Mittwoch, 6. Juli 2022

ROMANI I AJGERAJT nën optikën e analizës dhe kritikës letrare, nga Prenda Sejdia

PRENDA SEJDIA

ROMANI I AJGERAJT NËN OPTIKËN E ANALIZËS DHE TË KRITIKËS LETRARE 

Shtëpia Botuese “7 Days”

Prizren, 2021

 PARATHËNIE

 

ROMANI I AJGERAJT NËN OPTIKËN E ANALIZËS DHE TË KRITIKËS LETRARE

 

    Shumë pena kanë punuar e kanë luftuar për Atdhe e Komb, madje, që  nga “Meshari” i Gjon Buzukut e duke vazhduar me Pjetër Budin e Pjetër Bogdanin, apo me “Rilindësit tanë për dije e dritë”, e deri në ditët e sotme, ku shkrimtarët kanë sprovuar penat për të sjellë Gjuhën dhe Letërsinë në majat më të larta të zhvillimit të saj, pra bashkëkohoren, që e përjetojmë sot.

     Shkrimtarëve tanë nuk ju mungon interesi e as vullneti, madje, tek ata nuk ka pushim a përgjumje.

Etja për fjalën e fuqishme e thellësinë e mendimit tek ata është e dukshme dhe e prekshme.

     Pena e shkrimtarit, e poetit, e dramaturgut, e tregimtarit, e eseistit, e kritikut... etj.

     Përfundimisht njeriut që di të sjellë risi në letërsinë bashkëkohore shqiptare dhe atë ndërkombëtare, Gëzim Ajgeraj...

     Pas një studimi të mirëfilltë që kam zhvilluar për krijimet letrare të shkrimtarit prizrenas, Gëzim Ajgeraj, kam pikasur tërë llojet e saj, pra të gjitha zhanret, si:

• Poezia

• Poezia për fëmijë 

• Fabula e sarkazma

• Etnosi

• Tregimi

• Parapsikologjia

• Kritika letrare

• Romani, etj.

     Pra, sidomos në romanet e tij, kam lexuar dhe kam gjetur atë diapazon të gjerë njohurish, ku dominon larushia në stile e kultura.

     Gëzim Ajgeraj, në krijimtarinë e tij, sidomos,  romanet, ndesh në eksplorimin që i bën botës reale që na rrethon, gjithashtu, edhe në këndvështrime që përcjell çështje të vëna në trinomin psikofilozofi, letërsi, histori.

     Ky shkrimtar që e njeh dhe lëvron lehtësisht letërsinë në të gjitha nivelet, lehtëson edhe kritikën letrare, pasi përmbledh elaborimet. Kur të ngacmon kjo ide, merr frymë  tjetër mënyra e leximit, në mënyrën e fokusimit dhe të specifikat e të përjetimit. 

Ajgeraj i qaset këtij lloji letrar, duke vazhduar nëpër terrenin e pasosur të këtij lloj sfondi në përjetim të aktuales.

     Fjala e lirë dhe forca e saj, thellësia e  mendimit, diapazoni i shtrirë ndërkombëtarisht, e bën këtë shkrimtar të rangut lartë, ku bën pjesë në grupin “CLEAR” të krijuesve. Si shkrimtar dhe personalitet i letërsisë është në gjendje të përballet me realitetin real të së shkuarës, por edhe të së tashmes, ashtu siç e kërkon vetë koha.

     Stilet e romaneve te krijimtaria e Ajgeraj është e larmishme në formë e përmbajtje, për të rinj e për të rritur. Të veçantë për nga mënyra artistike dhe trajtimet, përmbajtja, temat, ngjarjet, versionet, situatat, kulturat e ndryshme dhe pavarësinë, prioritetet, perceptimet mbi të shkuarën dhe të ardhmen, luftëra a misione.

Gëzim Ajgeraj, është shkrimtar shqiptaro - evropian, me diskurs të lartë të komunikimit dhe të ligjërimit. Lëvrues i letërsisë bashkëkohore shqiptare, ku reflekton mbi nivelet e ndryshme kulturore mes popujsh apo konsolidimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore. Sjell kulturë evropiane. I fuqishëm në stilin e të shkruarit e me cilësi të lartë arti.

Romanet e Ajgeraj janë të ndryshme, tejet të veçantë e plot larmi, ku ngelet që lexuesi t’i shpalosë ato për një reflektim të plotë mbi ngjarjet, historitë dhe të bëmat e popullit trim të Dardanisë mbi tokat e shenjta të Kosovës Legjendare!

 

                                          Lezhë 10.1.2021

 

R e c e n s i o n

 

ROMANI I MISTERIT TË PADUKSHËM

 

Gëzim Ajgeraj: HELMIMI

 

Në Kosovën martire, lufta shumëshekullore s’pati kufij. Ky fakt tronditës shqiptarët në çdo skaj i mbajti zgjuar. Fati i tyre i keq ndër shekuj veçse sa u rëndua, ku fqinji i veriut të zi gjithë shekullin e kaluar, pothuajse, qëndroi si gjarpër mbi kokë dhe krimin e mbulonte me tjetër krim akoma më të madh.

     Një tinëzar i pashoq e hileqar i pangopshëm, ku i ngjan tamam bishave të egra të zbritura nga shpellat, ku sulmojnë e dhunojnë ç’ju del përpara, dhe me gjakun e shqiptarëve s’patën të ngopur. Ata përbindësh, me pamje njeriu, ama shpirt të egërsuar, ku gjatë gjithë ditës ngrenë dolli mbi piramidën e krimit.

     Nata e errët pis nuk flet për veprat, madje, lehtas fsheh gjurmët, e mbi to po shkruhen historitë e dhimbjeve të përjetuara, ku gjaku i derdhur i bijve shqiptarë në trojet e tyre stërgjyshore, veçse ua shtonte etjen ditë e natë.

      Mbi kalanë e krimit ua grabiste tokat dhe i popullonte me kolonë. Ja, pra, çdo të bien në qafë në oborrin tënd.

Eh, sa shumë o Zot duroi ky populli yt!

     Ç’mizerje panë e përjetuan, ama një shekull vuajtje, luftë e sakrifica të pafundme, ku në sytë e gjithë botës bisha e veriut të zi me këmishën e kriminelit veshur fajëson viktimën, tek thurte babëzi mbi artin e sajuar të krimit.

     Por, populli trim i Kosovës kurrë s’mund ta fshehë dot zemërimin që ia ka plasur shpirtin e u dergj nga plagët shekullore mbi shtat, por ashtu siç ju takon shqiponjave qëndruan fort e ruajtën bërthamën e idealit dhe etninë dardane, duke mos iu besuar aspak shkëlqimit të rrejshëm. Qëndresën e ruajtën të pathyeshme mes vështirësive më të mëdha.

     Shkrimtari, patrioti e veprimtari Gëzim Ajgeraj shkruan e përshkruan përlotshëm një roman me histori të njëpasnjëshme, ku të ngjan me një seri të filmave të frikshëm hollivudianë.

      “A Nightmare on Elm Street” , ku disa njerëz gjenden të vdekur nga një vrasës mizorë serikë,  që i ekzekuton viktimat e tij në ëndrrat e tyre.

Të mbijetuarit përpiqen të qëndrojnë zgjuar, por vrasësi nuk humb asnjë mundësi.

      Në këtë roman, me histori të trishta, autori shkruan deri në detaje histori të shumta rrëqethëse, ama vendin kryesor e zë helmimi i fëmijëve të gjimnazeve në mbarë Kosovën, nga forcat e errëta serbe në mars - prill të vitit 1990.

     Në këtë roman janë dy personazhe kryesore tejet negative e shpirtkazmë, pa asnjë ide me qeniet njerëzore, madje, tejet konspirativë të dhënë pas djallëzive, por edhe qejfeve.

      Nga Beogradi njeriu misterioz udhëtoi me transportin publik në drejtim të qytetit më jugor të Kosovës P. Me të arritur, akomodohet në hotelin “Theranda” me porosinë “mysafiri” pasi pronotimi ishte gratis. Personeli ishte serb.

     Rregullave të hotelit nuk i shpëtoi pa u kuptuar nga personeli, se kishin të bënin me një person konspirativ, që i përkiste shërbimeve sekrete.

     Pas dy orësh vjen “pritësi i mysafirit” që quhej Gjorgji. Me t’u përshëndetur mysafiri u prezantua: “Kimisti”, por kjo i ngjalli pak çudi Gjorgjit. Mes qindra pyetjesh e temash interesante “Kimisti” u njoh me realitetin e atjeshëm. Mësoi çdo gjë që përjetonte popullsia shqiptare. Ai ndjente kënaqësi, kur Gjorgji pohonte se shqiptarët ishin larguar tashmë nga jeta politike, institucionale e ekonomike. Nga institucionet e shtetit ishin përjashtuar totalisht, por dhe nga jeta ekonomike e industriale. Universitetin e kishin mbyllur e tashmë u vinte edhe fëmijëve nëpër shkolla. 

     Ajgeraj sjell në roman planin e veprimit, por edhe planin e pasveprimit nga organet lokale të pushtetit. Do të kontrolloheshin në mënyrë strikte të veprimit: spitale, klinika e laboratorë dhe të pengoheshin komisione, që mund të vinin nga jashtë, për ta mbyllur situatën brenda vorbullës së elementit shqiptar dhe fshehjes së veprimit nga opinioni ndërkombëtar. Përdorej propagandë e kundër propagandë.

     Të gjithë detajet e veprimit “Kimisti” ia shpjegonte Gjorgjit. Majorit ushtarak nuk i ikte asgjë nga syri. Madje, sipas përshkrimit të detajuar në roman e gjykoj si një vrasës gjakftohtë, krahasuar me ujkun që presë së tij i pi gjakun, lëpihet majtas e djathtas dhe ikën i krekosur. 

      Majori po dehej nga pamja e qytetit madhështor me atë bukurinë, që Zoti ia kishte dhuruar.

      Gëzim Ajgeraj, si një ndër shkrimtarët që mëmëdheun e deshi si vetveten, ashtu edhe në këtë roman sjell fakte që e kanë tronditur thellë opinionin publik shqiptar me djallëzitë që qeverisja serbe kishte pushtuar edhe ajrin e Kosovës. Ua përshkruan dhe dredhitë që sajuan marrëzira e fatkeqësi morale e njerëzore mbi popullsinë shqiptare. Kështu sjell kornizim specifik ndaj unin e tij origjinal e pikasim brenda penës që përshkruan në mënyrë të përsosur, gjithë ligësitë e një okupatori shfarosës e armiku të përbetuar, që përdorte gjithë forcën e pushtetit, por edhe përgjumjen ndërkombëtare.

     Por, assesi ky autor kurrë nuk resht së shkruari ndaj këtyre fenomeneve, për t’ua lënë brezave si testament mbi letrën e bardhë dhe të afishuar në lëmin e letërsisë.

Majori e Gjorgji tek po shëtitnin buzëmbrëmjes anës rrugës, vëzhgonin grup femrash nga ato që...

     Gjendeshin para një banese ku zotërohej nga një e moshuar. Origjina e të rejave ish - bullgare, rumune, ruse, etj., autori e sjell rastin si shqetësim të mprehtë për popullsinë vendase në kohën e sundimit kalamegdanas. Synimi që verdallosja e shoqërisë shqiptare nga ana morale, por dhe transmetimi i sëmundjeve të ndryshme, pasi asokohe s’ishte ndonjë njohuri rreth atyre sëmundjeve.

     Pra, edhe kjo ishte një lloj kimie nga drejtuesit serbë, por metoda të ngjashme ishin shtrirë në shumë fusha, forma e mënyra për shkatërrimin e elementit shqiptar nga dora e fortë e pushtetit serb. 

     Pena e shkrimtarit shkruan në detaje dorën e hekurt të qeverisjes më brutale të Evropës Lindore, asaj serbe mbi Kosovë dhe llumin që ata sajonin ta mbillnin mes shoqërisë shqiptare. Pa çka se historitë janë tejet tronditëse, por artistikisht romani e ka arritur vlerën në krijimtarinë letrare dhe lartësinë e duhur stilistike.

      Bazuar në kalkulimet kritiko-vështruese dhe vlerësuese dhe në mënyrë graduale lexuesi gjen një minierë të tërë informacioni. Mbi të gjitha ato ngjarje reale të detajuara dhe gërshetimi perfekt letraro-historik përkon me kohën reale, ku objektivohen mendime e ngjyrime, por ndjen dhe dhimbjen deri në kockë për të bëmat e pazakonta që sajoheshin e binin mbi trupin e mëmëdheut. Ku u shkaktuan plagët e pashërueshme dhe gjithashtu u vranë shpirtrat e kombit, vriteshin shpresat.

Zot ç’na gjeti - thoshin, i gjithë ky mallkim.

Deri ku do shkojë kjo Serbi me këtë terror?!

Pena e shkrimtarit përcjell si gjithmonë atë ndjenjën çnjerëzore të pushtuesve serbë dhe të krimeve të pafundme, që të ngjall aq neveri për atë popull, që gjendet diku në hartën e botës, por fatkeqësi që bisha kufizohet me Kosovën.

     Aktet kriminale, çnjerëzore e grabitqare, thotë Ajgeraj se pushtuesi kalamegdanas i ngjan kafshës më të egër e më të ligë, ku vetëm brutaliteti ua përcakton karakterin. Ndaj, ky mjeshtër i letërsisë bashkëkohore shqiptare nënvizon aspektin më të veçantë më të panjerëzishëm, më të paskrupullt e më antinjerëzor, por edhe më antizot, që mund të gjendet në botë dhe e sjell në këtë roman.

     Mundimi njerëzor është edhe vatra reale për autorin, por edhe për shoqërinë shqiptare në tërësi. Ndaj, ky roman vjen si bërthamë e historisë së letërsisë shqipe me ngjarje të trishta e tejet interesante, me rëndësi studimi ndaj pabesive, dredhive e manovrave të përdorura në çdo ligësi të njerëzisë mbi popullsinë dhe tokën dardane, ku u sajuan e zhvilluan mijëra plane konkrete për shfarosje.

SHEKULLIT IA VUNË VULËN E KRIMIT

Inspektimin e klasave të gjimnazit ku studionin fëmijët shqiptarë e kreu vetë majori ushtarak i shoqëruar nga Gjorgji. U sigurua që ndër klasa s’do të kishte nxënës të nacionalitetit serb. Perfeksionoi çdo gjë e çdo detaj. Tek u kthyen për darkën në restorantin e hotelit, një çun misterioz me dy zonjusha ia mbërrin në prag, ku zonjushat shoqërojnë “shefat” për një natë. Synimi i “shefave” përpara se ata të ndërmerrnin detyrën mëkatare mbi helmimin e fëmijëve shqiptarë ndër shkolla.

     Shkrimtari e sjell këtë episod të mësipërm, si përshkrim të ultësisë së pushtetit serb dhe synimeve të pafundme, që ata i vinin vetes, pasi mendonin se toka dhe qielli qe e tyre.

Eh, shqiptarët...!

As flamurin që kishin nuk e ngrinin dot në dasma. Jeta kishte mbetur duarve të barbarëve e fati përpëlitej tehut të shpatës serbe.

Ishte helmuar çdo pore e jetës.

Përhapja e narkomanisë dhe e drogës bëheshin me lejen e pushtetit.

Format e tyre speciale ishin tejet të rrezikshme, ose duhej luftuar fenomenet ose zhdukeshin si komb.

     Faktet ishin kokëforta, thotë Ajgeraj për ruajtjen e sekretit dhe kryerjen e krimeve me përsosmëri e profesionalizëm tejet perfekt.

Gjorgji e Majori u gjenden brenda ambienteve të shkollës.

Kjo ngjarje është ndër historitë më të kobshme të përjetuara nga kombi shqiptar.

Ndaj, Ajgeraj, si një personalitet i letërsisë shqiptare, ky bir i Kosovës, e sjell me brengë, por në mënyrë të detajuar këtë fatkeqësi, që u vajtua shpirtërisht nga bashkëkombësit.

Ashtu si Aristoteli, thotë edhe Gëzim Ajgeraj:

“Gabimi ndodh në shumë mënyra, ndërsa për të bërë gjërat mirë ka vetëm një rrugë.”

Ama koha qe e maskarenjve.

     Ama, Thomas Alva Edison thotë se: Koha është kapitulli i vetëm dhe i vërtetë që njeriu ka, e që s’mund t’ia lejojë vetes të humbë, ndaj edhe Ajgeraj thotë se koha qe kundër, por ama shqiptarët nuk mundën e nuk deshën që të kundërshtonin vetveten. 

Muskujt forcohen me stërvitje. Kështu ndodh edhe me muskujt e vendimmarrjes, sepse gjatë jetës nuk përsëritet kurrë e njëjta kohë, ndaj për shqiptarët s’duhej humbur koha.

Ndërsa Majori ( “Kimisti” ) shpjegonte emërtimin.

Lexuesi në këtë roman do të njihet me detaje me të gjitha llojet e helmeve, përzierjet, ndikimet, mënyrat e përdorimit dhe mjetet deri në detaj, efektet dhe çdo detaj tjetër, që tregohet qartë se të gjitha produktet kimikate ishin helme lufte.

     Arsyeja që ky roman mban vlera të larta letrare është stili tejet i veçantë dhe i detajuar.

    Falë aftësive krijuese, por jo vetëm, edhe atyre hulumtuese e gjetjes dhe përshkrimit të çdo detaji.

     Aksionin në shkollë për hedhjen e helmit e kreu Majori dhe e shoqëronte Gjorgji, me përgatitjen tejet profesionale, ku vesh mantelin, vë dorezat, etj. 

Ku të ngjason me aktorët më të frikshëm të kinematografisë: THE SHINING DHE STANLEY KUBRICK dhe JACK NICHOLSON, si vrastarë, që tregohen, pas krimit adrenalina bën kërdinë, në zemrat e tyre ku të godet pamja e tyre prej përbindëshi. Majori e kishte mbaruar perfekt aksionin makabër, por në kohë rekord.

     Qyteti u zgjua nën alarmin e pandërprerë të sirenave e të makinave. Policia kishte shumëfishuar forcat në mbikëqyrje.

     Majori që kthehej si Ali Kimiku  (i Irakut) në Kalamegdan i gëzohet suksesit mëkatar.

     Nxënësit nxirreshin të sëmurë nga gjimnazi e makinat nxitonin t’i çonin drejt spitaleve e klinikave, ku atje u mbylleshin dyert me urdhër të pushtetit.

     Akuzat shkonin në drejtim të shtetit të Serbisë. Edhe pse nxënësit kishin simptoma deri në alivanosje,s thuajse pa vetëdije, autoritetet as që donin t’ia dinin.

     Në brendinë e librit gjenden detaje të frikshme se si mundet njeriu të bëjë luftë deri në vdekje të ngadalshme ndaj fëmijëve - sa shpirt katilë!

Pena e autorit sjell shqetësimin kombëtar mbi mbylljen e ngjarjes apo tjetërsimin e veprimeve.

Aktorët e Kanës quheshin nxënësit e sëmurë e, madje, po jepnin shpirt.

Botës ia mbuluan me çudira!

Së fundmi, shqiptarët luftuan me të gjitha forcat e shpirtit dhe arritën të dërgojnë mostra në klinikat e Evropës e të zbulohej përmes analizave edhe lloji i helmimit.

     Televizori shqiptar në Tiranë jepte skena rrëqethëse për fëmijët e sëmurë në qytete të ndryshme të Kosovës. Kështu edhe mediet botërore po bënin po të njëjtën gjë. Lajmet për helmimin e fëmijëve të Kosovës morën dhenë. 

     Me durim, përkushtim, këmbëngulje, prova e fakte, me përballje, por të vendosur në luftën e tyre për drejtësi e liri, populli i Dardanisë është ndër popujt më vitalë të Evropës.

“Puna është kundërhelmimi i dhimbjes, burimi shëndetit dhe i pasurive për individin, shkaku kryesor i madhështisë dhe i prosperitetit të një kombi:  Paolo Mantegazza”.

Kështu që jo më kot thonë: “Askush nuk vdes pa e mbushur misionin e vet”.

     Autori në këtë roman artikulon ngjarje e situata të vërteta, personazhe tejet negativë e keqbërës, të veshur me petkun e pushtetit dhe gëzofin e çakallit, por të identifikueshëm brenda atij realiteti të hidhur.

     Formati i këtij romani e ngre Gëzim Ajgerajn në piedestalin e historisë së letërsisë bashkëkohore shqiptare për shkak të stilit romantik. 

     Të gjitha së bashku ia japin versionin e pagjumësisë dhe këmbënguljes, që bashkëkombësit të vetëdijesohen për të bëmat e komshiut verior, por jo vetëm.

     Shkrimtari kërkon të shkojë më tej, pra kërkon që bota të njohë të vërtetat e hidhura mbi atë komb që di të vrasë me “çdo lloj arme” a forme, si një pjesë e botës së egër dhe brutale, të cilat më së miri e në mënyrë perfekte paraqitet në  romanin: HELMIMI.

     Ajgeraj e mëshiron popullin e tij ndaj hallet ia qan me Penë.

Roman tejet interesant i shkruar me ndjenjë e brengë në shpirt për fëmijët e mëmëdheut, sepse ua dëgjoi rënkimet, ua ndjeu dhimbjet e ua dëgjoi zërin, por edhe zemrat tek rënkonin e nënat tek qanin e mallkonin.

Vatrat tek lëshonin klithmën e tmerrit.

      Edhe malet oshtinin siç ia lëshonin zërin njëra - tjetrës e piskama e kuja qenë bërë një.

Bota ua dëgjoi rënkimet!

E gjitha - një shkrimtar shumëdimensional.

      Gëzim Ajgeraj na sjell një letërsi që ushqen mendim, ndjeshmëri, spiritualitet te lexuesi, sigurisht që meriton vëmendjen dhe kritikën vlerësuese e largpamëse të mjeshtrit.

     Si personalitet i letërsisë shqiptare, për fjalën, si dhe për veprën e çmuar që i arkivohet historisë së jetuar kombëtare dhe popullit të pamposhtur dardan dhe Kosovës martire.

 

                  Lezhë, janar 2021

 

R e c e n s i o n

 

Gëzim Ajgeraj:ROMANI MISIONI I KRIMINELIT 

 

Dikush largohej e të tjerë misionarë të krimit vinin mbi tokën dardane, ndaj kjo marrëzi e krimit vazhdoi jo më pak se një shekull.

     Serbia i ngarkonte me detyra të rëndësishme njerëzit e saj të besuar, pasi ata përgatiteshin si kuadro dhe ekspertë të kriminalistikës, ku idetë e tyre i vinin në funksion në mënyrë shkencore e drejtonin me profesionalizëm dhe në mënyrë tejet specifike, për ta shfrytëzuar në fushën e kriminalistikës mbi popullsinë shqiptare në territorin e Kosovës.

     Veprimtaritë kriminale shtriheshin në çdo skaj, sipas ndarjes administrative, por në mënyrë tejet të konsoliduar me metoda bazë dhe uniform me pjesët e tjera administrative, madje me teknikë djallëzore, që mund ta ketë kriminalistika globale. Të tilla i sjell simbolikat e ngjarjeve Gëzim Ajgeraj në romanin e tij.

Grupe të tilla kriminale shtetërore të drejtuara nga shteti i Serbisë kanë funksionuar në çdo kohë, por ama nuk kanë reshtur së nënshtruari, por dhe së infiltruari nga masa popullore, me hir a pahir kanë dhënë informacionet e ilegales.

Populli thotë: “Më mirë djepi thatë se djalli në djep”, por nganjëherë: “Toka fort dhe qielli lart” kur s’ke seç ndryshon.

     Kriminalistika si shkencë e studimit të gjurmëve të krimit në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimin e tyre në laborator, me qëllim zbulimin dhe identifikimin e autorëve, ndërsa në rastin konkret shteti i Serbisë këtë kontingjent të specializuar mbi zbulimin, ishin vetë krimi i gjallë në Kosovë.

“Të kesh zili është njerëzore, thotë Schopenhauer

Ama të gëzohesh me fatkeqësinë e tjetrit është djallëzore!

Unë them se të dyja janë të rrezikshme, pasi anojnë në njërin krah dhe hendeku thellohet”.

     Kështu, si shumë e shumë romane të tjerë, autori i romanit: “Misioni i Kriminelit”, shkrimtari Gëzim Ajgeraj, si breshëri sjell plot histori trishtuese, ku pikas, jo vetëm lakmia e Kolonelit për Kosovën, por e një shteti të tërë siç është Serbia, që gjurmët e luftës, egos e të lakmisë së tyre u përçuan mes luftërash dhe legjendash e historive të pafundme në harkun kohor 100- vjeçar.

Koloneli, i cili arriti në Shtabin e Ushtrisë, në qytetin jugor të Kosovës, u njoh me zhvillimet e atjeshme. Por, fakti që ushtria e tij po e humbte kontrollin e fuqinë, por dhe optimizmin ia zbehu disi buzëqeshjen, megjithëse s’po e pranonte faktin.

Arsyet diheshin pasi NATO dhe UÇK ishin në terren. UÇK po fuqizohej.

Në faqet e këtij romani gjeni me saktësi për dëmtimet e mëdha që kishte pësuar ushtria serbe nga sulmet e NATOS, në baza ushtarake, në pika e kazerma apo edhe teknikë ushtarake.

     Para Kolonelit, oficerët po mburreshin me masakrën e Korishës, pasi informuan për sulmin mbi stacionin policor, ushtria serbe popullon stacionin me popullsinë shqiptare para bombardimit të NATO-s, ku u vranë të gjithë.

Kështu kishin parim pastrimin në lagje të ndryshme.

     Nga mosinformimi, shqiptarët ndjeheshin të pambrojtur. Gjokset e tyre qenë mbushur me ndjenjat e përbuzjes. 

Siç e thotë autori me Vërrinin e zbatuan taktikën e “Tokës së djegur”, ku vranë, prenë, gra, fëmijë, pleq e plaka.

     Dogjën e rrafshuan gjithçka me tokën, sepse ishin të panënshtruar për qeverisjen serbe. Janë të tërbuar shpreheshin për vërrinasit. Përshkrimi i gjendjes nga Majori e mrroli Kolonelin deri në zemërim.

     Autori sjell në detaje veprimet e Kolonelit në vijimësi. Ai bëri shpërndarjen e dosjeve sekrete nga Beogradi me pika referuese, si largim të popullsisë nga qyteti e mbulim me forca serbe. Planet ishin detajuar të gjitha. Urdhrat për ekzekutime e fshehje krimi ishin dhënë: djegie e shkatërrim në masë. 

     Ajgeraj pohon se shqiptarët e Kosovës janë identiteti ynë kombëtar, pasi kanë ditur të bëjnë luftëra e histori, që do të ruhet për shkak të sakrificës sublime të jetëve të dhuruara për Atdhe e Komb, ku kaloi plot një shekull përmes turbullirave, sprovave, dredhive, djallëzive të pafund të një pushteti të lig e të egër, vrastarë e grabitqarë mbi Kosovën për shkak të rrethanave në të cilat ka ekzistuar.

     Nuk ka qenë Kosova pjesë e pushtetit më asnjë segment, por kombi ynë, thotë Ajgeraj: afirmon vlerat më të larta fisnike e nacionale, duke qenë i vërtetë deri në fund. Me thelbin e ekzistencës shqiptare dhe me bazament të shëndoshë për ta ndërtuar Kosovën e sotme dhe të atë të nesërme.

     Megjithëse NATO qe në territorin e Kosovës, Koloneli ngrinte dolli për Serbinë e Madhe.

     Dëshira për të soditur bukuritë e qytetit po e guduliste lëkurën e Kolonelit, ashtu si gjithë tipat monstruozë, që bartin petkun e Serbisë.

Krenaria jonë do të rritet në kohë të shkurtër. Ky qytet do të mbushet me elementë arkitektonikë nga historia jonë, - tha Koloneli, duke buzëqeshur.

Ekzistenca e Shtëpisë së Lidhjes dhe busti i Abdylit e i Ymerit sikur ia rralluan rrahjet e zemrës, por, edhe një njomake flokëzezë atypari, në rrugën kryesore gjatë shëtitjes, por tufa e langonjve që e shoqëronte të paudhin, habitshëm flokëzeza u gjend në dhomën e hotelit të Kolonelit, akoma pa arritur ai,- ajo si e zënë rob qe.

Tokën, qiellin dhe ajrin ia patën grabitur Kosovës e bërë njësh për Serbinë.

     I sprovuar në komplote ushtarake Koloneli dhe përvoja që kishte i ngjallte çdo lloj dyshimi, edhe brenda rrethit të shokëve, qoftë për bindje politike a për pozita, ndaj tregohej vigjilent. 

     Alfa dhe Omega e Gëzim Ajgeraj janë përdorimi i stileve dhe inovatorit, pra zbulimi dhe përdorimi i stileve të reja në çdo zhanër.

Në roman autori sjell rikonjicionin e fshehtë të llojeve të veçanta dhe vëzhgimin e kriminelit nën optikën e shkrimit mbi roman .

Dislokimin e forcave serbe mbi ato shqiptare dhe fortifikimin e tyre.

     Sjell në detaje kohëqëndrimet e agjentit (Kolonelit) dhe gjithçka, madje çdo sajesë përtej perdes së hekurt. Por, dhe kapërcimin e vështirësive nga forcat e pambrojtura shqiptare, nga ai regjim tejet i egër e djallëzor.

Një turmë të rinjsh para syve i djegin Shtëpinë e Lidhjes apo armatosja e tyre me automatikë dhe shkorpion hapur sheshit s’përbënte lajm. Të brohoriturat: “Vdekje shqiptarëve, do t’ua presim kokat, do t’i djegim të gjithë, të gjithë në Albani, Kosova është e jona”, as që bënin përshtypje.

     Mungesa e propagandës e kërbaçi mbi shqiptarët nuk mungonte. Të gjitha lëvizjet e mëdha në koordinim cilësor, të angazhuar kundër së keqes, kanë sjellë, rrjedhimisht, përparime, me mendime të pjekura e inteligjente e të dobishme, me energji pozitive e konstruktive.

     Takimi i Kolonelit me Popin e Kishës Serbe, qe destruktive për popullsinë shqiptare.

     Njëri nga operacionet më të përmendura të spiunazhit sovjetik para e gjatë Luftës së Dytë Botërore me të drejtë konsiderohet veprimtaria e rrjetit zbulues në Lindjen e Largët, të cilën e drejtonte Rikard Sorge, gjerman me origjinë, korrespondent i gazetës: “Frankfurter Cajtung” në Tokio. Me zgjuarsi ai shfrytëzoi lidhjet me bashkëqytetarët e vet në Ambasadën Gjermane në Japoni dhe arriti të marrë detyrën zyrtare të atasheut për shtypin.

     Të njëjtë, thotë Ajgeraj arritën dhe shqiptarët të mprehtë si shqiponja, të cilët luftën për mbrojtjen e trojeve stërgjyshore e vazhduan në mënyrë shumë bindëse, karshi atyre forcave që i ngjan sistemit të Pol Potit në Kamboxhia.

Masat për largimin e popullsisë nga trojet e tyre, marrja e pasaportave e targave dhe e gjithë dokumentacioneve ishin plan konkret

     Pati drejtim e udhëzime nga forcat e UÇK-së. Ata bij pikë sokolash, pa u dridhur syri as mendja, zemra i shtynte përpara luanët e shqipes pa çka se të pakët në numër, thotë Ajgeraj ata i caktonin synimet e tyre dhe përparësitë në varësi të rëndësisë.

Shumë histori në të njëjtën kohë reale.

     Udhëheqja nga ana e qendrës qe e domosdoshme, por asnjë çast nuk mund të zëvendësonte pikat në bazë, e gjitha kjo përballë një sunduesi shekullor me pushtet suprem. Muzikaliteti dhe lakonizmi i Penës së Gëzim Ajgerajt, harmonia me ngjarjet reale dhe pasqyrimit beson se në këtë roman, shpirti ndizet i tëri, janë gurë xhevahiri me qëndrueshmëri të plotë deri te themelet krijuese.

     Lexuesi gjen në krijimtarinë e këtij shkrimtari çdo gjë që i nevojitet për informim brenda të gjitha zhanreve të letërsisë bashkëkohore shqiptare, pasi me Penën e Tij, përcolli përmes 170 librash të zhanreve e gjinive të ndryshme e stileve, gjithashtu, me informacion të bollshëm, por edhe cilësor, që e bën lexuesin të gjejë rehatinë brenda zgjedhjes.

     Koloneli qe e treta gjeneratë ushtarake nga familja që sundonte mbi Kosovën.

Pranvera e vitit 1999, shqiptarët po i përzinte nga trojet e tyre stërgjyshore në drejtim të Shqipërisë, ku kolonës së shqiptarëve u kanoseshin lloj-lloj rreziqesh.

Koloneli urdhëroi caktimin e pikave të mbrojtjes, hapjen e istikameve. Në kodra  vendosej artileria e gjithë potenciali ushtarakë.

Të tregoheshin vigjilent ndaj forcave këmbësore të NATOS. 

Nga Pashtriku deri në Sharr të popullohej me forca të ushtrisë serbe.

     Koloneli e Majori prisnin fitoren e Serbisë së Madhe dhe në një nga kodrat e qytetit të ndërtohej një kala me eshtrat e shqiptarëve, si ëndërr teorike po shfaqej mendimi.

Me të mbaruar fjala, si breshëri prej qielli, një rrebesh plumbash i fuqishëm plot tym e flakë seç e mbuloi makinën.

     Vrasja e Kolonelit dhe e Majorit, si dhe fitorja e asaj mbrëmjeje që kishte mësyrë Vërrinin, atij fundmaji, sikur shkëlqente më shumë dielli i ngrohtë mbi emblemat e qëndisura në uniformat e UÇK- së.

Ushtarët këndonin këngën: Për Mëmëdhenë!

     Ashtu si Winston Çërçill në librin e tij mbi historinë e Luftën e Dytë Botërore i quan “Shtriganë të Luftës” sinjalet e Berlinit dhe përfundon rrëfimin e vet me fjalët: “Nëse shkenca britanike nuk do ta kishte treguar epërsinë e vet mbi gjermanët dhe nëse rezervat e saj të fshehta nuk do të ishin përdorur me sukses në luftën për jetë a vdekje, do të kishin pësuar një disfatë shkatërruese e më pas thjesht do na kishin asgjësuar.

     Kështu që mënyra dhe stili i këtij romani e bën kaq të veçantë këtë shkrimtar, jo vetëm në stile të ndryshme të romaneve, por në të gjitha zhanret dhe stilet e çdo zhanri.

Në këtë rast mund të flas për kombinimin e suksesshëm të metodave klasike të mbledhjes së informacioneve me vlera të jashtëzakonshme, duke përdorur  kriptograme tejet specifike të shifruar.

     Uroj që Pena e Artë e shkrimtarit mos të ndalojë kurrë e boja mos t’i shterojë, madje, të vazhdojë në kultivimin e artit të të shkruarit!

 

                     Lezhë, janar 2021

 

R e c e n s i o n

 

MOTET E ANTISIMBIOZËS NË NJË ROMAN

 

Gëzim Ajgeraj: SERBOARMATOSJA

 

Vitet sa vijnë dhe ikin me shpejtësi, por vuajtjet, brengat, heroizmat apo të bëmat deri në sublime as që veniten në mendjen e një populli, ama gjurmët e historisë mbeten aty përjetësisht. Po ta krahasojmë nga ana fetare gjendet e shkruar në Bibël: “Biri i Zotit u flijua për njerëzinë”. Ashtu siç ndodhi edhe për Kosovën martire, por luftën dhe penën e patën gjithnjë të pandarë.

    Ama edhe në romanin: SERBOARMATOSJA, shkrimtari në mërgim, që shpirtin kurrë s’e ndau nga Atdheu dhe përjetimi i halleve të tij, tashmë jo vetëm shkrimtari e miku i Penës dhe i të gjithëve, Gëzim Ajgeraj vjen me rrëfimet e trishta, ku pasqyron atë pjesë të errët të shoqërisë, vuajtjet e mjerimet deri në sakatosje nga dora gjakatare e armikut shekullor, nuk patën të sosur.

     Krahas këtyre mënyrave të pashembullta, që përjetoi populli i Kosovës tregon dhe guximin e pamat, trimërinë e zgjuarsinë e një populli që nuk duron zgjedhën e huaj, dorën gjakatare apo përbaltjen mbi Kosovën, që shpirtin e dhanë pa u frikësuar, ashtu siç vërtet janë shqiptarët.

     Të tillë janë ai popull heroik që ndër luftëra e histori u flijuan për atdhe e komb, duke u kthyer në legjenda.

     Autori në këtë roman sjell ngjarje reale nga personazhe negative, përballë një populli autokton me ndikim e fuqi shkatërruese mbi Kosovën e kosovarët.

Autori kryesor në roman na vjen Millani, një autoritet policor me dorë të hekurt nga Kalamegdani, ndaj thuhej se do të realizonte të gjitha memorandumet e paraardhësve për zgjerimin e fuqizimin e shtetit të tij.

     Egërsia në raport me shqiptarët ishte e madhe. 

     Shqiptarët i kishte vënë si qytetarë të rendit të fundit, të cilët s’duhej të kishin as shkolla, as liri, shtypje në masë, duke përdorur forma e duke hapur shtigje që të emigronin në vende të tjera.

Jeta t’ju bëhej sa më e hidhur.

Dhe, gjenin forma të mbushullonin pakicat serbe në Kosovë, që të pajiseshin me armë.

     Ky fakt, që ngjasonte me skena teatrore, shpaloste programe me erë lufte mbi popullsinë e pambrojtur shqiptare, ku turma serbe seç popullonte sheshet.

     Meqë ka përjetuar histori të shumta e bën akoma më të ndjeshme ndaj gjendjes dhe situatës, ku gjendej shoqëria dardane, ndaj sjell atë mllef, në raport me kohën si një protestë që s’mund t’i harrohen kurrë nga brezat, ndaj edhe i kundërvihet kohës me anë të kujtesës.

     Por, sjell edhe të ushqyerit e shpresës dhe frymëzimit të popullit, që ajo ndjenja e dëshpërimit, e cila rrinte si mjegull mbi kokë, gjeti forcën e fuqinë e bashkimit për të qenë krah njëri- tjetrit, për të avancuar jetën, për ta parë përtej vështirësive dhe situatave të caktuara.

Shqetësimin e përhershëm e sjell si një konsideratë të plotë, që vetëm shqiponjat e kanë parim e mbrojtje ndaj hera -  herës edhe mes stuhive më të fuqishme e shihnin veten në avantazh, kjo cilësi e mbjellë në deje dhe gjak të shqiptarizmit.

Autori me të drejtë i konsideron aq vital, jo vetëm për faktin se është personalitet i tillë, por sepse bashkudhëtarët i do e i vlerëson për virtytet e larta, që posedojnë me shumë personalitet e tipare të theksuara atdhetare.

     Ky roman na sjell atë pjesë të errët të historisë së popullit vital të Dardanisë, atij populli që e donte jetën, e përqafonin atdheun me dashuri e forcë shpirti, ndaj lehtësisht bëhej fli për të kur të ishte e nevojshme.

     Millani, si një udhëheqës fuqiplotë policor, ishte i zotuar të zbatonte planet dhe programet e Kalamegdanit puçist, ama si njeri i përbetuar qe i pangopur në realizimin e tyre dhe si njeri me shpirt bishe, që asnjë lidhje s’pati me qenie njerëzore. Jo vetëm i pashpirt, por me plot gojën ishte një qenie mishngrënëse dhe dukej hapur pangopësia tej mase tek ky përbindësh monstruoz, pasi vartësit e tij as guxonin të debatonin,  por  thjesht të pohonin me një tundje koke.

     Ai u kërkonte vartësve zgjimin e popullsisë së tij, pjesëmarrjen ndër mitingje, ku dominonin thirrjet e furnizimit për armë.

Autori sjell vlerësimin e qartë të tyre se përmes mitingjeve:

“Kërkesa e pakicës për furnizimin me armë do të bindnin opinionin botëror se politika e viktimës është arma më e fuqishme për realizimin e interesave tona strategjike”, - thoshte Millani.

     Kështu që populli shqiptar i Kosovës ishte i vetëdijshëm se nga Kalamegdani Evropës po i vinte një Hitler i dytë, ndërsa Ballkanit, kasapi gjakpirës i Karpateve.

     Autori sjell në vëmendjen e gjithsecilit, protestat e pakicave serbe dhe të qytetarëve të shtetit AVNOJIT, ku koha qe favorite për ta, teksa studionin planin e armatosjes së pakicës sunduese serbe, por me fuqi të madhe sunduese, ndaj dhe mediumet gumëzhinin për armatosje nga ana e tyre.

Gjenocidi kundër shqiptarëve në sy të gjithë botës po kamuflohej.

Autorit, të cilit ndjenja e atdhedashurisë e përgjunjë, shprehet se populli heroik i Kosovës kurrë s’e lejoi veten të joshej.

     Por, i bëri ballë kurtheve, duke u mbajtur, madje, e duke vlerësuar edhe gjërat më të vogla, ashtu si Napoleoni me strategjitë e tij, i cili interesohej nga afër për veprimet e policisë dhe të administratës, detyrimisht do të përdornin edhe dinakërinë pasi gjendeshin në realitetin e përditshëm të preokupuar për të pasur çdo gjë para syve.

     Vigjilenca tregohej nga mbështetja popullore, ku autori e sjell romanin mbi pikëpamje shumë reale dhe interesante, ngjarje, që mund t’i krahasosh me parimet e të mëdhenjve: Gonzalesi, Miterani, Aznori apo Shiraku, që nuk hezituan aspak të bënin spastrime për të detyruar rivalët të heshtin, ndaj këtë pikëpamje populli e kuptonte dhe ishin të qartë sa drita e diellit që bie.

     Ashtu, siç ishte Napoleoni “i rrallë për të ditur dhe i madh për të urryer” është edhe Pena e të madhit, Gëzim Ajgeraj, realist i ftohtë për të pasur iluzione, por tepër i saktë mbi realitetin.

    I shtohen dy personazhe tejet negative historive të trishta mbi shqiptarët, që i ndeshim në roman, siç janë: Nishlia dhe Prokupaci, këta vampirë, që në deje ju vlonte gjakpirja, si të ishte për ta nga një gotë “shlive”.

Që agjentët ishin nacionalistë të përbetuar dhe se dufin që e kishin do ta shfrynin mbi shqiptarët, ky fakt e lumturonte pafund, Millanin.

     Detyrat që merrnin përsipër i kryenin me përpikëri, ama si snajperistë të përsosur, kryenin lehtësisht vrasje mafioze, ku adaptonin preferencat e ndanin neveritë e tyre.

     Vrasjet në turma, burgosjet, izolimet, torturat e dhunimet në forma të ndryshme, qe bërë e padurueshme ndaj, shqiptarët, në masë protestonin pareshtur me parullat: “Duam të drejtat tona, duam liri, barazi, Kosova Republikë!” etj.

     Ndaj, kjo sjellje e shqiptarëve ishte vdekjeprurëse për pushtuesit.

Mediet e huaja trumbetonin se atje flitej për shfarosje të popullsisë shqiptare.

Vrasjet a plagosjet, që kryenin në demonstrata nga dora barbare serbe, të cilat i kryenin nga pikat strategjike të qyteteve urdhëronin të mos i mbante spitali për shërim, ashtu siç ndodhi në Spitalin e Prizrenit, pasi kundërshtimi nga mjekët që iu bë kryeudbashit, e shpagoi disa ditë më pas me jetën e tij, mjeku shpirt shqiptar.

    Autori në këtë tekst sjell raste rrëqethëse e veprimtari ekstra kriminale, që i bëheshin një populli autokton në sytë e gjithë botës, që bota veçse sa bënte sehir.

Gjuajtja e fugonit të policisë serbe nga “veglat udbashe”, me qëllim që të akuzoheshin shqiptarët ndër media për vrasje, plagosje e dhunë “gjoja” ndaj serbëve, tregon autori.

     Gëzim Ajgeraj me shpirtin plot patriotizëm e penën që nuk pushon kurrë me mllefin që ndër dekada e ka kamufluar, por dhe si veprimtar nga emigrimi s’ka si të mos i njohim mirë ngjarjet e errëta, që u zhvilluan në atdheun e tij. Por, edhe pasqyron vigjilencën e jashtëzakonshme e trimërinë e pamat, atdhetarizmin e pashoq të bashkëkombësve të tij, që luftën kurrë s’e ndalën e pushkën s’e larguan nga trupi edhe pse ky popull i vogël në numër e pa mbështetje bën që jehonën e tyre ta dëgjojë i gjithë globi.

     Armatosja e popullsisë, serbe dalja e tyre hapur me armë rrugëve e shesheve veçse acaroi deri në kulm marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve.

     Fakti se Prizreni ishte afër kufirit me Shqipërinë e shqetësonte Millanin, por popullata shqiptare e serbe u nda në dy taborë, të armiqësuara gati në shkëndijat e luftës.

Thirrjet e popullit trim e heroik të Kosovës: “Liri, demokraci, republikë, poshtë Serbia, Serbia jashtë Kosovës, poshtë kolonializmi, poshtë aparteidi”, janë thirrje që vinin nën zhargonin e tmerrit ishin të vazhdueshme e me zë të lartë, aq sa do të dëgjonte dhe Evropa e Amerika, por ama darët e shtetit shtrëngonin fort.

Bisedat veçse sa shtonin temperaturë e kahja ecte drejt acarimit.

Dy ishin opsionet më të arrira për Millanin, që popullsia shqiptare të largohej nga Kosova:

E para, opsioni i pajisjes së shpejtë të popullsisë me pasaporta, që ata të zgjidhnin si shpëtim Evropën.

E dyta, armatosja e popullsisë serbe, ku pakicat serbe shëtitnin lirshëm nëpër qytete me kallashnikovë në duar apo shkorpionë e revolverë, e dukshëm përdornin dhe uniforma lufte dhe mbillte atë imazhin e frikës te popullata shqiptare.

     Gjithashtu, realizuan gjithë ato rrjete të reja brenda e jashtë qytetit.

Situata filloi t’ju rrëshqiste me formimin e grupeve guerile për fronte të rezistencës, për bashkim dhe fillim të armatosjes.

UDB-ashtë shkonin e vinin ndër poste, por siç e thotë autori:

Popullatës shqiptare pak ose fare s’i bënte bujë kush shkonte apo kush vinte. Të gjithë kolonët njësoj ishin okupatorë, ndërsa shqiptarët kush të shkonte a kush të vinte kurrë nuk do t’i nënshtroheshin atij pushteti të huaj e okupator. Shpresën për çlirim as që e shuan kurrë, përkundrazi e shihnin lirinë më afër se kurrë.

     Ilegalja frymonte atdhetarizëm.

     Në këtë roman i tëri historik me ngjarje reale, madje, shumë të trishta e çnjerëzore vjen si një panoramë e sakrificës sublime, që populli shqiptar e përjetoi ndër shekuj, e sidomos nën pushtimin okupator serb rreth njëshekullor plot dredhi, luftë, të bëma, ngjarje historike e trille  të pafund.

    Por, shqiptari ka forcën, vigjilencën, atdhetarizmin, që i përndrit si rrallë popuj të botës.

Gëzim Ajgeraj këtë roman historik e solli për gjeneratat që vijnë, pasi atyre ju takon të gjykojnë historinë.

      Lavdia ju takon të rënëve që nuk u kursyen për asnjë çast e arsye, gjithsesi, për ata ishte vlerë Atdheu e Kombi.

      Përulja i takon me meritë atij populli heroik plot vlera atdhetarie e virtyte njerëzore.

     Nderimi shkon për Penën e ndritur të kombit, që s’diti të ndalojë as nuk pushon së shkruari brenda lëmit të letërsisë, madje, historinë për Vërrinin madhështor, Prizrenin historik dhe Kosovën legjendare e ka si një ushqim të shpirtit, duke ua lënë gjeneratave që vijnë si “relikte të dhimbjes”, me qëllim që brezat që do të pasojnë, do ndjekin me përparësi gjurmët e të parëve.

 

                       Lezhë, shtator 2020

 

 

R e c e n s i o n

 

Gëzim Ajgeraj, romani: ROB 

 

Jeta në robëri edhe nën qiell të hapur qenka burg...!

Mbrojtja e kullave stërgjyshore dhe e Atdheut qe detyrë e popullit mbarë të Kosovës! Ngjarjet e njëpasnjëshme përbëjnë gamën e madhe me fuqi të pamatur në luftën shekullore dhe nxjerrjen në pah të forcës, traditës e të besës së shqiptarit të pathyeshëm përpara vështirësive, por dhe përpara armikut më të përbetuar që pati dheu, të bëmat e historitë dypalëshe nuk mund të t’i përshkruajë as Pena më e stërvitur, por...

     Pena e shkrimtarit, poetit, dramaturgut, tregimtarit të etnosit etj., përfundimisht njeriut që di të sjellë risi, gjithnjë e më fine në letërsinë shqiptare e pasuron atë çdo ditë me informacione të reja, të cilat do t’i shërbejnë brezave të ardhshëm, përmes informacionit mbi ngjarjet e rrethanat dhe ndodhitë e së shkuarës, të popullit më të vuajtur në Evropën Juglindore, siç është populli trim, heroik e atdhedashës - ai i Dardanisë dhe i Kosovës martire.

     Zjarri i pushkës vazhdoi udhëtimin njëshekullor të plotë “o vdekje o liri”, por vendosmëria e tyre nuk llogariti dëme materiale. Nuk njohu paqe me të paudhin, nuk i shkeli virtytet, por qëndroi krenar ashtu si vërtet janë shqiponjat. Ndaj, populli i Kosovës dardane meriton çmimin më të lartë të universit, por, gjithashtu, edhe Pena e të madhit, Gëzim Ajgeraj.

     Plaku Tafë Vërrini u ngrit herët atë mëngjes, vizitoi dhomat nëse kishin ardhur djemtë atë natë. Me të dalë në oborrin e kullës, arriti Shpendi dhe i udhëzoi familjarët që ta braktisnin shtëpinë.

     Shpendi mori gjyshen mbi supe e të atin dhe iu drejtuan pyllit, atje majë kodrës në strehimore, ku nëna me pjesën tjetër të familjes morën rrugën e luginës së fshatit për t’u bashkuar me pjesën tjetër të popullatës, kështu do të largoheshin nga zona e luftës.

- Zoti qoftë me ju pëshpëriti nëna e pushka top iu bëftë, - tha ajo dhe u larguar e zhytur në pikëllim, por i ndiqte me bisht të syrit.

Eh, lufta mendoi ajo!

     Mendonte kohën kur i shoqi pati marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore pasi kujtonte fjalët e Tafë Vërrinit, që kishte thënë: më mirë të vriteshim aso kohe se sa të jetonim në komunizmin serb.

     Bjeshkët gjëmonin e jehona përhapej fuqishëm. Tafë Vërrini bisedonte me nënën e tij mes gjithë atyre gjëmimeve e mendja i fluturonte te djemtë. 

Besonin në fjalët e Shpendit dhe lirinë.

Ushtria serbe nuk kursente pozicionet e ushtrisë. Ushtria serbe nuk kursente pozicionet e ushtrisë, shtëpitë e fshatit, lëvizjet e njerëzve, bagëtitë e gjithçka të gjallë mbi dhe. Plakut Tafë iu kujtua një varg për lirinë: “Ajo e ka shkëlqimin e diellit”, ndoshta në këso kohe do të ishte shkruar ai varg.

Dridhmë e ankth ia përshkonin trupin Tafë Vërrinit për gjithçka që po ndodhte, por mendja i shkonte te Shpendi e Shpëtimi, që gjendeshin në vijat e frontit, në luftë kundër armikut. Kujtonte porosinë e Shpëtimit: Kujdesuni për vete, ne kemi armët në dorë, do të vazhdojmë luftën, kemi menduar edhe rënien.

Lufta për atdhe kërkon gjak, dhe Kosovën do ta ndërtojmë. 

Sjell një thënie të MIGUEL DE CERVANTES:

“Mbi majat më të larta godet rrufeja, e ku i bëhet më shumë rezistencë bën dëme më të mëdha”. Kështu ndodhi me Vërrinin,- thotë Ajgeraj, ama me Penën e tij sjell çaste tejet tronditëse për ato ditë të vështira në gjithë brendinë e tyre, ngjarje origjinale e tejet rrëqethëse, ku del në pah dëshira e madhe e lufta e pashoqe për liri të Atdheut, ku nuk kursyen asgjë. Autori sjell hollësisht mendimet që silleshin në mendjen e trazuar të Tafë Vërrinit mbi pjesëtarë të familjes e fshatarët, por dhe themelet e fshatit që po dridheshin nga artileria e rëndë e forcave armike apo edhe trimat e UÇK- së, në ditë të vështira, e gjithë komplekset që sillte situata, por plaku Tafë Vërrini vetëngushëllohej, kur mendonte se dy djem i dha Kosovës, por edhe një djalë që kontribuonte nga mërgimi.

Mes zjarrmisë dhe etjes, Tafë Vërrini, iu drejtua ujit atje në përroskë, tregohej i kujdesshëm në vëzhgim, por ato çaste të shtënat nga një grup ushtarësh serbë tek kthehej mes lëndinës gjysmë metri e ndan nga plumbat.

Ai dinte rregullat në raste të tilla dhe i vuri në zbatim më së miri - në vetëmbrojtje. 

Luftë e ashpër zhvillohej mes bjeshkëve. 

Fshati qe mbushur me tym. “Kur njeriu përjeton ankthin,- tha Tafë Vërrini nuk paska kohë të mendojë për të, edhe kur kalon - frika mbetet, - tha plaku Tafë dhe udhëtonte ndër mendime, ama ngjarjen e rrezikshme ia rrëfen nënës. Dita u mbyll mes krismash e ankthesh e dielli e kishte kaluar Pashtrikun e dukej si një topth i kuq në sosje - atje prapa bjeshkëve.

Nata e veshi mantelin e zi.

Hëna e vazhdoi udhëtimin, yjet ndriçonin.

Nëna shqetësohej që Shpendi s’po dukej.

-Luftë është, - tha Tafë Vërrini, tek ngushëllonte të ëmën dhe lëvizjet duken të rrezikshme.

Autori tregon se këta dy njerëz, pra, Tafë Vërrini e nëna e tij ishin dy njerëz që shpirtrat e tyre i përkasin Lavdisë së Perëndisë, pasi asaj mbrëmjeje mes qindra bisedash flisnin edhe për fisnikërinë që ishin këta engjëjt e Zotit, ku besonin se shpirtrat e tyre i përkisnin asaj mbretërie.

Tre luftëra kishte përjetuar nëna e Tafë Vërrinit:  atë bullgare, Luftën e Dytë Botërore dhe atë të Serbisë, ama kishte shumë për të thënë.

-Të zitë e ullirit pamë,- tha nëna - na merrej mielli në magje, gruri, misri, besa dhe toka. Pamë e ç’pamë! Po kur pushteti udbash kërkoi armë: - E ke s’e ke, do ta pjellësh, - thoshin ata. Kobi ra mbi kulla. Gjurmët e krimit dukeshin kudo, flamurin nuk na lejuan e demonstratat kurrë s’pushuan,- thoshe ajo. 

Përjetimet e kohës, - thotë Ajgeraj i ngjajnë agimeve të ngrysura e moteve të vërejtura, që ndodh të mbulojnë diellin. Diku pritej për një ëndërr. Diku ka kapluar zymtësia për atë muranë që ish ngritur, jo vetëm në terren, por edhe në shpirt, mendësitë e ngulitura nëpër kokë, apo botë të ndara dhe brenda njeriut në vazhdimësi, ku vijon njëri pas tjetrit në seri, kod të njëjtë e dimension të njëjtë. Autori nuk sjell dëshmi tkurrjeje, por, arsye të proceseve të formateve letrare dhe historike të vërteta. Ai e sjell kaq këndshëm imagjinatën ndërthurur me realen, dhe gjithë atë univers e mbështjell në kornizat letrare dhe traditën popullore të rrëfimit. Një roman me performancë të shkëlqyer krijimi me vlera të larta përmbajtjeje dhe leximi.

Rikonstruktimi i ngjarjeve të rikthen në histori, sepse vendlindja është motiv mjaft frekuent.

Si ndikime naimjane vërejmë motivet e shpeshta të përshkruara me kolorit romantik. Në këtë linjë është ligjërimi letrar në roman, duke ndërtuar një komunikim të drejtpërdrejtë me lexuesin. Prania e fjalëve: luftë, demonstratë, të shtëna, zjarr e flakë, përmbledhin ndjenjat e frikës e të urrejtjes mbi këndvështrime të caktuara.

“Atdheu ynë është Kosova,

Tjetër Atdhe nuk kemi”.

Fitorja është e jona kot e ka Serbia.

Çdo popull që ka luftuar për liri e ka fituar atë.

-Edhe ne do ta fitojmë atë,- tha Tafë Vërrini.

-Amaneti i carëve të Rusisë do të përfundojë si mos më keq, pikërisht në luftën tonë, luftën e lavdishme të djemve të UÇK-së, - fliste nëna e Tafë Vërrinit plot krenari.

Sa më keq duket aq më mirë do të bëhet për ne. -Bota po e mbështet luftën tonë,- tha nëna, se u bindën për luftën e drejtë që po bëjmë ne. Serbia ishte vetëm okupator. -Gryka e pushkës i ndan punët me Serbinë,- thoshte plaku.

-Armiku sulmon me artileri të rënda e djemtë tanë me nga një pushkë në dorë, por me moralin e çeliktë për luftë,- thoshte plaku Tafë.

Ligësia e serbëve hidhet mbi pleq e plaka. 

Përballje me një makineri e barbarizëm serb. Ata marrin drogë dhe injeksione përpara fillimit të çdo ofensive. 

Ushtri banditësh.

Të burgosur, kriminelë, hajdutë e dhunues i sollën nga burgjet e Serbisë, i kanë përfshirë në armatën e tyre e nëpër Kosovë bëjnë krime të papara. Kjo është ushtria e Millosheviqit, e Sheshelit, e Arkanit, e Drashkoviqit dhe e Koshtunicës. Kur Shpendi i citonte këto fjalë, damarët e gjakut mbi ballë donin të pëlcitnin nga urrejtja. Krimet e tyre nuk përshkruhen me fjalë dhe shpesh e kanë mashtruar botën, sepse me para e blejnë diplomacinë botërore.

Fundja jemi në atdheun tonë e s’kemi ku të shkojmë, jemi nën qiellin tonë, në tokën tonë, Atdheun tonë.

Atdheu ynë është Kosova, tjetër Atdhe nuk kemi. Shpendi dukej i mllefosur: Çdo Serbia në Kosovë, vetëm plumba pushke, kjo i ndan hesapet me ta,- thoshte.

Në simbiozë me diturinë dhe elegancën e stilit, që sjell Gëzim Ajgeraj, përmes kthjelltësisë së argumentit, të qëndrimit kritik ndaj fenomeneve shqyrtohet optika krejt origjinale e komunikimit me lexuesin e gjerë. Fryma e idealit, si ëndërr dhe vizion lirie, autori përfaqëson mundësinë e romanit, si një cak letrar i përsosur.

Refleksi intelektual i autorit është pjesë e dialogut, e kontaktit të lexuesit, duke bërë që të kemi kohezion në aktet tona letrare, teksa bashkëshoqëron imagjinatën dhe realen me perspektivën e krijon një univers, duke u mbështjellë fuqimisht në atë letërsi dhe traditë popullore rrëfimi. Vorbulla magjike e stilit të autorit mbërthehet fort mes historisë reale, si dhe lashtësisë së vet kulturore.

Stili oratorik në tisin romantik shkon deri në modelin e gjendjes së madhe shpirtërore, duke argumentuar qasje të forta e prekëse, të cilat vlerësohen në përflakje energjish.

Romani gjallon në kontinuitet, në trajtimin e motiveve të qëndresës, kulturës dhe traditës.

Çdo mendim i ndërthurur në këtë mënyrë i jep të drejtë studiuesit të romanit të inkuadrohet me parimin letrar- historik - kritik.

Koha me përmasat e saj moderne, është koha e lexuesit. Kohën e kuptojmë atëherë kur ta kuptojmë njeriun.

Gëzim Ajgeraj është shpirti i letërsisë bashkëkohore shqiptare, ku krijon aftësinë botëkrijuese dhe ndryshimeve te lexuesi.

Lëvizjet e forcave serbe në kryekodër linin të kuptohej, që ripozicionoheshin, ku ushtarët e UÇK- së ishin të pozicionuar. Një krismë nga blinda e ushtrisë armike, filloi ditën e dytë të luftimeve. Fshatarët kishin braktisur shtëpitë e zgjidhur kafshët nëpër haure. Hapa të rëndë po rrapëllinin në gjithë anët e lagjes. Tafë Vërrinit iu rrëqeth trupi kur në derë pa tre ushtarë serbë, që hynë brenda dhe po e thyenin e derën e po ngjiteshin kateve të saj, ku dëgjoheshin zhurma tek përplasnin orenditë brenda shtëpisë tjetër. Tjetër turmë ushtarësh u dyndën në shtëpi tek boshatisnin kullën, gjithë bazën materiale e morën e po shkonin oborrit. Nënën e zu ankthi dhe vdekja po i vërdallosej, tek lutej t’i vinte sa më e lehtë.

Tafë Vërrini mallkonte fuqinë që e kishte lënë.

Shpërthimi u ndje brenda shtëpisë, kullën e ndezën banditët. Ankthi u shtua kur ushtarët u dukën në dhomën e shtëpisë tjetër, ku gjendeshin ata.

Të veshur me skafandra e helmeta, fytyra të ngjyrosura me bojë. -Ka njerëz këtu brenda?! U ndje një zë, por me serbishte të ashpër, që plaku Tafë e njihte mirë.

-Qenka dikush brenda, - foli oficeri, duke ia drejtuar tytën plakut, Tafë. -Ju ç’bëni këtu? - pyeti oficeri.

-Jemi strehuar në shtëpinë tonë,- tha plaku Tafë e dridhmat reflektoheshin kudo. -Nga kush? Nga ju, - foli Tafë Vërrini me një serbishte që e njihte prej 35 vitesh.

-Pse nga ne? - plaku heshti.

Ushtari fliste me radiolidhje me komandën serbe. Këtu korbat, kemi dy pleq ta kryejmë këtu?- foli ushtari.

-Jo, i përdorim për mburoja në rast sulmi nga UÇK-ja.

Zemërimi e mundi frikën tek Tafë Vërrini.

Plaku qe sulmuar keq më pas njëri ushtar i vë revolverin në ballë e një tjetër i vuri thikën pas koke. -Ku i ke djemtë e tu?! 

-Në male, - tha Tafë Vërrini.

Pyetjet e sulmet shkonin shumë gjatë e në çdo detaj, por ama përgjigjet qenë alla- shqiptarçe, se nuk kishte gjë për të humbur se fundin po priste. 

Edhe nëna gojën e kishte brisk. 

Paratë që kishte ruajtur nëna, ia kishte marrë policia. Por, ata çuditshëm pyetën pse i ke gjithë këto para, ti oj plakë?!

-Për ditën e vdekjes,- u përgjigj nëna e Tafë Vërrinit. 

-Na fol për djemtë, plaku Tafë!

-Ç’të them? - tha ai.

-Janë në mal po ta mbajti shko atje, jo këtu me ne.

Tek po dilnin të gjithë nga shtëpia nëna lëshoi mallkimin mbi ta. Dielli verbohej nga tymnajat që ngriheshin qiellit. 

Nëna s’lëshonte dot hap nga mosha. 

Nëpër peizazhe të makabritetit barbarë. Plaku e ndiente ligështinë e trupit. Hapat e vogla të nënës e ndiqnin pas. Vdekja ishte më e ëmbël se ato tortura. 

-Sikur ta dija që do të kem një varr, tani do vdisja! - thoshte nëna.

Tafë Vërrinit dhe nënës së tij, në atë segment rruge nga shtëpia e tyre e ndezur flakë nga bandillët e deri në mes fshati, sytë ju panë ngjarje makabre. U gjendën para një burri trupmadh me dy thika të gjata në duar, kapelë ushtarake mbi kokë. - Do t’ju ther, - ju tha. Thikat fërshëllenin njëra me tjetrën. Do të vriteshin kush gjendet nëpër shtëpi, - qe urdhri.

Autori e sjell personazhin e Tafë Vërrinit një burrë vital dhe energjik, që s’i dridhej syri dhe i sinqertë deri në naivitet dhe trim.

Me një fjalë është vetvetja, origjinal i natyrës njerëzore, që kalon përmes vijës së zjarrit. 

Masakra nga më të padëgjuarat po ndodhnin në fshat. Para çdo ofensive, ushtarët urdhëroheshin të gëlltitnin “bonbonet” apo drogë siç i thonë. 

Kasapi që mbante thikat iu drejtua: - Hej, ti plak do të vdesësh nga thikat se vdes më kollaj! Por, ndërhyrja e oficerit vendosën që t’i mbyllin në një bodrum atypari, disa pleq.

Të gjithë i zunë rob.

Tafë Vërrini mbante pranë të ëmën, mendonte për djemtë, familjen, shqetësimi harbonte dika. Pleqtë e zënë rob i morën të shoqëruar dhe po i çonin në krye fshatit, sërish në një tjetër bodrum. 

Së fundi, fati i shoqëroi pleqtë pasi i mbyllën në xhami dhe nga aty hoxha bashkë me ta e morën udhën.

Në këtë roman, që për nga niveli artistik dhe letrar, ka vlera të jashtëzakonshme me shumë ngjarje e sakrifica, ku Vërrini është një luftë e ashpër, por dhe ferr i vërtetë, udhëton përmes shtigjeve të panjohura, galaktikash pa u shkëputur asnjë çast realitetit të hidhur, por në trojet e veta amtare.

Por, nuk harron se mbi të gjitha njeriu i jep kuptimin jetës e vdekjes, por kur duket se nuk ka më rikthim ajo zgjat dorën dhe...

Na thonë se poet lind e nuk bëhesh, por Gëzim Ajgeraj ka lindur shkrimtar, matematikisht i ka  lindur shpirti i tillë. Është e veçantë në këndvështrim, pasi përjeton ngjarjet e historitë e i mbështjell në finesën e tyre.

Harmonia midis mendimit dhe strukturës janë gurë të vlefshëm e të qëndrueshëm në themelet krijuese të shkrimtarit, Gëzim Ajgeraj.

 

                           Lezhë, më 10.1.2021

 

 

R E C E N S I O N

 

Gëzim Ajgeraj: DITARI I USHTARIT TË LIRISË 

 

Në luftën shekullore me armikun e përbetuar, populli shqiptar i Kosovës nuk reshti së luftuari, me okupatorin famëkeq -Serbinë.

Përballja me përbindëshin verior asnjëherë nuk ka qenë e lehtë e, madje, është pësuar rëndë nga popullsia vendase, e cila ishte, thuajse, totalisht e pambrojtur.

     U deshën shumë formalizma të vihen në lëvizje me mënyrat më demokratike të demonstruara, karshi gjithë botës. 

     Por, ama u desh një shekull demonstrata e tubime e deri në luftën e madhe frontale me dëme të papërllogaritshme e format më makabre mbi njerëzinë, që ishin në trojet e veta apo dëmet e shkaktuara materiale e masakrat më të tmerrshme me vrasje masive, ku, thuajse, të dukej se asgjë s’kishte shpëtim, derisa edhe toka u dogj. Fatkeqësitë s’kishin fund!

     Lufta e viteve 1998-1999, nuk mund të harrohet kurrë ndër breza. Jo vetëm ata që luftuan me pushkë në llogore, ndaj do ta gjykojë historia e kjo i takon brezave të rinj, të cilët ata e bëjnë më së miri. Trimat e shqipes që morën pjesë në çlirimin e mëmëdheut janë heronjtë e pavdekshëm nga ai popull trim e legjendar, ku zemrat e shpirtrat ju luftonin vetëm shqip. Nuk ka se si mos t’i kujtojë ushtari ditët e luftës, në llogoren, ku ishte i vendosur për ta luftuar më të keqen, armikun e shekullit, egërsirën me pamje njeriu, që vetëm njerëz kurrë nuk mund të jenë, ata kanibalë që kanë vrarë pleq e plaka, gra e fëmijë, ku shpirti i tyre i djallosur nuk kishte kufi për masakra e djallëzi të reja, thjesht për një lëvdatë apo post nga Kalamegdani.

     -Krahas kësaj barre,- thotë ushtari, bartim edhe krenari, sepse i takojmë asaj gjenerate që po e zhvillonte e bënte luftën finale për çlirim përballë armikut shekullor.

     -Kjo luftë,- thotë ushtari, kam bindjen se do t’i japë grushtin e fuqishëm për ta larguar përfundimisht nga toka dardane.

      Arsyeja e mungesës së emrave realë në tregime, është për vetë faktin se fataliteti mund të ndodhte, pra fundi tragjik, kështu që ditari mund të binte në duart e barbarëve, pasi u shkrua në vijat e frontit.

Autori, Gëzim Ajgeraj dhe Pena e tij s’ka të ndalur.       

     Përmes këtij romani sjell plot tregime nga ato ditë, që brezat i kanë akoma të freskëta, pasi shenjat janë kudo, sapo del në oborr dhe përpara hedh sytë çdo skaj e flet një histori edhe kur ngrinim dy gishtërinjtë me fjalën: “Viktoria” na mbyllnin burgjeve.

     Ajo ç’ka lexohet përmes shkrimeve imagjinare është shumë, por vlerësimi, sipas meje, bie mbi të vërtetën, sado e dhimbshme që të jetë ajo. Për atë realitet të dhimbshëm që ka gojë e flet, as presje s’shton dot dhe mbi të gjitha ndjeshmëria që sjell e përcjell mbi këto probleme kaq të mëdha të kohës së okupimit. Kur shkrimtari i ka vuajtur ca mbi kurriz, herë si përndjekje nga pushteti, e herë me kontribute nga mërgimi, pjesëmarrja e vëllezërve në luftën frontale për liri apo djegiet e gjithçkaje mbi tokë apo babai e gjyshja të marrë peng, janë këto fenomene të përjetuara mendoj unë e gjithë zanafilla, që sjell kaq shumë tregime, romane, poezi e drama, të cilat i kushtohen Kosovës legjendare dhe gjithçkaje që e formon gjithë atë gamë historie të pasqyruara në libra, që kthehen në pasuri historike kombëtare, ku duhet t’i studiojnë gjeneratat.

Këto janë efektet e Penës,

Mjeshtër.

Për sot dhe për nesër.

     Më kujtohet shprehja latine: “Njeriu për njeriun është ujk”. Por, më vjen çudi se si njerëzia edhe në kohë të modernizmit të kenë sjelljet si në epokën e gurit apo njerëzit e shpellave, ku ligësia e tyre kthehet në fuqi përmbysëse.

Aq sa helmi i saj vret.

     Si fillim i merr si njerëz luftëtarë përballë teje, pastaj tjetërsimi i shpie në shkallë të ndryshme, deri në kanibal, por fjala bie për njeri. Kjo është zotësia e shkrimtarit, ta vërtitë imagjinatën e lexuesit me lehtësi, pastaj ta çojë aty ku duhet, duke të zgjuar instinktet jetësore, duke rritur apo zvogëluar zemërimin, për të pranuar të vërtetën.

     Këtë fakt e gjen shoqëria si një lloj terapie mbi njohjen e fakteve dhe studimin e kohërave të errëta, sepse ky lloj romani nuk të mërzit, nuk të braktis, por të ushqen me ndjenjën e atdhetarizmit - të dhuron përvojat.

Po një ditë filloi vetëdijesimi, rrezatoi shpresa si burim i një fillimi ndryshe plot refleksione, ku në këtë roman depërton deri në palcë.

Në fakt, në këtë roman të ngjan se tregimet kanë shigjetë, ku dhe lexuesin e godet fort, por maja lakohet tek godet gjoksin dhe e lëkund atë.

Sërish ngrihet, sepse forca e brendshme e bën të reflektojë dhe kohërat nuk duhet të përsëriten. Ky akt është dhe depërtimi në palcën e shkrimtarit.

Për kurorë do të sjellë lirinë, ishte shpresa e çdo luftëtari të lirisë.

     Shpendi vështronte me dylbi përtej bjeshkës së Cfilenit, drejt pozicioneve armike, shkëlqimi i diellit mbi kodër sikur i ndihmonte.

     Ndërroheshin radhët e rojave, por pa asnjë të re. Vështroi Vërrinit teposhtë ishte momenti që kujtimet e rinisë e ngacmonin. Rrita ndër kulla, etja për liri, idealizmi me të cilin ishin rritur, dëshira  që një ditë të luftonte për atdhe iu përzien me realitetin e asaj shprese. Shpendi po udhëtonte atij mëngjesi të hershëm, tek vëzhgonte armikun mbi kodër. Kur jepeshin urdhra për sulm ishte i gatshëm. 

     Kthimi i djemve nga mërgimi, përveçse ishte gëzim për familjet, ishte forcë e re për djemurinë militare, që printe radhën në vend.

     Shkelja në zonën e lirë s’i përmbanin dot lotët. Ende gjallë i paska djemtë Atdheu edhe në mërgim! Lum si ne që e pritëm këtë ditë, t’i ngjeshim armët për lirinë e Atdheut tim! 

Me shokë e kemi një mendje.

Dëshira jonë më e madhe - “kurora e lirisë” ,

“Motoja jonë” ishte: “Liri a vdekje!”

Nuk ka forcë që na zmbraps nga ky ideal.

     Liria do të vijë dhe lum ata që do ta presin. Ditën kur jam nis i kam bërë të gjitha llogaritë - edhe vdekjen. Në fund të fundit, një ditë do të vdesim, por vdekja për Atdhe e flamur ka tjetër ndjenjë.

     Ndjenja e krenarisë e dominon atë. Ia kemi borxh vendit, tokës, Atdheut që na lindi e na rriti. Ua kemi borxh brezave tanë, që të rriten të lirë në Atdheun e tyre.  

     Vërtet është guxim të luftosh kundër një makinerie të tërë me divizione, tanke, artileri e aviacione, që kishte pala armike. T’i përballosh me një kallashnikov kërkohet vendosmëri e guxim, por ky guxim të jep forcë. 

     Për betejën me forcat armike edhe ne patëm të plagosur, por sulmi ynë qe triumfues, e lajmet për betejën kishin arritur deri në Shtabin e Përgjithshëm në Drenicë. Jehonën e asaj beteje po e përcillnin edhe mediet e huaja.

     Pjesëmarrja në atë betejë qe dëshmi e vetvetes. U gëzuam për faktin se armiku përmes medieve të tyre nga Beogradi i pranoi përjetësisht humbjet e veta.

Me portretin e Bojës, fytyrën e të cilit e mbanin edhe në ekran, villnin vrer kundër ushtrisë sonë. 

“Me dhunë kanë ardhur në trojet tona dhe me dhunë do të ikin,- thoshin ushtarët e lirisë.”

Kjo qe moto e idealit tonë dhe ai po dëshmohet, e kishin të drejtë.

Papritmas një autoblindë, ushtarët nga ajo gjuanin në drejtim të njësitit tonë. Ishim të papërgatitur. Pas nesh ndodhej një lëndinë, komandanti urdhëroi që shagas t’i afroheshim pyllit dhe të sulmonim autoblindën.

     Krismat e armëve s’ndaleshin. U dëgjuan zëra dhe diçka kishte ndodhur pasi po largohej autoblinda dhe xhipat shoqërues, si dhe kamioni. 

Kuptuam se ia kishim arritur.

     Çimi e Mizi, shkrepën qindra fishekë. Edhe ca të rinj që ishin e na mahnitën për trimërinë e treguar.

Lufta po na sprovonte dashurinë për Atdhe e liri. Çdo ditë kishte përballje.

     Një plumb kobzi në mes të ditës që as dihet se nga erdhi në mes të ballit i pushoi 12- vjeçarit e gjithë fëmijët e panë rënien. Si rrufe u shpërnda lajmi. Dhimbja i shponte gjokset. E pata njohur një ditë kur po kaloja me njësitin. Edhe ai më njihte. Fakti më shtoi dyfish dhimbjen. Fëmijët nuk i kursejnë, thashë më vete. Eh, krimi!

     Vetëm komandanti  i Shtabit gjeti ca fjalë ngushëlluese për familjen. Luftë është edhe mund të vritemi. Sot jemi nesër jo. Ja liri ja vdekje! Shkrimtari e ndjen në mikro e makrokozmosin e shpirtit, universalitetin e përshkrimit në aspektin esencial të jetës. Edhe simbolika shprehëse, edhe fjala e përzgjedhur janë në funksion të transmetimit te lexuesi e gjithë akumulimi artistik- letrar - historik.

Nëpër ecejaket dhe rropatjet e ndjenjave, shpesh të përziera për shkak të situatave, seç shkëputet diçka e i nënshtrohet mungesës që ndjehet, apo ndërvepron deri në distancën më të largët, ku vargëzohen në pentagramin e jetës. Eksplorimi që bën autori ngjarjeve historike në luftën për çlirimin e Atdheut është e jashtëzakonshme, vlerë mes vlerash, potencial i padiskutueshëm, sidomos për brezat e gjeneratat që vijnë. “Nuk flas për ato familje a individë, që librin përdorin për ta ndezur cigaren, por për ata që duan “të ndezin dritat e letërsisë.”

Autori shkruan për letërsinë dhe ravijëzon data e ngjarje historike që lënë vragë, kanë tronditur trojet, por që do t’i kujtojnë brezat për ndikim të rrjedhave historike.

      Ndaj, memoria rrëfehet në forma të ndryshme. Adresohet tek informimi i të rinjve për udhëtimin që kaloi ky komb, si dhe mizoritë e papara që përjetuan bashkëkombësit, të cilat do të nguliten në thellësitë e mendjes dhe të shpirtit të atyre, që përjetuan historitë e trishta, kontributin e tyre, por edhe duke depërtuar thellësisht në ndjeshmërinë shpirtërore të personazheve.

    Me këtë vështrim analitik zbërthejmë përmbajtjen për ditarin e ushtarit të lirisë.

Marrëdhëniet e kritikës me krijimtarinë letrare- historike janë të ndërvarura. Për këtë arsye thuhet se gjendja në fushën e letërsisë shpreh edhe gjendjen në fushën e kritikës. Ku trajtohet konsistenca në kohë, shpreh simbolikën e qëndrueshmërisë ndaj sakrificës, të cilën ushtarët e lirisë ia përcjellin Atdheut si kurorë lirie. Ky udhëzim i shërben lexuesit.

Në kthimin nga Drenica heroikisht ra komandanti. Lajmin e humbjes së Komandantit e pritëm me pikëllim të thellë nga ushtarët e gjithë zona.

Sikur ra mortja mbi të gjithë. Lajmi u përcoll në Shtabin e Përgjithshëm plot dhimbje e lot. Ky roman i shkruar në ditar kujtimesh, sjell pjesë reale, ngjarje e ndodhi të vërteta, që do t’i shërbejnë historisë kombëtare, pasi çdo histori e shkruar është pasuri e vlerë për ruajtjen e kujtesës së atij realiteti të hidhur, që përjetoi populli shqiptar i Kosovës në luftën e tyre të drejtë për liri të Atdheut.

Politika ushtarake e Fuqive të Mëdha u radhit përkrah ushtrisë kosovare: 

     Duket se klasifikimet e Vokerit, për Masakrën e Reçakut e shumë krime të tjera që ka bërë e po bënte Serbia kundër shqiptarëve ishin marrë shumë seriozisht. Pikë kthese kjo për politikën kombëtarë e ballkanase. 

Radio Kukësi ishte lajmëtari më i shpejtë. 

Me saktësi informacioni e profesionalizëm letrare- historike, autori na sjell vazhdën e ngjarjeve që nga bombardimet e para të NATOS. 

- Qielli do të mbrohej nga aleati NATO

- Artileria do të paralizohej në të ardhmen.

Ngjarje, luftë,vrasje, shkatërrime pafund, por ama dihej se liria ishte afër.

     Në këtë roman rrjedh shqetësimi i ndershëm i intelektualit, i qytetarit, i njeriut të thjeshtë, e cila shkruhet në gjithë natyrën dhe ambientin, ku jeton, por jo vetëm, madje, çdo pëllëmbë e territorit të Kosovës kreshnike.

Autori rrok parametrat që ka heroi, dashuria për Atdhe e Liria për Komb. Shqetësimi i tij shkon mbi gjithçka, damarët e zemrës do t’i shkulë e me to mbështjell Atdheun, zgavrat i mbushullon me Lindjen e Diellit të Lirisë mbi Kosovë.

Vërri Prizren, 10 Qershor 1999.

     Serbia kapitulloi. Lajmi u shoqërua me krisma, fillimisht, nga automatiku i komandantit. S’mund të përshkruhej me fjalë gëzimi i asaj dite, pasi përkon me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

Lajmin e konfirmoi Radio Kosova e Lirë.

Lotët rridhnin nga gëzimi.

Forcat e KFOR- it gjerman u kthyen prezent në Kosovë. 

     Aurelio de’ Giorgi Bertola thotë: - Urdhrat janë të kota, nëse nuk jepet shembulli: autori ka sjellë dhjetëra romane me histori të shumta. Detyrë e kemi secili të kontribuojë në ndërtimin e kalasë historike të popullit shqiptar të Dardanisë, sepse në beson në një ideal, nuk je ti që e zotëron atë, por ai të zotëron ty.

Shkrimtari, Gëzim Ajgeraj, tregon përmes Penës se ai e do lirinë, paqen, dijen, drejtësinë, punën, arsimin si tempull dije për brezat, ku ndërtohet e nesërmja. Kërkon diellin t’ia ngrohë Atdheun.

     Jo më kot thonë se mendja e gjeniut është e veçantë dhe vetëm Zoti hyn aty ky hynë shkrimtari. Shëmbëlltyra e mendjes së Zotit, gjendet në mendjen e shkrimtarit.

     Le të jetë e pashtershme krijimtaria e këtij mjeshtri plot finesë. Pena e tij nxjerr nga boja “gurët e xhevahirit” dhe përmes komunikimit është melhem për shpirtrat e njerëzve të zhgënjyer, ku këtë e bën më së miri.

     Ti mjeshtër i madh, Pena juaj e skalitur, gdhend në shkronja historinë e Vërrinit, Prizrenit e Kosovës Legjendare!

 

                   Lezhë, 8.1.2021

 

 

R e c e n s i o n

 

IDEALI NË ROMAN

 

Gëzim Ajgeraj: COPËZAT  E IDEALIZMIT

 

Nuk e di.

Nuk e di se si i kanë ngelur gjallë ato copëza ideali, ndoshta diku mes mureve të shtëpisë.

Ndoshta, frika se mos do të binin në duart e UDB- ës, në rast të ndonjë arrestimi të mundshëm, si dhe ruajtjen sa më të mirë të konspiracionit të shokëve, arritën të mbijetojnë.

     Biblioteka e kulla shkrumb iu bënë autorit, nga soldateska e pushtetit okupator.

Pak fjalë rreth kronikimit, thotë ai, të asaj kohe sa të vështirë e të dhunshme, po edhe aq krenare. Mbijetesa e tij shkëputi këto copëza idealesh për ta rikthyer në rininë e hershme plot guxim e vendosmëri. S’mendonte kurrë t’i botonte, por ato kujtime nga ditari edhe si kronikë për brezat që të shohin një copëz terr nga netët tona, thotë ai.

     S’mendonte t’i botonte se letërsisë i duhen të tjera përkushtime, ndaj duke menduar në psikofilozofinë e ndërtimit të librit dhe të ngjarjeve, kryesisht me ngarkesa politike.

     Respekti i idealistëve të kombit e ka vendin në roman, për vlerat e larta njerëzore që i ruajtën si gjënë më të vyer, jo për vetën, por për njerëzinë, për ta ndriçuar të paktën nostalgjinë, për guximin që kishin dikur, por dhe idealizmin kombëtar, e për t’i ushqyer brezat.

     Të fshehtat ia besonte veçse nënës, vëllait e të shoqes së jetës për copëzat e kujtimeve e sidomos të idealizmit, pasi fshiheshin aspektet konspirative të veprimtarisë.

Kur e pushtonte ndonjë ndjenjë e ligë, të vëllanë e porosiste se këto shkrime duhet të shihnin dritë. Tashmë është kohë reale, madje, adekuate.

     Tek shfleton romanin: “NOTICAT E IDEALIZMIT”, sikur futesh në një arkiv të pashkelur më parë.

Kronologji e ngjarjeve të rinisë së hershme akoma gjenden po aq të freskëta për autorin dhe bashkudhëtarët e tij të ilegales, në ato kohë, kur edhe ajri kishte gojë e sy.

Ishin kohë tejet të hershme, kur Gëzim Ajgeraj, afirmohet në mjedise të ndryshme si një atdhetar, që nuk kishte përgjumje, por ajo ç’ka të bën shumë përshtypje është mendja e tij shumë e mprehtë, por ama shumë distrik. Kur hyn nëpër faqet e romanit gjen aq shumë finesa, energji, optimizëm, atdhetarizëm kokë e këmbë e deri në militantizëm. 

Diversiteti i ngjyrave të zgjidhjes së problemeve, të magjeps.

I zjarrtë në imponimin për zgjimin e ndjenjës kombëtare për liri e Atdhe.

“Fausti” i Gëtes, i cili gjithë jetën e ka kaluar mes librave duke studiuar, nuk do të vdesë, pa arritur  kuptimin e plotë të jetës. Kur kupton se shkenca nuk i siguron kënaqësitë e jetës, ai bën një marrëveshje me djallin ( Mefistotelin ), që t’i bjerë botës pashë më pashë. Fausti tundohet nga e panjohura e mundësitë e pafundme që hapen para tij.

Udhëtimi i tij kthehet në një udhëtim simbolik, ku Fausti para se t’i dorëzohet vdekjes do të zbulonte përmasat e gjithë botës.

     Ky roman nga ana letrare zë vend të veçantë për nga mënyra e të shkruarit, por tejet i veçantë për stilin që ka, pasi brenda tij gjenden aq shumë vlera reale e përkushtime të një kohe mjaft komplekse. 

Skllavërimi, përgjumja, mosdija ishin këto fakte që kishin hedhur terrin mbi Kosovën e viteve të 50-80 të shekullit XX.

     Ndaj, Gëzim Ajgeraj, autori i këtij romani, i cili e shkroi mbi bazën e dorëshkrimeve, ku faktet janë reale sy e faqe botës, ku zgjuarsia e vizioni për Kosovën të lirë e vetëqeverisëse në liri me të drejta të plota, e bënte autorin të ishte i zjarrtë për çështjen kombëtare, të zhvillonte aktivitete, të merrte vendime, të ishte i kujdesshëm. Të nguliste në mendjet e njerëzve urrejtjen për armikun më të përbetuar.

     Të ngrinte popullsinë në demonstrata e plot veprimtari të fshehta të këtij lloji.

Ky roman është pjesë e letërsisë martire, ndoshta, ndër më heroiket e letërsisë që u lëvrua në kohë të vështira, e shkruar fshehurazi nga pushteti i kohës në dorëshkrime që sjell ato realitete, që

pa to s’do ishte e plotë, ndaj do t’i mungonin kohës. Por, së fundmi sjell vetveten si pjesë e vyer e letrave të përbashkëta shqipe.

     Konciziteti i të shprehurit e ktheu këtë roman në një libër të hapur letrar, një roman gjithnjë në pritje për t’u interpretuar në mënyra të ndryshme.

E gjithë romani  në vetvete është një metaforë e madhe - metafora e jetës njerëzore.

Në planin estetik, e bukura dhe tragjikja, seç krijojnë ndjesinë se nuk qëndrojnë pa njëra- tjetrën. Në luftën kundër okupatorit më të egër të Evropës Lindore siç ishte Serbia.

Ajgeraj kërkonte të drejtat e popullit, për shkollim, qasje në institucione, në simbole e të drejta kombëtare, luftonte çdo padrejtësi që buronte nga qeverisja e Kalamegdanit nën dhunën e terrorin e pashoq, me një ashpërsi të tejskajshme, e thelluar në varfëri e skamje.

Synimet e Ajgerajt pa çka se në rininë e tij të hershme të ngjall kureshtjen e një idealisti dhe veprimtari të zjarrtë, me burim të pashtershëm idesh e energjish, tejet i aftë të veprojë, i mprehtë për të mos u zbuluar.

     Romani: “NOTICA E IDEALIZMIT” është karakteristike e stilit të Koliqit. Është tamam gjurmimi në thellësitë psikologjike të njeriut, i cili trajtohet midis mëdyshjeve të kushtëzimeve patriarkale dhe shndërrimeve të reja, pra lufta për zgjimin e popullsisë mbi tiranin.

     Është e rëndësishme për shkak të origjinalitetit, veçanërisht për historikun e këtij zhanri letrar.

Me përvojën e këtij romani realist e klasik dhe shtrirja e gjerë epike e rrëfimit dhe potencialit ishte i papërsëritshëm në depërtimin dhe ndriçimin e mendjeve të popullit dhe kohës, për të cilën është shkruar, ku ai synonte që urat e lidhjes të ishin kudo mes shqiptarëve të Kosovës.

     Në shpirtin e Ajgeraj ishte ngritur ajo foleja e hekurt dhe tejet inatçore, që kërkonte veçse të ndëshkonte, të shkundte, të shponte e të ngrinte peshë. Vullneti i fuqishëm me shtysë të jashtëzakonshme e bënte kërdinë, për të hedhur poshtë një botë të stërmadhe dhe të stërbaltur, dhe ta ndërtonte atë vetë nga e para, ama ta ndërtonte sipas dëshirës së vet, por edhe të një bote tejet demokratike, ku të mbizotëronin rregullat. 

Ajgeraj qe një atdhetar i flaktë, i rreptë, ama atdhetar i lindur e me shpirt të pasur e fisnik. 

     Nuk kërkonte shumë, veçse një Atdhe të lirë e të paqtë. Në ato kohëra ndjente mall gjithë prush e zjarr, për gjithçka, ku të gjithë filluan ta donin, ta përkrahnin e ta dëgjonin.

     Edhe ai seç kaloi periudha, madje, tejet të vështira për arsye që diheshin, të cilën e duroi me një forcë të madhe të brendshme e të paepur te të tjerët. 

     Një ndikim i shtrirë në gjerësi e thellësi, arrihet vetëm nëpërmjet asaj shkrirjeje fort të rrallë, pra identitetit të njeriut gjenial me traditën e kohës vet, ku lufton si uji me zjarrin, ama ka guxuar të luftojë për të qenë qytetar i lirë i botës. 

Artisti me Ajgeraj shkojnë më së miri.

    Ajo që krijoi Ajgeraj në këtë roman, qëndron e fortë dhe e sigurt mbi themelet e traditës, por dhe revolucionin që i buron nga shpirti, madje, e përçon fort mbi krahët e Atdheut, si një zë i fuqishëm që oshtima e piskama i dëgjohet skajeve të Atdheut, pasi nuk ndjehet rehat brenda sferës së mëmëdheut, që ishte total i rebeluar. Në rrugën e tij ishte fort i sigurt në vetvete, ku në çdo skaj përballej me egërsinë, të panjohurën - frika e mosbesimi qenë pjesë e përditshmërisë.

     Ajgeraj vëren bashkëkombësit se koha i kishte vënë nën rrogoztë, lodhja e rraskapitja, por ama, i kujdesshëm ai mbeti gjithmonë pranë vatrës së mëmëdheut. 

     Ajgeraj e dallon flakën e botës që e rrethon e lëmshin e zjarrtë tek rrotullohet nga njëri cep i Ballkanit në tjetrin, ndonëse, vështrimin e tij e kredh në mjegullnajë. Djaloshi mblodhi heronjtë e udhët, ua gjeti, e që me pahir e entuziazëm donin ta kthenin rrotën e kohës të ecte nga perëndimi, t’ia jepnin sërish botës vrullin marramendës, ama detyrimisht do të ndiqnin akoma skajet më të fshehta, të cilat takohen në orbitat e tyre dhe vlerësohet forca e tij vitale. 

     Thellë në nëntokën e shpirtit të tij, tradita ka depërtuar me rrembat e saj. Ai që kërkon ta shkulë dardanin, shqyen organizmin e vdes nga plagët e marra prej kohës. Kështu që edhe Ajgeraj është pikërisht ai tis i artë mbi jetën e zakontë të mëmëdheut, në itinerarin e vazhdueshëm mes mugëtirës së plumbtë, por ai kthehej në shpirt të flaktë e të rrallë, i cili ka çarë vetë në jetë, por ai mendonte se...

Lufta shekullore, përpjekjet, rëniet e ngritjet, konspiracioni i lartë apo funksionime e mosfunksionime.

Kufizimet në biseda apo shfaqje idesh.

Ama republika ishte fillimi i udhëtimit të kërkesave.

     Demonstratat, burgosjet në radhët e ilegales, me akuza nacionaliste e irredentiste. Luftë me një shtet të sofistikuar, me ushtri, autoblinda, kazerma, artileri e aviacion.

Kolaboratorët shqetësim më vete qenë.

Shkrim parullash apo shpërndarje pamfletesh.

Aksion i pandërprerë, apo ngritje e një qendre artistike për ta shfrytëzuar për ilegalen.

Vetëdijesimi i popullsisë për bashkim me lëvizjen për çlirim.

Mobilizim i përgjithshëm, zgjerim i përkrahjes.

     Ngjarje të tilla të pazakonta u sillnin komplikime shtetit e popullatës, pasi edhe popullata shqiptare e ndarë në ide: dikush përkrahte lirinë, të tjerët mendonin për rehatinë që po ju prishej. 

Por, Ajgeraj dhe bashkëpunëtorët e tij qenë top – sekret. Kjo ishte pika e fortë e nisjes së një shtegtimi të jashtëzakonshëm për të kërkuar dritën, që do të ndriçonte Atdheun.

Shtegtimet e Haroldit janë larg së qenit turistike. Fakti që ai largohej përgjithmonë nga Atdheu i tij, do të thotë se Bajroni kishte një nevojë të thellë shpirtërore për të gjetur një Atdhe të dytë, siç ndodhi edhe më pas në të vërtetë.

     Kjo bën që gjatë shtegtimeve të tij në vende të ndryshme, ai të mos mbetet, thjesht, një soditës apo mbledhës materialesh e faktesh.

Bajroni i përjetoi ngjarjet që përshkoi në thellësinë e shpirtit tij.

Dhe, është ky përjetim i thellë që e bën kaq madhështorë romanin: “NOTICAT E IDEALIZMIT”.

Ashtu si Haroldi përqafoi idealet e një brezi të tërë intelektualësh - evropianë.

     Ku roman është shkruar plot art, me besim në vetvete, ku përcakton qartë origjinalitetin. Jam e bindur se autori për të shkruar një roman për veten është forma më e mirë e më e përshtatshme për ta shpalosur potencialin e kamufluar mbi tre dekada, që ishte brenda artit dhe magjisë së tij, ku përvojat e jashtëzakonshme janë shkëndijat në hapësirat e artbërjes, e për ta ndriçuar fuqinë e tij, por që na magjeps në tërësi. 

     Kur flasim për romanin, kemi parasysh se po flasim për majat e letërsisë shqipe, me gjithë artin e fjalës, por edhe fuqinë e veprimit, si forcë që arrin të na pushtojë dhe na bën për vete, kur e lexojmë atë.

Nëse arrijmë të vërejmë pikat në roman, sigurisht se ndjejmë artbërjen, ndjenjën, klithmën, ndjenjën e shpirtit dhe motivin e caktuar për vdekje a liri.

     Sigurisht se magjia e ndjenjave të tij që ka për artin dhe mjeshtëria që paraqet, bëhen pasqyra e refleksioneve të tij edhe për ndjenjën e akceptimit që ndjen lexuesi.

Sigurisht që këto shkëndija, do të jenë dritënxitëse edhe për të tjerët, pra, fjala është për auditorin e gjerë.

Pikërisht brenda këtij fenomeni është e magjishmja në roman.

Në romanet e Ajgeraj nuk ka pika të vdekura, shtigje të shkreta a gurishte, ndër to ka zbaticë e baticë ndodhish, me ngjarje të pafundme e të paanë - si deti.

 

 

R e c e n s i o n

 

Gëzim Ajgeraj: “PËLLUMBAT E LIRISË” 

( Novelë për fëmijë )

 

 

Në kohën e okupimit serb mbi Kosovën martire, një vend të rëndësishëm zënë edhe fëmijët shqiptarë në gjithë sferat e jetës.

Ata për shkak të moshës së re nuk përfshihen direkt në problemet e mëdha, por zgjuarsia që i karakterizon ata përfshihen në çdo sferë a halle të jetës, pasi intuita i shpie në çdo labirint të saj. Madje, psikologjikisht ata kuptojnë akoma më shumë se mund të shprehen edhe kështu që, zgjuarsia natyrale që i karakterzion, janë tepër të ndjeshëm dhe inteligjent. Mendojnë shumë dhe shprehen pak. Meraku për të bërë gjëra të rëndësishme i bren. Ndaj, edhe duan të jenë pjesë e bisedave, qoftë edhe si dëgjues.

Ata shpesh shpërthejnë në emocione, presin me pa durim lajme interesante. Si mund t’i shpëtosh fëmijët nga ajo psikozë e tillë, kur ata gjenden brenda atij zjarri që djeg pamëshirshëm çdo gjë që ishte shqiptare?

Tek lexon faqet e këtij libri është e vështirë mos të përlotesh. Situata tejet të rënda në kohë lufte. Madje, kur lexon se shpirtrat e fëmijëve gjenden mes zjarresh, aq sa duan të rriten para kohe, duan të luftojnë përballë atij armiku që nuk kurseu as moshatarët e tyre, e të bëmat e tyre s’patën kufi. Janë ai brez, bashkë me ata fëmijë, që janë përjetimi i vërtetë i gjithë vështirësive, por që pretenduan të jenë përkrah trimave, të jenë pjesë e asaj fitoreje, që drita e lirisë të jetë edhe përqindja e tyre si pjesë e fuqishme e pjesëmarrjes me zemrën prej luani, pa marrë parasysh seç mund të ndodhë.

Syri ta rrokë gjithë atë rrëmujë të potershme, plot etje e zemërim të mizorisë njerëzore. Fëmijët e ndjejnë aq thellë zemërimin e urrejtjen, e sidomos, Granit Sharri ngjitet sipër skenës së zemrës, pasi autori, Gëzim Ajgeraj, e sjell në këtë roman për fëmijë, si një perlë të ruajtur dhe vlerë për këtë zemërluan, e jo vetëm, që dëshira e tij e zjarrtë, e mësimeve dhe rezultateve të larta në mësime, kthehet totalisht në tjetër dëshirë dhe në mënyrë të prerë nga ana e tij. Autori e sjell këtë roman historik për fëmijë në shkallën më të lartë artistike, me fjalor të kuptueshëm dhe origjinal, me personazhe konkrete, biseda e ngjarje. 

Si kreshta tallazesh ngrihen përpjetë, kridhen përsëri në vorbujt e shkumëzuara të ngjarjeve,  ku përqafohen ose largohen nga njëra- tjetra. Por, këto lëvizje nuk janë të rastësishme, por, pas lëmshit të ngatërruar sundon një rregull, ku si qilimi me ngjyra të mahnitshme gjen shpirtrat e kulluar qelibar të fëmijëve. 

Autori është tepër i kujdesshëm në larminë e romanit, duke sjellë ndryshime të qenësishme në të dukshmen. Pastaj temperatura e ndjenjave për Atdhe është e dukshme edhe tek fëmijët, madje, me doza të shpeshta e të shumta. 

Filozofia e Ajgeraj fillon tek e dukshmja. Ai karakterizon nëpërmjet anëve të jashtme, madje, më të imtave, të cilat mund t’i dallojë, veçse një sy shkrimtari, pasi ku hyn shkrimtari nuk hyn dot as dielli.

Ai arrin t’i kapë shprehjet më të “vogla” të anës shpirtërore e në bazë të tyre, nëpërmjet optikës së tij të mahnitshme, nxjerr në pah gjithë karakterin.

Eh, lufta!

Lufta ka akrobacia rrëqethëse sa dhe fjalët vorbullohen, thotë autori e luajnë symbyllurazi me fatin. Një tekë e fuqishme, botën rrumbullakos.

Ajgeraj përshkruan aq me mprehtësi sa që detyrohemi ta ndjekim pas çdo hapi, pasi  heroi i romanit është komandanti (mësuesi i Vërrinit ), Xhevat Berisha, njëri nga mësuesit më të dashur për fëmijët e Vërrinit, por edhe krenari, madje, i pazëvendësueshëm për Granitin.

Dera e gjyshit të Granitit për Xhevat Berishën ishte e hapur, ku këshillat ishin dypalëshe.

Këshillat e shumta që përcillte për Granitin, ish- mësuesi i tij, Xhevati, ishin ajo shpresa e fuqishme, që i jepte forcë e kurajë për t’ju rikthyer rezultateve në mësime, sepse liria ishte afër e të gjithë bashkë do t’i gëzojnë ditët e bardha dhe Kosova ka nevojë për njerëz të aftë e të përgatitur për ndërtimin e pasluftës.

Edhe Graniti e mori për bazë këshillën e gjyshit, mësuesit dhe të babait nga mërgimi.

Rezultatet e tij pas një “lufte të gjatë për t’u bërë pjesë e UÇK” u rikthyen në nivelet më të larta e të kënaqshme.

Megjithëse, djemtë dhe vajzat më të mirë të Kosovës, kapën armët për t’u përballur me këtë gjakatarë dhe për t’i treguar armikut se ky popull krahas luftës për dituri, di të luftojë edhe me pushkë.

Atdheu kërkon flijim, thoshte mësuesi, por vetëm kështu, me pushkë në dorë mund të fitohet liria.

Besimi për fitore të sigurt ishte i pathyeshëm.

“Shtatori do të vijë e ju filloni mësimin”.

Arma më e fuqishme për të luftuar kundër armikut është dituria dhe vetëm ajo është udhërrëfyese për të na treguar mënyrën se si duhet të arrihet te liria. 

Meqë, armiku nuk mundi t’i arrijë qëllimet e veta për të na thyer, egërsisht filloi të vrasë e të djegë çdo gjë që ishte shqiptare.

-Çfarë mendon ti, Granit?! - vazhdoi mësuesi.

-Ashtu mendoj dhe unë mësues, - u përgjigj ai.

Ju gjithmonë keni qenë nxënës të mirë dhe klasa më e mirë, prandaj nga ju pres më së shumti.

“Nxënës të dashur, unë duhet të shkoj ngase më presin shokët. E dija se këtu do t’ju gjeja, prandaj erdha t’i shkëmbejmë dy- tri fjalë së bashku dhe natyrisht të çmallemi pakëz.”

Porositë e mësuesit, tashmë ishin futur thellë në mendjen e çdo vogëlushi.

Kështu që Graniti si një fëmijë i zgjuar e ithtarë i mësuesit të pazëvendësueshëm, komandant Xhevat Berisha, që për të mbetet në shpirtin e tij, dëshira e tij që t’i shërbejë Ushtrisë së Kosovës, ai vazhdoi studimet për oficer.  Graniti mbeti krenar për gjyshin, për mësuesin dhe për shokët e tjerë “që i quante ai të idealit.”

Kurrë më të mos shkelë këmbë e armikut mbi trojet shqiptare, ishte amaneti i gjyshit, i mësuesit dhe dajë Xhemës.

Për liri edhe dy jetë sikur t’i kisha do t’i falja, - pati thënë Fehmi Lladrovci. Shumë domethënie kjo për Granitin zemër shqiptar, me ndjenjë të thellë e të brumosur atdhetare, ku liria e Atdheut është mbi gjithçka.

Në këtë roman dora shkruan e zemra qan, për vetë faktin, që ajo periudhë tronditi popullsinë shqiptare, aq sa dhe botën e zymtoi. Por, krahas kësaj, autori me shumë finesë sjell rrjedhën e ngjarjeve mes fëmijësh dhe ndjenjave të tyre të pashtershëm dhe aq vitale për jetën dhe të ardhmen e Kosovës.

Situatat e ndërthurura me art mbi realitetin e luftës për liri e pavarësi. Kosova martire si tempull i përjetshëm lirie, brenda shpirtit të autorit, por edhe popullit të Kosovës.

Ky roman me vlera të larta artistike, ku prekin thellë shpirtin njerëzore, e sidomos të shqiptarit në veçanti, si përjetim konstant i shqetësimeve e sfidave të mëdha të njeriut në kohë e hapësirë, për të cilin Ajgeraj shkruan plot emocion mbi shqetësimet e jetës, pra sjell vlera cilësore me përmasa të gjëra e të thella dhe me stil të veçantë.

Autori e do lirinë e të shprehurit, pa limite a kufizime.

Diapazoni krijues i Ajgeraj është shumë i veçantë, me thellësi mendimi e forcë fjale me nivel kombëtar e, madje, evropian.

Mbetet ndër shkrimtarët më të kompletuar në të gjitha sferat e letërsisë.

 

                    Lezhë, 11.1.2021

 

 

 

R e c e n s i o n

 

KUR ENGJËJT FLASIN GJUHËN TËNDE

 

Gëzim Ajgeraj: “RRËFIMET E DOKTORIT”, Roman, SHKYP, Prizren, 2019

 

Tek kthen kokën mbi gjurmët e shekullit të kaluar, vështirë që të ketë ndonjë bir dardani që historitë e rënda shokuese të krijuara nga okupatori verior sundues mos të t’i numërojë disa nga familja a farefisi, pa diskutuar më pastaj ato atdhetare, që plagët s’patën të shëruar. Por, krahas edhe virtytet e qarta njerëzore në çfarëdo rrethesh që  gjendeshin, flitet për trimëritë dhe, mbi të gjitha, zemrën prej guri e shpirtin tejet atdhetar, që për dardanët lufta për liri e dashuria për Atdhe e Komb gjenden në ADN- në e tyre. Ai atdhetarizëm që ju valon ndër deje si rrallë populli a kombi mbi rruzull.

     Populli shqiptar i Kosovës, gjatë pushtimit serb përjetoi vitet më të egra e më brutalet, që mund të përjetojë një popull me luftë, vrasje, djegie, shkatërrime e nga gjestet më çnjerëzore mbi dhe.

     Ama, kur Pena e poetëve, apo e shkrimtarëve i sjell histori të ndryshme të ndodhura në troje shqiptare, sikur të kaplon ajo ndjesi frike, paniku e tmerri, a sikur po i përjeton torturat, pasi jo më kot thuhet: “Kur ndjen dhembjen tënde është ndjenjë, ama kur ndjen dhembjen e tjetrit ajo bëhet e vërtetë”. Ndaj, kur lexojmë këto histori kaq të trishta e shokuese nga histori të ndryshme e reale, të sjella në letërsi me një cilësi të lartë krijuese e stili, me ngjarje e personazhe reale ( negativ dhe pozitiv ) të ndara në kampe pushtuese e mbrojtëse.

     Në romanin: “Rrëfimet e Doktorit”, doktori vjen si figura kryesore në roman. Një personalitet pozitiv e me karakter të fortë, i zgjuar, profesionist, i brumosur në atdhetarizëm, plot kulturë e durim, i arsimuar e specializuar në mjekësi, konkretisht mjek kirurg, që rridhte nga një familje me ndjenja të pikasura atdhetare e patriotike.

Në sajë të binomit Histori- Letërsi, vjen për lexuesin ky roman i gërshetuar në formë, stil e përmbajtje me rrëfime e mesazhe pafund, duke pasqyruar atë realitetin e hidhur që përjetuan gjeneratat në Kosovën Dardane ndër dekada të shekullit XX.

     Tek po shijonin kafen e pasdites dhe rrjedha i kishte përfshirë brenda çështjes kombëtare në Atdhe, Humën dhe Anin, pasi e donte si birin e saj, zilja e telefonit bie dhe ndërkaq dëgjohet zëri i doktor Betimit nga Atdheu. Ani u gjend mes njoftimesh të reja dhe gjendjen që ndodhej Atdheu i tij, por, kryesisht, edhe thirrja që i bëhej si i besuar për të shërbyer ushtarëve të luftës, pasi zjarr qe e tëra.

Lajmi për të atin e sëmurë e trazoi, por mbi të gjitha Atdheu i vlonte mbi kokë. Ai filloi të planifikojë mbi detyrën e rëndësishme që iu komunikua si drejtues i Spitalit Ushtarak të Vërrinit, detyrë kjo mendoi me vete dhe me përgjegjësi të madhe.

     Autori e sjell figurën e doktorit si një njeri që e do dhe e përqafon jetën, por mbi të gjitha një njeri me zemër të madhe atdhetare, pasi për doktorin populli i tij e Atdheu nuk kishte asnjë çmim.

     Por, edhe vendosmërinë që ky personazh përmes peripecish, vuajtjesh e rreziqesh, që i kanoseshin mori vendimin e rëndësishëm për t’u kthyer në Atdhe dhe kontributi i tij do të jepej për Vërrinin e Kosovën dhe vlera ishte e gjitha mbi to.

Pena e autorit përshkruan doktorin porsi një engjëll të ndërgjegjësimit, i cili përpiqet që gjithmonë të jetë i kujdesshëm me praninë e tij. Ndaj, sikur e kompleton këtë qëllim dhe jeton plotësisht çastin, sikurse ndodhi edhe në stacionin e autobusëve në Sarajevë, që gjatë orarit të pritjes, bombardimet filluan dhe ashtu të traumatizuar doktori gjendet krejt rastësisht pranë një fëmije, që humb ndjenjat, por me mjeshtërinë e doktorit e rikthen në formën e mëparshme shëndetësore.

Doktori një njeri tejet i ndjeshëm, jetonte me kujtimet ndaj sikur i printe një tregim i gjyshes, ku lidhej me yjet e qiellin, i shikonte ato me kujdes sa herë që rrinte netëve të freskëta.

     Eh, gjyshja, thoshte doktori, tek bisedonte me heshtjen e gjithnjë e më shumë e brengoste fati i përkeqësimit të situatës.

     Ç’nuk bëjnë egërsirat për të grabitur tokën e të tjerëve, - kjo është çnjerëzore, -mendonte doktori.

     “Evropa kishte bërë pazare me Fuqitë e Mëdha dhe shqiptarët i kishte ndarë e copëtuar nëpër shtete të ndryshme, duke i kthyer në pakica.

Tanimë edhe ajo copë Atdheu, që e dinte për të tijin, po rrezikohej, mendonte më vete doktor Ani, ku Serbia po e mbushte me kolonë dhe ardhacakë për ta ndërruar strukturën e popullsisë. Ashtu dhe Gëzim Ajgeraj përjeton fatin e rëndë historik të popullit të tij nën thundrën e të huajit, këtë peshë të rëndë.

     Ndjenjë e mllef plot urrejtje kjo Penë, ashtu, si dhe doktori për barbarin e veriut që pati ushqyer nëpër histori, dukej sikur donte të shpërthente.

Udhëtimin trinom Sarajevë- Beograd- Atdhe, ku mbi një kodrinë atje në Malësinë e Vërrinit, që shihej si në pëllëmbën e dorës, doktor Anin po e priste, doktor Betimi, i cili i pati njoftuar për kthimin në Atdhe.

Kishin kohë pa u takuar.

     Kthimi në shërbim të misionit, thotë Ajgeraj, erdhi si përgjigje e thirrje e Atdheut dhe e luftës për liri.

     Pikërisht misioni i kthimit të doktorit nga Sarajeva si burim frymëzimi dhe ushqim i shpresës së madhe ndaj popullit për bashkim, do të ishin fuqia e ndryshimit të atij realiteti që vriste çdo orë e çast.

    Biseda me doktor Betimin ishte frymëzuese për të, por klima e ashpër që ishte krijuar e bënte shumë të kujdesshëm doktor Anin pasi, kishte krijuar shumë iluzione e strategji për t’u shërbyer qytetarëve në ditët më të errëta të historisë.

Misioni vazhdoi me inspektimin e zonës, identifikimin e  objektit, si dhe përcaktimin e vendosjes së Spitalit Ushtarak të Vërrinit dhe UÇK-së, që drejtohej nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Rajonal i Prizrenit.

     Doktori u kthye pranë familjes, ku po gjente çaste të çmallej me familjarët, por gjendja e rëndë e babait e brengoste, pasi nga profesioni e dinte dhe fundin. Kjo gjë e shqetësonte së tepërmi dhe këtë sikur e parandiente edhe vetë babai, por ndjente admirim për të birin dhe investimin që kishte bërë për arsimin e tij.

      Doktori ishte inkuadruar tashmë me shumë angazhime, ndërsa babai uronte të bijtë në suksese dhe vendit i uronte liri e ditë të bardha.

     Tek shfleton ndër fletët e këtij romani historitë dhe vlerat e patjetërsueshme për nga origjinaliteti, rrjedha e ngjarjeve të njëpasnjëshme, që Ajgeraj i trajton me shumë delikatesë i lënë vend njëra- tjetrës, duke dhënë përshtypjen e filmave horror, që seritë e tyre ta ngjallin krupën, sa hera - herës bën krahasime me gjallesat e xhunglës. Ama si arkitekt i ndërtimit dhe i thellimit të njohurive deri në detaje dhe zgjerimit të botës letrare me karakter historik në këtë roman na sjell vështirësitë specifike dhe “rëndesën”, që mbartte ajri i Atdheut, që përcillte në çdo aspekt pa harruar se diku në cep të Atdheut humanizmin e një shoqërie e krijojnë elitat intelektuale, ndaj, edhe propagandonin pa dëmtuar imazhin e politikës së vendit tyre si e mira më e madhe e përbashkët.

     Ditët pasonin njëra- tjetrën. Interesimi nga Komanda e Përgjithshme për ta finalizuar gjithë projektin, që Spitali Ushtarak i UÇK-së do të ishte funksional në shërbim të ushtarëve të luftës ishte alarmante, veçse objektit i duheshin shumë gjëra të tjera, si baza materiale, etj.

     Ku në një kohë rekord doktorët: Ani dhe Betimi ia kishin arritur misionit të tyre, si sigurimi i objektit e bazën materiale, stafin dhe pritej që shumë shpejt çdo gjë do të ishte funksionale.

    Doktor Ani as kishte kohë të çmallej me vendlindjen, pos ndonjë njeri që e takonte krejt rastësisht, ashtu siç një ditë papritmas takon nënën e shokut të klasës dhe po e pyeste për shëndetin e hallet e jetës, por dhe për poetin që e kishte marrë malli vite pa e parë.

     Ishte surprizë për doktorin, pasi nëna e shokut e njohu me emër, ngase mendonte doktori se mungesa e gjatë edhe mund ta kishte harruar, por jo mendoi Ani.

Pas bisedës së ngrohtë e urimit për suksese e fitore të lirisë u ndanë nga nëna, e cila mendonte për bijtë e saj në luftë.

      Ndërsa, doktor Ani gjendej brenda ambienteve të brendshme të spitalit dhe bisedoi me infermieren dhe doktor Betimin për bazën materiale dhe mbarëvajtjen e punëve brenda spitalit, tashmë çdo gjë ishte në vendin e duhur.

Nëse mund t’i referohem një thënieje nga Jomo Kenyatta: “Kur misionarët mbërritën në Afrikë, ata kishin Biblën dhe ne Tokën, na thanë të lutemi me sy mbyllur dhe kur i hapëm, ne kishim Biblën e ata Tokën”.

Kështu kur mendonin se çdo gjë po shkonte sipas planifikimit në ambientet e spitalit u shfaqën trupat policore dhe në shënjestër dukej se qe pikërisht doktor Ani.

Doktori ishte një njeri i dashur, i papërtuar e shumë miqësor, tregonte mirënjohje e përkushtim dashamirës e i dhimbsur.

I donte e i nderonte njerëzit.

     Hapësirat e mbyllura të veprimit, liria e kufizuar, mbyllja e shkollave dhe Universitetit, luftë, gjithashtu.

     Me se ta ushqente shpresën, thotë Ajgeraj, përpos kundërshtimit në çdo aspekt të bishës së egër të veriut që udhëhiqej nga Kalamegdani.

     Tek lëvizte korridoreve të spitalit, pasi u takua me doktor Betimin te salla e operacionit, Ani duhej të largohej nga Spitali pasi nuk kish qasje tjetër aty dhe prania e policisë po e shtonte ankthin.

Franchois - Rene de Ch thotë: “Ndërsa, zemra ka dëshira, imagjinata strehon iluzione”.

Ajgeraj njësoj i sjell personazhet që i përshkruan pasi dëshirat e Anit ishin madhore për vendin. “Ujku fle, armiku s’fle”, thotë populli.

     Ecejaket e doktorit nuk i kishin shpëtuar syrit të armikut, por as veprimet e tij, pasi UDB-shët, që sundonin në qytet e arrestojnë pa shkak, por me një akuzë të inskenuar mirë, ku egërsirat e UDB-së shkarkojnë mllefin, duke e izoluar në burgun pranë Lumëbardhit, ku gjatë ditëve të para nuk i mungonin ofertat e bashkëpunimit me autoritetet e burgut, gjë të cilën assesi doktori nuk e pranonte edhe pse ishte i vetëdijshëm që mund t’i shkaktonte me jetë, por morali i lartë, dashuria për Atdhe e liri ishte vlera më e madhe për të.

Doktori vajti gjatë ndër biruca e kushte mjaft çnjerëzore, shpesh nën ndikimin e armëve .

     Gëzim Ajgeraj, si një shkrimtar profesionist, i nivelit të lartë kombëtar e më gjerë, atdhetar e veprimtar nga mërgimi, me shpirt e gjithmonë në vendlindje përmes Penës, i ka përjetuar ngjarjet, duke i njohur ngjarjet përmes informacioneve të sakta e që bëjnë të admirueshëm këtë shkrimtar për lexuesin, pasi si lehtësi e leximit vjen si përzgjedhje stili të veçantë romanin me parimin se e djeshmja është thjesht një ëndërr dhe e nesërmja një vegim shprese, duke i dhënë kuptimin jetës për ta jetuar ndershmërisht atë. Ndaj, kështu e përshkruan autori doktorin në veprim, etj.

     Në Burgun e Qytetit, doktorin do ta pritnin ditë të vështira plot me të panjohura. Por, qëndrimi në burg e njohu akoma më shumë doktorin me aktet më çnjerëzore që ndodhin mbi dhe, por, realitet i hidhur brenda birucave të Burgut Qytetit, buzë Lumëbardhit apo vrasjet që kryheshin në bodrumet e burgut.

Lufta e kishte arritur kulmin. Dëmtime kishte në të dyja kampet. UDB- ashët ishin kthyer në bisha të egra me vrasje e inskenime të të gjitha llojeve, duke pikasur organizatorët, deri te gratë, fëmijët e pleqtë.

     Në mënyrë masive mjekët arrestoheshin, organizmat ndërkombëtar po shqetësoheshin për këtë akt makabër, që u bëheshin bluzave të bardha dhe, konkretisht, për doktor Anin u njoftua dhe Organizata Botërore e Mjekësisë, “Mjekët pa kufij”,  të cilët kishin marrë në konsideratë faktin dhe, një ditë, tek gjenden në zyrat e burgut buzë Lumëbardhit. Takimi i kushtohej doktor Anit, ndërsa pas takimit u larguan me premtimin se kërkesa e tyre për drejtësi do të vazhdonte.

     Gëzim Ajgeraj, një shkrimtar me vizion mbi Penën dhe letërsinë, që ecën nëpër gjurmët e Paulo Coelho de Souza do të sjell një thënie që i përshtatet edhe romanit, por edhe personazhet: “Ji i fortë që askush mos të të mposhtë, fisnik sa askush mos të të përulë dhe vetvetja sa askush mos të të harrojë”.

     Ashtu siç ndodh me autorin dhe doktorin, me ata njerëz vitalë, që rrezatojnë pasuri atdhetare e virtyte njerëzore që luftojnë ligësinë, shtypjen e mizorinë, jetojnë me parimin: “u tha u bë” dhe u mishëruan në thënien e Paulo Coelho de Souza: “Futu gjithmonë në rrobat e të tjerëve, nëse ndihesh ngushtë, edhe ata ndihen ashtu”.

Hyrja e vëzhguesve ndërkombëtarë për vëzhgimin e situatës së luftës në Kosovë e gjendjes së përgjithshme, në një farë mënyre pushtetit të Kalamegdanit, sikur iu prishën planet që dorën ta kishin të lirë për veprimet vandale mbi popullsinë shqiptare.

     Ndërkohë, ky fakt disi filloi të ndjehej edhe brenda burgjeve, kështu që po e ndjente edhe doktori që po e dinte faktin pse po gjendej në ato mjedise, ku dy ishin arsyet.

     E para, zona e doktorit i kishte shpallur luftë serbëve dhe ndjenin rrezik nga forcat e UÇK-së e nëse do të sulmohej burgu, asgjësimet do të fillonin me doktorin.

E dyta, se për doktorin po interesoheshin disa shoqata të “Mjekëve pa kufij”, ku kërkuan mbrojtjen e doktorit, ndryshe do të përfundonte si mos më keq doktor Ani.

E dinin se doktori pati qenë gjatë luftës së Bosnjës në Sarajevë. Dinin që vëllezërit e doktorit mbanin poste drejtuese në UÇK dhe vendlindja e tij qe streha dhe foleja e UÇK- së.

     Ç’është ky opium i politikës nëpër kokat tona, mendonte doktori?

Por, nuk mendonte fundin apo humbjen e luftës.

Ditët, javët, muajt kalonin dhe doktori do të gjendej përballë gjykatës dhe prokurorisë.

Ndërkohë, që në datën e gjyqit, gjyqtarë, avokatë dhe prokurorë do t’i drejtoheshin sallës, ku do zhvillohej seanca gjyqësore. Enkas, për seancën e doktorit të pranishëm ishin dhe misionarët e “Mjekët pa kufij”, por edhe gazetarë nga mediet botërore me leje të posaçme, si pjesëmarrës dëgjimor, ndaj, autori i përshkruan: “Erdhët ashtu si engjëjt e dritës”,  ku thirrën për t’u zhytur në dritën engjëllore, që ta jep Zoti dhe sjellin gjithë fuqinë në tokë, madje, edhe më shumë se rrezet e diellit.

     Atje tej dukej një sallë e vogël me disa karrige të improvizuara. Dukeshin policë e të burgosur, gjyqtarë, prokurorë e avokatë, si dhe gazetarë e  pjesëmarrës të shoqatave “Mjekët pa kufij”.

Kryeprokurorja ishte sjellë enkas nga Beogradi, ku dënonte shqiptarë me dënime maksimale.

     Në sallë për pak çaste po mbretëronte heshtja.

     Sytë ishin nga prokurorja, që ishte e njoftuar për pjesëmarrjen e misionarëve në sallë ku prania e tyre veçse e ngryste.

Dha urdhër për fillimin e seancës gjyqësore.

     Gjyqtari u ngrit në këmbë dhe po lexonte një dosje në mënyrë kolektive, e cila përkonte me një grup terrorist, përmendte ligje e nënligje të shtetit të AVNOJ-an, që kishte kohë që ishte shkatërruar dhe ekzistonte vetëm mbetjet e tij diku në Kalamegdan.

Akuzoheshin se kishin sulmuat e vrarë policë dhe patrulla policie serbe, raste e ngjarje rreth qytetit, akuza dhe aktakuza i rëndonte deri në maksimale.

     Ndaj doktorit ngriheshin akuza të rënda, ku misionarët ngrinin dyshime, ku u jepnin favore të të akuzuarve dhe ngarkonte pushtetin e gjykatën për padrejtësi kundër shqiptarëve.

     Në akuzë dhe aktakuzë, brenda një date të caktuar, doktori paska sulmuar me kallashnikov një patrullë policie, ku rezultonin të vrarë, por edhe reagimi i ashpër i avokatit të doktorit, i cili i nevrikosur u ngrit në këmbë e reagoi: 

Si ka mundësi që klienti im të ketë sulmuar një parullë policie në datën e caktuar, ku brenda kësaj date dhe muaji gjendet në qelitë e burgut tuaj? A nuk është absurde kjo?

     A kupton se aktakuza është e montuar?

     Misionarët mbajtën shënimet e tyre, ku Bernard Kushner kryesonte misionin.

Mjaftoi ajo seancë gjyqësore që situata filloi të ndjehej më e lehtësuar për shkak të ndërhyrjeve të ndërkombëtarëve, pasi gazetari pati shkruar në kryetitull:

”Shqiptarët dënohen nën akuza absurde terrorizmi”.

Injoranca me datën e sulmit ishte dhe kulmi i dështimit.

Rrëzimi i fakteve nga avokati i doktorit përpara misionarëve botërorë, ia pati zhveshur maskat atij procesi dhe gjyqit, që zhvillohej e poshtëroi gjykatën.

Doktori u lirua nga burgu për t’u përballur me aq vështirësi jashtë.

Vdekja e babait, vrasja e zhdukja e trupit të vëllait në ilegale nga policia serbe, si ushtar i UÇK- së, kishte ndodhur gjatë kohës, kur doktori vuante në burg, ndaj kthimi në vendlindje as që po e lumturonte. Zona kishte pësuar nga lufta. Ishin vrarë shumë djem e shokë të drejtorit.

Fshati qe djegur i tëri.

Policia serbe mund ta merrte natën e ta zhdukte pa gjurmë.

Gjendja e sigurisë ishte kthyer në makth.

U desh e gjitha kjo dhe një mëngjes doktori u gdhi në Sarajevë.

Qetësia shpirtërore ishte lënduar së tepërmi.

Ndjehej i lodhur e dërrmuar psikologjikisht, pasi gjithçka që kishte ndodhur ishte tepër e rëndë për të.

     Gëzimi i lirisë ishte ndjenjë që e përshkonte në çdo pore të kujtesës së tij, derisa po kërkonte një mundësi të parë për t’u rikthyer në Kosovën e çliruar.

Pena e papërtuar e Gëzim Ajgeraj nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj zhvillimeve të kohës dhe pse për shkrimtarin, krijimtaria dhe politika, janë dy dhe të ndara si me thikë, pra fenomenet i sjell në histori, që në rastin konkret gërshetohet e tëra në binomin letërsi - histori.

     Romani: “RRËFIMET E DOKTORIT” vjen si “Dhimbje e Shpirtit” pasi historitë, rrëfimet, ngjarjet, sajimet e ecejaket e shumta larg Atdheut, angazhimet e fuqishme, sfidat e mëdha e të rrezikshme, që kalon doktori, jep përshtypjen e një njeriu me zemër çeliku.

     Autori, Gëzim Ajgeraj me Penën e tij e ka qëndisur në stilin më të këndshëm të krijimtarisë, ku është pa dyshim, një vlerë e jashtëzakonshme, si dëshmi e gjallë krimi nga qeveria okupuese dhe ngjarjet e trishta të ndodhura brenda territorit të Atdheut nga ato qenie të ç’njerëzishme serbe.

     Ky roman dhe shumë të tjerë të këtij lloji, që janë të shkruara nga ky autor, janë dëshmi që mbeten të gjalla për t’i studiuar gjeneratat, që pasojnë, pasi janë pikërisht ata që gjykojnë historinë.

 

                 Lezhë, tetor 2020

 

R e c e n s i o n

 

Gëzim Ajgeraj: GITI, Prizren, 2016

 

Njeriu nëpër fazat e jetës vendos e zhvendos pozicionet e tij. Vendos raporte e relacione me të tjerët, ndërlidh e mbërthen mendësitë në shtjella përkatëse të romantizmit, shkëndijon entuziazëm a besim në vetvete, herë forma kurore ngazëlluese dhe mund të përfundojë shpejt.

     Më pas pritet e nesërmja pa çka se të sotmen e ka zymtuar, ndaj, s’duhet fare, ama nocioni është tejet zbrazëtirë, ndan bota brenda njeriut dhe vazhdimisht pritet diku.

Pritet ama pritet një i humbur.

     Me dallgët e jetës përplasesh skaj më skaj për një fjalë shprese që ta rrallojë një çik mjegullën e dendur, që ka zënë vend prej kohësh. Adrenalinën diku as e kontrollon dot e tërë qenien e kontrollon vrulli shpirtëror.

     Loja e jetës, seç luhet diku - diku ndër mendime të shumta dhe një ditë për të lënë gjurmë, eh, nëse jetohet a vdiset, avazi vazhdon, itinerarin plot gërvishtje, vërtiten nëpër dyshime, herë të bazuara e herë pa asnjë bazë. Dilemat rëndojnë gjendjen e gjithsecilit e duke paragjykuar me negativitet, ku për pasojë sjell ballafaqimin e natyrshëm të kundërshtive dhe të zhgënjimeve fyese pas ëndrrave të shumta dhe shpresave të humbura apo grackave të ngritura investigime, motive të reja, pritet të fillojë përpunimi tematik i akumulimit e prurjeve të kohës.

Pritjet së fundmi marrin kuptim.

     Ambicia e kërkon atë skenë dhe e gatuan nga brumi që trajtësohet në formën e përshtatshme, për t’i dhënë kuptim moskuptimit të gjithçkaje, për ta përplotësuar skenën që kurioziteti është ngritur në nivelin më të lartë të mendimit.

Shtatë ditë davaritje, ngazëllim e pikëllim, sukses a dështim, imagjinatë e arsye, moderne e primitive, shkëlqim e ngrysje, bota dëshmitare u bë.

Në romanin “Giti” të autorit Gëzim Ajgeraj vjen një krijim mjaft interesant, me disa personazhe, ku personazhet negativë rezultojnë, së fundmi, Markus dhe Andy. Brigit ( Giti ) është personazhi kryesor në roman, ku nxjerr në pah një vajzë me karakter të fortë, e bukur si shtojzovalle, por e pafat, e çiltër, e pavarur në mendime, pasi vendimet, kryesisht, i merr në kokën e saj krejt e vetme ose sipërfaqësore, por që e do dhe e përqafon jetën.

E paepur për të siguruar të ardhmen.

Një roman, ku trajton histori interesante dhe reale, ndaj, Pena e shkrimtarit udhëton në klasin e mjeshtërisë së letërsisë.

Giti, një vajzë austriake nga vendi i bekuar i muzikës, por që punonte dhe e dashuronte Zvicrën, me dëshira për jetën dhe vizion për të ardhmen, me kulturë të gjerë evropiane, ku në një nga ditët e sezonit njihet me Markusin, edhe ai një djalë austriak që punonte në një zonë turistike, jo shumë afër Gitit.

Pas disa ditë njohjeje, Giti e vë në dijeni familjen e saj për lidhjen e re.

     Giti, ndjehej e dashuruar, ku çiltërsia që e karakterizonte as i dha shtysë asaj që të gjurmonte diçka rreth tij, familjen, shokët, shoqet, pastaj inteligjencën, karakterin, qëndrimin apo vendosmërinë, përballë saj dhe i besonte vetes, ndaj mendonte të mbante sa më larg frikën, trishtimin a lëndimin.

Kohët sapo kalonin dhe marrëdhëniet me Markusin pësonin gjithnjë e më shumë atë ftohtësinë e stinës dimërore, atje në bjeshkët alpike, ku për Gitin u kthye gjithçka si një zbrazëti dhe përpara saj gjendej një pellg i madh trishtimi, habie e zhgënjimi nga ana e Markusit.

     Nganjëherë është e hidhur jeta, thotë Giti, derisa po mundohej ta fshihte lotin që ia kishte turbulluar pamjen e syve.

Në këtë roman, autori Gëzim Ajgeraj, përmes penës sjell kulturën evropiane dhe pavarësinë në rastin konkret (të femrës) në përgjithësi dhe, mënyrën, se si ata e perceptojnë të ardhmen e tyre, por edhe një femër tejet inteligjente, që shpesh rrezikun e ha me sy, thotë populli. Por, çështja bëhet e rrezikshme, pasi në horizont duken vështirësitë dhe duket e zorshme t’i vërë në binarë e të sistemojë gjërat që dukeshin gjithnjë e më të rrëmujshme.

     Autori shkruan për vizionin e gjerë dhe kulturën e popujve. E rrëfen atë pasi thotë se kulturat burojnë nga lashtësia.

Janë të qarta e dallueshme, thotë ai nga kontinenti në kontinent.

     A nuk janë e metë divorcet e familjeve në një përqindje shqetësuese në vende tona, si në asnjë kontinent tjetër, ku si shkak kryesor janë tradhtitë?

Kjo është shqetësuese, thotë ai. Megjithëse, në këtë roman gjen cilësi të lartë letrare e historish në përshkrim, ku përcjell mesazhe të qarta për lexuesin dhe përfytyron gjerësisht  marrëdhëniet me ta, pra e jep këtë mundësi falë formimit të kulturës letrare.

     Në këtë roman rrëmbimi dhe pushtimi ndodh për shkak të dinamikës së ngjarjeve të njëpasnjëshme, e në kohë rekord, ndaj dhe shpirti i autorit shpërthen vrullshëm në rrëfim.

     Me mjeshtri dhe profesionalizëm vjen si interpretim i ndërsjellë komunikimi i autorit te lexuesi dhe rrëfimi mbetet funksional.

 Një faks dhe ndërmjetësimi i dy miqve, u desh që Giti, ndoshta, pa u menduar mirë merr një vendim të shpejtë, për një aventurë të re pune, në një kontinent aq të largët mes shumë peripecive e shumë të panjohurave apo përplasje kulturash, ku asgjë të përbashkët nuk kishte ( madje, as diellin ) me atë popull, e mbi të gjitha mes njerëzve të panjohur, e në një vend me problematika të mëdha për sigurinë njerëzore, siç është Afrika e Jugut.

     Por, për Gitin shpejt ëndrrat që kishte thurur për një punë me të ardhura, asaj do t’i shembeshin para syve, ashtu si pa menduar dhe bie kështjella prej rëre.

Megjithëse, Nikolas Chamfort thotë: “Sado keq që të mendojë një mashkull për femrat, nuk ka femër që të mos mendojë shumë më keq për meshkujt”.

Giti mbërrin në Johanesburg, ku e pret pronari i ardhshëm, që s’shpëton nga zhgënjimi i parë.

     Ajo ëndërronte një punë të mirë, një miqësi të pastër, të mësonte të rejat për kontinentin e largët, ndaj vizioni dhe ëndrrat e kishin mbërthyer aq shumë e për to mendonte orë e çast.

    Ajo që në çastet e para mendonte se po pret ëndrrën, ku për Gitin shumë shpejt gjërat filluan t’i veniteshin ndër sy, pasi që në ditën e parë filloi zhgënjimi dhe çdo gjë filloi të kthehej në enigmë, madje, as detajet nuk i shpëtonin.

Ralph Waldo Emerson thotë:

     “Gjithçka është enigmë, ku çelësi i një enigmë  është një tjetër enigmë”.

     Andi dhe Giti, pas qindra kilometrash nga aeroporti i Johanesburgut dhe shumë peripecish gjatë rrugës, arritën në shtëpi, ku i mirëpriti zonja Andy, e cila quhej Yvet dhe dy fëmijët: Kristina dhe Sebastiani, por edhe dy shërbëtoret 20- vjeçare: Kamila dhe Coni.

     Gitin e prisnin tre ditë intensive pune për t’u njohur me detajet në shtëpi dhe në punë, pasi familja e Andy do të udhëtonin për në Zvicër, për një periudhë 3- mujore.

Ndaj, Giti vuri në manovrim gjithë vigjilencën e saj dhe gjatë orëve të natës ajo zbuloi tradhtitë e Andy me shërbëtoret e familjes.

Ky fakt e shqetësoi së tepërmi Gitin.

Por, siç thotë Dag Hammarskjold:

     “Nuk na është dhënë mundësia të zgjedhim kornizat e fatit, por jemi ne që vendosim përmbajtjen.

     Me të arritur në Zvicër, familja Andy, duke pirë kafenë e mëngjesit i ndodh fatkeqësi zonjës Yvet dhe kaluari i fatkeqësive për familjen vazhdon mes shumë peripecish, ku zbulohen shumë të panjohura më pas, por edhe me ndikimin e Gitit dhe bashkëpunimit me organet shtetërore.

     Me lartësinë e profesionalizmit, Gëzim Ajgeraj, e përshkruan kthimin e Gitit në kohë rekord. Pastaj mënyra se si e sjell të detajizuar bashkëpunimin e Gitit me drejtësinë dhe zbulimin e së vërtetës, se zonja Yvet, qe helmuar nga dora vrastare e të shoqit me prova dhe fakte.

     Aftësia e Gitit, që fëmijët e familjes t’i merrte nën kujdestari, derisa ata të bëheshin në moshë madhore.

Një krijim i shkëlqyer nga struktura!

     Vepra e këtij shkrimtari ka vlera të veçanta, për arsye se, brenda tij, përshkruan për përplasje të kulturave të ndryshme mes popujsh, ku gjendet edhe madhështia e veprës për saktësi të informacionit dhe gjithë dinamikës së ngjarjeve.

     Gëzim Ajgeraj thotë: Në procesin gjyqësor të pulës, dhelpra nuk duhet të jetë pjesë e jurisë, ashtu siç ndodhë në roman.

Në romanin “Giti”, Gëzim Ajgeraj, me shumë autoritet përfaqëson denjësisht para botës letërsinë shqiptare në nivelin evropian.

Rrugë të mbarë librit!

 

                      Lezhë, nëntor 2020

 


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen