Prenda Sejdia
POETIIKA IME NËN THJERRZËN
E VLERËSIMEVE KRITIKE DHE ANALIZËS LETRARE
Redaktor:
Gëzim Ajgeraj
Recensente:
Marsida Sejdia Agolli
Lektore:
Endrijeta Paplekaj
PRENDA SEJDIA
POETIIKA IME NËN
THJERRZËN E VLERËSIMEVE KRITIKE
DHE ANALIZËS
LETRARE - 2
Shtëpia
Botuese “7 Days”
Prizren,
2021
P A R A T H Ë N J E
“Ka dy mënyra për të bërë karrierë:
Ose prej aftësisë tënde, ose prej pa’aftësisë tjetër
kujt.
Kështu që
opinioni i dhjetëmijë personave nuk ka asnjë vlerë, nëse asnjë prej tyre nuk
din asgjë rreth argumentit (Antonnus Augustus ).”
E nis pikërisht
në këtë formë këtë parathënje pasi njeriu do japë më të mirën nga vetja për një
botë në zhvillim dhe kjo padyshim ndodh nga shpirtërat e pasur, duke e përsosur
Penën e duke prezantuar atë forcë fjale që buron nga shpirti.
Mjeshtërit e
fjalës, e përsosin mjeshtërinë e tyre pasi për lexuesin sjellin ‘ajkën e
fjalës’me vlerësimet e tyre mbi krijimet poetike.
Omer Kajam -
poet persian, e ka definuar mirënjohjen si “Parometrin e madhështisë
njerëzore.”
Kështu që le
t’ju jemi mirënjohës atyre që përmes Penës vijnë për Ty, me realitetin e
mendimit qoftë kritikë apo analizë, pasi përmes opinionit të tyre vënë në pah
atë brendinë e shpirtit mbi jetën, rritën, dashurinë apo ndjenjën për gjuhën
Kombin apo At’dheun.
Dhe përkushtimin a përceptimin e individit që i bën botës
që e rrethon.
Thuhet se gjuha
bën akrobacira të vërteta sidomos kur vorbullon fjalitë apo tek luajmë
symbyllurazi me kuptimet e tyre e me pyetje romuzë e gjuajnë njëra- tjetrën,
apo dhe përpiqen ta gabojnë njëra- tjetrën e cila ndodhë jo fort rrallë.
Ama humori
qëndron i patundshëm pasi është i shijshëm në mprehtësinë e ndikimit
profesional, pasi kritikët nuk janë për mesataren e rehatshme.
E duan botën
dhe universin, paqen dhe zhvillimin, ama diversiteti plot larmi e ngjyra, dhe
ata thonë se bukuria nuk vdes kurrë dhe e shëmtuara shkrihet porsi vesa.
Në këtë libër të titulluar,
“POETIKA IME
NËN THJERRËZËN E VLERËSIMEVE KRITIKE DHE ANALIZËS LETRARE “ lexuesi do gjejë
një brendi nga mendje të ‘holla’ të autorëve të ndryshëm të cilët kanë dhënë
opinionet e tyre mbi vëllimet e mia poetike në formën e vlerësime kritike dhe
analizës letrare.
Ky libër më së
shumti do i shërbejnë krijuesve të rinjë dhe më gjërë pasi është një formë e
shkëlqyer për formimin e tyre në këtë zhaner letrarë.
Ata sjellin brendinë e vëllimeve në poezi, imazhet, dhe
larminë që përcjellin stilet, llojet e poezive etj.
E citoj sërish se autorët e recensioneve janë cilësorë
dhe të fushës së artit letrarë.
Në të gjitha kohërat e vendet poezia ka qënë, është dhe
mbetet burim i pashtershëm frymëzimi për poetët e jo vetëm, shkas për të
medituar dhe mbi gjithçka e gjithësinë dhe raportet me botën që të rrethon e
mardhëniet ndër njerëzore dhe universin me larminë që ta fal, me të cilat
njeriu është i ballafaquar në jetën e tij.
Poezia është
tundimi për poetët, por dhe i bën ballë rebesheve të kohës.
Autorët
shprehen se ndër këto vëllime që sot janë vepër brenda librit e shprehin
fillesat si një autore minore (e panjohur) deri tek arritja në kualitet modest
artistik.
Ata shprehen se
tërheqja e vëmëndjes është si ai misioni i çuditshëm i rolit mobilizues në kohë
të shpejtë, e afron së tepërmi në realizime idesh e kombinim elementesh.
Mbi atë pjesë të
trashëgimisë poetike në gjuhën e bukur shqipe.
Hapësira apo
intervali kohorë që përfshin zhvillimin e këtij zhanri poetik ashtu edhe siç po
trajtohet përmes shumë recensioneve brenda këtij libri në bërthamë përfshi
dekada në gjithë hapësirat shqiptare e më gjërë.
Larmia e stileve ndër recensione dhe individualiteteve e
prirjeve dhe afirmimeve është një nga atlaset e larmishme, ku trajtojnë tema,
motive, ide, dhe preokupime nga më të ndryshmet, por të lidhura gjithmonë me
jetën dhe problemet e njeriut tonë, me psikologjinë e botkuptimin e tij, pra
gama dhe tematika e saj është mjaft e gjërë.
Regjistri i reagimeve dhe ideoemocionale është i pasur.
Koha si një
kategori themelore filozofike, pasqyrohet në tri dimensionet e saj, e djeshmja,
e sotmja dhe e nesermja.
E kaluara,
fjala bie mbi eposin, luftërat, betejat, fitoret, si një gurrë e pashtershme
frymëzimi e cila provokon vazhdimisht imagjinatën duke dhënë material për
krijime artistike.
“Mes të tjerash recensentja Almari Krasniqi Gjoçaj
shkruan;
Në rrënjët e
këtij populli në këtë tokë të vuajtur, në qeshjen e gëzuar të bashkë- kombasve,
buzëqeshin e mes trishtimit gjejnë forcën.
Mesazhi që
Poetja Prenda
Sejdia u jep lexuesve; Ti që ke humbur shpresat kujtohu dhe kthjellohu, je ti
që gjen kurajon, do kapësh triumfin e do përqafosh jetën.
“Vargu i saj
lind krejt spontanisht thotë Gëzim Ajgeraj shkruan ajo, brenda çasteve që e
ngacmojnë atë dhe ndjeshmërinë e shpirtit saj, si një femër me një botë tejet
të ndjeshme ndaj sfidave të realitetit shoqërorë që na përcjell ne shqiptarëve
si shoqëri.
Falë kësaj
ndjeshmërie që e reflekton ajo karshi botës dhe rrethit shoqërorë në
përgjithësi ajo ka zbërthyer brenda vargjeve të saja realitetin që e akcepton,
dhe e ndjen me shpirtin e saj të butë, duke na sjellë ëmbëlsinë e shpirtit edhe
ndër labirintet e vargjeve ndër vëllime.
Një pasthënje
me vlerësim real pa shtesa apo thjeshtë një vlerësim sipërfaqësorë, por sjell
një brendi ku shpjegon me anë të shembujve pasi jeton realitetin dhe me anë të
Penës Tij
Por Ajgeraj meqë ka ndjekur në vijimësi poezinë time në
çdo etapë për gjatë gjithë vëllimeve e ka cilësuar ngritjen shkallë- shkallë në
nivele të poezisë.
Ai thotë se
poezia në tërësinë e saj ndërtohet nga frymëzime filozofike, figura reale,
përjetime autoriale, përceptime individuale të botës poetike.
Ai vlerëson
metafortat e shumta dhe sentencat popullore, si pasuri e gjërë, sa e trashëguar
nga zonat e saj, po aq dhe pasuri shpirtërore e intelektuale që bart autorja
thotë ai, pasi e shtrydh mendimin deri në ajkën e metaforave.
Ajo (thotë ai)
beson në fuqinë e fjalës dhe filozofinë e bën të paluhatshme.
Koha provokon vazhdimisht në imagjinatën e krijuesve, e
në gërmimet e tyre gjejnë materiale për krijime të reja artsitike.
Brenda
recensioneve flitet dhe për poezinë e traditës, por dhe të novatorizmit pasi
gjithnjë egziston ajo lidhja e ngushtë e organike e reja me të vjetrën , edhe
në art janë në unitet dialektik midis tyre.
Poezia
vlerësohet si në formë ashtu edhe në përmbajtje, duke ecur përpara në rrugët e
transformimit , verbit poetik.
Janë prekur shumë nga rrjedhat , proceset dhe dukuritë më
karakteristike të jetës por dhe përfaqësuesit më tipik të këtyre rrjedhave,
proceseve dhe dukurive letraro- poetike.
Recensentët
japin pikpamjet e tyre mbi zhvillimin e poezisë ndër vëllime e vihen në dukje e
pikëpamje të stilit dhe gjuhës apo mjeteve të shprehjes, figuracionit, dhe të
elementeve të tjera ideoestetike të strukturës letrare, e vihet në shërbim të
interesave imediatë të shoqërisë, ndaj janë shkruar me artikulim të mirëfilltë
artistik.
Vlerësojnë
evolimin nga përmbledhja në përmbledhje dhe diagramën e rritjeve duke trajtuar
sensibilitetin bashkë- kohorë e përdorur gjuhën moderne.
Gjithashtu
vlerësojnë mendimin e ideve të reja, gjykim të thellë dhe shprehja me dytësi
mendimi në pjesën më të madhe të vëllimeve.
Ku shpalos dhimbjet nga plagët e shumta që koha shkaktoi
tek shqiptarët.
Flitet gjithashtu për poezinë hermetike, përdorimin e
fjalës me finesat e saj, mendimi i thelluar, trajtimi i aktualitetit të ndezur
në Ballkan, ku pabesitë i quan hijena, dhimbjet e shpirtit i krahason me
dallgët, ajrin e munguar në kohë paqeje me zymtësinë, padrejtësitë deri në
çveshje mishi nga kocka apo degdisjen e njerëzisë në mënyrë të çuditshme brenda
aktualitetit.
Ama, thonë se
poezia pas spontanitetit dhe frymëzimit kërkon gjithashtu punë dhe sistem ku
poezitë qëndrojnë njëra pranë tjetrës ashtu siç shfaqen në jetë përjetimet e
ndryshime, ndjenjat a motivet.
Nga prurjet
shkruajnë ata se poetja sjell diçka të veten e gjithsesi pasuron rrjedhën e
poezisë shqipe në tema e ide të reja, me shprehje e figuracion dhe mendime të
thelluara.
Individualiteti
brenda kontekstit për të cilën e kemi fjalën, shpreh e manifeston përkatësinë
në kompleksitet të qënies , vetëdijes historike të Kombit, kulturës e
shoqërisë, me një natyrë cilësore të veçantë karakteristikë përkrah dimensionit
kohorë por dhe ai hapësinorë, si krijues të vlerave artistike që disponojnë në
vetvete si mundësi potenciale e gjithë këtë kolorit të natyrës së krijuesit.
Shumë motive nga leterisa gojore paraqiten në lëvizje dhe
bashkë- jetesë përmes varianteve të ndryshme si mënyrë e të përjetuarit
figurativ.
Autorët si
Mirsada Logu, Sokol Paja, Valbona Gjoni Luli, Endrijeta Paplekaj, Marsida
Sejdia Agolli, Laureta Gjoni, Almaida Sejdia Myrtaj, etj, që gjenden në këtë
libër përshkruajnë shumëllojshmërinë e ngjarjeve, të veçantat apo
përmbajtjen e njëjtë e variacionet e ndryshme, veshjen e motiveve si dhe
kuptimin në kontekst të artit letrarë ama me ton origjinal.
Përmes fjalës
tyre sjellin afshin dhe ngrohtësinë e natyrës dhe hapësirës në tërësinë e saj.
Por dhe tokës
mëmë që është burimi i lumturisë ku përshkruajnë verbin e thjeshtë deri tek
maksimumi poetik bashkë me thellësinë e freskinë e mendimit.
Ata vijnë gjithë sensibilitet por dhe forcë akceptuese
mbi figuracionin brenda këtij zëri e natyre me karakteristikë vlerësuese.
Fuqia
vlerësuese dhe kritike e autorëve të cilët kanë sjellë mendimet e tyre e
pasurojnë këtë libër, duke tejkaluar rastisje a koiçidenca pasi janë prirur të
studiojnë elementet poetike, janë fiksuar në atmosferën e pritjes e cila lidhet
me kalimin e kohës në anën që trazon shpirtin e atmosferën, ku lidhet me
vargjet specifike.
Natyra e
shprehjes së figurshme është e dimensioneve të përgjithshme.
Të akceptuarit e kohës si hapësirë në dimensionet pafund
të rruzullit tokësorë ku universi paraqitet në formën e portokalles përmes
Penës së recensenteve, në përputhje me vëllimet poetike dhe në kontekstin
artistik të cilin e pikas në vëllime këtë figurshmëri, në vend të krahasimit
dhe hiperbolës, pasi si shprehje e figurshme poetike vë në shërbim
personifikimin.
Të përjetuarit
figurativ e quajnë në tërësinë poetike një horizont që edhe mund ta “tymnazojë”
dramacitetin brenda shpirtit krijues.
Kështu që në këtë përmbledhje studiohet “ç’është poezia
në krijimet e saj”.
Raportet me
poeten, kohën, hapësirën njeriun apo kuptimi i egzistencës së saj e shumë
çështje të tjera që tërheqin intelektin e lexuesve apo studjuesit.
Flitet për
fuqinë e poezisë, ballafaqimet apo të fshehtat e saj, ku gjithnjë mbetet gurrë
e pastershme frymëzimi.
Si vjen apo
shpërthen ajo, dhe si vërehet në aspektet e artit poetik, me pikëpamje e
qëndrime të qarta mbi formimin, brenditë, temat, e gjithë bota krijuese e
trajtuar si dhunti.
Magjia
e bukurisë e cila ecën përpara.
Vokacionin
që disponon cilësinë magjike që
Poetes
i krijon lumturi.
Ky libër i ngjet një mozaiku jete, i një
bote në dispozicion tërë ngjyrat, tingujt e jetës dhe vetë njeriut, e gjitha e
përthithur përmes verbit poetik, dhe hulumtimi për të sajuar një botë tjetër
përmes tingujve jetësore.
Ju shkon përdore recensenteve që në këtë
paskajshmëri nuancash të mikro e makro botës t’i honeps dhe t’i zërë të
vërtetat.
Impulse dhe reflekse mbi fshehtësinë e
poezisë mund të gjenden të shkruara në disa prej recensioneve pasi pikasin
manovrat në fshehtësinë poetike, krahasojnë me thellësinë e detit dhe në
kaltërsi të pafundme rryme, vale apo elekrtike e përshkruar mjeshtërisht dhe
madhështinë e shpërthejnë në siperfaqe duke ushqyer shprehjet nga përvojat
jetësore por dhe artistike.
Disponojnë potencë vlerësuese e kritike dhe
imunitetin e duhur të ballafaqimit.
Parimet,
bindjet, përkufizimet me të cilat është e mishëruar poetja thonë recensentët se
nuk është aq e vështirë t’i dëfinosh vështrimet, gjurmimet, shkaqet, arsyet,
dukuritë etj.
Epo, krijuesit e artit letrarë në mënyra të
ndryshme kërkojnë e gjejnë temat dhe motivet e veprave letrare dhe artistike.
Gjithashtu në recensione shihet se
vlerësimet janë pikante dhe reale ku estetika bëhet njësh me virtytin, por dhe
lumturia me gjëndjen e një rehatie të paqtë pasi nuk ka pika të vdekura as
shtigje të shkreta por ka si deti baticë e zbaticë ndodhishë ku ngjarjet
vlerësohen të pa anë e fund.
Mund
të pikaset rrëmuja e potershme e ngjiten sipër skenës së zemrës ku shtyjnë
njëra- tjetrën, rrëzohen, kërkon ringritjen si kreshta të tallazeve të shpirtit
e dallgëve gjigande e sërish kridhen në vorbujt e shkumëzuara të
ngjarjeve.
Ama vlerësimet janë se lëvizjet nuk janë të
rastësishme, sepse pas lëmshit të ngatërruar sundon rregulli e fijet gjejnë
njëra- tjetrën mbi qilimin me ngjyra të mahnitshme.
Gjithçka
është e ndërthurur.
Hareja, tmerri, harbimi, herë vallëzon loti
i ngjashmërimit, e herë gazi pa fre nga shtrëngata përshëndritet.
Vullneti
i brendshëm i veprës poetike është qëllimi i vetëm moral duke drejtuar me
kujdes gishtin mbi plagët që akoma qëndrojnë hapur.
Le
ta kthejmë kohën e humbur, ama humorin t’ua kthejmë brezave të më vonshëm.
Dhe njerëzia mos ta harrojë botën e
vjetëruar të gjyshërve e stërgjyshërve që prekën më parë këtë botë e jemi
brezat pasardhës.
Si
në kaleodoskop u panë vëllimet.
Ku tiparë kryesorë i stilit u pa e vlerësua
nga kritikët lirshmëria e të shprehurit.
Është profesionalizmi i tyre, përkushtimi e
saktësia që puna e bërë i dedikohet kryekëput artit të mirëfilltë letrarë mbi
analizën dhe kritikën, ky zhaner aq i vlefshëm që pak po përdoret në kohë të
sotme.
Vlera
e kritikës është e çmuar pasi vlerësohet si mësues i mësuesve.
Prandaj në këtë libër ka vlera të veçanta
dhe nga letrarë të ndryshëm që gjej rastin t’i përshëndes e t’ju uroj suksese
në rrugën e vështirë dhe të bukur të artit letrarë.
AUTORJA
MIKJA PËR MIKEN
Në
një nga këto ditë fillim pranvere më bie telefoni dhe nga ana tjetër një
zë mikeje të vjetër seç mu dëgjua.
Kjo
një kohë e vështirë,dhe një situatë tejet shqetësuese për shumë lloje
shoqërishë,por dhe për shoqërinë shqiptare po.
Por gjatë bisedës tonë miqësore e kuptova
se një email qe nisur në adresën time elektronike.
Kështu që si pa u menduar gjatë, si pa e
kuptuar seç mu zgjua kujtesa papritmas.
I
hedh një sy.
Një
vëllim poetik qe.
Seç u zhyta papritmas në ato hemisferat e
pafundme të mëmëdheut pasi gjendemi larg dhe mendimet turbullohen ndonjëherë
por kisha përpara diçka të vërtetë.
Shihja nëpër poezi Atdheun e
Kombin,familjen shoqërinë dashurinë apo urrejtjen parajsën apo ferrin,miqt apo
armiqt.
Dëshirën
për të jetuar një jetë më të mirë.
Në çast seç më përshkoi ai emocion tek
shtrëngova tufëzat e para të poezive të një poeteje të re në krijimtari por me
ndjenjë të fortë që të përshkon shpirtin.
E
kujtoj edhe para disa vitesh dhe e pyes,ku ishe që atëherë.?!
Si
ka rrjedhur dëshira e saj poetike.
E
kërkoj dhe e gjej përmes vargjeve të cilat i ka shkruar me shumë kurajo
dhe gjen frymëzim mbi ndjenjat njerëzore,këshillat e lehta apo dhe nxitje a
shtysë për të gjetur rrugë të reja drejt horizonteve,ku jep qartë mesazhin se
vlerësimi për botën fillon me detyrim nga vetja.
Përjetimi që ndeshim në poezi të këtij
vëllimi ku poetja zgjon ndjenjën e dashurisë për gjuhën MËMË apo vendlindjen
është shpresa që nuk shuhet asnjëherë.
Vend
të rëndësishëm zën dhe familja që dashuria për ta është e pafundme.
Besimi në Perendi vjen si rezultat i një
karakteri epik që tregon se ato i kthehen në shkëndija shumëngjyrëshe ku
trajton hedhjen e urave të bashkëpunimit dhe shembjen e urave të bllokimit që
shqiptarët e përjetuan për gjysmë shekulli por dhe në vitet e trishta të
tranzicionit ku shqiptarët akoma nuk e gjejnë veten në vendin e tyre e marrin
udhët e botës.
Më
së miri na tregojnë vargjet ;
- Shpesh mjafton të limitohet reagimi
- Si mjet komunikimi të përdoret reflektimi
- Mes teje dhe atij të vij dhe kompromisi
- E zhvillimi i atyre cilësive personale
- Ku hedh dritë aftësive horizontale
Gjithashtu
një vend të dukshëm zënë poezitë e shkruara nën ndikimin e dashurisë për
Atdhe e Komb.
Po
të lexojmë poezinë “TI KOSOVË GJYSMA E MUNGUAR”tregohet shpirti i vuajtur i
shqiptarëve që përjetuan kohëra të errëta e të mugëta por dhe përballimin e
dallgëve dhe të dëshpërimeve të pafund,luftëra e mjerimi shekullorë i
vëllezërve tanë është derdhur nëpër poezi .
Luftërat
përballjet sakrificat lavditë e fitoret si dhe fjalët vajtuese ku Flamuri Kuq e
Zi vajton ndarjen e kërkon bashkimin Kombëtarë një shenjë klithme e ulërime e
thirrjeje për bashkim,si dhe ndaj padrejtësive të bëra mbi etninë shqiptare.
-
Mblidhuni o burra lërini mëritë
-
Ti lëmë së shkuarës gjithë tradhëtitë
-
E ta bëjmë Shqipërinë MËMË
-
Aty kemi gaz dhe frenë
-
Ti tregojmë botës se jemi shqiptarë
-
Flamuri Kuq e Zi s’duron më i ndarë.
Kjo
thirrje,piskamën lëshon në çdo skaj rrugë a qytet kudo n’troje etnike.
Nga këto vargje lexuesi përcepton gjithë
peshën e dhimbjes së shqiptarit të përbuzur veçse hordhitë e huaja deshën ta
asimilonin e gllabëronin historikisht por dhe trishtimin e hidhërimin e fatit
të kundërshtarëve ku shqiptari si shqiptarë që është nuk përkulet para asgjëje.
“I PËRKAS KËSAJ TOKE E PËR TO DO BËHEM FLI”
është
poezia ku tregon se për Atdhe s’na dhimset koka dhe tregon vuajtjet e
shumëllojshme që ka kaluar ky popull heriok.
Në këtë vëllim poetik nuk mungon as mllefi
ndaj gjendjes aktuale ku gjendet Atdheu ku shqiptarët largohen për në vendet e
huaja pasi vendin e tyre e shohin si një shpresë të vrarë ku të drejtat janë të
shkelura e nuk gjejnë dot vetveten në këtë dhe,kështu që vargjet i gjen tek
poezia
“TY SHQIPËRI PO TË ZBRAZEN TROJET”
Shqiptari
në vende të huaja kërkon pak mbështetje,pak liri të munguar në vendin e vet ku
shpesh gjen zhgënjimin.
Të
bën përshtypje të veçantë në këtë vëllim ‘mbi gjurmët e hershme shqiptare’ku
flitet për mbretin Gent të Ilirisë dhe Aleksandrin e Maqedonisë pasi e veçanta
e këtyre poezive të gjata janë njohja me faktet e hershme të lashtësisë e
antikitetit,puna lufta fama e tyre.
Drita e hedhur mbi atë demokraci e
mirëqënie ekonomike si dhe ligjet e tyre për një pushtet të fortë dhe të
civilizuar.
Si
ndërtuan e drejtuan mbretëri jashtë teritoreve Ilire e mbi të gjitha emrat e
tyre jetojnë përjetësisht.
Apo kështjella e Shkodrës ku historia e
saj ndërtuese kthehet në mit lakmie që serbët e sjellin si vdekjen e motrës së
tyre me të vëllain dhe duke mohuar faktin e murosjes për së gjalli të nuses së
re që qe nusja e njërit prej tre vëllezërve që ruajti besën.
Që
vetëm vdekjes si lakmohet e kjo vlen si mesazh për kohën ku jetojmë sot.
Le
ti rikthehemi pak vargjeve të mbretit Gent
- Nga Italia mbreti ka ikë
- U vendos atje në Belgjikë
- Genti në Gent mbretërinë ka zhvilluar
- Me rracën Ilire dy qytete u populluan
-
Në këtë poezi tregohet se si mbreti Gent apo shqiptarët kudo që jetojnë
dallohen për aftësitë e tyre të jashtëzakonshme si një komunitet nga i cili u
ndërtuan kombe në Europë e në botë.
Gjithashtu në këtë vëllim poetik nuk
mungojnë poezitë ku flitet për krimin ndaj kulturës Universale ndaj bëhet fjalë
për krimet ndaj njerëzimit dhe se si ndëshkohen njerëzit e ndershëm e
profesionistë nga djaj të pushtetit komunist ku burgosen apo vriten ata,ku
dalin në pah egersia e pushtetit nga njerëz të pa shpirt e pa moral.
Apo
poezi ku vargjet flasin për heronj që punuan e luftuan për Atdhe e Komb.
Si
puhizë e lehtë pranvere vjen edhe poezitë
“TË
LUTEMI PËR SHQIPËRINË”
apo
dhe
“SHQIPERI E
KOMB SOLIDARË”
Brenda
këtyre vargjeve ka jetë,nisur nga rasti tejet i vështirë për jetët e
humbura,brenda kornizës dhe vijës së kuqe shfaqet jetë e re ku shqiptarët
solidarizohen duke mposhtur vështirësitë dhimbjen a trishtimin e duke qënë
bashkë në momentet më të vështira siç ju ka hije vëllezërve kështu që nuk
gjendet ngushëllimi tek humbja dhe trishtimi por sofistikohen këto realitete në
gjuhë të përkryer poetike e kërkohet rrugëdalje.
Në rrënjët e këtij populli,në këtë tokë të
vuajtur,në qeshjen e gëzuar të bashkë- kombasve,buzëqeshjen mes trishtimit
gjejnë forcën.
Mesazhi
që poetja Prenda Sejdia i jep lexuesve;
-
Ti që ke humbur shpresat,kujtohu dhe kthjellohu,je ti që gjen kurajon do kapësh
triumfin dhe të përqafosh jetën.
Në
recensionin që Gëzim Ajgeraj -ky shkrimtarë i madh me famë ndërkombëtare i bën
këtij libri të surprizon e bën shumë përshtypje puna e detajuar që ka bërë me
një analizë të hollësishme e duke e sjelle tek lexuesi saktësinë e perçimit të
mesazhit që poetja përcjell nëpërmjet vargut dhe poezisë e duke i dhënë
ngjyrimet e duhura realitetit të kohës,pasi shkrimtari e poeti i madh njeh mirë
vargun e poezinë,si dhe mesazhin që përcillet në cdo detaj.
Ky vëllim ndonëse i pari për poeten,vjen
gjithë jetë e plot freski,talenti përzihet me maturinë,ku dhimbja e shpirtit
është forcë për të ecur përpara dhe me shpresë për një jetë më të mirë ndaj dhe
poezia është në vazhdën e saj të traditës më të mirë.
Almari Krasniqi Gjoçaj
16 SHKURT 2020
BELGJIKE
LIRIKAT E SHPIRTIT
Se gjithçka buron nga brendia e shpirtit:
jeta, rrita, dashuria, ndjenja për gjuhën, kombin e atdheun dhe përkushtimi e
përceptimi i individit që i bënë botës që atë e rrethon, e shpalosim brenda
poezive që na i sjell poetesha Prenda Sejdia, një poete e re në fushën e artit
të fjalës.
E re në poezi, por
shikuar nga vargjet e saj brenda këtij libri, vlerësojmë se arti poetik brenda
saj është kultivuar në vazhdimësi, deri në ardhjen në dritë, për ta sjellë atë
brenda këtij libri.
Dhe çfarë shpalos Prenda nga brendia e
shpirtit të saj dhe botën që e rrethon atë dhe e koncepton brenda poezisë? Vetë
ambienti ku është lindur, rritur, gjuha, tradita, kultura e deri tek hallet e
përgjithshme shoqërore që e përcjellin sot për sot etninë e saj. Vargu i saj
lind krejt spontanisht, brenda çasteve që e ngacmojnë atë dhe ndjeshmërinë e
shpirtit të saj, si një femër me një botë tepër të ndjeshme ndaj sfidave të
realitetit shoqëror, që na përcjell neve shqiptarëve si shoqëri. Dhe falë kësaj
ndjeshmërie, që e reflekton ajo karshi botës dhe rrethit shoqëror në
përgjithësi, ajo ka zbërthyer brenda vargjeve të saja atë realitet, që e
akcepton dhe e ndjen me shpirtin e saj të butë, duke na e sjellë atë ëmbëlsi
shpirti edhe nëpër labirinthet e vargjeve në libër.
Libri poetik "Memoaret e
shpirtit“, i poetes Prenda Sejdiaj, edhe pse është sfida e parë e saj me këtë
libër, poezia e saj sfidon shumçka brenda një përvoje profesionale dhe kjo na
bënë të kupojmë se ballafaqimi i saj me artin është i hershëm.
Ajo, me poezinë e saj, i kronikon bukur
një realiteti sa herë i butë në pamje të parë, herë-herë edhe i egër në
zbërthim. Dhe duke i qëndruar përballë kësaj sfide, vargu i saj shpalos
ndjeshëm atë me të cilën ajo preokupohet apo edhe e ndjen sfidën me të cilën
përballet shoqëria shqiptare në përgjithësi. Sigurisht se bota e saj e
brendshme herë pas here bie ndesh me realitetin dhe kjo pa pajtueshmëri, është
një zë proteste kundër të ligës dhe thirrje kolektivitetit drejt të mirës.
E rëndësishme është edhe fakti se poezia e
saj nuk njeh kufi, ndarje, mezhda, por ajo ndërtohet si tërësi brenda etnikumit
të përgjithshëm kombëtar, duke na reflektuar vizin, ndienjë e dashuri për
gjithë etninë e saj gjithandej ku janë.
Vargjet e Prenda Sejdiajt janë shpeshëherë
të gjata, ashtu si edhe poezia, por ato në vete bartin nuancat e nevojshme
artistike e stilistike, kur i shpalosim ato si tërësi. Këtë fenomen e vërejmë
nëpër çdo poezi të saj, duke e bërë poezinë të një niveli të arrirë, të
dëshirueshëm e të dashur edhe për lexuesin më të ndjeshëm të artit të poezisë.
Gjithësesi, poetja
është më se e vetëdijshme për formën e poezive lirike dhe përmes këtyre
vargjeve, ajo shpalos realitetin sa më objektiv, sigurisht duke e akceptuar e
ilustruar me imagjinatën e ndjeshmërinë e botës së saj të brendshme.
Dhe vargjet e saja fillojnë qysh aty ku
nis e shkruhet fjala, me germat me të
cilat ajo këndon brenda vargjeve, si një histori me shumë personazhe e merita,
që kurrë s`duhet harruar, por duhet kujtuar e nderuar sa herë fillojmë e
shkruajmë fjalën tonë (aludojmë në poezinë „Për
gjuhën mëmë“).
Duke kujtuar nisjen e saj se prej nga ka ardhur dhe duke e mos harruar
për asnjë çast, ajo me plot krenari kujton vendin e saj të lindjes, si një vend
me traditë për burrësi, qëndresë e besë: Kemi pas burra tê zakonit / Që dhanë besë e
mbajtën fjalë / Kanë luftue me breznore / Për të mbrojt, nder e vatan/, poezia
„Ti Bugjon n`themele t`gurta“, brenda të cilës ajo shpalos edhe shpirtin e saj
fisnik karshi traditës, kulturës, nderit e besës dhe qëndresës për lirinë e
atdheun.
Epo u rrite, me parime, / E në se don, që t‘i zbatosh, / Ke të mirën dhe
të ligën, / Zgjedh atë që do ndërtosh/, poezia: „Ndërto urë, madje shemb një mur“.
Poezia e saj është një thirrje edhe në
ndërgjegjësim e parime njerëzore, përballë të ligave dhe veprimeve jo të mira,
që po ndodhin shpeshherë brenda për brenda shoqërisë sonë. Pra, poezia e saj ka
karakterin human, edukativ e të virtytshëm në raport me këto zhvillime, që
sigurisht se askush s‘do të pajtohej me ligësitë që po na përcjellin si
shoqëri. Këto mezazhe bartin vargjet që ricituam më lart, tek poezia „Ndërto urë, madje shemb një mur“, Apo arma vret edhe Zotin, apo Fali armiqtë për të mos u harruar emrin,
e shumë poezi të tjera brenda këtij cikli të parë. Poetesha, brenda vargjeve e
din fare mirë se çka don të thotë e cilat mesazhe dëshiron t‘i përcjellë përmes
vargjeve, duke reflektuar virtyte të shëndosha njerëzore dhe një fisnikëri që
buron nga tradita e mirëfilltë shqiptare.
Këtë
konstatim dua ta ilustroj edhe përmes vargjeve të saja: E do bëhet megafon i fuqishëm i kushtrimit / Kundër së
keqes që tundon sot botën / Kundër ligësisê, shtypjes e babëzisë / Një lëmsh
seç bëhet në fyt, gjoks e kokë / Por kurrë nuk mund të hesht, gjallë në këtë
botë/, poezia „Urrejtja
dhe vdekja, dashtare të dyja“.
Brenda poezisë së saj kemi edhe
përkushtimin e njerëzve të saj të afërt, më të dashurve të saj, që janë
simbolika e ndienjës së dashurisë për njeriun, për afërsinë, për rrënjët e saja
e genin e kolektivitetit që i takon ajo.
Ajo që na pret tek pragu, / Ajo që na
përcjell e na ndjek me sy deri në perëndim, /Ajo që kurrë nuk lodhet duke na
uruar e lutur për ne, /Ajo që harron dhimbjet e saja, /Ajo që mban gjallë
shpresat/, poezia „Dedikim,
ty, nëna ime“.
A nuk janë këto vargje metafora e gjithë
asaj që përmendëm e ilustruam më lartë, duke na reflektuar gjithanshëm, për mes
sibolikës së nënës, ta shpalosim dashurinë ndaj vendit, kombit, atdheut,
familjes dhe lidhjes së përgjithshme si një metaforë.
Dhe me këtë, sikur rrumbullakojmë
vlerësimin që elaboruam në vazhdimësi.
Ti
Kosovë, gjysma e munguar / Gjysmë e Shqipes ishe ti / Kush të ndau,
qoftë mallkuar / E t’la n’sund, të korbit zi /, 2.Vuajtje, luftë, vrasje e
mjerime / Popull fatkeq, ç’i patët mbi kurriz / Forca juaj e brendshme, e
brumosur ndër deje / Ju shquan Ju, o vëllezër, tē pamposhtur dhe fisnikë/, Poezia „Ti Kosovë, gjysma e munguar“.
Le të ndalemi për pak tek kapitulli i
dytë, më saktë tek kjo poezi për Kosovën, si etje e munguar dhe e ndarë
padrejtësisht nga të huajt, si dhimbje dhe si vuajtje, që edhe pse larg, ajo e
ndjen dhimbjen, plagët e saja dhe i përjeton me shpirt ato, si një pjesë të
pandashme të një trungu të coptuar nëpër histori.
Përkushtimi poetik për Kosovën vazhdon edhe
në poezit e tjera, si: Ti Dardani,
djep lufte, apo poezi për Isa
Boletinin e deri tek përkushtimet e sotme, si përkushtimi për këngtaren
Shkurte Fejza, poezi për
flamurin kombëtar etj.
Pra, Kosova në poezinë e saj vjen si
plagë, si dhimbje, si dashuri dhe si etje për një bashkim kombëtar, që
gjithsesi do të ndodhë.
Në kapitullin e katër poetesha na sjell
shumë emra që kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare, si dhe në legjendat e
tregimet që jan thurur nëpër shekuj. Gjithësesi, apo përmes një vargu herë-herë
frazeologjik, zbërthen ngjarje, kohë, epoka e legjenda, që përmes vargjeve të
saja të kapshme, arrin të shpalosë bukur edhe zhvillimet e kohëve.
Duke ecur nëpër gjurmët e lashtësisë
shqiptare, ajo shpalos vjetërsinë tonë si popull, kulturën, përpjekjet për të
ruajtur identitetin dhe tendencat e huaja, që gjithmonë kanë synuar të na bijnë
përbri, për të na shkapërderdhur si identitet. Poezia e saj ka një qasje të
zbërthimit historik të ngjarjeve, një formë që shumë rrallë është përdorur në
poezi. Ndoshta është një lloj eksperimenti i poezisë, duke shpalosur forma e
metoda të reja, sa do të rënda qofshin ato, edhe për shijen e lexuesit të
sotëm.
Megjithatë, poetja Prenda Sejdia, me këtë
stil të vetin të veçantë, vjen guximshëm dhe pa u brengosur fare, por duke i
sjellë përceptimet e saja karshi të kaluarës tonë historike, realitetit dhe
ecjes sonë të sotme dhe duke ndërtuar një formë specifike të të rrëfyerit në
poezi.
Qasja e saj nuk është vrapi ndaj
metaforave apo filozofisë që shumëherë e ndeshim nëpër poezi, por është misioni
i të rrëfyerit dhe ecjes nëpër kornizën e etnisë, për ta ruajtur atë, kultivuar
dhe ushqyer e trasuar edhe për tek brezat e së ardhmes, sado që të trazuara t‘i
kemi epokat dhe kohën që po na përcjell tani për tani si komb në Ballkan.
Dhe qasja e saj ndaj kombit, atdheut është
sinonimi kryesor në poezi, duke ecur fuqishëm brenda nacionalizmës kombëtare (e
themi në kuptimin pozitiv), sepse vetëm duke e ushqyer këtë nacionalizëm, ne
mund t‘i mbijetojmë furtunave dhe kohëve që po na atakojnë në vazhdimësi.
Mitet e poezisë së saj: Genti, Aleksandri,
Leka pastaj legjendat e Rozafës, janë sinonimi dhe shembulli më i mirë i
përpjekjes dhe luftës në mbrojtje dhe të lashtësisë.
Edhe pak fjalë rreth ciklit Lutemi për Shqipërinë. Qysh në
fillim ajo përballet me plagën tonë të sotme si komb, atë të largimit tonë nga
trojet dhe etnia, duke e marrë botën në sy. Në pamje të parë, sado e butë që
duket kjo plagë, për ne si komb është një murtajë që na çon e na ka çuar në
zhdukje e shfarosje. Dhe me këtë plagë, ajo assesi s’pajtohet, por bën thirrje
që kolektivitetet të kthjellemi e të zgjohemi përpara kësaj amullie.
Moj Shqipëri mori Arbërore, / Gjithë jetën
ke mbi këto troje,/ Të lashta janë rrënjët e tua, / Halë t’patën hotdhitë e
huaja...! / 2. / 500- vjet vuajtje e nënshtrime, / M synim asimilimin, / Moj
Arbëri ç’ndodhi me Ty...?! / Shumë arbëresh shpinën t’kanë kthy, / Shkuan
n’Izmir e Kalabri, / Rumani e Kroaci, Atgjentinë e në Siri...!/, poezia « Kush ta dogji pasaportën».
Poetesha Prenda Sejdia jeton me
realitetin, me hallet, me njeriun e shtresave të popullit, e ndjenë atë, e
përcepton me dhimbjen e shpirtit dhe e shpalos atë edhe në poezinë e saj.
Plagët e Shqipërisë janë edhe plagët e saj, e vargut të saj, dhe sigurisht ato
i gjejmë në poezi.
Le të ndalemi tek ngjarja e fundit e
tragjeedisë që solli termeti i vitit 2019 në Durrës, kur festat e flamurit dhe
festat e nëntorit u kthyen në plagë e ditë zie për humbjen e jetëve njerëzore,
që ndodhën nga ky tërmet.
Dhe edhe njëherë mobilizimi gjithkombëtar nuk mungoi
nga e gjithë etnia, duke i dalë në ballë sfidave që solli ky tërmet. Dhe
vargjet e saj shpalosin më së miri këtë huanizëm gjithkombëtar :
Me
t’u hapur lajmi, kudo shqiptarët në botë, / Me gjithë shpirt u solidarizuan
sot, / Me shpejtësi të erës, shqiptarët në Kosovë, / Drejt Durrësit e Thumanës
u nisên autokolonë /, poezia
« TË LUTEMI PËR SHQIPËRINË ».
Prenda Sejdia, shpalosi shpirtin e saj
human, dashurinë, ndienjë për atdhe e komb dhe përfundojmë se poezia e saj
buron nga thellësia e shpirtit, si një ndienjë, vizion e dritë për një të
ardhme më të mirë.
Ne i urojmë Prendës dhe poezisë së saj për
shumë dritë e reflektim sa më ndjeshëm për lexuesin, duke vazhduar edhe më
tutje me kultivimin e artit poetik.
Gëzim
Ajgeraj, shkrimtar
Zvicër, 8
shkurt 2020
P A R A T H Ë N I E
Po të udhëtosh nëpër vëllimin e dytë poetik të poetes
Prenda Sejdia seç vjen me një ndryshim nga vëllimi i mëparshëm ku ishte i tëri atdhetarizëm,
kombëtarizëm apo aktualitet, këtu zë fill filozofia në varg.
Në
këtë vëllim poetik gjejmë ndryshime të dukshme temash por dhe një rritje të
nivelit në rrafshin poetik,dhe më gëzon fakti, sepse pena e saj ‘stervitet’ pë
thellimin e artit poetik në gjithë sferat e saj.
Zemrat dhe mendjet e njerëzve të ndritur rrahin fort gjithashtu edhe
zemra e poetes rreh më fort kësaj radhe duket më brilante plot zëra e
ngjyra me tinguj cicërimash të zogjve që ndërthuren në vargjet e poezive ku
gjej mrekullinë në këtë libër që rrjedh nga shpirti saj plot rrezatim pasi të
japin plot emocione.
Me
të lexuar poezitë e poetes Prenda Sejdia që mban në brendësi dhe që
shpërthen si margaritarë dhe e dhuron me shpirtin e saj fisnik e të afron
esencën për të prekur çdo ndjenjë njerëzore.
Në vëllimin poetik
PROFECITË E MËKATIT
me emocion tek i shfetoja poezitë
dhe i lexoja nuk kish si të mos shtohej kureshtja për ti rilexuar ato .
Ftillërrimi i personalitetit të poetes Prenda Sejdia, ajo është
unike ku veprimtaria vetjake është njëkohësisht sinkretike me substancën e
kohës , ku shkruan për dashurinë njerëzore, paqen, vdekjen lirinë e shpresën,
pabesinë apo besën, Atdheun, natyrën, gjithçka e gjithësinë.
E
gjitha kjo vjen si një minierë artistike ku jep sinjale shprese dhe besimi në
Perendi apo lutjeje pë drejtësi a mirëqënje, ku dhe mëkati që njollos a baltos
në raste të veçanta,ku zë fill titulli i këtij vëllimi të mrekullueshëm nga
stili i tij, vëllimi tregon e transmeton mendimet e zymta që na pushtojnë
ndonjë rast, apo dëshirën për të ngadhënjyer mbi të ligën, heshtjen,dhimbjen a
vetminë.
Të bien në sy krijimet
KUR MUNGON LUSTRACIONI
Tregon për popullin e vuajtur në kohën e
diktaturës, çdo shqiptarë që ka përjetuar ndjenjën e frikës e vuajtjes dhe
persekutimit të asaj mase të pafajshme, e në mund të mos ndjesh trishtimin a të
mos krijosh ndjenjën e urrejtjes.
Për ata që akoma persekutojnë vijtimat e monizimit.
Nuk mund të qëndrosh indiferent ndaj dramës e
dhimbjes . Përjetuam prodhimin e politikës së kompromisit si trajtohen të
persekutuarit fiktive apo përfituesit e pushtetit si dhe të persekutuarit e
vërtetë që nuk përfitojnë në kohë demokracie ndaj kjo shtresë ndjehet e
persekutuar dyfish.
Dhimbja është kudo, madje Universale.
Unë, e pyes miken time
E
dashur Prenda, ku e gjen atë burim energjie që rrjedh si uji i kulluar në
burim, kristal e tëra.
Ke
shkruar kaq bukur nga ana letrare dhe artistike ku tregoni dashuri të pafundme
për njerëzinë jep frymëzim a krijon atmosferë të gëzueshme ndër vargje me
tinguj muzikorë e kitarë në duar, mesazhet vlerësuese e këshilluese nuk
mungojnë ndër këto poezi.
Ndër poezitë e këtij vëllimi has kërkesat e
forta për drejtësi dhe nuk resht së kërkuari deri në hyjni.
Apo me nderim shkruan poezinë
MBI VARRET E TË RËNËVE
Më e rëndë se heshtja
Thellë - thellë bluante kujtimi
Dherat seç ia merrnin nën zë
Udhë mbi udhë seç zgjatej litarë, në kujtim e respekt për
ata që fizikisht nuk janë mes nesh.
Gjithashtu
zë brilant dhe vargje me ndjenjë të thellë interesi sjell poezia
QYSH SE ISH KURDISË DYNJAJA
Me të ikur i Zoti i shtëpisë
Vjen dhuratë prej Perëndisë
U zëvëndësua me dragua
Në jetë fëmija sa ka ardhë
Flet një fjalë e thërret babë.
Ku përmes vargjeve të saj sjell atë mit
ku ngjarja duket si një film dhe gojëdhëna e ka treguar me vargje këtë ndodhi
të jashtëzakonshme si në legjenda.
Tjetër stil i poezisë
MË
SHPËRNDA NË ASGJË
sjell tymnajën dhe errësirën që rrethon botën
përqark përplasjet me zhurmën etj.
Tjetër poezi me vargje interesante
E DREJTA NËN SHËNJESTRĒN E TË FORTIT
Ajo thotë se; nuk është veçse të kërkosh
Një shfajësim të pranishëm
Në duel jeta vihet në lojë
Me pëlqimet e përbashkëta poezia përcjell
mesazhin që;
‘Shteti brenda shtetit njeh vetëm dhunën’.
Një tjetër poezi ku spikat fort këshilla mbi
formimin e karakterit njerëzorë me titull
BINOM PËR VETEN KËRKO
Veçoj vargjet ;
Sigurisht në pritje duhet durim
Do e dinte që në castin e parë
Këmbanat që lajmërojnë kohën bien gabim
Me ty o njeri ç’ po ndodhë vallë.?
Pra
drjtohen pyetje rreth ngjarjeve e ndodhive që vijnë si pasojë e ndikimeve nga
drejtime të kundërta.
Vijon kureshtja me porzinë
KJO BOTË E NDEZUR PRUSH
Poetja thotë se shpesh heshtja është
përgjigja më e mirë dhe kështu më së miri tregojnë vargjet.;
Nga luftëra të ndryshme
Jeta bëhet akoma më e vështirë
Eh luftëtarë jo s’mund të bëhet çdokush
Si me të keq edhe me të mirë
Eh kjo botë e ndezur prush
Një
vend të dukshëm zënë poezitë zënë poezitë e shkruara nën ndikimin e
gjykimit apo survejimit.
Konkretisht poezitë;
NËN TEKNIKAT E SURVEJIMIT
TË GJYKOSH VIKTIMËN
Pra kundër penalizimit të viktimës
Mund të jetë ai që s’ka të cënuar ndërgjegjen.
Ndërsa jeton si në botën e çudirave
Pranë tavolinës e kisha ftuar e ai
Ngadalë ai po afrohej me një frikësim të pamatur
Një
tjetër poezi ( elegji ) i dedikohet një super zonje ashtu siç dhe e quan vetë
poetja.
Mirkpritja,fisnikërija e përcjellja miqësore
sjell vargjet e bukura e brilante të Sadije AGOLLIT
LETRËN
PËR TY SHKRUAJ
me aq dashuri përshkruan këtë zonjë të
paharrueshme për vlerat që mbarte;
Tani do e përkthej në vargje për ty
Ti o qendrestare kurajoze sa shpejt na ike
Ti o kapitulli me vlerë
Në historinë e letersisë shqipe
Vlerësimi për zonjën Agolli vjen si një ikonë e femrës shqipatre ku ajo
ka treguar reflektim e humanizëm në gjithë hemisferat.
Poetja Prenda Sejdia për nder të shpirtit të saj brilant ku udhëton një
botë reale apo dhe fantazie hera herës buron si një dritë që i jep fuqinë
fjalës ku thuren e qendisen bukur vargje pa mbarim.
Që
në vetvete mbajnë emocionet vlerat e moralit shpirtërorë, dashurinë për
bukurinë natyrore.
Dashurinë për njeriun e rrënjët shqiptare
heronjë të epokave, sakrificat e tyre duke i kujtuar e nderuar me penen e
mprehtë dhe të Artë të Saja, në shumë e shumë poezi.
Dhe me kontributin e saj shpirtërorë poetja jonë Prenda Sejdia na bën që
kushdo që lexon poezitë e saj do udhëtojë duke zbuluar humanizmin e saj
shpirtërorë që depërton si një dritë në mendjen e gjithë lexuesve dhe do të
mbeten të agravuara në mendjet e tyre.
Karakteri i fortë dallon këtë poete për cilësitë me të mira të një femre
e poeteje model.
I
uroj poetes shumë suksese në vëllimet e tjera pasi thirrjet e saja për drejtësi
vijnë nga shpirti i saj i bukur e brilant.
Poezitë e këtij vëllimi poetik të
titulluar
PROFECIA E MËKATIT
janë drita dhe emocione shpirtërore për të
gjithë lexuesit jep një sinkronizim përfekt të realitetit shoqërorë e social
shpirtërorë e human ku secili do gjejë diçka nga vetja e tij shpirti human që
do shërbejë si një ilaç shprese për të ardhmen si një dritë në tunelin e errët
ku secili do gjejë diçka nga vetja e tij.
Lexim të këndshëm lexuesve që kam bindjen se do ngeleni të kënaqur.
MIRSADA LOGU
Tiranë, 03.03.2020
DITA BOTËRORE E POEZISË
Poetët na sjellin vargjet ku përmes tyre shpalos vlerat
artistike letrare në forma të ndryshme të saj.
Kështu që 21 Marsi është shpallur Dita Botërore e Poezisë në Kongresin e 30 të
UNESCO të zhvilluar në Paris në vitin 1999-të.
Ky vendim
erdhi si mbështetje e diversitetit linguistik (gjuhësorë) përmes shprehjes
poetike.
Pra për ti kthyer kësaj gjinie funksionin e saj të
parë,traditën gojore,për ti dhënë gjallëri vlerësim dhe shtysë lëvizjeve
poetike rajonale,kombëtare e ndërkombëtare.
Para këtij kongresi ka qënë 15
Tetori që kumtohej në gjithë botën Dita e Poezisë pasi kujtohen ditëlindja e e
poetit epik romak Virgjil.
Që prej vitit 1505 Dita e Poezisë ka qenë e pranishme për
të gjithë ata që e kanë dashur pranë.
Ka disa vende që akoma e vazhdojnë ta mbajnë këtë ditë si
ruajtje të traditës.
Në Greqinë e
lashtë pra në kohë të antikitetit poemat e Homerit mësoheshin përmendësh e
recitoheshin në ambjente publike.
Fatkeqësisht
ky tipar kryesor sikur i ka humbur Poezisë në këto kohët tona moderne.
Poezia shqipe i ka rrënjët e hershme.
Ajo u shkrua
nga Lekë Matrënga më 1592 dhe u gjet në Vatikan e tashmë është pronë e Muzeut
Historik Kombëtarë.
Poezia ka 8
vargje 11 rrokëshe e cila shënon fillimin e poezisë autoritare shqipe,nga
shkrimtari më i vjetër arbëreshi i Italisë i lindur më 1569-1619-të.
Poezia”Në
mundesh”dhe ndryshe e quajtur psalmi i shenjtë i vullnetit qarkullon ende për
të mbetur përjetësisht në kujtesën e gjeneratave si një shkreptimë e vezullimit
të dtitës.
Vargjet janë
Gjithëve
u thërres kush do ndelesë.
Të mirë e
të krështe burra e gra.
Mbë fjalë
të tinë Zot,të shihni meshë.
Se
s’ishte njeri nesh që mëkatë s’ka.
E lum
kush e kujton se ka të vdesë.
E mentë
bashkë mbi tënzonë ka.
Se
krishti ndë parrajsit i bën pjesë.
E bën për
hir të tij e për vëlla.
Këto kanë pra
vargjet më të vjetra të gjetira në gjuhën shqipe.
Shumë nga ne e
pëlqejmë poezinë ose më saktë e parapëlqejmë ta përdorim sidomos në komunikim
me njerëzit e dashur,por poezia nuk lexohet më si më parē. Megjithëse synohet
që përmes takimeve poetike dhe mbrëmjeve artistike të krijohen urat lidhëse dhe
formave të tjera të artit si teatri,kërcimi,muzika, piktura dhe njëkohësisht të
mbështes poetët e rinj ti promovojë ato e e të krijojë një imazh tërheqës për
poetin.
Ndaj detyra
jonë është ta duam,pasurojmë me cilësi e ta trashëgojmë ndër breza këto vlerë e
pasuri.
Autorja
PARATHËNIE
Krijimtaria poetike në këtë vëllim është e larmishme, ku shpesh dëlirësinë e
shpirtit poetik, ku burimin e ka te
ndjenjat e brendshme të poetes me shpirtin e qetë, por dhe të trazuar .
Ajo
ngre zërin për fenomenet negative. Ngre kultin e dashurisë njerëzore. Ngre
vlerat e familjes dhe vlerat e veçanta njerëzore. Denoncon në mënyrë të hapur
me shumë art veset e këqija të kësaj shoqërie në zhvillim, por dhe ato
qeverisëse.
Ajo me artin e saj godet fuqishëm
fenomenet dhe ngrihet me to.
Shpirti i saj i lënduar përçon mesazhin e qartë te lexuesi, duke ju
thënë se është koha t’ju themi stop këtyre fenomeneve negative.
Për të zbuluar të fshehtat e shpirtit, dashuria për të është ëndërr e
bardhë në hapësirat e pafundme.
Shpirtbardhësia e saj gjithmonë behar, por dhe kritik ndaj fenomeneve që hapur
sot sundojnë botën e izoluar. Shpirti i saj është shumë i ndjeshëm dhe
gjithmonë i hapur në krijimtarinë e saj.
Ky
vëllim qëndis me fjalë zemre, ku metafora formon atë gjerdanin artistik me
ngarkesë ndjesie.
Mendimi është dhunti e shpirtit aty, ku dhe përpunohen ndjenjat
njerëzore.
Krijimtaria e poetes, Prenda Sejdia është e fortë, ngacmuese, brilante,
ku thyhet heshtja, meditimi, ky ishull shprese e ëndrre ndër zërat e jetës.
Nga kuptimi i gjerë i fjalës, poezia vërtitet në boshtin e dashurisë
njerëzore, ku Prenda pëlqen shumë udhëtimet, ndaj veçojmë dhe vargjet nga
poezia:
“UDHËTOJ”
“Drejt
fatit nisjen marrim ndër sy
Të çeliktë janë krahët e mprehur
Kalitur fort ndër sfida të jetës drejtuar
Ndër horizonte të reja”
Vargje të gjalla, që shprehin besim e kurajë, për të prekur me domosdo
dritën jeshile.
Ajo tregon se ka besim në fenomene të
padukshme apo gojëdhëna, pasi kur lexon poezinë e titulluar:
“ADAMI DHE EVA “
“Ja pra ka mëkat të parë
Fatkeqësisht tradhëtarë e vrastarë
Që egoja ju qëndis krahë të djallëzuar”
Në këtë trevargësh, poetja lufton veset e
këqija njerëzore të trashëguara që me fillimet e jetës njerëzore.
Gjithashtu, në disa poezi ajo shpreh ankth e mosbesim për sëmundjen dhe
epideminë e shekullit, që po merr jetë, për shembull le të veçojmë poezinë:
“LUFTË PËR JETËN”
Të trishta vargjet e me ndjenjë të thellë
frike,
“Njeriu i kthyer në skelet
Ku agonia u kthye në monotoni
Forcat e padukshme fitojnë luftën”
Ajo shpreh përmes vargjeve dhembjen e saj të brendshme dhe frikën ndaj
ndodhive, që ka sot bota, si dhe trishtimin që ka mbërthyer Universin tej e
tej.
Gjithashtu, një tjetër poezi, ku flet mbi fatet e përcaktuara jetësore vjen
poezia:
“FATI I JETËS”
„Po të jenë në dorën e njeriut
Mendoj se kushdo do të merrte më të mirën
Nga lindja e deri këtu ku jemi
Qëllim të vetëm mirëqenien kemi”
Duke i dhënë kuptimin se jetën e kemi në dorë
dhe
menaxhimi na takon ne si shoqëri.
Si enigmë vjen poezia:
“GJUMI LATERGJIK”
“Të fle në gjumin e thellë latergjik
I vetmi ngushëllim që më vjen tani
Kam pafund arsyetime në trajtë përgjigjesh”
Ajo flet për përgjumjen, që nuk po i kuptojmë momentet, ngjarjet apo atë
që në të vërtetë i kanoset shoqërisë njerëzore. Pra, ajo kërkon të dalë nga ai
rreth vicioz, ku mendon se gjendet.
Tjetër poezi e shkruar me dashuri e ndjenjë të jashtëzakonshme është
poezia: “NËNËS SIME” e ngrohtë dhe tejet hyjnore.
Vargjet e mëposhtme të bëjnë të mendosh se dashuria Nënë-bijë është aq
hyjnore, e gjallë, e ndjeshme e plot përjetim e shpresë se kjo botë dominohet
nga mirësia.
“NËNËS SIME”
“Kur bëhesh i sëmurë si fëmijë të rri pranë
Dhe ti nuk ankohesh o Zot sa çudi
Sërish dhe sot thua dua që mirë të të kem ty”
Këto vargje të veçanta të japin jetë.
Ndaj poezia dhe poetja, mikja ime, Prenda Sejdia, mbetet udhëheqëse e
krijimit poetik, meqë vargjet e këtij vëllimi përcjellin mesazhe për jetën e
dashurinë ndaj njeriut.
Lexuesit i uroj lexim të këndshëm e suksese
poetes!
SOKOL PAJA
NEY YORK
04.04.2020
PARATHËNIE
Poezia
e librit: “Kambanat bien” i poeteshës, Prenda Sejdia i takon vëllimit të
katërt. Në ndjekjen që i kemi bërë hapave të saj letrare, shohim ngritjen dhe
përsosmërinë e vazhdueshme të poezisë dhe të metaforave në vargje. Tanimë ky
libër që na vie në kohë pandemie për gjithë globin, na vjen si një margaritar
qetësues për shpirtrat e trazuar nga Covid-19.
Poezia e këtij libri, si tërësi ndërtohet nga frymëzime filozofike,
figura reale, përjetime autoriale dhe perceptime individuale të botës së kësaj
poeteje. Siç e thamë, temat e ngritura në poezi janë sa ngjarje reale, po aq
edhe përjetime individuale, por që mjeshtërisht përmes metaforave janë ngritur
në poezi, duke e provokuar gjithmonë lexuesin, e pse jo edhe kritikën, kur e
kemi parasysh fuqinë e vargjeve të kësaj poeteje.
Metaforat e shumta, që ajo na sjell në poezitë e saj, janë një pasuri e
gjerë, sa e trashëguar nga zonat e saj, po aq edhe pasuri shpirtërore e
intelektuale, që bart brenda vetes, poetesha Prenda Sejdia.
... / Do që mirë ta ndalnim kohën të gjitha orët t’i
copëtonim / Ç’qenë këto mure që na
kornizuan nga të katër anët / Pse kaq
shumë vite paskëshim ndjerë kaq mall /... (Koha ecën).
Nëse do t’i zbërthenim këto vargje, shpejt do t’i gjenim
përgjigje vlerësimit të dytë, që e përmendëm pak më lart, sepse pasuria
shpirtërore dhe filozofia e ndjeshmërisë dhe e perceptimit të botës përreth do
të shpaloset deri në fund, thuajse në çdo poezi.
Trashëgimia dhe bagazhi që ajo bart nga e
kaluara e brezave (e rrethit dhe e zonës se nga vjen), reflekton herë pas here
edhe nëpër fjalë, që ajo përdor brenda vargjeve dhe metaforave që ndërton në
fraza e në poezi si tërësi, por edhe fisnikëria, bujaria e besa si virtyte të
lashta të kombit tonë.
Brenda këtij qarku ajo gërsheton mendimin,
e shtrydh atë mirë deri në ajkën e metaforave, që t’i japë dellin kombëtar
asaj. Besimi në fuqinë e fjalës, filozofinë e saj e bën të paluhatshme në atë
që e mendon dhe e thotë, sepse përmes saj ajo sjell vizionin për botën që e
rrethon, si dhe të ardhmen.
... / Ashtu si fuqia e atomit dhe fuqia e
energjisë / Edhe fuqi e poezisë ekziston në këtë botë / Poezia si shprehja më
intensive e bukurisë dhe e frymëmarrjes / Mos ma shihni të tepërt të shkruaj ju
lutem /... (Përjetoj poezinë).
Duke u kthyer edhe njëherë te metaforat, që përmenda më lart, nëpër
vargjet e poeteshës, Prenda Sejdia, janë të shumta dhe janë po aq tërheqëse për
lexuesin, por edhe kritikë e pse jo edhe krijuesit, ata që ia ndiejnë shijen
dhe e shijojnë ëmbëlsinë vargut.
Duke qenë ndjekës i i rregullt i poezisë së saj, kam krijuar përshtypjen
se kjo poete ka një botë të pasur brenda vetes, në ndërtimin e metaforave, si
ato në fjalë, e aq më bukur brenda vargjeve.
Ky
fenomen reflekton më së shumti brenda tre ose katër vargjeve, ku ajo ndërton
horizontet e mendimit për të krijuar e për të shprehur në mënyrë të përsosur
filozofike, imazhin metaforik të asaj që do ta përçojë te lexuesi.
... / Ndër hapësirat e shtrira shiu bie rrëke
/ Në thellësi të truve tanë vjen e thur cergat / Përplas gjithë fuqi krahët e
ndruajtur pas murit / Një popull memec
rend kuturu /... (Popull memec).
Ajo guximshëm e pikturon mendimin në varg,
duke i dhënë ngjyra metaforike, për ta bërë sa më të kapshëm në imazhe e ngjyra
atë. Aq më tepër guximit në përballje me të ligat, që e përcjellin e bart koha.
Ajo ndjeshëm i lufton ato me ngjyrat e poezisë.
... / Ndërkohë që je duke jetuar të presësh / Ndërkohë që je duke pritur të jetosh / Për mallin s’di ç’të them / Ngjan me një copëz xhami që shkëlqen mes /
thërrmijave të qymyrit / (Frymëmarrje e mallit).
Assesi nuk mund të çlirohem, pa u ndalur edhe
pak te këto vargje, ku simbolika mall
shpaloset nga një kënd sa i ndjeshëm, aq edhe i thellë, që vargu të bën t’i
rikthehesh për ta shijuar rrjedhën e fjalës si metaforë.
.../ Gjendem mes një hapësire boshe të pashpjegueshme /
Sytë më vështrojnë nga porta / Diku larg dëgjohen hapa të lehtë / ... / Ç’të
them ndaj kohës / Ndaj njerëzve që na kanë rrethuar / Brenda kornizave me ndyrësira rregullash
/ Bisedat e tyre s’vlejnë dy groshë /
... (Vizatim në ajër).
Tanimë po ecim shpalosjes gjithnjë e më tepër
të fjalës e të mendimit, duke shpalosur shpirtin poetik dhe mendimin, që ndan
ajo për kohën dhe atë që e rrethon, duke zbuluar herë - herë nuanca të ndjeshme
papajtueshmërie, që vargut i jep intonacion shpërthyes përballë kohës. Ajo ka
të drejtë, sepse realiteti ynë shoqëror herë
- herë na zhgënjen në ecjen përpara, si shoqëri njerëzore. Dhe, në të
shumtën e rasteve, jemi vetë ata që ia ndalim shkëlqimin diellit, e që pikërisht
këtu godasin edhe shumë nga vargjet brenda poezive të Prenda Sejdisë.
... / Le të mësojmë të ëndërrojmë / Le të
guxojmë të ndjekim ëndrrat / T’i
krijojmë mundësi vetes e të bëjmë gjëra të mëdha /... (Rrite ëndrrën).
Mendimi i thelluar letrar dhe gjithnjë e më i
formësuar në vargje, sikur është mbjellë qysh moti te poetesha, Prenda Sejdia.
Ky shpërthim aq vrullshëm, i ngjanë një ujëvare të madhe prej nga fjala pas
vetes bart një liqe mendimesh e pasurish, që burojnë në vazhdimësi, e që do të
sjellin edhe shumë e më shumë vlera në artin letrar. Kjo pasuri shpaloset më së
miri, kur shijojmë vargjet e gjithë librit. Askund nuk gjejmë asnjë përsëritje
metaforash a fjalësh, por gjithmonë gjejmë krijime, rikrijime, imazhe e ngjyra,
që të krijojnë shije kënaqësie në ndjeshmërinë, si lexues në poezi.
... /
Atje lart prapa një reje jam / Tek ajo
maja tek bjeshkët legjendare / Më ka
flakur në agthin e sabahut reja mbi Shkëlzen /
pak e mpirë ndjehem /... / Kambanat bien në agun drejt shtëpisë / Për
fjalët e mbledhura që janë thënë / E hëna e plotë dëshmitare qe /...(Këmbanat
bien).
Desha të shijoj dhe këto vargje, së bashku me
ju, duke ju kujtuar se qasja për një lexim të mirëfilltë dhe një ndjeshmëri më
të thellë brenda vargjeve të poetes, Prenda Sejdia, të jep çaste të
paharrueshme kënaqësie dhe hap horizonte e shtigje të reja të shpalosjes së
mendimit filozofik në poezi. Unë nuk do të flas më shumë rreth poezisë, por do
t’i lë edhe lexuesit hapësirën e leximit
dhe krijimit të imazhit të vet për poezinë e poetes, Prenda Sejdia, të sjella
brenda librit: “Kambanat bien”. Le të urojmë që penda e saj të mos ndalet kurrë
e të na sjellë në vazhdimësi perla poetike nga muza e botës së brendshme
shpirtërore!
Gëzim
Ajgeraj, shkrimtar
Zvicër, prill
2020
P A R A T
H Ë N I E
Atë
mbrëmje, në adresën time elektronike më vjen një postim. Vë re, qe një dokument
libër. E hap dhe shoh që qe nisur nga një mik që kërkonte nga unë të jepja
opinionin tim mbi një libër të ri, vëllim poetik.
Vërtetë
ndjeva kënaqësi dhe privilegj njëkohësisht të shkruaj për librin më të ri të
mikes time Prenda Sejdia.
E njoh mirë Prenden prej vitesh si mike,
si një grua që rrezaton vetem pozitivitet, por tashmë jam shumë e lumtur që
libri i saj i pestë është në dorën time. E shfletova e lexova dhe rilexova,
pasi ai titull që mbante libri është tamam si një mëngjes pranveror: “PUHIZAT
E MËNGJESIT”, që në këtë stinë të bukur të pranverës i përngjan kaq
hijshëm e kaq ëmbël.
Ky vëllim poetik tashmë është edhe libri
më i ri në bibliotekën e poezisë shqiptare. Dua të theksoj se poezitë e këtij
libri kanë kuptim të plotë në ndërthurje të vargjeve.
Poetja ka ndërthurur strategjinë e saj
poetike përmes muzës së mendimit brenda për brenda vetes deri tek ndërtimi i
fjalës për të krijuar vargun e lirë.
Prenda
udhëton me dhimbje shpirtërore të mjedisit që e rrethon dhe problemet që po
kalon shoqëria në tërësi, por dhe duke krijuar e përforcuar profilin e saj të
fuqishëm të artit brenda poezive. Lloji i forcës së ndjenjës së pastër poetike
vërehet tek të gjitha poezitë e vëllimit poetik; „Puhizat e mëngjesit“.
Te Prenda Sejdia janë pjesë të marshënieve
njerëzore intrigat, dredhitë, ku shoqëria po kalon ditë të vështira. Ajo krijon
me dashuri të madhe për njerëzit e dashur të familjes, apo duke sjellë në
kujtesë njerëzit e dashur, të cilët i mungojnë veçse fizikisht e duke kujtuar
për ta virtytet e larta që i kanë zotëruar në jetën reale si ajo e gjyshes.
Nuk anashkalojmë vargjet ku shprehet
ankthi i ditëve aktuale që universi po përjeton si kurrë më parë, apo nga ato
poezi ku bëhet fjalë për fenomenin e shkatërrimt të mjedisit natyrorë në
përgjithësi ku vargjet bëjnë apel për rikujdesje të mjediseve natyrore. Nëse
veçoj një nga poezitë e këtij vëllimi marr poezinë “RUAJ DINJITETIN” Ku
përmes vargjeve poetja shpreh një formë mosbesimi a hipokrizie psh: / Mes
krupës e neverisë ne shohim veç të mirën / Rrëshqitjet mes reve sa qelbin
errësirën / Në jastekun e së keqes s’ka të rehatuar / Vlerësim vullnetit tonë
për vepra të çmuar /.
Këto vargje bëjnë thirrje për vetë
ndërgjegjësim e vlerësim real të fenomenit. Nëse duam të veçojmë një tjetër
poezi është poezia, “KARANTINË VETMITARE” e cila paraqet kushtet aktuale që
shoqëria po kalon në tërësinë e saj plot ankth, e poetja vjen me thirrje për
durim e shpresë ku më së miri e thonë vargjet në vijim: / Thuhet se shpresa ka lindur të
mos vdesë / Ndaj për të shpresuar s’ndihet kurrë i lodhur / Ndoshta duke bërë
atë rrugë që ndoshta të nxjerr po në të njëjtën vend / Eh se mos arratisej shpresa
/. Poetja ndër këto vargje ndjell shpresë e besim në siguri e paqe pa
marrë parasysh në gjendjen aktuale apo duke dashur të mos besojë në prapaskenat
a pabesitë e kohës që i kanosen shoqërisë.
Në këtë vëllim poetik nuk anashkalohet
situata më e vështirë shekullore. “VIRUSI” Një tjetër poezi ku
pasqyron qartë dhimbjen dhe vdekjet që virusi kalon në shkallë botërore. Dhe
dua të veçoj ca nga vargjet e kësaj poezie: / Dhimbja e vdekja hiqin ja vdekjen
kërkojnë / E pa arsyeshmja mundohet që / Timonin fort ta shtrëngonte / Dhe
shpinën i kthen kortezhit të skëterrës / Këto vargje të gjendjes aktuale që
rrënqeth njerëzinë /.
Si gjithmonë pas shiut e stuhisë ka dhe diell e kështu
ngjan dhe me vargjet e një tjetër poezie ku dëshira për të jetuar është
evidente. Edhe poezia titullohet; “TË JETOJ”. Vargje plot shpresë, reflektim mbi veten por
dhe ëndërrat e pashuara deri në përjetësi ku veçoj enkas vargjet e bukura; / Nuk
ushqehem për të qënë pesimiste / Por do pranoj fjalën hyjnore jetë dhe vdekje /
E si rrjedhojë vdekja na meson kufijtë e jetës / por dhe vlerën e saj/.
Jeta është si një ëndërr e bukur dhe dua
ta quaj të tillë, por dhe e drejta për ta jetuar atë sa më mirë.
Optimizmi shpresa dhe besimi janë ndër
dejet e poetes e cila kërkon të mbjellë ndër horizonte të pafundme ku
hemisferat e saj na mundësojnë larminë. Poezitë e këtij vëllimi janë universale
tema të larmishme e brendi interesante, të qarta e të kuptueshme e cila
lehtëson komunikimin me lexuesin si një poete mjaft dimensioale e me
frymëmarrje të gjërë në çdo aspekt plot shpresë dhe forcë.
Cilësia e këtij vëllimi do të thotë shumë për lexuesin pasi poetja
Prenda Sejdia vjen me përgjegjshmëri të plotë për këtë mision që më ngjan që
udha e saj edhe pse ky është vëllimi i saj i pestë mendoj se është veçse
fillimi i udhëtimit të saj në poezi pasi impenjimi dhe aftësitë do të
ndërthuren bukur për një të ardhme të suksesshme në botën e gjërë të
krijimtarisë.
I uroj shumë suksese këtij vëllimi poetik!
Falenderoj miken time Prenda Sejdia që më
zgjodhi mua të jem pjesë këshillit të librit në vëllimin poetik;
“PUHIZAT E MËNGJESIT”.
Ju uroj shumë suksese!
VALBONA GJONI
Lezhë, 25 prill 2020
PARATHËNJE
Kur
mu propozua te bej parathenjen e ketij vellimi poetik, jo vetem qe u ndjeva e
privilegjuar por e pash si nje obligim te cilit duhet ti perkushtohem
maksimalisht sepse maksimale ka qene dhe puna e autores ne te 6 vellimet
poetike te njepasnjeshme.
I kam lexuar librat e saj një
e një dhe kam ngelur e befasuar nga stili i veçantë dhe metaforat e goditura.
Poezitë e saj jane origjinale dhe ka mjeshtëri artistike që përcjell tek
lexuesi emocione dhe mbresa të ndjera.
Ato duket sikur i bëjnë thirrje çdo kohe,
cdo individi e cdo shpirti te jete i lire e drejte, te jete i mbushur me
dashuri njerezore e te mbizoteroje e mira mbi te keqen.
Sejdia i ka shkruar me aq shumë dashuri,
me aq shumë pastërti, sepse është një njeri që ka parë e sheh brenda ndjenjave
dhe shpirtit të njerëzve në mes të cilëve ka jetuar.
Duket sikur shpirti i saj është shkrirë
për njerezit e saj te dashur por dhe per atdheun. Kushdo mund te gjeje veten ne
keto poezi, ato përcjellin tek lexuesi mbresa të pashlyera.
Ne librin e 6 te saj “FRYMËZIM JE TI”
shikojme nje ane me njerezore te autores, nje ane me te bute. Vete titulli i
librit dhe poezia me te njejtin titull i drejtohet bukurise shpirterore, te
jemi e te pranojme “frymezim”, te japim edhe kur eshte gabim sepse ne menyre te
pashmangshme cdo e mire kthehet.
Poezia “MUNGESË E NDRIÇIMIT”
te ben te reflektosh gjate mbi te miren e te keqen, per miqte qe ikin, qe
shtiren, per pranine e “drites” e diellit qe i jep jete gjithckaje. Mungesë e
ndriçimit errësira thellohet / Gdhendur në imazhe që s’përshkruhet
Te mrekullojne vargjet kur i drejtohet
vetes ne poezine VETEN PËRBALLË, shume pyetje e enigma per te, ashtu si shume
dashuri e endrra ne poezine BRENDA QËNIES. Perplaset aq bukur kur ballafaqohet
me veten ne poezine “KUR JAM VETEM”. Mendimet jo s’kanë të ndaluar / Udhëton me
ëndërrat heshtjen përqafuar. Ka shprese ne keto poezi, optimizem, deshire qe te
behet me e mira, lutje per dite te bardha…
Në rënkon ëndërra pa nda / Ndiq udhën qorre
/ ku ecin dhe perenditë / Ditë e re agon atje / E mes
natës u bë ditë. Ne keto vargje te ketij vellimi poetik mund te zbulosh shume
per autoren, por dhe per veten.
Te shikosh dhe te frymezohesh ne jete nga
gjerat e vogla, te mund te enderrosh dhe te luftosh per endrren tende, te duash
pa kushte dhe te besosh tek miku. Te pranosh ndryshimin qe sjell koha e te besh
maksimumin te ndryshosh per me mire.
Jane te shumta keshillat dhe emocionet qe
merr teksa lexon kete liber. Ishte nder per mua qe mu dha mundesia te lexoj
keto vargje dhe te shpreh mendimin tim ne lidhje me to. Kam bindjen ,por dhe
urimin qe pena e Znj. Sejdia do shkruaje per nje kohe te gjate vepra te
mrekullueshme sepse i dalin nga shpirti dhe zeri i nje shpirti te delire eshte
gjithmone emocionues.
Endrijeta
Paplekaj
Maj
2020, Tirane
DITA BOTËRORE E LIBRIT
Sot në Ditën Botërore të librit;
Lindi si rrjedhojë e faktit konkret ku në
Spanjë (Katalonja ) kushdo që blinte një libër në shenjë respekti dhuronin dhe
një trëndafil në nderim të librit.
Ky shembull brilant bëri që të shpallej edhe si Dita Botërore e Librit.
Libri është një instrument shenjtërorë pasi përmes tyre shpërndahen
njohuritë apo formohen brezat, gjithashtu edhe përpunimi i tyre risjell
promovim të librave të rinj.
Kështu që jo rastësisht u zgjodh konkretisht 23 Prill si datë e
përkujtimit dhe nderimit të librit pasi në 23 Prill 1616 u ndanë nga jeta
Servantesi Shekspiri Garcilaso de la Vega por kjo datë sërish kujton lindjen
apo vdekjen e shkrimtarëve të tjerë.
Ndaj me datë 15 Nëntorë të 1995 u mor në konsideratë nga UNESCO-s që 23 Prilli
të kujtohet si Dita Botërore e Librit.
Letersia e cila mbetet një ndër format më të larta të komunikimit
njerëzorë, ky fakt që ndikon fuqishëm në emancipimin e formimin e shoqërisë
edhe pse nuk ka një funksion praktik në jetën e njeriut sërish ajo vlerësohet
si ndërgjegja më e emancipuar e njerëzimit.
Çdo libër ka rëndësi të veçantë të lexohet e çfardo zhanri qoftë.
Ndaj kjo ditë vlen për tu inkurajuar nga të rinjtë.
Të zbulojmë e kultivojmë kënaqësinë e të lexuarit, të krijuarit, e të
shkruarit.
Të
respektohet ai kontribut plot vlera që krijuesit dhanë ndër shekuj për
progresin social e kulturorë.
Le
ta duam vlerësojmë lexojmë e përpunojmë librin për gjithë standartet që
përcjell.
Ta
duam e plotësojmë atë boshllëk që na mundon.
Të njohim më shumë të shkuarën, por me Penën Tuaj qëndis të tashmen duke
sygjeruar të ardhmen.
Respekt për lexuesit e librit .
Nderim për shkrimtarë dhe poet historianë apo çfarëdo fushe studimi
qoftë të djeshëm apo të sotëm që me Penen e Tyre qëndisën Historinë apo
sygjerojnë të ardhmen.
Urime në këtë ditë të veçantë të librit.
Urime Dita Botërore e Librit.
P A R A T H Ë N J E
Tek po shfletoja librin me poezi të poetes Prenda Sejdia
pata shumë emocione, ndjeva jehonën e brendshme e tejet të larmishme të
saj.duke e njohur personalisht kam kuptuar qe Prenda ka qënë gjithnjë poete,
megjithese kjo ndjesi u vertetua ndersa lexoja librin ndjekja librin e shtatë
poetik të poetes, me tema e me poezi pafund ku lundrojnë thellë brenda genit e
dejeve të saj, por dhe gjithë hapësirat e hemisferat në librin ne titull;
“IMAZHET E STINËS”
Poetja fjalëzon e vargëzon me ndjenjë mbi botën që e
rrethon dhe e koncepton brenda poezisë, plot ndjenjë, që e ngacmon shpirtin e
saj herë të butë e herë rebel ku pasqyron realitetin aktual por dhe kohën e
shkuar. Falë kësaj ndjeshmërie që reflekton karshi rrethit shoqërorë por dhe
botës që e rrethon vargu i saj thur si në këngë mallit, largësive, ëndërrave
apo dëshirave, virtyteve e xhelozisë. Poezia e kësaj poeteje udhëton gjatë
nëpër dekada me mesazhe të ngrohta miqësie por edhe kritike herë pas here. Nuk
ndalon pena e poetes pasi çdo ditë përcjell diçka të re ku më kënaq e surprizon
me thellësinë e mendimit dhe horizontin e gjërë poetik ku për poeten kanë
ndjeshmëri.
Dua të citoj
poezinë; “MBRETËRIT E XHUNGLËS”
- Kjo botë e rikthyer në sistem si xhungel - Sistem i
çudirave u bë shekullorë - Tashmë i ka përngjarë vendeve tropikale - Monovrat
në veprim nga kokat elitarë
Në kēto vargje
paraqitet çmenduria e kohës, padrejtësitë ndaj njerëzimit në një kohë që lën
vrragë të mëdha ne zemer, ku asgjë nuk funksionon normalisht, pra një botë jo
funksione në një luftë të ftohtë për teritore . Ujërat drithëruese,përplasjet,qasjet,prapskenat
e manovrat e ndryshme me hije dyzimi e bëjnë poeten të gërmojnë thellë në
histori të kohës reale e t’i sjellë në varg këto dhimbje të cilat lanë plagë në
shoqëri e madje kjo dramë është universale.ndaj poetja vje vrerë ndaj
padrejtësive.
Thelbi i kësaj poezie është; “Mohimi i së vërtetës
testamentale”.
Nuk ka si të ndodhte ndryshe Prenda Sejdia është qënje
unike dhe e don jetën e poezinë e saj gjithashtu dhe intimizmin e shpirtëzimin
e historikes e jetësores,ku aq bukur i sjell me vargjet e poezisë së këtij
vëllimi;
“DUA TË JETOJ”
Kjo poezi përcjell mesazh të fortë me dashuri për jetën e
të jetojë ëndërrat e ti vlerësosh deri në detaj;
-Gjërat e vogla kanë rëndësi të madhe - Një ditë do
kthehesh kohën për të shikuar - Gjërat e vogla si të mëdha duhet vlerësuar
Prek trurin kjo ndjenjë e pastër e vlerësimit të gjërave
por dhe mesazh i fortë për të ruajtur përjetësisht ndjenjën e pastër njerëzore
dhe të njerëzishmen në shoqëri. Vlerësimi i gjërave të vogla pasi për poeten
‘gjërat e vogla bëjnë diferencën’por dhe vlerësimi është real për
vijueshmërinë. Ndaj zëri i saj në poezi është zëri i dëshirave dhe një thirrje
e brëndshme ku vjen zëshëm e kërkon të dëgjohet zëri i dashurisë për jetën që
është vetëm një herë e përsëritshme,kjo thirrje e fortë për dashuri njerëzore,paqe
,besë e liri i gjen tek poezia dhe shpirti i saj plot dritë.
Ndësa lexon në faqet e këtij vëllimi poetik lexuesi prek
realitetin,përjeton emocionet që poetja përcjell përmes vargut dhe kujtesa
menjëherë të shpir tek mashtrimet që rëndom pësuan artistët mbi kurrizin punën
dhe figurën e tyre si pasqyetë e artit dhe kombit në kohë moderne duke
‘zhgarravitur’e nëpërkëmbur kulturën shqiptare si mall pa zot.me dorën e hekurt
me sjellje lakenjësh dhe poetja sjell e krijon ndjesi të vrullshme duke përçuar
të vërtetën e shëmtuar ku tenton të çlorohet disi nga klishetë dhe beprimet e
rëndomta të përditshmërisë,sjell vargjet e poezisë;
“TRAJTAT E MASHTRIMIT”
- Rrekur rrugëve të përbalta e shpirt ndër duar - Në
tinguj megafonësh sharje ofendime kamufluar - Hipokrizi pompozitet fytyra
lakenjesh shpaluar
Në këtë poezi me ngjarje aktuale poetja përcjell mesazh
të fortë dhe të vrullshëm.
MBYLLUR BRENDA RRETHI MENDIMI S RRI DOT
Një thirrje që vjen fuqishëm në mbrojtje të artit
kulturës dhe traditës shqiptare e vlerave njerëzore. Lufta për drejtësi është
brenda shpirtit të poetes e cila përmes vargut paraqet gjithë zbrazëtinë që
ndjen në kohë rrebelizmi.
Poetja ju vargëzon stinëve e viteve duke ju kënduar
ëmbëlsisht ku vargje brilante gjejmë në poezinë e këtij vëllimi poetik;
“STINËT E BLERTA”
- Me këmishën e stinëve kujtimet veshur - Meloditë e
kontinenteve njëjtë intonohen - Rrugëve të shpresave ju engjej të tokës -
Lumturi e harmoni shpërndarë gjithë botës
Në mënyrë filozofike poetja i vesh stinët me larminë e
bukurinë e kujtimeve të veshura ku këngën thur kontinenteve për të ngjallur
besim e shpresë dhe në mënyrë harmonike demostron lumturinë që ia ndjen shpirti
si për dritën e qiejve ku për stinët e blerta luten dhe vetë perenditë.
Poetja në këtë vëllim poetik shpalos ndjenja humane e
shume njerëzore, dashuri e ndjenjë për familjen, miq, të afërm, shoqërinë ku
lufton ashpër padrejtësinë e cinizmin duke reflektuar sedren e shëndetshme
njerëzore dhe një fisnikëri që buron nga shpirti i sajë por dhe tradita e
mirëfilltë,gjithashtu dhe thirrja per ndërgjegjësim te parimeve njerëzore
përballë ligësive e veprimeve monstruoze,që po ndodhin në shoqëritë njerëzore. Poezia e poetes
Prenda Sejdia ka karakterin human e me virtyte në raport me këto zhvillime.
Sigurisht që askush nuk pajtohet me ligësitë që ne përcjellim e përjetojmë si
shoqëri.
I
uroj këtij vëllimi poetik dhe poetes shumë dritë dhe reflektime sa më këndshëm
për lexuesin dhe sa më shumë suksese në kultivimin e këtij arti aq të dashur
për njerëzinë por dhe thellimin e mëtejshëm poetik.
ENDRIJETA
PAPLEKAJ
Tiranë, 07.07.2020
P A R A T H Ë N J E :
Ky vëllimin i tetë poetik i poetës Prenda Sejdia na
lundron në botën metaforike të mendimit të zgjedhur e te peshuar mirë. Hap
pas hapi, kjo poete renditet në përmasat e krijuesve të postmodernizmit që
po lënë gjurmë në krijimet poetike.
Poetja të
frymëzon me poezinë e saj. Ajo përçon shumë mesazhe plot dritë e
shpresë, me dashuri për familjen a të afërmit, por edhe njerëzinë në
përgjithësi, atdhe, heronjë, vendlindje. Ajo gjë që e karakterizon poetën
tonë në vargun e saj është zëri kritik mbi koherenten, ku flet për
shthurjen apo shfrenimet e intrigat, ëndërrat apo dëshirat,misteret apo
lavditë, garat apo duelet, ikjet apo rikthimet.
Ky vëllim
poetik me tema të larmishme e interesante, me thellësi mendimi dhe një
diapazon të gjërë njohurish, i jep poezisë dhe krijimtarisë së saj
dimensionet e lirisë, forcës, shpresës, apo durimit të pritjes, gjithashtu
lufton hapur smirën, ligësitë, mediokritetin e arrogancën që bota e sotme
po vuan! Këtë ndjenjë të pastër poetike e gjejmë në gjithë poezitë e
vëllimit me titull;
“QIEJT
E ËNDËRRAVE”
Ku mbizoteron disiplina finesa e fisnikëria. Ky vëllim
poetik vjen aq hareshëm si vazhdimësi e vëllimeve të mëparshme, duke
mbajtur ndezur pishtarin e dijes, besimit e shpresës. Prandaj po të
analizojmë vargjet e kësaj poezie:
Zot, gjithë skëterrat e jetës bëj dritë
Spërkat e beko
nga rrezet e diellit të vërtetë
I pasuri e i
varfri gjithmonë të gjejnë drejtësi
E të mbushet
përjetësisht mozaiku i ëndërrave
“SPËRKAT
DHE BEKO”
Shohim
se si rrjedhin natyrshëm gjithë dëshirat e shpirtit të vrarë , duke iu
drejtuar e lutur të mbinatyrshmit ,
ngjalljen e shpresës apo realizimin e ëndërrave, ku shenja e dëshirës së
fikur të shëndërrohet në tingull jete dhe fija e shpresës të ndriçojë
si flaka e qiriut. Shpreson që largësitë ti mundë forca e ndërgjegjes e
të triumfojë mirësia.
Poetja ka lidhje të fortë shpirtërore e
besimi në Zot, e guxon që këtë lutje ta hedhin në varg dëshire.
Bekon e spërkat gjithësinë si në ritet
fetare, duke besuar në drejtësi e barazi, e të realizohet ajo ëndërr e
njerëzimit për ta përmbushur atë përjetësisht në mëndje, që shfaqen
mbi motive dëshirash e pritjeje dhe udhëton ndër ëndërra të shpresës.
Poetja është një qënje unike, ndaj
vlerësimi i saj për gjininë femërore ka vend në poezi të këtij vëllimi
poetik. Ajo e vlerëson, mbi vlera e virtyte që femra shqiptare ka në
tërësinë e saj .
Ajo flet mbi butësinë që ka femra,
botën që e rrethon dhe ëmbëlsinë që i dhuron shpirti i dlirë por dhe i
brishtë , plot miresi e dashuri, dinjitetin, fjalën e peshuar, moralin,
aftësitë që femra ka si nënë, mike, kolege apo shoqe duke u përfshirë
në gjithë sferat e jetës.
Nga kendvështrimi tjetër, nëpërmjet
poezisë poetja guxon me mendimin kritike të hedhur në vargë në formë
revolte, duke diskriminuar rastet e errëta që ndikojnë negativisht mbi
figurën e femrës, dhe synon ti ndëshkojë ata elementë të papërshtatshëm
të kësaj shoqërie që me pamaturi e papjekuri ka efekte negative domino. Le ti analizojmë disa vargje;
Trego që je e zonja e botën qeveris
Je vlerë mes miqsh e gjithë shoqërisë
Fjala të peshojë aq sa peshon mali
Mos prano dikush të nëpërkëmbë për së gjalli
Vargjet nga poezia “TY O FEMËR”
Tek brendia e
këtyre vargjeve gjejmë thirrjen e fuqishme të poetës që vjen si një
jehonë që të zgjon, të tregon kush je , të bën të mësosh se sa e
madhërishme është femra që dhuron e shumfishon jetë dhe u kujdes për të.
Por edhe të tregojë se ajo që ndërtoi botën, din dhe është e zonja ta
mbajë në kornizat e saj, pasi pa femrën nuk mund të jesh familje, komb apo
botë. Ndaj thirrja për kujdes e vëmëndje në gjithë aspektet, vjen si një
rrufe prej qielli në ndërgjegjësim e parime njerëzore. Poezia ka karakter
human, edukativ e virtytshmëri në raport me femrën, që sigurisht askush
s’do pajtohej me ligësitë që përjetojmë në raste të veçanta si
shoqëri. Mesazhe që bartin vargjet e mësiperme të poezisë.
Në shumë
poezi të këtij vëllimi poetik, poetja Prenda Sejdia ëndërron pareshtur e
në mënyrë filozofike, duke qëndruar kështu shumë larg vargut transparent
erotik që pështiros, ajo udhëton nëpër ëndërrat e bukura imagjinate të
kohës.
Ndersa tek
poezia e cila u pagezua edhe titulli i këtij vëllimi poetik:
Unë në guacka thellësisht do të gërmoj
Emrin tënd prej tingulli mbi rërë vizatoj
Merr një copë nga ç’të dërgoj
“QIEJT
E ËNDËRRAVE”
vargjet
e saj sjellim mesazhin më të qartë dhe më të bukur vjen nga shpirti i
dlirë dhe ndjenja e pastër njerëzore. Vlerësimi mbi të bukurën e
virtytin, ku e sotmja i flet me gjuhën e lules së djeshme, ku ish mbjellë
besimi dhe shpresa si virtyte të larta hyjnore të shprehura nëpërmjet
interpretimit artistik.
As në këtë vëllim poetik nuk mungon
“kënga” ose elegjia për heronjtë e luftën, përpjekjet dhe gjaku i derdhur
për liri, atdhe e komb, sakrificat e mëdha nga heronjtë e Kosovës martire.
Poezit vijnë të përformuara fuqishëm, të vargëzuara plot ndjen në të
cilën rreh fort pulsi i atdhetarisë, i paraqitur mrekullisht me metafora të
pakufijshme me një vokacion të veçantë ngjyrues tepër shprehës, ku dalin
në pah vlerat e heronjëve për liri, dinjitet, dhe sakrifica pa çmim. Këto
i gjejmë në vargjet ;
Luftove me dinjitet sakrificë pa çmim Me
gjuhën e grykës pushkës Okupatorit ju përgjigje Gjakun e jetën kosovës ia
dhurove o hyjni Përjetësisht jeton shprehja ‘o bacë u kry’ O hero i gjallë
jeton për shqiptari
Për Prekazin e
Drenicën familjen Jashari
Në kupën e
qiellit Gjendet shkruar me ngjyrë ari
"
NË PREKAZIN LEGJENDAR "
A
nuk janë këto vargje e metafora të gjithë asaj çfarë ilustruam më lart?!
Situatat poetike të ndërthurura me art
mbi realitetin e luftës për liri e pavarësi . Prekazi - martirë si tempulli
i përjetshëm lirie, është brenda shpirtit të kësaj poeteje por dhe
popullit të kosovës e kombit mbarë. Në këtë poezi me ngjarje të trishta
reale, me figura të mëdha historike që lanë gjurmë të përjetshme në
historinë e kombit vargëzohet me ndjenjë e dhimbje por dhe me vlerësim të
merituar.
Në tërë shtrirjen e rrafshit poetit të
Prenda Sejdia me gjithë përmasat, është dhe gjeografia e vendlindjes që
vargëzohet herë pas here e me dorë në zemër, këndon me forcë , plot
embëlsi për kētë ndjenjë malli e dashurie për vendlindjen. Ajo sjellë me
vargun e lirë në poezinë e saj, gjithë madhështinë e fshatit të lindjes
apo të bjeshkës, të gjithë atë hapësirë,bujarinë e fisnikërinë,
dhimbjet apo mungesat e banorëve të larguar në katër anët e globit, shkëlqimin
apo mrekullitë e shekujve ku autorja i sjell në varg , dhe që pena e saj
delikate i përcjell me përvujti nga shpirti i saj, i cili në këtë rast
duket i brishtë, pasi detajon çdo cilësi, deri tek nderi, besa e bujaria që
kthehen në magji. Me duf, mall e ndjenjë paraqet atë panoramë piktoreske me
ata njerëz plot freski, si bjeshka e Serxhit apo fshati i mrekullueshëm i
Bugjonit , ku vargjet shpalosen më së miri.
Serxh e Bugjon
kohërat do flasin me përvujtëri
Nderi besa e
bujaria kthyer në magji
Eh ti Serxh e
Bugjon
“MADHËSHTIA
E SERXHIT E BUGJONIT”
Ky
vjershërim paraqet mall e zjarr për gjeografinë e vendlindjes , ku shpirti i
saj flet nga larg për gjithçka që ai vend magjepës ka poseduar ndër
shekuj, por që sot i shtohet nostalgjia e ikjeve dhe moskthimeve, brengën që
e shfaq përmes metaforave.
Në
udhëtimin poetik të poetes Prenda Sejdia
“QIEJT
E ËNDËRRAVE”
Gjejmë tema e poezi të larmishme plot
finese poetike, ku çdo lexues e gjen vetveten në gjithë vargjet ku çdo
gërmë e fjalë e lakuar bukur , buron nga shpirti i saj plot ndjenjë për
familjen-atdheun e kombin si dhe gjithë shoqërinë njerëzore në tërësinë
e saj, që vjen si dritë shprese e reflektimi.
Prandaj dhe Pena e saj nuk duhet të
ndalojë, por të vazhdojë furishëm në kultivimin e artit të thellë
poetik, e të vijë me risi të reja në botimet e radhës për lexuesit e
dashamirësit e librit.
Laureta Kocaj Gjoni
Lezhë, 08.08.2020
P A R A T H Ë N J E
SHPIRTI I TRAZUAR POETIK
Ne udhëtojmë nëpër vëllimin e nëntë poetik të
poetes Prenda Sejdia ku vërehet qartë gjuha e artit poetik dhe cilësisht hap
pas hapi njeh rritje të nivelit të krijimtarisë poetike por dhe fjalës si
objekt arti me stil dhe elegancë gati jehonë në shumicën nga temat dhe poezitë
e këtij vëllimi pasi temat sjellin larmi pa kushtëzim në dhënjen e ideve apo
përcjelljen e mesazhit dhe nuk të zhgënjen në krijimet e saj të ndjekur
ndërkohë me vargëzimin që depërton tërë finese tek lexuesi.
Botën që ndjen poetja vargëzon në varg,
Potenciali i saj krijues e nxitur nga motivet
mbi ngjarjet me larmishmëri të shumta.
Ja dhe vëllimi poetik;
“QIEJT E SHPIRTIT”
Vjen në mënyrë krejt metaforike ky nominim i ndjenjës dhe
imagjinatës ku në përmbledhje të saj përmban tërësinë e ligjërimit.
Kuptimet figurative natyrshëm kërkojnë të fokusohesh në depërtimin
dhe gjithë esencën e shtjellimit për ti prekur dimensionet e për ti sheshuar
ato në efekte estetike ku lënë mbresa.
Këtë aspekt poetja e ka aplikuar krejt mjeshtërisht dhe sistemin
poetik letrarë e ka sjellë në mënyrë të dëshiruar duke shfrytëzuar si
kapacitete të kapërcimit vargut gjatë kompozimit të ndjenjave apo dhe
tendencave imagjinare ku ka një ndjeshmëri të lartë dhe përcaktuese të
hapërimit pasi përmbajtja e spikat këtë element ku del në pah elementi krijues
ku ka thellësi mendimi dhe shtrirje e bagazhit të njohurive i cili vjen plot
stil shprehës poetik.
Në do analizojmë vargjet;
Shpirti
valëvitet mes dallgëve të forta
Të
mirën e ligësinë ka sajuar bota
Shëndrijnë
hënë e diell me ndriçim pafund
Davaritur
ndjesitë dhe hapësirat gllabëruar
Poezia “QIEJT E SHPIRTIT “
Kjo poezi mban dhe titullin e librit me vargje plot domethënje ku
rrjedha e ndjenjave ka një rrugëtim tundues si një lumë që valëzon
furishëm e duke përshkruar impulsivitet relacion e ligësi dhe ndjenja të
gllabëruara ku hapur pasqyron një popull mes dy botëve,ky realitet i kohës i
kornizuar në kuptimin figurativ.
Potenciali i ndjenjave vërehet mes shpresës, ligësisë,ëndërrave,
frikës...
Gjithçka rreth aktualitetit.
Një tjetër poezi me vargëzim kritik;
Fjalët vargëzon me radhë njëra pas tjetrës
Paçka se kuptimin as vetë zor t’ua dinë
Ngatërresa e davaritje kthyen letersinë
“LËMI I LETERSISË”
Në vargjet e kësaj poezie poetja flet me tone
të ashpra kritike për tendencat e ‘zhbërjes’ art në letersi duke goditur fort
artin poetik që të jep përshtypjen e të bërit pazar kush shet më shtrenjtë
mallin e dobët,ku nuk duket se ka norma apo kritere ku askush nuk mban
përgjegjësi apo tregon përgjegjshmëri.
Kjo poezi vjen si jehona e një këmbane që bie
për dëmin që i bëhet letersisë por dhe brezave .
Poetja nxjerr në pak përmes kësaj poezie
identifikimet dhe reflekton me ndjenjë përmes vargut duke vënë pikpamjet e
këndvështrimet e vrojtimit të këtij realiteti që askujt si bën më bujë.
Gjithashtu edhe në vargjet e mëposhtme;
Dinjiteti nuk matet me titujt që ti don
Por me
formimin e vetëdijen që ti posedon
Mund
të hapësh hesape
Me të shkuarën që ke
Por e ardhmja si mbyll hesapet me ne
“SHKËNDIJË ËSHTË MENDIMI “
Si një vështrim të vëmëndshëm të
përditshmërisë poetja vazhdon shtegëtimin nëpër shtigjet më të skajshme të
poezisë si një krijuese sjell zërin kritik ndaj ngjarjeve e fenomeneve negative
ndaj ofron lexuesit potencialin e saj krijues.
Poetja ashtu si në vëllimet e mëparshme i
thur bashkimit kombëtarë me ndjenjë të lartë atdhetarie ku si në këngë vargëzon
fjalë që dalin nga shpirti luftërat e historitë,tradhëtitë apo marrëveshjet e
fshehta apo dalldisjet që përjetojmë.
Kërkesa për bashkim kombëtarë si zë që çirret
e buçet ku botën alarmon,ndaj sjellim ca nga vargjet e poezisë.
Udhëve të moskthimeve udhëtuam që moti
Ndër kazerma të iluminatit marrëveshje bën hori
Dekadat vërshuan gurrave të mendimit
Lëshuan piskamën mbi kala të bashkimit
“KALAJA E
BASHKIMIT”
Ndjenja e thellë atdhetare zëri i brëndshëm
që buçet fuqishëm për zgjim e bashkim vjen si jehonë që tund qiejt.
Nëpër udhëtimin poetik të këtij vëllimi zor
të mos gjesh poezi me vlera patriotike që ndezin shpirtin atdhetarë të poetes
Prenda Sejdia ku ajo don gjuhën traditën kulturën e çdo gjë që tingëllon
shqip,pasi atdheu e kombi thotë ajo janë vlera që na ushqejnë genin por kështu
flet poetja dhe për gjuhën shqipe si gjë shumë të shtrenjtë dhe hyjnore dhe
gjuhën shqipe e vargëzon si gjuhë të perendive pasi sipas saj shqipja është
gjuhë e parë në botë,pasi pellazgët ishin qendra e zhvillimit të qytetërimit.
Poetja plot ndjenjë e pasion mbron tezën se
babilonas e feniks trashëguan kulturën tonë e gjuhën pellazgjishte e i sjell në
vargje.
O ju pellazgë qendra e zhvillimit të qytetërimit
Element i qytetërimit s’ua dhatë vetem grekëve
Babilonas
e feniks e plot të tjerë i pasuruan
Gjuhë
kulturë e qytetërim nga ne i trashëguan
“SHQIPJA GJUHË E PERENDIVE”
Megjithatë mënyra e ligjërimit,stili i poezisë dhe gjuha e saj
janë bashkësia që përshkon tërësinë fund e krye.
Në këtë vëllim poetik hasim dy-vargëshin,vargun e thyer,gjithashtu
edhe vargun e bardhë, në strofa distike, tercina dhe katrena.
Poetja punon me përsosmërinë e vargut si poete lirike me një
diapazon të gjërë njohurishë ku shpesh përfshihet nga përjetimet emocionale dhe
i shpreh më së miri në stil letrarë.
I uroj poetes Prenda Sejdia shumë suksese në krijimtari të radhës
me po kaq ndjenjë e emocion porsi në këtë vëllim poetik kaq të larmishëm e
madhështorë.
Gëzim
Ajgeraj
Zvicër, 09.09.2020
ËNDRRAT E MËRGUARA
(Prenda Sejdia; DHIMBJE LARGËSISHË, Poezi)
Jemi tek libri i dhjetë, i poeteshës Prenda Sejdia, dhe
në ndjekjen e vazhdueshme që i kemi bërë penës së sajë krijuese, shohim një
burim që rrjedhë fuqishëm në metaforën e mendimit e të fjalës, dhe prurjet që
ajo ka bërë në të gjitha librat e botuara deri më tani, ka krijuar profilin e
sajë në poezi. Nga librat e botuar deri më tani; 1. “Memoaret e shpirtit”, 2.
“Profecia
e mëkatit”, 3. “Kur të jesh mërzitur”. 4. “Këmbanat bien”, 5. “Puhizat e
mëngjesit”, 6. “Frymëzimi je ti”,7.
“Imazhet e stinës”, 8. “Qiejt e ëndrrave”,9. “Qiejt e shpirtit”, shohim
shpalosim laryshi titujsh që nga vet kuptimësia e tyre na jep të kuptojmë se
përmbajtja e tyre, ka metafora të pasura. Dhe duke i shpalosur një nga një ato,
do të shpalosim një pasuri të pa shterrshme dhe me një stil të veçantë, që
identifikon tani më edhe profilin e autores.
Metaforat e dhimbjes dhe mallit
... Na i vodhën këngët nga pragu i shtëpisë
Shpresat larg na mërguan
Edhe trerët po shkunden kësaj dalldie
Kështu udhët udhëve të gjata pa kthim
Shaluar koha...
(DEKADAT
E PRITJES)...fq. 14
Libri poetik “Dhimbje largësishë” i Prenda Sejdisë vie si
një veçanti e një teme shum të ndjeshme siq është ajo e mallit. E veçanta e
librit qëndron në faktin se me çështjen e mërgimit, mallit, arratisjes etj, jan
marrë shum krijues, por kryesishtë ata të mërguar, duke e sjellë këtë temë nga
ndjenja e të qenmit vet i mërguar. Por se nga brendia e etnisë dhe trungut, se
si nihet kjo ikje nga brenda, pak ose fare krijues, në veçanti si çasje e
veçantë brenda një libri. Këtu edhe qëndronë fakti i asajë që këtë libër e
veqon, nga këndi i trajtimit dhe interesimi i përceptueshmërisë së kësaj plage
tonë gjithkombëtare.
Dhe me këtë
përceptim e paraqitje Prenda Sejdia, na sjellë gjithë atë plagë kombëtare, duke
e latuar atë brenda vargjeve plotë metafora, dhe duke prezantuar ndjeshëm
çështjen e dhimbjes gjithkombëtare, që po i përcjellë kullat e votrat tona
gjithandej atdheut shqip.
E filluam me
vargjet e poezisë; Dekadat e pritjes, ku vargu ndjeshëm shpalosë dhimbjen e
plagës tonë shum shekullore, siq është largimi i njerzve tanë, për në dhenat e
huaja, në mërgim. E dhimbshme dhe e ndjeshme tingëlon vargjeve, kjo plagë dhe
ku më ndjeshëm shpaloset se në vargun; Edhe
trerët po shkunden kësaj dalldie. E dhimbëshme, kur sheh meshkujt e
shtëpisë, ata që dikurë quheshin shtyllat e kullave, ikin radhë radhë udhëve të
botës, dhe i braktisin trojet e veta stërgjyshore, pa qoftë për bukë,
përspektivë a jetë më të mirë.
Përmes shpalosjes së këtyre vargjeve, deshëm të ngrisim
problemin e çështjes si një plagë shum të veçantë e shum serioze, që po vazhdon
pa u ndalur, edhe në ditët e sotme, e që në përmasa të mëdha po e psojmë si
popull, e bashkë me ta edhe atdheu e brezat. Dhe poezitë që na vijnë brenda
këtijë libri, shpalosin shum detaje, plagë, dhimbje, mall, ndjenja e plagë që
vetëm në lexim të plotë, do të arrijmë të përceptojmë, imazhin e e mallit, nga
brenda kullave të etnis sonë.
Jo
rastësishtë, libri fillon me poezin për nënën, si sibolikë e dashurisë, e
dhimbjes, e mallit, por edhe e mëmëdheut. Sepse ajo gjithmonë mbetet
strumbullari i cili, sa do që të ketë ikje nga bijtë dhe bijat e sajë, ajo i
mbledhë gjithmonë ata ku janë e ku gjinden, për ti kthyer e mbledhur tek votra,
për tu ribashkuar sërish.
Në të gjitha
poezitë e këtijë libri, kemi udhë, ikje, arrati, mall, shtegtime, dhimbje,
shpresa për jetë më të mirë, ëndrra të vrara, thirrje për kthim, zhgënjim, e
deri në plagë të mbetura pengë e harrim. Janë këto elemente që i përcjellin
këto ikje dhe të larguarit, por edhe ata që mbeten votrave duke i pritur
kthimet e tyre.
Ata moteve ikën pas ëndërrave
Me plot dhimbje në gjoks
E me lot ndër sy
Ikja la pas erë malli
Dhimbshëm ndan njerëzinë, largësi e ftohtë
Mërzia ka kapluar kthimet
(MOTEVE
IKËN)...fq.15
Poezia e Prenda Sejdis është poezi e ndjenjës e cila
vibron lirshëm, por brenda vetes bartë dhimbjen e cila sigurishtë se burimin e
ka tek përceptimi i ndjeshëm i kësaj dukurie e plage që domosdoshmërishtë në
një nuancë të madhe është edhe pjesë e dhimbjes së vet asajë. E ku mundë të
ketë sotë njeri, të afërm a familje që mos ta ndjejë kumbimin e kësajë plage
ndërshqiptare.
Temat e
librit, autorja i gjen në çdo shtëpi, në çdo hap e vendë ku ajo hapëron, Dhe
frymëzimi sikur e ndjek nga pas, për ta vjelë atë brenda realitetit të
përditshëm, e për ta bërë pjesë të metaforave që janë të shumta nëpër poezinë e
sajë. Pra temat e poezisë, janë ngjarje reale, nga realiteti i ynë, dhe i
mjafton forma metaforike për ta strukturuar atë në varg, e poezi.
Njëmijë male na ndajnë kujtimet
E rëndon shpirtërat,
Kujtimet lamë vjerrë në atë çengel të kohës
Mureve të dhimbjes përplaset vetmia
Era e harrimit mendimin ka ngrirë,
Gjithçka ka humbur kuptimin
A mundemi ta kthejmë të kaluarën
Lumturinë e shekullit a e mbledhim dot
E t’ia ndërtojmë së nesermes imazhin
(DHIMBJA
KA GOJË)... fq. 26
Metaforat e shumta, që poetja Prenda Sejdia na sjellë
brenda çdo poezie në këtë libër, prezantojnë një botë pasur, sa filozofike, aq
edhe poetike, që siq shihet e shpaloset brenda vargjeve, ajo bartë me vete një
bagazh shum të pasur të kulturës, traditës, rrethit prej nga vie, e pajisur me
shum botkuptime të thella artistike, por edhe me pregaditje e edukim të
mirfilltë edukativ e arsimor.
Ajo hëna e tretur në preher të magjes
Mbi tryezë mungon ajo qetësi e shpirtit
As nëna nuk i ka pranë bijt e saj
Pjatat servirë nëna mbushur me ankth
Vargonjtë e lutjes drejtuar qiellit
Fjala ngel mbi buzë
Hirin gri të vjetër frymë e nënës ngre
Edhe të ardhmen europa ua gllabëroi
Ngrysja tek ajo ndjehet gjer më re
Keqas nëpërkëmbur mashtruar jemi
Se europa sofrën thatë na e la
E Nëna mbeti me duar në magje
(NË
PREHËR TË MAGJES), ...fq. 28.
Ku mundë të shpalosë më shum dhimbje të kësaj plage, se
sa brenda këtyre vargjeve, që sikur edhe çdo shkronjë e tyre shpalosë dhimbjen
e loton brenda vetes për bijtë e larguar diku largë.
Dhe sa do ti
shpalosim vargjet, frymëzimet që rrjedhin si plagë të përhershme, i gjejmë të
ngritura në metafora, brenda një menditimi të bukur filozofin, që shpalosë
aftësitë dhe vlerat e vetë poeteshës Prenda Sejdia.
Me stilin e poezisë, që sjellë nga libri në libër, ajo
është vet vetja që nuk i bëhet hije e askujtë, por krijonë profilin e një
origjinaliteti shum personal, duke ecur suksesshëm brenda stilit të sajë
poetik.
Kujtesa e ngjeshur i bie rreth botës
Pikon e bie përmallshëm mbi mendime
Vërshojnë ngeshëm rrugët e ëndërrimet
NËNA PRET
EMIGRATEN...fq. 53
Tre vargëshi në poezin e sajë dominon, por jo që dhe
stilet tjera të katërvargëshit, rimës, dhe strukturave tjera të poezisë.
Muzgu qyrkun veshë ngadalë mbremja zbret
Lexon historinë realiteti vret
Pyet seç ka ngjarë me trojet arbërore
Njeriu i djallëzuar kthyer në bishë mizore
TROJET
ETNIKE...fq. 57
Me këtë, ajo dëshmon se njeh mirë botën dhe strukturat e
poezisë, të një ndërtimi plotë risi e laryshi brenda poezive.
Trojet çirren e bylyken thellë, kanë shqetësimin
Mëmëdheu pret kryetrimin
Do i vijë ora shqipes të mos jetë e ndarë
Presim të rilindë kryetrimi
Si skenderbe i parë
TROJET
VUAJNË PËR KRYETRIMIN...fq. 43
Sollëm disa vargje me strukturë ndërtimesh të ndryshme,
për ta ilustruar më së miri, atë që e përmendëm më lartë, për ta parë më së
miri brenda vargjeve, në format e ndryshme ndërtimin e poezisë së poeteshë
Prenda Sejdia.
Për fundë, duam ti japim hapsirë lexuesit, që ta shijoi
vargun e këtijë libri dhe të krijoi imazhin personal për poezinë e sjellë
brenda këtijë libri. Por neve duhet ta themi, se kemi të bëjmë me një poete të
mirfilltë, që tani më ka krijuar stilin e vet personal dhe profilin e poezisë
që dallonë atë dhe e indentifikonë personalitetin krijues brenda poezis së
vetë. Le të urojmë për suksese të pa ndalshme në artin e krijimit dhe në poezi,
për autoren e librit: Dhimbje Largësishë, Prenda Sejdia.
Gëzim
Ajgeraj
2020, Zvicër
BASHKËUDHËTIM ME STINËT
Prenda Sejdia ; EKLIPSET E STINËVE, poezi
EKLIPSET
E STINËVE
Tema
e brendi të larmishme madje brilante e plot botë.
Poetja
posedon bagazh të madh njohurishë me diapazon të gjërë duke i përkthyer në
perla poetike ku tashmë është bërë pjesë e pandarë e kësaj gjinie letrare që
është kaq e dashur për njerëzinë.
Prenda
në këtë vëllim poetik vjen me një temë specifike ku brendia e vëllimit është në
harmoni përgjithsuese me njëra tjetrën pasi ngjashmëria vjen në kontekst dhe
përshtatja vjen për stinët dhe sidomos pikasja mbi stinën e preferuar të
vjeshtës ku komunikohet me tundimet krijuese ndaj kuptohet ndërtimi i
strukturës së botës shpirtërore të poetes dhe hapësirat ku zhvillohet arti i
saj poetik ku tregon zotërimin e cilësive të këtij zhanri letrarë, pra fjala si
objekt arti, ku tregon qartësi, dinamikë dhe ritëm të lartë në krijimtarinë
poetike ku tashmë ka krijuar autoritetin dhe figurën e saj në këtë rrymë të
letersisë.
Mjafton
të lexosh disa nga poezitë për të kuptuar sa magjepse e madhështore është
fjalori i përdorur plot shprehje meraforike ku brendia e pasuron artistikisht
me brendi universale.
Meritë
e poetes është mos përsëritja në leksikun poetik gjithashtu forca e mendimit e
thellësia e saj dhe pesha e fjalës që ajo përdorë ndaj vëllimin e bën më të
ngrohtë duke përdorur simbole, krahasime e metafora.
Në
këtë vëllim poetik autorja vjen me një larmi temash historishë e ngarjesh, ku
përmes vjeshtës në mënyrë filozofike sjell të vargëzuara ndjesitë e një bote të
trazuar si përshembull fuqinë e veprimit dhe mesazhet plot botëkuptim kryesisht
aktualitetin dhe hirin e gjithësisë dhe i sjell porsi këngë stine mbërthyer e
tëra në magji, por dhe plot imazhe e fantazi.
Në
mënyrë metaforike vjeshtën e sjell më tërë format dhe hemisferat e kohës,
aromat, ngazëllimet, frikërat, urimet, surprizat, bukuritë natyrore apo figurat
historike pa anashkaluar stilet e ndryshme poetike të përdorura në këtë vëllim
deri tek poezia hermetike ku shkruhet pak por lihet të kuptohet shumë.
Por
dhe poezi ku tregon se ëndërrat bëhen pjesë e jetës tonë imagjinare.
Bota
e brendshme dhe e pasur e poetes me një formim të gjithanshëm e pasuron artin
poetik dhe thellon atë me ndjenjë të shpirtit ku shfaqen në çdo varg e strofë
ndaj këto virtyte e cilësi i gjejmë tek poezia.
/ Fantazma akujsh
ndër ditët me diell
/ Dritës i
zhveshën trungun e mishtë
/ Eh kësaj vjeshte
me gjethe e ngjyra
/ Acari mbeti në log të acarit
/ Mespërmes udhës vet
/ Pikë për pikë pa zë gëlltit ajrin
NË LOG TË ACARIT
Nëpër vargjet e bukura e filozofike të kësaj poezie
gjejmë hermetizmin e përdorur me finesën e fjalës dhe mendimin e thelluar duke
trajtuar aktualitetin e ndezur në Ballkan ku gjendemi si pjesë e pandarë e
kësaj baterdie ndaj poetja i sjell në vargun e lirë shqetësimet aktuale ku
pabesitë i quan hijena, dhimbjet e shpirtit i krahason me dallgët, ajrin e
munguar në kohë paqeje, padrejtësitë deri në çveshje mishi nga kocka apo
degdisja e njerëzisë në mënyrë të çuditshme brenda këtij aktualiteti.
Një tjetër poezi mjaft e këndshme por kjo poezi përmban
dhe titullin e librit e sjell në mënyrë tejet metaforike dhe e ëmbël duke
sjellë botën brenda këtij eklipsi të kristaltë ndjenjash që prekin dritën dhe
errësirën, vegimet, gjallëria, kultivimin e shpresës apo bujaria e stinëve, dhe
madhështinë që ka qyteti i saj dhe krejt bukur e sjell të vargëzuara.
/ Zjarrit dimërorë do i bëhet vend në çdo
kthinë, skutë apo rrugë kalldremi
/ Të presë pranverën magjike
/ Dhe kultivuar
shpresën
/ Çdo qënje e pret
vallëzimin e gjetheve
/ Drejt verës
bukuroshe si zonjë
/ Njerëzinë ti bëj
me krahë si shtojzovalle
EKLIPSET E STINËVE
Në
këtë poezi me varg të lirë por dhe pjesërisht ku është përdorur vargu i bardhë.
Fjalë
që dalin nga shpirti si me magji ku shpreh madhështinë e stinëve që magjepsin
me bukuritë e tyre e frymëzojnë njerëzinë ku shpreh dhe dashurinë e dëshirat
për qytetin që përjeton katër stinë në një ditë.
Tek
shfletojmë këtë vëllim poetik vështirë që mos të hasësh tema ku vlerësojnë
kulturën, traditën, deri në gjenezë apo bukuritë natyrore dhe ato ndjenja
atdhetare të bashkimit, si udhëtim e zë i fuqishëm ndër troje shqiptare ku lind
e formëzohet shkëndija e ndjenjës kombëtarë apo gjithashtu e etjes për liri
pasqyron një trevë kaq interesante që ndër shekuj ruajti, mbrojti, pasuruan
traditën, besën, bujarinë dhe fisnikërinë të gërshetuara bukur me trimërinë e
jashtëzakonshme dhe bëmat ndër shekuj.
Në këtë poezi me vargje distike ( dyvargëshi )
Gjejmë vargje mbresëlënëse për trevën e Dibrës
/ Zë ju lëshon Korabi vargmaleve të Lurës
/ Fjalë i çon Mirditës Kukësit e Pukës
/ Në një sofër jemi sëbashku o vëllezër
/ Madhështi e
këtyre trojeve i mahniti brezat
ZË
JU LËSHON KORABI
Mesazhi
që përcjell poezia është bashkimi në sofrën atdhetare siç e pati zakon e
traditë shqiptari.
Ndaj
dhe ilustrohet në vargjet e përbetimit
/
zjarri arbërorë që na mbajti zgjuar
/
si qiri do jemi që s’mund të ketë të shuar.
Ky
përbetim që shkon deri në amshim që lind në shpirtërat e shqiptarisë.
Një
tjetër poezi ku poetja sjell të vargëzuara ngjarjet historike që lanë gjurmë
nga njerëz të jashtezakonshëm të vendosur e me fuqi të mëdha që grusht u bënë e
rrufe lëshuan perëndimit ku vargjet më së miri flasin.
/ Mbi vete mbajtën
pezmin e fjalës
/ Gozhdët e
kryqëzimit Shën Naumit i shkulën
/ Veç sa për tu mbajtur frymën gjallë
/ Skaj më skaj u mblodhën burrat e shqiptarisë
/ Ashtu si pika e ujit i flet burimit
/ Si një zë i vetëm folën perendimit
PRIZRENIT HISTORIK
Në këtë poezi me temë atdhetarie poetja paraqet forcën e
vendosmërinë e elitave të kohës dhe synimin për mbrojtjen e trojeve etnike
përballë përbindëshit Europë, ku ndër këto vargje del në pah besa, zgjuarsia,
trimëria e vendosmëria ku lidhen besa besë dhe shekujt i nderojnë e i mban
zgjuar.
Në udhëtimin e gjatë nëpër poezitë e vëllimit poetik nuk
ka se si të mungojnë vlerësimi i poetes për shkrimtarin e madh botërorë
kanadezin me shpirt shqiptarë, këtij personaliteti që u mishërua në çdo damarë
shqip e gjaku që i përshkon dejet me dashuri të pamatë të tokës shqiptare që
amaneti i tij qe të të prehej përjetësisht në tokën e ëmbël të bjeshkeve
shqiptare Robert Elsie ku eshtrat e tij prehen sipas amanetit të lënë në tokën
arbërore të Parkut Kombëtarë Thethë pasyruar në vargjet;
/ Pikë pikë në këtë fund tetori
/ Pikon vargu mbi muzë e vargu mbi fletë
/ Ndjesi e personazhit jashtëzakonshëm
/ Studiuesit albanologut Robert Elsie
/ E penda shqip i këndoi
AI ERDHI TË
PREHEJ SHQIP
( Kushtuar studjuesit Robert Elsie )
Nëpër vargjet e poezisë gjenden detaje nga veprimtari e
studjuesit albanologut Robert Elsie që zemra e shpirti i tij u dashurua me
tokën arbërore duke kërkuar nga ajo dhe paqen e përjetshme ky fenomen i rrallë
që flet shqip ndaj autorja e sjell këtë poezi me gjithë finesat e saj.
Kështu pra uroj që pena e kësaj poeteje tashmë e aftë që
me penën dhe mendjen e saj të hollë të na sjellë magjinë në varg uroj të na
magjeps me krijimtari po kaq të pasur artistikisht në të ardhmen e afërtndaj i
uroj veçse suksese në krijimet e radhës.
Gëzim
Ajgeraj
Zvicër, nëntor 2020
PARATHËNIE
ROMANI
I AJGERAJT NËN OPTIKËN E ANALIZËS DHE TË KRITIKËS LETRARE
Shumë pena kanë punuar e kanë luftuar për
Atdhe e Komb, madje, që nga “Meshari” i Gjon Buzukut e duke vazhduar me
Pjetër Budin e Pjetër Bogdanin, apo me “Rilindësit tanë për dije e dritë”, e
deri në ditët e sotme, ku shkrimtarët kanë sprovuar penat për të sjellë Gjuhën
dhe Letërsinë në majat më të larta të zhvillimit të saj, pra bashkëkohoren, që
e përjetojmë sot.
Shkrimtarëve tanë nuk ju mungon interesi e as vullneti, madje, tek ata
nuk ka pushim a përgjumje.
Etja për fjalën e fuqishme e thellësinë e
mendimit tek ata është e dukshme dhe e prekshme.
Pena e shkrimtarit, e poetit, e dramaturgut, e tregimtarit, e eseistit,
e kritikut... etj.
Përfundimisht njeriut që di të sjellë risi në letërsinë bashkëkohore
shqiptare dhe atë ndërkombëtare, Gëzim Ajgeraj...
Pas një studimi të mirëfilltë që kam zhvilluar për krijimet letrare të
shkrimtarit prizrenas, Gëzim Ajgeraj, kam pikasur tërë llojet e saj, pra të
gjitha zhanret, si:
• Poezia
• Poezia për fëmijë
• Fabula e sarkazma
• Etnosi
• Tregimi
• Parapsikologjia
• Kritika letrare
• Romani, etj.
Pra, sidomos në romanet e tij, kam lexuar dhe kam gjetur atë diapazon të
gjerë njohurish, ku dominon larushia në stile e kultura.
Gëzim Ajgeraj, në krijimtarinë e tij, sidomos, romanet, ndesh në
eksplorimin që i bën botës reale që na rrethon, gjithashtu, edhe në
këndvështrime që përcjell çështje të vëna në trinomin psikofilozofi, letërsi,
histori.
Ky
shkrimtar që e njeh dhe lëvron lehtësisht letërsinë në të gjitha nivelet,
lehtëson edhe kritikën letrare, pasi përmbledh elaborimet. Kur të ngacmon kjo
ide, merr frymë tjetër mënyra e leximit, në mënyrën e fokusimit dhe të
specifikat e të përjetimit.
Ajgeraj i qaset këtij lloji letrar, duke
vazhduar nëpër terrenin e pasosur të këtij lloj sfondi në përjetim të aktuales.
Fjala e lirë dhe forca e saj, thellësia e mendimit, diapazoni i
shtrirë ndërkombëtarisht, e bën këtë shkrimtar të rangut lartë, ku bën pjesë në
grupin “CLEAR” të krijuesve. Si shkrimtar dhe personalitet i letërsisë është në
gjendje të përballet me realitetin real të së shkuarës, por edhe të së tashmes,
ashtu siç e kërkon vetë koha.
Stilet e romaneve te krijimtaria e Ajgeraj është e larmishme në formë e
përmbajtje, për të rinj e për të rritur. Të veçantë për nga mënyra artistike
dhe trajtimet, përmbajtja, temat, ngjarjet, versionet, situatat, kulturat e
ndryshme dhe pavarësinë, prioritetet, perceptimet mbi të shkuarën dhe të
ardhmen, luftëra a misione.
Gëzim
Ajgeraj, është shkrimtar shqiptaro - evropian, me diskurs të lartë të
komunikimit dhe të ligjërimit. Lëvrues i letërsisë bashkëkohore shqiptare, ku
reflekton mbi nivelet e ndryshme kulturore mes popujsh apo konsolidimin e
marrëdhënieve ndërnjerëzore. Sjell kulturë evropiane. I fuqishëm në stilin e të
shkruarit e me cilësi të lartë arti.
Romanet
e Ajgeraj janë të ndryshme, tejet të veçantë e plot larmi, ku ngelet që lexuesi
t’i shpalosë ato për një reflektim të plotë mbi ngjarjet, historitë dhe të
bëmat e popullit trim të Dardanisë mbi tokat e shenjta të Kosovës Legjendare!
Lezhë 10.1.2021
PARATHËNIE
Ndër shekuj poetët u përpoqën të thurin
vargje e poezi e t’ua prezantojnë njerëzisë forcën e magjinë e fjalës.
Kjo traditë e shkrimit të shqipes u gjet e
dokumentuar shekuj më parë nga arbëreshi, Lekë Matrënga (1592).
Penat u përpoqën të përsosin mjeshtërinë e tyre dhe të sjellin “ajkën” e
fjalëve për publikun, në poezi, si llojin më të vjetër të krijimtarisë deri në
risinë, që sollën disa nga poetët: Naimi, Dritëro Agolli, Azem Shkreli, Ali
Podrimja etj. Gëzim Ajgeraj vjen i shkëlqyer në poezinë bashkëkohore shqiptare
dhe më konkretisht gjatë kësaj periudhe, duke i sjellë letërsisë një frymë
unike me përdorim të elementeve të shumta, brendi të jashtëzakonshme dhe
ngarkesë emocionale e parësore është identiteti poetik, e kombinim të magjishëm
të elementeve. Edhe në poezinë e Gëzim Ajgeraj gjejmë një poezi elitare me
frymë interesante për lexuesin.
“Nuk ka rrugë më të sigurt për t’u arratisur
nga bota, se sa arti, por as nuk ka lidhje më të sigurt se sa arti,” thotë Goethe.
Edhe në ëndrrat më të bukura, njeriu nuk mund t’ia kalojë natyrës.
Poetët ia dhanë shkëlqimin me majën e Penës e madhështinë me forcën e fjalës,
sepse të magjishmen e përjeton në varg.
Poeti Ajgeraj, bashkë me dekadat udhëtoi shtigjeve të dëshiruara, ndër
siluetat e kujtesës, mes brengës, mallit e dritareve të shpresës, në labirinte
ëndrrash.
Poezia
e Ajgeraj dhe vëllimet poetike të këtij autori të rrëmbejnë me intensitetin e
ndjenjës, fuqinë e fjalës e beftën e imazhit, ku natyrshëm zbulohet gjithë
shpirti njerëzor. Kështu që, pa dyshim, poezia e tij lëviz në pika graviteti,
të natyrshmërisë dhe spontanitetit brenda larmisë filozofike, mrekullisht të
përpunuara në laboratorin poetik të shpirtit të autorit, që është tejet
dinjitoz në këtë zhanër letrar, ku ndër dekada ka sjellë përvoja të çmuara
brenda gjithë stileve poetike.
Ndërtimi i shprehjes me metafora, inkorporimi i figuracionit stilistik,
gjuha poetike e një standardi të mirëfilltë e bën poezinë e Ajgerajt të arrirë
dhe përmbushte elementin stilistik të veçantë, si strukturë dhe semantikë,
estetikë dhe intonacion, po ashtu.
Përshkrimet poetike përshkruajnë në ligjërime
relievin shumëngjyrëshe të shpirtit dhe të ndjenjës sublime, si përjetime të
jetës, plot formate emocionale, brenda disponimit krijues të autorit.
Ky
është përshkrimi esencial, në aspektin universal të poetikës së Gëzim Ajgeraj,
dhe partiturat e vazhdueshme poetike, ku përshtatshëm akomodohen përgjithësisht
me frymën e motiveve poetike.
Simbolikat shpresëdhënëse e fjalët e përzgjedhura gjenden në funksion të
transmetimit te lexuesi i gjerë plot akumulim, brenda shpirtit të poetit.
Vëllimet poetike të Gëzim Ajgeraj janë me brendi të larmishme e stilet vijnë në
përshtatje me moshat e zhytet në thellësi të shprehjes poetike për të
përkufizuar qëllimin, në sfondin e modernizmit krijues. Frymëzimi poetik i
këtij autori merr kolorit të veçantë dhe përfaqëson origjinalitetin e unin e
tij, plot potencial.
Nëpër
vëllimet poetike të këtij autori, në stilin për të rritur vendin kryesor e zënë
poezitë e mallit, ku brengat lëshojnë kushtrimin e klithma zapton skajet e
mëmëdheut.
Ajgeraj në zhanrin e poezisë që zë një vend tejet të rëndësishëm në
krijimtarinë e tij, ka provuar e krijuar mbi të gjitha stilet e llojet, si
rrallë poet.
• Poezia për të rritur. • Poezia për fëmijë.
• Poezi sarkazma. • Poezi fabula. • Poezi
etnosi kulturor.
Janë këto lloje e stile me tema të larmishme. Mund të numërohen me
mijëra poezi plot brendi e larushia është e shumëllojshme e plot ngjyra.
Është stili i tij, uni i tij që të përfshin në një botë të pafundme
mendimesh edhe për shkak të diapazonit të tij të gjerë, mendimit të thellë e
shpesh kritik, që bëhet njësh me lexuesin pasi ndjenja estetike e gjuhës
poetike të këtij autori, liria relative e shprehjes që afron mjeshtëria poetike
është magjia që imagjinon e bën të fluturojë.
Harmonia gjuhësore dhe natyra e poetit përbëjnë një thesar të çmuar, që
burimi e ka në guvat e shpirtit tij krijues.
Aftësitë krijuese dhe menaxhuese të poetit janë të pafundme, edhe pse
prej dekadash punon e jeton në emigrim. Botimet në libra, në gazeta apo në
revista, kanë qenë të panumërta.
Poeti tashmë botoi numrin 21 të revistës: METAFORA ( ANTOLOGJI ).
Duke u dhënë mundësi promovimi poetëve të rinj apo poetëve të
mirëfilltë, për t’i kthyer domosdo në frymëzim për të rinjtë.
Në
këtë libër do të gjeni informacione për stilet poetike brenda këtij zhanri,
pasi janë përzgjedhur nga dhjetëra e dhjetëra vëllime për t’i sjellë për
lexuesin, si një pjesë të shëndetshme të shpirtit poetik të poetit mirëfilltë
me bagazh të madh njohurish, thellësi mendimi e diapazon të gjerë e me një
gjeografi të pamat ndër kufijtë e krijimtarisë.
Çdo
vëllim që lexon, veçse sa ta shton etjen për të lexuar vëllimet e radhës. Është
brendia e pasur që të magjeps. Janë temat e mesazhet që mbart magjinë. Janë
imazhet shoqëruese që transmetojnë unitet dhe paraqitet në një kontinuitet
artistik, duke vënë në dukje evoluimin tematik dhe stilistik në rrjedhën e
kohës, ku vend të veçantë zë artikulimin gjuhësor në botën e njeriut, me vizion
për realitetin.
Në
krijimtarinë poetike të Gëzim Ajgeraj, jo rrallë hasim poezinë hermetike, që i
bie kaq shumë për shtat e godet fuqishëm përmes metaforash fenomenet negative,
që shqetësojnë shoqërinë njerëzore. Pjesa më e madhe e krijimtarisë poetike
është me temë atdhetare, ku notat e qortimit e të kritikës, konkretisht, bien
mbi Evropën xanxare.
Dashuria e poetit për Vërrinin, për Prizrenin e për Kosovën Legjendare
është e përjetshme dhe sublime, pasi Atdheu për Ajgerajn është dhimbje, pasi
dhimbja, malli e largësitë e pikëllon në shpirt.
Përshkrimi i Atdheut e arrin përmes mijëra
metaforave.
“Me gjak e asht nëpër shekuj të thura kurorën
e dritës tënde.
Që
në ditën e bardhë të zbukurojë bukur nga kopshtet e mallit për dritën”, të
cilat bartin në vetvete ngarkesë të madhe emocionale. Shqetësimet e tij për
mëmëdheun artikulohen e përjetësohen në të gjitha periudhat gjatë një shekulli
zymtësi e mjerim, me sens kritik, ku përmend luftë, vrasje, djegie e
shkatërrime e deri në përgjunje.
Shumë të veçanta e mbresëlënëse janë lirikat kushtuar Vërrinit,
Prizrenit, heronjve, nënës apo fëmijëve - si e ardhmja e mëmëdheut.
Me
dhembshuri e mbështjell poeti dashurinë, pasi për të është hyjnore, e
përfaqësohet si një model tejet i arrirë, ku uni lirik mbetet feniks i
dashurive hyjnore të mëmëdheut e hartës së tij gjeografike.
Oazë përkushtimi i ligjërimit poetik. Pra, gjejmë një botë poetike të
gjerë në kohë e hapësirë dhe ide. Të gjitha qëndrojnë në simbiozë edhe pse
shpesh mendon antisimbiozë, ku me këtë titull të veçantë vjen me një vëllim të
jashtëzakonshëm.
Diskursi letrar i vargjeve e i ngjarjeve, ana figurative e dinamike,
shprehin rrethanat herë në dritë të qartë e herë në hije, ndaj tregohet
emocional, madje, hera - herës edhe protestues.
Shumica e poezive dhe vëllimeve poetike të Gëzim Ajgerajt, janë të
veshura me fjalorin metaforik, ndaj, e quaj edhe si poeti i metaforave, plot
fuqi filozofike të krijuesit, talentit dhe mjeshtërisë së tij krijuese.
Elementet gërshetohen rreth artit të
ndërtimit të strukturës së poezisë, struktura e saj, muzikaliteti, etj.
Njeriu duhet të flasë hapur me të tjerët, në një mënyrë që zbulon
mendimet e veta të brendshme përmes fytyrës së tij, që zbulon hallet e tij,
direkt përmes fjalëve.
Një
fjalë e themi me bindje, me sinqeritet të plotë dhe pa hezitim, ndërkohë që e
sheh tjetrin në sy, ka më shumë kuptim se dhjetëra faqe në libër.
Ekziston
një kufi në mendjen e të gjithëve, përtej të cilave është e rrezikshme të
shkosh.
Pasi ta kesh kaluar atë rresht është e pamundur të kthehesh.”
Jo
më kot e mbylla me dy nga thëniet e Dostojevskit, pasi poeti Gëzim Ajgeraj
është ithtar i poetëve të mëdhenj, si: Naimi, Fishta, Ali Podrimja, Azem
Shkreli apo i letrari i madh, Borges, etj.
Pena e këtij poeti të madh kontribuon për shoqërinë dhe shoqëritë.
Është gjithëpërfshirës.
Superlativët e merituara janë bashkëshoqëruese të Penës së Ajgerajt.
Letërsia e djepit të kulturës evropiane ndërkombëtarisht ky autoritet i
letërsisë i përfaqëson denjësisht.
P a r a t h ë n i e
• Le të udhëtojmë në laboratorin e gjallë të
shpirtit të shkrimtarit, dramaturgut, prozatorit, kritikut, tregimtarit,
eseistit, poetit të madh, letrarit të madh të letrave shqipe - Gëzim Ajgeraj.
Autori
i lindur në Vërrinin plot histori në Kosovën Legjendare, mbi tre dekada në
emigrim, ku zemra e shpirti i qan dhe këndon veçse shqip, krijoi e botoi mbi
gjithë zhanret e letërsisë shqiptare. I përkushtuar dhe i formuar plot ide e
vizion dhe objektiv për të prekur majat. Andaj, sot numëron mbi 175
tituj të librave të krijuar, duke u kthyer në idol të letrave shqipe
plot dritë mbi letërsinë bashkëkohore shqiptare, ku dimensionet i kalojnë
kufijtë e mëmëdheut. Krijimtaria brilante e këtij shkrimtari fisnikëron
prejardhjen, Atdheun e Kombin, sepse Ajgeraj shkruan se ne nuk erdhëm në jetë
për të qenë dështakë, por për të ndjekur dije e virtyt.
Ashtu
si Henry Addington, e ka përjetuar edhe shkrimtari ynë, Gëzim Ajgeraj: “në rini, mungesa e kënaqësisë është
dhimbje. Në pleqëri, mungesa e dhimbjes është kënaqësi.”
Populli shqiptar, trim e heroik i Kosovës
Dardane e përjetoi po të njëjtën.
Diversiteti
i Penës së Ajgerajt është plot fuqi dhe larmi me një botë të gjerë e të pasur
krijimi.
Shkrimtari Ajgeraj nuk është Penë e
rastësishme. Përkundrazi, duket se ka lindur me librat.
Ndaj gjurmët janë që në rininë e tij të
hershme është mjaft i pasur. Nëse gërmon ndër shkrime të tij, zbulon arkivin e
larmishëm e të jashtëzakonshëm, i cili ka lëvruar mbi gjithë zhanret e
letërsisë, ndaj prek atë botë të pasur poetike, së pari, e ka aq pasion, aq
dhunti, aq përkushtim, e gjitha dinamikë e vizion me diapazon të gjerë
gjeografik, ku spikat forca e fjalës dhe thellësia e mendimit të avancuar.
Poezia, thotë Ajgeraj, është mbretëresha e letërsisë, por që të jetë e tillë,
bëje atë!
Prandaj,
pikëpamjet e tij kanë qenë vendimtare edhe për një poezi të studiuar mirë, e
duke përdorur gjithë elementet e saj: fjalën si substancë përbërëse të saj dhe
muzikalitetin sigurisht (pasi janë materiali i saj), figuracionet artistike, ku
krijon imazhet reflektuese, fuqia e fjalës dhe e vargut, mjeshtërinë, që
mbështjell fjala brenda vargut, botën psikologjike, që përdor në elaborimin e
idesë brenda vargut. Brenda filozofisë së vargut, shohim forcën magjepsëse të
tij.
Fantazia e këtij krijuesi është tejet e
përafërt me botën reale që ai i referohet.
Krijon
premisa të kapshme logjike dhe emocion lexuesit. Te ne, apo brenda nesh
ekziston ndjenja. Por, për ta trazuar atë gjithmonë duhet një pikë e caktuar,
që pa dyshim, janë të shkurtra, madje, edhe të gjitha stilet, plot të tilla ka
në vëllimet e tij sa është e vështirë që mund të veçosh ndonjërin.
Në
poezi qëndron gjithnjë ideja se cilat nivele do të arrijmë dhe, sigurisht, që
poeti me majat e fjalëve në të gjitha llojet e stilet, që janë të shumta, i ka
prekur majat e letërsisë.
Gëzim Ajgeraj ka krijuar mijëra poezi në të
gjitha stilet brenda këtij zhanri.
• Poezi për fëmijë .
• Poezi ( fabul ).
• Poezi ( sarkazmë ).
• Poezi ( etnos ).
• Poezi për të rritur.
Tematika e secilit format poetik është në
përshtatje me stilin. Brenda këtij cikli kemi përfshirë poezi për fëmijë dhe
etnos kulturor.
Tek
vëllimet për fëmijë, autori vjen me tema tejet interesante, ku brendia e tyre
është e pasur dhe e larmishme. Në mënyrë imagjinare sjell vorbullnaja të
fuqishme e plot lirizëm, ku dominon modestia dhe logjika njerëzore e sjellë me
bukuri të rrallë artistike e me vlera të larta poetike e plot energji pozitive.
Magjinë
e universit e shpalos më botën engjëllore të fëmijëve të mëmëdheut, që ata të
formohen me artin dhe letërsinë bashkëkohore shqiptare, me premisa të shumta,
ku pa diskutim përcjell edhe mesazhe të shumta për gjeneratat e reja, pasi
poeti plot admirim e sheh botën e fëmijëve. Andaj, mesazhet përcjellëse
dhurojnë plot dritë, dije e shpresë, të formëzuara për moshën e nivelet.
Një
krijues me botë universale, me dije e dhunti për të bërë më të mirën e dhuruar
më të bukurën, ju bëhet idol fëmijëve, por edhe letërsisë shqiptare e më gjerë
- ndaj është gjithë përfshirës.
Ky
poet që ndikon pozitivisht në edukimin e brezave të ri, me dashuri për
familjen, vendlindjen e mëmëdheun, me potencial mjeshtëror, me intelekt e
pasuri shpirtërore, plot vlera dhe art e vesh jetën me ngjyrat e duhura të
kompozicionit plot gjallëri, këngë e antonime, ku harmonizohen në strofat
poetike.
E dallueshme kjo tek Ajgeraj, pasi që në
fëmijërinë e tij duket se është hedhur fara e vullnetit të tij krijues, në
tokën pjellore, ku ka prodhuar llojet e ndryshme.
Aftësi gjeniale e njeriut, që mendjen ta
stërvitë e Penën ta vërë në shërbim të gdhendjes së fjalës, e ua shpalos
shpirtin njerëzor.
Në
poezinë e Ajgeraj dominon filozofi e fjalës dhe metafora të fuqishme, ku japin
kuptimin dhe estetikën filozofike, e cila burimin e ka te mjeshtëria e
krijuesit.
Një tjetër stil poetik, tjetër dimension e
pamundur të mos gjesh këngët e bukura plot muzikalitet. ku nuk mungon as timbri
as tonaliteti, kumt që përcjell aq këndshëm e hareshëm te lexuesi vargje plot
jetë, ku i këndon shpirti mbi “etnosin e zonës”, por as që mungon arti
filozofik dhe metafora, që mbështjell vargun e ia shton bukurinë asaj.
Është
i mishëruar poeti që në vegjëlinë e tij, ndaj i sjell vezulluese si perla a
relikte shpirti, ama i dokumenton në libra e biblioteka, por edhe i shpalos për
lexuesin, si dokument i vyer epokal. Normale që shoqëritë njerëzore evoluojnë
ndër kohëra, por Pena e shkrimtarit sjell plot frymëzime, gjithë nuancat e
ylbereve, si pasuri e çmueshme kombëtare: festat, dasmat, ahengjet, etj.
Praktika
e kalimit të këtyre fazave, që cituam, e bën më të dashur e të larmishme këtë
lloj arti.
Fenomeni magji e vargut brenda këtij stili ka
arritur efektin dhe qëllimin e mesazheve që përcjell për lexuesin e gjerë.
Është magji e vargut fryma e tij, kënga e shpirtit. Zëri i tij josh lexuesin.
Për hir të kompletimit të dialektikës vlerësohen edhe veprat e Gëzim Ajgeraj,
me përsosjen e tij.
• Siç e kemi thënë herë pas here, Gëzim
Ajgeraj, ka krijimtari të pasur dhe zhanre e stile të ndryshme të letërsisë, ku
dua të cek atë të: “MONOGRAFI HISTORIKE”,
ku autori me mjaft profesionalizëm ka shkruar e krijuar mbi këtë gjini letrare,
ku kryesisht, flitet për heronjtë, të cilët luftuan për çlirimin e mëmëdheut,
kontribuuan me gjithçka që iu afronte koha, duke shfrytëzuar të gjitha burimet
njerëzore, por edhe flijimet që dora gjakatare padrejtësisht ua ka marrë jetën
në trojet e tyre stërgjyshore e në rrethana të paprincipe.
“PËR TË GJALLË KULLAT S’ I LËSHOJMË “
(SADEDIN HASANI)
A nuk është kjo një piskamë e fuqishme, ku
burimin e ka te ndjenja e mosdorëzimit dhe te çlirimi me çdo kusht i trojeve
amtare?!
“XHEVAT BERISHA - LEGJENDA E VËRRINIT”
A nuk janë këta dy dëshmorë: zëri e fuqia e
tyre e gjithë dëshmia, që do t’ju përcillet brezave: militantizmi, vendosmëria
e guximi, që këta luftëtarë lirie qenë mishëruar me besnikëri mbi çështjen
kombëtare të luftës për liri?!
Faktet
për monografitë janë tejet specifike dhe origjinale, ku veçon se kryefjala e
tyre ishte liria.
Ndaj, emëruesi i përbashkët i këtyre
veprimtarive heroike, patriotike e kombëtare është veçse një:
“KANË LINDUR NGA SHPIRTI KALLKAN”
Vlerat
artistike e stilistike të këtyre librave nxjerr më në pah vlerat e larta e
virtytet njerëzore të këtyre heronjve të Atdheut. Në kalkulimet kritiko -
vështruese dhe vlerësuese rafinohen pikëpamje dhe pikëvështrime të shumta. Ku
ka shembull më të mirë e dëshmues se shembulli i Sadedinit, i cili i qëndroi
besnik idealit, luftës e lirisë për Atdhe.
Brendia
e monografisë së heroit, Xhevat Berisha, ka cilësi të lartë krijimtarie, ku më
së miri ky shkrimtar ka derdhur esencën letrare të gërshetuar në art e histori.
“LEGJENDA E VËRRINIT”, autori ia dedikon birit të Lezit, mësuesit, atdhetarit,
patriotit të UÇK-së, veprimtarit, aktivistit, organizatorit - birit të
Dardanisë, që një jetë ia kushtoi Atdheut, Kosovës kreshnike e bashkimit
kombëtar, atij që çdo orë e çast luftoi armikun. Me gjithë forcën e shpirtit e,
sidomos, Lezit e Vërrinit, iu bë idol, mbetet përjetësisht, biri i Lezit, i
Vërrinit, i Prizrenit historik, e i Kosovës martire.
Në
monografitë e dëshmorëve autori paraprin vetëdijen kombëtare.
Krijimi
i mirëfilltë rindërton realitetin në formë e strukturë dhe e prezanton në
sistemin letrar- artistik, ku integrohen të gjitha lëndët, ia dedikon
ekspozimit të botës brendshme dhe ndërtimit të rrëfimit.
Autori ka krijuar një univers, duke u
mbështetur fuqimisht në art dhe në letërsi e në traditën popullore të rrëfimit.
Ai
forcon dhe konsolidon fuqishëm idetë, ngjarjen dhe kulturën e vetëdijes.
Marrëdhënia që përcjell te lexuesi është vetë stili i autorit.
Autori
larminë e tij krijuese e sjell brenda monografive dhe paraqet frymë arti mbi
kultivimin e fjalës shkruar.
Natyrisht që natyrën dhe ekzistencën e gjen
brenda këtyre monografive.
Veçse strategji për dialog, konspiracion e
kompromis, vendosmëri, luftë dhe heroizëm i gjen në monografitë historike të
Gëzim Ajgeraj. Ndaj, letrari di se si ta servojë te lexuesi me Penën dhe formën
më të mirë letrare e historike.
Madhështia
e këtyre monografive për heronjtë e Kosovës: Sadedin Hasani dhe Xhevat Berisha
gjendet nëpër faqet e këtyre monografive plot vlera njerëzore dhe kombëtare, ku
përshkruhet njeriu me shpirt atdhetar e njerëzor, pasi motivet e shumta
ndikojnë në përshkrimin plot kolorit romantik, heroizmi e virtytesh, me bazë
zgjuarsinë e besën, guximin e trimërinë ndaj komunikon drejtpërdrejt me
lexuesin përmes krahasimeve. Harmonia mes ngjarjesh reale në monografi,
lakonizmi e muzikaliteti i Penës së Gëzim Ajgeraj dhe pasqyrimit të tyre, vëren
se kjo monografi ndez shpirtin flakë, ndaj janë gurët e xhevahirit plot vlerë
në themel të krijuesit.
Lavdi
heronjve të pavdekshëm, që dhuruan jetët e tyre dhe u bënë forcë sublime për
çlirim të Atdheut!
•
Autori, Gëzim Ajgeraj, jo më kot cilësohet, si poeti i metaforave, me anën e të
cilave ai i vesh aq bukur fjalët e goditin fuqishëm me vargun. Por, ajo çka e
bën akoma më të fuqishëm autorin e poezive metaforike është se ai e ka studiuar
metaforën deri më skajin më të largët, që është gjeneza e saj dhe sjell në
leksione gjithë të detajizuar.
Pra,
një studiuesi letrar i duhet për t’u pajisur me ato njohuri aq brilante.
E
them me bindje pasi autori është i mishëruar me lëmin e madh të letërsisë
shqipe dhe e njeh atë në detaje. Pra, si lind një ide për poezinë, nga vjen
ajo, cila do ishte lënda e parë që i nevojitet një krijuesi, mbi të cilën duhet
të na shkaktojë emocione dhe ta prekë ndjenjën e publikut të gjerë?
Ai shpjegon komplikimet, logjikën e
filozofinë e të bërit art.
Shkrimtari
shumëdimensional sjell studime letrare me finesa të shumta mbi artin e poezisë
dhe elementet përbërëse.
E
risjell një thënie të të madhit Sami Frashri: “Nëse do të mbillni për një vit, mbillni misër e grurë, nëse do të
mbillni përgjithmonë - mbjell arsim edhe kulturë.”
Ndaj, Ajgeraj sjell mendime esenciale
thellësisht me ndjesi e invencione të pasura letrare me një imazh formues tejet
interesant.
“METAFORA E POEZISË” është njëra ndër krijimet - perla të autorit.
Pena e stërvitur e mjeshtrit vjen për
lexuesin, si një meteor, që ndrit mendjet për një letërsi cilësore e
bashkëkohore.
Ndër
elementet e poezisë në këtë libër gjen elemente të reja, si p.sh.: muza e
frymëzimit, ideja, muza e ngacmimit, apo muza e mendimit, substancë frymëzuese
të favorizuara sa vetë fjala.
Siç e thotë Borgesi, në njërin nga definimet
e tij shkurt për poezinë: “E njohim aq mirë sa s’mund ta definojmë me fjalë”.
Jam
e bindur se brendia e këtij studimi letrar do të gjej mirënjohjen e lexuesit.
“Asnjë njeri nuk është Zot”, thotë Sri Aerobinda, por brenda secilit njeri
është Zoti, dhe qëllimi i jetës është ta zbulojmë. “Bëjeni”.
• Gjithashtu, poeti vazhdon me jetëshkrime,
pasi është autori i dhjetëra e dhjetëra revistave letrare, ku jep pikëpamje të
shumta:
“PIKËPAMJE PËR JETËN” është po aq e
rëndësishme, sa të bën të mendosh gjatë mbi rrethanat tuaja, për të studiuar
tiparet e njerëzve që të rrethojnë.
Autori sjell një gamë të gjerë specifikash,
ku hallet, problemet, shqetësimet, mosmarrëveshjet, keqkuptimet, janë pjesë e
mangët e dijes, kulturës dhe vlerësimit real të asaj çka na rrethon. Kështu që,
nga këndvështrimi im, nëpërmjet pikave të paracaktuara në libër guxon të japësh
mendimin kritik në formën psiko-filozofike, bazuar në tematikën e kësaj reviste
letrare.
Autori bëhet virtyt, vlerë e frymëzim, oazë,
ku botës i bëhet ngazëllim, ashtu siç davariten retë nga engjëjt e ajrit dhe
kthehet në potencial, ku ndez dritat e shpresës, për t’u pajisur me njohuri.
Njëkohësisht ka dhuntinë dhe temperamentin e artistit, ky shkrimtar brilant e multidimensional.
•
Nga lëmi i letërsisë së Gëzim Ajgeraj kam shkëputur njërin nga librat e tij të
shkruar: “PLAGA E LIRISË” – dramë.
Me
siguri që, për të krijuar dramë dhe për të lënë gjurmë te lexuesi, autori ka
ndjekur gjurmët e shkrimtarëve të mëdhenj të letërsisë shqiptare dhe të huaj,
si p.sh.: Fishta i madh, Jeronim De Rada, Naimi, etj. Populli shqiptar i
Kosovës kaloi ndër periudhat më të vështira historike, nëpër luftëra të
përgjakshme shekullore, me vendosmëri, guxim e patriotizëm të pashoq, ku flitet
përmes fakteve se shqiptarët e trojeve të Kosovës iu përgjigjën thirrjes së
Atdheut, pavarësisht vendndodhjes së tyre. Andaj, janë ata njerëz vitalë, që
meritojnë lëvdata për virtytet e larta njerëzore, ku u kthyen në Kosovën
martire për: “Jetë a vdekje”. Ky slogan ishte vendosmëri për ta, siç u bë
realitet në sy të botës mbarë.
Si
shkrimtar drame vjen plot kapacitete dhe tejet origjinal në lloje e stil, ku
sjell gjithë shpirtin artistik në dramë, përmes personazheve, me histori e
ngjarje plot dhimbje, bazuar në përpjekje e sakrificat e shqiptarëve, në luftën
për liri.
Në
dramë spikat rrjedhshmëria e dialogut, komunikimi i mesazheve dhe
individualizmi i personazheve, etj.
Risi absolute e mundësi të shumta për trupën
dramaturge për të përmbushur artin skenik, pasi për publikun mbeten
interesante, sepse janë këto forma e mënyra, ku përjetohet historia.
Shpirti
i autorit kërkon, jo vetëm mirënjohjen e brezave të sotëm, për qindra histori
të studiuara e të botuara, pasi qindra gjenerata të reja do ta studiojnë atë.
Këto vepra vijnë krejt artistikisht nga ky
mjeshtër i madh i letërsisë bashkëkohore shqiptare.
•
Tjetër zhanër shumë i rëndësishëm nga kjo gamë e gjerë krijimtarie të këtij
shkrimtari të zellshëm është edhe romani.
Konkretisht sjell dy romane mjaft interesante
për fëmijë dhe për të rritur, sa për ta ngacmuar ndjenjën e lexuesit.
Autori
i qaset këtij lloji letrar, duke ecur nëpër terrenin e pasosur të këtij lloj
sfondi, që nuk përjeton vetëm aktualitetin, por një gërshetim magjik mes së
sotmes dhe së djeshmes, apo hijezimet shoqëruese, duke aktivizuar gjithë
potencialin kultivues, ky krijues i dëshmuar i rangjeve të larta të letërsisë
bashkëkohore.
Natyrshëm rafinon rrjedhën e drejtpërdrejtë
të burimit, duke e kthyer në përzgjedhje atraktive për lexuesin e gjerë.
Autori
ka krijuar gjithë terrenin e nevojshëm infrastrukturor, për të shpalosur gjithë
personazhet në roman, gjithë kapacitetin e tyre mendorë dhe intelektualë, për
gjithçka, që ndodh dhe gjithë tematikën e saj.
Brendia
e romanit ngjall kureshtje nga kapitulli në kapitull për hir të përmbajtjes dhe
cilësisë, ku arrin idetë, motivet e frymëzimit.
Fuqia e fjalës e potenciali krijues premton
shumë dhe shfrytëzon talentin.
Romani përmban një tematikë, që rëndon disi
letërsinë në kapituj të caktuar dhe qarqe të ndryshme politike, praktikë e
vjetruar kjo, por gjej pajtim me autorin kur thotë se: “Aktiviteti politik ka përfunduar me fundin e
luftës, ndaj sjell si vendosmëri për t’ju përkushtuar vetëm letërsisë dhe për
t’i thënë STOP aktivitetit politik.
Në
faqet e këtij romani, në formë tejet filozofike trajtohet çështja me drejtim të
orientuar, por edhe për rëndësinë e veçantë të çështjes. Te ky roman thellohet
më tej çështja për letërsinë e avancuar për të “edukuar” ata, që sot përpiqen
të bëjnë letërsi e përmend fenomenin e mos- profesionalizmit.
“Ai që kurrë s’krijoi një varg, ku ka aftësi
të vlerësojë”?!
Madje, akoma, thellohet skandali kur vlerë
quhet antivlera në letërsi.
Shkrimtari i mirëfilltë thotë, autori nuk i
nënshtrohet përkëdheljeve partiake. Një gjest i tillë sjell vdekje, në raport
me interesat e letërsisë shqipe.
Ky
shkrimtar i rangut të lartë bën pjesë në grupin “CLEAR” të krijuesve, ku ka
sjellë gjithë metodat letrare në romanin e titulluar: “STUDENTËT”. Tek autori,
idili është i pavdekshëm, si gëzim jete tek rikthehet gjithnjë siç i rikthehen
qiellit të kaltër ylberet pas shiut.
Në
romanet e Ajgeraj gjen shumëllojshmëri stilesh, tematikash, brendish, historish
a ngjarjesh.
Aq këndshëm vjen në romanin për fëmijë e të
rinj: “DITË TË BARDHA”. Është romani i radhës që vjen në këtë
diversitet me përzgjedhje pak nga të gjitha.
Me mëngjesin, puhizat e lehta e zhdukin vesën
e njomë, ashtu ikin edhe ligësitë.
Vogëlushët janë dëshmitarët më të mirë të të
gjitha kohërave.
Ç’nuk panë sytë e tyre në kohë tmerri?!
Shkrimtari,
Gëzim Ajgeraj, edhe si banor i asaj ane, mbështillet në botën e brendshme të
fëmijëve dhe përshkruan dashurinë, mallin e brengat, kujtimet, lirinë, shokët
apo familjarët, që u vranë dhe çdo gjë tjetër, e gjithë universi që ata i
rrethonte.
Në
romanin: “DITË TË BARDHA”, autori
vjen tejet modest, ku një botë të tillë varfanjake mund ta pasuronin vetëm
ndjenjat shpirtërore atdhetare, por që nxjerr në pah karakterin e personazheve.
Gjeniu i Ajgerajt qëndron pikërisht në këtë
optikë, sepse drita pikon nga shpirti vizionar.
Autori ju gëzohet ditëve të bardha, ku sjell
figura tejet interesante me moshë të re.
Ai gërmon në honet e bardhësisë dhe të
shpresave, që prej tyre të nxjerrë vetëm mesazhe paqeje.
Emocionuese tek lexon në faqet e romanit,
pasi fisnikëria, ngazëllimi, etje për paqe e shpirti zjarr flet me gjuhën e të
rriturit.
Ditët e lirisë hapëronin qiellit të Atdheut.
Ndjenja të përziera mes dhimbjes e gëzimit.
Me
siguri dhe pa pikën e mëdyshjes asnjë nga zhanret nuk të zhgënjen, përmes
këtyre pjesëzave nga kjo parathënie, kuptohet se sa magjepsëse dhe ç’madhështi
ka në brendi të librave.
Krijuesi
që paraqitet dinjitetshëm, si referencë e spikatur e personaliteteve në
letërsinë shqiptare e me dimension evropian, Gëzim Ajgeraj, përfaqëson me
modesti në arenën ndërkombëtare.
Lezhë, më 26.1.2021

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen