Freitag, 15. November 2024

Prenda Sejdia

SFIDAT E ARTIT TË KRITIKËS

Recensione

 

Redaktor:

Gëzim Ajgeraj

 

Recensente:

Marsida Sejdia Agolli

Almaida Sejdia Myrtaj

 

Lektore:

Endrijeta Paplekaj

 

PRENDA SEJDIA

 

SFIDAT E ARTIT TË KRITIKËS

Recensione

 

Shtëpia Botuese “7 Days”

Prizren, 2023

 

 

 

 

 


                               H   Y   R   J   E

 

•    Libri; SFIDAT E ARTIT NË KRITIKË

 

Nëse thua që ajo apo kjo çështje mund të duket e pa'arrirë, definitivisht po thua se nuk ke ndonjë dëshirë të realizohet ajo.

     Dhe nëse kemi folur aq shumë për fjalën, është pikërisht fjala që i lëshon ndriçim shpirtit  dhe kështu pra e vlerësojmë si thesarin më të çmuar. P. Sejdia. 

     E formuloj pikërisht kështu pasi sakrifica ëshrë aq e lidhur me fjalën porsi mishi me kockën.

     Kështu që në brendi të këtij libri gjenden larmishmëri temash dhe recensionesh për shkrimtarë dhe poetë të ndryshëm ku ka dhe nga ata që prekën padyshim majat e letersisë përmes majave të fjalëve, dhe një vend të konsiderueshëm e zë shkrimtari shumë dimensional, mërgimtari Gëzim Ajgeraj,  me plot pesë recensione për shkak të krijimtarisë pandërprerë, dhe unë që jam recensente e tyre e pohoj qartë, me brendi vërtetë të larmishme, pasi kanë qënë librat poetikë dhe me tregime e parapsikologjik në nivelin më të lartë të krijimtarisë me gjithë elementet e duhura poetike apo parapsikologjike këtu përshi librin me tregime për fëmijë "QERSHIA E STËRGJYSHIT " dhe brendia e recensioneve parapet aftësit krijuese të autorit por dhe larmia e temave por, edhe zhanreve po ashtu.

     Ky libër me kritika, besoj që do i shërbejë çdo krijuesi, pasi përmes këtyre vlerësimeve i jep mundësinë të mat e vlerësojë kushdo vetveten më së miri në punën e vet krijuese si një pasqyrim i realitetit krijues dhe kërkesave që ka letersia.

• Është shumë e rëndësishme që çdo krijues të lexojë kritikë nga autor të ndryshëm pasi shërben në formimin e tyre professional, sepse duke parë nivelin e tij krijues e letrarë, do të thellojë më tej njohuritë, ambicjet a objektivat se ku do të arrijë, pasi ngritja e nivelit krijues është detyrë e çdo shkrimtari a poeti, pasi kërkesat e zhvillimit letrarë gradualisht vijnë gjithnjë në rritje drejt majave të letersisë dhe kjo funksionon duke përdorur veçse majat e fjalëve. 

     Ky libër i përket kritikës letrare  ndaj duhet trajtuar si i tillë me larmi recensionesh dhe shkrimtarë po'ashtu, si • Gëzim Ajgeraj,  • Prelë Milani, • Azem Shkreli,  • Pjetër Pepaj, • Ali Podrimja, • Martin Dedaj,  • Prenda Sejdia,  pra përfshin zhanre të ndryshme dhe ky libër është tërësisht diversitet  me Poetikë, Novelë, Parapsikologji, Tregim, Etnos Kulturorë e Monografi historike.

 - A nuk është krejt diversitet pasi brendësia e saj përfshin disa zhanre por dhe larmi autorësh siç e ceka edhe më lart.?!

 - Larmia e këtyre temave i gjithi është studim që unë ju kam bërë këtyre autorëve dhe veprave të tyre duke paraqitur urat e kësaj natyre prej nga lindin koncepte, ide, analiza e vlera, ndaj ka qënë prioritet detyra ime të jem sa më konçize për të nxjerrë në dritë aftësitë e tyre krijuese dhe misionin e art- bërjes si shtyllë formimi për hapje drite brenda e jashtë hapësirave shqiptare si përfaqësues të këtij shtresimi por edhe rrëfimi se si ata e shtrojnë çështjen e bashkë- kohësisë, pra çfarë ata kanë kërkuar të realizojnë.

- Brenda kritikës shpesh gjendet shpirti i trazuar i tyre, por edhe forca mbi të cilën ngrenë kalatë artistike në gjithë botëkuptimin krijues, tek komunimojnë natyrshëm përmes mendimit të lirë.

- Apo "Litari i Ankthit" a nuk është ajo drama që poeti imagjinon por edhe i pakuptueshëm botëkuptimi i poetit në planin e zhvillimit prandaj Ali Podrimja jeton i gjallë në mendjet e njerëzve falë personalitetit tij solid e lishdhmërinë me artin poetik e letersinë shqipe, dhe kuptimet madhore që kishte për Mëmëdheun dhe fatet e bashkë- kombasve e vjen si ekzemplarë i  rrallë virtytesh dhe figurë ideale letrare.

• Azem Shkreli gjallëron ndjenjat përmes variantit metaforik ndaj fuqia e fjalës me thellësi e dytësi mendimi zë vend në çdo varg shkreljan.

Ndaj ngre nivelin krijues mes shigjetave të kohës e kthehet në qëndresë poetike.

     Janë pikërisht këta tre poet të kombit me përmasa ndërkombëtare si • Azem Shkreli   • Ali Podrimja e • Gëzim Ajgeraj, si vlerë e jashtëzakonshme dhe shtylla të fuqishme të letersisë bashkë-kohore shqiptare dhe shumëçka kam thënë përmes recensioneve për këta heronj të fjalës shqipe dhe zëshëm dëgjohen nëpër shëmbëlltyra të fuqishme e krijimtari e tyre mbetet veçse ëndërr për shumicën e krijuesve, ndaj këtë lartësi e ndeshim falë larmisë së stileve dhe individualitetit dhe unit tyre personal, secili i veçantë në stilin  e vet ku prekin dhe zhanre e stile të ndryshme letrare. 

- Ashtu dhe autori • Prelë Milani vjen mjaft i veçantë në stilin e vet me dialektin e pasur të Gegnishtes,  dhe madje mjaft fin në atë stil, dhe në rrëfenjë karakterizon realitetin, personazhet, ngjarjet dhe mesazhet reale që përcjell, trajton besën e malësorit apo pabesinë, nderin e moralin por dhe të kundërtën si vlerë dhe anti- vlerë, forcën e karakterit të femrës malësore apo keq- qeverisjen e së kaluarës.

Lexuesi do përjetojë emocionet e një kritike që rrjedhimisht vjen nga një vepër e krijuar mbi realitetin e kohës kaluar prej afro një shekulli , por autori ngre në nivelet e larta të krijimtarisë me elemente mjaft të përshtatshme të kësaj novele. 

     Gjithashtu në këtë libër do gjeni edhe hyrjet e shkruara nga unë për studimet e mia mbi Etnosin Kulturorë të fshatit tim Bugjon,  si dhe Monografisë historike të Bugjonit poashtu.

     Kritiku Gëzim Ajgeraj si redaktor dhe shkrues i kritikës letrare mbi këtë studim sjell të detajuara vlerësimet mbi studimet, dhe Etnosin e quan Art të dashur për njerëzimin e gjithashtu specifikim sipas temave pasi trajtohet tradita popullore e zonës.

     Ai shprehet se autorja, imazheve të jetës i dhuron buzëqeshje me hapa të mirë menduar deri në persosmëri dhe kreativitetit i atribohet më e zhdërvjellët dhe ndjeshmëria po ashtu në transportet e realitetit objektiv, pasi Etnosi Kulturorë, është ajo ndjenja e thellë e cilitdo që ka përjetuar histori vendore, ndryshimet a vazhdimësinë shpirtërisht të ndjeshëm, ama të shkruara në faqe librash.

Libri; "Etnia Ime në Vargje" kritiku thotë;

     Prenda është poete e vargut të lirë por dhe të organizuar e vullnetshëm përshkallëzohet tempi e ritmi dhe vjen si fllad i lehtë pranvereorë dhe shkëndijohet pa imponime false. Në poezitë e këtij vëllimi thithë ajrin e pastër të bjeshkëve  të lumit  e malit, dhe pin ujin e kristaltë të burimit e nëpër fijet e amanetit babait troket mjeshtërisht në trojet e etërve të saj, dhe luan në muzikë notat më të ëmbla të pentagram të shpirtit në mënyrë tejet modeste dhe ka vallëzuar me kohën.

Strukturën e thellë e përbëjnë aspektet e realizuara kuptimisht në këtë vëllim poetik dhe ne i marrim ato si mesazhe.

Gjithashtu Monografia historike për Bugjonin e Thaçin, kritiku shkruan mbi veprën;

Autorja shtegëton në botën monografike që nga lashtësia a fillimi i erës sonë, vazhdon për mesjetën e deri në ditët tona sipas etapave e zhvillimeve kohore dhe vjen si thirrje për të dëgjuar e mirëkuptuar fatin e atyre njerëzve vital, duke i dhënë vlera të posaçme krijimtarisë dhe hedh dritë epokave të kohës kaluar dhe të parëve të saj dhe zonës për të cilën shkruan e aty gjendet gjithë shpirti i saj luftarak për të ndritur mbi histotinë e vendlindjes me fjalët më madhështore që lindin nga shpirti.

Autorja thotë Ajgeraj ka ditur të shtrojë elementet letrarë të veprës pa anashkaluar fenomenet e përplasjet e mendimeve për ngjarje të ndryshme historike.

Figurat e ndryshme historike, autorja i ka veshur bukur me kostumin e fisnikërisë, përmes sakrificave të mëdha deri tek më sublimet, ndaj monografia historike me vlera reale, ka gjetur shtigjet e mbjelljes së kulturës e dijes duke njohur histori të shumta në ato troje stërgjyshore, pasi autorja e thotë e kemi detyrë e nderë të gjejmë gjurmët tona, sepse lartësohen profecitë për etërit tanë fisnikë.

Gazeta Fjala dhe gazetari Gëzim Vucaj, shkruan;

- Prenda Sejdia, kjo poete e cila ndodhet dhe shkruan pikërisht në truallin e pasur me "minerale" poetike siç është qyteti i Lezhës, ka realisht vlera poetike që meritojnë vëmëndje.

Ja vetëm këto vargje poetike duhet lexuar për ta kuptuar forcën e fjalës poetike të poetes Prenda Sejdia. 

Zotër të mëkatit kjo pjellë e frikës

Zot mos i mbro maskarenjtë në 

Në tempullin e mëshirës 

Ëndërrat e thyera  s'kanë pajtim

me dhimbjen

Kësisoj u ndalën shkurtazi kësaj radhe tek prezantimi i poetes, thjeshtë për të treguar se poezia bashkë-kohore ka kalorëse të tilla si Prenda Sejdia e cila po kalëron bindshëm me poezitë e saj. (Revista Fjala, Gëzim Vucaj).

Nuk mendoj se do ndryshojmë botën, por shpresojmë se do ndryshojë ritmi i jetës e do ecim me hapa më të shpejtë për të arritë në destinacionin e dëshiruar.

Ndonëse nëpër shi por......

Veçse nëpër shi dalin ylberet.

Uroj që lexuesi do ta preki ylberin.....

          Me shumë respekt për të gjithë Ju

                           A U T O R J A

 

AJTHI POETIK, SA MAGJI, AQ DELIR SHPIRTI

 

(Vështrim kritik për librin: MAGMA E SHPIRTIT, poezi, Gëzim Ajgeraj, Prizren, 2022).

 

• 1. Në vështrimin metaforik

 

Ky këndvështrim është veçse një nga veçantitë, brenda shumicës së dukshme të komponentëve, pra si aspekt i përmbajtjes, por edhe i idesë, ama pa dashur të anashkaloj as stilin e veçantë filozofik apo psiko-filozofik të largpamësisë e dytësisë së mendimit, duke u përqendruar në rrafshin e bashkëkohësisë, por edhe situatave të ndërlikuara, që karakterizon ndër dekada autorin, Gëzim Ajgeraj.

     I pasionuar në kërkim të shtresave të thella të thesarit popullor e gjuhësor, me sinteza të bindshme logjike, ku ndërgjegjja e përkushtimi, janë palë në përdorimin e stilit të tij karakteristik, ku krejt natyrshëm e ngre në nivelin e universalizimit poetik, letrar e filozofik.

    Metafora është element thelbësor i poetikës së autorit me anë të të cilave të transporton në dimensionet e pafundme të fjalës, të mendimeve, të gjykimeve e të veprimeve të matura e të pamatura.

     Pra, eksploron çdo labirint të qenësishëm të kësaj materie, sepse leximi të bën të kuptosh  se autori seç qëllon, gjuan, gjëmon, ankohet përmes metaforave, përmes fjalës. Prandaj, vjen tek ti, e ke përballë dhe ndjen praninë e tij, me gjithë dimensionet. Ky moment të mbështjellë metaforikisht brenda gjithë ndjesive në fjalë, varg, strofë a poezi, brenda gjithë figurave letrare.

     Kështu ndodh në gjithë poezitë e  librit: “MAGMA E SHPIRTIT”.

Muza e frymëzimit, ideja dhe muza e ngacmimit janë elemente, me të cilat autori është i mishëruar ndër vëllime. Andaj, këto substanca e kanë zhytur thellë autorin në brendi të krijimeve, duke shpalosur gjithë diapazonin krijues dhe duke e ngritur atë në majat më të larta të letërsisë bashkëkohore shqiptare, e duke i bërë të konkurrueshme më poetët botërorë, megjithëse ju përket atyre përmasave dhe niveleve.

     Përmes diapazonit që zotëron autori i majave të fjalës e forcës së saj, më thellësi e dytësi mendimi dhe finesat në varg, gjejmë artin e së bukurës plot forcë, ndaj dhe na pushton e magjeps poezia.

     Pasi mbresat që rrjedhin nga leximi poetik janë të shumta, prandaj përmes metaforave flet shumë në ligjërim dhe interpretim poetik, ku dhe mendimet rrjedhin lirshëm.

     Në këtë vëllim poetik vështirë (nëse kërkon) të gjesh poezi pa metaforë, sepse autori thotë:

- “Poezia që nuk ka metaforë është njësoj si kocka që nuk ka mish”.

Prandaj, drita poetike ndriçon shpirtin e poezisë së Ajgerajt.

     Ky vëllim poetik zgjon emocione të veçanta me ndjesi të jashtëzakonshme, ku “të detyron” të pyesësh veten dhe të kundrosh mbi dimensionin, sa horizontal, aq edhe vertikal, mbi mjegullnajën e jetës, pikë- pikë i derdh dyzimet, me doza të forta poetike, hap shtigje të reja komunikative, pasi trishtimi është veshur me mbulesën e tejdukshme të gjakimit e të fjalës metaforike, si shfaqje e shqetësimeve dhe e trazimeve, që shpirtërisht, sikur e tundojnë poetin.

 

•. 2. Edhe në vdeksha për fjalën le të vdes

 

Zot ç’ndjesi.

Përmes fjalës duket qartë dora e mjeshtrit.

E kur poeti, poeti don me vdek për fjalën, për themelin e komunikimit.

Eh, fjala!

     Fjala është si vetë perëndia, citon mjeshtri përmes vargut, se pa fjalën s’bëhet asgjë.

     Ndaj, ky çmim e mishëron autorin që vargëzon për njerëzinë, e mbushullon më dritën e saj dhe frymëzon lexuesin e zgjon botën, duke mishëruar drejtësinë e të vërtetën atje, në logun e fjalës, ku i kërkon etje maja e mendimit dhe e fton te fronti i vargut.

     Për zgjim mbi njohjen e pakët të fuqisë së vargut.

Sepse fjala e gërmon ajkën e mendimit e mos t’ia kapin litarët e fjalës, se për frontin e fjalës i kërkohet gjak mendimit, e përmes dritës së muzës i mbjell lulet e fjalës.

 

NË LOGUN E FJALËS 

 

Na kërkoi një etje majë e mendimit

Në logun e fjalës atje ndër maja 

 

Autori përmes fjalës gjëmon në çdo poezi, ku qan e këndon mbi halle e derte.

Pasi gujën e rëndë ia vesh mendimit, nën hije të trishtimit e turbulencave të kohës, pasi verbër ecën koha mbi kohë, thotë autori se qielli verbon përtej hijes e territ.

Turbulencat e epokës po mbjellin terr mbi dritë dhe së bukurës i ka rënë shëmti e  errët mbi horizont.

Fjala e metafora për poetin janë: “mishi e kocka”  apo “mushti e vera” , ku përmes mendimeve të lira bën një ligjërim, sa poetik dhe letrar, aq edhe ironik ndaj fenomeneve të përditshmërisë apo edhe epokave, të cilat treguan vrazhdësinë e tejskjashme.

     Poetët, si Ajgeraj janë paracaktuar që të sjellin fjalën metaforike e të zbulojnë të vërtetën e njerëzimit, ku përmbledhin histori dhe superior kalërojnë mes turmash, se fjala është udhërrëfyesi më i pagabueshëm për poetin dhe, kështu, përjetësisht i mbetet besnik kësaj bote, krejt universit.

     I madhi, Gëzim Ajgeraj, që prek këtë natyrshmëri të vetvetishme, jo vetëm me jetën e kombit tonë është vibrim madhështor brenda hapësirave shqiptare dhe jashtë saj, e si zë përfaqësues i gjithë këtij shtresimi.

Ndjenja dhe kënaqësia estetike të gjithë përbërjes e dimensioneve do të jenë thelbi shpirtëror dhe mendor i  vizionit të poetit Ajgeraj.

     Ai vigjilon personalitetin, ky zë i artikuluar përmes fjalës në krejt botën shqiptare, por dhe evropiane, ku krijoi poetikën e tij personale, më një regjistër të pasur shprehjesh figurative mjaft të rralla, më dendësi kuptimore plot emocion të brendshëm dhe më një estetikë krejt të përsosur sa për t ’ ia pasur zili.

Kënga e shpirtit të Ajgeraj është fjala e poezia.

 

• 3. Poeti dhe poezia në unitetin stilistik.

 

Që nga arbëreshi, Lekë Matrënga, asnjëherë kjo energji krijuese nuk ndal për ta hedhur a mbjellë farën e dijes e mbushulluar vetëdijesimin, sepse poeti kërkon të mposhtë sfidat e kohës, e kështu ta kultivojë shpirtin fisnik të shqiptarit më pishtarin e shpresës, duke i dhënë ngrohtësinë zemrës e për ta plotësuar më së miri mozaikun e letërsisë.

     I duhet njerëzimit poezia, me gjithë sferat e saj, se poetët thotë autori dhe gjumin e natës e prishin, më njëmijë halle, më njëmijë derte, as fjalën s’e lanë të fle.

     E torën ndër shtëllunga vargjesh, me më të bukurat e pemës së fjalës mbëltuan dhimbjet e shpirtit.

Nga më të bukurat këngë, nga më të bukurat fjalë, i dhanë dritë vargut.

 

 

NËN PEMËN E VARGUT 

 

Nga më të bukurat e pemës muzës

Zgjodhi frutat e frymëzimit 

Nga Pema e frutave të vargut  

Mbëltoi këndshëm e nesërmja

Lum kush mbëltoi

Nën pemën e vargjeve

 

Ajgeraj, ky poet i mbi 200 librave e ndër to i mbi 100 vëllimeve poetike, që numërohen tashmë, shkruar për njerëzimin, vlerëson më ndjenjë të thellë poetët, sepse është shpirti dhe organika e artit të të shkruarit.

Ai shkruan për burimin e poezive, por edhe ndjenjën, që i jep poetit dhe deklamimin që i jep publikut.

Poeti, vlerëson gjithnjë poetët që bënë epokë dhe ndikuan në formimin intelektual, si manifestim i jetës pa kufizime dhe i lirisë së shprehjes së mendimeve, por edhe qasjes sipas kriterit të gjeneratave, që Ajgeraj është në perfeksion të plotë, si në pikëpamje të interesimeve tematike e motivuese, ashtu edhe në pikëpamje me stilet, gjuhën, mjetet e shprehjes a figuracionet apo edhe elementet e tjera ideo- estetike të strukturës letrare e artbërjes.

Thellësisht vjen në vëllim Ajgeraj, si poet i mendimit të lirë, por kërkon në një farë mënyre pak “revolucion” pasi shprehja:

     “Gjak e asht le t’i japim mendimit, le të rrojë përjetësisë”, i qëndron aq besnik vargut e lumja poezi.

     Autori, Ajgeraj, ky profil interesat i poetit, që kërkon ringritje, qëndresë dhe rezistencë e vetëdijesim.

Tematika dhe uniteti stilistik, kriter tipologjik i poetit mbi poezinë.

 

 

 

• 4. Smira në mentalitetin psikologjik të botëkuptimit

 

Poezia e Ajgeraj njeh e zbulon elemente tipike mbi karaktere të ndryshme e ndodhi, po ashtu, e cila zbërthehet më së miri, kur nga studimi dalin edhe burimet e frymëzimeve, prej të cilave është pasuruar me elemente më të përshtatshme të ndëshkueshmërisë së fenomeneve.

     Pra, përmes vargut ndëshkon shkeljen e parime njerëzore, të cilat shpesh marrin përmasa të gjëra e, madje, tejet negative.

     Edhe heshtja thotë autori bëhet palë e së keqes së pakthyeshme.

 

“Lum kush mblodhi veten, nuk zbriti tek llumi 

Heshtja përbri dhimbjes, dhimbshëm përbuz hiqen”.

 

- A nuk është tipike për rrethin ku ka kërkuar frymëzimet?!

 

Kështu ka përdorur metaforat, fjalorin a simbolet e përshtatshme, apo edhe shprehjet mjaft tipike për stilin, ku kjo del nga studimi e njohja e mentalitetit njerëzor.

     Ndaj elementet në këtë tip poezie i ka përdorur me mjaft maturi në hartimin e vargjeve poetike, ku duket se mjaft të fuqishme e ka ndjenjën dhe shprehjen, ndaj realitetin që shpesh e ndeshim.

     Ndaj dhe programi i angazhimit poetik ka brenda saj mesazhin përcjellës, dhe qëndron stoik duke kërkuar kohë solide.

     Kjo del qartazi se është aq bindëse e sugjeruese të përballojnë “rrebeshet e kohërave” e mos të përzihen në llumin që të gllabëron.

 

 

 

• Ikje e udhë në zhargonin e mallit poetik 

 

Përmes gjuhës së artit letrar modelon universin, i cili përbëhet nga brendia shumëngjyrëshe, e që përfshin formën e ekzistencës njerëzore në thellësinë e qenësishme të poetikës.

     MAGMA E SHPIRTIT të poetit është në unison me vargun, fjalën, imazhin e simbolet, pastaj autori njihet nga vëllimet e shumta, si poet i mallit e largësive, dhimbjes shpirtërore të kombit e në gjithë variacionet e saj.

     Ai vargëzon mbi brengat me një mori ndjenjash, përpiqet ta mbushë kraharorin nga zbrazëtitë e kohës në mënyrë metaforike, dhe objekti i frymëzimit është i mbështjellë me simbolika dhe përpiqet ra shkërmoqë mjegullnajën dhe bëhet akoma më i pakapshëm.

 

"Një etje e moçme na kish thirrur udhëve për pak arrati ikjeje, pak mërgim, dhe pak mall në shpirt na i kish dhënë largësive me farën e mosharrimit na i kish mbështjell etjet"...

 

Si obsesion, e kaluara këtu zë vend, e bëhet nyje, ku të lidhet çdo gjë,  madje, edhe ajo ndjenjë e athët që kërkon ngushëllim, ku impulset e nervit nuk gjejnë qetësi.

     Frymëzimi bën që poeti të ketë fron e të ndjehet i koncentruar, pasi bredhja në mendime e lejon që nëpër vargjet e tij, të frymojë fluiditet.

     Kështu që fluiditeti i jep shpirtin e vet poezisë e shfaqet në refleksione emocionale e meditative.

Poeti brenda shpirtit ka folenë e vendlindjes, e bëhet imazh i pakapshëm tek bredh e rreket në imagjinatë.

 

"Gurrë e freskët dhe e pashtershme për poetin është frymëzimi, ndaj posedon diskurs të lartë komunikimi me vargun dhe ligjërimin e konsolidon në marrëdhëniet ndërnjerëzore me kulturë evropiane".

 

"As bukën tek çerepi nuk kishte kush ta piqte

Se moti loket kishin ikur lamtumirës përgjithmonë".

 

     Malli e dhimbja prekin telat e shpirtit, pasi harrimeve ecin me vetëdijen mashtruese, por nuk ndalet së kërkuari himnin e lavdisë të  së djeshmeve  tek pret një fjalë të ëmbël për të hapur portat e dritës dhe të shpresës.

     Autori jep shenjat e një komunikimi të brendshëm, aq stërmundues e gati dramatik, ku ndjeshëm artikulon emocionet dhe tensionin, që shkakton përmes vargjeve, duke i bërë funksionalë ato në përshtatje me konstruktin poetik.

Hap pas hapi, (step by step),  Ajgeraj me shumë punë dhe vullnet, plot natyrshëm i ngjiti shkallët drejt majave të poezisë shqiptare. 

Objeksionet i pati që nga botimet e hershme, atëherë kur botonte tek: "Rilindja në Prishtinë ", gjatë viteve të errëta të sundimit.

     Por, botimet pasuan njëra- tjetrën, ku spikatin tituj të shumtë poetik që zor është të veçosh ndonjërin për nga cilësia.

     Vargu i Ajgerajt  del nga thellësia e shpirtit, e sidomos, kur i këndon mallit, dhimbjes, vendlindjes, Atdheut. 

     Nëse e lexojmë gotën gjysmë boshe, thotë autori, fobia e dritës s'mund të na përndjekë. Uroj sa më shumë dritë dhe refleksion Penës së Ajgeraj e sa më këndshëm për lexuesin e gjerë! Udhë të mbarë librit!

                             Lezhë Maj 2022

 

 

 

R  E  C  E  N  S  I  O  N

 

Libri; “ZJARR l FJETUR” nga autori, Azem Shkreli.

 

Bukuria është e vetmja gjë që koha nuk mund ta dëmtojë. Filozofitë bien si rërë, besimet ndjekin njëri- tjetrin, por ajo që është e bukur, është një gëzim për të gjitha stinët, një posedim për gjithë përjetësinë.

                                                         (Oskar Wilde).

Besoj se kjo thënje filozofike i përshtatet bukur autorit pasi në krijimtarinë e tij posedon vlerat më të larta të letersisë bashkëkohore shqiptare e sidomos të artit poetik në gjithë hapësirat shqipfolëse, ku ka lëvruar dhe aluduar në nivelin më të lartë të profesionalizmit në zhanret letrare si poezi, prozë dhe kritikë letrare.

Ai nuk ishte Kritik Letrarë vetëm për shkrimtarët, por më së shumti dha shembullin personal, pasi porositë i la të shkruara si amanet për krijuesit në formën e këshillave të vargëzuara në varg.

Pa dyshim se ai i ka vënë në zbatim me përpikmëri si frymëzim për poetët shqiptarë, dhe i gjej tek çdo fjalë a varg të krijimeve të tij duke u shprehur përmes thellësisë së mendimit, fuqisë filozofike e forcës fjalës, dytësisë së mendimit e finesave të kuptimit dhe i shpreh fuqishëm përmes metaforave pikante ku lidhen ngushtë mishi me ashtin e fjalës.

Dua të sjell këshillat e vlefshme që poeti i madh i Kombit Azem Shkreli qüe ua la si testament jo vetëm poetëve por në veçanti letersisë shqiptare si kërkesë për ngritjen e nivelit të krijimtarisë letrare në zhanrin e poezisë.

 

• Mos u bëj poet nëse s’mund të lindësh me secilën varg, të lindësh me secilën fjalë.

• Ngrehu mbi veten në do të rrokësh frerët e erërave, të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe stërgalat e gjakut tënd.

• N’ se dashurohesh, dashurohu n’flakë e n’valë, jo në sy të kaltër, se bëhesh detë i çmendur pendimi.

• Mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh për secilin varg, të vdesësh për secilën fjalë.

 

Azem Shkreli është rrjedhë e letersisë shekullore shqiptare, e citoj kështu pasi në rrjedhën e tij krijuese përfshin një popull të tërë me arsyetimin e thjeshtë se letersia është e Kombit dhe i takon Kombit, por ai tregoi se “Letersia është një shteg që mund të ndiqet me por, jo një shteg i çfarëdoshëm.

Ndaj ai solli risi dhe vendosi kritere që ajo të jetë e mirfilltë e kryesisht duke u inkuadruar në poezinë shqiptare plot risi ku përmes vargjeve trajton jo vetëm problemet sociale të popullit të tij të shumë vuajtur në gjithë sferat kombëtare dhe me qëllim ngritjen e vetëdijes popullore bazuar në rrethanat e caktuara që kohërat kanë servirë me plot qëllime të mira, ndaj u bë i njohur që në fillimet e tij për shkak të cilësisë së lartë krijuese.

Ashtu sikurse popujt krijojnë mitin e qëndresës në mendjet e bijve të tij, edhe poeti Azem Shkreli përmes elementeve letrare është ngritur pothuajse në lartësinë e mitit por ama mjaft i lidhur me realitet dhe njëkohësisht dhe rrjedhat e kohës dhe qëndresës.

Sjell vargun;

• “Shkurto flokëgjatat, mate me to mendjeshkurtën tënde, dhe mos qaj”.

Ç’mendim e porosi metaforike huazuar nga thënja popullore e sjellë aq këndshëm.

Nëqoftëse në periudha të ndryshme e arsye të shumta popujt kanë njohur profetët, edhe Kosova e Kombi, ka patur fat për të njohur poetin që la emër shtigjeve të letersisë shqiptare, jo i vetmi por në të rrallët.

Fuqia e fjalës, me thellësi dhe dytësi mendimi zënë vend në çdo varg Shkreljan, krahas asaj shpirtërore dhe ngriti nivelin krijues mes shigjetave të kohërave duke u kthyer në qëndresë poetike e formësuar në kështjellën letrare të Kombit atë çfarë i ligjëron e kaluara së tashmes, pra çka përfaqëson poetin në dilemë me botën.

Në librin “Zjarr i Fjetur”, gjenden poezi të përkryera nga ana ndërtimore e estetike, nga poeti zë- madh Azem Shkreli.

Me plot imazhe e tema të shumta që duket aq e vështirë të veçosh ndonjë, pasi brendia e tyre lë të nën- kuptosh se ka arritur universalizimin me vlerat e saj të veçanta.

Artistikisht shumë e ngritur nga pikpamjet dhe  tejet i vetdijshëm mbi poezinë shqipe.

Uniteti dialektik mes së resë dhe të vjetrës, novatorizmit a traditës, egziston padyshim ajo lidhja e ngushtë e organike.

 

“Kashelashë për Atdheun”

• Atdheu  është dheu i birit e i atit e i shpirtit shenjtë.

• Në vargun me krushq Atdheu është krushku i parë.

• Në tëra meshat e shenjta ai është Meshari.

• Në kulm e në flamurë është kumti e kremtja.

• Në kokën e rënduar me mendime ai është mendimi.

 

Për poetin Atdheu është prioritet ku përfshin birin, atin e shpirtin, si kundër edhe poezinë e vendos po në të njëjtën drejtëz duke e pagëzuar ashtu si vargun me krushq ku i pari është Atdheu apo meshat e shenjta citon Meshatin e Gjon Buzukut, baraspeshë me kumtin dhe të kremten vendos flamurin në formën më filozofike të mundshme ku gjithçka thotë Shkreli vjen nga pika e mendimit.

Zëshëm dëgjohen ndër shëmbëlltyra këto vargje e vijnë si zë perendie, por ama poeti i shkruan në flakën e mendimit, dashurisë, përkushtimit dhe besimit pa kahje anësore por  i gjëmon së vërtetës, mbi gjendjen egzistuese e mbi këto baza të gurta, ndërton kultin e së ardhmes, tek i këndon zëshëm e me shpirt krejt flakadan.

Për poetin Atdheu është gjithësia tek mbështjell dy polet e kuptimit.

Këngën e himnizimit ia këndon atit, birit e shpirtit shenjtë e lidhjes hyjnore tej perendive të përkohshme e cila është e lidhur thellësisht me mendimin e kristaltë dhe egzistencën njeri, me plot motive e impulse.

Ai gjallëron ndjenjat përmes variantit metaforik duke sfiduar poetikisht bestytnitë brenda vazhdimësisë egzistenciale të qënjes, por dhe në rrafshin e së vërtetës, pra në gjithë egzistencën tonë ‘Atdheu është esenca’ku brenda çdo sistemi ai është koka, trupi dhe këmbët, qeliza, gjeneza e gjithësia, e gjithë qëndrueshmëria, vitaliteti.

Poeti është gjithnjë në kërkim të përsosjes së shprehjes, ndaj dëshmon fuqi poetike.

Rëndësi të veçantë poeti i kushton dytësisë së mendimit dhe finesës së fjalës, pra mendimit të thelluar, ai ëndërrimtarë i vërtetë, dhe jo vetëm mbrojti me fanatizëm iluzionet e veta por ua servoi ato njerëzisë në formë të përkryer ndaj lehtësisht e quaj poet i poetëve ashtu si kundër dikush quhet mësues i mësuesve pra poet me përmasa universale.

Poezia e Azem Shkrelit në tërësinë e saj ende mbetet ëndërr për shumicën, ai zë bashkëkohës e thellësisht tronditës dhe hermetik ku mbart dhimbjet e të gjithëve, tejet i mprehtë e mjaft i qëndrueshëm në jetën e një Kombi.

Në gjithë botimet poetike Shkreli është impresionues ku shkruan me vlagën e zemrës dhe shpirtit, impresion i thellë i poezisë i jep shijen dhe forcën emocionuese.

Shpesh e ndeshim dhe kritikën e ashpër me filozofi të goditjes në nivelin e lartë të mendësisë së intelektit, ku të rrebelon ndjenjat për frontin që hap apo dhe të çliron e vendos në paqen e dëshiruar për njerëzit që duan liritë dhe kënaqësitë, pra ato që paqja sjell në jetën e njeriut.

 

• “Shi, apo fytyrë e frymë na zu me flokë Rozafa

Bimëve në Shkodër po shëngjergjet shtati”.

 

I përkulem vargut Shkreljan të vargëzuar me përkujdesje, pasi i krasit siç thotë ai vargun e fjalën deri në përsosje duke mbetur unik në gjithçka që ai tranmeton e thotë përmes imazheve e duke përcjellë mesazhe të vlefshme plot porosi që janë të përjetshme e do rrojnë sa të ketë njerëz mbi dhe.

Azem Shkreli, poet, prozator e kritik letrarë që bëri emër sidomos në veprat letrare në zhanrin e poezisë ku solli risi dhe mbolli dituri për lexuesin por dhe ajkën e fjalës që përdori.

Gjithnjë i mrekulluar, godet realitetin e hidhur por të magjeps bukuri e vargut ku gjen kënaqësi e jo rrallë gjendesh në ‘vështirësi kuptimi’ ndaj të mbërthejnë fort vargjet pasi aty gjen padiskutim gjithçka kërkon letersia.

Aty gjen perlat e vargut e pjalmin e fjalës me filozofi të thellë që lum kush mundet ta kuptojë pasi motivet vërshojnë krahas lajtmotivit.

 

• “Natën e mirë, asgjë s’mundi të ndodhë

Gjithë ditën, mezi qe e premte, mezi lindi

Pak dielli vonë pasdreke sa të jetë 

Data katrëmbëdhjetë, sa të flenë

Mbi barin e urtë të Taf Toskës

Harrimit po të lë e vetë po nisem

Një mendimi që s’na e fle moshën

 të premteve”.

 

E solla pikërisht për arsyen që flitet më lart.

Hermetizmi në vargun Shkreljan zë krejt hapësirat poetike, ku vetëm dytësia e mendimit bëhet pjesë e zbërthimit të vargut.

‘E kështu kur vie radha të flitet për një poet të vërtetë ku vargëzon me përkushtim të njëmëndtë krijues dhe me respektin që meriton poezia, është kënaqësi e krenari të radhitësh të parin Azem Shkrelin.

Ai thoshte; Poezia është mbretëresha e letersisë, por, për të qënë e tillë, ja bëje.

Ndaj ai qëndron në maja’.

Ndjesi shpirtërore nga ai shpirt i pasur e sikur shpërthen për ta mundur të shëmtuarën të cilën e portretizon me cukla të realitetit që jetohej, dhe e ironizon deri në sarkazëm.

Atje ç’ka është më e rëndësishmja, flitet për gjuhën poetike të realizuar me pendatëri krijuese duke përdorur gjithë xhevahirët e saj, pra metafora si elementi kryq në cilësinë e lartë të ndërtimit poetik, krahasimin, meditimin reflektues e gjithë elementet poetike të nevojshme në ndërtim vargu.

Në librin ‘Zjarr i Fjetur’ autori ka përdorur stile të ndryshme të vargut si dy vargëshi, tre vargëshi, strofa me metrikë, si dhe vargun e lirë plot imazhe e mesazhe dhe tejet kompakte në ndërtim.

 

“Zog as njeri si kapërcen

Bjeshkët që n’mes nesh do të rriten”.

 

Sa pak ka vargëzuar poeti.

Zot sa shumë ka thënë po ashtu si tek vargu i mësipërm;

Në vargun me krushq Atdheu është i pari.

Edhe në këto vargje pikante flet shumë pasi Atdheu i poetit ndarë në dy botë, e sa më larg shkohej, aq më shumë thellohej ndarja.

Vargjet bëhen motiv në aspektin krahasimorë dhe qëndrestarë ku kërkon ngritje të vetdijes dhe përqëndrim e baza e motivit është vetdijësimi dhe ringritja.

Poezia bashkëkohore e Azem Shkrelit haset aktualisht tek një pakicë poetësh si trashëgues i vlerave të veçanta poetike e në mund të përmend ndonjë si pasardhës psh : Gëzim Ajgeraj, pjesërishtë Brahim Avdyli, që duken si studentët e mirë të Shkrelit, ku po të qe Shkreli do lumturohej për pasimin.

Larmia e stileve dhe individualitetit të Shkrelit është shenjë e vitalitetit krijues shumë  dimensional dhe i pasur plot ngjyra e tinguj, dhe për t’i kapur këta elemente duhej ajo aftësi me njohje të thellë të problemeve, me studim mbi kahjet stilistike dhe tematike të poezisë si dhe strukturat e saj ideore dhe gjuhësore, leksiku i saj poetik, apo figuracioni e niveli arristik.

Për ‘bjeshkët që rriten’ për poetin ngrinë kohët ndaj dhe ngrihen pikëpyetje të mëdha mbi fenomenin, për mënyrën e përjetimit dhe mos  pajtimi me realitetin, ndaj shqetësimi i autorit vjen zëshëm, si një tis i artë për njerëzit e mëmëdheut.

Ndjenja e thellë e autorit shpreh shqetësim ndaj mesazhin e përcjell përmes hermetizmit dhe lën të nën- kuptojë se duhet përqëndrim i vëmëndjes përmes mesazhit, ndaj forcën e gravitetit e kyhen në substancë, ndonëse të përkthyer në poetikë.

“As zanë mali 

As gjarpër me shtatë krerë 

E pelim fjala jote”

Poet me fuqi individuale poetike dhe ton origjinal.

Përmes krahasimit me anë të vargjeve, figurave mitike, strofave, metaforave a simboleve, përmes elementeve poetike përshkruan helmimin e fjalës dhe provokon imagjinatën e krijuesit ku i jep material për krijime të tjera artistike.

 

“Shikokohemi sy më sy dhe një Zot e di seç shohim”.

 

Autori është tisi i fjalës së artë mbi jetën e njerëzve të thjeshtë, ndaj u kthye në idil të mëmëdheut, e fatet e veta i kërkoi rrugëve tejet të ngushta të Atdheut, aty ku poetët e tjerë kalonin me mospërfillje të plotë.

Autori e pret fjalën si kumt ku kërkohet të hetohet e veçanta, e pazakonta e ta ruaj ambjentin me nderim dhe përkushtimin e duhur. 

Ai mendon se poezinë e së përditshmes t’ua mësojë të gjithëve, pra pikërisht atyre që gjendeshin në rrethin e mbyllur e të ngushtë të së përditshmes.

Autori në poezinë e tij nuk resht së rrëfyeri deri aty ku arrin e përjetshmja në jetën e tyre skëterrë e varfanjake, pasi shkëndijat e gëzimit gjendeshin nën hirin e së përditshmes përmes mesazheve u mësonte se si të ndiznin shkëndijat e ta kthenin atë në prush gazmorë.

Azem Shkreli, poeti besnik e kritik i vargut vet dhe formave tradicionale e moderne të poezisë, strukturës mbyllur, pra mjaft klasik e modern, që duhet quajtur poliedrik, i cili debutoi që nga rinia e hershme e tij, pra në vitet 1960.

Poeti i Atdheut i lidhur ngusht me fatet e Kosovës, diti të gjëmojë por dhe t’ju këndojë situatave gjithmonë në përshtatje.

 

• “ARDHJA NË EUROPË

 

Atë botë ishte dhe vapë dhe verë e verdhë

Para e pas nesh dhëmb si kishte rënë historisë

Kohët dhe gjeografitë ishin më të mëdha se tani

Evropa s’ishte ende shkencë, nga epruvetat

Framak e adrenalinë s’na i jepte aortës madhe 

Dikush na gjeti në palë të një balade të moçme

Të moçme sa moti i brishtë, të njoma si të lashtat

Ai shkroi diç në pergamenë dhe thirri i mrekulluar

Kjo bimë njeriu, o zot, ku ta rrisë tani shtatin

Ne heshtëm e pshtymë në një shtonë t’i shuhet urata

Kur ja po zbrisnin nga rrapi civilizime e luftëra

Atë botë si sot ishte vapë dhe verë e verdhë”.

 

Zot ç’profil i veçantë i poezisë që shumë rrallë gjendet në ditët e sotme.

Jo më kot është quajtur poet i ideve, gjykimit të thellë por dhe i shprehjes së kursyer apo tejet hermetike, por ama njihet si poet i qëndresës, ku vargëzon pa reshtur për rezistencën popullore sidomos shekullin e kaluar por dhe për njeriun në përgjithësi.

Kjo tendencë është prirja për ta krijuar të ashtu quajturën poezi objektive e pas spontanitetit dhe frymëzimit kërkon punë dhe sistem, pra sistemi apo integraliteti identifikohet me vlerën dhe vitet në të njëjtën shkallë me të.

Ne shohim koherencën tematike dhe unitetin stilistik që duket një kriter tipologjik i poezisë.

Fryma autentike, natyrshmëria origjinaliteti individual krijues është obsesion që prek cakun e lakmisë në poetikë.

Është talenti apo komponent i brëndshëm dhe natyrë e vetvetishme edhe në dimensionin kohorë e atë hapësinorë.

Për poezinë që po flasim është shkruar me sens patriotik e citim i historisë, pasi në mënyrë filozofike shpalos historinë jo vetëm të trojeve etnike por edhe Europës, kur ajo nuk kishte ende ide bashkimi dhe vë në skanër agravimin e historisë në mënyrë perfekte ku në pak vargje zbërthen historinë shekullore, ndjen thellë dhe shpreh indinjatën ndaj fenomenit që mund të quhet mungesë vigjilence apo taktikë e gabuar.

“Udhë e verbër korbash mos paq ngjyrë tjetër “.

Në pamje të parë ngjan me lojë fjalësh, por tek thellohesh kupton se ai qan hallet e Atdheut, skamjen, shtypjen e mjerimin e tejskajshëm.

Zëshëm i thërret Kombit për zgjim nga gjumi latergjik, ofshanë mbi heshtjen e dërmuar.

Kërkon zgjim e forcim të ndjenjave të forta atdhetare, e populli të i dalë zot fateve të veta.

Pra mesazhi kryesorë i poezisë Shkreljane, na dhuron emocion të thellë, mendoj se poezia është streha që kemi zili e sidomos këtij poeti fjalë e varg gdhenës e frymon pa ashtu veçse atdhetarizëm, tek kërkon ndërgjegjësim, i cili është domosdoshmëri, pasi të vargëzosh për Atdhe- dashurinë është gjithmonë urgjente. Fjala e kristaltë i jep ngjyrë dhe dritë vargut, që rrjedh nga shpirti i tij qiellorë. Ai i ka krasitur fjalët e vargjet ashtu siç mund të pastrosh një pemë nga degët e gjethet e thata, pasi vetë Shkreli e thoshte krasite fjalën e vargun dhe prapë krasite deri në esencë. Është bukur por tejet vështirë të flasësh për kolosin e poezisë por, i tillë ishte Azem Shkreli me një epitet meritorë “Njeri E Atdhedashës”. Besoj se mjafton kjo shenjë veçuese për gjithë madhështinë që kishte Mjeshtri i Madh i fjalës e veprës. Dikur më pati befasuar eklipsimi i poetit, por më ka motivuar sintonia me hapësirën e të menduarit dhe rrëfimit të rrallë e plot fisnikëri tek mbështjell lexuesin ndër labirinte me hermetizmin gjenial të krijimtarisë tij, ama vetëm një njeri i madh si Shkreli mund ti sillte kaq vlera të virtytshme letersisë bashkëkohore shqiptare.

Jo më kot e thonë se njeriu është i vdekshëm por emri mbetet i virtytshëm dhe veprat e mira jetojnë deri në përjetësi. Shkrimtarët e poetët respektivisht përdorin fjalën e thjeshtë, sepse thjeshtësia të rrit, ndryshe që me Shkrelin, krahas fjalës së thjeshtë përdori dhe fjalën që godet.

Opsioni më i mundshëm për t’i dhënë vlerë fjalës.

Le të bëhet triumf mbi letersinë magjia e vargut të Azem Shkrelit, e burim frymëzimi të bëhet përjetësisht për mbarë poetët shqiptarë dhe motiv për të prekur majat e larta poetike. Nderim e respekt për këtë figurë të letersisë për pasurinë shpirtërore që ju la brezave.

               Lezhë 24 Mars 2022

 

Recension

 

Libri “REFLEKSIONE DHE UNI PERSONAL nga Gezim Ajgeraj

 

Jetojmë në një botë ku secilit prej nesh i kërkohet ta vlerësojë çastin, meqë koha përbëhet nga momentet që përjetojmë, me gjithçka na servir ajo, por për çdo episod që përjetojmë, normalisht që ndjehemi përgjegjës, qoftë në sensin pozitiv apo negativ qoftë ai.     Jemi apo s'jemi në vetëdijen tonë të plotë, ne jemi pjesë e universit, jemi individë që japim e përfitojmë përvoja a kontribute, bëhemi vendimtarë me qëndrimin tonë, e sidomos kur karakteri ynë është solid.     Jep apo përfiton energji pozitive në të mirën e ndërsjellë ndërnjerëzore apo shoqëri qoftë ajo.     Jemi ne, individi, personalitet përbërës i shoqërisë sonë që me prezencën tonë formojmë ato, apo larg qoftë edhe i degradojmë në çaste të caktuara ku shpesh fatkeqësisht i hasim në jetën e përditshme e ndodh ajo e pritura, ose në të kundërtën ndodh  e kërkuara, e dëshiruara, e ëndërruara, pra ajo që ta do shpirti, ajo që ndërton, ajo që ngre vlerat, ajo që t’i posedon, ajo që miratohet nga shumica dërmuese, ajo që vlerësohet, ajo që ka virtyte.    Por, ndodh jo pak shpesh dhe e kundërta, ku në anën tjetër të medaljes lexohen të tjera opsione si p.sh.: Shoqëri nuk ka më në ditët e sotme, njerëzia ka mbaruar, njerëzit u kthyen në djaj a përbindësh, e shumë si këto lloj epitetesh, që tashmë duken se të gjitha janë në fushën e lojës, dhe askush nuk e ka më të lehtë të bëjë nën-ndarjet pasi faktet janë hijerënda e këto ndoshta për motive të panumërta ku të bën të dyzohesh për formimin e personalitetit njerëzor, dhe është e vërtetë se të 'detyron' t’i hysh një psiko-analize, megjithëse nuk është i gjithë qëllimi.

     Kompleksiteti kundërmon këtij rrjetizimi të interesave të ngushta të njerëzisë, pasi negativiteti ngarkohet aq sa kamuflohet ç’njerëzishëm e zapton hemisferat jetësore, aq sa dyzueshëm shikon fushë-pamjen tënde.

     Jeta në grupimet shoqërore të sjell njerëz me karaktere ndryshe nga stili yt, qoftë në formim e sjellje, aq sa mendon e thua “zot në ç’botë jetojmë”, por ne duhet të mendojmë, të shprehemi e të veprojmë në sinkron të drejtë me kërkesat e mirëfillta të rregullave njerëzore për një formim të gjithanshëm, të shoqërisë, i cili kërkon pa mëdyshje standarde bashkëkohore, për ngritjen e vlerave shoqërore në tërësinë e saj, dhe nëse logjika e shëndetshme na paraprin me dinjitet në mënyrë graduale ngre vetëdijen personale.

     Kjo do të thotë se u bëre një element që shoqëria jo vetëm të vlerëson për vlerat që ke, por se ti u ktheve në meteorë njerëzorë që shndrit në zemrat e njerëzve, larg batakut që mban ngrirë njohuritë e dinjitetin, të anekson a prish sferat jetësore ose një mjedis që meriton nder e dinjitet, vetëdije e mobilizim.     Njerëzit e tillë janë si engjëjt e ajrit, që largojnë vibracionet negative, të përçuar nga njerëz negativë.

Kështu që, energjia purifikuese e tij mund edhe të ndryshojë frekuencat e ajrit rreth jush, por jo vetëm kaq, ai mbush ambientin plot harmoni.     A nuk është kjo një teknikë e fuqishme që mund edhe ta ndryshojë gjendjen shpirtërore, që edhe ju ndihmon të vlerësoni çdo gjë në mënyrën më të paimagjinueshme?!

A nuk mund të jetë edhe aleati juaj?!

     Nga komponentet më të rëndësishëm, e nga një vëzhgim tejet të kujdesshëm, autori Gëzim Ajgeraj vjen me këtë parapsikologji me tema të spikatura ku, përveç porosive sjell edhe argumentet ilustruese ku do të nxirren konkluzione psikologjike mahnitëse.

Është përpjekur të përmbledhë linjat e nevojshme, ku masivisht mund të analizojë pasojat për karakterin e individit që e zotëron.     Kërkon të tregohet inteligjenca e të gjendet zgjidhje, jo thjesht të jesh i kënaqur me vetveten, e të mos jesh i betuari i çdo komplikimi.     Ama, është kërkues për të qenë ti vetvetja, ku temperamenti të tregojë maturi e ekuilibër, ku vetveten duhet ta dominosh edhe në rastet më të vështira duke marrë parasysh përgjegjësitë personale.

Autori thotë, mos pusho së imagjinuari në plane a projekte ku e ardhmja të pret dhe projekto bazat e veprimeve.

     Në jetë, thotë autori, ka plot situata shqetësuese e madje të turbullta ku mund është të nxjerrësh një gjykim të qartë e të sigurt për personalitetin e individit tjetër, pasi ka elemente që lidhen ngushtë me instinktet e individit, i cili manifeston shpirtin egoist e vulgar me aftësi të jashtëzakonshme e çudibërëse, ku inteligjenca e gabuar nuk e lejon atë që të jetë një individ i admirueshëm.

Në librin, “Refleksione dhe uni personal” autori sjell një mori temash shumë interesante, sa, në dukje të parë, mençuria e filozofia njerëzore zënë fill në kuptimin e vetvetes dhe gjithçka që e formon njeriun.

     Në do të kemi kurajon që do të punojmë më shumë se të filozofojmë, thotë autori Ajgeraj. E vërteta dhe thelbi flet edhe më tej për individin, megjithëse autori e ka sjellë me doza të zbehta ironie, por kjo bie më konkretisht tek individët (primitiv), që ndonëse këtë epitet nuk e ka cituar, por me nënkuptime, do të thotë që ti të thellosh e ushtrosh njohuritë për fenomenet të cilat janë në të gjitha temat e këtij libri ku po citoj disa nga ato.

• Ti dhe epoka;

• Duke respektuar veten, respekton të tjerët;

• Mos e mat tjetrin me virtytet e tua;

• Të takosh shpërndarësit e mjegullnajës;

• A jeni vetvetja;

• Ndikimi i të tjerëve mbi ty, etj.

     Çdo temë ka të veçantat e specifikat e saj.

Në pamje të parë të ngjan si një miks a lëmsh fjalësh, por kanë një brendi të pasur psiko- filozofike nga e cila ka vend për çdo njeri pasi në jetën e përditshme hasim plot problematika të cilat në pamje të parë mund të duken fare pa ndikim por në brendi të përmbajtjeve ka shumë esencë psikologjike që i përket kryekëput dinjitetit njerëzor.

Le të marrim propagandat e ndryshme a predikimet për qëllime të caktuara, thotë autori, apo, shpëlarje trurin e individit nga shërbime të ndryshme deri tek ato më ekstreme.

Pra, drejton pyetjen: A jemi vetvetja?!

     Kërkon analizë e shqyrtim veprimi e reagimi dhe kthjellje të vetvetes, që të mos rrëshqasësh përtej asaj që keni detyrë brenda kufijve e kornizave të vetvetes.

     Apo, rasti pikant, kur dikush të vë në lojë, e nëse ia lejojmë vetes të na shpien nga të duan, sigurisht se kurrë nuk mund të jemi vetvetja. Pra, kthjellu e thuaji vetes: Unë jam unë, dhe dua të mbetem uni i unit tim personal. Pa u lëkundur nga furtunat e ndikimeve, e duke qenë vetvetja, ti ruan jo vetëm bërthamën tënde personale, por edhe atë familjare e shoqërore prej nga vjen.     Pra, pyetjen: A jemi vetvetja, thotë autori, merreni në këtë bazë të gjerë e jo krejt personale pasi ngjarje e shembuj janë gjithandej.

“Pra ti ke vendosur të frymosh në jetën tënde e jo të të tjerëve”.     Përmirësohu dhe përsosu sa më shumë brenda virtyteve të shëndetshme njerëzore pa u marrë me çështje të të tjerëve, lëri ankesat por përballu me ata që krijojnë pasojat.     Ajgeraj vjen me lokomotiva të pashkëputura plot porosi, të cilat të duken aq filozofike, por në të vërtetë janë aq praktike se sa që e përshkruan më i madhi psikolog a filozof.     Kështu që, synimi i tij është të luftojë fallsitetin në gjithë konvencionet, duke i shpallur “luftë” ligësive, fiksimeve, tekave, pabesive, dredhive e më së shumti kërkon ta ndriçojë terrin e errësirës.

Mendjes së autorit, nuk i shpëton asgjë që rendit dobësitë në hambarin e kujtesës dhe lexuesve u sjell larmi plot finesa në mënyrë psiko-filozofike.     Absolut, shpirti nuk i gjen qetësi në këtë botë problematike, ndaj nuk resht asnjë çast së dhëni këshilla e ilustrime me shembuj praktikë mjaft interesant për brezat e sidomos në këtë botë ku dita-ditës shtohen mosmarrëveshjet, keqkuptimet a ligësitë e çfarëdo lloji qofshin ato.     Punët e veprat tregojnë më shumë se fjalët, thotë Ajgeraj. Sigurisht që, vetë ai si një autor i 200 librave tashmë, padyshim është një shembull unik për t’u ndjekur nga lexuesi më i gjerë.     Temat e lidhura specifikisht dhe stil mjaft të admirueshëm, i përshtatet opinionit me ngjarje e fenomene që ky libër mjaft pikant vjen si një goditje e fuqishme për individin, në karakterin e përshtatshëm në elemente të përcaktuara ndër tema, pasi që, vetë qasja autoriale qe një vrap drejt njohjes së karaktereve dhe aftësisë së diferencimit dhe libri, bëhet i pakontestueshëm, tejet atraktiv për gjithë shtresat pasi kushdo e gjen veten brenda atyre sferave. Ky autor shumë dimensional, i njohur ndërkombëtarisht, vjen mjaft impresionues e të motivon, por dhe të frymëzon të jesh vetvetja në gjithë aspektet e fjalës me plot ide e fakte njerëzore të cilat padyshim janë shenja të veçanta krijuese brenda realitetit jetësorë, dhe nuk mbetet vetëm si koncept, por e ndesh në çdo temë të librit. Ajgeraj, njeh dhe shkruan në të gjitha zhanret, llojet e stilet letrare, por dhe atë psikologjik apo psiko-filozofik, dhe ky libër në këtë stil, nuk është për të i pari.     I uroj autorit Ajgeraj, që krijime të tilla interesante por dhe frytdhënëse, të sjellë sa më shumë, po me të njëjtën ndjenjë dhe përkushtim për lexuesin.

Udhë të mbarë librit!

                       Prenda Sejdia, Lezhë,  Mars 2022

 

R E C E N S I O N

 

Libri; Gjosho Vasija - METEOR I HUMORIT SHQIPTARË nga Pjeter Pepa.

 

• Ia kishte kushtuar arsimtarit 20 vjeçarë Gjovalin Prenka që desh të dilte në botën e lirë por e ndau pjesë- pjesë elita e motobarkës nga drejtuesi spiu e xhahil për të cilën dhe u dekurua. Atëherë....

 

Prandaj t’kam dashtë ma shumë se 

lulet e tjera

Se ti n’furtunë kryet kurrë nuk e përule

Plagë do t’kem zemrën kur prapë të vij pranvera

E t’shoh se n’kopësht mungon 

më e mira lule.

 

Atëherë telat e kitarës dridheshin, zëri i Gjoshos ngjirej.

Tashti, sikur ulej me këmbë në tokë, ndrroheshin tiparet e humorit, zhytej thellë në dhimbje të jetës.

Shfaqej një tjetër Gjosho po aq shpirt madh e fisnik por tashmë i vrarë e me lot ndër sy që rrallë kush ja pau...

Të tjerët njohën vetëm një Gjosho, atë që njihte e përshëndeste gjithkënd, që e donte dhe e nderonte gjithkush.

Por atëherë befasoheshe dhe kuptoje se Gjoshoja më fort se humorin njihte dhimbjen njerëzore e madje humorin e kishte vënë në shërbim të lehtësimit saj që ishte ulur këmbëkryq në çdo familje e fytyrë shqiptare.

 

- Autori i librit Pjeter Pepa e sjell real Gjosho Vasinë ‘meteor të humorit shqiptarë’ pra artistin e lindur, por sjell brenda librit shpirtin e dytë të Gjoshos dhe dallohet që nga mosha e hershme, pra pasqyron ndjenjën e thellë të dhimbjes njerëzore ku fillon me vargjet poetike aq prekëse e me dytësi mendimi nga ajo mendje e thelluar nga një thesarë i vërtetë e në mënyrë filozofike qan hallet e një populli të tërë i ndikuar nga ngjarja e arsimtarit a të tjera si kjo asokohe.

E gjithçka mbetet brenda ecejakeve të kohës misterioze.

Sikur të mjaftonin disa përgjigje mbi fenomenin atëherë edhe mjeshtria e artit të krijimit nuk do ishte aq e komplikuar sa vetë logjika dhe filozofia e të bërit art, ku sjell mendime esenciale, thellësisht me ndjesi dhe invencione të pasura letrare ku e bëjnë aq interesant imazhin gërshetuar në shpirtin e pasur të artit skenik.

• Mbas dy orësh nëpër Shkodër u hap lajmi i një mrekullie, u thanë uratë papushim për shpirtin e tij, do plaka bile banë edhe pelegrinazh mbas derës oborrit.

Nana ime foli fjalët ma të mira për “Shejtin” e lagjes.

Të nesermen dha një mendim që në të ardhmen edhe rrugicës ti vihet emni tij.

Dy ditë qëndroi mrekullia në kambë, të tretën nuk mujta me mbajt ma sekretin në bark dhe ja thash njënit.

Por ai njëni urgjent ia tha tjetrit, tjetri fill e te Pjetri, Pjetri ia tha Anës, prej Anës në gojë të Gjyljanës, e prej Gjyljanës në thuper të nanës...

- Duket se Gjosho kishte lindur humorist ku karakterizohet nga kënvështrimi gazmorë që në kontekstin kuptimorë paraqet pjesë humori dhe përcjell mjaft mesazh për lexuesit e librit e vjen në formë porosie ndonëse me doza të forta e normalisht prodhon kenaqësi interpretuese pasi për njerëzinë humori është pjesë integrale e jetës, unë mendoj se shkodrani pa një vakt mund të durojë por pa humorin nuk e pranon as vaktin.

Gjosho si një mjeshter i humorit e duke qënë i tillë me forcën e tij të brendshme ka kapërcyer vështirësitë e panumërta madje me energjitë e tij ka dhënë shkëndija drite miqve apo shokëve a spektatorit por dhe miqve pranë të cilëve gjendej.

Autori (i ndjeri) Pjeter Pepa, në këtë monografi me copëza historie vjen plot larmi e ngjyra e tëra kolorit ku të ngjall interes e kureshtje në gjithë aspektet e fjalës për krijuesin dhe gjeniun për të cilin bëhet fjalë, pra të madhin Gjosho.

Së pari autori ka përdorur dialektin shkodranë që i përshtatet më së miri tematikës në tërësinë e saj.

Së dyti ka gërshetuar mrekullisht bukur elementet e humorit, artit fjalës dhe estetikës, historive, poezive dhe letersisë apo dhe psiko- filozofisë në mënyrë të ndërthurur me mjaft mjeshtri e vijnë si margaritarë shkelqimi plot dritë dhe jetë për autorin, personazhin por dhe lexuesin e gjërë që tashmë librin e kanë në duar.

Në këtë monografi gjendet e përshkruar jeta puna dhe vepra e Gjosho Vasisë.

Ku nuk mungojnë as vitet e tij të errëta si ato të internimit në Kampin e Përqëndrimit të Tepelenës, nga ku dhe u njoh me bashkëudhëtaren e jetës.

Kthimi në Shkodër, puna si bojaxhi, në fabrikën e duhanit e deri tek vitet në skenë, e shumë detaje nga puna e jeta e Gjoshos, apo emigrimi larg Atdheut.

E më së fundmi ky personazh i dashur i publikut shqiptarë përmes peripecishë, vuajtjesh a rreziqesh që i kanoseshin nga hijenat mori vendimin e rëndësishëm për tu larguar nga toka më e dashur e eterve të tij.

E ç’pret nga të huajt mendonte Gjosho.

Kështu që autori ka nxjerr në pah përmes monografisë jetën dhe veprën madhështore të Gjoshos por dhe karakterin e tij të fortë e punëtorë i palodhur, të fisëm, dashamirës, kurajoz e mbi të gjitha njeriu që dinte të përcillte mesazhe përmes humorit.

Pra ky njeri vital e plot vlera që u kultivua brenda virtyteve njerëzore dhe luftoi me instrumente të ndryshme absurditetin e kohës dhe me zgjerimin e artit e humorit ngushtoi kufinjtë e moskuptimeve duke kaluar në avantazh përtej përceptimeve.

Gjosho dinte ta manifestonte me forma të gjetura humorin e me fjalë të gjalla duke ia veshur fenomenit, negativ a pozitiv të ketë qënë me ide të pafundme e brilante plot përshtatje e  aftësi komunikuese me audiencën e gjërë e duke krijuar atmosferë relaksuese.

Janë pikërisht këto karakteristika të jashtëzakonshme që autori e sjell të gjallë personazhin e tij që siç duket e kishte aq për zemër, ndaj aftësia krijuese bën që vlerat të dalin në pah dhe e përkufizon me meritë si METEOR, dhe nderim për veprën që la pas Gjosho.

• Kam pasë mendue se vendit tim ja njoh të gjitha anomalitë, por më kishte mbet edhe diçka pa “eksplorue”, pra shterpësia letrare apo “injorimi i kulturës” sa që për mendimin tim edhe librat po bijkan viktimë e këtyre situatave të prapambetura ...

Më thuej Pjeter, kush dreqin ti vën gurët në zemër me u marrë me libra tue e dijtë se ky popull nuk paska as të holla as dëshirë me lexue.?!

Nji kombit që i mungon “njeriu”i duhet punë e madhe me e lindë dhe me e rritë këtë njeri!

Duhen ndoshta shekuj me nisë Kombi me vue shtresat e kulturës dhe edukatës.

Shqipërinë do ta nxirrshin ndoshta nga situata  ato 3.000 studentë që ndodhen në Perëndim por kush kthen prej tyre ..

E, kush ja len në dorë atyre..?!

Më vjen keq se edhe pjesa që nuk e meriton, dashtë e pa dashtë asht orientalizue aq sa tashti gjindet larg kërkesave të kohës.

Të përqafoj me zemër, e nuk pranoj që përsa shkrova, t’ma marrish për të randë, sepse unë kam bindjen se kur flas me ty, flas me vehte.

- Ndjenjë dhe mllef.

Gjosho ky artist i madh me shpirt sa qielli, e rrënjët thellë në demokracinë e vërtetë dhe kopshtin e shpirtit të mbjellë me art plot ngjyra pranvere ku asnjëherë nuk iu zbehen, përkundrazi.

Edhe atëherë kur At’dheu i tij i dashur nuk ishte më vendbanimi i tij , ai ishte një realist kritik.

Ashtu si Migjeni i viteve 1930, Noli a Konica fshikullon ethshën maskaradën demokratike të fillim shekullit 21, por dhe indiferentizmin shiqërorë që ka arritur kulmin.

Tek i shprehet mikut të ngushtë Pjetrit, jo me gjuhën e propagandës por kritikën impresionante për të gjithë dukuritë që po i ndodhin shoqërisë dhe At’dheut mëmë, sygjeron mundësitë dhe sqaron mjaft saktë rrethanat brenda hendekut.

Pena e Pjetrit, në brendi të këtij libri na e ka lënë një pasuri kombëtarë të dokumentuar si shembull konkret i njerit vital plot virtyte dhe kurajoz, si një testament ku do i sherbejë brezave të së ardhmes.

Nderim deri në përulje para veprës së Artistit Madh Gjosho Vasija.

Gjithashtu dhe shkrimtarit të librit e politikanit Pjeter Pepa.

U prehshin në paqe Gjosho Vasija e autori Pjetër Pepa, vepra e tyre do të jetoi për jetë të jetëve, brenda kësajë monografie të shkruar.

 

                      Prenda Sejdia 

                  Lezhë Shkurt 2022

 

 

 

Libri “VEGIMET E HESHTJES”

nga Gëzim Ajgeraj 

 

VEGIMET NË KALEODOSKOPIN KRITIK

 

1. Nëpër vegimet e përmallimit  

 

Libri është një realizim i bukur poetik dhe estetik.

Që nga poezia e parë, grafikisht është e realizuar me mjaft profesionalizëm, ku përjeton përplasjet e dallgëve të fuqishme, pra krejt ndryshe nga ç'pretendon, kështu që gjendesh ndërmjet erërave të fuqishme.

     Në brendi të librit gjen oqeanin e thellë poetik brenda së cilit valon dhimbja e ikjeve apo edhe e moskthimeve. 

Vegimet e përmallimit seç ngrohin çastet e heshtjes vrastare, ku dita merr imazhet e kristalta.

    Ky interpretim poetik në këtë rast merret jo vetëm në kuptimin e interpretimit të artit poetik, porse fjala që formësohet dhe paraqitet në variacione në gjithë hapësirën poetike të metaforizuar, çastet po ktheheshin në vegime, dhe i djegur nga ky përmallim.

    Kur kulla braktisej që moti, e plisbardhi ulet mbi gur, para derës e këndon këngën në stinën e heshtjes.

Sa i ndjeshëm është prezantimi mbi vegimet e përmallimit poetik të këtij vëllimi.

- A thua, edhe hyjnitë paskan qenë kundër njerëzimit?!

Këto poezi kaq të rralla në shqip, të cilat kërkojnë jo vetëm ndjeshmërinë e shpirtit të madh dhe forcën estetike, por e shtyn lexuesin të njësohet me të, dhe ndodh ajo që gjendet te forca frymëzuese e letërsisë dhe kthehet pishtar i dritës në shoqëri. 

"VEGIMET E HESHTJES " është një vëllim poetik që të magjeps me stilin e veçantë.

Efekti kohë është kategoria themelore filozofike ku përmes metaforave prek dimensionet e saj.

    E djeshmja, e tashmja dhe e nesërmja, ku përmes imazheve sjell mendime të fuqishme e befasuese, si poet novator, por dhe si tip nacional i të menduarit reflektiv si një element bazë, ka ngritur artin poetik  gradualisht në shkallë- shkallë deri në nivelet më të larta të poetikës shqiptare, trajtuar me sensibilitet bashkëkohor e gjuhë moderne poetike.

    Ama, ndjenja e mallit e shtyn poetin të meditojë çdo çast me dhimbje shpirti për vendlindjen.

Goja i këndon e shpirti i qan se ditët po kalojnë pa shijuar ajrin e Kosovës,  e vegimet kalojnë si dritë-hije para syve të veshura me mall për të tri kohët e lartpërmendura.

    Ky vëllim vjen bujshëm me shumë dimensionalitet tematik e letrar, që përjetëson duke mishëruar lëmin letrar në këtë krijimtari ku dëshmon se është zëri i mëmëdheut duke zënë vend në arealin e letërsisë shqipe, pasi e dëshmon edhe në atë ndërkombëtare. 

    Autori, psikogjikisht e në mënyrë figurative i drejtohet çdo pene se ndriçimi është në duart e tyre, por duhet të zotërohet.

    Mos të na vorbullohen fjalët thotë autori, as lojërat symbyllurazi, apo të kapa - më kape, sikur nuk e kanë efektivitetin në letërsi  apo të gjuajmë me romuzë, ndërsa për teka humori qëndron këmbëkryq. 

    'POETI CLEAR', i përket rangut të lartë të krijuesve, sidomos në poetikë, dhe duket se ka lindur poet, edhe atë, poet i mallit, të cilin, poetin, ky togfjalësh e bën edhe më të veçantë e të pavdekshëm, ndërsa rikthimi e pret ashtu siç pret diellin në mëngjes qielli i kaltër e i porsaikur, yjet,  dhe në letërsi e art mbetet hare e përjetshme mes gjithë fenomeneve dhe efektit kohë.

2. Krekosje fjalamanësh në arenën e fjalës 

"Kur kërcasin flakët e kuqe në vatrën plot shkarpa të thata, ku ibriku i çajit valon e këndon, dhe ku krijesat pa dëshira të mëdha e izolojnë veten nga rrebeshet e babëzitura nga kokëkrisjet e hazdisura të botës”.

    Dëshira, t'u mësohet poezia e përditshmërisë gjithë atyre që gjenden mbyllur në rrethin e ngushtë të së përditshmes, është e madhe.

    Poeti, Ajgeraj, në vegjmë ka skemën e fjalës e krekosjet e thata të fjalamanëve ku gojën shpesh ia mbyll zemërimit e hijerëndë është heshtja, ndërsa muret bien.

    Lëvdata e dekorata shkundin pluhurin e pritjes, e në arenën e kotë të fjalës zien neveria.

    Fjala është për dëshmi se varianti metaforik sfidon poetikisht kohën kolektive edhe në vazhdimësinë ekzistenciale të qenies.

    Në shumë porosi që rrezatojnë nga këto poezi, ndërlidhet bindshëm "Krekosje", në të cilën mbizotërojnë shumë qartë reflekset, si:

1. Refleksi i nxitur 

Zemërimit shpeshherë i mbyll gojën

E pi helmin e heshtjes

2. Mashtrime e lëvdata pa rezultate pune.

3. As ujë për fytin e muzës e qetësinë e mendimit. 

Qortim të madh drejton poeti dhe bart tension tematik dominues në këto poezi.

Tjetër refleks është hipokrizia që sado diskret përpiqet të jetë, zë fill brenda atyre hemisferave të shpirtrave të djallëzuar, që në jetën reale është një fenomen mjaft i takuar,  por autori i sjell simbolikisht të artikuluar me elemente që përbëjnë korpusin metaforik të kështjellës shpirtërore, e në themel të thellë, Gëzim Ajgeraj është ëndërrimtar i vërtetë e besnik i qëndron universit të vet dhe jeton me iluzionin e përtërisë.

    I rrëmbyer nga vizionet evropiane, poeti depërton përtej mureve atje ku të tjerët nuk mund të arrijnë dhe sheh pjesën e ëndrrës me gotën gjysmëplot, pra hedh shikimin tej horizontit të njerëzve.

    Poeti e përjeton shqetësimin e bartësve të ndarjeve.

    Liria universale, thotë Ajgeraj, fillon nga vetja dhe realizohet te të tjerët, dhe  vetëm kur është e vërtetë vazhdon në vete pa krekosjen kokëfortë e mediokër.

Autori bart mbi vete misionin e artbërjes poetike, me vizionin, madhështor si shtyllë formimi e përhapje dritë e dije në gjithë hapësirën shqiptare e më gjerë, si përfaqësues i tërë këtij shtresimi të botës shqiptare.

3. Me vargun ta ndezim kandilin e shekullit

Poezia e Ajgerajt bën një jetë të plotë në një botë të gjallë, ku zë fill e vend brenda shpirtit poetik të autorit, e vjen si një tis me fije të forta e të argjendta përmes zemërgjerësisë së tij, ku i bën mjaft të kuptueshme anët e bukura përmes dashurisë njerëzore që në shpirt e ka të mbjellë përgjithësinë e madje duke filluar nga gjërat më të vogla, shkronja apo fjala, kujdeset për to e i kthen në varg, i shndërron herë pas here në mitologji të re, ama, tejet poetike.

Assesi nuk e lejon t'i thyhet vargu, madje vjen me porosi "mos u thyej vargu im".

Ka arritur të nxjerrë kuptim të thellë edhe nga kremtimet më të parëndësishme.

Ai ka mësuar të thurë poezinë e jetës e me vargun kërkon këtë në numrin shumës, që ato ndjenja befas lëshojnë zukamë të lehtë dhe e merr shtruar si në zakonet e vjetra që jetës i këndohej kënga në oda.

Poetit i duhej vullnet për një art të rehatshëm, por ai e kupton e nënzëshëm e thotë se duhet të aspirohet përtej çdo gjëje, edhe përtej së pamundurës, se në cep të diellit, mendimit i ngritëm shpresat e së nesërmeve, se shpresën s'na e prangosin dot hienat e ndjekjes.

-Ditëve më të errëta, ndizen kandilat e shpirtit,  s'e shuam shpresën e dritës

- Heu vargu im sa të paskam munduar

me hallet e mia e të Kosovës 

- Mos u thyej vargu im

ashtu siç nuk u thyhem kurrë

nga asnjë furtunë 

Autori thotë, jemi rritur bashkë e fatin gjithsesi të përbashkët kemi.

    Arti i tij është i ushqyer me etjen për një atdhe të pastër e të lirë, dhe moralin e fortë e ndjenjën e thellë, ndaj edhe në veprat e tij gjendet ajo forcë e jashtëzakonshme poetike ndonëse i shkrumbuar ndër dekada të përmallta me zjarrin në zemër e prush në shpirt.

    Strukturën e thellë e përbëjnë aspektet e realizuara kuptimisht në poetikën e Ajgerajt, ku pa diskutim e marrim si mesazh dhe ndaj shfaqet si rezultat i saj që flitet për atdheun ku elementi kryesor është njeriu.

Rrëfimi shtron çështjen e bashkëkohësisë dhe asaj çfarë kërkon të realizojë, pra, është përpjekja dhe insistimi i rrëfimit poetik, pa dashur t'i japim kuptimin porosisë së imponuar, por ka fuqinë e vet bindëse. 

   Arti poetik i Ajgerajt është një shpirt i trazuar, siç ndodh me motin në stinë vjeshte, që shpesh nuk gjen qetësi. 

    Ai bredh në botën e vargjeve, në këtë kërkim gati dramatik dhe nga uni i tij personal shtyn përpara një botë, i bëhet frymëzim vlerave të saj, se tashmë poezinë e tij e ka njohur, e ka kuptuar e ka mirëpritur poezinë e tij për shkak të vlerave të të bërit art, por jo vetëm pasi artikulon vizionin për Kosovën për kombin, ky meteor i letërsisë bashkëkohore shqiptare që prek modernen i frymëzuar nga vlerat e saj.

    E mbyll këtë nëntemë me një thënie nga Borgesi, e cila përmban shumë domethënie.

Koha është lënda prej së cilës unë jam bërë.

    Koha është një lumë që më merr mua me vete, por unë jam lumi, është një tigër që më përlan mua, por unë jam tigri, është një zjarr që më shkrumbon mua, por unë jam zjarri.

4. Vërrini në vargun poetik

    Fantazisë së mahnitshme e cila fluturon porsi shqiponjë përmbi atë botë të gjerë të Malësisë së Vërrinit, duket kënaqësia e thellë e brendshme, ku qëndron si një peshë e rëndë mbi vullnetin e jashtëzakonshëm artistik.

    Autori sodit çdo skaj dhe nuk e dëshiron të jetë ndryshe nga ç'është.

Në shpirtin e Ajgerajt është e ngritur dashuria mbi folenë e Malësisë, kështu që  vullneti i madh artistik bën ta vlerësosh botën e tij pasi sundon realiteti dhe e pranon si askush tjetër,  e pikërisht për këtë gëzon autoritet të veçantë me të cilën ushqen kreativen mbi leximin në epokën e sotme të kulturës, por dhe gjithë aspektet e fjalës. 

    Në letërsinë e sotme bëhet gurthemeli dhe gjithnjë përsos normat dhe kriteret, ndaj kërkon ngritje të nivelit krijues për sferat e letërsisë.

    Ajgeraj gjendet këmbëkryq mbi traditën vërrinase. Ndonëse larg vendlindjes, bisedon për dëshirat dhe këngët ndër kulla e t' ia marrin këngës për të nesërmen e shpresave. 

Malësia gjallon bash si në kuptimet e moçme

E nëna plakë ende s'i është dorëzuar moshës

Bulmetin plot, dardha e molla rrush nga vreshta

Por ç'ka se mosha  mua e asaj na janë zbardhur kokat

Malli na ka përvëluar e loti sy s'mban më komandë,

se jemi djegur për së gjalli nëpër ylberet e largësive,

e kthimet me vjeshtën e mbi tri dekadave lotojnë etjeve

Por kënga nëpër Vërri përsëri merr jehonë

    Bekuar është Vërrini me këtë poet i cili ka përmasa e diapazon të gjerë, pasi mbi tri dekada krijon për vendlindjen e i çan halle e derte, e i këndon ato në zë bilbili.

    Poezia e Ajgerajt vjen si një zë i thellë e gati tronditës për realizimin e ëndrrës.

Njësh bëhet me dhimbjen e mallin.

I madhi Ajgeraj e ka arritur natyrshëm këtë prani të vetvetishme, por mungesa e realizimit të ëndrrës ngjan si zbrazëti e pangushëllueshme.

    Krijimtaria e Ajgerajt, në gjuhën e shkruar të magjeps me madhështinë dhe gjithë bukuritë imponuese bart në vetvete fjala, plot dije universale, e na bën ta përjetojmë brendinë e këtij universi.

    Poezinë e artin letrar e bëjnë poetët misionarë të cilët nuk kushtëzohen nga rrethanat, por i nënshtrohen fuqisë së talentit.

    Ndaj, poeti Ajgeraj është referencë e spikatur e poezisë moderne shqiptare. 

    Universaliteti është bazamenti i krijimtarisë së Ajgerajt.

Poeti komunikon natyrshëm përmes mendimit të lirë, kështu që lind shumëkuptueshmëria e në pah dalin denduria stilistiko-semantike e vëllimit, ku teksti mbetet i perceptueshëm, ku aftësitë komunikuese gjallërohen vazhdimisht.

    E kupton sa magjepsës e madhështor është fjalori i përdorur plot shprehje metaforike ku brendia e pasuron artistikisht me brendi universale.

5. Mesharrimit sythet pipojnë frytin

Sa tunduese janë krijimet e Ajgerajt, ndaj gjatë studimit konstaton strukturën brilante të botës shpirtërore të autorit, pra e gjithë hapësira ku rritet letërisa e më konkretisht arti poetik, si dhunti e një shkrimtari shumë dimensional ku porositë vijnë në mënyrë graduale plot sinjale e thirrje madje.

Dhe këto të thuash janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Prandaj, poeti e ka vështirë të shkëputet nga e kaluara e ndaj ngjan sikur e ardhmja do jetë shumë vigjilente, sepse në një farë mënyre është prezent,  prandaj nuk mund të harrohet, edhe kur shigjetat janë të drejtuara kah e ardhmja.

    Të qëndrosh larg, arsyet janë të shumta, ndaj pema e atdheut, degët ende i ka degdisur.

    Vargjet poetike kanë disa motive e mjaft imazhe  që në lexim të parë duken mallëngjyese dhe në shqyrtim. Autori e thotë mjaft qartë shqetësimin në këtë përmbledhje poetike shpreh dhimbjen për vendin, se dashuria  për mëmëdheun e gërryer më së shumti.

Kur porti i këndon 'pemës së degdisur' duket se ngjet me Drinin e Bardhë apo Lumëbardhin, që vërshojnë dhe nuk dalin nga shtrati.

    Sepse, Kosova mban gjithçka që e karakterizon jetën.

Ajgeraj, është një kampion i zotërimit të cilësive poetike, e konkretisht fjalës në gjithë aspektet e saj, pra fjala si aspekt arti.

    Pavarësisht kufizimeve, ajo është e shtrirë në kohë. Pasi, veprat e këtij autori që sot numërohen plot 200 me cilësi të lartë ideologjike e stilistikore  duke prekur e lëvruar gjithë zhanret letrare por, duke njohur e përdorur stile e elementet e ndryshme për një letërsi bashkëkohore shqiptare, madje duke i konkurruar letërsisë evropiane.

    Gëzim Ajgeraj, them se nuk jeton dot pa poezinë, pasi ka arritur synimet, duke përvetësuar arritjet më të mira poetike dhe nivelet më të larta të krijimtarisë së saj, duke dalë nga guaca e poetikës së djeshme e të sotme për një poetikë moderne në stilistikë.

    Ajgeraj, nuk dallon vetëm për kultivim të stileve e zhanreve të ndryshme, por dhe për moralin e fortë e shpirtin njerëzor dhe dëshirën që ka për cilindo krijues të ngrihen në nivelin e artbërjes.

    Pra, ky përçues i letërsisë së mirëfilltë, ku premton dhe jep nga vetja plot profesionalizëm, ndërton dhe s'resht së punuari, duke i sjellë vlera të mirëfillta lexuesit dhe letërsisë.

    Se ku do e mbërrijë Itakën, e ka tërësisht të qartë, prandaj rrugëtimi i tij kaloi tri dekada dhe siç duket rruga është ende e gjatë, madje ecën me ritme të shpejta, i qartë dhe dinamik, duke i caktuar norma e kritere letërsisë.

Degët e moçme një e nga një po i gërryen koka

Lidhja me trungun shkëputet përditë

Stinët tmerrshëm i fryjnë përditë

Stinët tmerrshëm i fryjnë harrimit

Mbeten sythe pa trung nëpër degët e degdisura

    Kënga e Ajgerajt lind për të rilindur sërish dega e shëndetshme e atdheut, e në do kthehej në të kaluarën, do risillte lidhshmërinë e pipave  që gjendeshin diku në Alpet evropiane dhe përpjekjeve që bën për pemën e mëmëdheut e ditët e bardha që janë sot.

    Eh, vendi ku u jep jetë njerëzve e kryesisht kur janë të lidhur me të, por dhe e çmojnë.

    Prandaj, malli, dashuria, nostalgjia e moskthimit, poetin e 'detyrojnë' të ëndërrojë dhe të imagjinojë në shumë etapa  e lutjet janë të mos mbesin dëshira dhe ëndërrime, e poeti, pret.

    Poeti pret që pema të mbushullojë nga lulëzimi.

    Gëzim Ajgeraj shpalos shpirtin e tij human, dashuri e ndjenjë për atdhe e komb, ndaj kuptojmë se poezia e tij, buron nga thellësia e shpirtit si ndjenjë, vizion e dritë për një të ardhme më të mirë.

I uroj Ajgerajt dhe poezisë tij shumë dritë e refleksion e sa më ndjeshëm për lexuesin duke vazhduar më tej me kultivimin e artit poetik.

 

                     Prenda Sejdia 

                   Lezhë Maj 2022

 

 

 

 

R E C E N S I O N

 

Libri; “LITARI I ANKTHIT”, nga

Ali Podrimja.

 

Me shekuj kam shitur gjakun 

e rritur jam me gjakun e shitur 

Me shekuj kam hëngër me veten 

e ditur s'kam të qesh me veten e tepruar... 

Miq, 

 

Kosova është gjaku im që nuk falet!

                                             (Ali Podrimja)

 

E nis pikërisht me vargjet e tij tipike, ashtu siç dinte ai të mendonte, të fliste a të shkruante për djemt e mëmëdheut, etninë, gjakun e flamurin, ndonëse pika e kuqe ishte sundimi i huaj mbi Atdheun, ndaj nuk mund ta kapërdinte atë realitet brutal pasi zemërimi e revolta e rrëmbyen, ndaj atë shqetësim shpirtërorë e shprehte në tërë format e së mundshmes, e duke ju bërë ballë stuhive të fuqishme të cilat ishin të pranishme në çdo skaj.

Dinjitetshëm i printe misionit.

Shqetësimi i Podrimes lidhej me fatin kolektiv të Kosovës dhe ndjenja e brendshme e bënte poetin ta ndjente thellë peshën e përgjegjësisë.

Poeti Ali Podrimja, poet mjaft i veçantë brenda zhanrit të poezisë, i shprehte në vargje poetike ky misionarë i pushtetshëm, ndaj i pranishëm ishte me dhimbjen poetike me prezantim mjaft të ndjeshëm si figurë por dhe si mendim, bartësi i dhimbjeve të mëmëdheut.

Falë aftësive të jashtëzakonshme krijuese të poetit Ali Podrimja është numri një ndër poetët shqiptarë i përkthyer në shumë gjuhë të huaja europiane e më gjërë si psh, në gjermanisht, suedisht, anglisht, turqisht, frengjisht, kroatisht, rusisht, hungarisht, polonisht etj, dhe i nderuar në çmimet më të larta në konkurse poetike.

Poezia e Podrimes në tërësinë e saj realizohet përmes elementit funksional të të folurit profesionalisht poetik, pra përmes ligjërimit vargëzuar poetik.

Dhe nga ligjërimi, padyshim na dalin njohje të reja ku arrijmë më lehtësisht në thelbin e çështjeve, apo dukurive të ndryshme.

“Litari i Ankthit”

Ky titull libri, a nuk është një dramë që imagjinon poeti brenda imagjinatës tij të rrëmujshme, dhe shprehet metaforikisht edhe në këtë titull, pasi natyra poetike e poezive të përzgjedhura të Ali Podrimes bartin po të njëjtin zhargon të dhimbshëm që më së shumti shprehet në dytësi mendimi e përmes metaforave të shumta e të përzgjedhura mjeshtërisht.

Është e pakufishme botëkuptimi poetik në planin e zhvillimit, pra të ndërtuara me elemente vargësore të gjuhës poetike e tëra nga mendje gjeniale e poetit Podrimja.

Ndaj ky poet jeton në mëndjet e njerëzve falë personalitetit të tij solid në lidhshmërinë me preokupimet madhore që kishte për Atdheun e fatet e bashkëkombasve e në mënyrë të pashmangshme tek ai egziston embrioni i Atdhe- dashurisë, pasi vetëm aty gjente lavdinë.

Mediokritetin e çdo pale e gjakonte me tehun e fjalës në mënyrë të pamëshirshme dhe për këtë gjithmonë gjendej i organizuar.

Poeti Ali Podrimja i përket një gjenerate që mbijetuan në zgrip të fjalës, ndaj dhe në një farë mënyre punuan fort për ngritjen e vetëdijes popullore, krijuan për njerëzinë, por ua lanë testament krijimet e tyre gjeneratave të reja duke i mësuar se si duhet punuar, luftuar, mbrojtur a jetuar.

Aty ku lufta ka gjithë frontet e saj e secili ka një front për vete, duke ushtruar ndikim mbi ndërgjegjen e një populli të shumë vuajtur, të robëruar e rraskapitur, ndaj dhe poezia e Podrimes është lëvruar në gjithë hapësirat poetike në ndërtim, interpretim, stile e performancë e brenda gjithë këtyre rrethanave ai zbulon motive e imazhe duke arritur fuqi e besim, duke kërkuar begatinë e saj polivalente.

 

“Litari i Ankthit”

 

E lirë Kosova dhe e pavarur,

Me një litar rreth qafe

Kërkon degën më të lartë.

 

Si dele nuk i dilet në Pazar,

Nëpër fjalë seç dridhet

Midis dy qytetërimeve e zënë.

 

Nuk e mban litari, as e lëshon

Në konferenca ndërkombëtare

Kallëzohet si përrallë.

 

E s’e lëshon, as e mban një litar.

 

Kjo është shtylla e poezisë që mban dhe titullin e këtij libri.

Autori kujt dhe pse ju drejtohet me ato vargje që në dukje kanë thjeshtësinë e vargut.

Por në mënyrë filozofike gjëmon kohët e veprimet dy a më shumë palëshe.

Ai i gëzohet Kosovës pavarur, por mos besues në vetvete që në vargun e dytë.

Poezia e tij është mjaft e ndjeshme dhe dhe dremitje ndër metafora e luhatje emocionale që poetin e çojnë deri në trishtim, për kohërat e përrallat që duken hapur sheshit me pasi ende e ka hapur para syve inercinë e regjimit brutal e anti- shqiptarë, ndaj ndjehet si mes dy qytetërimeve (mos o Zot i zënë si në kurth).

Përsosja e shprehjes poetike tek autori zë fill jo vetëm në poezitë e këtij libri por në gjithë krijimtarinë e tij poetike, dhe kjo është dëshmi e fuqisë individuale poetike.

Imagjinata e autorit jo pak kapërcen gjykimin, dhe në dukje të ngjan se gjykon në mënyrë sipërfaqësore dhe kërkon arsyetim që bindjen e ka pikërisht për të kundërtën.

Nuk mungon as mprehtësia as intuita, ama as ndjenja e depërtimit për të zotëruar një shpirt të pasur me vitamina atdhetarie, të ethshëm e tejet aktiv.

Inteligjenca e poetit në brendinë e tij, përfshin aftësi e prirje krejt kontradiktore në dukje por dhe aq të drejtperdrejta.

Pra ndjenja e tij e poezisë zë fill në thellimin psiko- filozofik, në atë mënyrë që njëkohësisht mund të jetë ëndërrimtare dhe vendimtare, idealist a realist padyshim ky fanatik i lirisë e pavarësisë.

Natyra e tij poetike është paksa rebele pasi vargu jo gjithnjë transparenca e fjalës dhe vargut.

Ngacmueshmëria e karakterit shpesh e bën poetin mjaft të pa lumtur, duke mos u pajtuar me realitetin e orbitën që e rrethon, prandaj e shpreh ndjeshëm në vargje.

 

Një fyell e një yll në një pyll

 

Në Pyll

‘i fy’ll

 

në fy’ll

‘i yll

 

ç’yll zot

volli ‘i Pyll

 

kalli ‘i fy’ll

 

Po kjo poezi...

Zot ç’fjalëkryqi

Rrëfimi poetik në këto vargje është një strukturë e thellë brenda botës së krijuar gati- gati imagjinare, ama brenda fantastikes, por mesazhi merr kuptim të përgjithshëm e më të qëndrueshëm, duke e nxjerrë nga tërësi e saj e cila përbën strukturën e thellë nga dalin dimensione të gjithanshme.

Tek poeti frymon e nxit shkëndija e madhe e frymëzimit dhe dominon filozofia e fjalës me mendim të thelluar dhe tek gërmon, gjendesh brenda madhështisë krijuese të poetit.

Grafologjikisht i vështirë në zbërthim të vargut e fjalës, karakteristik i hermetizmit, i matur e përkujdesur deri në përsosmëri.

Një histori në katër vargje.

Mesazhi që na shfaqet, imazhet dhe rezultati mbi atë që na paraqitet mbi botën e elementit kryesorë të saj, padyshim bien mbi njeriun.

Mesazhi poetik nuk ka të bëjë nga koncepte të caktuara të mendimit  mbi faktorin njeri, por nga përvoja e egzistencës brenda hapësirave të caktuara, por dhe nuk është adekuate me qënjen njerëzore.

Ama Podrimja është një ekzemplarë i rrallë virtytesh, figurë ideale letrare, plot me ngazëllime herë të thjeshta e të qeta e herë deri në rrebelim, ndonëse ndodh të paraqitet si mit.

Shpesh poezia e tij kërkon të arratiset nga drithmat, ankthi, tragjikja, mospajtimet etj, dhe kërkon gjithmonë atë ç’ka është e fuqishme.

Poeti nuk e duron dot qetësinë, pasi ditët e tij duken se janë zhytur në mendimet e rrëmujshme plot potere, aty ku koha gjithnjë fluturon mes transformimesh.

Ama idili i tij është i pavdekshëm.

Ai ri’kthehet.

Përjetësisë i jep hare sepse forca është pika e fortë e karakterit të tij, edhe pas gjithë krizave apo tronditjeve të shpirtit, ndonëse thellë e përjetoi e kështu deri në rraskapitje ato trazirat tragjike, e kërkon të prehen duke përgjuar edhe gjërat më të thjeshta.

 

“Nuk pranoj se kam jetuar

po qe se u frikësova të zgjoj rrugën e verbërt

po qe se nuk dita ta kurdis orën në Kullë

po qe se nën hijen time strehohen ujq gjarpërinj

Po qe se barin e keq nuk e herra para derës

po qe se nuk dita të lind e të vdes siç mësova

po qe se dheut brodha dele e zezë

po qe se lë varre e turp

po qe nuk guxova ta them fjalën

           nuk pranoj se kam jetuar.  1970”

Sa shumë po qe se, sa shumë imazhe sjell me kulmin e pikëpyetjeve, dhe ç’dilemë përjeton deri dhe thellësisht deri në vetmohim.

Zot ç’ndikim.

Thellësisht i ndjerë dhe gjerësisht i shtrin mendimet, me elemente fort të rrallë që padyshim kundërshtojnë njëri- tjetrin nëpërmjet shkrirjes identitetit tij gjenial me kohën, hapësirën, traditën, traditën, Atdheun, por dytësia e mendimit të shpie në gjithë shtigjet e ngushta, por dhe ditët e vështira që po përjeton Kombi.

Poeti dhe koka e tij, janë pikërisht si dy botë të cilat këmbejnë dritën me njëra- tjetrën tek rrotullohen ndër sfera të ndryshme, e për të qënë qytetarë i lirë i botës, guxon dhe guxon.

Ai assesi nuk ndjehet rehat brenda sferës së mëmëdheut, kurrë dhe asnjëherë.

Artisti brenda tij shkon mirë me zërin e shqipes, pasi qëndron i fortë dhe i sigurtë në vetvete se do arrijë trofeun, ndaj shpirtin e mbjell aty, kështu që vargu i Podrimes vëzhgohet në kënd- vështrime të ndryshme pasi të afron mundësi.

Të shumta janë edhe mbresat që rrjedhin nga leximi por dhe analiza që i bëhet vargut, ku ka figuracione të dendura, variacionet që paraqesin formësimin e fjalës apo hapësirat poetike të metaforizuara, që për autorin poezia pa metaforë siç e quante ai, është si ashti pa mish.

Në opusin poetik të Ali Podrimes është e formësuar shprehja, me ndjeshmëri të lartë, me muzikalitet tekstorë ku e mpreh fjalën, ndaj e din si krijohet dhe vjen si garniturë dhe mjaft mjeshtërisht i serviret lexuesit.

Poezitë në varg të lirë nuk i nënshtrohen ndonjë rregulli, por se tregon kujdes në përzgjedhjen e elementeve të vargut, ndonëse mendimi rrjedh lirshëm.

Padyshim Podrimja realizon vlera të veçanta e gjithnjerëzore, pra ato vlera universale në krejt struktutimin artistik, rrëfyes i fuqishëm e impulsiv.

Varianti metaforik në vargjet e poetit sfidon poetikisht kohën apo vazhdimësinë pasi bëhet kritik i fjalës e vargut, fenomeneve të ndryshme.

Pra gjithmonë gjendet në kërkim të pandërprerë të përsosjes së shprehjes poetike , ama duke i qëndruar mjaftueshëmlarg vargut transparent.

Meqënëse ai përjetoi vitet kritike dhe tragjike në Kosovë, mbetet ithtarë i poezisë hermetike dhe shprehet me forcën e fjalës e dytësinë e mendimit e tepër fin në ndërtim a pasqyrim realiteti, sepse liria universale thotë ai fillon nga vetvetja, ndaj mbetet poet misionarë, jo betëm hapësirave të mëmëdheut, por edhe shtigjeve të shumta të Europës.

Melankolia donkishoteske ia mbushullonte shpirtin dhe çlirohej përmes pjalmit të fjalës, ky kreator i vizionit në horizonte të pafundme estetik dhe stilistik, pra Podrimja është zë i artikuluar në botën letrare shqiptare, por dhe vende të ndryshme të Perendimit.

Kështu që Ali Podrimja krijoi poetikën personale me shprehje të pasura e të papërsëritshme duke u bërë idol i letersisë bashkëkohore shqiptare, por dhe lexuesve në tërësi, ndaj është shembull unik i poetit modern.

Ai izolimin e kohës që përjeton koha moderne e demaskoi fuqimisht përmes simbolikave e metaforave dhe konkretisht gjëmon izolimin dhe vetminë si fenomene që dominojnë mes shoqërive, ndonëse bëhet e padujshme përmes elementeve të mashtrimit, pra përsosja e mjeteve të përdorshme tashmë në gjithë aspektet e fjalës, prandaj nuk mungon as ironia metaforike e mjaft pikane duke treguar kujdes në përzgjedhjen e tyre.

“Në udhëtimin tim një mace e zezë më ndjek orën e fatit ajo dikton”.

A nuk është izolim mes njerëzve dhe ekiuvalenca metaforike tregon lirinë e cunguar.?

A nuk është ky poet një profil mjaft interesnt.

Në mendësinë e poetit vazhdimisht potencohet kërkesa për organizim perfekt të poezisë, kërkon koherencë dhe unitet padyshim.

Ai thotë se; pas spontanitetit poezia veçse frymëzimit kërkon sistem dhe punë padyshim.

Uniteti stilistik, tematika, koherenca janë kriteret tipologjike të poezisë.

Ky poet origjinal, me individualitet krijues poetik, solli magji në letersinë bashkëkohore shqiptare, ku bashkëjetoi me ngjyrat, brenda tërësive universale në një proces të gjatë nëpërmjet filozofisë psikologjike, përcolli imazhe e mesazhe në gjithë proceset komplekse dhe gjenialitetin njerëzorë e arriti me magjinë e fjalës.

Ali Podrimja.

Ky poet gjenial dhe, i papërsëritshëm.

 

                 Lezhë, Mars 2022

 

R E C E N S I O N

 

Libri; ETNIA IME NË VARGJE nga Prenda Sejdia

 

Të jeshë i pavdekshëm është e zakonshme përveç njeriut të gjitha krijesat janë të pavdekshme, sepse ato nuk e njohin vdekjen, hyjnoren, e tmerrshme, e pakuptueshme është ta dijsh se je i pavdekshëm.

                         J. L. Borges

E nis me thënjen e të madhit Borges pikërisht për njeriun e vdekshëm që një jetë ia kushton lirive, mundësive, përçapjeve, ecejakeve pafund në kërkim të rrezez dritës.

    Është mendimi dhe forca që paraprin në shtegtimet e gjata por dhe të detyron që t’ju rikthehesh shtigjeve të kohës e të vëresh ku ishe a ku je, por jo vetëm. Të bën ta shfletosh historinë tënde por edhe atyre që të rrethojnë. Mundësi e mirë kjo për të parë se kush ka fluturuar, vrapuar, kush ka ecur apo kush është kacavjerrë brenda kohës apo së fundmi kush e ka shtrydhur mendimin për të ecur përpara.

    Këtë jetë do e përjetojmë e brenda brishtësive do ndërtojmë oazin tonë, por ç’lidhje ka kjo kur njeriu i vën objektiva vetes e më së miri i vën në shinat e kohës e mirë ua dinë destinacionin. Është efekti kohë ilaçi më i mirë dhe mësuesi më inspirues tek njerëzit ku mund të gjejmë frymëzim por edhe vullnet të palëkundur në pjesëmarrjen evidente të zhvillimeve jetësore.

    Kam ndjekur krijimtarinë e Prendës që prej fillimi dhe gjithnjë jam surprizuar nga krijimtaria e saj, por edhe në këtë vëllim që krijimtaria e sajë tërësisht i përket Etnosit Kulturorë të Bugjonit e trevës Thaçit.

Duke parë brendinë e poezive e vlerësoj jo vetëm krijimin por edhe Fshatin e bukur të Bugjonit ku autorja me të drejtë e dashuron vendin e saj me gjithë forcën e shpirtit.

    Tek gjendesh në brendi të vëllimit udhëton labirinteve të pashkelura më parë nga ajo.

Kemi biseduar herë pas here për Bugjonin a trevën përreth por dhe Pukën si ‘Dukagjin i Vjetër’ dhe ajo shprehet se Thaçi është madhështi në Gegëni.

    Ndaj ajo tregon mjaft fakte bindëse dhe ndryhet atje brenda admirimit ku shumë tipare tematike të poezisë saj gdhenden në vargjet të spikatura e të ‘detyron’ ti adhurosh ato vlera të mrekullueshme që mbartin mbi supe jehonën e madhështinë e traditave që burojnë aq natyrshëm ku gjen shprehje përmes theshtësisë së fjalës, por gjen dhe vërtetësinë e mesazhit që përcjell.

Poetja e infiltron përmes mendimit por dhe kulturës saj që aq këndshëm bëhet njësh me zonën nga vjen.

    Prenda është poete e vargut të lirë por dhe të organizuar dhe vrullshëm përshkallëzohet tempi apo ritmi e vjen si fllad i lehtë pranverorë dhe shkëndijon pa imponime false. E kemi për detyrë thotë Prenda por dhe nderë gjithashtu të flasim e shkruajmë për etninë dhe histori tona, pasi aty lartësohen profescitë për etërit tanë fisnikë të endur në perla historie dhe shtjelluar virtytshëm brenda historisë.

    Në librin; ‘ETNIA IME NË VARGJE’ të autores Prenda Sejdia.

Psiko- filozofia në artin poetik të këtij vëllimi zë një vend mjaft të gjërë dhe përmes fantazisë krijon enkas trillin poetik e takon ingranazhin hulumtues me aq mjeshtri nga galeria krijuese, që i ngjan një galerie oqeanike.

    Duket se përballimi i sfidave vjen si ngrohtësi frymëzimi nga mendja a dora e një gruaje që bashkëudhëton me të bukurën poetike, ku përdorë mjeshtrinë e lartë artistike më fjalë shpirti dhe trokitje të tilla na emocionojnë fort dhe sidomos në jetë shkruhen me mjaft stil e mjeshtri ku depërtojnë në çdo qelizë, dhe bukuria të cembisë në thellësi.

    Brenda poetikës Prenda gjendet si një Penë e arrirë ku rrok thelbësoren dhe magjinë e na dhuron ngazëllimin e plotë të shpirtit krijues, pasi shtrirja e mendimit në afatin kohorë brenda poezisë tregon studim e njohje fenomenesh e  argumentesh e sjell në stile të ndryshme në vargëzim dhe kjo poezi etnosi ka mjaft frymë letrare.

    Në mendjen sytë dhe shpirtin e poetes lexohet vërtetësia e njihet përmes vargut shkruar e shpaloset thelbi i poetes ashtu siç shfaqet larg aktrimeve.

    Vlerën e vëllimit e pashë përmes radarit estetik duke parë dhe mirësinë e intelektin brenda vargjeve me peshë të vëllimit që është i gjithkohshëm e aq universal e nxjerr në dritë shpirtin poetik plot labirinte.

    Nëpër poezitë e këtij vëllimi Prenda thithë ajrin e pastër të bjeshkëve, të lumit, malit e pin ujin e kristaltë të burimit nëpër fijet e amanetit troket mjeshtërisht në trojet e etërve të saj. Ajo sikur luan në muzikë notat më të ëmbla të pentagramit të shpirtit në mënyrë tepër modeste dhe ka vallëzuar me kohën.     Individualiteti krijues dhe fryma autentike, origjinaliteti e natyrshmëria në artin letrarë është obsesioni që synon cak, por ajo është aq unike në mjeshtrinë e saj dhe përcjelljen e mesazheve mbi njerëzit vital të zonës apo natyrën e mrekullueshme ku brenda atij vëllimi janë të përfshira aq shumë jetë ku çdo bashkëpunëtore aty e gjen vetveten në një aspekt apo një tjetër dhe për këtë autorja veç profesionalizmit të lartë krijues ka treguar kujdes në gjithpërfshirje.

    Lidhur me këtë logjikë të akceptuarit e përjetuarit figurativ artistik të realitetit e tejmbush me motive të ngjashme si përmbajtje dhe porosi nga letersia gojore e paraqiten në bashkë- jetesë përmes variacioneve të ndryshme si mënyrë e të përjetuarit figurativ por sjell ton mjaft origjinal në poezi, si fjala bie mbi fjalën, shpirtin, natyrën e njeriut të lidhur pas trollit e frymës autoktone e disponon zemërgjërësi e mprehtësi të vetë kësaj natyre e këtij shpirti, ngrohtësinë e natyrës së gjërë të tokës bugjonase si burim jete e lumturie e po ashtu dhe verbin e thjeshtë e deri në maksimumin poetik bashkë me urtësi e thellësi mendimi.     Synon shtigje të reja, shpërthen e pushton hapësirat e fjalës poetike por dhe ngjyrat e horizonteve të hapura.

Dallon tonet që synon pushtimin e kaltërsive dhe horizontet e pafundme.     Kjo poete nga vëllimi në vëllim duket se ka synuar sinteza të gjithpushtetshme duke qënë përherë e tillë posaqërisht në mendim duke qënë shumë origjinale sjell aromë sensibilitet dhe forcë akceptuese poetike të vetën, individuale e të papërsëritshme.

     Realizohet brenda këtij zëri e brenda kësaj natyre karakteristike krijuese.    Poetja i ka ushqyer shprehjet nga përvoja jetësore dhe artistike ndaj disponon potencë të atillë krijuese e duket sikur ka krijuar imunitetin e duhur.

Koloriti krijues është zë në poezinë e saj duke i vënë në sherbim të shprehjes poetike dhe disponon kulturë letrare.    Këtë pasuri dhe përvojë e vë në sherbim të shprehjes sa më me sukses botën e vet krijuese ndaj shpreh dhe besim të fuqishëm, e ç’veshur nga çfarëdo kompleksiteti. Raportet e Prendës me poezinë janë në rrugën e duhur të artit letrarë.

    E veçanta e poetes është fjalori i pasur dhe mjaft stil dhe përdorimi i metaforave pothuajse në çdo varg a poezi ku e bëjnë mjaft të fuqishëm vargun e ia shtojnë vlerat letrare poezisë.    Përmes poezisë metaforë që është shembull unik i poezisë sonë bashkëkohore poetja simbolizon dhe metaforizon virtytet e larta të bugjonasit a bugjonases, vështirësitë e kohërave të luftës për Flamurë e Pavarësi, bukuritë natyrore të vendlindjes ndaj poetja e përdorë fjalën a metaforën në vendin e duhur.

    Përsa i takon çështjes së njeriut mesazhi i rrëfimit të Prendës zhvillohet në kërkim të pajtimit mes realitetit dhe idealit.    Strukturën e thellë e përbëjnë aspektet e realizuara kuptimisht në këtë vëllim poetik dhe ne i marrim ato si mesazhe. Ky rrëfim i tillë na flet me gjuhën e dashurisë së pastër njerëzore duke shtruar çështjen egzistuese të njeriut në bashkëkohësi dhe realizimin e tij si njeri.    Struktura e rrëfimit poetik si në planin real por dhe teorik është ajo hapësira e lirë brenda së cilës materializohet bota dhe botkuptimi poetik, ndërsa në planin e zhvillimit është e pakufishme pra e pambarim. Kështu që ne fitojmë përshtypjen e përjetësisë së ligjërimit pra përjetësisë së njerëzimit.    Meqënëse ne nxjerrim njohje të reja nga të folurit depërtojmë në thelbin e gjërave dhe të dukurive të ndryshme.    Pra nga një e folur kuptohet se del qoftë një mesazh, e në gjuhën shqipe kuptohet si porosi por asnjëherë kuptimin e mesazhit të imponuar që merr kuptim didaktik të fjalës.    Rrëfimi poetik fuqinë e vet bindëse e merr nga ritmi por dhe mënyra e të folurit, pra përmes taktit.

    Prenda është një autore komplekse dhe tashmë e dëshmuar në vepra cilësore artistike sidomos në sferën poetike ku ka disa vepra poetike me mjaft vlera artistike me larmi temash e fjalor poetik, estetik e filozofik ku prekë thellë shpirtin njerëzorë kryesisht ata shqiptarë.    Përjeton sfidat apo shqetësimet por dhe dashurinë njerëzore që e tregon herëpas’here nëpërmjet dedikimeve me vlera cilësore e ka vetpërcaktuar stilin e saj të veçantë brenda diapazonit të gjërë krijues.

    Ashtu si në veprat e mëparshme edhe në këtë vepër studimore mbi Etnosin në vargje e  konfirmon vazhdimësinë e identitetit të shpalosur më parë .

Ëndërra e vjetër vazhdon të ëndërrojë.

Ne shprehim dëshminë e pjesmarrjes të reallizimit të saj!

                       Gëzim Ajgeraj 

             Zvicër Grabs 1. Shkurt 2022

 

 

LULE MBI VARRIN E STËRGJYSHIT

 

R E C E N S I O N

 

Tregime për fëmijë;

 

“QERSHIA E STËRGJYSHIT”, Gëzim Ajgeraj, Prizren, 2022

 

Impulse dhe refleksione me ndjenjat përzier, paçka se mosha aq e re ndodh që kujtimet ta tundin botën e regjionin, qoftë i rritur a fëmijë qoftë.

Të gjithë e duan jetën, e duan jetën për ta shijuar, për ta prekur e soditur, duan At’dheun e vendlindjen e të parëve, shtëpinë e vjetër e gjithçka të tyre, pse jo dhe varret e të parëve.

Dekadat u mbushën me ankthin e pritjes e mallin e pashuar, nostalgjinë e pamatë dhe dashurinë e pafundme, bijtë e bijat e këtij trolli të shqipes.

Qe koha ajo që i dënon me mos’kthimet, ndaj ç’mund të bëjë ky mallë, deri ku e ka cakun e sa do zgjasë ai zhargon i pritjes.

Po nipër dhe mbesa që fati nuk ju trokiti as të vinin në jetë në trojet e stërgjyshit, po vizitat pranë të afërmve a do kenë fatin t’i bëjnë si moti.

Po gjuhën e bukur shqipe a do e kenë fatin të e flasin apo do tretet bashkë me mallin.

Po At’dheu...

Si i kalon ditët At’dheu pa lulet e tij, pa ua dëgjuar këngën duke belbëzuar, pa ua shijuar rritën, pa i parë ata duke luajtur në grup me ato lojërat e improvizuara.

Ata po rriten pa i parë udhëve për në shkollë duke ‘gumëzhitur me njëri- tjetrin, nuk po i përjetojmë përqafimet e ngrohta me atë dashurinë engjëllore që mund të falin nga shpirti i tyre i butë.

Eh, filizat tanë tek hedhin shtatin e bukur ndër dhera të huaja e tek hedhin hapat në ndërtimin e jetës sikur na zë zvetnimi i mungesës tyre.

Shpesh hamendësojmë se ata do të adaptohen në vendet e tyre të banimit, e do mishërohen me zhvillimet atje, por në të vërtetë ndodh e kundërta me bijtë e shqipes.

Është embrioni i brumosur me tokën mëmë, At'dheun e stërgjyshërve, trojet e të parëve, gjaku i tyre e farefisi, të cilëve gjaku ju valon ndër deje ndaj kthejnë sytë pas, qoftë dhe për një çast, veçse sa për ta djegur atë mallë në përvëlim.

E për të mësuar për vendin e tyre seç të mbulojnë me pyetje nga kureshtja, malli e dashuria.

Me një Penë mjaft të hollë e delikate autori Prizrenas Gëzim Ajgeraj 

, autori i 183 librave në gjithë zhanret e gjinitë letrare, vjen me tregimet për fëmijë në librin "QERSHIA E STËRGJYSHIT".

Janë të prekshme imazhet të cilat e kanë frymëzuar autorin përmes ngacmimeve që mbesa e tij Elona herë pas here drejtohet me pyetjet e saja kureshtare për të hedhur në letër  ato dhe për të përcjellë mesazhe të forta për bashkëmoshatarët emigrantë të Elonës por jo vetëm.

Në mos është kjo botë që merr hov e krahë në imagjinatën e vogëlushes Elona, që ajo vjen me pushime në vendlindje dhe përmes ardhjes së sajë, se brezat e gjeneratat po rriten dhe nuk po i nënshtrohen harrimit apo asimilimit, përkundrazi kërkojnë të njohin rrënjët e tyre ndër breza.

Rasti konkret i Elonës vjen si dëshmi e gjallë për lexuesit e si frymëzim e shpalosin ndjenjën, dëshirën e kuriozitetin e saj për njohuritë që don të fitojë mbi brezat e saj.

Tregimi “Tek varri i stergjyshit” është shembulli më tipik se si një fëmijë 7 vjeçar do të dijë e ta vizitojë varrin e stërgjyshit e për ta nderuar me lule duke kërkuar ta njohë akoma më mirë përmes fotografisë që gjendej mbi pllakën e mermertë.

E përmes këtij tregimi, sado e vogël që është Elona tregon se deri ku mund të arrijë imagjinata e një fëmije, paçka se lindur e rritur diku larg në Alpet e Europes.

Padyshim, ky është geni ynë shqiptar që tregon lidhshmëri me trojet etnike.

Ky libër me tregime trajton tema mjaft interesante si psh;

1- Udhëtimi në anije.

2- Shtëpia e gjyshit.

3- Në vendlindjen e gjyshit. 

4- Pranë lapidarit në Malësi.

5- Stërgjyshja e Lonës.

6- Loja me shokët e lagjes.

7- Foleja e dallendyshes.

8- Dua një mace.

9- Qershia e stërgjyshit. 

10- Lule mbi varrin e stërgjyshit. 

Ashtu si engjëjt e çlirimit ku mes iluzionesh pafund davarit retë e qiellit, i njëjtë kthehet autori e bëhet virtyt i brezave të së ardhmes plot frymëzim, vlerë, oaz, e botës ngazëllim i bëhet ku ndez dritat jeshile të shpresave por dhe diturisë.

Le të ndalemi pak tek referenca e tregimit "QERSHIA E STËRGJYSHIT", që është edhe boshti kryesor i librit, tregon kur Elona bashkë me gjyshin e saj, pas kthimit nga mërgimi (pushimet),  vizitojnë çdo pëllëmbë toke, shtëpi, oborre, kopësht apo arë, dhe si për dëshmi të Lonës, një qershi e vjetër por e mbushur kokrra plot, i shfaqet para syve të saj. Tek mahnitet nga madhësia e saj e frutet e shumta që mbante Pema, menjëherë ajo filloi me pyetjet e donte të dinte se kur ishte mbjellë qershia dhe se kush e kishte mbjellë atë. Gjyshi mahnitet teksa Elona e vogël po formulonte aq bukur pyetjet por dhe për kureshtjen që ajo ngjallte, e, me aq durim e dashuri hyjnore iu rrëfye asaj mbi historikun e qershisë së stërgjyshit.

Stërgjyshi i saj e kishte mbjellë atë pemë të qershisë, atëherë kur gjyshi i Elonës kishte qënë ende fëmijë dhe ai aso kohe shkonte në shkollë.

Pra, edhe qershia u rrit bashkë me rritën e gjyshit.

Por kureshtja e vogëlushes nuk ndalej, sa breza bëhemi ne duke ngrënë nga qershia e stërgjyshit.? Pyeti ajo.!

E kështu së bashku filluan t’i numëronin brezat.

Kështu që gjyshi dhe Lona, po i numëronin plot katër breza që morrën nga kokrrat e saj,  ku Elonës, gjyshi ia tha një nga thënjet e stërgjyshit kur ai po e mbillte pikërisht atë Pemë.

-Unë, -kishte thënë stërgjyshi, -ndoshta pak do arrij t’i shijoj frutat e saj, por ata që do i shijojnë do më kujtojnë plot me dashuri.

Këto tregime tradicionale për fëmijë janë një pasuri shumë e madhe për botën e fëmijëve, me karakter edukativ, ku mbillen virtyte njerëzore me mundësi origjinale e artikulim të emocioneve. Përmes depërtimit të ëndërrimit emocional të animimit të frymës dhe shpirtit autori realizon vlerat ndërnjerëzore. Në këtë libër gjenden tregime mjaft interesante ku përcjellin ndjenjë dhe emocion.

Pushimet e Lonës nuk ngjallin vetëm kureshtjen e autorit (gjyshit) por edhe të bashkëmoshatarëve të saj e kujtdo tjetër që e lexojë librin. Në këtë shtegëtim rrëfimi, autori dëfton se pushimet e Lonës, si asnjëherë tjetër qenë bekim për të, pasi ato i përcolli plot emocion, ndaj vendosi t’i ndante me ne pasi dashuria për vendin tënd e njerëzit e gjakut, por edhe mëmëdhenë të cilit ia trashëgon gjuhën e mëson traditat është më e madhe se universi.

Kështu që Elona është shembull unik si figurë e librit dhe mesazhi që ajo përcjell për brezat.

Ndaj autori e simbolizon me frymën e dashurisë, ndaj teksti realizohet përmes ligjërimit të rrëfimit në tregim duke paraqitur qetësinë modeste të personazhit mjaft të veçantë e të dashur ku dëshmon se zogjtë e shqipes e duan folenë e mëmëdheut. Në shpirtin e vogël të Elonës gjendet një tis i artë ku nga këndvështrimet e saj paraqet forcën e gravitetit tokësorë duke e kthyer të tërën në substancë për njeriun lirik. Ëndrrat e saj duken të mëdha për t’i lëvruar në këtë botë të madhe, idil i vendlindjes, e është drejt kërkimit të fateve të veta si një luftëtare e nisur në shtegëtime të gjata.

Synimi i saj është që njerëzit ti bëjë kureshtarë, ama kureshtjen ta shuajmë duke mësuar historitë, duke nxjerrë mësime e për t’i kthyer në objektiva, të kthehen në shigjeta të drejtuara nga pafundësia, zhytur mes ëndrrave.

Biblioteka kombëtare pasurohet edhe me një tjetër libër me tregime për fëmijë por me ndikim të madh për çdo moshë në qasje edukimi e dashurie për trojet stërgjyshore, pasi stërgjyshi i Elonës do e ndjejë edhe në botën tjetër atë dashuri që i falet nga stërmbesa bashkë me lutjet e saj që stërgjyshi të prehet i qetë në amshim.

Pra, mesazhet e këtyre tregimeve janë shumë të ndjera nga të gjithë. Kështu që kureshtja të ngjallet nga tregimi në tregim, për hir të cilësisë së lartë të rrëfimit e përmbajtjes pozitive vjen si fryt dhe virtyt i një shembulli të shëndetshëm që gjeneron kohërat, dhe pasqyron vlerën e mirëfilltë. Gëzim Ajgeraj me dekada e ka dëshmuar veten e tij si shkrimtar shumë dimensional në gjithë zhanret e letersisë, por së fundmi ka një revansh këto kohë mbi librat për fëmijë që kaq shumë i mungojnë lexuesve të vegjël dhe tregut të librit, ndaj është për t’u vlerësuar.

Sigmund Freud ka thënë;

“Ëndrrat ia lëshojnë vendin mahnive të një dite të re, ashtu si bukuria e yjeve, ia lëshon vendin dritës së diellit.

Ëndrra është rrekja e përmbushjes së një dëshire..!

                        Prenda Sejdia 

                     Lezhë Gusht 2021

 

R E C E N S I O N

NDËR SHTIGJE TË KOHËS 

 

LIBRI; PËRTEJ DASHNISË nga Martin Deda

 

“Artisti i vërtetë sillet si zogu që ulet mbi gemin e brishtë që e ndien të lakohet nga pesha e tij, por prapëseprapë vazhdon të këndojë pasi e din që i ka krahët dhe mund të fluturojë, pati thënë V. Hygo”.

Pesha dhe fuqia e madhe e letersisë gjithashtu dhe mundësitë e pafundme që ajo na tregon seç shkon mirë apo jo brenda shoqërisë tonë njerëzore pasi Letersia është e pafundme dhe e pa anë me thellësi si deti.

Kështu që ne duhet të gërmojmë ndër sferat e saj, dhe të përmbushim detyrat tona.

Letersia na mundëson të ëndërrojmë për një botë më të mirë e të zhvilluar  në gjithë dimensionet e saj.

Raportet e njerëzisë me letersinë asesi janë në atë nivel kulturorë që bota kërkon apo duhet të ketë.

Pra shoqëria është impotetente dhe në inkoherencë me kohën.

Faktet janë kudo.

Vendin kryesorë në fjalorin tonë na e zë politika, sharje, fyerje, urrejtje a shpifje erj.

Ama libri dhe leterisia na ushqen shpirtin dhe imagjinatën për një botë të paqtë dhe të edukuar ku nxit formimin dhe ngre nivelin e intelektit.

Ndjeshmëria e vlerave letrare e kulturore dhe estetike bëhet shtysë në formimin personal, intelektual, emancipim ndër shoqërorë në parametra bashkëkohore që kaq shumë ka nevojë shoqëria apo shoqëritë në tërësinë e saj.

Autori vjen me vëllimin e parë poetik, pra në këtë zhaner kaq të dashur të njerëzisë ku bukuria mund vështirësitë.

Martin Deda si shkrimtarë, kemi të bëjmë me një autor të dëshmuar në vepra historike (monografi) e tashmë edhe në sferën e poezisë ku temat i trajton me fjalor poetik dhe estetik ku prekin shpirtërat njerëzorë .

Porzia e Martin Dedës, ndonëse në vëllimin e parë poetik tregohet si vëzhgues emocional ku përjeton shqetësimet e ndjenjat humane ndaj krijon atmosferën poetike pasi ka të bëjë me një vepër në sferën e artit të poezisë.

Kështu poeti qëndron konsekuent në ndërtimin e tipareve poetike, moduseve stilistike e motivore, dhe rafinamentit përpunues artistik.

Autori nuk vuan nga pesha stërngarkimit figurativ por janë shumë përmbajtësore e domethënëse ndaj vijnë thjeshtë e këndshëm për lexuesin.

Veçohen theksime të çiltra patriotike e kombëtare ndaj tufa poetike vjen si kurorë freskie e një lirike të bukur ku e bëjnë interesante imazhin çlirues të mendimit e të shpirtit.

/ Besëlidhja e të madhit Gjergj Kastrioti

/ Bashkëudhëtarr me ty qëndron

/ Brez pas brezi e mot pas moti

/ Emri yt krenarë në histori lartëson

Këto vargje flasin sa njëmijë fjalë për Lezhën e Besëlidhjes.

Ky krijim historik, burimin e ka nga thellësia e shpirtit e janë derdhur në poezi.

Ky është ndër stilet më të përdorshme të poezisë ( katërvargëshi, katrena ) ABAB, por në pikpamje sjell elemente e virtyte të larta njerëzore e mbi të gjitha qëndresë, pasi njerëzia nuk e harrojnë heroin e tyre ama përkundrazi jeton i gjallë mes kohërave duke nxjerrë në pah vitalitetin e gjallë të heroit kombit Gjergj Kastrioti.

Ilustron në shembullin praktik fenomenin mes artit e ndjenjës, ama gjithçka mvaret nga ndjenja e shijes së atij që lexon vargun e poezisë.

Shtoj se për një poezi të caktuar dalin shije e ndjenja të ndryshme të akceptimit të saj, por dhe të vlerësimit, pasi në poezi gjithmonë luftohet për nivele, ndaj kjo përvojë ka ngacmuar dhe idenë e sprovave të krijimtarisë.

Të njëjtin fenomen e kemi edhe tek ushqimi shpirtërorë apo ai i trurit.

/ Jo Shqipëria s’duhet të tresë

/ Jo Kosova s’duhet të vdesë

/ Asht koha që don bashkim

/ Një komb jemi t’kemi një qëndrim

Vargjet janë ithtarë të tokës arbërore ndaj vajton mungesën e lirisë së plotë dhe flamurit kombëtarë, apo thirrjet që populli shqiptarë i Kosovës ia bën zonjës europë ndër vargje.

Ndaj filozofia poetike është bashkim kombëtarë, mbrojtja e flamurit e trojet amtare.

Vargjet kanë një botëkuptim imagjinarë e ndjenjat formësohen me peshën poetike dhe tablo vizionare, dhe jetë i jepen aspekteve esenciale dhe dashurisë njerëzore për jetën e flamur dhe komb, davariten bindshëm në vija origjinaliteti në rimë dhe varg duke hapëruar ndër shtigje të egra të kohës që ndër shekuj i vuajtën pasojat.

Mendoj që me këtë rast nuk është e nevojshme të shkruhet shumë pasi poezitë janë të theksuara në kontinuitetin e të shkruarit të një stili të veçantë e me mendim të posaçëm me mjeshtri narrative.

Shkrirja e ndjenjës ka simbolikë përshkrimi përtej mendimit.

/ Më pas sekondat minutat orët

/ Mbushin ditë/ netët rrotullojnë meteorët

/ Të gjitha gjallesat me kohën ecin

/ Dhe prej saj më shumë presin

Autori thotë se trazuar ecin sekondat apo tek njerëzia kohë ndarjet nuk kanë kufi, apo fundi për këdo është krejt i kotë.

Qëllimi i autorit lidhet me vullnetin e brendshëm të veprës poetike, pasi kërkon të përmirësohet rendi jetik, nuk ngrihet kundër normave, rregullave, ligjeve, falsitetit, por ama gishtin e drejton tek fundi.

Vargjet kanë ato elemente që kënaqin imagjinatën tonë, frymëzon e e mbush ndjenja që reflekton vargjet por nuk mund të kufizohemi tek gjendja apo koha.

Dua të ndalem pak tek një tjetër fenomen, pra tek besnikëria ndaj ndjenjës dhe asaj që e ngacmon atë.

Ndoshta kjo përcakton origjinalitetin e asaj për të cilën jemi përcaktuar ta formësojmë në varg.

Do rifreskoj këtë shkrim edhe me pak vargje duke kujtuar se magjia e vargut nuk qëndron gjithmonë në atë që lexon, e akcepton e merr atë varg, por dhe tek ajo se çfarë përshkruan, përfaqëson mesazhin që e përçon dhe nga kjo shohim se magjia e fjalës është poezia.

/ Larg teje jam

/ I përmallur për ty

/ Tretur në mendime

/ Të kujtoj me lot në sy

Përlotshëm autori i thurë vargje vendlindjes e mallin e mat me tik taket e zemrës, e me shpresën se një ditë do rikthehet ku mallin do e flladisë në freskinë e vendit më të bukur për të.

Poeti vargëzon me ndjenjë mbi botën që e rrethon apo koncepton brenda poezisë që ngacmon shpirtin i cili pasqyron realitetin aktual por edhe atë të shkuar ku një pjesë e madhe e poezisë i kushtohen tokës së dashur Kosovë, demokracisë, bashkëjetesës, kalasë Lezhë, Heroit Gjergj Kastrioti, Abetares, Shkronjave, Nënës, Orës, Trojeve kosovare, Vendlindjes, Pranveres etj.

Kjo ndjeshmëri e bën të reflektojë karshi rrethit shoqërorë e botës që e rrethon e vargu vie si këngë e intonuat ku shpreh  mallë e largësi, ëndërr a dëshirë.

Poezia e këtij poeti ka udhëtuar përgjatë dekadave, me mesazhe të ngrohta miqësie por edhe herë pas here mjaft kritike.

Përplasjet, qasjet e prapaskenat e ndryshme me hije dyzimi e bëjnë poetin të gërmojnë thellë në histori të kohës reale e ti sjellë me varg këto dhimbje të cilat lanë plagë në shoqëri e madje kjo dramë u bë universale dhe poeti hedh vrerë ndaj padrejtësive.

Synon ti intimidojë e shpirtëzojë historiken e jetësoren dhe prek trurin kjo ndjenjë e pastër e vlerësimit të gjërave.

Ama dhe mesazhet që përcjell duke ruajtur përjetësisht ndjenjën e pastër njerëzore në shoqëri.

Në këtë vëllim poetik shpalos ndjenja humane e mjaft njerëzore me ndjenjë për një shoqëri që lufton padrejtësinë dhe cinizmin e sedrës së shëndetshme.

I jep reflektim që buron nga shpirti por dhe tradita e mirëfilltë, a thirrje për ndërgjegjësim të parimeve të pastra njerëzore përballë ligësive e veprimeve monstruoze me karakter e virtyte në raport me zhvillimet.

Shumë dritë dhe reflektim i uroj këtij vëllimi poetik e sa më lehtë për lexuesin dhe shumë suksese në kultivimin e këtij arti e thellim të mëtejshëm poetik.

Suksese autorit

Udhë të mbarë librit 

 

                    Prenda Sejdia 

                  Lezhë Tetor 2021

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

R E C E N S I O N

 

Libri; BUGJONI NË ETNOSIN KULTURORË nga, Prenda Sejdia.

 

Si njerëz të lirë të kësaj toke, me rënje e ngritje të herëpashershme, i njëtrajtshëm a drejtvizorë, brenda së cilës të folurit shfaqet përmes një mënyre siç është këmbëngulja kur flitet për gjëra të caktuara, asnjëherë s’të zë zvetnimi.

Qëllimi është një dhe i vetëm, ti duam më shumë, e me shumë ndjenjë atje ku mendja na rri pa ndërprerë që në vegjëli e deri në përfundim të diellit vjeshtorë.

Është fuqia bindëse që na rrëmben bashkë me ritmin e kohës dhe masat lëvizëse që na drejtojnë nga njëri pol në tjetrin, apo skaj më skaj të mendimit dhe botës së krijuar brenda fantastikes, ireales, por mesazhi të dalë sa më i plotë brenda lirisë tij, brenda atij kuptimi të përgjithshëm e të qëndrueshëm.

Shkrimtarja Prenda Sejdia vjen me librin 21, tashmë lëvron dhe në zhanrin e Etnosit Kulturorë të Fshatit Bugjonit dhe zonave përreth.

Ajo tashmë është më e vetdijshme se kurrë se liria universale fillon nga vetvetja dhe realizohet tek të tjerët, në vete vazhdon vetëm atëherë kur është e vërtetë.

Prenda druan nga bartësit e ndarjeve, ndarjet e përkatësive shekullore nga ambiciozët e observuar, nga marifetet dhe elementet lokaliste, nga indiferenca ndaj vlerave të vërteta.

Ndonëse me doza të zbehta ironie, sikur ju përgjigjet klisheve me formën e mospajtimit dhe përcjell mesazhet e duhura mbi të vërtetën, dhe në formë porosie, se ajo ç’ka na takon neve as Zoti nuk e ndalon, pasi e ka destinuar për prinësinë tonë.

Ajo thotë se historinë tonë e kemi përjetuar ne dhe kot sa çirren nën- zë, lakmitarët e hapësirave.

Në këtë libër të Etnosit Kulturorë, autorja vjen me tre tema mjaft interesante dhe të bukura.

Ato janë konkretisht;

 

1 • Brigjët e Pukës dhe Kodi i Maleve.

2 • Gdhendja e Drurit dhe Gurit.

3 • Xhubleta, Veshjet Popullore.

 

Ajo ç’ka të bie menjëherë në sy është tema e parë, ku flitet për Kanunin zakonorë të Maleve, apo “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, një temë e bukur e mjaftueshem interesante dhe aspak  e ngarkuar.

Ama ajo ia kushon kryekëput Bugjonit, vendit më të ëmbël që bota ka thotë Prenda.

Ajo temën e trajton ashtu siç ka ndodhur në fshatin e saj me ngjarje të ngjashme, dhe të marra në tërësinë e tyre.

Autorja thotë se fshati im Bugjon është i vogël dhe jo shumë shtëpi, por njihej dhe njihet si Burrat e Bugjonit apo Bugjoni i Burrave.

Por gjithsesi thotë ajo këndohen në këngë si të tillë.

E kur nisesh drejt Bugjonit 

Ke me has burra t’zakonit.

Kështu që ajo shpesh e metaforizon, Bugjoni i bukur, Thaçi madhështorë, Puka kreshnike, etj, që padyshim i meritojnë për virtytet që kanë .

        “Po ta krahasosh me kohën e modernizmit është një labirint i jashtëzakonshëm.

Të bën të meditosh, të futesh thellë në hemisferat shekullore të së shkuarës së madhërishme që ka dominuar shoqëritë tona shekuj me radhë. Fuqia e këtij Kodi të pashkruar mbajti një botë në ekuilibër, i pasuroi me virtyte, i lartësoi në nivelet më të larta të njerëzishmes, i bëri ata të jenë vetvetja.

Kanuni i Lekë Dukagjinit u praktikua në Bugjon e trevat e Pukës me gjithë forcën e Ligjit, madje e kanë përqafuar dhe ruajtur me kujdes shekuj të shumtë.

Ligji i pashkruar i dominoi shekujve, njerëzit u vetqeverisën prej tij duke ruajtur traditën, gjuhën e kulturën shqiptare, ajo tërësi e normave të së drejtës zakonore.

Ky udhëzues që përfshinte çdo aspekt të shoqërisë”.

Thelbi i Kanunit padyshim se janë fjalët e urta të dala nga mendja e Lekë Dukagjinit, në këtë vepër unikale me frymën humane ku spikat zgjuarsia, urtësia, e vendosmëria po ashtu.

Universi i saj krijues mbetet optimal në thellimin e shtresimeve të identitetit krahinorë,  shenjëzuar ndër Kodet e veçanta gati mitike, dhe mbërrin në botën ku artikulon fjalët magjike për vendlindjen e saj dhe banorët vendas.

Ajo përshkruan forcën e brendshme të atyre njerëzve të civilizuar në shpirt, të lirë brenda kufinjëve të së mundshmes.

Luftarakë ndaj padrejtësive, familjarë të denjë e të barabartë në shoqëri, absolut të papërsëritshëm.

Ai ndikim aq i pamatë, i shtrirë njëherësh në gjërësi e thellësi, mund të arrihet vetëm nëpërmjet asaj shkrirjeje fort të rrallë të dy elementeve që zakonisht kundërshtojnë njëra tjetrën, pra shkrirja e identitetit të njeriut gjenial me traditën e kohës vet.

Pra tradicionalja e gjenialja veprojnë ndaj njëra tjetrës.

Kjo karakteristikë dalluese e gjeniut, si shpirt i mishëruar i një tradite në lindje e sipër ta gërshetojnë me traditën e vjetër.

Autorja universalizohet me vlerat e patjetersueshme autoktone të ngritura artistikisht nga pikpamje ideore brenda Etnosit të zonës.

Një tjetër temë mjaft interesante është edhe;

 

• Gurë dhe drugdhendja.

 

Kjo temë e përshkruar me tepër finesë, në gjithë detajet e saj, të shton kureshtjen e të bën të meditosh e të futesh thellë në hemisferat e kohërave deri në lashtësi dhe sjell gjithçka të bukur që dora e artizanit e krijoi përmes intuitës dhe bukurisë artistike. Pikërisht brenda këtij fenomeni qëndron e magjishmja dhe ndenja individuale e brenda asaj bote të mbushur me thesare të pafundme e kthehet në potencial e për arsye të pakontestueshme bëhet vlerë, virtyt për botën. Dru dhe Gurëgdhendja, është kjo temë e plot nën- tema, ku ka larmi njohurishë siç edhe përmban elemente të shumta duke filluar që nga veglat muzikore që ndër shekuj i ka punuar dhe interpretaur dora e Bugjonasit e krahinarët përreth. Në mund të përmend veçse një është Violina Shqiptare e ndërtuar në Pukë në vitin 1981 nga Pukjani Fran Pali, pra banorë i zonave rreth nesh shkruan Prenda. E ndërtoi mjeshtri i drugdhendjes, apasionuesi i këtij arti fisnik që e dashuron çdo vatër.

Ata zgjidhnin drurin e me mjeshtrinë artistike i jepnin formën veglave të ndryshme. Autorja ka sjellë pothuajse pjesën më të madhe të veglave muzikore, enëve të shtëpisë apo ndërtimet prej druri, zbukurimet, orenditë, ornamentet etj, gjithçka që i përket punimit të drurit në fshatin e saj të Bugjonit nga mjeshtrit arkitektë që artin e përqafuan gjatë shekujve dhe motivohet të përcjellë mesazhe të qarta e njerëzore se njerëzit e kësaj treve e deshën punën e mirëqënjen dhe e duan padyshim, pra ka një sistem të plotë të motivacionit me bazë të qëndrueshme realiste. Etnosi Kulturorë  në Bugjon thotë Prenda është i vjetër sa vetë jeta, e historitë e vërtetojnë një gjë të tillë.

Ajo diti ti gjejë e të sjellë shumë nga elementet e Etnosit, në kaq pak tema, por shumë ‘grimca’ siç e thotë ajo, duke i vënë në patosin e realitetit të botës së saj, ama ndryshojnë efektet kohore, për hirë të historisë. Por gjithsesi ky art është mjaft i dashur për njerëzinë dhe i tillë do mbetet për hirë të vërtetësisë. Autorja synon ta ripërtërijë traditën e vjetër duke zbuluar plot visare, duke i nxjerrë në dritë me rrjetën e hollë të gurrës mendimit. Një tjetër temë e rëndësishme është edhe Xhubleta, veshjet popullore. Autorja me kujdes sjell në kujtesën e të gjithëve, atë pasuri të mrekullueshme të veshjeve të bukura popullore e madje për jetëgjatësinë është e mahnitshme. Aty gjendet plot specifike, e strukturën e thellë e përbëjnë aspektet e realizuara me shumë kuptim e mesazhi përcillet si rezultat i realitetit të kohës, botës dhe elementeve kryesore që ka Pukjani i bigjeve. Autorja i është qasur këtij zhanri letrarë për të përçuar tek brezat pasurinë shpirtërore po aq hyjnore që brezat i trashëguan dhe i sollën deri në ditët e sotme ato relikte shpirti plot kristale ku përcjell kënaqësi përjetimi në raport mes imazheve, ndjejës a mendimeve, e gjitha realitet. Dua ta theksoj traditën e pasur popullore të zonës nga vjen autorja, por dhe ashtu siç e gjen në këtë libër. Imazheve të jetës i dhuron buzëqeshje me hapa të mirë- menduar deri në përsosmëri. Gjithë këtij kreativiteti i atribuohet ana e zhdërvjellët e ndjeshmëria po ashtu në transportin e realitetit objektiv. Etnosi Kulturorë është ajo ndjenja e thellë e cilitdo që ka përjetuar historitë vendase, ndryshimet apo vazhdimësitë e gjithçaje e përbën këtë minierë të pasur e pafundme më gjithçka ka Fshati i mrekullueshëm e fisnik i Bugjonit apo trevave të tjera përreth e Pukës në tërësinë e saj. Imazheve të jetës Bugjase i dhurohen imazhe pafund, shpirtërisht të ndjeshëm, ama të shkruara në faqe librash, ku brezat e së ardhmes i kanë të gatshme për t’i studjuar ato vlera të të parëve të tyre.

 

                      Gëzim Ajgeraj 

             Grabs, Zvicër Dhjetor 2021

 

R E C E N S I O N

 

Libri; FESTAT, RITET E JETËS DHE ETNOSI BUGJONAS E ZONAVE PËRRETH, me autore Prenda Sejdia

 

Origjinaliteti e natyrshmëria dhe fryma autentike brenda individualitetit krijues, mbi letersinë e artin e saj është ai obsesion që ka synuar cakun në përgjithësi.

Është ky një komponent i brendshëm dhe natyrë e vetvetishme pasi gjatë krijimit të përvojës krijuese bashkërendur me atë jetësore ka vijueshmëri por nuk supozon që ka edhe ndryshime duke qënë në përputhje me natyrën cilësore.     Në artin krijues, krijuesi nuk e sjell dot sipas dëshirës, por sipas referimeve.     Fjalën e kemi për individualitetin brenda konteksti, pasi aty shpreh mendime, manifeston përkatësinë komplete por dhe komplekse të qënjes njerëzore si atë historike, kulturore, shoqërore e krahinore apo kombëtare qoftë ajo.     Në këtë rast individualiteti dhe kolektiviteti janë brumosur në natyrë cilësore dhe të veçantë karakteristike, dhe përkrah dimensionit kohorë apo hapësinorë.     Kështu që edhe krijuesi që lind nga gjiri i këtyre përkatësive plot vlera artistike në vete bëhet i disponueshëm me mundësi potenciale me gjithë këtë kolorit të natyrës individuale.

     Pikpamjet e mia shkojnë mbi mënyrat e forcimet në kohë, mjedise dhe kontekste të ndryshme të historisë së përbashkët shoqërore që ju ka mbijetuar ndër shekuj a mileniume. Por kjo nuk është as qëllimi, as ambicje e kufinj shqyrtimi.

     Lidhur më këtë logjikë të akceptuarit, a përjetuarit figurativ artistik të realitetit arrin në atë pikvështrim të nxitjes së asociacioneve e jehonë e së cilës është akcili krijues që ka arritur të shprehë artistikisht atë mënyrë individuale.

    Si përmbajtje dhe porosi vijnë kaq shumë motive të ngjashme nga kjo letersi gojore dhe demostron lëvizjet dhe bashkëjetesën përmes varianteve të ndryshme dhe me figuracione e aktualisht sikur e përjetoj në mënyrë krejt figurative të atij populli që mbarten vlerat shumë shekullore e akoma e mbajnë gjallë dhe i trashëgojnë traditat e tyre popullore ku sjell gjithë koloritin autokton të Bugjonit dhe trevave të tjera pukjane.

     Përmes ngjyrave të shumta e mjaft të veçanta, ka se me ç’të vishet motivi plot variacione në  kuptimin e artit letrarë gojorë.    Kështu ndodh në librin e dytë të Etnosit Kulturorë për Bugjonin të autores Prenda Sejdia.

     Vendin kryesorë në libër e zënë “Festat dhe ahengjet në Bugjon “, ku një vend të rëndësishëm zë Festa e Sh’Masjanit, si festë e fisit apo Bajrakut, dhe veç motivit duket se është shkruar plot frymëzim, autoktonisht e mbushur deri në perfeksion letrarë, me intensitet të plotë, por të veçuar nga tërësia tematike.

     Kjo fuqi e vërtetë krijuese e abstragon duke tejkaluar rastisjet apo eventualitetet përngjasuese ndër gegëni, ndoshta dhe koiçidencave të ngjashme apo nxitjeve nga të njëjtat fenomene krahinore.

Mikpritja në Bugjon, Thaç, e trevat e Pukës;

Libri përmban këto tre tema;

• Festat dhe Ahengjet në Bugjon e zonat përreth .

• Ritet e jetës ( Lindja, jeta dhe vdekja).

• Urti popullore Bugjonase.

E kuptoj nga kjo libër se të jesh Bugjonas do të thotë “lind për të jetuar” e vdis si mbret.

Më nxit të shkruaj plot frymëzim këtë recension, pasi ky libër i bukur që pasqyron jo vetëm traditën popullore Bugjonase ku ato virtyte si gjen askund pos botës shqiptare, e Bugjoni është në zemrën e gegënisë thotë autorja, prandaj ajo flet pareshtur plot krenari.

     Të lundrosh në kapitullin e parë të librit seç “mbytesh” brenda oazit shpirtërorë të zonës zë madhe të Thaçit që vërtetë është një ndër bajrakët më të mëdhenj të Shqipërisë at’hershme por dhe të sotme, plot vlera.

     Autorja, duke qënë bija e Bugjonit duket sheshazi se është rrahur papushim nga valët e fuqishme të mikpritjes plot brumë shpirtërorë, për të cilat kemi fjalën e lidhur ngusht me aspektet tradicionale pregatitjen, pritjen, përcjelljen, manifestet në festa të shumta është ajo veçori që buron nga guvat e shpirtit të saj plot impulse e reflekse që koha ia ka dhuruar por dhe ai popull i papërsëritshëm, ndaj ajo s’resht së falenderuari babain e saj që siç duket ka lënë gjurmë të pashlyeshme brenda shpirtit të saj për gjithçka që posedon apo ka poseduar.

Bugjoni i Burrave

Ajo trevë e pashoqe.

     Ato male plot lavdi, ato fshatra plot thesare kanë ditur se si të mbjellin fisnikëri në shpirtërat e dlirë të pasardhësve.

Jam Thaç thotë Prenda.

Ai bajrak që deshën vëllazërinë, bashkëjetuan me përçarës por kurrë s’u përçanë por si vëllezërit e një gjaku, e si rrallë kund dy bajrakë brenda bajraku.

A nuk është kjo një dhunti për atë popull të zgjedhur nga Zoti për të bërë dhurata të tilla.

Në pjesën e dytë të librit trajtohet një temë mjaft domethënëse siç është;

• Ritet e jetës ( Lindja, Jeta e Vdekja).

Këto fenomene që janë për çdo njeri por, 

     Pos njohurive autorja duket se është e angazhuar për të gjurmuar e hulumtuar me përkushtim e me mish e shpirt këtij libri duke sjellë argumente të forta e të plota dhe të detajuara ku ngacmon vetëdijen e gjithsecilit.

Ajo është e brumosur brenda asaj tradite dhe zakoneve vendase që siç shihet e ndjen thellësisht krenarinë që realisht e përjetojmë me ndjenjë të gjithë në atë fshat e trevat përreth.   Ajo nxjerr në pah nderimin për të vdekurit që meritat shkojnë për të gjallët.     Fenomeni “amaneti” është një element aq i rëndësishëm i traditës për ditët e sotme se si e kanë ruajtur, janë kujdesur, apo e kanë kryer në nderim të të vdekurit.     “Ajo thotë se “Amanetin e tret dheu”, e sipas kësaj filozofie njerëzit kanë ndjerë obligim parësorë realizimin e amanetit duke e çuar atë në vend.

Tjetër fenomen mbetet të theksohet i cili është “pritja e njerëzve” me kafe e raki që me fillimin e mortit, apo prerja e një dashi a deleje për ti hapur shpirtin në natën e mejtit, drekat apo darkat me mish, pilaf, raki e verë, e të tjera asortimente ushqimore pra sipas mundësive, dhe janë tregues i qartë nderimi nga të gjallët.     Një tjetër detaj interesant gjendet në libër, momenti kur njeriu do vdesë dhe ai paralajmëron ose familjarët kuptojnë diçka dhe ftojnë familjarët për të marrë ‘hallallin’ me të, e futura e krahëve nga një person i dashur por dhe i fortë në karakter pasi gjendesh para një fakti të zorshëm, dhe ndezja e qiriut ku vazhdojnë me lutjet për shpirtin e tij që të gjej bekim paqe e qetësi në botën e përtejme.    Ky fenomen sa detyrues aq dhe hyjnorë që Bugjon e Thaç dhe trevat e tjera pukjane kanë trashëguar ndër breza e vazhdojnë ende, me këtë meritë të jashtëzakonshme ata njerëz të devotshëm e të lidhur ngusht me traditën por dhe bestytnitë duke qënë tregues i veçantë ndezja e qirinjëve a vajtja në varreza etj. Tema e tretë ka të bëjë me urtinë popullore Bugjonase, ku fjalët e urta janë përdorur pothuajse vazhdimisht dhe çdo veprim e kishte një proverb, ky stil i të komunikuarit sikur e ka lehtësuat apo zbutur gjuhën apo duke thumbuar me lezet siç e thotë populli.

Edhe kjo temë është mjaft e pasur dhe e shkruar e tëra në dialektin e zonës dhe e realizuar bukur nga ana gjuhësore por edhe artistike që është krejt e vetja.

     Raporti me lexuesit në rrafshin etik është mjaft pozitiv pasi, vetdija qëndrore e letersisë gojore të sjellë në libër është e mishëruar me traditën vendase ndaj ky ligjërim i letersisë gojore, i atribuohet asaj mbi shtresën kuptimore të librit.   Ky raport ka funksion efektiv për brezat e së sotmes e kryesisht të së ardhmes, ashtu si në etikë, por edhe në zgjedhjen e lëndës që ka parashtruar, pasi nuk shoh kundër argumente por ka disiplinë dhe forcë argumentuese, e ligjërimi na vjen i sigurtë.

     Madje i është rrekur me pasion qëndrimit krijues që rrallë e më rrallë po shkruhet mbi Etnosin.

     Është më bukur të shkruhet e dokumentohet sot, se sa të bëhen kërkime shkencore pas një a dy shekujsh a më shumë. Ky libër në tërësinë e tij flet me dashuri mbi raportet e traditës për të bukurën dhe të mirën në mënyrë specifike e vijnë krejt natyrshëm mbi zhvillimet brenda subjektit letrarë gojorë, nga galeria e pafundme popullore dhe autorja e ka dokumentuar në librin e saj të njëzet e dytë.

     I uroj autores me këtë ndjenjë të lartë humane ta trashëgojë fisnikërisht tiparet e malësores ashtu siç i ka hije fjala, të vazhdojë të shkruaj e të ketë suksese në ndriçimin e mendjeve përmes pasurisë saj shpirtërore, studimeve e hulumtimeve të shumta që ka bërë dhe projektet e së ardhmes.     Si dhe përballë mendimeve të forta e studimeve të mëdha duke i dhënë kuptim, dritë, refleksion dhe dimensionin e së ardhmes.

     Uroj që libri të vijë sa më lehtë e këndshem për lexuesin.

Dhe shumë suksese të reja autores.

     

                                   Gëzim Ajgeraj 

                         Zvicër Grabs Janar 2022

 

Recension

 

Gëzim Ajgeraj

 

• Libri; « TI BUGJON BAJRAKU I THAÇIT »,

nga Prenda Sejdia

 

• Njerëzit në këtë botë vijnë më mision të paracaktuar, qofshin të sukses’shëm apo jo, jo gjithmonë e kanë mendjen e denjë, apo të ndodhë e kundërta. Pra e theksoj dhe nga përvoja ime e tejmushur aktivitete të shumë e shumëllojshme. E njoh mirë Prendën tashmë sepse bashkëpunuam që nga libri i saj i parë dhe asnjëherë nuk u zhgënjeva, sepse pashë tek ajo ngritjen graduale në artin letrarë në disa zhanre, pasi guxoi në disa prej tyre e kjo ndoshta edhe më ka befasuar por pse jo dhe lumturuar pasi nuk shkuan dëm këshillat e mia, por ajo më përkushtim e pa u ndalur ka punuar deri në perfeksion.

    Ai dhurova Prendës 130 libra nga titujt e mij sepse e dija që do i vlerësonte.

    Dua ta them jo së kam bërë diçka të madhe, por së Prenda e ka treguar vehten e saj së kush është, sa e aftë dhe dashamirëse është për njerëzinë dhe sidomos për ata që posedojnë vlera. I lexoi në 7 muaj, por jo vetëm kaq, ajo shkroi mbi ato libra e krijimtari plot 700 faqe studim letrarë. E vlerësoj shumë Prendën, jo për punën që bëri për mua, por për shpirtin e dlirë e të pastër kristal, dhe dashamirësinë që tregon tek kolegët që posedojnë vlera reale.

 

• Më lumturon fakti që kam në dorë këtë libër monografik kaq më vlera për vendlindjen e saj, atë vend që aq shumë e vlerëson dhe është përpjekur ta bëjë një studim të kompletuar monografik në gjithë stilin e tij më gjithë komponentët letrarë dhe historik, dhe më duhet mua ta vlerësoj nga ana letrare.

- Sa më shumë të lexosh dhe futesh thellë në brendi të temave, aq më shumë kupton dhe mëson vlerat e larta njerëzore të popullit trim, bujarë e besnik të trevës Thaçit zë- madh siç e përshkruan autorja.

 

      1 - HISTORIKU I FSHATIT  LASHTËSIA 

 

• Fshati Bugjon është një nga fshatrat më në zë të Bajrakut Thaçit e Pukës.

    Nga studimet e kryera mbi vendbanimet ilire dihet se në këtë trevë të Pukës, pra nga bregu lindorë i lumit Drin ka jetuar fisi i Pirustëve të njohur si shkrirës e përpunues metalesh dhe kryesisht i bakrit.

    Nisur nga gojëdhënat apo toponimet, hartat e vjetra apo dokumentacionet e arkivave të ndryshme, konstatojmë vendbanimin e hershëm të Bugjonit, por edhe fshtrave të tjera përreth por dhe Pukës anekënd.

Hulumtimet për vërtetësinë kanë qënë të shumta.

• Më 1997, akademiku Pukjanë z. Xhemal Meçi bën studimin e radhës e kësaj here mbi ‘Kanunin e Lekë Dukagjinit’ varianti i Pukës, ndaj gjendet e shkruar;

“Zhvillimi ekonomik gjatë Antikitetit dhe Mesjetës, i dha shkas zhvillimit të jetës qytetare e qytezave si GRALISHTI, IBALLA etj.

    Ky tregues është shumë i vlefshëm për faktin se Gralishti (Gradiste) kjo lagje e fshatit në Bugjon ka qënë mjaft e populluar dhe ndaj është radhitur ndër qytetet a qytezat e hershme të Antikitetit, me shtëpi të grumbulluara e popullsi të shumtë por dhe zhvillim ekonomik e tregëtarë.

    Nisemi dhe nga fakti se sot e kësaj dite aty është Kalaja e Gralishtit, dhe kërkimet e herëpashershme arkeologjike e kanë vërtetuar një fakt të tillë.

Gjithashtu një fakt tjetër që mund të bëhet lidhja e fenomeneve është se në Bugjon është një lagje e quajtur “Burgje” ku mund të jenë përdorur si burgje e qytetit të asaj kohe.

    Në Kishën e Shën Prendës në Gralisht ka meshuar 98 fëmijë nga mosha 1-15 vjeç ku fshati kushte 24 Shtepi dhe 188 frymë.

    Rëndonte gjëndja ekonomike në Bugjon pasi sundimi turk kishte shkatërruar Kisha dhe ekonomi, e njerëzit i kishte shkretuar lufta e aty kishin mbetur vetëm trojet e lisat e tyre.

    Këto të dhëna gjenden në shkrimet e Gjergj Bardhit “Mbi gjendjen ekonomiko- shoqërore të Shqipërisë së Veriut” në vitin 1638.

Por një tjetër fakt tregues është së në këtë fshat numëroheshin plot 5 Kisha që nga bregu i Drinit e deri tek Kisha e Sh’Masjanit në Bugjon.

- A nuk është ajo ç’citova më lart për fillimin e shtegëtimit autores në botën monografike të kërkimeve shumë të hershme që vjen si thirrje për të dëgjuar e mirëkuptuar fatin e atyre njerëzve vital atje mes maleve dhe i jep vlera të posaçme krijimtarisë por hedh dritë epokave të së shkuarës e të parëve tuaj.

    Pyetja e madhe dhe egzistenciale që e shtron shkrimtarja është;

- Pse elitat e kohës (çfarëdo kohe) nuk kanë lënë të shkruara historitë e tyre, dhe nga kjo lindin kaq shumë mosmarrveshje për histori të shumta. Është vibrim madhështorë për gjithçka që autorja sjell në Monografi bazuar në hulumtimet e shumta dhe dokumentuara në këtë Monografi dhe ju lën radhën historianëve të hulumtojnë mbi Bugjonin.

    Në thelb është një shpirt i akumuluar gjatë krejt kohës për të realizuar atë ëndërr që pati më kohë, e përcjell më ndjenjë e kënaqësi estetike brenda së madhërishmes, ndaj rrezëllen thelbi shpirtërorë e mendorë i vizionit kërkues dhe njohës të fenomeneve historike mbi Bugjonin e hershëm, dhe rrjedhat deri më sot dhe e sjell më begati imagjinative dhe me shqetësime gati emocionale bashkëkohore dhe futet brenda kornizës së ngushtë të parimeve ku shpjegohet në ndikim letrarë.

     2 - BAJRAKU I THAÇIT DHE LUFTËRAT

• Pra, që me shekuj jemi banorë të këtyre trojeve në këtë vendbanim tonin, në truallin tonë që Zoti na ka bekuar këtu në anën e majtë të Drinit, që njihet edhe nga historia ndërkombëtare si pjesë e Dukagjinit të Vjetër të Pukës. 

    Pra etnografikisht jemi Dukagjini Mesjetarë, ku historianët e mirfilltë i referohen Pukës ku Bugjoni është pjesë e shëndetshme e saj, pasi e gjithë Puka ishte nën një princ.

    Referuar (Selami Pulahas) gjendet në regjistrat osmanë (arkivat) ku Puka e sotme del si malet e Dukagjinit dhe Pulti i Lekës (Dukagjinit).

Edhe sipas Jan Van Hahn, ana e majtë e Drinit quhet Malësi e Dukagjinit.

Historia e një vendi apo një tjetër,  nuk shkruhet për të bërë qejfin apo plotësuar teka, por për hirë të vërtetësisë dhe kërkim e gjetje të së vërtetës.

Pra Iballja, Puka, Spasi (Malziu) gjenden në malet  e Dukagjinit, (Ibbaleia) gjendet e dokumentuar dhe pregatitur nga ipeshkv Frang Bardhi dhe është dërguar "Kongregacionit dhe Propagandës Fide në Romë më 1641.

    Kështu që historia ju referohet dokumenteve dhe fakteve ku gjenden ndër arkivat turke apo Austri, Romë a Vatikan.

    Jo më kot thuhet se tendencat kanë qënë të shumta për ta fshehur të vërtetën mbi zonat e Pukës, e cila ka luajtur rol kyç në historinë e rracës njerëzore që me Antikitetin, ku Bugjoni e Thaçi nderohen me figurat madhështore, jo vetëm në nivel lokal por edhe Kombit shqiptarë si psh;

    Kol Bibë Miraka, At'Shtjefen Gjeçovi, At'Gjergj Fishta, Kryepeshkopi Gasper Thaçi, Adem Demaçi, Ndue Përlleshi, Bajram Deklani, Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Gjergj Dedaj, Hajdar Maleci, Mark Frrok Bajraktari, Kol Frrok Bajraktari, Avdyl Qerimi, Ndue Kukeli, Bafti Marashi, Pal Nikë Alia, Marash Ukë Delia, Naz Hajdari, etj.

Bugjoni e Fisi i Thaçit, gen i pandryshueshëm i popullsisë Thaçiane, me doke, besim dhe zakone e tradita të forta e të fisme.

    Përqëndrim krahinorë e hapësinorë më i madhi i këtij Fisi është Puka ama epiqendra mbete si gjithmonë Iballja.    Krenaria për Fisin zë madh të Thaçit, me histori madhështore me traditë e kulturë të jashtëzakonshme, me burra trima, besnikë dhe guximtarë, fjalët rrjedhin si gurra.

- A nuk është gjithë shpirti i saj luftarak për të ndritur mbi historinë e vendlindjes, me fjalët më madhështore që rrjedhin nga shpirti sikur po të qe uji i kristaltë i burimit të “Gurra e Bardhë”, për Bugjonin e Thaçin zë madh deri tek historitë e atyre burrave të mëdhenj që nderuan Bugjonin, Iballën, Thaçin, Pukën e Shqipërinë..?!

    Kështu që ballafaqohesh më fakte të forta e të shumta në këtë Monografi të pasur më tema e nën- tema interesate, prandaj nxit shpirtërisht krijimin e kultit të së shkuarës lavdishme të popullit Bugjonas e Thaçjanë dhe krejt trevave  Pukjane. Prenda e pohon që nuk jam historiane, por len të nën- kuptojë dashurinë e madhe që e bëri dhe hulumtuese të gjenezës Bugjonit dhe historive në rrjedhën shumë shekullore. Ajo lutet të kemi durimin e madh dhe dokumentet do vërtetojnë ato që në hamendësojmë. E ardhmja na përket thotë autorja me shumë qetësi.

•Ajo në këtë Monografi flet për Shtrirjen Gjeografike, Arsim e Kulturë, në Bugjon e Thaç, 

• Bajraku dhe Institucioni i Bajrakut në vetqeverisje.

• Bugjoni dhe Bajraku i Thaçit në Kryengritjen ndaj Osmallisë dhe ngritjen e Flamurit në Qelzë.

• Bugjon e Thaç në një shekull 

nga 1920- 2022.

• Figurat historike të Bugjonit e Thaçit.

- Autorja ka ditur të shtrojë elementet letrare të veprën, pa anashkaluar fenomenet dhe përplasjet e mendimeve për ngjarje e histori të ndryshme, pasi ajo sjell dy mendime pra sipas palëve qoftë gojëdhëna (pra të pa faktuara më  dokumente) dhe dokumentet e faktet që aktualisht po i zbulojnë studiues, historianë dhe akademikë. Ajo sjell dy mendimet dhe shpreh pikpamjet dhe mendimet e saj kur thotë(

- Po të bazohemi nga gojëdhënat, në kurrë s’kemi qënë pushtues por luftëtarë në mbrojtje të tokave etërore, e si mendim është bindës shprehja e saj, por edhe sipas autores dhe sipas çdo lloj ligji jemi të detyruar t’ju bindemi shkrimeve dhe fakteve arkivore.

    Mendimet duken të shkoqitura e të kristalizuara, dua të them, së janë të drejtperdrejt më letersinë dhe historinë, ashtu në artin e të shkruarit dhe përfytyrohet nga metoda, por dhe simpatia për këtë koncept filozofik- socialo- shoqërorë që përjetojmë përmes ndërtimit Monografik, dhe shumë aspekteve që janë trajtuar më aq delikatesë dhe në mënyrë periodike në gjithë qasjen studimore ku autorja tashme sjell në tërësinë e saj studimore mbi 700 faqe mbi Etninë, Etnosin dhe historinë shumë shekullore Bugjonase, ndaj është për t’u vlerësuar të cilat janë strukturuar në 4 libra studimorë dhe secila plotësojnë njëra- tjetrën.

 

3- FIGURAT HISTORIKE NË BUGJON  E THAÇ 

• Ideja e madhështisë së shkrimtares, është fenomen interesat, një dukuri psikologjike.

Pse është interesant- sepse mendjen dhe zemrën e ka lidhur si “Boshti e Toka” në të kundërt nuk do rrutullohej e s’do funksiononte ndaj ky produkt i ka dhënë kuptim egzistencës njerëzore por dhe botëkuptim krijimit letraro- historik plot art e larg persiatjeve, ama krejt e drtpërdrejtë në raste të caktuara duke shprehur pikëpamje mbi ideologjinë dhe duke hapur shteg vërtetësisë dhe duke besnike deri në fund universit të saj etik dhe pa iluzione, duke ndjerë përgjegjësinë historike jo vetëm mbi trevën. 

    Kështu që autorja Prenda Sejdia, gjendet në lartësinë e duhur artistike, letrare e historike për aq sa gjendet e shkruar brenda këtij libri monografik, ndonëse e lindur  në valët e këtij shqetësimi por dhe misioni pasi do jetë monilizuese e një frymëmarrjeje të re si mburojë e shpirtit kolektiv që

    Gjëmon vuajtejt epokale të popullit vet, por zbulon metaforikisht shtyllat mbajtëse nga më vitalet brenda atij oqean vuajtjesh e rropatjesh për mbrojtje e liri dhe duke shpalosur burimet e shpresës dhe qëndresës shumë shekullore.

- Figurat e ndritura historike që përmes sakrificave të mëdha e deri tek më sublimet autorja i ka veshur aq bukur më kostumet e fisnikërisë dhe madhështisë të cilët dhanë mbështetjen e tyre e frymëzuan njerëzinë për ta mposhtur realitetin e hidhur shumë shekullorë, e pasqyrohen disa nga Figurat më në zë të Fisit zë- madh të Thaçit madhështorë, ashtu siç e përshkruan autorja.

    Kjo Monografi historike më vlera reale ka gjetur shtigjet e mbjelljes së kulturës së dijes duke njohur historitë e shumta në ato troje stërgjyshore me ato figura të Bugjonit e Thaçit, dhe mirënjohja për ta është arma më e përshtatshme që përmban studimi monografik, por dhe studimi në përgjithësi për Bugjonin nga autorja vendase shkrimtarja, poetja, kritikja letrare dhe studiuesja letrare dhe  etnosit kulturorë që tashmë aq bukur e dëshmon veten brenda kësaj monografie historike së për ta sfiduar këtë botë robërie, iu deshën kësaj toke këta zëra të pamposhtur lirie. Rruga e gjatë e sfilitëse për autoren e ka dëshmuar besimi që pati në vetvete për të mbledhur e përcjellë dije dhe emocion plot ndjenjë për artin letrarë e historik e gjitha fantazi është, pasi brenda monografisë gjenden qindra histori nëpër udhëtimin e gjatë brenda gjithë ciklit stidimorë, dhe për personalitet të shumtë gjithashtu, pasi janë nga më të njohurit e Kombit. 

    E kemi për detyrë dhe nderë thotë autorja të kërkojmë dhe gjejmë gjurmët tona sepse lartësonen dhe profecitë për etërit tanë fisnikë të endur në perla historia ashtu siç ua ka krijuar dhe vargjet shumicës nga ata e gjenden brenda monografisë, dhe shtjellohen virtytshëm ndër shtigjet e pafund të historisë.

Brenda atyre themeleve krijuese të autores Prenda Sejdia ndriçojnë gurët e vlefshëm por dhe qëndrestarë të harmonizauar mes strukturës dhe mendimit.

- Uroj shumë dritë dhe refleksion Penës së autores, por dhe sa më lehtë e këndshëm për lexuesin e gjërë.

Udhë të mbarë librit.

 

                       Gëzim Ajgeraj 

       Zvicer, Grabs  më; 28 Qershor 2022

 

 

 

GJUHA E ARTIT LETRARË DHE PSIKOLOGJIA FILOZOFIKE

 

                 R E C E N S I O N

 

Libri; "AGMIA E FJALËS" nga Gëzim Ajgeraj 

 

1 • Në vështrimin Estetik.

 

Bukuria e artit në vëllimin poetik AGMIA E FJALËS janë vlerat e shprehura me mjeshtëri të thellë kuptimi e përceptimi dhe lën hapur çështjet mbi të cilat flitet për shijet dhe ndjenjat poetike të vëllimit, ku bukuri e fjalës të obligon dhe motivon të përfshihesh në kërkim të definicionit mbi vlerat poetike.

     E kemi thënë e thënë që moti se Estetika në poezinë e Ajgeraj-t i vjen më së miri për shtati  pasi në poetikën e këtij vëllimi gjenden gjithë elementet poetike, prandaj lehtësisht shprehem se 'poezitë janë aq interesante dhe me vlera të jashtëzakonshme.

     Kjo thuhet për të gjithë ata që dinë të lexojnë dhe t'i japin vlerat e merituara vargut dhe poezisë, e cila ndriçon mëndjen me mendësi të thelluar e me disiplinë të fortë filozofike, me nivel të lartë artistik dhe duke ngritur poezinë në nivelet më të larta të letersisë.  Ndriçon të vërtetën e bën ta kuptosh madhështinë e fjalës dhe vargut, ndikimet dbe funksionimi në art e estetikë gjithashtu. Estetika dhe intuita poetike, imazhet dhe metaforat apo instikti poetik, krahasimet a mesazhet, padyshim janë shumë dimensional.

Nga guvat e shpirtit gurgullojnë njohuritë e kristalta e peshqesh na i bën përvojat dhe i përjetojmë në të lexuar,  pasi përmes fjalës ia kuptojmë thelbin estetik të shpirtit, ku gjendet dhe zanafilla e mirëfilltë e artit poetik të poetit i cili i përsosë me sukses.

     Brenda këtij vëllimi takon të magjishmen, madhështoren, të bukurën, fantastiken, pra e gjitha Estetikë në poezi e cila shton rëndësinë e komunikimit por dhe ndikimit gjithsesi, pra takon estetikën si disiplinë filozofike, si rrjedhë e zhvillimit dhe pasurimit në varg.

     Ama, poeti është i lidhur ngusht me të kuptuarit filozofik të universit ku është pjesë.

     Përmes fjalës përcjell kuptimin e thellë të shpirtit poetik ku gjuhës dhe artit të mirëfilltë i kushton rëndësi të veçantë, por dhe artit të mirëfilltë poetik me fjalor tejet të pasur, pasi në botën e magjishme sjell bukurinë e mendimit të fjalës.

     E magjishmja në poezinë e Ajgeraj-t është arti filozofik, trajtimi me finesë në varg dhe forca e saj e gjithë brumi poetik, të surprizon pasi risia   ishte të prekësh majat si një rrugë mjaft e mprehtë e letersisë;

 

Seç më mban peng ideali

Dhe ajo bjeshkë e ndarë atje majë mali

Dhe ai gurë

Mbi plagë ç'më rëndon

 

Shpesh ma zë rrezen e diellit mbi Kukës

E me pamjen e brishtë

Dritën ma verbon mbi Prizren 

 

Eh, kam një jetë që ia kam vënë syrin

Se si erdhi ora

Se diellin me copëza po e shoh

 

     Malli dhe ndjenja për bashkimin kombëtarë çirret e buçet. A nuk zë vend këmbëkryq estetika filozofike mbi këto vargje kaq të bukura, të ndjera e të veçanta.?!

     Ama edhe plot elemente, të cilat për lexuesin janë magji, nxit e provokon përjetime të forta emocionale e impresionuese ku spikat intelekti me plot horizonte të reja, duke përdorur intuitë dhe inteligjencë të pashembullt.

     A nuk e përjeton krijimtarinë e cila të krijon impulse të forta artistike por ama edhe mendimin e thelluar filozofik me kapacitet mjaft të dukshëm poetik tek fluturon drejt majave të letërsisë shqiptare, dhe artikulon qëllimet poetike e përçon mesazhe të shtetërore ,intelektuale, ky mjeshtër i domethënies e kërkimit, zbërthimit e kuptimit të sistemit filozofik të shpirtit, të shoqërisë dhe raporteve ndër shtetërore, ndaj kërkon ekuilibrat e duhur.

     Poeti rend pas befasisë apo figurës artistike  idesë apo vargut poetik, ky individualitet i poetikës së kohës, pasi komunikimi i brendshëm shpirtërorë e artistik nuk u ndërpre kurrë me artin e tij poetik.

     Ndaj na ka afruar klas e finesë me spontanitet sa për ta patur zili, me figuracion modern të gjuhës poetike.

Seç përsosë qënien poetike brenda vetvetes.

• 2. Toleranca satanike dhe Ballkani i vogël. 

Ideali për Atdhe e Komb, qe i lindur në shpirtin e madh të poetit, ndaj ecejaket e ngadalta plot djallëzi që nëpër Atdhe e sidomos katër dekadat e fundit, të cilat qenë zhytur në errësirën e shekullit të shkuar por dhe shekullit ri.

     Përmes vargjesh e metaforash ligjëron ligësitë e stisura mbi vendin tonë, shtëpitë, trojet dhe assesi që mund të pajtohet me realitetin që shekujt ia pasuan njëri- tjetrit, ndaj dhe përmes vargjeve, përcjell pikëllimin që ruan brenda shpirtit. Mashtrimi me plot ndjesi ankthi e përjeton ende, sepse mbi plagë, koha ende pikon helm, ndaj vjen me vargje magjike plot zemëratë dhe pikëllim, ndonëse besimi duket se nuk gjen shteg.

     Burimi i artit poetik tek poeti është muza e tij, ndaj e shpie në kësi përjetimesh me emocione të forta dhe e mbulon si dielli tokën në gjithë Ballkanin e Vogël, por autori s'ndalon veçse këtu, ama ai shkon akoma më tej.

Ai përjeton dhe hedh duf mbi çdo brengë e sfidë që përjetoi apo përjeton ende etnia e tij, falë gjithë episodeve të pafundme që u stisën nga "kaçakët e botës ".

 

Me paqen ende jemi larg

Gjuhë e Satanës mbeti e paprerë 

E zeza përmbi çatinë e fqinjëve ende pikon

Eurpa mbeti se mbeti hile e shitur

 

Në arenë vërtetë s'duken gladiatorë 

As publik që moti, shtypur kokën e kanë

Po se krimi vazhdon kuluareve

Eh, kjo tregrare hartash s'harroi zanat

 

Me paqen çdo ditë grindet satana 

I mbetet se i mbetet kjo gjuhë pa prerë

Gjarprin duhet shtypur në kokë

Po kush, kjo Europë e hileve

 

Për të zezën e fqinjëve ishin dyndur Karpatet

E me gjuhën e gjarprit i kishin fol Ballkanit

As sot e kësaj dite se harruan trashëgimin

Europa po dehet argëtimit

Duke lëmuar kokën e satanës.

 

     Për Ajgeraj-n, poezia është filozofia e bukur e fjalës së shkruar artistikisht e veshur me metaforë.

     A nuk tregohet më së miri filozofia e fjalës në vargjet e mësipërme ku brenda tyre mbartin historinë e shekujve.?!

Metafora është filozofi më vete dhe ngre në majat poetike nivelin e poezisë.

     Gjithë dredhitë që Ballkani dhe Europa ua stisën shqiptarëve, autori e sjell përmes vargjeve ku kanë aq shumë kuptim e domethënie mbi rikujtesat historike të vjetra e të reja e ua përcjell gjeneratave ndodhitë , madje i nxit të jenë njohës të mirë të rrënjëve të tyre dhe historive të shqiptarëve. 

     Gjithsesi kur shkruhen, studjohen e s'harrohen, pasi Ballkani e pa teatrin e njohur e regjizorët e krimit me aktet e moçme të inskenuara e lojra vrastare.

"Këlysh satane, rritur në oborrin e satanës 

     Skena për krime të reja për publikun e Europës që akoma ju duken hijet

     Kryeaktor bisha me shajkash e gjarprin mbi kokë që kur zbriti Karpateve të njëjtin rol e luan për argëtimin e Eurpës dhe kopilët e saj".

     E vlerësoj lart moralisht autorin kurajoz, që thepon me kunjat e fjalës ligësitë dhe djallëzitë që u mbollën e korrën dhe ende loja vazhdon.

     Aman o Zot, kaq pa fat ky popull i zgjedhur prej perendive, apo në mos jemi edhe ne pak fatkëqinj të kohës se sytë nuk po i hapim dot për ta gjetur shtegun e duhur.?!

     Duket se akoma gjendemi në skenën e re por me regji të vjetër, e kësaj radhe kryeredaktor një kopil i satanës zgjedhur është, dhe për viktimë kanë zgjedhur një zog shqiptari. Europa, kjo shtrigë e gatshme për të duartrokitur në teatrin e krimit. Ky zë thellësisht tronditës, i mprehtë dhe me fakte të qëndrueshme e bartës i dhimbjeve të njëpasnjëshme të mëmëdheut,  trajton prapaskenat nga djallëzorë të observuar,  që banditizmin e kanë të mbjellë në shpirt.  Për ata që përdornin marifetet dhe indiferencën ndaj vlerave reale, prandaj vargun e sjell si mesazh për vigjilencë në kategoritë kohë dhe hapësirë.

     Por, hapësira mbetet ende ëndërr, pra hapësira e ëndërrës është mjegullnajë, mjegull e errët historike, mjagull nga ato që e ndalon dhe dritën e diellit, se paqja e liria janë ende larg.

Po me ëndërrën ç'do bëhet.?!

     Poeti përmes fjalës e vargut e imagjinata artikulon emocione përmes filizofisë.

     Si poet i madh i Kombit hedh dritë mbi errësirën dhe i vetëdijshëm se historia mund të përsëritet e vë në pah djallëzitë njerëzore të bujtura më parë dhe i qorton në mënyrë të dyanshme për intolerancë dhe vigjilencë, ndaj përdorë energji e forcë fjale dhe kohën e vën në dispozicion absolut për ta shndërruar në mision.

Sepse Pena shkruan për njerëzit dhe fatet e tyre.

• 3. Malli, kjo ndjenjë  që djeg e përvëlon. 

Eh, ç'ti them më shumë mallit.

Mendja e syri bëjnë sikur flenë.

     Malli të djeg e përvëlon sikur një përbindësh i padukshëm dhe eksploron indet e tua.

     Gjërësia gjeografike e pakufishme, forca e fjalës dhe thellësi mendimit, cilësi e lartë, brumë, stili i poetit ta servirin të gjallë mallin.  Ndaj sikur i vie era shkrumb, e pse jo shpesh sikur prek hirin. Poezia, malli, metafora, ky trinom formon trekëndëshin plot madhështi dhe e përjeton përmes elementeve, me të cilat ka krijuar universin poetik dhe gjendet fenomeni MALLË. Kjo filozofi që shpërthen në mallë, bën lexuesin e tij ta zbërthejë vargun dhe perlat e mallit i prek plot elegancë e stil, ndaj Malli zë vendin kryesorë si element.

 

PËRTEJ MALLIT

 

Në të marrshin 

furtunat e ikjeve 

ruaju harrimit

 

mos u bëj 

krahë dallendysheje 

në qiellin e erërave

 

as strofull 

malli 

në folenë e udhëve

 

bëhu

zog shqiponje 

në gjirin e etnisë

 

ruaju harrimit

 

A nuk është kjo poezi, këto vargje a fjalë gjithçka thashë më lart.?!

"Bëhu zog shqiponje në gjirin e etnisë",

Sepse në finesat e vargut gjendet fuqia krijuese dhe është brumosur në themelet e poezisë.

     Peng e mban malli poetin, për Atdheun dhe etninë e tij, Vërrinin që e don sa jetën, ndaj përndjek kjo ndjenjë, aq sa zëri buçet mbi tokat e Kosovës.

     Për gjithçka ndjen mallë dhe nostalgji e ndaj e përjeton me emocion, por çdo çast përcjell mesazhe dashurie për vendlindjen, kullat, të moçmit e çfardo tjetër që i përket mëmëdheut.

Ai i këndon në telat zemrës rikthimeve.

Duket sikur i këndon me pika loti.

Eh këngët, këngët prodhojnë nostalgji.

Ama, nxitin dhe optimizëm se e ardhmja pritet ti sjellë ngjyrat e ylberit, sepse dhe ylberet dalin pas shiut.

Mallin e nostalgjinë, sa shumë i ruan poeti.

Poeti spikat përmes vargut.

Ndaj shkencërisht është shumë lart.

• 4. Etja për fjalën, kjo gjuhë e artit.

"Krojeve të rrjedhës së saj e pi etjen e s'di pse s'kam të ngopur".

Fjala shqipe e vjetër sa vetë jeta, u fol, u shkrua, vijoi udhëtimin deri më sot e ruhet si gjëja më e shtrenjtë për ne.

     U kultivua e përsos dhe sot jeton më bukur se kurrë.

Evoluan brezat, gjithnjë e kultivuan për ta përsosur qoftë në dialekt apo dhe në standart.

     Specialistë dhe studiues të ndryshëm, punuan për strukturimin e saj të plotë.

Qëllimi është gjithnjë;

     "Një komb, një gjuhë, një standart", e në tërësinë e fjalës gjithmonë e gjen botkuptimin, pasi FJALA lind si nevojë për të plotësuar komunikimin në format më specifike të profesionalizit si strategji në avancimin e të shprehurit të gjuhës bashkëkohore amtare.

'Fjala a Etja për Fjalën '.

     Fantazia për krijuesin është aq e përafërt me botën reale, në premisa të kapshme logjike plot ndjenja emocionale për lexuesin duke e shpalos ndjenjën në vargje.   Me figuracion shpon muret, thyen kalatë e bien perandoritë, mendimin e lidh në litarë,  "mister dhe mision ".    Sa mllef ndaj egersisë së njeriut dhe zemërimin shpreh dukshëm tek mbytet kënetave të muzës.

Zot, ç'kumt i pangopësisë, në mënyrë të përsëritur, ama ndryshon formë. Potentialin poetik përmes fjalës e shpalos në format më të përshtatshme, plot finesë dhe hermetizëm.

Përmes thellësisë mendimit sjell vargje që flasin për një jetë plot dinamikë, por elementet reflektojnë në vargje duke ngacmuar imagjinatën. Por magjia e vargut arrin qëllimin përmes mesazheve që përçon tek lexuesi.

     Në gjuhën e vet, shohim se çdo varg ka impulset trazuese të ndjenjës dhe arrin t'i përceptojë si përjetim por dhe e përçon këtë ndjenjë përmes fjalës. 

     Tek zbret deri në pellgjet e fundit të dëshirave, e flatron deri ku digjen ylberet e saj, e prapë në fundin e saj notoi me algjet.Fjalë dhe fjalë, etje në pafundësi, sepse misteri i ethshëm fshihet prapa magjisë saj.

     Kur flet me gjuhën e artitit të të shkruarit, do të thotë të jetosh.

     Autori i afron FJALËS gjithë bujarinë e shpirtit, dashamirës, babaxhan, gjithmonë aq lezetshëm, e kjo është më e fortë se koha.

     Edhe pas shumë dekadash, kur njerëzit do kthejnë sytë tek kjo botë e vjetëruar, që do ju përkasë gjyshërve a stërgjyshërve të tyre, FJALA për ta do jetë ende e re.

     Sepse do të rrojnë përjetësisht bashkë me vargun, ashtu si     Matrënga, Budi, e shumë e shumë të tjerë, do të rrojnë në poezitë e përsosura ku do gjendet sërish

      "Etja për Fjalën ", pasi gjuha bën akrobacira të vërteta dhe vargjet lozin e kërcejnë, borbullohen apo përpiqen ta gabojnë njëra- tjetrën pasi brenda ka teka të fuqishme dhe e patundshme qëndron metafora mbi nuancat më të holla.

     Ama të vetëdijshme për forcën e fjalës dhe dytësinë e mendimit estetikisht tejet e mrekullueshme dhe esencën e vrojtimit e distilon nga moria e larmishme e ngjyrave.

Autori në këtë vëllim vjen unison me vetveten, gjithçka e dalë nga shpirti brilant me ndjenjë e përkushtim në përzgjedhjen e fjalës, dhe FJALËN e sjell këndshëm me të gjitha elementet e saj, me përkushtim mbi artin e të shkruarit me kuptim, bukuri e finesë, duke arritur nivelet më të larta të artit poetik e letërsisë bashkëkohore shqiptare në çdo temë a poezi. Për këtë do jeni mirënjohës brezat e sotëm dhe të së ardhmes. Kam shkruar tashmë për autorin mbi 50 Recensione, dhe flas me përgjegjësi, se fuqia e tij krijuese kapërcen çdo përmasë.     I uroj autorit jetëgjatësi dhe mendja e Pena mos t'ju ndalojë kurrë së krijuari dhe suksese të reja.

     Uroj të vijë sa më lehtë e këndshëm për lexuesin e gjërë.

     Udhë të mbarë librit.

 

                         Prenda Sejdia 

                  Lezhë 1 Qershor 2022

 

 

P A S T H Ë N I E

Prenda Sejdia 

Libri: NË DITËLINDJEN E ARUSHIT 

nga Gëzim Ajgeraj 

 

Çdo jetë është bërë nga një moment i vetëm, moment në të cilin njeriu gjen, një herë e përgjithmonë, kush është.

E nis pikërisht me një thënie të Borgesit, pasi autori e ka idhull këtë shkrimtar botëror për vetë faktin e origjinalitetit dhe madhështisë.

Jetojmë në një botë komplekse dhe si e tillë secili kemi detyrë të japim nga vetja çfarë të mundemi për arsye se mjediseve tona iu kërkohet ngritje e vetëdijes dhe përgatitje për sfidat që kërkon jeta, dhe impenjimin duhet filluar me moshat e reja që në fëmijërinë e hershme.

     Kush u rrit në një çast pa kaluar etapat e moshës, dhe çdo moshë kërkon përkujdesjen e nevojshme jo vetëm nga prindërit që e lindën, por dhe elemente të tjera që formojnë karakterin e njeriut në tërësinë e saj.

Fëmijëve që në djep, nënat u këndojnë ninulla, më pas u tregojnë përralla a tregime për moshën. Pastaj, kohërat moderne kanë treguar se çerdhet e kopshtet fatmirësisht kanë qenë e janë efektive me disiplina pozitive ku fillon ndërtimi i marrëdhënieve ndërnjerëzore, mësojnë, aftësohen, marrin përgjegjësi apo dhe vetëdisiplinohen më kalimin e kohës, inkurajohen me sjellje të mira e deri te konkurrenca me qëllim përforcim dijesh e njohurish, në pritje reale e cila është edhe thelbësore në këtë proces të rritjes e zhvillimit të brezave pasi edukimi parashkollor apo fillor është edhe bazamenti i jetës.

     Ndihmesë të jashtëzakonshme në formimin e tyre japin edhe shkrimtarë e poetë që krijojnë enkas për këta lloj moshash.

      Ndonëse ka plot shkrimtarë e poetë, por për të krijuar konkretisht për këtë kontigjent moshe, edhe krijuesit duhet të jenë të përzgjedhur se jo kushdo e përmbush atë mision pasi kërkohet preciz e përkushtim të qëndrojë brenda kornizës së moshës.

Unë mendoj se shkrimtarët për fëmijë janë vlerë e shtuar e letërsisë.

      Të tillë janë, sepse ata ulen këmbëkryq me ta e futen thellë brenda botës së tyre të paimagjinueshme.

Flet e bisedon shtruar me ta si prej të rrituri.

Askush më mirë se ata mund të kuptohen.

      E kam parë me sytë e mendjes këtë veprimtari të tillë që të magjeps.

      Më kanë rënë në dorë shumë libra e krijime për fëmijë të autorit Gëzim Ajgeraj.

     Është aftësi të gjendesh dorë për dorë me vogëlushët e t’i mësosh së si duhet përgatitur për jetën, i edukon, i formon.

       Libri me përralla ka kafshë e shpendë, pastaj krahasimi vjen me moshat e rritën e tyre duke vënë në pah më tej problemet jetësore.

Autori Gëzim Ajgeraj vjen me këtë libër me përralla për fëmijë që titullohet:

 

“NË DITËLINDJEN E ARUSHIT”

 

Autori i pasionuar i letërsisë shqipe, kohët e fundit ka sjellë një sërë librash poezi (vjersha), përralla e tregime dhe fabul, për fëmijë e të rinj dhe është progresive mendoj unë, pasi plotëson  mozaikun në tërësinë e krijimtarisë dhe artit letrar, ky personalitet i letërsisë shqipe që ushqen mendim e ndjeshmëri dhe sigurisht meriton vëmendjen e kritikën vlerësuese për temat edukative që sjell.

Ky libër përmban tema të këndshme, interesante që zgjojnë kureshtjen e fëmijëve.

- Dy bufët e vegjël dhe dhelpra 

- Ketri dhe miu 

- Iriqi i uritur

- Mollëkuqja e milingona

- Në ditëlindjen e ARUSHIT

- Hajni ketër 

- Marrëveshja e dhelprës me këndesin etj.

 

NË DITËLINDJEN E ARUSHIT

 

Një krijim jashtëzakonisht i bukur plot personazhe dhe tejet edukativ dhe me përmbajtje mjaft domethënëse.

Autori e sjell përrallën në formën më atraktive të mundshme me brendi që të mahnit për mënyrën e organizimit, për vlerat e larta formuese dhe artistike.

• Arushi i pyllit vendosi të festonte ditëlindjen dhe ftoi pa dallim gjithë miqtë e pyllit.

• Dhelpra i solli si dhuratë një kokë pule dhe një shishe vere nga rrushi i vreshtave të Vërrinit. 

• Ujku solli një kokë qengji nga qengjat e Sharrit dhe një shishe raki Rahoveci.

• Gjeli i solli ca kokrra misri për meze Arushit.

• Pula për inat të dhelprës nuk erdhi fare.

• Derri solli ca kakërdhi.

• Miu solli djathë të majmë që ia kishte vjedhur një fermeri në Sharr.

• Milingona solli ca krimba të thatë.

Hëngrën e pinë derisa u dehën e s'dinin seç bënin, i zu gjumi të gjithë, veç dhelprës. 

Ajo si dinake që është shfrytëzon rastin për të rrëmbyer gjelin dhe largohet.

- Klasikja dhelpër ia doli mrekullisht misionit të hershëm të mashtrimit.

      Autorin e shohim në lartësinë e duhur të krijimtarisë për fëmijë që kërkohet maturi e kujdes deri në perfeksion për përshtatjen me moshën.

    Ajgeraj është padyshim misionar që dëshmon çiltërsi dhe ligësitë i lufton në mënyrë të figurshme dhe kjo padyshim është aftësi t’i mësosh fëmijët të mendojnë e në këtë mënyrë edhe të flasin për karakteret njerëzore me anë të krahasimit të veprimeve dhe duke hyrë në psikologjinë e vogëlushëve organizon në analizë ngjarjet, personazhet përmes imazheve,  por dhe zhvillimeve në shoqërinë njerëzore, ndaj nxit dialog.

- Kjo përrallë e të tjera që përmban ky libër, veç të qeshurave,  të gjitha pas tyre e kanë dhe një moral njerëzor.

Ama janë shumë argëtuese e mjaft edukative pasi nxjerrin mjaft mësime për jetën, duke përdorur inteligjencën në shqyrtimet e figurave.

Kjo përrallë që ishte edhe si shtyllë e librit na mëson se në çdo mjedis ekziston engjëlli dhe djalli.

 

• DY BUFËT E VEGJËL DHE DHELPRA

 

Dy bufët gjendeshin në degë të pemës dhe ndiqnin lojën e gjetheve tek i hidhte era poshtë në drejtim të tokës.

      Çuditeshin me ndërrimin e ngjyrave të gjetheve. Kërcimi i një ketri prishi qetësinë e bufëve, dhe ata menduan se ai po luan e mund të kishte ndonjë festë a gëzim. 

     - Autori sjell një tjetër mënyrë bisede dhe tjetër zhvillimi mendor, supozuar në krahasim njerëzor pasi është edhe qëllimi kryesor i autorit, ndaj mendohet që fëmijët edhe mund të bëjnë ndonjë ngjashmëri me karakteret e shokëve apo të të njohurve të tyre pasi majmunët kanë simbolikë mungese të theksuar zgjuarsie, ndaj dhe shprehjet kanë ndjeshmëri të lartë.

     Krijuesi duket se është në kërkim të  hulumtimeve të formave dhe mënyrave të ngjarjeve me strukturën dhe ndërtimin e fjalës, por dhe zgjedhjen e saj, pasi moshat e vogla kërkon t'i trajtojë me delikatesë nga shpirti i tij universal.

 

• KETRI DHE MIU

 

Ketri gjendej degëve të lisave gjatë fillimdimrit  pasi s'kishte ku ta kalonte acarin  ngase nuk kishte shtëpizë as ushqim. 

Miu u tregua zemërgjerë si askush tjetër.

     Ai i propozoi që ta kalonte dimrin pranë miut në shtëpinë e tij. Pra miu donte t'i bënte këtë nder të madh ketrit fatkeq, pasi miu kishte siguruar mjaft ushqim për atë periudhë të të ftohtit  dhe ketri e priti me padurim ftesën e miut.

     Autori është mjaft fin në këtë përrallë që u sjell vogëlushëve, ngase ua paraqet një botë krejt reale të njerëzores por dhe njerëzishmes.

Jo më kot e thonë:

     - "Më mirë një mik i mirë se të kesh shumë e për lumë".

     Autori në këtë rast shkrin identitetin njerëzor brenda krahasimit, duke e rrotulluar në sfera të ndryshme. 

- Autori i librit vjen si engjëlli i ajrit, që sjell çlirimin e ajrit nga vibracionet negative e krijon  mjedis të këndshëm e plot mirësi dhe vjen si një teknikë e fuqishme, e cila ndryshon gjendjen shpirtërore të njeriut me pozitivitet.

     Ky libër është një prezantim i ndjeshëm edhe në rrafshin estetik. Luan me figurat e fjalët ndër gurrat e pashtershme të mendimit dhe vijnë si gurë kristali në mendimet e vogëlushëve. 

     Aftësia krijuese e shkrimtarit shumëdimensional z. Gëzim Ajgeraj,  kalon limitet e parashikimit të kujtdo, pasi ka lëvruar të gjithë zhanret letrare e madje me dhjetëra libra e tituj në çdo zhanër.

     Ajo që dua të theksoj, më mahnit krijimtaria për fëmijë, e them kështu, ngaqë kam studiuar krijimtarinë e tij, ndaj aftësitë janë të jashtëzakonshme që krijon për grupmoshat dhe ky fenomen e bën akoma më të veçantë autorin.

     Është ëndërr, madje ekselencë të arrish majat e krijimtarisë letrare dhe kjo do të thotë të jesh gjithnjë ajo makineria e pandalur dhe e mirë menaxhuar, pasi gërmon thellësitë e kohës dhe gërsheton krijimtarinë letrare plot vlera artistike e stilistike, duke nxjerrë në pah vlerat e larta dhe virtytet njerëzore. 

Kështu kthehet në burim frymëzimi për brezat.

     E mbi këtë bazë, autori operon me materien në sisteme letrare, dhe idetë e tij përqafohen me dëshirë por dhe shpresë.

     Uroj që libri të vijë sa më këndshëm për vogëlushët e t'i mbushullojë shpirtrat e tyre.

Urime e suksese autorit.

Udhë të mbarë librit.

                Lezhë, 28 tetor 2022

 

 

Libri “KURORË NË QIELL” nga autori Hasan Selimi.

 

 R E C E N S I O N

 

• Tek lundron në oqeanin e pafundëm të letersisë s’ka së si të mos gjesh perlat vezulluese ngarkuar me nektarin e Alpeve për Kullat e lashta kreshnike të bjeshkëve tona plot madhështi, atje ku jetojnë më orë dhe Zana e jetojnë nën jehonën shumë shekullore.

Aty ku trimat patën vatanet, 

Heronjtë vendluftimet, 

Të urit kuvendimet,

Intelektualët profesionet,

Mendçarët lanë fjalën, etj.

Kullat lëshuan kushtrimet e zemra e Gurit thotë fjalën e saj.

Autori në këtë vëllim poetik na sjell majat e fjalëve dhe e bën aq të larmishme, jo veçse fjala si përditshmëri por edhe si metaforë dhe fuqizohet në gjithë dimensionet;

 

• Otranton do e mbyll më Gurin e lotit

Aty të mos ketë kurrë tragjedi 

Aty djeg mallin shtrigat e Jonit 

S’do udhëtoj si dalendyshe a lejlek shtegëtarë

Ngrihem, e njëherë e mirë do jem aty

 

Filozofi dhe forcë e fjalës i jep estetikën dhe kuptimin e të magjeps me shkëndijimet që gjen ndër hapësira të artbërjes, pasi ndjen zërin, klithmën, ndjenjën dhe rënkon për tragjeditë e ndodhura, ndaj kërkon ta djegë mallin e shpresat e vrara.

Plot madhështi përcjell mesazhet e së tashmes pasi ju vë fre shtegëtimeve dhe premton të ngrihet e njëherë e mirë të jetë aty.

Poezi rrënqethëse.

Por reflektimi jep dritë dhe shpresë për të mos thyer gjeografitë pasi do ti gdhendë në rrugëtinat e globit duke qarë e qeshë me hënën e yjet.

Poeti dërgon fjalë aty ku gjen qetësi shpirti.

Hareja ime këtu thotë autori 

Mallë

Lot, vajë e pak gaz.

 

• Desk këtu e Desk matanë

Lumi i vjetër mos të marrin ma kufoma 

Tash Tahiri thërret “më ka lind nana”

Dekën as mos ma shani, as mos ma lavdëroni

Më gjeni dikund në kthim të rrugës

Pa libra, fletore e laps

Në cakullin e pelhurës e kam lënë 

Nana dikund i vari, neser djalit t’ia dhuroj 

Ditelindja ime 

Urimi i nanës libri 

Urimi i babës fjala

Besa

Atdheu

Flamuri

Unë përulem.

 

Një poezi përkushtimore për njeriun gjeni të shqiptarisë, idealist e atdhetarë me nam, letrarë, shkrimtarë e poet ish Kryetarë i Lidhjes së Shkrimtarëve, që punoi deri në Amerikë për një Kosovë të lirë e të pavarur e një Komb të bashkuar.

Vlerësimin për njeriun e madh Tahir Desku e sjell bukur në vargje.

Ofshamën e poezisë e ndjejmë përmes metaforave plot dhimbje ndaj kthehet në motiv për plejadën e shkëlqyer kushtuar Deskut këtanë e matanë, i cili qe motiv në jetë dhe vepër i cili që aq afër shpirtërave njerëzorë që i desh por dhe i shërbeu lirisë së Kombit.

Shpirti human i poetit Hasan Selimi përcjell solidaritetin patriotik të njerëzimit që e shoqërojnë që në zanafillë intelektualin dhe veprimtaritë po ashtu tek i shërben ndërgjegjes së vetdijësimit, luftës, lirisë dhe paqes.

Ky vëllim poetik do ju shërbejë brezave të lexuesve si testament estetik që të ndjekin kohën megjithë asetet e saj, ndaj themi lum kush ndjen dhimbjen e të tjerëve.

Seç të frymëzon ndërgjegja, ndërkohë shtrirja të shtyn të frymosh njerëzi e atdhetarizëm.

Kur shpirti të qan për lirinë e prangosur apo dhe fjalën po ashtu.

Vargjet kërkojnë rizgjimin nga motet e hidhëta të shëmtisë epokave.

Gjithë imazhet a nuk janë frymëzim për thellim studimi, pasi vetëdija e krijuesit nuk ndahet dot nga e kaluara, përkundrazi kundron dekadat e shekujt në këndvështrimin poetik dhe gjithë dimensionet universale plot domethënie e kuptim të qartë, ndaj eksplorimi nëpërmjet përjetimit vargut përbën të magjishmen dhe e hasim në çdo varg, strofë apo poezi.

Poeti shpreh gjithë ndjenjën e shpirtit mbi mallin, dashurinë për Atdhe e Komb, largësitë, enigmat, vetminë a shpresën, etjen për dritën, hënën e yjet frymëzimin për Kullat shumë shekullore, etj.

 

• Oj kullë e hershme më namë për urti

Tash fole grerëzash, skifteri thërret krra- krra 

Prej kohësh burrnin se dëgjon ku rrin

Dallendyshet s’ngrenë aty fole 

Gjarpri i shtëpisë është shkretue 

Plakë e krejt vetmue, fshihet nën

 gurët e oxhakut 

Pret dikush mos e kall i gacë për mik rruge 

A më u shkri prej ngricave të viteve të mëparshme 

S’shikon diell, orë e lanë, për shtëpi 

Mbuloja kalbur ngjitë me qiell 

Ç’ka bie jashtë më brendinë e ndan

Kullë e harruar në krah të bjeshkës

Ban hije lisit oborrit tash s’flen robi

Muret qajnë, qyqja vajton kohën

Meshkujt e burrat atje s’kthejnë

Blerimi rritet e bjen përsëri

Dalendyshja ikën, harron të kthejë

S’dëgjohet gjeli, as kali s’hingëllin

Varr kulla e bjeshkës, streha e urtisë

Era s’freskon,

Dielli s’nxe 

 

Vargje që vajtojnë largësitë, vetminë që vret, e shpirtin e bën copë- copë.

Eh, qyqja vajton gurin e drurin së shemtia ra ka mbi kulla e tretur është ahija.

Krejt ahijes hije e rëndë duket së i ka ra.

Vajtimi ka fjalë të rënda aq sa gurin e çanë dhe drurin e thanë, dhe, zemrat e njerëzisë tek is ndjejnë shkrumbin.

Vargje tronditëse që trazojnë tallazet e shpirtit e tek të futin thellë në mendime e zvenitesh ndër kujtime pasi gjithçka që patëm e më së ke të shqetëson dhe zor të inkurajon, pasi ikjet lënë pas gjithnjë trishtimin.

Ama vlera gjithmonë e mundë anti- vlerën, dhe shpresojmë gjithmonë së historitë përsëriten.

Kështu ndodhë kur poeti shpalos ndjenjat mbi ngjarjet e ndodhitë e kjo vjen si karakteristikë dalluese e shpirtit mishëruar mbi traditën, ndaj lufton përballë botës që e rrethon, pasi klithma e shpirtit është vërtetë dhimbje e xhanit. Pena e poetit kontribon për shoqërinë.

Është gjithë përfshirës ky oaz përkushtimi i ligjërimit poetik. Plot autoritet autori përfaqëson dinjitetshëm zonën nga vjen. Ndaj i uroj poetit Hasan Selimi shumë suksese në krijimtari dhe çdo aspekt jetësorë si birë i zonës fisnike të Tropojës kreshnike.

Vëllimi vjen si forcë dhe shpresë.

Plot dritë dhe reflektim e sa më këndshem për lexuesin.

Udhë të mbarë librit.

Urime.

 

                             Prenda Sejdia 

                         Lezhë 4 Tetor 2022

 

 

P A R A T H Ë N I E

 

• LIBRI POETIK ‘NË KRAHËT E VARGUT ‘ nga Besarta Shkoza

 

• PËRMES VARGUT FRYMOJ SHQIP

 

Njeriun si qënje e desh Perendia dhe si të tillë ia përcaktoi edhe fatin.

Fati njihet si një nga tre superfuqitë që bota ka dhe vërtetë do ndjehesh i lumtur nëse je i paracaktuar që ta përqafosh.

Thuhet dhe rezulton që fatin duhet ta kërkosh pasi nuk është një objekt që mund ta prekësh a ta shijosh, por ta imagjinosh dhe intuitën ta vësh në veprim e ta realizosh atë ëndërr që ke paramenduar.

Me vullnet, punë, durim e përkushtim ia arrin të realizosh planet e tua dhe kështu e ndjen që paske qënë më ‘fat’, e ndjen e ‘prek’ e ‘shijon’ sepse frytet e punët sate të japin satisfaksionin e nevojshëm, pas avancimit që ke përjetuar.

Jeta dhe eksperiencat më kanë mësuar se të jesh më fat nuk ka as moshë as limite, ama duhet që ta kërkosh.

Më ka ndodhur e ndodhë çdo ditë që në forma të ndryshme lumturinë shpirtërore e gjen brenda vetvetes por më punë e pasion. Besoj që kështu ndjehet edhe kjo vajzë e vogël që kohën nuk po e shpenzon kot por investon fort tek vetja në formimin e saj.

Besarta është një vajzë e vogël por më shpirtin që s’fle, tek e shoh që ngjet dalengadalë shkallë e vedijësimit dhe ngritjes së nivelit të njohurive e duke zgjeruar diapazonin në artin letrarë pasi kësaj radhe ajo sërish ka lëvruar brenda zhanrit poetik.

Poetja e vogël veçse 12 vjeçare Besarta Shkoza vjen më librin e saj të tretë dhe titullohet;

 

NË KRAHËT E VARGUT

 

Kjo autore tashmë është nxënëse e klasës së Shtatë, ajo bija e Dukagjinit që aq admirueshëm e shoh tek flet plot krenari për zonën nga e ka gjenezën.

Ama, ku më bukur së përmes vargut mund të shprehet Besarta.

Në këtë vëllim poetik ajo me shumë kujdes, ndonëse një pjesë e madhe e poezive janë kushtimore, por nuk mungojnë poezi për të madhen Nëna Tereza apo diva e muzikës popullore Vaçe Zela, apo heronjë nga Kosova si ajo e Sak Faslisë apo figura të ndryshme letrare por nuk mungojnë assesi që nuk mungojnë përkushtimet plot dashuri përmes vargjeve.

Mos prit të bjeri shi

Nga qielli pa re 

Mos prit të rritet lulja

Në vazon pa dhe 

Demostro përpara botës 

Për vlerat e tua

Së bota po njësoj

Na do ty dhe mua

Besarta vërtetë është vajzë e vogël por më një shpirt të bukur.

E përdorë logjikën për të eksploruar labirinteve të kohës e duke mbledhur esencën ashtu siç bleta mbledh mbi nektarin e luleve e në fund për ta shijuar mjaltin e ëmbël.

Ajo kërkon që njerëzit e kryesisht bashkë- moshatarët e saj t’i nënshtrohen punës, pasi ky proces ndryshon jetën e njeriut në varësi të saj dhe asaj së çfarë kërkon apo jep.

Që të marrësh duhet të japësh e anasjelltas e të fitosh duhet të punosh si këmbim.

Kështu që edhe thirrje e Besartës në këtë poezi vijnë më forcë fjale e sidomos kur thotë;

- Demostro përpara botës për vlerat e tua”

Pasi përpara botës të gjithë jemi të njëjtë por, vlerat bëjnë diferencën.

Jem malësorë në Alpet shqiptare 

Krenarinë e kem për nderë

Gjuhë kulturë edhe traditë

Besë trimëri e bujari i ruajmë si vlerë

A nuk janë këto vargje kaq të bukura pikërisht ajo magjia që të frymëzon e të bën të frymosh thellë për gjithçka që sjell e flet.?!

Janë fjalë zemre që burojnë nga një shpirt i butë e plot ndjenjë që pa pushim burojnë nga guvat e thella të shpirtit atdhetarë.

Është tradita e bukur shqiptare që të mbështjell në gjithë hemisferat dhe dashuria për traditën e bukur është e thellë pasi është kultivuar ndër breza, e familja e saj i njeh e zbaton më së miri.

Muza, frymëzimi, ngritja e nivelit të vetëdijes dhe zgjerimi i diapazonit është ‘detyra dhe ndjenja’ ndaj artit letrarë plot maturi e guxim në përzgjedhjen e fjalës si brumë për poezinë.

I uroj kësaj poeteje shumë fat e suksese në lëvrimin e poezisë dhe zhanreve të tjerë letrarë, dhe sa më lehtë për lexuesin e vogël por jo vetëm.

Udhë të mbarë librit.

 

                         Prenda Sejdia 

                     Lezhë 7 Tetor 2022

 

 

 

P A R A T H Ë N I E: Libri poetik; “GJËMË E MËMË LIRIE” nga autorja Kumrie Avdyli Shala

 

Koha është lënda prej së cilës unë jam bërë. Koha është një lumë që më merr mua me vete, por unë jam lumi; është një tigër ai që më përlan mua, por unë jam tigri; është një zjarr ai që më shkrumbon mua; por unë jam zjarri. (Borges) E nis pikërisht kështu me një thënje të veçantë për poeten e re si frymëzim për një botim të ri. Poetja Kumrie Avdyli Shala  vjen me vëllimin e saj  të parë poetik. Në këtë vëllim poetja vjen me një maturi e pjekuri poetike mbi varg ku fjalën e ka shndërruar në hapësirë e kohë  ndonëse gjatë është menduar e fjalën e ka kaluar në shumë sita. Duket e fuqishme ku paraqet gjithë ngjyrat e gjakut arbërorë, dhimbjes dashurisë e shpresës, ëndërrat e dëshirat ku nuk mungoi as lufta me kohën e hapësirat e pamata. Poezia e kësaj poeteje është e mbushur plot frymëzime filozofike, figura reale dhe përjetime personale si dhe përceptimin e botës saj plot aktivitete në fusha të ndryshme jetësore. Ky vëllim poetik përcjell shumë mesazhe drite të cilat burojnë si gurrë nga shpirti i saj qelibarë plot ndjenjë e përkushtim. Temat e këtij vëllimi poetik janë të larmishme dhe pasuri e gjërë shpirtërore por dhe njohuri të thella e të gjithanshme të trashëguara nga familja por dhe zona ku është linduar apo rritur, gjithashtu shpreh dimensionet e lirisë apo dashurinë pë liri që aq shumë ka kontribuar për të me shumë zell. Ndjenja e pastër poetike vërehet tek të gjitha poezitë e këtij vëllimi mjaft të kompletuar e me brendi të pasur artistike. Poezia e kësaj poeteje ka një disiplinë të fuqishme moralizuese e fisnike e përcjellë përmes vargut me mesazhe të ngrohta mirësie, shpresë me plot botëkuptim.

• Dy herë hero

Hero i Kombit shqiptarë

Hero i Kombit Kroat 

Nuk të harron Açareva

Nuk të harron Drenica

Nuk të harron Peja 

Nuk të harron Shqipëria

Po as Juniku, Dardania, Kroacia hiç e hiç

Për ty do të shkruaj historia 

Një herë e njëmijë vjet kësi burri vështirë se lind

Ti linde në këtë anë

Skënderbe për të luftuar për mëmëdhe

Ti Bekim Berisha, o ABE.

Zëri i saj poetik është zëri i dëshirave që përkojnë me njerëzoren e të njerëzishmen ku fjalëzon plot art dhe dashuri, plot shpresë e dritë kjo poete me vlera unike.

Ajo që lartëson figurat duke ngritur vetveten.

Ky vëllim poetik vjen si këngë që duhet vlerësuar. I them poetes, Por dhe lexuesit, se ky zjarr poetik nuk mund të lejojmë të shuhet pasi meriton vëmëndje për artin dhe krejt dritën që shpërthen përmes fjalës dhe vargut të kësaj poeteje e ku më bukur se për ata që u flijuan për lirinë që gëzojmë të gjithë e ti lartësojmë figurat e tyre në piedestal nderi. Në udhëtimin tim nëpër poezit e këtij vëllimi kam veçuar disa për ti sjellë më në vëmëndje.

Si e tillë kemi poezinë;e cila mban dhe titullin;

“ME PLAGË TË REJA SHËROJ PLAGËT E VJETRA”

Dashuria me plumb shërohet

Një njeri i urtë kishte thënë 

Jeta i kishte mbetur në gjysmë 

Sapo dashuria e kishte lënë 

Aftësia e veçantë e autores për të prekur  “telat” , për ta përjetuar e vlerësuar këtë ndjesi shpreh fuqishëm anën e brendshme emocionale si dhe gjetjet estetike që e ngjyron vargun dhe e bën joshës atë në kuptimin figurativ dhe i jep forcë e guxim vargut për ta bërë akoma më të jetueshëm përmes psiko- filozofisë duke përçuar mesazhin tek lexuesi

Në tërë mineralin artistik ajo jep dashuri dhe shpreh fuqishëm gjendjen e saj emocionale ku shpërthen e kulluar në një romantizëm fin e plot ndjenjë . Tek vargjet e saj me motive pritjeje udhëton nëpër ëndërrat  e shpresës për ta fituar atë e pret ti rrëmbehet zemra. Vjen një tjetër poezi me ndjenjë të thellë kombëtare;

Një ditë u ktheve plot më krenari

Sa hije të kishte Flamuri Kuq e Zi

Lufta për liri është brenda shpirtit të poetes por dhe që vjen që nga lashtësia e është brumosur tek ndjenjat e saj atdhetare. Ajo pasqyron përmes vargut zbrazëtinë që ndjen dy dekada më pas si dhe kohërat e tmerrit që Kombi përjetoi por dhe sakrificën sublime që shqiptarët e bënë për lirinë e Kombit, ndaj e ndjejmë tek rrah fort pulsi i fuqishëm i atdhetarisë si një dashuri e pakufishne metaforike e shpirtërore. Tek theksoj shprehjet e veçanta të kësaj poeteje me ëndërrat magjike dhe dritën jeshile të shpresës ku shpreh gjithë ndjeshmërinë e saj për Komb e Flamurë. Në mënyrë filozofike poetja ëndërron pareshtur dhe si e tillë herët apo vonë korrë frytet e tyre.

Më së miri e sjell në poezinë;

Përmes këtyre vargjeve magjepse poetja sjell plot emocion madhështinë e realizimit të ëndërrës së madhe e të shumëpritur. Bukuria e veçantë poetike zë fill tek poezitë që shpreh ëndërrat e mëdha e plot realizime, ndonëse duket së s’resht së prituri ende. Vargjet plot domethënie shpërthejnë në mallë, nostalgji, surprizë, ëmbëlsi ku shndrit e gjithë strofulla e saj shpirtërore dhe plot delikatesë dhe sjell këndshëm e ëmbël për lexuesin. Në këtë përmbledhjen poetike, Kumrie Avdyli Shala  dhuron ëmbëlsi poetike ku rrugëtimi i vargut ndriçon përmbi gërmadhat e kohës dhe aktualja reflektohet apo malli pasqyrohet thellë nga honet e shpirtit të saj  të brishtë. Në këtë vëllim gjejmë poezi ku vargëzohet plot ankth mallë ndjenjë për nënën.

Disa nga vargjet e kësaj poezie;

• Mos i harro vuajtjet e netët pa gjumë

Lotët e nënës që rrjedhin si lumë

Mos harro sytë që lotojnë për ty

Kthehu të lutem mos më ler në vetmi 

Poetja flet për nënën me mall,dashuri ndjenjë e brengë që i zapton hapësirat e kohës e të merrr me vete duke të përshi në çdo hemisferë skutë a periferi. Malli e dashuria për nënën është ajo dashuri e pashtershme dhe poetja trishtueshëm e vargëzon në poezinë e saj . Këtë përjetim e ndeshim nëpër të tjera poezi të këtij vëllimi. Të bën përshtypje të veçantë në këtë vëllim lidhja e ngushtë me natyrën ,vendlindjen të afërmit,njerëzit në tërësi ,dashurinë për liri e komb si ylber i dashurive nëpër shiun e vargjeve. Për lexuesin vjen një vëllim i ri poetik gjithë freski plot jetë ku talenti përzihet me përvojën e maturinë e Kumrie  ku dhimbja e trishtimi është forcë e shpresë pasi poezia shqipe është në vazhdën e saj të traditës duke pasuruar vazhdimisht atë. Siç e thashë më lart ky vëllim poetik ka trazuar ethshëm shpirtin poetik të poetes së re Kumrie Avdyli Shala. Aty është libri jetik i saj e historisë së jetuar e pa jetuar të poetes. Shpalosja e poezisë së poetes Kumrie shpalos shpirtin e saj tejet human dashuri e ndjenjë për familje-atdhe -komb. Ndaj kuptojmë se poezia e saj buron nga thellësi e shpirtit si ndjenjë vizion e dritë për një të ardhme më të paqtë e të begatë. I uroj poetes Kumrie Avdyli Shala dhe poezisë së saj shumë dritë dhe reflektim sa më ndjeshëm për lexuesin duke vazhduar më tej në kultivimin e artit poetik

                      Prenda SEJDIA

                 Lezhë 11 Tetor 2022

 

R E C E N S I O N

"I nderuar Ambasador i Republikës së Kosovës zoti Nahit Hasani.

I nderuar Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar Tiranë zoti Dorian Koçi dhe ju të pranishëm. 

I nderuar autori i vëllimit poetik zoti Qazim Thaqi dhe ju të pranishëm. 

Faleminderit për mundësinë që më jepni të jem pjesë e këtij promovimi në rolin recensues".

 

Libri; KUR ZGJOHEN METAFORAT nga autori Qazim Thaqi.

Në librin poetik "KUR ZGJOHEN METAFORAT" poeti Qazim Thaqi vjen me stil të veçantë duke sjellë përceptimet karshi së kaluarës tonë historike e realitetit dhe ecjes sonë të sotme duke krijuar një formë specifike të të rrëfyerit në poezi. Qasja është edhe një vrap drejt metaforave apo filozofisë që e ndeshim nëpër poezi.

Pra është misioni i të rrëfyerit nëpër historikun etnik ku trajton kulturën e ruajtur por dhe të tashmen që e përcjell në kritikë.

NANA

Sa herë kujtoj ditën kujtoj zërin tënd 

Kujtoj atë shikim që më thoshte shumë

Sa herë kam dhimbjen trupore e shpirtërore

 oh Nane them

Kush më mësoi të fua kaq përkushtimisht

Jeta apo librat e lexuar nuk e di

Por trishtohem kur shoh ëndërr se më nuk jeton 

Sa herë ma mbulojnë fotografinë dhe sytë e tu 

Mendja më errësohet se më duket se humb në hapësirë

Kujtoj atë zë që me dhimbje thotë, e ku ke humbur o birë

Kujtoj natën e fundit dhe dhimbjen që kishe bashkë me zjarrmi

Sa herë vij e dij se përloti sytë e tu edhe në varr

NANË, asnjë varg s'ka mundësi ta përshkruaj dhimbjen

As dashurinë, as humbjen se ti përfundimisht je në zemrën time

Siluetë e përditshme je në sytë  e mi...

 

Poeti flet për NËNËN

Njeriun më të shtrenjtë, ajo që poetit i dhuroi mish, gjak e asht, dashuri e ndjenjë flet për nënën, plot përkushtim, mallë e brengë. Apo kujtimet ku ngjall dëshirat, mallin e duke i futur thellë- thellë në hemisferat e kibës, e të marrin me vete duke të përfshirë çdo hemisferë. Ky libër trajton temat e ndryshme si Vendlindja, Nëna, Qyteti i Prizrenit ku malli e brenga përzier e trazon shpirtin poetik të Qazim Thaqit. Aty është lapsi- fletorja- libri. Është libri i shkruar e pashkruar i historisë së jetuar prej tij, por studimet e thelluara arrijnë deri tek Legjendat e Lashtësisë.

Përmes tyre trajtohen projektoret e së ardhmes, ku e gjitha formon të shndritshmen histori. Por vijnë hareshëm me me lidhjet e ngjarjeve dhe fenomeneve të kohërave dhe kanë rëndësi të veçantë leximi. Shpalosja e poezisë së poetit Qazim Thaqi, shpalos shpirtin e tij human. Dashuri e ndjenjë për Atdhe e Komb, ndaj kuptojmë se poezi e tij buron nga thellësi e shpirtit si ndjenjë, vizion e dritë për një të ardhme më të mirë. I uroj Qazimit dhe poezisë së tij shumë dritë e reflektim e sa më ndjeshëm për lexuesin duke vazhduar më tej me kultivimin e artit poetik.

Udhê të mbarë librit

Suksese.

                           Prenda Sejdia 

                       Tiranë 12.02.2019

 

R E C E N S I O N

 

Libri; ÇAMËRIA BISK I ËNDËRRËS nga Namik Selmani.

 

Asgjë nuk është ndërtuar në gurë pra, gjithçka është ndërtuar në rërë. Por ne duhet të ndërtojmë sikur rëra të ishte gurë, pati thënë Borges.

Shekujt mbollën enigmat në vendin tonë e si rrjedhojë e fatkeqësive njerëzore edhe koha e shfaqi egërsisht mënxyrën e saj shekullore ndaj rracës sonë. Dekadat kalojnë e shekujt bëhen më të venitur e të ngjan sikur pluhuri i harresës mbulon edhe kujtimet. Megjithëse, shumë e vështirë është ta harrojnë bijt e shqipes trojet e të parëve e vendet e tyre pasi dhe zemra e tokës e nxjerr piskamën e veçse me mallin mund ti përgjigjesh. E kush më mirë së autori i librit “ÇAMËRIA BISK I ËNDËRRËS” i Zotit Namik Selmani mund të kishte vargëzuar më aq ndjenjë shpirti për tokën e grabitur dhunshëm që aq shumë e vuajtën ndër dekada. 

E në sjell ca vargje në mallë.

- Mallë Çamërie i thonë;

 

O sa larg të kam Çamëri 

E dot nuk i përkëdhel gurët e varreve 

Të kam larg

Nuk e mbjell dot borzilokun kur vjen pranvera

Të kam larg

E dot nuk i zgjoj blegërimat e panumërta

 të staneve

E dot nuk i mbledh kokrrat e ullinjëve në degë të njoma

 

Sa larg të kam

Shigjetat diellore të zemrës nuk i sjell dot tek ti

Bakllavatë

Kanë mbetur në furrat e lashta pa u pjekur 

Prekma pak ballin

Djersë e jermit kullojnë në Filat si shiu në prill

Hiqmi pak rrudhat 

 

Që mes trishtimit më kanë mbushur dorën 

e ballin e rreshkur 

E grushti

Më bëhet shumë më i fortë së grushti migjenian 

E gjoksi

Më bëhet më i fortë e më i stërralltë se i 

Osman Takës

Kudo ku vete

Ca dhioli paramithie më japin dritë për 

shpirtin e vrarë

E amanetet 

I zgjoj nga murranat dhe nga guri i rëndë

 i vatrës

Malli më djeg në gjoks në varg e në sy

Oiii moi oiiiiii

 

Përmes vargjeve lëshon piskamën e lemeritshme të mallit, dhimbjes, asaj ndjenjës që pikon gjak zemre, ndaj ky kolorit dukurishë realisht identifikon kohën e zymtësisë, e ajo heshtje varri të ngjeth misht e bën të ndjehesh krejt bosh brenda vetmisë vrastare.

Ç’ ngjau më ty Çamëri, ç’mund të thuash për ikjet a farën e mallkimit a kohë e liga e ulëritëse. Vonesë në kohë apo përtej realitetit.? Pra kjo poezi e të tjera si kjo që autori ka sjellë në këtë libër trajtojnë ato fenomene që të vrasin shpirtin pasi nuk ka më gjëmë se të përzënë nga shtëpia jote e trojet e të parëve. Zot e di seç mallkim e zu shqiptarin. Koha e ndodhitë për autorin janë tregues më vete, ç’makth e brengë për brezat.

Ama, autori e sjell poezinë me përsosjen artistike të diskursit letrarë brenda sferave të letersisë dhe pasqyron thellësisht vuajtjen e krizës së vlerave njerëzore dhe përmes mallit shpërfytyron dhe fenomenet, ama për shoqërinë e gjërë shpreh shumë shqetësim për këtë çështje që mbeti me plagë hapur, ndonëse i përket botës shqiptare e më gjërë.

Poezi të ngjashme në këtë libër gjen;

- Simfonia e mallit për Çamëri 

- Bajamet e Çamërisë

- Çamëri ullinj pa vjela.

- Amaneti i nënës çame

- Kur prek Çamërinë, etj, që autorin e bëjnë shumë dimensional ky mjeshter i 64 librave tashmë, pasi sjell larmi temash e brendishë marramëndëse e demostrative, kundër padrejtësive greko- shqiptare e thuhet së gjaku nuk i qarkullon trishtimet.

Ama plot stil dhe elegancë i përqëndruar në furinë krijuese plot vlera, e kështu që poetët misionarë udhëhiqen padyshim nga fuqia e talentit që zotërojnë. Autori përdorë bukur metaforën, por edhe përmes simbolikave sjell shqetësimet dhe egzistenën shekullore të gjëmës madhe që i ngjau shqiptarisë. 

Forca e brendshme e Namik Selmanit bën që vajin e mjerimin që përjetojmë ta kthejmë në vargje e këngë për shqiptarizmin. 

Në brendi të këtij libri gjen gjithashtu plot Ese dhe Tregime të zgjedhura ku spikat bukuria shpirtërore brenda çdo tregimi pasi assesi nuk mungojnë temat për Çamërinë.

Sjellim disa nga ato.

- Unë jam çam, mësuese.

- Ju flet Çamëria.

- Ese për shpirtin e Çamërisë.

- Le të këndojmë për Çamërinë.

- Letër nga Çamëria për Sejdi Krelanin, etj.

Le të sjellim temën e fundit pasi me shpirtin e madh të shkrimtarit që në fillim drejtohet më lutje për shpirtin e Sejdi Krelanit.

-TË QOFTË I LEHTË DHEU I KOSOVËS E SHQIPTARISË SEJDI KRELANI.

Mua, realisht kjo temë më tërhoqi vëmëndjen tek po e shfletoja ngadalë librin, sepse zemrën e gjërë e kanë njerëzit e mëdhenj e kështu më ngjan pikërisht me autorin Namik Selmani. - Pjesë nga Eseja.

Heu, mos t’u harroftë emri trim i Çamërisë. Së ke luftu dhe për tokën time lum miku.

Dhe për ëndërrën e gjyshit tim që vdiq më ëndërrën e moskthimit. Se ke rënë edhe për fëmijët e mij që duan të prekin varret e atyre që shkuan nga jeta. Se ke jetuar dhe për ta miku im. E di ti se si këndonin nanat çame fshehurazi grekëve që rrinin në përgjim për të goditur çdo shenjë shqiptarizmi. Mbanin ndër sëndukë një flamurë e këndonin mbi rrathët e djepeve të fëmijëve. 

- O FLAMURË KUQ E ZI KUR DO VALOSH PËRSËRI MBI KOSOVË E ÇAMËRI 

Plagët e tua të përgjakura do të jenë pjesa e flamurit të djemve çamë kur dikur do prekin nga afër trojet e lashta të gjyshërve e stërgjyshërve. Vetë jeta jote ishte flamurë që valëvitet në kujtesën e vargjet tona që janë të brishta para madhështisë tënde.

Nder e lavdi për ty Sejdi Krelani. Nder e lavdi për dëshmorët e Kombit tonë.

Sa shumë atdhetari ka brenda kjo ese, sa gjak i pastër shqiptari të përcjellë ndër deje, sa mishërim me botën njerëzore e gjitha si këngë në tel lahute a çiftelie siç ju këndohet trimave.

E them metaforikisht, ekuivalenca tregon së njeriu ikën nga kjo botë si tufani në kohë dimri, por heronjtë prandaj kanë lindur për të mos vdekur kurrë. Poetët e shkrimtarët i sjellin të gjallë pasi kanë forcën krijuese që hyjnizon Penën të gërshetuar me shpirtërat e mirë të njerëzisë e rrojnë përjetësisht në mendjet tona .

Eleganca e stilit krijues është e gjitha kreativiteti artistik, figurat, imazhet, i ngre në nivel mjaft të avancuar, ndriçon shpirtin dhe begaton historinë e letersisë.

Në planin estetik, është ndjesia se e bukura dhe tragjikja janë ekuivante e njëra- tjetrës si gjurmim në thellësinë psikologjike të njeriut, sjell energji, atdhetarizëm, finesa dhe optimizëm ku kërkon bashkim Kombit dhe vlerësim maksimal për atdhetarinë, ndjenjën e dhimbjes së thellë për gjëmën që i ka ngjarë Kombit. Autori bashkë shoqëron realen duke krijuar universin e fuqishëm historik në traditën e rrëfimit.

Jo më kot mendoj unë, Namik Selmani, ka zgjedhur Malësinë e Madhe për ta promovuar librin e tij pasi këto dy pole të Shqipërisë kanë histori mjaft të ngjashme për sa i takon copëtimit, por dhe trimërive të pashoqe që pati në luftëra të shumta kjo Malësi më Burra  trima e luftëtarë që bënë histori.

Sepse Drita është sunduesja që sfidon errësirën.

E falenderojmë autorin Zoti Namik Selmani për këtë libër interesant e më rëndësi të madhe kulturore, letrare e historike.

Udhë të mbarë librit 

Suksese autorit

 

                      Prenda Sejdia 

                  Lezhë Nëntor 2022

 

R E C E N S I O N

 

Libri;“JAM DARDAN I MALËSISË GJAKOVËS”,  nga Azgan Haklaj 

 

Në librin “Jam Dardan i Malësisë Gjakovës” autori dhe studiuesi Azgan Haklaj, vjen si një lëvrues i Historisë që gërmon skutat e shpirtit e për të mos e lënë rehat deri në zbardhjen e asaj mugëtire që katranosi trevat shqiptare e më së shumti shpirti i dhemb për vendlindjen dhe gërmimet që i janë bërë themeleve të historisë deri në tjetërsimin e emrave në toponime të ndryshme që historia të fshihet.

Në kohë të Rilindjes Kombëtare Gjakova qe Kaza e Sanxhakut Pejës, Malësia që përfshin fiset e vjetra të Gashit, Krasniqes, Nikaj- Mërturit, Bytyçit.

Malet tona janë si Shkelzeni i Gashit, Korja e Mërturit, Kakia e Nikajve toponime mijëra- vjeçarë. Toponimi Tropojë duket se është imponuar qëllimisht që të hiqet nga harta thotë me bindje autori që mos të egzistojnë emërtimi Malësi e Gjakovës siç ndodhi më Dukagjinin e Vjetër në Pukë para 200 vitesh duke e shëndërruar në emrin e një kazerme serbe dhe mbeti ende emri Puka e sotme pra toponim i imponuar. Emri Tropojë nuk gjendet në regjistrat osmane. 

Nisur nga këto fakte autori kërkon që vetëdija e shqiptarëve të rritet mbi fenomenet kur thotë “Hidhini një sy Iliadës Shqiptare, Lahutës së Malcisë, ku do gjeni me dhjetëra herë emrat e malësive si Nikaj- Mërturit, Gashit a Krasniqes, por jo emri Tropojë.

 

“Shqiptarët  e vëllezërit mij të Malësisë Gjakovës duhet ta dijnë se erdhi koha për të kërkuar kthimin në identitetin tonë të Bashkimit Kombëtarë".

 

“Nuk ndërrojmë emër as flamurë

Pa këndu qyqja kullë për kullë”.

 

Qe dhe lajtmotivi i qëndresës ndër shekuj në rrugëtimin e gjatë për të jetuar, dhe do çojmë para gjyqit të historisë ata që duan të tjetërsojnë trojet a shkatërrojnë identitetin kombëtarë, si Nikaj- Mërturin quajtën Lekbibaj, Malësi e Gjakovës Tropojë etj.

Dekadat janë bërë turrë mbi dengjet e tejmbushura me histori trilli në gjithë këtë dhe, nga të huajt por fatkeqësisht jo vetëm.  

- Po vendasit ç’bënë.?!

- Me vënd autori mllefoset keqas mbi fenomenin e toponimeve, pasi asnjë qeverisje a drejtues institucionesh nuk e vranë mëndjen për ndryshimin e emrave të vendbanimeve.

Pse duhet me dekada të qaj e vajtojë hallin e emertesave pasi mbetet plagë e hapur e historisë, sepse ata grabitqarët tanë kufitarē që historikisht mësynë kufinjtë tanë për të na shqyer, mos ndonjëherë e një kohë ju bie mendja se këto emertime "ishin të tyre e padrejtësisht ua mbajmë".

- A nuk paska shqetësuar kurrë kjo ide drejtuesit tanë shtetërorë a institucionesh të veçanta.?!

- Por autori vjen si lëvrues i historisë duke hedhur dritë mbi hijet shekullore dhe shtrembërimin e njëmëndtë të historisë. Shembujt janë të dukshëm edhe në ditët e sotme. Në këtë libër me vështrime të shumta historike që në brendi gjen grimca që prej kohërave para Krishtit, me tema mjaft interesante, ndonëse vorbulla e kohës ka krijuar ndjeshmëri episodike dhe botës shpirtërore i ka lënë gjurmë të pashlyeshme të cilat ngacmojnë memoriet. Bagazhi krijues dhe hulumtues i autorit e gjen në gjithë përshkallëzimet eksploruese dhe në një linjë përshkruese pasi ngjarjet shpesh i ngjajnë misterit derisa gjendesh në brendinë e së panjohurës, ama autori është i veshur me ndjenjën njerëzore dhe bazuar në fakte reale, ndaj më bën të ndjehem e rezervur në gjykim, pasi aftësitë krijuese dhe potencialin e tij e shpalos brenda magjisë artistike dhe ndërtimit të strukturës gjithnjë në përzgjedhje me fjalën e duhur dhe realitetin e hidhur e ndëshkon fort me tehun e fjalës e thellësinë e mendimit. Qasjen historike që bën autori, është një vrap drejt njohjeve të fakteve dhe të vërtetave bazuar në dokumente arkivore që janë përdorur mbi këto procese mjaft delikate e cila autori kërkon ta mësojnë brezat si vlerë e pasuri rajonale e kombëtare po ashtu. Haklaj, padyshim në këtë libër vjen me unin e tij origjinal ndaj ka sjellë fakte shumë interesante, me shumë ndjenjë dhe përkushtim e nga ç’thashë më lart, libri bëhet i pa kontestueshëm e për masën e gjërë të Malësisë Gjakovës e mbarë lexuesit duket kaq atraktiv e i mirfilltë dhe origjinal pasi po hedh dritë mbi errësirën mbi shekullore e cila do ju mbetet gjeneratave për t’u studjuar kjo larmi kapitujsh me histori të shumta ku gjendet i gjithë shpirti atdhetarë e s’ka si të mos vlerësohet autori për detaje të shumta që vijnë në këtë këndvështrimin historik të trevave të Tropojës sotme apo më saktë Malësisë së Gjakovës duke krijuar universin e fuqishëm historik në traditën e rrëfimit përmes vorbullës magjike dhe stilin e kompletuar të ndërthurur me dokumente arkivore si fakte që bindin lexuesin pasi dihen ndarjet e prandaj i mban zgjuar ndjenja e bashkimit me trojet e vjetra.

Për vlerat që ka në brendinë e tij ky libër historik në proporcion me diskursin letrarë dhe simbolik na bashkë- shoqëron me larmi kapitujsh;

Ndaj në këtë libër flitet për;

- ÇAMËRIA ËSHTË SHQIPTARE 

- TROJA SHQIPTARE - VATERLO E MALAZEZEVE

- PLAVË E GUCIA

- PLATFORMA PËR SHTETIN KOMB

- IDENTITETI, SHTETFORMIMI, HISTORIA, KULTURA, JURISPRUDENCA E KOMBIT TONË FLASIN GEGNISHT

- PËR KOSOVËN JAP DY JETË etj.

Në këtë libër gjendet një pasuri e jashtëzakonshme historike e letrare si një ndërthurje e shkëlqyer me mendim të thelluar e bukuria gjendet brenda asaj veprës letrare pasi është mjaft e kuptueshme për lexuesin duke të lënë shumë mbresa, pasi krijon atmosferën e përjetimit në fushën e artit historiko- letrarë me vlera cilësore e përmasa të thella dhe në mënyrë implicite përcakton stilin e veçantë të të shkruarit me material të bollshëm nga mbarë trevat e Kombit. Kështu që diapazoni krijues i Haklajt, ka shtrirje të gjërë dhe këtë stil e kultivon me përgjegjshmëri të lartë qytetarie, me ndjeshmëri patritike e kombëtarë tejet të thelluar, me një gamë të gjërë specifikash.

Ndjenja individuale e krijuesit e krijuar përmes mesazheve është ai problemi përgjithsues që përcjell tek publiku i gjërë nga ajo botë e brendshme me thesare të pafundme duke u kthyer në potencial e bëhet vlerë e virtyte për botën përmes mesazheve të bardha. 

Ajo që bie në sy është “Shpirti i Tij Dardan”, 

- Jam Dardan i Malësisë Gjakovës dhe do ta heq mantelin serb që ma veshën sllavo- bolshevikët, dhe;

-Bashkimi Kombëtarë realizimi i ëndërrës nacionale.

- A nuk gjendet këtu i gjithë shpirti luftarak mbi kauzën dhe moton e lart shënuar.?!

-Autori tregon shpirtin atdhetarë, ndaj vlerësohet për mënyrën e pregatitjes profesionale dhe aktivitetet e shumta e në fusha të ndryshme ndaj rindërton realitetin në formë dhe strukturë brenda sistemit historiko- letrarë ndaj i dedikohet botës brendshme të eksplorimit e ndërtimit të rrëfimit po ashtu.

Shpirti atdhetarë, plot patriotizëm me ndjeshmëri deri hyjnore të mbështjell në botën magjike të artit historiko- letrarë, i thelluar psikologjikisht pasi nuk përkufizon veçse Dardaninë si zemrën e shpirtin që i djeg, por thërret zëshëm e ndjehet piskama cep më cep trojeve shqiptare për ta përçuar më së miri misionin e tij me gjithpërfshirje kombëtarisht.

Ama shpirti nuk i gjen qetësi deri në realizimin e ëndërrës shekullore, pasi gjendet i brumosur thellë në atdhe- dashuri, për trojet etnike, karaktere të lindura në shpirtëzimin shqiptarë dhe të kultivuara përgjatë dekadave, ndaj vjen si mburojë e shpirtërave që duan të zbulojnë e mbrojnë shtyllat vitale brenda oqeanit të vuajtjeve të një populli të tërë. 

Gjejmë ndjenjën e lartë të malësorit vital, që sprovohet si personalitet duke lënë gjurmët e studiuesit në histori e vihet përballë vendimeve të forta dhe sfidave të mëdha.

Kështu që Mirënjohja është arma më e përshtatshme që kam për këtë studim historik të strukturuar në disa nën- tema.

Ndaj themelet krijuese të autorit Azgan Haklaj janë pikërisht gurët e qëndrueshëm plot vlera atdhetarie dhe harmonia mes strukturës dhe mendimit të lirë të autorit.

 "Për shkak se egziston një forcë e cila dëshiron që ju ta realizoni "Legjendën Tuaj Personale" ajo "lag" oreksin tuaj me një shije të suksesit. Paulo Coelho".

Sa më shumë dritë dhe refleksion Penës

 autorit, e sa më këndshëm për lexuesin e gjërë e me tjera krijime po kaq interesante në të ardhmen.

Suksese Penës dhe intuitës tuaj mjeshtër i fjalës. 

Udhë të mbarë librit 

 

                       Prenda Sejdia

                 Lezhë më 15.02.2023

 

 

P A S TH Ë N J E

 

Libri: “BUFI I PEMËS SONË “ nga Gëzim Ajgeraj

 

Degëzimet e jetës janë të ndryshme dhe si të tilla duhet trajtuar nga kushdo. Por, njerëzit e veçantë gjithmonë tregojnë kreativitet në aspekte të ndryshme jetësore dhe i trajtojnë ato me aq delikatesë, performancë, përkushtim, demonstrim, aktrim, duke ju dhënë, gjithashtu, forma e ngjyra.

     Globalizojmë botën, ku jetojmë, ku përmes imazheve shtojnë dozat e bashkëkuptimeve dhe hapin shtigje të reja për gjithëpërfshirje në botën e artit, si një mjet mjaft i dobishëm, që përmban arti poetik tek fëmijët e të mbillet vetëdijesimi, pasi shembujt që gjenden në këtë art i përgatit ata për të ardhmen.

     Ndaj, në këtë vëllim poetik, autori Gëzim Ajgeraj vjen me krijime për fëmijë, ku titullohet: “BUFI I PEMËS SONË “- poezi e fabula për fëmijë dhe të rinj.

     Ndaj, mendoj se materiali i këtij vëllimi vjen si terapi e të menduarit për moshat e reja dhe për fëmijët, pasi i ndihmon ata të përballen me çështje të ndryshme jetësore, por dhe njohjen e karaktereve, përmes imazheve poetike, pasi shumë çështje madhore apo individë, qofshin ato edhe me emër mund të jenë të përfshirë ndër vargje, imazhe dhe trajtohen ato si në fabul a poezi. Fëmijët i përdorin si shprehje të bukura e lozonjare, apo duke bërë ndonjë krahasim, por jo vetëm, pasi vargjet kanë fuqi kuptimore, dhe sipas vizionit krijojnë dhe modelet e tyre apo dhe hipotezat.

     Dhe, në këtë formë, fëmijët, jo vetëm nga ana vizuale, por edhe nga ana kuptimore hedhin hapin për të shprehur e për krijuar botën e tyre përmes artit poetik. Autori, Gëzim Ajgeraj, tashmë autor i mbi dyqind librave në gjithë zhanret letrare, vjen herë pas here më libra për fëmijë e të rinj, pasi e ardhmja, thotë autori ju përket atyre dhe është detyrë imediate, që shkrimtarë e poetë të japin nga vetja e tyre për brezat e së ardhmes. Ky vëllim mjaft interesant për fëmijë, të bën përshtypje që nga titulli, aq sa e merr më humor, aq është edhe thumbues e domethënës.

     Thjesht e shkurt duhet ta gjesh: “Pemën dhe Bufin” dhe menjëherë përfshihesh në “polemika të ashpra debati me panelin e fëmijëve”, ku secili jep versionin e tij.

     Autori sjell, gjithashtu, tema mjaft interesante, si p.sh.: Porosia e gjyshit, Një buf dhe një bletë, Lapsi e goma, Një kërriç, një iriq dhe rrapi, U kall bota, Bërdhyle, Pema pa Drita, Miqësia e gjarprit me bretkosën, Ora e pyllit, Hija e dhelprës, Molla e krimbur, Ankesa e dashit, Një strofull për bilbilin, Kënga e hutinit, Mirënjohjet e dhelprës e plot tema me bukuri leximi e kuptim të thellë jetësor, por sjell ëmbël e këndshëm për moshat e reja.

 

Dhe për ju të dashur fëmijë 

Gjyshi lë një porosi 

Ju mos e hidhni mundin kot

Veç aty ku ka mirësi

 

Në poezinë e mësipërme, autori sjell vargje të bukura, ku tregon butësi shpirti për fëmijët e përmes rimave sjell estetikën në varg, ku kuptimi është i thellë e vjen si shërbesë për jetën, pasi ju sugjeron që veprimet e tyre në jetë të jenë të matura e të duhura.

     Kështu që, përpiqet të na i sjell si këngë me ndjenjë shpirti, duke depërtuar thellë brenda botës tyre e reflekton mbi vargun poetik, pasi në qendër të poezisë është gjyshi me fëmijët e botës shqiptare, pasi në strukturën poetike ka krijuar infrastrukturën e nevojshme të vargut.

     Autori, brenda zhanrit poetik ka lëvruar gjithë stilet, duke mos iu mbetur kurrë borxh të rinjve, madje, përsos stilin, elementet, temat, etj.

     Këndshëm sjell një gërshetim magjik mes kohërave dhe aktivizon potencialin kultivues tek brezat, e sidomos gjeneratat e reja. Ndaj, Ajgeraj e ka dëshmuar veten e tij ndër rangjet më të larta bashkëkohore shqiptare me përmasa ndërkombëtare.

 

NJË BUF DHE NJË BLETË 

 

Në vargjet e kësaj fabule mjaft të bukur, shpalosë jo vetëm bukurinë estetike, por dhe krekosjen e Bufit, si një element përçmues në jetën njerëzore, pasi vargjet janë mjaft thumbuese dhe në botën e fëmijëve ndodh krahasimi simbolik.

Krekosja e bufit kokëshkretë, që mendimi i djallëzuar se do jetojë pa punuar e mban bufin atje lart majë pemës, duke gjëmuar Bletën punëtore me pyetjen:

 

“Por kjo punë ty ç’ të sjell”

 

Autori përdor një psikofilozofi të pranueshme për moshat e reja, brenda këtij zhanri e kësaj krijimtarie poetike.

     Ashtu si Herodoti i kohërave të lashta, që fabulën e kultivoi në forma e krahasime të ndryshme, edhe Ajgeraj në kohë të sotme, ndonëse, epokat kanë ndryshuar e zhvillimet moderne kanë arritur majat.

     Në rastin konkret, Bufi, përfaqëson vlerën e simbolikës dhe karakterin njerëzor në ngjashmëri me figurën e bufit, që kanë vetëm mburrjet.

     Thjesht ai vlerësohet si një përshkrim konkret tek shpendët në fabul, e përshfaqet më qartë tek njeriu me karakteristikat më të dukshme të sjelljes së tyre.

     Ndaj, bufi është simbol i mburrjes, si burim efektiv në varg për të bërë fëmijët t’i lexojnë dhe të aftësohen në krahasime, si dhe të reflektojnë, duke nxjerrë konkluzione e mësime. Ndaj, titulli i librit është një metaforë e thellë e të menduarit filozofik, e cila e përfaqëson dendësisht kjo poezi.

 

Kjo punë fermeri një mësim më dha shkolla

Njësoj të gjithëve na mëson 

Dikush në jetë arrin gjithçka 

E dikush mbetet bërrdhyl gjithmonë 

 

Autori vjen në këtë poezi me vargje brilante, ku spikat edhe humori më fjalën e përzgjedhur “bërrdhyle”, pra një vocërrake. Edhe kjo poezi ka fuqi të madhe krahasuese, brenda periodikut poetik e letrar e ngjan me një aktor, që gjithmonë është në lëvizje të vazhdueshme e botën e brendshme të personazheve e rrëmon në psikologjinë e tyre.

     Zbaton konceptin mbi botën që e rrethon, ndaj ka krijuar më kujdes kornizat e kufizuara të kohës, duke i koncentruar brenda rrëfimeve poetike, që gjenden të vargëzuara, me aq kujdes.

     E vlerësoj shumë botën poetike të autorit, që të ngjan më një oqean të pafund dhe depërton lehtë e hareshëm në botën përrallore të fëmijëve, me shpirtin e pastër kristal, me shumë ndikim në formimin e tyre më larmi mendimesh e ju shtron tapetin shumëngjyrësh, duke i drejtuar në labirinte të pafundme e shtigje të pashkelura, duke ju krijuar mundësinë e kapërcimit kufizimeve moshore dhe përmes mendimit i bën të “shohin” tej maleve të larta a deteve të paanë.

     Muza e frymëzimit e ngacmimit tek poeti, ka qenë një ndër elementet më të fuqishme poetike. Ndaj, kjo substancë është faktori, që vjen zëshëm në çdo varg, brenda çdo poezie, qoftë ajo pasi ka hulumtuar formën e vargjeve, strukturën e ndërtimin e fjalës e vargut, duke bërë përzgjedhjen e duhur.

Jo më kot e kemi thënë:

Galeria poetike e autorit është e pafund dhe e paanë. Njeh gjithë finesat dhe, pa dyshim, aty gjendet fuqia e tij krijuese plot larmi e finesa.

     Duke qenë se ky krijim është për mosha të reja, falënderojmë autorin për prurjen e mrekullueshme për fëmijë e të rinj. Ndaj, them së jam përpjekur të sjell një fjalor të thjeshtë e të kuptueshëm, në përshtatje me moshat. Uroj që Pena e Autorit të mos ndalojë asnjëherë! Sa më shumë prurje për dritat vezulluese që kthejnë Atdheun në parajsën e universit të gjallë.

      Ndaj, uroj shumë dritë dhe refleksion në krijime të reja, që së shpejti do të duken në horizont prej këtij autori të palodhur plot vizion për një botë në zhvillim.

Udhë e mbarë librit!

 

                            Prenda Sejdia 

                     Lezhë, më 28 korrik 2022

 

 

P A R A T H Ë N I E

 

Libri;  “GJURMË QË NUK FSHIHEN” nga Kumrie Avdyli Shala 

 

Në mendjen e gjithsecilit prej nesh ka një kufi, përtej të cilit është e rrezikshme të shkosh. Pasi e ke kaluar atë kufi, është e pamundur të kthehesh mbrapa.

Ndaj dhe hedhja e një hapi të ri, nxjerrja nga goja e një fjale të re. Këto janë gjërat të cilave njerëzit u druhen më shumë. ”F. Destojevski”.

E nis pikërisht me këtë thënje ndonëse ndodhë e kundërta në rastin konkret pasi autorja kurajoze e këtij vëllimi poetik që është i dyti në radhë, as e mendon dy herë fjalën, pra është aq e vendosur dhe vjen më mendim të pjekur dhe prerë.

Autorja ka një karakter të fortë pa dashur të them të “zjarrtë” pasi ajo ka qënë pjesë e forcave të armatosura të Kosovës, dhe për këtë fakt ajo është e formuar në zjarrin e luftës për liri e pavarësi të cilës i këndon në vargje por edhe i qan megjithë shpirt i cili vetëm ai ia dikton lotin.

- Është e butë, prandaj don Kosovën e banorët e saj, 

- Është e egër sepse lufton cinizmin e padrejtësitë, 

- Është e padurueshme sepse nuk pranon skllavërimin, 

- Është e zjarrtë sepse lufta e bëri të tillë, 

- Është e lumtur sepse pa dritat që ua ndriçuan Atdheun, 

- Është shpesh mediative sepse mendon për të rënët.

E çfarë nuk pa Kumria.?

Se besoj që diçka i “humbi” nga sytë a vëmëndja sepse gjithmonë qe aty në çdo labirint, apo koherent më kohën e hapësirat e pamata, i preku vështirësitë e Kombit e ia mëkoi plagët me lutjet e saja e ia dëgjoi thirrmat mëmëdheut, ua pa lotët nënave sepse pa trupat e bijëve të tyre të mbushur me plumba prej çeliku, e pa shajkashët e krimit tek suleshin si bishat e tërbuara mbi tokat dardane e banorët e saj ata okupatorët e zinj.

Poezinë dhe artin letrarë e bëjnë veçse poetët misionarë të cilët nuk kushtëzohen prej rrethanave, por Kumria vjen si zë i thellësive gati tronditëse ndaj bëhet njesh më dhimbjen dhe mllef ndaj padrejtësive.

Ajo shpeh kënaqësi për realizimin e ëndërrës madhe atdhetare, por sërish ajo lufton zymtësinë e fjalës dhe mendimit të pathelluar.

Kosova mban gjithçka që e karakterizon jetën.

Kuptohet së vendi ju jep jetë njerëzve e sidomos kur janë të lidhur ngusht me të, si në rastin konkret të poetes me Kosovën që veçse sa ia qan hallet e dertet dhe lufton krekosjet e thata të fjalamanëve a mashtruesve, të cilët mashtrojnë a lëvdohen pa rezultate a fjalët bosh i sodisin përmbi buzë.

Tek lexon ndër poezitë e Kumries të ngjan sikur Zotat paskan qënë kundër shqiptarëve, Sepse kërkon jo vetëm ndjeshmëri por dhe forcë karakteri.

Në këtë vëllim poetik temat janë frazeologjike e plot kuptim dhe do sjell disa nga ato;

- RUGOVA E AZEMIT

- LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT TONË 

-  ÇLIRIMTARË JU QOFTË I LEHTË DHEU I   KOSOVËS 

- MOS E PËRBUZ USHTARIN E LIRISË 

- PEJA HERIOKE

- MOS MA PREK TOKËN E BABAIT 

- PUTHA LOTIN 

- BUZË MALIT

- LOTI MOTRËS KURRË NUK U THA

- PENDOHU

- O BABI IM QË NUK TË NJOHA KURRË 

- U TRET LULJA NË KURBET 

- NUK KAM FRIKË NGA E VËRTETA etj.

Janë tema që të prekin shpirtin, të thellojnë e trazojnë ndjenjën, të prekin çdo damarë sa pezmin ta ngjethin nën lëkurë, sepse përjetuam në shekuj gjenocid dhe fenomene të çuditshme të cilat janë ende evidente dhe zënë fill në faqet e përjetshme të historisë.

Nuk lëshon aromë as pisha plakë

as livadhit të gjatë nuk fluturonin fluturat

e gurra pranë shkëmbit kishte shterruar

edhe lugu i kroit ishte tharë

poet,

këtë vend ku u linde

do ta quaj Azem

se vetëm me emrin tënd

shkëlqimin do ia ndjej Rugovës

Vjen kjo poezi aq e arrirë me mendim të thelluar me meditacion poetik plot metaforë dhe filozofi mbi dukuri shumë të rëndësishme brenda situatave shpirtërore të poetes. Qasja poetike vjen në mënyrë figurative ku shfaq gjendjen shpirtërore, mallin apo shmalljen për lugjet e verdha, lule boret, ujin e ftohtë, pishën plakë ku freskon krejt muzat e shpirtit, ndaj lexuesi konstaton se metaforat që gjenden në poezi janë atributet e duhura formale dhe aty prek artin e vërtetë në poezi. 

Autorja e don lirinë e të shprehurit duke ju qëndruar larg kufizimeve ndaj vazhdon të jetë konsekuente në ndërtimin e tipareve poetike dhe gjithë artikulimeve të shpirtit, si poezi më ndjeshmëri të lartë si mëvetësi estetike është luajtja me fjalën në tërësinë e saj, si figurë apo mendim, e është një dremitje e ëmbël nëpër metafora, ndaj komunikimi meditativ është i tejdukshëm dhe artistik.

- Peja lindi trima gjeneralë a ushtarë

- Heronjë a heroina doktorë a profesorë

- Këngëtarë e aktorë piktorë e gjuhëtarë

- Patriotë e shkrimtarë pilot a atdhetarë

Flitet për fuqinë e poezisë, si vjen a si shpërthen ajo a si vërehet në aspektin e artit poetik me pikëpamje dhe qëndrime të qarta mbi formimin a brendinë apo krenarinë për trajtimin me trendin e kohës.

Poezia i ngjan mozaikut plot ngjyra  tinguj jete për vetë njeriun.

Hapësira përfshin zhvillimin e këtij zhanri poetik ashtu edhe siç trajtohet si bërthamë në atlaset e larmishme poetike.

- Mos ma prek tokën e babait 

- Se pasha këtë shpirt që kam

 - Do ta nxjerr arrzën e fytit

 - A mos po mendon se ajo tokë nuk ka zot 

- Nuk ka lekë që mund ta blejë tokën e babait

- Është hajrat që nuk lejoj kënd të luajë me të

- Së është e gjakut dhe shpirtit tim

- Dhe babai e ka ruajtur si sytë e ballit 

- Na ka rritur më mundime e sakrifica e me nderë

- Mos ma prek tokën e babait tim po të them

A nuk janë këto vargje që prekin shumë thellë ndjenjën njerëzore pasi fuqi e fjalës arrin pikun dhe shpirti i poetes duket i ndezur flakë e vjen si motiv, ndaj është e gatshme që për tokën arbërore bëhet fli ndaj vjen me mesazh të fuqishëm për mbrojtjen e trojeve stërgjyshore dhe është tejet e vendosur që askush s’mund të guxojë që të mendojë se do e cënojë atë dhe shpirti i gulfon dhe rrugë e pe s’lëshon.

Është dheu ku u lind poetja e të parët e saj, e për të shpirti don me u flijua kjo qëndrestare me shpirt dragoi.

Kjo poezi plot imazhe dhe mesazhe, që vjen kaq pikante rrjedh nga tradita..

Pra janë lidhjet dhe marrëdhëniet që ka poezia e sotme si novatorizëm, për gjeneratat e reja dhe është kërkuese si në formë ashtu edhe në përmbajtje duke zhvilluar e transformuar verbin poetik shqiptarë.

Ndonëse duken si probleme të periodizimit, e përgjithësisht të problemit të studimit poezisë, ama e qasur sipas kritereve.

Por, Kumria duket se e ka një frikë dhe “frika” është një egërsirë që rrin gjithmonë në pritë dhe ruan sulmuesin që mos ta cënojë, por për mungesë të mrekullive as poetja nuk do trishtohet. Kështu që fantazia është aq e përafërt me realitetin. E trishtë duket porosia që ajo lëshon në formën e piskamës plot drithërime dhe madje tejet e vendosur

E ngjitur gjethja mbi mermer.

Lagur qull me lotin e mjerë.

Shiu rrebesh rrugëve zvarrë davaritet,

rrezja diellit nën re përpëlitet,

të shpërthejë që të thaj lotin për hirë të lirisë .

Harrove dhembjen e thellë,

vikama jote qante tokën

e pëlleshme në pranverë.

Ledhatove gurin e ftohtë akull,

Ti e preke këtë ndjenjë,

të lagur nga rrebeshet e lotit e të shiut

mbi buzët e plasaritura

që dridheshin nga rënkimi si ngaherë.

Putha pikën e shiut,

lotin tim në ballin tënd të ftohtë 

Asnjë fjalë se nxore

Dhe as tash, posi atëherë.

Gjethja ndrydhur e zverdhur

të rrinë afër pa bërë zë 

Putha lotin plot mallëngjim 

pikën e shiut në ballin tënd margaritarë 

E atje mbi mermer zhubravitej

Ndaj do të ndjejë për gjithmonë

Vargje të ndjera thellësisht që përcjell shumë emocion tek lexuesi dhe denjësisht e përfaqëson titullin e vëllimit

 "GJURMË QË NUK FSHIHEN" 

pasi vargjet paraqesin shpirtin e trazuar të poetes plot dhimbje, lot e mërzi për ikjet nga kjo botë e përmalltë, dhe paraqet realitetin e hidhur që zemra ia dikton ashtu si kundër ia dikton edhe lotin. Është magjia e ndjenjave të saj që të mbështjell pa prâ, e të bën për vete me mjeshtrinë e vargut e brendinë e saj plot imazhe dhe autorja Kumrie Avdyli Shala na i sjell si relikte nga shpirti i saj i ndjeshëm pasi brenda vetvetes ajo ka aq shumë pyetje  ndonëse veçse sa ia drejton shpirtit përmes lotit e pikave të shiut mbi mermer.

Ajo don të dijë se kush i zymton kohët  a kush  haraq iu bë njerëzimit e kësisoj ajo ka dhjetëra pyetje të tjera por vendos të flasë e përqafohet veçse me shiun e në mënyrë figurative ajo çan hallet e forta të njerëzimit duke qënë e bindur se përgjigje nuk merr.

Ajo është e vetëdijshme për këtë se ndonëse vazhdon me këmbënguljen e saj kryeneqe mbi varg, mediton përmes imazheve të pafundme që ajo sjell ndër poezitë e gjata  sa të shkon mendja se poetja zor të zërë fill në këtë botë që e paraqet aq të marrosur nga mos- bindjet apo dhe veprimet e prapa e ligësitë po ashtu.

Shpesh vargjet në këtë vëllim vijnë mjaft të trishta gati mosbesuese që kanë shtegtuar përmes furtunave të egra  por autorja jo vetëm që i njeh fort mirë ngjarjet dhe historitë por i ka prekur e përjetuar ato kohë aq të vështira që Mëmëdheu i vuajti mbi kurriz dhe u bë pjesë reale e ndryshimit me kontributin personal ndaj mendoj që vargjet e "trishta" që na vijnë në këtë botim, janë konkretisht nga ky përjetim ku furtunat e kohërave kanë përvëluar gjakërat, dhe kjo konkretisht prek më së miri plagët që ende rëndojnë shpirtërat.

Ziliqarë mes njerëzve, 

atdheut i bëjnë gropën

Nga dhjami s'marrin frymë, 

parazitë sa s'ngopën

Me gjak të etur, 

grabitqarë soji si ata janë

Dhe politikës së zezë

i rrinë pranë e pranë

Një tjetër profil i poetes që vjen aq i drejtpërdrejtë e tejet kritik ndaj një grupi shoqërorë brenda shoqërisë tonë e më konkretisht ajo pjesa jo vitale, pra përmes vargjeve gjëmton ashpër me shpatën e fjalës dhe tregon hapur mllefin që e tundon. Kështu që autoren çdo varg është një tregues më vete duke e vendosur në shigjetën e arsyetimit dhe konkretisht në këtë aspekt qëndron madhështia në përsosjen artistike kuptimore dhe estetike të diskursit letrarë brenda sferave të letersisë. Ajo e ka ndjerë thellë dhe e ka vuajtur krizën e vlerave shpirtërore e njerëzore, pasi autorja është njeriu që ka qarë vetë në jetë  pasi megjithë forcën e saj shpirtërore bën që ta kthejë forcën e gravitetit në substancë dhe e germëzon në poezi e gjithë jetën e përditshmërisë plot aksion dhe vjell vrerë ndaj padrejtësive.

Ama, Kumrie Avdyl Shala është tejet energjike e përmes forcës së fjalës godet fuqishëm dyfytyrësinë e dredhitë që ndodhin kudo rreth nesh, ndaj si duron dot, por as lejon të kamuflohet mendimi, por dufin e shfren në vargun transparent,  duke e kthyer në denoncim publik. Kështu që, siç duket, dhimbja, brenga e shqetësimi ia zënë hapësirat e artbërjes poetike duke e krijuar brenda këtyre fazave të kuptimësisë. Por, poetja brenda vargjeve e poezive të këtij vëllimi është përpjekur që të përdorë figurshëm armën e mirkuptimit e në lëvizjet dhe zhvillimet e herë pas'hershme, ajo truimfon me mesazhet e shumta që ajo përcjell, ndonëse ndonjëherë tregon gjithë shpirtin e saj luftarak e cila bëhet njësh me karakterin e brëndshëm, pasi vajin ajo e kthen në këngë për lexuesin.

Ky vëllim poetik ashtu siç e kam përshkruar edhe më lart ka brendi të pasur me tema mjaft interesante, trajtesa të ndryshme e mbi të gjitha Atdheu, heronjtë, familja, janë primaret, drita e frymëmarrja për autoren Kumrie.

Ajo mbetet aq besnike e traditës popullore me më të pasurën, të fuqishmen e të veçantën, e mbi të gjitha drejtësinë e ka në shpirt që e gdhend dhe shkruan me shkronja ari.

I uroj autores sa më shumë krijime të bukura, me vargje mbresëlënëse për lexuesin si testamentin e përjetësisë.

Sa më lehtë e këndshëm për lexuesin. 

Udhë të mbarë librit.

Suksese autores.

 

                          Prenda Sejdia 

                  Lezhë më 09.02.2023

 

 

R  E  C  E  N  S  I  O  N

 

Libri; "FSHATI I VOGËL ME DY KISHA" nga Engjëll Gjolaj.

 

Zoti përgjigjet në tre mënyra.

- Ai thotë PO dhe të jep atë çka do

- Ai thotë JO e të jep diçka më të mirë.

- Ai thotë PRIT dhe të jep më të mirën.

 

E nis konkretisht me këtë thënje që aq shumë përshtatet me brendinë e librit monografiko- historik, të shkruar për këtë fshat për gjithë vitalitetin shekullorë, që e përcjell deri në ditët e sotme.

Për vendin ku u mbollën si me parmendë fara e diturisë, besnikërisë, bujarisë e trimërisë plot nderë, si virtytet më të larta njerëzore, ndërtuar mbi bazamentin e çeliktë të ndërtuar nga të parët e trashëguar nga brezat pasardhës.

E vlerësoj nismën e ndërmarrë nga autori Engjëll Gjolaj pasi sot bën punën e një albanologu të nesërm, për finalizimin e këtij libri si piknisje e njohjeve dhe arkivimit të ngjarjeve të rëndësishme dhe fakteve origjinale mbi ndodhitë e fisit tij Gjolaj, fshatit dhe trevës po'ashtu pasi historitë janë të shumta dhe personazhet patjetër. 

Arsyet e fenomenet janë me dengje sa do duheshin shumë autorë e shumë libra për ti sjellë ato në duart e lexuesve të sotëm e kryesisht gjeneratave të reja. Ama, autori Gjolaj tregohet tejet modest krahas librit që sot po e promovojmë si vlerë e patjetërsueshme për banorët e fshatit vogël me dy Kisha. Libri është i karakterit historik ndonëse assesi nuk mungon as letersia pasi autori me shumë delikatesë sjell vargje poetike nga autorë të zonës apo këngët e kënduara në breza atyre burrave viganë e trima të paepur, dhe ende këndohen për ta në tel sharkie a lahute. 

Autori i lindur në Goraj të Kastratit, thotë se është shumë krenarë për vendlindjen dhe na takon ne dhe ndaj e kemi për detyrë me ruajt e trashëguar traditat si malësorë Kastrati. Krenohemi thotë ai për trimërinë e të parëve tanë që luftuan për mbrojtjen e trojeve e ata që dhanë jetën për liri, për rolin e grave malësore dhe kontributin e dhënë për lindjen, rritjen dhe edukimin e trimave të Malësisë Madhe, për bujarinë e Kastratit, për shkrimtarë e poet brenda e jashtë vendit, për sportistë a boksier ku dua ta veçoj veçse njërin pra Jurgen Tonin Uldedaj, të gjithë me nivel të lartë të kulturës malësore. Por në libër ka plot emra, që do mbeten përjetësisht në memoriet e malësorëve por dhe zemrat e shqiptarëve si elitë për kombin. 

Ai nuk harron të shkruaj për krijuesin e Akademisë sportive apo dhe themeluesin e saj Ndue Ranxhburgaj e Ndue Naçaj, apo drejtues të shumtë pushteti deri tek ditët e sotme psh, Tonin Marinaj si njerëz që gjenden pranë halleve të njerësisë.

Këta bij të Kastratit lashtë e autokton, ku popullsia e saj shpesh pëson lëvizje demografike ashtu si çdo popull në botë, por gjithnjë si askush tjetër me sytë pas.

"Fisi Goraj, ndodhet në një luginë mes maleve të "Stolit dhe Çelës", mes Zagorës dhe Budishës, ama historinë e bujarinë ua mësoj gjithë njerëzia kudo ku flitet shqip. 

Autori thotë se ka shkruar duke parë me syrin e emigrantit, por mesazhet në libër janë të qarta si rrezja e diellit që ngroh gjithësinë edhe brezat pasardhës të mpleksen me historitë kulturën e traditën vendase, e kjo dëshirë katër cipërisht matet me madhësinë e qiellit vigan, dhe e thellë sa thellësi e oqeanit.

Duhet vlerësuar forca vitale e autorit pasi synon ta ëmbëltojë si qershi Malësinë e Madhe e konkretisht Gorajt e Kastratit që për autorin janë Boshti i Tokës, pasi ju dhuron buzëqeshje dhe mirënjohje imazheve të jetës vendase shumë shekullore, që e përshkruan duke u mirëmenduar, plot optimizëm e persosmëri duke i besuar imagjinatës si bazë për artin historiki- letrarë, a të qënurit shkrimtarë ndonëse me shprehje mjaft modeste. Autori vjen me kornizim specifik që i përshtatet mjaft mirë opinionit publik me ngjarje e personazhe reale por dhe unin e tij origjinal e mjaft të gjërë dhe duke ju lënë vend albanologëve të rinj për hulumtime të tjera.

 

Histori interesante Fshati me dy Kisha. 

Popullsia e Gorës feston Shën Markun, e kështu që Kisha e Kastratit ka historik shumë të vjetër pasi aty ndër shekuj u prediku meshë u pagëzuan e krezmuan a vunë kurorë.

Festa e Shën Markut festohej me miq e bija, këngë e valle si në zakone të motit e cila vazhdon ende. Kurse Kisha tjetër është ajo e Shën Gjergjit, ku gjenden varrezat e vjetra dhe më interesantja është pasi daton në një nga katër Kishat më të vjetra në Ballkan. Ajo u shkatërrua nga luftërat me serbin,  dhe i vrarë mbeti Pretash Prelaj (Gjolaj). 

Për nderin dhe shpirtin e tij, Kisha Feançeskane e rindërtoi më 1941, e cila egziston edhe sot. Themelet e Kishës së Shën Gjergjit datojnë më 1742, kjo pasi më 1703 Papa i Vatikanit qe shqiptari "PAPA ALBANI 11" dhe falë historive mjaft të fuqishme këto dy Kisha kanë qënë, janë dhe mbeten bekim për Gorën e Kastratin. 

Do sjell në vëmëndje disa vargje që gjenden në këtë libër dhe burojnë nga folklori apo siç i thonë ndryshe "gurra e pashtershme popullore"

Pretash Prela djalë dragua 

Me të shpejtë trimi ka qëllua

Po i bjen malit si i tërbua

Sot është dita për me dekë

Bini o burra qofshim të lehtë

Se gjithkund pritat po i lëshojnë shkjetë

Sa ta marrë pra vesh Roma

Se këto janë male tona

Pretash Prelaj pra burri vetë

Thua se kamve ju ka vu fletë

Tuj ju ngjit malit përpjetë

Këtij Mark Lekut po mi thërret

Ti Mark Leka me më kallzua

Cilin mal duam me kalua

Vjen Dedë Prela me u diftua 

Shkojnë si rëja tuj luftua

Kur kan mrri në buzë të nji rrethit

Fishkllejnë plumbat rresht mas rreshtit

Za i ban Pretashi këtij Mark Lekut

Do t luftojmë na si me grekun 

Amanet mos më ndaj prej vetit

Se m ka marrë plumbi për mesit

Pretash Prela çka po flet

Po i thotë Markut amanet

Mos ma.len trupin me tretë

Mbet kam burra në mal t Hipirit 

Vra më ka shkjau i Vukoviçit

Malësorët tuaj ndër breza trashëguan ideale të mprehta për mbrojtje, luftë e liri dhe paqe, njerëz të fortë e të paepur, gen i shqiptarit.

Vargje që ta ngjethin mishin, e gjakun ta mpijnë ndër deje. 

Përmes këtyre vargjeve poetike, të cilat u vargëzuan nga gurra popullore për trimin me fletë Pretash Prela e shumë të tjera në këtë libër,  autori i ka mbledhur me kujdes si relike shpirti, dhe e sjell si xherdan të trimërisë e burrave më në zë, besës trimërisë dhe fisnikërisë pa shoqe  dhe shpirtërave të mëdhenj që vetëm malësori kreshnik i qëndisi me vepra si në varg, dhe pesha është stërngarkim figurativ, ama të këndshme e të dhimbshme në lexim.

Ama autori e ka kultivuar këtë stil me përgjeshmëri të lartë qytetarie, pasi ndjesia patriotike dhe atdhetare duket mjaft e theksuar. 

Autori ndjehet aq krenarë e fatlum për arritjet që ka grumbulluar për t'ia dhuruar lexuesit, ndaj flet me zemër për historitë që krijuan epokë.

Gjej rastin të përcjell falenderimet e mia për mundimet dhe vlerat reale që autori lartëson me tehun e fjalës për malësorin vital e të devotshëm. 

Shpirti i ndezur krejt flakadan, harmonia mes ngjarjeve reale dhe pasqyrimit dhe ai muzikalitet i Penës janë gurët e xhevahirit plot vlera në themelet krijuese të kësaj monografie.

Suksese Penës tuaj mjeshtër i fjalës. 

Sa më këndshëm për lexuesin e gjërë.

Udhë të mbarë librit.

 

                    Prenda Sejdia 

             Lezhë më 17. 02. 2023

 

R E C E N S I O N

 

Prenda Sejdia

 

LIBRI;  "THUAJ ËSHTË ËNDËRR", poezi nga Shqipe E Hoti

 

”Njerëzimi mund të jetojë pa shkencë, mund të jetojë pa bukë, por nuk jeton dot pa bukurinë"."Fjodor Destojevski".

Ka disa lloje bukurie, por më e rëndësishme është bukuria e shpirtit që autorja e këtij vëllimi poetik e ka të mbjellur në shpirt si me parmendë.

Fuqia dhe pesha e madhe e letersisë sikundër dhe mundësitë e pafundme që ajo na afron seç shkon mirë apo jo brenda shoqërisë tonë njerëzore pasi Letersia është e pafundme dhe e pa anë me thellësi si deti e takojmë në jetën e përditshme.

Pra ne duhet të gërmojmë ndër guvat e saj, dhe të përmbushim detyrat tona më së miri.

Letërsia na mundëson të ëndërrojmë për një botë më të mirë e të zhvilluar  në gjithë dimensionet e saj dhe vazhdimisht posepo. Raportet njerëzore me letersinë assesi nuk janë në atë nivel kulturorë që bota kërkon apo duhet të ketë.

Pra shoqëria është impotetente dhe në inkoherencë me kohën.

Faktet i gjejmë kudo rreth nesh.

Vendin kryesorë në fjalorin tonë na e zë politika, sharje, fyerje, urrejtje a shpifje etj.dhe sidomos tani që sapo kemi përfunduar një fushatë ku në thelb ka humb procesi.

Ndryshe libri dhe leterisia na ushqejnë shpirtin dhe imagjinatën për një botë të paqtë dhe të edukuar ku nxit formimin dhe ngre nivelin e intelektit në gjitha sferat e jetës.

Ndjeshmëria e vlerave letrare e kulturore dhe estetike bëhet shtysë në formimin personal, intelektual, emancipim ndër shoqërorë në parametra bashkëkohore që kaq shumë ka nevojë shoqëria apo shoqëritë në tërësinë e saj dhe në kohë të ndryshme po e po.

Autorja Shqipe Hoti vjen me vëllimin e parë poetik, pra në këtë zhaner kaq të dashur të njerëzisë ku bukuria estetike gjithmonë i sfidon vështirësitë.

Shqipe Hoti si poete e re, kemi të bëjmë me një autore të re në sferën e poezisë dhe letersisë ku temat i trajton me fjalor poetik dhe estetik ku prekin shpirtërat njerëzorë .

Porzia e Shqipe Hoti, ndonëse në vëllimin e parë poetik tregohet si vëzhguese emocionale ku përjeton shqetësimet e ndjenjat humane ndaj krijon atmosferën poetike pasi ka të bëjë me një vepër në sferën e artit të poezisë.

Kështu poetja qëndron konsekuente në ndërtimin e tipareve poetike, moduseve stilistike e motivore, dhe rafinamentit përpunues artistik dhe sferave poetike.

Autorja nuk vuan nga pesha stërngarkimit figurativ por janë shumë përmbajtësore e domethënëse ndaj vijnë thjeshtë e këndshëm për lexuesin.

Mund të veçoj theksime të çiltra lirike ndaj tufa poetike vjen si kurorë freskie e një lirike të bukur ku e bëjnë interesante imazhin çlirues të mendimit e të shpirtit të autores.

/ Nënë çfarë të gjeti

/ Pse trupi të qenka ngrirë

/ Nënë lëviz të lutem

/ O Zot, për mua ke mëshirë

Këto vargje flasin sa njëmijë fjalë për Nënën e dashurinë dhe dhembjen që ajo si tërmet ta shkakton në gjithë qënjen tënde.

Ky krijim kaq i ndjerë, burimin e ka nga thellësia e shpirtit e janë derdhur në poezi.

Ky është ndër stilet më të përdorshme të poezisë ( katërvargëshi, katrena ) ABAB, por në pikpamje sjell elemente e virtyte të larta njerëzore e mbi të gjitha ndjenjë prind- fëmijë dhe nëna është njeriu më i shtrenjtë në këtë botë, pasi njerëzia nuk e harrojnë nënën si heroinën e tyre ama përkundrazi jeton e gjallë mes kohërave duke nxjerrë në pah vitalitetin e gjallë të njeriut hyjni, nëna që e lindi, rriti, edukoi e formoi duke e pregatitur për super- sfidat që jeta të servirë.

Ilustron në shembullin praktik fenomenin mes artit e ndjenjës, ama gjithçka mvaret nga ndjenja e shijes së atij që lexon vargun e poezisë.

Ama për një poezi të caktuar dalin shije e ndjenja të ndryshme të akceptimit të saj, por dhe të vlerësimit, pasi në poezi gjithmonë luftohet për nivele, ndaj kjo përvojë ka ngacmuar dhe idenë e sprovave të krijimtarisë.

Ama kjo poezi mban edhe titullin e librit e na shton emocionin e veçantë të përjetimit.

Të njëjtin fenomen e kemi edhe tek ushqimi shpirtërorë apo ai i trurit.

/ llir i dashur

/ Edhe katër ditë martese më mbeten

/ llir zgjohu o trim, më trego se kush

/ Kush të dënoi, kush të robëroi

/ Apo nata e errët pis

/ E nuk të përcolli gjer në agim

/ Të lutem e përgjërohem

/ Mos më ler si qyqja mbi varr

/ Të këndoj  më merr dhe mua

/ E sheh që s'mund ta përballoj

/ Një fjalë të fundit e kam

/ Më  s'dua të jetoj

Vargjet janë ithtarë të tokës kobzezë arbërore ndaj vajton mungesën e plotë të njeriut dashur ku besimin e kishte varur mbi atë 'çengel' apo thirrjet e vazhdueshme plot vaj e kujë që lëshon e derdh ndër vargje plot ndjenjë e trishtim.

Ndaj filozofia poetike është bashkim zemrash e më shumë shpirtërash binjakë, mbrojtjen e gjen veçse tek ai.

Vargjet kanë një botëkuptim imagjinarë e ndjenjat formësohen me peshën poetike dhe tablo vizionare, dhe jetë i jepen aspekteve esenciale dhe dashurisë njerëzore për jetën e bazuar mbi personin e zemrës, davariten bindshëm në vija origjinaliteti në rimë dhe varg duke hapëruar ndër shtigje të egra të kohës që mbizotëron fati.

Mendoj që me këtë rast nuk është e nevojshme të shkruhet shumë pasi poezitë janë të theksuara në kontinuitetin e të shkruarit të një stili të veçantë e me mendim të posaçëm me mjeshtri narrative.

Shkrirja e ndjenjës ka simbolikë përshkrimi përtej mendimit.

/ Mos u ndafsha kurrë nga ti

/ Ti puth këto duar të buta

/ Të premtoj se të trajtoj si një princeshë

/ Këtë besoj fare mirë e di

Autorja thotë se nuk trazon ndjenjat por përkundrazi ajo tergon dhe jep siguri, ndonëse kohërat ecin apo tek njerëzia kohë ndarjet nuk kanë kufi, apo fundi për këdo është i pritshëm.

Kuptimi për një jetë pa brenga e ndarje është mishëruar në shpirtin e autores.

Qëllimi i autores lidhet me vullnetin e brendshëm të veprës poetike, pasi kërkon të përmirësohet rendi jetik, nuk ngrihet kundër normave, rregullave, ligjeve, falsitetit, por ama gishtin e drejton tek fundi për të qënë gjithmonë bashkë.

Vargjet kanë ato elemente që kënaqin imagjinatën e lexuesit,  frymëzon dhe mbushet me ndjenja që reflekton vargjet por nuk mund të kufizohemi tek gjendja apo koha.

Dua të ndalem pak tek një tjetër fenomen, pra tek besnikëria ndaj ndjenjës dhe asaj që e ngacmon atë.

Ndoshta kjo përcakton origjinalitetin e asaj për të cilën jemi përcaktuar ta formësojmë në varg.

Do rifreskoj këtë shkrim edhe me pak vargje duke kujtuar se magjia e vargut nuk qëndron gjithmonë në atë që lexon, e akcepton e merr atë varg, por dhe tek ajo se çfarë përshkruan, përfaqëson mesazhin që e përçon dhe nga kjo shohim se magjia e fjalës është poezia.

/ Tavolina ime e mbushur plot

/ E rregulluar për merak

/ E veshur në të kuqe e karafiltë

/ Mbi të.....

/ Që prej një viti ty të pres

/ Çdo ditë kështu

/ Vetëm vargje kam thurur

/ Tavolina ime mbushur aromë pranvere

/ Që mban plot xhevahire

Përbotshëm autorja  thurë vargje brendisë shpirtërore mbushur me nektarin e jetës, pasurinë shpirtëtore e mat me tik taket e zemrës, e me shpresën se jeta i buzëqesh si me qesëndi dhe guvat e shpirtit do e flladisë në freskinë dhe magjepsjen më të ëmbël për të.

Poetja i vargëzon me ndjenjë mbi botën që e rrethon apo koncepton brenda poezisë që ngacmon shpirtin i cili pasqyron realitetin aktual por edhe atë të shkuar ku një pjesë e madhe e poezisë i kushton ngjyrave të shumta që i ka krijuar botën artistike të Shqipes poeteshë.

Kjo ndjeshmëri e bën të reflektojë karshi rrethit shoqërorë e botës që e rrethon e vargu vie si këngë e intonuar ku shpreh  ndjenjë të pathyeshme përballë një bote të madhe ndaj ndjehet mjaft e fuqishme.

Poezia e kësaj poeteje të re që realisht vie me vëllimin e saj të parë ka udhëtuar me mesazhe të ngrohta miqësie por edhe herë pas here mjaft kritike por doza të lehta frike a mosbesimi deri në kundërshti të vetvetes.

Përplasjet, qasjet e prapaskenat e ndryshme me hije dyzimi e bëjnë poeten të gërmojnë thellë në histori të kohës reale e ti sjellë me varg këto dhimbje të cilat lënë plagë në shoqëri e madje dhe  dramë duke u bërë universale dhe poetja hedh dyzimet e saj në forma të ndryshme.

Synon ti intimidojë e shpirtëzojë historiken e jetësoren dhe prek trurin kjo ndjenjë e pastër e vlerësimit të gjërave. Ama dhe mesazhet që përcjell duke ruajtur përjetësisht ndjenjën e pastër njerëzore në shoqëri herë me doza të zbehta e herë e forcon atë duke e përjetësuar deri në cak. Në këtë vëllim poetik shpalos ndjenja humane e mjaft njerëzore me ndjenjë për një shoqëri që lufton padrejtësinë dhe cinizmin e sedrës së shëndetshme.

I jep reflektim që buron nga shpirti por dhe tradita e mirëfilltë, a thirrje për ndërgjegjësim të parimeve të pastra njerëzore përballë ligësive e veprimeve me karakter e virtyte në raport me zhvillimet.

Shumë dritë dhe reflektim i uroj këtij vëllimi poetik e sa më lehtë për lexuesin dhe shumë suksese në kultivimin e këtij arti e thellim të mëtejshëm poetik.

Suksese autores

Udhë të mbarë librit.

                                     Lezhë Maj 2023

 

 

Libri poetik “STROFULLI  I  DALLËNDYSHES” nga autori Gëzim Ajgeraj 

 

Jemi pjesë e kësaj bote plot larmi dhe të pandashëm prej saj sa hera- herës bëhemi zë të na dëgjojnë a pikturë të na shikojnë, e kështu, respektivisht ,vihemi në lëvizje, jo vetëm të vetvetes, por dhe të gjithësisë. 

Fatlum që kemi mundësinë, që në një mënyrë apo në një tjetër të eksplorojmë në fusha të ndryshme jetësore apo dhe grupe individësh apo shtresa shoqërore, por kur punon e dhuron për brezat e rinj, e sidomos ato parashkollore a ende më të mëdhenj, madhështia gjendet këmbëkryq si në sofrat e odave të moçme.

Kush më mirë mund ta gatuajë ushqimin shpirtëror për gjeneratat, se sa shkrimtarët e poetët, të cilët me imagjinatën riprodhuese sjellin përfytyrime të mëparshme, si dhe me imagjinatën krijuese krijon figura të reja më anë të abstraktimit a kombinimit.

Ama magjia është kur tek autori gjenden të dyja këto elemente, si proces i gjerë, që tejkalon nëpër të gjitha fazat e veprimtarisë krijuese.

Poetët e shkrimtarët për fëmijë janë të pakët në trojet shqiptare.  Ky fenomen të bën të ndjehesh jo mirë, pasi kjo mungesë po “detyron” përkthyes të niveleve të ndryshme të bëjnë përkthime nga autorë të huaj, ku mbetet ende larg kërkesa e plotësimit të nevojave letrare e kulturore për fëmijë a mosha të reja, sepse në librat për fëmijë, sikur mungojnë tema nga kultura a tradita vendase apo tregimet e moçme, etj.

Le të kthehemi tek vëllimi që kemi në duar e të shijojmë plot ëndje brendinë e tij, e të lundrojmë ndër temat interesante, duke folur që nga titulli filozofik:

 “STROFULLI  I DALLËNDYSHES” 

Talenti, njohja e psikologjisë e botës së fëmijëve, origjinaliteti, guximi krijues, kultivimi i temave që përzgjedh me brendi tërheqëse e të mrekullueshme më mesazhet që përcjell dhe gjithnjë në ngritje të nivelit krijues e kualitativ e bën të veçantë, autorin Gëzim Ajgeraj, jo vetëm në këtë prurje që bëhet pjesë e një seti të kompletuar për fëmijë e të rinj, por “Letërsinë për fëmijë autori e quan mision hyjnor” dhe jo veçse për veten.

Por, shpesh ai e thotë së jo kushdo mund ta lëvrojë këtë lloj arti letrar për fëmijë, pasi duhet trajtuar me shumë finesa, duke bërë përzgjedhje të duhura, qoftë në psikologji a filozofi, fjalë, varg a poezi, tema po ashtu, sepse duhet t’i veshim më gjithë arsenalin e duhur letrar, - thotë Ajgeraj.

Ama,  është ai, mjaft i kujdesshëm e shumë fin dhe impenjohet, me gjithë diapazonin e gjerë të dijeve.

Çelësi i suksesit thotë ai është tek dashuria për ardhmërinë e Atdheut e brezat e së ardhmes.

Atje vjen për çdo pranverë

Vjen në strofull fluturim

Nuk harron asnjëherë 

Aty tek ballkoni im 

 

Ka më vite që ka ndërtuar

Një fole aty tek muri

Sa herë kthehet aty fle 

Aty nis jetën e re 

 

E kur vjeshta vjen në Malësi

Ato ikin fluturim

Në fole bie qetësi

E vitin tjetër përsëri

Metaforikisht autori thur vargje dallëndysheve të Vërrinit, që emigrojnë në dherat e huaja, pasi ndjenja e shpirtit zbret mbi fletën e bardhë dhe frymëzon lexuesin e vogël, se foleja e dallëndysheve në Malësi qëndron në pritje të mërgimtarëve gjatë gjithë vitit, deri në verën tjetër. Aty është malli e nostalgjia që mbijnë si filizat në stinë pranvere. Këto elemente që më së shumti “dallëndysheve të mërgimit” ju bëhet purtekë bore dhe i mban në ankthin e moskthimit.

Autori Ajgeraj ka debutuar tashmë e mbi tre dekada. Krijimet për fëmijë i ka lëvruar krahas botimeve për të rritur, fakt që e bën të ndjehet në piedestalin e kohës dhe mjaft krenar për punën e palodhur, por dhe kreative, për vlerat që i sjell në artin letrar.

Psikofilozofia dhe metafora për autorin janë mishi e ashti për poezinë. Fjala thotë ai ka peshën e padiskutueshme për ta vendosur atë në vendin e duhur. Imazhet e mesazhet janë diamantet që e bëjnë poezinë të jetojë, ndaj i qëndron mjaft besnik vargut, por edhe formave të traditës e kulturës autoktone, ndaj është poet i modernizmit, por edhe i mendimit të thellë dhe gjendet i lidhur ngushtë më Vërrinin që e do më së shumti në krejt këtë univers.

Autori e vazhdon udhëtimin e tij  kreativo- poetik, jo vetëm për fëmijë, por dhe mosha e nivele të ndryshme lexuesish, duke kërkuar e gjetur majat e fjalëve dhe duke i vendosur në vendin e duhur.

Mirënjohje autorit dhe respektin më të thellë për këtë simbol frymëzues të sakrificës dhe dashurisë për artin, në emër të vlerave më të larta humane, si komponent i brendshëm i talentit tuaj krijues, që nxit e frymëzon përmes shprehjes a manifestimit në përkatësinë komplekse, që kërkon ngritjen e vetëdijesimit historik, kulturor, shoqëror a kombëtar dhe aty e gjen veten të brumosur.

Temat: Kush ia prishi strofullin zogut, Ariu, Degë dhe mi, Ankesa e dhëmbit, Është rrallisur ora, Zebrat në rrugë, Dhuratat e vjeshtës, Krimbi e molla, Mësojmë gramatikën, Kur zemërimi më ka zënë, Si ta emërojmë kohën, Fjala e thënë dhe fjala e shkruar, Kush e hëngri rrushin, Miqtë, Sytë, Lona e Zogu, Vetëm libri së do gjumin, Rrezja dhe lumi, Ariu gungaç, Rregullat e Lonës e plot tema, aq të përzgjedhur e fjalë dhe vargje plot larmi, pasi përvoja krijuese e jetësore pëson ndryshime, metaforizohet dhe më tej, përsoset, në raport më cilësinë dhe natyrën e fuqishme krijuese poetike.

Fjala e thënë e mori dhenë

Gojë më gojë e vesh më vesh

U harrua dikur krejt                                     

S’ mbeti gjurmë e as peshë

 

Njëri e shkroi një fjali

Në një fletë a fletore

Dokument mbetet gjithnjë

U lexua gojë pas goje 

 

Porosinë ta kujtojmë

Gjithçka flitet harrojmë

Por ajo që kemi shkruar

Kurrë nuk ka për t’ u harruar

Fjala.

Fjala ka vlerën dhe peshën e saj, pa diskutim.

Një fjalë e vjetër thotë:

“Fjala që del nga goja nuk hyn më nga del”.

Autori më fjalën dhe motivin frymëzohet.

Përmes poezisë poeti sjell në vëmendje nevojën e “fjalës shkruar”,  si dokument i rëndësishëm i ruajtjes dhe i përdorimit efektiv.

Ai e vlerëson “fjalën” dhe e bën atë përkim të madhërishëm e të bukur, ku e gjejmë në fushën e artit dhe është e dukshme kjo lidhje në këtë vëllim, ku spikat fort shkrirja e këtyre dy elementeve të rëndësishme  i konstaton emocionet estetike të lindura nga perceptimet, thjesht, të bukura. 

I përjeton emocionet estetike, sepse përjeton fjalën, vargun, imazhet dhe mesazhet e pafundme që përcillen,  Thuhet se e madhërishmja lidhet me zhvillimin e veçantë të sasisë, që autori e ka krijuar “turrën” në fushën e artit letrar dhe e merr si kategori stilistike, pasi i bashkon mendimet dhe ndjenjat e larta mbi krijimtarinë deri në përsosmëri dhe nxjerr më në pah karakterin objektiv të së bukurës në artin poetik dhe e manifeston pothuajse në çdo poezi.

Ndonëse, ky vëllim na vjen për fëmijët dhe të rinjtë, ka shumë elemente poetike për t’u studiuar, pasi synimi i autorit është shumë i qartë dhe i prerë e kjo lexohet pa qenë e shkruar;

kërkon ngritjen e vetëdijesimit njerëzor, përgatitjen e gjeneratave në nivele të larta shkollimi, ku të konkurrojnë bashkëmoshatarët e tyre evropianë e më gjerë.

Është shpirti artistik i autorit, që gërmon çdo çast në guvën e thellë poetike për të pasuruar gjeneratat e reja.

“Vetëm libri s’e do gjumin”, - thotë njëra nga poezitë. 

Libri kurrë gjumin s’e do

As jastëk e as jorgan 

Ai e do një shok të mirë

Ta ndajë dijen me plot dëshirë

A nuk janë pikërisht këto vargje, që autori i demonstron fort, manifeston e thellon dijet dhe dashurinë për librin, si burim i thellimit të njohurive e zgjerimin e diapazonit të tyre. Autori thotë se kur shfleton librin e atij, ia trazon gjumin, dhe ai është shoku më i mirë dhe në errësirë s’ju lë kurrë.

Si ta emërojmë kohën që ne ëndërrojmë

Fëmijë të dashur kush më tregon 

Është koha e jetës që ne jetojmë

Është  kjo e gjithë koha e jetës sonë

 

Çdo kohë ka emër në emër i thonë

Është vetë koha që ne emërojmë

Sa shumë flitet për kohën.

“Koha është flori”, - thotë njerëzia

Kurse autori është ende më pikant e, ndoshta, jo aq në dukje, por kush e njeh autorin dhe begraundin e tij dhe plaga që i ka shkaktuar koha, do të thotë.

E dimë që është poeti i mallit, i dhembjes, i idealit e i sakrificës në shumë aspekte jetësore,  sepse emigrimi për të është emëruesi i përbashkët i nocionit kohë dhe, lehtë - lehtë këtë nocion e prek si bleta në shumë periudha të saj e nga më të rëndësishmet e jetës së njeriut.

Kështu që, për autorin dhe lexuesit e tij, poezia është një udhë e gjatë pambarim e ndjehet si përjetim konstant i përjetimeve të mëdha në çdo kohë e hapësirë, por edhe i shqetësimeve, po ashtu, por edhe të sfidave të mëdha të njeriut bashkë me kohën dhe hapësirën e ndjenjave shpirtërore për të funksionuar parimin krijues.

Pa dyshim, që arti poetik i Ajgerajt flet me shpirtin e atdhedashurisë dhe zërin e ardhmërisë së Atdheut dhe me fluturimin e ndjesive i jep dritë mendimeve, ku bën që lexuesi të përjetojë emocionet, ashtu siç i ka përjetuar ai.

Poezi plot muzikalitet tek depërton fuqishëm brenda zgavrave të shpirtit plot metafora, e psikofilozofi e përmbyll edhe këtë vëllim, si pjesë e kompletuar e një seti madhështor, që i dhurohet Letërsisë për fëmijë.

Shpresoj që së shpejti do të kemi të tjera surpriza të bukura me krijime për brezat e rinj.

Kjo Penë e denjë e Letërsisë shqiptare, plot kolorit e vlera, plot e përplot tinguj e muzë kreative.

Udhë të mbarë librit. 

 

                         Prenda Sejdia 

                   Lezhë, më 26 korrik 2022

 

URAGAN SHPËRTHYES NË FORMË FILOZOFIKE

 

Libri; “CUNGA PYLLI” nga autori Bedri Halimi.

 

Miqtë tanë të vërtetë janë ata që janë me ne kur ndodhin gjërat e mira. Ata na brohorasin dhe janë të kënaqur nga triumfet tona. Shokët e rremë shfaqen vetëm në periudha të vështira, me fytyrat e tyre të trishtueshme, mbështetëse, kur në të vërtetë, vuajtja jonë po shërben për t’i ngushëlluar ata për jetën e tyre të mjerueshme, Paulo Coelho”

 

Motivet e këtij vëllimi poetik janë të shumta, ndaj vjen si përpjekje për të njohur veçoritë themelore ndër veprime të mirëfillta apo të rëndomta qofshin ato.

Përdorimi i fjalës është pasuri mendimesh por në rastin konkret vijnë si zanafillë përjetimesh edhe në raport më kohën e hapësirën mbi të cilën rrjedh jeta dhe revanshi i autorit ka qënë për t’i sjellë ato si një uragan shpërthyes por edhe në formë filozofike.

Poezia si zonjë e aristokracisë erdhi si gëzim, mirëpo epokat zhvillohen por ajo shpesh na bie edhe si brengë derisa ajo arrin kulmin e thirrjes e plotë forcë sa ndjehet klithma jonë e brendshme përmes elementeve figurative apo filozofike.

Është e gjithë forca e brendshme refleksive që ngrihet mbi fenomenet e kohërave aktuale dhe kërkon që ato mos të përsëriten, pasi ka identifikuar humbjen e shpirtit njerëzorë në një botë të trazuar, ndaj lufton fort burokracitë, mediokritetin, harbutërinë, smirën, xhelozinë e më së shumti gjymton vrastarët e shpresave, që dhe titulli i vëllimit poetik ngjan kaq shumë më brendinë e tij.

Shoqëria e gjen këtë fakt dhe e merr si një lloj terapie dhe studion kohërat e errëta, e depërton deri në palcë.

Poeti frymëzohet nga gurra e madhe e krijimtarisë artistike, por dhe të vuajtjes e pakënaqësisë, përçarjes e zhgënjimit ku dëshmon qartë përmes vargjeve së këta njerëz fatkëqij nuk mund të pajtohen me ligësitë e djallit e ndaj i godet si çekan por fort me tehun e fjalës, sepse plagët nuk gjejnë shërim, të cilët mashtrimet i mbollën në terrin e kohës.

Shpesh bashkëbisedimi apo meditimi me veten bëhet tejet i domosdoshëm, përjeton makthin kur hamendëson së s’mund t’ia dalësh, apo kur vendosmërisht ndodh e kundërta tamam si në rastin konkret ku temat e këtij vëllimi poetik flasin që në hapat e parë dhe në vëllimin poetik të titulluar;

 

“CUNGA PYLLI”

Nga autori Bedri Halimi, lehtësisht bien në sy temat interesante e të ngjan se ndonjëherë e lëshojnë piskamën dhe dëgjohen skaj më skaj Atdheut, pasi edhe brendia e tyre është jo vetëm interesante apo e larmishme por mund të them më plot gojën se vëllimi është mjaft rrëqethës pasi të ngjan së çdo poezi ka brenda shumë histori.

- Të duket së thirrjet për zgjimin e ndjeshmërisë mbi dashurinë mbi Atdheun i ngjet kohës së ilegales, por sipas autorit duket së disa nga fenomenet pak duhet të kenë ndryshuar, ndaj fuqia filozofike e poezisë flet për realitet.

Eh, unë Mendoj së stoicizmi s’duhet të jetë i përjetshëm, por prandaj është edhe ky vëllim me engjëj dhe djaj si në vëllimet e Dan Brawn, ndaj dhe mendimet janë larg hedhëse e mjaft të ngjeshura e shpesh deri në skajet e urrejtjes, pasi thellësisë së mendimeve i ka dhënë mundësi të shumta, dendësia, shprehjet semantike mjaft të thukëta, që i japin vlerë vargut e poezisë dhe do sjellë disa nga temat shumë interesante që gjenden në libër;

 

- LAKURIQT E ATDHEUT

- KALI I TROJËS NË KOHËN E DHELPRAVE

- PAK HISTORI ASKUSHËSH

- PRONARËT E ATDHEUT

- DREQËRIT NË HAREMIN E GJARPËRINJËVE

- KUR RRËFEHEN FANTAZMAT E PENDUARA

- MASHTRUESIT E PERENDISË

- ASKUSHËT NË CUNGA PYLLI

- EGËRSIA E NJERIUT LIG

- KËNGA E QENVE ENDACAKË e plot të tjera që lexuesi e gjen si enigma dhe i shoqëron idetë më pyetje të shumta dhe ndez brenda vetes shkëndijat e përballjes më ballafaqime pasi instinkti njerëzorë kërkon dhe insiston të shpleksesh me të vërtetat sado të ëmbla apo të hidhura mund të jenë ato dhe jo t’i dorëzohesh burokracisë, që një pjesë njerëzish janë aq të mishëruar brenda atyre fenomeneve.

 

Të gjithë janë - Ti Atdhe 

Bile edhe lakuriqët e ditës

Me mendësi të vjetër 

U kënaqën duke të mjelë - Atdhe

 

- Të ngjason si poema e mjerimit, por në rastin konkret frazat janë të jashtëzakonshme, pasi Atdheu rënkon dhe vargu ulërit për kohët e brishta, për dyfytyrësinë, çudirat, zhvatja, hajnia, mendësitë e vjetra. Rinia mbi shkëmbinjtë e Goli-Otokut rrokulliset brenda hapësirave të shpirtit të autorit.

Poetët nuk flenë kurrë, edhe në ditë- netët më të errëta qëndrojnë “zgjuar”, si pishtarë gjenden në procese e më së shumti arrijnë të zgjojnë ndërgjegjen e përgjumur nga regjimet e sundimet tejet denigruese e krejt mashtruese.

Tek ecën mbi dallgët e jetës edhe gjykimet davariten, duke shtresuar të pathënat dhe vijnë si mesazh për gjithë brezat.

Rrëfimi i tij është klithma, forca, dhimbja....

Parimeve njerëzore ju thërret për ndërgjegjësim e ju kujton pabesinë njerëzve të pamoralshëm, përballë ligësive e veprimeve monstruoze.

Kali i trojës sillet vërdallë

Më erërat e hienës në shpirt

Më ndjek pas në çdo kohë 

Koha e dhelprave do mbesë e vogël 

Autori vjen me një tjetër poezi që gjëmon me tehun e fjalës, pasi vjen përmes imazheve përndjekës por dhe me një mesazh që flet butë dhe tregues i veçantë, koha e përndjek dhe “koha dhelpër” do zvogëlojë kufinjtë e saj pasi zotohet së nuk do humbasë qetësinë e tij.

Tek kjo poezi spikat mllefi, urrejtja e gjitha që shkruan poeti plot rebelim brenda zymtësisë dhe absolut nuk i takojnë rastësisë.

Fenomenet e ligësitë e frymëzojnë poetin që të vargëzojë mbi plogështinë, ngecjen, zvetënimin, vështirësitë mbi situata të ndryshme dhe bën lexuesin të ngre nivelin e vetëdijes mbi ngjarjet e rëndomta, të pathënat dhe shpreh më forcë të madhe shpirtërore dhe përhitjen gri që përjeton Atdheu.  Kështu që vargu thotë se njerëz të pa duhur janë zhvatësit e përditshmërisë që bëjnë sikur e mëkojnë Atdheun. Autori është në udhëtimin e gjatë e të mundimshëm plot thirrje drithëruese se shpirti i autorit ka pësuar lëndime, ama ju jep udhë mendimeve, ama me shpirt të vrarë për ftohtësinë që ende përjeton Atdheu.

Figuracioni poetik zotëron teren.

Simbolika e ka gjuhën e fjalëve ku gati- gati, lëshon kushtrimin për gjendjen aktuale, dhe e përcjellë në mënyrë filozofike.

Gungaç në shpirt 

Sot bëjnë peizazh në zjarr

E djeshmja dhe e nesërmja e tyre në ikje

- Autori si pjesë e ilegales më shpirtin plot Atdhe- dashuri, i burgosur politikisht në kohën e ilegales dhe okupimit shekullorë, por vetja nuk iu dhimbs për Kosovën legjendare, as për popullin e saj a trojet stërgjyshore jo e jo.

- Dhe, tjetër herë ndodh përdreqja e madje në kohë paqeje majtas dreqër e djathtas djaj....

- Kështu që shpirti atdhetarë i autorit duket së nuk e gjen qetësinë e merituar as në kohë paqeje, së hienat thonë nuk dinë as të flenë....

- Ëndrrave të turpshme ua ndërtojnë simetrinë e djallit në haremin e gjarpërinjve apo djajve mashtrues.

Një pjesë e bartësve të lirisë nuk e gjeti se nuk e gjeti qetësinë edhe në ditët e lirisë pasi në një formë apo në një tjetër përndjekja vazhdon, por ama, pastërtia e autorit dukshëm shndrit si biluri.

Në simbiozë më diturinë dhe elegancën e stilit, përmes kthjelltësisë së argumentit por edhe qëndrimit kritik ndaj fenomeneve të ligësisë, shqyrtohet sheshazi gjithë optika origjinale e komunikimit me lexuesit e gjërë, pasi sjell hollësi mendimesh për mendjet e trazuara, dhe etjes së zjarrmishme. Vizioni filozofik i jetës e bën Halimin të dallueshëm nga vlera artistike por edhe ndjeshmëria krijuese, pasi ka vullnet të ballafaqohet me jetën me pasione mjaft të forta ndërgjegjësimi dhe kompaktësie të padiskutueshme dhe përcjell mesazhe të fuqishme në këtë libër të pasuruar me vlera.

Gjithsesi autori vazhdon shtegtimin duke ngërthyer shfaqjet aktuale më bukuri a shëmti qofshin ato, dramë a dhimbje, frikë a egoizëm, por me shpirt human e njerëzorë e mbi të gjitha më dashuri të pamatë për Atdhe, dhe më dimension të pashtershëm.

Le ta lexojmë gotën gjysmë plot, fobia e dritës nuk mund të na përndjekë thotë Autori.

Sa më lehtë e këndshëm për lexuesin.

Suksese të reja autorit.

Udhë të mbarë librit 

                             Prenda Sejdia

                      Lezhë më 10. 03. 2023

 

R E C E N S I O N

 

Libri; "KUJTIMET E NJË USHTARAKU" nga Ndue Sanaj

 

Destojevski ka thënë; "Kur ju pushoni së lexuari libra, atëhere keni pushuar së menduari", ndaj autori i këtij libri Ndue Sanaj jo vetëm që nuk resht së lexuari, por as së shkruari.

Ashtu sikundër thonë se lumturitë nuk vijnë nga rehatitë tokësore, por vjen përmes vuajtjes ndaj e vlerëson si rreze dielli.

- Të frymosh si njeri është e zakonshme.

- Të kontribosh me frymën e Atdhe- dashurisë është hyjnore.

- Të jesh një jetë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë është gati në kufinjë e të paimagjinueshmes për shkak të vështirësive e sfidave të shumta.

- Ama toka jonë arbnore, lindi djem viganë që s'ju tremb syri as u lëvizi qerpiku dhe përballë vështirësive më të paimagjinueshme e, malet tona i patën djemt e burrat me këto tipare.

Ndonëse kohërat dhe situatat, sistemet mund të ndryshojnë por forca, guximi, trimëria e besimi se do ia dalë nuk ka mbarim.

- Tek lexon librin "KUJTIMET E NJË USHTARAKU " nga autori Ndue Sanaj, me brendi mjaft interesante madje aq të detajuara dhe memorizuara sikur të kenë ndodhur orë më parë, dhe ky fakt e bën akoma më aktraktiv këtë tekst duke i dhënë librit premisat e një romani që ta ka ënda ta rilexosh pos që teksti është mjaft voluminoz e në fakt nuk mund të përmblidhej ndryshe një jetë me ecejaket e saj.

E megjithëse ky libër sjell aq shumë kujtime të detajuara e realitet ku mjaft histori e brendi të çmuara trajtojnë traditën e pasur ushtarake pasi fillimet janë që në antikitet si p.sh ushtritë ilire si më të shquarat e kohës qoftë në strukturë a në funksion të paqes.

Në shekujt Vl- IV p.e.s, sistemi ushtarak përfshinte meshkujt e moshës 17- 20 vjeç e në kohë lufte kishin detyrim meshkujt e moshës deri në 60 vjeç.

Në këtë libër gjenden të përshkruara periudha e pushtimit vendit nga Perandoria Osmane dhe zhvillimet e detajuara në vitet 1443- 1468, apo detajet që jep për mbrojtjen ushtarake të pashalleqeve gjatë viteve 1771- 1832, kur pashalleku i Shkodrës sundohej nga Mustafa Bushati, numri arriti në 60.000 ushtarakë.

Apo Lidhja Shqiptare e Prizrenit një pikë kulmore e historisë së Shqipërisë është edhe për forcat e saj të armatosura pasi aso kohe në rrezik ishte egzistenca e vendit.

- Lidhja krijoi një ushtri vullnetare me 70.000 forca ushtarake dhe 380 batalione në Veri të Shqipërisë dhe me 100 batalione në Jug.

Megjithëse përpjekjet ishin të herëpas'hershme shumëçka u zbeh deri në shpalljen e pavarësisë më 28 Nëntor 1912.

Në këtë tekst gjenden të dhëna për Kongresin e Lushnjës më 1920, qeverisjen e mbretit Ahmet Zogu, Lufta e Dytë Botërore Komandanti i Ushtrisë Nacional Çlirimtare Enver Hoxha, duke përshkruar gjithashtu gjeografinë e kontinenteve të Forcave të Armatosura, në mbeshtetje të paqes, sigurisë e prosporitetit që kaloi kufinjtë e rajonit Ballkanit për t'u shtrirë tej kontinentit në proceset integruese të FA dhe antarësimin në Nato që në Prillin e 2008 e mori në Samitin e Brukselit.

- A nuk është ky kapitull një përmbledhje e bukur dhe hulumtuese apo njohje e mirë e historisë ushtarake ndër shekuj e deri në ditët tona duke përshirë ngjarjet më historike të mbrojtjes.

Padyshim që ka dhe të tjerë, por Ndue Sanaj dua ta quaj si rilindasin e fundit i cili ka pasuruar mjaft bukur e plot finesa trashëgiminë e këtij lloji historiko- letrarë.

Fuqia medituese kreative e autorit nuk ka qëndruar indiferent ndaj gjithë këtyre informacioneve burimore ku shtjellon në tekst mjaft mirë problemet estetike por vën edhe lidhjet e mardhëniet recoproke të cilat duken vetëm së jashtmi dhe realiteti të ndodhur, duke e sjellë të qartësuar si gjenialitet i mendimtarit.

Pra, brenda artit letrarë është krijuar në mënyrë harmonike kjo vepër mjaft e rëndësishme dhe e denjë për frymën inovatore të këtij stili e cila i shërben kulturës tonë kombëtare.

Në këtë libër gjenden tema mjaft interesante, përfshi histori, bisedime, ngjarje, rrëfime proceset demokratike, etj.

Sjell disa nga temat që më kanë bërë shumë përshtypje;

- PAK HISTORI

- NË AKADEMINË E SHTABIT PËRGJITHSHËM

- KOMANDANT BATALIONI DHE SHEF SHTABI Br8S

- NË SHTABIN E DIVIZIONIT SHKODËR

- FILLIMI I PRICESEVE DEMOKRATIKE

- ZHVILLIMI I NGJARJEVE 1997

- MBYLLJA E JETËS USHTARAKE.etj.

Në vitin 1968, udhëheqja e asaj kohe i bënte sfida njërës nga fuqitë më të mëdha të kohës si Bashkimit Sovjetik, traktatit më ushtarak e më të njohur të kohës siç ishte "Traktatit Varshavës", dhe udhëheqja e asaj kohe plot patriotizëm, ishte shumë e vendosur në idealet e saj dhe nuk e ulte kurrizin as para superfuqive më të mëdha.

Ishte realitet.

Me atë akt të madh patriotizmi shteti shqiptarë jo vetëm që i bëri një akt shërbimi patriotik vendit por, edhe shteteve anëtare të NATO- s.

Gazeta "New York Times", Erik Matgollis më 1982, për ato momente të muajit Shtator 1968 shkruante;"Shqipëria aty ku po luhet me ekuilibrin e fuqive të mëdha "Lindje- Perendim:.

- Sipas gazetarit Bedri Islamit, tek artikulli " "Mes Ahmetit e Enverit" botuar tek gazeta DITA datë 11 Gusht 2017, për figurën e Enver Hoxhës, analisti e gazetari italian Montaneli, që edhe pse e urrente Enverin shkruante;

- Shqipëria në fakt, nuk kishte qënë kurrë e bashkuar, as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Enver Hoxhën, i cili arriti atë që nuk arriti dot as Gjergj Kastrioti.

Ndoshta është më mirë mos të hetohet si i bashkoi, se kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të qe një Fuqi e Madhe".

A nuk të ngjan shumë luftarak ndonëse gjak ftohtë autori që ruan e mbledh esencë në thellësi të kujtesës detajet edhe më pikante ndër dekada e shekuj dhe i sjell kaq freskët në faqet e librit.?!

Gjithashtu shton vlerat atdhetarizmit, forcës brendshme shpirtërore, fuqisë patundshme të pushtetit, e duke nxjerrë në pah luajalitetin objektiv e subjektiv, me ndikim ndërkombëtare me qëndrime brenda shpjegimit idealist dhe pa maskë, duke e sjellë në krijimtari estetike, historiko- letrare, që iu nënshtrua edhe ligjeve specifike të kohës.

Ndaj duket qartë në kontekst idealizmi subjektiv i tipit pozitiv dhe estetik rindërtohet mbi baza teoriko- filozofike por edhe qëllim ekstremist të idealizmit.

Me interes për këtë vepër êshtë pasqyrimi i rrjedhimeve që autori rendit në kohë pasi një pjesë e madhe vjen si dëshmi okulare e vet autorit pasi është dhe figura kryesore në vepër duke qënë përherë i thellë posaçërisht në mendim.

Në letersinë shqipe flitet për fuqinë individuale krijuese, komponent që flet për prirjet, synimet dhe mundësitë e letersisë poashtu.

Autori ka zgjedhur mjaft detaje të elementeve në tërësinë e atmosferës së rrëfimit që e karakterizon, i karakterizuar ndaj së kaluarës historike.

Nxitet nga të dhëna dhe të vërteta të rëndësishme e madje dhe madhështore nga e kaluara ku trajta e fakteve sipas magjinatës krijuese te shkrimtari shndërrohet në tërësi unike, por autori nuk e ndjen anulimin e distances kohore duke u përpjekur të jetë realist në logjikën e rrethanave konkrete dhe thelbësore që ruan këtë madhështi, ndaj është i motivuar me vizionin e idealeve.

Ishte kultivuar një mendim i gabuar deri në udhëheqje të ushtrisë se "ata që janë në provinca pavarësisht detyrave që kishin" nuk kanë nivel të lartë drejtimi dhe nuk mund të krahasohen me ata të qytetit.

Ky mendim i gabuar bënë që Ndue të transferohej në Shkodër por me ulje në detyrë, madje me detyrë mjaft të ulët se para se të trasferohej në Kukës, Has e Krumë në detyrën e Komandantit të Brigadës 65 të Këmbësorisë (Br65K), ndaj Ndue bëri pregatitjet e asaj metodike duke futur në punë serioze gjithë anëtarët e shtabit e armët e shërbimit Divizionit e duke përfshi Degën e Sigurimit të cilët e mbanin veten mbi tē tjerët.

Me zhvillimet e ditëve që vijuan Ndue ju tregoi se si provincialët mund të operojnë edhe në kushtet më të vështira pa rënë pre e nëpërkëmbjeve të askujt dhe ligjit jo e jo, kjo falë pregatitjes profesionale por dhe zgjuarsisë natyrale që karakterizohen malësorët tanë.

Natyra individuale krijuese e autorit mbështetur mbi të dhëna faktike ndër të tjera vërehet kapërcimi i pengesave, madje duke ju bërë sfidë thashethemeve e jo vetëm, pasi secilën betejë të rëndë si në mikro a makro kontekst, gjen motivet qoftë në planin e brendshëm apo në planin e raporteve të jashtme të cilat hedhin dritë të re mbi përgjegjësitë.

Ndaj autori ndriçon çdo betejë me një gazmend të ri duke mos humbur ritmin në të cilën po ashtu mund të gjenden mjaft elemente autobiografike ama ato sikur shkrihen në tërësinë e kësaj vepre dhe me mjaft sukses realizohet bukur artistikisht.

Por, dhe si profesionist i aftë e dëshmuar qartë nga koha e madje në mënyrë dinjitoze.

Autori nuk mund të mos ketë shumë nostalgji për gjithë vitet e shkuara, një jetē aktivitet pasi nuk është e vështirë që në këtë vepër të konstatosh emocionet estetike që i lidh me fenomene të madhërishme pasi është shumë ndryshe po të bësh krahasim të emocioneve që lindin kur përceptojmë fenomene thjeshtë të bukura, ndaj të përkuarit e së madhërishmes me të bukurën që hasim në këtë libër, pasi tërësia e tij të drejton tek vlerat pozitive estetike dhe na fal kënaqësi. Lexuar çdo faqe nga libri e trajtuar me kujdes çdo fjalë shihet delikatesa e autorit që godet fenomenet, trajton ngjarjet, vlerëson situatat, pranon e korrigjon gabime a neglizhime, duke përcjellë shumë mesazhe për brezat përmes imazheve të shumtë që gjenden mundësisht edhe me ilustrime fotosh dhe emrash.

Krijuesi i këtij libri sikur vetësakrifikohet pasi nga vetja ka nxjerrë produkte të vlefshme prej mjeshtri por ua përcjell gjeneratave këtë arkivë të shpirtit autorit, pasi dhe princip ka parimet. Ai ndonëse i ka përjetuar në jetë, bën lexuesin t'i përjetojë në lexim, edhe si proces krijues edhe si ndodhi, gjithçka vjen kulluar si perla të shpirtit autorit dhe ndodh shkrirja e floririt nga skoriet gjatë përpunimit, dhe i sjell në miniaturë këtë përmbledhje kujtimesh.

Uroj që mesazhet e vyera që dalin nga ky libër të përçohen tek brezat me madhështinë e kohës ngarkuar xhevahire.

Uroj shumë dritë e refleksione autorit të librit e sa më lehtë për lexuesin e gjërë.

Udhë e mbarë librit.

 

Prenda Sejdia

Lezhë 31 Maj 2023

 

PASTHËNJE

 

Libri: KREKOSJA E DORDOLECIT  nga Gëzim Ajgeraj 

 

Kushdo që vjen në këtë botë, mendoj se vjen për një mision. Pra, i çfarëdoshëm qoftë ai, dikush vjen për gjëra të vogla, por as ato nuk i kryen mirë. Dikush vjen, thjesht, si shtegtarë, por mund ta lërë të hapur një shteg. Të tjerët ikin, po ashtu, siç vijnë, ama, ka disa që janë paracaktuar për mision dhe i bëhen udhërrëfyes kësaj bote të madhe, apo më saktë duhet ta ndërtojnë atë, apo edhe për të sjellë versione të reja.

E kështu botën e vënë në lëvizje, qoftë edhe përmes fjalës, por edhe përmes veprës.

Por, njerëz të tillë janë lindur me paracaktim për të qenë të tillë, për të ndriçuar këtë botë të madhe, ndonëse janë të papërsëritshëm dhe po njësoj kanë edhe vlerat e personalitetet e tyre të formuara, e ndaj botës i bëhen dhuratë.

Disa nga ata janë të ushqyer me etjen për të dhuruar, e si të tillë nuk njohin lodhje, zmbrapsje a përgjumjeje. Përkundrazi, ndjehen më të fuqishëm, më të plotësuar, kur synimet i kanë vënë në linjë, e kështu nuk reshtin së menduari për jetën, gjithçka e gjithësinë.

Mendojnë për vendlindjen, brezat, të ardhmen, shkëlqimin e Atdheut. Ata shprehen se brezat e së ardhmes janë dritat vezulluese të botës. 

Ama këtë vlerësim të jetës, kush më mirë ia jep, se sa shkrimtari, poeti a krijuesi në tërësinë krijuese.

Janë pikërisht shkrimtarët e poetët ata që dhurojnë kohën e tyre të çmuar për formimin e brezave të mëmëdheut, pasi mendimet ndizen si shkëndija elektrike, ku botën engjëllore të fëmijëve e shpalosin megjithë magjinë universale.

Le të shpalosim vëllimin poetik për fëmijë!

 

“KREKOSJA E DORDOLECIT”

 

Nga autori Gëzim Ajgeraj  

A nuk është ky titull metaforik, një gjetje e thekur për mishërimin e fëmijëve me poetikën shqiptare?!

 

Ndaj, autori vjen me një tjetër prurje mjaft interesante me poezi dhe fabula për fëmijë e të rinj. Ky autor është për t’u vlerësuar, për vetë faktin se, krahas veprave të shumta, spikatin edhe ato krijime madhështore për fëmijë, me tema e brendi që ta ka ënda t’i rilexosh. 

Ai forcon, konsolidon fuqishëm idetë, ngjarjet, mesazhet e figuracionet, duke ngritur në nivel të lartë kulturën e vetëdijes. 

Mesazhe e ide inovatore me avancim logjik të të menduarit dhe të komunikuarit përmes vargut poetik, ku frymëzon moshat e reja, por jo vetëm.

Fjala si magji krijon dominancë, përmes imazheve dhe vjen këndshëm me bukurinë e fjalës, përjeton ndjenjë dhe emocion.

Autori në këtë vëllim, ka sjellë tema plot estetikë e bukuri vargu, ku magjeps, jo vetëm fëmijët e të rinjtë, por dhe moshat e tjera.

Po sjell disa nga temat pikante, si p.sh.:  

Ikja e dimrit, Dëshira e Lisës, Shtëpia e mërgimtarit, Gjysh më thuaj ku e gjen frymëzimin, Atdheu, Dielli i verës, Dimri, Xhelozia, Barsoletat e dhelprës, Kur zhvesh rrobat vjeshta, Hëna dhe Goni, Smira,  e plot tema të bukura mjaft formuese, pasi vazhdimisht provokon imagjinatën dhe sjell krijime brilante artistike. Ndaj, e vlerësoj si poet i mendimit të thelluar, pasi diagrami ka shënuar rritje të vazhdueshme, ndaj sjell materiale befasuese, si poet novator dhe fuqishëm lufton trajtat e ngurta të vargut.

Poet që qëndron fort në traditat kombëtare e tregon dashurinë për Mëmëdheun, për familjen, për brezat, gjithçka e gjithësinë, poet me profil mjaft interesant të poezisë.

Me rrezet e diellit bashkohen erërat

Dhe si me fshesë mbi borën bie

I fshin dhe gjurmët si herët e tjera

Me lule të reja pranvera vjen

 

Zot, ç’frymëzim!

Sa vargje të bukura me fjalë të përzgjedhura, ndaj sjell magjinë në varg.

Autori pasqyron rrezet e diellit dhe erërat, që i bashkohen dhe së bashku bien mbi natyrën. Se si fshihen gjurmët për ta sjellë pranverën si stinën më të dashur për fëmijët. 

Ja se si e sjell motivin, shpjegon variacionin, përmes figuracionit në mënyrën e përjetimit figurativ.

E kemi thënë e rithënë se autori, Gëzim Ajgeraj, është autor shumëdimensional i dëshmuar në vepra cilësore poetike dhe zhanreve të tjera letrare. 

Autori është vëzhgues i natyrës, por edhe i natyrës njerëzore, ndaj me pedanteri dhe mprehtësi të jashtëzakonshme krijon, pa diskutim, atmosferën e ngrohtë poetike, ndaj edhe sjell, gjithashtu, vlera të larta poetike, pasi stilin e veçantë poetik e përcakton në mënyrë implicite dhe eksplicite.

Ngritën murit drejt çatisë 

Plot shkëlqim tela mëndafshi

Janë bërë zonjat e shtëpisë

Kush s’i trembë as s’ ua prishë rrathët 

 

Këto vargje brilante, kaq të bukura në dukje, janë aq metaforike, sa për moshat e fëmijëve bëhen mjaft tërheqëse e mjaft të pëlqyera. Prandaj, ka të bëjë me një vepër aq cilësore në sferën e artit të bukur letrar, siç është poezia shqipe, e sidomos ajo për fëmijë, që ka kaq shumë nevojë dhe kjo konstatohet në çdo varg  dhe në çdo poezi brenda vëllimit. 

Në këtë qasje poetike shfaqet meditacion poetik me art dhe filozofi mbi dukuri të rëndësishme, duke gërmuar në relievin e shpirtit e duke dhuruar perlat e ëmbla poetike, ku magjeps lexuesin e vogël, por dhe të rritur .

“Telat e mëndafshit janë bërë zonjat e shtëpisë”. A nuk është kjo një metaforë e dhimbshme, ku poeti pasqyron jetën e vështirë të shqiptarit, pasi muret vuajnë për njeriun, e njerëzve iu mungon shtëpia, vendlindja e Atdheu, ndaj merimanga thur mëndafsh? Prandaj, autori e sjell krejt në mënyrë psikofilozofike,  me bukuri estetike në varg, fjalë të përzgjedhura e mendimin e thelluar. 

Pra, autori ka sjellë në këtë vëllim poetik një tërësi temash mjaft brilante me gjithë atributet e duhura përmbajtjesore, që duhet pasur një libër dhe në këtë formë pretendon dhe arrin kulmin e piramidës esteiko - artistike në poetikë e, konkretisht, në poezinë për fëmijë, që janë kontingjenti më brilant i shoqërisë.

Gjysh më thuaj ç’është frymëzimi

Ku e merr që në vargje e sjell

Pyet mbesa gjysh Gëzimin

Që aq shumë vargje na sjell.

Natyrisht, kjo poezi e ka një domethënie,  pasi fëmijët të magjepsin me çiltërsinë e tyre, të vijnë rrotull me pyetje që të mahnitin e të zhytin në detin e mendimeve, ndaj autori e sjell në këtë super poezi.

E gjej në krahë të dallëndyshes, thotë autori,  në vende të ngrohta kah flatrojnë njerëzve të mi, që i kam mërgimit, të fala vargjesh kah u çon.

Ajo kujtesë e theksuar prezanton çdo fjalë në varg e vëllim. 

Poeti është konsekuent në ndërtimin e tipareve poetike, por dhe artikulimeve shpirtërore, plot motive, ku poezinë, poeti e kultivon me përgjegjësi të lartë qytetarie, me theksime të çiltra njerëzore, domethënës dhe i këndshëm në lexim.

Ajgeraj i këndon fëmijëve me zërin e së ardhmes plot jehonë e sjell dritë shkëlqyese mbi brezat dhe paraqet fuqishëm individualitetin e tij krijues, duke ruajtur e përshtatur krijimet në bashkërendje me moshën e fëmijëve dhe e përsos me metaforë gjithnjë në përshtatje, duke pasuruar gjithnjë letërsinë shqipe për fëmijë.

Kur errësira mbi të tërbohet 

Për të vdiset e flijohet

Mjaft e vështirë është që në vëllimet poetike të Ajgerajt të mos gjendet ndonjë poezi për Atdheun e shtrenjtë, ku shpirti kallkan tregohet fuqishëm për Atdhe, pasi foleja e ngrohtë e vendlindjes është guva shpirtërore dhe gjithë pasuria e jetës. Me Penë vizaton marrëdhëniet jetësore, duke i vargëzuar në poetikë nga një mikrobotë përgjithësuese individuale, duke përdorur fuqishëm armën e mirëkuptimit, siç është fjala, si pjesë e mozaikut, që shfaq ky autor shumëdimensional. Ndaj, ai thotë: “Poezinë e bëjnë veçse poetët misionarë, që udhëhiqen nga fuqia e talentit krijues”.

Ky vëllim poetik për fëmijë, vjen plot jetë dhe freski shpirti për lexuesin e gjerë, ku ngjall nostalgji dhe mbështjell në ngjyra ylberesh. Në mënyrë filozofike ju këndon krejt botës, vogëlushëve e më gjerë, plot forcë dhe shpresë, dritë dhe reflektim mbi të ardhmen.

Arti poetik i Ajgerajt e ka të ushqyer ndjenjën e moralit dhe e hasim jashtëzakonisht me përfilljen e lexuesit.

Me vështrimin e kujdesshëm të shtegtimit vazhdon ndër shtigjet më të skajshme të poezisë. Ka afruar potencialin krijues. Ky nivel poetik ka ardhur nga mendje kreative, e cila troket fuqishëm në mendjet e njerëzve, ndaj është vlera që dominon në artin letrar të Ajgerajt. 

Ky vëllim erdhi si burim dhe përshkon botën emocionale dhe shijohet artistikisht.

Urime Penës së stërvitur të autorit e suksese të reja!

Udhë të mbarë librit!

                      Prenda Sejdia 

               Lezhë, më 31korrik 2022

 

RECENSION 

 

Libri; “MALËSISË I KËNDOI NË VARGJE” nga Ilmi Kurti 

 

Ilmi Kurti i Kastratit gjendet në krye të atij klasifikimi me shumë vepra e botime duke sjellë për lexuesin e gjërë brenda e jashtë kufinjëve shumë shkrime e krijime interesante.

Kështu që bota e tij krijuese strukturat përmes njohurive të pafund, diapazonit të gjërë dhe ndjenjës së pakufishme për artin dhe letersinë, ku shpalos plot finesë efektin stilistik figurativ dhe estetik.

 

Vepra poetike e radhës;

 

‘MALËSISË I KËNDOI NË VARGJE‘

 

 e cila përbëhet nga një numër i konsiderueshëm me poezi përmes së cilave dëshmohet një konceptim mbresëlënës ky poet me vizion e botë të madhe që vazhdoi në gjurmët dhe shembujt më të mirë ndaj dhe shprehet me difinicion se poezia është shprehje e së bukurës nëpërmjet fjalëve të thurura mjaft harmonikisht dhe në mënyrë artistike, ndaj në këtë vëllim përmes vargut poetik shpërthen me trajtat e ligjërimit mbi aktet e heroizmave dhe përvëlimit të dashurisë për Atdhe e kryesisht Malësisë ku u lind e rrit autori, duke shprehur ëndërrat e pafundme për atdhe përmes forcës së fjalës, ku fjala brenda magjisë së vet krijon atë figuracion artistik ndër vargje dhe kështu jep imazhet reflektuese kur brenda muzës së mendimit lind ideja se në vete mbërthen një kohë të gjërë ku mbështjell vitet në krijimtari.

 

/malësorë me prejardhje më thonë 

/kështu kanë me më thirrë gjithmonë 

/Së kur më lindi e lumja nanë

/s’pata kryq as yll e hanë

/por m’lindi fëmijë qelibarë

/me gjak pellazg, Ilir, shqiptarë 

/kush është burrë s’kapet për fe 

/gjithçka i jep të shtrenjtit atdhe

 

/çfarë nevojet ka shqipnia 

/për kaq shumë kisha e xhamia 

/më thuaj ç’është gjithë kjo garë

/kush po don më na përçarë

/mbështjellë në çallma, perçë e shamia 

/me humb shqiptares bukuria

/traditë kurrë s’pat shqiptaria 

/këto i ka Turku e Arabia

/shqiptarët kanë veshjet e veta

/xhamadan, çakçirë e xhubleta 

 

Nëpër këto vargje 

 

‘JAM SHQIPTARË, SHQIPTARË KAM LE’ plot metafora ku vargu tregon atë ndjeshmëri të lartë Atdhe- dashurie dhe citon fjalët më pikante që përmban fjalori fiton çlirimin ku mendja e krijuesit shpik lëndën pasi me një ndjenjë epike dhe na prin brenda muzës së mendimit ku brenda vargjeve kërkon hapësira ku shpjegohet dhe brengat i shpreh përmes metaforave, dhe thellësisë mendimit ndaj kjo poezi është thellësisht e lidhur me poezinë e traditës.

    Në fakt çdo poezi ka ndjeshmërinë dhe ritmin e saj, që të funksionalizojë parimin krijues është e natyrshme të parapëlqejë kodin tematik dhe estetik.

Ai krijon përfytyrimin dhe shpërfytyrimin e harresës, mahnitjes, ikjes, durimit, vetmisë, mallit, plagëve, krizave, klithmës së lirisë, shënjestrës së armikut, lashtësisë, errësirës e dritës, mungesës e shpresës, veshjeve etj, pra gjithçka nga tradita shqiptare të cilat janë trajtuar ndër tema të shumta e të larmishme të këtij vëllimi plot muzikalitet.

    Situatat dhe ngjarjet, detajet dhe rrëfimet metaforike zbulojnë fuqinë e dimensionit dhe kuptimin e ndjeshmërisë së thellë të atdhetarisë mbivendosur në relacionet midis figurës a ritmit, autori shpërthen në sfondin e përjetimeve ku renditen sipas shkallës përjetimit, pra ku ka dhimbje ka harresë a devijim.

Aty ku mendohet se ka harrim, ka më shumë thirrje për rizgjim.

 

/Luan Bajrami qëndrestarë

/Tanë Rrjollin e bani krenarë

/Skalitë e ka emrin me arë

/Lart e çoj emrin shqiptarë

/Për qëndresë u doli zani

/Burrë e trim Luan Bajrami 

/Komunizmit s'ju nënshtrua

/Tridhjetë vjet e kanë denua

 

/Komunizmi kundra fesë

/I doli Rrjollit i pa besë

/Për besë Rrjollit i ka dalë nami

/Besë kërkon Haxhi Hajdari

/Tek Nosh Kola e Luan Bajrami.

/Që e kanë mbrojtë truallin e vet

/Qyshë në kohë të Skenderbeut

/Nuk i harron Malësia përjetë

 

Janë shkëndijimet në këtë vëllim poetik dhe përpiqet të kapë ndriçimin, spërkat ndjenjat e mendimet, si birë i malësisë brenda vendit stërgjyshorë ku ndjenjën shpitërore e lidh me heronjtë besën e trimërinë si virtyte të pavdekshme.

Ai ngre në piedestalin e kohës emrat më në zë të Rrjollit dhe Malësisë Madhe por plot krenari për gjenezën.

    Fantazia për krijuesin është shumë e përafërt me botën reale së cilës i referohet duke krijuar premisa të kapshme e logjike e ndjenjat emocionale të lexuesit dhe shpalosësit e ndjenjës vargjeve.

Kur e them këtë sigurisht parafytyron lexuesin e imagjinon atë, sepse do ishte vetëm imagjinata, ndaj vargu do t’ja krijojë atij që e shpalos vargun edhe kur thotë se sistemi komunist i doli Rrjollit i pabesë.

Pra ndëshkon me fuqinë e fjalës.

 

/Moj e bukura kaçurrele

/Gojë ëmbël e top sheqere

/Shumë fisnike e bujare

/Lum që t'ka Malësia e Madhe

 

/Moj e bukura kaçurrele

/Për mu je si karamele

/Ata sy të zi si rrush

/Plotë dashni zemrën ma mbush

 

/Kaçurrele dhe e bukur

/Krahët e lehta porsi flutur

/Edhe flutura e pranverës

/Lakmi ja ka kaçurreles

 

Kumt i bukurisë malësore që përmenden shpesh ndër vargje e poezi ndaj dukshëm shpreh bukuri në varg ku nxjerr në pah anën pozitive të femrës malësore dhe përshkruan me krahasime si flutur, karamel, pranverë a top sheqere që përjetoi plot ndjenja poeti e gjithashtu edhe njerëzia.

Me figuracion e sjell fisniken bujare që ëmbëlton  përmes vargut gjininë femërore, ndaj ndjenja që përjeton poeti për njeriun e fisëm si gjysma më e mirë vjen në mënyrë të përsëritur në tekst por në forma të ndryshme, me frymën e trajtave gjuhësore dhe kap efektin stilistik, figurativ dhe estetik.

    Forma më e përshtatshme për të shpalosur potencialin që mbart autori brenda vetvetes është dhe gjendet në artit poetik, ndaj brenda vargjeve gjejmë ato elemente që ngacmon imagjinatën e reflekton në vargje.

    Pra sado e fuqishme të jetë dhe vlera artistike të ketë gjithçka varet nga ndjenja dhe shija që ngacmon lexuesin.

    Në këtë vëllim poetik të stilit përzgjedhjes s’ka se si të mos të bien në sy poezitë mjaft të gjata plot brendi, finesë dhe rimë.

    Vargje ku flasin shumë sa një jetë e tërë, përmes fantazisë shprehet në art duke u kthyer misionarë i prirjes së zhvillimit dhe i ecjes njerëzore me largpamësi  brenda boshtit të temës dhe poezisë, pra muza e poetit është dhe burimi i artit të poezisë ku bart dhe shpirtin e epokës së caktuar ku përcaktohen dhe vlerat që ka ky lloj arti siç është dhe ky vëllim poetik.

    Poeti si një shkronjës, këngëtarë i cili të bukurën e shpirtit e transmeton përmes fjalës gjithë frymën e tij me këngë shpirti.

    Në këtë vëllim dhe çdo poezi,  vargu bëhet mesazh apo thirrje për një shoqëri të gjërë me të njëjtat ndjenja karshi ruajtjes së traditave kulturës, familjes e rrjedhimisht mbi interesat kombëtare ku vjen si shkëndijë dhe dritë që hap shtigje, ta ndjejmë, ta shohim a ta prekim përmes vargjeve.

Për poetin poezia është kënga e shpirtit që merr udhë përmes mjeshtërisë së fjalës dhe diapazonit tij.

    Nuk flas për klasifikim të muzikës por shembulli përkon me afërsinë që bën atë dhe dëgjuesi është afër tij duke pikasur ndjenjat që krijohen mes dy palëve.

    Mendoj që mjafton përshkrimi mbi përafrimin mes këngës dhe poezisë gjithashtu dhe  këngëtarit e poetit plot larmi muzikalitet dhe kolorit po ashtu.

    Në këtë vëllim poetik (përzgjedhje) fuqia e fjalës është tejet e dukshme dhe përmes imazheve përcillen mesazhe të shumta.

    Ama, nga mjeshtria e vendosjes së saj do varej bukuria, estetika, fuqia e poezisë, mesazhi e ndjeshmëria e saj tek lexuesi dhe jo për fjalën në varg autori nuk e mendon si fjalë të përditshmërisë dhe metafora është arma më e fuqishme në ndërtimin poetik.

    Ilmi Kurti ia ka arritur që lexuesi të ndjejë atë që ka ndjerë ai si një përjetim çasti duke përçuar këtë ndjenjë përmes fjalëve.

    Padyshim se ky libër është pjesë e letersisë shqiptare që këtij autori do ti shtohet në historinë e letersisë duke qënë model frymëzimi dhe përcjell ide për studime të reja për poetët a studjuesit duke bërë që ky libër të meritojë vlerësim.

    Urimet mia më të sinqerta për poetin Ilmi Kurti por dhe përmbledhësin e poezive Gëzim Ajgeraj 

Suksese autorëve 

Udhë të mbarë librit 

 

                            Prenda Sejdia

                           Lezhë 23. 02. 2023

 

 

R E C E N S I O N

 

Libri; NJOMZA (Novelë) nga autori Prelë Milani

 

Vitet, dekadat e shekujt kaluan e shoqëria jonë shqiptare kaloi përmes vështirësive të panumërta por, të udhëhequr nga e drejta zakonore e maleve tona, brenda atyre ligjeve të pashkruara, siç është Kodi i Maleve, që na la trashëgim ndër breza, dhe brezat u tashëguan me gen. 

Në diskursin moral e njerëzorë, vlerat ishin aq të larta sa brezat e sotëm, e kanë pak vështirë për ta kuptuar apo pranuar, por ishte ligji më i përshtatur për ta mbajtur ‘njeriun njeri’ a ‘familjen familje’, fisin fis’ a ‘bajrakun ‘bajrak’.

Por s’ka madhështi e vezullim pa anën tjetër të medaljes, ku ndër ato ligje egzistonin dhe ndëshkime gati anti- njerëzore, kryesisht ndaj gjinisë femërore, ku e drejta e tyre themelore, pothuajse nuk egzistonte dhe femra vlerësohej si diçka e nën- shtruar, ashtu si në rastin konkret fejesa e Njomzëz 17- vjeçare me një burrë të moshës gjyshit pra një 60 vjeçarë.

Ndonëse një burrë që mbahej për emër.

Por a mjaftonte që jeta e një fëmije të lidhej me mosha aq të papërshtatshme.?!

E nëse mund ta theksoj, në disa nyje dhe nene  të Kanunit Zakonorë, por kishte dhe nga ato që femra ndjehej mbretëreshë.

Pasi në shumë raste femra Bajrakun e kishte mburojë.

Por, falë atyre ligjeve të forta, u formuan familje e fise dhe bajrakë, u kthyen në vatra qëndrese e vetëmbrojtëse, nuk iu nënshtruan pushtuesit osman as zogist, nuk zbatuan lidhjet e tyre, por vetëqeveriseshin sipas dokeve të veta.

Ama, edhe në këtë libër na përshtatet përkushtimisht thënja e Oliver Holmes, që thotë;

“ Duhet të lundrojmë e jo të qëndrojmë të ankoruar”.

Kështu që arkitektura e ‘Kodit Maleve’ mes atyre malësorëve vital, formësoi arkitekturën shpirtërore të tyre plot ndjesi etike, plot besë, burrëri, trimëri e bujari, dhe vështron me kujdes atë horizontin e thinjur të një shekulli më parë që mundimshëm i lidh me brigjet e kohëve të mëpastajmë pasi gjurmët janë çka shumë kush i don, se fillin ia gjen në e kërkon.

- Autori Prelë Milani vjen me një Novelë që nga brendia me plot ngjarje e personazhe reale dhe fakte rrënqethëse, i bën një pasqyrim konkret ku ngjarjet ndërthuren harmonishëm me njëra- tjetrën si një hallkë e pa shkëputur në gjithë atë realitet ku koha e hapësira ishin zhuritur në ngjarjet e errëta të ditëve të vështira të popullit shqiptarë, ku sidomos Malësitë e Veriut, u kthyen në vatra zjarri ku ndikimi ishte i shumë- anshëm e gati i detyrueshën ku dhe arsyet janë të shumta e detyrat ishin të vështira e delikate, ku krahas besimit dhe besës malësorit paraqiteshin në përballje njerëzit dhe femomenet më të pabesueshme e arsyet janë të shumta e ndonëse faktet janë reale dhe historitë gjenden brenda Novelës.

Do më pëlqente ta mësoja sekretin kryesorë të autorit e atë mekanizëm që përdorë në Novela, dhe që tejkalojnë metodën e kohës për të cilën shkruan ku ajo gjuhë në dialekt që përdoret nga autori, sot është në kulmin e së paarritshmes nga autorët e sotëm dhe ky fakt e bën të veçantë në Gegni.

Njomza- një personazh pikant për Novelë, ku vuan ligjin Zakonorë për veprimin e martesës pa pyetur familjen, dhe deri mohimi nga familja, vrasja e kunatit saj nga i jati pikërisht në ditën e martesës, dalja kaçak e të shoqit nga qeverisja më brutale zogiste që ka ndodhur në male tona, mbrojtja e moralit përballë kujtdo, kujdesja për fëmijët e të shoqin e plagosur, autori sjell një personazh tejet pozitiv, kurajoze e zgjaur dhe e aftë plot moral e bujari në shpirt.

Me mënyrën e rrëfimit që ka zgjedhur autori, e sjell Njomzën një vajzë me ëndërra të denja për jetën e plot ndjesi, që logjikon mjaft mprehtë e vepron dinjitetshëm e fisnikërisht në lidhjen martesore.

Ndonëse ishte me shpirtin e thyer ajo ishte një luaneshë e vërtetë siç duhej të ishte një malësore nga bijë fisi e grua konaku.

Lexuesi do i përjetojë emocionet, sepse thellësisht të ndjeshme e sjell Pena e autorit, pasi ka aspiruar për ta ngritur në nivelin më të lartë të krijimtarisë ku fjalori është i një niveli të lartë e cila flet kryesisht në Gegnisht.

- Si guxon, more qën i pa fytyrë të ngrihesh  nga tervesa e të më dhunosh në prani të fëmijëve të mitur.

Kurrë pa vdekë unë, nuk përpjekesh në mua.

- Më ke kallë flakë moj bushter.

Njomza me një të ngritur i dha bukur një shqelm, ku Mezllumin e shembi për dhe, malësorja e ndihmuar prej fatit e mori sakicën e iu lëshue në lule të ballit si thiut në thark.

Agresori i mbuluar në gjak mbeti pa ndjenja.

Si shqipja mori dy fëmijët e hyri tek Kisha e cila sakicën se lëshoi prej dore.

Pa frymë hyn në Kishë por gjen Patër Zefin të skrramë mes korridorit që e kishin rrahur e plaçkitë mkamcat e qeverisë Zogiste që po plaçkisnin malësinë derë për derë.

Njomza me të hedhur kushtrimin zaptitë i djegin shtëpinë e gjithçka që kishte.

Ky episod që në libër është mjaft i zgjeruar tregon keq- qeverisjen e Mbretit Zog nga 1925- 1939.

E pabesueshme ajo që ka ndodhur me shqiptarët nga shqiptarët në trojet veta, dhe kjo dobësi tejet e papranueshme brenda një kombi.

Por dhe njëherësh sjell figurën e pastër të gruas shqiptare, ku kacafytet dhe del fitimtare ndaj agresorit që e qeveris ndonëse për çështje mjaft brutale.

Historitë dhe trimëritë në këtë libër nuk kanë të sosur.

Burrat më trima të krahinave të Malësisë, Dukagjinit, Pukës dhe Mirditës e shumë krahina të tjera të kombit u besatuan të luftonin kundër regjimit.

Mirëpo u përdorën metodat e përçarjes mes krahinave ku mbetën vetëm këto treva të lartpërmendura.

Në këtë libër janë përmendur emrat konkret të atyre trimave që u besatuan dhe luftuan fort kundër shtypjes zogiste si psh. 

• Lulash Papleka • Mark Milani • Babun Celi • Zef Delia • Prel Mehmeti • Lul Keqi • Ndue Bajrami • Beqir Gjoni • Mark Zefi • Pashk Hasvata • Gjon Ndokë Leci • Marash Pal Kola

 • Gjergj Binaku • Bardh Gega • Çun Martini 

• Ndue Dashi • Ndrekë Markiqin

• Çun Gjergji • Dedosh Jaku e qindra burra malësorë që lufuan e dolën kaçak malit.

Por dhe pabesia e pushtetit me të bërë thirrje për dorëzim se supozonin se mbreti ka dhënë amnisti faljeje dhe caktuan një limit kohe për tu dorëzuar, pushteti përdori gjuhën e asgjësimit në litarë të atyre burrave trima e të fortë, me shpirtin kallkan ndaj padrejtësive luftuan për nderë e dinjitet deri në minutin e fundit të jetës.

Këta burra trima që ranë për të drejtat e shqiptarëve, sot po i nderon autori Prelë Milani  duke treguar se ka bërë një studim të mirfilltë e duke i sjell aq origjinal, pasi ishin të pathyeshëm, pos tradhëtisë e pabesisë, këta burra shkuan para konopit apo plumbit  me këngën në buzë.

Ishin bijt e trevave më fisnike për nga flitet shqip, e kjo Novelë është një pasaportë për ata burra të papërsëritshëm.

Pikëllimi e dhimbja për ta, ndjehet ende sepse kohërat nuk e zbutën as harresën as nderimin ndaj tyre sepse popullit i lanë vrragë në shpirt aq të pashërueshme sa që kurrë nuk mund të harrohen.

Autori ka përdorur plot finesa me kuptim atdhetarë e tejet njerëzorë, paraqet figuracione e imazhe nga më të ndryshmet.

Mendja e mprehtë e autorit ka zbuluar visare duke nxjerrë në dritë me Penën e hollë e mendjen e ndritur shprirtërat që kërkonin të mbronin vitalitetin njerëzorë.

Për malësorët e maleve sjell një thënje përmbyllëse nga Borges.

“Koha është lënda prej së cilës unë jam bërë.

Koha është një lumë që më merr dhe mua me vete, por unë jam lumi; është një tigër ai që më përlan mua, por unë jam tigri; është një zjarr ai që më shkrumbon mua, por unë jam zjarri ”. Normal ata ishin zjarri e qofshin të paharruar.

Sa më shumë krijime të tilla për brezat e së ardhmes Prelë Milani.

Udhë të mbarë librit.

 

                     Prenda Sejdia 

 

                   Lezhë Mars 2022

 

P A R A TH Ë N J E 

 

Libri "FJALË TË ARTA MBI SHKELZEN" nga autorja Moza Shehi 

 

KUR PROMOVOHEN VLERAT

 

- Ta duash Kombin tënd është ndjenja më sublime.

- Të flasësh e shkruash për vlerat e larta njerëzore është e hyjnueshme.

- Ti lartësosh ato mbi male a bjeshkë tona është e madhërishme. 

- Të mbledhësh e transmetosh majat e fjalëve është forcë, dije intelekt e fisnikëri.

- T'i arkivosh ato mbi themelet e gurta të Shkelzenit është vetë magjia.

 

Në librin Antologjik FJALË TË ARTA MBI SHKELZEN autorja dhe studiuesja e vlerave letrare e njerëzore vjen si zë ndryshe duke gërmuar historitë njerëzore dhe nxjerr në dritën e diellit gjithçka përmbajnë guvat e shpirtit me bashtën e formuar përgjatë dekadave.

 

Impakti që të jep përmbajtja e kësaj antologjie është mënyra e tregimit mbi formimin intelektual të autorëve të shumtë që përmban libri të cilët autorja Moza Shehi i intervistoi secilin dhe kjo ndodhi me gjithë autorët, dhe synimet i arriti brenda misioneve të saj përmes valëve të Radjo Shkelzenit që u bë aq e dashur për dëgjuesit në një periudhë jo shumë të gjatë ama ajo e sjell me delikatesë në Penë dhe Antologji. 

Ndaj është dhe LAJTMOTIVI me të cilin na vjen Moza 

 

Në këtë libër me vështrime të shumta letrare gjen brendi mjaft interesante me studime të bukura nga vorbullat e kohës me ndjeshmëri të lartë të botës shpirtërore duke lënë gjurmë të pashlyeshme të cilat ngacmojnë memoriet.

Bagazhi krijues e hulumtues i autores i gjen në gjitha përshkallzimet eksploruese e përshkruese dhe e vërteton derisa gjendesh në brendësinë e të panjohurave , ndaj Moza Shehu vishet bukur me ndjenjën njerëzore e cila bazohet në fakte krejt reale dhe shpalos potencialin e saj krijues brenda magjisë artistike dhe ndërtimi i strukturës gjithnjë në përzgjedhje me fjalën adekuate dhe realitetin e dukshëm brenda gjithë biografive, personazheve letrare nga mbarë kombi.

Moza vjen me unin e saj origjinal, shpreh ndjenjën dhe përkushtimin duke ua lënë testamentin më të bukur brezave të së ardhmes, libri bëhet i pakontestueshëm për masën e gjërë të lexuesve dhe promovimi në Gjakovën trime veçse sa ia shton madhështinë.

Kjo pasi padyshim është shpirti atdhetarë dhe velrat e patjetërsueshme ku krijohet universi historik në gjithë traditën e rrëfimit të këtij materiali përmes vorbullës magjike e ndërthurur dhe kompletuar në gjithë stilin letrarë ndaj mbetet si dokument arkivorë me rëndësi të veçantë edhe për themeluesit e drejtuesit e Radio Shkelzenit çifti i mrekullueshëm Virgjina e Agim Zeka ndonëse atje larg në skajin tjetër të Europës me shpirtin e madh e krejt të brumosur Atdhe- dashuri, ku çdo ndjenjë ja fal e përkushton Kosovës legjendare e kombit shqiptarë.

Krijojnë emisione e vlera të padiskutueshme atdhetarie duke përzgjedhur materialin që dinë ta përçojnë fjalën në formën më të përgjegjshme e më të vyer kombëtare dhe paqi gjithmonē shëndet, vlera e suksese. 

Nuk lë dot pa përmendur dy miket mia moderatore Bukurie Maloku e Almari Krasniqi Gjoçaj, që me punë e përkushtim dhe idetë e tyre brilante i dhuruan publikut dhe i dhurojnë pambarimisht çaste të këndshme, biseda në studio e replika të ndryshme të cilat kthehen në pasuri mendimesh e idesh ku i shërbejnë traditës e kulturës e njerëzisë në gjitha aspektet njerëzore, apo fëmijëve a emigrimit, Atdheu e Kombit ndaj interesin e fjalës shqipe e mbajnë gjithnjë zgjuar.

Kam patur rastin të kem qënë dëgjuese, e ftuar , në bashkëmoderim, pjesë jurie, dhe kjo është arsyeja që sot sjell përshtypjet e mia më të mira.

Ndaj ky staf ka funksionuar perfekt.

Dhe janë pikërisht këto virtyte që i bëjnë të vlerësohen si shpirt atdhe dashurie e patriotizmi, me ndjeshmëri të lartë hyjnore, mbështjellë brenda botës magjike të Artit në tërë fushat e saj, me psikologji të thelluar duke veçuar Dardaninë si zemrën e Kombit, dhe shpirtin që i djeg për të.

Ndaj përmes emisioneve por edhe këtij libri kaq të veçantë, "FJALË TË ARTA MBI SHKELZEN" vjen kaq zëshëm sepse sot piskama i ndjehet cep në cep trojeve shqiptare, nga shpirtëzimi i kultivuar përgjatë dekadave.

Mirënjohje për këtë staf të mrekullueshëm të Radio Shkelzenit, dhe për librin konkretisht Moza Shehu është arma më e fuqishme në këtë fund Qershori për punën tuaj dhe studimin brilant.

Moza, themelet krijuese janë gurët e qëndrueshëm plot vlera njerëzore. 

"Paulo Chuelho ka thënë" për shkak se egziston një forcë e cila dëshiron që ju ta realizoni "Legjenden Tuaj Personale" ajo "lag" oreksin tuaj me një shije suksesi.

Sa më shumë dritë e refleksion por dhe lehtë e këndshëm për lexuesin e gjërë më plot krijime Po kaq interesante në të ardhmen.

Suksese penës dhe punës tuaj shkrimtare

Suksese Radio Shkelzeni dhe stafit tuaj

Udhë e mbarë librit.

 

P  A  R  A  T H  Ë  N  I  E 

 

Libri poetik "MELODI E LAHUTËS" nga autorja Linda Shyhrete Fana

 

Poetja Linda Shyhrete Fana vjen me vëllimin e saj të parë poetik.

     Në këtë vëllim poetja vjen me maturi e pjekuri poetike mbi varg, ku fjalën e ka shndërruar në hapësirë e kohë.

     E fuqishme ajo paraqet gjithë ngjyrat e mallit, dhimbjes, dashurisë e shpresës, ëndërrat e dëshirat, përkushtimet ndaj nënës, motrës, vajzës apo djalit, flamurit kombëtarë, Nënë Terezës, Lahutës që bashkohet zëshëm edhe me titullin e librit dhe e mban atë si shtyllë etj.

     Poezia e poetes është e mbushur plot frymëzime, figura reale apo përjetime personale, si dhe përceptimin e botës saj që në pjesën më të madhe poetike ia dedikon dashurisë njerëzore dhe përcjell plot mesazhe përmes imazheve të shumta.

     Ky vëllim poetik përcjell  mesazhe të pafundme drite të cilat burojnë si gurrë nga shpirti i saj i dlirë siç e shpreh edhe ajo vetë. Vend të rëndësishëm në këtë vëllim poetik zë dashuria për familjen e jetën, të afërmit,  familjarët patriotizmin, kurbetin, traditën etj.

     Temat e këtij vëllimi poetik janë të larmishme dhe me pasuri të gjërë shpirtërore, të marra nga njohuri të gjithanshme të trashëguara nga familja, por dhe nga zona ku është lindur dhe rritur por dhe vendin ku ajo banon.

     Ndjenja e pastër poetike vërehet tek të gjitha poezitë e vëllimit.

Poezia e kësaj poeteje ka disiplinë të fortë moralizuese dhe e përcjellë përmes vargut me mesazhe të shumta mirësie por dhe kritikë hera- herës. 

     Zëri i saj poetik është zëri i dëshirave që përkojnë mbi njerëzoren, ku kjo poete me vlera unike fjalëzon me plot art dhe dashuri, plot shpresë e dritë.

Ndaj vëllimi poetik vjen si këngë që duhet vlerësuar.

     I them  lexuesit, se ky zjarr poetik nuk mund ta lejojmë të shuhet, pasi meriton vëmëndje për artin dhe krejt dritën që shpërthen përmes fjalës dhe vargut të kësaj poeteje.

     Ndërsa udhëtoj nëpër poezit e këtij vëllimi veçoj disa për ti sjellë në vëmëndje.

     Si të tillë kemi poezinë e cila mban dhe titullin e këtij vëllimi poetik:

                  “MELODI E LAHUTËS “

 

Nga pellazgë e ilirishtja je mbi këto troje

Ti lahutë e shqiptarisë mes brezash jetove

Na mbanë gjallë me frymëzime e jep forcë

Je aset e krenari për shqiptarë e Shqipëri 

Për dëshmorët e shqipes trime luftë e liri

 

                                "Melodi e Lahutës "

 

Poete Linda sjell dashurinë mbi këtë aset kombëtarë që jetoi me ne ndër shekuj. Lahuta, thotë Linda,  erdhi që nga pellazgët e ilirët, dhe është një ndër asetet e lashta kombëtare të këtij vendi, u kënduan heronjëve e përmes vargjeve u lartësua madhështia e heronjëve tanë legjendarë. Ajo e krahason si shpirtin me flatra, kaltërsi, poetja ndjen gjallë frymëzimet, forcën e krenarinë e bukurinë e odave shqiptare që shqiptarët u kultivuan ndër shekuj. 

     Aftësia e autores për të prekur ëndërrën e madhe, përjetuar e vlerësuar këtë ndjesi shpreh fuqishëm anën e brendshme emocionale si dhe gjetjet estetike që i jep ngjyrë vargut duke e bërë joshës atë.

     Në tërë mineralin artistik Linda jep gjendjen e saj emocionale ku shpërthen e kulluar në një romanticitet plot ëndje.

Tek vargjet e saj me motive vlerësuese, udhëton nëpër kohërat e bukura të së shkuarës  për ta fituar atë dhe pret ti rrëmbehet ky entuziazëm edhe nga lexuesi.

Me ndjenjë të thellë njerëzore sidomos mbi femrën, vjen një tjetër poezi:

 

Je mbretëreshë humbjes s'i frikësohesh 

Humbja e forca bëhet shtysë për dashurinë

Je Kurorë në mbretëri, të përulen, a përulesh

 je e pazëvëndësueshme, tjetër s'ka rëndësi 

Je formim e ekuilibrave në krejt shoqëri

 

           “FEMRA GJYSMA E MIRË“

 

Vlerësimet si mbretereshë, ajo i sjell me ëndje, dhe gjendet brenda shpirtit të poetes e cila vjen që nga shpirti i butë por dhe dëshirë për ta mbrojtur gjininë të cilën përfaqëson në poezi, duke e sjellë si katalizator ndryshimi, por të brymosur thellë tek ndjenjat e saj.

     Përmes  vargut ajo pasqyron forcën që ndjen vetë si femër, atë e sjell si drejtuese, lidere, amvisë e familjare, ajo që thyen barriera, por dhe sakrificën sublime që femra bën edhe në raste të veçanta ku ajo ka qënë krah burrave dhe e bëne për lirinë e kombit pasi atje e thërret ndjenja njerëzore mbi të gjitha, ndaj e ndjejmë tek rreh fort pulsi i fuqishëm i njerëzores si një dashuri e pakufishne metaforike.

     Theksoj shprehjet e veçanta të kësaj poeteje me ëndërrat magjike dhe dritën jeshile të shpresës ku shpreh gjithë ndjeshmërinë e saj duke e ngritur figurën e gjinisë femërore në piedestalin e kohës. 

     Në mënyrë metaforike poetja vargëzon pareshtur dhe si e tillë herët apo vonë korr frutet e tyre kur vargëzon për ikonën e muzikës shqiptare Shkurte Fejza.

Më së miri e sjell në poezinë;

 

Imazh iu bëre atdheut o zë i shqipes

Ndriçove horizontet o yllësi e dritës 

Elektrizove shqiptarët me himne për atdhe

Bijëve të shqiptarisë dhe frymëzove ne

 

              “SHUMË URIME PËR TY”

              (Kushtuar Shkurte Fejzës)

 

     Përmes këtyre vargjeve magjepse poetja sjell plot emocion madhështinë e ikonës shqiptare Shkurte Fejza realizimit.

     Bukurinë  e veçantë mozikore që zë fill tek vargjet frymëzuese që shpreh ëndërrat e mëdha e plot realizime dhe paraqet një figurë të kompletar estetikisht por dhe virtyteve të larta nga një femër e veçantë që e krahason me perandoreshë Afërditën.

     Vargjet plot domethënie shpërthejnë në krenari, nostalgji, ëmbëlsi e vlerë ku shëndrit e gjithë strofkulla e saj shpirtërore dhe plot delikatesë duke e sjell këndshëm e ëmbël për lexuesin.

Në përmbledhjen poetike;

                   "MELODI E LAHUTËS"

 Linda Shyhrete Fana dhuron embëlsi poetike, ku rrugëtimi i vargut ndriçon përmbi gërmadhat e kohës dhe aktualja reflektohet, apo mirësia pasqyrohet thellë nga honet e shpirtit të saj atdhetarë.

Në këtë vëllim gjejmë poezi ku vargëzohen plot ankth malli dhe ndjenja për nënën.

Disa nga vargjet e kësaj poezie;

 

Hajde bir' i nënës 

Me  mall po të pres

Derën nuk e mbyll 

Hapur do të mbes

 

                  “MALLI I NËNËS"

 

     Poetja flet për nënën me mall, dashuri, ndjenjë e brengë, që i zapton hapësirat e kohës e të merrr me vete duke të përshirë në çdo, skutë a periferi.

     Malli e dashuria për nënën, një dashuri e pashtershme e poetës vjen e vargëzuar me nota trishtimi.

     Këtë përjetim e ndeshim në disa poezi të tjera të këtij vëllimi.

     Lidhja  e ngushtë me të afërmit është një faktor kyç për poeten, vendlindja dhe  njerëzit në tërësi ,dashuria për liri e komb të bën përshtypje si ylber i dashurive nëpër shiun e këtyre vargjeve.

     Për lexuesin vjen një vëllim i ri poetik gjithë freski pasi talenti përzihet me përvojën e maturinë e Linda, ku dhimbja e trishtimi është forcë e shpresë, pasi poezia shqipe është në vazhdën e saj të traditës duke e pasuruar vazhdimisht.

Shpalosja e poezisë së poetes Linda Shyhrete nxjerr ne pah shpirtin e saj njerëzorë, dashuri për trinomin familje- atdhe- komb.

Ndaj kuptojmë se poezia e saj buron nga thellësi e shpirtit si ndjenjë, vizion e dritë për një të ardhme më të paqtë.

     I uroj Linda Shyhrete Fana dhe poezisë së saj dritë dhe reflektim e sa më ndjeshëm për lexuesin duke vazhduar më tej në kultivimin e artit poetik dhe me premisa të reja.

 

                      Prenda SEJDIA

                      Lezhë, 20.10.2023

 

 

NJË QASJE E SHKURTËR RRETH LIBRIT:

"VATRA NË KAPËRCYELL TË SHEKUJVE" nga Gjon Buçaj.

 

Është nderë e krenari kur lexon, flet a shkruan për shqiptarët që vlerat e tyre njerëzore i kanë vënë në shërbim të rritjes vlerave të Kombit tonë shqiptarë që historikisht i shërbyen dhe lëvizjes kombëtare. Lëvizja e lirë e njerëzve ka krijuar njohje të fuqishme dhe i kanë shyrbyer vendit tonë përmes lëvizjeve të mëdha. Aftësia dhe përgjegjshmëria e tyre ka dhënë ndër shekuj efektet e tyre pozitive, e në mund të citoj ndonjë do ish p.sh, Parashqevi Qiriazi që loboi tek Presidenti Amerikan i asaj kohe për njohjen e Shqipërisë dhe e vetmja femër pjesëmarrëse në Konferencën e Paqes në Paris, apo Nëna Terezë që veprimtarinë e saj e njeh bota mbarë, Konica a Noli, e qindra figura pozitive plot vlera që demostruan moral e ndjenjat kombëtare i ngjallën tek vendasit ndonëse gjendeshim në pikën më të zezë të historisë pasi okupatori pesëqind vjeçarë gjendej ende nëpër troje. Shqiptarët emigruan në shtete të ndryshme dhe kudo ku jetuan apo vepruan ata menduan shqip, krijuan shoqata a federata me funksione të ndryshme por qëllimi mbeti "Bashkimi i Kombit Shqiptarë".

Në mund të flitet për një nga federatat e fuqishme për aktivitetin e tij meriton të flitet për punën dhe sfidat që përballuan shqiptarët e amerikës, dhe me rritjen e popullsisë shqiptare atje, ata formuan

 

"FEDERATA PAN- SHQIPTARE 'VATRA' NEW YORK" 

Ajo u krijua më 28/04/ 1912, në Boston 

dhe u transferua për në 'NY' nga vitet 1980, pasi ishin veprimtaritë plot dinamizëm që detyronin këtë lëvizje të federatës. 

Federata u drejtua nga figura elitë e cila tashmë feston dhe 111"njëqind e njëmbëdhjetë" vjet, dhe në këtë kohë që përkon mbi një shekull, mblodhi rreth vetes intelektualët më të mirë shqiptarë, studiues, historian, shkrimtarë a politikan, pra intelektual të gjitha fushave.

Unë jam pukjane, dhe kam kënaqësi të shkruaj për një nga figurat elitë dhe ish- drejtues i Federatës Pan- Shqiptare VATRA NY, Dr. Gjon Buçaj. Ai ka thënë se VATRA duhet kuptuar si koncept pastaj si institucion.

Nga veprimtaritë e tij ai na la si testament shkrimet e tij më interesante, ndaj kam bërë një përmbledhje dhe do sjell artin e tij që i buroi nga shpirti mbingarkuar plot gurë xhevahiri. Gjon Buçaj u lind në Arst- Miliska të Pukës, mbaroi gjysmë- studimet për Mjeksi në Shkup, por për hirë të burgosjes, internimit etj. atje, studimet i përfundoi në La- Sapienca dhe emigroi në Amerikë ku jetoi, punoi e veproi, dhe ka qënë Anëtarë i Akademisë Amerikane të Mjekëve të Përgjithshëm, por iu bashkua fuqishëm aktiviteteve të VATRËS.

Në këndvështrimin tim letrarë, Gjon Buçaj vjen si një shkrimtarë që patriotizmin e ndjerë shqiptarë e shpreh përmes kujtimeve dhe nderimeve të larta dhe të veçanta për njerëz të mëdhenj nga fusha të ndryshme të artit e letersisë, politikës e diplomacisë etj.

Ai sjell plot finesa e saktësi historitë e tij personale, nga shkolla, jeta, aktivitetet e shumta në fusha të ndryshme,  prandaj vjen ky libër si kurorë e artë për kujtesën e viteve dhe këtë e sjell mjeshtrisht një personalitet që vite me radhë ka qënë në krye të VATRA-s dhe shtatë vite janë sa një botë e tërë për të sjellë esencë që ua le testament gjeneratave.

Ky libër vjen si flakë olimpike dhe guximshëm vjen në duart e lexuesit më dimensione absolut të largëta në kohë dhe hapësirë dhe na jep gjallëri e guxim për tu përballur fuqishëm më sfidat që jeta të sprovon.

Ngrehinat e tij historike janë të mbushura me personalitete të shumtë dhe rangjeve të ndryshme dhe shfaqet plot ngjyra dhe ruan epërsinë e vet, pasi krijimtaria e tij tejkalon pasionin duke quajtur vuajtjet e ëmbla.

Në librin 

 

VATRA NË KAPËRCYELL TË SHEKUJVE

 

 gjenden referenca, të natyrës pohuese informuese, mbështetëse duke u përqëndruar në thellim argumenti dhe nuk duket rastësi pasi të mban pezull nga historia në histori, ndaj pasurohesh shpirtërisht dhe duket sikur sjell një “Meshar” nga përtej oqeani pasi nuk është libri që të bën të shohësh ëndërra me sy hapur, por gjen potencialin që Gjon Buçaj tregon karshi botës për vitet e aktiviteteve të zhvilluara këtej e përtej Atlantikut.

Vetdija dhe nënvetdija kryqen këtej e matanë ku malet diç rrotullohen dhe dukshëm mungojnë pikat e vdekura apo profecitë e tepërta ndaj na drejton te ky rrafsh leximi dhe kjo vepër është krejt origjinale dhe e pakrahasueshme.

Për ta shuar kureshtjen, duhet kapur ritmi i cili gjendet i gdhendur hollë dhe parë në këtë këndvështrim, ka begati estetike më sekretin hyjnorë të bashkëpunimit ndër njerëzorë dhe figura të shumta kombëtare. 

 

"Zotit Bujar Nishani"

 

I nderuar Z.Nishani

Kam kënaqësinë, që në emër të Këshillit Drejtues të "Vatras" dhe timin personal, t'ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë.

Njëkohësisht ju uroj punë të mbarë në detyrën e lartë, me bindjen e thellë se frymëzimi i trashëguar nga Rilindasit dhe ndjenja e mirënjohjes për ata që u flijuan për një Shqipëri të pavarur e të lirë, ku shqiptarët të jetojnë në vëllazërimin e gjakut të përbashkët, do t'ju shoqërojë në ushtrimin e detyrës.

Mirënjohja për mijëra viktima që nuk u përulen para dhunës së armikut as para egërsisë së ideologjisë së huaj, do të jetë mbështetje e fuqishme morale në udhëheqjen e shoqërisë shqiptare drejt çlirimit dhe shërimit nga trashëgimia e rëndë e së kaluarës gjysmëshekullore, për të ecur me besim drejt së ardhmes.

 

Me konsideratë të lartë,

Dr. Gjon Buçaj 

 

A nuk është kjo letër- korespondencë, një udhërrëfyes brilante nga Kryetari i VATRA- s, për të shërbyer si fletë- porosi për një administrim institucional për të treguar vlerat e larta njerëzore si burrë- shtetas dhe një nga shtyllat kryesore të diplomacisë shqiptare dhe të përfaqësojë dinjitetshëm unitetin e popullit dhe të tregojë kujdes e vëmëndje në përfaqësuesit e popullit si ministrat, gjyqtarët, prokurorët.

Gjithashtu të jetë i vendosur dhe përkushtuar në mbrojtjen e kufinjëve të teritorit të Shqipërisë.

 

A nuk është i gjithë shpirti i tij modest që kërkon zbatimin e parimeve njerëzore dhe ligjshmërisë po ashtu, dhe duket se Gjon ndihmon personazhet e librit, edhe kur duket sikur shetit kalimthi nëpër letra, sidomos "Mirënjohja për mijëra viktima"..., që Gjon bën me dije se populli shqiptarë është i stërvuajtur e keq- trajtuar nga vendas e të huaj, kjo krijesë e perendisë autokton në trojet veta, dhe gjithë tingujt e ndjenjës ulen e ngrihen shpejt nëpër shkallët muzikore ku ndërthuret tragjikja e së kaluarës me të ndriturën e tashme ku duket se ajri është tashmë i pastër por ndjenja e frikës ende dominon se mos ndonjë ego bën të përsëritet. Dhe qëllimi i vetëm moral është vullneti i pastër nga shpirti i tij i ndritur që vjen përmes mundimesh që koha ia serviri autorit. 

Ndaj,  si shqiptarë i vërtetë guxon dhe prek themelet e moralit politik, dhe ato preken me rrezet e diellit të mrekullueshëm.  

Ndaj, për hir të këtyre shkresave të pa’numërta na bën ta duam Gjonin, pasi e gjithë kjo tablo është fort artistike pasi tregohet dashamirës e babaxhan e shumë i lezetshëm për kombim, dhe individualiteti i tij gjendet totalisht i skalitur deri në detaje dhe gjithçka në këtë libër është ndjenjë e gjallëri.  

Gjoni gjatë gjithë jetës tij, asgjë nuk la në terrin e harresës.

Ky sy i çeliktë, që në këtë libër ka zbrazur kasafortën pothuajse shekullore dhe Gjon thotë se, shpejt, njerëzia do t'i kthejë sytë tek ajo botë e vjetëruar, pra atje ku janë konkretisht rrënjët tona dhe ne jemi ushqyer prej tyre.

Tek njerëzit e mëdhenj lulëzon thjeshtësia. 

Tragjikja, është vullneti për të kundërshtuar, por autori gjen një shteg të dytë të zbutur ku nxjerr në pah vlerat e demokracisë që dominon mbi botën e trazuar.

Shpirti i autorit i bëhet botës një udhërrëfyes për të vërtetën dhe drejtësinë e lirinë i çmon si vlerat më hyjnore.

Prandaj mjeshtërisht vjen në mënyrën drejtvizore në çdo letër, plot dashamirësi, porosi, vlerësime.

Skena intelektuale është plot, eksplorimi i burimeve është shtrirë në gjithë aspektet e fjalës me përparësi. 

 

Nderim deri në përulje për autorin.

 

                      Prenda Sejdia 

                 Lezhë Qershor 2023

 


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen