Mittwoch, 6. Juli 2022

POEZIA E AJGERAJT NË DIOPTRINË E ANALIZËS DHE TË KRITIKËS LETRARE nga Prenda Sejdia


PRENDA SEJDIA

 

POEZIA E AJGERAJT NË DIOPTRINË E ANALIZËS DHE TË KRITIKËS LETRARE

 

Shtëpia Botuese “7 Days”

Prizren, 2021

 

PARATHËNIE

 

Ndër shekuj poetët u përpoqën të thurin vargje e poezi e t’ua prezantojnë njerëzisë forcën e magjinë e fjalës.

Kjo traditë e shkrimit të shqipes u gjet e dokumentuar shekuj më parë nga arbëreshi, Lekë Matrënga (1592).

     Penat u përpoqën të përsosin mjeshtërinë e tyre dhe të sjellin “ajkën” e fjalëve për publikun, në poezi, si llojin më të vjetër të krijimtarisë deri në risinë, që sollën disa nga poetët: Naimi, Dritëro Agolli, Azem Shkreli, Ali Podrimja etj. Gëzim Ajgeraj vjen i shkëlqyer në poezinë bashkëkohore shqiptare dhe më konkretisht gjatë kësaj periudhe, duke i sjellë letërsisë një frymë unike me përdorim të elementeve të shumta, brendi të jashtëzakonshme dhe ngarkesë emocionale e parësore është identiteti poetik, e kombinim të magjishëm të elementeve. Edhe në poezinë e Gëzim Ajgeraj gjejmë një poezi elitare me frymë interesante për lexuesin.

“Nuk ka rrugë më të sigurt për t’u arratisur nga bota, se sa arti, por as nuk ka lidhje më të sigurt se sa arti,” thotë Goethe.

     Edhe në ëndrrat më të bukura, njeriu nuk mund t’ia kalojë natyrës. Poetët ia dhanë shkëlqimin me majën e Penës e madhështinë me forcën e fjalës, sepse të magjishmen e përjeton në varg. 

     Poeti Ajgeraj, bashkë me dekadat udhëtoi shtigjeve të dëshiruara, ndër siluetat e kujtesës, mes brengës, mallit e dritareve të shpresës, në labirinte ëndrrash.

Poezia e Ajgeraj dhe vëllimet poetike të këtij autori të rrëmbejnë me intensitetin e ndjenjës, fuqinë e fjalës e beftën e imazhit, ku natyrshëm zbulohet gjithë shpirti njerëzor. Kështu që, pa dyshim, poezia e tij lëviz në pika graviteti, të natyrshmërisë dhe spontanitetit brenda larmisë filozofike, mrekullisht të përpunuara në laboratorin poetik të shpirtit të autorit, që është tejet dinjitoz në këtë zhanër letrar, ku ndër dekada ka sjellë përvoja të çmuara brenda gjithë stileve poetike.

     Ndërtimi i shprehjes me metafora, inkorporimi i figuracionit stilistik, gjuha poetike e një standardi të mirëfilltë e bën poezinë e Ajgerajt të arrirë dhe përmbushte elementin stilistik të veçantë, si strukturë dhe semantikë, estetikë dhe intonacion, po ashtu.

Përshkrimet poetike përshkruajnë në ligjërime relievin shumëngjyrëshe të shpirtit dhe të ndjenjës sublime, si përjetime të jetës, plot formate emocionale, brenda disponimit krijues të autorit.

     Ky është përshkrimi esencial, në aspektin universal të poetikës së Gëzim Ajgeraj, dhe partiturat e vazhdueshme poetike, ku përshtatshëm akomodohen përgjithësisht me frymën e motiveve poetike.

     Simbolikat shpresëdhënëse e fjalët e përzgjedhura gjenden në funksion të transmetimit te lexuesi i gjerë plot akumulim, brenda shpirtit të poetit. Vëllimet poetike të Gëzim Ajgeraj janë me brendi të larmishme e stilet vijnë në përshtatje me moshat e zhytet në thellësi të shprehjes poetike për të përkufizuar qëllimin, në sfondin e modernizmit krijues. Frymëzimi poetik i këtij autori merr kolorit të veçantë dhe përfaqëson origjinalitetin e unin e tij, plot potencial.

Nëpër vëllimet poetike të këtij autori, në stilin për të rritur vendin kryesor e zënë poezitë e mallit, ku brengat lëshojnë kushtrimin e klithma zapton skajet e mëmëdheut.

     Ajgeraj në zhanrin e poezisë që zë një vend tejet të rëndësishëm në krijimtarinë e tij, ka provuar e krijuar mbi të gjitha stilet e llojet, si rrallë poet.

• Poezia për të rritur. • Poezia për fëmijë.

• Poezi sarkazma. • Poezi fabula. • Poezi etnosi kulturor.

    Janë këto lloje e stile me tema të larmishme. Mund të numërohen me mijëra poezi plot brendi e larushia është e shumëllojshme e plot ngjyra.

     Është stili i tij, uni i tij që të përfshin në një botë të pafundme mendimesh edhe për shkak të diapazonit të tij të gjerë, mendimit të thellë e shpesh kritik, që bëhet njësh me lexuesin pasi ndjenja estetike e gjuhës poetike të këtij autori, liria relative e shprehjes që afron mjeshtëria poetike është magjia që imagjinon e bën të fluturojë.

     Harmonia gjuhësore dhe natyra e poetit përbëjnë një thesar të çmuar, që burimi e ka në guvat e shpirtit tij krijues.

     Aftësitë krijuese dhe menaxhuese të poetit janë të pafundme, edhe pse prej dekadash punon e jeton në emigrim. Botimet në libra, në gazeta apo në revista, kanë qenë të panumërta.

     Poeti tashmë botoi numrin 21 të revistës: METAFORA ( ANTOLOGJI ).

     Duke u dhënë mundësi promovimi poetëve të rinj apo poetëve të mirëfilltë, për t’i kthyer domosdo në frymëzim për të rinjtë.

Në këtë libër do të gjeni informacione për stilet poetike brenda këtij zhanri, pasi janë përzgjedhur nga dhjetëra e dhjetëra vëllime për t’i sjellë për lexuesin, si një pjesë të shëndetshme të shpirtit poetik të poetit mirëfilltë me bagazh të madh njohurish, thellësi mendimi e diapazon të gjerë e me një gjeografi të pamat ndër kufijtë e krijimtarisë.

    Çdo vëllim që lexon, veçse sa ta shton etjen për të lexuar vëllimet e radhës. Është brendia e pasur që të magjeps. Janë temat e mesazhet që mbart magjinë. Janë imazhet shoqëruese që transmetojnë unitet dhe paraqitet në një kontinuitet artistik, duke vënë në dukje evoluimin tematik dhe stilistik në rrjedhën e kohës, ku vend të veçantë zë artikulimin gjuhësor në botën e njeriut, me vizion për realitetin.

     Në krijimtarinë poetike të Gëzim Ajgeraj, jo rrallë hasim poezinë hermetike, që i bie kaq shumë për shtat e godet fuqishëm përmes metaforash fenomenet negative, që shqetësojnë shoqërinë njerëzore. Pjesa më e madhe e krijimtarisë poetike është me temë atdhetare, ku notat e qortimit e të kritikës, konkretisht, bien mbi Evropën xanxare.

     Dashuria e poetit për Vërrinin, për Prizrenin e për Kosovën Legjendare është e përjetshme dhe sublime, pasi Atdheu për Ajgerajn është dhimbje, pasi dhimbja, malli e largësitë e pikëllon në shpirt.

Përshkrimi i Atdheut e arrin përmes mijëra metaforave.

“Me gjak e asht nëpër shekuj të thura kurorën e dritës tënde.

     Që në ditën e bardhë të zbukurojë bukur nga kopshtet e mallit për dritën”, të cilat bartin në vetvete ngarkesë të madhe emocionale. Shqetësimet e tij për mëmëdheun artikulohen e përjetësohen në të gjitha periudhat gjatë një shekulli zymtësi e mjerim, me sens kritik, ku përmend luftë, vrasje, djegie e shkatërrime e deri në përgjunje.

     Shumë të veçanta e mbresëlënëse janë lirikat kushtuar Vërrinit, Prizrenit, heronjve, nënës apo fëmijëve - si e ardhmja e mëmëdheut.

     Me dhembshuri e mbështjell poeti dashurinë, pasi për të është hyjnore, e përfaqësohet si një model tejet i arrirë, ku uni lirik mbetet feniks i dashurive hyjnore të mëmëdheut e hartës së tij gjeografike.

     Oazë përkushtimi i ligjërimit poetik. Pra, gjejmë një botë poetike të gjerë në kohë e hapësirë dhe ide. Të gjitha qëndrojnë në simbiozë edhe pse shpesh mendon antisimbiozë, ku me këtë titull të veçantë vjen me një vëllim të jashtëzakonshëm.

    Diskursi letrar i vargjeve e i ngjarjeve, ana figurative e dinamike, shprehin rrethanat herë në dritë të qartë e herë në hije, ndaj tregohet emocional, madje, hera - herës edhe protestues.

     Shumica e poezive dhe vëllimeve poetike të Gëzim Ajgerajt, janë të veshura me fjalorin metaforik, ndaj, e quaj edhe si poeti i metaforave, plot fuqi filozofike të krijuesit, talentit dhe mjeshtërisë së tij krijuese.

Elementet gërshetohen rreth artit të ndërtimit të strukturës së poezisë, struktura e saj, muzikaliteti, etj.

     Njeriu duhet të flasë hapur me të tjerët, në një mënyrë që zbulon mendimet e veta të brendshme përmes fytyrës së tij, që zbulon hallet e tij, direkt përmes fjalëve.

Një fjalë e themi me bindje, me sinqeritet të plotë dhe pa hezitim, ndërkohë që e sheh tjetrin në sy, ka më shumë kuptim se dhjetëra faqe në libër.

Ekziston një kufi në mendjen e të gjithëve, përtej të cilave është e rrezikshme të shkosh.

     Pasi ta kesh kaluar atë rresht është e pamundur të kthehesh.”

     Jo më kot e mbylla me dy nga thëniet e Dostojevskit, pasi poeti Gëzim Ajgeraj është ithtar i poetëve të mëdhenj, si: Naimi, Fishta, Ali Podrimja, Azem Shkreli apo i letrari i madh, Borges, etj.

     Pena e këtij poeti të madh kontribuon për shoqërinë dhe shoqëritë.

Është gjithëpërfshirës. 

     Superlativët e merituara janë bashkëshoqëruese të Penës së Ajgerajt.

     Letërsia e djepit të kulturës evropiane ndërkombëtarisht ky autoritet i letërsisë i përfaqëson denjësisht.

 

RECENSION 

 

Gëzim Ajgeraj: ETJE NË FJALË, Poezi

 

 Nëse do t’i referohemi letërsisë së avancuar bashkëkohore, Gëzim Ajgeraj, zë vend si poet, shkrimtar, prozator, dramaturg, kritik letrar, etj.

Ka botuar romane, monografi, tregime e ese, a vëllime të shumta poetike të stileve të ndryshme.

     Me një kontribut të pashoq në fushën e kulturës dhe të artit letrar në tërësi dhe veprimtarisë së botimeve.

Ndërlidhet në mënyrë të veçantë me revistën vjetore tashmë mbi njëzetvjeçare, “Revista Metafora”, kjo revistë shumë e rëndësishme për poetet e, madje, poetët e rinj në veçanti, pa dyshim dhe Kosovën.

Gëzim Ajgeraj gjendet në krye të atij klasifikimi me shumë vepra e botime, duke sjellë për lexuesin e gjerë brenda e jashtë kufijve shumë shkrime e krijime interesante.

     Kështu që bota e tij krijuese, strukturat përmes njohurive të pafund, diapazonit të gjerë dhe dashurisë së pakufishme për artin dhe letërsinë, ku shpalos hareshëm e plot finesë efektin stilistik figurativ dhe estetik.

ETJE NË FJALË

Vepra poetike e radhës: “ETJE NË FJALË”, e cila përbëhet nga 78 poezi, ku dëshmon një konceptim mahnitës ky poet me vizion e botë të madhe, që vazhdoi në gjurmët e Borgesit, ndaj dhe shprehet me definicion se poezia është shprehje e së bukurës nëpërmjet fjalëve të thurura me finesë dhe në mënyrë artistike. Në këtë vëllim, përmes vargut poetik, shpërthen me trajtat e ligjërimit mbi aktet e kthimeve dhe përvëlimit të mallit, duke shprehur ëndrrat e pafundme për atdhe, përmes forcës së fjalës, ku fjala brenda magjisë së vet krijuan atë figuracion artistik ndër vargje dhe kështu jep imazhet reflektuese, kur brenda muzës së mendimit lind ideja se në vete mbërthen një kohë të gjerë, ku mbështjell vitet në mërgim.

/Ç’pikoi pena e fjalës vesës së mendimit

/Dhe ngriu në varg si një kokërr vesë

/Zjarrmi e përmalltë ma shkriu pendimin

/Mbeten metaforat pa pikë e pa presje

Nëpër këto vargje “Motiv me mall” plot metafora, ku vargu i tretë tregon atë ndjeshmëri që fiton një farë çlirimi, ku mendja e krijuesit shpik lëndën ku:

“Zjarrmi e përmalltë ia shkriu pendimin” me një ndjenjë epike dhe tragjike, ku heroi na prin brenda muzës së mendimit, ku brenda vargjeve kërkon hapësira, ku mall dhe brengë i shpreh përmes metaforave dhe thellësisë mendimit.

     Në fakt, çdo poezi ka ndjeshmërinë dhe ritmin e saj. Që të funksionalizojë parimin krijues është e natyrshme të parapëlqejë kodin tematik dhe estetik.

     Në krijojmë përfytyrimin dhe shpërfytyrimin e harresës, mahnitjes, ikjes, durimit, vetmisë, mallit, plagëve, krizave, klithmës së lirisë, shënjestrës së armikut, lashtësisë, errësirës e dritës, mungesës e shpresës, etj., të cilat janë trajtuar ndër tema të shumta e të larmishme të këtij vëllimi.

Situatat dhe ngjarjet, detajet dhe rrëfimet metaforike zbulojnë fuqinë e dimensionit dhe kuptimin e ndjeshmërisë së thellë të atdhetarisë mbivendosur në relacionet midis stilit, figurës a ritmit.

     Kjo cilësi e formëson deri në ngurtësim e hera - herës botën e poetit, duke shpërthyer në sfondin e përjetimeve, ku renditen sipas shkallës përjetimit, pra, ku ka mall e dhimbje ka dhe shpresë.

Aty ku mendohet se ka harrim, ka më shumë dashuri.

/Unë jam këtu qysh se puthej toka me qiellin

/Rrënjët i kam thellë në zemrën e tokës e kokën kah qielli

/Rojë i bëj shekujve kah parakojnë furtunshëm këtejpari

/I bëj roje tokës, kullave, lashtësisë stërgjyshore 

/Dhe shqip i flas dheut bjeshkës të m’i ruaj këngët

     Kush janë qirinjtë e galaktikës së Gëzim Ajgeraj në këtë vëllim poetik, ku përpiqet të kapë ndriçimin, spërkat ndjenjat e mendimet, si autokton brenda vendit stërgjyshor, ku ndjenjën shpirtërore e lidh me zemrën e tokës dhe qiellin si mbulesë? Tregon krenari të pamasë për ekzistencën shumëshekullore apo bërjen ballë të furtunave të fuqishme, që kanë përjetuar brezat, dhe forcën e pamat që tregon kohërat, por edhe premtimin që i bën vetes për të përmbushur amanetin e të parëve. Por, edhe dëshirën e madhe e dashurinë e pamasë ndaj kullave të lashta stërgjyshore e ndjenjën e thellë për tokën mëmë.

     Por edhe forca e mendimit mbi ruajtjen e gjithçkaje që trashëgoi. Pra, kjo është pikërisht fuqia filozofike e poezisë dhe majat e fjalës brenda së cilës shkrihet e fshihet një botë e thellë mendimi, si botëkuptim i logjikës së thellë e fuqisë intelektuale të krijuesit, ku forcën magjepsëse të tij e shohim brenda kësaj filozofie të vargut.

     Fantazia për krijuesin është shumë e përafërt me botën reale së cilës i referohet, duke krijuar premisa të kapshme e logjike e ndjenjat emocionale të lexuesit dhe shpaluesit e ndjenjës së vargjeve.

Kur e them këtë, sigurisht parafytyron lexuesin e imagjinon atë, sepse do të ishte vetëm imagjinata dhe hija që përcjell, ndaj vargu do t’ia krijojë atij që e shpalos vargun.

/Me tërbim korbash ranë bishat e veriut

/Vranë prenë e dogjën gjithçka rrotulluan së prapthi

/Medet ç’egërsirë është njeriu fatkeqësi e kësaj toke

     Kumt i frikshëm, që përmenden shpesh ndër vargje e poezi, me mllef ndaj egërsisë së njeriut dhe dukshëm shpreh zemërimin në fjalë se bishat e veriut u dyndën mbi atdhe dhe përshkruan mes zemëratës maskaradën që përjetoi njerëzia.

    Me figuracion e sjell njeriun egërsirë që djeg, pjek e shkatërron ç’i del përpara, ndaj ndjenja që përjeton poeti për njeriun e kthyer në egërsirë vjen në mënyrë të përsëritur në tekst, por në forma të ndryshme, me frymën e trajtave gjuhësore dhe kap efektin stilistik, figurativ dhe estetik.

     Forma më e përshtatshme për të shpalosur potencialin që mbart autori brenda vetvetes është dhe gjendet brenda artit dhe magjisë së tij, pasi është shija njerëzore që ngacmon njeriun, ku gjithnjë ushqen shpresën dhe frymëzimin për tokën stërgjyshore atdhe e komb. Ndaj, brenda vargjeve gjejmë ato elemente që ngacmon imagjinatën e reflekton në vargje.

Pra, sado e fuqishme të jetë dhe vlera të mëdha artistike të ketë, gjithçka varet nga ndjenja e shijes që ngacmon lexuesin.

    Në këtë vëllim poetik të stilit për të rritur s’ka se si të mos të bien në sy poezitë e gjata plot brendi, finesë dhe hermetizëm.

    Vargje, ku flasin shumë sa një jetë e tërë me thellësi mendimi, ku përmes fantazisë shprehet në art, duke u kthyer misionar i prirjes së zhvillimit dhe i ecjes njerëzore me largpamësi marramendëse brenda boshtit të temës dhe poezisë. Pra, muza e poetit është edhe burimi i artit të poezisë, ku bart shpirtin e epokës së caktuar, ku përcaktohen vlerat, që ka ky lloj arti, siç është  ky vëllim poetik.

    Poeti si një shkronjës, këngëtar, i cili të bukurën e shpirtit e transmeton përmes fjalës, është magjia e vargut, pasi është fryma e tij e kënga e shpirtit.

     Zëri që na josh në poezi, jo vetëm me vargun, por me një krijues, ku shkrihet i gjithë shpirti dhe mjeshtëria e artbërjes.

/Ju mbushulloi drita nga rrezet e mallit

/Të mos ju mbyt hije e largësive 

/Edhe kur harrimi verbon

     Vargu nis nga individualja. Bëhet mesazh apo thirrje për një shoqëri të gjerë me të njëjtat ndjenja, karshi mallit e largësive, rrjedhimisht, mbi interesat kombëtare, ku vjen si shkëndijë dhe dritë që hap shtigje, ta ndjejmë, ta shohim a ta prekim përmes vargjeve, me shkëndija dritëdhënëse, ku fjala bie mbi auditorin e gjerë, ku qëndron magjia e vargut, ku nga një ndjenjë individuale që ndjen poeti e përcjell te publiku i gjerë.

 Magjia e vargut ka arritur qëllimin përmes mesazheve që ka përçuar tek shoqëria e gjerë.

Për poetin, poezia është kënga e shpirtit që merr udhë përmes mjeshtërisë së fjalës dhe diapazonit të gjerë të tij.

    Nuk flas për klasifikim të muzikës, por shembulli përkon me afërsinë që e bën atë dhe dëgjuesi është afër tij, duke pikasur ndjenjat që ju krijon dy palëve.

Them se mjafton përshkrimi mbi përafrimin mes këngës dhe poezisë, gjithashtu, edhe këngëtarit e poetit.

Pra, sa më shumë ta zbërthejmë botën e brendshme të poetit, si dhe poezisë e artit poetik, aq më brilant e gjen e plot larmi koloriti.

     Në këtë vëllim poetik fuqia e fjalës është tejet e dukshme.

     Thënia e Robert Luis Stevenson se: “MATERIALI I POEZISË ËSHTË FJALA, E FJALA ËSHTË DIALEKTIKA E JETËS” u kthye në motiv për Gëzim Ajgerajn, pasi rëndësia e vendosjes saj në vendin e duhur ka shumë peshë, sepse nga mjeshtëria e vendosjes së saj do të varej bukuria, estetika, fuqia e poezisë, mesazhi e ndjeshmëria e saj te lexuesi. Jo gjithmonë për fjalën në varg, autori nuk e mendon si fjalë të përditshmërisë, por atë e mendon si metaforë pasi aty ai fsheh botën e filozofisë dhe mendimit të thellë poetik.

Ashtu si Borgesi edhe Ajgeraj thotë:

“POEZIA MUNDOHET TA SJELLË GJUHËN NË RRËNJËT E VETA”.

     Fakti se brenda artit të poezisë ruhen, trashëgohen, por dhe krijohen fjalë, të cilat i pasurojnë fjalorët deri në përsosmëri të tyre, duke e transformuar në simbolikë e metaforë, që i japin  kuptim vargut apo poezisë e shndërruar atë në kuptimësi të gjerë, ku ngacmon imagjinatën e lexuesit, pasi magjia e fuqisë së fjalës së autorit ndez shkëndijat e shpresës përmes vargut poetik.

     Pastaj muzikaliteti te poezitë e këtij vëllimi dhe tingëllima e fuqisë së tij tek depërton thellë brenda shpirtit të atij që e lexon atë - janë mjaft të rëndësishme për poezinë.

/Arën tonë e korrte xhandari i veriut

/As edhe qiranë e tokës s’na jepte

/Me pushkë i ruante sheshet

/Që rrezja e diellit nis të zbriste në tokë

Një makth i thellë që gërryen ndjenjën e autorit, për gjestin barbar të ushtruar mbi bashkëkombës, pushtimi që i bëhet një populli a kombi të copëtuar.

Armët që janë të dukshme sheshit sa ta kall krupën me atë egërsi sundimi, që pllakos e sjell ethshëm ndër vargje, si një kohë e errët dhe e paharrueshme që shoqëria përjetoi.

     Dhe, në mënyrë filozofike, përmes vargjeve plot metafora, përmes ankthit shton edhe mungesën e rrezeve të diellit, ku përmes këtyre vargjeve sjell njëmijë kuptimësi e mesazhe më vete në formë të plotë dhe imazhin që jep në gjuhën e shkruar, ku gjatë leximit të vargjeve ndjehen gjithnjë këto problematika.     

     Ndaj, konstatojmë se në gjuhën e vet secili varg ka impulset e veta në trazimin e ndjenjës së të konceptuarit.

     Poeti përmes këtyre vargjeve nuk flet për individualitetin, por për ndjenjën e shumicës që arrin ta perceptojë.

Poeti ka bërë përzgjedhjen e metaforave, pasi i njeh, identifikon dhe i jep, duke përkuar me emocionet e përzgjedhjen e tij dhe formulon vargjet, duke krijuar ngjashmërinë e mesazhit.

    Gëzim Ajgeraj ia ka arritur që lexuesi të ndjejë atë që ka ndjerë ai si një përjetim çasti, duke përçuar këtë ndjenjë përmes fjalëve.

     Pa dyshim, se ky libër është pjesë e letërsisë së avancuar, bërthamë e letërsisë bashkëkohore, që këtij autori do t’i kushtojë në historinë e letërsisë, duke qenë model frymëzimi dhe përcjell ide për studime të reja për poetët a studiuesit, si dhe shkrimtarët bashkëkohorë, duke bërë që ky libër të meritojë vlerësim maksimal.

     Urimet mia më të sinqerta për poetin, por edhe për lexuesin e Gëzim Ajgeraj! 

Suksese librit!

 

                    Lezhë, 12.12.2020

R e c e n s i o n

 

Gëzim Ajgeraj: ANTISIMBIOZË, Poezi

 

Letërsia i detyrohet kombit, thotë Gëzim Ajgeraj.

Si idealist i tillë vrapoi fort, madje, ethshëm nëpër gjurmët e figurave letrare të kombit, siç ishte: Naimi, Asdreni, Fishta i Madh etj. Idetë e tij kaluan kufijtë, madje, shumë larg, si një studiues i rregullt i Borgesit u mishërua akoma më tej me Atdheun e tij, qytetin historik, Atdheun apo edhe çështje tejet delikate, siç janë ato me tema atdhetare.

    Jam e sigurt që studiuesve të kohërave të reja u takon ta studiojnë veprimtarinë e tij noliane, pasi e sotmja akoma s’e ka fillin. Ajgeraj, si shkrimtar, prozator a dramaturg, kritik e poet u mishërua si mishi me kockën për çështjen kombëtare.

     Si një i përndjekur në atdhe që në moshë të re, emigroi diku në Evropë atje rrëzë Alpeve, për ta parë Atdheun me syrin magjik, duke ia ndjerë rrahjet e dobëta të zemrës, vuajtjet, vrasjet e shkatërrimet, zhdukjet pa gjurmë e rënkimet e njëpasnjëshme që lëshonte nga plagët shekullore. Duke ia ndjerë e përjetuar dhimbjen herë me prani e herë në distancë, e kështu duke u kthyer në pjesë të dhimbjes, por edhe të mbështetjes së fuqishme, ndonëse, të pazëshme ashtu siç dinte më së miri ai t’ia qante hallet vendit të tij.

     T’ia mëkonte plagët, por edhe t’ia mbante krahun, pasi ai me shqiponjat nuk dinin të heshtnin, sepse heshtjen e vlerësonte si mbështetje të okupatorit.

     Pena e tij, mendja e puna e Gëzim Ajgeraj në shërbim të mëmëdheut nuk njohu asnjëherë pushim, por ama as sot.

      Vjen me vëllimin e 167 poetik të titulluar: “ANTISIMBIOZË”.

      Kam pasur rastin të lexoj të gjitha vëllimet e tij poetike. Nuk ka ndonjë vëllim që mund ta veçoj se po ta bëja do të gjendesha shumë në dilemë, pasi secili ka shumë brendi, tema e mesazhe të shumta, që ta mbushin shpirtin plot emocion e ndjenjë gëzimi apo edhe brejtjeje sipas situatave.

      Gjithashtu, edhe poezitë e këtij vëllimi poetik që vjen me një temë unike dhe shumë të veçantë e gjitha, ku pjesa më e madhe e poezive janë: po më një stil akoma më të veçantë, ku realisht të kërkohet fjalor që të lexosh.

     Fuqia e fjalës, thellësia e mendimit e diapazoni i gjerë i njohurive në fjalor, histori e ngjarje, e hermetik, këtë vëllim poetik, ku të magjepsin, por dhe ta hapin një botë plot shtigje ndër sytë e tu.

     Për ta dalluar flakën mbi Atdhe, lëmshin e zjarrtë llamburitës tek rrokullisej pragjeve apo nga njëri skaj i Atdheut drejt cepit tjetër, vështrimi i tij kridhet tej në mjegullën e Evropës, që natyrisht ishte aso kohe, ku nuk na jep mundësinë të nxjerrim shumë kuptime nga një vizion. Na bën thirrje të shohim qartë, duke mos i lënë vullnet të lirë lexuesit, sepse forca e tij krijuese dhe përshkruese e shkel këtë fantazi, duke qëndruar fuqishëm mbi këtë optikë të pashoqe, e cila e bën poezinë e tij madhështore, të pavdekshme. Pamja e jashtme ngjan tym, madje, e vrazhdë që vret me fjalë.

Por, ama gjeneratat që po vijnë e gjejnë aty atë veprën e madhe të artit, ku nuk mund të masë vetëm me intensitetin e tyre, vetëm me autorin, që i krijoi, por edhe efektin te masat.

   Sikur s’u ngop qe 100 vjet

   me gjakun tim

  që ma piu ditë e natë,

 e me eshtrat e tij

   ndërtonte kalanë,

  e hierarkisë

  atje mbi Kalamegdan

Këto vargje e metafora a nuk janë e gjitha ajo çfarë përshkruam më lart?!

Situata poetike të ndërthurura me art mbi realitetin e skllavërimit nga pushteti i lig e pushtues serb mbi Kosovën martire për një periudhë të gjatë shekullore.

     Për gjakun e të rënëve, si dhe vlerësimi me poste e grada për të gjitha krimet njerëzore që kryheshin mbi popullin e pambrojtur shqiptar nga kriminelët pa shpirt e pa zemër.    

     Nga ngjarjet e trishta, në vrasje e djegie të trupave shqiptare e masakra tejet çnjerëzore.

     Në tërë shtrirjen e rrafshit poetik me gjithë përmasat është ajo dhimbje e thellë mbi gjeografinë e vendlindjes, ku lëshohet klithmë e urrejtjes për njeriun, që humbi gjykimin njerëzor, e duke u kthyer në “kafshë mishngrënëse”.

      Vargje që ta kallin terren. Pra, në këtë vëllim poetik, Gëzim Ajgeraj, është tepër i madh dhe i pakrahasueshëm për fuqinë e fjalës, forcën e vargut dhe të poezisë, që janë pa diskutim majat e fjalëve. Këto kritere i takon në çdo poezi përpos temës.

Ama i gjithi ngelet, po brenda të njëjtit stil, po kaq të veçantë që do të magjepsë lexuesin për mënyrën e botëkuptimit, ku ai përshkruan mbi plagë e dhimbje, dhe se si orë e çast i këndojnë himnin e krimit mbi shqiptarët, hap e mbyll varre.

     Bisha me krrokamën e korbit i ngjan satanës së pashpirt e pa gjak, ku historia e dhimbjeve me rrënjë në gjak, seç shfryn tërë duf e mllef mbi dhuratën që Evropa mbolli për shqiptarët.

   Në të zezë

   e kam vesh mendimin

   qysh ditën

   e pikëllimit madh

   që t’ma ruaj

   fshehur

   dhimbjen e shpirtit

Ashtu si Will Rogers shprehet edhe Ajgeraj:

“Vendit tonë i nevojiten thonj më të pistë e mendje më të pastra”,sepse do t’i shërbenin, por edhe do t’i shërbejnë së ardhmes së Atdheut.

     Eh, dija është pushtet, kështu që edhe poeti me gjithë forcën e pushtetit krijues me thellësinë e mendimit e forcën e fjalës e sjell të gjallë metaforën mbi varg: “Në të zezë kam vesh mendimin”. Shpalos pikëllimet e shpirtit me të fshehtat e gjithë dhimbjet e zemërimi, që cipën shpirtit ia zhvesh, apo plagët që pikojnë shtatit.

     Por, ai thekson edhe shënjestrën kah veriu e furtunë, si amanet i gjyshit.

  Evropa qe 100 vite

  Mbyllë i ka veshë e sy

  Hileve të pazareve

Gjithçka kridhet si në rrethe vicioze, duket se i ka përfshirë bataku nga brenda.

Politika bën aktonacira të vërteta. Fjalët vorbullohen, kërcejnë tutje, lozin me kuptimin e tyre, thumbojnë njëra - tjetrën me romuze.

     Përpiqen ta gabojnë shoqja – shoqen, një tekë e fuqishme i shtyn në vallen e madhe.

Evropës ia palos mllefin për dredhitë shekullore apo pazaret hileqare. Ky vullnet krijues endet tejet i magjepsur brenda botës, krijimtarisë, por edhe brenda botës reale i një saktësie të veçantë, si instrument i mrekullueshëm e i pagabueshëm, i paepur e vizionar, vështrimmprehtë, mendje- ftohtë si Alpet, sy çelik.

     Vërtet sy i çeliktë i ngjan kasafortës brenda së cilës gjenden e gjithë forca, njohuritë, virtytet njerëzore që e bëjnë një Penë të Artë për Kombin, ku asgjë nuk i shpëton. Madje, ka vrapuar koherent me kohën, ku rendit: histori, ngjarje e mbresa, njëra pas tjetrës e me tehun e çeliktë ndan mjegullën shekullore, pasi ngjarjet, mllefet e urrejtjet brenda këtyre poezive janë të paanë e të pafund  - si deti.

     Re të zeza stivohen në qiell, çahen, grumbullohen sërish. Ajri i gaztë e plumbat si breshër, vërtiten si aso kohe mbi mëmëdhe nga krimi i satanës së veriut.

     Njerëzia nuk e donte tmerrin, i cili ta çanë gjoksin si rrufe, e gjakun ta ngrinë e të kallin mornicat, por ndjenin frikë nga vetë ndjenjat e tyre të fuqishme.

     Ashtu si ndër libra, bashkëkombësit dëshironin, veçse lirinë në trojet e tyre e ndjenjën morale brenda petkut të virtytshëm.

   A nuk m’i shihni

   varret tek oborri

   kullat e shkrumbuara

   Fëmijët e djegur në djepa

   Plakun e shkrumbuar në kullë

   E varret e mbeta thatë

Ah ç’përjetim nga familja, por edhe jo vetëm!

Pyetje thumbuese plot mllef e shpirt ndër dhëmbë për të gjitha krimet e kryera në mënyrë shfarosëse e, madje, askush fjalë s’thotë. Klithmë e shpirtit e dhimbje e xhanit deri në përvëlim për të drejtën njerëzore nga shpirti luftarak e njëherësh krijues, e pajis  autorin me një arkitektonikë magjepsëse.

     Ajgeraj është shprehja më e lartë poetike e mishëruar në traditën shqiptare, ku shpesh gjendet mes ëndrrës dhe realitetit, ndaj prek majën më të lartë të përmbushjes poetike të letërsisë bashkëkohore shqiptare, por nuk u ndje kurrë rehat brenda sferës së mëmëdheut. Madje, kurrë, por ama nuk synon të kalojë kufirin artistik, moral apo estetik të Kosovës apo kombit të tij. Ajo ç’ka krijon Ajgeraj qëndron e fortë, e sigurt mbi themelet e traditës dhe të kulturës shqiptare.

     Është karakteristika dalluese e këtij njeriu, gjeni si shpirt i mishëruar i një tradite për të luftuar sikundër një bote që e rrethon, si stërgjysh i kësaj breznie të re, e duke nxjerrë në pah gjithë djallëzitë e një bote të marrosur, pasi koha tregon dy botë të ndara, të cilat vërtet këmbejnë me njëra – tjetrën, dritën dhe hijen.

     Ama ato sikur rrotullohen në sfera të ndryshme, por që kërkojnë të jenë qytetarë të lirë të botës madhe. Larg asaj zbrazëtirës së acartë e të ashpër, ku qenë të pambrojtur nga stuhitë e rrezikshme të jetës e të sulmeve aventureske e kriminale.

   Zot ç’trishtim

   kur sheh

   gjakpirësit e etnisë

   kah lëpijnë

   pjatave të huaja

   të krimit

Në këso lloj rastesh, që realisht nuk janë të pakta, fjala mbetet e ngrirë e dora zor se shkruan, se si do e duan mbi kombin tënd okupatorin.

Tek këto vargje vjen si piskamë a klithmë trishtimi, tek shesin farë e fis për një thelë, ku s’ju dëgjon dot emrin, apo s’ua dëgjon të bëmat atyre maskaradave për ata njerëz: “Pa dinë e pa iman”, farë e ligë, që përbaltin emrin e shqiptarit, ai soj i brishtë.

   Deri kur

   Atdheu im

   kjo farë e ligë

   do të bimojë arave tua...?

Kjo pyetje, që ta ngjethë mishin e poret e kokës, t’i hapë aq sa toka e dheu nën këmbë të lëvizë. Një filozofi e thellë, ku në kuptim metaforik, kapërthen në vete një univers të gjerë mendimi në pak fjalë a metafora fjalësh. Këto vargje janë aq të përsosura,  sa që në çdo kohë ruan kuptimësinë e freskinë e mendimit.

    Jo më kot thuhet se nëse do të gjesh fajin real, së pari, llogarinë kërkojeni te vetja dhe më së miri këto vargje na sjellin në kujtesë dyfytyrësinë apo pabesinë e njeriut të pamoral, apo më saktë pa gjak njeriu, që ndër deje i valon gjaku i satanit.

     Tema e këtij vëllimi të jashtëzakonshëm është të larmishme, ku çdo lexues e gjen veten nëpër vargje apo poezitë e ndryshme.

     Poeti shpalos ndjenjat mbi ngjarjet shekullore të Atdheut të tij, luftërat e përgjakjet, vrasjet e djegiet, tradhtitë, etj.

     Nuk i shpëton Penës së krijuesit as niveli shoqëror brenda shoqërisë shqiptare. Lufton ashpër padrejtësitë e cinizmin, duke reflektuar sedrën e shëndetshme njerëzore dhe fisniken që buron nga shpirti, si dhe thirrja për ndërgjegjësim të parimeve njerëzore, përballë ligësive e veprimeve monstruoze .

     Gëzim Ajgeraj - poeti me karakter të fortë e me virtyte në raport me këto zhvillime.

     Sigurisht që askush nuk pajtohet me ligësitë, që ne përcjellim a përjetojmë si shoqëri.

 

                 Lezhë, janar 2021

 

R e c e n s i o n

 

Gëzim Ajgeraj: NXITOJ TË KTHEHEM ME DRITË - Poezi

 

Vëllim tejet i spikatur.

Ka treguar koha që autori ka nxituar e, madje, “kohën e ka vënë mbi shina me kohën”.

     E bëri atë të lëvizë thjesht me forcën e fjalës dhe të veprimit. Ama asnjëherë nuk kanë munguar këshillat vetvetes, as vizioni, mbi forcën e fjalës, thellësinë e mendimit, shtrirjen e diapazonit ta njohim atë gjeografike.

Me pak fjalë është “poet i lindur poet”.

     Poeti me zemër e shpirt atdhetari, ku gjithnjë i vargëzon dhe u këndoi atyre pa pra.

Virtytin, Gëzim Ajgeraj, e mbolli si me parmendë dhe e ujiti me ujë jeshil perëndie. 

     Fjalët i vendosi varg e lehtë si pendë, herë ëmbël si mjaltë në zgjua, herë athët prej mërgimtari, pasi zemra rrah në Atdhe, në qytet, në fshat, atje ndër kullat e moçme.

     Pena shkruan fuqishëm dhe zbraz mbi fletë mallin për vendin, që dikur ia pati thurur ëndrrat, ia pati shkelur shtigjet, por hienat, siç thotë shpesh autori, nuk dinë as të flenë, ama fjala e poezia përshkon çdo qelizë, çdo labirint a hemisferë.

     Por, autori siç e shkruan se me vellon e dashurisë mbështjell fjalën.

     Edhe në poezitë, ku spikat mllefi, urrejtja e gjithçka që shkruan poeti për mallin, rebelimin, brenda asaj zymtie pa diskutim, është i mbështjellë dashuria për vendin e tij, për Atdhe e Komb.

E do atë të lirë, të pastër e të begatë, ku rrezet e arta të diellit të bien të lira mbi katër anët e Atdheut.

/ Dhe maratonë është kjo mjeshtëri

/ Shpejt ndalet vargu po u shtore ti

/ Deri në varr kur të të shoqërojë 

/ Pastaj tjerët le të vlerësojnë

/ Në je poet vargu jeton

Dija merr drejtimin e krijimit, artit. 

     Absolut nuk i takon rastësisë, por ai burim frymëzimi që e ka shoqëruar që në rininë e hershme, duke krijuar e ruajtur virtytet, e besimi ia pushton hapësirat, duke plotësuar besimin, ndërton rrugën e jetës, si krijues dhe kalitjen në udhët e jetës.

     Përzgjedhja që i bën literaturës e mbushullon me shkëlqim drite, larg plogështisë, ngecjes apo zvetënimit.

     Elementi kryesor si poet është se te Gëzim Ajgeraj mbizotëron frymëzimi, por ama jo vetëm për veten.

Kështu që në poezitë e këtij vëllimi poetik, duket qartë krijimi i hapësirave letrare me tema të shumta, duke avancuar, ku jetën e shikon përtej vështirësive apo edhe situatave të caktuara.

Poezitë janë tejet origjinale, me mjeshtri të lartë artistike dhe përcjell te lexuesi emocion dhe mbresa të ndjera.

/ Kot bredh gjeografive të botës 

/ Hartave të huaja s’ngrihet kala lumturie

/ As gëzofi huaj s’të ngroh

/ Me daltën e pendimeve silli kthimeve

/ Mbathja mbathcat kthimeve

/ Të t’mos mbulojë bari i harrimeve

Koha e hapësira e ndjenjave shpirtërore, ku shpreh ndjeshmërinë dhe ritmin, natyrisht veçon kodin tematik, për të funksionuar parimin krijues kur gjërat konkrete dhe abstrakte, rikrijojnë përfytyrimin dhe shpërfytyrimin e ikjeve dhe pendesës, vetmisë dhe mallit, ikjes dhe kthimeve.

     Dyzohen situatat dhe ngjarjet, megjithëse, fuqizohet dimensioni i meditimit dhe i kuptimit.

     Akti magjeps i frymëzimit vjen si ballafaqim me letrën e bardhë, ku thuret pasioni dhe ndjenja e trillimit të gjërave të bukura, që shpesh në ëndërrime.

Sigurisht asnjë art tjetër nuk do ta kishte një kënaqësi të tillë të përjetimit estetik, për ta fuqizuar kaq bukur e qartë brenda vizionit dinamik.

     Malli, brengat e mungesa e të qenit pranë mëmëdheut karakterizohen e funksionalizohen brenda asaj ndjeshmërie lirike. Fuqizohet nga reflektimi i imazheve, të cilat shfaqen në forma ngjyrash e trajtash poetike të emërtimeve me invencion krijues, konkretisht, në një sfond tjetër të ekzistencës, ku poeti ndërton pasionet e ndjenjat, ikjet dhe thirrjet për kthime, të cilat, pa dyshim, na e zotërojnë fushën e preokupimit krijues, ku kërkon shtigje për të arritur në pikën përfundimtare. Mendimet shtegtojnë bashkë me kohën dhe strukturohet brenda universit komunikues.

/ Mos ik ku s’shkohet me këmbë 

/ As bjeshkë as det mos kalo

/ Kthehu gjallë atje ku kullat mbushullojnë këngë

/ Se dheu i huaj harrimit të mashtron

Vargje tejet emocionuese, frymëzim nga çaste plot ndjenjë, ku brendia është pothuajse bosh.

Realiteti jetësor sjell shenja të veçanta krijuese ndërlidhur me aktualitetin që vret.

Davariten  gjykimet, duke ecur mbi dallgët e jetës, shtreson të pathënat, duke i deshifruar ato dhe mbi to ngre unin e tij, si mesazh për gjithë brezat.

     Përmes shpirtit shpërthyes të poetit prizrenas ravijëzohet me germa të arta poetike, ky vëllim i veçantë e plot vlera artistike. Rrëfimi i tij lëshohet si klithmë, ku shprehet me forcë të madhe dhimbjeje për vetminë që përjeton Atdheu e malli, për bijtë e bijat, që nuk po ju shijojnë rininë apo nipër e mbesa që treten udhëve të botës.

     Arti poetik i Gëzim Ajgeraj flet me shpirtin e atdhedashurisë dhe me zërin e mëmëdheut, për të cilat triumfon ndjenja e dashurisë amtare.

Nëpër poezitë e këtij vëllimi poetik, vazhdon udhëtimin e gjatë e të mundimshëm plot thirrje, shpresë dhe ëndrra, të cilat frymojnë në zanafillën e Gëzim Ajgeraj, ku tregohet atmosfera drithëruese dhe lëndimi që pëson shpirti për ikjet nga Atdheu.

Në fluturimin e ndjesive sikur u jep udhë mendimeve, shpeshherë me shpirtin të vrarë për ftohtësinë, që iu krijua tokës së Dardanisë.

     Ndaj prek herë pas here pjesë të realitetit të dhimbshëm, të asaj dhimbjeje të përgjithshme.

Pothuajse në çdo poezi të vëllimit poetik:

“NXITOJ TË KTHEHEM ME DRITË”.

     E zotëron terrenin larushia e figuracionit poetik, duke i dhënë jetë vargjeve dhe poezive.

Simbolika e tyre ka gjuhën e fjalëve, ku shpesh lëshon gati - gati kushtrimin për rikthim, ku Atdheu është vendi i realizimit të ëndrrave.

/ Stuhitë e moçme e të reja përplasen

/ Lisit të copëtuar motit pa arbitër

/ Degëve tua përplasen rrufetë

/ E ti lis i qëndresës

/ Mblidh degët gjithandej shpërndarë

/ Mbahu përballë rrufeve

     Poeti është mjaft i veçantë në këndvështrimin e tij. Në poezitë e këtij vëllimi ndjen mendimin e mbështjellë në metaforë, jo vetëm në trup të poezisë, por edhe në tema, e mbetesh i mahnitur me finesat.

     Poeti prek pjesët e realitetit të dhimbshëm dhe përjeton kaluarin e gjatë të vuajtjeve të popullit të tij, që stuhitë i ka ndjerë thellë deri në palcë, por dhe porositë që të përballojnë stuhitë e rrufeshme mbi degët e Atdheut.

Shpirti i poetit nuk hesht, i mbushur me etje e zjarr në kaluarin e vuajtjeve të pafundme.

     Gjithmonë pret qëndresën e “lisit të mëmëdheut”. Harmonia midis mendimit dhe strukturës së vargjeve të bën të besosh se ky vëllim poetik dhe shpirti i tij tejet i trazuar e i ndezur flakë, stili i veçantë i të shkruarit, janë gurë qëndrese mbi themelet e letërsisë.

     Poezia është një udhëtim letrar pa mbarim, thotë Ajgeraj, ndaj s’ka se si të jetë një destinacion, ku në brendinë e tyre janë mesazhet se si do të jetë e ardhmja.

Poezia e Ajgeraj është pikërisht ai përjetim konstant i përjetimeve të mëdha dhe i shqetësimeve, gjithashtu.

Madje, edhe e sfidave të mëdha të njeriut.

Pena e mjeshtrit Gëzim Ajgeraj, lëviz me ritmin e zemrës së lexuesit.

      Arti i tij vjen mes nesh si një Merlin i kohës moderne.

Nëse lexon vëllimet nga opusi i tij krijues, që janë në poezi dhe kanë nivel të lartë, del me tagrin e studiuesit mbi analizën e kritikën letrare se Gëzim Ajgeraj i dalin më së miri në pah vlerat dhe vendi që zë në letërsinë shqiptare.

                                      Lezhë, 13.1.2021

 

 

R e c e n s i o n

 

Gëzim Ajgeraj: NË KUVENDIN E ARTIT, (poezi e fabula për fëmijë e të rinj), Prizren, 2015.

 

Të udhëtosh nëpër botën poetike të poetit Gëzim Ajgeraj, do të jesh i përgatitur, së paku, me afatin kohë që të ballafaqohesh me gjithë stilet e poezisë. Por, nëse dëshiron të bësh ndonjë studim mund të depërtosh thellë në kohë ndër vite, madje, edhe dekada.

Kam lexuar shumë nga vëllimet e tij poetike për fëmijë e të rritur, sarkazma, fabula a epos.

     Më tërhoqi që kësaj here të lexoj vëllimin me titull: NË KUVENDIN E ARTIT.

Një vëllim poetik me fabula për fëmijë e të rinj, që i përket letërsisë bashkëkohore shqiptare, ku shquhet për larminë e stileve në poezi dhe prek përmes tyre majat e artit.

     Cilësia e këtij vëllimi poetik e formëson botën e vet për të shpërthyer në botën e përjetimeve.

     Poezitë e këtij vëllimi brenda vetes e kanë përballjen e tundimin, si dhe shpërthimin e vazhdueshëm të imazheve.

     Për më tepër dimensioni kuptimor parapëlqen pjekurinë e frymëzimeve me konfiguracione e prodhon ndikim estetik dhe ndërlidhen fijet e forta të fjalës dhe mendimit të përzgjedhjes me mjeshtëri.

     Të mrekullojnë fjalët e gdhendura, siç gdhendet guri, bazuar në motive, por edhe në simbole. Shtatëdhjetë e dy poezi të këtij vëllimi të veçantë nga formimi dhe mënyra se si kuptimi shpaloset në varg, pasi në përcjelljen e simboleve nuk ka asgjë të rastit, por janë rrjedhojë e një vijimësie profesionalizmi, pasi pena e skalitur e autorit ka treguar aftësi e përshtatje të zhanreve me moshat e lexuesit.

     Nëpër poezitë e këtij vëllimi poetik flitet për tema plot larmi, pasi përveç fabulës, poeti ka gërshetuar edhe poezi nga “urtia popullore” dhe të trashëguar këto karakteristika ndër breza dhe, si detyrë e të gjithëve, për ta ruajtur e transmetuar kulturën e traditën, poeti e përcjell për gjeneratat përmes Penës.

Poeti të magjeps me brendinë e këtij vëllimi poetik, pasi problemet jetike që sot janë në marrëdhëniet sociale e shoqërore, ai i sjell të vargëzuara në varg, ku figurat qendrore në poezi janë kafshët.

     Në letërsi, lexuesi zgjedh gjithnjë sipas shijes, por në këtë vëllim edhe llojet e tij, kënaqësia që t’i lexosh është dyfish, pasi në mënyrë tejet imagjinare figurat e kafshëve veprojnë, flasin e punojnë si njerëz. Andaj, poeti me botë të madhe, por edhe përmes filozofisë që ai përdor arrin që krijimet e tij të jenë të bukura e të pëlqyeshme. Kësaj i thonë të vizatosh me Penë marrëdhëniet e brishta e dredhitë njerëzore e t’i sjellë si mozaik këngësh në pentagramin e kohës së çudirave, por edhe realitete misterioze, herë - herë njerëzore, herë dredharake e herë miqësore.

     Yjet e shumtë të galaktikës e kanë përshkruar gjithë rrugën e qumështit, duke u shndërruar në drita meteorësh dhe zbresin si margaritarë në duart e të rinjve dhe kërkojnë të ndriçojnë errësirën, të ndriçojnë zemrat, të ngre lavdi heronjsh ndër mejdane e deri te madhështia njerëzore, por edhe besimi në Zot.

Poeti kërkon që vlera ta mundë antivlerën, pabesinë ta vrasë besa, dritën ta ndriçojë errësirën, besimi ta bindë mosbesimin.

Jeta ta mposhtë vdekjen, virtyti ta eliminojë ligësinë e ta sigurojë një botë të pastër të të rinjve, ku parajsa ta shndrit ferrin dhe errësirën.

/ Maçoku i lagjes kish marrë arratinë

/ Dasmë bënin minjtë, hallakamë shtëpinë 

     Veçse ka një humor të jashtëzakonshëm, ka edhe kuptim të thellë mendimi, ku figuracioni ngjan si fjalë e përditshme mesazhi që përcjell. Është shumë fluid dhe sikur të relakson.

Temat në këtë vëllim poetik sikur i kanë ardhur mu mbi gojë, që ka profilin e një poeti të lindur që të falë qetësi e çlodhje, kur lexon krijimet e tij.

/ Shqiponja nga lart kundër me çdo kusht

/ M’i ka helmuar zogjtë kur isha më ngushtë

     Në këto vargje, poeti flet për një mot të pashpirt e mëkatare, të egër e mizore, ku egërsia vret të bukurën.

     Ndjenjën që ta krijon ajo dhe ndjenjat që të përcjell fjala në varg si metaforë e imazhit poetik.

     Përmes fjalës krijon imazhe lënduese, të cilat në raste të caktuara të pushtojnë me ndjenjë që përcjell fjala nëpër vargje.

     Vargu është shkruar në kohë delikate dhe vjen si rëndesë mbi shpirt dhe denoncim ndaj së ligës së pamëshirshme, duke e parë të zbehur e të rezervuar përballë leximit, si një dozë dobësie e një shtrese të caktuar të shoqërisë.

Sigurisht brenda vargjeve gjejmë ato elemente që ngacmon e neverit imagjinatën tonë.

     Fjala kërkohet në mjeshtërinë e poezisë, e zgjedh për ta vendosur në vendin e duhur që ajo ta krijojë figurën, tonin, ngjyrën dhe estetikën e vargut.

Përmes këtyre shembujve, sikur kemi arritur ta kapim filozofinë e përdorimit të fjalës nga poeti, përmes shembullit të skulptorit në ndërtim të figurave të ndryshme deri te figuracioni i kërkuar.

/ Lis në lis tek fluturojnë

/ Gjimnazistët ç’hall i bren

/ Tek dritaret vend si zë

/ Gjithsecili fërshëllen

     Sigurisht se ndjenja e gjimnazistëve është e përgjithshme, ndërsa ndjeshmëria e vargjeve bëhet aq sensibile, aq e ndjeshme, aq e kapshme, sa që s’ka mundësi që t’i shpëtohet magjisë së vargut, pa të pushtuar ndjenja.

     Secili në formën e vet sikur ndez një lloj ndjeshmërie, e cila do të bëhet imazh i botës së brendshme, që do të prijë një lloj ngacmimi për dashurinë dhe ndjenjën ndaj së bukurës.

     Poezia arrin në stilin e saj, e krijon ndjenjën e bukurisë, ku në këtë rast vjen si një aventurë dashurie, duke krijuar çaste magjie e imazhe të bukura e interesante, të cilat ndezin perceptimin tonë ndaj të bukurës dhe shijes për to. Andaj, shpesh bëhet dritë për ndjenjën e bukur, me fuqi magjike në aspektin psikologjik.

/ Një ditë mysafir erdhi një mik me peshë

/ Më të madhin e kopesë zgjodhi nga shumë desh

Kur flitet mbi urtinë, si gurrë popullore, që vërshon si lumë nga goja e popullit në etninë e shkrirë në vargje, ku trajtohet në traditën e mikpritjes me zemër të bardhë e shpirt të madh, derën hapur për mikun, ku të vijë në mendje thënia popullore:  “Bukë, kripë e zemër”.

     Edhe autori, Gëzim Ajgeraj, si një Penë e skalitur mbi të gjitha zhanret e letërsisë, por mbi poezinë e stilet e saj eposin e urtinë, ky mbret i Penës dhe mbledhës i përkryer i etnosit i shpërndan si rrufe në të katër anët e botës me Penën e Tij, për t’i kultivuar deri në thellësi të kohës e në paskajë të horizonteve. Ky poet i vlerave të jashtëzakonshme, pasi muza e poetit është e dashuruar me traditën e kulturën kombëtare.

     Një realitet i lindur, ku e pasqyron artin si realitet të epokave, ku përcakton vlerat këtij arti.

     Magjia e fuqisë së fjalës poetike të Gëzim Ajgeraj ndez shkëndija shprese përmes vargut poetik, ndaj ky vëllim me vlera të jashtëzakonshme i shtohet si margaritarë shkëlqimi, që ndriçon shpirtrat e të rinjve, por jo vetëm.

Ky poet me autoritet përfaqëson denjësisht para botës letërsinë e Djepit të Kulturës Shqiptare nga Pena e Tij plot kolorit e vlera me tinguj e muzë kreative.

Udhë të mbarë librit!

 

                    Lezhë, dhjetor 2020

 

 

PASTHËNIE:

 

DHIMBJA E SHPIRTIT I KËNDON

MALLIT 

 

        RELIKTET E SHPIRTIT

 

Ky vëllim poetik me një brendi të jashtëzakonshme, me pasuri e vlera artistike e tema të larmishme, vjen për lexuesin si një “relikt shpirti” dhe njëkohësisht plot bukuri krijuese, e tëra metaforë.

     Një jetë kushtuar letërsisë shqipe, njohjes dhe thellimit të njohurive në çdo gjini letrare, ku konkretisht na jepet rasti dhe mundësia ta shfletojmë këtë vëllim poetik, duke shprehur mendimin tonë në këtë krijimtari siç titullohet:

RELIKTET E SHPIRTIT

Të shkrimtarit, letrarit, poetit, prozatorit,

kritikut Gëzim Ajgeraj.

     Bota e pasur e këtij poeti të madh, me përmasa jo veçse kombëtare, me diapazon të gjerë e njohuri të thella e sjell në vargje atë që ndjen dhe vëren në konceptin e tij dhe brenda rrjedhave e zhvillimeve të kohës aktuale, me plot ngjarje e ndodhi si kolorit i dukurive që kohën identifikojnë, ku vazhdon misionin e tij brenda botës reale, ku i jep forcë e shpresë për një të ardhme më të paqtë. Lufton hapur arrogancën e mediokritetin, mbi të cilën bota sot gjendet në kolaps për të dhënë dimensionet e lirisë tej përditshmërisë, ku ngjan se krijon hapësira. Andaj, lidhet me mesazhin e qartë se gjithçka në këtë botë është ëndërr dhe shpresë, luftë dhe paqe, humbje dhe fitore, ku pasqyron të shkuarën e të ardhmen, duke argumentuar artistikisht ndërlidhjen mes tyre.

     Në vargjet e këtij vëllimi poetik, me një mikrobotë përgjithësuese individuale, por edhe shoqërore, përballet me padrejtësinë në mënyrë rebele, me mëkatin e të pavërtetat, ku përdorin me simbolika të shqetësimeve e të ekzistencës e ardhmërisë ku, dukshëm, janë kapacitetet e formimit, formulimit e pasqyrimit të gjërave apo ngjarjeve me maturi e thellësi mendimi, ku zë vend forca e pesha e fjalës.

     Poeti vjen me figurën e tij plot guxim e vendosmëri, ku përdor fuqishëm armën e mirëkuptimit për t’u cilësuar triumfues mbi ligësitë në lëvizje e zhvillim, siç është vetë jeta, ku forca e bën që vajin ta kthejë në këngë.

     Ky vëllim poetik është pjesë e bukurisë së krijimtarisë së tij, si pjesë e mozaikut që shfaq ky autor, ndaj kthehet në pikë referimi për lexuesit e poezisë.

     Me dinjitetin e poetit, që realisht vëllimi ia jep autoritetin tregon se letërsinë e madhe e bëjnë shkrimtarët, por edhe poezinë e krijojnë veçse poetët misionarë, që udhëhiqen nga fuqia dhe talenti që ka.

     Ndaj, poezia e Gëzim Ajgerajt është pa mëdyshje referencë e spikatur e poezisë shqipe dhe kohës që krijon.

Një poet mund të thotë më shumë me dy fjalë se dyqind fjalë një njeri i zakonshëm.

 

/ Në qoshkun e kujtimeve 

/ S’e gjeta as plakun tek oxhaku

/ T’i ndizja një cigare

/ Me gacën e prushit të vatrës

/ E t’i ndërronim do llafe

/ Për kohët e motit

 

/ Ai kish ikur tjetërsimit

/ Në botën e amshimit

/ E mbi postajën e dashit të bardhë

/ Nga kopeja e tij

/ Kish  lënë çibuk e qelibar 

/ Dhe cigaren e fikur si kujtim

    

   RELIKTET E SHPIRTIT

Te kjo poezi plot ndjenjë e dhimbje në kërkim të një simbolike që mund të personifikojë ikjen e përjetshme, vajin, mallin, vendin e mbetur bosh, autori zgjedh RELIKTET, si përmallim të kohës së asaj mungese që vret lumturinë e venitur.

     Kujtimet që ndizen flakë e pikojnë mall dhe shkaktojnë dhimbje deri në përvëlim, ndaj ky simbol jeton bashkë me njerëzimin për një aspekt të caktuar.

RELIKTET E SHPIRTIT

Kjo poezi përmban titullin e librit dhe ngërthen në vetvete një simbolikë të rëndë jetësore, ndaj s’mund të deshifrohet dot që nga titulli.

     Poeti në këtë vëllim poetik sjell poezi dhe stile të ndryshme, ku në mënyrë filozofike shkruan pak, duke lënë të kuptohet shumë, duke e trajtuar me doza të lehta modestie dhe në mënyrë krejt filozofike.

/ Me ç’bukuri të krahasojmë

/ Estetikën e mendimit

 

/ Kjo zonjë e aristokracisë

/ Kërkon finesa

 

   PËR POEZINË 

Nëpër vargjet e kësaj poezie, që i përket gjinisë letrare - litota, vjen si përdorim i strofës distik ( dyvargëshit ). Në mënyrë filozofike fjalët metaforike i përdor ndryshe nga kuptimi i zakonshëm dhe duke detyruar lexuesin të zbërthejë vargun, ku dalin në dritë guaska si krijim i rafinuar në stil dhe plot elegancë, duke përqendruar furinë krijuese, me vlera të larta në këtë mozaik të përditshmërisë.

     E këndshme e madhështore vjen një tjetër poezi, ku autori sjell imazhet mahnitëse e të përshpirtshme, ku bukurinë natyrore e zbret ethshëm në varg, duke përshkruar Valbonën mbi vrapin gjarpëror dhe madhështinë e bjeshkëve të mbuluara me petkun e vjeshtës shumëngjyrëshe, mallin dhe dashurinë e stinës ndërthurur në këngë e simfoni. 

/ Me ujin blu

/ Ku laheshin zotat e zanave

/ Freskuam ballin e zjarrmishëm e etjes mallit

   DITA E VALBONTË

Paraqet në varg lidhjen hyjnore mes tokës dhe qiellit, asaj bukurie që Zoti i krijoi njerëzisë që t’i dhurohet ajo magji e sjellë në varg gjithë imazhet magjikë të asaj dite, ku shpirti i poetit shpërthen si uragan e tejet mallëngjyes, ku ndjesitë e shpirtit lidhen harmonishëm me bukuritë natyrore të Valbonës kreshnike dhe të atyre maleve magjepse, që takojnë kupën e qiellit.

     Kjo poezi e shkruar në trevargësh ( strofa tercina ), një stil mjaft i bukur dhe i përdorshëm, që dikur e përdori Dante.

     Tek shfleton fletët e këtij vëllimi poetik e pamundur të të mos takosh poezi me ndjenjë atdhetarie, ku mendimet i shtrydh fuqishëm mbi interesa kombëtare. Ndarjet gjeografike ndër shekuj dhe situata me penë e shpatë a fatin e prerë në mes, ku përjeton ndjenjë a emocion plot dhimbje që ta përshkon shpirtin dhe nuk shuhet asnjëherë, madje, vjen si thirrje apo kërkesë për t’u zgjuar, siç thotë populli: “çdo tepri ka mrekulli”, thërret si me megafon: “Zgjohu o shqiptar!”  Më së miri i gjejmë te vargjet: 

/ Durim i tepruar a besim i pamasë

/ Tjetri të të presë rrobat e fatit tonë

/ Zgjohu ti i mjerë zgjohu o shqiptar

/ Mos lejo të tjerët ty të të copëtojnë

 

  ZGJOHU! 

Këto katër vargje flasin për katër mijë fjalë.

Kjo klithmë, kjo thirrje që buron nga thellësia e shpirtit që bashkëkombësit pafund janë derdhur nëpër poezi.

     Ky stil i përdorshëm i poezisë (katërvargëshi katrena ) ABAB, që autori e ka sjellë si stil në këtë poezi, por në pikëpamje, tregon ankth e zhgënjim, por edhe këmbëngulje, synim e shpresë.

     Po kaq magjishëm vjen tjetër poezi, plot vitalitet e shkëlqim mbi shpatullat e gjera të nëntorit historik, ku datat historike kanë historitë e tyre dhe valëviten guximshëm ndër dekada e shekuj.  Shpirti poetik ndër dekada e shekuj ndjen ngazëllimin e moteve të shoqëruara me ngjyrat kombëtarë kuq e zi.

/ Motet e kastriot’ta

/ Valëviten guximshëm kujtesës

/ Ecjes së plisbardh’të

/ Shekujve

/ Deri në Vlorë

   DOLLI ME NËNTOR

Kujtimet i shpalos në varg e datat e historisë i rikujton përmes kujtimeve madhështore, që na treguan shekujt, si dhe udhëtimin e plisbardhëve aty nga fillimshekulli i kaluar, duke iu drejtuar Vlorës së historisë.

     Por, ky stil i veçantë vjen guximshëm, duke sjellë perceptimet karshi të kaluarës sonë historike e realitetit deri në ditët e sotme. Kjo ndjenjë do të sjellë në formë specifike këtë ndjenjë kombëtare në të rrëfyerit në poezi, apo qasja ndaj metaforave dhe filozofisë, që e ndesh pothuajse në tërë poezitë, por edhe në këtë poezi pesëvargëshe.

     Tek shfleton poezitë, has një tjetër stil goxha i përdorshëm në ditët e sotme, siç është stili i poezisë me stilin e lirë. Poeti na sjell vjeshtën e përmallshme, ku me doza të zbehta në dukje, por të thella në realitet kërkon motive e frymëzim sa për të dalë nga ai mall që për vendlindjen shpirti i bren.

/ Prapë stina e re si stinët e tjera

/ Vjeshtës ngadalë po i bie flaka

/ M’i duhet motivi një frymëzimi pa alpe

/ Të paktën vargu mos të zë malet

   ÇASTE TË VERDHA

Poeti plot nostalgji e ngjyra ylberesh, ku në mënyrë filozofike i këndon gjetheve të vjeshtës që fle mbi kujtime, poezi që, nga pak fjalë - jep shumë.

     Ky vëllim vjen gjithë jetë e freski, ku dhimbja është forcë e shpresë plot dritë e reflektim e sa më këndshëm për lexuesin.

Urime e suksese poetit Gëzim Ajgeraj! 

 

             Lezhë, nëntor 2020

 

 

R e c e n s i o n

 

Gëzim Ajgeraj: ÇASTE ALPIKE 

 

“Konfuçi pati thënë: “Njeriu i zgjuar mendon para se të flasë, dhe pastaj flet në harmoni me veprat e tij”.

Nuk ka rëndësi nëse ecën ngadalë, rëndësi ka të mos ndalosh”, ashtu siç ndodh edhe me vëllimin poetik: “ÇASTE ALPIKE” e autorit Gëzim Ajgeraj.

Nëse takon një njeri fisnik, përpiqu, përpiqu që t’i ngjasosh.

Nëse takon një njeri mediokër, përpiqu të gjesh të metat e tij te vetja jote.

     Në botën poetike të këtij autori sa më shumë që të gërmosh, aq më shumë do të mahnitesh, me vëllime e tema interesante me brendi të jashtëzakonshme, sa që të magjeps në tërësinë e saj.

     Duke u nisur nga vetë titulli i tij tregon se poeti  shpreh ndjesitë e largësive, trazimin e dhimbjeve, etjen e largësive, si shkrumbohet vetmia nga ndezja e kandilave të trazimeve. 

     Malli për strofullin e Atdheut, vendlindjes, që aq shumë poetit i mungon dhe përjeton thellë dhimbjet e mungesës së ajrit, gurgullimave të bardha të krojeve, gjithçkaje e gjithësinë, që i përket Vërrinit të bekuar të Gëzim Ajgerajt.

     E zjarrmishme tregohet koha, tek pret autori mbathcat e kthimeve nga mospritja, zbraz vargjet e tejmbushura mall e i vargëzon në varg, dhe, madje, shprehet brenda ngazëllimit dhe ëndrrës. Poeti ëndrrën e mban zgjuar në realitetin kohor, pasi janë përjetimet individuale, që e shtyjnë të mendojnë se rrugën e bashkëshoqëron me ëndrrën dhe poezinë. Andaj, eksplorimi i jetës nëpërmjet përjetimit të vetvetes përbën të magjishmen, që formon brendinë e krejt poezive në këtë vëllim poetik.

     Struktura poetike është e ndërtuar aq harmonishëm, sa ndjehet fryma shpirtërore dhe tejet artistike, ku për lexuesin shfaqet në kohë e hapësirë.

     Në stilin e tij unik autori ligjëron në vargje e për njerëzinë i rizbulon ato.

     Kështu që në këtë vëllim të mrekullueshëm poetik, poeti shpreh gjithë ndjenjën e shpirtit mbi mallin, dashurinë për Atdhe, lagësitë, shpresën, vetminë, frymëzimin, etjes për dritën, tokës e prodhimeve, udhëpërshkrimeve, Vërrinit, Prizrenit, Sharrit e Pashtrikut, të ardhmes, rizgjimit, fqinjëve grabitqarë, moteve të hidhëta, shëmtisë mbi epoka, lashtësisë, smirës, nënës, etj.

     A s’janë këto frymëzime të poetit, imazh që përcillen te lexuesi për një thellim të brendshëm studimi?!

     Vetëdija e krijuesit nuk ndahet nga e shkuara, por dhe fruta e së ardhmes, në dimensionet universale, me kuptim tejet të qartë, por mjaft domethënës.

Objektiviteti i qenies artistike për jetën, është karakteristike në poezitë e këtij vëllimi kaq madhështor, ku nëpërmjet energjive të brendshme të autorit, poezitë shndërrohen në objekt për lexuesin e gjerë, pasi komunikimi është direkt. Të vërtetën artistike e shpreh, duke bartur të bukurën në estetikë.

     Pothuajse të gjitha temat, pra titujt e poezive në vëllimin: “ÇASTE ALPIKE” janë tituj metaforik, që për poetin janë stili i tij i mishëruar, që pa metaforën në çdo varg, autori poezinë e tij do ta quante “të thatë”.

     Poezitë kanë brendi të pasur e me objektin e fjalës, të cilën autori e përfaqëson denjësisht në vargjet e tij, ku shpreh idetë për botën njerëzore. Jep mendime e përcjell emocione, të cilat plotësojnë nga ana estetike e poezisë bashkëkohore shqiptare, të cilën ky poet me dimensione të mëdha evropiane e ka lëvruar në gjuhën artistike dhe ia shton madhështinë krijimtarisë poetike.

     Autori e pasuron këtë botë varfanjake nga ndjenjat e mëdha, për Atdhe dhe të ardhmen, për zellin si burim lumturie, duke i mishëruar me karakteristikë, plot kolorit ngjyrash. Mjeshtëria e Ajgerajt, qëndron në faktin e perceptimit dhe te larmia e mijëra gjërave, që e ndërtojnë atë.

     Ngjyrat e figuracionet simbolizojnë ngjashmërinë, e bëjnë të dallueshme dhe përcakton simpatinë e akceptimit te lexuesi.

/ Dhe me këngët e pakënduara të fjalës 

/ Ia flladis dritën e mendimit

/ Për të nesërmet

/ Që të na ruajnë të freskëta 

/ Orët e kthimeve

Shpresën e kthimit e ushqen me etjen e fjalës - autori.

     E me dhimbje ndër damarë i këndon gjeografisë së mallit dhe e flladit metaforikisht me melhemin e fjalës.

     Imazhet janë të shumta e tejet të qarta. Poetin e ngacmon muza e mendimit dhe e shpie shumë larg e, madje, në çdo skaj përpëlitet.

     Por, si gjithnjë optimizmi mbushullon humnerat e thella me shpresat e kthimit, ku vargjet ia shndrisin mendimet e ëndrrat e të ardhmeve të bardha.

Zor të jetë ndonjë vëllim poetik nga ky autor, që nuk i këndon mallit, sepse pikëllimi e shoqëroi që moteve të largëta. Por, as mesazhet e forta të shpresës nuk i kurseu, pasi vetëdija e shpie në Atdhe tek ia fshin lotin, ama ia pret pipat dhe bishës, që akoma sytë mban hapur.

     Arti i këtij autori është i ushqyer me ndjenjë morali të jashtëzakonshme dhe hasin përfilljen e lexuesit.

     Ky gjeni dhe koha e tij janë si dy botë, të cilat vërtet këmbejnë njëra- tjetrën dritë - hijet, por  sikur rrotullohen në sfera të ndryshme.

     Ajgeraj është shtruar si të thuash, këmbëkryq mbi trojet e Atdheut, është rregulluar më së miri brenda kufijve të saj, dhe sikur ndjehet disi rehat brenda sferës së mëmëdheut, por sikur diçka sërish e mundon. Kufirin artistik, sikur e ruan më së miri, moral apo estetik, qoftë mbi Kosovë e troje etnike.

Shpirti i autorit është revolucionar, ku artisti brenda tij shkon mjaftueshëm mirë.

     Ajgeraj është shkrimtar e poet i madh, ideali i thellë shpirtëror, i cili përputhet krejtësisht me nevojën e epokës së vet.

Poezia e Ajgeraj është absolut - maja e poezisë.

     Poeti është mënyra e soditjes, morali, estetika, përmbajtja shpirtërore dhe estetike, ndjenja jetësore karakteristike  janë shpeshherë mallëngjyese, por që lufton për një botë moderne.

     Forca e tij vitale duhet vlerësuar, pasi qëndresa te poeti depërton në gjak, vepron kaq brilante dhe brenda anës tij artistike, por edhe bën luftë brenda vetes.

/ Jemi bërë bimë që mbijmë në çdo arë 

  të botës 

/ E me frytin e pemës të tjerët

/ Vaj halli për trungun e pemës sonë

Pena e poetit qan ndër vargjet e poetit, ku i krahason ikjet e popullsisë me arat e botës - në mënyrë metaforike.

     Vajton pemën e Atdheut, pasi ashtu duket e vetmuar, e hallin ua qanë shërbesave që u bëhen botës, ndaj gjendet në këtë mënyrë. 

Çështje fati e të duket pa rrugëdalje.

Që të shohësh ëndrra duhet që truri të punojë edhe pas vdekjes.

Ku në formë tejet filozofike shtjellon deri në thellësi, ama në fare pak vargje.

Me një vështrim të vëmendshëm shtegtimi vazhdon ndër shtigjet më të skajshme të poezisë, afron gjithë potencialin krijues, ku ngjarjet e fenomenet negative i sjell me zërin kritik.

     Por, semantika e vargjeve është e kuptueshme e përcjell mesazh shumë të qartë, e të plotë, dhe jehon me zërin, që kumbon skajeve të Atdheut, por edhe shtigjeve të universit, ku ritmi e shoqëron, që gjithkush dëshiron të lexojë e përcjell mesazhe të tilla e fenomene të ngjashme.

Mijëra poezi të poetit, janë po kaq kuptimplota, të tharbëta në dukje, por me shumë domethënie, ndaj bëhen të lexueshme e ndriçojnë mendjet, e gjenden shtigjet kah e ardhmja.

Këto nivele poetike vijnë nga mendje kreative e trokasin fuqishëm në mendjet e njerëzisë, se ligësitë janë mbjellë në këtë botë të ligë dhe tërheqja e vëmendjes bëhet për arsye të zgjimit.

Pema e mëmëdheut të autorit është pema e shpirtit.

/ Prandaj për çdo ditë 

/ na rruani për së thati

/ mbi lëkurën tonë pa pikë dhjami

/ dhe me atë pak yndyrë tonën

/ i lyeni rrotat e karrierës suaj

/ për hapat e së nesërmes

Poeti strategjinë poetike e ka ndërthurur përmes muzës së ngacmimit e mendimit në ndërtimin e fjalës, ku dhimbja shpirtërore i ngre problemet që kalon shoqëria në tërësinë e saj.

     Pa anashkaluar vargjet, ku shpreh indinjatën e shqetësimet, ku bëhet fjalë për fenomenin e njohur të “skllavërimit”, ku vargjet bëjnë apel për “zgjim”, ku godet fuqishëm përmes metaforave, ku me mllef të jashtëzakonshëm shprehet ndaj dredhive, që u bëhet njerëzisë dhe padrejtësive të vazhdueshme.

     Autori në mënyrë të tërthortë shkruan se shkëndija e gëzimit është fshehur e qëndron e heshtur nën hirin e përditshmërisë, ndaj pret që të ndizen fort shkëndijat e të kthehet në prushin gazmor e plot ëndje.

     Ndër poezitë e këtij vëllimi madhështor, që vijnë plot mjeshtri artistike, ndodh si me heroin e Balzakut që kërkon ta skllavërojë botën, kurse heroi i Dostojevskit ta mposhtë atë, që të dalin jashtë të përditshmes, të zakonshmes, si shigjeta të drejtuara nga pafundësia. Pra, një ndërtim dhe brendi e pajisur me arkitektonikë magjepsëse.

     Ajgeraj është në majën më të lartë të krijimtarisë, përmbushja poetike e një epokë shqiptare, me dëshirat vibruese për vepra të reja, në hapësirat e pamata.

     Përmes mjeshtërisë së fjalës merr udhë poezia, që për poetin është kënga e shpirtit, me njohuri të pafundme e diapazon të thellë, ku e transmeton përmes vargut.

Në këtë vëllim poetik të stilit për të rritur, s’ka se si mos të të bien në sy poezitë plot brendi e finesë. Muza e poetit është burimi i artit të poezisë. E bart shpirtin e epokës së caktuar, ku përcaktohen vlerat e artit në këtë vëllim poetik, ku është fryma e tij, kënga e shpirtit, ku shkrihet shpirti në mjeshtërinë e artbërjes.

     Sa më shumë të zbërthejmë botën e brendshme të poetit, poezisë dhe të artit poetik, aq më interesant dhe atraktiv të ngjan.

     Në artin e poezisë trashëgohen e krijohen fjalë, të cilat i pasurojnë fjalorët deri në përsosmërinë e tyre.

/ Besa e bishti i gjarprit na mbeti

/ Mollë sherri në skajin e arës së copëtuar 

/ A mund të themi se diellin e lirë në sofër 

  e shtruam

Poeti ka një ndjenjë të thellë dyzimi mbi diellin e Kosovën, pasi dhimbjen e shpirtit, thotë autori mund ta shërojë veçse një shkëlqim nëpër ecjen e shekujve plot plagë.

     Ky vëllim poetik filozofik- letrar, vjen si relikte, që mban gjallë ndjenjën, madje, e forcon atë, për një Atdhe, që dielli e shndrit në tokën e lirinë e tij, por ama edhe syrin ta mbajë zgjuar për bishtin e gjarprit shekullor në skajin e Atdheut të copëtuar.

Ndaj, poetin e mundon pyetja se në sofrën tonë dielli a mund të jetë i plotë?!

Vargje me filozofi të thellë mendimi.

     Ngjyrat dhe figuracionet që simbolizojnë ngjashmërinë me bukurinë e tyre, e bëjnë të dallueshme atë. Shija e tyre te lexuesi e përcakton simpatinë e akceptimit, ku përdorimi i metaforave, sigurisht krijon veçanti në vargje, duke i dhënë shansin pasurimit gjuhësor, avancimit në varg, ku aftësia krijuese dallon autorin për krijimin e metaforave të veta për figura të ndryshme, pasi ato nuk janë fikse.

     Ajgeraj na sjell poezinë moderne me majat e fjalëve dhe e bën atë të larmishme, jo vetëm fjala si përditshmëri, por edhe si metaforë, ku poezia fuqizohet në dimensionet e saj, e reflekton ndjeshëm magjia e mesazhit të vargut prej nga depërton.

Është mjaftueshëm përshkrimi që i bëmë përafrimit mes poezisë dhe këngës, si dhe këngëtarit e poetit.

     Pra, filozofi e fjalës e forca e saj i jep kuptimin e estetikën asaj, e cila të magjeps me shkëndijat që gjenden hapësirave të artbërjes, për artin e fjalës, për artin e së bukurës, si forcë që arrin të na pushtojë e na bën për vete, por edhe arritja me artin e përvetësimit të lexuesit.

     Tek vërejmë pikat e vargut të artbërjes dhe ndjejmë zërin, ndjenjën, klithmën, ndjenjën e shpirtit, që paraqet motiv apo temë të caktuar për vargun.

     Magjia e ndjenjave që ka për artin dhe mjeshtëria që paraqet në varg, janë pasqyra e refleksioneve të tij, edhe për ndjenjën e akceptimit që e ndjen lexuesi.

Floriri i shpirtit për poetin është mëmëdheu.

     I rrokë  gjithë parametrat e vërtetë e i bën të matshme e të prekshme, duke u shqetësuar për gjithçka të mëmëdheut. Inkurajues e dëshmon fisnikëri shpirtërore. Të magjeps me madhështinë e krijimeve, ku prek majat e letërsisë bashkëkohore shqiptare, ky idol i letrave shqipe që ka vënë norma e parime.

Është vlera që mund antivlerën, ky mjeshtër që gdhendi historinë.

 

PARATHËNIE

 

PIKAT E MALLIT NË VARGJE

 

Vëllimi poetik më i ri i poetit të mirënjohur kombëtar dhe  më gjerë, Gëzim Ajgeraj që është i 163-ti në radhë:

“STREHËT PIKOJNË MALL”

Vjen si një kambanë në kohë pandemie, i zhytur në mall ashtu, siç titullohet ky vëllim.

     Të jetosh brenda ankthit të së nesërmes, por edhe në tymnajën e paqartësinë e së shkuarës është intensiteti i përjetimit të mallit, nostalgjisë, brengave, mashtrimit, ëndrrave të thyera, zhgënjimet, që gjenden në një kompleksitet të dyshimeve, shpresave të humbura të vargëzuara deri në perfeksion mjeshtërinë e krijimit dhe aftësinë e jashtëzakonshme të jetës, që e përmbledh mes bukurisë së stinës dhe mashtrimit të kohës dhe blozës së mungesës, apo ikjet dhe mallkimet, dëshirat që kurrë nuk plotësohen.

     Ky autor i dimensioneve të mëdha në krijimtari, por edhe larushi të madhe brenda lëmit të letërsisë vjen me një vëllim poetik mjaft të veçantë, ku shpalos në varg gjithë pritjet, makthet, mosrealizimet, mashtrimet, moskthimet, zhgënjimet ndër dekada, që po përjeton populli ynë, por  konkretisht, ndjesitë personale, ku padrejtësitë shpesh kalojnë kufijtë logjikë.

     Autori, jo vetëm  që mban nën kontroll peshën e rëndë të mallit e të nostalgjisë, ankthit e shqetësimit për veten dhe botën që e rrethon. Leximi i këtij libri të shndërron në një satisfaksion të vërtetë, pasi aftësia e poetit bën që në të njëjtin bashkudhëtim t’i japin poezisë një natyrë marramendëse fantazie, ndonëse, konstatohet se autori gjendet ndryshe. Pra, i zymtë, i trishtë e shpesh deri në mosbesim apo edhe demonstrim i hapur kundër padrejtësive, por nuk do të thotë që gjaku nuk i qarkullon trishtimet, por edhe mesazhet e forta të shpresës dhe besimit të krijuar mbi artin, optikën  apo mënyrën se si iu afrohet dhe komunikon me njerëzit dhe mënyra se si i prek ata, duke e përcjellë lehtë e këndshëm, por me brendi të fortë shijen e pendës.

     E tillë është poezia e poetit, e kritikut, e shkrimtarit, Gëzim Ajgeraj. Për miqtë që e njohin Gëzimin, kjo është pritshmëri.

     Vargjet e këtij vëllimi poetik, që trajton temën e mallit, vjen si një stil mjaft i veçantë. Andaj, zë një vend në majat e krijimtarisë letrare me një dinamikë e dimension të pashtershëm, ku pohon mbi të vërtetën se tashmë njerëzimi është i qytetëruar, i vetëdijesuar, zotërojnë vizion e duan të ardhme.

     Ky vëllim poetik është model i artë letrar, i përkryer në lartësi metafore.

Depërtimi në thellësi i intuitës dhe i imagjinatës krijuese, por në këtë perspektivë del i një dhuntie përmasash madhështore.

     Çdo dekadë për autorin është një tregues pozitiv i lëvizjeve të veçanta të ecjes përpara me përsosjen artistike dhe estetike të diskursit letrar në të gjitha sferat e letërsisë, ku vuan krizën e vlerave shpirtërore e njerëzore.

     Modeli i lirisë njerëzore e trondit poetin, pasi e vuan  tkurrjen e vlerave shpirtërore e, gjithashtu, e acarojnë veprimet e protagonistëve.  Pena e tij bie si kamxhik, si çekan rrufeshëm mbi fletë, ku e cilëson këtë poet, si poetin e formatit të madh me qëndrim e vizion tërësisht i formuar ndaj njeriut, kohës dhe botës, ku i cili jeton prore nën tundimin e sinjaleve, ndaj, kuptohet struktura e botës shpirtërore e autorit, hapësira e trualli, ku rritet e zhvillohet letërsia e tij.

     Dhuntitë e këtij poeti të madh dhe universal me dhembshuri humane për botën që e rrethon.

     Dhe më së miri i sjell të vargëzuara në poezi idetë e tij, ku do të trajtojmë vargjet:

/Kullave mbeten mbyllur pritjet/

/Merimangat i dubluan mburojat te portat/

/Oxhaku i pikëlluar pikon blozën e mungesës/

 

          ATA S’ U KTHYEN SIVJET 

 

     Nëpër vargjet e kësaj poezie, Ajgeraj, shpreh gjithë ndjenjat e mallit, zhgënjimet, harresën, mungesën, ëndrrat e thyera, kufizimi i hapësirave dhe i lirive.

Brengën e madhe që brejnë vatrat dhe vatanit për mungesën e bijve dhe të bijave e për zërat e munguar ndër mote.

     Zymtësia që përjeton atdheu, por dhe zë kritik që i drejtohet Evropës për padrejtësitë njerëzore që na kanosin, lidhur me pengesat e stërzgjatura ndërkufitare, ku përplasjet përmbajnë ankth e mall.

Gjithashtu, një tjetër poezi, që pikon mall dhe përcillet më shumë ndjenjë:

Vera po ikën diku larg-larg mallit tim

Në një vend të tretë ku kripa pëlcet në pikë të diellit

Biletat e prera përplot zhgënjim

Mbeten në sirtarë duke pritur atje përtej kufirit

               VERA PO IKËN PA NE

     Vargjet e kësaj poezie shprehin thellë trishtimin, ankthin e mosbesimin a zhgënjimet përcëlluese në një vend të tretë. Pra, atje ku kalojnë pushimet e detyruara, të cilat nuk falin asgjë veçse djeg e nxi në mërzi, në mes të kësaj pandemie, ku vjen si zë kritik mbi vendimet e Evropës për izolimin dhe pikësynimet që bien si çekan mbi Ballkanin.

     Në këtë vëllim poetik gjenden stile të ndryshme poetike, ku rrjedhimisht vjen poezia:

Mbetem mes largësive

Duke i kënduar mallit

                      UDHË

Në të cilën është përdorur strofa distike (dyvargëshi). 

     Nëpër vargjet e kësaj poezie tek gjejmë botën e gjerë të poetit e thelluar në gjithë hemisferat e pafundme të mallit e nostalgjisë, si nocione, ku poeti ndjehet peng derisa mallkon largësitë, ku gjendet i arratisur në botën e pashuar të mallit.

     Nëpër poezitë e këtij vëllimi poetik nuk i shpëton dot mallit për Vërrinin, pra vendin e lindjes, ku i vargëzon më shumë ndjenjë:

Dhe në mbrëmje

E ngrys vetminë në gji

Bashkë me terrin

Që m’i verbon shpresat e kthimeve

Që presin diku në Vërri

                DITA PA TY

     Perceptimi prek çdo skaj të vendlindjes me mall e zhgënjim, ku ndjen shpresën e humbur të kthimeve, duke i kthyer ato në verbim e duke shprehur përmes ndjenjave gjithë arkivin e shpirtit e mbushur mall e dhimbje për mungesën e gjatë ndër mote dhe sërish zë fillin e protestës, ndaj largësive që mbolli Evropa.

Gjithsesi vetmia e malli i ngrysin shpirtin.

     Një tjetër poezi e një tjetër stil i ngjashëm me de Radën apo Gavril Darën e Ri, nëpërmjet vargjeve të bardha, i flet sërish me klithmë e zë mallit, mungesës e zhgënjimit:

Nën pyjet e zbritura

deri buzë kullave 

s’i ka mbetur gjë fushave

mbushur me dëllinja

shëmti e brishtë

mbi zhgënjim 

KUJTIMET MBETËN PA GJURMË

   Nëpërmjet këtij vargu të lirë, poeti sjell gjithë zbrazëtinë e shpirtit. Shpresat e thyera apo davaritja udhëve të botës e dekadat e ikura, ku koha ngelet apo gjendet veçse mes kujtimesh dhe nostalgjisë mbi këtë mall.

   Ajgeraj sjell trishtueshëm zbrazëtinë e trojeve, ku asgjë s’është më si më parë, veçse shëmti e brishtë mbi zhgënjimin dhe portat e pritjes.

     Dhe, së fundmi, poeti vjen krejt ndryshe në poezinë përmbyllëse:

DO TA SHUAJMË KËTË ETJE - MALLI IM!

     Ku mban një qëndrim si bir i denjë i atdheut. Ku synon të forcojë ndjenjën e shpresës dhe të besimit për veten e gjeneratat, duke mos i dhënë shpresë aktualitetit, por të ndezë dritën jeshile të shpresës, e duke ushqyer me ditët e bardha të kthimeve për të shuar zjarrminë e mallit e etjet e rikthimit.

     Kështu që, çdo poezi e ka ndjeshmërinë e ritmin e saj.

     Poezitë e këtij vëllimi poetik janë thurur mjeshtërisht e plot motive dhe frymëzime e shtruar në gjerësinë dhe thellësinë e artit poetik, e lëvruar brenda gjithë hemisferave të imagjinatës, por e perceptuar mbi realitetin e kohës. I afron lexuesit botën reale, si një ëndërr e keqe, brenda karantinës së imponuar, gjithashtu, kronologjinë e ndjeshmërisë, ku nxitet demonstrimi, pasi vargjet poetike zotërojnë kapacitete, që mbartin rëndesat e tilla emocionale.

     Ky kolorit dukurish, që identifikon kohën ndër gubet reale të mallit, ku mashtrimi njerëzor shpaloset gradualisht 

     Ndaj, vargu i këtij poeti, rrjedh si burim, që përshkon thellësisht botën emocionale, por ku shijohet artistikisht.

     Suksese poetit, Gëzim Ajgeraj, në krijimet e radhës dhe uroj të vijë sa më lehtë për lexuesin!

 

                 Lezhë, nëntor 2020

 

R E C E N S I O N

 

TESTAMENTI I DASHURISË

 

(Gëzim Ajgeraj: Në kopshtin e gjyshit, poezi për fëmijë)

 

Të studiosh rreth botimeve të një autori, të një shkrimtari apo të një poeti, është e pamundur që të mos e hasësh botën e dukshme e të padukshme, me hemisfera të shumta e në fusha të ndryshme të letërsisë dhe të artit.

     Ama, kur lexon e studion për veprimtarinë letrare të shkrimtarit, poetit, prozatorit, kritikut - Gëzim Ajgeraj, prek një botë tejet magjepsëse, plot larmi ngjyrash, si të ylberit, një botë të pasur me thellësi mendimi, njohurish të pafundme, ku forca e fjalës të magjepsë, me kthjelltësi mendimi të kristaltë dhe i afron lexuesit vlera, që rrjedhin nga shpirti artistik.

     Potenciali i tij krijues, i nxitur nga motive, identifikojnë kohën si kolor plot dukuri e ngjarje.

     Por, kësaj radhe, ky poet me potencial e me vlera të larta, që nderon letërsinë tonë kombëtare me dimension të gjerë evropian, vjen me vëllimin e tij të 162-të, kushtuar tërësisht e kryekëput bartësve të së ardhmes, ku ngjall shpresa, si askush tjetër.

     Përshkon hapësira e dhuron freski, si aroma e trëndafilit, ku shpirti i tij rrezaton plot ndjesi e nota muzikore, ku thellësisht përkëdhel botën emocionale plot shije artistike me harmoninë e kultivuar të fjalës së vargëzuar të këtij vëllimi poetik të titulluar: “NË KOPSHTIN E GJYSHIT”.

     Përmbledhja poetike e Gëzim Ajgeraj ka vlera të qëndrueshme, pasi ngulit në mendjen e lexuesit me plot variacione e ngjyra, kompleksitetin e dashurisë njerëzore, që trajtohet për pasardhësit, ku aspiron dhe e njëson poezinë.

     Ambicia për të trajtuar gjithësinë universale të shpirtit poetik të shkrirë, tashmë, në brendinë e gjeneratave më të reja dhe përmes tyre ndër dritat e shpresës e ndriçon çdo skutë, kthinë a hemisferë të njomësisë së filizave të rinj.

     Tek udhëton në këtë vëllim poetik dëshmohet përkushtimi ndaj pasardhësve - nipit apo mbesave, afër e larg, duke shpalosur ndjenjat e dashurisë së vogëlushëve, ndaj më të rriturve në familje, shkollës apo botës që i rrethon, gjithashtu, edhe shprehjen e dashurisë për vendlindjen e tyre - Kosovën.

     Poeti herë - herë tregohet i brishtë, madje, në ndonjë rast bëhet moshatarë me ta, që të krijohet tek ata emocion e kënaqësi apo hapësira, që edhe ata të ndjehen të rritur e të vlerësuar për idetë e tyre brilante, duke ndikuar dukshëm në formimin dhe edukimin e tyre, deri në përmasa atdhetarie.

     Kjo ndjenjë, që përçon tejpërtej shpirtin njerëzor, kthehet në shembull të shkëlqyer të formimit në nivelin e kërkuar të brezave, në kohë moderne, ku njerëzia është në reformim e sipër. Prandaj, mesazhet e këtyre poezive janë të qarta për lexuesit e vegjël, ku secili e gjen veten.

     Poeti shkruan për dashurinë, mallin, xhelozinë, surprizat, shpresën, ditëlindjet, formimin, natyrën, djepin, këngët, dilemat, pandeminë, atdheun.

     Ndaj, poezitë e këtij vëllimi janë, gjithashtu, intimizimi dhe shpirtëzimi i dashurisë njerëzore, por dhe vlerësimi i jetës, për ta bërë atë sa më të pasur e sa më tërheqëse, ku aq këndshëm e sjell te këto vargje:

“Kopshti i shtëpisë plot gumëzhinë

  Me ta dhe gjyshi e djeg mërzinë.”

             NË KOPSHTIN E GJYSHIT

     Kjo poezi, sa njëmijë fjalë, shpreh dashurinë për nipin e mbesat, lojërat që ata zhvillojnë, këngët që dëgjojnë, “zhurmën” që sajojnë në ambiente të shtëpisë. Ndaj, gjithë mesazhi i poezisë përcillet për dashurinë, që gjyshi ju fal këtyre engjëjve të dashurisë, të sjellë me fjalë e varg dhe mbi të gjitha një dashuri hyjnore shfaq, sepse për të janë pasuri e jashtëzakonshme ato bimë zemre, që çdo ditë i falin jetë.

     Në këtë poezi, bota e fëmijëve është reale dhe është shtjelluar ëmbëlsisht në relievin poetik, me gjithë intensitetin e përjetimit dhe ngjyrat që i karakterizon.

Po aq bukur na vjen një tjetër poezi:

“Ndjen mall Lona e Lisa,  gjyshit i kërkojnë

  Që në çdo fundjavë te Luna të shkojnë.”

                           GJYSHI KA TRI MBESA

Vargjet e kësaj poezie spikatin qartë dashurinë e motrave për kushërirën e tyre, por edhe dashurinë e madhe që gjyshi ka për tri mbesat e dashura.

     Lona e Lisa lumturohen për ardhjen në jetë të kushërirës më të re, Lunës, ndaj duan që dashurinë e tyre të pamasë t’ia dhurojnë asaj me prezencën e tyre në çdo fundjavë, pa marrë parasysh largësinë.

Ndaj, gjyshi, si figura kryesore mbështetëse dhe i papërtuari për t’ua plotësuar dëshirat, ju premton në realizimin e ëndrrës së tyre dhe duke bërë pjesën e tyre të pandarë.

     Dhe, kjo dhunti e bën poetin kaq madhështor të çiltërsisë dhe të modestisë në krijimtarinë poetike, duke e shpënë në majat e virtytit, ku prek hareshëm horizontet e ndritura të shpirtit, e ku mjeshtëria krijuese është shndërruar në stil të sjelljes e raporteve.

Po kaq interesante vjen poezia:

“Flakmëni nga këto pranga të vogla

  Që këmbët e mia m’i mbajnë peng

  Dua të ec i lirë

  Se ky vend s’më zë, kjo tutelë.”

                    TUTELA E SUNDIT

Është instinkti njerëzor për të qenë i lirë dhe i pavarur. Ndaj, edhe te kjo poezi, poeti e portretizon mundësinë ofertuese të Sundit, ku për këtë, lexuesi ndjehet atraktiv, pasi poeti sjell këndshëm rrjedhën e fjalës së shpirtit, duke ngulitur thellë në mendjet e lexuesve të vegjël, se kërkesat për mbrojtjen e të drejtave të tyre, krahas, përgjegjësive, duhet të jenë të vazhdueshme.

     Poeti vazhdon me përballjen e realitetit, lutjet, kërkesat, sugjerimet në formën e protestës e shpirtit luftarak të sjellë artistikisht në varg, ku me tërësinë e kapacitetit vë në lëvizje ndjesitë dhe imagjinatën, për të kënaqur lexuesin e vogël, e jo vetëm.

     Në një tjetër poezi, poeti sjell imagjinatën e fëmijëve dhe kureshtjen për të panjohurën, ku pyetjet bëhen gjithnjë e më interesante, sa të shpien thellë në gurrën e mendimeve.

 

“Gjyshi më thotë Lona

  Jam shumë merak

  Pse nuk mban plis

  Sikur gjyshi plak.”

         PSE GJYSHI NUK MBAN PLIS?

Kureshtja e Lonës, pse gjyshi nuk mban plis, poeti e shpjegon arsyen në mënyrë bindëse: Sepse nuk jetojmë në Atdhe! Pikërisht, aty vazhdon rituali i pyetjeve kureshtare: Pse ne jemi larg? Përmes kësaj pyetjeje dëshiron ta gjejë zanafillën dhe arsyet e emigrimit.

     Këtu del në pah konsiderata e gjyshit për mbesën, respektimin e mendimit, përcjelljen e informacionit në kohë reale, si pikë motivimi të lartë e përkushtimi të pamasë ndaj mbesës për botën e pazbuluar prej saj, e për të mësuar mbi të panjohurat, që i rrethon, ku përmes shpjegimit të shuajë kureshtjen, duke depërtuar thellë në botën e vogëlushes.

    Poeti (në këtë rast gjyshi) mbresëlënës shfaqet kudo nëpër poezi, tejet i ndjeshëm ndaj botës së vogëlushëve dhe frymëzon e nxit ndjenjat dhe imagjinatën e fëmijëve, për të qëndruar brenda një bote, ku është akomoduar me kohë e shpirtërisht.

     Në këtë vepër, bota e fëmijëve është reale. Është tejet e këndshme dhe e sistemuar në relievin e shpirtit poetik me hartë gjeografike nga Alpet deri në Atdhe. Me personazhe pozitive, ku ndikojnë, gjithashtu, pozitivisht edukimi dhe formimi i brezit të ri për dashurinë, për gjithësinë, duke shprehur potencialin mjeshtëror, plot intelekt, duke dhënë më të mirën e gjithë pasurinë shpirtërore plot vlera e art, e përcjellë në çdo fjalë e varg plot jetë dhe ngjyrat e duhura të kompozicionit me këngë e intonime, nëpër vargje a fotografi harmonizohen në strofat poetike, ku këto gërshetime ideojnë suksesshëm marrëdhëniet e gjyshit me nipër e mbesa.

     Gjithashtu, suksesi i shtjellimit artistik të krejt kësaj tematike arrihet në sajimet poetike të këtij formati.

Thelbi i këtij vëllimi poetik për fëmijë është: TESTAMENTI I DASHURISË,

për bartësit pasardhës, si dhe për gjeneratat që vijnë.

     Ndaj, i uroj poetit jetëgjatësi, penës së tij sa më shumë krijime kaq të arta në të gjitha sferat e letërsisë! Lumturi të pafund pranë nipërve e mbesave!

                 

                      Lezhë, 9.9.2020

 

 

R e c e n s i o n

 

Gëzim Ajgeraj: PIKTURA NË MURË  (Vëllim Poetik )

Vuajtja është prodhim dijesh.

I vetmi shpëtim i njeriut është dashuria. Eh, nëse disa e kanë banalizuar këtë pohim, thotë Emil Cioran është, sepse, ata nuk kanë dashur kurrë.

Kështu që shkrimtari, tregimtari, eseisti, prozatori e poeti madh, Gëzim Ajgeraj, shihet qartë dhe lexohet nga të gjithë se dashurinë për poezinë e ka përqafuar që në moshë fare të re.

     Kufiri i çdo dhimbjeje është një dhimbje më e madhe e si i tillë, aq më shumë i këndon mallit e dhimbjes në varg. Dashuria dhe etja për poezinë, thotë ai, nuk mund të përfundojë kurrë, por aty është gëzimi e hareja, smira e ligësia, drita e shpresa, fatkeqësi e virtyte, luftë e paqe, harmoni e prapësi, intrigë e dashamirësi. Cilësi të pafundme e situata të ndryshme të vargëzuara me majën e Penës, duke sjellë shqetësime në forma të ndryshme mbi zhvillimet e herëpashershme, qofshin ato pozitive a negative.

     Duke sjellë te lexuesi ato perla shpirti, që rrjedhin e burojnë përmes fjalës dhe transmetohen te lexuesi. 

     Shkrimtarë e poet kanë bërë revolucion nëpërmjet Penës, pasi në situata të caktuara ndodh shpesh që reagimet janë ndikuese, pasi hedhin dritë mbi të djeshmen, e të sotmen, por ama nëpër mesazhe përcjellëse janë shpesh vendimtare të së nesërmes.

     Kështu që poeti Gëzim Ajgeraj vjen tashmë me 176 tituj librash nga zhanre të ndryshme e më i kompletuar se kurrë.

     Dhe, me zërin e tij kumton njerëzisht nëpërmjet profilit të ndërtuar ndër dekada me vargje të spikatura.

     Poezia, thotë Ajgeraj është bërë për majat e fjalëve, për majat e letërsisë, ndaj është gjithnjë vital në përzgjedhje.

Françesk Asizi pati thënë: 

Kush punon me duar është punëtor.

Kush punon me duar e mendje është zejtar.

     Kush punon me duar, mendje e zemër është artist. Kjo thënie e zbërthen më së miri artin letrar të këtij vëllimi poetik për fëmijë dhe të rinj, pasi vetë autori ka sjellë në varg të domosdoshëm, pastaj të mundshmen, por gradualisht e plot vitalitet sjell të pamundshmen, të cilën jo çdo poet e bën, jo çdo kush guxon të lëvrojë gjithë stilet e poezisë e, madje, aq më shumë atë për fëmijë, që është tepër e domosdoshme. Pra, ka realizuar më së miri urat lidhëse të bashkimit, duke i sjellë hareshëm tek bashkëkohorja.

/ Sa herë na kënduan ninullën e dritës

/ Trim si Skënderbeu t’i bëhemi rritës

/ T’i dalim zot Atdheut kur na e kërkon

/ Liria e tij është drita jonë 

     Poeti sjell atë dashuri nga zemrat e nënave, të cilat ushqyen rritën, duke iu thelluar atyre dashurinë për Atdhe, për vendlindje e trojet stërgjyshore. I krahason ata me trimat e figurave historike, ashtu siç është Skënderbeu - heroi ynë kombëtar, ama duke ushtruar mësim e duke nxitur kureshtjen fëmijëve, të mësojnë për historitë e Atdheut dhe të Kombit.

     Është ndjenja e thellë e poetit e brumosur dekada më parë në idealizmin atdhetar, që ishte ushqyer nga familja dhe rrethanat e Atdheut, i cili nuk resht e nuk resht së shkruari për brezat e sotëm e të nesërm, e sikur i mbjell me parmendë Atdhedashurinë, pasi si ndjenja për Atdhe s’ka asgjë mbi dhe.

     Poeti ka ndërtuar strategjinë poetike, përmes muzës së mendimit brendapërbrenda shpirtit deri te ndërtimi i fjalës, për ta krijuar kështu vargun e lirë.

Lloji i forcës dhe i ndjenjës së pastër poetike vërehet te të gjitha poezitë e vëllimit poetik:  “PIKTURA NË MUR.”

     Kureshtja si një prej karakteristikave më të dallueshme dhe më të sigurta të një intelekti aktiv, Gëzim Ajgeraj gjithnjë na i shuan përmes zhanreve të tjera të letërsisë.     

    Ky krijues dinjitoz dhe mjaft universal me vlera në krijimtari, plot përkushtim e profesionalizëm zotëron mjaft instrument letrar, filozofik, historik, gjuhësor e letrar plot literaturë të kohës, duke i qëndruar besnik poezisë shqipe në të gjitha stilet e saj si një përkushtim i rrallë si askush tjetër. Edhe pse prej dekadash në mërgim, sjell një botë të pasur shpirtrash dhe artistikisht të mishëruara brenda letërsisë shqipe, duke prekur majat e saj e duke i dhënë posaçërisht shkëlqimin e ylbereve.

/ Mbushullon fshati kah shkojnë në shkollë

/ Dritë për të ardhmen ata kërkojnë

/ Dhe pse mërgimi na hedh harrimit

/ Nuk harrojmë emrin e xhaxhi Gëzimit

/ Vjersha e libra sa herë lexojmë 

/ Xhaxhi poetin gjithmonë kujtojmë

A nuk janë këto vargje që pikojnë ndjenjë malli për fëmijët e fshatit, ku autori vargëzon për ta me krenari, pasi e ardhmja e Atdheut i pret?!

     Lindur në kohë të ndryshme dhe lëvizur në plane të ndryshme, ama drejtimi i jetës dhe dashuria për vendlindje dhe Atdhe troket, klith fort, bërtet a këndon po njësoj.

    Dashuria njerëzore dhe malli për vendlindjen shprehet spontanisht, ku pasqyrohet si nocion dimensional e shprehet katërçipërisht në këtë paraqitje, e cila, prek tematikë, kahe, detaje, horizont të largët, plot botë shpirtërore, pasi vjen si produkt i saj, ndez shpirtrat duke zbehur e larguar harrimin.

     Në këtë dashuri vepron fjala, ku matet në termostate ndjenjash. Optimizmi, shpresa dhe besimi janë virtyte ndër deje të poetit, ndaj, ka mbjellë dhe vazhdon të mbjellë horizonteve të pafundme, ku hemisferat ia mundësojnë larminë. Shpirti i poetit nga larg flet me Atdheun, që e dëshiron me gjithçka që e posedon Atdheu. Madje, fëmijët, thotë poeti janë lulet më të vyera. Pikëpamjet dhe meditimet janë kredhjet për të ndriçuar të vërtetën e kësaj bote.

/ Dy brigjet e lumit kush na i bashkon

/ Ç’është ai drapër kush di e tregon

/ Ç’janë gjithë ato saçe mbi atë çati

/ Askush aty brenda nuk na gatuan fli

/ Kush ma thotë i pari: cili është ky qytet

/ Që në histori e quajnë të shenjtë 

Poeti di të bëhet njësh me fëmijët dhe zbërthen natyrën e tyre dhe njohuritë me të cilat janë të pajisur, i fut ata në një botë të thellë mendimi, për të gjetur “guaskën e fshehur” dhe natyrshëm tek ata ua cek sedrën, që e ardhmja për ta të jetë më e begatë. Ata të fitojnë aftësi e zgjuarsi, të përgatiten me njohuri të nevojshme e t’i bëjnë ballë sfidave të jetës e problemeve të kohës.

I sjell kështu përmes filozofisë letrare, e gjitha për ta vënë në punë logjikën, në përshkrimin e tërthortë, por në varg.

Poeti përcjell vlera të shumta dialektike dhe edukative.

     Kështu që autori me mënyrën e organizimit gjuhësor të poezisë krijon folklor, pasqyron dhe kulturën e botëkuptim e nxënësve.

     Vjershat e gjëzat e këtij vëllimi tregojnë stil argëtimi për edukimin e brezave.

     Mënyra se si e interpreton botën e fëmijëve poeti ndikon direkt në bindjet e tyre dhe në mënyrën se si e perceptojnë dhe e jetojnë jetën.

     Ai krijon mundësi e premisa që realiteti, të jetë i gjerë dhe me thellësi mendimi.

     Sipas Ajgerajt, të mësuarit dhe të zbuluarit është ajo që bëjmë ne. Ama, gjithsesi, është gjithmonë më vështirë ta kuptosh atë që nuk e kupton. Atëherë si ta mësoni atë që nuk e dini?! Filloni duke pyetur veten: “Çfarë nuk di unë?!  Ç’të mësoj më shtyu?!  

    Më e rëndësishmja është të kuptoni se të gabosh është normale. Pas çdo gabimi ka rritje.

     Autori sjell shembuj se: njohja e vlerës së plotë është thelbësore për të vlerësuar sakrificat. Po aq e rëndësishme të jesh i përulur, të jesh mirënjohës për gëzimet që sjell jeta.

Poeti mbledh energjitë për të reflektuar dhe kapërcyer vështirësitë, pozicionohet për të arritur qëllimet dhe sukseset.

/ Kot kur flasim kush s’dëgjon

/ Fjalë për tepër ti harxhon

/ Ku gumëzhijnë e nuk ka vesh

/ Kot me fjalën grin përshesh

/ Mos fol kot për politikë

/ Në një kopsht zoologjik

     Vargje arkaike, ku poeti vjen aq vital, ku harbutërisë i këndon në stilin e sarkazmës në mënyrë ironizuese me aq përbuzje të thellë e nënçmim, ndaj “thumbon me fjalën”, ku demaskon e godet fuqishëm në mënyrë metaforike mbi ligësitë e mosmarrëveshjet apo zhurmat si llomotitje, ku përdor një mjeshtri të spikatur, ashtu si: Fan Noli, Çajupi a Migjeni.

     Eksplorizma të tilla rafinohen në mënyrë stilistike arti të pakrahasueshme, si ndjenjë a impulsivitet, por si përjetim konkret përçohet te të pranishmit.

     Poetët e tillë janë të veçantë, ku krijon konvencën e tij specifike dhe përfaqëson origjinalitetin si individ e si poet. Është mënyra, forma, estetika dhe stili, që e diferencojnë këtë konvencë, si dhe potenciali i një poeti që e trazon deri në thellësi motivin.

     Botën e fëmijëve poeti e sheh plot admirim, ku dhuron plot mesazhe që përçojnë dritë dhe shpresë. 

Ai i veçon ata, duke krijuar e sjellë perla mbi gjithë horizontet e jetës, përpos me doza të lehta për moshën, duke i ndihmuar për formimin e tyre në kohë. Në këtë vëllim spikatin larmi temash, që nga ninullat, ku nënat ju këndojnë në djep fëmijëve të tyre, madje, duke dhënë mësimet e para, si puhiza të lehta mëngjesi për moshën e tyre.

Por, ama edhe tema edukative, ku me ndjenjë të lartë atdhetarie, por edhe deri te moshat e rritura të fëmijëve.

Temat e këtij vëllimi poetik janë të larmishme, ku i përfshin bota letrare.

Ky vëllim, ndonëse, për fëmijë, vorbulla të fuqishme imagjinate të përfshijnë pa e kuptuar në lirizmin e tij, ku ravijëzohet logjika e modestia.

     Sigurisht të shprehura shumë bukur artistikisht, që ia rritin vlerat artit poetik, ku brenda tyre gjenden energji pozitive me gjithë magjinë e universit.

     Gjeniu i letrave, Gëzim Ajgeraj, sjell plot mesazhe për lexuesit e vegjël dhe, jo vetëm nga dy shpirtra: ai i poetit që hedh në letrën e bardhë, por edhe ai i lexuesit.

Të dyja bëjnë një të tërë unike që shfaq mrekullinë, pikërisht ky binom, që theksova më lart.

     Gëzim Ajgeraj, ky shkrimtar i madh i botës shqiptare, që kontribuon me Penë për Kombin e tij, por jo vetëm është gjithëpërfshirës.

Idol i letërsisë bashkëkohore shqiptare.

     Nuk mungojnë për të superlativët e merituara, pasi Pena e Tij e stërvitur mirë gdhend fjalën.

     Plot autoritet përfaqëson denjësisht ndërkombëtarisht Letërsinë e Djepit të Kulturës Evropiane.

                     Lezhë, 24.1.2021

 

 

 

R e c e n s i o n

 

Gëzim Ajgeraj: LARG PIKON MALLI, Poezi

 

“Njeriu që nuk ka dështuar kurrë, nuk mund të jetë i madh. Dështimi është testi i vërtetë i madhështisë, pati thënë, Herman Melville.”

Kështu ka ndodhur edhe me autorin Ajgeraj, pasi kënaqësia e dëshiruar e ka zhytur thellë në hemisferat e mallit ndaj e shoh që zor të depërtojë që aty.

Kështu që, qe moti është quajtur poeti i mallit.

     Ai thur pa pushim e në çdo stil dhe version, madje, me doza të theksuara malli si ndjenjë pushtimi për Atdheun, qytetin, Vërrinin, brezat që nuk po i shijojnë rritën e tyre tek vrapojnë përgjatë Atdheut. Malli për Kosovën, Prizrenin, historitë e qytetit a heronjtë e Atdheut, pra për gjithçka e gjithësinë. I shpreh plot ndjenja e i sjell në varg brenda poezive dhe vëllimit.

     Me shumë peripeci e gjykim për kohët e vështira të mëmëdheut, ecejaket nëpër dekada.

     Vëllimi që bën bujë, të privon ndjenja dhe shkakton emocion kur thotë: më mirë është t’i japim fjalës kot qiellin, sesa të mbytemi qetësisë së mendimit. Vajton në varg se paqen do ta mbytë harrimi, seç e pushton ndjenja e ankthit e zemërimi, ku kohën e quan të ndarë më dysh. Apo tingujve të pakënduar siç i quan vetë ai bëhen moto e kërkimit. Apo kur poeti bën thirrje për lexim të librit, që brezat të pajisen me njohuri për jetën e të aftësohen në përballimin e sfidave.

     “Mund të kuptoj fëmijën që ka frikë nga errësira, por i rrituri që ka frikë nga drita, kjo është tragjedi e vërtetë, pati thënë Platoni. “Ashtu sikundër thotë edhe Ajgeraj, unë thotë ai: - kam frikë nga ata njerëz që kanë frikë librin e dijen, kam frikë mosmirënjohësit apo ata që nuk njohin mallin e dhimbjen.

Pasi pa këto virtyte zor të mund të quhesh njeri.

     Pas ikjes ai kërkon mes fjalësh, aty ku dikur i la  këngët, ku i vargëzon plot mall e etje për rikthim. Vetmia është zjarri, ku i djeg largësitë e poetit, i përhumbur ndrydh vargun e dekadat mbush me mall e nostalgji për atë që iku e s’kthehet kurrë.

/ Kohë e ndarë më dysh ma ndez përmallimin

/ Për ata që vanë e s’vajtën harrimit 

/ Mbush udhët me pipa e filiza plot

/ Iku kohë e kuqe e mbushur me lot

     Etja dhe malli harbon dhimbjen, kujtimet, ngacmon moti e ther shpirtin në mungesë. Përmes vargjeve, poeti përcjell mesazhe shprese dhe lirie në mënyrë metaforike, ndër poezitë e mallit janë veshur me shpirt e ndjenja, aq sa digjet durimi dhe zemërimi ndizet e shkrumbohet nga largësia e dhimbjet plot mall për një botë mbi mëmëdheun, ku e lartëson dhe e  ngre në piedestalin e kohës, përmes ylberesh. “Vetëm ai që e ka zemrën të thyer e njeh të vërtetën mbi dashurinë, kështu thotë Mason Cooley”. Kështu që ndjenjën e poetit sa do që e lexojmë dhe rilexojmë vargjet, paksa e vështirë t’i kuptojmë sa duhet poetët e mëmëdheut. 

     Pra, dashuria e pakufishme për gjeografinë e mëmëdheut dhe tërësinë e tij e bën autorin kaq të thyeshëm brenda kësaj ndjenje të bukur e brilante, tepër atraktive për lexuesin.

     Ndaj, ky është edhe fakti, që në këtë zhanër letrar, që e posedon kaq fuqishëm si askush tjetër gjenden mijëra poezi kushtuar mallit për Atdhe dhe gjithçka që kanë trojet shqiptare.

     Në këtë vëllim poetik gjen dhjetëra poezi me qindra metafora.

     I rrallë ndër poetët që i përdor kaq shumë metaforat në poezi, që i kushton kaq shumë rëndësi forcës së fjalës e thellësisë së mendimit.

Ndaj, është dhe mbetet ndër breza si poeti i gjithë gjeneratave.

/ Plot ideal pranë flamurit

/ Mbushullonim këngët shpresa të bardha

/ Lirisë së prangosur fjalën e burrit

/ Besnik Atdheut netëve të bardha

     Poeti me varg ju këndon nëntorëve të bashkimit, ndaj, pushtohet nga kjo ndjenjë e fuqishme kombëtare.

     Ndërgjegjja e frymëzon, shtrirja ndër kohë e shtyn të frymojë atdhetarizëm.

Shpirti i qan për lirinë e prangosur dhe fjalën, gjithashtu, që mbeti udhëve.

Por, edhe rënkon për netët e vrara e besnikërinë ndaj Atdheut.

     Mesazhet e së tashmes i përcjell me varg plot madhështi, dritë e shpresë.

Poeti flet për besnikërinë e popullit shqiptar ndaj Atdheut edhe në ditët më të vështira.

     Pasi ashtu siç ju ka hije shqiptarëve, luftuan heroikisht për flamurin kombëtar, ku zgjati plot 600 - vite. Pra, Pena e Ajgerajt spontanisht flet për heroizmin e pashoq të shqipeve ndër shekuj deri në ditët tona.

     Pluhuri i zi i robërisë nuk e veniti moralin tonë dhe as nuk lejuan të luhet me simbolet tona kombëtare, vargëzon ai. Gjenocidet e spastrimet etnike, pa çka se të vegjël në numër u mbijetuan me forcën e shpirtit, përmes stuhive e rrebesheve të egra, për ta rindërtuar të ardhmen mbi trojet arbërore.

     Madhërishëm vijnë vargjet plot ndjenjë dhe emocion, ku dominon atdhetarizmi, si askund në botë.

Universi është vetë Atdhe,u thotë Ajgeraj.

     Brenda vargjeve e poezive, aq fuqishëm tingëllojnë metaforat, sa që krenaria si metaforë lartëson dritën e lirisë dhe Flamurin si gjënë më të shtrenjtë.

Kuptimi metaforik simbolizon heroizmin, trimërinë, besën, traditën, kulturën, qëndresën, lirinë dhe shpresën.

Ky kaplim i muzës së mendimit qe stërzgjatur ndër dekada.

/ Një lëng boronice Sharri më mbëlton

   herëpashere

/ Me kafenë në Sheherzade qyteti buzë

   Lumbardhi

/ Pritjes mikut për takim

     Vargje relaksi e me ndjenjë kënaqësie, e ku ka më mirë se të presësh a të pret miku për takim, kur koha e dëshmon llojin e miqësisë.

     I jep a të jep vlerat njerëzore. Hap zemrën e shndërron fjalën, ku fjala është besimi, është ajri, është gjithësia, është burimi i jetës.

     Fjala të bëhet virtyt, të jep krahë, merr forcë, kur pritja është e gjatë e ka dy kahe, por pozitiviteti të mbërthen tek ajo miqësi, që ka ringjallje, ta shton etjen për jetën e gjithësinë.

     Më mirë një mik se një çiflig, ka thënë populli, ajo gurra që kurrë s’gabon. Ajo botë ku gjithçka është e plotë e ndjenja nuk vdes kurrë.

Sa fuqishëm pikon fjala ndër vargje e forca e saj të magjeps tek vjen plot art, ku jeta merr krahë e fluturon.

     Me një botë të pasur shpirtërore, me ndjenja artistike për miqësinë e botën dhe paraqitja e tij me ndjenja poetike.

     Ndjenja ekziston gjithmonë brenda nesh, por u deshën këto vargje për të na trazuar e bashkëndjerë vargun. Kështu që muza e poetit është e dashuruar me realitetin. Ky është pikërisht realiteti. Këto vargje harmonisht vijnë si këngë, e ndërsa poeti pret mikun buzë Lumëbardhit, ku zemra i këndon e mendimet udhëtojnë ndër labirinte të kohës, përmes shtigjeve të largëta shoqëruar e lidhur ngushtë me diapazonin, që zotëron dhe mjeshtërinë e gdhendjes së fjalës që krijon e vargëzon. 

     Ndaj, brenda e këtij vëllimi poetik sjell larmi temash e brendi magjepsëse, forcë fjale e thellësi mendimi të peshuara mirë, duke përdorur, madje, kaleidoskop, ku përcjell mesazhe të qarta e dritëdhënëse.

/ Përmallshëm më pret Malësia krahëhapur

/ E zbehtë në fytyrë jo si përherë 

/ Seç i ndjeva dhimbjen mespërmes udhëve

/ Për djemtë që po ikin e s’po kthehen.

     Ç’të them për mallin e poetit pasi dora tek i shkruan, buza i dridhet nga malli për Vërrinin.

     Për vitet e ikura, për ditët e bardha që nuk i shijon dot në Atdhe.

Vërrini e pret krahëhapur Gëzim Ajgerajn, si bir i truallit, për vizionin e idealizmit, veprues e kontribuues në mërgim, pasi pakkush ia di veprimtarinë, që ia prezantoi Atdheut, si bir i devotshëm i tokës Dardane.

As miqtë e shokët jo, por koha i korri frytet e veta.

     E ardhmja i takon të flasë për figurat që i dhanë Atdheut e Kombit. Ama Pena e autorit s’ reshti së shkruari për historitë e ngjarjet historike e rrethana të shumta, që do të mbeten pjesë e historisë, por edhe letërsisë bashkëkohore shqiptare, madje, edhe në arenën ndërkombëtare.

     Poeti i mallit me ndjenjë dhe përkushtim i thuri vargje Atdheut.  Ky vëllim e shumë të tjerë do të jenë pasuri e çmuar e Bibliotekës Kombëtare, ku brezat do t’i studiojnë këto perla të letërsisë.

/ Në gji ma ruajnë amanetin e Ymerit 

/ E me martinën e Sylë Vokshit

/ Për një Shqipëri

/ Mos ma harroni Çamërinë

/ Plaga që ende më kullon gjak

     Përmes këtyre vargjeve të prek thellë ndjenja atdhetare e amaneti i heronjve dhe i të parëve, vjen si thirrje e fuqishme.

     “Ernest Koliqi në shkrimet e tij citon: se sidomos kultura është arma më e përshtatur për t’ia thyer hovin shkulmit, parimeve shkombëtarizuese, që mërzisin e molisin popullin e Shqipërisë së mjerë. “Kështu vijon, Gëzim Ajgeraj, duke cekur trojet shqiptare nga Mollë e Kuqe e deri në Çamëri, ndaj poeti flet thekshëm e thukshëm.

Në vazhdën e këtij meteori, sikur qiellit i duket se u davaritën retë, ama dhimbja duket diku e strukur në qoshe. Dhimbja për mëmëdhe plagë, që s’di të shëruar.

     Ama vargu godet fort, pasi fuqishëm është i veshur me gëzofin metaforik, ku në pak vargje trajton një histori të madhe, ku brengat s’të lënë rehat.

     Në mënyrë të figurshme e plot simbolika, ndizen zjarret e fjalës, kujton amanete e plagë që akoma s’kanë gjetur shërim.

     Aq i thellë është mendimi, aq i thellë edhe shqetësimi e, madje, ulëritës, drastik e trumbetues, ku dominon ndjenja e thellë për mëmëdheun e copëtuar ndër kohëra. Autori e kujton gjeografinë etnike, si gjeografi e dhimbjes dhe e plagëve të pashërueshme.

     Mes klithmash u gjend membrana e jetës e piskama u ndje deri në kupolën qiellore.

Nëpërmjet paraqitjes të këtij peizazhi plot dhimbje njerëzore, ku ndërthuren dhe gërshetohen, zjarr e akull, ndjenjë e dëshirë, prag dhimbjeje e dëshpërimi, ujqëri e dhelpëri, drithërim e hidhërim, gënjeshtër e çudi, miks ndjenjash që të mbërthejnë aq fort.

     Me vëllimin poetik: “LARG PIKON MALLI” ka sjellë një duzinë mendimesh, larmish, problematikash, shqetësimesh, ka kompletuar dialektikën e vetëvlerësimit, pasi ky poet ka shumë krijime mbi mallin e Atdheun.

     Lartësia e profesionalizmi e bën Ajgerajn, poetin e majave të fjalëve dhe letërsisë bashkëkohore shqiptare, si një Penë e skalitur mbi gjithë zhanret e letërsisë, për t’i kultivuar ato deri në thellësi të kohërave.

     Porsi margaritar shkëlqimi që ndriçon hemisferat e horizontet, e Atdheut e Kombit, vjen ky vëllim me vlera të jashtëzakonshme poetike, sepse magjia e fuqisë së fjalës poetike të Gëzim Ajgerajt, ndez shkëndijat e shpresës përmes vargut poetik nga kjo galeri që posedon poeti.

 

                     Lezhë, më 25.1.2021

 

 

R e c e n s i o n

 

Gëzim Ajgeraj: MBI RIMA BIE SHI, Poezi

 

Shi dhe shkronja.

Një jetë me Penën.

Që në rininë e hershme u brumos me librin.

Madje, idhujt e tij ishin dhe mbeten: Naimi, Mjeda, De Rada, Fishta etj.

Me poezinë u mishërua si mishi me kockën.

Për ta përsosur ndërtimin e poezisë punoi një jetë të tërë.

Kur Ghenti foli për kënaqësinë që i afronte aftësia e sapo fituar e fjalimit të pamasë, përmendi diçka që i kontribuoi fuqishëm suksesit të tij. Saktësisht i është përmbajtur rregullave dhe me kujdes i ka kryer detyrat, por jam e sigurt se e kishte bërë veçse dëshironte kështu, ngase paraprakisht kishte paramenduar se ishte i suksesshëm.

     U hodh në ardhmëri e pastaj u përpoq se këtë ta sjellë në realitet.

Pikërisht këtë e bëri edhe Ajgeraj.

      Gëzim Ajgeraj është pafundësisht i pandarë me poezinë, fjalën, vargun, imazhin, situatën.

     Çdo situatë e përshkruan me finesa estetike mahnitëse, me detaje brenda vargut, enden në vorbullën e jetës,  i përjeton vrushkujt e saj.

     Ajgeraj shkruan pa pra, për një art të kulluar letrar, si një poet i klasit të lartë.

Poezia e tij e shkruar përmallshëm, për tokën, për mëmëdheun.

     Ajo filloi në kushte të egra ideologjike e vazhdoi shtigjeve të kohës, që lexuesin e endin në një botë të pafundme imagjinare.

     Gëzim Ajgeraj është shkrimtar, poet, dramaturg, kritik letrar, studiues me shije të kultivuar letrare, ku njihet si një nga poetët e mallit. Në këtë paraqitje të thukët të jetës, në rrafshin kombëtarë vjen edhe me këtë vëllim poetik, për vetë gamën e fushës që zë misioni i tij është i qartë pasi synon të mbjellë te brezat atdhedashurinë, besnikërinë, paqen, por edhe aftësitë e përgatitjes për jetën e njohjen e rrjedhave jetësore, nga faktorë të brendshëm e të jashtëm. E gjitha kjo, sfidë që i bëhet kohës, i etur është gjithnjë poeti, sepse e shpreh me fjalë atë, ama uni i tij tejet human e bën atë që ta shohë gjithnjë gotën gjysmë plot.

     Ky poet zoton pasuri e vlera humane, kulturore, të larmishme, sa të impresionon, që shfaq potencialin e tij shumëdimensional.

/ Dikur fillove të m’i rrotulloje edhe pjatat e fjalës

/ Fillove të bëheshe i padurueshëm

/ Mollë e pashartuar 

/ Fjala e jote

/ As për uthull nuk bënte

Në horizontin e hapësirave të jetës dritë ju bëhesh shtigjeve të motmotit, me krahë e zemër, seç i bëhesh siluetë veprimi.

     Poezia është pikturë e gjallë, që i bëhet veprimeve njerëzore, përpjekjeve dhe zhgënjimeve.

     Me anë të metaforave të goditura, që të befasojnë, por, përkojnë me raste të shpeshta në mjedise të ndryshme.

    Poeti fshikullon injorancën e tepruar apo edhe dinakërinë e smirën. Model vjershërimi interesant në shqetësime dhe në mjeshtërinë letrare, gjithashtu, çliron poezinë nga fryma e gënjeshtërt, shton madhështinë poetike për arsye të mënyrës kreative të shtjellimit, ku paraqet motivet e përditshmërisë së jetës.

Vëmendjen e njeriut e kthen te këshillat apo edhe tërheqja e vëmendjes me një shpirtëzim plot gjallesë, me horizont të gjerë botëkuptimi. 

     Kontakti me librin ka funksion të gjerë drejtpeshimi dhe emancipimi.

     Autori flet për sofrën e fjalës, fjalën e shpirtit, hapja e shtigjeve në gjithë sferat e jetës, me një shprehje të bukur, e qartë, estetike dhe thumbuese si bleta, nga një mendje e zgjuar e plot ndjenjë, ndaj muza e ngacmimit e bën metaforikisht të fuqishme, por edhe shfaq skena të lehta pikëllimi.

     Kur e pyetën shkrimtarin pse ishe aq i sjellshëm me budallenjtë: U përgjigj: 

    “Sjelljen e mirë unë e mbaj si të vetmin shkop, që i mban larg budallenjtë, sepse përndryshe do të më kërcente tundimi t’i rrah.

     Edhe në këto vargje tregon qartë përvujtërinë e poetit e shoqëruar me sjellje, ku paraqiten vlera të mëdha si mishërim i traditës shqiptare.

/ Emri yt ruajt m’i ka rrënjët

/ Që të mos shuhej fara e bimës sonë

/ Ah, sa më dogji malli

/ Për qiellin tënd - Kosovë

Përmes vargjeve, paraqet dritën e pashtershme, përmes këngës, që i këndon vendit të tij më të dashur, aty ku shpresa dhe ëndrrat flasin me gjuhën e tyre, ndaj i thur himne, që i burojnë nga shpirti me një dashuri të pamasë.

     Poeti përdor figuracionin e përcjell mesazhe drite, shprese, kënaqësie, deri në lumturim për Kosovën e shtrenjtë. Vargje ku shquhen për thellësi, ndjenjë dhe sinqeritet.

     Këto vargje flasin shumë, fjalë pak, por metaforikisht e mbushur plot larmi. Jo më kot quhet “poeti i metaforave”. Autori vazhdon të ushtrojë ndikim te lexuesi dhe të nxisë emancipimin e njerëzor.

Thyen tabu e hap horizonte të reja në jetë.

     Ndihmon njerëzit të zhvillojë aftësitë e tyre për të artikuluar më bukur mendimet, madje, edhe më qartë duke depërtuar lehtësitë, deri te historitë e detajuara.

     Vazhdon të hulumtojë ekzistencën njerëzore dhe shqetësimet madhore të së shkuarës, por edhe të tashmes dhe i sjell në varg.

     Poezia është mbretëresha e letërsisë, por bëje të tillë, thotë shpesh autori.

/ Miku im, poezia është art i së bukurës

/ Por, jo art i të shkruarit për gjithkënd

/ Atë në shpirt duhet kuptuar

/ Në shpirtin e saj për të hyrë

     Autori flet pafund për mbretëreshën e letrave artin, mbi të cilën krijohet poezia, sepse poezia, thotë autori kërkon majat e mendjeve të mprehta.

     Kthehemi sërish te fjala, si brumë për vargun, muzës së idesë, fuqisë psiko-filozofike të krijuesit, talenti i mjeshtërisë së tij.

     Këto elemente gërshetohen rreth artit të ndërtimit të strukturës së poezisë, pa dalë te forma, struktura e saj, metafora, muzikaliteti.

Pra, cilat nivele të poezisë synojmë të arrijmë? Ashtu sikundër vargjet janë kritere të bazuara në krijimtarinë aktuale, ku ka plot libra pa dobi e krijojnë stok brenda lëmit të letërsisë.

     Grafomania - për t’u bërë shkrimtar dhe 

      Faqomania - për të nxirë letra, jo vetëm lëshojnë llum mbi letërsinë, por tregu varfërohet nga cilësia, në këtë krijimtari pa fre.

     Ama në këto vargje shprehet tejet i prerë, madje, hedh vrer mbi paaftësinë.

     Pak fjalë, por ama me një botëkuptim universal.

     Franc Kafka, shkrimtari i madh ka pohuar se nuk ka letërsi të mëdha, pa të vërtetën dhe moralin, pa të cilat shoqëria mund të shndërrohet në gërmadhë të njerëzve të çorientuar.

/ Përmallshëm më pret Malësia krahëhapur

/ E zbehtë në fytyrë, jo si përherë

/ Seç i ndjeva dhimbjen përmes rrugicave

/ Për djemtë që po ikin e s’po kthehen

Poezia vjen si një pikturë e gjallë e Malësisë së      Vërrinit, në tokën më të dashur të poetit, Kosovën.

     Dashuri e ndjenjë shpirti plot mall, deri në përvëlim.

Stili i veçantë i këtij vëllimi poetik plot frymëzim shpreh ndjenjat në strukturën e vargut dhe e mbështjellë me kujdes, ku nuk mungon mallëngjimi deri në përlotje, dhe gjendet në përshtatje me motivet.

Këto korale ndjenjash i përcjell plot nostalgji te lexuesi, ky poet mendjehapur, personalitet, që ka pjekuri të gjenialit dhe plot modesti përpara opinionit të letrave.

     Në këtë vëllim poetik, e veçanta fillon që nga titulli metaforik: “MBI RIMA BIE SHI” , por edhe në çdo poezi të tij gjenden tema të larmishme e tejet interesante me stil e shumë botë brenda, ku dominojnë: malli, largësia, brenga e nostalgjia.

     Poet me botë të pasur shpirtërore që bëhet ushtar i Penës dhe letërsisë.

     I këndon vargut e mallit, duke i shtrydhur damarët e dhimbjes.

     Etja për fjalën e mendimin e mbushullon.

     Ai dëshiron të shpëtojë ato gonxhe të grimcave të gëzueshme, të cilat dikur qenë venitur në gjoksin e tij e ta prekin sërish atë vesën e mirësisë. Dëshiron t’i zbusë fenomenet e padrejtësive, madje, ku gjembi ka depërtuar thellë e me dhimbje të plotë në mish, e shqiptarët akoma e kanë plagë.

Tek Ajgeraj mbizotëron ndjenja e fortë e dashurisë për Kosovën legjendare.

“MBI RIMA BIE SHI” ky vëllim pa diskutim na solli shiun poetik, si shi pranvere që hap gonxhe, që flladit shpirtra, që lulëzon, madje, horizontet me larminë dhe fuqinë që ka dhe forca e emocioneve që përcjell.

     Abraham Lincholn ka thënë: “Gjëja më e mirë e së ardhmes është se vjen nga një ditë përherë.

     Nuk janë vitet e jetës sate që kanë rëndësi, por jeta në vitet tuaja”.

     Ashtu e sjell vëllimin autori, krejt laboratorin e  gjallë të shpirtit të tij e gjithë këtë teknologji poetike.

Urat lidhëse me konstitucionin shpirtëror poet- lexues, ndjen thellë emocione, por ama vjen si një shandan drite dhe shpresë për gjithësinë - universin.

 

                    Lezhë 17.1.2021

 

 

METAFORA E MALLIT

 

(Përzgjedhje poetike nga poezia e Ajgerajt)

 

Në çdo epokë dhe në çdo kohë, njerëzia kanë bërë përpjekje të vazhdueshme në përmirësimin dhe forcimin e njohurive, dhe dukurive të ndryshme, pa çka se u janë përkushtuar fushave të ndryshme, por edhe në situata të ndryshme.

     Edhe kohërat e njerëzit kanë pasur uljet e ngritjet e tyre, pra zbaticë e baticë në udhëtimet e tyre të gjata, në periudhat e ndryshme historike. Por, njerëzit e suksesshëm kanë bërë epokë. Kanë krijuar botën e tyre universale. E gjithë universin e kanë zbritur nga mendjet elitë në duart e tyre të stërvitura dhe “globin” e dhuruan me vullnet të patundur, duke dhuruar shpirtin e tyre plot dritë e dije, plot mesazhe shpresëdhënëse, duke u kthyer në meteor të ndriçimit të mendjeve që bota të pasurohet me paqen shpirtërore, larg abstraktes, mediokritetit, demagogjisë, duke demaskuar pushtetet totalitare, tradhtitë, egoizmin, si shembull primitiv, fshehjen e së keqes dhe ligësisë, djallëzitë, imoralitetin, barbarizmin, vlerësimet e pamerituara, e plot elemente negative që i hasim shpesh.

     Penat janë gjendur gjithmonë përballë sfidave, por edhe kanë qenë prijësit për të thelluar te popujt vetëdijen për realitetin në kombet e tyre.

Penat kanë bërë dhe bëjnë “revolucione” që janë dhe aq vendimtare për të ardhmen e kombeve, për demokracitë, për mirëqenien, ruajtjen e gjuhës, traditës e kulturës, si dhe zhvillimin e njohurive te gjeneratat.

 Është detyrë e gjithsecilit nga ne të reflektojmë për figurat e ndritura të Penës.

     T’i njohim më mirë ata. T’ua njohim veprimtaritë, aftësitë e kapacitetet, në raport me fushat dhe zhanret, të cilët kanë kontribuar për kombin, me vullnetin e tyre të hekurt, me pasion e përkushtim, në të mirën kombëtare, për një shoqëri të zhvilluar në mënyrë demokratike, me botë dhe vizion për një të ardhme më të bukur, që i shërben gjithsecilit. Për të edukuar e formuar brezat, për të mbjellë frymëzim e virtyt, për t’u distancuar nga antivlera.

     Ideja e këtij libri me përzgjedhje poetike nga shkrimtari prizrenas, me punë e qëndrim dhe aktivitet në emigrim, por ndër dekada dora i shkroi e shpirti i këndoi, veçse shqip, plot intonacion e muzikalitet për Kosovën e popullin shqiptar.

     Gëzim Ajgeraj, ky shkrimtar, dramaturg, kritik letrar, prozator, poet etj., shkroi pa pushim për të gjitha zhanret e letërsisë, ku pata fatin të studioj mbi të gjitha zhanret dhe krijimtarinë e tij.

     Jo që, jo vetëm nuk të zhgënjen, por bota e tij e pasur e krijimtarisë të magjeps, me madhështinë formuese dhe mënyrën se si i trajton krijimet e tij në këtë lëmë të madhe të letërsisë shqiptare, por dhe më gjerë.

     Zemërgjerësia, aftësia krijuese, mënyra se si punon në grup apo aktivitete të përbashkëta, për të mbështetur miqtë në art, e veçon Ajgerajn, si njeri plot botë, për finesat, në raport me të bërit sot letërsia plot efekte domino, e sidomos në letërsinë shqiptare, ku dozat e zbehta të aftësisë së ushtrimit profesional të shkrimtarit, janë të dukshme, në raport me kërkesat e letërsisë dhe elementet përbërëse të saj.

     Nga ç’kam studiuar për letërsinë e Ajgerajt, ku konkretisht, ky zhanër i letërsisë shqiptare, siç është “POEZIA” është “Gama dhe Omega” e këtij poeti.

Poezia te ky poet është pasion i lindur. Është dhunti e dhuruar nga Zoti, si rrjedhshmëri e epokave nëpër të cilat udhëtuan shqiptarët dhe vazhdojnë të bëjnë udhëtimet e tyre. Pena e palodhur e poetit ka bërë historinë e saj, duke i dhuruar letërsisë dhe botës shqiptare mijëra poezi, me stile të ndryshme, që u takon gjeneratave ta lexojnë e të përfitojnë nga kjo gamë e madhe, pasi në çdo stil të saj gjenden brenda kësaj miniere të pafundme.

     Ndaj ndjehem me fat që e kam studiuar këtë zhanër poetik.

     Larmia e poezisë ka një bazë të gjerë krijuese dhe përfshin gjithë stilet dhe format e poezisë.

Poeti ka lëvruar stilet:

• Poezi për të rritur.

• Poezia për fëmijë.

• Poezia sarkazmë.

• Poezia fabul.

•Poezia etnos kulturor.

     Është ky poet, ndër të paktët, në rrafshin letrar e poetik, që përfshihet në çdo stil, ku sjell larmi temash e tematikash brenda secilit stil poetik.

     Ajo çka e bën tejet atraktiv, autorin, brenda sferës poetike është fakti se, poeti, quhet, madje, poeti i metaforave. Kjo më së miri e gjen në gjithë lëmin poetik të autorit. Është dhunti e tij që ta veshë fjalën me metafora të fuqishme e, rrjedhimisht, vjen edhe magjia në varg, duke e bërë superlative.

     Është pikërisht kjo arsyeja e titullit përzgjedhës, lidhur me metaforën, ndaj është titull i spikatur.

     Pasuria poetike e poetit Gëzim Ajgeraj zë vend të veçantë në letërsinë shqipe, për shkak të forcës krijuese, shumëllojshmërisë në tema dhe brendive të jashtëzakonshme. Poeti që i shkroi e i këndoi Atdheut - kombit të robëruar ndër shekuj, vendlindjes, qytetit historik, ngjarjeve të ndryshme, duke i trajtuar në varg, luftës për çlirim, vrasjeve, burgimeve, pengjeve, djegieve e shkatërrimeve, fëmijëve, që i quan lulet që zbukurojnë mëmëdheun - e ardhmja e Atdheut. 

     Largësitë që aq shumë e mundojnë e plot tematika të tjera për gjithçka e gjithësinë.

     Është detyrë e kuadrit arsimor të Republikës së Kosovës, që krijimtaria e mirëfilltë e këtij personaliteti të letërsisë shqipe të studiohet në shkollat shqipe, si vlerë e artë, për të ndritur mendjet në mënyrë progresive dhe për të zëvendësuar në ato poezi shkollore, që nuk përcillet asnjë lloj mesazhi.

Me qëllim, brezat që do të vijnë, të përfitojnë njohuritë e nevojshme për këto studime nga mjeshtri i madh i letrave shqipe, këtij idoli të letërsisë bashkëkohore shqiptare me dimension ndërkombëtar.

     Rreth katër dekada më parë, Atdheu rënkonte nga plagët e shumta.

     Të riun e asaj kohe e ngacmonte muza e mendimit për gjithçka, që rëndonte mbi Atdheun e tij, dhe hallet që ai popull po i përjetonte.

Vargjet e para ( notica ) i shkroi për mëmëdheun, për vendlindjen, për popullin e tij.

     Kështu që shpejt u njoh si interpretues i shkëlqyer, më pas krijues nëpër rrethet letrare.

Udha e gjatë dhe e pandërprerë, e ka bërë që Pena e tij, dashuria për botën shqiptare, të jetë ndër Penat më të pëlqyera në botën shqiptare.

     Ai mblodhi historitë, i vargëzoi, i ndriçoi e bëri me krahë, duke ju dhënë shkëlqimin e duhur.

Nga gjokset e lexuesve nxori gjithë atë mori ndjenjash. I përgjoi me kujdes të madh, ua rregulloi ingranazhet deri edhe tik-takun e tyre të gjallë e rinisën sërish.

     Zukama e lehtë e ndjenjave e lëshon befas fërgëllimën e një kënge të shtruar nga më të moçmet e kullave. Zukatja pranë vatrës së mëmëdheut është shndërruar në krijimtari të majave të letërsisë shqiptare.

• Vendin kryesor në krijimtarinë poetike të Gëzim Ajgeraj e zë Poezia për të rritur.

Jo më kot e kam quajtur si poet i metaforave.

Megjithëse i tillë është poeti.

     Jo vetëm që e njeh mirë metaforën, por ka shkruar leksione për të, ndaj veshë fjalën e vargun, i jep hapësirat filozofisë së krijimit të poezisë.

     Përzgjedh fjalën, si brumë e duke përdorur elementet, pra: idenë, muzën e mendimit, muzën e ngacmimit, fuqinë psikologjike, talentin, mjeshtërinë, gdhendjen e fjalës, etj.

     Përdorimi i këtyre elementeve e bën gërshetimin rreth artit të ndërtimit të strukturës së poezisë, aq të fuqishme dhe jetëgjatë dhe do t’i shoqërojë brezat.

Forma, zëri e substanca në muzikë nuk ndahen, ashtu si poeti në poezi e bën atë.

Autori njihet edhe me një tjetër epitet, që dominon në pjesën më të madhe të poezive -

“poeti i mallit”.

     Brenda këtij stili poetik, ai sjell plot të tilla dhe i shpalos në dimension real, me shpirtin e ndjeshëm e njerëzor. Ka përjetuar dekadave dhimbjen e tmerrshme të mëmëdheut, luftërat, vrasjet, zhdukjet, sakrificat e popullit të tij, vuan largësitë e mallin gërryes, për nënën e shtrenjtë,vendlindjen e dashur, e gjithçka që la pas.

     “Të zgjon jehona, klithma, thirrjet e vazhdueshme drejtuar bashkëkombësve për vetëdijesim. Por, poeti mes vargëzimit nuk i kursen kritikat as ndaj ndërkombëtarëve, në momente e çështje të caktuara i vë në dije e bën thirrje për drejtësi, demokraci e paqe.

Thirrjet e poetit janë të vazhdueshme nëpër poezi, për ndëshkim ndaj keqqeverisjes së kthyer në pushtues e vrastarë të qytetarëve e të bashkëkombësve të tij.

Poezia e Ajgerajt ka gjithë forcën e fjalës, fuqinë e thellësinë e mendimit, ku gjeografia e njohjes së realitetit e pasqyrimit te publiku i gjerë është i pafundmë.

     Dora i shkruante vazhdimisht dhe shpirti i qante përmes Penës për vendlindjen e robëruar, që ishte kthyer në ferrin e vërtetë, që dikur as mund ta imagjinonte.

     Realitetin e gjen të vargëzuara në vëllimet e pafundme poetike e mijëra e mijëra poezi.

     Ky poet i pashtershëm, që hallet e dertet e Atdheut ia qëndisi kohërave historinë dhe i la në mënyrë periodike të arkivuara për brezat në botimet e shumta, si dëshmi e kohës për gjeneratat.

Ende e bren malli i largësive, tek mendon për mirazhin e praruar nga dielli i Kosovës, ku frymëmarrja e një oksigjeni e shenjtëron atë. Ndjenja e të qenit shqiptar i Kosovës, ku punon  pareshtur për të marrë vlera e virtyte me një krenari sublime.

    Lirshmëria e të shprehurit ka qenë tipari kryesor i stilit të Ajgerajt, që në fillimet e hershme të krijimtarisë.

    Nëse mund të veçoj disa nga vëllimet poetike të këtij stili, nuk është aq e lehtë, pasi lexon një vëllim dhe mendon se është ajka, kur lexon tjetrin, sërish të rrëmben e të bën për vete.

Epo në do të veçojmë ndonjë:

     • Etje në fjalë. • Çaste Alpike. • Eh, Guri! • Antisimbiozë. • Strehët pikojnë mall. • Mendim i Gurtë. • Regetim në horizont • Nostalgjia. • Kronikë e udhëve, e dhjetëra e dhjetëra të tjera, po kaq formuese, kaq interesante, kaq brilante, që dhurojnë, veçse emocion për lexuesin.

      Brendia poetike e vëllimeve për të rritur është e jashtëzakonshme.

     Leximet e këtyre vëllimeve të shndërrojnë në një satisfaksion të jashtëzakonshëm.

     Është aftësia e autorit që bashkudhëton me lexuesin dhe poezisë i jep një natyrë marramendëse fantazie, pa çka se bota e trazuar e autorit, lexohet në vargje, sepse shpirti i tij i çlirët nuk duron dot padrejtësinë.

     Mesazhet e forta të shpresës dhe të besimit, të kurajës dhe energjive pozitive të krijuar mbi artin, optikën dhe mënyrën e komunikimit me njerëzit dhe lexuesin e gjerë, me brendi të fortë dhe shije të Penës, i përcjell gjithnjë lehtë e këndshëm.

Magjepse është poezia e poetit, ku për miqtë është më se e pritshme.

     Modele të arta letrare, të përkryer në lartësi metafore, janë gjithë vëllimet poetike të Gëzim Ajgeraj, ku depërtimi i vazhdueshëm në thellësi mendimi, intuite e imagjinate krijuese, gjithnjë në perspektivë, është pa dyshim poet me dhunti të përmasave madhështore.

     Dekadat kanë qenë për autorin tregues pozitiv i lëvizjeve tejet të veçanta, me përsosjen artistike dhe estetike, mbi diskursin letrar, mbi gjithë stilet e poezisë.

     Për botën që e rrethon e përmbushin Gëzimin, dhuntitë e këtij poeti të madh dhe universal, ku i shpreh përmes ndjenjave gjithë arkivin e shpirtit.

     Vëllimet poetike të autorit, që përmbajnë tema të jashtëzakonshme e plot larmi, sjell plot motive e frymëzime nga bota që e rrethon, të shtruara në rrafshin poetik, në gjerësi e thellësi të këtij arti të bukur, të lëvruar në të gjitha sferat e imagjinatës, duke i perceptuar qartë me realitetin e kohës. Aty lexuesi gjen botën reale, gjithashtu, edhe kronologjinë e ndjeshmërisë, ku demonstrimi mund të nxitet.

     Vëllimet poetike plot kapacitete bartin rëndesat e tyre emocionale.

     Plot kolorit dukurish identifikon kohën ndër guvat reale të shpirtit dhe të realitetit. Përshkon thellësisht botën emocionale dhe shijohet artistikisht në sinkron me trajektoret e së ardhmes nëpërmjet majave të fjalës.

• Një tjetër stil, po kaq i rëndësishëm, poeti sjell poezinë për fëmijë me dhjetëra vëllime poetike që jo çdo kush mund të guxojë të provojë. Me këtë stil për shkak të delikatesës.

     Ama krijimtaria në stil, formë dhe përmbajtje ka vlera të veçanta edukative e formuese, me plot larmi temash dhe brendi të mrekullueshme të trajtuara me kujdes të veçantë, ku prek një botë tejet magjepsëse plot larmi ngjyrash, si ato ylberet pas shiut, kthjelltësi e kristaltë mendimi, forca e fjalës, imazhet dhe mesazhi që përcillet, ia shton vlerat vëllimeve dhe komunikimeve. I drejtpërdrejtë me fëmijët e bën akoma më atraktiv.

     Aftësia e poetit është se ai bëhet njësh me fëmijët, pasi tregohet aq luajal dhe i brishtë hera- herës. Sikur shtron biseda e ua këndon këngët e bukura që ua thur. 

     Madje, ata shpesh ndjehen si të rritur nga privilegji, përjetojnë emocione, ndjejnë kënaqësi e gjejnë hapësirat e nevojshme për të shprehur edhe idetë e tyre mbi krijimet.

     E gjithë relievin poetik e shtjellon ëmbëlsisht për shkak të botës reale dhe të padjallëzuar të fëmijëve.

Dhunti që poetin e bën aq madhështor të modestive e çiltërsisë poetike në krijimtari.

Dashurinë njerëzore, poeti e do konkrete, brenda botës së fëmijëve në përtëritje e ajo të jetë e pastër si prej qielli.

     Gëzim Ajgeraj është poeti i gjithë moshave.

     Ai i këndon qiellit e tokës, lumenjve e deteve, i luftës për liri e paqes dhe harmonisë, i dijes dhe i dritës, ku gjithnjë përcjell mesazhe shprese.

Me simbolikën e guximit dhe të shprehjes, me ritmin dhe metaforën, si pikë të fuqishme në poezi, në disa nga vëllimet pikon dhimbje e mall për tokën mëmë.

Dekada më parë fëmijët e Atdheut përjetuan luftën bashkë me pasojat e saj, ndaj, pa dyshim, janë fëmijët e atëhershëm dëshmia e gjallë e kohës.

     Pati bashkëmoshatarë, që lufta i mori, ku për hir të historisë poeti i sjell të vargëzuara, për t’ua dhuruar gjeneratave të reja, si shqetësime, që kombi i tyre i pati përjetuar.

     Lot e dhimbje të atyre fëmijëve që në kohë lufte vuajtën pushtimin serb.

     Gjeneratat e reja do t’i përjetojnë ato ndjenja, përmes vargjeve, e për t’i ruajtur si kujtime të hidhura të brezave të mëparshëm. 

     Mesazhet ndër vëllime janë tejet edukative.

     Por, edhe porosi, kujdes e vigjilencë brezave, sepse veriu është afër.

     “Charles Bukowski ka thënë: “Mënyra për të krijuar art është të djegësh dhe të shkatërrosh koncepte të zakonshme, duke i zëvendësuar me të vërteta të reja, që zbresin nga mendja e dalin nga zemra.

     Bota është si një libër, kush nuk udhëton, njeh vetëm një faqe.”

     Në këtë stil poetik vëllimet janë me dhjetëra, por në do të veçoj:

     • Kroi i qytetit tim. • Libri është porta e botës. • Në kopshtin e gjyshit. • Fjalë e mall. • Gjuha e Lonës. • Kënga e zogut, etj.

Përmes brendive, vëllimeve falë temave të ndryshme, ju dhurohet shumë dashuri njerëzore, mesazhe të shumta për botën e tyre të mbushur me imazhe shpresëdhënëse për rritën, edukimin dhe formimin, por edhe përgatitjen, për të përballuar sfidat e jetës.

• Në mund të citoj disa tituj mbi fabulën dhe sarkazmin siç janë: • Hajni ketër. • Në kuvendin e artit, e plot të tjera të këtij lloji, janë vëllime poetike që te fëmijët sjellin shumë hare, por edhe formohen përmes këtyre formave poetike në këtë stil të veçantë dhe tërheqës për fëmijë, ku instikti futet në botën e artit, përmes vargut poetik.

     Cilësia në këtë stil poetik bën që të shpërthejnë në botën e përjetimeve. Tundimi  dhe shpërthimi i imazheve përballen fuqishëm.

     Pjekuria e frymëzimeve me konfiguracionet parapëlqen më tepër dimensionin kuptimor. Përzgjedhja me mjeshtri i bën poezitë në këto stile të prodhojnë ndikim estetik dhe të ndërlidhë fije të forta të fjalës dhe të mendimit. Vijnë si rrjedhojë në vijimësi profesionalizmi, sepse Pena e skalitur e autorit përshtatet në stilet e këtij zhanri me moshat e lexuesit.

     “Urtia popullore karakteristikë e trashëguar ndër breza, mbetet detyrë e të gjithëve, për ta ruajtur e transmetuar kulturën e traditën, ndërsa poeti e përcjell këtë dukuri përmes Penës te gjeneratat e reja.”

     Si margaritarë shkëlqimi zbresin dritat e meteorëve në duart e të rinjve, teksa ndriçojnë errësirën, ashtu si galaktikat në udhën e bardhë të qumështit.

Ndër këto vëllime poetike për fëmijë, poeti kërkon që vlera ta mundë antivlerën, jeta ta mposhtë vdekjen, drita ta ndriçojë errësirën, virtyti ta eliminojë ligësinë, besimi ta mundë mosbesimin.

     Poezitë ndër vëllime arrijnë në stilin tyre, krijojnë ndjenjën e bukurisë, plot imazhe, ku ndizen perceptimet, bëhen dritë për ndjenjën e bukur me fuqi magjike në aspektin filozofik.

Autori, Gëzim Ajgeraj, si mjeshtër i artit të Penës, zotëron çdo stil të poezisë, brenda këtij zhanri, me vlera të jashtëzakonshme, pasi muza e poetit është e mishëruar me traditën dhe kulturën kombëtare. Artin e pasqyron si realitet i epokave, ku përcaktohen vlerat e këtij arti, magjia e fuqisë, e fjalës poetike ndez shkëndija shprese përmes vargut poetik. Ja që këto vëllime për fëmijë vijnë si margaritarë, që shndrisin shpirtrat e fëmijëve, të rinjve, e jo vetëm.

• Etnosi kulturor. 

     Në krijimet për etnosin, do të gjeni një krijimtari me bazë të gjerë e brilante plot larmi, ku përfshin: lindjet, ditëlindjet, ninullat, festat familjare, fejesa apo martesa dhe gjithçka që i përket etnosit kulturor të zonës.

     Vëllimet përfshijnë fjalë plot muzikalitet të grumbulluar nga ajo minierë kulturore e popullit dhe traditën e ruajtur e kultivuar ndër breza. Në këtë maratonë të gjatë, ku artin e ka përkushtim jetësor. Me këto frymëzime është mishëruar ndër dekada.

     Me kënaqësi e përcjell për lexuesin, por edhe për t’u arkivuar, si dokument i kohës për brezat që do të pasojnë. Ky përafrim i poetit, me artin e poezinë, do të na bënte të ndjeheshim njësoj.

     Këto lloj poezish ndër vëllime, vijnë si këngë plot intonacione e muzikalitet e rrjedhin natyrshëm nga shpirti, ku përçon labirintet, ku merr udhën përmes diapazonit dhe mjeshtërisë së fjalës që krijon.

     Fenomeni: magji e vargut në poezi të këtij stili, arrin, pa dyshim, efektin dhe qëllimin përmes mesazheve, që përcjellin te shoqëria e gjerë, pasi poeti të bukurën e të magjishmen, e përcjell përmes fjalës. Dialektin e vetëvlerësimit e ka kompletuar, në nivelet më të larta.

Ata njerëz që të mahnitin me vlera të larta tradicionale, që dëshmohet më së miri në “Etnosin Kulturor”, ku vjen këndshëm për lexuesin e gjerë kultivimi i këtij arti poetik kaq të dashur për njerëzinë.

     Ky poet bën pjesë në grupin “CLEAR” të poetëve me gamë të madhe krijuese.

     Në gjithë këtë poetikë, që kemi sjellë me përzgjedhje, autori pa më të voglin dyshim e ka nga Gëzim Ajgeraj me gjithë unin e profilin e tij. 

     Idol i vërtetë i poezisë shqipe që e ka ngrit poezinë në majat më të larta të letërsisë, me autoritetin e tij të formuar përgjatë dekadave - ndaj mbetet referencë e spikatur.

     Mjafton të lexosh disa nga vëllimet, për të kuptuar se sa madhështore dhe magjepsëse është e gjithë gjuha e shkruar dhe e vargëzuar në varg. Seç bukuri e imponon, transmeton apo mbart fjala! Ç’dije universale ka brenda botës së tij magjike, plot filozofi, histori, letërsi e art, ku përcjell kumte njerëzore dhe përfaqëson me modesti e dinjitet në arenën ndërkombëtare.

 

 


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen