Freitag, 15. November 2024









Prenda Sejdia

DIVERSITETI I ARTIT NËN THJERRZËN

E VLERËSIMEVE KRITIKE DHE ANALIZËS  LETRARE - 3

 

Redaktor:

Gëzim Ajgeraj

 

 

Recensente:

Marsida Sejdia Agolli

 

Lektore:

Endrijeta Paplekaj

 

PRENDA SEJDIA

DIVERSITETI I ARTIT NËN THJERRZËN

E VLERËSIMEVE KRITIKE DHE ANALIZËS  LETRARE – 3

 

Shtëpia Botuese “7 Days”

Prizren, 2021

 

                     P A R A T H Ë N l E

DIVERSITETI I ARTIT NËN THJERRËZËN E VLERËSIMEVE KRITIKE E ANALIZËS LETRARE të Prenda Sejdia 

 

Gjërat e bukura, thonë se janë të ngadalta.

Duhet të mësojmë që t’i presim.

Edhe fati thonë se ka parathomat e dritës së vet.

Ai mjedis i vogël ku ti mediton, nga ku nxjerr shkëndijat e së përndriturës energji.

Epo, përdorimi i fjalës jo vetëm që ‘fjala’ nuk vdes por padyshim kthehet në pasuri meditimesh dhe përjetimesh.

Edhe në këtë diversitet kritikash ka mjaftueshëm nga këto elemente.

“Arti poetik si koncept metaforik për të tejkaluar udhëkryqe, rrëfyer në rrjedhën poetike me një analizë bashkëkohore, në tërësinë e saj, sjell botën e brendshme dhe pasurinë artistike në formimin e gjithanshëm përmes bukurisë filozofike”.

Gjithashtu përballja me plotësimin e tërësisë së rrëfim- përshkrimit të një teksti të çfarëdo zhanri letrarë të jetë, ka përsosjene fjalës dhe përgjegjësisë.

Në këtë libër gjenden recensionet e;

• Metafora e Mallit.

• Poeti i Metaforave.

• Vlerësime nga Marsida, Almaida, Laureta, Endrijeta.

• Epilog, Studim letrarë.

• Vlerësime nga këshilli i librit studimorë.

• Nga Vlerësime letrarë.

• Poetika ime nën thjerrëzën e vlerësimeve kritike dhe analizës.

• Anekdota e tregime nga Kashnjeti e zona përreth.

• Amazonat e Shqipërisë.

• Engjëjt mashtrues.

Për të parë paralelisht dukuritë dhe ndjesitë njerëzore, natyrisht që vëzguesh do jetë mjeshtri.

Kush më mirë se shkrimtarë e poetë e dëgjojnë, e ndjejnë dhe përjetojnë përcjelljen e fjalës.

Shpirtërat e ndjeshëm përcjellin magjishëm mesazhe të rëndësishme njerëzore.

Eh, ç’kuptim mund të kishte arti letrarë pa fjalën, bukurinë, thellësinë, ngjyrën, tingullin, pasi parathëniet, pasthëniet, vlerësimet, esetë nuk do t’i lexonte, shikonte, degjonte, admironte ato njeriu, pasi artin e krijon shpirti.

Akoma më mirë ndjehet kur mbin edhe në shpirtërat e tjerë.

Ndjen aromën e këndshme të fantazisë së krijuesve të palodhur, kurajoz e frymëzues.

Recensionet gjithmonë përshkruajnë krijimet aq shpresëdhënëse plot imazhe e mesazhe drite, aktuale e depertuese tek shpirtërat e lexuesve pasi mjeshtërisht përzgjedhin fjalën për ta vendosur në vendin e duhur, gjetjet, kanë domethënje të jashtëzakonshme, ndaj të bëjnë të reflektosh.

Kështu pra, për gjithë ato vërtetësi që spikatin në brendi të librave nga të cilët vijnë dhe recensionet.

Çfarë mrekullie është kur ndesh talentin që përmes mesazheve japin shumë frymën, e shpirtin e vesh në çdo fjalë.

Qënia njerëzore aq sa është e brishtë, po aq është e mrekullueshme pasi dashuria e tërheq për të egzistuar mes të “rrejshmes së pa gdhendur dhe modernizmit”.

Këndvështrimi i mjeshtrit gjithnjë i veçantë e i vërtetë është i pastër si kristalina.

Brenda artit admirohet forca e fjalës e thellësi e mendimit të avancuar, sepse jeta ka një kuptim që shkon përtej realitetit.

Të magjeps fakti që të rrëmben magji e fjalës e cila del nga shpirti, pasi njerëzit vërtetë janë të vdekshëm, por arti i të shkruarit që ti e zotëron, nuk të lejon kurrë të vdesësh.

Ke një mision për të kryer, do jetosh për t’ua transmetuar brezave magjinë e fjalës si testament.

Poezia, tregimi, studimi letrarë etj, si dimension i artikulimit të ndjeshmërisë kultivojnë shpërfaqjen artistike me intensitet të lartë e mbresëlënës, për potencialin receptues të cilit i dedikohet.

Ambicjet shpirtërore i qasen shtjellimit dhe motiveve përgjatë këtij relievi me plot produkte artistike, duke krijuar panoramën shumë dimensionale të shpirtit e labirintet e botës së brendshme krijuese çfarëdo zhanri qoftë, të cilat do i gjeni nëpër faqet e këtij libri.

Kjo formë dhe tematikë libri rekomandon qasjen në krijimin e idesë që lundron thellësisht në delirin përjetues.

Brenda këtij aspekti kemi të bëjmë me një opus krijues në zgjerim e sipër, e tejet ambicioz në trajtimin e reflektimeve, e na jep rrjedhë përshkruese në rrafshin e përceptimeve.

Duke qënë se në këtë libër ka disa autorë, formësohen karakteristikat esenciale të krijimtarisë së këtyre autorëve.

Është duke u mundësuar kështu krijimin e opinionit për këtë pjesë krijimtarie, duke konceptuar përshtypjet, idetë dhe bindjet në këtë vështrim të shkurtër por modest, ama me frymën e universalitetit.

Padyshim pasqyrohen shqetësimet jetësore nga mjeshter të poezisë dhe tregimit a Etnosit Kulturorë, plot trazime a reflekse meditative të njerëzisë, ku shprehin dhe brengat e thella, plagët metaforike të kohërave.

Përmes personazheve zbulohen pengjet a dramat e jetës.

Risi ndër recensione, është e dukshme mënyra e qasjes së personazheve, që ngazëllejnë herë me karakterin e herë me profilin e tyre që mjeshtërisht ndërtohet nga autori.

Ndaj mjeshtri i denjë ashtu edhe si autorët në këtë libër e përcjellin përmes nivelit të lartë artistik dhe bukurisë koleksionet e rrëfimit, plot fantazi të pashtershme e mjaft kreative.

Analizat tekstore e tematike i cilësojnë polivalente e shumë dimensionale në tematikë, ku ndaj lexuesit shtohen edhe kërkesat, pasi krahas leximit kërkohet njohje dhe dije, pasi qëndrojnë në lidhshmëri fenomenet.

Kështu që kërkohet ngritje e sistemit të vlerave me synim materializimin e letersisë, pasi substancat në botën shqiptare duhet ndryshuar e fuqizuar, duke theksuar kështu intensifikimin e komunikimit me lexuesin.

 

                        AUTORJA

 

 

 

METAFORA E MALLIT

 

(Përzgjedhje poetike nga poezia e Ajgerajt)

 

Në çdo epokë dhe në çdo kohë, njerëzia kanë bërë përpjekje të vazhdueshme në përmirësimin dhe forcimin e njohurive, dhe dukurive të ndryshme, pa çka se u janë përkushtuar fushave të ndryshme, por edhe në situata të ndryshme.

     Edhe kohërat e njerëzit kanë pasur uljet e ngritjet e tyre, pra zbaticë e baticë në udhëtimet e tyre të gjata, në periudhat e ndryshme historike. Por, njerëzit e suksesshëm kanë bërë epokë.

     Kanë krijuar botën e tyre universale. E gjithë universin e kanë zbritur nga mendjet elitë në duart e tyre të stërvitura dhe “globin” e dhuruan me vullnet të patundur, duke dhuruar shpirtin e tyre plot dritë e dije, plot mesazhe shpresëdhënëse, duke u kthyer në meteor të ndriçimit të mendjeve që bota të pasurohet me paqen shpirtërore, larg abstraktes, mediokritetit, demagogjisë, duke demaskuar pushtetet totalitare, tradhtitë, egoizmin, si shembull primitiv, fshehjen e së keqes dhe ligësisë, djallëzitë, imoralitetin, barbarizmin, vlerësimet e pamerituara, e plot elemente negative që i hasim shpesh.

     Penat janë gjendur gjithmonë përballë sfidave, por edhe kanë qenë prijësit për të thelluar te popujt vetëdijen për realitetin në kombet e tyre.

Penat kanë bërë dhe bëjnë “revolucione” që janë dhe aq vendimtare për të ardhmen e kombeve, për demokracitë, për mirëqenien, ruajtjen e gjuhës, traditës e kulturës, si dhe zhvillimin e njohurive te gjeneratat.

     Është detyrë e gjithsecilit nga ne të reflektojmë për figurat e ndritura të Penës.

     T’i njohim më mirë ata. T’ua njohim veprimtaritë, aftësitë e kapacitetet, në raport me fushat dhe zhanret, të cilët kanë kontribuar për kombin, me vullnetin e tyre të hekurt, me pasion e përkushtim, në të mirën kombëtare, për një shoqëri të zhvilluar në mënyrë demokratike, me botë dhe vizion për një të ardhme më të bukur, që i shërben gjithsecilit. Për të edukuar e formuar brezat, për të mbjellë frymëzim e virtyt, për t’u distancuar nga antivlera.

     Ideja e këtij libri me përzgjedhje poetike nga shkrimtari prizrenas, me punë e qëndrim dhe aktivitet në emigrim, por ndër dekada dora i shkroi e shpirti i këndoi, veçse shqip, plot intonacion e muzikalitet për Kosovën e popullin shqiptar.

     Gëzim Ajgeraj, ky shkrimtar, dramaturg, kritik letrar, prozator, poet etj., shkroi pa pushim për të gjitha zhanret e letërsisë, ku pata fatin të studioj mbi të gjitha zhanret dhe krijimtarinë e tij.

     Jo që, jo vetëm nuk të zhgënjen, por bota e tij e pasur e krijimtarisë të magjeps, me madhështinë formuese dhe mënyrën se si i trajton krijimet e tij në këtë lëmë të madhe të letërsisë shqiptare, por dhe më gjerë. Zemërgjerësia, aftësia krijuese, mënyra se si punon në grup apo aktivitete të përbashkëta, për të mbështetur miqtë në art, e veçon Ajgerajn, si njeri plot botë, për finesat, në raport me të bërit sot letërsia plot efekte domino, e sidomos në letërsinë shqiptare, ku dozat e zbehta të aftësisë së ushtrimit profesional të shkrimtarit, janë të dukshme, në raport me kërkesat e letërsisë dhe elementet përbërëse të saj.

     Nga ç’kam studiuar për letërsinë e Ajgerajt, ku konkretisht, ky zhanër i letërsisë shqiptare, siç është “POEZIA” është “alfa dhe Omega” e këtij poeti.

     Poezia te ky poet është pasion i lindur. Është dhunti e dhuruar nga Zoti, si rrjedhshmëri e epokave nëpër të cilat udhëtuan shqiptarët dhe vazhdojnë të bëjnë udhëtimet e tyre.

     Pena e palodhur e poetit ka bërë historinë e saj, duke i dhuruar letërsisë dhe botës shqiptare mijëra poezi, me stile të ndryshme, që u takon gjeneratave ta lexojnë e të përfitojnë nga kjo gamë e madhe, pasi në çdo stil të saj gjenden brenda kësaj miniere të pafundme.

Ndaj ndjehem me fat që e kam studiuar këtë zhanër poetik.

     Larmia e poezisë ka një bazë të gjerë krijuese dhe përfshin gjithë stilet dhe format e poezisë.

Poeti ka lëvruar stilet:

• Poezi për të rritur.

• Poezia për fëmijë.

• Poezia sarkazmë.

• Poezia fabul.

•Poezia etnos kulturor.

     Është ky poet, ndër të paktët, në rrafshin letrar e poetik, që përfshihet në çdo stil, ku sjell larmi temash e tematikash brenda secilit stil poetik.

     Ajo çka e bën tejet atraktiv, autorin, brenda sferës poetike është fakti se, poeti, quhet, madje, poeti i metaforave. Kjo më së miri e gjen në gjithë lëmin poetik të autorit. Është dhunti e tij që ta veshë fjalën me metafora të fuqishme e, rrjedhimisht, vjen edhe magjia në varg, duke e bërë superlative.

     Është pikërisht kjo arsyeja e titullit përzgjedhës, lidhur me metaforën, ndaj është titull i spikatur.

Pasuria poetike e poetit Gëzim Ajgeraj zë vend të veçantë në letërsinë shqipe, për shkak të forcës krijuese, shumëllojshmërisë në tema dhe brendive të jashtëzakonshme.

     Poeti që i shkroi e i këndoi Atdheut - kombit të robëruar ndër shekuj, vendlindjes, qytetit historik, ngjarjeve të ndryshme, duke i trajtuar në varg, luftës për çlirim, vrasjeve, burgimeve, pengjeve, djegieve e shkatërrimeve, fëmijëve, që i quan lulet që zbukurojnë mëmëdheun - e ardhmja e Atdheut. 

     Largësitë që aq shumë e mundojnë e plot tematika të tjera për gjithçka e gjithësinë.

     Është detyrë e kuadrit arsimor të Republikës së Kosovës, që krijimtaria e mirëfilltë e këtij personaliteti të letërsisë shqipe të studiohet në shkollat shqipe, si vlerë e artë, për të ndritur mendjet në mënyrë progresive dhe për të zëvendësuar në ato poezi shkollore, që nuk përcillet asnjë lloj mesazhi.

     Me qëllim, brezat që do të vijnë, të përfitojnë njohuritë e nevojshme për këto studime nga mjeshtri i madh i letrave shqipe, këtij idoli të letërsisë bashkëkohore shqiptare me dimension ndërkombëtar.

     Rreth katër dekada më parë, Atdheu rënkonte nga plagët e shumta. Të riun e asaj kohe e ngacmonte muza e mendimit për gjithçka, që rëndonte mbi Atdheun e tij, dhe hallet që ai popull po i përjetonte.

Vargjet e para ( notica ) i shkroi për mëmëdheun, për vendlindjen, për popullin e tij.

     Kështu që shpejt u njoh si interpretues i shkëlqyer, më pas krijues nëpër rrethet letrare.

     Udha e gjatë dhe e pandërprerë, e ka bërë që Pena e tij, dashuria për botën shqiptare, të jetë ndër Penat më të pëlqyera në botën shqiptare.

     Ai mblodhi historitë, i vargëzoi, i ndriçoi e bëri me krahë, duke ju dhënë shkëlqimin e duhur.

     Nga gjokset e lexuesve nxori gjithë atë mori ndjenjash. I përgjoi me kujdes të madh, ua rregulloi ingranazhet deri edhe tik-takun e tyre të gjallë e rinisën sërish. Zukama e lehtë e ndjenjave e lëshon befas fërgëllimën e një kënge të shtruar nga më të moçmet e kullave.    

     Zukatja pranë vatrës së mëmëdheut është shndërruar në krijimtari të majave të letërsisë shqiptare.

• Vendin kryesor në krijimtarinë poetike të Gëzim Ajgeraj e zë Poezia për të rritur.

Jo më kot e kam quajtur si poet i metaforave.

Megjithëse i tillë është poeti.

     Jo vetëm që e njeh mirë metaforën, por ka shkruar leksione për të, ndaj veshë fjalën e vargun, i jep hapësirat filozofisë së krijimit të poezisë.

     Përzgjedh fjalën, si brumë e duke përdorur elementet, pra: idenë, muzën e mendimit, muzën e ngacmimit, fuqinë psikologjike, talentin, mjeshtërinë, gdhendjen e fjalës, etj.

     Përdorimi i këtyre elementeve e bën gërshetimin rreth artit të ndërtimit të strukturës së poezisë, aq të fuqishme dhe jetëgjatë dhe do t’i shoqërojë brezat.

     Forma, zëri e substanca në muzikë nuk ndahen, ashtu si poeti në poezi e bën atë.

    Autori njihet edhe me një tjetër epitet, që dominon në pjesën më të madhe të poezive -

“poeti i mallit”.

     Brenda këtij stili poetik, ai sjell plot të tilla dhe i shpalos në dimension real, me shpirtin e ndjeshëm e njerëzor. Ka përjetuar dekadave dhimbjen e tmerrshme të mëmëdheut, luftërat, vrasjet, zhdukjet, sakrificat e popullit të tij, vuan largësitë e mallin gërryes, për nënën e shtrenjtë,vendlindjen e dashur, e gjithçka që la pas.

     “Të zgjon jehona, klithma, thirrjet e vazhdueshme drejtuar bashkëkombësve për vetëdijesim. Por, poeti mes vargëzimit nuk i kursen kritikat as ndaj ndërkombëtarëve, në momente e çështje të caktuara i vë në dije e bën thirrje për drejtësi, demokraci e paqe.

     Thirrjet e poetit janë të vazhdueshme nëpër poezi, për ndëshkim ndaj keqqeverisjes së kthyer në pushtues e vrastarë të qytetarëve e të bashkëkombësve të tij.

     Poezia e Ajgerajt ka gjithë forcën e fjalës, fuqinë e thellësinë e mendimit, ku gjeografia e njohjes së realitetit e pasqyrimit te publiku i gjerë është i pafundmë.

     Dora i shkruante vazhdimisht dhe shpirti i qante përmes Penës për vendlindjen e robëruar, që ishte kthyer në ferrin e vërtetë, që dikur as mund ta imagjinonte.

     Realitetin e gjen të vargëzuara në vëllimet e pafundme poetike e mijëra e mijëra poezi.

Ky poet i pashtershëm, që hallet e dertet e Atdheut ia qëndisi kohërave historinë dhe i la në mënyrë periodike të arkivuara për brezat në botimet e shumta, si dëshmi e kohës për gjeneratat.

     Ende e bren malli i largësive, tek mendon për mirazhin e praruar nga dielli i Kosovës, ku frymëmarrja e një oksigjeni e shenjtëron atë. Ndjenja e të qenit shqiptar i Kosovës, ku punon  pareshtur për të marrë vlera e virtyte me një krenari sublime.

     Lirshmëria e të shprehurit ka qenë tipari kryesor i stilit të Ajgerajt, që në fillimet e hershme të krijimtarisë.

     Nëse mund të veçoj disa nga vëllimet poetike të këtij stili, nuk është aq e lehtë, pasi lexon një vëllim dhe mendon se është ajka, kur lexon tjetrin, sërish të rrëmben e të bën për vete.

Epo në do të veçojmë ndonjë:

     • Etje në fjalë. • Çaste Alpike. • Eh, Guri! • Antisimbiozë. • Strehët pikojnë mall. • Mendim i Gurtë. • Regetim në horizont • Nostalgjia. • Kronikë e udhëve, e dhjetëra e dhjetëra të tjera, po kaq formuese, kaq interesante, kaq brilante, që dhurojnë, veçse emocion për lexuesin.

 Brendia poetike e vëllimeve për të rritur është e jashtëzakonshme.

    Leximet e këtyre vëllimeve të shndërrojnë në një satisfaksion të jashtëzakonshëm.

     Është aftësia e autorit që bashkudhëton me lexuesin dhe poezisë i jep një natyrë marramendëse fantazie, pa çka se bota e trazuar e autorit, lexohet në vargje, sepse shpirti i tij i çlirët nuk duron dot padrejtësinë.

     Mesazhet e forta të shpresës dhe të besimit, të kurajës dhe energjive pozitive të krijuar mbi artin, optikën dhe mënyrën e komunikimit me njerëzit dhe lexuesin e gjerë, me brendi të fortë dhe shije të Penës, i përcjell gjithnjë lehtë e këndshëm.

Magjepse është poezia e poetit, ku për miqtë është më se e pritshme.

     Modele të arta letrare, të përkryer në lartësi metafore, janë gjithë vëllimet poetike të Gëzim Ajgeraj, ku depërtimi i vazhdueshëm në thellësi mendimi, intuite e imagjinate krijuese, gjithnjë në perspektivë, është pa dyshim poet me dhunti të përmasave madhështore.

     Dekadat kanë qenë për autorin tregues pozitiv i lëvizjeve tejet të veçanta, me përsosjen artistike dhe estetike, mbi diskursin letrar, mbi gjithë stilet e poezisë.

Për botën që e rrethon e përmbushin Gëzimin, dhuntitë e këtij poeti të madh dhe universal, ku i shpreh përmes ndjenjave gjithë arkivin e shpirtit.

     Vëllimet poetike të autorit, që përmbajnë tema të jashtëzakonshme e plot larmi, sjell plot motive e frymëzime nga bota që e rrethon, të shtruara në rrafshin poetik, në gjerësi e thellësi të këtij arti të bukur, të lëvruar në të gjitha sferat e imagjinatës, duke i perceptuar qartë me realitetin e kohës. Aty lexuesi gjen botën reale, gjithashtu, edhe kronologjinë e ndjeshmërisë, ku demonstrimi mund të nxitet.

Vëllimet poetike plot kapacitete bartin rëndesat e tyre emocionale. Plot kolorit dukurish identifikon kohën ndër guvat reale të shpirtit dhe të realitetit. Përshkon thellësisht botën emocionale dhe shijohet artistikisht në sinkron me trajektoret e së ardhmes nëpërmjet majave të fjalës.

     • Një tjetër stil, po kaq i rëndësishëm, poeti sjell poezinë për fëmijë me dhjetëra vëllime poetike që jo çdo kush mund të guxojë të provojë. Me këtë stil për shkak të delikatesës.

     Ama krijimtaria në stil, formë dhe përmbajtje ka vlera të veçanta edukative e formuese, me plot larmi temash dhe brendi të mrekullueshme të trajtuara me kujdes të veçantë, ku prek një botë tejet magjepsëse plot larmi ngjyrash, si ato ylberet pas shiut, kthjelltësi e kristaltë mendimi, forca e fjalës, imazhet dhe mesazhi që përcillet, ia shton vlerat vëllimeve dhe komunikimeve. I drejtpërdrejtë me fëmijët e bën akoma më atraktiv.

     Aftësia e poetit është se ai bëhet njësh me fëmijët, pasi tregohet aq luajal dhe i brishtë hera- herës. Sikur shtron biseda e ua këndon këngët e bukura që ua thur. 

     Madje, ata shpesh ndjehen si të rritur nga privilegji, përjetojnë emocione, ndjejnë kënaqësi e gjejnë hapësirat e nevojshme për të shprehur edhe idetë e tyre mbi krijimet.

     E gjithë relievin poetik e shtjellon ëmbëlsisht për shkak të botës reale dhe të padjallëzuar të fëmijëve.

     Dhunti që poetin e bën aq madhështor të modestive e çiltërsisë poetike në krijimtari.

     Dashurinë njerëzore, poeti e do konkrete, brenda botës së fëmijëve në përtëritje e ajo të jetë e pastër si prej qielli.

Gëzim Ajgeraj është poeti i gjithë moshave.

     Ai i këndon qiellit e tokës, lumenjve e deteve, i luftës për liri e paqes dhe harmonisë, i dijes dhe i dritës, ku gjithnjë përcjell mesazhe shprese.

     Me simbolikën e guximit dhe të shprehjes, me ritmin dhe metaforën, si pikë të fuqishme në poezi, në disa nga vëllimet pikon dhimbje e mall për tokën mëmë.

     Dekada më parë fëmijët e Atdheut përjetuan luftën bashkë me pasojat e saj, ndaj, pa dyshim, janë fëmijët e atëhershëm dëshmia e gjallë e kohës.

Pati bashkëmoshatarë, që lufta i mori, ku për hir të historisë poeti i sjell të vargëzuara, për t’ua dhuruar gjeneratave të reja, si shqetësime, që kombi i tyre i pati përjetuar.

     Lot e dhimbje të atyre fëmijëve që në kohë lufte vuajtën pushtimin serb.

     Gjeneratat e reja do t’i përjetojnë ato ndjenja, përmes vargjeve, e për t’i ruajtur si kujtime të hidhura të brezave të mëparshëm. 

Mesazhet ndër vëllime janë tejet edukative.

     Por, edhe porosi, kujdes e vigjilencë brezave, sepse veriu është afër.

     “Charles Bukowski ka thënë: “Mënyra për të krijuar art është të djegësh dhe të shkatërrosh koncepte të zakonshme, duke i zëvendësuar me të vërteta të reja, që zbresin nga mendja e dalin nga zemra.

Bota është si një libër, kush nuk udhëton, njeh vetëm një faqe.”

     Në këtë stil poetik vëllimet janë me dhjetëra, por në do të veçoj:

• Kroi i qytetit tim. • Libri është porta e botës. • Në kopshtin e gjyshit. • Fjalë e mall. • Gjuha e Lonës. • Kënga e zogut, etj.

     Përmes brendive, vëllimeve falë temave të ndryshme, ju dhurohet shumë dashuri njerëzore, mesazhe të shumta për botën e tyre të mbushur me imazhe shpresëdhënëse për rritën, edukimin dhe formimin, por edhe përgatitjen, për të përballuar sfidat e jetës.

     • Në mund të citoj disa tituj mbi fabulën dhe sarkazmin siç janë: • Hajni ketër. • Në kuvendin e artit, e plot të tjera të këtij lloji, janë vëllime poetike që te fëmijët sjellin shumë hare, por edhe formohen përmes këtyre formave poetike në këtë stil të veçantë dhe tërheqës për fëmijë, ku instikti futet në botën e artit, përmes vargut poetik.

     Cilësia në këtë stil poetik bën që të shpërthejnë në botën e përjetimeve. Tundimi  dhe shpërthimi i imazheve përballen fuqishëm.

     Pjekuria e frymëzimeve me konfiguracionet parapëlqen më tepër dimensionin kuptimor. Përzgjedhja me mjeshtri i bën poezitë në këto stile të prodhojnë ndikim estetik dhe të ndërlidhë fije të forta të fjalës dhe të mendimit. Vijnë si rrjedhojë në vijimësi profesionalizmi, sepse Pena e skalitur e autorit përshtatet në stilet e këtij zhanri me moshat e lexuesit.

     “Urtia popullore karakteristikë e trashëguar ndër breza, mbetet detyrë e të gjithëve, për ta ruajtur e transmetuar kulturën e traditën, ndërsa poeti e përcjell këtë dukuri përmes Penës te gjeneratat e reja.”

     Si margaritarë shkëlqimi zbresin dritat e meteorëve në duart e të rinjve, teksa ndriçojnë errësirën, ashtu si galaktikat në udhën e bardhë të qumështit.

     Ndër këto vëllime poetike për fëmijë, poeti kërkon që vlera ta mundë antivlerën, jeta ta mposhtë vdekjen, drita ta ndriçojë errësirën, virtyti ta eliminojë ligësinë, besimi ta mundë mosbesimin.

      Poezitë ndër vëllime arrijnë në stilin tyre, krijojnë ndjenjën e bukurisë, plot imazhe, ku ndizen perceptimet, bëhen dritë për ndjenjën e bukur me fuqi magjike në aspektin filozofik.

     Autori, Gëzim Ajgeraj, si mjeshtër i artit të Penës, zotëron çdo stil të poezisë, brenda këtij zhanri, me vlera të jashtëzakonshme, pasi muza e poetit është e mishëruar me traditën dhe kulturën kombëtare.

     Artin e pasqyron si realitet i epokave, ku përcaktohen vlerat e këtij arti, magjia e fuqisë, e fjalës poetike ndez shkëndija shprese përmes vargut poetik. Ja që këto vëllime për fëmijë vijnë si margaritarë, që shndrisin shpirtrat e fëmijëve, të rinjve, e jo vetëm.

• Etnosi kulturor. 

     Në krijimet për etnosin, do të gjeni një krijimtari me bazë të gjerë e brilante plot larmi, ku përfshin: lindjet, ditëlindjet, ninullat, festat familjare, fejesa apo martesa dhe gjithçka që i përket etnosit kulturor të zonës.

     Vëllimet përfshijnë fjalë plot muzikalitet të grumbulluar nga ajo minierë kulturore e popullit dhe traditën e ruajtur e kultivuar ndër breza. Në këtë maratonë të gjatë, ku artin e ka përkushtim jetësor. Me këto frymëzime është mishëruar ndër dekada.

     Me kënaqësi e përcjell për lexuesin, por edhe për t’u arkivuar, si dokument i kohës për brezat që do të pasojnë. Ky përafrim i poetit, me artin e poezinë, do të na bënte të ndjeheshim njësoj.

     Këto lloj poezish ndër vëllime, vijnë si këngë plot intonacione e muzikalitet e rrjedhin natyrshëm nga shpirti, ku përçon labirintet, ku merr udhën përmes diapazonit dhe mjeshtërisë së fjalës që krijon.

     Fenomeni: magji e vargut në poezi të këtij stili, arrin, pa dyshim, efektin dhe qëllimin përmes mesazheve, që përcjellin te shoqëria e gjerë, pasi poeti të bukurën e të magjishmen, e përcjell përmes fjalës.

Dialektin e vetëvlerësimit e ka kompletuar, në nivelet më të larta. Ata njerëz që të mahnitin me vlera të larta tradicionale, që dëshmohet më së miri në “Etnosin Kulturor”, ku vjen këndshëm për lexuesin e gjerë kultivimi i këtij arti poetik kaq të dashur për njerëzinë.

     Ky poet bën pjesë në grupin “CLEAR” të poetëve me gamë të madhe krijuese.

     Në gjithë këtë poetikë, që kemi sjellë me përzgjedhje, autori pa më të voglin dyshim e ka nga Gëzim Ajgeraj me gjithë unin e profilin e tij. 

     Idol i vërtetë i poezisë shqipe që e ka ngrit poezinë në majat më të larta të letërsisë, me autoritetin e tij të formuar përgjatë dekadave - ndaj mbetet referencë e spikatur.

     Mjafton të lexosh disa nga vëllimet, për të kuptuar se sa madhështore dhe magjepsëse është e gjithë gjuha e shkruar dhe e vargëzuar në varg.

     Seç bukuri e imponon, transmeton apo mbart fjala! Ç’dije universale ka brenda botës së tij magjike, plot filozofi, histori, letërsi e art, ku përcjell kumte njerëzore dhe përfaqëson me modesti e dinjitet në arenën ndërkombëtare.

 

                             Prenda Sejdia, Lezhë, 2021

 

PARATHËNIE

POETI I METAFORAVE

Studim letrar për veprën poetike të Ajgerajt

 

“Kush punon me duar është punëtor. Kush punon me duar dhe me mendje është zejtar. Kush punon me duar, me mendje dhe me zemër është artist.

Ndaj, mjafton një rreze dielli për të dëbuar shumë hije”. (Françesku i Asizit).

     Marr shkak nga kjo thënie me shumë domethënie, që në mënyrë të përkryer i përshtatet autorit, të cilit ia kam kushtuar një studim për veprën e tij letrare, për të gjitha zhanret e lëvruara dhe aludoj më së shumti për krijimtarinë e tij poetike.

     Ku të gjitha stilet dhe format e lëvruara , e që janë me dhjetëra e dhjetëra vëllime poetike.

     Autori prizrenas me origjinë nga Vërrini heroik, përfaqëson denjësisht Kosovën Legjendare, si në aktivitet kombëtar, po ashtu edhe në art e letërsi.

Pra, kështu që poeti, Gëzim Ajgeraj njihet kombëtarisht e ndërkombëtarisht, brenda lëmit të poezisë, plot ide e vizion, ku me punë ka prekur majat e letërsisë, duke përdorur majat e fjalës.

Prejardhjen, Atdheun, Kombin e fisnikëron me krijimtarinë e tij brilante e mbresëlënëse.

    Autori poezinë e bën aq të adhurueshme e jetojmë me të, ndaj, ky cikël studimor, që në radhë vjen i pesti për Gëzim Ajgerajn, është shkruar me përkushtim të talentit, që gjendet në rrugën e madhe të artit letrar.

     Poeti me dekada jeton në emigrim. Mbretëreshën e letërsisë e vlerëson, duke e ngritur në majat më të larta letrare.

     Pikëpamjet e tij letrare kanë qenë vendimtare për një poezi të studiuar mirë, ku përdorimi i elementeve brenda vargjeve e bën madhështore poezinë, ku si substancë përbërëse përdor fjalën e gjetur.

     Figuracionet artistike, ku krijohen të gjitha imazhet reflektuese, muzikaliteti, gjithashtu.

Fantazia e poetit është aq e përafërt me botën reale së cilës i referohet.

     Krijon premisa të kapshme e logjike - krijon emocion te lexuesi. Ky shkrimtar i 177 librave, tashmë të ngjanë se ka lindur me librat.

     Poeti ka lëvruar të gjitha stilet e poezisë, brenda së cilave janë përdorur elemente të shumta, ku tematika e secilit stil poetik është në përshtatje me stilin.

Brenda këtij stili kemi përfshirë elementet;

1 • Poezia - arti i frymëzimit të jetës 

2 • Metafora

3 • Estetika në poezinë e Ajgerajt 

4 • Fjala si brumi i poezisë

5 • Malli në poezi

6 • Atdheu në poezi

7 • Robëria dhe liria

8 • Vendlindja në poezi

9 • Rima në poezi

10 • Qasja studimore e poetit në Etnosin Kulturor

11 • Ndarja dhe bashkimi kombëtar.  

Të cilat kanë në brendi të tyre aq shumë finesa që në mënyrë filozofike, psikologjike, letrare e historike etj., i gjen ndër poezitë e tij.

     Muza si art i frymëzimit, ideja apo muza e ngacmimit, për të ndërtuar një poezi, kjo substancë është e pandashme dhe e favorizuar sa vetë fjala e vargëzon me ndjenjë mbi botën që e rrethon.

Është muza e ngacmimit që çel kujtesën dhe pasqyron imazhe e figura, kthehet në burim frymëzimi plot simbolika nëpër rrjedhat e kohës.

     Është mjeshtëria e poetit, ajo bota e tij krijuese me shpirt të butë, ama, ndonjëherë, edhe kallkan e tëra, pasi janë të ndryshme ngjarjet e rrethanat për uraganin e poezisë, qoftë për poetin a popullin e shumëvuajtur të Kosovës martire. Ndaj, poeti përjeton ndjenjat më sublime, ku shpalos mendime, krijon energji e ndez dritat e shpresës, mendjes dhe zemrës i japin ngrohtësi. Ndër dekada udhëton poezia e Ajgerajt dhe përcjell, gjithashtu, mesazhe të ngrohta miqësie e atdhedashurie të lindura nga shpirti.

Poeti frymëzon me këngë, pasi e ushqen dhe e kultivon brenda vargut dhe poezisë.

     Për të zbuluar gjithçka që kam shkruar për autorin ia vlen të lexosh disa nga vëllimet e tij çfarëdo stili qofshin, pasi përmasat i gjen aty e gjithë madhështinë krijuese, që i sjell për lexuesin e gjerë dhe brezat që do të vijnë.

Frymëzimi që përcjell autori është klithmë e shpirtit – Kombit, për kohën që prezanton vargun, pasi veçse shqip i këndon zemra.

     Si shërim shpirtëror për poetin vjen fjala më varg, porsi shkëndija e dritës, që ndriçon hapësirat e pamat.

     Në poezinë e tij, autori vjen si vlerë letrare për letrat shqipe. Ky misionar plot përvojë që pasuron ndjeshëm letërsinë, paraqitet në mënyrë interesante si pasojë e gërshetuar e kulturave, ku servon për lexuesin dashurinë e së bukurës.  Koloriti poetik të tërheq në vijimësi në gjithë krijimtarinë e tij poetike dhe frymëzon me stile e brendi, ndaj me këtë idol kombëtar u rrit në gjerësinë dhe lartësinë e saj.

Janë dëshmuar ndër vepra virtytet e autorit dhe mbetet përkushtim i veçantë i kohës dhe i zhvillimit në tërësinë e saj.

     Autori zotëron mendime, ku e ruan të freskët fatin e tij. Mendjen e jetën i ka zotëruar mjeshtërisht e nga gurrat e mendimeve dhe degët e shpirtit të trazuar, heshtjes mbi muzë seç i bie paqe, pasi zotëron gjithë talentin superior të shpirtit.

     Poeti është i pasur me metafora brenda vargut, e përdor si figurë letrare, ku mbart kuptimet e fjalëve me bukuri e kuptim të veçantë, plot shprehje artistike e stilistike e si ndryshim krijon këto figura me bukuri arti si domethënie e fjalës së stolisur, me karakteristikë të gjuhës letrare, si figura më e vjetër dhe figura më e përdorshme në letërsinë shqipe.

     Autori është gjithnjë në kërkim të fjalëve të reja, ku në artin e kërkimit quhet metafora, e cila pasuron fjalorin, e shton bukurinë e madhështinë në varg, jep hapësirë  filozofisë së krijimit.

Ndaj, Ajgeraj është ndër poetët më produktiv dhe plot vlera në artin e fjalës poetike.

     Shpesh e kam demonstruar përmes rreshtave poetin, si poeti i metaforave. Ky është fakti që këtë cikël letrar e kam titulluar: “POETI I METAFORAVE” pasi është dhunti e meritë e tij, të krijojë e të pasurojë vargun, poezinë dhe vëllimet e tij me brendi të jashtëzakonshme.

     Ai i njeh dhe i sjell me finesë lexuesit të gjerë. Pra, është forca e fjalës, thellësia e mendimit të avancuar, muza e ngacmimit të kujtesës përmes filozofisë, që e bën të fuqishme poezinë dhe poetit i jep vlerat e padiskutueshme dhe e bën të paimagjinueshëm.

Vepra e tij dominante ndaj kohës kthehet si një testament që i shërbejnë brezave të së ardhmes.

     Porsi në këngë përmes botës së brendshme e përcjell plot emocion për lexuesin e gjerë, ku reflekton edhe përjeton ndjenjën e imazhet përmes metaforave, si figura më e shquar në poezi, sepse ngjyrat në udhëtimin poetik të poetit janë kolorit më vete.

     Është mjaft i identifikueshëm dhe interesant për shembujt deri në magjepsje, ku përmes stileve të pasura kalon herë përmes furtunave të ndryshme dhe zhvillimeve të ndryshme ndërshoqërore, ku harbon brendive të furtunave e mesazhet, që përcjell të vijnë si porosi për kujdes dhe vigjilencë e gjitha përmes metaforave tejet të fuqishme dhe mbresëlënëse.

Sentenca shumëngjyrëshe prek muzat e fjalës, ku ngacmon ndjenjat e guximit, qëndresës dhe vendosmërisë.

     Për poetin Ajgeraj, metafora bëhet një lloj kandili, që do të jetojë në imagjinatën e njerëzve, ngacmon dhuntinë e secilit pasi krijon pafund metafora të reja mjaft të fuqishme, ku i jep bukuri e shije vargut dhe të magjepsë me madhështinë e tyre.

     Besoj që kam arritur të them shumë në sajë të asaj se ç’kam shkruar më lart, për artin e poezisë dhe metaforën në varg për gjithë atë pasuri të mbledhur nga krijimtaria e tij, pasi pasqyrimi i botës së krijuesit tregon për hapat e mëdhenj të artit që përpiqet t’i japë dritë epokës.

     Pra, metafora në poezinë e Ajgerajt bëhet idol, frymëmarrje, në këtë mision të shenjtë.

• Krahas elementeve të shumta që pikas në poezinë e autorit, takon të bukurën, të magjishmen, fantastiken, pra estetiken në poezi dhe arti i fjalës sikur magjeps lexuesin.

     Vlerësimet janë për një poet CLEAR, për një poet të klasit të lartë, për një poet të majave të letërsisë.

Estetikën e has si disiplinë filozofike, e cila shton rëndësisë e komunikimit dhe ndikimit, ku secili poet ndan mendime të ndryshme, dhe këtu është e veçanta - e larmishmja.

     Estetika shpreh rëndësinë dhe rrjedhën e zhvillimit dhe pasurimit në varg. Paraqet dije e përvoja, hedh dritë mbi dukuri, histori e ngjarje të ndryshme.

Estetika poetike kërkon shteg mendimi, duke zënë fill në tërësinë e saj. Bëhet e rrallë në mjedise tona për hir të përsosmërisë së elementeve përbërëse.

Pra, mund të quhet një poet me thelb, ku vesh bukur esencën poetike, komplikimet me fjalimin e organizuar ritmikisht, si në këngë. Ndaj, Ajgeraj mbart vlerat e një poeti të vërtetë e të rrallë, ku gjithnjë e gjen në kërkim të përsosmërisë.

Instinkti artistik, intuita poetike dhe estetike, imazhet dhe krahasimet metaforike janë  shumëdimensionale, ku në libër e kam quajtur dimension të ri (jo vetëm në poezi, por të gjitha zhanret letrare).

     Piskamën e zërin në standardet e sotme poetike, ironizon xhelozitë apo zilinë, padrejtësitë gjithashtu, me synime të qarta drejt majave të letërsisë, pra tejet estetik dhe i pasur në literaturë.

Në mënyrë permanente e pasuron letërsinë ky idol i saj.

     Lehtësisht kam shkruar për poezinë e poetit pasi pata fatin t’i lexoj të gjitha vëllimet, për të prekur dhe ajkën e krijimtarisë poetike shqiptare.

Vlerësimi estetik- filozofik, si përcaktues i një varg elementesh kanë dhënë, pa dyshim, ndikim në derivimin e talentit të poetit, si dhe perceptimin e vlerësimin e poezisë në tërësinë e saj.

• Fjala si brumi për vargun gërsheton gjithë elementet e artit brenda ndërtimit të strukturës së poezisë, pra flasim për gjithë strukturën e saj.

“Materiali i poezisë është e ëmbël fjala, e fjala është dialektika e jetës”. (Stevenson)

Edhe në mjeshtërinë e poezisë kërkohet fjala. Pra, ajo fjala e zgjedhur për ta vënë në vendin e duhur, në mënyrë që ajo ta krijojë figurën, tonin, ngjyrën, por edhe estetikën e vargut si element përbërës në varg.

Ka shumë peshë vendosja e fjalës në vendin e duhur, sepse mjeshtëria e vendosjes së saj varet nga bukuria e fuqia e poezisë, gjithashtu, edhe mesazhi, që ajo përcjell te lexuesit, pra kështu prek dhe filozofinë e përdorimit të fjalës nga poeti.

     Fjala jo gjithmonë për fjalën në varg e përdorur si metaforë, por përmes fjalës së çiltër e komunikuese është arritur të përcillen mesazhe përmes imazheve të krijuara, përmes çiltërsisë së fjalëve.

Fjala bie për fjalë dhe brumë në varg.

     Madje, poeti shprehet dhe me tituj vëllimesh plot metafora, ku po veçoj më pikanten e fjalës: “Etje në Fjalë” një shembull i jashtëzakonshëm, ku të magjepsë brendia, imazhet e mesazhet përcjellëse.

Synon të hapë botën e komunikimit në kuptimin metaforik, duke ndikuar në përsosmëri të fjalës, kuptimit dhe mendimit.

     Mesazhe e ide të reja e novatore me objektiv të avancimit logjik të të menduarit e të komunikuarit përmes vargut poetik.

     Fjala si magji, forcë, dominancë krijon imazhet e një bote madhështore përmes bukurisë së fjalës.

     Përcjell magjinë te lexuesi gjetja e fjalës e përcaktimi i saj në varg, ku del në pah bota e magjishme e bukuria e mendimit, josh lexuesin përmes fjalës tij dhe  këngës së shpirtit.

Poeti i metaforave, por edhe poeti i mallit, shkaku i largësive dhe udhëve janë, pa dyshim, mbjellja e mallit.

     Shkaku i idealizmit të hershëm qe domosdoshmëri, që poeti u këndoi ikjeve, largësive, kthimeve e moskthimeve.

     Vargu e vajton njësoj si Naimi (pasi përjetuan të njëjtin fat ) ashtu siç intonohen në tingujt e mallit.

Brenda artit poetik, autori ka krijuar një univers të mbështetur fuqishëm në letërsinë e traditën popullore të rrëfimit. Përmes vargut të forcuar konsolidoi fuqishëm idetë, ngjarjet, por edhe kulturën e vetëdijes.

     Kujtimet pikojnë mall, ndizen flakë e shkaktojnë dhimbje deri në përvëlim me ashpërsinë e ajrit të fjalës. Ky simbol i gjallë që jeton brenda shpirtit të autorit, simbolikë e rëndë jetësore, seç djeg e dhemb zjarrmia në varg. Edhe vetë fjala e djeg mallin. Eh, seç kërkon shtigje arratie!

     Temperaturat e larta të mallit janë zhytur brenda zjarrit të përmalltë, por forca e ngurtëson.

Seç e përndjek poetin ndjenja e mallit e flet përmes imazheve në poezi, ndaj poetin e mban zgjuar, e mban peng, pa çka se nuk është fizikisht, mendjen e ka te gjeografia e mëmëdheut.

     Në poezinë e Ajgerajt përjeton ndjenjë dhe emocion, mall dhe brengë plot nostalgji. Është ai modeli i veçantë, ku nga zbrazëtia gjen forcë të përcjell plot mesazhe drite e shprese.

Ditët e gjata i mbushullon me shpresën e kthimeve, në raport me krahasimin metaforik dhe ngjashmërinë që i jep vargut me simbolikën e synuar.

     Ky poet i rrallë i sfidave kombëtare, ku përshkruan hyjnueshëm, që i jep vargut me simbolikën e synuar.

Ky poet i rrallë i sfidave kombëtare, ku përshkruan hyjnueshëm historinë e Kosovës plot risi në gjuhën shqipe.

• Atdheu në poezinë e Ajgerajt. 

Nuk mburret në çastet solemne atdhetare, por ai që punon, lufton, mendon dhe vepron për raste më të mira e të vështira.

     Autori me shpatën e Penës i ra përgjatë gjithë gjeografisë së mëmëdheut, pasi që herët u dallua  për atdhedashurinë e pamat, i etur për të mësuar e vepruar, i zgjuar, i mprehtë e besnik, dhe mbi të gjitha shumë njerëzor e komunikues, gjithçka që shpirti ia përjetoi. Shumë nga veprat e tij atdhetare i vargëzoi për lexuesin, ku përcjell kujtimet, tradhtitë e krimet, pasqyrimin ndërkulturor.

     Potenciali e bën të dëshmojë forcën krijuese, që buron nga guvat e shpirtit dhe vjen si mbret i letrave.

     Me shpirtin atdhetar trajton problemet e shumta shumëshekullore, plot histori të përjetuara populli i tij.

     Është Atdheu, ku heronjtë i ka në gji, si dëshmi e gjallë e kohës, ku gjokset ia kthyen armikut të egër për Kosovën e shtrenjtë, këtyre legjendarëve të pavdekshëm, që do të jetojnë përmes vargjeve.

• Robëria dhe Liria mbi tokën dardane qe e gjatë dhe rraskapitëse.

     Trimëria brenda kullave dardane pati mburojë ata burra trima e djem azganë dhe gra e vajza me shpirt luaneshe. Poeti flet për luftën e shkatërrimet, djegiet, zhgënjimet, mashtrimin, pësimet, tradhtitë, vrasjet, zhdukjet, pabesitë, ka krijuar pafund e limite, por edhe për lirinë e Atdheut.

     Populli shqiptar i Kosovës ka përjetuar qeverisjen më brutale që mund të kenë përjetuar ndonjëherë popujt, ndaj përmes poezisë qan hallet e një populli të tërë, që vuajtën djallëzitë e popujve të Karpateve.

     Thirrja e autorit vjen si zgjim, pasi nuk durohet ai gjarpri i veriut, pasi robëria është e padurueshme.

     Ka shkruar me mijëra poezi dhe muza e shpie në çdo skaj të mëmëdheut, madje, përjeton çdo brengë.

     Poezia për të është kënga e shpirtit, ndaj e këndon me pika loti edhe sot e kësaj dite, por edhe sa të ketë frymëmarrje.

     Magjia në varg, përmes mesazhit, që përcjell, arrin qëllimin e përçon te shoqëria e gjerë dhe lexuesi i tij.

     Makthi i thellë e gërryen ndjenjën e autorit për ligësitë që ia gjetën Atdheun, për ngjarje të ndodhura në kohë të ndryshme, të dhimbshme, të trishta, ku thellohet deri në shpërfytyrim për shkak të konstatimit të krimeve të vazhdueshme, ku synim qe shfarosja, ndaj autori vjen me vargje e poezi të jashtëzakonshme.

Filozofia e artit të këtij autori, në proporcion me diskutimin e tij personal, simbolik, historik e metaforik më shoqëron ndër poezi e vëllime poetike.

• Vendlindja në poezinë e Ajgerajt është ndjenja më e thellë e atyre sakrificave të mëdha mbi kaluarin e vuajtjeve të të rinjve, që burgoseshin apo vriteshin për shkak të veprimtarive të tyre atdhetare.

     Kujton skamjen që përjetuan dhe dinjitetin e pathyer me moralin e lartë.

     Vargëzuan e shkruan mbi masakrat e popullsisë vërrinase e kosovare në kohë lufte. Kujtimet i ruan si perla shpirti, ku krijimtaria e tij njeh dekada të tëra.

Nëse do të futesh në galerinë poetike të vendlindjes së autorit, me gjithë vërtetësinë e ngjarjeve as që mund ta mendosh poezinë e tij pa filozofinë e metaforën e bollshme, ku jep kuptimin dhe estetikën, që buron nga shpirti dhe mjeshtëria e krijuesit.

     E vlerëson plot admirim botën interesante e mendjegjerësinë dhe kulturën e tij për librin, poezinë dhe zhanret e ndryshme letrare.

Përdorin teknikat liderët e mëdhenj për t’u ngjitur në majë të malit, kurse poeti Ajgeraj përdor fort Penën, ngjarjet historike, vendlindjen, mëmëdheun, për ta arritur majën e suksesit - ky idol i letërsisë shqiptare me dimension ndërkombëtar.

     • Rima në poezinë e Ajgerajt, metaforat, imazhet, krahasimet, janë komplekse e  shumëdimensionale, krijon për natyrën, Atdheun, njeriun, luftën e egër dhe paqen, nënën, vendlindjen, tokën arbërore, diellin, yjet, ujin, gjithçka  e gjithësinë.

Vargu i tij vjen i freskët, natyrshëm, kuptueshëm, ashtu si një ekuacion matematikor me zgjidhje të plotë.

     Strofa katrena, me shumë elemente përbërëse e metafora të fuqishme, jep kuptim e tregon forcë fjale e thellësi mendimi dhe rimë të alternuar.

Lehtësisht them që vargjet janë majat e fjalëve, ku shkrihet ajo botë mendimi dhe filozofie, si një botëkuptim i logjikës së thellë të fuqisë intelektuale të krijuesit.

     Autori shpalos botën emocionale dhe vizioni i tij nga bagazhi i memories së vet, ai tis i artë mbi jetën e zakonet vërrinase, idol i gjërave të thjeshta, i njerëzve të thjeshtë - idol i Kosovës.

Edhe fjalori që përmban autori është  një oqean i pashtershëm, ku rimën e përdor në të gjitha format e saj të mundura.

     Potenciali e bën të dëshmojë forcën krijuese me këtë element, ashtu siç dinë mbretërit e Penës.

     • Etnosi kulturor në Penën e tij, të magjepsë, kur hulumton brenda zhanrit poetik, dhe stileve të shumta të lëvruara. Ky stil bëhet mjaft atraktiv për lexuesin e zbulon aq shumë bukuri shpirtërore, të magjepsë fjala e vargu, tema, brumi në poezi, metafora që i shton bukurinë vargut.

     Krijimtari me bazë të gjerë e të larmishme, ku përfshin: festat familjare, fejesa a martesa, ninullat, festat e zonës e gjithçka për etnosin kulturor. Poezi, të cilat i gjen ndër vëllime të shumta, vijnë si këngë plot intonacione e muzikalitet.

Figuracionet, imazhet, mesazhet që përcjell, të cilat do t’i gjeni, jo vetëm në këtë libër studimor, por realiteti janë në vëllimet e pafundme.

     Autori brenda kësaj teme ka kryer studime e ka sjellë botime të shumta dhe përkushtimi ka qenë maksimal, ndaj është modeli me prirje dhe prurje pasuruese gjithnjë novatore, i matur, mjaft punëtor dhe energjik.

     Plot imazhe të këndshme dhe tejet ngacmuese, që përcjell emocion, sjell hulumtuesi që ripërtërin etnosin kulturor për gjithçka që ka e përcjell Pena e poetit.

     • Ndarja e bashkimi kombëtar, në poezinë e Ajgerajt zënë një vend tejet të rëndësishëm, e i dhuron letërsisë vlera të shumëfishta estetike e tematike, si një figurë e ndritur letrare. Ndaj, është ngjizur në raport me universalen, në fushën stilistike të temave, motiveve e kulturën estetike në tërësinë e saj.

Mllefi e urrejtja në vargje është e dukshme.

     Trajtimi gjithëpërfshirës është rafinimi i eksplorimit të përkushtuar, të vëmendshëm, madje, tejet i përqendruar e thellohet brenda sferave të përjetimit, në rrjedhat e historisë, të cilat lanë vragë në ndjeshmërinë ndaj çështjes atdhetare.

     Vajton mallkimin që zuri Dardaninë. Mallkon gurin që s’lëviz mbi majën e Pashtrikut.

Ndaj, brenda kësaj teme gjendet gjithë shpirti poetik i Gëzim Ajgerajt.

Poeti i METAFORAVE të Mallit, që poezinë e vesh me metaforë, edhe në tituj apo vëllime.

Poeti shumëdimensional sjell finesa të shumta për artin poetik e çdo element përbërës. 

     Për poetin, poezia është kënga e ndjenjave shpirtërore, e cila përmes fjalës metaforike shpreh ndjenjën e muzës krijuese përmes vargjeve.

     Krijuesi vihet në kërkim dhe hulumtim të formave e vargjeve, strukturës e ndërtimit të fjalës dhe përzgjedhjes së saj, pastaj metafora si element esencial i letërsisë e ndërtimit të vargut.

     Ndërkaq, që unë bëja studimin e veprave të autorit numëronte plot 165 libra e vëllime, ndërsa sot që

po i afrohem fundit ka arritur plot 177 krijime.

Është mendja e ndritur që nuk njeh përgjumje dhe sprovon veten për artin poetik e letrar, duke përsosur gjithnjë atë.

     Pa dyshim, që brenda këtij libri do të gjenden shumë finesa për krijimtarinë brilante të autorit.

     Ashtu si Neitzche, Ajgeraj përmes vargut transformon botën e artit, duke e ngritur një nivel më lart, me një trashëgimi me krijime të shkëlqyera, ku mbron në mënyrë filozofike botën e mbinjeriut, pra njeriu gjeni, ku beson në progres vlerash, sidomos ato morale.

     Në mënyrë irracionale e tejet kontradiktore, thotë Ajgeraj, bota ecën përpara, megjithëse mbetet mjaft kritik në shumë aspekte jetësore, sepse njeriu duhet të bëhet protagonist për jetën e tij, por edhe shoqërisë në tërësinë e saj.

Do të citoj një thënie nga Neitzche:

“Individit i është dashur gjithmonë të luftojë për të mos u vënë poshtë prej fisit.

Nëse  provon do të jesh shpesh i vetmuar dhe ndonjëherë i frikësuar.

     Por, asnjë çmim nuk është asnjëherë shumë i lartë për privilegjin e zotërimit të vetvetes.

     O diell, po të mos ishin njerëzit, që i ngroh e ju jep jetë, ç’kuptim do të kishte lindja jote?!

 

                                       Autorja

 

 

Vlerësime për poezin e Ajgerajt :

 

Poeti Ajgeraj, shkrimtarë e poet cilësorë e sjell të bukurën në poezi, në letrat shqipe sjell dimension dhe dominancë, mjeshter me shpirt të madh e tepër i thellë poetik që nëpërmjet filozofisë qau hallet e Kosovës martire, për të djeshmen, të sotmen por dhe vizionin e së nesemes, Ashtu si Naimi, Asdreni etj.. Të magjeps me bukurinë artistike përmes fjalës metaforike e mjaft të gjetura e arrira, kap majat e poezisë nga katër polet e saja dhe gjithë stilet e format, Le të vijë sa më hareshëm pena e stërvitur e këtij autori me famë ndërkombëtare që madhërishëm lundron në historinë poetike por dhe zhanre të tjera duke pasuruar letersinë që i jep dimensione të reja...

 

                      Prof Marsida Sejdia Agolli

 

... Gëzim Ajgeraj një vlerë e lartë brenda vargut metaforik për nga llojet e motivet frymëzuese që i gjen në çdo poezi a vëllim poetik nga gjithë stilet ato poezi që pata rastin të lexoj. Ai ia shton vlerat letersisë shqiptare në tërësinë e saj, dhe si poet i dimensioneve të mëdha, i shton zë poezisë së Kombit por edhe ndërkombëtarishtë. Ky zë që ligjëron shqip, e frymon shqip për Atdhe e Komb, ndërton mjeshtërisht dhe në mënyrë filozofike duke i kushtuar jetë letersisë. Të befason me pasurinë e jashtëzakonshme në krijimtari, të magjeps forca dhe fuqia e fjalës, dhe gjithë madhështia që ka krijimtaria e tij poetike e shpalosur për mes shumë stileve poetike. Një Penë e tillë dominante kthehet në idol të letersisë bashkëkohore shqiptare me një ndërgjegjësim gjenial në misionin e bukur të artit poetik dhe me mjeshtëri të pamatë artistike, në poezi.

                     Prof. Almaida Sejdia Myrtaj

 

 

…Përkujdesja që i kushton vargut te tij, e bën poetin Gëzim Ajgeraj të jetë elokuent në poezitë e tij. Poeti paraqitet me figura dhe imazhe ku pasqyron të vërtetën e sjell atë si një përjetim të fuqishëm emocional, patriotik,atdhetar e filozofik, dhe kjo është magjepse për lexuesin. Shquhet për imagjinatë krijuese të gërshetuar me një pasqyrim origjinal të realitetit në ndërgjegjjen dhe shpirtin e poetit, i cili trumbeton zëshëm brendia tij duke na dhënë mesazhe humane dhe atdhetare plot dritë dhe shpresë. Gjuha e pastër dhe e përpunuar poetike e bën poetin të jetë më pranë lexuesit, dhe pasuron letersinë. Gjithashtu tek poetika e Gezim Ajgeraj vihet re dhe dashuria për jetën, për të nbukurën, të madhërishmen, gjë që e bën këtë poet të radhitet ndër Penat që lidh Komb- Europë, nëpërmjet fjalës, kështu renditet ndër poetët më të arrirë të kësaj periudhe postmoderne e pasuron letersinë bashkëkohore shqiptare duke ndjekur shembullin e Naimit, Fishtës etj..

 

                     Prof. Laureta Gjoni

 

Gëzim Ajgeraj një nga figurat më poliedrike të letersisë bashkëkohore shqiptare që me Penën e artë sjell bashkë- kombasve dritën e munguar shumë shekullore dhe pasuron atë me gjithë bukurinë e fjalës. Shikoj tek ky poet një ngjashmëri me poetët e mëdhenj si Choelo, Borges De Rada, etj, Thuhet se poet lind dhe nuk bëhesh, Ajgeraj ka lindur i tillë për të ndriçuar mendjet dhe zemrat si testament i bukur i gjeneratave të së nesermes plot art, dritë e vizion, thjeshtë krenari e Kombit shqiptarë që bashkon kombet e bëhet udhërrefyes i historisë, Kosovës- Shqiperisë dhe shqiptarëve ...

                    Endrijeta Paplekaj, TIRANË

 

 

EPILOG

 

“Më pëlqejnë ndaj i vlerësoj njerëzit që lënë gjurmë e jo plagë.

Mëso të prekësh për të qenë i pjekur.

Mëso të mbledhësh për të qenë i pasur.

Mëso të zotërosh veten për të qenë i lirë”.

E nis pikërisht me këto thënie, pasi mendoj që janë mjaft të përshtatshme, në lidhje me këtë studim të kryer letrar, i ndarë në pesë cikle.

1 • Poezia e Ajgerajt nën dioptrinë e analizës dhe të kritikës letrare.

2 • Diversiteti i Penës së Ajgerajt nën dioptrinë e analizës dhe të kritikës letrare.

3 • Metafora e MALLIT (përzgjedhje poetike )

4 • Poeti i METAFORAVE (studim letrar)

5 • Romani i Ajgerajt nën optikën e analizës dhe të kritikës letrare (studime letrare).

     Fillimet e mia për krijimtarinë letrare, flasin qartë mbi krijimtarinë poetike, si një zhanër mjaft i dashur nga unë, por edhe nga lexuesi i gjerë.

Nuk ndodh tek asnjë krijues të jetë i suksesshëm, pa një mbështetje a bashkëpunim me profesionist.

Ç’thuhet për profesorët a profesionistët?!

     Ata, pa dyshim, janë mendjet elite, janë pikërisht ata që hapin portat e bashkëpunimit, jo më për veten e tyre, por për fisnikërinë që ju buron nga shpirti dhe si njohës të çështjeve të shumëllojshme. Janë të parët që vullneti i pashtershëm kërkon pasurimin e botës letrare në gjithë zhanret e stilet.

     Madje, them me siguri dhe sugjeroj tashmë, nisur edhe nga përvoja e krijuar për këtë art dhe marrëdhëniet me librin, lexuesin a profesorët e kolegët.

     Ama, nëse e gjen një bashkëpunëtor të mirëfilltë të krijimtarisë letrare, vlerësoje, respektoje dhe të jesh reciprok në marrëdhëniet e bashkëpunimit, sepse ke gjetur një thesar.

     Ama, kur konstatimi të shpie në pikën kulmore të bashkëpunimit, ndjenja të mban zgjuar, apo ndjenja njerëzore, se kjo botë ka plot njerëz të mirë, por na mbetet për ta gjetur atë brenda orbitës letrare.

Ndjej emocion kur filloj të shkruaj, sikur bëj intervistë me vetveten, ama shpirti ma thotë ta shkruaj në fletë.

     Fillimin i suksesit tim ia dedikoj një poezie, ku ish mes shumë të tjerave.

Vërtet e kisha krijuar me shumë ndjenjë.

Me atë ndjenjën e thellë atdhetare, sepse ne popullit shqiptar, Kosova me popullin e saj dardan na ka munguar përmbi një shekull.

Kjo mungesë qe kthyer në dhimbje dhe zhgënjim jetësor, se ndarje të tilla janë të padrejta, anti njerëzore, ama anti-hyjnore.

     Një ftesë më vjen në facebook. Shoh që ishte një personalitet i letërsisë shqiptare. Them kështu, pasi kishte mbi 150 krijime e titujsh asokohe. Për bagazhin që kishte për letërsinë më bëri goxha përshtypje.

Pas disa ditësh më përshëndet me pak fjalë dhe mes tyre shprehet:

     “Lexova ca poezi në profilin tënd, më pëlqyen dhe është një poezi që më ka prekur që në titull.

Titullohet: “TI KOSOVË GJYSMË E MUNGUAR”.

Unë, u shpreh ai, po përgatis një Antologji, ku titullohet: “METAFORA” dhe nëse dëshiron do ta botoj në Revistë time.

Nuk e besoja që ka njerëz që të ndihmojnë pa të njohur.

     Porm njerëzit me virtyte, janë ata që, pa diskutim, në forma të thjeshta shpalosin vlera njerëzore.

E kam vlerësuar me sy të mendjes çdo këshillë të dhënë nga poeti i madh, kam kuptuar se në brendi ka një formim të jashtëzakonshëm.

     Dashamirës për krijuesit gjithnjë në perfeksion. I përgjegjshëm në maksimum me veten dhe të tjerët.

I gatshëm të krijojnë premisa në rrethet shoqërore, për një formim të mirëfilltë të mendjes njerëzore. me thellim njohurish e forcim mbi ndjenjën kombëtare.

Pata fatin e mirë të studioj nga të gjitha zhanret e krijimtarisë së tij letrare e mjaft brilante me një fjalor që më ka mrekulluar.

     Histori pafund e njohuri të gjithanshme. Pra, te krijuesit më elitë, që kam njohur, ama në të gjitha aspektet.

     Kështu që jo më kot kam bërë këtë studim letrar të ndarë në 5 cikle, e gjitha mbi krijimtarinë e shkrimtarit të madh, poetit, dramaturgut, kritikut letrar, prozatorit, tregimtarit, romancierit, eseistit, etj.

Kam studiuar me përgjegjshmëri, por edhe me të njëjtën ndjenjë kam shkruar.

     Nuk e quaj meritën time këtë sukses të arritur, pasi vlerësoj se veçse sa kam nxjerr në pah ato vlera të jashtëzakonshme të mendjes elitë të të madhit të letërsisë shqiptare, Gëzim Ajgerajt, pasi puna e tij me aq përkushtim më ka krijuar mundësinë ta kryej këtë studim, duke më dhuruar gjithë krijimtarinë e tij, me gjithë diversitetin e Penës së Ajgerajt, ku përmes shtigjeve filozofike qan hallet dhe brengat e Atdheut, ku thirrjet për zgjim nuk kanë të sosur. Fillimet e krijimtarisë i pati që në rininë e hershme të tij e i mbante të mbyllura ato, ama çdo krijim, thirrjeje e lemerisjeje e gjeti kohën e duhur.

Letërsia për Ajgerajn ka dy shpirtra.

Një i autorit që krijon e derdh në letër.

I dyti, lexuesi që e merr në letër dhe e çon në shpirt.

Format më të mira letrare i perfeksionoi.

     E gjitha më ngjan një mrekulli letrare, misteri zbukuron çdo gjë.

Zbulimi grimce pas grimce është plotësimi shpirtëror.

     Gëzim Ajgerajt, autoritetin dhe dinjitetin e tij krijues ia japin veprat, që ka krijuar dhe ka provuar se letërsinë e madhe e bëjnë veçse shkrimtarët dhe poetët. Si misionar në këtë udhëtim të shenjtë vjen si referenca më e spikatur e mbrojtësit të nderit mbi krijimtarinë letrare, duke bërë epokë, duke caktuar norma në letërsinë shqiptare.

Pena e autorit meriton mirënjohjen e brezave për mijëra e mijëra histori të trajtuara nga Pena e tij, për gjithçka që solli e i sjell Atdheut.

     Mendoj që autoritetet e letërsisë kombëtare, si p.sh.: Komuna e Prizrenit, Ministria e Arsimit të Kosovës, t’ia kushtojnë vëmendjen e duhur për krijimtarinë e autorit, si mjaft i veçantë për shumë arsye atdhetarie ( a nuk meriton të nderohet si “Mjeshtër i Penës, apo Qytetar Nderi i Prizrenit”) dhe jo njerëzit të kujtohen e nderohen vetëm pas vdekjes.

     Kjo vlerë për letërsinë, është vlerë për arsimin, për brezat e së ardhmes.

     Ndjehem mjaft e kënaqur që ky studim letrar sjell vlerë të padiskutueshme për gjithçka që shkrova më lart, pasi në pak rreshta, mendoj që kam shkruar shumë.

     Uroj që letërsia shqiptare të ketë sa më shumë Pena të tilla, me shpirt po kaq të madh, pasi në shërbim të Atdheut qe prijës që në kohën e idealizmit.

Asgjë nuk mbaron këtu...

     “Mendimet e mëdha e kanë burimin, jo aq nga mendja e madhe, se sa nga një ndjenjë e madhe...” (Dostojevski)

                                   Autorja

 

 

 

DISA VLERËSIME NGA KËSHILLI I LIBRIT

 

1.

Vetëm në mërgim kuptohet se çfarë do të thotë Atdhe, ka thënë Gustav Freytag.

E nis kështu këtë shkrim që s’di nga t’ia nis.

    Megjithatë, ndjehem me fat që pata rastin të jem redaktore në këto 5 cikle të këtij studimi letrar të një personaliteti të rrallë të letërsisë shqiptare, pasi nga emigrimi shkruan pa reshtur mbi të gjitha zhanret e letërsisë.

     Është krijimtaria e tij brilante, që shpalos një idealist të pathyeshëm, ku përkushtimi i tij është në shërbim të mëmëdheut e të kombit, pasi e ka dëshmuar edhe në krijimtarinë letrare, duke u vënë në kërkim të estetikës së vargut, të bukurës, përmes larmisë fjalës, duke sjellë befasi në vargje.

     Koloriti i poezive të tërheq në vazhdimësi, dhe thuajse, deri në fund e mban zgjuar për ta shijuar koloritin e vargjeve.

Kënaqësia që të dhurojnë seç të bën për vete.

Ashtu siç titullohet edhe ky cikël letrar: “Poeti i METAFORAVE” janë ato fjalë të gjetura që vargun e bëjnë të magjishëm e madhështinë e gjen në poezi, fjala bie konkretisht për artin me detaje.

     Gëzim Ajgeraj është shkrimtar e poet shumëdimensional, ku poezinë e sjell me shumë finesa dhe elemente, të cilat në këtë cikël është folur shumë.

Larmia që sjell të mahnit.

     Ajo që më ka bërë shumë përshtypje është fakti se poeti ka shumë dekada në emigrim dhe ka krijuar mijëra poezi me tema të larmishme në gjuhën shqipe. Ai sjell mendime esenciale, thellësisht me ndjesi dhe inovacione të pasura letrare e imazhin formues e bëjnë interesante.

     Ç’forcë magjike e frymëzim real, mjaft i denjë përcjell mesazhe kreative dhe kulmore, kështu që i shërben studiuesit të veprës së tij, pasi përdor elementet në formë të shkëlqyer me fuqi filozofike.

Poeti sprovon veten për artin dhe e bën në formën më të përsosur, shpalos potencialin krijues brenda artit e magjisë tij.

     Letërsia për Gëzim Ajgerajn është Atdheu universal i njerëzimit, pasi në udhën e gjatë të krijimit konstaton kode e principe dhe formësohet kjo figurë ndriçuese njerëzore.

     Inteligjenca krijuese dhe koherenca e bën dominues nga gjithë gjeneratat këtë idol të letërsisë bashkëkohore shqiptare me dimension ndërkombëtar.

 

                  Prof. Marsida Sejdia - Agolli

 

 

 

 

2.

Si recensente e këtij studimi letrar për krijimtarinë e shkrimtarit dhe poetit të madh, Gëzim Ajgeraj shpreh mirënjohjen time që më besuan të jem pjesë e Këshillit të Librit (pesë cikleve studimore ) për këtë studim letrar nga studiuesja, Prenda Sejdia.

     Besoj që nuk ka bashkëkombës që lexon për krijimtarinë e tij në gjithë zhanret dhe të mos i shkaktohet “etja për lexim” të thelluar mbi të gjitha krijimet e tij mjaft të avancuara.

     Magjinë e universit e shpalos me botën engjëllore të fëmijëve të mëmëdheut, që aq shumë u është përkushtuar për të gjitha shtresat e lexuesve, e ku formohen me artin dhe letërsinë bashkëkohore shqiptare.

     Pa diskutim, përcjell mesazhe të shumta për gjeneratat. Poeti ndikon pozitivisht në edukimin e brezave, me dashuri për familjen, vendlindjen e mëmëdheun me potencial mjeshtëror, plot vlera dhe me art e vesh jetën me ngjyrat e duhura të kompozicionit plot gjallëri, këngë e antonime, ku harmonizohet në strofat poetike.

     Fenomeni magji e vargut brenda stileve, ka arritur efektin dhe qëllimin e mesazheve, që i përcjell lexuesit të gjerë.

     Është magji e vargut ajo këngë e shpirtit, pasi në poezinë e Ajgerajt dominon filozofia e fjalës me plot metafora të fuqishme, ku japin kuptimin dhe estetikën filozofike, ndaj burimin e ka te mjeshtëria e krijuesit, ku nuk mungon timbri, tonaliteti e muzikaliteti, kumt, që përcjell aq këndshëm e hareshëm te lexuesi vargje plot jetë.

    Vlerat artistike dhe stilistike të këtyre librave  

(cikleve) të studimit letrar nxjerrin në pah vlerat e larta dhe virtytet njerëzore të këtij lëvruesi të letërsisë mirëfilltë shqiptare me dimension evropian.

     Ai forcon, konsolidon fuqishëm idetë, ngjarjet, figuracionet, mesazhet dhe ngre kulturën e vetëdijes.

Marrëdhëniet që mban me lexuesin është vetë stili i autorit...

 

             Endrijeta Paplekaj, TIRANË

 

 

P A R A T H Ë N I E

 

Jemi përpjekur që brenda këtyre kornizave të përmbledhim ca vlerësime kritike dhe analiza letrare, qofshin ato të miqve për krijimtarinë time apo anasjelltas, për t’ia sjellë lexuesit edhe këtë lloj arti letrarë.

     E në do i ngjesësh shkallët e hierarkisë e ku më bukur se nëpër labirintet e letersisë.

     Krijimtaria poetike e letrare për krijuesin, sipas këndvështrimit tim nëse nuk do ishte vlerësimi kritik e analiza letrare nuk do kishte përputhje brenda brenda realitetit të letersisë, por do ish e mangët.

     Në këtë libër me kritikë e vlerësime letrare sjellim disa nga recensionet e krijimeve të miqve të mij krijues por edhe opinione për krijimtarinë time nga profesionisti letrarë Agron Prebibaj.

     Në brendi të recensioneve do gjenden artikulimet mjeshtërore që krijuesit kanë sjellë ndër vëllimet e tyre poetike përmes zërit apo këngës integrale në kohë e hapësirë, nga të thënat e pathënat e shekullit më të vështirë për shqiptarët.

     Të magjeps imagjinata e tyre që lundron në labirintet e pafundme deri tek kodet poetike të pazbërthyera, pasi bukuria e tyre është hermetizmi, ku përmes vargjeve në libër shfaqin zemërim e revoltë.

Ndonëse zë i vetëm shprehin shqetësimin shpirtërorë, por guximshëm lundrojmë ndër emisionet e mëdhe duke qënë të sigurt e plotësisht të vendosur, duke artikuluar revoltën përmes Penës me zërin poetik, përvijojnë deri në majat e poezisë.

Shumë nga ato krijime mbi të cilat vijnë me recensione janë poet që sjellin stile të ndryshme plot ndjenjë atdhetarie, që përcjell përmes imazheve plot mesazhe drite e shprese.

     Poezia e këtyre autorëve përkatësisht moshës apo botimeve, mban gjallë shpresat se dalja nga errësira është e mundshme.

     Nëpër hemisferat e kohës mbillet ritmi i qëndresës përballë stuhive shfaqin forcë edhe në rastet më të brishta, sërish rrëmbejnë shtizën Noliane, e vijnë në raporte mjaft specifike dhe të veçanta e në kërkim të akordeve harmonike në kuadrin e një pogonishteje.

Natyrisht flitet për poetikën në kërkim të vazhdueshëm të mundësive të reja dhe origjinale drejt artikulimit emocional të filozofisë jetësore pot edhe imagjinatës.

     Kjo dëshmi vjen si kërkim i pandërprerë i përsosjes së shprehjes poetike si dëshmi e fuqizimit në këtë zhaner të bukur e të vështirë të letersisë.

     Nëse Alberto Sejdia, Gjyler Hasani Samiu apo Besarta Shkoza përjetojnë ëndërrën, Gëzim Ajgeraj dhe  Prelë Milani e kanë realizuar atë.

     Secili brenda këtij zhanri ama por në stile të ndryshme por secili mbetet besnik i iluzioneve të veta, universit dhe etikës së vet.

     Kështu duken asociacionet e poetëve tanë ku shigjetat i drejtojnë deri në majat qiellore duke u pasuruar gjithnjë me iluzione të reja.

     Pra në këtë libër dhe në libra të tjerë me recensione botohet në mënyrë paralele me vëllimet e kështu zë vend realiteti aktual.

     Metafora është e qartë dhe buron nga universi petik në raport me realizimin e idesë dhe botëkuptimit.

Në vizionin e poetëve ëndërrat e ëndërruara vazhdojnë të jenë dëshmitare por dhe pjesëmarrëse të realitetit të tyre.

Janë të vetëdijësuar se liria universale fillon nga vetvetja, ama vazhdon kur është e vërtetë.

     Këta poet kur nuk arrijnë të demaskojnë përmes vargut të drejtpërdrejtë, me tonin narrativ arrijnë ta bëjnë përmes diskursit të përditshëm.

Poetët godasin me revoltën, ironinë dhe sarkazën, që gjendet në epokën egzistuese.

     Thënjet e tyre vijnë si mesazhe të forta poetike, janë të pakufijshëm në përpjekjet dhe insistimet e rrëfimeve ku i gjejnë gjatë historive poetike.

Eh kur fiken dritat e mbrëmja bie,poetët ndezin kujtimet e gjykimet, lind fjala e vargu ashtu si Moxart hedhin mbi letër, ama gjithnjë në kërkim të së bukurës.

Pra kështu janë poetët.

     Shpesh’herë një mendim vazhdon të mbetet origjinal ndonëse është shprehur shumë herë, kështu ndodh me misionarët, pasi thuhet se mendja që hapet ndaj një ideje të re, kurrë nuk kthehet në mendimin e mëparshëm.

Pjeter Gjokë Marku si pjesë e rëndësishme e këtij institucioni mbart në vetvete vlera të pakontestueshme.

‘Nëse ju beson mjekëve asgjë nuk është e shëndeshme.

     Nëse ju beson teologëve asgjë nuk është e pafajshme.

Nëse ju beson ushtarakëve asgjë nuk është e sigurt, ndaj është e vështirë të mbahesh gjatë në një gjëndje të përsosur, pasi për pasojë të ligjeve natyrore çfarë nuk shkon drejt progresit natyrisht që shkon drejt regresit.

( Markus Pater ).

     Pjetri, njeriu me kontribut e dominancë me thellësi mendimi e forcë fjale, tek misioni që është pjesë mjaft e rëndësishme duke u kthyer në zgjedhje të ngërçeve e problemeve, pasi koha hipokrite i ka sajuar kaq lodhshëm e mundimshëm në këtë log dominant të fateve njerëzore që shkaktoi plagë e dhimbje pafund.

     Në këtë libër trajtohet përmes recensioneve puna e palodhur e ‘MISIONARIT NË KËRKIM TË PAQES’ e angazhimin e tij flet hapur me dëshirën e mirë për një botë të paqtë ashtu siç është e shkruar në Bibel a Kuran.

     Ky zbatues i ‘Kodit të Maleve’shërbëtorë i paqes e Misionit të Shenjtë, pa rendur pas titujve siç ndodh rëndom në mungesë të funksionit të ligjit praktikon misionin e shenjtë të Pajtimit në sinkron me ‘Kodin e Maleve’ si rregullator ndërshoqërorë në gjithë linjën e 1267 neneve.

Kryetar i Pajtimit për Lezhën, e Nën/Kryetarë për Pajtimin Mbarëkombëtarë, kështu që gjeografia e Pajtimit veçse Lezhës ka qënë mjaft e madhe, pra në gjithë trojet mbarëshqiptare.

     Ky pajtimtarë i pathyeshëm e argumentues me rreze të gjërë veprimi në shoqëri.

     Me bagazh e diapazon mjaft të gjërë, me zemër të pastër ku mbjell paqe e mbron jetë, me potencë e moral të lartë dhe plot veprimtari të tjera që do gjeni në këto recensione.

     Tjetër prurje mjaft interesante madje është mbresëlënëse nobela e Marash Tucit , për vlerat e larta artistike në krijimtari, gjen mbështetje në moralin e lartë të dinjitetit njerëzorë që mbart.

     Novela vjen si risi për lexuesin me një histori reale që burimin e ka tek tradita e bukur shqiptare dhe vjen hareshëm për lexuesin si një burim i pashtershëm ku zanafilla e largët daton në epokën e okupimit turk.

     Ama, shpirti i brumosur thellë në atdhe- dashuri për trojet etnike, besë e burrëri, karaktere të lindura në shpirtëzimin shqiptarë e të kultivuara me kujdes deri në ditët e sotme, tregon se autori me Penën e Tij, të hollë sjell në formë dhe stil mjaft të veçantë atë minierë të artë artistike të shpirtit pasur shqiptarë që ju ka dominuar shekujve edhe mes gjëmbash e duke treguar se janë të pathyeshëm dhe para besës e traditës, apo sullit shqiptarë, nuk vlerësohej asgjë mbi këtë dhe e jeta dhe shpirti pa to nuk vlen.

     Brenda një sistemi të qëndrueshëm deri në fund mban gjallë e vital tonusin e qëndresës, ama me tension tematik e dominues e me refleks të nxitur nga synimet sunduese mbi shqiptarët i ushtruar nga regjimi turk.

     Ndërsa nga refleksi tjetër nën ngasjen e ndikimit dhe besimit siç është AMANETI për shqiptarët që në momente të veçanta obligimi e ka patur dhe ndikimin pozitiv si forcë e karakterit dhe ndjenjës pastër njerëzore.

     Në këtë konteks nuk mund të përjashtohen ndonjë refleks sado diskret që zë fill në sferat e errëta të vetë identitetit shqiptarë pra plotësimi i amanetit të Marash Tucit nga berberi është ajo mburoja dhe kështjella në mënyrë simbolike ku artikulon ndjenjën e përgjegjësisë dhe peshën e saj.

     Një fjalë nuk është kristal i tejdukshëm dhe i pandryshueshëm, por është lëkura e një mendimi të gjallë e mund të ndërrojë shumë ngjyra dhe  trajta sipas rrethanave të kohës kur përdoret..!

     Njerëzit e këtillë ngelen besnikë deri në fund universit të vet dhe jetojnë pandërprerë me iluzionin e përtërirë edhe atëherë kur janë në gjendje ta njohin e ta ndjejnë çmimin e madh të disfatës e flijimit, si në këtë novelë.

     Ky zë tokësorë e qiellorë, iu deshën dhe i duhen botës për ta sfiduar këtë nënqiell robërie.

Njerëzisë i duhen të vërtetat e mëdha, për të vazhduar fjala jetëdhënëse dhe për fisnikërimin e botës shqiptare.

 

                      AUTORJA

 

PARATHËNJE:

Pjeter Gjokë Marku; ANEKDOTA E TREGIME NGA TREVA E KASHNJETIT E ZONAT PËRRETH

Jemi dhe do mbetemi ‘ROB’ deri kur të shërohemi nga mania e të shpresuarit.

Kështu që sekreti është të bësh që prirja jote të jetë argëtimi yt.(Samuel Klemens).

E pështas hyrjen me këtë thënje pasi më së miri i bie për shtat krijimtarisë së autorit.

E vërteta është se shkrimtarët më në zë të kohërave dolën nga provincat, pikërisht nga zonat të cilat trashëgohet tradita, kultura, zakonet, virtytet njerëzore, ku Etnosi zhvillohej, ruhej e përcillej nga brezi në brez e për të ardhur deri në ditët tona.Pasi besa e bujaria rridhnin qelibarë si uji i burimit dhe koha është gjithnjë të mbledhësh diçka të vlefshme nga tradita pasi fati të buzëqesh e i hedh në letër.Eh, janë ligjet e natyrës që të bëjnë nostalgjik të kohës.Sepse kur rritesh në një ambjent ku traditat janë njohur e përqafuar dhe trashëguar ndër breza duke u mishëruar me ta gjatë gjithë jetës, ku rrethohesh nga një armatë e madhe shokësh e miqësie, me burra malësorë të fisëm apo ku mendime të ndryshme ndajnë në oda burrash në muhabet a ndër pleqni të zakonit, duke i dëgjuar me kureshtje e shpesh duke qënë pjesë e vendim- marrjes, edhe histortë edhe Etnosi marrin dimensione të mëdha me gjithë ato ndodhi faktike të mbledhura ndër dekada e duke i sjellë në këtë libër në gjuhën e frymës popullore me titujt;

1- Anekdota e tregime popullore.

2- Etnosi i Kashnjetit.

3- Gjërat më të mira në këtë botë janë pa parë.

·       4- Njerëzimi ka dy kahje të veprimtarisë së tij.

5- Populli e don mediatorin.

6- Mesazhet për pajtim.

7- Zgjidhjet me ndërmjetësim shumë herë janë më me interes se me gjykim.

8- Tregimet apo humori që zhvillohet në zonën me traditë të pasur të Kashnjetit.

Tek shfleton nëpër faqet e këtij libri të Etnosit Kulturorë të trevës së Kashnjetit e Mirditës, s’ka se si të mos e hasësh në shumë elemente bazë nga tradita e popullore e zonës me të cilat autori është frymëzuar dhe i paraqet për lexuesin studimet e tij.

Burimin e kanë në rrënjët e lashta të asaj zone e atyre njerëzve aq fisnikë që me saktificë ruajtën gjuhën e traditën si pasurinë më të çmueshme e për t’ua lënë brezave trashëgim.

Anekdotat dhe tregimet popullore janë baza në këtë libër të cilat do të arkivohen si dokument i kohës ku do t’i studjojnë gjeneratat e reja pasi kohët natyrisht evulojnë dhe ndryshimet dallohen nga e shkuara e deri më sot.

 

Ritet e ritualet e ndryshme duhej zbatuar me përpikmëri, pasi çdo veprim kishte simbolikë të veçantë, ku çdo gjë ishte ndryshe nga e sotmja ku duhet ta faktosh me dokumente, Etnosi Kulturorë është pasuri kombëtare e një populli dhe ruhet si dukuri e rëndësisë së veçantë, psh, “fjalët e urta apo urtia popullore”.

- Borxhliu më i madh, njeriu që u mbetet borxh prindërve të tij.

- Ti aga e unë aga, po magjarin kush e mba.

- Kush flet keq për të tjerët, i ka keq punët e veta.

“Urtia popullore “kjo gurrë e pashtershme e njerëzisë ishte ‘akademia’ që i mësonte të vetë- udhëhiqeshin, por dhe ku përdoreshin në formë shpotitëse a satirike me një stil shumë fin, shpesh qesharake në dukje por pikante në kuptimin e thellë këto thënje të mençura përmes të cilave interpretohen dukuritë e ndryshme shoqërore e familjare që janë karakteristikë komunikimi ku akoma janë prezent.

Edhe pse tashmë evolimi kohorë duket se i ka zbehur disi, ama nga jeta japin aspekte përmes mesazheve që përcillen me vlera përgjithësuese, në rastin konkret këshillat bien mbi fëmijët, duke ju vënë në dukje kujdesin njerëzorë apo detyrimin ndaj prindërve që me ndjenjë i lindën e rritën me përkushtim e sakrificë për t’i bërë të denjë për jetën. Apo qortimi që vjen për njerëzit që nuk ju përgjigjen kërkesave të shtëpisë dhe familjes e vjen në formë thumbuese për këtë kontigjent të shoqërisë njerëzore.Si shtizë gjuetie vjen për thashethemexhiun që kohën e kalon duke bërë pazarë punët e huaja e fatkeqësisht “harron” të tijat.Ky lloj komunikimi i drejtpërdrejtë është shkath’tësia dhe zgjuarsia popullore për të goditur në formë të butë por shumë domethënëse fenomenin, por përdorimi e ruajtja e tyre zë vend të rëndësishëm porsi thesare të kulturës e traditës kashnjetore në jetën aktive ku dhe sot e kësaj dite e përcjell me humor të hollë, ndaj dhe natyra e mbledhësit të Etnosit Kulturorë autorit Pjeter Gjokë Marku i vie aq përshatat ky zhaner letrarë në lëvrimin dhe përpunimin e tij.Ky lloj arti është mjaft i bukur por jo dhe aq i dashur për të gjithë sidomos për ata që “thumbohen” pra ky përafrim nuk i bën të ndjehen njësoj (ama veçse për momentin).Apo për ata që devijonin nga virtytet e shëndosha njerëzore.Ama përkushtimi i autorit ka qënë i dukshëm pasi përmbledhja është mjaft e pasur me një brendi të mrekullueshme e cila përcjell shumë mesazhe për lexuesin.E veçanta e këtij libri është se autori ka sjellë pjesëza edhe në dialekt që kjo trevë e ka ruajtur më së miri dhe këtë e vën re sidomos ndër lojërat që zhvilloheshin psh, ‘loja e kapuçëve’ e plot të tjera apo kënga që ju këndohej humbësve në ‘formën e sharjeve por plot humor e batuta’.Autori të bukurën e shpirtit e përcjell përmes fjalës e si magji transmetohet fryma e tij, ato memoare të shpirtit që na ‘josh’ përmes frymëzimit.Me përgjegjshmëri përcjell veprën tek gjeneratat e reja duke e ngritur si ndjenjë të konceptueshme tek lexuesi.Ky krijues apo mbledhës i Etnosit përcjell, ruan, mbron traditën e bukur kashnjetore si vlerë të patjersueshme për brezat e ardhshëm që besoj se do ta vlerësojnë më shumë se brezat e sotëm si ushqim shpirtërorë me ndjenjë kombëtare.

Me admirim e lexoj këtë libër dhe mësoj akoma më shumë për ata njerëz që jetojnë brenda atij realiteti tradicional.

Ajo zonë e mrekullueshme nga natyra atje buzë Kreshtës shumë shekullore, ku natyra flet me gjuhën e saj, pra ata njerëz vital qëndisën historinë e të mahnitin me bukurinë e shpirtit të malësorit dhe vlerat tradicionale që dëshmohet qartë përmes këtij libri të Etnosit.Duke qënë se jemi tek popullorja burim frymëzimi janë gurrat e mendimit popullorë për jetën dhe mbijetesën, duke na krijuar imazhe ku shkruhet e gjithë shpirti dhe mjeshtria e art- bërjes.Një tjetër temë vie, ku autori ngre shqetësim dhe kërkon me të madhe ;

TË ZHVILLOJMË KULTURËN E KUVENDIT

TË URTËSOJMË POLEMIKAT

DHE TË KULTUROJMË GJUHËN.

Shqiptarët e kanë dashur njëri- tjetrin thotë ai e të tjerë janë përpjekur ta përçajnë e copëtojnë deri në vëlla- vrasje.Por mirditori thotë Pjetri për çdo problem i është drejtuar kuvendit të cilin e ka karakterizuar si LIRIA E FJALËS dhe paraqitja e së vërtetës, vendimet, usullet, besëlidhjet, ndaj vlerëson e citon shprehjet.

- Do ta ngremë në kuvend

- Do ta shtrojmë në kuvend

- Di të ballafaqohemi në kuvend.

Ku për fjalën autori është treguar mjaft i kujdes’shëm, duke sjellë aq shumë shembuj të ilustruar.Sigurisht në strukturën e këtij libri mbi Etnosin ka larmi tematikash ku autori e ka sjellë me kujdes e shumë ndjenjë dhe përjetime individuale dhe për shkak të aktiviteteve të ngjashme që ndër dekada ka qënë potent e aq vital në çështje të shumta, ka krijuar gjithë terenin e nevojshëm për të shpalos kapacitetin intelektual në pikëpamje mbi aktualen.Ky libër ngjall kureshtje mes temash për hirë të larmisë së tyre, me fjalor e dialekt të zonës, që prek shpirtërat njerëzorë pasi është përjetim konstant i bashkëjetesës së zonës ku sëbashku përballuan sfidat më të mëdha të njeriut në kohë dhe hapësirë për të cilën autori shkruan.

Ku përmes mprehtësisë mendjes e Penës, ka krijuar atmosferën e këndshme të rrëfimit përmes batutave ku brenda secilës lexuesi nxjerr një mesazh për jetën, aftësinë a pa’aftësinë, s’mirën a mirësinë, duke nxjerrë më së miri në pah defektet e kohës ku lexuesi e merr si mesazh apo mësim.

Kështu që kemi të bëjmë me një libër që kur ta lexosh, vështirë është t’i shmangesh në asnjë këndvështrim pasi konstaton të bukurën por plot domethënie, brenda parometrave të Etnosit e mbetet konsekuent në ndërtimin e shumë llojshëm, artikulimeve modeste dhe ruajtjen e thelbit të gurrës popullore të asaj treve kreshnike e vitale si dhe rafinamentit përpunues të fjalës.Përmes mëtimeve gjuhësore e arealit gjeografik të Kashnjetit por dhe Mirëditës së pamposhtur ndër shekuj u kthyen në motiv për autorin ku nuk erdhën nga pesha e stërngarkimit figurativ, por, përkundër saj janë mjaft përmbajtësore, domethënëse e të këndshme në lexim.Pellgu kreativ i atribuohet zhdërvjelltësisë si dhe ndjeshmërisë popullore e shndërron në zë  për të ardhmen, të cilën do e përqafojnë brezat.Ky libër me Etnos Kulturorë ka rëndësi të veçantë leximi dhe uroj që të jetë sa më këndshëm për lexuesin por dhe kultivimin e Etnosit Kulturorë të zonës e trevës.

Suksese autorit

Udhë të mbarë librit

Prenda Sejdia 

 

             Lezhë; Gusht 2021

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ARTI POETIK SI KONCEPT METAFORIK I SHPALOSJES SË NJË REALITETI

 

Duke u vënë në kërkim të zërit të dritës së fshehur brenda saj, ajo brenda vetes kërkon forcën dhe guximin, për ta nxjerrë atë zë drite përtej vetes edhe për të tjerët. Prenda Sejdia e di fare mirë se ai zë i fshehur në brendin e shpirtit është pikërishtë ai shkëlqimi i meteorit personal i cili gjithmonë vezullon përtej vetes, për ti dhënë dritë të tjerëve.

     Pra, duke e trajtuar veten si një dritë-shkëlqim, ajo përmes rrezatimit të artit që e krijon, synon të shëndrisë me dritën e fjalës tek njerëzit që synojnë bardhësitë e rrezatimit të fjalës së saj. Dhe përmes fjalës plot shkëlqim, ajo jep guxim, forcë, motivim, por edhe vizion herë herë, për verbërinë që shpesh hapëron nëpër shoqërinë e gjerë. Kështu krijuesi, nganjëherë me dritën që përhap, arrin të zgjoi ndërgjegjen e fjetur, në veçanti ato të pushtuara e të mashtruara, të cilat sundimet dhe regjimet shpesh i kanë vënë në gjumë.

     Poetët e mirëfillte nuk flenë kurrë, ata janë gjithmonë zgjuar edhe në netët më të errëta të kohëve të brishta. Ata gjithmonë janë pishtarë që ndezin dritën e i prijnë kohës dhe proceseve, për ta drejtuar e treguar udhën e dritës. Një mision të tillë, tashme i ka vënë vetes edhe poetja Prenda Sejdia, e cila brenda njëzet librave të saj, ka dëshmuar vlera të mirëfillta letrare, me prurjet që i ka bërë.

 

2.

 

E lindur dhe e rritur nga një zonë ku me shumë dashuri e respekt është respektuar tradita, kultura, besa e trimëria, dhe të gjitha vyrtytet e bukura që e kanë përcjellë ndër shekuj kombin tonë, Prenda Sejdia na sjell plotë mishërim , kulturë e traditë edhe në artin poetik, që ajo po e lëvron sukseshëm nëpër librat e saj, të botuara deri më tani.

     Zatën, bazamenti i çdo krijuesi të mirfilltë i artit të shkrimit, nisën e vetë e ka tek bazamenti i tradicionales dhe etnikes, për të vazhduar pastaj nëpër shtigjet më të larta, të filozofisë së përgatitjeve personale për botën e artit dhe art-bërjes.

     Dhe duke vazhduar më tej me pergatitjen dhe vetë-pergatitjen individuale, nga ky gërshetim kulture dhe përgatitje arsimore, sigurisht që lindin vlerat, ato vlera të mirëfillta edhe për artin dhe perspektiven e tij.

     E tillë na vjen në këtë rrugëtim të vështirë me fjalën, edhe poetja Prenda Sejdia, krijimtarinë e së cilës e kam ndjekur me shumë respekt që në librin e parë e deri këtu tek libri i njëzetë i saj.  Brenda këtij bagazhi letrar, ajo na solli dymbëdhjetë libra me poezi dhe tetë nga ato të kritikës letrare që shkëlqeu mrekullisht edhe në këtë zhanër, sa i vështirë po aq edhe i preferuar në pendën e saj. Sigurisht se në këtë vlerësim tonin, do të ndalemi vetëm tek poezia, që është edhe qëllimi dhe kërkesa e natyrës së këtijë libri, duke lënë hapësira të tjera për diversitetin artistik që ajo ka krijuar e po krijon.

     Si ndjekës i artit dhe zhvillimeve të përgjithshme në shoqërin tonë, por edhe i poezisë së saj, që në fillimet e para kam pikasur poezi me vlera të larta artistike, por edhe metaforë që mua më ka lënë shumë mbresa dhe me shumë kënaqësi, e kam ndjekur ngritjen e vazhdueshme nëpër shkallët e majave të artit. Poezia e saj vazhdimisht, nga libri në libër është transformuar, është thelluar brenda filozofisë metaforike, dhe duke shkuar gjithmonë brenda një hermetizmi i cili gjithmonë sjellë vlera në rritje. Ky është edhe misioni i artit; bëje ose lëre.

     Poezia gjithmonë ka qenë një zonjë aristokrate që brenda finesave të saj ka tërhequr gjithmonë majat e lexuesit, pra të një lexuesi të mirëfilltë i cili gjithmonë ka kërkuar e kërkon që brenda filozofisë së poezisë, ta gjejë qetësinë shpirtërore për kohë dhe çaste të caktuara. Të tilla elemente gjejmë në poezinë e kësajë poetje e cila poezinë e kultivon, e ushqen dhe i jep shumëgjyrshmërinë, duke e bërë atë si një pikturë të bukur e plotë shkëlqim, që kur e shpalos në murin e saj, sikur vizitori përpara saj komunikon me koloritin, ashtu siç edhe mund të komunikoi lexuesi i mirfilltë me metafora në vargje, të poezisë së Prenda Sejdisë.

3

METAFORA E RRËFIMIT POETIK

 

Për ne që kemi ndjekur e lexuar në tërësi poezinë e Prenda Sejdisë, mund të vlerësojmë se ajo përveq ligjërimit në varg me gjuhën e rrëfimit, e veçanta e saj është se vargu si brum të përgjithshëm ka metaforën dhe si koncept ka jetën, zhvillimet e përgjithshme shoqërore, hallin dhe brengën për kombin e atdheun.

     Sa do që vargu i ngjan një rrëfimi që ngre çështje dhe problematika të caktuara, vargjet kanë bukurinë artistike me një metaforë të ëmbël, që të tërheqë e të bën përshtypje, me imazhet dhe format e sjella brenda poezisë së saj.

     Filozofia e mendimit të thellë, e cila vjen brenda vargjeve, sjellë me vete një metaforë shumë elitare, që këtë poezi e bënë të vlerësuar ë të respektuar në rangun e poezisë elite. Kjo poezi ka një botë të thellë të mendimit, dhe sikur kërkon njohës të mirë të problematikave shoqërore dhe asaj të metaforës, në mënyrë që të arrijë ta zbërthejë atë dhe mesazhet që përcillen brenda poezis së kësaj poetje.

 

Përmes germave vizatoj pikëllimat e motmoteve 

Ç’mund të thonë për fjalët shpendët e fluturimeve

Kjo loja e djallit e ka mpi fort kohën e frymëmarrjen

                                  PËRBIROHET FJALA

 

     Duke e njohur mirë poezinë që krijohet sot, mund të themi se poetja Prenda Sejdia, rallitet ndër krijuesit elitë të poezisë, që për një kohë shumë të shkurtër, ka arritur të sjellë bagazh të madh letrarë dhe prurje në letrat shqipe, njëkohësisht vlera poetike të një metafore të thellë filozofike. Kështu ajo nderon poezinë dhe letërsinë tonë, sepse ajo vazhdimisht shkon në përsosmëri, kualitet e vlera, duke u vënë në kërkim të ngritjes së vazhdueshme të fjalës dhe fuqisë së saj metaforike. Po flasim shumë për metaforë dhe filozofi të mendimit të thellë filozofik, por se këto dy elemente i ndeshim në çdo poezi të saj, dhe e rëndësishme është edhe të thuhet ky element.

 

Me platforma të skicuara enkas u shua drita

Alternativë trishtimi tjetërsimi i vlerave

Ehhhhh, kjo retorikë tallëse

E hijet seç po hedhin vallen e ujkut

 

                      PËRMBYSËSIT E DRITËS

 

     Metafora si brumë i poezisë, vjen në çdo varg e në çdo poezi, që kërkon qasje mjeshtrore për ta zbërthyer në tërsi atë. Ndërsa filozofia e mendimit, fjalës dhe mesazhit, shkrihen bukur brenda temave të poezisë, duke ndezur kandil drite për shumë çështje e probleme të përgjithshme shoqërore, sa do që ato fillimisht duken si çështje a probleme individuale. Sepse ajo gjithmonë niset nga çështjet e vogla dhe individuale, dhe përmes së muzës së mendimit e shprehjes në varg, i transmeton ato tek shoqëria e gjerë.

     Koncepti i vargut të saj nuk respekton rregulla rimash apo dhe rregulla të tjera siç jemi mësuar të dëgjojmë, por vjen si një poezi e cliruar nga konceptet dhe format e përditshmërisë, por se duke i dhënë cdo vargu dytësi mendimi dhe metaforë, që sjell një mesazh a dije me plotë thellësi e filozofi.

 

Mes përmes ugareve të rreme sillet guri

Kalërojnë largësive bredhin zbrastësitë

Shiut pengë iu merr ylberi

 

                     TRILLI ILEGJITIMON

 

Nuk po ndalemi tek referenca e mesazhit të vargjeve, ato që flasin për një kauzë dhe problematikë shoqërore që poetja e ndritë në vargje, por le të kapim filozofin e ndërtimit të vargut përmes një dytësie mendimi a metafore që krahas sharmit të bukur që merr vargu, është edhe ajo filozofia metaforike, që ndërton vargun dhe poezinë si tërsi.

     Pra ajo, me këtë lloj stili të vargjeve dhe metaforave, krijon profilin e vet personal, që e bënë të identifikueshme për nga stili dhe natyra e poezis që sjellë për ne.

Kjo formë e vargut dhe kjo metodë e sjelljes së një problematike të madhe shoqërore, vjen si një identitet personal, dhe me ecjen e ngritjen që ka bërë nëpër poezi e libra në vazhdimësi, ka krijuar një profil të lakmueshëm brenda sovranitetit të vet si poete.

 

Vrimë e madhe vorbulla e epokës pafat

Konglomerat dështimesh kur abstraktja 

është platformë

Përkufizohet heshtja në drithërima dy kohët

 

Nëse ëndërrën ta kanë vjedhur kallë ti kanë 

mendimet

Thonë se zemra e tokës fsheh gralin e shenjtë 

E parsia e sionit desh iu vu në kërkim 

 

                  NË TRUALLIN E DHIMBJEVE

 

Nëse deri më tani folëm për filozofinë e mendimit dhe metaforën si brumë i vargut, krahas vargjeve sollëm edhe problematikën shoqërore dhe shqetësimin që ngre poetja nëpër vargjet e saj, si zë protestues ndaj fenomeneve dhe zhvillimeve në shoqëri, le të shpalosim edhe disa referenca që vargjet e saj në këtë libër, dhe në poezitë e saj si tërësi.

     Nëse nëpër vargje do të kërkonim ekuivalencën metaforike, do të arrinim të shpalosnim gjithë preokupimet poetike të autores, që mbart brenda vetes për zhvillimet e sotme, qofshin të natyrës nacionale, por edhe asaj të përgjithshme shoqërore, deri tek problematikat globale.

      Pra, nëse poetja do të na fliste ne, ashtu siç folëm ne këtu në këtë rrëfim, efekti i poezisë nuk do të ishte goditës për të na zgjuar neve si shoqëri, apo edhe për të na bindur. Por, është efekti metaforik i fjalës, ajo shigjeta që prekë problemin dhe kandilin ndezës, për ta bërë atë më të ndjeshëm, më të kapshëm dhe më shpërthyes në raport me kohën.

 

Spektakel mëkatarësh përçartin gjuhën despotike

Edhe mbi gozhdë të babëziturit qiellin e nxinë 

Kuriozitetet vërdallosen mbi këtë botë mistike

 

Eh, në është i hijshëm globi i tëri delikat dritë e errësirë

Po të ka tradhëtuar fati grabit lavdinë tej matanë

Në do kalërosh sërish mbi tokën e tymosur

 

                  SPEKTAKEL MËKATARËSH

 

Metafora e rrëfimit poetik është ajo struktura komplete e poezisë së saj, e cila në pamjen e parë të vargut, na jep të kuptojmë se sikur po dialogojmë me fjalën dhe mesazhin që përcillet mes vargut, por në finesa të thella të të zbërthyerit të vargut, hyjmë brenda një bote sa metaforike aq edhe hermetike me kuptime shumë dimensionale, që neve gjithmonë e quajmë; poezi-metaforë, që është shembull unik në poezinë bashkohore.

     Poezia e saj në përgjithësi simbolizon dhe metaforikon egzistencën tonë si komb, izolimin, vetminë, problemet e përgjithshme me të cilat përballet sot, shoqëria shqiptare, që shpeshë ajo nëpër poezitë e saj e quan si; Mugë, indiferencë, ecje nëpër ferr, tjetërkund pikon dielli, ringritësit e kështjellave të rrërës, sharlatanët e përqarjes, hijenat e erërave, amulli, këmbanë e madhe i ra vonimit, përmbytësit e dritës, etj, etj.

     Si përfundim edhe pak fjalë rreth mesazhit të poezisë së poetes Prenda Sejdia, e cila brenda gjithë poezisë së saj, (flasim si tërësi për krijimtarinë e botuar deri më tani) si një strukturë e përgjithshme, ajo ndërtohet kryesisht nga bota reale që e rrethon poeten, por e përpunuar dhe e strukturuar në metafora të thella, të një arti gjithnjë të avancuar.

       Nëse mesazhi do të kapej si porosi që buron nga vargjet, sigurisht që poezia e kesaj poetje si tërësi në zbërthim, nuk synon imponimin tek lexuesi, por kerkon të shpalosë problematikat deri në finesat e saj, që lexuesi ta kapë sa më të kthjellët e sa më të detajuar çdo mesazh të përcjellur, dhe në këtë rast është lexuesi Ai i cili do të të vendosë nëse don ose jo të dyzohet me problematikat dhe çështjet e ngritura nëpër poezi.   

      Duke përfunduar, kujtojmë se vetë roli dhe rrëfimi poetik, janë pjesë prijëse e problematikave shoqërore të cilat edhe mbajnë rol prijëtar në ngritjen e tyre, ashtu siç është edhe misioni i poetit.

 

             Gëzim Ajgeraj, Zvicër, 18. 09. 2021

 

 

R E C E N S I O N

 

Libri poetik satirë; "LYPSARËT E HISTORISË",  nga Prelë Milani.

 

"Në letërsi, gjërat nuk janë ndryshe nga ato në jetë. Kudo që të drejtojmë shikimin, ne ballafaqohemi drejtpërdrejt me turmën e pandreqshme të njerëzimit, e cila derdhet në rrugë, duke u dyndur nga kudo dhe duke ndotur gjithçka, si mizat në verë (A Schopenhauer)".

Vetbesimi është sekreti i suksesit.

     Është koha një kategori themore filozofike e cila pasqyron tri dimensionet e djeshmja, e sotmja dhe e nesermja.

Historia dhe aktualiteti të para në dimensionet e tyre edhe në lidhje dialektike, është kjo gurrë e përhershme frymëzimi e cila provokon gjithnjë imagjinatën e krijuesit dhe i jep material për krijime të reja artsitike.

Ky vëllim vjen si poezi e traditës që gjëmton problemet shoqërore, kombëtare, historike, etj.

     Gjithashtu provon të universalizohet me vlerat e patjetërsuara autoktone të ngritura artistikisht nga pikëpamjet ideore brenda poezisë së sotme shqipe.

     Ky vëllim satirik që thumbon përmes humorit përcjell fjalën artistike e cila 'shëron apo vret' nëpërmjet gazit e dhimbjes, e shpesh njekohësisht, ku fshikullon të metat a veset e liga të njerëzimit ashtu si Çajupi në kohën e vet.

Me anë të ironisë therëse e të hidhur apo tallëse qoftë,lufton të metat, veset, apo dobësi të mënyrave të ndryshme dhe fenomeneve që ndodhin në përditshmëri në shoqërinë sonë njerëzore, gjithnjë egziston mes traditës dhe novatorizmit ajo lidhje e ngushtë dhe organike mes së resë dhe të vjetrës por gjendet në unitet dialektik midis tyre. 

     Po ashtu edhe të përmbajtjes, në transformimin e verbit poetik ( sarkazmë dhe satirë)  dhe në plan të parë duke ruajtur  parimin e njohur dialektik të zonës. 

Autoti me verbin e  hollë të satirës dhe humorit Prelë Milani, e përpiqet me mish e me shpirt ta rrokë "Triumfin e Fitores" siç do thoshte dhe Çajupi.

     Në këtë vëllim ka shumë tema dhe madje mjaft interesante nga më të ndryshmet ku mund të citoj, disa nga ato si psh, zemra gënjeshtare, trupi e shpirti, bota bredharake, ligësitë, shpifjet, egoizmat, mendjemadhësia, mërzia, smira, ëndërrat,  buka e kaçakëve, Zoti i tokës, Shkodra jonë nuse mbretërie, nuk je mbret për dy mbretëri e plot tema ku lexuesi gjen plot mesazhe drite, por gjen dhe një botë aktuale plot e përplot djallëzi e mirësi ashtu siç i ka krijuar nëna natyrë në bashkëpunim me mendjen e njeriut.

     Ndaj poezia  satirike e Prelës është shkruar sipas metodikës që e karakterizon, në tërë krijimtarinë poetike me stil mjaft të veçantë që në vendin tonë po përdoret gjithnjë e më pak dhe literatura është fatlume që akoma ka Pena me qasje të tilla, që e mbajnë gjallë këtë stil poetik të satirës, që padyshim është ndër stilet më të vjetra poetike e lëvruar ndër shekuj e ndër zona të ndryshme.

Ama, poeti po njeh një diagramë rritjeje nga përmbledhja në përmbledhje, pasi ka arritur të prekë tema të rëndësishme duke i trajtuar me sensibilitet bashkëkohorë, dhe e veçanta qëndron në ruajtjen e dialektit të zonës e cila flitet me gjithë finesat e saj dhe dallohet si poet i figures por dhe i mendimit të fuqishëm. 

     Të befason si poet novator pasi lufton trajtat e gurta të vargut e shprehjes ku i qëndron besnik vargut të lidhur të formave më tradicionale të poezisë satirike, ndaj dhe është shumë i lidhur me zonën e tij Shoshin e Shalën.

Kështu them se Prelë Milan vjen si profil origjinal dhe interesant i poezisë satirike.

     Poet i ideve dhe thellësisë së mendimit dhe I shprehjes me nocionet e mirë studiuara, dhe përcjell mesazhe të qarta tek lexuesi.

Ky vëllim poetik anticipton ironinë, humorin,  satirën, ku renditet me poetët Din Mehmeti a Fatos Arapi ku në ditët e sotme gjithnjë e më pak kultivohet kjo lloj poezie apo stili , ku intenca popullore e kësaj poezie është ta befasojë dhe ta impresionojë lexuesin e tij me  efekte "muzikore dhe ritmike".

Pra, vazhdimisht është kërkesa për ngritje të vlerave dhe këtij lloj artitl poetik ndër vëllime poetike.

     Koherencë dhe unitet sa më të madh e të përshtatshëm mes njësive të vogla të tekstit dhe përshkrim të poezisë në nivel teksti.

Por Prela sjell gjithçka të veten duke e pasuruar këtë rrjedhë të poezisë shqipe me tema e ide inovatore me figuracion e shprehje  në mendime dhe meditacion.

Origjinaliteti i natyrshëm dhe individualiteti krijues brenda (sarkazmë, satirë) janë obsesioni që synon në këtë gjini letrare.

     Në lartësinë e vet artistike poezia e Prelë Milanit vjen si misionarë i çiltërsisë ku lufton me shpatën e fjalës ligësitë e çfarëdo lloji, pasi duket qartë vizioni por i qëndrueshëm e bartës i dhimbjeve të të gjithëve, ndaj dhe poezia e tij ka lindur nga valët e këtij misioni ndaj mendoj që vargu i tij është veçse mobilizues në drejtim të dinjitetit dhe virtyteve njerëzorë. 

/ Ariu nuk tërhiqet më tej në ledhe

/ Zjarrin në Ukraine po e ndez po e ndez perendimi

/ Evropë, Evropë do të bëja zhele

/ Ç'ti bëj Amerikës- thotë Kremlini

/ Ariu princ e luani mbret

/ Herë si gangsterë herë si xhentellmen.

     Autori i quan 'Zotat Dreqer' madje me të drejtë e thotë se ulkonja e vjetër vjen me qime të re e thikën thotë autori me dy presa e ka.

E ku prehen engjëlli e djalli padyshim janë lufta dhe paqja, pasi sundimtarët s' janë tregtarët e luleve, por me luanin rron dhe drejtësia.

Luani në xhungël s'ka frikë nga njeriu.

     Rroftë Zoti mbret thonë lakenjtë e tokës, as për miun e vogël Ukraine nuk hyn në bela.

     Poezi me shumë vlerë e domethënie, por e gjitha vjen si strukturë porosie me përmbajtje të fuqishme, vishet plot motive e variacione dhe mjeshtrit realizohet përkatësia individuale sipas kontekstit të artit letrarë.

Ama poezia në kushte të tilla ndjen nevojë të ruhet e ta mbrojë qënien e saj  gjithsesi poeti e lartëson brenda vetes kullën e tij të brendshme, në kohë, mjedise dhe kontekste të ndryshme historike e shoqërore, e vërteta është se gjen përshtatje në nivel.

      Pra kjo është një natyrë dalluese me individualitet të fuqishëm krijues, plot kompetencë, ndaj shton synimet dhe mundësitë në letërsinë shqipe.

Ama kjo poezi sjell zjarrmi e duhet ta lexosh tej mureve dhe të shikosh tej horizonteve.

     Prelë Milani sjell intensitetin e brendshëm dhe të kujdes'shëm, të kamufluar, të përmbajtur, të natyrës aktive etj.

     Sjell ëndërrën e provokuar por dhe të sprovuar gjatë shekujve dhe kështu natyrshëm lind figurshmëria e shprehjes, ku synon të verifikojë me varg gjithë shtigjet tej e tej ndër kontinente, brenda makrotërësinë dhe tërësive universale e gjitha e shpalosur në mikro dhe makro botë.

     Përdorimi i simbolikave, krahasimeve e metaforave e bën më të ëmbël vëllimin, pasi forca e fjalës e pesha e saj dhe thellësi e mendimit që përdorë janë meditation të poetit të mos përsëritjes së leksikut poetik.

Edhe kur duket se shetit vetëm kalimthi nëpër ngjarje, kap gjithë imazhet tek plotësojnë apo luftojnë njëri- tjetrin në tërësinë poetike,  grumbullojnë dritë ose hije  gazmore apo tragjike qofshin ato, sa andej e këtej siç bëhet me lëmshin e fabulës ku tingujt e ndjenjës ulen apo ngrihen si shkallë e shpejtë muzikore.

Gjithçka është e ndërthurur, egoja, gënjeshtra,  harbimi, mashtrimi, etj.

Herë vezullon loti i ngashërimit a nuk mungon gazi pa fre.

Vullneti i brendshëm i veprës poetike dhe qëllimi i vetëm moral është se pretendon se në këtë revoltë ta drejtojë drejt udhëve të bardha dhe qëllimi është të përçojë mesazhet pasi siç thotë dhe titulli i vëllimit se në këtë botë ne jemi lypsarë të historisë.

/ Mala grues ja ban me sy 

/ Na i piq tri bukë të nxehta 

/ Mish të thatë djathë e raki

/ Një kosh plot për 30 veta

/ Ngarkoi koshin përmbi kurriz

/ Tu rritë ndera Malë dermani

/ Prit o Tefë o edepsyz 

/ Prit e merri tri palë duhani 

     Kohë të vështira pati shqiptari, lufta për mbrojtje të trojeve s' pati të pushuar.

As trimat s'i munguan këtij vendi.

     Trimat gjithnjë gjendeshin malit e populli besnik e bujarë kujdesej për ta si për bijtë e vet e njësoj i trajtonin, i mbanin ata me bukë e ujë e bëheshin krahu i djathtë i tyre e më së miri autori përmes vargjeve sjell me finesa shpirtin bujarë të malësorit, trim, fisnik e i pathyeshëm përballë vështirësive ku tregon se rrezikun e hanë me sy  aq sa edhe lexuesi e ndjen marramendthin e gremisjen shpirtërore. 

Ndërsa poeti e shijon lezetin artistik, i qesëdisur pas një parmaku ku heronjtë i bën me flatra engjëjsh.

     E në fakt nuk paraqitet heroik por sentimental, pasi egziston malli për lotin.

Malësori për të cilin do këndojë Prelë Milani, nuk e pati atë jetë për t'i lakmuar, por virtytet për t'ju trashëguar, si përsonifikim të një shtrese më të gjërë, stoicizmin, bujarinë e pamatë të kohëve të hekurta.

     Ky gērshetim i poezisë sociale me poezinë patriotike, elementet e të dyjave për të çuar tutje të parën duke e pasuruar me krijime të reja, që natyrisht sjell elemente të reja e duke e theksuar me metaforë të zgjedhur bukur.

     Këto elemente që malësori është mishëruar me to kanë ndihmuar të mbrohen e t'i shpëtojë zhdukjes.

      E kështu koha ka punuar për ta, ndaj dhe kanë mësuar të jenë të qëndrueshëm e të përballojnë rrebeshet e njëpasnjëshme e të mposhtin vuajtjet.

Është i fuqishëm potenciali i poetit për stilin dhe mënyrën e të krijuarit me cilësi të lartë artistike, ku hallet e brengat e mëmëdheut i qan përmes filozofisë së fjalës së mirëmenduar, ku mesazhet që përcjell nga lëmi i artit të fjalës së gdhendur me kujdes edhe në rastet më tipike, tregon aftësi dhe mjeshtri krijuese.

Poeti Prelë Milani i brumosur në  poezinë stil sarkastike i vesh ato me gjithë nuancat e kuptimeve.

Plot drithërima i sjell në varg, përbuzjen, mllefin a sosje durimi.

     Muza e ngacmimit e detyron poetin të reagojë fort, duke i shkruar me gjak zemre e ndjenja shpirti, ku denoncon fuqishëm padrejtësitë, ndjen thellë zhgënjimet e tregon imagjinatën përballë reales.

Mendjet e hapura dëshmojnë gjithmonë pasqyrim refleksionesh për ndjenjën e akceptimit të lexuesit e gjithë ajo magji e ndjenjave që ka për artin poetik letrarë e mjeshtrinë deri në përsosmëri.

     E magjishmja qëndron brenda fenomenit si ndjenjë individuale e krijuesit, ky problem shfaqet hapur por dhe përcillet përmes mesazheve tek lexuesi i gjërë.

Në udhëtimin poetik të këtij vëllimi, autori vjen guximshëm duke sjellë përceptimet mbi fenomene e histori tejet interesante, në nocione të ndryshme kohore, deri në sot.

     Kjo formë specifike e të rrëfyerit në poezi apo qasja përmes metaforave filozofike në satirë, i ndesh pothuajse në tërë poezitë e vëllimit, ku përjeton ndjenjë dhe emocion, herë me dhimbje e herë të qeshura  e nuk mungon as ironia.

     Shpirti poetik nuk hesht, pasi poezia thotë autori është udhëtim letrarë pa mbarim, ndaj s'ka se si të jetë një destinacion, ku në brendi të tyre përcillen mesazhet e së ardhmes, si përjetim konstant i përjetimeve të mëdha dhe I shqetësimeve gjithashtu, por dhe sfidave që njeriu synon të përballojë.

Dhimbja thotë autori është forcë dhe shpresë, dritë dhe reflektim.

     Ndaj Pena e Veriut përfaqëson denjësisht kulturën e traditën në Gegëni përmes vargjeve poetike e sidomos këtij stili mjaft të veçantë që përmban perla e diamante të fjalës. 

Suksese autorit në krijimet e radhës.

Udhë të mbarë librit.

 

                          Prenda Sejdia 

                       Lezhë Shtator 2021

 

 

P A S T H Ë N J E

 

FURTUNAT E RIPËRMBYTJES

 

Libri me poezi; “HIENAT E ERËRAVE”, nga Prenda Sejdia

 

Të shumëllojshme janë motivet në këtë vëllim poetik që për autoren në radhë vjen si vëllimi i dymbëdhjetë poetik, përkatësisht libri i njëzetë nga opusi i saj krijues.

     Poezia e Prenda Sejdisë vjen si përpjekje për të njohur veçoritë themelore në veprime, ngjarje e histori, pasi përdorimi i fjalës është ajo pasuri mendimesh por dhe përjetimesh personale në raport me kohën, jetën dhe rrjedhën e saj, për ti sjellë në vargje.

     Për poeten poezia është gëzim e brengë, ajo depërton deri në thellësinë e horizonteve të mendimit për ti nxjerrë ato perla shpirti, plotë bukuri e metaforë.

     Ajo futet ndër muza filozofike, duke udhëtuar pafund ndër shtigjet e galaktikës dhe pasqyron denjësisht atë realitet të përditshmërisë, në mënyrë përgjithësuese por dhe me argumente poetike e mjaft të goditura, pa patur kufizime në ndjenjat poetike.

     Tek shpalos vargjet e librit, në brendin e tyre gjen shpirtin e Atdheut.

Larg tematikave të komanduara por me figuracione të kuptueshme, duke thelluar mendjen dhe shpirtin brenda mendimit të lirë e trajtimit të mirëfilltë.

     Poetja njeh veten e saj, prejardhjen e ngjarjet e mëdha historike të Kombit dhe në mënyrë kronologjike, e përcjellë mesazhin tek lexuesi i gjërë me nivel kulturorë e artistik, vargje që stimulohen brenda nivelit personal dhe larg fjalëve të tepërta e të pavlera.

     Intuita e poetes e ndez atë llambën e idesë për krijimin që do ndërtojë, por ama me intuitën e përgjegjësisë dhe ndriçimit, pasi ndriçimi i penës është njëkohësisht edhe ndriçim i shpirtit që eventualisht arrin tek lexuesi i gjërë.

Në seleksionin kohor është edhe klima e artit poetik, ku mendimet e spikatura metaforizohen e mbështillen fuqishëm fjalëve, për ta ndërtuar atë hermetizmin në vargje.

     Ky vëllim poetik që nga titulli tregon se poetja është frymëzuar në gurrën e madhe të krijimtarisë artistike, pra në gurrën e vuajtjes dhe pakënaqësisë, dhimbjes dhe durimit, përçarjes e zhgënjimit ku ndjen dhe shpreh pulsin popullorë.

     Me poezinë e një frymëzimi të tillë dëshmohet qartë se ky popull i vogël e fatkeq s’mund të pajtohet me ligësi të djallit e fatkeqësitë historike që e kanë shoqëruar ndër shekuj shqiptarin por dhe një “kryengritje apo goditje” ndaj masave të shtypura e mashtruese që sjell dhimbje që s’po gjejnë shërim këto plagë të tonë.

Kështu që poezia e Prendës bëhet medium i shprehjes përmes së cilës çliron shpirtin, zbut atë kamuflim që e stërmundon për shkak të dhimbjes kombëtare, ku çdo varg është metaforë më vete, e godet aty ku duhet.

      Indi i gjatë i dhimbjes tregon se shqiptarët nuk ndjehen të lirë, ju mungon siguria si shkak i humbjes së besimit dhe shpresës në vendin e tyre.

Ky vëllim spikat me krijimtarinë e veçantë poetike ashtu si në kohë Noliane, njësoj vendi i prapambetur ku popullsia mashtrohet nga fjalë boshe, e marrin dherat e huaja.

I përhumbur kupton se marrëzia e mbështolli dlirësinë, ndaj në referencën e vargjeve nuk mungon përkushtimi në trajtimin e problemeve shoqërore, siq është prezantimi i kohëve jo edhe aq të volitshme në interes të shoqërisë, sa atyre që udhëheqin atë.

 

/ Ç’masakër nga përbindësha në kolaps bie fjala /

/ Farsë gjithë misioni veçse gjurmë dhelpre /

/ Paguaj haraç ti At’dheu im paguaj /

/ Radikal në u bëfsh veç për veten /.

 

Natyra e shprehjes së figurshme merr dimensione të mëdha shpërthyese, dhe flet në tërësinë e vëllimit me forcë fjale e dytësi mendimi.

Vargjet trajtojnë motive dhe ide plot preokopime të mëdha që lidhen me problemet aktuale të kombit.

     Gama e kësaj tematike është tejet e gjërë dhe provokon vazhdimisht imagjinatën dhe i jep material qëndresës së njeriut përballë sulmeve, vargjet e poezitë janë mjaft të arrira e përmes këtyre figurave metaforike, simboleve dhe mjeteve poetike provon të universalizohet me vlerat e saj e cila vlen dhe artistikisht pasi ngrihet dhe nga pikëpamje ideore e kërkon vetëdijësim të njeriut për botën që e rrethon, pasi ndjenjat trazojnë vargjet e robërisë por si frymëzim i kohës.

Nga poetja në këtë vëllim që sigurisht na vjen me një temë specifike dhe nën temat janë harmonizuar me njëra tjetrën dhe përshtatja vjen si pikasje mbi mynxyrën që aktualisht ka zaptuar ajrin e shqipes, ama vizionare me tërë forcën dhe energjinë e duke u shndërruar në një mision të tillë.

     Në lartësinë e saj artistike poetja shkelqen si misionare në këtë udhëtim pafund ku është tashmë një zë i dhimbjes e absurditetit të pashoq në kohë paqeje pa paqe.

     Pra e thënë me plot gojën zëri i saj poetik ndjehet thellësisht si mbartës i dhimbjeve të të gjithëve por mjaft i mprehtë e i qëndrueshëm e lindur brenda valëve të këtij shqetësimi dhe misioni ku vargu i saj kërkon mobilizim të mbrojtjes së të drejtave të përbashkëta. Kjo mburojë e shpirtit kolektiv që është plot vuajtje epokale ku synon të përcjellë mesazhe të qarta brenda sferave të shoqërisë duke qënë mjaft vitale në shpalosjen e artit poetik me burime shprese dhe qëndrese në zhvillim të luftës së përbashkët dhe stoike, duke përballuar goditjet e fatit me vullnetin prush, përballë këtij realiteti brutal në këtë univers të trazuar.

     Kërkon vetëdijësim për ta mposhtur këtë realitet kulisash, ku dimri pranverorë përdahë e përllogarit shpresat, ku flet për të panjohurat e të padukshmen, ndrojtjen e ëndërrave, ku djallëzia ta merr mundin e jetës.

“Dega e thyer bie mbi copëtimin e At’dheut”.

     Poetja me shpirt atdhetarë ndjen thellë nëpërkëmbjen që i bëhet At’dheut e Kombit, ku ndjen vetminë nën kulmin e enigmës nga hijet e shitura tej oqeanit, e retorikën tallëse plot babëzi.

     Revoltën e artikulon përmes zërit poetik plot fuqi, e zërin e ngre në kupën e qiellit, sepse të zgjohesh thotë ajo; kërkohet vetëdijësim.

     Në këtë vëllim poetik temat janë mjaft interesante me krijime të jashtëzakonshme e me një stil pothuajse të veçantë poetik nga e përgjithshmja e së sotmes, por dhe stilet e saja të mëparshme, mjaft i kompletuar e strukturuar e solid.

     Figuracion i qëlluar dhe origjinal, hapësirë e dallueshme tematike me frymë realiste dhe mjaft të fuqishme brenda nervit poetik.

     Ndonëse mendoj që duhet ta qetësojë “ ritmin e çmendur deri në shfrenin” pasi prek shpirtin e harruar dhe të tronditur të masës së gjërë.

     Më shumë se një studiuese, kam bindjen se është një poete që pothuajse i ka ngjitur shkallët e letërsisë duke përsosur fjalën e duke e vendosur atë në vendin e duhur, ndaj forca e fjalës e dytësia e mendimit e veshur me metaforë, e bën poezinë e kësaj poeteje mjaft të arrirë e të larmishme.

     Në këtë vëllim të ri poetik, poetja shkruan me fjalë të zgjedhura, ku synon majat dhe kuotat e larta, simbolikisht shenjat e llojit vet si personifikim i misterit dhe pafundësisë së egzistencës pa cak, ku bota e hiqit ngrihet pakuptueshëm. Ndaj të magjeps pas imagjinatës së saj, ku qëndron në ngasjen dhe klithjen e thellë e të artikuluar aq mjeshtërisht kundër të keqes, të ligës dhe të shëmtuarës e cila degradon të ardhmen e njeriut e rreth gjithçkaje që botën e de-humanizon.

     Mes poetes dhe kolektivitetit të përgjithshëm egziston një raport tejet kompleks dhe i paparashikueshëm pa të cilën motivet vendimtare do ishin mjaft të mangëta për qëndresë dhe egzistencë e përgjithësisht edhe në përjetësimin poetik ku shpesh vjen përmes hermetizmit, të shprehur në dytësi mendimi.

     Relacioni që poetja i drejtohet njerëzimit shndërrohet në përgjegjësi morale për poeten.

     Ajo i kalon natyrshëm gjithë shprehjet e iluzioneve, thirrjet e herëpas`hershme poetike e bëjnë të mundshme daljen nga ferri, e ritmi i qëndresës dhe vetëdijësimit mbillet ndër kohë edhe përballë stuhive, atëherë kur nuk duken fijet e shpresës, e rrëmben shtizën e fjalës dhe nëpërmjet sentencave  popullore godet në shenjë.

Parë në këtë kontekst është fare i veçantë raporti i poetes përballë vendit të saj dhe të ardhmes që e pret etninë.

 

/ U zgjat dhimbja plot një shekull u zgjat /

/ Magji ëndërrimtare e përmbys të tashmen /

/ Themelet tunden e shkunden, oborret e gurta bien /

/ Laboratori i gjetheve valon në mendime /

/ Zot na ruaj nga djajt me veshje engjejsh /

 

     Është e vetëdijshme si shumë krijues shqiptarë që vihet në rol, pra aty ku shteron shpresa e besimi të bëhen përpjekjet e rikthimit t’i mbërrijnë ata që hapëruan përpara, të shtrijnë hapin e të kapin mundësitë duke nënshtruar botën e hileve dhe mashtrimit e duke demaskuar ato me shpatën e fjalës.

     Universi i saj krijues është qëndrimi plot prestigj e shenjëzuar ndër kodet semantike të gjuhës së ashpërsuar të frymës dhe shpirtit Atdhetarë, ku përpara poetes të hapura janë portat e ferrit monstruoz nga njeriu demon i paraqitur nën petkun e butë të mashtrimit e ozurpimit.

     Por shprehjet e këtij lloji janë të kristalta plot metaforë e forcë gjymtuese ndaj fenomeneve në shoqëri.

     “Jomo Kenyatta pati thënë: kur misionarët mbërritën në Afrikë, ata kishin Biblën e ne kishim tokën.

Na thanë të lutemi me sy mbyllur.

Kur i hapëm, ata  kishin tokën e ne kishim Biblën”.

     Kështu flasin poezitë e këtij vëllimi pasi prapësitë i patën e na i mbollën duke sjellë zhgënjimet e duke na mohuar të ardhmen me shembjen e kolonave që mbajnë gjallë një popull, si kultura dhe shpirti i protestës kolektive.

     Pra më shumë se largësitë, se qetësia e paqja këtu kërkon një realitet tjetër, pa plagë e mashtrime.

     Është e nevojshme “zgjimi apo vetëdijësimi” i të qënit bashkë e për të shpalosur vlerat e përparuara pra ato me lexuesin pakufi, për ta përcjellë me kohën dhe ardhmërisë.

Ashtu si muri i Berlinit ndan dy botë, ashtu si ashtu si sot mashtrimi bëri epokë, ndaj e gjejmë kudo nëpër poezi e vijnë si të vërteta letrare.

Të japim e marrim nga kujtesa dhe ndjesitë gjak dhe frymë, kohë të kaluara për ato kohë të së ardhmes, metafora të dhimbjes ‘shembëlltyrë dhe unikale’ ku demostrohet çështja kombëtare, dhe shpërdorimi i demokracisë e duke u kthyer në “ambasadorë të historisë” në mbrojtje të së drejtës ligjore, dhe kështu që mendoj se këto poezi kanë shpirt Shqipërie.

     Poezitë e këtij vëllimi kanë një stil brehtian me qartësim ideshë ku të shëmtuarës i vë fytyrën e mospëlqimit ku shpreh hapur kundërshtinë përmes mesazheve ndaj këtyre fenomeneve social-politike me një fjalor mjaft të pasur duke e portretizuar me fuqi kreative paraqitjen e njeriut monster rolin më të mirë e luan mashtrimi me përçarësin.

     Poetja kultivon shprehjen e pastër artistike me poezi brilante ekskluzivisht estetike e mendimit filozofik të formave harmonike të përpjestimeve të përkryera në letersinë shqipe, me sensin e artistes.

     Gjuha specifike në poetikë për autorin duket një sprovë e veçantive të strukturës brenda tekstit letrarë.

     Në këto rrethana frymëzimi, zbulon motivet për të arritur besimin e fuqinë e fjalës poetike, ndërkohë vazhdon të kërkojë begatimin e saj.

     Ky vëllim përmban llojin e poezisë ku poetja me lexuesin komunikon në mënyrë figurative përmes gjuhës metaforike, ndaj poetika është në kërkim të mundësive të reja e cila artikulon emocione dhe imagjinatën përmes filozofisë.

     Paçka se përmes vargjeve e poezive ndjen dhimbjen dhe plagët e gjalla për demokracinë e brishtë, por përcjell mesazhe të shumta mbi fenomenet e ndodhitë gjatë dekadave, dhe përsosja e shprehjes poetike.

 

/ I mistershëm është ky globi i At’dheut /

/ Mes përmes ugareve të rreme sillet guri /

/ Kalërojnë largësive bredhin zbrazëtitë /

/ Shiut peng ia merr ylberin /

 

     Si gjithë krijuesit e artit letrarë individualiteti krijues por dhe origjinaliteti është obsesion ku e ka synuar cakun e vet, që shpreh manifeston përkatësinë komplete por dhe atë mjaft komplekse siç është brumosur me natyrën e veçantë e cilësore e në dimensione kohore e hapësinore, e që disponon në vetvete shumë mundësi e potencial plot kolorit në natyrën e saj individuale.

     Domenthënia e vargjeve të mësipërme, por dhe brendia e vëllimit në tërësinë e tij është plot motive të ngjashme si përmbajtje por dhe brendia e vëllimit në tërësinë e tij është plot motive të ngjashme, si përmbajtje e si porosi në variante të ndryshme si mënyrë e të përjetuarit figurativ, por me ngjashmëri të plotë me realen e ndodhitë.

Thirrja e klithma e poetes është brenda kufinjëve dhe kohês si nocion.

     Thërret me sa fuqi ka për t’u dëgjuar nga masa por dhe për ta kuptuar thellësisht fatin e keq të njerëzimit e shqiptarit në veçanti, i mbyllur në kafazin e tij brenda kufinjëve aty në zemër të Ballkanit, por zemra i qan për degën e thyer mbi At’dhe, ndaj asesi shpirti i saj poetik nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj fenomeneve që trumbeton me të madhe, me sa zë ka ajo.

     Pasi At’dheu është foleja, vatra, shtëpiza, zemra e shpirti, dhe krijimtarisë saj i jep vlerë të posaçme, përmes së cilës mbrohet dinjiteti njerëzorë, ndaj synon tërheqje të vëmëndjes drejt së kaluarës, të tashmes e së ardhmes, dhe fatit integral shqiptarë, ku asnjëherë nuk bën kompromis me ligësitë e sidomos të këtyre dekadave, të cilat tërhoqën dhe vëmëndjen e opinionit ndërkombëtarë.

     Metafora është e qartë e cila buron nga universi poetik në raport me kundërshtitë e këtij realiteti, dhe në raport me realizimin e ëndërrave të bashkëkombasve tanë dhe trojeve arbërore.

     Hapësira e ëndërrave është Atdheu, dhe shtegtimet e pafundme bredharake mes gjithë zbrazëtive.

     Demokracinë e brishtë, premtimet boshe, kalërim djallëzishë, të cilat duken haptas mes përmes shesheve ashtu si në brendi të librit.

     Poetja vuan dhe druan plot shqetësim nga bartësit e ndasive partiake apo shfrenuesit e pushtetit, korrupsioni e marifetet e panumërta të pushtetit dhe nëpërkëmbja apo indiferenca ndaj vlerave të vërteta, ku përmes vargjeve i godet metaforikisht në mënyrë krejt hermetike me një stil krejt të veçantë poetik.

Konstatoj se në thelb të këtij vëllimi është i kamufluar ai shpirti i brendshëm gjatë dekadave bashkë me shtresimin e ëndërrës së shqiptarëve.

     Ky është vëllimi i saj i dymbëdhjetë poetik, me një poetikë të mbushur me metaforë, ku i ka qëndruar mjaft besnike poezisë, dhe mendoj që i duhet ky zë  dhe kjo prurje edhe letersisë shqipe.

Ajo frymëzimin e gjen nëpërmjet figuracioneve dhe imazheve të pafundme duke sfiduar të keqen e ligësitë dhe fisnikëron shoqërinë njerëzore në zhvillim.

 

                       Endrijeta Paplekaj

                              Shtator 2021

 

 

R E C E N S I O N

 

ARTI I TREGIMIT SI SHPALOSE E VLERAVE KULTURORE TË GEGËNISË.

 

Libri me Tregime ‘AMAZONAT E SHQIPËRISË' nga autori Prelë Milani.

 

“Kush ka vendosur të bëjë diçka për të cilën nuk resht së menduari, arrin të kalojë çdo pengesë.

Shpesh idetë ndizen me njëra tjetrën, ashtu siç ndizen shkëndijat elektrike.

Ndaj jo më kot e thonë mos e mat kurrë lartësinë e malit pa arritur në majë, ashtu si në rastin konkret.

Pasi fryma autentike në këtë libër, origjinaliteti dhe natyrshmëria në artin letrarë e individualiteti krijues është obsesion, i cili e kërkon një cak .

Është pothuajse kompetencë e brendshme e përvojës krijuese e cila përherë veçse përsoset.

Krijuesi me një natyrë cilësore të veçantë karakteristike dhe autentike përkrah dimensionit kohorë por dhe hapësinorë vjen si krijues i vlerave artistike e disponon në vete si mundësi potenciale në këtë kolorit kaq magjeps e të veçantë e ua sjell lexuesve gjithë perla të shpirtit e të magjeps me brendi aq interesante duke qënë vetvetja, brenda profilit vet.

Me punë dhe vullnet, plot përkushtim, tregimtari Prelë Milani vjen me një libër të ri që me një frymë të ‘detyron’ta rilexosh.

Që moti është një nga autorët e preferuar të Gegënisë, si autor i frymëzimit të lartë, për hirë të temave dhe motiveve me burime në kohë të largëta e deri në ditët e sotme ku përçon jetën e përditshme të njeriut, ecuritë e zakonshme por dhe kontradiktat e jetës, brenga apo gëzime dilema apo kontradiktat e brendëshme, dhe i shtjellon si mjeshter i fjalës dhe mendimit të lirë, duke i ngritur në lartësinë e bukurisë artistike por me kuptim të plotë letrarë.

Në librin me tregime “ AMAZONAT E SHQIPËRISË” paçka se pamja e jashtme të ngjan me një libër gjeografik, brenda tij ka aq shumë të veçanta pasi tregimet kanë gjeografi të ndryshme, me bërthamë të jashtëzakonshme.

Kur m’u besua ky libër që unë do e recensoja, e lexova me një frymë pasi kam bindjen se autori ka përgjegjshmëri të lartë ndaj letersisë.

Letersia thotë Prelë Milani është shtëpia ime.

Ky autor dallohet për veçoritë e shprehjes artistike dhe ngjyrim si tregimtarë që nxit interesin tek autori për të tërhequr gradualisht vëmëndjen e lexuesit por dhe vëmëndjen kërkimore të kritikës brenda këtyre temave  me plot botëkuptim e pikëpamje të reja ndaj fenomeneve që na sjell jeta.

Ndaj Gegënia ka tashmë një tregimtarë mjaft të spikatur me pjekuri artistike, një vrojtues i kujdes’shëm që kridhet fuqishëm në shpirtin e njeriut por dhe vatrën shoqërore, ku nxjerr në pah mjaft figura, episode mjaft karakteristike e situata të ndryshme të cilat i paraqet me përkushtim artistik që të lë mbresa.

Ky libër me tregime, siç e thashë edhe më lart vjen me histori brilante, ku përcjellin mesazhe të shumta për gjeturi artistike, ku shkruan për jetën autentike me gjithë befasitë dhe dukuritë që ka për njeriun, ku rrëfen qetësi dhe mjaft bindshëm me një fjalor goxha tradicional me imagjinatë krijuese të artit autentik.

• Kush i nëmi bjeshët e bekueme

• Pastë mbetë si tha Leka

• Lumnimi i një martese të mallkueme

• Gjakun e nderin bashkë e kena

• Drandafile gjaku

• Lokja e Delisë

• Cuca që nderi malet

• Cura e Currajve

• Perendesha e dhive

• Shqiponja e Lekës

• Një puthje në borë

A nuk imponohet pohimi që komponenti i përbashkët dhe mjaft i rëndësishëm në tërësinë e tregimeve është armata ideo- artistike e një botë- kuptimi artistik dhe i ideuar  brenda vrojtimit dhe shtjellimit thellësisht të përjetuara, ku shkrihen si një mozaik vërtetësishë e situatash të veçanta, tabllo karakteristike dhe portretesh interesante.

“Por Mirushi e bjerri shpejt atë shpresë, kur hirushja e tij me xhubletë lindi një vajzë si xhevahir margaritarë.

Mirushi u tjetersua në mjerush maskilist i lajthitur.

Mori vajzën e vogël që flinte gjumë, e hodhi si i gjindosur nga maja e një horsti qiellgërvishtëse në fundin e një grebeni disa qindra metra në humnerë.

Kurse Pëllumja, nëna hyjneshë e vogëlushes, bërtiti duke tmerrue e drithërue dheun.

- O Zot, o orë, o zana ku jeni, a keni sy me pa, ç’pritni që se ndëshkoni djallin me fytyrë shenjti.

Me të dëgjue Orët, Zanat dhe Perenditë ato britma të tmerrshme u zemëruan e lëshuan namën vrastare atyre bjeshkëve të begata”.

Në këtë tregim kaq interesant autori na sjell në retrospektivë këtë natyrë tregimesh të dëgjuar shekuj më parë që nga koha e kreshnikëve, por me domethënje të jashtëzakonshme ku femra kishte aq pak vlerë në mjediset e ndryshme ku vajza merrej si një mallkim në raportet jetësore e duke iu mohuar dashuria prindërore e shihej gjithashtu me syrin përçmues.

Autori përmes këtij tregimi rrëfen një varg historish, imazhesh, mesazhesh e dukurish dhe nxit mundësinë e studimit.

Gjithashtu pasqyron ndër kohë kur njerëzit ishin më pranë perendive, ku hallet apo brengat dëgjoheshin e shpesh për ta kishte ndëshkim, ashtu siç flet ky tregim.

Në këtë libër autori sjell tregime kaq të bukura e mjaft interesante me guacka thellësie në secilin tregim të cilat nuk ruhen por falen.

Ndjenjat e autorit dhe të lexuesit dhe komunikimi mes tyre vjen si interpretim i ndërsjellë me mjeshtri e profesionalizëm, mjaft funksional në labirintet e vizionit.

Ky shkrimtarë shumë produktiv dhe plotëson hapësirë të madhe ‘amazonë’ me krijime mjaft të bukura, ku objekt trajtimi është prezenca e shqiptarit ndër epoka të ndryshme.

Aty ku jeta ka dhënë mjaft, ama vizioni i autorit është krijuar kryesisht edhe mbi të vërtetat faktike, ndodhitë, ngjyrat etj.

Gjithçka vjen nga Etnosi Kulturorë, ky zhaner kaq i dashur i letersisë.

Prelë Milani është shkrimtarë i përkushtuar ndaj thotë se letersia është shtytje për të menduar dhe aksion gjithashtu, e përmes tregimeve përcjell si mesazh se ' njeriu e ndërton botën duke vënë në pah ligësitë apo padrejtësitë dhe duke konstatuar vlerat dhe duke luftuar fort veset etnopsikogjike të çfarëdo kohe.

S'lë dot pa përmendur tregimin "Shqiponja e Lekës".

Një nga tregimet pikante jo vetëm në libër por dhe nga tregimet e moçme shqiptare, plot guxim, trimëri, besnikëri me mendjen top e syrin shkabë siç e pati ndër deje shqiptari vital.

"Dukatja tek pa të birin të sfilitur e dërrmuar nga torturat e llahtarshme tha; 

- Gjon, Gjono biri i lokes, mos u ligshto, ruje mendjen e qëndro si burrat.

- Gjithkush ka le do vdesi një ditë.

- Lum kush vdes e nuk harrohet.

- Fjalët e malësores zanë e tërbuan Vezirin i cili ulëriti sa oshëtiu Buna.

- Xhelat preja kryet kësaj pjelle të çmendur.

- Egjiptiani mustaqe bigë me goditje të rrufeshme ia preu kryet e cila u rrokullis the bojatisë me të kuqe shkallët e sarajit.

'SHQIPONJA E LEKËS' vrapoi pas kokës së të birit, e mori në dorë e puthi në ballë e tue ledhatue flokët i tha;

- Trimi i trimave.

- Tash je djali jëm.

- Gjono, sot po më dukesh ma i mirë e ma i bukur se kur shkoje krushk i stolisur hipur mbi kalë të kuq me balushë të bardhë".

Teksa lexon këtë tregim kaq interesant, mendja të shkon tek njerëzit e rrallë që bëjnë epokë.

Ata njerëzit e rrallë që fjala ju peshon sa vetë jeta, pasi kanë lindur për t'u brumosur në virtyte ashtu siç dinë vetëm heronjtë e besës.

Ky tregim me veçori të rralla që i ngjan një novele të plotë në ngjarje e personazhe ka një brendi që flet sa një epokë e tërë.

Nxjerr në pah dukuri, zakone e traditë, ku virtytet njerëzore vlejnë më shumë se vetë jeta.

Gjendja e vështirë social- kulturore ndër shekuj ka ndikuar në karakterin e shqiptarit duke u forcuar përballë gjithë vështirësive, e në çdo kohë.

Kjo letersi gojore e transmetuar ndër breza deri në ditët e sotme pasqyron qëndresën e një populli trim e fisnik ku miku pritej e pêrcillej dhe nderi i dedikohej atij.

Mikpritja, mbajtja e fjalës, përcjellja ashtu siç autori i përshkruan në libër.

Autotri Prelë Milani ky mjeshter i letersisë bashkëkohore shqiptare, sjell aspekte të veçanta nga jeta dhe vepra e trimave shqiptarë, burrave kreshnikë dhe grave sokolesha, që për asgjë s’ju trembej syri.

Por figura të tilla meritojnë respekt të veçantë që duhet të njihet e çmohet në gjithë përmasat nga shoqëria jonë, këta përfaqësues tipik të burrit dhe gruas shqiptare.  Ky libër me tregime plot vlera edukative dhe artistike, ku motivet paraqiten me ndjenjat e shpirtit dhe shkëndijohet në gjithë hapësirat e art- bërjes, e sigurisht ndjejmë zërin, ndjenjën e shpirtit, paraqet për një motiv a temë të caktuar të gjithë magjinë e ndjenjave që ka për artin dhe përsosjen e mjeshtërisë në fjalë dhe fjalor, plot diversitet rrëfimi, dhe sprovon veten mbi artin që bën në hulumtime a strukturë dhe përzgjedhje të fjalës së duhur në dialektikë. Brendia e këtij libri me tregime është tejet e magjishme, shtjellimi i ngjarjeve a historive në detaje e plot finesa, është pasuri e autorit që i bëhet dhuratë letersisë shqiptare dhe brezave që vijnë e shërbejnë si studim gjeneratave të reja. Aty gjejnë thellësi mendimi me diapazon të gjërë njohurishë ku detyrimisht hyn në analizë.

“Ky libër asesi nuk duhet të merret në dorë nëse nuk e ndjen thellësisht atë dëshirën e sinqertë dhe nevojën e madhe për të mësuar diçka e mbi të gjitha ti shtohen vlerat letersisë, por dhe jeta të ketë prosporitet.

Në i kthehemi leximit.

- Le t’i marrim ato e t’i kthejmë në një broshurë mbi mardhëniet ndër njerëzore por dhe të ndryshimit të kohërave dhe lidhjen me letersinë ku autori Prelë Milani vjen si përmasë dhe dimesnion, pasuri e çmuar miqësore dhe letrare.

Ky shkrimtarë i veçantë që shpirti i flet Gegënisht me potencial intelektual dhe mjaft profesional me fuqi të rrënjosur e jetëgjatësi letrare, me pasuri të madhe elementesh specifike që përdorë, me ide jo të rastësishme por prestigjioze e profesionale.

Janë njerezit e letrave që dinë se si të prezantohen tek lexuesit, në formën më të mirë letrare, me kulmet e tyre të paarritshme , ku pena shpërndan rrezatim e gjen përkrahje komunitare, pasi në libër hasim motive të shumta të përshkruara me kolorit tregimi, heroizma e virtyte me bazë zgjuarsinë, guximin e trimërinë, ndaj në këtë kontekst autori ndërton komunikimin e drejtpërdrejtë me lexuesin, përmes krahasimeve. Autori në tregime vazhdon të jetë konsekuent në ndërtimin e tipareve, artikulimeve, motiveve dhe mesazheve.Një qasje me një detë figurash ku takohesh me njeriun shpirt vuajtur e ligjet e egra,bestytn të, e shumë peripeci e përmes tyre pasqyron vlera cilësore me përmasa të gjëra.

Lexuesi i kujdes’shëm i kësaj vepre ‘AMAZONAT E SHQIPËRISË’ gjen aftësinë krijuese të shkruar me kujdes e finesë të pafundme me elemente specifike në tregime nga të cilat frymëzohen brezat e së nesermes.

Shumë suksese autorit

Udhë të mbarë librit 

 

                 Prenda Sejdia 

             Lezhë Shtator 2021

 

 

 

R E C E N S I O N

 

Libri; QËNDRESA RUGOVASE DHE SAK FASLIA, BAJRAKTARI I RUGOVËS nga Fazli Muriqi.

 

Shpirtërat e mëdhenj hapen si ylberet mbi horizonte jo për kënaqësi të vetvetes por, për ta ndriçuar universin.

Kur dëgjon të flitet për Rugovën seç ndjen jehonën plot madhështi të epokave të lëna pas, ama sedra e shëndetshme i përkëdhel ndër shtigjet e historive të lavdishme të burrave të mëdhenj që krijuan epokë dhe lanë emër si trashëgimi Rugovës dhe rugovasve për luftërat që zhvilluan e fitoret që korrën duke mos kursyer as jetën, pasi luftën për mbrojtjen e trojeve të veta e quanin bekim.

Në këtë monografi historike e cila vjen si ribotim, autori vjen me një mori ngjarjesh, rrëfenjash e fjalimesh të bazuara në burime si televizione, gazeta, intervista etj.

Për të cilat përgjegjësia ka qënë primare për të, ashtu siç bëjnë njerezit e denjë me shpirtin e kulluar.

Autori e sjell në ribotim per zonën zëmadhe të burrave e trimave, Rugovën kreshnike.

Impakti i parë që bie mbi autorin është se Fazli Muriqi është një shkrimtarë i kujdes’shëm, që ka punuar me përkushtim duke shfrytëzuar çdo shteg komunikimi mbi gjetjen e dokumenteve duke bazuar saktësisht ngjarjet dhe emrat e patriotëve Rugovas që bënë histori.

Filozofia që përdorë autori në këtë libër në proporcion me diskursin personal dhe aspektin historik e simbolik na shoqëron me tema e nën- tema plot patriotizëm më në qëndër atdhe- dashurinë, me virtytet më të larta të shqiptarit, të trashëguara tek bijt e Rugovës legjendare e kudo që flitet shqip.

Historitë e ngjarjeve pasurohen me vërtetësinë e datave apo vend ngjarjeve.

Ajo ç’ka krijuar autori qëndron e fortë mbi themelet e traditës e gjithë ai revolucion që buron nga shpirti duke e përçuar mbi krahë të Atdheut.

Dallon flakën e botës që rrethon lëmshin e zjarrtë tek rrotullohet cep më cep Atdheut e Ballkanit vogël.

Në thellësi të nën tokës së shpirtit melhem ju vë plagëve të marra prej kohës.

Një pikë kulmore shënon viti 1919 pë Rugovë e rugovas.

Mjaft i kobshëm për hirë të zhvillimeve të ngjarjeve të mëdha e të vështira, fenomen ky që Rugovën la plot 3 vite pa banorë, por 

ndjenja për Atdhe e Komb kishte mundur çdo dyzim.

Sali Rama me shumë luftëtarë zunë tunelin e parë në qafën e Rugovës në mënyrë që forcat mos të deportonin.

Grupin e Qëndresës në Qafë të Peklenës e udhëhiqnin Mehmet Shabi Bajraktari Nga Shtuqepi i Vogël e Bekë Hyseni i Bollpaçit.

Qëndresa zgjati derisa mbaroi municioni por ndikim pati dhe mungesa e ushqimit.

Egërsia në raport me shqiptarët ishte e tejskajshme.

Ndaj pena e autorit vjell vrerë mbi letrën e bardhë, dhe s’ka se si të jetë ndryshe.

Nuk ka gjë më të shenjtë thotë autori se të luftosh për vendin tënd e të drejtat e tua.

Ndaj luftën kurrë se pushuan.

Ajo vazhdon ende, vazhdon edhe sot.

Pra autori afirmon ato vlera e virtyte të larta, fisnike e nacionale dhe deri në fund duke qënë i vërtetë.

Në historinë e kësaj monografie të ngjall kureshtje nga kapitulli në kapitull për hir të përmbajtjes por dhe saktësisë së ngajrjeve duke e krijuar teritorin e nevojshëm infrastrukturorë përt’i dhënë vendin e merituar personazheve në monografi, por dhe kapacitetin mendorë.

Ky krijim i mirfilltë rindërton realitetin në formë e strukturë duke e prezantuar në sistemin monografiko- historiko-letrarë artsitike, në të cilën ingranohet e gjithë lënda.

Duke u dedikuar ekspozimit të botës brendshme dhe ndërtimit të rrëfimit.

Bijt e shqipes u rritën të ushqyer me qumështin e zanave e syri nuk u binte qerpik.

Dhe shpirti ju pjalmonte veçse për tokën stërgjyshore, ndaj kockën e fundit do e shkrinin për vendin e të parëve këtu në zemër të Ballkanit vogël.

Duke kronologjizuar ndjeshmërinë atdhetare të rugovasve realiteti pasqyrohet në dy korniza, po e njëjta kohë.

Shtypja dhe skllavërimi nga pushtues serbë e malazezë dhe qëndresa e shqiptarëve të Rugovës, Pejës dhe Kosovës, sipas dimensioneve të vrojtuara të veprimeve të paralelizuar gjenden të formësuara brenda monografisë.

Ndaj është konkretizuar në personazhe të shumtë me ndërthurje reale historike.

Çdo mendim i ndërthurur në këtë mënyrë i jep të drejtë studiuesit të këtij libri të inkuadrohet me parimin letraro- historiko- kritik.

Fazli Muriqi këtë monografi e sjell në simbiozë me elegancën e stilit përmes kthjellësisë mendimit e shqyrtohet optika krejt origjinale e komunikimit me lexuesin e gjërë.

Ëndërra dhe vizioni i lirisë është fryma e idealit, ndaj autori përfaqëson mundësinë e monografisë si një cak historiko- letrarë i përsour.

Sak Faslia nga Gurishtë e Koshutanit u lind në kohëra të vështira, asokohe pushtetmbajtësit ia dogjën shtëpinë, ndonëse në kushte të papërshtatshme ai u rrit e kalit si të parët e tij e qëndroi i pathyeshëm gjer në vdekje.

E kaluara e lavdishme e familjes së Kurtdedajve sëbashku me ngjarje të tjera në Rugovë e rrjedhat gjithë kombëtare lanë mbresa e fisnikëruan shpirtin e Sakut ri, i cili më vonë do bëhej njëri nga luftëtarët më të shquar Rugovas.

Kujtesa e ruajtur, motivi i këngëve kreshnike, tingulli i Lahutës, jehona e luftërave shqiptare për pavarësi që s’pushuan asnjëherë rrëfimet për Sali Jahën, Çelë Shabanin, Oso Kukën, Zhujë Selmanin, Rexhë Avdinë e Demë Isufin, për heriozmat e Kajë Gales e Balë Alisë, mençurinë e Haxhi Zekës ishin fjalët e para të abetares së Sak Faslisë e bashkëluftëtarëve të tij.

Ato ngjarje bënë Sak Faslinë të orjentohej drejt e të kuptonte se çështja e mbrojtjes së Atdheut është çështje e shenjtë për njeriun e ndershëm, të mendojnë si burrë, të kuptojnë peshën e fjalës dhe arsyeja t’ja udhëheqë mendjen dhe veprimin e të jetë i lidhur ngushtë me fatet e Atdheut.

Autori i nxjerr në pah tiparet thelbësore të atij njeriu vital ku fisnikërisht përcillen përmes faqeve të këtij libri ku dalton madhështia e atyre kreshnikëve të papërsëritshëm.

Kjo përsiatje vjen si melhem pas plagëve dhe vrragëve që la pas harbutëria serbo- malazeze që përkonte me ndarjen e grurit nga egjra e secili ta gjente destinacionin e merituar.

Me penën e Tij, autori sjell figurën dinamike të heroit ku përshkruan idealin e mprehtë të Sakut, personazhin luftarak  plot optimizëm dhe tregon se ai mendonte se bota do ishte e tillë. Në kontekstin kohorë të zhvillimit e kronologjisë së ngjarjeve Saku merrte role përcaktuese duke eksploruar në kuadrin e zhvillimit ngjarjeve me synime specifike në marrjen e përgjegjësive. Ama monografia, është shkruar me mjeshtri artistike të mbushur metaforë, me mesazhe të mrekullueshme e vlerësim figure të historisë Rugovës por dhe Kosovës Legjendare. Autori e sjell të gjallë Sak Faslinë në epikën tonë popullore historike këtë figurë që luftoi trimërisht deri në momente të fundit të jetës, duke rënë heroikisht në fushë- betejë për mbrojtjen e kufirit. 

●  Sak Faslia e foli i fjalë

Mjerë u i mjeri që s'lash djalë 

Me pa lan i djalë si get mue

Kurr hudutin se kisha lshue

Po t'ish kanë Saku gjallë 

Smilovica kurr s'ish marrë

● Autorë të shumtë kanë shkruar vargje e kënduar në tel të Lahutës për trimin Sak Faslia.

Ndaj vargjet intonohen e vijnë si zë i nëndheshëm,nga atje ku shpirti i Sakut nuk gjen dot qetësi, por dhe mesazh për rugovasit e krejt Kosovën se toka shqiptare është mbi çdo gjë tjetër. 

Kështu që Rugova si pjesë etnografike shqiptare ka qënë gjithnjë teritor i lakmuar nga malazezët për ta vënë nën kthetrat e tyre.

Autori arrin që përmes kësaj monografie të fusë në labirintet historike disa shekullore e me figura të panumërta dhe i portretizon aq saktësisht e ia del kaq bukur të marrë e rimarrë vëmëndjen e lexuesit ku përcillet dhe konfuzioni i madh, dhe është në sintoni me hapësirën e të menduarit dhe rrëfimit.

E si askush tjetër ka gdhendur profilet e patriotëve rugovas e në rastin konkret luftëtarit patriotit e dëshmorit Sak Faslisë që jetën i dha në mbrojtje të kufirit, ky flakadan i lirisë. Rugovasit si popull trim e atdhetarë që nuk duronin dot nënshtrimin u përballën me vështirësi të panumërta. U përball me valën e dhunës për ndërrimin e fesë dhe izolimin e luftëtarëve, rrethimin dhe arrestimin e 24 burrave. Luftërat me serbo- malazez dhe masakrat e pafundme disa shekullore. Rugova në Luftën e  Dytë Botërore dhe mbrojtja e kufinjve të Shqipërisë etnike etj.

Akoma më atraktiv e bëjnë monografinë intervistat e mbledhura me fjalime për zonën e Rugovës e dëshmorët e saj të shumtë ndër epoka të ndryshme ku dëshmohet se kjo krahinë është vater krenarie e lavdie që buron nga gjaku i derdhur për liri.

Një tjetër figurë që përndriti Rugovën e lartësoi Kosovën në aspiratat e saj në kohë të reja qe presidenti i Kosovës që mban mbiemrin zëmadh qe Ibrahim Rugova, i cili ndikoi në marrjen e eshtrave dhe rivarrosjen nën përkujdesjen e presidencës së Kosovës, pra Të bajraktarëve Sali Jahës e Sak Faslisë, Bajram Sharit e Selman Jasharit në Koshutanin legjendarë tek Molika e Sakut.

Për të mbetur përjetësisht në historinë e re të Kosovës e botës shqiptare, si trima të mëdhenj në mbrojtje të popullit e tokës Kosovës. 

Këto qindra histori të studjuara dhe të botuara në këtë monografi historike që kërkojnë jo vetëm mirënjohjen e brezave të sotëm, por autori iu bën nder dhe gjeneratave të reja për histori që i rrëfen krejt mjeshtërisht, gjithashtu pasuron arkivat si një testament krahinorë për brezat e së nesermes.

Kjo monografi nderon autorin dhe Historinë e Letersisë Shqiptare.

I falemi kujtimit të tyre të përjetshëm.

Lavdi heronjëve të pavdekshëm që heroikisht derdhën gjakun për Rugovën, Kosovën e bashkimin e trojeve.

Suksese të reja autorit.

 

                         Prenda Sejdia 

                     Lezhë  Nëntor 2021


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen