Gëzim AJGERAJ
KREKOSJA E DORDOLECIT
Poezi e fabula për fëmijë e të rinj
Shtëpia Botuese
“7 Days”
Prizren, 2022
H Y R J E
KREKOSJA E DORDOLECIT
Të dashur fëmijë e të rinj,
Dua të jem pranë jush, jo në mënyrë
filozofike, por të bashkudhëtojmë nëpër shtigjet e pafundme të letërsisë. Ky
është tisi i artë që na bashkon kudo që ndodhemi. Jemi bashkë në sofrën e madhe
poetike e na bëhet ushqimi më i preferuar i të gjitha kohërave.
Kjo, pa dyshim, është dominanca.
Librin me poezi, që po e sjellim përpara jush,
me një tematikë, sa interesante, aq edhe përmbajtjesore, me një diversitet të
ngjyrave të jetës, që sjellim për ju, përmes poezisë, gjeni larminë e temave
interesante.
Brenda këtij diversiteti
temash, arrijmë të kapim e të shpalosim për shumëllojshmërinë e qasjeve
universale, për jetën dhe shoqërinë njerëzore.
Duke pasur parasysh se ky
libër u dedikohet moshave të fëmijëve, por edhe të rinjve, synimi ynë ka qenë
dhe është që libri të kapet për mosha, deri tek ato të më rriturve, për shkak të
thellësisë së mendimit dhe të dytësisë së mendimit. Po ashtu, duhet parë edhe
në këndin psikologjik apo psikofilozofik gjithmonë në përshtatje me moshën,
pasi kohërat evoluojnë dhe shoqëria njerëzore i ka zhvillimet epokale.
Krekosja e dordolecit, vjen
për ju në një llojllojshmëri vargjesh, e deri te ngjyrat e fabulës, përmes së
cilës, nganjëherë, përveç karakterit edukativ, që është prioritet për ne që t’u
japim brezave, ka edhe thumbimin e vet, duke pasur aty-këtu edhe fabulën, si
mjet vargu, ku elementet e nevojshme gjenden në çdo poezi.
Kjo, për faktin, se
problematikat që ndjekin shoqërinë tonë, sigurisht që duhet të thumbohen e
të stigmatizohen, për t’u flakur nga mendja e brezit të ri. Krekosja, si veprim
dhe krekosja si stigmë në vargje, janë dy metafora që ndeshen me njëra -
tjetrën, për t’u shkrirë në një shembull goditës, tek i cili duhet të shikohet
secili ngapak, e aq më tepër edhe ju të dashur fëmijë.
Porositë e tjera që vijnë
nga poezitë e ndryshme, duhet të merren si mesazhe edukative, të cilat
përcillen përmes vargut, porosive të gjyshit, përmes imazheve të sendeve,
fëmijëve, stinëve, planetëve dhe të gjitha ato që na rrethojnë.
Pra, imazhet dhe temat,
janë pjesë e gjithë asaj që na rrethon, ku shkrirja në vargjet e tyre, bëhet
shëmbëlltyra jonë më e mirë, plot mesazhe drite e reflektimi.
Nganjëherë edhe pse
vargjet janë të ngarkuara me emocion, duke pasur parasysh mospërcaktimin e
moshës brenda librit, autori juaj është kujdesur gjithmonë, që edhe
ngarkesa e vargjeve, por edhe libri, si tërësi, të mos jetë edhe aq shumë i
ngarkuar, në mënyrë, që përqafimi i tij të jetë më i kapshëm për shumicën e
moshave.
Le të ecim së bashku me
rrjedhën e vargjeve, duke i shpalosur ato kujdesshëm, pa u nxituar, por me një
lexim të qetë e të logjikshëm, në mënyrë, që të paktën të shikohemi edhe ne
vetë, nëse diku edhe pamja jonë brenda kësaj pasqyre ka gërvishtje apo të meta,
të cilat me kohën, duhet t’i largojmë nga ne.
Ndoshta, kjo do të ishte
porosia më e mirë, jo vetëm për këtë libër me poezi, por edhe për të gjithë
librat që na bie t’i lexojmë.
Të dashur fëmijë e të rinj, uroj për ju lexim
të mbarë e plot frymëzime nga vargjet e këtij libri!
Autori
Zvicër, korrik, 2022
IKJA E
DIMRIT
Ngadalë
edhe dielli nis e zemërohet
Me plot
shkëlqim rrezet mbi borë lëshon
Me pika
loti dimri largohet
Në
rrjedhë lumi përfundon
Me
rrezet e diellit bashkohen erërat
Dhe si
me fshesë mbi borën bie
I fshinë
gjurmët si herët e tjera
Me lule
të reja pranvera vjen
Dhe pika
- pika loton nga kulmet
I urtë,
i qetë me lot në sy
Hap
krahët pranvera mbulon me lule
Pa
gjurmë, pa fjalë iku dhe ky
2022,
Vërri
KREKOSJA
E DORDOLECIT
Një
dordolec
Qanë tek
oborri
Është i
zemëruar
Se
dielli doli
Lotët
për faqe
Rrjedhë
i shkojnë
Ngadalë
dhe barku
Po i
zvogëlon
Dhe
lotët çurg
Rrjedhë
duke qarë
U shkri
i tëri
E
s’mbeti gjë
Dielli i
buzëqeshur
E plot
zemërim
Kurrë
mos u krekos
Para
shkëlqimit tim
2022,
Vërri
DËSHIRA E LISËS
Në krahët e bletës
E mbolla një dëshirë
Që të bëhem
Punëtore e mirë
Në zërin e kanarinës
Një merak më shkoj
Këngët më të bukura
Atdheut t’i këndoj
Një flutur e bukur
Përmbi lule ra
Bukurisë së saj
Dua me i ngja
Një rreze e diellit
Dritaren e pushtoi
Dua t’i ngjaj asaj
Botën ta ndriçoj
2022
E DREJTA DHE E PADREJTA
Thonë e drejta nuk pranoi
Kur padrejtësia kurth i ngriti
Ra në tokë, por nuk lakoi
Kokën lart përsëri e ngriti
Edhe kur udhët ia kurthuan
E intriga i ngritën plot
Asnjëherë nuk e nënshtruan
Eci drejt e s’u thye dot
Dhe kur në shesh doli e drejta
Edhe hilet u zbuluan
Gjithmonë fiton e vërteta
E të padrejtën e gjykuan
SMIRA
Tek një pemë e panë smirën
Kah po grindej plot inat
Kur e pyetën pse pështynte
Pemët e degëve atje lart
Janë të tharta s’kanë lezet
Foli smira plot zemërim
Qeshën pemët lart mbi degë
S’na arrin ndaj ke trishtim
Iku smira e turpëruar
Kokën ulur plot hidhërim
Por më shumë e qeshi bota
Plot përbuzje e nënçmim
2022
SHTËPIA E MËRGIMTARIT
Nga parmaku i dritares
deri te doreza e një porte
rriten rrjetat e merimangës
kush s’ua prishë lojën ndër mote
Ngritën murit drejt çatisë
plot shkëlqim tela mëndafshi
janë bërë zonjat e shtëpisë
kush s’i tremb as s’ua prish rrathët
Thonë i zoti i shtëpisë
në mërgim diku ka ikur
deri tek portat e avllisë
merimangat duke pritur
2022
GJYSH MË THUAJ KU E GJEN
FRYMËZIMIN?
Gjysh më thuaj: Ç’është frymëzimi?
Ku e merr që në vargje e sjell
Pyeti mbesa gjysh Gëzimin
Që aq shumë vjersha na sjell
Në gojë të fëmijëve kur këndojnë
Fytyrëqeshur kur i shoh
E në shkollë sa herë shkojnë
Nëpër libra kur mësojnë
E gjej në krahë të dallëndyshes
Në vende të ngrohta kah flatron
Njerëzve të mi që i kam mërgimit
Të fala vargjesh kah u çon
Në atdheun plot liri
E në kopshtet e gjelbëruara
E gjej në qiellin plot kaltërsi
Nëpër sheshe të gumëzhuara
E gjej bjeshkëve plot me borë
Nëpër pyjet e bleruara
E gjej fushave plot me lule
Nën burime në rrjedhë të gurrave
Në plis të gjyshit bardh si bora
Në frëngji të kullës plot qëndresë
Nëpër breza që rriti koha
Mbrojtën nderë e ruajtën besë
Në qëndresën për atdhe
Në lapidarin e dëshmorit
Për ditë të bardha që gëzojmë ne
Dhe në luftërat për fitore
Në aromë të lules aty në kopsht
Në krah fluture kah fluturon
Rritën tuaj kur e shoh
Gjithçka gjyshin e frymëzon
Ky frymëzim që marr në jetë
E rritë gjyshi nëpër vargje
Aty fjalës i jap jetë
Dritë për ju shpërndajë pa u ndalë
2022
KË DO MË SHUMË GJYSHI?
Gjysh o gjysh pa më thuaj
Cilën e do nga ne më shumë
Pyeti Lisa e zemëruar
Është Lona apo unë
Gjyshi qeshi i pushuar
I vë dorën përmbi flokë
U kam mbesa shumë ju dua
E asnjërën s’e dalloj
Shiko gishtat në një dorë
Të dhemb njëri po e preve
Ashtu dhemb tjetri njësoj
Të një dore të dy janë
Edhe ju mbesat e mia
Gjyshi zemër juve ju ka
Që të dyja jeni të mira
Ju për gjyshin jeni një
Lojën mbesat e vazhduan
Edhe grindje më nuk pati
Nga ajo ditë u pajtuan
Si dy pëllumbesha lozin bashkë
2022
MËNGJESI,
RREZJA DHE VOGËLUSHI
Erdhi mëngjesi në dritare
Bashkë me rrezen plot shkëlqim
Mbuloi fusha edhe male
Mbi faqe të vogëlushit plot ledhatim
Por ky çuni s’qenka zgjuar
Qeshi rrezja hahaha
Ih, ç’dembelë paska bota
Dhe mëngjesi një fjalë e tha
Edhe pak pse nuk vonuat
U tha vogëlushi me zemërim
S’ndjehem mjaft i pushuar
Ju ma prishët gjumin tim
Duke qeshur hahaha
Iku rrezja poshtë oborrit
Ky vogëlush qenka gjumash
Me mëngjesin duke folur
Plot inat vogëlushi u zgjua
Shpejt e shpejt u vesh e u mbath
Uh, në shkollë qenkam vonuar
Me të drejtë gjumash më thanë!
2022
VJERSHA DHE TONI
Zihen vjershat nëpër libra
Cila është nga ne më e mira
Unë në rima di të vallëzoj
Edhe në këngë bukur shkoj
Zënkën Toni kur e pa
Me kujdes i dëgjoi e u tha
Unë pa hile ju tregoj
Cila është nga ju më e mira
Nga ajo që më së shumti
Do të më flas e më mësoj
2022
ERDHI PRANVERA
Erdhi pranvera plot freski
Dhe natyrën mbushulloi
Dilni jashtë ju fëmijë
Ajri i pastër t’ju freskojë
Mbyllni vesh e mbyllni sy
Për rreth teje dëgjo erën
Ajo tek të ledhaton
Me aromën e pranverës
Shiko qiellin lart përpjetë
Rrezet të diellit si ndriçojnë
Faqes suaj tek rrëshqet
Lehtë e lehtë ju ledhaton
Pa shikoni njëherë natyrën
Dhe blerimi si gjelbëron
Erdh pranvera, erdh pranvera
Jetës ngjyra na i dhuron
Prill, 2022, Vërri
DIELLI I VERËS
Dielli verës i buzëqesh
Plot shkëlqim në fytyrë
Plot ngrohtësi hapësirën ia veshë
Ngrohtësi
e mbush natyrën
E mbushë lulen me balsam
Plot aromë e bukuri
Mbi lëndina pikturon
Plot aromë e hijeshi
Sa shumë detit i buzëqesh
Dritë, shkëlqim e ngrohtësi
Edhe plazhin plot ia veshë
Me gumëzhima e fëmijë
2022-6-21
VJESHTA
Sa shumë ngjyra marrin gjethet
vjeshta vjen me brushë në dorë
për çdo ditë natyrën veshë
është më i miri piktor
Dhe kur gjethet nisin bien
vjeshta zhvishet dalëngadalë
erërat nisin e tërbohen
dhe furtunat s’kanë të ndalë
Dhe kur gjethet i vishen tokës
vjeshta vjen ngadalë e ftohtë
kafshët pyllit në strofull mbrohen
të ftohtit zbret dhe përmbi tokë
Kur të gjitha gjethet të kenë rënë
edhe vjeshta pranë ka ardhur
dhe të ngrohtit të na ketë lënë
vjeshta tek dera ka ardhur
2022
DIMRI
Flluska
bore po vijnë qetë - qetë
Nga
rruga e gjatë dhe e ftohtë
Kërkojnë
qetësi e pushim pranë nesh
Dhe
tokën e zbardhëllojnë
Pema tek
oborri bëhet plisa - plisa
Tufa të
bardha e plot shkëlqim
Mbi
kokat e tyre orë e çast rrita
Tek po
bie borë pa pushim
Qetë e
qetë bie mbi lëndina
Për sajë
e ski pista po bëhet gati
Vishuni
ju fëmijë, vishuni si për dimër
Ejani të
rrëshqasim nga maja e atij shpati!
2022
XHELOZIA
Një natë
pylli në dritë hëne
Ecte
ujku plot trishtim
Prapa
hija i ishte vënë
Po e
ndiqte plot zemërim
Sa andej
e sa këndej
Hija
trupin shpesh e zmadhon
Shtyhej
ujku sa përtej
Hija
lojën s’e ndalon
Xhelozinë
ujku e ndezi
Përtej
hijen tek shikon
Iu duk
hija se përqeshi
I
krekoset e xhelozon
Mori
ikën ujku nga pylli
Shpejtoi
hapat e vrapon
Sa më
larg nga pylli
Ku edhe
hija të xhelozon
BARSOLETAT
E DHELPRËS
Tregoi
dhelpra një barsoletë
I foli
pyllit për drejtësi
Ariu i
tha ç’flet moj dhelpër
Për këtë
pikë na flet ti?!
Mos tek
unë do ta gjuash
Hundën
tënde plot ndyrësirë
Të pashë
unë kur haja mjaltin
Pranë
kotecit duke ngrirë
E na
flet për drejtësi
Fjalë me
rrotulla kritikon
Po të
mos kishe emrin dhelpër
Ndoshta
fjala të peshon.
2016
NË
PYLLIN ME LISA NJË DHELPËR DINAKE
Në pyllin buzë lumit, të sosur s’kanë intrigat
Ndërskamcat
e huqet, rrënjë kanë zënë të ligat
Ujku qysh moti sherrin e kishte vërejtur
Në
heshtje po e shikonte, veç punën e vet
Njësoj dhe arusha, shumëçka po përpinte
Injoronte
çështjen, pak dembele që ishte
Për derrin e egër, problem s’ishte fare
As që
qante kokën, çështjes t’i gjejë qare
Intrigat vazhduan mbi pëllumbin e bardhë
Nuk kish
faj i gjori, radha i kishte ardhë
Korbat për të zeza, s’e kishin mërzi
Ndonjë
kockë u mbetej, sa për ta lëpirë
Lojërat dolën në dritë, kur iu ngjit bilbilit
Për
këngën e bukur, pse ishte më i miri
S’ ish problem i sotëm, gjithë kjo grindje në pyll
Ish
problem i vjetër, qysh kur shoqata u mbyll
Për grindjet në pyll të gjithë tregojnë
Një dhelpër
dinake, shumë e akuzojnë
Çështja u përhap, fjala mori dhenë
Tani as
pesë para, lëkura s’i vlen
ANKESA
Breshka
me samar ngriti një ankesë
Shoferët
e makinave për ne të kenë kujdes
Kur
shkojmë trotuarit, rrugës kur kalojmë
Shpejtësinë
e as makinën fare s’e ndalojnë
Mirë e
tha breshka, iriqi pajtoi
Këto
udhë pa zebra s’ kem si t’i kalojmë
Drenusha
këmbëgjatë dhe unë tha pajtoj
Përndryshe
mbi xham shoferin e kaloj
Bualli:
sa për mua, mos i lutni fare
Kur të
më dalin para shpejt u bëj qare
Ariu
tha: Ja ku jam, për trimëri s’e kam
Pajtohem
me ju, shoferët t’i denoncojmë
Peticioni
u nënshkrua, në polici u dërgua
Rreziqet
u pakësuan kur dënimet filluan
2015
Ç’
THANË?
Ç’tha
një arush për hamamin e vjetër
Sa saçi
mbi të flija duke pjekur
Ç’tha
një dhelpërushe për pulën në skarë
Ajo
është e coftë ndaj s’dua ta marr
Ç’tha
një ujk për plisat e bardhë
Sa shumë
qengja paska atje në pazar
Ç’tha
një dhi e egër bregut nën kala
Bar i
mrekullueshëm që askund s’e kam parë
Papritmas
u trembën, pyllit u larguan
Krisma
fishekzjarrësh qytetit kur dëgjuan
Prizren, 2016
PËRRALLËZA ABSURDE
Një arushë me veshë të gjatë
Hante mjaltë me lopatë
Një lejlek në një hendek
Zinte peshq me grep
Një elefant nga një breg
Do ta futë detin në feçkë
Milingona mbi një lëndinë
I shpalli arushës dyluftim
Ujë me sqep nxjerr një lejlek
Tha se Drinin do ta shtjerrë
E një peshk nga uji ta nxjerrë
Bënte sehir një magjistare
Do ta qesë tha botën fare
Me një dhëmbë në dhëmballë
Po e hante plot një skarë
Tha një deve shumë meskine
E fus detin maje shpine
Skaji liqenit në një qosh
Një plakë mbushte ujë me shoshë
Këto askush nuk i besoi
Këtu përralla përfundoi
NJË
LEJLEK NË POSLISHT
Në Gurrë të Poslishtit një lejlek
Hante
peshq te një hendek
Vidhte peshq, mbushte sqepin
Në
*Hudhër të peshkut të një fermeri
E një ditë ai benë ia bëri
Vuri
kurthe dhe e zuri
I lidhi këmbë e sqep
Ushqim
dy ditë s’i jep
Të tretën ditë kur e liroi
Iku
lejleku fushës shkoi
Nga ajo ditë në *Hudhër s’vjen
Poshtë
tek lumi peshq merr
Poslisht, 2015
KËSHILLA NGA URTIA
Nga një etje a dëshirë
Mos e humb njeriun e mirë
Nga një dëshirë a pasion
Kujdes tjetrin mos dëmton
Mbaj kujdes në katër qoshe
Të mos hedhësh fjalë boshe
Miku i mirë për ditë të vështira
Duhet ruajtur në ditë të mira
Mos u mëso kurrë me smirë
Se të prishë me mik më të mirë
Nëse dikë me fjalë lëndon
Ti do të humbësh e tjetri fiton
Pastro veten nga ligësia
Të të përcjellë në jetë e mira
VOTA E DHELPRËS
Dhelpra që mirë e njihte mashtrimin
S’e kish për hall ditën e votimit
Se kujt kokrrën do t’ia hidhte
Në mos sekretin kush do t’ia vidhte
Në mos ndokush dekonspironte
Votën e saj t’ia zbulonte
E kish mjeshtri dhe s’e kish hall
Të gjithëve u thoshte votë të kam dhënë
S’e kishte halë e as frikë
Me të gjithë mirë në politikë
Shkonin e vinin, vinin e shkonin
Dhelprës mustakun kurrë s’ia trazonin
Prizren, 2021
KUR VJEN PRANVERA
Kur fushës lulen në dorë i kapim
e mbi gjelbërim e hedhim hapin
Kur mbi lëndina bari mbulon
bujku mbi ara tokën lëvron
Kur pema në degë lulet i çelë
e plot aromë tek ne na sjellë
Kur manushaqet plot bukuri
sjellin aromë nëpër shtëpi
E kur bilbili mbi degë këndon
pylli oshtimë plot mbushullon
E kur gurrat gurgullojnë
shtatin stinës ia freskojnë
Kur në blerim gjithçka buzëqesh
pranvera rrobat
i ka vesh
KUR ZHVESH RROBAT VJESHTA
Piqet pema në oborr
kokrrat gjyshi i vjel me dorë
Edhe rrushi në hardhi
i mbledh gjyshja një nga një
Misri arave kokrrat i poqi
ndaj fermeri e mbush koshin
Lakrat kopshtit mos t’i zërë borë
i mbledh babi me traktor
Shtëpinë vjeshta na e mbushulloi
bylmet për dimër na dhuroi
Vjeshta zhveshi gjithçka gjet
zhveshur dimrin po e pret
veç se neve na dha jetë
DIELL KA PËR TË GJITHË
Shkrepi rrezja plot shkëlqim
Përmbi gjethe shkoi e ra
Fleta ngrohej pa pushim
Më bën hije shoqja i tha
Dielli eci me shpejtësi
Ndërroi polin e s’u ndal
Gjethit tjetër plot ngrohtësi
Dhe shkëlqim plot i falë
Shtyhej gjethja e proteston
Shkoi tek dega plot ankesa
Motra diellin ma e vodhi
Unë nën hije tani mbeta
Shikoi dega plot dëshpërim
S’e duronte dot ankesën
Diell ka për të gjithë
Larg egos me njëra - tjetrën
2021, Zvicër
HËNA DHE GONI
Përmbi Sharr hëna buzëqesh
Tek dritarja plot shkëlqim
Goni i vogël nuk po fle
Duart mbi faqe plot shqetësim
Nata pikon qetësisë
Dritë e hënës plot shkëlqim
Goni i vogël ka një hall
Vallë, ku është tani babi im?
Përmbi xham hëna ndriçon
Pranë dritares rri menduar
Vija malli tek vizaton
Në mërgim babi ka shkuar
Hëna s’fjeti deri vonë
Bashkë me Gonin natën ndanë
Njëri babin e kërkon
Tjetra natës dritë i bënë
2022, Prizren
GURRAT NË VËRRI
Ku ka ujë të bardhë si bora
Dhe burime e gurra plot
Kur e prek të mërdhinë dora
Ndër Vërrina ujë të ftohtë
Ndër flladishte atje ndër lisa
Gurgullojnë e s’kanë të ndalë
Në mes verës plot me vapë
Plotë freski Vërrinit i falë
Gurgullimës plot freski
Rrjedh teposhtë e s’ka të ndalë
Në çdo vatër e shtëpi
Na jep jetë e freski falë
Ku ka ujë e plot burime
E ku jeta merr freski
Nëpër gurrat e Vërrinit
Shtatit të Vërrinit plot bukuri
2021, Malësi e Vërrinit
BOTA E HILEVE
Ikë një stinë e erdhi një tjetër
S’i ndërroi rrobat dhelpër e vjetër
Erdhi pranvera, dimri shkoi
Ujku qimen shpejt e ndërroi
Por zanatin s’e harroi
Kur u zgjua ariu nga gjumi
Kishte marrë fund katundi
Gjithë kotecet dhelpra i shkundi
Kur të gjejnë për gomar
Përtej lumi sa për të dalë
Pastaj thupër në kthesë të parë
Nga shumë hile bota çalon
Ndaj shumëçka për mbarë nuk shkon
2021
ARDHMËRISË SIME
Ç’ NGJYRA
T’ I DHUROJ?
Gjysh pa më thuaj
Me ç’ngjyra të vizatoj
Të ardhmes sime
Ç’ngjyra t’i dhuroj?
E kuqja më ngjanë
Në ngjyrën e gjakut
Janë gjithë këto luftëra
Që po i skuqin pragjet
Ashtu flakë e zjarrit
Kuq me shkrumb e hi
Sa herë që i shoh
Tek digjen shtëpi
E verdha më ngjanë
Pamje për skamnorë
Buka që mungon
E në varfëri jetojnë
Ç’të them mbesa ime
Për këtë botë të krisur
E mira njerëzore
Shumë na ka braktisur
Ngjyrat më të bukura
Janë paqja dhe liria
Kështu duhet të jetojnë
Në botë e gjithë njerëzia
Shkurt, 2022 (Në fillimet e luftës në
Ukrainë).
SE KËTU
Nga të
pathënat doli e thëna
dikush e
hodhi jo për shaka
se si
këtu pjell edhe e pabëra
e ai që
nxori dert nuk e ka
Se këtu
pjell dosa e rosa
pa çka
se dosa nuk pjell kurrë
nga goja
vetë del e pabëra
në ditë
me diell e shpik një burrë
Thonë e
pathëna paska ligësinë
atje nga
doli adresën ka
po për
adresë ka parë njerinë
ves ka
të ligën, virtyt nuk ka
Për të
pathënën rron e vërteta
një ditë
tek sheshe del faqebardhë
por
ç’t’i bësh tjetri që pjell të tjera
abortin
gojës si me ia ndalë?
2022
TË JESH DALLËNDYSHE
Të jesh dallëndyshe nuk është dhe aq keq
Kalëron gjithë botën vizën kush s’ta heq
As në ambasada s’duhet pritur radhë
Eja sot e nesër se viza s’ka dalë
As për aeroplan biletë kush s’kërkon
A ç’më bën për mjegull e s’po fluturon
Se për doganier s’e kemi dert fare
Bartim ç’të duam kalimi pa pare
Në rrugë policia kurrë s’na ndalon
S’na bën për dënime as nuk na qorton
Të jesh dallëndyshe shumëkush e lakmon
Nuk të duhet vizë ku të do të shtegton
2016
ATDHEU
Fusha e brigje i bashkon
I mbledh
zogjtë në një gëzof
Është adresë kudo që shkon
Pasaportë
në medaljon
Kur errësira mbi të tërbohet
Për të
vdiset e flijohet
Është i shtrenjtë nuk ka çmim
As për
ar as për shpërblim
Ndaj e duam shumë e çmojmë
Bashkë
të ardhmen e ndërtojmë
2016
PASTHËNJE
Libri: KREKOSJA E DORDOLECIT nga Gëzim Ajgeraj
Kushdo që vjen në këtë botë, mendoj se vjen
për një mision. Pra, i çfarëdoshëm qoftë ai, dikush vjen për gjëra të vogla,
por as ato nuk i kryen mirë. Dikush vjen, thjesht, si shtegtarë, por mund ta
lërë të hapur një shteg. Të tjerët ikin, po ashtu, siç vijnë, ama, ka disa që
janë paracaktuar për mision dhe i bëhen udhërrëfyes kësaj bote të madhe, apo më
saktë duhet ta ndërtojnë atë, apo edhe për të sjellë versione të reja.
E kështu botën e vënë në lëvizje, qoftë edhe
përmes fjalës, por edhe përmes veprës.
Por, njerëz të tillë janë lindur me
paracaktim për të qenë të tillë, për të ndriçuar këtë botë të madhe, ndonëse
janë të papërsëritshëm dhe po njësoj kanë edhe vlerat e personalitetet e tyre
të formuara, e ndaj botës i bëhen dhuratë.
Disa nga ata janë të ushqyer me etjen për të
dhuruar, e si të tillë nuk njohin lodhje, zmbrapsje a përgjumjeje. Përkundrazi,
ndjehen më të fuqishëm, më të plotësuar, kur synimet i kanë vënë në linjë, e
kështu nuk reshtin së menduari për jetën, gjithçka e gjithësinë.
Mendojnë për vendlindjen, brezat, të ardhmen,
shkëlqimin e Atdheut. Ata shprehen se brezat e së ardhmes janë dritat
vezulluese të botës.
Ama këtë vlerësim të jetës, kush më mirë ia
jep, se sa shkrimtari, poeti a krijuesi në tërësinë krijuese.
Janë pikërisht shkrimtarët e poetët ata që
dhurojnë kohën e tyre të çmuar për formimin e brezave të mëmëdheut, pasi
mendimet ndizen si shkëndija elektrike, ku botën engjëllore të fëmijëve e
shpalosin megjithë magjinë universale.
Le të shpalosim vëllimin poetik për fëmijë!
“KREKOSJA E DORDOLECIT”
Nga autori Gëzim Ajgeraj
A nuk është ky titull metaforik, një gjetje e
thekur për mishërimin e fëmijëve me poetikën shqiptare?!
Ndaj, autori vjen me një tjetër prurje mjaft
interesante me poezi dhe fabula për fëmijë e të rinj. Ky autor është për
t’u vlerësuar, për vetë faktin se, krahas veprave të shumta, spikatin edhe ato
krijime madhështore për fëmijë, me tema e brendi që ta ka ënda t’i
rilexosh.
Ai forcon, konsolidon fuqishëm idetë,
ngjarjet, mesazhet e figuracionet, duke ngritur në nivel të lartë kulturën e
vetëdijes.
Mesazhe e ide inovatore me avancim logjik të
të menduarit dhe të komunikuarit përmes vargut poetik, ku frymëzon moshat e
reja, por jo vetëm.
Fjala si magji krijon dominancë, përmes
imazheve dhe vjen këndshëm me bukurinë e fjalës, përjeton ndjenjë dhe emocion.
Autori në këtë vëllim, ka sjellë tema plot
estetikë e bukuri vargu, ku magjeps, jo vetëm fëmijët e të rinjtë, por dhe
moshat e tjera.
Po sjell disa nga temat pikante, si
p.sh.:
Ikja e dimrit, Dëshira e Lisës, Shtëpia e
mërgimtarit, Gjysh më thuaj ku e gjen frymëzimin, Atdheu, Dielli i verës,
Dimri, Xhelozia, Barsoletat e dhelprës, Kur zhvesh rrobat vjeshta, Hëna dhe
Goni, Smira, e plot tema të bukura mjaft formuese, pasi vazhdimisht
provokon imagjinatën dhe sjell krijime brilante artistike. Ndaj, e vlerësoj si
poet i mendimit të thelluar, pasi diagrami ka shënuar rritje të vazhdueshme,
ndaj sjell materiale befasuese, si poet novator dhe fuqishëm lufton trajtat e
ngurta të vargut.
Poet që qëndron fort në traditat kombëtare e
tregon dashurinë për Mëmëdheun, për familjen, për brezat, gjithçka e
gjithësinë, poet me profil mjaft interesant të poezisë.
Me rrezet e diellit bashkohen erërat
Dhe si me fshesë mbi borën bie
I fshin dhe gjurmët si herët e tjera
Me lule të reja pranvera vjen
Zot, ç’frymëzim!
Sa vargje të bukura me fjalë të përzgjedhura,
ndaj sjell magjinë në varg.
Autori pasqyron rrezet e diellit dhe erërat,
që i bashkohen dhe së bashku bien mbi natyrën. Se si fshihen gjurmët për ta
sjellë pranverën si stinën më të dashur për fëmijët.
Ja se si e sjell motivin, shpjegon
variacionin, përmes figuracionit në mënyrën e përjetimit figurativ.
E kemi thënë e rithënë se autori, Gëzim
Ajgeraj, është autor shumëdimensional i dëshmuar në vepra cilësore poetike dhe
zhanreve të tjera letrare.
Autori është vëzhgues i natyrës, por edhe i
natyrës njerëzore, ndaj me pedanteri dhe mprehtësi të jashtëzakonshme krijon,
pa diskutim, atmosferën e ngrohtë poetike, ndaj edhe sjell, gjithashtu, vlera
të larta poetike, pasi stilin e veçantë poetik e përcakton në mënyrë implicite
dhe eksplicite.
Ngritën murit drejt çatisë
Plot shkëlqim tela mëndafshi
Janë bërë zonjat e shtëpisë
Kush s’i trembë as s’ ua prishë rrathët
Këto vargje brilante, kaq të bukura në dukje,
janë aq metaforike, sa për moshat e fëmijëve bëhen mjaft tërheqëse e mjaft të
pëlqyera. Prandaj, ka të bëjë me një vepër aq cilësore në sferën e artit të
bukur letrar, siç është poezia shqipe, e sidomos ajo për fëmijë, që ka kaq
shumë nevojë dhe kjo konstatohet në çdo varg dhe në çdo poezi brenda
vëllimit.
Në këtë qasje poetike shfaqet meditacion
poetik me art dhe filozofi mbi dukuri të rëndësishme, duke gërmuar në relievin
e shpirtit e duke dhuruar perlat e ëmbla poetike, ku magjeps lexuesin e vogël,
por dhe të rritur .
“Telat e mëndafshit janë bërë zonjat e
shtëpisë”. A nuk është kjo një metaforë e dhimbshme, ku poeti pasqyron jetën e
vështirë të shqiptarit, pasi muret vuajnë për njeriun, e njerëzve iu mungon
shtëpia, vendlindja e Atdheu, ndaj merimanga thur mëndafsh? Prandaj, autori e
sjell krejt në mënyrë psikofilozofike, me bukuri estetike në varg, fjalë
të përzgjedhura e mendimin e thelluar.
Pra, autori ka sjellë në këtë vëllim poetik
një tërësi temash mjaft brilante me gjithë atributet e duhura përmbajtjesore,
që duhet pasur një libër dhe në këtë formë pretendon dhe arrin kulmin e
piramidës esteiko - artistike në poetikë e, konkretisht, në poezinë për fëmijë,
që janë kontingjenti më brilant i shoqërisë.
Gjysh më thuaj ç’është frymëzimi
Ku e merr që në vargje e sjell
Pyet mbesa gjysh Gëzimin
Që aq shumë vargje na sjell.
Natyrisht, kjo poezi e ka një
domethënie, pasi fëmijët të magjepsin me çiltërsinë e tyre, të vijnë
rrotull me pyetje që të mahnitin e të zhytin në detin e mendimeve, ndaj autori
e sjell në këtë super poezi.
E gjej në krahë të dallëndyshes, thotë
autori, në vende të ngrohta kah flatrojnë njerëzve të mi, që i kam
mërgimit, të fala vargjesh kah u çon.
Ajo kujtesë e theksuar prezanton çdo fjalë në
varg e vëllim.
Poeti është konsekuent në ndërtimin e
tipareve poetike, por dhe artikulimeve shpirtërore, plot motive, ku poezinë,
poeti e kultivon me përgjegjësi të lartë qytetarie, me theksime të çiltra
njerëzore, domethënës dhe i këndshëm në lexim.
Ajgeraj i këndon fëmijëve me zërin e së
ardhmes plot jehonë e sjell dritë shkëlqyese mbi brezat dhe paraqet fuqishëm
individualitetin e tij krijues, duke ruajtur e përshtatur krijimet në
bashkërendje me moshën e fëmijëve dhe e përsos me metaforë gjithnjë në
përshtatje, duke pasuruar gjithnjë letërsinë shqipe për fëmijë.
Kur errësira mbi të tërbohet
Për të vdiset e flijohet
Mjaft e vështirë është që në vëllimet poetike
të Ajgerajt të mos gjendet ndonjë poezi për Atdheun e shtrenjtë, ku shpirti
kallkan tregohet fuqishëm për Atdhe, pasi foleja e ngrohtë e vendlindjes është
guva shpirtërore dhe gjithë pasuria e jetës. Me Penë vizaton marrëdhëniet
jetësore, duke i vargëzuar në poetikë nga një mikrobotë përgjithësuese
individuale, duke përdorur fuqishëm armën e mirëkuptimit, siç është fjala, si
pjesë e mozaikut, që shfaq ky autor shumëdimensional. Ndaj, ai thotë: “Poezinë
e bëjnë veçse poetët misionarë, që udhëhiqen nga fuqia e talentit krijues”.
Ky vëllim poetik për fëmijë, vjen plot jetë
dhe freski shpirti për lexuesin e gjerë, ku ngjall nostalgji dhe mbështjell në
ngjyra ylberesh. Në mënyrë filozofike ju këndon krejt botës, vogëlushëve e më
gjerë, plot forcë dhe shpresë, dritë dhe reflektim mbi të ardhmen.
Arti poetik i Ajgerajt e ka të ushqyer
ndjenjën e moralit dhe e hasim jashtëzakonisht me përfilljen e lexuesit.
Me vështrimin e kujdesshëm të shtegtimit
vazhdon ndër shtigjet më të skajshme të poezisë. Ka afruar potencialin krijues.
Ky nivel poetik ka ardhur nga mendje kreative, e cila troket fuqishëm në
mendjet e njerëzve, ndaj është vlera që dominon në artin letrar të
Ajgerajt.
Ky vëllim erdhi si burim dhe përshkon botën
emocionale dhe shijohet artistikisht.
Urime Penës së stërvitur të autorit e suksese
të reja!
Udhë të mbarë librit!
Prenda
Sejdia
Lezhë, më 31korrik
2022

Gëzim
Ajgeraj
U lind më 1967 në Malësinë e
Vërrinit.
Shkollimin e mbaroi në
vendlindje, kurse të mesmen e të lartën në Prizren. Studimet për
elektronikë në Zvicër (1990-95). Është anëtar i Lidhjes së
Shkrimtarëve të Kosovës, në Prishtinë.
Që nga 23 marsi 2002 është anëtar i Lidhjes
së Shkrimtarëve të Zvicrës (SSV). Është anëtar i Shoqatës së Krijuesve
Shqiptarë në Zvicër. Jeton dhe krijon në Zvicër.
Ka bashkëpunuar dhe
bashkëpunon me të gjitha gazetat dhe revistat e kohës, si: “Rilindja”, Zvicër –
Prishtinë; “Bujku” – Prishtinë; “Zëri i Kosovës”, Zvicër – Prishtinë; “Bota
sot” – Zvicër; “Koha ditore” – Prishtinë; “Epoka e re” – Prishtinë; “Zëri”- Prishtinë;
“Fakti” – Shkup; “Ars” – Tiranë; “Pena shqiptare” – Prishtinë; “Pionieri” –
Prishtinë; “Zogu i mëngjesit” - Prishtinë, etj. Nga janari i vitit 2004, editon
revistën “Metafora”. Së fundi, editon edhe revistën “Vërrini”..
Jeton
dhe vepron në Zvicër mbi tre dekada e gjysmë.
VEPRAT LETRARE
I – POEZI
1. Poezi: ”Klithmë malli”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1997;
2. Poezi: ”Ëndrra për parajsë”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1998;
3. Poezi: ”Qiellit po digjem”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1998;
4. Poezi: ”Flakë në plagë”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1998;
5. Poezi:
“Mallëngjimi”, poezi,
“Rilindja”, 2000;
6. Poezi: “Balada e Vërrinit”, (Poemë), KL. “F.
S. Noli”, Prizren, 2001;
7. Poezi:
“Degë e thyer”, poezi, “Metafora”, Prizren, 2007;
8. Poezi: “Etje në fjalë”, poezi, Prizren, 2013;
9. Poezi: “Kthimit furtunat
m’i bëjnë prita”, poezi, Prizren, 2013;
10. Poezi: “Nxitoj të kthehem
me dritë”,
poezi, Prizren, 2013;
11. Poezi: “Kënga e zogut”,
“Metafora”, Prizren, 2020;
12.. Poezi: “Diellnxënësit”,
“Metafora”, Prizren, 2020;
13. Poezi: “Kronikë e udhëve”,
“Metafora”, Prizren, 2020;
14. Poezi: “Në karantinën alpine”,
“Metafora”, Prizren, 2020;
15. Poezi: “Nostalgji e mall”,
“Metafora”, Prizren, 2020;
16. Poezi: “Dritëhijet e fjalës”, “Metafora”, Prizren, 2020;
17. Poezi: “Drithërimë mendimi”,
“Metafora”, Prizren, 2020;
18. Poezi: “Eh, guri”, “7 Days”, Prizren, 2021;
19. Poezi: “Strehët pikojnë mall”, “7 Days”, Prizren, 2021;
20.
Poezi: “Antisimbiozë”, “7 Days”, Prizren, 2021
21. Poezi: “Magma e shpirtit”, “7
Days”, Prizren, 2022;
22. Poezi: “Vegimet e heshtjes”, “7 Days”, Prizren, 2022;
23. Poezi: “Agmia e fjalës”, “7 Days”, Prizren, 2022;
24. Poezi:
“Zemërimi i fjalës”, “Metafora”, 2019, Prizren;
25. Poezi: “Fjalë e mall”, “Metafora”,
Prizren, 2016;
26. Poezi:
“Notesi i poetit mërgimtar”, “Metafora”, Prizren, 2016
27. Poezi: “Gjemba në fjalë”,
poezi për fëmijë e të rinj, botoi “Metafora”, Prizren, 2016;
28. Poezi: “Larg pikon malli”, poezi, botoi “Metafora”, Prizren, 2015;
29. Poezi: “Mbi rima bie shi”, poezi, botoi “Metafora”, Prizren, 2015;
30.
Poezi: “Buzëqeshja e vrarë“, 7 Days”,
Prizren, 2021
31. Poezi: "Art
metafora", poezi 460 faqe, “Metafora”, Prizren, 2014;
32. Poezi: "Çaste
alpike", poezi, “Metafora”, Prizren, 2014;
33. Poezi: "Duhemi sikur...",
lirika dashurie, “Metafora”, Prizren, 2014;
34. Poezi: “Regëtim në horizont“, 7
Days”, Prizren, 2018
35. Poezi: “Nostalgjia“, 7 Days”, Prizren,
2020
36. Poezi: “Stinët e udhëve të mia“, 7 Days”,
Prizren, 2021
37. Poezi: “Reliktet e hpirtit “, 7 Days”,
Prizren, 2021
38. Poezi: “Regëtim në horizont“, 7 Days”,
Prizren, 2021
39. Poezi: “Mendim i gurtë“, 7 Days”, Prizren,
2021
40. Poezi: “Dhembje
malli”, Poezi të zgjedhura nga Bedri Halimi, SHKYP, 2022.
II – Romane
1. Roman: “Misioni i kriminelit”, roman, Prizren, 2009;
2. Roman: “Serboarmatosja”, roman, Prizren, 2012;
3. Roman:
"Studentët", roman, “Metafora”, Prizren, 2014
4. Roman:
“Rrëfimet e doktorit”, botoi, SKYP, Prizren, 2019
5. Romani: “Giti”, “Metafora”, Prizren, 2017;
6. Roman: “Ditari i ushtarit
të lirisë”, SHKYP,
Prizren, 2016;
7. Roman: “Copëzat e
idealizmit”, “Metafora”, Prizren, 2016;
8. Roman: “Trëndafilat
e pranverave të kuqe”, botoi “Metafora”, 2016;
9. Roman: “Rob”, roman, botoi “Metafora”,
Prizren, 2016;
10. Roman: “Helmimi”, roman, “Metafora”, Prizren, 2014;
III - Tregime
1. Tregime:
“Stinët e udhëve të mia”, “Metafora”,
Prizren, 2018;
2. Tregime: “Parullat”, “Metafora”, Prizren, 2017;
IV – Dramë
1. Dramë: “Rruga e lirisë”, dramë,
“Meshari”, Prishtinë, 2001;
2. Dramë: “Plaga e lirisë”, “Metafora”,
Prizren, 2017;
3. Dramë: “Dhembjet e epokës së
kuqe”, “Metafora”, Prizren, 2017;
V - NOVELA
1. Novela: "Shtigjet e
bardha", novelë letrare, (Ribotim), “Metafora”, Prizren, 2014
VI – Baladë
1.
Baladë: “Lulëkuqet e Vërrinit”, Edicioni “Metafora”, poezi,
Zvicër 2005
VII – ETNOS KULTUROR
1. Urti popullore: “Urti popullore të Vërrinit 1”, (bashkautorësi), “Apolonia” 1997,
Prishtinë;
2. Etnos: “Tregime e anekdota
nga odat e Vërrinit-2, “Metafora”,
2019, Prizren;
3. Etnos: “Tregime e anekdota
nga odat e Vërrinit-3, “Metafora”,
2019, Prizren;
4. Etnos: “Tregime e anekdota
nga odat e Vërrinit- 4”, “Metafora”, 2019, Prizren;
5. Etnos: “Tregime e anekdota
nga odat e Vërrinit-5, “Metafora”,
2019, Prizren;
6. Etnos: “Tregime e anekdota
nga odat e Vërrinit-6, “Metafora”,
2020, Prizren;
7. Etnos: “Tregime e anekdota
nga odat e Vërrinit-7”, “Metafora”, 2020, Prizren;
8. Etnos: “Tregime e anekdota
nga odat e Vërrinit-8”, “Metafora”, 2021, Prizren;
9. Etnos: “Tregime e anekdota
nga odat e Vërrinit-9”, “Metafora”, 2021, Prizren;
10. Etnos: “Tregime e anekdota
nga odat e Vërrinit-10”, “Metafora”, 2021, Prizren;
11. Etnos: “Tregime e anekdota
nga odat e Vërrinit-11”, “Metafora”, 2020, Prizren;
12. Etnos: “Tregime e anekdota
nga odat e Vërrinit-12”, “Metafora”, 2020, Prizren;
13. Etnos: “Tregime e anekdota
nga odat e Vërrinit-13”, “Metafora”, 2020, Prizren;
14. Etnos: Katundi e bon luftën,
shehri e ngre bajrakin, Metafora, 2007
15. Etnos kulturor: “Festat
dhe ahengjet në këngët e vajzave të Vërrinit”, (Etnos kulturor), “Metafora”, Prizren, 2017;
16.
Etnos kulturor: “Unë po e thej qafën, po shkoj n`darsëm”, tregime popullore vërrinase, “Metafora”, Prizren, 2017
VIII – Monografi
1. Monografi: “Rruga e lirisë” -intervistë
me Zafir Berishën, botoi
Asociacioni
i Veteranëve të ish- UÇK-së – Prizren, 2002;
2. Monografi: “Masakra e Tuzsuzit”,
Monografi, (bashkautorësi
me
Ilam Berishën), “Metafora”, Prizren, 2007;
3. Monografi: “Xhevat Berisha –
Legjenda e Vërrinit”, monografi, Prizren, 2013;
4.
Monografi: “Publicistika në luftë e në paqe dhe arti poetik i Qazim Thaçit”, (Monografi përmes shkrimeve
autoriale), SHKYP,
Prizren, 2016/17;
5. Monografi: “Periodiku i kohës për luftën në Vërri e Prizren – 1”, publicistikë, botoi “Metafora”, Prizren,
2014;
6. Monografi: “Për të gjallë kullat nuk i lëshojmë – Sadedin Hasani –
Militanti i UÇK-së”, monografi, “7 Days”, Prizren, 2021.
7. Monografi: “Malësia e Vërrinit”, monografi, “7 Days”, Prizren, 2022.
IX – Poezi për fëmijë
1. Poezi: ”Kënga e
babait”, poezi për fëmijë,
“Apolonia”, Prishtinë, 1998
2. Poezi:
“Zana në mërgim” (poezi për
fëmijë), “Metafora”, Prizren, 2007;
3. Poezi: “Huqet e Benit”, (poezi për fëmijë), “Metafora”,
Zvicër, 2007;
4. Poezi:
“Dallëndyshja në Vërri” (poezi për
fëmijë), “Metafora”, Prizren, 2007;
5. Poezi:
“Kroi i qytetit tim”, (poezi për
fëmijë), ”Metafora”, Prizren, 2007
6. Poezi: “Bashkimi
bën fuqinë”, (poezi për fëmijë), Edicioni i revistës “Fidani”, Prizren,
2013;
7. Poezi për fëmijë e të rinj: “Bufi
i pemës sonë”, “7 Days”, Prizren, 2022;
8. Poezi për fëmijë e të rinj: “Strofulli
i dallëndyshes”, “7 Days”, Prizren, 2022;
9. Poezi për
fëmijë e të rinj: “Krekosja e dordolecit”, “7 Days”, Prizren, 2022;
10. Poezi
për fëmijë e të rinj: “Gjemba në vargje”, “7 Days”, Prizren, 2021;
11. Poezi për
fëmijë: “Hajni ketër”, “Metafora”, 2018, Prizren;
12. Poezi:
“Gjuha e Lonës”, poezi për fëmijë, botoi “Metafora”, Prizren, 2017;
13. Poezi: “Kukulla Elonë”, poezi për fëmijë, botoi “Metafora”, Prizren,
2015;
14. Poezi: “Teatri Lona”, poezi për fëmijë, botoi “Metafora”, Prizren,
2016;
15. Poezi: “Libri është porta e botës”, poezi për fëmijë e të rinj, botoi
“Metafora”, Prizren, 2016;
16. Poezi: "Piktura në mur",
poezi për fëmijë e të rinj, “Metafora”, Prizren, 2014;
17. Poezi: “Piktura në mur“, 7 Days”,
Prizren, 2018
18. Poezi: “Në kopshtin e gjyshit“, 7 Days”,
Prizren, 2020
19. Poezi: “Lona shkon në
shkollë”, 7 Days”, Prizren, 2022
X – Romane për fëmijë
1. Roman për fëmijë: “Pëllumbat e lirisë”, novelë për
fëmijë,
Edicioni i
revistës “Fidani”, Prizren, 2004;
2. Roman për
fëmijë: “Ditët e
bardha”, novelë për fëmijë,
Edicioni i
revistës “Fidani”, Prizren 2004
XI - Fabula
1. Fabula: “Bosi lepurushi”, fabula, ”Metafora”, Zvicër,
2006;
2. Poezi për
fëmijë: “Kot inat ia kemi fabulës”, “Metafora”, Prizren 2018;
3. Poezi për
fëmijë: “Sot as ditën nuk të njohin”, “Metafora”, Prizren 2017;
4. Poezi për
fëmijë: “Bosi lepurushi”, “Metafora”, Prizren 2014 .
XII – Gjëegjëza
1. Gjëegjëzë:
“Gjëegjëza”, Metafora, Zvicër, 2006.
XIII – Poema për
fëmijë
1. Poemë: “Dita me
Tonin” (poemë),
”Metafora”, Zvicër, 2006;
2. Poemë: “Muajt e
vitit me Ardin” (Poemë),
”Metafora”, Zvicër, 2006;
XIV - Tregime për
fëmijë
1. Tregime për
fëmijë: “Tregimet
e gjyshit”, “7 Days”, Prizren,
2021;
2. Tregime për
fëmijë: “Në
botën e hileve”, “7 Days”,
Prizren, 2021;
3. Tregime për
fëmijë: “Qershia
e stërgjyshit”, “7 Days”,
Prizren, 2021;
4. Tregime për fëmijë: “Lona shkon në shkollë”, “7 Days”, Prizren, 2022;
5. Tregime për fëmijë: “Trenat dhe toni”, “Metafora”, Prizren, 2017;
6. Tregime për fëmijë: “Buka e gjyshes”, “Metafora”, Prizren, 2017.
XV - PËRRALLA PËR
FËMIJË
1. Përralla: “Gjashtë picimulët në olimpiadë”, përralla për fëmijë, botoi “Metafora”, Prizren, 2016;
2. Përralla: “Kësulëkuqja Koni kërkon një shtëpizë” (Përralla
për fëmijë), botoi “Metafora”, Prizren,
2016;
XVI – Studime letrare
1. Studime: "Arti poetik i Ibrahim
Skënderit nën optikën e rivlerësimit",
kritikë letrare,
“Metafora”, Prizren, 2014;
2. Studime: "Të jesh
shkrimtar...!1", ese letrare, “Metafora”, Prizren, 2014;
3. Studime: "Ah, ky art i shkrimit...
2", ese letrare,
“Metafora”, Prizren, 2014;
4. Studime:
"Arti e metafora 3", ese letrare,
“Metafora”, Prizren, 2014
5. Studime:
„Metafora e lirisë“ - Vështrim rreth
krijimtarisë së Bedri Halimit
Shoqata Kulturore
“Ymer Prizreni”, 2014;
6. Studime letrare: “Metafora e poezisë”,
“7 Days”, Prizren 2021.
XVII – KRITIKË LETRARE
1. Kritikë letrare: “Poetët për poetin”, “Metafora”, Prizren, 2018;
2. Studime:
“Metafora e fjalës”- Studime letrare,
botoi “Metafora”, Prizren, 2015;
XVIII – ANTOLOGJI
1. Antologji: Cikël me poezi, “Atdheu në trastë”,
botoi
revista letrare
"Jeta e re" nr. 4, korrik-gusht 2002, viti LIV, Prishtinë;
2. Antologji: Cikël me poezi, “Atdheu i copëtuar”, në librin “Pikoi molla gjak” (Lirikë me motive arvanitase), botoi
MKRSÇJR-Departamenti i Çështjeve Jorezidente,
Prishtinë, 2004;
3. Antologji: Cikël me poezi, “Udhë e zjarrmi”, në
librin “Muzat i bien lyrës”,
Edicioni i
revistës “Fidani”, Prizren, 2005;
4. Antologji:
“Momente” (Grup autorësh
nga Letërsia botërore në gjermanisht);
(Augenblicke), Zvicër, 2007;
5. Antologji: Grup autorësh, “Shkreptimë në horizont”,
(Krijime artistike kushtuar 100 vjetorit të pavarësisë), botoi Biblioteka
Ndërkomunale e Prizrenit, dhjetor, 2012, Prizren;
6. Antologji: Grup autorësh, “Një shekull dritë”, botoi "Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve
dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani", nëntor, 2012, për nder të 100 -
vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë;
7. Antologji: Grup autorësh, “Çamëri zemra ime”,
përgatitur nga Fatime Kulli / Kolec Traboini, Pantheon Books, 220 faqe,
Tiranë-Prishtinë, 2014;
8. Antologji: Grup autorësh, “Lulëkuqet e lirisë” –
“Çdo shesh një përmendore”,
Dibran Fylli, SHB.“Meshari“, Prishtinë, 2015;
9. Antologji poetike: “Zemra prindërore”, Shoqata
e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë: Agim Bacelli, Këze (Kozeta) Zylo dhe
Kostaq Duka, Amerikë, 2011;
10. Antologji: Grup autorësh, botoi Biblioteka
Ndërkomunale e Prizrenit, dhjetor, 2015, Prizren;
11. Antologji; Grup autorësh, “Ëndrra, shpresa dhe
iluzione”, Luan Maloku,
Amanda Edit Verlag, Bukuresht, Rumani, janar
2016;
12. Antologji, Selatin Novosela: “Demaçi
aromë atdheu”, Shoqata e të
Burgosurve Politik e Kosovës, Prishtinë, 2015;
13. Leksikon: “Leksikoni i autorëve shqiptarë në Zvicër”,
Besnik Camaj dhe Shefqet Dibrani, botoi: “Faik Konica”, Prishtinë, 2016;
14. Antologji: “Revista albanezul –
Shqiptari”, Nr. 137/2007,tema:
Fati i botës varet nga Zoti dhe Kosova”, Bukuresht,
kryeredaktor: Baki Ymeri, themelues
Fondi Nikolla Naço 1888, Bukuresht;
15. Antologji: “Antologji e poezisë moderne shqipe”,
përgatitur nga Adem Zaplluzha, 2016, Kosovë;
16. Antologji: “Alepo”, Antologji e poezisë shqipe, Përgatiti Tyran
Spahiu, Prizren, 2016;
17. Antologji: “Shkrimtarët për Havzi Nelën”- Shpirti
i lirë i Lumës, përgatiti Rexhep Shahu, botoi Klubi i poezisë, Tiranë,
2018.
18. Antologji:”Pranvera poetike në Vërri”,
Metafora, Prizren, 2015;
19. Antologji: “Një kafe me miqtë e
metaforës”, “Metafora”,
Prizren, 2014;
20. Antologji: “Në rrjedhën e Drinit”, “Metafora”,
Prizren, 2014.
21. Monografi
nga Çerkin Bytyçi: Prim.
Dr. Daut Mustafa: poezi nga Gëzim Ajgeraj: Mantelbardhi zemërbardhë (Dr.
Daut Mustafa mjek dhe humanist), fq. 123, viti i botimit 2001.
22. Antologji
në gjuhën Suedeze, « Cikël me poezi »,
Suedi, 2022
XIX – REVISTA
1. ( 22 Numra).
Revistat: “Metafora”, Nr.
1, (2004), deri Nr. 22 - (2022).
2. ( 5 Numra)
Revista: “Vërrini”- 1, viti 2014;
Revista: “Vërrini”- 2, viti 2015;
Revista: “Vërrini”- 3, viti 2016;
Revista: “Vërrini”- 4, viti 2017;
Revista: “Vërrini”- 5, viti 2017.
XX - Vlerësime kritike për veprën e Gëzim
Ajgerajt;
1. Kritikë letrare nga Ilam Berisha,
“Gëzim Ajgeraj – poet i mallit dhe i krenarisë
kombëtare” -“Metafora”, Prizren, 2012;
2. Kritikë letrare nga Ilam Berisha, “Gëzim Ajgeraj - një zë origjinal i vlerave të artit letrar” “Metafora”, Prizren, 2012.
5 - Libra studimor
nga Prenda Sejdia:
1. - POEZIA E AJGERAJT NË DIOPTRINË E ANALIZËS
DHE TË KRITIKËS LETRARE - Studime letrare
2. - DIVERSITETI I PENËS SË AJGERAJT NËN
DIOPTRINË E ANALIZËS DHE TË KRITIKËS LETRARE - Studime letrare
3. - METAFORA E MALLIT (Përzgjedhje poetike
nga poezia e Ajgerajt)
4. - POETI I METAFORAVE – Studime letrare
5. - ROMANI I AJGERAJT NËN OPTIKËN E ANALIZËS
DHE TË KRITIKËS LETRARE - Studime letrare
XXI – ENCIKLOPEDI
1. Si krijues e studiues u
përfshi në: Fjalorin Enciklopedik të Kosovës, Akademia e Shkencave dhe Arteve
të Kosovës, 2018; Leksikon Enciklopedik i Akademisë Shqiptare.
XXII - PARAPSIKOLOGJI
1. Psikologji: “Ndërgjegjësimi i
individit - vlerë e së ardhmes”, “Metafora”, Prizren, 2017;
2. Psikologji:
“Pikëpamje për jetën dhe përvojat”, botoi “Metafora”, 2019,
Prizren;
3, Parapsikologji: Refleksione dhe
uni personal, “7 Days”, Prizren, 2022.
XXIII - BASHKAUTORËSI NË GJUHË TË HUAJA
1. Poezi: “Në krahët e dritës” (Botim në bashkautorësi me Mariana
Grigore), Rumanisht – shqip, Amanda Edi Verlag, (përkthyer nga Baki Ymeri),
Bukuresht, 2021.
XXIV – ÇMIMET
1- Çmimin: Shkrimtari më mirë i vitit 2014,
nga Drejtoria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit, komuna e Prizrenit, 2014.
2.
Çmimi i 1-rë : “Abdullah Thaçi”, Bibloteka Mdërkomunale Prizren, 2020

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen