Brahim Ibish AVDYLI.
RRUGËTIMET E KËNGËS
1.
E
kapa
pranverën
e vargjeve
të
këndoj
e
çuditërisht u lëshua
përtej
dhembjes sime!
Kënga
lëshonte lot
prej
vargut tim
deri
në mjekrën e viteve!
2.
Nuk
dëshiroj
të
më përloten të gjitha lulet
e
lulëkuqet,
as
Dielli t’i fshijë sytë
pas
shtëllungave te reve,
nuk
desha ta thyej
korpën
e viteve
e
fjalët të reshin
nëpër
vetëtima faji!...
3.
Tani
nuk
mund t`i zë
stinët
e përtëritjeve,
aromat
e buzëqeshjeve
e
fëmijët e rritës...
Më
përlotet kënga
me
mallin e filizave të mia,
nuk
e di çka i shtyri
larg
prej meje,
e
u thyhen vargjet
në
një këngë
me
ultra zë-
oshëtimë
në
hapësirë!...
Hurden, 06.05.2020

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen