Prenda Sejdia
HIJENAT E ERËRAVE
Poezi
Redaktor: Gëzim Ajgeraj
Recensente: Endrijeta Paplekaj
Almaida Sejdia Myrtaj
Lektore; Marsida Agolli
Botoi: 7DAYS, Prizren. 2021
NGRIU MJEGULLBARDHA
U ndrojtën ëndërrat i përpi koha
Eh kur kupton se djallëzia t’mori
mundin
I përhumbur kupton se marrëzia e
mbështolli dlirësinë
Plaga që dhemb më shumë është pabesia
Fillikat gjendesh nën kulmin e enigmës
Dega e thyer bie mbi copëzimin e At'dheut
Ky dimri pranverorë llogariti e përdahi
shpresat
Mjegullbardha e ngriu kohën e orën
Peng t’marrëzisë, ndër kryqëzime la
fati njerëzinë
Ç’do t’thuash për të panjohurën në
shoqërinë e t’pa’dukshmes
Në zbardhet dioptria aq sa hapësira
e gllabëron
Nga hijet e shitura të tej oqeanit
Me platforma të skicuara enkas u shua drita
Alternativë trishtimi tjetërsimi i vlerave
Eh, kjo retorikë tallëse
E hijet seç po hedhin vallen e ujkut
Ç’masakër nga përbindësha n’kolaps bie fjala
Farsë gjithë misioni veçse gjurmë dhelpre
Paguaj haraç ti atdheu im paguaj
Radikal në u bëfsh veç për veten
FJALA MBETI NGRIRË
Seç oshëtinë sheshi me piskun e natës
Ngriti strofullën e mendimit mes breshërive
të egos
Se koha të vret mes përmes mashtrimit
Frymëmarrja kanos vargun udhëve të zhgënjimit
Gjarpëri kafshon se dhe nata pa ispat qe
Se xhungla mbart kafshët helmuese
Eh, koha u verboi mëndjen e shpirti u zu pritë
Na u përflak ethshëm dëshpërimi
U mashtrua liria marrëzisht verboi besimin
U përbalt fjala
Egërsisht u shfaq njeriu fatkeqësi e kësaj toke
Me gjuhën e nëpërkës e shfryn zemërimin
Kafkën ia zhveshi vrazhdësi e mendimit
Hienat nga foltoret vjellin vrerë
Me tehun e shpatës burgosin motivet e shpresës
Non sens skllavërimi nga egoja harrakate
Mushkonjat zuzare ndajnë histori dhimbjeje
Shkreptinë si furtuna në këtë kohë rebelie
Klithmë e drejtësisë atje tek sheshi
Plot marrëzi u dogjën dekadat
Eh në kokë turku u kthye
Gjithçka e zymtë sërish mbeti
Fjala mbeti ngrirë sheshit
Nuk flenë hienat nuk flenë
HESHTJA MBËSHTET DHIMBJEN
U çmendën këto ditët e jetës
Vështirësi të papërfytyrueshme ndër shtigje
U gënjye edhe bota kot për qejfin e vet
Harruam që zotëruam energji
Top sekret fshehur në faqet e historisë
Eh, sikur të qemë lindur në një kohë tjetër
Fat i keq apo i mirë s’e zgjodhëm dot ne
Degët e thyera po bien nëpër Atdhe
Dielli as po i thyen rrezet si moti
Zëri heshtjes mbështet dhimbjen
Në sy rrinë dëshira të fshehta
Degë rëre në erë tërë psherëtimë
Sa fort më dhemb ajo koha vjetër
Seç shfaqet e largohet me hijen e zbehtë
Prapa diellit u fsheh e ç’po klithë
Ditët e jetës në çmendi mbetën
EGOJA DHE EGOISTI
Egot hijerënda që perëndimeve zgjohen
Shpirti krenari kamufluar tej e tej
Zjarrmishëm psherëtijnë nga smira tundohen
Sokëllimë të përsëritura fjalët davarit si qielli retë
Në pragun e përjetësisë kalorës shkojnë e vijnë
Secili për vete e ngre çatinë
Ajo psherëtimë e mbytur nën zë fëshfërinë
Mos u krekos o njeri kjo botë është e të gjithëve
Ki dinjitet e zbukuroju me çiltërsi
Tjetrit mos u përpiq t’i vësh epitet
Fundja, kushi dhe askushi je ti
Nga pylli dëgjohet veçse klithma e të humburve
Mos u degdis m’kot në thellësi tek gjoli i zi
Dinjiteti i egoistit mbytur në kallkanin ligësi
Despotike bëhem madje krejt e drejpërdrejtë
T’ja zbehim muzën egos o egoist i padenjë
Bota është e të gjithëve e përsëris prapë
Nuk është destinacion siç mendon ti
Ajo është e pafund dhe e pamatë
HELMIMI I ETJES
U helmua etja
Gjakun e pastër e nënshtroi
Zgërdhihen nën maskë bishat e egersirës
Seç u mashtrua qielli në emër të engjëjve
Edhe stinët i ndryshoi mashtrimi
Sa mos të mashtrohet etja e helmuar
Eh ky melhem i fjalës
Ia shuan zjarrin mashtrimit
Etja e jashtë logjikës udhët e jetës lajthiti
Gjëma e verdhë e stinëve
Fillin që s‘ia dimë e fundi as ndalon shtegtimin
Droja nga rrapëllima dridhet në mendime
Qakenjtë kanë veshur gëzofin
Kohën tërë etje e gëlltitin
Hukama e dredhive veç sa lëshon piskamën
KËMBANË E MADHE I RA VONIMIT
Gjithçka gri ky fillim dimri
Mund të ndodhin sa malet tunden
Gjithë udhët pa krye mjerane mbeten
Ai produkt i rrethanave të caktuara
Udhët e ujërat një pikë shi i trazoi
Troku i kalorësve u ndje fill pas muzgut
Tjeter varg e mendim lëshon zë portareve
Këmbanë e madhe i ra vonimit të atyre
Përmes motit lig trimat dynden sheshit
Eh kostumi i kundërshtarit as t’bie përshtat
Bisha e egërsirës zgërdhihet prej ëndjes
E ndër damarë rrjedh gjaku i mashtrimeve
Filli si dihet e fundi duket larg
Edhe vetë engjëjt e shprehin zemërimin
Si shpendbardha po frymon tymnaja
Në flakërima qëniesh të ndezura duken
Nëpër humnerën e madhe të errësirës
Bijtë e tokës e diellit lypin përndritjen
Kallet etja mbi helmin e vdekjes
Të dehun pyetjet e pazgjidhura
Në kontekstin e hidhur të kohërave
të brishta
Se në log të luftës u zhvillua lufta
NËN ZË PIHET DHIMBJA
Tymnaja lodron sheshit si bisha ndër ahije
I zhgënjyer brenda absurditetit dhe misterit
po ashtu
Eh, sa vështirë është të vetmashtrohesh
Mes përmes rrezes së akullt plot zymti
Në lojën e tij të shkatërrimit rrjedh në shkulmim
Askush s’mund të jetë gjysma e dhimbjes sate
Nën zë pijnë dhimbjen, përgjaket mendimi
E me flakë djallëzishë bëhen pishtarë hirësishë
E si shigjeta në shenjë, në shenjë do shigjetojë
Baladave të moçme do u ngremë përmendore
Se marrëzi të kohës me manxerre i patën shafit
Gjoli i kuq do rridhte a pikonte pikë pikë
Gurëzuar nëpër kthime tërthoresh, në ajër e në ujë
Zbrazëtive bredhin me ankthin shkumëzuar
Muzat më dhurojnë amull, dekadat e pagdhira
Gurin e mendimit e rrukullis kah e nesermja
E gdhend fjalën me daltën e mashtrimit
Veç kot, sa për t’i gjëmuar kohët
Zot na ruaj prej kokës mashtrimit
As koha se ruajti këmishën e vet
NËN PLOGËSHTINË E MJEGULLËS
Lojë të dyfishtë po luan koha
Edhe qielli mbi kokë përcjell enigmë drithëruese
Se nën plogështinë e mjegullës po
ndërrohen stinët
Mes përmes sheshit shpirtplagosur fjala
Trazohet makthi në pikë të mesditës
Absurditeti vallëzon fort sheshit
Lugetërit i japin pamjes aq përsosmëri
Shpirtin shtrydh imazhi i zemrës qytetit
Sekrete të çmendura fsheh ç’u egërsua heshtja
Në rrebëtim përplasen erëra të fuqishme
Nëpër mjegullbardhën e kësaj pranvere
E pakapshme prapavija, humbi në hapësirë
U zgjat dhimbja plot një shekull u zgjat
Magji ëndërrimtare e përmbys të tashmen
Themelet tunden e shkunden, oborret
e gurta bien
Laboratori i gjetheve valon në mendime
Zot na ruaj nga djajt me veshje engjejsh
PETKAT E DJALLIT VESHUR
Kjo botë me plot të fshehta
kohërat bredharake
mes përmes furtunash
trishtimin e yjeve
ndajmë përmbi dhe
Ditës ia shton dhimbjet
harresa vjetër
se të njëjtat shira
sërish lagën udhët
dhimbjen si do e ndajnë
koha e hapësira
Petkat e djallit ia veshën
teorive të rrejshme
me perenditë
asnjë lidhje gjaku nuk e kanë
me gozhdat e fjalës
përbiruan dritëzat e kohës
Dallgët e fjalëve
përplasen me kupën e qiellit
zemra e gurit e lëshon piskamën
e kumt iu bë njerëzisë
e ne ndodhemi këtu
në një cep të botës
Qoftë e thënë
e trishtimi ta braktisë njerëzinë
me qerpik e kafshon lotin
me cepin e syrit
me kuptim të moskuptimit
t’i ndalojmë regëtimat e shpirtit
çikrikun koha po e lot mjeshtërisht
terkuza zgjatet
e shkunden nën thundra elefantesh.
PËRBIROHET FJALA
Përmes germave vizatoj pikëllimat e motmoteve
Ç’mund të thonë për fjalët shpendët e fluturimeve
Kjo loja e djallit e ka mpi fort kohën e frymëmarrjen
Flakë u është ndezur ferri i shpirtit
Rrëmbimshëm shkrepëtijnë si hije hapësirave
Shtegëtojnë plot vrerë e zymti kamufluar
Djep dallëzie ajo sofra e krimit
Cicërojnë papagajtë, as shqiponjat nuk heshtin
Kallë është ajo bota e zemrës, neverit kryeneçi
Thonë se drita do fitojë mbi errësirën
E gurin e mendimit e rrukullis sheshit
Frymëzimi rebel sulmon si breva
Përbirohet fjala, ndizet flakë, egërsohet
Tjerë të mençur ahijeve, si mbretëri hijenash
Përkthehen në mërmërimë oshëtuese, ama shenjëtorët s’kanë si flenë
Fort i ngulitin kthetrat e fjalës
Sharlatanët e krimit lëshojnë piskamën
Me pushkën e kohës u vrafshin pabesitë
SHERROSEN E HANË BASHKË
E djeshmja si ëndërr e brishtë
Lakuriq sheshit u shfaq drithërima
Eh në kemi qiell përmbi kokë nuk e di
Si xherdan e ndjejmë mallin e dhimbjen
Seç derdhet ai qiell nën djerrina shekujsh
Këmbanave zënë shesheve ç’ua dëgjuam
Ata që sherrosen e hanë bashkë
Zeher e djaj iu bënë njerëzisë
Llogaritarë për këtë matematikë s’ka
Dhimbja lë shenjë dhe vrragë
Ama ora do vij kush dot se ndalë
Se bijtë e tokës janë bashkë
Gjatë u dergj kjo pjesë e botës
Sikur të ish kokërr gruri siç është mendja
Eh , ky vështrim matanë trishtimit
I reshkur dheu arbërorë i fortë e i pastër
E nga mjegulla që s’resht i zënë dhe dielli
Ama, gurë përmbi gurë po ‘gdhendet’ historia
Ehhh, për të njëjtat hapësira
E gjithë ky makth e qasje
ÇAKORDISJE
Mes ëndërrës e realitetit
Pohimi e mohimi të njëjtat udhë drumitin
Ambiciet iluzive ç’po i mashtron koha
Seç u katandis maska e intriga
Mashtrimi me dilema u qesëndis
Mendimet trazohen mespërmes pasionesh
Shfaqet turbullt ndjenja e fjala
Kurthërohen idetë e vijëzohen të
kryqëzuara
Këto udhëkryqe të jetës ngatërrojnë orjentim
Ledhatuar hipokrizia shtegton lehtësisht
Në vorbullën e kohës shpërfillur e nesermja
Në zjarrin e zjarreve digjet padurimi
Eh këta djaj të veshur si engjej
Dredhitë e t’pa udhit ndryjnë në shpirt
Kot, veç sa për hesap të vet
KOKRRIZAT E DIELLIT
Grindemi me avujt që toka lëshon
Flakë ndizet durimi fjala mbushet
vrerë
Eh, kjo këmbanë e madhe i tund
fantazmat e drurëve
Egërsisht rrëmbehet heshtja
Mes rrapëllimash bylyken demat
Eh, djalli e filozofia thonë janë
të hollë
Me tehun e fjalës thyejnë gurët në
këtë rrugë të historisë
Përdridhet fjala e gërryen tokën
Eh, këta sulltanë të demokracisë
venitur shkelqimin
Fjalët si shigjetë tejet të helmuara
Seç ua do shpirti gjërat e dënuara
Lëkundje plot ligështi për kohë
të sprovuara
Edhe në stinë pranvere thonë se
ndryshon moti
Parashikimi i motit është më në fund
Breshëri me kokrriza dielli
FURTUNË
Zymtia i ra natës
E të brishta akordet kumbohen
Në trishtim i mban mpiksja
Veç me thumbimin përgjaket fjala
E njeh mirë fuqinë monstra e zezë
Se kallakan i dreqosur janë veset e panterave
Plot plane vulgare e instrumente të mallkuara
Vërvisin hipokritët e përgjakin zemrat
Egërsisht dëshmon forcën dhe etjen ashpërsinë
Dëshirat e errëta seç dua të t’i përflak
Koha kthehet në magjistare të ligështuar
Zhuritur e kapitur si zemërakë shkretëtirash
Dikund, në skaj të kësaj bote
Që është krejt e sëmurë
Përpëlitet dhimbëshëm një popull
PREDIKËT E BABËZISË
Plot ligështi u mbushën kohët
Shtigjeve të rrëmujshme mbi shtresa me akuj
Të trishta mendimet ndër sheshe kamufluar
Fjala u degdis honeve të kohës
Mashtrimi i hidhur ç’i rrëzoi shpirtërat
Fjalët e papeshuara seç rrëzuan gjethet
Podiumeve vetshpallet ai triumfator i demokracisë
Stermbushur e krekosur paç nga deliri
Ngjizet mashtrimi si ndjenja më sublime
Shkumëzojnë hienat me shpirtëra të manipuluar
Fjalë përcëlluese si nëpërka lëshojnë mjegull kohët
Seç shfryjnë plot orekse babëzie
Zot, kthjelli mendjet e njerëzisë
Çakenjtë jo, kurrë s’mund të kenë mëshirë
A mund t’i sfidojmë tashmë mençurisht
Këta kalorës të mashtrimit stolisur me hipokrizi
AMULLI
Shpirti amull e fjala bredh sheshit
Bllokadë bëhet koha Ama Troja duhej të përmbysej
Kjo furtuna marramendase e viteve të kota
Seç po i duhen njerëzisë qindra këmbana
Dhe të të zgjohen nga gjumi latergjik
Zot, këto hije misterioze të një bote të pabotë
E patën vrarë mëmëdhenë gjuetarët e ëndërrave
Pellg i madh prej ferri është demagogjia
U çartën rrugët nën këmbë të njerëzisë
Ankthi tokës i lëshon piskamën
Gjunjëzuar e vërteta me egon e mashtruar
Shpirtërat e trazuar në udhëkryqe të kohës
Dhe koha u dyzua, mes të vërtetës dhe mashtrimit
Mbi shemti të mendimit gjëmojnë dy botë
Kjo kala bashkimi zënë lëshon sot
Eh, ky mos’durimi në kërkim të portës dritës
Le të jetë pendimi historik
Ogurmirë për bijtë e shqipes
HIJENAT E ERËRAVE
Krupë e neveri, me kostumet veshur
Akrepa e hijena si nëpërka përdredhur
Vullneti i tyre i plotë sjell plogështi
Barbonë e çakenjë po në të njëjtën fushë loje
Si limonin shtrydhin kohën e hapësirat
Tabllotë banale kanë gojë e flasin
Eh këta burracakë
Për ta turpi nuk ka kufinjë
Koha i sajoi për ligësi
Eh pra, kohës ia thithin ambrozën e nektarin
Dredh e përdredh të përbuzurën njerëzi
Vërvisin hipokritët me lutje e përgjërime
Me thonjë të mprehtë drejt fronit të magjishëm
Këtyre njerëzve të tërbuar davaritet shikimi
Sa mos’kokëçarës ngjiten shkallëve të erës
Me dallgët e rërës përplasen hapësirave
Sa i rëndë aq i drejtpërdrejtë është ankthi
Plot shkulme e shkëndija të zjarrta
Fuqia e arsyes është tërë sy e veshë
Përpara mashtrimit të madh
FUNDËERRËSIRA
Fantazma hijerënda horizontin ngërthejnë
Plot mister shfaqen në mjegullnajën e fundëerrësirës
Përpëlitje tiranësh, ç’makth i paparë
Këto blasfemi ç’na zu mallkimi
E gjitha mister flatrat vertit plot fuqi
I zu opium, shpirtërat djallosur i ka
Eh rrezet e akullta të errësirës, sterr e zi
Me tone mistike u trazuan në forma solemne
Rrukullisin e pështjellojnë shkëndija zjarrmie
Rrafin e përdafin dallgët e fjalëve plotë mashtrime
Në log të zuzarëve gjenden zuzarët
Në mund të arrihet të zbutet ftohtësia e moteve
Edhe atë famën humbur, tani më venitë mashtrimeve
Le të qesëndiset kjo tokë
e ky popull të ndjehehet i lirë
FUNDË-OLIGARKIA
Kapacitet funksional ky laborator i krimit
Etjeve harbojnë ndër mjegullnajat verbimit
Kundërshtarin e ftojnë në tryezën e mashtrimit
Me ndërgjegjën e mashtruar dëshmuan ligësi
Vrapojnë hiena e djaj plot ëndje e pangopësi
Neveri më ngjeth mishi, gjaku rrjedh vrerë ndër damarët e mij
Mos mirënjohjës këta vampirë zhuritur ndër megafonë
Sikur diellit ia ndryshuan ngjyrat
A detin bënë fushë me lule, a mbushën malet me vaporë
Fjala e mashtruar të djeg si prush në gji
Qiejt lëshojnë piskamë shprehin zemërim në ty
Në emër të drejtësisë
Me majë të bajonetës therin durimin e shpresën
Vajhalli për ne se epoka iku e na la
Po në këtë mjegullnajë zhgënjimi, ç’ti japë njerëzisë
Eh, fushë-beteja u ktheftë kala frymëzimi
FRENAT E LAKMISË
Mes përmes shesheve dyndur sharlatanë
Të gënjeshtërtat idealizma ngacmojnë mashtrimin
Në do krasiten degët e hierarkisë mashtruese
Fundit të lakmisë shkelqimi iu zbeh
Se fjala doli nga frengjia e mori dhenë
Kot veç sa për të ndezur a shuar zjarrin e shekullit të ri
Eh sa vështirë thonë të lëshosh frenat e lakmisë
Ama dritë kërkon e nesermja
Sa për mashtrimet s’di ç’të them
Udhëkryqeve të reja mbeten
Zgjohu ti i përgjumur
Hi syve mos lejo
Je biri i kësaj toke të drejtën kërko
Në u rrënua dje, prit të ringrihet bota
BATICAT E SHPIRTIT
Kësaj pranvere peng i ngeli koha
Gjepurat ngrenë krye mbi
pritshmërinë e akullt
Ama në gënjeshtra s’mund të
dehet njerëzia
I ftohti pranverorë lehtë lehtë po venitet
Kushedi nga u huazua fuqiplota fjalë
Nën jehonën e shesheve të mermerta
Ç’janë këto karvane krushqish askund
s’ju zë pritë
Magjishëm ndizen ëndërrat e semaforët
e shpresës
Aromë e stinës moteve seç i bën llogaritë
Në gjakun tënd le të mbillet besimi
Meteorologët parashikojnë ndryshimin
në ditët me diell
Nën rrënoja të tempujve të faraonëve të
rinj do varrosen fatkeqësitë e njerëzisë
Në mund t’ia ndërtojmë imazhin së nesermes
Dritë mbi ëndërrat le të hedh shkelqimi
Me agun t’ia befin baticat e shpirtit
Edhe njerëzia zgjuar po rrin
MJEGULLNAJË ZHGËNJIMIT
Na u mashtruan ëndërrat e përgjaken dëshirat
Nuk mat dot kohën me orën e prishur
Ama në gënjeshtra s’mund të dehet njerëzia
Shpirti vrerë u bë për ditët e vështira o atdhe
Pa nota në pentagram me instrumente të çakordisur
Me nëpërkëmbjen ndër dekada ç’jemi mishëruar
Në këtë mjegullnajë zhgënjimi ç’vizion ka për gjeneratat.
Djallëzia harbon mbi drama
mbi drama të krimit
Çirak u bë mirësia ndër kurtha robërie
Shpirt bardhësia ka verbuar e luan
dramën e fjalës
Thonë se ligësi e sinqeritet nuk udhëtojnë
në të njëjtin shteg
Sharlatanë e shafranë harbuan ndriçimin verbuan
Ato tërmetet e nëndheshme shpirtërat la ngujuar
Stresi hedh valle në çdo vatër a shtëpi
Errësira e vërtetë mbet brenda zgavrës vet
U kryqëzuan shpatat e fjalës kala i ngriten qëndresës
Në mund të projektohen frontet e së nesërmes
KJO SIMFONI KRIMI
Nën dritën e diellit kjo simfoni e kohës
Prangosen ëndërrat këtij nën- qielli
Fund tuneli seç ndrydhet fjala
Ditën e bardhësinë e saj e vret mashtrimi
Solidaritet i djallëzisë memorien gërvishtë
Sikur t’ja çjerrësh lëkurën babëzisë
Ecejaket mbi gjëmbat e mprehtë të fjalës
U dreqos e tëra gjoksin i çjerri mëmëdheut
Gjakun e zemrës ushqyer hipokrizi
Në këtë vorbull të kohës
Platformë pa ide e gjitha është abstrakja
Plot mllef e vrerë vjell satana majë piramidës
Eh, tek po shembet monarkia e krimit
Ç’NEPËRKË
Si vullkani prej krateri
Shkulmojnë fjalët prej brendisë shpirtit
Helm si kobra nxjerr prej goje
Vaj medet biri i bandillit
Jehon fusha kodra e mali
S’ja ndan gazin fjalës as mashtrimit
Herë hedh shashka e herë si bomba
Rrampa- dampa në këto ditë prillit
Plot mashtrime si në çdo ditë moti
Sillet e mbështillet porsi nëpërka
Fjalën e mirë s’ja nxjerr dot as zori
Zingjirin në gisht e dredh ndër zënka
Deri kurë o lum zotria
Se pa rini ngeli vatani
Jeni bërë porsi vampira
Vijnë hijenat të na qajnë hallin.
Lereni shqiptarin
T’ja qajë vetes hallin
ZALLAHI
Eh këta sharlatanë shesheve vrapojnë
Piramidën hierarkike të djallëzisë ndërtojnë
Kockat i thyejnë me gjuhën e mashtrimit
Majat e fjalës përsosin me togfjalësha poshtërimit
Në këtë muaj prilli plot mjegull e hallakatje
Metodologji e këndvështrime të kundërta
Ditët kalojnë çdo gjë bëhet bajate
Marrëzi e gënjeshtra absurditete të panumërta
Shëmti e lajthitje shesheve çdo ditë
Kthjellu o shqiptarë mos dëgjo përrallat e mashtrimit
Bashkë- dyzimit, ligësisë e pazareve bëji pritë
Njerëzia përdoret si numra
Gjenden portave të harrimit
Nëpër troje tona farë helmimi hidhet
Gjarpëri o gjarpëri harbuar ndër hapësira
Në bëhesh kundërshtarë me mburoja kunderpërgjigjesh
Je pinjoll i kësaj toke kthehu në zë të shqipes
HIJENAT E NJË FUSHATE
Larg helmit këtyre ditëve shafran qesëndisur
Se qindra vite kërkuam një rreze dielli
Kurban le të bëhemi për fundin e errësirës
Shkrepave të fjalës mblodhëm ashpërsinë
Me modernizëm sajuam marrëzirat shekullore
Plot neveri ushqyer rrënjët tona
Fatkeqësisht qemë ushqyer dhunshëm
Mbi ne përplasen degët e atdheut
Idealizmi i shtirur stolisur mrekullisht
Me bukurinë e fjalës rrejshme mashtruar shpresën
Kthjellu o njeri se dënglat e mashtrimi
Të zaptuan hapësirat e shpirtit të plagosur
Eh kjo magjia verbuese e hiqit
Ferrin freskon pasi zemrën ka ndezur flakë
E pasionet mizore mbushur plot zili
Ngushëllon shpresat se matrapazët do
flakin djallëzitë
Gardhiqet e shpirtit do i shkulin e zemrat
do dëbojnë dhunën verbale të skllavërisë
PETKAT E DJALLIT VESHUR PUSHTETIT
Kjo botë me plot të fshehta
Kohërat bredharake mes përmes furtunash
Trishtimin e yjeve ndajnë përmbi dhe
Ditës ia shton dhimbjet harresa e vjetër
Se të njëjtat shira sërish lagin udhët
Dhimbjen me kë do e ndajnë koha e hapësira
Petkat e djallit ia veshën teorive të rrejshme
Me perenditë asnjë lidhje gjaku nuk e kanë
Me gozhdat e fjalës përbiruan dritëzat e kohës
Dallgët e fjalëve përplasen me retë
Edhe se këtu ndodhen në një cep të botës
Zemra e gurit e lëshoi piskamën e kumt iu bë njerëzisë
Qoftë e thënë e trishtimi ta braktisë njerëzinë
Me qerpik ta kafshojë lotin në cep të syrit
Me kuptimin e moskuptimit t’i ndalim regëtimat e shpirt
SHARLATANI I PËRÇARJES
Kuisling e shqipfolës që përçan shqiptarët
A thua se nuk janë vëllezër të një gjaku
Ngjan porsi armiq që i lyp haku
Fuqi rrallë ngërdheshja jote turbulluese përballë njerëzisë
Bardh e zi mbeten imazhet brenda shpellës heshtur
Ferrit ia njeh hapësirat enkas e ndez flakë
Me mashtrimin varfanjak shkapërderdhur
të tërën mënxyrë
Me shpellarët alienë gjendeni në një natyrë
Edhe perenditë i pate mashtruar
Ty që djalli trurin të ka klonuar
Ama marrëzinë e bën fort mirë
Vaj medet kur njerëzia dehet nga gjenia vet
Çmendurisht krekosur verbuar në magji
Mister e absurditet brumosur neveri
Ngre spirancën e shuaj marrëzitë
Ti hipnotizues i tmerrshëm dhe kobzi
REFORMATORI I ËNDËRRAVE TË ERRËTA
Filozofi e fjalës e prekshme për njerinë
Kokat i daltojnë në kotësinë shpifarake
Përsosmëri në mjeshtrinë e djallit
Turbulenca ujvarë me besim të turbullt
Dominancë mashtrimi zhagitet verbërisht
Gllabërim i ndërgjegjes me verbëri absolute
Përceptohet shumëllojshmëri diversitet
vizion abstrakt
Ligësitë e mendimit kaloborojnë plot truk
Me kamxhikun e zhgënjimit hakmerret mashtrimi
Reformator ku të vdekurit i ringjallë
Muskuj luftëtari për egon që trazon marrëzinë
Vullkan plot gjepura botës kodrat i rrafshon
Në gurgullon shqiponja forcë e vendosmëri
Kthjellu e përqëndrohu me dinjitet o njeri
RINGRITËSIT E KËSHTJELLAVE TË RËRËS
Dallgëzime të fuqishme reflektojnë
në çdo hapësirë
Rrokullisin e pështjellojnë nga toka
në qiell
Edhe diellin e ngjyrosin plot shkëndija
të zjarrta
Mashtrimet e djallëzitë me fjalët më
të arta
Kush nuk deshi ta ndërtonte i pari
mbretërinë
Nëpër shtigjet e të parëve gjetën
rrokullinë
Në këtë skëterrë polare predikon
si të ish qiell
Fatkeqësi e njerëzisë dekadat kanë shkuar
Atdheu im i ngjan kështjellës shkallmuar
Nëse nuk na deshi bota
Bijtë e kësaj toke pse na kanë shkatërruar
Zhurmat misterioze e kallin jehonën
Egërsi e botës ka zhuritur botën
Sa më rraskapitëse të jetë për njerëzinë
Për ata akoma më joshëse sokëllinë
Joshës e atraktive bëhet për ta pazari
Tërë zell galopojnë çmendërisht krekosur
Për kështjellën e tyre botës heqin siparin
Eh ju vemje mizore që degët e atdheut i prisni
Shpirtin dhuruar djallit e trungun gjymtuar
KRYQËZIMI I KOHËS
Tension artificial e marrëzi trillimesh
Si fantazma përmes sheshit apokalipsë e krimit
E gjora mëndje sikur të qe një kokërr grurë
A shërohen marrëzitë me marrëzi
Se motet e helmuara e fjala mbeti ngrirë
Zogjtë e erës u bënë dëshmi të kohës
Moti mbeti ngrirë e fjala u tha në buzë
Brigjeve të zbrazëta ndjehen dhimbjet e shpirtit
Me një peng po vjen e shkon kjo pranverë
Arma e shkatërrimit fillimin e fundit mbolli
E trembi klithma piskun e ditës
As uji s’e kryen gjithnjë hidratimin
Eh dhe një pranverë me ngjyra trishtimi
Vërtit kokrrat e mendimit me befasi dhelpre
Plot ligësi seç erdhi koha në stinë pranvere
Mes përmes shesheve u katandis edhe kotësia
Në makthe e tmerr u zhyt njeriu
Eh sheshi mes kryqëzimeve mbeti
PRAPË MUGËTIRË
Lavdi e rrejshme mbi hapësirën e zymtë
Lavdia nën- zëshëm dhëmbët kërcëllen
Me shoshë u zu dielli e nga dremitja
dot s’u zgjua
Shandani misterioz ngre dolli në errësirë
As vizën e kuqe askush s’e prek dot
Fjalët në tym mbeten kurthuar
Për ditë të ngushtë të gjendet kumbari
Kobi mos t’i bëjë hije mbretërisë
Në i përulesh madhështisë saj, ama
Identiteti seç i përndjek
Seç i ngatërrohen shtegtimet shqipes
Zemra e tokës vorbullën zien
Udhëkryqet e kohës flenë nën pikëllim
Lavjerrë i mbeti litari kohës
Se tërmetet e nëndheshme as i var dot
Teoria e evolucionit në suferina të ftohta
u ndry
Nga dhimbjet seç trishtohet hapësira
Zot si do e gdhi atë dita neser
NGUROHET KOHA
Drithërima tej përtej ballkanit vogël
Edhe europa fjalën në zgrip ua la
Zjarri i akullt dhe heshtja mes përmes
sheshit shkapërderdhë
Vënja dorën atdheut përmbi ballë
Në ia ndje dhimbjen a rrahjet e zemrës
Për pikat fundit mblidhet fjala
S’di në je zgjuar ende nga ëndërra
Pas tërmetit dëgjohet dhe oshëtima
Na duhet e qeshura dhe për hidhërim
bashkë- atdhetari im
Ngurrueshëm gjenden kohët se fjala u mpi
E në u shpërngulësh që këtej njëmend
Nën hirin e mallkimeve struko pendlat e mallit
Përmbytur janë në detin e ligësisë, ama
Sërish hijenat çuçurisin e gajasen plot humor
TJETËRKUND PIKON DIELLI
Brejtësit e kohës ajrin gllabërojnë
Skaj më skaj rrokulliset dredhia
Thonë se gjarpërit as këmbët s’i duken
Prej buçime frikësohet dhe shkëmbi
Dridhet e përdridhet fjala e besa
Në brirë të kaprollit u var marrëveshja
Në hone të shpirtit përralla zu vend
Nuk është më aty as shtëpi e mikut
Ndëshkon dhe besa si Zoti me vdekjen
Zbrazëti e kohës seç i dredh mendimet
Përgjërohet lutja e shpërfill cinizmi
Zhubravitet dlirësia e tundon mashtrimi
Djallëzitë e kohës seç sfidojnë dhe diellin
Shesheve të mermerta harbutëron lugatëria
Padron të tokës e qiellit a mos janë të pavdekshëm njerëzia
Sedra e trazuar plot naze përshtjellime
Pështirosur egoja e lugetërve të paprekshëm
Pas fshikëllimës djallit vrapon planetit
Se dielli tjetërkund pikon
KANOSET E VËRTETA
Zgurdullon drita në dritare shurdhohet moti
Edhe dielli mbledh rrezet mos ta shtyj gurin
Në mund të mos helmojë kafshimi i gjarpërit
Qeshim se sokakeve nuk sterkatemi dot
Murmurimë se xhunglën dot se davarit
Hijena e djaj shpatije e djerrina një i bënë
Edhe shkëmbi seç i trembet buçimës
Mbretëtia e shikimit shkallmon në
imazhe të frikshme
Kanoset e vërteta nga gjuhët e flakës
U thinjën dekadat bjeshkët nuk kapërcejnë
Fusha e mejdanit manipulon kohën
Vijëzohet imazhi për të nesërmen e brishtë
Ballë për ballë me kullat binjake
U sëmurë durimi e shembet nga dhembja
Dega e thyer prej rëre u mbështoll nga gjarpëri pikalosh
Caqet pa cak toka i djeg e përcëllon
Dëshira të heshtura vrasin vërtetësinë
Kryeneçe të zhuritur e kurthëruara
‘paq’ mbeten nga frengjitë e kohës
Stuhitë e rërës seç na i bartën ëndërrat
EDHE HËNA MBAJTI MASKË
Shfaqet si hijenë gëlltitësi izjarreve
Fjalën e lirinë var në litarin e vdekjes
Planetin njerëzorë në drithërima
qesëndisur
Mes përmes kurtheve shtrembërobet
e nesermja
Ku të gjendet forca të ushqehet e sotmja
Pasi e djeshmja qervish e bëri gjithësinë
Rrapëllimë e brishtësi trishtohet
dhe drithërimi
Rrënjëve tua iu kanos zbatica
E djeshmja e brishtë i zymtoi kohët
e ferrin ndërtoi mbi dhe
Gjithçka sot duket e heshtur
Plogështia e mjegullnajës i mblodhi
gjërat e bukura
Ankthi të zgjon e brenga peng të mban
Hapur ia ke dyert enigmës dhe çudisë
Mohimi i jezusit qe dhe lavdia e pjetrit
Nga luginë e ujqërve përcillen mesazhe
plot gënjeshtra
Mes magjisë e mashtrimit tekërliset mizoria
E fjala përgjaket nga dhimbja
Në pranga të ferrit përfundoi ajo stuhi dëbore
Edhe hëna mbajti maskë ato mbrëmje të
së premtes dhe të shtunës
FUNDËRR- ËNDËRRA
Pse ti pse je kurthuar me fjalën
Mos o zot i ke vënë çmim lëkurës sate
Bëlldum mbytesh në lumthin e miteve
As uji kristal i krojeve alpike s’të lan dot
As në dritën e meteorëve s’do të shohin
Në flasësh me megafon më s’do dëgjohesh
E vrave shpresën me mendimin tënd
Me pa maturinë godite ardhmërinë
Sepse dhe e shkuara të përndjek çdo hap
Nuk matesh dot as me milingonën
Vezullime të verbëra të zunë pritë
Rrugën ‘rrahit keq’ vetë e zgjodhe
Filma me fantazma mund të shfaqen
dhe në ëndërra
Kjo shpërfillje e vetvetes deri në pa kohësi
Kalkulon fati në kazanin e kohës
Mbi kalldremet gri vërdalloset e nesermja
Se gjarpërinjtë në pranverë ndërrojnë lëkurë
Eh në mund t’ia lexosh fundin ëndërrës
TUNDOHET DIOPTRIA
Tundohet dioptria hapësira gllabëron bardhësinë
Edhe drita për ne e panjohur u bë
Liria e verdallosur u derdh brigjeve
të harrimit
E mbështolli njeriun drita e dijes
Nuk mund të shkrihet asnjë materie
Sepse veçsa gërvishtet muri i kujtesës
Flakë mori laboratori i provave
Ndër meditime seç mbeti njerëzia
Zot na ruaj nga harbutëria
Nuk mund t’i ngatërrohet shqipes
fluturimi
Se europa ende azilet mban hapur
Në truallin e dhembjeve për qejf thurim
lavdi të rrejshme
Zemra e trishtë mendjen mban mbi dhimbje
Sikur çdo ditë do thotë fjalën e fundit
Eh lojërat më të vjetra në horizonte të reja
Ky dimri i acartë i pranverës
Përmes ëndërrave e shpresave
Seç përvëlohen kohërat
KAPERDIN TI O FATKEQJA, KAPERDI
U zhveshën fjalët prej ashpërsisë
së flakëve
Pikëllues fshihet imazhi nën perin
e merimangës
Tek humb orientimin në shesh të acarit
Meriton perëndore ashtu si turqëve
në errësirën e natës
Mjeshtrit e talentuar ikën me errësirën
Mistershëm përplasen fuqi të padukshme
Kapërdin ti o fatkeqja kapërdi
Hijenat vijnë e shkojnë se t’vegjlit këtu
i lënë
I përthau ajri me valixhe në dorë
Se pas mbeti në gropën e errët veçse
kahjen ndërrojnë
Si fantazma seç ngrihet mbretëria
Gjarpërinjtë e erës së re seç zaptuan
gjer mbi re
Pikë e zezë ç’gllabërim të zi i bënë vetes
Erëra të ftohta ballkanike kryqëzojnë
ty o atdhe
Për kohërat pis do flasin maskat
Ruaju qenit tend tek porta se ai
më s’të njeh
TREGËTIM FATI
Ta tundim e shkundim fort terkuzën e fatit
Mëkatet e përligjura mjegullnajës sillen
Ama merimangat kurthojnë rrjeta pluhuri
I panjohur udhëtimi për në skajin tjetër
Seç u gozhdua fjala e ajri
Hallakamë sharjesh zuzare ndizen egersohen
Grindemi tek sheshi hekur marrin frazat
Vrerë bëhet gjuha rrjedha myk pikon
Në majë shkelzeni tregtohet historia
Safi i paster cilit zot ti rrëfehesh
Mes gjithë këtyre turbulencave
Si mund ta dalloj cicërimën
Rrafshinave të trishta endet ëndërra fillikate
Marrëzisht buruan ato dallgë rëre
Pikëllim i muzgut e nata veç i pa
Republikë u ngrys në mbrëmje
Centralizëm polli mëngjesi
TRILLI ILEGJITIMON
Tej shikimit seç shtrihet pashallëku
Përfytyron gjymtyrët deri në rrokaqiej
Mistershëm hidhen tej harrimit imazhet
e trishta
Si me magji shterron fjala në kosore u pre
Aristokracinë e bëjnë fort mirë kohërat
bizare
Zhveshur janë kreshtat çatia prej qielli
E pata dëgjuar të thuhet se liria ndëshkon
Kacavjerrë në ajër orteku i demokracisë
Vapa e orientit zgjeron horizontin deri në dardanele
I mistershëm është thonë ky globi
i atdheut
Mes përmes ugareve të rreme sillet
guri
Kalërojnë largësive bredhin zbrazëtitë
Shiut peng ia merr ylberin
Përzjarret ajri uji përflaken kohët
Mjeshtria e trillit ilegjitimon të vërtetën
Në sheshin e etjeve mbeten lëvjerrë
bajraqet
Veç kot, sa për hesap të vet dhe inatin
e hënës
HALLAKAMË
Binarët e shpresës i rrëmben tufani i fuqishëm
Në trajta të shpifura e lëvjerr e nesermja
Lufta e parë vjetroi e sa të tjera u shpikën
Sharje fyerje hallakamë krejt atmosfera
Mes magjisë e mashtrimit në zgrip bie fjala
Zgjohen tej oqeanet prej thellësive
Imazhin pikëllues vërtit
Seç u mjegullua edhe maja më e lartë
Mbrapsht rrotullohen akrepat e orës
Ç’prish rendin nuhatësi i erërave
E prekshme frika kufizimet e klithëta brishtësitë
Rropulli të gëlltitura peng nga tjetër kohë
Rrëshqitje mikluese buzë lumit shkumëzues
U ngri kallkan sheshi e sokaku
Mugullira pllenuar në ligësi të dhelprës
Retë e zeza kalojnë mbi ty atdheu im
RIKTHIMI I HIJEVE
U përçart e egërsua gjuha e despotëve
Dëshirë e lashtë ky helmim i fuqisë
Tirani lakmitare tek forcon lëvozhgën
kërkon diell
Si xhonglerë përkëdhelesh me gjarpërinjtë
Martire të përgjakur në shkretëtirë burgose kohërat
U thërrmua fjala e besa nga arkitekti
i përrallës
Djep djallëzie ajo sofra e krimit
Kryeneqësia ta neverit mjegullbardha
zu diellin
Si gjarpëri sulmon zemërimi rebel
U kall bota me ashpërsinë e fjalës
Përbirohet zemra e tokës e gurin e çan
Si me magji davarit deri mbi re
Eh, ç’sharlatanizëm ka zaptuar hapësirat
PIKON INDIFERENCA
Hapur sherrosen në një tavolin hedhin zarin
Kapedanë të llahtarisur teh për teh gjuajnë
në shenjë
Në vdekje klinike e plandosën fjalën e syrin kapsollë
Blozë e vrerë mbi imazhin e së nesermes
Sytë mbyllur para aferave kokat e krimit lodrojnë
Qyqekall mbeti djerrinash kokëforta
u derdh në rërë
Trokasin kohërat zuzare deri në portat shpirtit
Matrapazë mashtrues huliganë në konsolidim magjik
Myk pikon indiferenca mbi legjitimitetin deshtak
Masakrohet fjala seç zhubravitet e drejta
Legjendë shpallet marrëzia që ringun katranosi
Teater lozin sheshit strategët kryqëzojnë shtigje
Shkelmojnë e turfullojnë me hirë e pa’hirë
Të mistershëm mbeten banorët e kësaj toke
Se mjeshtrit me namë e kanë shkelë rrugën
e qumështit
Në pe të merimangës mbeti varur fjala se besa s’zu vend
EKUINOKSI I FRYMËZIMIT
Nëpër netë të trishta rrugët të drejtonin
në bulevard
Zonjat e zonjës europë vringëlluan ashpër
me tehun e fjalës
Nuk kapërceje dot trungje si në mangalla
Edhe sorrat me sqep e godasin shqiponjën
Eh buka, buka të vret në përmbys kupën
Një kullë eifel ka bota por shqiponja
është imja
Amulli e ëndërrime kolaps u zhyt gjithësia
Pashallarët bëjnë sehir seç tymojnë nga
një puro
Ndizen e egërsohen për gjolin e zi bie fjala
Në mund ta shohim diellin nga frengjia
e atdheut
Se zarit as mund t’ia kesh besimin
Përgjumet ndërgjegja trimërinë në e bësh trime
Andej e këtej deri tejmatanë atlantikut
Të nëndheshme çelin lulebardhat
Bredhin largësitë trill i zjarrit mbillet fjala
Ç’ekuinoks frymëzimi për kohë të pa’paqëta
GËRHASIN E KUISIN
Përçudnisht e hijerëndë shpërthen
marramendja
Edhe hëna të pështiroset se dritën
e fsheh
Marrëzia që rri strukur vërtetësinë dot
s’e shpreh
Çdo mjedis e bën të trishtë ajo moster
plot përçmim
Maskë e dekor mbulurar skaj më skaj
Zënkat imiton nën shashka plot me tym
Kridhen universit si nën fuqi të opiumit
Ti pasha i botës së ligë mbi kuaj që rrapëllinë
Shkretëtirën e ferrin e mundën prej zullumit
Pa shpjegueshëm kryqëzuar udhët e
epokës së re
Nga ethet flakëritëse dehur në marrëzi
Makthit e përqeshjes i përvidhet me dinakëri
Bashkëfajtorët besnikë kthyer në bishë mizore
Thellë i gërryen shpirti veç gërrhasin e kuisin
Skëterrë e absurditet
Zhargonin e dyfytyrësisë pandeh e degdisin
Në cilën qarshi e ka kufirin kjo harbutëri
MOSTER E PËRÇMIMIT
Vrerë derdhen ulëtimat e çakenjëve
Nga llogoret e tyre si predhë gjuan fjala
Kamufluar plot guxim mbi kultin e plagës
së turbulluar
Në të fundmen ftohtësi përpin mistiken gri
Horizontet drithëron mes borës a stuhisë
Me flakët e zjarrit të shuar mjegullën bën re
Humori rebel i kësaj bote njerëzore
Mes zbrazëtisë kundërmon gjithë madhështi
Damkosur e thërrmuar shpërthen gjithë fuqi
Astrologët parashikojnë një verë plot
rrebesh
Kridhet imagjinata plot ritme dallgësh
Gjarpëri helmues ferrin freskon tërë afsh
e ndez
Moster e përçmimit me imazhe engjëjsh
Me skeletin e fjalës mistershëm gërmon
Pezmi në shpirt qiellin shpon ulëritshëm
Ndizen egërsohen fjala mbushet zemërim
Larg duket piku i së pafundmes kohë
Ngjyra e verdhë e europës kaloi oqeanet
Anija ballkanike veç sa ka nisur të lëkundet
NË TRUALLIN E DHIMBJEVE
Për mëkatin që dendet si mjegulla mbi re
Si muzë i pikon mëshira mes djallëzishë
Materias së padukshme që fati e kalkulon
Lëndinave të mallit ç’e thatoi shkretia
Brenda klithmave seç kalërojnë mijëra mendime
Në zenç mat veç kot sa për sebep
Vrimë e madhe vorbulla e epokës pafat
Konglomerat dështimesh kur abstraktja
është platformë
Përkufizohet heshtja në drithërima dy kohët
Nëse ëndërrën ta kanë vjedhur kallë ti kanë
mendimet
Thonë se zemra e tokës fsheh gralin e shenjtë
E parsia e sionit desh iu vu në kërkim
Duf i bën mendimet merre fundin si fillim të ri
Mes kryqëzimeve të kohës llogarit shpresat
e vakëta
Në truallin e dhimbjeve kthej lëndinat e mallit
Ç’po zbardhet dioptria
Zot mos e humb ndër hapësira
SPEKTAKEL MËKATARËSH
Këmbanë e madhe i ra ahijes
mbi histori
Mendime të prishta e mot plot
lëmyshk
Macja e zezë pret udhën e krajlat
s’tundulaten
Në digjesh ferreve për shpagim
Dhe lëkurëtrashen së’prapthi
në e kthesh
Tërë helmin e shpirtit cinikisht në librin
e harrimit të shkruar
Mesokohë shemtia i ra perandorisë
ethshëm amullon
Mos pendimesh në gjunjë s’i bie perendisë
Kaladredhat e kohës, gjymtojnë ndërgjegjen
që as dje s’qe
Spektakël mëkatarësh përçartin gjuhën despotike
Edhe mbi gozhdë të babëziturit qiellin
e nxinë
Kuriozitetet vërdallosen mbi këtë
botë mistike
Eh, në është i hijshëm globi i tëri delikat
dritë e errësirë
Po të ka tradhëtuar fati grabit lavdinë
tej matanë
Në do kalërosh sërish mbi tokën e tymosur
Gjunjëzohet krenaria
Fantazmat vallëzojnë në qetësi
Kësaj përmbytjeje të madhe
ECJE NËPËR FERR
Ai gjarpëri pikalosh hipur në shkëmbin
e shpirtit
Hithërimë helmimi horizontet zaptuar
Seç rrokulliset kulaçi i fatit në këtë botë
të trazuar
Zë'vrazhdë trumbeton furishëm lindje- perëndim
Shkelmim mbi dritën që sundon errësirën
Dynden e ngarkohen retë në ngricë
largësishë
Siberian vie i ftohti akull acarë na u bë pranvera
Nën zë gëlltit trajektoren e së nesermes
Eh kokfortësia e shkëmbtë ky mos- nuhatës
i erërave
Këto kohë të panjohura mes dyzimeve
Në zgrip të fjalës drejtpeshimi përdridhet
mistershëm
Hijerëndë timonieri copëton fjalën e kohën
Me artin e aktrimit shuplakën i jep botës
Si hijenat parahistorikë shfaqen imazheve
Seç shoshiten përrallat e fillimshekullit
Konferenca e paqes në i takon së shkuarës
Edhe epoka e ferrit i përket së kaluarës
Po e ardhmja a do shohë me syrin e tretë
MUGË
E trishtë bota që t’rrethon por dhe shkallët
për në ajër
Tej horizontit thërrmohet heshtja fjala tym
u bë
Kufizimet e klithëta të prekshme frikërat
për ta
Eh brishtësitë e ky fill krejt i përkohshëm
Kjo pranverë e plogësht e kjo botë krejt
e sëmurë
S’ka adrenalinë që dolli do ngre për dritën
Eh mbi fjalën plot rrjetizim pluhuri endin merimangat
Plot habi shpalosen dallgët mbi oqean
Ama dua ta ndreq nga e para gjithë këtë botë
Semaforin jeshil të shpresave në do ndezësh
Shkelmimet do të kumbonin përgjatë qiejve
Se satanët do asgjësonin deshët e trokaçit
Kobra në je ti e veshur me jelekun anti- plumb
Tkurresh si fantazmë e akullt mbuluar në gjethe
Eh ti satani i kullës së fildishtë tek prek shkëmbin nën shkretëtirën pranë
detit blu
Në asgjësohet qilimi fluturues
Pa rërë, pa ajër, pa qiell, pa fjalë, pa at’dhe
e pa fre
Në këtë ankth pritjeje mos mbetsh pa kontinent
Tingëllojnë fjalët në këmbanëzat e murmurta
Brenda zgavrës seç duket e mbështjellë mendja
Mes përmes ligështisë u gjymtua e shkallmua besa
Turfullon ti mëmëdheu im turfullon
Gjithë ligësi të fëlliqura mbi ty
Belbëzojnë maskat
Marrëzirat si gurra gurgullojnë
AS DETI S’E PIN DHIMBJEN
Dukshëm në horizont rrjedha të mëdha gjaku
Pika t’i bjerë këtij sundimit të tretë
Përmbi çdo pikëllim pikën i vë vetes
Në i digjet qiriut krejt trilli i zjarrit
Është një barë i hidhur pelin i thonë
Ndizet e përzjarret ajri rërë u bë gjaku
I merr terri me errësirën u larguan
As hëna se pa mirë trishtimin
U përflak pendimi imazhet udhëve mbeten
MAKTHET E GJATA
Tunden e shkunden trerët e fjalës
As makthet e gjata nuk priten me gërshërë
Kështu u programuan udhët nën hije të kohës
Në merr formë e djeshmja, e nesermja do shuhet
Në hulli u hodh fara e bisha mbiu
U lidh nën atë qiell në skelet kockash
Sapo filloi cikli i madh
Gjithçka u gatua në pakohësinë e kohës
Sy më sy gjithmonë u nisën me humnerën
nga e para kanistra bosh ju mbeti
Se vaporët ikin me hije të natës
Mbi këtë dhe u përplas fort tërkuza e fatit
Eklipsi gjysmë hënë seç ra gjysmë shtizë
Thekshëm u rrit makthi e tensioni
Edhe pse, verë qe
Në mos hilja e lirisë
U var në litarë, deri në Kandaharë
Hambarë mistik i dhimbjes u bë e nesermja
Pamëshirshëm mes vere ngriu acari
Duhishëm ortekët ngrenë dallgë
U mpiks ngrica krizantema pikon lot pikëllimi
Fantazma akujsh në pyllin pa drurë
As dëshmitarë se desh koha
Roja i fiku currilat mbi gurë
Brenda vetvetes e burgos veten
Eh moj errësira e së panjohurës
Deri kur dhimbjeve do ja falim lotin
PËRZJARRET QIELLI
Rilindi feudali diku atje në cep kohe
U mbërthyen keqas sa për t’pirë verën e moçme
Të thur frazën më ulëritëse nuk është
mister kjo
Nën shtresat e mjegullnajës ku të fshehu
nata
Ky peng i kahershëm përplaset si dimri
i acartë
Në përceptohet materia tek zbardhet
dioptria
U lëkund paqja e besimi hekur marrin frazat
Ndizet durimi shkrumb u bë gjithësia
Me këmishë lindi mesjeta mespërmes udhëve e kohët kthyen pas
Fjala vret hapur shesheve përzjarret qielli
Shkencë e djallit thonë është filozofia
Eh, as ti se di pse të zë aq ethshëm drithërimi
Mizëri demonësh seç dremisin tmerrin
Besa e pabesia njësh i bëri njerëzia
Motive vallesh monstruoze luan absurditeti
E humbën shkelqimin sekretet e vjetra
U boshatisën edhe shpellat e çmendisë
Ëndërra e stërmadhe erën e hiles kundërmon
Eh kjo botë kaq e trishtë
Tërësisht e mpirë në shembëlltyrë
FERRI LABORATORIK
Kjo ndarje e fortë mes stinësh
Me ligjin famëkeq të shfarosjes
Udhëve në çmendinë mbeti shemtia
Në sy të së ardhmes ëndërrat u vranë
U lajthitën prijësit me shpirtërat djallëzorë
U madhështua marrëzia u pasurua ferri
U rrebëtuan krejt kryqëzimet
U lanë e shpëlanë damarët e trurit
E pa arritshme prapavija me laboratorët
e hiqeve
Me sy të djajve u pa ajo botë e sertë
Në zgavrën e vet mëshira zymtohet
Trishtohen hapësirat baticë e zbaticë
deri në majat e kodrave
Nën makthin e ferrit laboratorik
Shfrenim eksperimentesh kacavarë
mbi kohë
Seç u shkrumbua e përval fjala e besimi
Në qe varur shpresa në dorën e njeriut
Ferri gllabëron mbi kalkulimet e fatit
Tragjikomedi e botës kjo marrëzi ndër
gjyqe të kohës
Thjeshtësia në e ka emrin madhështi
Mashtrimi e tirania janë djallëzi

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen