janë e ardhmja e vendit,
pasi tek fëmijët, kemi shpresat për të nesermet e bardha.
Kush nuk i don
fëmijët e shkathët, që formimi i tyre vjen gjithnjë në rritje.
Akoma më
kënaqësi kur shkruan për ta, e mbi të gjitha kur dinë të sjellin veten e tyre
brenda atyre kornizave që koha i kërkon.
Është bukur
kur një fëmijë pavarësisht moshës, thellon njohuritë e tij, mbi krijimtarinë
dhe që tani sjell për bashkë- moshatarët copëza ose pjesësa nga jeta e
përditshme, bukuritë reale nga udhëtimet, e shumë ide të tjera që ta tërheqin
vëmëndjen.
Kërkon, madje provon të sfidojë vetveten, duke lëvruar
kështu brenda botës letrare edhe në këtë zhaner pas botimit të saj poetik.
Besarta Shkoza tashmë vjen me një tjetër libër dhe zhaner
letrarë.
Në këtë libër
vjen me disa ese ( tregime ) ku duket qartë se një ndër dëshirat e shumta janë
dhe udhëtimet.
I kam lexuar me
vëmëndje dhe mjaft kureshtje.
Ese-
të të bëjnë përshtypje që nga titujt e tyre, një pjesë e tyre na sjell
pranverën në mjaft versione e këndvështrime të së bukurës duke sjellë atë dhe
në shtëpi tona.
Libri mban një titull interesant për
fëmijët e madje dhe për të rriturit.
Titullohet:
”TË
ISHA ZOG”.
A
nuk ngjan interesant edhe sikur e citova pak më lart..?
Është intuita e fëmijës që mendon e
imagjinon deri në perfeksion për moshën.
Nga poezia në ese me tregime.
Një risi që të
ngjall shpresë se fëmijët janë aq të mprehtë sa të sjellin magjinë./
Në këtë libër
me tregime personale nga udhëtimet e saj, ajo sjell përshkrime interesante, me
brendi mjaft të këndshme, e duke i dhënë herë pas here fuqi personazheve.
Ajo ka shkruar
me shumë dashuri për udhëtimet dhe njerezit që e rrethojnë duke përshkruar në
mënyrë të hollësishme ngjarje, njerëz, me mjaft detaje.
Madje duke
treguar tashmë me dhimbje mungesën e atij njeriut të dashur që në udhëtim
qeshën e kënduan dhe sot më nuk jeton.
Apo dashuria e
pamatë për trojet e të parëve, ndonëse pa e vizituar kurrë më parë.
Kjo tregon në një farë mënyre se sa e dashur dhe e
brishtë, është shpirti i kësaj shkrimtareje të vogël që dashuron udhëtimet, don
njerëzit, e gjithçka e rrethon.
Tjetër temë që
Besarta e ka prekur dhe e sjell për bashkë- moshatarët e saj është ajo plagë që
aq fort i dhemb shoqërisë shqiptare siç është emigrimi, ku përshkruan mallin që
e kish kapluar për babin dhe xhaxhi Gustin.
Fëmijët janë
po aq të ndjeshëm dhe shpesh ndodhë që mos t’a shfaqin, në formën më të mirë,
por ndjenja e mungesës dhimbjes e shqetësimit, është aq tronditëse, brenda
shpirtit të fëmijëve.
Ama Besarta e
ka sjellë atë në formë mjaft të këndshme duke treguar disi padurimin dhe
ndjenjën e thellë të dashurisë për familjen e të afërm.
‘UDHËTIM NË THETHË’ është një përshkrim për të cilin
flitet aq bukur e ja vlen ta lexosh.
Flet për një
njeri shumë të veçantë i cili pati lindur në Vancover, jetoi e vdiq në Bon, por
amanet pati lënë të prehej shqip, mes Alpeve të bukura të Thethit pasi për
Robert Elisse Kosova dhe Shqipëria qenë dashuri e përjetshme.
Kështu që autorja e cila vjen me librin e saj të dytë nuk
mund ta linte pa e vlerësuar këtë gjeni të rrallë që prehet veçse shqip dhe
mbetet shembull mirësie, njeriu me shpirt të madh human e njerëzorë.
Të cilit i ka
kushtuar dhe një poezi brenda ese- së, pra pas vizitës që Besarta bëri në
varrezat e Thethit, ka menduar ta sjellë për lexuesit e vegjël këtë tregim
shumë interesant dhe mesazhi që përcjell Besarta ka kuptim e mesazh të fortë
atdhetarie, ta duam fort Shqipërinë thotë ajo, pasi është vendi ynë dhe më i
bukuri në botë.
Eseja ka një
histori shumë të veçantë. Pasi miku i Shqipërisë dhe Kosovës Robert Elssie,
shkrimtarë botërorë e diplomat ndërkombëtarë punoi fort pë kombin tonë.
Besarta sjell
dhe ca vargje në kujtim të amerikanit me zemer shqiptare.
Ti mik i përkryer i Shqipërisë
Bir i Vancover- it dhe banorë i Gjermanisë
Kosovës iu bëre krushk i lirisë
Për Kosovën e
dashur fort ke lobuar
Të bëhej shtet e
për t’u forcuar
Vargje brenda ese- je, plot ndjenjë,
respekt e dashuri atdhetarie.
Mikut madh që zemra i rrahu veçse shqip,
sikur atyre kreshnikëve të maleve, njeriut që punoi aq shumë për Kosovën e
ardhmërinë e saj.
Kjo ese ka shumë brumë dhe mesazh të qartë
përcjellës, të cilat kjo autore e vogël që në mënyrë graduale ngre sperancën
dhe nivelin e saj të formimit dhe krijimtarisë, gjithnjë në përshtatje me
moshën e saj, sot veçse 11- vjeçare e nxënëse në klasën e pestë.
Të bie në sy një tjetër tregim me shumë
kuptim dhe e veçanta është thirrja e fuqishme që ajo bën njerëzimit dhe don t’i
shohë njerëzit të barabartë dhe titullohet ‘ STOP RACIZMIT’ bën një krahasim
shumë interesant të njerëzimit, racës, fesë, gjinisë e gjuhës apo mendimit.
Por dhe vështirësive që fëmijë të ndryshëm
gjenden ku, ju shkelen të drejtat e liritë themelore si arsimi, edukimi,
sherimi nga sëmundje të ndryshme, apo i përdorin për të lypur apo vjedhur e
transport droge apo punë nga më të rëndat.
Akoma më keq kur ata shiten për çmime që
nuk mund ta imagjinosh.
Ajo përmes ese- së, përcjell këshilla dhe
mjaft mesazhe ku dënon aktet e dhunës dhe shfrytëzimin e fëmijëve.
Gjithashtu ajo shkruan për stinën e bukur
të pranverës, dhe larminë që sjell ajo me bukuritë e rralla natyrore, siç janë
lulet e pemëve a gjelbërimi, ardhja e zogjve e gjithçka të bukur që sjell
stina.
Ndër esetë e këtij libri të bie në sy tema
e materiale mjaft interesante për figurat e ndritura shqiptare e botërore siç
janë psh, Nënë Tereza dhe At- Gjergj Fishta që nderin ia dedikuan Kombit
shqiptarë.
Si çdo shqiptari që zemra i rrah fort për
ta, dhe nderohen me respekt të veçantë, kështu që dhe Besarta i ka sjellë
thjeshtë e këndshëm për bashkë- moshatarët e saj.
Përshkruan madhështinë e këtyre figurave
dhe virtytet e larta që patën dhe punën madhështore që bënë për Shqipërinë dhe
trojet e saj etnike si Kosova përshembull e popullin e saj vëlla.
Këto dy figura të mëdha të Kombit, shkruan
Besarta, ishin ambasadorët e paqes në botë dhe Kombit tyre e tonë i dhuruan aq
shumë nga mendjet e tyre të ndritura.
Brenda këtij libri për fëmijë do gjeni
tregime mjaft të bukura ku Besarta po e udhëheq vetveten në udhën e dijes e
formimin e saj, por tregimet kanë brendi interesante ku nxit lexuesit e vegjël
të reflektojnë mbi veten, miqt, ama gjithçka që e rrethon.
Ky libër i nxit ata të njohin më shumë
Atdheun e tyre, ta duan atë, të punojnë për të, të duan njerëzit.
Që
në kopertinë ajo sjell larmi duke shprehur dëshirën e rrallë.
‘TË
ISHA ZOG’
Të vizitonte vendet më të bukura, të
takonte moshatarët e saj kudo nëpër botë dhe t’ua përcillte mesazhet e t’ju
jepte këshilla e shpresë.
Shumë
urime Besarta.
Të tjera tregime interesante presin
bashkë- moshatarët tuaj....
Suksese librit dhe sa më këndshëm për
lexuesit e vegjël dhe jo vetëm...
Prenda Sejdia
Lezhë
Maj 2021
NGJYRAT
E BOTËS SIME të Alberto Sejdia.
Nuk
më mbetet gjë tjeter veçse të uroj suksese poetit të ri dhe një falenderim
këshillit të librit
Redaktore
Prenda Sejdia
Recensent
Almari Krasniqi Gjoçaj
Lektore.
Endrijeta Paplekaj
Respekt
e falenderim #ShtëpiaBotuese
SevenDayPrizren
për cilësinë e lartë dhe përgjegjshmërinë në punë.
Suksese
Artan Krasniqi
PARATHËNJE:
Prenda
Sejdia : NGJYRAT E BOTËS SIME
(Vëllim poetik)
nga Alberto Sejdia
Ç’ndjesi
e veçantë kur shkruan për fëmijët.
Ama
akoma më kënaqësi është kur shkruan për arritjet dhe sukseset e tyre që në
moshë fare të njomë.
Janë ato fluturat që zaptojnë hapësirat e shpirtit, kur lexon
krijime interesante nga një fëmijë veçse 11- vjeçarë, pra një nxënës i klasës
pestë të shkollës fillore, dhe vjen guximshëm me një vëllim poetik ku sjell
poezi të larmishme për lexuesit e vegjël.
Dikur isha e bindur që Alberto do shkelqente në një nga garat
sportive pasi qe dhe është një vrapues i shkelqyer ndaj pati fituar garën ndër
kopshtet e Tiranës asokohe veçse 6- vjeç.
Megjithëse shumë shpejt Albi u bë mik i ngushtë i librit jashtë-
shkollorë, dhe deri tashmë ai ka lexuar një numër të konsiderueshëm librash e
tituj të ndryshëm, ku një vend të veçantë tek ai zënë librat me karakter
fantastiko- shkencorë.
Albi është në hapat e para të krijimtarisë letrare dhe e ka me
mjaft zell, ndaj i bën sfidë vetvetes, dhe kohës ky pretendues i hershëm që
sapo ka nisur këtë udhëtim të bukur dhe mjaft të gjatë.
Dashuria që e karakterizon e
‘detyron’Alberton të thurë plot dashuri për vëllain e dashur, familien,
abetaren e parë, diellin e ylberin, Malin e Tomorit, mëngjesin, liqenin, Gjergj
Kastriotin, Mozartin, Njeriu në hapësirë, Treni i së ardhmes, buzëqeshjet,
xhaxhait Sokol, erës e shiut, Covid-19, Poezia, etj.
Siç shihet ka një larmi temash që sjell
dhe shpreh dashuri të pamatë vëllain e gjithësinë.
Ai e dashuron artin, kulturën dhe përpiqet
fort të shtojë njohuritë nga dita në ditë.
Dhunti të cilën e ka në gen.
Madje bashkëmoshtarëve ju drejtohet me një thirrje;
“Bashkë-moshatarët e mij kudo që jeni duajeni librin si gjënë më të shtrenjtë
dhe dashurinë më të madhe, studjojeni atë me përpikmëri sepse është i vetmi mik
që të pasuron trurin dhe të hap çdo derë kudo që të jesh”.
Besoj që kjo këshillë do gjej qasje nga miqt e Albit, pasi çelësi
i suksesit të çdo njeriu është përvetësimi i dijeve.
Në
librin e parë poetik të Albertos të titulluar;
“NGJYRAT
E BOTËS SIME”
Duket se Poezia për Alberton është një dashuri më vete. E them
kështu nisur nga poezia e cila mban këtë titull.
/ Poezia arrin
drejt në zemrën time
/ Si pema e
kopshtit që lulëzon në pranverë
/ Të dëgjosh
muzikalitetin e fjalëve
/ Rritet e rritet
zmra ime
A
nuk janë këto vargje plot ndjenjë dhe emocion që i përcjell nga shpirti i tij,
i butë dhe mbushur me dashuri. Fjalët i krahason me pemët e kopshtit, dhe lulet
e pranverës, me tingujt e muzikës dhe poezisë i jep shpirt, i jep jetë.
Shpreh ndjenja të papërshkrueshme pasi thotë se rritet e rritet
zemra e tij e vogel e madhështia gjendet aty brenda fjalëve, brenda vargjeve.
Poezia e Albit ka brumë ku përcjell
emocion, por edhe mesazhe, se po ta duash poezinë, do duash gjithçka që e
rrethon.
Tjetër
poezi gazmore sjell për lexuesit e vegjël;
/ Filluan të
shtronin për të ngrënë
/ Eh tha Martini
të gjithë mbyllni sytë
/ Një, dy,
nëntëdhjetë
/ Nga gëzimi të
gjithë u hodhën përpjetë
Vargjet flasin për një piknik ku fëmijët tërë gaz e hare, i kanë
realizuar dëshirat e tyre në një ditë të bukur shëtitjeje, poezia vjen me
personazhe tejet pozitiv që përcjellim mesazhe mirësie, si engjejt, ndaj dhe
vargjet vijnë si këngë e intonuar.
Megjithëse të vegjël në moshë, dhurojnë
mjaft emocion.
/ Sorkadhet rrinin
kokë- ulur
/ Ujkun frikë e
kishin shumë
/ Por sorkadhja më
e vogël
/ Tha një plan kam
zgjedhur unë
Nuk
mendoj që duhet të flitet për stilet pasi mendoj që është e parakohshme, por
vërtetë të befason me brumin e fjalën e gjetur në poezi dhe vendosur në vendin
e duhur.
Dhe në këtë vëllim poetik gjen tema të larmishme, dhe brendi që të
magjeps për moshën, tek vargëzon plot ëndje, si perla të vockla që i burojnë
nga shpirti i butë e qelibarë, dhe i dhuron plot ndjenja e dashuri për lexuesit
e vegjël.
/ Nga njerëzit
dëgjojmë frikë e trishtim
/ Nga Corona Virus
, Covid- 19
/ Njerezit
maskohen e janë në pikëllim
/ Në univers kjo
po merr jetë
/ Zgjohem në
mëngjes e ngrysem në mbrëmje
/ Nuk lëviz dot
nga shtëpia
/ Të qëndrosh
mbyllur brenda mureve
/ As e kish parë
as dëgjuar njerëzia
Në
këtë poezi vërejmë shqetësimin e trishtimin e vogëlushit, të qëndruarit brenda
mureve, ku shpreh frikën që ndjen ai dhe mbarë njerëzia, pasi shumë po ikin nga
kjo botë.
Poeti i vogël vjen në këtë vëllim të parë poetik
plot
me ngjyra, me një botë mjaft të larmishme e të këndshme, ndaj fuqishëm triumfon
si një luftëtarë fronti ku sjell fitore, po ashtu Alberto sjell risi në poezitë
e tij mjaft brilante për moshën, me thellësi e gjerësi mendimi.
Muza e shpie në hapësirat e shumta plot ngjyra.
Urojmë
që krijimtaria e radhës të na sjellë risi të reja nga shpirti i pasur me botë
të madhe të poetit vogël.
Udhë të mbarë librit.
Suksese Albit.
Prenda
Sejdia
Lezhë Prillë 2021
P A R A T H Ë N I E :
Prita gjatë mbi gjysmëshekulli
Poetja Gjyler Hasani Samiu vjen me vëllimin e saj të
tretë poetik.
Në këtë vëllim poetja vjen me një
maturi e pjekuri poetike mbi varg, ku fjalën e ka shndërruar në hapësirë e kohë
.
E fuqishme ajo paraqet gjithë ngjyrat
e mallit,dhimbjes, dashurisë e shpresës, ëndërrat e dëshirat.
Poezia e kësaj poeteje është e
mbushur plot frymezime filozofike, figura reale dhe përjetime personale, si dhe
përceptimin e botës saj.
Ky vëllim poetik përcjell shumë
mesazhe drite të cilat burojnë si gurrë nga shpirti i saj qelibarë. Vend të
rëndësishëm në këtë vëllim poetik zë Atdhetarizmi, dashuria për liri.
Temat e këtij vëllimi poetik janë të
larmishme dhe me pasuri të gjërë shpirtërore, të marra nga njohurit e thella e
të gjithanshme të trashëguara nga familja, por dhe nga zona ku është lindur dhe
rritur.
Lloji i forcës së ndjenjës së pastër
poetike vërehet tek të gjitha poezitë e këtij vëllimi.
Poezia e kësaj poeteje ka një disiplinë të fuqishme
moralizuese dhe fisnike, e përcjellë përmes vargut me mesazhe të ngrohta
mirësie.
Zëri i saj poetik është zëri i
dëshirave që përkojnë me njerëzoren e të njerëzishmen, ku kjo poete me vlera
unike fjalëzon me plot art dhe dashuri, plot shpresë e dritë.
Ky vëllim poetik vjen si këngë që duhet vlerësuar.
I them poetes, por edhe
lexuesit, se ky zjarr poetik nuk mund ta lejojmë të shuhet, pasi meriton
vëmëndje për artin dhe krejt dritën që shpërthen përmes fjalës dhe vargut të
kësaj poeteje.
Në udhëtimin tim nëpër poezit e këtij
vëllimi kam veçuar disa për ti sjellë më në vëmëndje.
Si të tillë kemi poezinë e cila mban
dhe titullin e këtij vëllimi të mrekullueshëm poetik:
Të
prita gjatë mbi gjysmë shekulli
Syrin e shpirtin
t’ma ndriçoje ti
Në
këtë botë më mbetet një i vetëm
Perandor...je e vetmja dashuri.
“TË PRITA GJATË MBI GJYSMËSHEKULLI “
Poetja
Gjyler sjell mallin,brengën dhe gjithë pritjen e gjatë mbi gjysmë shekullore që
një pasardhës,t’ja përmbushte më së miri këtë dëshirë shpirtërore.
Aftësia e veçantë e autores për të prekur ëndërrën e madhe,për ta
shijuar,përjetuar e vlerësuar këtë ndjesi shpreh fuqishëm anën e brendshme
emocionale si dhe gjetjet estetike që i jep ngjyrë vargut duke e bere joshës
atë.
Në tërë mineralin artistik ajo jep dashuri e shpresë, jep gjendjen
e saj emocionale ku shpërthen e kulluar në një romantizëm fin e plot ëndje.
Tek
vargjet e saj me motive pritjeje, udhëton nëpër ëndërrat e bukura të shpresës,
për ta fituar atë dhe pret ti rrëmbehet zemra.
Me
ndjenjë të thellë kombëtare, vjen një tjetër poezi:
Jeni gjigande me shpirt të gjallëruar
Shekujve u pritë apo ngjarje ndodhën pas
Të gjalla plagët e dhimbjeve të pashuara
Një kombi të tërë dua ti flas
Të flas për ty Dardani
“PËR TY DARDANI
“
Lufta për liri është brenda shpirtit të poetes e cila
vjen që nga lashtësia duke e sjellur në të tashmen të brymosur thellë tek
ndjenjat e saj.
Përmes vargut ajo pasqyron
zbrazëtinë që ndjen dy dekada më pas si dhe kohërat e tmerrit që kombi
përjetoi, por dhe sakrificën sublime që shqiptarët e bënë për lirinë e
kombit,ndaj e ndjejmë tek rreh fort pulsi i fuqishëm i atdhetarisë si një
dashuri e pakufishne metaforike.
Theksoj shprehjet e veçanta të kësaj
poeteje me ëndërrat magjike dhe dritën jeshile të shpresës ku shpreh gjithë
ndjeshmërinë e saj.
Në mënyrë filozofike poetja ëndërron
pareshtur dhe si e tillë herët apo vonë korr frutet e tyre.
Më
së miri e sjell në poezinë;
Një moment vjen fuqishëm
Emocion e ëmbëlsi
Apo
realizim i magjishëm
Trashëgimtare e kohës isha
Dhe
shpreh ndjenjat në poezi
“TË REALIZOSH ËNDËRRËN”
Përmes këtyre vargjeve magjepse poetja sjell plot emocion
madhështinë e realizimit të ëndërrës së madhe e të shumëpritur.
Bukuria e veçantë poetike zë fill tek poezitë që shpreh ëndërrat e
mëdha e plot realizime .
Vargjet plot domethënie shpërthejnë në
mallë,nostalgji,surprizë,ëmbëlsi ku shëndrit e gjithë strofkulla e saj
shpirtërore dhe plot delikatesë duke e sjell këndshëm e ëmbël për lexuesin.
Në
përmbledhjen poetike
“PRITA
GJATË MBI GJYSMËSHEKULLI “
Gjyler
Hasani Samiu dhuron embëlsi poetike, ku rrugëtimi i vargut ndriçon përmbi
gërmadhat e kohës dhe aktualja reflektohet, apo malli pasqyrohet thellë nga
honet e shpirtit të saj të butë e të brishtë.
Në
këtë vëllim gjejmë poezi ku vargëzohen plot ankth malli dhe ndjenja për nënën.
Disa nga vargjet e kësaj poezie;
Në ëndërra shfaqeshe shpesh
Seç kërkoje as sot se di
Në makth zgjohesha
e ankth në gji
Lotët si mbaj dot
S’mund të shkruaj
mê për ty
“AI MOMENT MË VRET”
Poetja flet për nënën me mall, dashuri, ndjenjë e brengë, që i
zapton hapësirat e kohës e të merrr me vete duke të përshirë në çdo hemisferë,
skutë a periferi.
Malli e dashuria për nënën, një dashuri e pashtershme e poetës
vjen e vargezuar me nota trishtimi.
Këtë përjetim e ndeshim në disa poezi të tjera të këtij vëllimi.
Lidhja e ngushtë me natyrën ,është një faktor kyç për
poeten, vendlindja dhe të afërmit, njerëzit në tërësi ,dashuria për liri e komb
të bën përshtypje si ylber i dashurive nëpër shiun e këtyre vargjeve.
Për lexuesin vjen një vëllim i ri poetik gjithë freski e plot
jetë, ku talenti përzihet me përvojën e maturinë e Gjyler, ku dhimbja e
trishtimi është forcë e shpresë, pasi poezia shqipe është në vazhdën e saj të
traditës duke e pasuruar vazhdimisht atë.
Siç e thashë më lart ky vëllim poetik ka trazuar ethshëm shpirtin
poetik të poetes Gjyler Hasani Samiu.
Aty është libri jetik i saj e historisë së jetuar të poetes.
Përmes tyre projektohen trajektore të së ardhmes, ku të gjitha
formojnë historinë e larmishme të kohërave dhe kanë rëndësi të veçantë leximi.
Shpalosja
e poezisë së poetes Gjyler nxjerr ne pah shpirtin e saj tejet human, dashuri e
ndjenjë për trinomin familje-atdhe - komb.
Ndaj
kuptojmë se poezia e saj buron nga thellësi e shpirtit si ndjenjë, vizion e
dritë për një të ardhme më të paqtë.
I uroj Gjyler Hasani Samiu dhe poezisë së saj shumë dritë dhe
reflektim sa më të ndjeshëm për lexuesin duke vazhduar më tej në kultivimin e
artit poetik
Prenda SEJDIA
Lezhë,
09.09.2020

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen