DISA
SHËNIME BIOGRAFIKE
PËR AUTORIN DHE VEPRAT
Brahim
Ibish Avdyli është i lindur më 5.9.1960, në fshatin Morinë, Komuna e Gjakovës,
Republika e Kosovës dhe i takon plejadës së shkrimtarëve të fundviteve
shtatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX).
Që
në vitet e hershme të rinisë u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas
lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e kombit shqiptar. Ai merret
paralelisht me shkrime shkencore, gazetar e publicist, krahas krijimtarisë
letrare (prozë, poezi, dramë, etj.)...
Katër
klasat e para të shkollës fillore "Ganimete Terbeshi" i ka kryer në
Morinë të Gjakovës dhe katër klasat e tjera, në fshatin Ponoshec, në kushte
mjaft të rënda. Pastaj i ka vazhduar dy klasat e para të gjimnazit “Hajdar
Dushi“ në Ponoshec dhe dy klasat e fundit, me rezultat të shkëlqyeshëm, në
Gjakovë, duke udhëtuar këmbë apo duke banuar atje. Më 1979 është regjistruar si
student me korrespondencë në Fakultetin Filologjik, të cilat i kreu në Degën e
Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe. Pas fatkeqësisë shëndetësore, ka vazhduar t’i
ndjekë studimet në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në Fakultetin e
Shkencave Politike - Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, të cilat i ka
kryer, me qëllim të përmirësimit. Aty ka vazhduar me studimet e pas diplomës
dhe e ka mbrojtur temën e magjistraturës, në tetor të vitit 2010.
Brahim Avdyli ka botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera
politiko-organizative, ndërsa gjatë viteve 1990-1995 e ka redaktuar e
udhëhequr revistën gjithëshqiptare „Qëndresa“ në Zvicër, e cila është botuar me
vështirësi jashtëzakonisht të mëdha financiare e politike...
Deri
më sot e kanë parë dritën e botimit këto vepra:
-"Në
hijen e Alpeve", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983;
-"Buka
e kuqe", poemë, Atdheu, Cyrih, 1990;
-"Kur
zgjohet Dodona", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992;
-"Pasqyrë
e përgjakur", poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994;
-"Klithje
nga fundi i ferrit", poezi, Onufri, Tiranë, 1997;
-"Gjuha
e dheut tim", poezi, Albin, Tiranë, 1999;
-"Klithje
nga fundi i ferrit", botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë,
2000;
-"Baraspesha e humbur", poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003;
-"Vragat
e një kohe", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005;
-"Lëvozhga
e vdekjes", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007;
-"Stelele
Veşniciei /Yjet e Përjetësisë", Poezie albaneză, din Kosova, BKSH të
Rumanisë, Bukuresht, 2008;
-"Zogu
i këngës", poezi të zgjedhura, SHB “Pjetër Bogdani”,
Has, 2009;
-"Mërgata
shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj", politikë e publicistikë, Brezi `81,
Prishtinë, 2011;
-"Qielli
i paprekur", poezi, Brezi `81, Prishtinë 2012;
-"Vetëvrasja e një poeti", dramë e kthyer nga romani me një titull
tjetër, Shoqata e Intelektualëve "JAKOVA", Gjakovë,
2013;
-"Shtegtimi i lirisë", poezi, Faik Konica, Prishtinë 2014;
-"Torzo e shpirtit tim/Der Torso meiner Seele", zgjedhje e poezive në
shqip e gjermanisht, Amanda Edit Verlag, 2015;
“Arena e dhembjeve”, poezi, Botimet Meshari, Prishtinë 2017.
“Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, vepër analitike e publicistike, Lena
Grafik, Prishtinë 2019.
“Die verrückten Pferde”, me lektur nga zvicranja Laura Shämerli dhe redaktori
Dr. Naim Kryeziu, Magic Verlag, Basel 2019...
Janë
të shumta veprat e ndryshme, të cilat janë botuara nga fushat e letërsisë,
publicistika e antologjitë, shqiptare e ndërkombëtare, apo ato që e kanë brenda
faqeve të veta, me punime apo me fotografi. Ato, nuk i numrojmë...
Mjaft shkrime e vepra të pabotuara i janë marrë nga policia sekrete serbe apo
nga policia shqiptare dhe janë zhdukur, pa gjurmë...
Poezia e tij kryesisht është përkthyer në gjuhët italisht, gjermanisht,
rumanisht dhe pak më pak në anglisht.
Brahim Ibish Avdyli është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK); i
Autoreve dhe Autorëve të Zvicrës (AdS);
i
Akademisë Alternative Shkencore të Shqipërisë “Rrënjet Tona” dhe i disa
organizatave të tjera.
Kjo
poezi është pjesë e librit më të ri të poezisë lirike, në prag të botimit...
Brahim AVDYLI:
VEGIMET E PËRMALLSHME TË GËZIMIT
Gëzimet nuk janë fëmijë të përmallshëm të fatit
janë diçka magjike që lidhen me pafatësinë e përgjithshme
apo gjë tjetër në lojërat e fatit
prej fundit të dhembjes së këngës
kthehem në rifillimin e dramave të pafatësisë që përsëritet prej Trübbach-it,
Kreuzlingen-it,
Zürich-ut apo Surses, e të tjera...
Çuditërisht i theva një ditë me qëllim
dy gishtat e vegjël të duarve për të marrë udhën përsëri vargut të pakëputur të
lotëve,
lufta ka qenë gjithnjë tryeza fluturuse e çasteve të mia kurdoherë isha i
gatshëm të më pështillte lëmshi i rrebtë i uraneve herë i ngjaja Akilit e herë
bëhesha Promethé
në cepin e shkëmbdurimit derisa shqiponja ime dykrerëshe i grinte mushkëritë e
fjalëve
e herë të tjera i ngjaja Hektorit të paepur të betejave,
askund nuk e gjëja nën Diell të më presë Apollonin tim të urtë edhe pse
asnjëherë nuk më dogji zjarri
që përvëlonte poshtë kazanit të zemrës,
prandaj, nuk e gjeja as miken time
për të ndarë bashkarisht lëmshin e fatkeqësisë, cilën do ta merrja ishte e
kotë,
sepse djajtë e padukshëm dirigjonin gjithçka
kundër vargjeve të lirisë...
Të mallkuarit e kishin lidhur pas meje një rimorkio me fëmijë
prej vitesh të përdalura më zononin me vaje në çdo kthesë
as të qaja e as të plasja nuk mundja në çdo minutë dhembjesh
si të pranonin fëmijët dëshirën e armiqve
nëpër meloditë e këputara,
kësaj here qenë bërë njëzet vite nga fishekzjarret e vdekjeve nëpër to duhej të
kaloja prap detin e madh të tmerrit
herë dukesha Akil, e herë dukesha Hektor, që përplasej me ndjenjat e nuk mund
të ndalesha askund
për të vjedhur prushin e zemrës
nga zotat e tmerrshëm të dhembjes!...
Të mbeti peng një vullnet i përhershëm në shpirtin e vargjeve deshe t`ua
ngjallësh shpresën e madhe të diellit
tani nuk je i çlodhur nga përpëlitjet e telave të lotëve
ndonëse ke kaluar kaherë gjysmën e fatkeqësisë
i vjerrur mbetesh në vner e vneri nuk të lë të qetë
a thua, a janë gëzimet e paqena në cepat e kujtesës
apo kënga që përlotet kurdoherë në shiun e vjeshtave
kush do t`i kapë tani vegimet e përmallshme të përqafimeve
në ajrin e mbufatur të ndjenjave-
jam vetëm një hije e pështjelluar bashkë me erën
që di të flas
nëpër ngjyrat e trishta të këngë-vajit apo vaj-këngës!...
05.10.2019

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen