DOZA E PANDEMISË
Na tmerroi pandemia ankthit e pritjes e na
çmendi kokave fare
Aq më shumë nga paniku e mediet e lajthitën njerëzimin
Nga fjalët e tepërta e gënjeshtrat dhe të vetat halle
Gjithçka u bë e tepërt sa njeriu të humbë edhe durimin
Kam frikë se dikujt i ka humbur edhe
drejtpeshimi
Në mos mbyllja në burgun e karantinës ia
lajthiti udhët e jetës
Në vend se të kthjellemi dhe ta kultivojmë
respektin e mirëbesimin
Dikush qartet nga smira e del nga kornizat
njerëzore të së vërtetës
Vetes i bën mirë kur dikujt ia mbyll telefonin
Përralla kopilësh e ndërskamca është mirë të
mos i dëgjosh
Apo të presësh se ku ta hedhin grepin e të
synojnë portofolin
E të çmendesh nga etja e jashtëlogjikës me
synimin e tjetrit për kosh
Një tjetër e ka zënë sikleti, pandemia e ka
çakërdisur fare
Harron deri ku e ka kufirin logjika dhe e
drejta e fjalës për mikun
Të thuash se kultura politike na u shtrua në
sofra e na u bë ushqim pjate
Na i dha zallahi mendimit e për gjithçka te
fjala na ka humbur guri i kufirit
Edukata, respekti e kultura janë arti i jetës
e i të jetuarit
Sa do që jeta është e vrazhdë edhe mund të na
sfidojë
Mendjen e logjikën duhet ruajtur të mos na e
pinë sorrat e furtunave
Sepse tjetri ka mendjen e kthjellët të kthen
shpinën e di si të të largojë
Maj, 2020

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen