Mittwoch, 6. Juli 2022

DIVERSITETI I PENËS SË AJGERAJT NËN DIOPTRINË E ANALIZËS DHE TË KRITIKËS LETRARE nga Prenda Sejdia

PRENDA SEJDIA


DIVERSITETI I PENËS SË AJGERAJT NËN DIOPTRINË E ANALIZËS DHE TË KRITIKËS LETRARE

 

Shtëpia Botuese “7 Days”

Prizren, 2021

 P a r a t h ë n i e

 

• Le të udhëtojmë në laboratorin e gjallë të shpirtit të shkrimtarit, dramaturgut, prozatorit, kritikut, tregimtarit, eseistit, poetit të madh, letrarit të madh të letrave shqipe - Gëzim Ajgeraj.

     Autori i lindur në Vërrinin plot histori në Kosovën Legjendare, mbi tre dekada në emigrim, ku zemra e shpirti i qan dhe këndon veçse shqip, krijoi e botoi mbi gjithë zhanret e letërsisë shqiptare. I përkushtuar dhe i formuar plot ide e vizion dhe objektiv për të prekur majat. Andaj, sot numëron mbi 175 tituj të librave të krijuar, duke u kthyer në idol të letrave shqipe plot dritë mbi letërsinë bashkëkohore shqiptare, ku dimensionet i kalojnë kufijtë e mëmëdheut. Krijimtaria brilante e këtij shkrimtari fisnikëron prejardhjen, Atdheun e Kombin, sepse Ajgeraj shkruan se ne nuk erdhëm në jetë për të qenë dështakë, por për të ndjekur dije e virtyt.

     Ashtu si Henry Addington, e ka përjetuar edhe shkrimtari ynë, Gëzim Ajgeraj: “në rini, mungesa e kënaqësisë është dhimbje. Në pleqëri, mungesa e dhimbjes është kënaqësi.”

Populli shqiptar, trim e heroik i Kosovës Dardane e përjetoi po të njëjtën.

     Diversiteti i Penës së Ajgerajt është plot fuqi dhe larmi me një botë të gjerë e të pasur krijimi. 

Shkrimtari Ajgeraj nuk është Penë e rastësishme. Përkundrazi, duket se ka lindur me librat.

Ndaj gjurmët janë që në rininë e tij të hershme është mjaft i pasur. Nëse gërmon ndër shkrime të tij, zbulon arkivin e larmishëm e të jashtëzakonshëm, i cili ka lëvruar mbi gjithë zhanret e letërsisë, ndaj prek atë botë të pasur poetike, së pari, e ka aq pasion, aq dhunti, aq përkushtim, e gjitha dinamikë e vizion me diapazon të gjerë gjeografik, ku spikat forca e fjalës dhe thellësia e mendimit të avancuar. Poezia, thotë Ajgeraj, është mbretëresha e letërsisë, por që të jetë e tillë, bëje atë!   

      Prandaj, pikëpamjet e tij kanë qenë vendimtare edhe për një poezi të studiuar mirë, e duke përdorur gjithë elementet e saj: fjalën si substancë përbërëse të saj dhe muzikalitetin sigurisht (pasi janë materiali i saj), figuracionet artistike, ku krijon imazhet reflektuese, fuqia e fjalës dhe e vargut, mjeshtërinë, që mbështjell fjala brenda vargut, botën psikologjike, që përdor në elaborimin e idesë brenda vargut. Brenda filozofisë së vargut, shohim forcën magjepsëse të tij.

Fantazia e këtij krijuesi është tejet e përafërt me botën reale që ai i referohet.

     Krijon premisa të kapshme logjike dhe emocion lexuesit. Te ne, apo brenda nesh ekziston ndjenja. Por, për ta trazuar atë gjithmonë duhet një pikë e caktuar, që pa dyshim, janë të shkurtra, madje, edhe të gjitha stilet, plot të tilla ka në vëllimet e tij sa është e vështirë që mund të veçosh ndonjërin.

     Në poezi qëndron gjithnjë ideja se cilat nivele do të arrijmë dhe, sigurisht, që poeti me majat e fjalëve në të gjitha llojet e stilet, që janë të shumta, i ka prekur majat e letërsisë. 

Gëzim Ajgeraj ka krijuar mijëra poezi në të gjitha stilet brenda këtij zhanri.

• Poezi për fëmijë .

• Poezi ( fabul ).

• Poezi ( sarkazmë ).

• Poezi ( etnos ).

• Poezi për të rritur.

Tematika e secilit format poetik është në përshtatje me stilin. Brenda këtij cikli kemi përfshirë poezi për fëmijë dhe etnos kulturor.

     Tek vëllimet për fëmijë, autori vjen me tema tejet interesante, ku brendia e tyre është e pasur dhe e larmishme. Në mënyrë imagjinare sjell vorbullnaja të fuqishme e plot lirizëm, ku dominon modestia dhe logjika njerëzore e sjellë me bukuri të rrallë artistike e me vlera të larta poetike e plot energji pozitive.   

     Magjinë e universit e shpalos më botën engjëllore të fëmijëve të mëmëdheut, që ata të formohen me artin dhe letërsinë bashkëkohore shqiptare, me premisa të shumta, ku pa diskutim përcjell edhe mesazhe të shumta për gjeneratat e reja, pasi poeti plot admirim e sheh botën e fëmijëve. Andaj, mesazhet përcjellëse dhurojnë plot dritë, dije e shpresë, të formëzuara për moshën e nivelet. 

     Një krijues me botë universale, me dije e dhunti për të bërë më të mirën e dhuruar më të bukurën, ju bëhet idol fëmijëve, por edhe letërsisë shqiptare e më gjerë - ndaj është gjithë përfshirës.

     Ky poet që ndikon pozitivisht në edukimin e brezave të ri, me dashuri për familjen, vendlindjen e mëmëdheun, me potencial mjeshtëror, me intelekt e pasuri shpirtërore, plot vlera dhe art e vesh jetën me ngjyrat e duhura të kompozicionit plot gjallëri, këngë e antonime, ku harmonizohen në strofat poetike. 

E dallueshme kjo tek Ajgeraj, pasi që në fëmijërinë e tij duket se është hedhur fara e vullnetit të tij krijues, në tokën pjellore, ku ka prodhuar llojet e ndryshme.

Aftësi gjeniale e njeriut, që mendjen ta stërvitë e Penën ta vërë në shërbim të gdhendjes së fjalës, e ua shpalos shpirtin njerëzor.

     Në poezinë e Ajgeraj dominon filozofi e fjalës dhe metafora të fuqishme, ku japin kuptimin dhe estetikën filozofike, e cila burimin e ka te mjeshtëria e krijuesit.

Një tjetër stil poetik, tjetër dimension e pamundur të mos gjesh këngët e bukura plot muzikalitet. ku nuk mungon as timbri as tonaliteti, kumt që përcjell aq këndshëm e hareshëm te lexuesi vargje plot jetë, ku i këndon shpirti mbi “etnosin e zonës”, por as që mungon arti filozofik dhe metafora, që mbështjell vargun e ia shton bukurinë asaj.

     Është i mishëruar poeti që në vegjëlinë e tij, ndaj i sjell vezulluese si perla a relikte shpirti, ama i dokumenton në libra e biblioteka, por edhe i shpalos për lexuesin, si dokument i vyer epokal. Normale që shoqëritë njerëzore evoluojnë ndër kohëra, por Pena e shkrimtarit sjell plot frymëzime, gjithë nuancat e ylbereve, si pasuri e çmueshme kombëtare: festat, dasmat, ahengjet, etj.

     Praktika e kalimit të këtyre fazave, që cituam, e bën më të dashur e të larmishme këtë lloj arti.

Fenomeni magji e vargut brenda këtij stili ka arritur efektin dhe qëllimin e mesazheve që përcjell për lexuesin e gjerë. Është magji e vargut fryma e tij, kënga e shpirtit. Zëri i tij josh lexuesin. Për hir të kompletimit të dialektikës vlerësohen edhe veprat e Gëzim Ajgeraj, me përsosjen e tij.

• Siç e kemi thënë herë pas here, Gëzim Ajgeraj, ka krijimtari të pasur dhe zhanre e stile të ndryshme të letërsisë, ku dua të cek atë të: “MONOGRAFI HISTORIKE”, ku autori me mjaft profesionalizëm ka shkruar e krijuar mbi këtë gjini letrare, ku kryesisht, flitet për heronjtë, të cilët luftuan për çlirimin e mëmëdheut, kontribuuan me gjithçka që iu afronte koha, duke shfrytëzuar të gjitha burimet njerëzore, por edhe flijimet që dora gjakatare padrejtësisht ua ka marrë jetën në trojet e tyre stërgjyshore e në rrethana të paprincipe. 

“PËR TË GJALLË KULLAT S’ I LËSHOJMË “

               (SADEDIN HASANI)

A nuk është kjo një piskamë e fuqishme, ku burimin e ka te ndjenja e mosdorëzimit dhe te çlirimi me çdo kusht i trojeve amtare?!

“XHEVAT BERISHA - LEGJENDA E VËRRINIT”

A nuk janë këta dy dëshmorë: zëri e fuqia e tyre e gjithë dëshmia, që do t’ju përcillet brezave: militantizmi, vendosmëria e guximi, që këta luftëtarë lirie qenë mishëruar me besnikëri mbi çështjen kombëtare të luftës për liri?!

     Faktet për monografitë janë tejet specifike dhe origjinale, ku veçon se kryefjala e tyre ishte liria.

Ndaj, emëruesi i përbashkët i këtyre veprimtarive heroike, patriotike e kombëtare është veçse një:

“KANË LINDUR NGA SHPIRTI KALLKAN”

     Vlerat artistike e stilistike të këtyre librave nxjerr më në pah vlerat e larta e virtytet njerëzore të këtyre heronjve të Atdheut. Në kalkulimet kritiko - vështruese dhe vlerësuese rafinohen pikëpamje dhe pikëvështrime të shumta. Ku ka shembull më të mirë e dëshmues se shembulli i Sadedinit, i cili i qëndroi besnik idealit, luftës e lirisë për Atdhe.

     Brendia e monografisë së heroit, Xhevat Berisha, ka cilësi të lartë krijimtarie, ku më së miri ky shkrimtar ka derdhur esencën letrare të gërshetuar në art e histori.

“LEGJENDA E VËRRINIT”, autori ia dedikon birit të Lezit, mësuesit, atdhetarit, patriotit të UÇK-së, veprimtarit, aktivistit, organizatorit - birit të Dardanisë, që një jetë ia kushtoi Atdheut, Kosovës kreshnike e bashkimit kombëtar, atij që çdo orë e çast luftoi armikun. Me gjithë forcën e shpirtit e, sidomos, Lezit e Vërrinit, iu bë idol, mbetet përjetësisht, biri i Lezit, i Vërrinit, i Prizrenit historik, e i Kosovës martire.

     Në monografitë e dëshmorëve autori paraprin vetëdijen kombëtare.

      Krijimi i mirëfilltë rindërton realitetin në formë e strukturë dhe e prezanton në sistemin letrar- artistik, ku integrohen të gjitha lëndët, ia dedikon ekspozimit të botës brendshme dhe ndërtimit të rrëfimit.

Autori ka krijuar një univers, duke u mbështetur fuqimisht në art dhe në letërsi e në traditën popullore të rrëfimit.

     Ai forcon dhe konsolidon fuqishëm idetë, ngjarjen dhe kulturën e vetëdijes. Marrëdhënia që përcjell te lexuesi është vetë stili i autorit.

     Autori larminë e tij krijuese e sjell brenda monografive dhe paraqet frymë arti mbi kultivimin e fjalës shkruar.

Natyrisht që natyrën dhe ekzistencën e gjen brenda këtyre monografive. 

Veçse strategji për dialog, konspiracion e kompromis, vendosmëri, luftë dhe heroizëm i gjen në monografitë historike të Gëzim Ajgeraj. Ndaj, letrari di se si ta servojë te lexuesi me Penën dhe formën më të mirë letrare e historike.

     Madhështia e këtyre monografive për heronjtë e Kosovës: Sadedin Hasani dhe Xhevat Berisha gjendet nëpër faqet e këtyre monografive plot vlera njerëzore dhe kombëtare, ku përshkruhet njeriu me shpirt atdhetar e njerëzor, pasi motivet e shumta ndikojnë në përshkrimin plot kolorit romantik, heroizmi e virtytesh, me bazë zgjuarsinë e besën, guximin e trimërinë ndaj komunikon drejtpërdrejt me lexuesin përmes krahasimeve. Harmonia mes ngjarjesh reale në monografi, lakonizmi e muzikaliteti i Penës së Gëzim Ajgeraj dhe pasqyrimit të tyre, vëren se kjo monografi ndez shpirtin flakë, ndaj janë gurët e xhevahirit plot vlerë në themel të krijuesit.

     Lavdi heronjve të pavdekshëm, që dhuruan jetët e tyre dhe u bënë forcë sublime për çlirim të Atdheut!

     • Autori, Gëzim Ajgeraj, jo më kot cilësohet, si poeti i metaforave, me anën e të cilave ai i vesh aq bukur fjalët e goditin fuqishëm me vargun. Por, ajo çka e bën akoma më të fuqishëm autorin e poezive metaforike është se ai e ka studiuar metaforën deri më skajin më të largët, që është gjeneza e saj dhe sjell në leksione gjithë të detajizuar.

     Pra, një studiuesi letrar i duhet për t’u pajisur me ato njohuri aq brilante.

     E them me bindje pasi autori është i mishëruar me lëmin e madh të letërsisë shqipe dhe e njeh atë në detaje. Pra, si lind një ide për poezinë, nga vjen ajo, cila do ishte lënda e parë që i nevojitet një krijuesi, mbi të cilën duhet të na shkaktojë emocione dhe ta prekë ndjenjën e publikut të gjerë?

Ai shpjegon komplikimet, logjikën e filozofinë e të bërit art.

     Shkrimtari shumëdimensional sjell studime letrare me finesa të shumta mbi artin e poezisë dhe elementet përbërëse.

     E risjell një thënie të të madhit Sami Frashri: “Nëse do të mbillni për një vit, mbillni misër e grurë, nëse do të mbillni përgjithmonë - mbjell arsim edhe kulturë.”

Ndaj, Ajgeraj sjell mendime esenciale thellësisht me ndjesi e invencione të pasura letrare me një imazh formues tejet interesant. 

“METAFORA E POEZISË” është njëra ndër krijimet - perla të autorit. 

Pena e stërvitur e mjeshtrit vjen për lexuesin, si një meteor, që ndrit mendjet për një letërsi cilësore e bashkëkohore. 

     Ndër elementet e poezisë në këtë libër gjen elemente të reja, si p.sh.: muza e frymëzimit, ideja, muza e ngacmimit, apo muza e mendimit, substancë frymëzuese të favorizuara sa vetë fjala.

Siç e thotë Borgesi, në njërin nga definimet e tij shkurt për poezinë: “E njohim aq mirë sa s’mund ta definojmë me fjalë”.

     Jam e bindur se brendia e këtij studimi letrar do të gjej mirënjohjen e lexuesit. “Asnjë njeri nuk është Zot”, thotë Sri Aerobinda, por brenda secilit njeri është Zoti, dhe qëllimi i jetës është ta zbulojmë. “Bëjeni”.

• Gjithashtu, poeti vazhdon me jetëshkrime, pasi është autori i dhjetëra e dhjetëra revistave letrare, ku jep pikëpamje të shumta:

“PIKËPAMJE PËR JETËN” është po aq e rëndësishme, sa të bën të mendosh gjatë mbi rrethanat tuaja, për të studiuar tiparet e njerëzve që të rrethojnë.

Autori sjell një gamë të gjerë specifikash, ku hallet, problemet, shqetësimet, mosmarrëveshjet, keqkuptimet, janë pjesë e mangët e dijes, kulturës dhe vlerësimit real të asaj çka na rrethon. Kështu që, nga këndvështrimi im, nëpërmjet pikave të paracaktuara në libër guxon të japësh mendimin kritik në formën psiko-filozofike, bazuar në tematikën e kësaj reviste letrare.

Autori bëhet virtyt, vlerë e frymëzim, oazë, ku botës i bëhet ngazëllim, ashtu siç davariten retë nga engjëjt e ajrit dhe kthehet në potencial, ku ndez dritat e shpresës, për t’u pajisur me njohuri. Njëkohësisht ka dhuntinë dhe temperamentin e artistit, ky shkrimtar  brilant e multidimensional.

     • Nga lëmi i letërsisë së Gëzim Ajgeraj kam shkëputur njërin nga librat e tij të shkruar: “PLAGA E LIRISË” – dramë.

     Me siguri që, për të krijuar dramë dhe për të lënë gjurmë te lexuesi, autori ka ndjekur gjurmët e shkrimtarëve të mëdhenj të letërsisë shqiptare dhe të huaj, si p.sh.: Fishta i madh, Jeronim De Rada, Naimi, etj. Populli shqiptar i Kosovës kaloi ndër periudhat më të vështira historike, nëpër luftëra të përgjakshme shekullore, me vendosmëri, guxim e patriotizëm të pashoq, ku flitet përmes fakteve se shqiptarët e trojeve të Kosovës iu përgjigjën thirrjes së Atdheut, pavarësisht vendndodhjes së tyre. Andaj, janë ata njerëz vitalë, që meritojnë lëvdata për virtytet e larta njerëzore, ku u kthyen në Kosovën martire për: “Jetë a vdekje”. Ky slogan ishte vendosmëri për ta, siç u bë realitet në sy të botës mbarë.

     Si shkrimtar drame vjen plot kapacitete dhe tejet origjinal në lloje e stil, ku sjell gjithë shpirtin artistik në dramë, përmes personazheve, me histori e ngjarje plot dhimbje, bazuar në përpjekje e sakrificat e shqiptarëve, në luftën për liri.

     Në dramë spikat rrjedhshmëria e dialogut, komunikimi i mesazheve dhe individualizmi i personazheve,  etj. 

Risi absolute e mundësi të shumta për trupën dramaturge për të përmbushur artin skenik, pasi për publikun mbeten interesante, sepse janë këto forma e mënyra, ku përjetohet historia.

      Shpirti i autorit kërkon, jo vetëm mirënjohjen e brezave të sotëm, për qindra histori të studiuara e të botuara, pasi qindra gjenerata të reja do ta studiojnë atë.

Këto vepra vijnë krejt artistikisht nga ky mjeshtër i madh i letërsisë bashkëkohore shqiptare.

     • Tjetër zhanër shumë i rëndësishëm nga kjo gamë e gjerë krijimtarie të këtij shkrimtari të zellshëm është edhe romani.

Konkretisht sjell dy romane mjaft interesante për fëmijë dhe për të rritur, sa për ta ngacmuar ndjenjën e lexuesit.

     Autori i qaset këtij lloji letrar, duke ecur nëpër terrenin e pasosur të këtij lloj sfondi, që nuk përjeton vetëm aktualitetin, por një gërshetim magjik mes së sotmes dhe së djeshmes, apo hijezimet shoqëruese, duke aktivizuar gjithë potencialin kultivues, ky krijues i dëshmuar i rangjeve të larta të letërsisë bashkëkohore.

Natyrshëm rafinon rrjedhën e drejtpërdrejtë të burimit, duke e kthyer në përzgjedhje atraktive për lexuesin e gjerë.

     Autori ka krijuar gjithë terrenin e nevojshëm infrastrukturor, për të shpalosur gjithë personazhet në roman, gjithë kapacitetin e tyre mendorë dhe intelektualë, për gjithçka, që ndodh dhe gjithë tematikën e saj.

     Brendia e romanit ngjall kureshtje nga kapitulli në kapitull për hir të përmbajtjes dhe cilësisë, ku arrin idetë, motivet e frymëzimit.

Fuqia e fjalës e potenciali krijues premton shumë dhe shfrytëzon talentin.

Romani përmban një tematikë, që rëndon disi letërsinë në kapituj të caktuar dhe qarqe të ndryshme politike, praktikë e vjetruar kjo, por gjej pajtim me autorin kur thotë se:   “Aktiviteti politik ka përfunduar me fundin e luftës, ndaj sjell si vendosmëri për t’ju përkushtuar vetëm letërsisë dhe për t’i thënë STOP aktivitetit politik. 

     Në faqet e këtij romani, në formë tejet filozofike trajtohet çështja me drejtim të orientuar, por edhe për rëndësinë e veçantë të çështjes. Te ky roman thellohet më tej çështja për letërsinë e avancuar për të “edukuar” ata, që sot përpiqen të bëjnë letërsi e përmend fenomenin e mos- profesionalizmit. 

“Ai që kurrë s’krijoi një varg, ku ka aftësi të vlerësojë”?!

Madje, akoma, thellohet skandali kur vlerë quhet antivlera në letërsi.

Shkrimtari i mirëfilltë thotë, autori nuk i nënshtrohet përkëdheljeve partiake. Një gjest i tillë sjell vdekje, në raport me interesat e letërsisë shqipe.

     Ky shkrimtar i rangut të lartë bën pjesë në grupin “CLEAR” të krijuesve, ku ka sjellë gjithë metodat letrare në romanin e titulluar: “STUDENTËT”. Tek autori, idili është i pavdekshëm, si gëzim jete tek rikthehet gjithnjë siç i rikthehen qiellit të kaltër ylberet pas shiut.

     Në romanet e Ajgeraj gjen shumëllojshmëri stilesh, tematikash, brendish, historish a ngjarjesh.

Aq këndshëm vjen në romanin për fëmijë e të rinj: “DITË TË BARDHA”. Është romani i radhës që vjen në këtë diversitet me përzgjedhje pak nga të gjitha.

Me mëngjesin, puhizat e lehta e zhdukin vesën e njomë, ashtu ikin edhe ligësitë.

Vogëlushët janë dëshmitarët më të mirë të të gjitha kohërave.

Ç’nuk panë sytë e tyre në kohë tmerri?!

     Shkrimtari, Gëzim Ajgeraj, edhe si banor i asaj ane, mbështillet në botën e brendshme të fëmijëve dhe përshkruan dashurinë, mallin e brengat, kujtimet, lirinë, shokët apo familjarët, që u vranë dhe çdo gjë tjetër, e gjithë universi që ata i rrethonte.

     Në romanin: “DITË TË BARDHA”, autori vjen tejet modest, ku një botë të tillë varfanjake mund ta pasuronin vetëm ndjenjat shpirtërore atdhetare, por që nxjerr në pah karakterin e personazheve.

Gjeniu i Ajgerajt qëndron pikërisht në këtë optikë, sepse drita pikon nga shpirti vizionar.

Autori ju gëzohet ditëve të bardha, ku sjell figura tejet interesante me moshë të re.

Ai gërmon në honet e bardhësisë dhe të shpresave, që prej tyre të nxjerrë vetëm mesazhe paqeje. 

Emocionuese tek lexon në faqet e romanit, pasi fisnikëria, ngazëllimi, etje për paqe e shpirti zjarr flet me gjuhën e të rriturit.

Ditët e lirisë hapëronin qiellit të Atdheut.

Ndjenja të përziera mes dhimbjes e gëzimit.

      Me siguri dhe pa pikën e mëdyshjes asnjë nga zhanret nuk të zhgënjen, përmes këtyre pjesëzave nga kjo parathënie, kuptohet se sa magjepsëse dhe ç’madhështi ka në brendi të librave.

     Krijuesi që paraqitet dinjitetshëm, si referencë e spikatur e personaliteteve në letërsinë shqiptare e me dimension evropian, Gëzim Ajgeraj, përfaqëson me modesti në arenën ndërkombëtare.

 

                            Lezhë, më 26.1.2021

 

R e c e n s i o n

 

Gëzim Ajgeraj: Studime letrare (METAFORA E POEZISË)

 

Miniera letrare e shkrimtarit, poetit, dramaturgut, kritikut letrar, etj., të ngjan se sa më shumë të  gërmosh, aq më “thellë zhytesh” tek artbërja në letërsi.

Madje, surprizohesh tej mase nga kjo gamë e madhe e zhanreve letrare të lëvruara ndër dekada. Gëzim Ajgeraj, ky shkrimtar i lindur dhe i mishëruar brenda lëmit të madh të letërsisë shqipe, ndonëse, mbi tre dekada jeton dhe vepron në Evropë ( Zvicër ).     

    Asnjëherë nuk shfaq lodhjeje a përgjumje karshi Penës së tij, për të gjitha zhanret, madje, vjen me studime mjaft interesante prej profesori, pasi ky libër është shumë i rëndësishëm për lexuesin. Larmia që sjell të mahnit.

     Është ndër poetet shqiptar që poezia e tij njeh majat e letërsisë, e vesh atë me metaforë, jo vetëm në trup, por ajo pikas pothuaj në të gjithë titujt e poezive dhe  në titujt e librave.

Shkrimtari Gëzim Ajgeraj vjen me studimin letrar: “METAFORA E POEZISË”, ku fjala bie konkretisht mbi artin e saj me detaje.

     Si lind një ide për poezinë, nga vjen ajo, cila do ishte lënda e parë, që një krijues e përdor, për ndërtimin e saj që ajo të jetë e përkryer, për të na shkaktuar emocione, apo për ta prekur ndjenjën e publikut të gjerë? Ama, thotë Ajgeraj se këto pyetje s’do t’i mjaftonin as poetit, as artit të krijimit të poezisë.

     Sikur t’i mjaftonin disa përgjigje, atëherë edhe mjeshtëria e artit të krijimit nuk do të ishte aq e komplikuar sa  vetë logjika dhe filozofia e të bërit art. 

Nëse për poezinë do të jepnim një definim të shkurtër nga Borgesi, do të ishte ky definicion:

“Poezia është një shprehje e së bukurës nëpërmjet fjalëve të thurura në mënyrë artistike”.

     Shkrimtari shumëdimensional, Gëzim Ajgeraj, sjell në këtë “studim letrar” finesa mbi artin e poezisë dhe çdo element përbërës, të cilat pa dyshim, janë të shumta.

     Edhe Ajgeraj, ashtu si Sami Frashri: “Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë.

Nëse do të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim dhe kulturë.” Si dhe, asnjë libër nuk mbaron. Librat nuk janë të gjatë, por të gjerë.

     Ajgeraj na sjell mendime esenciale, thellësisht, me ndjesi dhe invencione të pasura letrare, ku e bëjnë edhe më interesante imazhin formues dhe shpirtin letrar e mendimet e tij lirike.

     E gjitha kjo një forcë magjike e frymëzimit real, madje, tejet i denjë, që buron nga një shpirt i pasur dhe i brumosur thellë me rrënjë në letërsinë shqiptare dhe më gjerë.

Ka përdorur atë simbolikë përshkrimi deri te mendimit me plot mesazhe kreative e kulmore, ku i shërben studiuesit të letërsisë.

Ky studim letrar shpalos:

• Artin dhe poezinë. 

• Artin si sprovë, besimi i poetit në artin e 

   tij dhe në vetvete.

• Fuqia magjepsëse e poezisë. 

• Për artin e fjalës dhe të poezisë. 

• Metafora: Muza filozofike e mendimit të

  avancuar.

Nëse për prozën apo romanin mund të thuhet se i takon një rrëfimi të ëndrrës apo të përrallës, poezia për ne është kënga e ndjenjave shpirtërore, e cila përmes fjalës metaforike, shpalos ndjenjën e muzës së krijuesit përmes vargjeve. Jo se ajo ka gjuhën e këngës, por ndjenja që krijon, por edhe reflekton, gjithashtu, ndjenja e brendshme emocionale.

     Në kapitullin: “Arti i poezisë” flitet për poezinë në tërësi, burimet e saj mbi vargun, që është po aq e rëndësishme sa vetë fjala. Autori sjell një thënie të Borgesit, ku sqaron rëndësinë e fjalës në raport me jetën: “Materiali i poezisë është fjala, e fjala është dialekti i jetës”. Në këtë studim letrar ka plot shembuj me vlerë, që jepen në formën figurative për fjalën dhe për ndërtimin e poezisë.

     Nëse në muzikë mund të thuhet se forma zëri dhe substanca nuk mund të ndahen, kjo pak a shumë ngjan edhe tek poezia, kur kemi formën, muzikalitetin e fjalës dhe fjalën si substancë që e përbën atë.

Pena e stërvitur e mjeshtrit Ajgeraj dhe mendja e ndriçuar vjen për lexuesin, si një shkëndijë, që ndrit mendjet për një letërsi cilësore e bashkëkohore.

Vepra e Ajgeraj shndërrohet në një botë të gjallë.

     Anët e bukura i bën të kuptueshme nëpërmjet dashurisë për Penën dhe për Letërsinë, duke e shndërruar në motiv për brezat.

     Arti i tij letrar është i ushqyer me moralin dhe ndjenjën njerëzore, si i rritur mes librash të autorëve të mëdhenj. Kështu brumosja me ta e bën të përçojë pa pushim, të ndrisë mendjet për një botë të pasur me dituri, në formë e përmasa të gjëra.

     Për zbërthimin e poezisë, autori sjell elemente të tjera shumë të rëndësishme, pos fjalës, si p.sh.: muza e frymëzimit, ideja apo dhe muza e ngacmimit.

Kjo substancë është e favorizuar dhe e pandashme sa vetë fjala, se pa njëra- tjetrën s’do të na krijonin mundësinë e vargut.

     Ama fuqia filozofike e poezisë, thotë autori është faktori, i cili më bën që të ndihem i rezervuar në gjykimin për poezinë në përgjithësi.

     Autori sjell dhe një vlerësim të Neitzsches për muzën e poetit: “Muza e poetit që nuk është i dashuruar me realitetin nuk mund të jetë aspak realiteti, ku do të lindë për të fëmijë, me sy plot rrathë e me kocka tepër të brishta”.

     Një poet që sprovon veten mbi artin e bën atë në formën më të përsosur. Shpalos e gjithë potencialin brenda artit dhe magjisë së tij. 

Është koha kur krijuesi vihet në kërkim të hulumtimit të formave të vargjeve, strukturës, ndërtimit të fjalës dhe zgjedhjes së saj, e për të ardhur pastaj deri te metafora, si element esencial i letërsisë e i ndërtimit të vargut. Aty është shpirti dhe ndjenja e poetit, brenda së cilit shpaloset brendia e tij, shpirti dhe besimi poetik që ka arti i fjalës.

     Brendia e këtyre faqeve të këtij libri është e magjishme, shtjellimi në detaje e plot finesa mbi letërsinë, kryesisht, mbi finesat e poezisë: fjala, muza, struktura, forma, mesazhi, imagjinata, baza për artin, përzgjedhja, rrethanat, krahasimi.

     Janë këto elemente që sjell autori. Andaj, kur jemi te ky hulumtim edhe eksperimenton me vargun, sigurisht janë aplikuar shumë forma dhe stile, ku krijohet larushia e vargjeve, por edhe kolorit poetik.

Format e artbërjes, thotë Ajgeraj, nuk mund të kufizohen brenda një forme arti, ato mund të shtrihen në prozë, në tregim të shkurtër, në monografitë historike, në vlerësimet kritike, etj.

     Gëzim Ajgeraj, pa dyshim, është ndër Penat e arta të letërsisë bashkëkohore shqiptare.

Autor i mbi 170 tituj librash.

     Për vetë faktin nuk më habitin arritjet e Penës tij, pasi galeria e tij poetike njeh gjithë detajet e finesat dhe aty pa dyshim gjendet:

FUQIA MAGJEPSËSE E POEZISË. 

     Aty ku janë të gjitha stilet, majat e fjalës dhe forca e saj me thellësi mendimi e diapazon të gjerë njohurish.

Finesat në varg sjellin artin e së bukurës për forcën, që arrin të pushtojë e na bën për vete.

     Zë fill zanafilla e saj, nga e bukura e saj dhe muza e mendimit të krijuesit, bukuria shpirtërore dhe estetike e për ta përçuar pastaj përmes fjalës metaforike te lexuesi.

Poeti si një shkronjës, një këngëtar, që i këndon së bukurës dhe shpirtit i transmeton përmes fjalës, është magjia e vargut, fryma e tij, kënga e shpirtit, që na joshin në poezi.

     Nëse i vërejmë pikat e vargut të artbërjes, sigurisht, ndjejmë zërin, ndjenjën, klithmën, ndjenjat e shpirtit, që paraqet për një motiv a temë të caktuar.

     E këto shkëndija janë dritëdhënëse, pra fjala bie për auditorin e gjerë.

     Efektet e finesave letrare mbi poezinë janë të jashtëzakonshme, duke shtuar mjeshtërinë përshkuese, metaforën, fjalën artistike, por edhe trajtimin e thellë, që mund t’i bien vargut një çështje të caktuar.

Le të vihemi në kërkim të përgjithësimit në të gjitha elementet në këtë definim për poezinë.

Siç e thotë Borgesi, në njërin nga definimet e tij, të shkurtër për poezinë: “E njohim aq mirë sa s’mund ta definojmë me fjalë.” 

     Pra, në këtë libër ka aq shumë të dhëna e njohuri për poezinë, sa autori e ka përcjellë për studiuesit në formën më perfekte.

“Mos e merrni në duar këtë libër, nëse nuk e ndjeni dëshirën e sinqertë dhe të thellë, që diçka të mësoni nevojën e madhe e të bëheni të vlefshëm për letërsinë, si dhe të zhvilloni dijen.

                             Ose: Kthejuni fletëve të lexuara...

Merrini ato e bëjeni ndonjë broshurë të marrëdhënieve letrare me poezinë dhe zhanreve të tjera të letërsisë”.

     Kështu, letërsia për Gëzim Ajgeraj është Atdheu universal i njerëzimit. Është, gjithashtu, përmasë dhe dimension, pasuri e çmuar, pavarësisht përkatësisë.

Është i palodhur ky shkrimtar, që shpirtin e ka brumosur në letërsi, ku spikat potenciali i intelektualit dhe tejet profesional. Dhuron dije e dritë, ku brezat e së ardhmes më së miri do të jenë, pa dyshim, përfituesit më të mëdhenj, ku do ta gjejnë veten mes miliona shkronjash e fjalësh e mes shumë dijesh e informacionesh.

     Të shkruhej ky libër, për autorin ka qenë një rrugë e gjatë dhe sfilitëse, por me besim te vetja dhe përvoja e tij e gjatë me Penën, ku përcjell dije e informacion, ndjenjë e emocione e gjitha fantazi për artin letrar, ku i bashkëngjitet më së miri letërsisë së avancuar bashkëkohore.

     Ky libër i shkuar bukur, besoj që do të bie shpejt në sy të letrarëve e, sidomos, letrarëve të rinj, që do pajisen me artin e së bukurës dhe vjen si një ushqim me plot shije.

     Fuqia e tij do ta bëjë jetëgjatë, pasi pasuria e tij janë elementet specifike që përdoren, ku ideja e tij nuk është e rastësishme, madje, mjaft prestigjioze e profesionale.

Brendia e librit, pa dyshim, gjen pëlqimin e lexuesit.

     “Asnjë njeri nuk është Zot, thotë Sri Aurobinda, por brenda secilit njeri është Zoti, ku qëllimi i jetës është ta zbulojmë.”

 

                 Lezhë, 15.1.2021

 

R e c e n s i o n

 

Gëzim Ajgeraj: PIKËPAMJE PËR JETËN DHE PËRVOJAT, Botoi: Metafora

 

1. Ata që të ndihmuan në momente të vështira.

2. Ata që të braktisën në momente të vështira.

3. Ata që krijuan momente të vështira.

     Tek shfleton ndër krijimtarinë e shkrimtarit, Gëzim Ajgeraj, është vërtet një miniere e tejmbushur me gjithë llojet e pasurive minerare: argjend e flori. Edhe në këtë libër sjell shembuj tejet të mrekullueshëm, interesant e me vlera. Është vetë njeriu, karakteri i brendshëm, ndërtimi i tij shpirtëror dhe ndërgjegjja, e cila është e ndërtuar brenda tij. Pena e autorit sjell me shumë delikatesë dhe në mënyrë tejet filozofike këto thënie kaq me vlera në formën e porosisë apo dhe të kritereve, që njerëzit  t’i kenë parasysh në udhëtimin e gjatë - jetë.

     Ne jemi qenie njerëzore, prandaj mendimi i përsosmërisë, sikur më tremb, por inteligjenca, thotë Ajgeraj -  njeriun e bën të përsosur.

     Në këtë proces le t’u jemi mirënjohës njerëzve, që na bëjnë të lumtur, sikundër ndryshimi i mënyrës së sjelljes, në raste të veçanta të braktisjes nga miku

 (mikja) janë momente të vështira, mendoj unë. Kështu që e mësove kur duhet të hipësh nëpër pemë, e kur nuk duhet ta bësh këtë.

     Shoqëria është një rregullator mbi bazën e së cilës, jeni ju që bëni zgjedhjen më të mirë, thotë autori. 

Është përvoja e shkrimtarit, poetit, kritikut, etj. 

Njeriut me përvoja të jashtëzakonshme jetësore në mënyrë të drejtpërdrejtë, por edhe filozofike që shtjellon probleme të ndryshme ndërnjerëzore, ku shpalosen tipat e karaktereve.

     Ndikimi i autorit në libër është tepër i gjallë, veçanërisht ndërmjet: “Fjali e të veçanta”.

Ai del hapur se është për ruajtjen e vlerave njerëzore, forcimin e karakterit dhe pro njeriut vital.

     Pena e Gëzim Ajgeraj në këtë libër me një stil kaq të veçantë e tejet interesant, e ndarë në pika kryesore, që i shërbejnë të gjitha gjeneratave, bazuar mbi eksperiencat e tij, por edhe nga tradita popullore, tregon virtytet e larta njerëzore, që i burojnë nga thellësia e shpirtit. 

     Është një thënie e rrallë: Nuk ka rëndësi nëse i keni bërë keq dikujt, në qoftë se kemi mësuar të mos i bëni më. Nëse nuk bëni më keq. Nëse mësoni, nëse jeni të aftë të merrni jetën në duart tuaja dhe ta përqafoni, vetëm nga kjo pikë mund të vazhdoni. Vetëm kështu vjen progresi. E tillë është jeta.

     Ky libër mund të konceptohet si përrua i nëndheshëm, që në rrjedhën e tij të padukshme merr ndjenjat e fshehura të njerëzisë, në çastin, siç i ka e i nxjerr ato në sipërfaqe.

     Ajgeraj analizon qëndrimin e të tjerëve, i kupton ata dhe ndikon pozitivisht në mendimin e lexuesit.

Njëkohësisht ka dhuntinë dhe temperamentin e artistit, ky shkrimtar brilant e shumëdimensional.

     Kafka ka thënë: “Faji është një qenie brenda, së cilës i ndodhemi të gjithë, pavarësisht nga faji.”

     Kështu edhe Ajgeraj e thotë në këtë libër kaq shumëdimensional, me pak fjalë e shumë domethënie se nuk ka të pagabueshëm, ama të gabojmë sa më pak të jetë e mundur.

     Autori sjell leksione mbi dhjetë pikat për jetën, jetëshkrime dhe këshilla tejet interesante, me stil tejet origjinal, madje, hyjnore, që dalin në dritën e diellit, si rrezet e arta në mëngjes, ku këtë shkrimtar e rendit në përmasat e krijuesit të post-modernizmit dhe lë gjurmë të pashlyera në kujtesën e gjithsecilit. Gjithashtu, lufton hapur smirën, ligësitë, mediokritetin, arrogancën, që sot bota po i vuan.

     Ajo çka e karakterizon autorin është zëri kritik mbi koherenten, ku flet për: shthurjen, shfrenimet, intrigat a moskokëçarjet, ikjet a rikthimet, ku përçon mesazhet plot dritë për jetën.

     Në një garë që shpall Skënderbeu në festimet e Krujës, kërkohet kërcimtarja më e mirë, duke synuar shpërblimin, por edhe duke dashur të tregojë vetveten, valltarët rreshtohen njëra pas tjetrës.

Fillimisht Koliqi për ta bërë garën më emocionuese, përshkruan kërcimin e Tyrkinës, e cila bën një vallëzim tepër pasional, ku dallohet temperamenti i gruas plot feminilitet.

     Në kohën kur të gjithë mendojnë se ajo do të fitojë, madje, edhe lexuesi,

     Koliqi bën një kthesë me tregimin e tij, siç ndodh zakonisht në gara e konkurse.

     Nxjerr në skenë, Lulen, mbesën e Lekë Dukagjinit. Përshkrimi i kërcimit të saj është nga perlat më të rralla të letërsisë shqiptare. 

     Koliqi duke përshkruar vallen, përshkruan shpirtin, karakterin e vendit të vet. Kështu që, duke pasur parasysh 10 pikat:

• Tre tipa njerëzish rreth teje.

• Meritat dhe grabitësit e tyre.

• Mos lejoni që njerëzit negativë të huazojnë 

   hapësira në kohën tuaj. Rriteni çmimin e 

   qerasë dhe ata largojnë vetveten.

• Edukimi yt nuk mbaron me përfundimin e shkollimit, por do të vazhdojë gjatë gjithë jetës.

• Kurrë mos vuaj nga fakti seç mendojnë të 

   tjerët për suksesin tuaj.

• Sa më shumë që t’i japësh dikujt, që nuk e 

   meriton, aq më shumë mosmirënjohës    

   bëhesh.

• Kurrë mos e gjyko tjetrin për diçka që nuk e 

   ke përjetuar ti.

• Kurrë mos e prit nga tjetri atë, që ju jeni të 

   gatshëm ta bëni për të, sepse do të ndihemi  

   të zhgënjyer.

• Jo gjithçka i nënshtrohet forcës, zgjedh atë 

   më të mirën deri në qëllim.

• Familja mbi të gjitha.

Autori bëhet virtyt, vlerë, frymëzim, oazë, ku botës i kthehet në ngazëllim si engjëjt e ajrit dhe çlirimit, ku davaritin retë dhe qiellin e hapësirët mes iluzionesh pafund.

     Kthehet në potencial, ku ndez dritën jeshile të shpresës dhe të diturisë.

     Nga ajo botë e brendshme me thesare të pafundme.

Mëson se si kandilat e shpresës të mbahen ndezur. Dhe, dashuria më e madhe të respektosh lirinë e tjetrit.

     Nga këndvështrimi im, nëpërmjet pikave të paracaktuara në librin: “Pikëpamja për jetën dhe përvojat” guxon me mendimin kritik të hedhur në formë psiko-filozofike. Autori sjell një gamë të gjerë specifikash ku: hallet, problemet, shqetësimet, mosmarrëveshjet, keqkuptimet, mos- vlerësimet, janë pjesë e mangët e dijes, kulturës apo vlerësimit real të asaj çka të rrethon (në rastin konkret kur ka fenomene të ngjashme).

     Diskriminon rastet e errëta, që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet ndërshoqërore apo synon të t’i ndëshkojë ato elemente të papërshtatshme të shoqërisë, që me veprime të papjekura dhe pamatura ka efekte domino.

     Ky libër, me vlera edukative dhe artistike, motivet i paraqet me ndjenjë të shpirtit dhe shkëndijohet në hapësirat e artbërjes. Nëse i vërejmë mirë pikat e paracaktuara të artbërjes, sigurisht, se do të ndjejmë zërin, ndjenjën e shpirtit, paraqet për një motiv apo temë të caktuar. 

    Magjia e ndjenjave që ka për artin dhe mjeshtëria deri në përsosmëri, bëhen pasqyra e refleksioneve të tij edhe për ndjenjën e akceptimit te lexuesit.

    Diversiteti i rrëfimit dhe magjia në art sjell qetësinë shpirtërorë të mendjes njerëzore.

Këshillat vijnë si shkëndija, si dritë që hap shtigje, ku njerëzia e ndjen dhe e prek atë.

      Pikërisht, brenda këtij fenomeni qëndron e magjishmja, si ndjenjë individuale, që e ndjen krijuesi, problemi i përgjithshëm përmes mesazheve. Ai përcjell te publiku i gjerë, duke e ngritur si ndjenjë dhe duke e përcjellë atë ku, si çështje, duhet përqafuar edhe vetë lexuesi.

Autorin e përkufizoj me thënien e Friedrisch Neitzches: “Diell, po të mos ishin njerëzit, që i ngroh e u jep jetë, ç’kuptim do të kishte lindja jote!”

 

                   Lezhë. 13.1.2021

 

 

MILITANTIZMI PËR LIRI NË KRONIKAT E HISTORISË

 

Gëzim Ajgeraj:PËR TË GJALLË KULLAT S’ I LËSHOJMË, Monografi, botoi: SHKYP, Prizren, 2020

 

SADEDIN HASANI, BIR BESNIK I ÇËSHTJES KOMBËTARE DERI NË FLIJIM

 

     Në Kosovën legjendare lufta shekullore për liri mbajti zgjuar tërë kombin, ama kjo ndjenjë i mbushulloi shqiptarët cep më cep të trojeve.

     Djem e vajza gra e burra u bënë shqiponja me fletë për mbrojtjen e trojeve shqiptare e sidomos trojet dardane, që çdo pëllëmbë u lanë me gjak shqiptari, për të mbrojtur trojet e tyre etnike nga okupatori i paskrupullt dhe i neveritshëm pushtuesit serb.

     Me vështrimin mbi artin e të shkruarit shpesh qëndrojnë artefaktet e katastrofave të krijuara në kohë okupimi mbi popullsinë e pafajshme në trojet e tyre autoktone, ku krijuesi derdh mjeshtëri të lartë artistike.

Tek lexon në librin monografik:

 

 

PËR TË GJALLË KULLAT NUK I LËSHOJMË

 

Gjen militantizmin e tij, plot vendosmëri e guxim, ku jep të kuptojmë se Sadedin Hasani ishte dhe mbeti luftëtar besnik i çështjes kombëtarë dhe i luftës për liri.

Shkrimtari, Gëzim Ajgeraj, një nga shkrimtarët shqiptar me botime të shumta të të gjitha zhanreve të letërsisë vjen në këtë botim monografik për luftëtarin, patriotin, besnikun, kryetrimin dhe heroin legjendar të Celinës kreshnike, ku gjaku i djemve, burrave e grave të Celinës vërshoi si lumë për mbrojtjen e trojeve të tyre etnike, nder e vatan që shqiptari i pati ndër deje. Por, në këtë monografi me mjeshtërinë e penës, Gëzim Ajgeraj, qan e këndon heroin me zemër të madhe prej patrioti shqiptar - heroin e kombit Sadedin Hasani, por edhe gjithë familjen e ngushtë Hasanaj, dy djemtë e tij: Ylberin e Bedrushin, nipin Afrimin, por edhe trimen e paepur, që ngjau me burrëreshën, Shote Galica, nusen e Sadedinit - Feriden.

     Faktet në këtë monografi vijnë në mënyrë specifike nga dëshmitarë okularë, që njohën Sadedinin e përjetuan ngjarjet e njëpasnjëshme ndër dekada të familjes Hasani, por edhe ndeshjes midis dritës dhe errësirës, që kanë qenë gjithmonë ndër dekada në konflikt argumentues.

     Familja Hasani, e rritur mes brengave të jetës, shkrimtari tregon se lumturia e tyre më e madhe qe burrërimi i parakohshëm i meshkujve të kësaj familjeje dhe gjithë përgatitjen e tyre ta formonin e forconin, sipas kulturës e traditës familjare me pasuri të madhe shpirtërore të viheshin në shërbim të mbrojtjes së atdheut dhe çështjen e çlirimit nga pushtuesit serb.

     Kryefjala e tyre ishte LIRIA. Misioni i tyre ishte, veçse, pikënisja e udhëtimi qe pambarim, deri në realizimin e ëndrrës shekullore, që shpirti u ziente orë e çast. Andaj, fillimet njihen tashmë se familja Hasani qe bërë pjesë kundër Aleancës Ballkanike: Serbo – malazeze – maqedonase, okupatorëve të rinj serbë, që pushtuan Kosovën.

    Tek shkruaj për këtë libër monografik nuk ka se si mos të vijë ndërmend një postullë që thotë:

     “Merre këtë libër monografik, lexoje dhe ke për të parë se do t’ju çojë tek malësori kreshnik e sypatrembur, që e pati për turp të braktiste kullën e Celinën kreshnike, ndaj vendosi të luftonte heroikisht për trojet e të parëve, për Kosovën legjendare, për mëmëdheun e për trojet etnike:.

Matematikisht mund të shprehem kështu:

     Emëruesi i përbashkët i veprimtarive heroike, patriotike e kombëtar është, veçse, një:

“Kanë lindur nga shpirti vullkan të një biri azgan Kosove, që asgjë s’e kthente dot pas, ndaj e mbante ndezur shpresën plot zjarr. Andaj, me penën e tij, shkrimtari, na sjell një figurë dinamike të heroit, ku përshkruan idealin e mprehtë të Sadedinit, personazhin optimist dhe tregon se ai mendonte se bota do të ishte e tillë.

     Ai tregon se gërmon në thellësi të kohës, madje, çdo në labirint të saj dhe bisedon me dëshmitarë, por edhe “fakte”, ku prej tyre mëson mbi aktivitetet kombëtar deri në shkatërrimin e shëmbëlltyrës më të keqe të kohërave.

Pena e shkrimtarit detajon vijëzimin e idealizmit të familjes dhe të djemve të saj patriotë, të cilët gjithë jetën vuajtën, u vranë dhe u persekutuan për të drejta  e çlirim kombëtar, pasi brez pas brezi frymëzoheshin meshkuj e femra të familjes.

     Demonstratat, protestat, tubimet e ndryshme, që mbaheshin anekënd Kosovës, meshkujt e familjes Hasani i gjeje kudo në shërbim të çështjes kombëtar, ku në skenë del i madhi, Ukshin Hoti - njeriu më vizionar i Kosovës dhe s’kishte si të ishte ndryshe, që idetë e tij të përkraheshin e të përqafoheshin me shumë dëshirë e shpresë, madje, edhe nga vetë Sadedini.

     Pena e Gëzim Ajgeraj sjell në vijimësi rritjen e familjes së ngushtë të plakut të familjes së Ramadan Hasanit. Mbi këtë bazë, autori, operon me sistemet letrare dhe materien historike të koncentruar në motivet, që vetë koha i sajoi dhe bëhen udhërrëfyes në tregim.

     Në kontekstin kohor të zhvillimit dhe të kronologjisë së ngjarjeve, personazhi ( Sadedini ) merr role përcaktuese, duke synuar eksplorime në kuadrin e zhvillimit të ngjarjeve dhe gjetjen e alternativave më të mira të bashkëpunimit me forcat e UÇK- së, të mbrojtjes me synime specifike në ndarjen e detyrave apo edhe marrjen përsipër të përgjegjësive.

     Pra, autori tregon me penë dhe aftësi krijuese gërshetimin letrar dhe historik, gjë të cilën e bën më së miri ky shkrimtar e krijues i të gjitha zhanreve letrar, me përmasa evropiane.

     Vlerat artistike e stilistike të këtij libri nxjerrin më në pah vlerat e larta dhe virtytet njerëzore të familjes Hasani.

Në kalkulimet kritiko- vështruese dhe vlerësuese mund të rafinohen pikëpamje e pikëvështrime të shumta, pasi në mënyrë graduale në leximin, që i bëjmë monografisë, hasim një numër jashtëzakonisht të madh e të larmishëm figurash pozitive, ngjarje reale dhe mund të objektivizohen mendime e ngjyrime, ku ndjen dashurinë për atdhe e komb.

     Ky skicim ëndërrimtar i frymëzimit e gjitha aromë arti  të atyre shpirtrave të pasur, ku gjendeshin thesaret më të vyera të shekujve të mbledhura ndër meshkujt e familjes Hasani, por dhe të atyre femrave patriote, që shpirtin e patën plot dritë, ndaj na ndrijnë ne sot në udhët e mëmëdheut. Ato gra, motra e mbi të gjitha bijat e kësaj toke, nënat, që ju dhanë jetë jetëve dhe u saktifikuan përjetësisht, duke u mishëruar me vdekjen e duke dhuruar gjakun për lirinë, nderin besën e fisnikërinë, që u patën trashëguar ndër breza - ata pishtarët tanë të lirive;

     Ndaj, pena e pashtershme e Ajgeraj në këtë monografi historike sjell në kornizim specifik të gjerë e të pasur, që i afrohet e përshtatet opinionit me ngjarjet reale, duke afruar vazhdimësinë e një krijuesi me unin e tij origjinal.

     Sadedinit nuk i kishte munguar kurrë përkushtimi e përkujdesja nga vëllezërit e motra, pasi edhe martesa me Feridenë i mbushi me lumturi e fati - ju solli 7 fëmijë e i rritën me dashuri e përkushtim, i arsimuan dhe i edukuan me ndjenjën më të lartë atdhetare, lirinë e bashkimin, si detyrë e ndjenjës madhe kombëtare.

Pena e shkrimtarit e përshkruan  me detaje lidhjen e ngushtë të Sadedinit me të madhin, Ukshin Hoti, ndaj i ndiqte me kënaqësi ligjërimet e tij. Qëndrimet e tij politike e atdhetare të Ukshin Hotit ishin mishërim për Sadedinin, ndaj e shoqëronte ndër kohë, kur shumëkush as hamendësonte a të guxonte.

I pandashëm ishte dhe Haxhirizani - patriot e atdhetar.

Duhet shtuar fakti se Sadedini e dinte shumë mirë se armiku ditën e sulmit mbi Celinë do të angazhonte me mijëra forca ushtarake.

     Ai u flijua, duke lënë shembullin e një luftëtari fjalëpak, të guximshëm, trim e militant, i cili ndizet flakë për mbrojtjen e atdheut, duke u sakrifikuar për të me gjithë familjen e nipin e tij.

Ku ka shembull më të mirë e dëshmues se shembulli i Sadedinit, i cili i qëndroi besnik idealit, luftës e lirisë për Atdhe!

     Ndaj dhe shkrimtari jo më kot shtron pyetjen:

“A nuk janë këto frymëzime që Sadedini i mishëroi nga ideologu i tij, i madhi Ukshin Hoti?

Gjatë viteve që Sadedini mërgoi në Zvicër, aktivitetin e tij e zhvilloi me pjesëmarrjen ndër demonstrata, si në ato të: Cyrihut, Bernit, Gjenevës, etj., ku veç prezencës fizike s’linte pas as në atë financiare për të ndihmuar.

Për shkak të angazhimit, regjimi serb e përndiqte familjen Hasani, sidomos, pas kthimit të Sadedinit nga Zvicra. Megjithëse, veprimtaritë e familjes diheshin si e vërteta nën dritën e diellit që nga Lufta e Dytë Botërore,  pasi plaku i shtëpisë Ramadan Hasani, qe rreshtuar me Ballin Kombëtar, pasi në platformën e saj politike mbante çështjen e bashkimit të trojeve etnike.

Familja Hasani e priti me gëzim daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 Nëntor 1997, në Llaushë të Skenderaj, duke iu bashkuar edhe: Sadedini, Shemsedini, Afrimi, Sahiti, Ylberi e Bedrushi.

E pamundur të përmblidhet në një monografi e gjithë veprimtaria e vëllezërve Hasanaj, por edhe sfidat e epokën, që mbijetoi a flijoi kjo familje me tradita të thella shqiptare të trashëguara ndër breza me origjinë nga Celina kreshnike e fisnike sa vetë jeta.

     Gjithë këto veprimtari që zhvilloheshin në vazhdimësi nga Sadedini me familje apo Shemsedini a vëllezërit e tjerë, duheshin armë e municion, ku ritmi i erës së luftës i vinte në lëvizje edhe angazhime, pasi e shinin si opsion të pashmangshëm kundër Serbisë, ndaj bukur e sjell shkrimtari edhe këtë thënie:

“Ai që ka ardhur me pushkë të të sundojë, me pushkë duhet përzënë”.

     Autori depërton në esencën e refleksivitetit dhe pahëzon brendinë nëpërmjet atdhetarizmit e patriotizmit të kultivuar ndër dekada në familjen e dëshmorit. Gëzim Ajgeraj angazhon përvojën në këto përvijime, që krijojnë, veçse emocion, përmes potencialit mjeshtëror, ku depërton në nivelin shpirtëror e reflektiv tek çdo ngjarje a situatë brenda kësaj familjeje me ngjarje tejet historike, me trimëri e atdhetarizëm të pashoq për Celinën legjendare, ku lindi djem e pati burra, që gjakun nuk e kursyen për ta mbrojtur Celinën, Krushën, Rahovecin e Kosovën martire. Plot tragjedi e legjenda nga një popull, që luftoi veçse për të drejtat hyjnore - mbrojtjen e vendit të tyre.

     Në dimensionin e materies letrare-historike, autori nuk lë anash as elementet kërkimore, ku i ndërthur me elegancë në tregim në tërësinë e konceptimit.

Po t’i referohemi një historie mes dy vëllezërve: 

Shemsedinit dhe Sadedinit.

     Shemsedini si zot shtëpie ishte në rrjedhat e vazhdueshme të organizimit të luftës, duke u përpjekur të gjente armë e municione apo edhe duke u organizuar vetë fizikisht. Pra, kontributi i tij ishte shumë i madh, si pjesëtar i UÇK-së, që vepronte në terren.

     Nëse mund të citoj historinë, kur Shemsedini, arrestohej herë pas here e shoqërohej në polici.  Pas disa torturash e mungesë informacioni (pasi Shemsedini nuk e përcillte sekretin), një herë ndodh që Shemsedini të lirohej nga Stacioni Policor i Prizrenit, në orën dy pas nate, ndoshta, me qëllime jo të mira ndaj tij.

     Me të dalë nga policia, i vëllai, Sadedini, po e priste në krye të rrugës, i cili ishte armatosur nga dyshimi se diçka mund të ndodhte.

Por, vigjilenca nuk e gënjente Sadedinin dhe e qaste në çdo detaj.

     Me të dalë, Shemsedini, ai e lajmëron, duke e marrë me makinë dhe duke dredhuar rrugën për në shtëpi.

     Ku ngjason me një përllogaritje matematikore, ndaj ekuacionet janë një përshkallëzim i veçantë i shkathtësisë dhe qasjet teorike e praktike, ku taktikat e tij ishin të qarta e të vetëdijesuar, ndaj Sadedinin e gjenin të përgatitur deri në detaj.

     Sadedini, qe inkuadruar në togun e logjistikës në mbikëqyrjen e aksit rrugor: Celinë- Rugovë, Celinë – Fortesë.

Me detyrë: Pritja e njësive të UÇK-së në këtë zonë vepronin në kuadër të Shtabit Rajonal 1000-shi Hasi, Brigada 126 të Zonës Operative të Pashtrikut.

     Komandanti Nexhmedin Berisha dëshmon se Sadedin Hasani, Shemsedin Hasani, Haxhirizan Fetahu, Afrim Hasani, Ylber Hasani, Bedrush Hasani, Sulejman Rexhepi, Sherif e Hajdar Rexhepi, Xhevdet Fetahu, Sahit e Enver Hasani, Xhevdet Ramadani, Dervish Muhameti, Shani Rexhepi, Bejtullah Fetahu, etj., ishin të ngarkuar në kuadër të njësitit të Celinës.

Si i përgatitur që ishte, Sadedini merr detyrat dhe përgjegjësitë në shtrirjen e njësive të para të UÇK-së në Anadrini e Has, si dhe formimin e Shtabit 500-shi dhe 1.000-shi Has.

     Kjo detyrë e ngre Sadedinin në lartësinë e përgjegjësisë ndaj angazhimi qe familjarisht.

     Në këtë familje jepnin pa përtese bukë, mikpritje e bujari, pasi dera e Hasanajve të Celinës ishte e hapur për luftëtarët e lirisë.

     Pena e hollë e shkrimtarit përcjell dhimbjen, që ndjente Sadedini e lufta e mbillte atë.  Sadedini qe i vetëdijshëm për dhimbjen, por edhe për sakrificat. Pasi shtëpitë e fshatit u dogjën ai shprehej:

“Mos u mërzisni për shtëpitë, ato janë tulla, gjëra kalimtare e bëhen përsëri.

     Me rëndësi janë njerëzit të shpëtojnë.

S’kemi ç’bëjmë lufta i ka këto!

     Vetëm një njeri me shpirt të madh mendonte e shprehej me mendje të freskët.

Ishin virtytet e mishëruara te Sadedini: guximi, trimëria e vendosmëria, ku s’e mposhtte kurrë frika, përballë forcës së okupatorit serb.

     Ndaj e dëshmoi veten në veprën sublime me flijimin, përballë forcave të shumta djallëzore të ushtrisë serbe, duke rënë heroikisht në altarin e lirisë, në mbrojtje të kullave stërgjyshore dhe trojeve etnike shqiptare.

     Një datë tejet historike me germa të mëdha gjendet në mendjet e çdo shqiptari.

24 Mars 1999 shënon edhe kthesën historike në Luftën Çlirimtare të Kosovës, ku Aleanca Veri-Atlantike e NATOS, mori vendimin e duhur për sulme ndaj ushtrisë okupatore serbe, pikërisht, në orët e mbrëmjes.

     Konkretisht në këtë datë kthehemi në pikën e referencës sonë në Celinë e Anadrini, përgjatë gjithë autostradës së fshatit: Celinë – Bëllacerkë – Rahovec - Krushë e Madhe dhe nga ai i Nagavcit.

     Tek po agon mëngjesi i 25 Marsit dhe vija e hekurt e rrethimit nga forcat serbe, pati mbyllur në rrethim Celinën.

     Popullata e ndjente rrezikun, ndaj bënë dhe përzgjedhjet e detyruara. Banorë civilë pati plot në fshat brenda asaj unaze rrethimi.

     Sadedini dhe bashkëpunëtorët, sipas Haxhirizan Fetahut, në natën e 24 Marsit patrullimin e filluan te shkolla fillore e fshatit me Xhevdet Ramadanin e Bajrush Gashin ( Komandant i UÇK-së ) dhe Shemsedin Hasanin, por edhe Faik Salihu e Nahit Fasliu - bënin roje.

     Sadedini gjatë gjithë natës kishte vëzhguar, duke u përgatitur për sulmin. Andaj, me nipin Afrimin, dy djemtë: Ylberin e Bedrushin dhe me nusen Feridenë, vendosën të luftonin në mbrojtje të kullave të stërgjyshërve dhe të Celinës legjendare, pasi pena e shkrimtarit Ajgeraj na kujton betimin e Sadedinit:

“Për Kosovën do të vdes!”

     A nuk është ky togfjalësh, një përbetim hyjnor i këtij dëshmori legjendar, që s’mund të shuhet kurrë, por rron e shndrit si meteor lirie në kupën e qiellit mbi Kosovën martire?

     Pasi ky militantizëm shprehej hapur kur binte fjala për çlirimin e Kosovës, si mishërim i kohës. 

     O sot o kurrë për mbrojtjen e kullave dhe të Kosovës, që gjatë e pati ëndërruar. Atë ditë frymëzim iu bë lufta e qëndresa e Jasharajve të Prekazit, për heroizmin e pashoq. Ai kushtrim lirie nga ana tjetër e Kosovës, sepse pa se si qëndrohet e luftohet për Atdhe, sakrificat për lirinë, shembulli më i mirë i heroit dhe i luftës.

      Sadedini ua përcillte shokëve këtë mesazh qëndrimi dhe shembulli të Prekazit historik dhe legjendar.

     Autori thotë se monografia, në esencë, është organizim i realitetit në kohë, në simbiozë me diturinë dhe elegancën e stilit, përmes kthjelltësisë së argumentit dhe qëndrimit pa kompromis, ku komunikon drejtpërdrejt me lexuesin. Por, edhe dëshmi gjeneratave, që më pas do të vijnë, për mënyrën e përshkrimit të ngjarjeve në qarkun unazor të fshatrave rreth Celinës dhe emrat e shumtë të veprimtarëve e masakrave, djegieve dhe përndjekjeve, që iu bënin këtyre banorëve,

forcat serbe, atë mëngjes të hershëm të 25 Marsit.

     Shtëpia e Shemsedinit u gjend e zbrazur dhe kështu u drejtuan për tek shtëpia e Sadedinit.  Filluan krismat e para dhe u zhvillua një luftë tejet e rreptë, që zgjati deri rreth mesditës me pushkë e granata.

     Kjo luftë, nën udhëheqjen e Sadedinit nga brenda arealit të shtëpive të Hasanajve pushoi me asgjësimin e Sadedinit e të Afrimit, Ylberit e të Bedrushit dhe të Feridesë.

Dëshmitari, Ilaz Zeqiri, këtë luftë e pa nga pjesa jugore e Celinës.

     Një këpucë e ushtarëve të vrarë nga forcat serbe, që u gjend në oborrin e shtëpisë së Sadedinit  sot ajo gjendet në Muzeun e Kosovës martire.

     E vështirë të detajohet përshkrimi i kësaj lufte, sepse pas rënies së pikës qëndrestare, që zgjati mbi 6 orë e ngritur nga Sadedin Hasani, bashkë me nipin Afrimin, djemtë: Ylberin e Bedrushin, por edhe nusen e tij, trimëreshën sypatrembur, Feridenë, në fshat u dyndën forcat pushtuese ushtarake e policore serbe, ku bënë masakra të mëdha mbi popullatën e pafajshme civile.

Pra, një militant, siç ishte Sadedini, me sakrificën e tij sublime, sigurisht, që është themeli i lirisë së sotme të Kosovës.

     Nipin, Afrimin, fillimi i luftës e gjeti në moshë të pjekur dhe me shumë elan e vitalitet, ndaj shquhej për guxim e trimëri, që vetë koha dhe lufta e dëshmoi më së miri këtë vitalitet pasi qe i pandashëm e pranë detyrave dhe xhaxhait të tij. Edhe pse i ri në moshë, angazhimi ishte plot përkushtim e vendosmëri. Kundër Serbisë duhet luftuar, pa marrë parasysh çmimin që mund të sjellë lufta.

Derisa kemi folur për Sadedinin është e udhës të flasim dhe për djemtë: Ylberin dhe Bedrushin, të cilët u mishëruan që në vegjëli me idetë patriotike dhe atdhetare të babait.

     Ylberi ishte veçse 20 vjeç, kurse Bedrushi i kishte mbushur të 15-at. Ishin krahu i djathtë i babait, Sadedinit. Megjithëse, të rinj në moshë, u rritën me të njëjtat krajata të fëmijërisë dhe të vështirësive të kohës.

     As në natën e rrethimit nuk pranuan ndarjen nga vendimi, që babai kishte marrë për luftën. Ishin të vendosur të vdisnin në krah të prindërve për mbrojtjen e kullave, Celinën, Krushën, Rahovecin dhe Kosovën legjendare, si bij të devotshëm të tokës së shenjtë dardane. Gjaku i tyre i shërbeu çlirimit dhe përjetësisht do t’i shërbejë bashkimit të trojeve etnike shqiptare, këta pishtarë lirie që e patën virtyt.

     Duam të përmendim në vazhdën e luftës, një fakt, me shumë rëndësi, kur kujtojmë kontributin e pashoq të zonjës së shtëpisë, nusen e Sadedinit, heroinën e pamposhtur – Feridenë. Ajo grua me zemër shkabë, trime dhe e përkushtuar në shërbim të lirisë, ku vlerësoi familjen, lirinë e Kosovën, ndaj edhe u flijua për ta, ashtu si Nora e Kelmendit apo Shota e Galicës. Ky angazhim e kontribut meriton respekt të veçantë, që duhet të njihet e të çmohet në përmasa të mëdha nga e gjithë shoqëria shqiptare, kjo përfaqësuese e denjë dhe tipike e femrës shqiptare.

     Në kujtimet e këtij libri ka plot luftëtarë apo komandantë, bashkëluftëtarë e patriotë, që kujtimet me Sadedinin e familjen Hasani i kanë përcjellë nëpër faqet e këtij libri monografik, si p.sh.:

• Dëshmi nga Smajl Latifi, ish - komandant i Batalionit III, Brigada 124, ZOP - UÇK.

• Dr. Sadik Krasniqi.

• Rexhep N. Krasniqi, ish zv. komandant i Brigadës 124.

• Muharrem Ramadan Dina ( Mixha).

• Haxhirizan Fetahu ( bashkëluftëtar).

• Haxhi Dellova, epror i UÇK-së.

• Dëshmi për ushtarin e UÇK-së nga komandant Nexhmedin Berisha.

• Nga Shtabi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zona Operative e Pashtrikut, Brigada 124 “Gani Paçarizi”.

     Në 20- vjetorin e çlirimit të Kosovës dekorohet luftëtari, Sadedin Hasani - dëshmor i Atdheut e i luftës për liri.

     Ky libër monografik mendoj se do të ishte bërthama e pjesës së letërsisë historike, me ngjarje të trishta e mjaft interesante studimi për luftën, humbjet e fitoret, të bëmat e trimëria e bijve dhe e bijave të tokës dardane, ku në plan konkret është Celina kreshnike, ku bijtë qahen, por edhe këndojnë në vargje dhe në poema.

 

Shumë net pa gjumë e ditë pa dritë 

Baca i pushkës i shkrin pritës

Te plepat e Celinës ku kalonin djemtë e atdheut

 

Baca i pushkës e ndezi zjarrin e qëndresës në kullë

Dhe midis qëndrese kryqëzoi kokat e korbave

Që sorrëshkinat të mbyten në zi

 

Grykë për grykë me armiqtë

Se kush vdekjen do ta bëj më bukur 

Në altarin e pavdekshëm të lavdisë

     Autori, Gëzim Ajgeraj, mjeshtër i letërsisë bashkëkohore shqiptare, por edhe në arenën ndërkombëtare, nënvizon aspekte të veçanta nga jeta dhe vepra e të rënëve për lirinë e Celinës dhe të Kosovës.

     Është tërësisht gjykim vlerëmatës në përzgjedhjen e kapitujve. Përmban parapëlqimin dhe nevojën e domosdoshme të gjetjes së vendndodhjes në sistemin tonë letrar, por edhe atë historik, që do t’ju shërbejë gjeneratave për ta studiuar.

     Trajta mendore shfaq realitetin e artikulueshëm me asociacionet e shumta specifike, në model frymëzimi për studime nga historianë, megjithëse, autori e ka fjalën si realitet, duke ecur nëpër xhunglën e shpirtit e duke nxjerrë dritën e asaj errësire të viteve të errëta, që pllakosën mbi shqiptarët dhe dominimin e vlerave, pasi zbërthimi analitik i librit përkon mbi historinë, andaj s’mund të përmblidhej shkurt laboratori i gjallë i shpirtit të autorit.

     Në studimin e këtij libri e kam ndjerë thellë emocionin.

Mundimi njerëzor është vatra reale për autorin, ndaj përcjell falënderime për studiuesin, jo vetëm mirënjohjen e brezit sotëm, por gjeneratat e reja që do të pasojnë historia do të rrëfejë.

     Lakonizmi, muzikaliteti i penës e harmonia mes ngjarjes reale dhe pasqyrimit, bën të besosh se në këtë monografi, shpirti i ndezur flakë, janë gurët e qëndrueshëm plot vlerë tek themelet krijuese.

     Lavdi përjetë e mot Sadenin Ramadan Hasanit, Afrimit, Ylberit, Bedrushit e Feridesë, që ranë heroikisht në luftën për mbrojtjen e trojeve etnike për Celinën kreshnike e Kosovën legjendare.

Lavdi heronjve, që dhuruan jetët e tyre, për t’ju dhënë jetë e bardhësi drite Atdheut, Kosovës e Kombit.

Lavdi!

                        Lezhë, nëntor 2020

 

 

 

RECENSION

 

MËSUESI MILITANT QË U FLIJUA PËR LIRINË E ATDHEUT

 

Gëzim Ajgeraj: Xhevat Berisha - Legjenda e Vërrinit, monografi, Prizren, 2013

 

Tek udhëton në botën e thellë të krijimtarisë, ndër vëllimet e shumta poetike të stileve të ndryshme, eseve, tregimeve, kritikave letrare, romaneve etj, s’ka se si të mungojnë monografitë për figurat e kombit e, sidomos, të atyre bijve të tokës dardane, ku gjakun ia dhuruan asaj toke dhe shpirtin ia falën lirisë, që atdheu të gëzojë lirinë e munguar.

     Ky krijues, ka treguar se me penën e tij sjell njohje në gjithë dimensionet, ndaj etapat janë tej vetes. Kështu që dritën që përçon përtej shpirtit të tij, Gëzim Ajgeraj ndriçon udhën e letërsisë, ku bota letrare zgjeron dimensionet në sajë të thellimit të njohurive, të shpalosjes së vlerave e mbjelljes së virtytit mbi konceptin e kulturës.

Falë përvojës së pasur jetësore dhe kulturës së gjerë kombëtare e ndërkombëtare letrare e artistike, është veçse çelësi i posaçëm, që të shpie në pikën, ku mund të depërtosh tek ai dhe vepra e tij, ku mund të flitet për një rrumbullakim të artit letrar në tërësi.

     Brendia e kësaj monografie ka një cilësi të lartë krijimtarie, ku më së miri, ky autor ka derdhur esencën letrare të gërshetuara në art dhe histori.

                     Xhevat BERISHA 

              “LEGJENDA E VËRRINIT”

Autori ia dedikon birit të Lezit, mësuesit, atdhetarit, patriotit, luftëtarit të UÇK-së, veprimtarit, aktivistit,organizatorit – Xhevat Berisha. Kështu që biri i Dardanisë, që një jetë ia kushtoi atdheut, Kosovës e bashkimit kombëtar, atij që çdo çast luftoi armikun me gjithë forcën e shpirtit e, sidomos, Lezit e Vërrinit iu bë idol dhe i tillë mbetet përjetësisht, ky bir kreshnik i Lezit, Vërrinit, Prizrenit, Kosovës Dardane e mbarë trojeve, ku flitet shqip.

      Ndaj Pena e Gëzim Ajgeraj, në këtë monografi ka shkruar një histori të gjatë me data e vendndodhjesh historike.

Ngjarje e personazhe reale, që pasurojnë historinë e kombit, ku hedh dritë mbi errësirën e dekadave të shkuara, të cilën do ta studiojnë vetë gjeneratat.

     Kurrë s’e kisha menduar, që do të shkruaja një libër të kësaj natyre, e aq më pak për moshatarët e mi, thotë autori, por historia në atë kohë të vështira nxori patriotë e luftëtarë të denjë, që nuk u kursyen deri në aktin më sublim - flijimin.

     Filozofia e artit të tij, në proporcion me diskursin personal, historik metaforik e simbolik na shoqëruan me larushi kapitujsh. Na shtynë në botën magjike të artit letrar- artistik e historik plot patriotizëm me në qendër atdhedashurinë.

Pena e autorit përshkruan Lezin madhështor e Vërrinin kreshnik në juglindje të Prizrenit, fundbjeshkëve të Sharrit, gjithë mrekullinë që Zoti ia ka dhuruar atij fshati e zone, por edhe ata njerëz të mrekullueshëm, që e përqafojnë jetën me dashuri e ndjenjë të lartë atdhetare.

     Ai përshkrim që të magjepsë nga ana natyrore, është një përkufizim i Lezit, i asaj pike të gjakut në historinë e hartave gjeografike të atdheut.

Një familje nga ky fshat, Ahmet Ramadan Berisha, i martuar me Ryfeten, në vitin 1961, ku nga këta dy prindër vjen në jetë fëmija i gjashtë i familjes, e djali i tretë në radhë, të cilin e pagëzojnë me emrin Xhevat, ku farefisi e thërrisnin “Xhevap” - emër përkëdhelës. Ky, kështu i bëhet synim i jetës për të ardhmen, duke u kthyer në realitet lajmëtari i ngritjes së vetëdijes kombëtare dhe për Kosovën një pishtar drite në terrin e robërisë.

     Dëshirës së Ahmet Berishës u shtua edhe një krah, edhe një shtyllë e shtëpisë, edhe një shok i shokëve.

Edhe një pushkë atdheut të robëruar!

     Xhevat Berisha po rritej si lisat e Vërrinit me një temperament të gjallë, ku dallohej nga moshatarët.

     Përshkruhet si fëmijë i guximshëm në moshën e fëmijërisë dhe shumë i shkathët, i dashur, i urtë e i sjellshëm, me tipare karakteristike të personalitetit, që e mbajti përjetësisht.

     Bisedat ndër oda, tregimet e burrave të fshatit, zakone e tradita të pasura të vendlindjes e zonës janë fillimet që perceptoi nga bota e të rriturve.

Fillimin e shkollës, vogëlushi e priti plot ngazëllim. Kohët kalonin e vogëlushi rritej me kulturën e familjes dhe arsimohej nën kujdesin e mësuesit, Ramë, i cili zuri vend në dashurinë e vogëlushit e anasjelltas. Andaj, Xhevati dallohej ndër nxënësit më të mirë në vitet e tij të shkollës. Për Xhevat Berishën ato vite u bënë obligim për të ecur përpara.

     Kur Xhevati ishte veçse 12- vjeç, familja shpërngulet nga Lezi, për t’u vendosur në një nga lagjet e qytetit të Prizrenit. Xhevati nis një jetë e re, me shokë e mësues  të rinj, ku u prit mirë nga të gjithë.

    Lënda Gjuhë e letërsi shqiptare e tërhiqte jashtë mase, ndaj shkrimtarët, si: Naimi, Fishta, Konica, Noli, Kadare, Agolli, Mehmet Shkreli, Gërvalla,Qosja e Demaçi e shumë të tjerë ishin frymëzim për Xhevat Berishën.

     E neveriste emri, të cilën e mbante shkolla e tij – “Dimitrije Tuçoviç”. Shpesh mendonte dhe pyeste:

“A nuk është fyes ky emër për kulturën e historinë tonë, kur dihet se jemi popull shumicë në Kosovë?”

Vitet kalonin e Xhevati rritej, edukohej e arsimohej.

Takimet e shpeshta, bisedat me shokët, ishin pasqyrim i klithmave të atdheut të robëruar.

     Kjo situatë po e kaliste brezin e ri për t’u përballur me luftë të armatosur, ku e shihnin si zgjidhje për Kosovën.

     Pas mbarimit të shkollës mesme, Xhevati u mobilizua në ushtri, ku e kreu atë në Maribor të Sllovenisë.

     Në historinë e këtij libri monografik i kushtohet njeriut me shpirt të pasur atdhetarie plot ndjenjë. Ai ishte gjithnjë në kërkim të gjetjes së formulës së duhur, për t’i shërbyer atdheut në ato ditë të vështira.

Autori ka krijuar një univers, duke e mbështetur  fuqimisht në art e letërsi dhe traditën popullore të rrëfimit.

     Ai forcon dhe konsolidon fuqishëm idetë ngjarjet e kulturën e vetëdijes.

Stili i autorit është marrëdhënia që i përcjell lexuesit, kulturën e letërsisë shqiptare ta ngrejë në majat e letërsisë euro-perëndimore.

     Vetë autori e dëshiron këtë premisë të rëndësishme mbi orientimin kulturor, pasi nuk privohet nga dinamizmi ideologjik, që mund të shkaktojë bota e jashtme, por e mban nën kontroll, duke e trajtuar në mënyrë dinamike e formë letrare - historike.

     Për t’i paraprirë vetëdijes kombëtare dhe veprimtarive, në shërbim të letërsisë, Xhevati s’e ndan rrugën e arsimimit, deri në diplomimin e tij - në profesionin e ëndërruar të mësuesisë.

     Pranvera e vitit 1981 u quajt me të drejtë: “Pranvera shqiptare” dhe “Pranvera e luleve të kuqe”. Megjithëse Kosova mori plagë të reja.

Burgjet qenë mbushur plot.

Demonstratat e Marsit dhe zhvillimet e reja kishin marrë udhë.

Parullat: “Kosova Republikë” dëgjoheshin kudo.

Xhevati, si student i Universitetit të Prishtinës ishte i pari në shkrimin e parullave, në shpërndarjen e pamfleteve, trakteve, thirrjes për demonstrata të reja, ku popullit i rritej interesimi.

     Dëshira e një populli nuk mund të shuhej, pasi përsëriteshin çdo pranverë e ndizeshin zjarr e shpërthenin qyteteve të Kosovës, duke u bërë ballë shtypjes në format më të egra, me tanke, izolime, vrasje e çfarë jo tjetër, pasi synonim çrrënjosnin e ideve çlirimtare për liri e bashkim kombëtar.

     Masat represive të qeverisë ishin çnjerëzore. Rinia studentore ishte shpirti e zemra e popullit shqiptar dhe e atdheut, e gjithë drita përçuese që ndrinte Kosovën në skajet e saj e në trojet etnike.

     Në këtë tablo historike, duke kronologjizuar ndjeshmërinë atdhetare pasqyrohet realiteti në dy korniza, po e njëjta kohë. Shtypja dhe skllavërimi i pushtuesve serbë dhe qëndresa që shqiptarët bënë për mbrojtjen e trojeve stërgjyshore, gjendet e formëzuar, sipas dimensioneve të vrojtuara të veprimeve të paralelizuar, brenda monografisë, ku është e konkretizuar në personazhe me ndërthurje reale historike.

     Krijimi i mirëfilltë rindërton realitetin në formë e strukturë dhe e prezanton në sistem letrar- artistik, ku ingranohet e gjithë lënda, duke u dedikuar ekspozimit të botës brendshme dhe ndërtimit të rrëfimit.

     Xhevat Berisha i inkuadruar në strukturat organizative përparimtare të ilegales plot frymëzim në rrugëtimin e patriotëve dhe të atdhetarëve.

Ai tregohej vigjilent, i vendosur e plot guxim e maturi, madje, konspiracionist gjatë veprimtarive.

     Nuk linte vend të kuptoheshin bindjet e tij revolucionare e patriotike, e për aksionet qe tejet i mbyllur. 

Xhevati një pjesë të aktiviteteve ilegale i kryente përmes atyre legaleve.

I palodhur në përhapjen e rrezeve të dritës për brezat.

Çiltërsia e sinqeriteti tipare që e afronin pranë kujtdo.

     Në punën e tij 15- vjeçare në arsim, pati shumë shokë, ku punoi e veproi, si:  Mit’hat Krasniqi, Naim Çejku, Samidin Ramadani, Kasam Berisha, Asim Berisha (dëshmor i lirisë) Besim e Rafet Berisha.

Nga fshati Malësi e Vërrinit: Baki Avdaj, Selajdin Selmanaj, Neshat Shala, Ramush Thaçi e Hajriz Shala, Ilam Berisha e Maliq Oruqaj, e plot të tjerë.

     Puna me fëmijët i jepte kënaqësi, pasi e dashuronte profesionin, ku brezat rriteshin me ndjenjë të thellë kombëtare.

    Jeta e vepra e Xhevatit i ngjan asaj migjeniane, pohon autori, pasi fushën e veprimit, Xhevati veçse, në Prizren do ta shtrinte edhe në Vërri.

Rënia në burg e Xhevatit, në shkurt të vitit 1998, ishte një fatkeqësi, jo vetëm për atë. Pas tre muajsh, për mungesë të theksuar provash, lirohet në maj të po atij viti, pasi nuk kishte pranuar asnjë nga aktakuzat dhe i duroi torturat më të vështira.

     Autori tek hulumton për jetën e veprën e Xhevat Berishës, s’ka se si të mos e sjellë në mënyrë perfekte aktivitetin human, sa vetë qielli, atë të Pajtimit të Gjaqeve, kjo pikë tejet interesante, ku kontributi i tij kalon kufijtë e Prizrenit.

     Bashkëpunëtorët, si: Havë Shala, Brahim Dreshaj, Adem Grabovci, Lulëzim Etemaj, Myrvete Dreshaj, ku shumica qenë studentë, por edhe të burgosurë politikë.

Pena e autorit shndrit mbi historinë e virtytet njerëzore, që në gjen e gjen te shqiptari, ndaj u shndërrua në lëvizje mbarëpopullore.

Autori në larminë e tij krijuese sjell një tregim të bukur: Formomi i klubit letrar “Fazli Greiçevci”,  ku paraqet frymë arti mbi kultivimin e fjalës së shkruar dhe aktivitetet e tjera kulturore, ku gjenin ushqim të shpirtit dhe ndriçim të shpresës mbi veprën madhore të Jusuf Gërvallës.

     Njerëzit e letrave dinë se si ta prezantojnë te lexuesi me penën e tyre, e në formën më të mirë letrare, pasi filigrani i brishtë ia del të bashkohet shtyllave të ashpra të jetës, që kanë shfaqje të bukurisë së pavdekshme.

Eh, shkrimtarët e mëdhenj i kanë ardhur gjithnjë botës sipas epokave me kulmet e tyre të paarritshme, por pena shpërndan rrezatim, por edhe përkrahje komunitare.

Natyrisht që natyrën dhe ekzistencën e gjen brenda kësaj monografie.

Përveçse strategji për dialog, kompromise e konspiracione, gjen edhe parimet: “U tha u bë”.

Po me aq delikatesë vjen një tjetër kapitull:

“Sporti kalitje për luftë të armatosur”.

     Si të vetmen mundësi efikase, aso kohe për veprime legale, ku fshihet nën petkun e moskuptimit, stërvitjen e rinisë e kalitjen fizike në kompaktësi të plotë kulturore, ku projektoheshin ardhmëritë e atdheut e liria e Kosovës.

     Gjithashtu, në këtë libër, autori sjell të detajuar veprimet e Xhevatit në tërë mënyrat e përgatitjes profesionale apo besimin që Xhevati kish tek vetja dhe tek të tjerët në marrëdhënie dypalëshe apo shumëpalëshe.

     Vetëdija kombëtar për një luftë kundër Serbisë kishte arritur kulmin, ndaj problemi kryesor ishte armatosja e popullsisë. Andaj, Xhevatin rruga e idealit e ftonte në malet e lirisë - e ftonte thirrja e atdheut.

     Në planet dhe ndarjen e detyrave për luftë të armatosur, Xhevat Berisha u emërua komandantit për zbulim dhe kundërzbulim, kurse zëvendës i tij u zgjodh, Hajrim Qengaj.

Për batalionin e dytë - Zafir Berisha.

Detyra e Komandantit të Policisë Ushtarake iu caktua, Selajdin Berishës, ndërkaq, Komandant i Logjistikës, Selim Krasniqi.

     Autoriteti i Xhevatit dhe përkrahja e rinisë funksionoi në zgjerim të UÇK-së. U hapën istikame rreth e përreth zonës së Vërrinit. Ushtarët u vendosën në pika strategjike, e tëra u arrit në sajë të angazhimit maksimal të Xhevat Berishës me shokë.

     Autori bashkëshoqëron realen, duke krijuar një univers dhe mbështet fuqimisht në letërsinë e në traditën popullore të rrëfimit, ku të thithë vorbulla magjike e ndërthurjes së stilit monografik me nuancat e romanit, ku punon dhe shpreh veten më së miri.

     Rikonstruktimi i ngjarjeve të rikthen në histori, pasi të shkruash për heroizmin e vendlindjes është madhështi e të kthehet në motiv mjaft frekuent, ku mbizotëron përjetimi.

     Si ndikime mund të vërejmë motivet e shumta përshkruar me kolorit romantik heroizmi e virtytesh me bazë zgjuarsinë, guximin e trimërinë, duke ndërtuar një komunikim të drejtpërdrejtë me lexuesin, përmes krahasimeve.

     Prania e fjalëve, si: vendlindja, ndjenja kombëtare, patriotizmi, besnikëria, trimëria, vendosmëria, përmbledhin ndjenjën atdhetare dhe natyralizuar mbi vizione jetëgjata e këndvështrime të caktuara patriotike e kombëtarë, ku të japin qasje force, por edhe prekëse mbi gjendjen që përjetuan shumë breza.

Krijimtaria në esencë është organizim i realitetit në kohë.

Koha - përmasat moderne janë koha e lexuesit.

     Si shqetësim dhe brengë çka frymon në libër ndjejmë dhe prekim problematikën e mprehtë në tërë shoqërinë shqiptare dhe në territorin e saj.

Politika e diplomacia botërore, sidomos, ajo amerikane, nëpërmjet ambasadorit, Kristofer Hill dhe Richard Hollbruck, vunë kontakte  me ushtarë e udhëheqës të UÇK-së.

     Ndërsa, Serbia ishte revanshuar mbi popullsinë e pafajshme të Kosovës.

     Lufta frontale ishte ndezur. Në këtë kapitull gjenden të dhënat, ku komandantët e brigadave kishin ushtruar detyrën fisnike të mbrojtjes territoriale, ku morali i ushtarëve të UÇK-së ishte tejet e lartë, pasi gjaku rinor dominonte në ushtri e këto shqiponja sa vinin e bëheshin zjarr në Vërri.

    Tre data që ngelen në historinë e luftës në Vërri janë: 15-16 gusht dhe 1-5 shtator - 1998.

Pena e autorit sjell me saktësi e finesë gjithë ngjarjet e atyre netëve mes plumbash lufte e sakrifice  të jashtëzakonshme.

     Përballja me forcat armike gjendet e përshkruar ethshëm, ku Xhevati, Remziu, shoferi Shukri Quni dhe Samiu gjenden mes plumbash, në udhëkryqin tek kisha e fshatit Grazhdanik.

    Mes gjuajtjesh në pritë, Remzi Ademaj - Petriti kishte rënë, plagoset Shukri Quni e Sami Sahitaj. Shukriun, Xhevati e mbart mbi supe, pas një nate të gjatë, derisa lajmërohen tek rojat e UÇK-së, në pozicionet e Hoçës.

      Komandant Petriti nuk e ndaloi zjarrin deri në rënie. Varrimi i heroit u bë me nderimet më të larta ushtarake, falë heroizmit, guximit e trimërisë të këtij biri, që nënë Kosova e kujton përjetësisht këtë petrit - si sokol mali.

     Xhevat Berisha mbante një peshë të rëndë për humbjen e shokëve në luftë. Këtë fakt e dëshmonte gjendja e rëndë shpirtërore, por edhe obligimi që të vazhdojë luftën, ku vetëm dy javë e ndanin në kohë. Ky fat i keq, me rënien militante të Xhevat Berishës në luftën për liri, ku daton veçse 31 gusht e 1 shtator 1998.

     Në atë luftë të ashpër kundër makinerisë serbe, pas rezistencës stoike nga ana e djemve të UÇK-së, në vijat e para të frontit, në pikën e Lezit, bie heroikisht, Xhevat Berisha. Por, me të njëjtin fat ranë heroikisht, në shërbim të Atdheut, djemtë kreshnikë të Lezit e të Vërrinit historik, që kthehen në legjenda të historisë së lavdishme të Lezit, të Vërrinit, të Prizrenit, të  Kosovës e të mbarë shqiptarisë, si shqiponja atdhetare:   

     Xhevat Berisha, Selajdin Berisha, Hasim Berisha, Nehat Berisha, Bekim Berisha, Naip Berisha, Alajdin Berisha, Shefqet Berisha, Semedin Emini, Ibrahim Osmani, Shahadin Berisha, Izeir Berisha dhe Asllan Berisha.

     Shkaktoi dhimbje shumë të madhe rënia e këtyre strategëve e luftëtarëve të UÇK-së, por ideali i tyre u gjallërua nga bashkëluftëtarët anekënd Kosovës, deri në çlirimin e Kosovës.

     Brenda veprës së shkrimtarit ishte ëndrra e madhe shekullore, histori, urrejtje e dashuria për atdhe e bashkimi kombëtar, ngritja e vetëdijes kombëtare, veprimtari, guxim, besnikëri, humbje e  fitore. E gjitha kjo, një univers i pafundmë ngjarjesh e historish gjithëpërfshirëse të përkthyer në gjuhën e armëve, për mbrojtjen e Atdheut e të Kosovës legjendare, ku bijtë e bijat e saj më fisnikë me shpirtin zjarr, ku ankthi e psherëtima e shqiptarëve kthehet në triumf, forcë dhe vetëbesim, se me grykë të armëve i kthyen Kosovës e kombit - lirinë e ëndërruar.

     Fryma e bashkëpunimit dhe e vetëkërkimit dramatik janë botëkuptimi dhe shqetësimi në krijimtarinë e këtij shkrimtari, me përmasa ndërkombëtare - me talent të lindur.

     Në mënyrën e paraqitjes së realitetit historik i është qasur bukur historisë, sepse domethënia e rrëfimit mbështetet në dokumentet faktike dhe në dëshmitë e dëshmitarëve okularë, si depërtim në thelbin e specifikës së fiksonit të Gëzim Ajgeraj.

     As sa i takon pasurisë, lirisë, si dhe elegancës së përdorimit, Gëzim Ajgeraj është kampion i gjuhës letrare.

     Në këtë monografi nuk kanë munguar as vargjet për heroin Xhevat Berisha, por edhe për të rënët e Vërrinit e të Kosovën, pasi plot muzikalitet qahet e këndohet njëkohësisht feniksëve të lirisë, atyre që u flijuan për Vërrinin, Prizrenin dhe Kosovën. Këto vargje dhe informacione depërtojnë te mërgimtarët në Zvicër, në Gjermani, në Austri e anekënd globit, ku ka shqiptarë, por edhe plot kujtime të shkruara nga miqtë e shokët e heroit - Xhevat Berisha.

     Ajo çka mund të shndërrojë këtë libër në dimensionet e së vërtetës, është aftësia e shkrimtarit ta përmbledhë në të njëjtën materie letrare dhe artin historik, në rrëfenjë marramendëse, në përfytyrim.

     Sigurisht ndjen pastërtinë e gurgullimës gjuhësore dhe mjeshtërinë e një shkrimtari të madh bashkëkohor.

Ndaj, lavdi heroi të Vërrinit kreshnik, Prizrenit historik e Kosovës legjendare - Xhevat Berisha! 

Lavdi heronjve, që ranë njëkohësisht në Lez: Salejdinit e Hasimit, Nehatit, Bekimit e Naipit, Alajdinit, Shefqetit e Samidinit, Ibrahimit Shahadinit, Izeirit e Asllanit, që ranë në Lezin e lavdishëm, ku qëndisën me gjak historinë, duke i dhuruar Atdheut lirinë plot ditë të bardha.

     Lavdi heronjve të pavdekshëm, që ranë heroikisht për lirinë e Kosovës e bashkimin e trojeve kombëtare!

 

                                         Lezhë, nëntor 2020

 

R e c e n s i o n

 

PLAGËT PËR LIRINË E AT-DHEUT

 

Gëzim Ajgeraj: Dramë: PLAGA E LIRISË 

 

Gëzim Ajgeraj, si një shkrimtar që shquhet në të gjitha zhanret e letërsisë shqipe s’ka si t’i mungojë edhe dramës, që është ndër gjinitë më të vështira të letërsisë artistike. Pa dyshim, dhe me siguri ecën mbi gjurmët e Fishtës, të Naimit, të Jeronim de Radës, etj.

     Në dramën: “PLAGA E LIRISË”, dialogu zhvillohet mes personazheve, si Mërgimi, Shpendi, Sharri, Ushtari 1, Doktori, etj.

Sigurisht nuk është i vetmi vëllim në dramë për autorin, që edhe në këtë zhanër është i suksesshëm në krijimin e tyre.

     Populli shqiptar i Kosovës kaloi periudha të vështira historike nëpër luftëra shekullore, por plot vendosmëri e guxim, ku faktet tregojnë se shqiptarët e Kosovës, pos vendndodhjes, ku ishin në emigrim u kthyen në trojet e tyre për “liri ja vdekje”, pasi liria për ta ishte dhe mbetet dëshmitar numër një ndër kohëra, për ta kthyer Kosovën martire në djep lirie dhe në shtet sovran e të pavarur.

     Në kontekstin kohor të zhvillimit dhe të kronologjisë së ngjarjeve, personazhet marrin rolet e tyre përcaktuese.

     Shpendi dhe Mërgimi, që do të bëhen krah i çlirimit dhe i lirisë, bisedojnë mbi jetët e tyre dhe mungesën ndër vite që vendlindjes së dashur nuk ua kishin shijuar bukuritë, por gëzimi më i madh e kishin që e kishin nisur rrugën e lirisë.

     Dhjetë vite larg Kosovës, Mërgimit i duket sikur ora i ka ngecur prapa.

Vlerësimi i Shpendit shkon për Mërgimin pasi ka qenë aktiv në organizimin e mërgatës rreth çështjes kombëtare. Biseda ra edhe “për gurin” mbi Pashtrik, se armiku ndan bjeshkët e njerëzit. Udhëtimi qe i gjatë, gjithashtu, edhe hallet e Atdheut.

     Potenciali i shkrimtarit është i fuqishëm për mënyrën dhe stilin e të shkruarit me cilësi të lartë artistike, pasi luftëtarët e dramës e ndjejnë thellësisht etjen për liri dhe me shpirt i bashkohen luftës në Atdhe dhe duan ta japin kontributin e tyre për të zgjidhur çështje të mëdha atdhetare e kombëtare.

     Autori sjell gjithë shpirtin artistik në dramë. Spikat edhe rrjedhshmëria e dialogut, komunikimi i mesazheve, si Shpendi, Mërgimi, etj.

E di seç mendoi, i thotë Shpendi, Mërgimit.

Me djem si ju Kosova lirinë e ka shumë afër!

     Autori sjell në detaje bisedën mes dy shokësh, ku shpreh mes rreshtave ngazëllimin e shpresës për Atdhe.

Seç e shoh tek ju gjeneratat e reja një trimëri dhe një vrull në shpërthim.

Ditën kur u nisa djali më tha:

“Babë do të vij edhe unë në luftë, ai është veçse 14- vjeçar, ku i nxori të gjitha kursimet e tij nga arka e i dërgoi për fondin e UÇK- së.

       Ka potencial Kosova, tha Shpendi, me gjithë ata shqiptarë në Evropë, shpejt do ta ndërtojmë Kosovën e  shkatërruar nga Serbia.

Qetësinë udhëtimit ia prishën rafalët e automatikëve nga ushtarët serbë, në drejtim të Shpendit e Mërgimit, edhe pse akoma gjendeshin në trojet shqiptare. Mërgimi plagoset në krah, por tregon forcë dhe kurajë dhe vazhdojnë rrugën drejt Kosovës.

Me hapa të lehta pasi çdo zhurmë sillte rrezik nga rojat në kufi.

     Autori sjell për bibliotekën kombëtare një krijim dramatik me pika të forta me vlera kombëtare, risi absolute dhe mundësi e shkëlqyer për trupën e dramës për ta vënë në skenë e ta sjellë premierë për publikun, meqë është shumë  interesante, pasi në këtë mënyrë përjetohet edhe historia.

     Vendimmarrja për të vajtur në luftë për çlirimin e Atdheut, udhëtimi i gjatë në këmbë, plagosja, mikpritja me bukë e shoqërim nga bashkëkombësi i quajtur, Sharri, deri në spitalin më të afërt dhe humori që përcjell për plagosjen e Mërgimit edhe pse plagën e quan të vogël, sikurse sa ta kujtojë se hyri në Kosovën e kuqe, ku po e priste lufta.

     Autori përshkruan moralin e fortë të luftëtarit syshqiponjë, por edhe të tre bashkëbiseduesve për kurajën e besimin në fitore.

Autori e sjell Sharrin, si një burrë fisnik e të paepur, bujar, trim e guximtar, që përcjell e shoqëron, madje, miqve të lirisë ju bëhet bashkudhëtar, ku Sharri i informon çdo gjë rreth luftës - miqtë e rinj. Bisedat vajtën edhe për politikën ndërkombëtare dhe qëndrimet mbi Kosovën, ndërsa në fytyrat e tyre kishte gëzim e shkëndijat e shpresës sikur mavijosnin mbi sy.

Të tre luftëtarët po i afroheshin zonës së lirë që kontrollohej nga UÇK-ja.

Autori sjell kureshtjen e miqve të rinj luftëtarë:

     Mërgimi kërkon të dijë mbi kolaboracionistët. -Ah, u shpreh Sharri, ata nuk i shkëputin fijet lehtë, por do t’ju vjen fundi. Por, ama, shprehet Mërgimi: -Sërish edhe ne në mërgim mirë do ishte të kishim, veçse një lob shqiptar.

     Autori shkruan me ndjenjë për botën që rrethon, së paku, në kohë lufte, falë asaj ndjeshmërie reflekton origjinalitet në penë për një botë që rrethohet në plumba, ushtarë e tanke pushtuesish.

     Rruga vazhdonte qetësinë e natës, ndonëse, e prishte fluturimi i ndonjë shpendi apo hapat e tyre të lehtë.

     Mërgimi nuk paramendonte zonë të lirë në Kosovë, ndaj, fakti ia lexonte gëzimin ndër sy.

     Ai nuk e kishte paralajmëruar nënën për kthimin, veçse sa ia kujtonte lotët e derdhur dhe pritjet e gjata.

Arritën...

-Jam Shpendi, tha me zë të lartë.

Ushtari: Mirë se vjen o trim, vetëm je?

Shpendi: Si gjithnjë - me shokë.

Ushtari: Mirë se na erdhët në zonën e lirë!

Mërgimi: Mirë se ju gjetëm!

Sharri: Mirë se ju gjetëm!

Terri, seç po i shoqëronte diku dritat e automobilit të nisur për në Spitalin e UÇK- së, ku Albani kishte lajmëruar me radiolidhje.

- Doktori: Mirë se vini në Spitalin e Vërrinit, bacë!

Dëshira s’qe të na shihje neve, së pari, thotë doktor Sherifi, fati e deshi thotë!  Mërgimi: Luftë është doktor e ne jemi pjesë e saj edhe vritemi. Liria kërkon gjak e Kosova liri!

     Në dramën: “PLAGËT E LIRISË” e shkruar nga shkrimtari i madh, Gëzim Ajgeraj, gjejmë personazhe tejet pozitive, me zemër si guri e shpirt sa qielli, të paepur që e duan lirinë, paqen, Atdheun e Kosovën.

Në shtrirjen e rrafshit dramatik është gjeografia e vendlindjes plot detaje, ndjenjë dashurie e malli, dhimbje për Kosovën, sjell madhështinë e popullit të Kosovës, por dhe luftën e brengat për bijtë e larguar në të katër anët e globit.

     Pena e autorit sjell me përvujtëri nga shpirti i tij, pasi në këtë rast duket i brishtë, pasi detajon çdo bisedë dhe e kthen atë në magji te lexuesi.

      Me duf mall e ndjenjë paraqet gurin, bjeshkët, qytet e fshat, ama Atdheun e tij të mrekullueshëm.

     Virtytet e larta të shqiptarit, që asgjë nuk i kthen pas. Liria për ta nuk ka çmim, ndaj është gjithësia mbi tokë.

     Pra, virtyte të mishëruara tek ata, ku nuk njihnin frikë, karshi forcës së okupatorit.

     Drama në esencë është veprim i realitetit në kohë, në simbiozë me diturinë dhe elegancën e stilit, përmes kthjelltësisë së argumentit dhe qëndrimeve pa kompromise, ndaj komunikon drejtpërdrejt me lexuesin.

     Kjo dramë mendoj se me biseda e ngjarje interesante e të larmishme, ku bërthama është lufta për çlirimin e Kosovës.

      Pena e autorit kërkon, jo vetëm mirënjohjen e brezit të sotëm, por qindra histori të studiuara e të hedhura në letrën e bardhë e të botuara në libra, por gjeneratat e reja që do të vijnë dhe historia që i rrëfen, madje, kjo histori vjen krejt artistikisht nga ky mjeshtër i letërsisë bashkëkohore shqiptare.

 

                         Lezhë, dhjetor 2020

 

R e c e n s i o n

 

ETNOSI POPULLOR NË KËNGËT E VAJZAVE VËRRINASE

 

Gëzim Ajgeraj: ETNOS KULTUROR, Festat dhe ahengjet në këngët e vajzave të Vërrinit, Metafora, Prizren, 2010

 

Nëse udhëton nëpër krijimtarinë e shkrimtarit dhe të poetit, Gëzim Ajgeraj është e pamundur të mos prekësh në krijimtarinë brilante mbi këngët e etnosit apo ahengjet në fejesa a martesa apo në festat e Shëngjergjit a Bajramit apo Jeremisë, si dhe prodhimet apo bereqetet.

     Pra, pa diskutim, një libër, ku mund të gjesh shumë studime të etnosit në zonën e Vërrinit, madje, të kthyer atë në vargje a këngë të zonës, por edhe kujton kohët e traditën e bukur.

     Nëse fillojmë te poezia e etnosit dhe arti i saj, sigurisht se nuk mund ta mendojmë atë pa filozofinë e saj, pa metaforën, që do t’i jepte kuptimin dhe estetikën filozofike, e cila do të buronte, pa dyshim, nga shpirti dhe mjeshtëria e krijuesit të saj.

    Megjithëse, pa këto elemente s’mund ta imagjinonim krijimtarinë e Gëzimit. Në këtë libër, autori, ka përdorur fjalë plot muzikalitet, ku gjen plotësisht përshtatje në atë kolorit e larmi krijimtarie, që e ka zbuluar thellë në minierën kulturore të popullit dhe traditën e ruajtur dhe të trashëguar ndër breza.

     Ky poet na sjell krijime për artin e mirëfilltë, që s’ndalon në këtë maratonë të gjatë, ku artin e ka përkushtim jetësor, që nuk ndalon asnjëherë, me besim në vetvete për artin që bën, duke e arsyetuar fuqishëm përpara lexuesit të gjerë.

     Me këto frymëzime është i mishëruar gjatë dekadave, ndaj, me kënaqësi i përcjell për lexuesin, por edhe për t’u arkivuar si dokument i kohës, pasi e kaluara dhe e sotmja... 

     Kohët evoluojnë, e si pasojë dallohen ndryshimet nga ato rregullat e shkruara dhe normat, që duhej zbatuar e respektuar ritet e ritualet e ndryshme, që secili veprim gëzonte një simbolikë të veçantë, goxha ndryshe nga kjo e sotmja, ku lind nevoja e dokumentimit, pasi ajo pjesë e etnosit është dukuri e rëndësisë së veçantë, si pasuri kombëtar, siç janë: festat, dasmat, ahengjet, etj.

Autori përshkruan me fjalë dhe vargje: Fazat dhe karakteristikat e organizimit të dasmës tradicionale shqiptare nga njohja, fejesa, martesa e gjitha në detaje. 

     Ndoshta, do të tingëllonte ca e çuditshme kjo. Pra, sikur na ngacmon pak në rininë e hershme këto pjesë të traditës së bukur popullore. Madje, ky përafrim me artin e poetit dhe poezinë do të na bënte të ndiheshim njësoj.

      Ndaj, edhe për mua, ashtu edhe do të tingëllonte, sepse praktika e kalimit të këtyre fazave më bën ta ndjej shumë afër këtë ndjenjë të këtij lloj arti, aq i dashur e i ndjerë për të gjithë. Ndaj, poezitë në këtë vëllim vijnë si këngë që rrjedhin natyrshëm nga shpirti e pastaj përçon gjithë labirintet e merr udhë përmes diapazonit dhe mjeshtërisë së fjalës së atij që krijon.

Tashmë këtu nuk është fjala për nivele apo fuqi të poezisë, por për burimin e saj dhe ndjenjën që ajo i jep poetit dhe pa ndjenjën e ndërsjellë që përcjell te lexuesi.

     Nuk kërkoj klasifikimin e muzikalitetit, por shembujt përkojnë me aftësinë e tij, që e bën atë për t’i pikasur ndjenjat që krijon.

     Mjafton përshkrimi i përafrimit mes këngës dhe poezisë, pasi qëllimi është ta zbërthejmë ditën e brendshme të poetit, poezisë dhe artit poetik dhe ndjeshmërisë së tij.

/ Kaj ori Vlora hijen edhe hajin/

/ Ku ke nëjt verës me vëllanë/

....

/ E ori Vlora kalle llamën/ 

/ Edhe sonte rri me nanën/

     Janë këto vargje rrëqethëse, me plot emocion, që i këndohen vajzës natën para martesës, ndërkohë, që shoqet miqtë e të afërmit janë mbledhur e festojnë. Këngët janë tejet të mallëngjyera, pasi përmes vargjeve, poeti sjell histori të bukura që ngjall mall dhe emocion.

     Pra, në këtë rast, fenomeni magji e vargut ka arritur efektin e vet, por edhe qëllimin përmes mesazheve që përcjell për shoqërinë e gjerë, pasi, sigurisht, poeti të bukurën e shpirtit e transmeton përmes fjalës, është magjia e vargut, është fryma e tij, kënga e shpirtit, zëri i tij që na joshin në varg. Pra, kur mendojmë për poezinë, magjinë e saj, gjithmonë, kemi parasysh edhe poetin, jo vetëm si shkrimtar, por për gjithçka që jep nga vetja për artin si forcë që do të na bëjë ta ndjejmë.

/ Me gjeth e fleta/

/ U këput rrushi me gjeth e fleta/

/ U nda Vlora prej shoqeve t’veta/

...

/ U këput rrushi prej ardhisë/

/ U nda Vlora prej çiknisë/

     Momente tepër emocionuese dhe vargje, që sikur e thellojnë dhimbjen e momentit dhe të ndarjes.

     Brenda këtij fenomeni qëndron dhe magjia e vargut, pasi poeti e ndjen si ndjenjë individuale, por edhe mënyrën se si e përcjell përmes mesazheve te publiku i gjerë, fillimisht, e ngre atë si ndjenjë të konceptueshme te lexuesi, pastaj edhe si çështje që duhet përqafuar edhe nga vetë lexuesit:

/ Gji na ka dalë i lumi sabah/

/ Ta këndojmë nusen për nji temina/

...

/ Hajde mori bija ta këndojmë kulaçin/

/ Kush po then ma shumë, nusja apo dhandërri/

     Gëzim Ajgeraj ka kompletuar dialektikën e vetëvlerësimit, pasi me të drejtë vlerësohen veprat e tij. Me përgjegjshmëri përcjell veprën tek gjeneratat që vijnë. Ky krijues ka shumë krijime nga etnosi, që do të ngelen vepra të vlerave të patjetërsueshme, ku përcjell, ruan, mbron traditën e bukur vërrinase, si një vlerë që brezat do ta vlerësojnë, madje, më shumë se të sotmit, për shkak të cinizmit që koha ka mbjellë në shpirtrat që ju mungon kultura njerëzore.

/ Te ara e Lekës/

/ Gji po shkojmë te ara e Lekës/

/ Bukë e voe do ti lamë shkëndeshkës/

...

/ Gji po shkojmë për lula te ara e Avdylit/

/ Bukë e voe do ti lamë bylbylit/

     Vargje ku tregon stinën më të dashur të njerëzisë.

Këto vargje kanë domethënie brenda. Pra, autori sjell, gjithashtu, në harmoni të plotë  bashkëjetesën fetare, ku në qendër të poezisë janë: Leka dhe Avdyli, madje, më saktë emri i arave të tyre.

     Ndjenja rrjedh brenda vargut dhe krijon çaste lumturie dhe gjest dhurimi, gjithashtu, nga bujaria si traditë e shqiptarit, edhe në këtë rast luajnë rolin e misionarit.

     Krijuesi e vë në thumb të vargut, por jo si shqetësim, por si kënaqësi, ku realisht përcjell edhe si mesazh, ku shkruhet i gjithë shpirti dhe mjeshtëria e artbërjes. Sigurisht, se do ta ndjejmë zërin, ndjenjën, klithmën, ndjenjën e shpirtit që paraqet për një motiv të caktuar për vargun.

/ Gjethi po eshohet/

/ Kur po vjen Shëngjergji, gjethi po eshohet/

/ Kur po vjen Shëmitri gjethi po shumtohet/

...

/ Na ka ardhë Shëngjergji festa ma e amla/

/ I kemi mbush duert me jorgovana/

     Në varg vijnë festat e mrekullueshme të Shëmitrit dhe Shëngjergjit, si festa që i feston zona e mrekullueshme e Vërrinit. Vjen si burim frymëzimi dhe ushqim shpirtëror për festat tradicionale kombëtare. Ndaj, i përjetoj e ndjej mall për zgjimin e ndjenjave të bukura të festave. E lexoj me kënaqësi këtë libër, madje, admiroj ata njerëz që jetojnë brenda atij realiteti. Vargjet vijnë si ushqim për shpirtin.

/ Ku ma angre vëlla Bajramin e Madh/

/ E shtrova shaminë qatje në livadh/

/ Bajramin e Vogël e festojmë pesë ditë/

/ Për me knue qikat edhe me shetit/

     Si flladi i lehtë i pranverës vijnë këto vargje të bukura plot emocione dhe që e përjeton populli vital i Vërrinit. Ajo zonë e mrekullueshme nga natyra buzë maleve të Sharrit dhe ata njerëz me bukuri të rralla shpirtërore, si ata engjëjt, që Zoti i pati emëruar.

    Ata njerëz që të mahnitin me vlerat e larta tradicionale që e dëshmojnë më së miri në librin: “ETNOS KULTUROR”

     Festat dhe ahengjet në këngët e vajzave të Vërrinit” nga autori i madh, Gëzim Ajgeraj, ku Pena e tij sjell artin e traditën, duke e skalitur fort në majë të Penës.

Poezitë e këtij vëllimi janë aq të përsosura ama dhe metafora e tyre në çdo kohë ruan kuptimësinë dhe freskinë. Duke mbetur te popullorja janë të frymëzuara nga burimi i gurrave të mendimit popullor për jetën dhe për mbijetesën, për dritën, për lirinë e për bashkëjetesën, duke na krijuar imazhe, të cilat brenda imagjinatës metaforike, simbolizojnë një kohë dhe kthehen bartëse të tyre ndër breza, si dëshmi e një kohe historike, ku transmeton ngjarje të mëdha. Kjo është filozofia e metaforës.

     I uroj etnosit kulturor dhe poetit Ajgeraj shumë dritë dhe reflektime! 

Le të vijë sa më këndshëm për lexuesin e suksese në lëvrimin dhe kultivimin e këtij arti aq të dashur për njerëzinë dhe jetëgjatësi sa vetë jeta, traditës e kulturës shqipe!

Udhë të mbarë librit!

 

                    Lezhë, dhjetor 2020

 

Recension

 

Gëzim Ajgeraj: STUDENTET 

 

Tek udhëton në botën e gjerë të krijimtarisë së Gëzim Ajgeraj, ndesh në eksplorimin që i bën botës reale që na rrethon dhe e këndvështrimit që përcjell çështje të vëna në trinomin psikofilozofi e letërsi, që për mua e lehtëson kritikën letrare, pasi i përmbledh elaborimet. Kur kjo ide të ngacmon, atëherë mënyra e leximit merr tjetër formë. Në aspektin e fokusimit dhe specifikat e përjetimit, Ajgeraj i qaset këtij lloji letrar, duke ecur nëpër terrenin e pasosur të këtij lloj sfondi, ku përjeton, jo vetëm, aktualitetin, por një gërshetim mes së sotmes dhe së djeshmes. Sjell në mënyrë permanente edhe përjetimet e së djeshmes apo hijezimet shoqëruese, duke aktivizuar gjithë potencialin kultivues të tij. Ky krijues i dëshmuar në rangje të larta të letërsisë bashkëkohore e kamufluar kjo ndër dekada tek ky personalitet i letërsisë shqipe.

     Natyrshëm rafinon rrjedhën e drejtpërdrejtë të burimit, duke e kthyer në përzgjedhje atraktive për lexuesin e gjerë.

     Ndërtimi i romanit: “STUDENTET”, me ndërhyrjen që i bën përmes personazheve realë, përbën një autencitet nga bagazhi i autorit për perceptimet që shfaqen në këndvështrime të ndryshme, gjithashtu, edhe problemet e ndryshme që inkorporohen me eksperiencat e mëparshme. Sigurisht se në strukturën e këtij romani ka larmi bisedash e tematikë, ku na ngacmon imagjinatën për të na ofruar me leximin. Ky fakt na bën më të ndjeshëm ndaj situatës, ku gjendet, jo vetëm letërsia, por edhe ne si shoqëri në tërësi, vijnë si një lloj shfryrje në raport me kohën, por edhe si protestë që i kundërvihet kohës.

    Gëzim Ajgeraj ka krijuar gjithë terrenin e nevojshëm infrastrukturor për të shpalosur personazhet në roman dhe gjithë kapacitetin e tyre mendor dhe intelektual në pikëpamjen e tyre mbi aktualen, që ndodh në atdhe, por edhe letërsinë në gjithë aspektet e saj. Edhe në pikën më të nxehtë, që në këto dekada populli shqiptar i përjetoi padrejtësisht: politizimi i popullsisë, liria e fjalës e në rastin më fatal, mohimi i kësaj të drejte.

Çdo kapitull në këtë roman i ndarë në 18 cikle kanë rëndësi të veçantë leximi.

     Në historinë e këtij romani, që ngjall mjaft kureshtje që nga kapitulli në kapitull për hir të cilësisë së lartë të informacionit dhe përmbajtjes, ka disa personazhe, të cilët shprehin pozitivistet: Shpendi, Blendi, Blerimi, Drini, Era, Vjollca, Drita e Loni.

     Ky grup studentësh shqiptarë, që studionin në perëndim formoheshin mes kulturave të ndryshme perëndimore, ku për shkak të formimit që kishin lehtësisht bënin edhe dallimet mes vendit të tyre në atdhe dhe vendit, ku studionin. Prandaj, vinin në dukje mangësitë dhe zhvillimet demokratike apo demagogjitë dhe me ndjenjë shprehnin ëndrrat njerëzore e, gjithashtu, bën që dhe lexuesi ta bartë botën e brendshme njerëzore, ku bindshëm arrin idetë, motivet e frymëzimet, ku e gjen autorin kurdoherë me penë në dorë, pasi potenciali krijues e fuqia e fjalës premton shumë, ndaj, e shfrytëzon atë në talent.

     Bashkëbisedimi i studentëve në kohë të lirë ishte, kryesisht, mbi letërsinë dhe artin apo edhe krijimet e tyre, ku dukshëm vjen në roman pjekuria e tyre letrare dhe akceptimi që i bëhej letërsisë në tërësi, duke e shpërfytyruar atë në pikat më kritike, sidomos në rastet më pikante kur ndodh që, letërsia, kthehet në binom të politikës.

     Ky definicion i tyre, zë fill në vendet përcaktuese me një finese që të mrekullon pasi janë koshientë se një dukuri e tillë është skandali që i bëhet letërsisë mbi ingranazhet sistemore të dyllosura me rrëshirën e servilizmit, hipokrizisë dhe përulësisë dhe ndikimi që pason në të gjitha aspektet e shoqërisë njerëzore.

     Megjithëse, shkrimtari me penën e tij i sjell si fryt dhe virtyt i një shembulli të shëndetshëm që mund ta shërojë kohën dhe shfrytëzon itinerarin e pasqyrimit të vlerës së mirëfilltë, duke ruajtur brenda saj atë koncept të veçantë për terezinë e rrjedhave  shoqërore e jetësore në kohë e hapësira të caktuara, si dhe marrëdhëniet që i japin një koherencë njëra- tjetrës, që nuk janë pjesë a çështje formale, por përmbajtësisht një sens i etikës së lartë ndërnjerëzore. Ndaj, pena e autorit sjell gjithë shpirtin e tij krijues në intensitetin e duhur në një infrastrukturë të njohur dhe të përshtatshme.

     Pra, Gëzim Ajgeraj gjendet brenda një ambienti  të eksploruar plot ngjyra, ku e gjithë peizazhi duket aq mahnitës, por edhe një reliev që sado i thepisur, i njeh gjithë shtigjet, duke pasqyruar ideo - tematikën e këtij romani plot brendi, krejt materia kompozicionohet tejet filozofike ndaj dhe porosit:

     “Duhet t’u ndalet hovi njëherë e përgjithmonë prirjeve të liga, sepse mbi të gjitha po e pëson letërsia, duke ju shkuar shumë thellë çështjeve e duke i zhveshur ato deri në palcë”.

     Kjo tematikë, që kategorikisht rëndon letërsinë edhe qarqet e ndryshme politike apo institucionale. Pra, një pikë tejet e vjetër në kohë të shkuar apo edhe në të tashmen, pasi, sipas autorit aktiviteti politik ka përfunduar me fundin e luftës, ndaj sjell si vendosmëri për t’ju përkushtuar vetëm letërsisë për t’i thënë stop aktivitetit politik.

      Ndaj kjo mua më ka bërë shumë përshtypje.

     Ajgeraj thotë: “Dorën në zemër për atdhetarë, që janë vënë në shërbim të politikës për të mirën e vendit, ndërsa tek unë vërtet ashtu ka ndodhur dhe ky vendim ka qenë i hershëm”.

     Në faqet e këtij romani, në formë shumë filozofike trajtohet çështja me drejtim të orientuar të shkrimtarit, por edhe për rëndësinë dhe të veçantën e çështjes, kur në raste të shumta fakti qe kaplimi i një mendjengushtësie parciale, që automatikisht më shumë flet politika se letërsia.

     Ndaj, tek letrari kurrë nuk duhet të dominojë virusi i bindjeve parciali që janë sot në politikën tonë. Ky fenomen i bën të neveritshëm për lexuesin e shëndoshë që kërkon letërsi të pastër.

Por, te ky roman akoma i shkohet më tej mbi letërsinë dhe formimin e atyre që sot përpiqen të bëjnë letërsi, duke vënë në dukje fenomenet e shpeshta kur njerëz që kurrë një varg s’e kanë krijuar dhe kthehen në vlerësues të letërsisë. Apo akoma thellohet skandali, kur vlerë quhet antivlera në letërsi dhe kështu që çështja djallëzohet brenda djallëzisë, shprehet autori.

     Kur një shkrimtar mendon se mund të rrezatojë autoritet moral edhe në politikë, ndodh që ai i shërben vetëm një klani të caktuar, ku përfundon brenda atij rrethi vicioz apo klani që i shërben.

     Dikur shkrimtari ishte shkrimtar i oborreve, i politikës centraliste, që i ka diktuar fushat e lirisë së veprimit, ku tashmë kjo fushë është parcializuar brenda planit të caktuar të klaneve, të cilat i diktojnë e censurohet ai që nuk përkëdhel partinë në pushtet, ku shkrimtarët e lirë anashkalohen.

     Me penën e hollë shkrimtari sjell kundërshtimin kategorik. Gjithashtu, shkrimtari i mirëfilltë nuk nënshtrohet programeve partiake, pasi e kundërta sjell vdekje në raport me interesat e letërsisë kombëtare.

     Liria dhe vizioni i Gëzim Ajgeraj shtrihet shumë larg interesave të ngushta apo partiake, pasi realisht, dekadat treguan për këtë uragan të Penës e letrave të letërsisë shqipe.

      Pena e tij ka përshkruar tashmë plot 175 vepra, vëllime, etj., nga të gjitha zhanret e letërsisë shqipe e më gjerë, duke sjellë majat te lexuesi.

     “Do të vazhdoj, thotë ai brenda fletëve të romanit: se do vazhdoj të ndërtoj lirinë e fjalës brenda meje, ta trasoj atë te lexuesi im, pavarësisht, koncesioneve të kohës a politikës. Kështu do ta ndërtoj lirinë e fjalës, gjë të cilën e ndërtoi në gjithë format edhe atëherë, kur libri i tij, në kohë të aparteidit arriti të prekë dhe Hagën. Eh, kohë e egër qe!

     Ndaj, Gëzim Ajgeraj, me forcën, zgjuarsinë, vullnetin, përkushtimin e aftësinë, atdhedashurinë e patriotizmin e pashoq, punoi e krijoi dhe ndërtoi përmes kohërave të errëta për të arritur në majat e letërsisë - në ditët e bardha, ku ishte një udhërrëfyes i fuqishëm e shkrimtarëve të rinj, por edhe i shoqërisë në tërësi.

     Shumëdimensionaliteti tematik, letrar e përjetëson të mishëruar brenda atij lëmi letrar në gjithësinë e tij me krijimtari të bujshme. Gjithashtu, vendi që zë në arealin e letërsisë shqipe, por edhe atë ndërkombëtar e dëshmojnë qartë.

     Si i tillë, Gëzim Ajgeraj, mbetet zëri kritik brenda letërsisë dhe mbështetur në gjithçka që shprehet në këtë roman të mrekullueshëm, por kujtojmë një thënie të të madhit Franc Kafka:

     “Faji është një qenie, brenda së cilës, ndodhen të gjithë, pavarësisht nga faji”.

    Ndaj dhe kështu që gjithsecili ka vend për përmirësim, - thotë autori.

     Autori nuk kërkon të jetë as moralizues e as satirik. Nuk ka për qëllim të përposh kësulës hokatarit, por psikologjikisht e në mënyrë figurative i drejtohet çdo pene se përndritja është në duart tuaja.

     Gjuha bën akrobacia të vërteta, por fjalitë vorbullohen, lozin symbyllurazi, thotë ai. Me kuptimin e tyre e gjuajnë njëra - tjetrën me pyetje e me romuze, përpiqen ta gabojnë shoqja- shoqen, ama një tekë e fuqishme i shtyn të hedhin valle.

I patundshëm qëndron ky humor.

    Nuk lë dot pa cekur një fenomen, që siç duket e ka shumë merak Ajgeraj dhe bëhet fjalë për pavarësinë krijuese, ku qartëson merakun mbi lirinë e mendimit dhe të drejtën e fjalës, si dhe pozitat në të cilat vihen ato.

E para, ndihmon shkrimtarin dhe fjalën e lirë, për çka edhe kanë detyrë këto institucione.

     E dyta, do të varroste për një kohë të caktuar fjalën dhe suksesin e shkrimtarit, ku këto fenomene gjejnë qasje në shumë raste.

Ai citon për kohën e brishtë që lëngon letërsia.

Në këto kohë, thotë ai, kemi pasur rënie të shkrimtarëve që i nevojiteshin shumë letërsisë. Por, edhe fenomeni i ngritjes së tepruar që i kanë vënë njolla letërsisë, si p.sh.:

    “Vargjet për sistemet, individët politikë, që ju prinë sistemeve politike në shoqëri si barrë e rëndë që njollosin letra tona, pra letërsinë”.

Duke i mohuar plotësisht këto antivlera.

      Apo siç u citua edhe më parë, duke u cekur lehtë një komision vlerësimi i paaftë, por edhe në përcjell promovimet, përzgjedhjet e antologjive, hapësirat në mjetet e informimit, shpërblimet a mjetet për botimet e librit, ku të gjitha këto fenomene përbëjnë atë kaosin mes institucionit dhe krijuesit.

Le të mbetem vertikal i kohës, thotë autori.

Krejt më mirë jashtë letërsisë se i nënshtruar.

     Vetëm kështu mund ta mbrojmë parimin e letërsisë së shëndetshme.

     Gëzim Ajgeraj është pa dyshim zë i fuqishëm e kritik, pasi shprehet se:

     “Bota shkon drejt globalizmit, ndërsa ne në sistemin praktik të organizimit kemi filluar me të madhe ta zbatojmë parcializimin”.

     Mesazhet që përcillen në mënyrë filozofike në këtë roman janë të shumta me një brendi të jashtëzakonshme, ku secili më vete bart bukurinë dhe sinqeritetin e mesazhit, si burim i pashtershëm për etjen e mendimit, ku na vijnë si porosi dhe përçohet tek secili prej nesh pasi dominon forca e argumentit.

     Ky shkrimtar i një rangu të lartë, që bën pjesë në grupin CLEAR të krijuesve, ku sjell të gjitha metodat e përballjes me realitetin. Jo më kot them se si shkrimtar i madh i kombit ka ndjekur gjurmët e Borgesit dhe parimet që ndjek, por edhe i përcjell të perceptuara deri në thellësi të tyre.

     Pra, Gëzim Ajgeraj, si shkrimtar dhe personalitet i letërsisë është në gjendje të përballet me realitetin real të së kaluarës, si dhe është në gjendje të përballet me të tashmen, ku në këtë roman ka ardhur me shprehjen klasike, ashtu siç e kërkon vetë koha.

     Tek autori idili është i pavdekshëm, si gëzim jete tek rikthehet gjithnjë siç rikthehet qielli i kaltër, pasi davariten retë, është hare e përjetshme në letërsi e art edhe mes gjithë krizave e tronditjeve shpirtërore.

Miliona mendje ndriçohen tek lexojnë krijimet e mrekullueshme në të gjitha zhanret e letërsisë.

     Duke falënderuar autorin për krijimin brilant, që na ka sjellë, i uroj shumë suksese në krijimet e radhës!

Suksese e udhë të mbarë librit!

 

                Lezhë, dhjetor 2020

 

 

R e c e n s i o n

 

Gëzim Ajgeraj: DITË TË BARDHA

         

Edhe vesa ikën me mëngjesin, thotë populli.

Kështu i bie të thuhet për shumë gjëra të liga, por ama pasi ato të jenë larguar.

Gjithsesi, lufta shekullore në gjithë trojet e Kosovës, preku çdo centimetër të saj, çdo qelizë, çdo qenie të gjallë.

     Ndërsa, qeniet njerëzore shqiptare qenë më të prekurit në gjithë Evropën e Lindjes.

Madje, përjetuan tortura nga më çnjerëzoret edhe nga ç’mund të imagjinohej dot.

Edhe fëmijët shqiptarë të Kosovës e kanë përjetuar ethshëm tmerrin e egër të  shtypjes e shfrytëzimit qeveritar- barbar të Kalamegdanit.

Vogëlushët janë dëshmitarët më të mirë të kohës, por asgjë s’i shpëton kureshtjes së fëmijëve, ama të pashlyera mbeten përjetësisht plagët që lënë vragë në shpirtrat e tyre. 

     Them se janë ata më heronj se heronjtë e rënë për liri, për vetë faktin se kanë përballuar horrorin, tmerrin, skamjen, trishtimin, mungesën e prindërve, vrasjet e pjesëtarëve të familjes, djegien e shtëpisë e shkollës, sendet e tyre personale, rrënimin e gjithçkaje sa dhe toka u dogj.

     Prandaj, fëmijët e Kosovës që ishin pjesë e luftës janë heronj të kohës, pasi u kthyen në pishtarë sakrifice, por edhe sakrificë sublime pasi pati nga ata fatkeq, të cilëve u janë prerë kokat tek pragu, thjesht, për t’ju plaçkitur kullën e pasurinë.

     Ç’nuk panë sytë e atyre fëmijëve në atë kohë tmerri, kur bisha e egër e Serbisë kishte mësyrë, si ajo kafsha e egër, që e pati zënë pritë dëbora e me të shkrirë ajo dhe me përmirësimin e motit del dhe shkatërron çdo tufë që i del përpara.

Ajgeraj thotë: Atdheu u çlirua me pushkën e tyre. 

     Fëmijët me të afërmit e tyre, periudhën më të egër e kaluan në pyll, disa kohë në shtëpi të improvizuara ashtu siç mundnin. 

     Dita e çlirimit erdhi dhe me të marrë këtë lajm fëmijët tejet të gëzuar vraponin drejt ushtarëve me thirrjen: LIRI, LIRI...!

     Graniti qe më i zëshmi. Dajë Xhemës iu hodh në përqafim me thirrjet: Liri, liri. Urime e përqafime pafund, ku loti i kristaltë vezullonte në sytë e tyre të bukur, ku vezullonte shpresa.

Festa e Ditës së Bardhë për Kosovën gumëzhinte.

Dita e Parë e Lirisë.

     Lufta e përfunduar, por ama plagët ishin të hapura. Sapo kishte filluar të ndjehej dhimbja e vërtetë që po i rëndonte, por duhej kuruar sa më shpejt. Plagët e shpirtit qenë të shumëllojshme, por ndërtimi i shtëpive ishte emergjenca e parë dhe pa humbur kohë çekanët vërshuan dhe lëshuan kushtrimin.

Autori dhimbshëm lëshon Penën, tek vështron Granitin, që i drejtohet dhomës së shkrumbuar, ku kishte lënë libra e fletore. Eh, asgjë!

Nëna e gjyshja burrëreshë ngushëllonin vogëlushin me fjalët e arta se:””Liria na i sjell të gjitha”.

     Shkrimtari, Gëzim Ajgeraj, edhe si pinjoll i asaj ane mbështillet në botën e brendshme të fëmijëve dhe i përshkruan me ndjenjë dashurinë, mallin, brengën, kujtimet, shokët, familjarët që u vranë në luftë, kullat, shkollat, materialet vetjake, por dhe lojërat që janë pjesë e jetës, por edhe energji për ta e për të rriturit kur sërish shikon fëmijët e lirë tek rriten me lojën, shpresa, gëzimi, ëndrrat.

Loja po luhej me lodra të improvizuara nga fëmijët, ama golat ndër porta po i gëzonin.

Grupi i fëmijëve vështronin majën e kodrës, kolonën e ushtarëve të UÇK-së sa harruan golin.

     Njëzëri thërrisnin: UÇK, LIRI, UÇK, LIRI! Thirrjet vazhdonin pa pushim.

Stili i këtij romani letrar për fëmijë është shumë i veçantë nga mënyra artistike e letrare. Ngjarjet trajtohen me aq delikatesë për rrjedhën e tyre, gjendjen në të cilën ndodhej vendi, situata të cilat po kalonin fëmijët në atë kohë pas lufte si po e kalonin kohën dhe si po e gjenin rigjenerimin brenda vetes, si e ndjenin dhe shprehnin çlirimin e vendit dhe lirinë.

     Po ktheheshin mërgimtarët pranë shtëpive të tyre. Edhe babai i Granitit, po ashtu.

Sa u gëzua Graniti! Çdo  fëmijë ndjehej njësoj rreth shqetësimeve e gëzimeve aso kohe. 

     Në romanin: “DITË TË BARDHA”, autori është tepër modest, ku një botë të tillë varfanjake mund ta pasuronte vetëm ndjenja shpirtërore dhe atdhetare, por edhe që nxjerr në pah karakterin e personazheve, duke i kthyer në anën objektive, duke i bërë më intensive a ngritur në simbol, kur Graniti përshëndetet me babanë, por mendohet nëse ishte momenti për ta ngushëlluar për gjyshin, që kishte humbur jetën në luftë.

Gjenia e Ajgeraj qëndron konkretisht në këtë optikë të pashoqe, pasi bujaria e shpirtit dhuron dritë për botën dhe udhëve ju jep shpresë. Shkrimtar tejet vital, që përcjell përmes faqeve të romanit ndjenjë dhe emocion, duke mos pasur kurrë përgjumje. Ndaj, sjell botime të llojeve, stileve e zhanreve të ndryshme, ku qëllimi është një dhe i prerë si me thikë që mos t’i bie pluhuri i harresës mbi historitë tronditëse, që vuajti Kosova përplot 100 vjet, ku përfundoi nën shkrumbin e zjarrit të Tokës së djegur, kështu që morali i tij është arti i ushqyer ndër dekada.

    Me ardhjen e babait të Granitit, bashkëfshatarët u mblodhën në oborrin e shtëpisë dhe bisedonin për çështjen e luftës. Ajo bisedë, sikur e çliroi Granitin, pasi deri atëherë sikur mungesa e pjesëmarrjes e të atit në luftën për lirinë e Kosovës e ngacmonte, por pasi mësoi faktin se ai kishte kontribuar fuqishëm nga mërgimi, ku ai quhej veprimtar.

     Graniti me babanë bisedonin për shumë çështje të kohës së legales. Mësonte shumë gjëra që nuk i kishte mësuar më parë.

     Graniti është djalë trim dhe trimërinë e ka nga gjyshi, tha dikush pasi na ka kërkuar të vinte luftëtar me ne në çeta.

     Gjatë asaj lufte, mësuesi i Granitit, qe vrarë në luftë, ku me të atin djali zhvilloi një vizitë te shtëpia e ish- mësuesit për të ngushëlluar familjen, por Graniti e ndjente thellë dhimbjen.

     Babai i ish- mësuesit i priti pasi ishte një burrë i zgjuar e bujaria i rridhte nga shpirti. Edhe ai pati qenë dikur luftëtar dhe moralin e mbanin lart, për faktin, se: “Atdheu kërkon trima e për këtë ia kemi rritur djemtë Kosovës”, - tha plaku pa iu dridhur buza.

     Plaku i kishte shërbyer Divizionit të Sharrit, që kishte vepruar nga Tetova në Prizren.     

     Mosha e kishte lënë, ndaj ankohej se nuk i ndihmonte dot djemtë, por krenaria e bënte të pathyeshëm.

Një thënie të Valerio Massimo Manfredi:

“Nuk është turp të jesh i varfër, turp është të mos bësh asgjë për ta përmirësuar jetën tënde.”

     Ajgeraj ju gëzohet ditëve të bardha, ku sjell figura fantastike në moshë të re dhe  vital në moshën e tyre. Ai gërmon në honet e bardhësisë dhe të shpresave që prej tyre të nxjerrë vetëm mesazhe paqeje e dritë dhe shpresë për brezin e ri dhe vizionar për një të ardhme të begatë, ku të rritet me ndjenjën e dashurisë për Atdhe e Komb, e ndër deje t’ju përcillet gjaku i pastër njerëzor.

     Ai përcjell mesazhin se bota mund të bëhet e të triumfojë mirësia.

E veçanta është se autori sjell të detajuar jetën e pas luftës për fëmijët dhe gjithçka që ata i rrethon, deri ku ata i shpie intuita.

     Ata po përjetonin ditët e bardha të pasluftës, ku plot dashuri nxit botën për përtëritje.

     Emocionohesh tek shfleton fletët e këtij libri dhe gjen fisnikërinë e Granitit, ku ngjan si një prej të rrituri pasi e shikon se si lumturohet kur njihet me faktin se ish- mësuesit të tij do t’i ngrihet lapidar, në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje dhe do të shkruhej emri i mësuesit komandant.

     Edhe ngritja e lapidarit të gjyshit e gëzonte Granit Sharrin, kështu që kujtimet e tyre do të jenë të përjetshme, mendoi ai.

 Gjyshin plisbardhë si bora e Sharrit nuk mund ta largonte kurrë nga mendja.

Këshillat e ëmbla si prej mësuesit ishin kujtime të paharrueshme.

Gëzim e dhimbje kishin ditët e para të lirisë.

Kujtimet ishin trazuar. Ushtarët e UÇK- së dhe populli do të kujtonin të rënët.

Prania e Granitit në takime me burrat çudiste dhe përshëndetej me të gjithë.

Edhe Graniti prezantoi në këtë tubin përkujtimor, ku me recitimin e tij për mësuesin e rënë për liri emocionoi tumën.

     Autori e sjell Granitin në roman si një fëmijë me zemër të madhe, por edhe kureshtar për njohuri të thella e vizionar, ku dëshirat e burrërojnë para kohe. I aftë të gjykojë dhe i gatshëm të marrë përgjegjësi.

Ajgeraj sjell një thënie tejet interesante dhe domethënëse:

“Ata që nuk kujtojnë të kaluarën, janë të dënuar ta përsëritin atë”.

     Prandaj, thotë Ajgeraj ne si popull nëse nuk kujtojmë të kaluarën, ta nderojmë atë, për të mos e harrojmë ndër breza, ka rrezik të na përsëritet ajo.

Kjo që na ndodhi ne gjatë kësaj lufte, mos i ndodhtë populli në botë, thotë ai.

Sepse të gjitha na i solli armiku i përbetuar shekullor.

Ngritja e ndërtimi i shtetit qe më pas një tjetër sfidë, pasi vetëm mendjet e ndritura mund ta ndërtojnë atë. Por, sa më të ditur dhe të përgatitur t’i kemi gjeneratat e reja, aq më e ndritur do të jetë e ardhmja jonë.

Këto fjalë tha babai i Granitit në ditën përkujtimore të dëshmorëve.

Granit Sharri gëzonte për fjalët e të atit.

Pleqtë nxirrnin lot gëzimi për këtë ditë që po shihnin.

     Autori në këtë roman për fëmijë sjell ngjarje e histori emocionuese, ku mes pikëllimit e mallit ka dhe mall, brengë dhe emocion, ku presin t’i përndritë e ardhmja, pas gjithë asaj lufte të tmerrshme, që dukej se kurrë s’do të kishte mbarim. Por, dita erdhi e po i shijonin ditët e para të lirisë.

     Gjatë tubimit, doktori foli për misionin e tij dhe stafit gjatë luftës në Spitalin e Vërrinit e shërbimet që i kishin kryer në ditë të vështira.

     Jemi popull human, tha ai.  Këtë humanitet e gjeta në malësi gjatë muajve që kemi shërbyer bashkë me dr. Ymerin.

Liria e kishte shkëlqimin e diellit.

Në takim kishin ardhur dhe nga Shqipëria.

Një fjalë të shkurtër mbajti edhe xhaxhi Naseri, Zafa, Xhema, Selimi e Hoxha. 

     Komandantët e UÇK-së, e shumë të tjerë në tubim.

Tubimi përfundoi plot gëzim e mall, por edhe shpresë reflektohej.

     Skenat e shkatërrimit të fshatit, babait, sikur ia kishin grabitur buzëqeshjen dhe ishin bërë dhimbje në fytyrën e tij.

     Shtëpitë e shkatërruara ishin bërë dëshmi e asaj lufte të barbarit.

     E kujtonin tubimin shumë nga ish të pranishmit, ku prezantuan ministrin, gjenerali i ushtrisë Shqiptare nga Shqipëria, Perfekti i Kukësit, trupat e Mbrojtjes së Kosovës.

Babai i Granitit u përshëndet me ta, sepse me shumicën e tyre njihej.

Sa nostalgji ndjente Graniti për uniformën e tyre dhe mendonte se një ditë do të ishte si ata, thotë autori.

     Ditët e lirisë po hapëronin qiellit të Atdheut, thotë Ajgeraj. Ndjenjat e përziera mes dhimbjes e gëzimit ishin përditshmëri e njerëzve, por fitorja dhe liria ishte e arritur dhe një tjetër botë e re po ju hapej ndër sy.

     Në këtë roman për fëmijë, autori sjell histori rrëqethëse, por ku tregon kufirin e ndarjes nga e keqja e madhe vrastare.

     Ky roman historiko - letrar ka vlera të veçanta për lexuesin për shkak të origjinalitetit, ku do t’i shërbejnë brezave dhe gjeneratave të reja.  Uroj të vijë sa më këndshëm për lexuesin, por edhe kultivimin e artit letrar te brezat!

 

                   Lezhë, janar 2021

 

R e c e n s i o n

 

Gëzim Ajgeraj: “STINËT E UDHËVE TË MIA”, Tregime, Metafora, 2015

 

Kohës m’i bën kronikë, e ndrydh në ditarin e kujtimeve.

Nis këtë recension me këtë togfjalësh që gjendet nëpër faqet e librit me tregime:

“STINËT E UDHËVE TË MIA”.

     Tek shfleton një e nga një kujtimet i lexon dhe rilexon sikur të ngjall njëherësh kujtime nga jeta jote, ku ndonjëra pa diskutim përngjan me disa nga tregimet e përshkruara në libër, pasi janë të mbushura me histori të periudhës së luftës së egër të shekullit të kaluar në Kosovë. Dëmtimet, djegiet apo vrasjet, krimet nga vendlindja, vdekjet e papritura të shokëve, ku malli për ta është i dukshëm, tregime të kulturave të ndryshme, ku format e reflektimi kanë problematika e pasqyrime të ndryshme nga jeta shkollore me studentët etj.

     Pena e shkrimtarit Gëzim Ajgeraj e sjell këtë libër me tregime në një stil shumë të veçantë për nga cilësia e përshkrimi, origjinaliteti herë në stilin proliks ( të qetë), herë të zhdërvjellët.

Ku lënë mbresa e ke dëshirë t’i lexosh.

     Autori është i kujdesshëm, jo vetëm në këtë cilësi a stile mbi kompletimin e librit, por që nga krijimi i tyre e deri në shtyp. Shprehjet e mendimit dhe konceptet pasqyrojnë ngazëllimin për vendin, për njerëzinë, ku përmbajtja i qëndron besnike zhanrit letrar dhe atij historik.

Ajgeraj hyn tek ajo kategori krijuesish me pjekuri e thellësi mendimi dhe seriozitet, që e karakterizon, por çdo zhanër i letërsisë, që ju e keni kompletuar tashmë me krijimtari, si: poezinë në gjithë stilet e saj, prozën, dramën, tregimet, monografitë dhe romanet.

     Me pasurinë letrare, për fjalën e lirë dhe mendimin e shprehur plot elegancë është ( radhitet ) ndër kampionët e letërsisë së avancuar shqipe.

Për nga kompozicioni kanë disi formën e shtjellës dhe potenciali e bën të dëshmojë forcë krijuese ashtu siç kanë mbretërit e letrave dhe të Penës. Ndaj, kjo formë nuk është e tashme, por bërthamën e ka që në vitet e hershme të rinisë dhe asnjëherë nuk e veniti, përkundrazi e perfeksionoi.

     Ajgeraj thotë se letërsia ka dy shpirtra brenda: njëri i autorit, që e krijon dhe derdh në letër dhe, tjetri, është lexuesi që e merr nga letra dhe e çon në shpirt, duke u bërë kështu një unikale. Prandaj, e gjitha futet në mrekulli dhe misteri është ai që zbukuron çdo gjë, dhe zbulimi i grimcë pas grimce është plotësimi shpirtëror.

U ndala te tregimi: LAPIDARI 

     Një tregim letrar e historik, ku të shton një uri të madhe tek mbetesh i pangopur për ta rilexuar gjithçka, pasi të jep të kuptosh shumë dhe vështirë të shkëputesh diçka, pasi ushqehesh me etje në rreshtat që pasojnë.

“Shndritë në bronz qyteti i besës.

Nga emblema jote mbi ballë dridhen vojvodët

e merr ikë veriu i zi. Qielli zbardhet e plisi merr shkëlqimin e dritës. Apo... Kujdes lirinë ajo fitohet me pushkë dhe me pushkë mbrohet”...

E kanë këtë magji librat e mirë.

     Duket se origjinaliteti tek autori është droga e përjetshme nga e cila nuk do të çlirohet asnjëherë, ndaj, frymon vorbulla e fuqishme dhe imagjinata që e përfshin mjeshtrin e majave të letrave, pasi lexuesi, që futet brenda fletëve të këtij libri, janë emocionet ato që e rrëmbejnë për ta zënë rob e për t’i hapur krahët librit. As autori nuk pëlqen stilin proliks (të qetë), por në shumë raste ka përdorur stilin e zhdërvjellët. Pra, nuk noton dot as lehtë në ujërat e qeta, por përdor ato kthesat e befta në ujëra të rrëmbyeshëm e herë - herë dhe të paparashikuara.

     Kështu që, edhe kur lexuesi trishtohet, autori gjen dhe prek në pikën e dobët për të dhënë ndriçim unikal.

     Për Gëzim Ajgeraj janë dhënë mjaft cilësime, ku me të drejtë nuk mungojnë superlativët më se të merituara. Është dhe mbetet një botë e gjerë dhe e thellë, një univers i papërsëritshëm ky mjeshtër i shpirtrave, pasi krejt jeta është një formulë, ndaj e përshkruan atë në gjithë format e saj, ku sjell shpirtin dhe intelektin ky mjeshtër i fjalës, si krijues normash dhe standardesh në letërsi, ku e ka pushtuar me kompetencë dhe jep kontributin e çmuar me muzën e pashteruar.

     Një tjetër tregim lexon në faqet e këtij libri i titulluar: SHKURTA.

      Autori e sjell këtë tregim, ku në qendër të tregimit është Shkurta, si personazhi kryesor me një mesazh përcjellës, ku çdo njëri mund ta gjejë veten në një formë apo një tjetër, pasi gjërat e rëndësishme në jetë duan kohë, bashkëbisedim, investigim, kujdes, durim, konsultime e mbi të gjitha vendosmëri.

     Autori kërkon vigjilencën dhe se çdo çështjeje t’ia japim kohën e nevojshme dhe të tregohet pjekuri mendimi, duke i parë me përparësi, pasi nuk mund të lejojmë askënd të na vjedhin lumturinë, pasi asgjë s’mund të jetë si më parë.

     Formimi kulturor e letrar jep mundësi për të përfytyruar gjerësisht në marrëdhëniet me lexuesin.

     Në këtë libër, rrëmbimi dhe pushtimi ndodh pasi shpirti i autorit flet, madje, shpërthen vrullshëm ndaj sjell këtë episod tejet interesant për marrëdhënien që krijon lexuesi me tekstin letrar, pasi jetohet edhe emocionalisht.

      Goditje në rrëfim, ngjarjet e papritura, madje, dhe befasuese, por vendimmarrja për të arritur përfundimisht, leximi me sukses, e gjitha në mënyrë mjeshtërore.

      Komunikimi, ndjenjat e autorit dhe lexuesit vjen si interpretim i ndërsjellë me mjeshtri e profesionalizëm.

     Ndaj, rrëfimi mbetet, gjithashtu, funksional në të gjitha labirintet e vizionit.

Ajgeraj i referohet të madhit MAGANDI:

“Dua gjithë erërat e botës të fryjnë rreth shtëpisë sime, por asnjëra të mos ma shembi çatinë. Pra, le të jetojë mirë kushdo pa prishur interesat mia.”

 

Autori, Gëzim Ajgeraj, ky shkrimtar shqiptaro – evropian, me diskurs të lartë komunikimi dhe ligjërimi, lëvrues i letërsisë bashkëkohore, ku reflekton mbi nivelet e ndryshme kulturore mes popujsh apo konsolidimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore, sjell një kulturë evropiane. Ndryshe nga tregimi i mëparshëm vjen tregimi me titull: ELIANE.

     Një personazh tejet miqësor e i arsimuar, me bazë të gjerë kulture, e pavarur në tërësinë e pavarësisë, e mbi të gjitha vlerëson çdo detaj të jetës së saj dhe shijon të bukurën brenda një qetësie gjithnjë e më relative.

Formimi kulturor e letrar jep gjithë mundësinë për të përfytyruar gjerësisht marrëdhëniet me lexuesit, pasi stili i këtij tregimi është proliks ( i qetë ), i ëmbël, i pranueshëm, i pëlqyer për çdo shtresë pa ngarkesa të kota. Ndaj, e di që do të jetë një itinerar i bukur në shpirtin njerëzor, ky margaritar artistik në krijimtarinë letrare.

    Një libër plot tregime të bukura dhe tejet interesante, këto guaska thellësie, ku nuk ruhen po falen.

     Tregimet na shpien në qiellin e pafund të universit, herë në thellimin e përditshmërisë tokë, por që të gjitha tregimet kanë dritën hyjnore të shpirtit dhe humanizmit e njeriut si mesazh fisnik i shoqërisë njerëzore.

Një libër që udhëton në klasin e mjeshtërisë së letërsisë, si vlerë e shtuar e letrave shqipe.

     Krijime që mbajnë lart nivelin e krijimtarisë letrare e artistike shqiptare në trojet shqipfolëse.

E di që do jetë një itinerar i bukur në shpirtrat njerëzore.

Gëzim Ajgeraj u rrit njëherësh me librat.

Madje, as në këto tregime s’kishte se si të mungonte tregimi më therës i librit.

Për atë që shpirti i qan e mendja i rrëfen dhe dora ia shkroi.

Kohë e errët që asokohe.

     Historia e rrëfyer në këtë tregim të titulluar: BIBLIOTEKA

S’ka se si të mos jetë prekëse për çdo njeri.

     Pena e autorit rrëfen pushtimin e egër të mëmëdheut: lufta, vrasjet, shkatërrimet, djegiet. Këtu ndalon kësaj radhe për ta vajtuar me fjalë aktet makabre, që sa herë që i kujton, përjeton, ndjen.

“Në ato çaste flaka e qiririt përpara meje me kujton flakën e kullës. 

Ta imagjinoj dosido djegien e saj, nuk është e mundur.

Ta fshij nga kujtesa, diçka po digjet brenda meje.

Si ta ndal këtë zjarr?

Flaka e librave shpërthente përtej mureve të kullës.

Thyente dritare e kulme dhe ngulej qiellit përpjetë.

Ajo përpinte pamëshirshëm shkronja e fjalë.

Gjithçka e bukur brenda librit shkrumbohej si hi.

Digjej Buzuku, Barleti, Naimi, Fishta, Migjeni, Kadareja, Agolli, Shekspiri, Niçe, Gëte, Tolstoi, Çvajgu - një botë e tërë.

Kjo ndjesi e jashtëzakonshme dhimbjeje për gjithë botën shqiptare, ku së fundi në tregim përcjell dhe mesazhin kuptimplotë se:

“Flaka e kriminelit nuk ka mëshirë as për librin, fatmirësisht fuqia e tij e ka një fund”.

     Ku fundi t tregimit përcjell mesazhe shprese dhe besimi, si tregimtar i traditës dhe modernitetit në letrat shqipe, tregim në perspektivat moderne të tregimit shqiptar unik me atë botëror, por thellësisht bioshqiptar.

Nga pista e tregimeve brilante ai ngrihet në lartësinë e romanit, duke qëndruar në maja me opusin e librit, ku spikat individualiteti i tij si tregimtar e romancier.

Ky shkrimtar denjësisht përfaqëson me autoritet para botës letërsinë e Djepit të Kulturës Evropiane .

Pena e tij plot kolorit e vlera me tinguj e muzë kreative ngre tempuj adhurimi mbi artin e rrëfimit.

     Ky libër dhe tregimet e tij vijnë si relikte për lexuesin, këto memoare nga shpirti i autorit me plot finesë, ku i shtohet bibliotekës kombëtare, si një vlerë e shtuar për letërsinë shqiptare, por dhe për lexuesin e sotëm e gjeneratat që vijnë me mesazhe të shumta nga ky arkitekt i ndërtimit dhe i thellimit të botës letrare. Prandaj, ky libër meriton vlerësim.

Ndaj, do të jetë si minierë e bukur për shpirtrat njerëzor.

 

                 Lezhë, nëntor 2020

 

 

R e c e n s i o n

 

Gëzim Ajgeraj: REGËTIM NË HORIZONT

 

“E djeshmja është thjesht një ëndërr dhe e nesërmja një vegim, por çdo ditë e jetuar mirë e bën të djeshmen një ëndërr lumturie dhe çdo të nesërme një vegim shprese.

                                          Miguel de Cervantes.”

 

Për Ajgerajn kjo thënie u kthye në udhërrëfim.

     Me punë e përkushtim, tashmë ka arritur majat. Shkruan e përshkruan pa ndalur. Krijimet e rrëfimet s’kanë të sosur. Letërsisë bashkëkohore shqiptare i dhuron perlat e shpirtit, për ta shndrit udhën e gjatë e të pafund të majave të letërsisë shqiptare.

     Poeti, Gëzim Ajgeraj, njihet si poeti i mallit edhe për faktin që është emigrant ndër dekada në Evropë, por shpirtërisht u gjend gjithnjë këmbëkryq mes halleve që përjetoi ndër shekuj mëmëdheu, duke i trajtuar në detaje çdo problematikë që rëndoi mbi “shpatullën” e Atdheut, vuajtjet, hallet, vrasjet, dhimbjet, lotin e nënës, orët e ndaluara e plot e përplot brenga që populli shqiptar i vuajti ndër breza.

     Ama më së miri i solli të vargëzuara, jo vetëm në varg, por dhe mbi 175 botime e tituj librash.

     Vëllimi poetik: “REGËTIM NË HORIZONT” lundron në botën metaforike të mendimit të peshuar mirë e, madje, të zgjedhur me kujdes, dhe të bëhet frymëzim me vargun, ku përçon plot mesazhe drite dhe shprese.

     Zëri kritik mbi koherenten është karakteristikë e poetit.

     Në këtë vëllim poetik, spikasnin tema plot larmi e tejet interesante me thellësi mendimi e plot njohuri dhe poezisë i jep gjithë dimensionet e duhura, plot përkushtim e vullnet të hekurt, madje, vendimtar për cilësi të lartë dhe ecuri të jashtëzakonshme, përbën fakt të padiskutueshëm atdhetarizmi.

     Shpreh mall dhe nostalgji pasi i tillë ngjan poeti.

     Në krijimtarinë e këtij vëllimi sundon malli e regëtin dashuria njerëzore e atdhetare mbi  gjithësinë e kjo bëhet mal, ndaj, poeti qëndron në majë.

/ Këmisha e kuqe plot plagë nëpër histori

/ Nuk falet as nuk blihet për trofe

/ Në pazarin e plaçkave të Evropës nuk shitet Atdheu

     Në mënyrë tejet filozofike i këndon Atdheut me ngashërim, madje, gjysmë fryme, por në një farë mënyre vjell vrer ndaj mospajtimeve dhe shpëtimtarëve të rrejshëm të dritës, ndaj ligësisë e mallkimit.

     Pra, përmes shtigjeve filozofike qan hallet dhe brengat e Atdheut dhe thirrjet për zgjim nuk kanë të sosur.

     Forca e fjalës dhe thellësia e mendimit godet fort përmes metaforash, ku prek shumë aspekte nga lëmi i artit të fjalës, që nuk imagjinohet pa metaforën dhe tregon mjeshtërinë dhe aftësitë krijuese përmes gdhendjes së fjalës.

     Brenda kësaj mundësie ka krijuar figuracion e gjenden veçanti në vargje, me fjalor të pasur, ku gjuha e komunikimit ka krijuar mundësinë avancuese të gjuhës dhe vargut, ku reflektohet ndjeshëm, ndaj mbeten tejet të rëndësishme.

Madje, larminë ia shton akoma më tej fuqia dhe hermetizmi i metaforës.

     Krijimi i imazheve, sikur dëshmon kohën historike në ato ditë të vështira që përjeton populli i Kosovës legjendare, ama brenda pak vargjeve, por edhe këshillat e fuqishme, e që  nëpër vargje ka plot shembuj realë.

     “Zgjodha të jem poet e shkrimtar”, thotë Gëzim Ajgeraj, më tepër se sa këngëtar, (megjithëse mbetet ëndrra e tij në sirtar), gjithnjë me vetëbesimin se diapazoni im, thotë ai: talentit tim doja t’i jepja drejtimin e krijimit të artit.

     Kjo nuk ishte rastësi, thotë ai, sepse që në rininë e hershme krijoja dhe i mbaja të mbyllura ato krijime.”

    E citoj këtë thënie të tij për vetë faktin se vjen me mbi 175 tituj  librash të botuar, i cili nuk është krenar vetëm për veten e tij por, punon pareshtur për t’ua dhuruar brezave këto lloj reliktesh, që vezullojnë në gjithë sferat historike dhe letrare, ku falë e dhuron një pasuri të jashtëzakonshme poetike.

     Poeti, Gëzim Ajgeraj, pa dyshim është i brumosur në metafora. I vesh ato me gjithë nuancat e kuptimeve. I sjell në varg plot drithërimë, mllef, përbuzje a sosje durimi.

/ Kot na thonë të tjerët se jemi zevzek se

  gjakun të nxehtë

/ S’e durojmë e shpinën e kemi të fortë na 

   mësuan shekujt

/ Por, jo gjithkush duhet duruar të na përbuzë 

  të ardhmen

/ Aq më pak të ligat e mbetjeve të së shkuarës 

/ Të na e nxijnë dritën e diellit tonë

/ Medet ç’ligësi, ra mbi ty dhimbja ime, këtij 

   motmoti

     Gjithë çfarë ilustruam me sjelljen e këtyre vargjeve a nuk janë margaritarë plot metaforë?!

     A nuk janë vargje që të bëjnë të të qajë shpirti për atë kohë vrastare, që lë vragë e kohës në shpirtrat dhe historinë e Kombit.

Autori vjell vrer mbi durimin e tejskajshëm.

     Muza e ngacmimit e bën poetin të reagojë shumë fort, ndaj shprehet në mënyrë metaforike mbi ligësinë. Përcjell mesazh të fortë për zgjim, sepse s’duron dot që Atdheut t’i “ndalohet dielli” - pra liria.

     Dora i shkruan e shpirti i qan për mëmëdheun dhe ditët e errëta që përjetoi një shekull plot.

“Nëse njeriu nuk ndjen as kënaqësi, as dhimbje.

Nuk ndjen as gaz, as hidhërim, as shpresë...

Një gjë po ua them me ndershmëri e bindje.

Lëreni të vdesë!

                           Dritëro Agolli”

      Gëzim Ajgeraj me shpresë dhe besim të patundur vargëzon që dëshira e tij qe dhe mbetet një.

Populli shqiptar të zgjohet kundër tiranisë, të lulëzonte mes popujve dhe qytetërimeve.

     Ky krijues në udhën e gjatë të krijimit plot kode e principe, formësohet si figurë ndriçuese njerëzore, duke lëvizur në stacionet e jetës, duke u kthyer në një model dhe shembull me peshë dhe në lartësinë e duhur të frymëzimit te brezat dhe gjeneratat që do të pasojnë.

     “Thuhet se Kostandini i Madh e ndryshoi rrjedhën e historisë botërore, po të mos ishte ky, ne akoma, do të ishim paganë. Kështu që po të mos ishin poetët dhe shkrimtarët, ne akoma do të ishim analfabetë.

     Kështu që poeti vjen dinjitetshëm me këtë vëllim poetik, ku edhe mesazhet që përcjell janë të shumta e me ndjenjë të lartë Atdhetare që rrjedh shqetësimi i ndershëm intelektual, si dhe qytetar i Kosovës legjendare.

     Shqetësimet janë me vend dhe konkretisht bie mbi periudhat historike, kur popullsia shqiptare po përjetonte kohërat më të errëta në historinë e saj, shtypjen barbare të qeverisjes mbi Kosovë nga pushteti i pashembullt serb.

/ Nën shpatën e furtunave të egra gdhijnë

/ Çdo furtunë të parit i priten gjethet

/ Dhe me shpirtin e dërrmuar

/ Mezi se i rris frutat e mendimit të nesërm

     Ashtu siç thamë më parë edhe nga vëllimet e tjera të lexuara shohim që sundon malli për mëmëdheun, mllefi ndaj sistemit të pashoq të Serbisë, që për një shekull dominoi plot ligësi e vepra të pashembullta.

     Poezi të shkruara me gjak zemre e ndjenja shpirti, ku fshikullon diktaturën e instaluar serbe dhe denoncon fuqishëm padrejtësitë, e ndjen thellë zhgënjimet nga idealet, ku ishte brumosur që në rininë e hershme.

      Ndaj thuhet në varg “e di se kam mbetur lis majë shkëmbi”, pra kështu shprehet edhe për shpirtin e qëndresës, për rrënjët e prera atje mbi kalldrëmin e huaj, dhe tregon dashurinë për jetën, dritën, diellin, lirinë dhe shqiptarët.

     Përmes këtyre vargjeve plot ndjenjë flet dhe përcjell shumë mesazhe me figuracion metaforash - të shkrira në unin e poetit. Ky stil zë vend kryesor dhe luan rol të rëndësishëm artistik, tregon imagjinatën përballë reales, shkruar për valën e egër pushtuese mbi vendlindjen e tij. Ai shqetësohet për gjithçka, për këtë arsye Gëzim Ajgeraj mbetet poeti i të gjithëve, ashtu si shtegtari që kërkon gjithnjë shtegun më të veçantë dhe asnjë agim nuk e gjen aty ku e la perëndimi.

     Pra, Ajgeraj me poezinë e tij gjendet në lëvizje dhe zhvillim, ashtu siç është e tërë jeta.

     Kështu që kjo ju bën përshtypje njerëzve.

     Fakt që shton madhështinë e vëllimit është kur gjendesh në galerinë e pafundme të poezisë, brenda minierës së krijimtarisë së këtij poeti, mrekullohesh nga arkitektura e veçantë plot dekorime, muzeu i larmishëm dhe lokomotivat e mbushura plot e përplot ide dhe vizione për të sotmen në ndërtimin e së ardhmes. 

     Në do rendësh në çdo skaj të atij “muzeut të krijimtarisë” të tërheq vëmendjen dhe vështrimin mbi gjithë ato krijime dhe vëllime poetike tejet brilante, që të ngjallin interes dhe nxjerr mesazhe plot dritë e shpresë, ku nuk i shpëtojnë “Regëtimat në horizont”, pra, ato pika shiu si lot që pikojnë nga syri a mllefi që del nga zemra.

     Ky vëllim poetik nuk ka se si të të mos prekë. Por, ama ruajnë dhe kujtojnë atë që është esenciale, pra shpirtin e kulluar dhe një edukim mbi virtytet njerëzore. Një etalon i rrallë, në lëmin e madh të letërsisë, me shpirt të pasur artistik.

     Forcë që e transformon hyjnisht trishtimin që e ndjen deri në palcë, ama tek brezat e përçon si njohje e kultivim të historisë së mëmëdheut, ku kërkon të rrezatojë udhët e jetës.

Kompleksiteti njerëzor e shndërron në shkrimtar poetin që ne e kemi dhe e lexojmë.

/ Kullës dardane gurët murit s’zënë vend

/ Kush ta zënë në ballë e kush në qosh të 

   oxhakut

/ Duke përbaltur njëri- tjetrin me mashtrime

/ Për pak vend e për pak qoshe në skaj

/ Të kullës së shkretë

     Mendjet e hapura gjithnjë dëshmojnë përunjësi. Pra, pa dyshim janë të atij klasi, që zotërojnë personalitet me prirje të njeriut gjenial, me bukuri estetike - pra janë model.

     Në këtë vëllim poetik gjen një gurrë poetike plot metafora, ku dominon forca e fjalës e muza e ngacmimit. Këto vlera të koncentruara, ku lehtësisht mund të studiohen ndër shkolla tona, si vlera të larta historike e atdhetare, këto  thesare të vërteta nga një poet i përmasave të mëdha kombëtare e evropiane.

     Vëllimi në fjalë është vlerë e shtuar që i bëhet letërsisë bashkëkohore shqiptare.

 Në vëllimet poetike të Gëzim Ajgeraj pasqyrohen, kryesisht, histori në vargje të një kombi, duke kontribuar fuqishëm për brezat.

     Madhështia te njerëzit është fjala, mençuria dhe shpirti. 

     Ashtu siç më së miri gërshetohen në këtë vëllim plot flakërime poetike, dhe me një performancë të pasur gjuhësore.

Komunikimi që afron autori tërheq direkt lexuesin e poezisë së tij.

     Inteligjenca krijuese dhe koherenca e bën kërkues nga të gjitha gjeneratat, pasi i sjell bukur artistikisht, ku vëllimin e bën më të ngrohtë, madje, mposht çdo gjë që i kundërvihet logjikës së mendimit.

     Gëzim Ajgeraj e ka zgjedhur udhën e tij disa dekada më parë. Ka përcaktuar objektivin, të cilin do ta mbajë përjetësisht në buzë me këngën e mallit.

 

                 Lezhë, më 21.1.2021


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen