• GJUHA E ARTIT LETRARË DHE PSIKOLOGJIA
FILOZOFIKE
1 • Në vështrimin Estetik.
Bukuria e artit në vëllimin poetik AGMIA
E FJALËS janë vlerat e shprehura me mjeshtëri të thellë kuptimi e
përceptimi dhe lën hapur çështjet mbi të cilat flitet për shijet dhe ndjenjat
poetike të vëllimit, ku bukuri e fjalës të obligon dhe motivon të përfshihesh
në kërkim të definicionit mbi vlerat poetike.
E
kemi thënë e thënë që moti se Estetika në poezinë e Ajgeraj-t i vjen më së miri
për shtati pasi në poetikën e këtij vëllimi gjenden gjithë elementet poetike,
prandaj lehtësisht shprehem se 'poezitë janë aq interesante dhe me vlera të
jashtëzakonshme.
Kjo
thuhet për të gjithë ata që dinë të lexojnë dhe t'i japin vlerat e merituara
vargut dhe poezisë, e cila ndriçon mëndjen me mendësi të thelluar e me disiplinë
të fortë filozofike, me nivel të lartë artistik dhe duke ngritur poezinë në
nivelet më të larta të letersisë.
Ndriçon
të vërtetën e bën ta kuptosh madhështinë e fjalës dhe vargut, ndikimet dbe
funksionimi në art e estetikë gjithashtu.
Estetika
dhe intuita poetike, imazhet dhe metaforat apo instikti poetik, krahasimet a
mesazhet, padyshim janë shumë dimensional.
Nga guvat e shpirtit gurgullojnë njohuritë e
kristalta e peshqesh na i bën përvojat dhe i përjetojmë në të lexuar,
pasi përmes fjalës ia kuptojmë thelbin estetik të shpirtit, ku gjendet dhe
zanafilla e mirëfilltë e artit poetik të poetit i cili i përsosë me sukses.
Brenda
këtij vëllimi takon të magjishmen, madhështoren, të bukurën, fantastiken, pra e
gjitha Estetikë në poezi e cila shton rëndësinë e komunikimit por dhe ndikimit
gjithsesi, pra takon estetikën si disiplinë filozofike, si rrjedhë e zhvillimit
dhe pasurimit në varg.
Ama,
poeti është i lidhur ngusht me të kuptuarit filozofik të universit ku është
pjesë.
Përmes
fjalës përcjell kuptimin e thellë të shpirtit poetik ku gjuhës dhe artit të
mirëfilltë i kushton rëndësi të veçantë, por dhe artit të mirëfilltë poetik me
fjalor tejet të pasur, pasi në botën e magjishme sjell bukurinë e mendimit të
fjalës.
E
magjishmja në poezinë e Ajgeraj-t është arti filozofik, trajtimi me finesë në
varg dhe forca e saj e gjithë brumi poetik, të surprizon pasi risia
ishte të prekësh majat si një rrugë mjaft e mprehtë e letersisë;
Seç më mban peng ideali
Dhe ajo bjeshkë e ndarë atje majë mali
Dhe ai gurë
Mbi plagë ç'më rëndon
Shpesh ma zë rrezen e diellit mbi Kukës
E me pamjen e brishtë
Dritën ma verbon mbi Prizren
Eh, kam një jetë që ia kam vënë syrin
Se si erdhi ora
Se diellin me copëza po e shoh
Malli
dhe ndjenja për bashkimin kombëtarë çirret e buçet.
A nuk zë vend këmbëkryq estetika filozofike
mbi këto vargje kaq të bukura, të ndjera e të veçanta.?!
Ama
edhe plot elemente, të cilat për lexuesin janë magji, nxit e provokon përjetime
të forta emocionale e impresionuese ku spikat intelekti me plot horizonte të
reja, duke përdorur intuitë dhe inteligjencë të pashembullt.
A
nuk e përjeton krijimtarinë e cila të krijon impulse të forta artistike por ama
edhe mendimin e thelluar filozofik me kapacitet mjaft të dukshëm poetik tek
fluturon drejt majave të letërsisë shqiptare, dhe artikulon qëllimet poetike e
përçon mesazhe të shtetërore ,intelektuale, ky mjeshtër i domethënies e
kërkimit, zbërthimit e kuptimit të sistemit filozofik të shpirtit, të shoqërisë
dhe raporteve ndër shtetërore, ndaj kërkon ekuilibrat e duhur.
Poeti
rend pas befasisë apo figurës artistike idesë apo vargut poetik, ky
individualitet i poetikës së kohës, pasi komunikimi i brendshëm shpirtërorë e
artistik nuk u ndërpre kurrë me artin e tij poetik.
Ndaj
na ka afruar klas e finesë me spontanitet sa për ta patur zili, me figuracion
modern të gjuhës poetike.
Seç përsosë qënien poetike brenda vetvetes.
• 2. Toleranca satanike dhe Ballkani i
vogël.
Ideali për Atdhe e Komb, qe i lindur në
shpirtin e madh të poetit, ndaj ecejaket e ngadalta plot djallëzi që nëpër
Atdhe e sidomos katër dekadat e fundit, të cilat qenë zhytur në errësirën e
shekullit të shkuar por dhe shekullit ri.
Përmes
vargjesh e metaforash ligjëron ligësitë e stisura mbi vendin tonë, shtëpitë,
trojet dhe assesi që mund të pajtohet me realitetin që shekujt ia pasuan njëri-
tjetrit, ndaj dhe përmes vargjeve, përcjell pikëllimin që ruan brenda shpirtit.
Mashtrimi
me plot ndjesi ankthi e përjeton ende, sepse mbi plagë, koha ende pikon helm,
ndaj vjen me vargje magjike plot zemëratë dhe pikëllim, ndonëse besimi duket se
nuk gjen shteg.
Burimi
i artit poetik tek poeti është muza e tij, ndaj e shpie në kësi përjetimesh me
emocione të forta dhe e mbulon si dielli tokën në gjithë Ballkanin e Vogël, por
autori s'ndalon veçse këtu, ama ai shkon akoma më tej.
Ai përjeton dhe hedh duf mbi çdo brengë e
sfidë që përjetoi apo përjeton ende etnia e tij, falë gjithë episodeve të
pafundme që u stisën nga "kaçakët e botës ".
Me paqen ende jemi larg
Gjuhë e Satanës mbeti e paprerë
E zeza përmbi çatinë e fqinjëve ende pikon
Eurpa mbeti se mbeti hile e shitur
Në arenë vërtetë s'duken gladiatorë
As publik që moti, shtypur kokën e kanë
Po se krimi vazhdon kuluareve
Eh, kjo tregrare hartash s'harroi zanat
Me paqen çdo ditë grindet satana
I mbetet se i mbetet kjo gjuhë pa prerë
Gjarprin duhet shtypur në kokë
Po kush, kjo Europë e hileve
Për të zezën e fqinjëve ishin dyndur Karpatet
E me gjuhën e gjarprit i kishin fol Ballkanit
As sot e kësaj dite se harruan trashëgimin
Europa po dehet argëtimit
Duke lëmuar kokën e satanës.
Për
Ajgeraj-n, poezia është filozofia e bukur e fjalës së shkruar artistikisht e
veshur me metaforë.
A
nuk tregohet më së miri filozofia e fjalës në vargjet e mësipërme ku brenda
tyre mbartin historinë e shekujve.?!
Metafora është filozofi më vete dhe ngre në
majat poetike nivelin e poezisë.
Gjithë
dredhitë që Ballkani dhe Europa ua stisën shqiptarëve, autori e sjell përmes
vargjeve ku kanë aq shumë kuptim e domethënie mbi rikujtesat historike të
vjetra e të reja e ua përcjell gjeneratave ndodhitë , madje i nxit të jenë
njohës të mirë të rrënjëve të tyre dhe historive të shqiptarëve.
Gjithsesi
kur shkruhen, studjohen e s'harrohen, pasi Ballkani e pa teatrin e njohur e
regjizorët e krimit me aktet e moçme të inskenuara e lojra vrastare.
"Këlysh satane, rritur në oborrin e
satanës
Skena
për krime të reja për publikun e Europës që akoma ju duken hijet
Kryeaktor
bisha me shajkash e gjarprin mbi kokë që kur zbriti Karpateve të njëjtin rol e
luan për argëtimin e Eurpës dhe kopilët e saj".
E
vlerësoj lart moralisht autorin kurajoz, që thepon me kunjat e fjalës ligësitë
dhe djallëzitë që u mbollën e korrën dhe ende loja vazhdon.
Aman
o Zot, kaq pa fat ky popull i zgjedhur prej perendive, apo në mos jemi edhe ne
pak fatkëqinj të kohës se sytë nuk po i hapim dot për ta gjetur shtegun e
duhur.?!
Duket
se akoma gjendemi në skenën e re por me regji të vjetër, e kësaj radhe
kryeredaktor një kopil i satanës zgjedhur është, dhe për viktimë kanë zgjedhur
një zog shqiptari.
Europa,
kjo shtrigë e gatshme për të duartrokitur në teatrin e krimit.
Ky
zë thellësisht tronditës, i mprehtë dhe me fakte të qëndrueshme e bartës i
dhimbjeve të njëpasnjëshme të mëmëdheut, trajton prapaskenat nga
djallëzorë të observuar, që banditizmin e kanë të mbjellë në shpirt.
Për
ata që përdornin marifetet dhe indiferencën ndaj vlerave reale, prandaj vargun
e sjell si mesazh për vigjilencë në kategoritë kohë dhe hapësirë.
Por,
hapësira mbetet ende ëndërr, pra hapësira e ëndërrës është mjegullnajë, mjegull
e errët historike, mjagull nga ato që e ndalon dhe dritën e diellit, se paqja e
liria janë ende larg.
Po me ëndërrën ç'do bëhet.?!
Poeti
përmes fjalës e vargut e imagjinata artikulon emocione përmes filizofisë.
Si
poet i madh i Kombit hedh dritë mbi errësirën dhe i vetëdijshëm se historia
mund të përsëritet e vë në pah djallëzitë njerëzore të bujtura më parë dhe i
qorton në mënyrë të dyanshme për intolerancë dhe vigjilencë, ndaj përdorë
energji e forcë fjale dhe kohën e vën në dispozicion absolut për ta shndërruar
në mision.
Sepse Pena shkruan për njerëzit dhe fatet e
tyre.
• 3. Malli, kjo ndjenjë që djeg e
përvëlon.
Eh, ç'ti them më shumë mallit.
Mendja e syri bëjnë sikur flenë.
Malli
të djeg e përvëlon sikur një përbindësh i padukshëm dhe eksploron indet e tua.
Gjërësia
gjeografike e pakufishme, forca e fjalës dhe thellësi mendimit, cilësi e lartë,
brumë, stili i poetit ta servirin të gjallë mallin.
Ndaj
sikur i vie era shkrumb, e pse jo shpesh sikur prek hirin.
Poezia,
malli, metafora, ky trinom formon trekëndëshin plot madhështi dhe e përjeton
përmes elementeve, me të cilat ka krijuar universin poetik dhe gjendet fenomeni
MALLË.
Kjo
filozofi që shpërthen në mallë, bën lexuesin e tij ta zbërthejë vargun dhe
perlat e mallit i prek plot elegancë e stil, ndaj Malli zë vendin kryesorë si
element.
PËRTEJ MALLIT
Në të marrshin
furtunat e ikjeve
ruaju harrimit
mos u bëj
krahë dallendysheje
në qiellin e erërave
as strofull
malli
në folenë e udhëve
bëhu
zog shqiponje
në gjirin e etnisë
ruaju harrimit
A nuk është kjo poezi, këto vargje a fjalë
gjithçka thashë më lart.?!
"Bëhu zog shqiponje në gjirin e etnisë",
Sepse në finesat e vargut gjendet fuqia
krijuese dhe është brumosur në themelet e poezisë.
Peng
e mban malli poetin, për Atdheun dhe etninë e tij, Vërrinin që e don sa jetën,
ndaj përndjek kjo ndjenjë, aq sa zëri buçet mbi tokat e Kosovës.
Për gjithçka ndjen mallë dhe nostalgji e ndaj
e përjeton me emocion, por çdo çast përcjell mesazhe dashurie për vendlindjen,
kullat, të moçmit e çfardo tjetër që i përket mëmëdheut.
Ai i këndon në telat zemrës rikthimeve.
Duket sikur i këndon me pika loti.
Eh këngët, këngët prodhojnë nostalgji.
Ama, nxitin dhe optimizëm se e ardhmja pritet
ti sjellë ngjyrat e ylberit, sepse dhe ylberet dalin pas shiut.
Mallin e nostalgjinë, sa shumë i ruan poeti.
Poeti spikat përmes vargut.
Ndaj shkencërisht është shumë lart.
• 4. Etja për fjalën, kjo gjuhë e artit.
"Krojeve të rrjedhës së saj e pi etjen e
s'di pse s'kam të ngopur".
Fjala shqipe e vjetër sa vetë jeta, u fol, u
shkrua, vijoi udhëtimin deri më sot e ruhet si gjëja më e shtrenjtë për ne.
U
kultivua e përsos dhe sot jeton më bukur se kurrë.
Evoluan brezat, gjithnjë e kultivuan për ta
përsosur qoftë në dialekt apo dhe në standart.
Specialistë
dhe studiues të ndryshëm, punuan për strukturimin e saj të plotë.
Qëllimi është gjithnjë;
"Një
komb, një gjuhë, një standart", e në tërësinë e fjalës gjithmonë e gjen
botkuptimin, pasi FJALA lind si nevojë për të plotësuar komunikimin në format
më specifike të profesionalizit si strategji në avancimin e të shprehurit të
gjuhës bashkëkohore amtare.
'Fjala a Etja për Fjalën '.
Fantazia
për krijuesin është aq e përafërt me botën reale, në premisa të kapshme logjike
plot ndjenja emocionale për lexuesin duke e shpalos ndjenjën në vargje.
Me
figuracion shpon muret, thyen kalatë e bien perandoritë, mendimin e lidh në
litarë, "mister dhe mision ".
Sa
mllef ndaj egersisë së njeriut dhe zemërimin shpreh dukshëm tek mbytet kënetave
të muzës.
Zot, ç'kumt i pangopësisë, në mënyrë të
përsëritur, ama ndryshon formë.
Potentialin
poetik përmes fjalës e shpalos në format më të përshtatshme, plot finesë dhe
hermetizëm.
Përmes thellësisë mendimit sjell vargje që
flasin për një jetë plot dinamikë, por elementet reflektojnë në vargje duke
ngacmuar imagjinatën.
Por
magjia e vargut arrin qëllimin përmes mesazheve që përçon tek lexuesi.
Në
gjuhën e vet, shohim se çdo varg ka impulset trazuese të ndjenjës dhe arrin t'i
përceptojë si përjetim por dhe e përçon këtë ndjenjë përmes fjalës.
Tek
zbret deri në pellgjet e fundit të dëshirave, e flatron deri ku digjen ylberet
e saj, e prapë në fundin e saj notoi me algjet.
Fjalë
dhe fjalë, etje në pafundësi, sepse misteri i ethshëm fshihet prapa magjisë
saj.
Kur
flet me gjuhën e artitit të të shkruarit, do të thotë të jetosh.
Autori
i afron FJALËS gjithë bujarinë e shpirtit, dashamirës, babaxhan, gjithmonë aq
lezetshëm, e kjo është më e fortë se koha.
Edhe
pas shumë dekadash, kur njerëzit do kthejnë sytë tek kjo botë e vjetëruar, që
do ju përkasë gjyshërve a stërgjyshërve të tyre, FJALA për ta do jetë ende e
re.
Sepse
do të rrojnë përjetësisht bashkë me vargun, ashtu si Matrënga, Budi, e shumë e shumë të tjerë,
do të rrojnë në poezitë e përsosura ku do gjendet sërish
"Etja
për Fjalën ", pasi gjuha bën akrobacira të vërteta dhe vargjet lozin
e kërcejnë, borbullohen apo përpiqen ta gabojnë njëra- tjetrën pasi brenda ka
teka të fuqishme dhe e patundshme qëndron metafora mbi nuancat më të holla.
Ama
të vetëdijshme për forcën e fjalës dhe dytësinë e mendimit estetikisht tejet e
mrekullueshme dhe esencën e vrojtimit e distilon nga moria e larmishme e
ngjyrave.
Autori në këtë vëllim vjen unison me
vetveten, gjithçka e dalë nga shpirti brilant me ndjenjë e përkushtim në
përzgjedhjen e fjalës, dhe FJALËN e sjell këndshëm me të gjitha elementet e
saj, me përkushtim mbi artin e të shkruarit me kuptim, bukuri e finesë, duke
arritur nivelet më të larta të artit poetik e letërsisë bashkëkohore shqiptare
në çdo temë a poezi.
Për këtë do jeni mirënjohës brezat e sotëm
dhe të së ardhmes.
Kam shkruar tashmë për autorin mbi 50
Recensione, dhe flas me përgjegjësi, se fuqia e tij krijuese kapërcen çdo
përmasë.
I
uroj autorit jetëgjatësi dhe mendja e Pena mos t'ju ndalojë kurrë së krijuari
dhe suksese të reja.
Uroj
të vijë sa më lehtë e këndshëm për lexuesin e gjërë.
Udhë
të mbarë librit.
Prenda Sejdia
Lezhë 1 Qershor 2022

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen