Dienstag, 13. August 2024


Prenda Sejdia

R e c e n s i o n

Libri: "EKUINOKSET E STINËVE TË NJË GRUAJE" nga Gëzim Ajgeraj,
Njeriu nëpër fazat e jetës vendos e zhvendos pozicionet e tij. Vendos raporte e relacione me të tjerët, ndërlidh e mbërthen mendësitë në shtjella përkatëse të romantizmit, shkëndijon entuziazëm a besim në vetvete, herë forma kurore ngazëlluese e herë imagjinatë apo diçka më tepër, dhe mund të përfundojë shpejt.
Më pas pritet e nesërmja pa ç'ka se të sotmen e ka zhytur në asfiksi, ndaj, s’duhet fare, ama nocioni është tejet zbrazëtirë, ndan botë brenda njeriut dhe vazhdimisht pritet diku.
Pritet ama pritet një i humbur ndonëse askush nuk e dëshirom.
Me dallgët e jetës përplasesh skaj më skaj për një fjalë shprese që ta rrallojë një çik mjegullën e dendur, që ka zënë vend prej kohësh. Adrenalinën diku as e kontrollon dot e tërë qënien tënde e kontrollon vrulli shpirtërorë.
Loja e jetës, seç luhet ndër mendime të shumta dhe një ditë për të lënë gjurmë, eh, nëse jetohet a vdiset, avazi vazhdon itinerarin plot gërvishtje, vërtiten nëpër dyshime, herë të bazuara e herë pa asnjë bazë. Dilemat rëndojnë gjëndjen e gjithsecilit e duke paragjykuar me negativitet, ku për pasojë sjell ballafaqimin e natyrshëm të kundërshtive dhe të zhgënjimeve fyese pas ëndërrave të shumta por dhe shpresave të humbura apo grackave të ngritura ndër investigime, motive të reja, pritet të fillojë përpunimi tematik i akumulimit e prurjeve të kohës.
Pritjet së fundmi marrin kuptim.
Ambicia e kërkon atë skenë dhe e gatuan nga brumi që trajtësohet në formën e përshtatshme, për t’i dhënë kuptim moskuptimit të çdo gjëje të pa sqaruar mjaftueshëm, për ta përplotësuar skenën që kurioziteti i tejskajshëm duket se është ngritur në nivelin më të lartë të mendimit.
Shtatë ditë davaritje, ngazëllim e pikëllim, sukses a dështim, imagjinatë e arsye, moderne e primitive, shkëlqim e ngrysje, bota dëshmitare u bëhet.
Në romanin “EKUINOKSET E STINËVE TË NJË GRUAJE ” të autorit Gëzim Ajgeraj vjen një krijim mjaft interesant dhe atraktiv që të mban pezull, me disa personazhe, ku personazhet negativë rezultojnë, së fundmi, Markus dhe Andy. Brigit është personazhi kryesor në roman, ku nxjerr në pah një vajzë me karakter të fortë, e bukur si shtojzovalle, por e pafat, e çiltër, e pavarur në mendime, pasi vendimet, kryesisht i merr në kokën e saj krejt e vetme ose sipërfaqësore, por që e do dhe e përqafon jetën megjithë cinizmin që mbart bota.
E pa'epur për të siguruar të ardhmen.
Një roman, ku trajton histori interesante dhe reale, ndaj, Pena e shkrimtarit udhëton në klasin e mjeshtërisë së letërsisë.
Brigit, një vajzë austriake nga vendi i bekuar i muzikës, por që punonte dhe e dashuronte Zvicrën, me dëshira për jetën dhe vizion për të ardhmen, me kulturë të gjërë europiane, ku në një nga ditët e sezonit verorë njihet me Markusin, edhe ai një djalë austriak që punonte në një zonë turistike, jo shumë afër Brigit.
Pas disa ditë njohjeje, ajo e vë në dijeni familjen e saj për lidhjen e re.
Brigit, ndjehej e dashuruar, pasi çiltërsia që e karakterizonte as i dha shtysë asaj që të gjurmonte diçka rreth tij, familjen, shokët, shoqet, pastaj inteligjencën, karakterin, qëndrimin apo vendosmërinë, përballë saj dhe i besonte vetes, ndaj mendonte të mbante sa më larg frikën, trishtimin a lëndimin.
Kohët sapo kalonin dhe marrëdhëniet me Markusin pësonin gjithnjë e më shumë atë ftohtësinë e stinës dimërore, atje në bjeshkët alpike, ku për Brigit u kthye gjithçka si një zbrazëti dhe përpara saj gjendej një pellg i madh trishtimi, habie e zhgënjimi nga ana e Markusit.
Nganjëherë është e hidhur jeta, thotë Brigiti, derisa po mundohej ta fshihte lotin që ia kishte turbulluar pamjen e syve.
Në këtë roman, autori Gëzim Ajgeraj, përmes penës sjell kulturën evropiane dhe pavarësinë në rastin konkret (të femrës) në përgjithësi dhe, mënyrën se si ata e perceptojnë të ardhmen e tyre, por edhe një femër tejet inteligjente, që shpesh rrezikun e ha me sy, thotë populli, ndaj Ajgeraj si penë vjen në letersinë shqipe për ta pasuruar me perlat e fjalës dhe mendimit, sjell vlerê dhe eksperiencë e përcjell mesazh..
Por, çështja bëhet e rrezikshme, pasi në horizont duken vështirësitë dhe duket e zorshme t’i vërë në binarë e të sistemojë gjërat që dukeshin gjithnjë e më të rrëmujshme.
Autori shkruan për vizionin e gjerë dhe kulturën e popujve. E rrëfen atë pasi thotë se kulturat burojnë nga lashtësia, por ndjeshmëria e vlerave letrare, kulturore e estetike bëhet shtysë në formimin personal, intelektual apo emancipimin ndër shoqërorë e gjithashtu në parametra bashkëkohore që kaq shumë ka nevojë shoqëria jonë por pse jo dhe shoqëritë në tërësinë e saj e në çdo kohë.
Janë të qarta e të dallueshme, thotë ai nga kontinenti në kontinent parimet e vlerat.
A nuk janë e metë divorcet e familjeve në një përqindje shqetësuese në vende tona, si në asnjë kontinent tjetër, ku si shkak kryesor janë tradhtitë.?!
Kjo është shqetësuese, thotë ai. Megjithëse, në këtë roman gjen cilësi të lartë letrare por dhe historishë në përshkrim, ku përcjell mesazhe të qarta për lexuesin dhe përfytyron gjerësisht marrëdhëniet me ta, pra e jep këtë mundësi falë formimit të kulturës letrare.
Kështu që autori qëndron konsekuent në vlerësimin e tipareve dhe karaktereve njerëzore dhe bën interesant imazhin çlirues të mendimit e shpirtit personazhit në vepër, dhe do ju shërbejë brezave të lexuesve si testament estetik që ndjekin kohën megjithë asetet e saj.
Në këtë roman rrëmbimi dhe pushtimi ndodh për shkak të dinamikës së ngjarjeve të njëpasnjëshme, e në kohë rekord, ndaj dhe shpirti i autorit shpërthen vrullshëm në rrëfim.
Me mjeshtri dhe profesionalizëm vjen si interpretim i ndërsjellë komunikimi i autorit te lexuesi dhe rrëfimi mbetet funksional.
Një faks dhe ndërmjetësimi i dy miqve, u desh që Giti, ndoshta, pa u menduar mirë merr një vendim të shpejtë, për një aventurë të re pune, në një kontinent aq të largët mes shumë peripecive e shumë të panjohurave apo përplasje kulturash, ku asgjë të përbashkët nuk kishte ( madje, as diellin ) me atë popull, e mbi të gjitha mes njerëzve të panjohur, e në një vend me problematika të mëdha për sigurinë njerëzore, siç është Afrika e Jugut.
Por, për Brigit shpejt ëndrrat që kishte thurur për një punë me të ardhura, asaj do t’i shembeshin para syve, ashtu si pa menduar dhe bie kështjella prej rëre.
Megjithëse, Nikolas Chamfort thotë: “Sado keq që të mendojë një mashkull për femrat, nuk ka femër që të mos mendojë shumë më keq për meshkujt”, prandaj kureshtja rritet nga ngjarje të shumta që mendimin ta mbajnë pezull, e në fakt letersia e ka këtë privilegj që të na bëjë edhe të ëndërrojmë në gjithë dimensionet e kohës.
Brigit mbërrin në Johanesburg, ku e pret pronari i ardhshëm, që s’shpëton nga zhgënjimi i parë.
Ajo ëndërronte një punë të mirë, një miqësi të pastër, të mësonte të rejat për kontinentin e largët, ndaj vizioni dhe ëndrrat e kishin mbërthyer aq shumë e për to mendonte orë e çast.
Ajo që në çastet e para mendonte se po pret ëndrrën, ku për Brigit shumë shpejt gjërat filluan t’i veniteshin ndër sy, pasi që në ditën e parë filloi zhgënjimi dhe çdo gjë filloi të kthehej në enigmë, madje, as detajet nuk i shpëtonin.
"EKUINOKSET E STINËVE TË NJË GRUAJE "
Që nga titulli autori vjen interesant, pasi vetë ekuinokset stinore bëjnë punën e tyre, po ngjashmëria mes Brigit dhe ekuinokseve në ç'stad mund të arrijë me numrin e orëve sipas stinëve, ku janë ndryshimet pasi veç emocionit fillimit, kjo duket dhe depresuese e ndonjëherë edhe alarmante por botëkuptimi është i larmishëm.
Rigjallërimi pranverorë shkon drejt verës, a mos janë dy solsticët që shënojnë dhe pikën më të thellë të stinëve aktuale.?!
Pra, kur kujton 'ekuinoks' duhet të fillosh të pregatusësh gardrobën për stinën, ashtu siç thotë dhe titulli.
Ralph Waldo Emerson thotë:
“Gjithçka është enigmë, ku çelësi i një enigmë është një tjetër enigmë”.
Andi dhe Brigit, pas qindra kilometrash nga aeroporti i Johanesburgut dhe shumë peripecish gjatë rrugës, arritën në shtëpi, ku i mirëpriti zonja Andy, e cila quhej Yvet dhe dy fëmijët: Kristina dhe Sebastiani, por edhe dy shërbëtoret 20- vjeçare: Kamila dhe Coni.
Brigit e prisnin tre ditë intensive pune për t’u njohur me detajet në shtëpi dhe në punë, pasi familja e Andy do të udhëtonin për në Zvicër, për një periudhë 3- mujore.
Ndaj, Brigit vuri në manovrim gjithë vigjilencën e saj dhe gjatë orëve të natës ajo zbuloi tradhtitë e Andy me shërbëtoret e familjes.
Ky fakt e shqetësoi së tepërmi Brigit.
Por, siç thotë Dag Hammarskjold:
“Nuk na është dhënë mundësia të zgjedhim kornizat e fatit, por jemi ne që vendosim përmbajtjen.
Me të arritur në Zvicër, familja Andy, duke pirë kafenë e mëngjesit i ndodh fatkeqësi zonjës Yvet dhe kaluari i fatkeqësive për familjen vazhdon mes shumë peripecish, ku zbulohen shumë të panjohura më pas, por edhe me ndikimin e Brigit dhe bashkëpunimit me organet shtetërore.
Me lartësinë e profesionalizmit, Gëzim Ajgeraj, e përshkruan kthimin e Brigit në kohë rekord. Pastaj mënyra se si e sjell të detajizuar bashkëpunimin e Brigit me drejtësinë dhe zbulimin e së vërtetës, se zonja Yvet, qe helmuar nga dora vrastare e të shoqit me prova dhe fakte është dëshmi për lexuesin.
Aftësia e Brigit, që fëmijët e familjes t’i merrte nën kujdestari, derisa ata të bëheshin në moshë madhore ingjan hatashëm një trilli të vërtetë dhe ka brenditë pasur psiko- filozofike, ndonësenë pamje të parë ka impakt tjetër, realisht ka shumë esencë psikologjike për momente të caktuara.
Një krijim i shkëlqyer për nga struktura.!
Vepra e këtij shkrimtari ka vlera të veçanta, për arsye se, brenda tij, përshkruan për përplasje të kulturave të ndryshme mes popujsh, ku gjendet edhe madhështia e veprës për saktësi të informacionit dhe gjithë dinamikës së ngjarjeve.
Autori është individualitet i veçantë krijues, mbetet model njeriu, shkrimtari i vërtetë unik, i lindur për të magjepsur artistikisht lexuesit me tisin e artë të Penës moderne e bashkëkohore, personalitet i fjalës artistike, i madhi i Letërsisë mbarë kombëtare e misionit saj dhe mjaft modest, që në forma të ndryshme na mëson profesionalizmin e të nxënit dijes e nxitjes drejt sukseseve, ky njeri dhe shkrimtarë unikat larg - pamës e mesazh thellë.
Gëzim Ajgeraj thotë: Në procesin gjyqësorë të pulës, dhelpra nuk duhet të jetë pjesë e jurisë, ashtu siç ndodhë në roman.
Në romanin;
“EKUINOKSET E STINËVE TË NJË GRUAJE", Gëzim Ajgeraj, me shumë autoritet përfaqëson denjësisht para botës letërsinë shqiptare në nivelin evropian.
Rrugë të mbarë librit.!
Suksese të reja autorit.
Prenda Sejdia
Lezhë, Qershor 2023

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen