KA NJËQINDË
VJETË
Kam njëqindë vjetë
Hap e mbyllë varre
E si mbledhë
Se si mbledhë dot
Eshtrat e t`bijëve
Kam njëqindë vjet
Hap e mbyll varre
e korba e zezë mbi kokë
s`mi ndahet
se s`mi ndahet
mortit
kam njëqindë vjetë
që s`pushoi
duke hapur varre
e mbjellë
dhimbjet e shpirtit
në oborr
ka njëqind vjetë
që korba e veriut
shtatit tim
ma pin gjakun e fisit
e mbjell krim
oborreve tona
medet ç`simbiozë
hapsirave tona?
ÇASTE E MALL
Nga largësia
nga udhët, ikjet
kur të zë malli
Del një këngë e etshme
e ti vajton vetmisë
çastet e djegshme
Flatrat e ditës
S’kanë të ndalur
pas shtatëdhjetë e shtatë
bjeshkëve
Alpet mbyten mallit
për pak përqafim
Sharri
Medet
kur të kurthojnë udhët
Zvicër, 2020
LARG
Tek ia lëmon
Ballin fjalës
Kënga të digjet mes buzëve
Deri sa përpush prushin
Në muzën e mendimit
Malli t’i djeg frymëzimet
Dhe kur kërkon
Që fjalës t’i japësh krahë
Ajo ikën përtej shtatëdhjetë e shtatë bjeshkëve
Vetmia digjet e harruar
Mes Alpesh
2020

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen